
Photo Panorama Plus
INGRID GJONI: "Ate qe dua e kam prane vetes"
Ndjehet e kenaqur per cfare ka arritur deri tani, por jo e ngopur. I merr me sportivitet gjithcka flitet per te, edhe kur pavertetesia eshte e tejskajshme. Ja disa gjera pikante qe vete Ingridi na i rrefeu ne nje interviste per “Panorama Plus”.
Pas sezonit te veres mund te na thuash si shkuan pushimet kete vit?
Ne fakt pushime dhe kam bere dhe s’kam bere kete vere. Kjo pasi kam qene e impenjuar me koncerte ne bregdetin shqiptar. Gjate dites perfitoja nga ajo pak kohe e lire te beja pak plazh. Nderkohe kete vit nuk arrita te bej nje jave plazh me familjen ne Turqi sic bejme per cdo vit.
Ju pelqejne pushimet me njerez apo preferoni nje vend te qete ku te kete sa me pak njerez qe ju njohin?
Ndodh te kete periudha qe me pelqen t’i bej me shoqerine, te jemi 20 veta, por ka momente qe do te doja te isha vetem fare ose me Inisin (motren).
Ka shume njerez qe duan te dine se si eshte nje dite normale per Ingridin?
Asnjera nuk eshte e njejte me tjetren, pasi une nuk kam nje orar zyrtar, nje pune rutine, fale Zotit. Qe e vogel s’me pelqente ajo lloj pune. Ka dite qe jam pushim, ka dite qe mezi pres sa te shkoj ne shtepi te pushoj.
Duket se bashkepunimi yt me Ciljeten rezultoi mjaft i suksesshem. A mendoni per nje bashkepunim te dyte, ose edhe me ndonje artist tjeter?
Me Ciljeten, eshte shume shpejt, sepse akoma jemi duke shijuar suksesin e pare. Mendoj se bashkepunimi me i mire me Ciljeten eshte se ne jemi shoqe shume te mira dhe kemi nje shoqeri te forte. Persa i perket artisteve te tjere vete fusha e muzikes ben qe te lindin bashkepunime. T’ja leme kohes.
Me cfare po merreni aktualisht?
Aktualisht jam duke punuar per tre materiale, mendoj qe per vitin e ri te lancoj dy prej tyre.
Mund te na zbuloni disa detaje rreth planeve te fundit?
Kete here do te vij ndryshe, me nje balade, kompozim i Kristit, nje kenge qe e kam per zemer dhe bashkepunimin tjeter ia kam besuar kompozitorit tim Florit, qe eshte dhe i preferuari im.
Sa e kenaqur ndiheni me kaq sa keni arritur deri tani?
Jam shume e kenaqur per qellimin qe i vura vetes, por jo e ngopur. Ndihem e kenaqur per deri ketu ku jam.
Ndjeni mungesen e dickaje apo dikujt?
Gjithcka qe dua e kam afer vetes.
Eshte e pashmangshme qe per nje person publik te flitet ne ambjente te ndryshme, si rredhoje ka edhe thashetheme, ju si i merrni ato, a ndikoheni?
Thashetheme ka edhe per komshien time qe eshte 60 vjec, e perflasin nese e ka pastruar shtepine apo jo. Per personat si puna ime jane te natyres: ka te dashur apo jo, qe do te thote per nje njeri si une do te kete thashetheme. Madje une merzitem kur nuk ka thashetheme per mua. Deri sa une te jem ne qarkullim do te kete goje qe flasin.
Per cfare nuk do te doje te mos flitej kurre per ty?
Per familjen time dhe personin qe kam zgjedhur te kem ne krah.
Po te pyesesh koleget e tu, thone qe je mike shume e mire, cfare e ben Ingridin te cilesohet e tille?
Fillimisht i vleresoj mendimet e tyre, sigurisht qe me ben te ndihem mire ky fakt. Mendoj qe nje marrdhenie reciproke e mire nga te dy palet, e ben dhe miqesine e tille.
Cfare duhet te kete dikush qe te jete mik me ty?
Ne fakt une jam pak natyre e rende, nuk bej lehte miq, nuk me pelqejne prapaskenat. Me miket e mia nuk ndodhin keto gjera, sigurisht qe do te me lendonte me shume nje zhgenjim nga nje shoqeri e vjeter sesa nga nje e re.
Na fol pak per marrdhenien me motren tende Inisin. Si eshte te punosh me te? (pasi te klipi me Ciljeten ishte regjizore).
Gjithmone e kam patur enderr, kur isha e vogel e shihja prapa kuintave dhe me dukej e paarritshme. Tani qe eshte realitet eshte shume bukur te punoj me te. Me ka ndihmuar per cdo klip timin duke me dhene cdo gje nga vetja qofte si moter apo si nje vajze qe ka kryer nje shkolle. Une i jam shume mirenjohese dhe e falenderoj shume.
Ndonje te dashur momentalisht?
Jam e lire dhe nuk do te doja ta lija me kaq kete pyetje.Nese do te kete dicka te re do te jeni ju (gazetaret) te paret qe do te jeni te ftuar ne darken e Ingridit.
Sipas teje cila eshte menyra me e mire per tu rekuperuar pas nje zhgenjimi?
Ka shume menyra, por jam nje tip qe neglizhoj shume, dhe ne momentin qe zhgenjehem pertoj te ballafaqohem.
Do t’i ktheheshe nje lidhje te kaluar?
Jo, por kurre nuk do ta mohoja dhe do ta kujtoja gjithe jeten.
Thuhet qe ke karakter te forte, nese thua dicka apo vendos per dicka, e realizon. Eshte e vertete?
Po.
Cfare do t’i shtoje karrieres tende?
Nje film ne Hollywood.(qesh)
Nese nje dite do te behej nje ndarje cmimesh per te gjithe artistet, per cfare duhet te vleresohet Ingridi. (performance, interpretim, etj)?
Te vleresohesha gjithsesi, por meqe kam mbaruar per drame, pse jo per "Aktorja me e Mire".
+tag: ingrit

/Eraz Ahmetaj, Panorama Plus, 18.10.2008, Interviste/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com








