All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 25 October 2008

Arta Dobroshi - Lux Per Lornen

Arta Dobroshi photo by Sean Gallup
/photo sean gallup/

LUX PER LORNEN

Parlamenti Evropian vlereson me cmimin “Lux” dhe 87 mije euro filmin “Heshtja e Lornes”. Historia e emigrantes shqiptare shpallet si me e pelqyera prej deputeteve te Parlamentit Evropian. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Strasburg, ne emer te Parlamentit, presidenti Pöttering i dorezoi regjisorit Luc Dardenne, cmimin “Lux”.

Historia e emigrantes shqiptare shpallet si me e pelqyera prej deputeteve te Parlamentit Evropian. Ne nje ceremoni te zhvilluar ne Strasburg, ne emer te Parlamentit, presidenti Pöttering i dorezoi regjisorit Luc Dardenne, Cmimin “Lux”. “Heshtja e Lornes”, ku rolin kryesor e interpreton aktorja kosovare Arta Dobroshi, mori numrin me te madh te “votave” nga eurodeputetet, duke perfituar nje mbeshtetje financiare me vlere prej 87 mije eurosh per subtitrimin e filmit ne 23 gjuhet zyrtare te Bashkimit Evropian. Duke hapur ceremonine Hansgert Pöttering theksoi se ky cmim eshte nje vleresim per krijimtarine dhe diversitetin gjuhesor, duke i dhene mundesine filmit fitues te shfaqet ne te gjitha kinemate e botes. Me himnin e BEse ne sfond, regjisori Dardenne terhoqi trofeun, nje Kulle Babeli e krijuar me pelikul filmi. Duke treguar se sa e veshtire eshte te shohesh nje film te prodhuar ne vende te tjera te Evropes, Dardenne tha se “Lux” eshte ndoshta “sherimi i ketij problemi”. “Heshtja e Lornes”, gjithashtu fitues cmimit per skenarin me te mire ne Kane, u zgjodh nga deputetet mes tre finalisteve te perzgjedhur nga nje juri profesioniste. Dy filmat e tjere kandidate ishin "Delta" me regji te Kornél Mundruczó e "Obcan Havel" i Miroslav Janek dhe Pavel Koutecký. Qe te pranoheshe ne konkurs, filmi duhet te ilustronte vlerat universale evropiane, apo diversitetin kulturor. Filmat u shfaqen ne ambientet e Parlamentit Evropian nga 15-17 tetor. "Le silence de Lorna", shenoi nje tjeter kthim te suksesshem te vellezerve belge Jean Pierre dhe Luc Dardenne, por edhe nje film me fat per aktoren kosovare Arta Dobroshi, e cila duket se shenoi fort ne kete debutim te sajin./gazeta express/25.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Miriam Cani: E Lumtur Qe Njoha Albanin

Miriam Cani
/photo shqip/

Miriam Cani: E Lumtur Qe Njoha Albanin

Vjen nje kohe kur njeriu behet i guximshem per te pranuar ca gjera te guximshme, sic eshte per shembull dashuria. Ndonese jo ne menyre te drejtperdrejte, kengetarja Miriam Cani ka pohuar per revisten se mes saj dhe kengetarit Alban Skenderaj, nje lidhje e mundshme e te cileve eshte hamendesuar shpesh ne shtypin shqiptar gjate koheve te fundit, mund te jete e vertete. Por qe si cdo gje tjeter do kohen e saj per te ecur perpara. Nderkohe karriera artistike e Miriam Canit po njeh rritje mes eksperiencash te reja, ku spikat prezantimi i dy programeve televizive ne Gjermani si dhe bashkepunimi ne muzike me mikun e saj, Alban.

Eshte e bukur, e talentuar dhe e famshme… endrra e saj mori jete kur pese vite me pare vajza nga Shqiperia Miriam Cani, fitoi vendin e pare ne nje talent show ne televizionin gjerman. Vajza shqiptare fitoi vendin e pare ne kete gare te ashper talentesh, duke spikatur si ne muzike ashtu dhe ne disiplinen e baletit, duke treguar nje aftesi te rralle prej “femre spektaklesh” (show girl). Se bashku me pese finalistet, vajza nga Elbasani do te ndertonte grupin “Preluders”, i cili per kohen mahniti gjithe Europen me hitet dhe shown qe dhuronte, duke arritur deri ne Ameriken e larget. Kaq u desh dhe qe nga ajo kohe, Miriamin e ka perndjekur fama... Nje nga endrrat e saj ishte te kthehej ne vendlindje dhe te behej e dashur dhe per bashkatdhetaret e saj. Nje prezantim ne spektaklin “Miss Globe International” organizuar nga “Deliart Association” dhe Cani hyri e sigurt ne tregun muzikor shqiptar. Ajo do te bente dhe nje koncert ne kryeqytet, nje ne Durres dhe nje ne Elbasan, se bashku me grupin “Preluders”, lidere e se ciles ishte.

Muzikali “Chicago” ishte nje tjeter ngjarje e rendesishme ne jeten e saj profesionale, qe e lidhi akoma me teper me skenen shqiptare. Pas ketyre sukseseve qe kane nje lidhje ekskluzive me muziken, Miriami pushton televizionet gjermane edhe si prezantuese, moderatore e producente spektaklesh. Nderkohe qe duket se me vajzat “Preluders”, pavaresisht nga deshira nuk ka ne plan asnje projekt. “Secila eshte duke u marre me projektet e veta. Momentalisht, s`kam as edhe nje dite kohe per dicka tjeter perpos aktiviteteve personale. Gjerat jane perfekt keshtu sic jane”, thote Miriami.

Miriami, tani edhe prezantuese

“Jam jashte mase e kenaqur me jeten time profesionale per momentin”, rrefen kengetarja me origjine nga Elbasani. Ajo po realizon momentalisht dy emisione te vetat ne ekranet gjermane. Te dyja jane formate muzikore dhe kane ne qender te tyre hitet me te mira te momentit, brenda dhe jashte vendit. Secili prej ketyre programeve ka nga 850.000 shikues ne dite, gje qe Miriamin e gezon se tepermi, sepse eshte publiku me i madh qe ka pasur deri me sot. Nje prej emisioneve, i cili transmetohet cdo dite eshte nje lloj chartshow, nje format interaktiv televiziv ku shikuesit jane njekohesisht protagoniste. Ata mund te votojne ne internet kenget e tyre te preferuara. Programi tjeter eshte i natyres “talent show” dhe ne kete format televiziv lancohen kengetare te rinj nga e gjithe bota por dhe risillen kengetaret me ne ze. “Para disa javesh kam ftuar ne kete emision edhe Albanin (Skenderajn) ku ai prezantoi kengen me te fundit, “Larg dhe afer”. Ky prezantim i tij para publikut jo vetem gjerman, por dhe europian, pati nje impakt pozitiv. Kam qene po aq e lumtur per kete sukses sa c`do kisha qene per veten, pasi me gezon fakti qe nje artist shqiptar po krijon dhe audience te huaj”, tregon Miriami. Por nuk mbaron me kaq, “thesi i babagjyshit” po pelcet nga dhuratat... Pervec ketyre dy emisioneve, Cani sapo ka filluar studimet ne nje shkolle prestigjioze televizioni ne kanalin tashme te njohur per boten, “Pro7”. “eshte nje shkolle per producente. Aty po mesoj si te ndertoj formatet e mia televizive, po mesoj se si behet gjithe puna pergatitore “mbrapa skenes”, thote per revisten “Shqip” vajza nga Elbasani. Ne fund te muajit gusht, kjo shkolle perfundon dhe ajo do te marre diplomen e cila do t`i jape mundesine te ndertoje emisionet e veta, me idete dhe gjetjet krejtesisht origjinale. “”Pro7” ka deri ne tete milion shikues ne dite dhe shanset per te bere emisionet e mia edhe aty, jane te shumta”, shton e emocionuar ajo. Po muzika? “Sigurisht qe ajo eshte gjeja me e rendesishme ne jeten time profesionale dhe do gjej gjithmone kohe per te. Por jam e vetedijshme nga ana tjeter, se gjithe keto mundesi nuk i jepen kujtdo, ndaj duhet t`i shfrytezoje me se miri. Jam e lumtur qe mund te arrij edhe me teper ne te ardhmen, ketu ne Gjermani”, thote liderja e “Preluders”.

