All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Monday, 10 November 2008

Agron Llakaj: Humori Na Bashkon!

Agron Llakaj
/photo public domain/

INTERVISTE E AGRON LLAKAJT
Humori na bashkon

Agron Llakaj eshte pa dyshim nder aktoret me te mire te humorit ne mbare trojet shqiptare. Rolet e tij pelqehen nga te gjithe. Ai, ne nje interviste dhene "Kosoves Sot", flet edhe per largimin e grupit te mirenjohur "THE SHBLSH", per "Portokalline", per aktoret e Kosoves, si dhe per shume gjera te tjera interesante

"Kosova Sot": Ne fillim te kesaj interviste do te donim te na flisnit dicka per edicionin e sivjetshem te "Portokallise". Sa ka ndryshuar "Portokallia" nga edicioni i kaluar?
Agron Llakaj: Duke bere nje retrospektive te asaj cka ka qene "Portokallia" dhe te asaj cka eshte, lirisht mund te them se eshte kthyer ne akademi te humorit per gjithe shqiptaret. "Portokallia" ndryshon nga sezoni ne sezon, per te qene gjithmone e kerkuar dhe gjithmone e re dhe e fresket. Sezoni i ri ka filluar fuqishem, me nje riformatim te ri te te gjithe elementeve perberese te spektaklit. Besoj se jemi aty ku duhet dhe do te mberrijme patjeter qellimin tone qe "Portokallia" te jete e kerkuar cdo te diel dhe te percjelle te qeshuren ne cdo familje shqiptare.

"Kosova Sot": U be shume zhurme per treshen e humoristeve tanime ish-"THE SHBLSH-at" e "Portokallise". Edhe ne Kosove eshte shkruar dhe eshte folur mjaft per kete rast. Cila eshte e verteta e largimit te tyre nga "Portokallia"?
Agron Llakaj: Per kete do te ishte me mire te pyesnit vete te larguarit. Nuk besoj se meritojne aq vemendje sa une te merrem me ata.

"Kosova Sot": Tani, ata do ta bejne nje emision te tyrin humoristik ne "TV Klan". Ndjeni ndonje "rrezik" nga ky spektakel i ri?
Agron Llakaj: "Portokallia" nuk eshte nje spektakel qe garon me dike. "Portokallia", te vetmin rival qe ka eshte vetvetja.

Aktoret nga Kosova

"Kosova Sot": Ne "Portokalli" vazhdimisht merrni aktore nga Kosova. Deri sot kane aktruar ne skenen e "Portokallise" disa aktore nga Kosova. Jeni te kenaqur me ta?
Agron Llakaj: Natyrisht qe "Portokalline" e kemi konceptuar si spektakel te te gjithe shqiptareve, andaj ka qene pjesemarrja e aktoreve nga te gjitha trojet shqiptare, vecanerisht nga Kosova. Pjese e "Portokallise" kane qene "Stupcat", qe i dhane "Portokallise", por une mendoj se "Portokallia" u dha me shume atyre, Qumili ( Sevdai Radogoshi), i cili me pjesemarrjen ne "Portokalli" zgjeroi gamen e aktiviteteve te tij artistike e te tjere. Sot kemi tre djem te talentuar dhe shpresoj qe me kalimin e kohes ata te rriten artistikisht dhe te behen pjese e pandashme e ketij programi.

"Kosova Sot": Ju jeni mjaft i angazhuar, sa ju del kohe qe t'i ndiqni emisionet e ngjashme sikur te "Portokallise", qe behen ne Kosove. Cfare mendoni per emisionet e ketilla humoristike qe mbahen ne Kosove?
Agron Llakaj: Nuk kam pasur asnjehere rastin qe te shikoj emisione apo programe te peraferta me "Portokalline", qe zhvillohen ne Kosove. Kam degjuar qe zhvillohet nje spektakel i ngjashem me "Portokalline", "Perralle me tupan". Une i uroj sukses dhe si pjese e investimit tone artistik shpresoj qe shume shpejt te behet njesimi i humorit. Sepse vazhdojme akoma te mos iu kuptojme dhe te mos na kuptoni.

"Kosova Sot": Meqenese keni punuar edhe me aktore nga Kosova, mund te na thoni se a ka dallim midis aktoreve te humorit te Shqiperise dhe atyre te Kosoves?
Agron Llakaj: Publiku i Kosoves eshte ushqyer me nje humor te krijuar brenda kushteve historike dhe gjeografike te imponuara nga nje realitet qindravjecar larg nesh. Pra, kemi te bejme me dy mentalitete humori, si ne konceptim ashtu edhe ne formatim dhe loje. Pjesemarrja e talenteve nga Kosova ne "Portokalli" eshte brenda kontekstit te njesimit te ketyre mentaliteteve humoristike.

