
/photo public domain/
Osmanit te “Stupcave” ia kane vjedhur pasaporten
Osman Azemit, njeri nga komiket me te njohur kosovar, ia kane vjedhur pasaporten muaj me pare. Kjo i ka shkaktuar probleme per te udhetuar. Kete e ka konfirmuar vete artisti per emisionin “Express Live” ne KTV. Personi i cili ia ka vjedhur pasaporten e ka keqperdorur ate dhe eshte zene nga autoritetet greke. Per shkak te kesaj shpeshhere Osmani eshte ngaterruar me kete njeri dhe i eshte pamundesuar te udhetoje ne vende evropiane dhe me gjere. /express live/ktv/06.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - -
/teni/Vlen te permendet se lajmi fillestar per vjedhje eshte bere e ditur qysh ne muajin Mars 2008 nga e perditshmja "Infopress". Ja edhe teksti:
Burime te aferta me artistin e njohur Osman Azemi-Stupcat, kane njoftuar se javen e kaluar ne oret e vona te nates, hajnat kane vjedhur gjesende me vlere ne shtepine e artistit ne fjale. Kjo vjedhje e ka demtuar Osmanin ne vlere materiale prej rreth 6 mije euro.
“Vjedhja ka ndodhur ne oret e vona te mbremjes kur askush nuk ishte ne shtepi. Hajnat kane marre nje pjese te stolive te bashkeshortes se Osmanit ne vlere prej 6 mije eurosh dhe pasaportat e Osmanit, te bashkeshortes dhe djalit te tij me viza valide njevjecare”, - ka thene burimi i Infopress-it. Rasti eshte lajmeruar ne polici, ndersa policia ka dale ne vendin e ngjarjes dhe eshte duke hetuar rastin. Gjithnje sipas ketij burimi, Osmani diten e premte kishte per te udhetuar jashte Kosoves, por meqe ka ndodhur vjedhja e pasaportave ai e ka shtyre udhetimin derisa policia te perfundoje hetimet.... /infopress/mars 2008/

/osmani dhe vedati diku ne perendim, te lumtur qe kaluan kufirin pa problem, lol/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com