Miriam Cani
/photo public domain/

Shperblim dhe zhgenjim ne Shqiperi

Nese sot ajo eshte e njohur edhe ne vendin e origjines, kjo eshte merite krejtesisht e vete asaj, por dhe e te atit qe e ka ushqyer gjithmone me ndjenjen e dashurise per rrenjet. “Sa here qe realizoj dicka te bukur, si arritjet ne fushen e prezantimit se fundmi, mezi pres qe t`ua tregoj kete bashkekombesve te mi. Mezi pres edhe t`i them kujtdo ne artin gjerman se jam shqiptare, nje shqiptare krenare”, tregon e perlotur Miriami. Ajo ka ikur nga Shqiperia kur ishte vetem pese vjece, por i ati nuk ka reshtur kurre se foluri per atdheun e tyre. Kjo ka bere qe pavaresisht nga jeta e lumtur dhe arritjet ne Gjermanine e pasur, ne shtetin perendimor te mundesive, Cani t`i kthej gjithmone syte nga vendi i origjines. Ja pse nuk i ka thene “jo” asnje ftese per te realizuar projekte artistike ne Tirane. “Muzikali “Chicago” ishte nje eksperience shume e bukur, e kam shijuar dhe pervec kesaj, kam mesuar shume gjera te reja. Nuk kisha marre kurre me pare pjese ne nje muzikal, ishte dicka zbavitese te cilen me kenaqesi do ta perserisja”, rrefen ajo per “Shqip”. E gezon fakti qe roli i saj, i cili kerkonte aftesi gjithashtu aktoreske, aftesi qe Cani i tregonte per here te pare, u pelqye dhe reagimi nga ana e publikut ishte pozitiv. “Per projekte serioze, te mirefillta dhe te rendesishme per Shqiperine une do mundohem gjithmone te jem e pranishme”, shton ajo. Thote se ishte nje kenaqesi te punonte me artiste shqiptare, pasi kjo i ka dhene mundesine qe te njihej me afersisht me disa prej tyre. “Bashkepunimi ishte i rehatshem dhe perpos kesaj lidha nje miqesi me Soni Malajn. Ajo eshte shume e talentuar dhe gjate muzikalit u beme mikesha”. Te gjithe mendojme se pas kuintave artistet behen miq ose ndonjehere edhe armiq me njeri-tjetrin, por ne fakt Cani tregon se ne me te shumten e rasteve artistet jane thjesht indiferente karshi njeri-tjetrit. “Une i njoh gati te gjithe kengetaret e famshem ne Gjermani, ia kaloj jashte mase mire me ta kur i takoj, por vetem kaq. S`do te thosha se kam shume miq nga ky ambient. Mikeshat e mia me te mira, jane ose shoqe te hershme te shkolles se mesme, ose njerez te thjeshte, me te cilet nuk jam njohur ne skene” thote ajo. Edhe ne Gjermani, mikesha e saj me e ngushte eshte nje vajze nga Kosova, te cilen e ka fqinje aty ku jeton. eshte nje nga njerezit me te mire qe ka njohur dhe gjate kohes, eshte shnderruar ne nje njeri shume te afert per te. Lidhjet e saj me Shqiperine, nuk perfundojne ne kete miqesi... Miriami ruan ne kujtesen e saj edhe bashkepunimin me Alketa Vejsiun, ne nje kenge ne anglisht e cila beri buje per kohen. “eshte gjithmone kenaqesi te komunikoj me Alekten, se kemi kaluar mjaft mire bashke. Mes nesh ekziston nje respekt reciprok dhe kjo eshte baza e nje miqesie te shendetshme”, shprehet Cani. Nderkohe ne Shqiperi, ajo ka hedhur bazat edhe te nje shoqerie tjeter te bukur, e cila eshte perfolur shume kohet e fundit ne shtypin roze shqiptar se nuk eshte thjesht nje shoqeri.

Cfare me lidh me Albanin?

Miriam Cani & Alban Skenderaj
/photo public domain/

Ndonese nuk e thote me plot gojen, ne nje fare menyre Miriami konfirmon me ne fund, ekskluzivisht per revisten “Shqip” ate lidhje te perfolur aq shume, qe e ka torturuar kaq gjate shtypin shqiptar: mes saj dhe Alban Skenderajt, ka dicka qe e kalon shoqerine e thjeshte. Kjo duket qarte kur Miriami shprehet: “cdo gje duhet te ndodhe ne kohen e duhur dhe krejt natyrshem, jo e detyruar. Sidomos kur behet fjale per jeten private. Ajo cfare mund te them eshte se une dhe Albani jemi shume te lumtur qe kemi njohur njeri-tjetrin dhe gjeja me e bukur eshte se pasioni i perbashket na ka lidhur akoma me fort. Kemi shume respekt ndaj njeri-tjetrit dhe keto jane arsyet perse ne do te ecim shume e me shume perpara, ne cdo aspekt. Mendoj se pergjigja eshte shume e dukshme”. Ajo shton se raporti mes te dyve eshte i vecante. Punojne bashke, kane te njejtin pasion dhe e kane ndihmuar njeri-tjetrin. “Kemi te njejtat pasione, nje bote te njejte shpirterore. Momentalisht kemi aq shume pune dhe projekte qe po i realizojme bashke, sa nuk do mjaftonte nje interviste qe te flisja per jeten tone private... perpos faktit qe ajo eshte e shenjte dhe s`mund te rrefehet ne dy fjali” shton Miriami. Ajo dhe Albani duket se nuk jane bashke vetem ne jete, por dhe ne muzike. Kane realizuar se bashku nje duet dhe po perpiqen te kenaqin fansat edhe me nje klip. Deshira e tyre eshte qe te hyjne ne tregun muzikor boteror me duetin, por kjo nuk eshte aspak e thjeshte. “Megjithate gjerat po ecin mire. Ne Gjermani shume firma dhe marka prestigjioze duan ta marrin kengen per fushata publicitare, por ka dhe shtepi kinematografike te rendesishme dhe me emer ne Gjermani, te cilat e duan ate per kolone zanore ne filmat e tyre”, shton vajza nga Elbasani. Por asnjeri prej te dyve nuk nxiton, se gjerat e bukura duan kohe qe te marrin jete. “cdo gje ne kohen e duhur”, thote Miriami. Kenga eshte dhe ne versionin shqip ne albumin e Albanit, i cili eshte realizuar ne studion e Miriamit dhe me bashkepunetoret e saj. “Albani eshte nje njeri jashte mase i talentuar. Qe diten e pare qe e degjova isha e bindur se ai meriton shume me shume nga sa ka arritur. Do perpiqem me gjithe forcen time qe ai te kete sukses edhe ketu ne Gjermani, por gjithcka ne fund fare varet nga aftesite e tij dhe te njerezve me te cilet punon. Do me pelqente qe Albani me talentin e tij, te prezantonte artin shqiptar ne bote, sepse mendoj qe ai eshte mashkulli me i kompletuar si artist”, shprehet per revisten “Shqip” kengetarja Cani. Menaxheri i saj eshte gjithashtu edhe menaxheri i Albanit dhe ajo eshte e bindur se nje dite miku i saj do te arrije famen nderkombetare. /gentian minga/revista shqip/tetor 2008/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Liberta Spahiu Nuk Zbulon Te Dashurin

Liberta Spahiu by Lali McColly
/photo lali mccolly/

INTERVISTE E LIBERTA SPAHIUT

Nuk Zbulon Te Dashurin

Modelja Liberta Spahiu ende nuk zbulon te dashurin, sepse thote se eshte heret per kete gje. Ajo se fundi eshte zgjedhur modelja me e mire ne akademine “Evolucion”.

Modelja Liberta Spahiu eshte zgjedhur modelja me e mire ne naten finale te emisionit “Moda Arte”, te mbajtur ne “Sheshin 21”. Jane mbajtur gjithsej 9 emisione dhe ne fund akademia “Evolution ”, me drejtoreshe Enkelejda Shatrin dhe stafi realizues studio Sellma dhe Vouge Hair te realizuar nga Valdrin Sahiti si tutor, ka bere perzgjedhjen e modeles dh e dizajnerit me te mire. D.m.th eshte organizuar nje gare dhe Liberta eshte zgjedhur modelja me e mire. Pervec saj, ajo ka nisur edhe nje pune tjeter. Ajo tani menaxhon restorantin e sapo hapur dhe si duket edhe ky drejtim po i shkon mire. Liberta ka edhe disa plane dhe per te gjithe keto flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Jeni zgjedhur modelja me e mire ne akademine “Evolucion”, si ndjeheni?
Liberta Spahiu: Ndjehem mjaft mire. Arrita te kem edhe nje titull te mire ne akademia “Evolucion”, e cila ben pune te madhe. Ka njerez mjaft profesioniste, jam shume e nderuar me kete cmim?

