
/photo shqipmedia/
Shkurte Fejza: Nje kenge me te bijen dhe me Remzije Osmanin
Kengetarja Shkurte Fejza vazhdon te deshmoje seriozitet ne punen e saj. Me perkushtimin maksimal ajo po pergatit kenge te reja per adhuruesit e saj, te cilat do te promovohen pikerisht per festen e Viti te Ri.
Shkurte Fejza e cila ka ditur mjaft mire t’i ruaje vlerat e muzikes se zhanrit popullor, premton se edhe kete radhe do te sjelle kenge te mirefillta qe mbeten brenda natyres se saj.
Ajo potencon se ne nje potpuri per festat e fundvitit ajo do te shfaqet me vajzen e saj Gresen dhe kengetaren Remzije Osmani.
“Kam realizuar kenge te reja. Bile, nje potpuri jemi duke e xhiruar per festen e Viti te Ri, ne bashkepunim me ‘Vizionin’”, thekson Fejza, duke shtuar se disa nga kenget qe po xhirohen, jane te shkeputura nga albumi i saj i fundit.
Perndryshe, kengetarja eshte duke planifikuar qe te realizoje edhe nje klip te ri, sikurse qe eshte e angazhuar edhe rreth nje projekti te vecante, pikerisht per deshmoret dhe familjet e deshmoreve. Ajo, eshte duke permbledhur kenget e saj te cilat i ka realizuar vecanerisht per deshmoret e kombit, ne menyre qe ato kenge te jene te permbledhura ne nje CD. “Kete ‘CD’ ua dedikoj familjeve te deshmoreve, per respekt te madh qe kam ndaj deshmoreve dhe familjeve te tyre”, thekson kengetarja. /shqipmedia/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com