"Kosova Sot": Ne Kosove njiheni jashtezakonisht shume. Humori juaj pelqehet nga te gjithe. Mendoni qe ndonjehere mund ta beni ndonje seri te "Portokallise" ne Kosove?
Agron Llakaj: Faleminderit per vleresimin. Shpresoj te jete keshtu, por qe te nxjerr tamam nje konkluzion se sa pelqehet humori im ne Kosove ne datat 1 dhe 2 janar do te jem i ftuar ne Prizren ne Hotel "Estrada". Kurse per sa i takon ardhjes se "Portokallise" ne Kosove kjo ka qene nje deshire e kahershme jona, qe ne momentet e krijimit. Shpresojme qe ta realizojme se shpejti.

Agron Llakaj

"Kosova Sot": Luani disa personazhe. Cilin nga personazhet i interpretoni me me qejf?
Agron Llakaj: Te gjitha personazhet i interpretoj me te njejtin pasion dhe me te njejten rendesi. Natyrisht qe eshte publiku ai qe ben perzgjedhjen e vet.

Roli i Sali Berishes ne "Portokalli"

"Kosova Sot": Kohet e fundit i imitoni figurat e njohura politike. Por me shume mjeshtri e imitoni Sali Berishen. Cka ju ka pelqyer e cka nuk ju ka pelqyer te figura e tij qe e imitoni kaq shpesh?
Agron Llakaj: Ne pergjithesi, nuk i imitoj vetem personazhet politike, por ne varesi te asaj qe me pelqen apo nuk me pelqen dicka tek ai. Sali Berisha eshte ze i rendesishem i politikes shqiptare, tashme kryeministri i Shqiperise dhe imitimi im nuk ka qellim tjeter vec atij te mirefillte artistik. Kush e kupton ndryshe gabon. Jam shume miqesor dhe shpresoj qe te kuptohet i tille qe nga Sali Berisha, e deri te te gjithe ata qe mendojne se preken nga imitimi i figures se Berishes. Vleresoj cdo lloj kontributi te tijin per zhvillimin e vendit, per mireqenien e popullit tim, ashtu sikurse kundershtoj dhe reagoj artistikisht kunder cdo lloj qendrimi tjeter. E kam ftuar te vije ne spektaklin "Portokalli" qe ta shijoje humorin nga afer, por e kam mirekuptuar edhe mosardhjen e tij. Nje nate e bukur e "Portokallise" do te jete kur Berisha te ngjitet me mua ne skene. Ai te flase per "Portokalline", une per Qeverine.

"Kosova Sot": Perpos "Portokallise", me cka merret tjeter Agron Llakaj?
Agron Llakaj: Per nje jave nje spektakel, a mbetet kohe valle per t'u marre me dicka tjeter?! Pjesen tjeter te kohes e kaloj me shoqerine dhe kryesisht me familjen time. Me mbesen time te vogel Adea, te cilen edhe per kenaqesi te lexuesit te gazetes suaj e kam me origjine kosovare, babai i Adeas, Elvisi (dhenderi), eshte nipi i nje emri te respektuar ne Kosove dhe Shqiperi, Iljaz Agushi, i cili per mua ka qene nje patriot i madh.

"Kosova Sot": Ne shume emisione te "Portokallise" keni treguar barsoleta shume interesante. Per fund, per lexuesit e gazetes "Kosova Sot" mund te tregoni nje barcolete te shkurter?
Agron Llakaj: Une barsoletat nuk i krijoj vete, por vijne si prurje te postes sone elektronike ose te perkthimeve ne "Portokalli". Nje grua dhe nje femije ishin te pediatri. Doktori mori ne krahe femijen dhe filloi ta vizitonte. Pas vizites vuri re se femija ishte nen peshe. - Me cfare e ushqeni femijen zonje?- me qumesht gjiri apo farmacie? - Me qumesht gjiri - u pergjigj gruaja. - Mire, zonje, zhvishuni dhe shtrihuni pak. Ai filloi ta kapte nga gjoksi, ta ferkonte, ta shtypte, ta terhiqte per nje ekzaminim te detajuar. Me ne fund tha: - Nuk habitem qe femija eshte nen peshe, ju nuk keni asnje pike qumesht. - E di - i thote gruaja - une ne fakt jam beby-sitteri i femijes, por me behet shume qejfi qe erdha. /b.zyberi/kosova sot/10.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online