BATICAT DHE ZBATICAT

“Kosova Sot”: Mendoni se e merituat cmimin?
Liberta Spahiu: Besoj se e meritova, sepse gjithnje neper gara te tilla mundohem te paraqitem sa me mire dhe poashtu edhe ne kete gare te organizuar nga akademia “Evolucion” u paraqita mire.

“Kosova Sot”: Tani, pervec modelimit, keni nisur edhe nje biznes, na flisni dicka rreth tij?
Liberta Spahiu: Kohen e fundit jam duke u marre me restorantin, te cilin sapo e kam hapur ne lagjen “Kodra e Diellit”, afer Fakultetit Teknik. Eshte dicka e re per mua dhe puna po ecen shume mire. Meqe ende eshte fillimi, mund te them qe jam mjaft e kenaqur me punen, mirepo besoj se dita- dites do te behet edhe me mire. Restoranti quhet “Lobby" (lounge and restaurant). Kjo pune eshte risi per mua, mirepo besoj se kam prirje ne fushen e menaxhimit.

“Kosova Sot”: Biznesin ne profesionin tjeter e keni nisur per ta braktisur modelimin apo?
Liberta Spahiu: Jo, nuk e kam nisur per kete arsye, por thjesht se me shkon menaxhimi dhe keshtu qe mendova ta hap nje restorant timin, ku mund ta ushtroj edhe kete profesion. Ndersa njehere per njehere nuk mendoj ta braktis modelimin, e per me tutje nuk mund te flas. Ma merr mendja qe nuk do largohem kurre.

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me modelimin?
Liberta Spahiu: Deri me tani po flas per veten time, duke e pare qe nga fillimi e deri me tani do te thote qysh para 8 vjeteve, edhe pse ka pasur batica dhe zbatica, prape se prape nuk mund te them qe nuk jam e kenaqur. Cdo revy mode, cdo sfilate, cdo fotografi, cdo pjesemarrje imja brenda dhe jashte vendit ka qene nje pervoje mjaft e mire per mua.

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me fitimin qe te sjelle modelimi?
Liberta Spahiu: Modelimi per mua eshte vetem hobi, ndonjehere ka me shume fitim e ndonjehere me pak, varet nga rasti. Por, sido qe te jete, jam e kenaqur.

PROFESIONE ME SHUMICE

“Kosova Sot”: Cili do te jete profesioni juaj ne te ardhmen?
Liberta Spahiu”: Tani jam ne prag te perfundimit te studimeve te gjuhes angleze, por mendoj qe menjehere pas perfundimit te tij do te vazhdoj per “Fashion Design”, ne akademine “Evolution” ne Prishtine. Keshtu qe ne te ardhmen mendoj te kem profesione me shumice h a-h a-h a!

“Kosova Sot”: Si kalon nje 24-oresh juaji?
Liberta Spahiu: Zakonisht dita me shkon me pune. Kohen e lire e kam mjaft te kufizuar, mirepo mundohem qe sado pak kohe te lire qe kam ta kaloj me shoqen dhe njekohesisht kunaten time, Diellzen, duke shetitur dhe duke bere shopping.

“Kosova Sot”: Merreni me ndonje aktivitet te lire sportiv?
Liberta Spahiu: Po, kur kam kohe te lire zakonisht merrem me fitnes.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka per jeten private?
Liberta Spahiu: Hmmm, edhe pak apo me mire te them edhe ndonje dite...h a-h a-h a!

“Kosova Sot”: Do te na e zbuloni identitetin e te dashurit tuaj?
Liberta Spahiu: Ende jo, besoj se edhe pak eshte heret.

“Kosova Sot”: Cilat jane pasionet tuaja?
Liberta Spahiu: Pasionet e mia jane leximi, muzika, sporti e dua futbollin, daljet me shoqeri ne kryeqytet a ne ndonje vend tjeter etj.

PLANET

Kosova Sot: Planet per te ardhmen?
Liberta Spahiu: Plane kam shume, mirepo nuk preferoj te flas per to pa i realizuar. Te them te drejten, me shume me pelqejne rastesite a me mire te them surprizat. /k.bajrami/kosova sot/25.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 24 October 2008

Darsma e Ermalit - Video by KTV

Me poshte mund te shihni sekuenca nga Dasma e Ermalit me Arianen mundesuar nga Express Live i KTV-s. Video-ja eshte e kualitetit te dobet, mirepo, prap shihet mire atmosfera dhe mund ti identifikojme poashtu disa nga mysafiret vip te kesaj mbremje. Kryesore eshte qe, tani mund te konstatojme me siguri se per Ermalin nje mend "hiken beqarnia" lol. Argetim te kendshem!

p.s. dasma zuri vend te henen, me 20 tetor 2008 ne Hotelin "Grand", ne Prishtine.


+tag: dasma ariana ermal fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Fadil Berisha - Te Dielen ne Prishtine

Fadil Berisha me nje nga modelet
/photo unknown/gazeta lajm/

Te dielen /26.10.08/ mbahet edicioni kosovar i "Ford Best Model of the World"

Se Pari Shteti i Kosoves, Pastaj Karriera e Vajzes

Prishtine, 23 tetor - Fituesja kosovare e konkursit te modeleve "Ford Best Model of the World", e cila do te zgjidhet te dielen, nuk ka nevoje qe ne konkursin nderkombetar te ballafaqohet me problemin e vizes. Eshte vendosur qe spektakli i sivjetme boteror, i cili do te mbahet ne janar, te zhvendoset nga New Yorku ne Budve dhe meqenese ky shtet e ka pranuar pavaresine e Kosoves, atehere ne kete qytet bregdetar te Malit te Zi do te jete e pranishme edhe fituesja e ketij konkursi qe do te mbahet ne Shqiperi me 29 tetor, keshtu qe perseri edhe kete vit do te jene ne konkurrence dy vajza shqiptare.

Fotografi shqiptar Fadil Berisha, i cili ka arritur te enjten nga SHBA ne Kosove per kete spektakel, thote se ende nuk i ka pare vajzat konkurruese dhe nuk mund te prejudikoje ende per pamjen apo shanset e tyre. Ne mesin e vajzave konkurruese do te zgjidhen 15-20 prej tyre dhe fituesja do te vleresohet nga juria ne krye te se ciles eshte nje amerikane. "Nese do te zgjidhet ndonjera prej shqiptareve, fitueses i takon cmimi prej 250 000 dollaresh dhe e presin edhe shume kontrata pune si modele", thekson Berisha per "Lajm" dhe tregon se vitin e kaluar ne spektaklin kryesor ne SHBA eshte pelqyer prezantimi i dy modeleve shqiptare, sidomos i bukuroshes nga Ferizaj, Liburneta Xhemajli. Nuk eshte hera e pare qe vajzat shqiptare paraqiten ne spektakle bukurie dhe te modeleve ne rang boteror, mirepo deri me tash asnjera prej tyre nuk ka arritur te pajiset me nje nga cmimet kryesore e as te beje emer ne boten e modes. Berisha kete e shpjegon si mungese te pranise se tyre ne ndonjeren nga qendrat e botes se modes. "Ngecja e tyre vetem me modelim brenda Kosoves dhe Shqiperise, eshte mosprania e tyre ne SHBA, sepse atje eshte kulmi dhe fuqia. Mirepo, tere keto organizime kane pasur me shume per qellim qe ta prezantojme Kosoven si shtet dhe bukurine e saj, edhe kur Kosova nuk njihej si e pavarur. Per mua me i rendesishem eshte shteti se sa karriera e vajzes. Pastaj, per te bere karriere, varet edhe nga pasioni i saj, familja etj". Ai permend punen dhe kembenguljen e modeles Zana Krasniqi, e cila para tri javesh ka nenshkruar nje kontrate trevjecare prestigjioze me nje kompani amerikane.

Fadil Berisha, tash e pese vjet ka marre te drejten e organizimit te ketij aktiviteti per Shqiperi dhe Kosove, ndersa sivjet ka zgjedhur Gjakoven per te bere "Ford...", ndersa spektaklin tjeter te bukurise "Mis Universse Kosova" (per te cilen po ashtu e ka blere te drejten e organizimit), planifikon ta mbaje ne Mitrovice apo ne Peje. "eshte qytet i ndjeshem Mitrovica, dhe besoj qe do te ishte ide e mire qe keto spektakle t'i zhvendosim jashte Prishtines", thote Berisha.

Kosovarja, fytyre e “Rolex”-it
Para dy vjetesh, Berisha ka nenshkruar kontrate afatgjate per fotografite e firmes prestigjioze te oreve "Rolex" nga Gjeneva. Pervec figurave te njohura nga mbare bota qe ka fotografuar per "Rolex", aty eshte e pranishme edhe modelja nga Tirana, Eralda Itaj. Ne edicionin e ri te fotografive te "Rolex"-it do te jete edhe figura e nje kosovareje. Emrin e saj Berisha nuk deshiron ta publikoje. "Jam i bindur se jo vetem kosovaret, por mbare shqiptaret do te jene krenare me te"./naime beqiraj/gazeta lajm/24.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sugar Free Club: Mahmut Ferati Live!

Mahmut Ferati Sugar Free Club

E Shtune 25.10.2008, Ora 21:00
MAHMUT FERATI LIVE!

Sugar Free Club
Dardane (ex-Kamenice)
Hyrja Gratis per Femra prej Ores 21:00 deri 21:30
Tel. 076 219 67 59/ 044 506 411

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ja Perse Cana Del Me Clara Morgane!

Lorik Cana Carla Morgane

Sipas mediave franceze
LORIK CANA lidhje me nje porno yll

Nje sondazh i bere nga revista lokale "Myfreesport " dhe i publikuar ne sajtin e njohur francez "football.fr", ka zbuluar lidhjen mes mesfushorit te kombetares shqiptare dhe kengetares se njohur franceze Klara Morgane.

Ne nje shkrim me titullin "Ja perse Cana del me Clara Morgane", "football.fr" konfirmon zgjedhjen e Canes si futbollistin me seksi te kampionatit francez, duke lene pas lojtarin e Bordose Joan Gurkuf dhe ate te Liles Tulio De Melo. Me tej, shkruhet se "disa muaj me pare qarkulluan informacione se kapiteni shqiptar i Marsejes dilte me Klara Morgane, kengetaren". "Zgjedhja e Canes si futbollisti me terheqes ne France, ben qe kjo lidhje te jete mese e kuptueshme", ben te ditur "football.fr". Ne fakt, ne nje shkrim te dates 14 maj te ketij viti, sajti i "sofoot.com", flet per nje lidhje te tille. "Jeta e Lorik Canes eshte perfekte", eshte titulli i shkrimit, ku thuhet se "kapiteni i Marsejes shkon deri ne kufijte e nje jete te çmendur, pasi ka edhe nje lidhje me Klara Morgane, ish-aktoren e filmave pornografike". Me pas, Morgane eshte bere kengetare dhe prezantuese e njohur, perveçse gezon famen si nje nga femrat me seksi ne gjithe Francen. Lidhja mes te dyve ende nuk eshte vertetuar, pasi mungon nje foto qe t'i kete kapur se bashku, megjithate zerat se ata te dy dalin bashke, tashme jane edhe pjese e shtypit francez.

KENGETARJA

Po kush eshte femra seksi per te cilen shtypi francez shkruan se del me Lorik Canen? Klare Morgane, emri i vertete i se ciles eshte E m a n u e l e Aurelie Munos, ka lindur me 25 janar 1981 ne Marseje dhe per momentin eshte kengetare dhe prezantuese e njohur ne France. Ne moshen 19 vjeçare, gjate nje shfaqje erotike ne Paris, ajo zbuloi "talentin" per kinemane porno. Klara doli ne nje seri filmash me pulle te kuqe, por vetem me nje partner, Greg Centauro, i cili ishte i dashuri i saj prej vitit 1997. Pas ndarjes me te, Morgane xhiroi nje tjeter film porno, kete here me aktorin Ian Skot, ne filmin "La Cambrioleuse". Nga shtatori i vitit 2001 deri ne gusht 2008, ajo u be pjese e televizionit me pagese "Canal+", teksa njekohesisht shkruante keshilla per seksin ne disa revista franceze per adoleshente dhe te rritur. Klara Morgane ka krijuar edhe linjen e saj te te brendshmeve, me marken "Clara M.", e bazuar ne 7 mekatet fillestare te njeriu./Gazeta Koha/24.10.08/

Clara Morgane
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Albania Eurovision: Final Dates Set - Olta and Anjeza Back?

Olta Anjeza Elsa

It seems that the Albanian song will be the once more the first one to be made known as the country's final has been set as early as the 21st December. Popular Albanian names and Eurostars are tipped to return to the Festivali i Kenges this year, among them Anjeza Shahini, Olta Boka and Elsa Lila.

As it was confirmed to the Albanian media by Pirro Cako, the artistic director of Festivali I Kenges, the festival whose winner traditionally represents the country in the Eurovision Song Contest, will take place on 19 (first semi), 20 (second semi) and 21 December (final). The deadline for the submission of the songs was 18 October 2008.

The festival organisers together with the Albanian broadcaster are exploring new possibilities regarding this year's format but nothing has been finalised yet. It is quite possible that we may be seeing many familiar names competing such as the country's first entrant ever, Anjeza Shahini, who claimed she was contacted by many composers and said she would enter the competition if offered a good song. Olta Boka, who represented Albania this year in Belgrade, confirmed to Panorama earlier that she is competing once more with a song by the same creators of Zemren e lame peng, which placed 16th. Olta is currently working on her first album. Finally, Elsa Lila, who has already won the festival twice and hosted it last year together with Pirro Cako is also tipped to be making a comeback after 11 years.

With very special thanks to Totti Alba for the report.

/stella floras/esctoday/19.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 23 October 2008

Martesa e Ermalit me Arianen

Ermali Ariana Martesa
Photo Kosova Sot

Familja Fejzullahu, dasme me shume te ftuar

Martesa e Ermalit me Arianen

Nje dasme qe nuk do te harrohet, nje kremte qe tuboi me qindra vete, ne mesin e tyre edhe shume personalitete te njohura publike nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia.

Ariana dhe Ermali u martuan te dielen, ne nje ceremoni ku ishin thirrur kryesisht familjare.Por, familja Fejzullahu te henen ne mbremje kremtoi martesen e Ermalit ne ambientet e hotelit ‘Grand’. Nje dasme qe me vite te tera nuk do te harrohet, nje kremte qe tuboi me qindra vete, ne mesin e tyre edhe shume personalitete te njohura publike. Ndonese kjo nate i dedikohej pikerisht VIP-ave, sic i quante Sabriu, sepse nje nate me pare, respektivisht te dielen mbrema, martesa e Ermalit u be vetem me familjare, ku kane qene te pranishem rreth 350 veta, dhe dasma eshte bere ne hotelin “Viktori”.

Kengetaret ne dasme
Mirepo, nga numri i madh i mysafireve, familja Fejzullahu kishte ndare dy net te festes, nje per familjare dhe nje per shoqeri, e qe kjo shoqeri e tyre ka te beje me personalitete te njohura, sepse edhe vet familja Fejzullahu i takon kesaj pjese te shoqerise. Nje ceremoni dasmore jo e zakonte, e qe ne dukje te zgjonte vemendjen e nje evenimenti te madh, qe nuk eshte pare deri me tani ne dasmat e VIP-ave tane. Dasma e Ermalit konsiderohet si me e madhja ne vend, salla e hotelit ‘Grand’ e mbushur me mysafire, dhe e stolisur ne menyre perfekte. Qe ne hyrje verehej atmosfera gazmore, ambienti i zbukuruar. Ceremonia filloi ne oren 20:00, salla vazhdimisht mbushej me fytyra publike, qe te gjithe shndrisnin me veshjet dhe dukjen e tyre. Deri ne oren 21:00, salla e Grandit u mbush me miq te Sabriut dhe Ermalit. Mbremjen e begatuan kengetaret me te mire te skenes muzikore, si: Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Shpresa Gashi, Ismet Bogujevci, Mahmut Ferati, Merita dhe Nystret Muciqi, Miranda Hashani, Edona Llalloshi, Leonora Jakupi, Afrim Muciqi, Meda, Mihire Braha, Naim Abazi, Teuta Selimi, Leonora Poloska (e cila kishte ardhur enkas nga Shkupi), Bleona Qerreti me bashkeshortin, te cilet thane se kishin ardhur vetem per Ermalin, Sinan Hoxha e shume e shume te tjere. Pervec personaliteteve te njohura publike nga bota e artit, te pranishem ishin edhe nje numri i madh i personaliteteve te njohura politike, si: Fatmir Limaj, Xhavit Haliti, Enver Hoxhaj, Ismet Beqiri e shume te tjere. Padyshim, mysafiret nga personalitetet politike ishin nga dy parti, asaj te PDK-se dhe te LDK-se, dhe qe ne kete ceremoni ata u bashkuan. Pra, Sabriu, ne kete rast, nuk kishte bere dallimin e partive, kishte ftuar miq nga te dy partite, e qe ne nje menyre edhe i bashkoi. Te pranishmit ne dasme i argetuan kengetari yne i njohur Sinan Vllasaliu, Lindita Hakaj, mirepo nuk u kursyen as kengetaret e tjere, te cilet nuk e kishin obligim te kendonin, mirepo, per hir te mikut te tyre, Sabriut, kenduan disa kenge. Ata qe nuk u kursyen ishin Ismet Bogujevci, Shyhrete Behluli, Shkurte Fejza, Miranda Hashani, Teuta Selimi, Meda, i cili mbremjes i dha atmosfere te madhe, ku te gjithe me padurim e pritnin paraqitjen e tij ne skene.

Prerja e tortes
Para se te behej ora 22:00, cifti i bukur, Ariana dhe Ermali, hyne ne ambientin e Grandit, pritja e tyre u be me shume duartrokitje. Nusja dhe dhendri shkelqenin, ndonese edhe mosha e re e tyre ndikonte ne kete shkelqim. Mysafiret gjate tere mbremjes nuk pushuan vallen, ku pas nje kohe valles iu bashkua edhe cifti i ri dhe, per shume ore te tera, miqte i uronin dhe fotografoheshin me nusen dhe dhendrin. Momentet e vecanta ishin edhe te prerja e tortes, ku me ne fund, pas tere asaj atmosfere qe u krijua, erdhi ky cast i mrekullueshem. Nje torte mjaft interesante, e pergatitur per t’iu ndare te gjithe te pranishmeve. Nusja me dhendrin prene torten dhe shkembyen gotat. Ceremonia martesore, gjegjesisht atmosfera e ndezur, zgjati deri ne oret e hershme te mengjesit dhe padyshim se kete dasme te vecante nuk do ta harrojne asnjehere mysafiret e pranishem. Ermalit i urojme qe te kete jete te lumtur bashkeshortore, te trashegohen./k.bajrami/kosova sot/22.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ariana cakolli ermal fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Korab Shaqiri Mysafir ne Top Koha KTV

Dje, me 22 tetor 2008, Korab Shaqiri ishte mysafir ne emisionin "Top Koha" te televizionit kosovar KTV. Intervisten me te, si gjithnje, e zhvilloi nikoqirja Alba Morina (Albba), gazetare dhe autore e ketij emisioni argetues. Me poshte mund ta percjellni kete bisede ne teresi:



Poashtu, jam munduar qe ta nxjerr edhe tekstin e intervistes, ashtu si ma kapi veshi. Argetim te kendshem!

- - - - - - - - - - - - -
Alba: Mirembrama Korab, mire se erdhe n'Top Koha!
Korabi: Mirembrama Alba, mire se ju gjeta!

Alba: Ma s'pari kallxom qysh po nihesh n'tepih t'kuq te Top Kohes?
Korabi: Vallahi shume super... mire! S'kena bo ma heret qishtu intervista. Dicka shume interesant! /se paska kush - avn/

Alba: Ok!... Kangen e fundit t'cilen e ke realizu, po mendoj videoklipin, se i ke edhe dy kange t'tjera te cilat i ki t'gatshme, por, per ato kemi me fol pak ma vone, e ka titullin "A dalim sonte"... titull i cuditshem! Kush ta ka shkrujt tekstin?
Korabi: Me kallzu ma s'pari per iden, qysh ka ardh ideja.. eshte... kam cek edhe ma heret, ftesa e shokve edhe miqve, qe na kan ftu, se e din qe gjith diten punoj n'studio edhe ne mbramje, kane than "a dalim sonte, a dalim sonte..." dhe prej ksaj ka lind ideja... dmth, ia dhash si ide babit, i thash per ket lloj ideje. Atij i pelqej shume. Dhe une bona ni muzik, ni melodi interesant dhe babit i pelqej dhe filloj me bo tekstin. Ka dale dicka shume e lezetshme dhe dicka qe perdoret shume prej, n'dit t'sotit, prej t'rive. /recept i mire a.. - avn/

Alba: C'a ke kry ti, c'fare shkolle? Dicka e di qe me muzike... po kshtu saktesisht se di cka. E di qe ke studju n'Tirane?
Korabi: Po.. Une Alba shkollen fillore e kam kry per piano dhe solfexho ne Prishtine... tani solo kendimin [nderprehet]

Alba: Edhe une qata e kam kry!
Korabi: A po a! /e lumja ti - avn/... edhe shkollen e mesme tani per solo kendim me profesoreshen Erife Podgoricen. Tani shkova n'Tirane, e vazhdova fakultetin per kompozicion 4 vjet, plus qe i majta edhe solo kendim edhe nja tri vjet tjera me profesoreshen Nina Mulen. Edhe qishtu dmth prej.... dihet qe kam lind me muzike... se babi kengetar... kurse edhe jam rrit me muziken, normal me muziken e tij edhe me shkollen qe e kam kry.

Alba: Muzika jote dhe muzika e babit s'kane lidhje me njana tjetrin? /qy dleqi, ku e dite - avn/
Korabi: Nashta te kanga e pare ka pak lidhje dhe munesh me than qe dihet qe Korabi eshte djali i Ilirit. Po te kto kangt tjera, jo! Sidomos te kjo qe morem pjese n'Kangen Magjike, ja-ha!

Alba: Ke marre pjese edhe n'Kangen Magjike, a po shpreson me hy n'finale... ose n'gjysem finale?
Korabi: A di qysh... po, me tregu drejt, po shpresoj, se me thane jo... po me rendesi eshte dmth, qe qajo kanga ka dal interesant ka dal e lezetshme.

Alba: E ke punu vet kangen? /vet po c'ka, qy - avn/
Korabi: E kam punu vet! Po. Tekstin, muziken, orkestrimin dhe kendimin, krejt i kam ba vet. Edhe... dmth, shpresoj qe me marre pjese edhe n'gjysem finale dhe n'finale, po tash te shofim.

Alba: Tregove qe punon tan diten ne studio. E ke studion tande apo?
Korabi: Po...

Alba: Perpos qe i bon kange vetes, me kon tjeter bashkepunon prej kengtareve.
Korabi: Po... kam shume kengetare pershembull qe... shoke e moshatar eee... kemi bo kange per Shqipri Kelmendin, per Lasgushin qe ka qen n'Prrall me Tupan ktu te ju. Kam ba kang per Blinera Krasniqin, per Besjana Mucaj. Kam ba kange per kangetaret e moshes t'babit per shembull qe jane Violete Kajtazi, Vjollce Bucaj, Yllka Kuqi, Shqipe Kastrati etj... dmth kam punu gati me... pervec me babin qe punojme dmth cdo here qe jemi... kanget e tij i kompozojme i orkestrojme bashke... atehere na ka ra me punu edhe me moshatare te mi edhe me moshatare t'babit... kemi punu me ni grup t'madh te kangetarve.

Alba: C'a merr per baze per me fillu ni kange me komponu? S'po t'ves kah e gjen inspirimin se vec ke kry shkollen dhe s'besoj se duhet naj inspirim shume i madh per me ba nje kange! A ka dicka, eee... a e ki naj kompozitor qe bazohesh ne punen e tij?
Korabi: Une e pelqej shume eee... pik s'pari une e pelqej shume muziken e filmit. Dmth filmat i kqyri edhe masi e kam kry edhe shkollen edhe ni kange kur te ngoj, nuk e ngoj ma thjesht si kange po i shoh dmth... ia nisi, ne piken e pare e analizoj c'a ka dashte me bo ai mrenda... edhe keshtu po du me than qe edhe per filmat kur ti shoh, nuk i kqyri fort filmat po jav ngoj muziken... po kupton, m'intereson veq pjesa ku e ka muziken mrenda. A, eee... natyra m'bon shume me u inspiru... uji sidomos, edhe m'bon shume edhe kengtaret tjere, kangt e kengtareve tjere... dmth eshte dicka e vogel... edhe n'pergjithsi jane keto, keto... si t'them.. ka, per shembull, mund t'them dy kengtare dhe kompozitore qe jane, qe mu m'pelqejn shume, eshte Xuger edhe Sting, qe prej tyne, dmth ata jane vete kengtare dhe vet kompozitor... edhe keshtu qi, mu m'interesojne shume mi ngu ata dhe i ndegjoj goxha shume.

Alba: Prej kompozitoreve kosovare kon e kishe vequ najkon qe t'pelqen muzika qe e bojn ata... veq mos ma bon kejt jan t'mire?
Korabi: Jo, s'po thom krejt jan t'mire... Une e kisha vequ shume Xhevdet Gashin, i cili njeri nuk eshte qe ka bo hite te tij... ato hite nuk jane t'tina, po ato jane hite edhe perla t'muzikes shqiptare. Per shembull ka shume hite qe ka bo Xhevdet Gashi qe jane t'njoftuna, na i kemi kendu me vite, me vite... ka qe ka punu me babin, ka punu me Sabri Fejzullahun, ka punu me gjith kengtaret... dmth qe jane.. c'a kan qene dhe jane n'top form. Edhe... dmth ate mund ta veqoj ma shume, kurse ka tjere, jane Enis Presheva, Florent Boshnjaku, per shembull... jane disa kompozitore shume t'mire.

Alba: Perpos qe ki marre pjese n'Kangen Magjike... n'Express Live ke tregu qe ki me marr pjese edhe n'Top Fest.
Korabi: Po...

Alba: A e ki kangen e gatshme per Top Fest 6 edhe pse me marr pjese n'topfest?
Korabi: Diqysh....[nderprehet]

Alba: Asht festival rinor. E dime! Vec, c'a t'ka bo per me knu n' topfest?
Korabi: N'qoft se na e bojm ni spot... per... gjat gjith kesaj kohe, dmth, spotet po bohen per reklam...

Alba: Atje e bon reklamen pa pare... knon n'topfest dhe t'leshon n'MyMusic! /kejt belesh - avn/
Korabi: Ehh... dmth ajo thjesht eshte ni reklame shume e madhe, n'qoft se merr pjese. Edhe Kanga Magjike eshte ni reklam shume e madhe. Po qe eshte edhe ni festival prestigjioz, per shembull, muj me fol per te Kanga Magjike. Pjesmarrja te Kanga Magjike u kan se... ajo dihet qe Kanga Magjike ka nxjerr gjith hite... gjithmone... dhe kjo m'ka shty shume qe me marr pjese n'Kangen Magjike... Edhe n'Top Fest, edhe topfesti ka nxerr shume hite, ka nxerr shume kengetare te ri, dmth, ka hapsire shume per kengetare te ri. Edhe per kto edhe m'ka bo shume qe me marr pjese edhe n'Top Fest edhe n'Kangen Magjike... M'pelqen, dmth, organizimi qysh bohen, edhe per ata, dmth...

Alba: Videoklipet, te dyjat i ke realizu me t'njejtin produksion, me sa e di une.
Korabi: Po...

Alba: Me VideoArtin ne Gjilan. Eeee... sa po t'pershtatet puna me ta... edhe qato qe i shohim na n'ekran a jan kerkesa tuja a kan qene ide t'tyne t'cilat ty t'u kan pershtat me kange.
Korabi: Eeee... pik s'pari... puna me VideoArtin eshte shume e suksesshme... dmth, jane pa edhe klipet, qe njerzt i kan pelqy shume, edhe... ato... jane... asht komplet bashkpunimi jone me VideoArtin. Ato normal qe jane kerkesat tona, sepse, ata jan do djem shume t'zellshem dhe do djem qe punojne... punojne jashtzakonisht shume... edhe... ne i kemi bo ato kerkesa tona c'a kemi dasht, ato i kemi nxjerr normal... ata kan shtu edhe prej vetes, dmth asht ni bashkpunim shume i ngroht... edhe, normal gjithcka, dmth, kemi arrit ni sukses qe klipet, te dy klipet jane pelqy. Po mendojme ma vone vec t'avancojme me klipe, qe t'bojme edhe klipe ma t'mira... mbas ktyne dy tjerave.

Alba: A e ki n'plan edhe naj videoklip tjeter ne te ardhmen e afert?
Korabi: Ne te ardhmen e afert... e kam n'plan, eee... e kam n'plan edhe albumin me nxerr, kysmet...

Alba: Kadal se per album folmi kena vakt, rrime... /pijm caj etj - avn/
Korabi: M'fal, m'fal...hehehehe. Pbo, e kam plan dmth, n'qoftse klipi i ri ka me dal, ateher ka me dal bashk me albumin.

Alba: Albumin me sa e di un e ki t'gatshem, pjesen ma t'madhe?
Korabi: I kam diku 15 ose 20 kang te gatshme. Tash...[nderprehet]

Alba: C'a po don me bo, 15 a 20 po don mi qit me ni CD a? /a je normal bre - avn/
Korabi: Po, pse jo! /a mos po t'pengon ty naj sen - avn/

Alba: S'pe len me nda kshtu, mi bo edhe nja tri tjera edhe i qet tri albume permeniher.
Korabi: Po thu ha? /mo bre, sa e meqme koke - avn/

Alba: Po de se zakonisht bohen albumet me 8 kange!
Korabi: E di, po... meqe une e kam studion , edhe meqe e kam kry edhe muzicionin /a po merr vesh a jo - avn/, edhe... shumica e kohes m'shkon aty, pse mos me nxerr ma shum kange... kur kam mundsi me i nxerr.

Alba: ahhaaa...
Korabi: Edhe, per kto kom mendu dmth qi me nxerr ma shume kange.

Alba: Po te kengtaret tone eee... asht ni dukuni qe secili sss... kurkush smunet me i ik... puna e internetit, e blen dikush albumin, ta qet /me vjedh kejt dynjaja - avn/, ligji nuk t'mbron kerqysh ty si kompozitor ose si kangtar i kanges. A po menon qe ia vlen me bo ni investim tille me qit ni album n'shitje?
Korabi: Po, meqe une shumicen e puneve i kryj bashk, dmth, i kryj vet, bashk me babin, ateher mu nuk u'm kushton kurgjo me qit edhe ni album n'treg /a po merr vesh a jo - avn/... poor.. ajo... ato e di qe bohen... po kjo, dmth, muzika gjithmon eshte pjese e jetes. Na, jeten e kemi pas qashtu qe /me vjedh sa t'mujsh a - avn/, mas luftes se di c'a u bo, dmth, edhe ligji akoma nuk funksionon n'rregull, sa i perket te drejtes autoriale, se po t'kishte funksionu ligji, atehere kto gjana normal qe do't bijshin n'vend... edhe... e di qe, e di qe nuk asht fitim me nxjerr album, po normal kur punon edhe...

Alba: Ki qef me t'shkrujt n'karrier qe ki pas album...
Korabi: Normal, se sa ma shume kange, dmth, qe t'punohet, atehere dihet qe ki bagazh me t'madh dhe kur shkon diku me kendu, dmth ki cka kendon se i ki kangt e duhura.

Korab Shaqiri Top Koha

Alba: Perafersisht, kur e ke planifiku me dal albumi n'shitje ose me fjal tjera kur i bjen ai videoklipi i ri... me dal?
Korabi: Eee.. videoklipi i ri i bjen diku mrena ktij viti. Kismet mrena ktij viti! Vetem... po pres edhe... dmth, ni udhetim qe e kam per Vjen, qe e kam tregu edhe n'Express... edhe ta shof dmth tash... ta boj edhe at udhetimin, ta mbaroj, pastaj ta shofim ta nxjerrim edhe albumin... po menoj vec mrena ketij viti nxjerret albumi.

Alba: C'a munesh me na kallxu naj sen per ket udhetimin ton n'Vjen qe ki me bo?
Korabi: Po. Ky udhetimi n'Vjen...[nderprehet]

Alba: Qe asht ma shume kah ana jote profesionale.
Korabi: Po. Aty ka me shkrujt ni veper... e jam tue shkru, dmth, drejt finalizimit jam. Nje veper per dy instrumente, violine edhe violoncel. Edhe asht diku veper rreth 11 minuta. Edhe... atehere do t'marrim pjese n'Vjen, me profesorin Sokol Shupa. Aty do na luhen veprat prej instrumentisteve vienez. Edhe une kam, kam shkrujt ni 11 minutsh, se simfonin e diplomes qe e pata, e kam pas 20 minuta, e aty kam shkrujt ni 11 minutsh, e kam pershtat per dy instrumenta, edhe ajo, dmth... eee...vepra quhet "Nata e fundit" ose duo per dy instrumenta, edhe me ata, dmth, do t'shkojme aty, vetem 4 studenta jemi prej Akademise s'Arteve qe na kan zgjedh... me ata 4 studenta do t'shkojm e do t'paraqitemi.

Alba: Talenta jane... hehehe!
Korabi: Kishe... /shuj se kejt me t'njofshem jane - avn/

Alba: Kishe... hehehe!...Hmm... Gjat kejt intervistes e permende shume babin po sa t'ndihmon nana n'ket pune qe e bon tani?
Korabi: Eee... nana... edhe nanen e kam shume kritike t'muzikes. Per arsye se n'at moment kur ajo na thot kjo kang po m'pelqen edhe kjo kange do t'bohet hit, ajo nime qashtu asht. Dmth eee... n'lidhje me muziken, me ndertimin e ni kange, nuk...nuk din, por n'shijen e saj, shijen muzikore, atehere, e ka shume t'persosun, sikur ajo sikur vllau, Deni. Edhe ai e ka shijen shume t'persosun. Kta t'dy, dmth, rrin gati per kangen, seleksionojne kange, kjo bon, kjo s'bon...

Alba: Ju punoni e ata i seleksionojne: bon, s'bon! Hehehe!
Korabi: Bash qashtu!

Alba: Ok Korab dicka per fund, a ke me shtu?
Korabi: Po... une t'kisha falenderu shume ty Alba edhe gjith shikuest tuj... edhe... vec t'mira, vec suksese prej juve.

Alba: Kqyre qit kamere dhe thirri krejt ata qe po na kqyrin me votu per kangen tande e cila asht n'propozim per ket jave!
Korabi: [i drejtohet kameres] Votoni krejt per mu! Hehehe!

Alba: Aaaa... hehehehe! Te falemnderit shume!
Korabi: Falemnderit edhe juve!

FUND
- - - - - - - - - - -
spjegim: Komentet me "avn" jan te mijat! Teni.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 22 October 2008

Sexy Cana!

Lorik Cana
Photo Adidas

Sexy Cana!
Ueb faqja franceze Myfreesport.fr ka perzgjedhur futbollistet me sexy ne Ligue 1. Mesfushori kosovar i Olympique Marseille, Lorik Cana fitoi epitetin e futbollistit me sexy ne eliten e futbollit francez.

Njeri nga futbollistet me te suksesshem kosovar, Lorik Cana, pos lojes se tij ne fushe, tashme eshte deshmuar edhe me nje ane tjeter te tij. Mesfushori i Kombetares shqiptare, eshte zgjedhur futbollisti me sexy ne Ligue 1. Ueb faqja Myfreesport.fr ka perzgjedhur futbollistet me sexy ne eliten e futbollit francez, ndersa kapitenin e Marseilles e ka vene ne krye te renditjes. "Epiteti i futbollistit me sexy ne Ligue 1, pa asnje dyshim i takon kapitenit te Olympique Marseille, Lorik Cana. Mesfushori shqiptar, 25 vjeç, ka nje fytyre te bukur dhe nje trup te endrrave (1.86m dhe 86 kg). Kete e kane verejtur edhe dizajneret e modes, sikurse belgu Dirk Bikkembergs, i cili shpesh e fton ate per reklama", thuhet ne vleresimin e Myfreesport. fr. Ne anen tjeter, mesfushori i Bordeaux, Yoann Gourcuff eshte renditur i dyti. 22 vjeçari, ka kualitete te shkelqyeshme teknike, por edhe nje fytyre prej engjelli nuk ia demton talentin e tij te futbollit. Ai eshte 1.85m i gjate dhe peshon 79 kg, ndersa çdo dite e me teper ka me shume adhurues. Pozita e trete i ka takuar Tulio De Melo. Sulmuesi brazilian i Lille ka nje potencial per t'i joshur vajzat. De Melo fillimisht eshte verejtur per kualitetet e tij prej futbollisti, ndersa me pas edhe per atraktivitetin fizik. De Melo eshte 1.93m, ndersa peshon 83kg.

RENDITJA E FUTBOLLISTEVE ME SEXY

1. Lorik Cana (Marseille)
2. Yoann Gourcuff (Bordeaux),
3. Tulio de Melo (Lille)
4. Frederic Piquionne (Lyon)
5. Bruno Cheyrou (Rennes)
6. Mickael Pagis (Rennes)
7. Carlos Bocanegra Rennes)
8. Emerson (Lille)
9. Jeremy Clement (PSG)
10. Youssouf Hadji (Nancy)

/Gazeta Express/22.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ermali Dhender!

Ermal Fejzullahu dhe Ariana
Photo KTV/Elbino/Albaniac

Shih Ermalin Dhender!

Elbino:
"Ne ishim te paret qe lajmeruam lidhjen dhe me pas martesen e Ermalit dhe Arianes. Si shume here te tjera, askush nuk na besoi fillimisht, por ja… sic shikoni dhe ne foto javen e shkuar cifti i ri Fejzullahu duket mese i lumtur dhe i mrekullueshem tek hyjne ne sallen martesore te hotel “Grand”. Ndryshe nga c’perflitej, nuk ka pasur disa ceremoni por vetem nje, ku kane qene te ftuar (ashtu sic pritej) midis familjareve dhe shume figura te njohura per publikun shqiptar. Cifti ka kercyer nen ritmet e Sinan Vllasalliut, Shkurte Fejzes, Miranda Hashanit etj. Ende nuk e dime se ku do ta zhvillojne muajin e mjaltit, por dime qe cifti Fejzullahu do te jetoj ne shtepine e re te Ermalit qe flitet se ka kushtuar goxha. Shume shume urime ciftit dhe nje jete sa me te lumtur." /elbino/albaniac/22.10.08/
+tag: darsma dasma ermalit ariana cakolli ermal
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F-Five Club: Meda Show

Mehdin Pergjecaj Meda

F-FIVE CLUB
Te Shtunen me 25 Tetor 2008
MEDA SHOW & ELMIRANDI
Dj Jaz, Dj Limi, Dj Lumix
Hip Hop RnB ShqipMusic House

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne

078 911 98 15
076 596 44 85

Switzerland
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ulpiana Club: Labinot Tahiri & Rezarta Shkurta

Labinot Tahiri & Rezarta Shkurta

Te shtunen me 25 Tetor 2008

Per here te pare ne UlpianaClub

- Labinot Tahiri - LABI
- Rrezarta Shkurta
- Bekim Kumanova
- Nexhi
- Avnia

HYRJA PER FEMRA DERI NE ORA 23:00 FALAS

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 21 October 2008

Shqiptarja Arjeta Zhuta Pretendente Per Te Perfaqesuar Zvicren

Arjeta Zhuta
Photo Unknown

Shqiptarja Arjeta Zhuta Pretendente Per Te Perfaqesuar Zvicren

Thuajse ne te gjitha mediat e shkruara zvicerane, eshte dhene lajmi se kengetarja me prejardhje nga Maqedonia, Arjeta Zhuta, do te jete kandidate potenciale per te perfaqesuar Zvicren ne Evrovizion. Arjeta pritet te jete e pranishme ne evenimentin e rendesishem te muzikes evropiane me 16 maj te vitit te ardhshem qe do te mbahet ne Rusi. Ajo do te jete ambasadore e vertete e muzikes dhe e para shqiptare qe do ta perfaqesoje Zvicren ne Evrovizion. Mediat zvicerane, gjithashtu e kane parapare, se Arjeta mundet ti kete nga 12 pike nga Shqiperia, Maqedonia, Gjermania, Austria, sepse njihet shume mire nga keto shtete, prandaj e shohin ikone te fitores se Eurovizionit. /Gazeta Express/21.10.08/

Shenim:
Arjeta Zhuta - pseudonimi Ari, banon ne Uitikon Waldegg (Zvicer). Datelindja 12.11.1986. Studente e Fakultetit Juridik-Zvicer. E gjate 1.60m, e rende 52kg, ngjyra e flokeve e kafte, syte geshtenje, e lindur ne Struge te Maqedonise. Hobi: Kenga, vallezimi, fotografia, ecja me miqe, ushqimi i mire dhe leximi. Arjeta ishte pjesmarrese ne audicionin e njohur POPSTAR te organizuar nga kanali televiziv gjerman ProSieben, ku edhe doli tek 5(pese) vajzat me te mira te ketij audicioni./albavipnews/

Arjeta ZhutaArjeta ZhutaArjeta ZhutaArjeta Zhuta

Ari ne Popstar

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 20 October 2008

Miss Globe Kurora Vjen ne Shqiperi

Almeda Abazi Miss Globe 2008
Photo albaphoto.blogspot.com, TVSH

Miss Globe Kurora Vjen ne Shqiperi

Almeda Abazi eshte shqiptarja qe u shpall mbreme "Miss Globe International 2008". Edicioni i peste i bukurise femerore perfshiu ne gare 40 vajza te ardhura nga vende te ndryshme te botes te cilat sfiluan dhe i dhane jete spektaklit te mbremshem mbajtur ne mjediset e Pallatit te Sportit "Asllan Rusi" ne Tirane. Spektakli u prezantua nga Miss Albania 1995 Hygerta Sako e shoqeruar nga Peter Bross, nen regjine e Petri Bozos. Gjate turit u zhvilluan 3 minikonkurse, si "Miss Bikini", qe u fitua nga perfaqesuesja e Maqedonise, "Miss Talenti" dhe Miss "Disco Queen" qe u fituan nga perfaqesuesja e Armenise. Ne oret e spektaklit nje atmosfere te vecante krijuan te ftuarit, mes te cileve edhe Alban Skenderaj dhe Miriam Cani, te cilet kane kenduar se bashku, Redon Makashi, Aleksander Gjoka, Anjeza Shahini, Evis Mula, Valbona Mema etj. /d.b./Balkanweb/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Shefki Kuqi Synon Premierligen


Photo Astrit Ibrahimi

Synon Premierligen

Shekfi Kuqi shenoi edhe golin e tij te dyte me Crystal Palace, prej se u rikthye ne kete ekip. Ai thote se tash raportet me tifozet kane ndryshuar, pasi ata e kane pritur me mire sesa kur u transferua te ky klub. Objektiv i sulmuesit kosovar eshte te luaje dhe te shenoje sa me shume gola, ndersa me Palace synon Premierligen.

Prishtine, 19 tetor — Shefki Kuqi ka riperterire karrieren e tij me Crystal Palace, duke shenuar edhe golin e tij te dyte ne kater ndeshjet e fundit. Sulmuesi kosovar, i cili ishte vene ne transferliste, pas gjestit te pahijshem ndaj tifozeve te Palaces, jave me pare e fitoi nje rast te dyte nga menaxheri Neil Warnock. Dhe Kuqi nuk e zhgenjeu duke shenuar serish gol per Palacen, ne fitoren 3-0 kunder Barnsleys. Reprezentuesi finlandez thote se edhe vete eshte i habitur qe serish ka gjetur veten me fanellen e Crystal Palaces. "Si rrodhen gjerat me heret kam menduar se nuk do te luaj kurre me ne kete ekip. Madje, kam thene qe kurre s'do te luaj me per Palace", deklaroi ai per Express te dielen. Mirepo, ai pohon se nuk e ka pasur mendjen te dorezohet, prandaj edhe ia arriti qellimit te tij - te luaje serish. Sipas Kuqit, eshte per t'u habitur edhe harmonia e tij me tifozet, pikerisht me te cilet edhe pati probleme. "Raportet me tifoze jane shume te mira. Me kane pritur shume mire prej se jam rikthyer. Madje, eshte per t'u çuditur se tani me kane pritur me mire se kur jam transferuar te ky klub", theksoi Kuqi. Palace nuk di per humbje ne kater ndeshjet e fundit, ne te cilat ka shenuar tri fitore, ndersa nje here ka barazuar. Sipas Kuqit, nese ekipi i tij do te vazhdoje me kete forme, mund ta sigurojne nje vend ne playoff, qe eshte edhe objektiv i klubit nga Selhurst Park. "Rezultatet te cilat i kemi arritur deshmojne se jemi ne rruge te mire. Kemi gjasa shume te mira per te luftuar per Premierlige. Synojme ta sigurojme nje vend ne playoff, pasi objektiv i ekipit eshte te sigurojme nje vend ne eliten e futbollit anglez", pohoi sulmuesi vushtrrias. Kuqi pranon se gjithmone para sezonit te ri, i ve vetes nje objektiv per numrin e golave qe deshiron ta shenoje. Sipas tij, nese nuk shenon me se paku 20 gola per nje sezon, e konsideron veten te pasuksesshem. "Dihet qe kete sezon nuk e kam filluar si hereve te tjera. Mirepo, qellimi im eshte te luaj vazhdimit dhe te ze nje vend ne ekip, duke luajtur çdo jave. Nese aktivizohem rregullisht, e di se do te shenoj. E njoh mire Premiershipin dhe nese nuk arrij te realizoj me se paku 20 gola, une vete do te jem i pakenaqur", perfundoi Kuqi.

Shenim: NEIL BESON NE PREMIERLIGE
Menaxheri i Crystal Palace, Neil Warnock ka pranuar se ekipi tij ka filluar te duket si kandidat potencial per inkuadrim ne Premierlige, pas fitores se thelle 3-0 ndaj Barnsleys. "Ne jemi ne forme te mire dhe tani mund te shenojme gola per dallim nga muajt e pare, kur ekipit i mungonte efikasiteti. eshte menyra se si luajme ajo qe po me gezon me se shumti. Mendoj se ishim te etur per fitore kunder Barnsleyt. Punuam shume gjate gjithe javes dhe fituam me merite", deklaroi Warnock per mediat angleze.
/Herolind Beqaj/Gazeta Express/20.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 19 October 2008

Xhejlane Godanci - Drenusha e Familjes

Xhejlane Godanci
Photo Astrit Ibrahimi

DRENUSHA E FAMILJES

Ne gjuhen turke emri i saj do te thote Drenushe. Ne “Familjen moderne” e quajne Buqe. Thote se nuk i perngjan asaj aspak ne realitet. Po ju prezantojme aktoren e serialit “Familja moderne”, Xhejlane Godancin.

Prishtine, 18 tetor
Po behen 7 vjet qe je ne “Familje...”, si po e ndien veten,a mos eshte bere pak bajat?
Godanci: Jo, nuk me eshte bere bajat, perkundrazi, çdo sezon po me duket se po na hyn ne qejf me shume. eshte per çudi dhe ne po punojme si ne fillim. Zakonisht kur je me nje pune, nje kohe te gjate veçse fillon te krijosh njelloj atmosfere qe nuk e do? Godanci :Po, eshte e thene dhe e ditur, por kolegjialiteti qe ekziston dhe atmosfera qe eshte, nuk na lejon qe kjo pune te na behet bajat.

Kur je me nje rol per 7 vjet, a ndikon kjo qe te mos koncentrohesh ndoshta ne role te tjera?
Godanci: Jo, nuk ndikon .... Ndoshta na merr kohe dhe nuk mund te punojme ne shuam vende, sepse kemi prova dhe xhirime, mirepo qe te koncentrohem nuk me pengon aspak.

Shikuesit po te shohin vetem ne “Familje moderne”, po a je e angazhuar edhe diku tjeter?
Godanci: Po, une punoje ne teater. Çdo te shtune jam ne teatrin e femijeve dhe luaj ne shfaqje te femijeve si “Picerraku”, “Minuku Lozonjar”, “Princesha dhe Dragoi”, “Topi hopi”, e shuam shfaqje te tjera.

A te pelqen kjo pune qe ben, apo e ndan ate nga “Familja...”?
Godanci : “Familjen moderne” nuk e ndaj prej teatrit. Filmin e ndaj prej teatrit, mirepo “Familja...” eshte njelloj teatri. Dihen kamerat ku jane, jane kuadro, i ushtrojme ato me regjisorin Fatos Berisha, qe shume mire e ben ate pune. S’kemi asnjehere probleme qe te deshtoje xhirimi.

Pse e ndan filmin?
Godanci : Une jam edhe ne film, mirepo nuk e dua sikurse teatrin, njejte eshte edhe me fotografine. Me duket shume artificiale te pozosh. Une kam deshire te luaj gjalle dhe rolin ta bej mire.

Po te puna e skenarit,a ka raste kur vete hyn me idete e tua?
Godanci: Keto karaktere tashme i kemi bere tonat dhe e dime se secili karakter çka kerkon. Na ndodh qe te shtojme diçka apo te heqim diçka, per kete edhe jane provat.

Me ke i ke raportet me te mira ne “Familje...”,a mund te veçosh dike?
Godanci : Krejt i kam shoke dhe shoqe te mira, mirepo me Yllken edhe Vloren jemi pak me te lidhura prej fillimit. Rrime edhe jashte provave dhe kemi muhabete jashte profesionit.

A te ndodh qe rruges njerezit te te njohin me shume si Buqe sesa si Xhejlane Godanci?
Godanci: Po, shume shpesh...

Edhe, si je ndier ne ato momente?
Godanci: Ndonjehere mire, ndonjehere keq. Varet sesi flasim dhe si te ofrohen. Sot, p.sh. te shkolla “Elena Gjika” ishin mbledhur femijet edhe ia filluan te bertasin Buqja, Buqja, edhe ka qene ndjenje e mire.

A ka diçka tenden ne karakterin e Buqes?
Godanci: Jo, nuk ka asgje. Mund te pyetni shoqerine time. Nuk me pelqejne thashethemet, ndersa intrigat i urrej shume. Ndoshta bash per faktin qe nuk jam ashtu, e bej me mire.

Po kthehem pak te Fakulteti i Aktrimit,ku je edhe profesoreshe, si po e sheh punen e studenteve?
Godanci: Kurrqysh hiq.

A eshte fjala qe nuk e kane vullnetin qe e keni pasur ju dhe gjenerata juaj?
Godanci:Nuk e kane vullnetin qe e kemi pasur ne. Ne kemi punuar me loçke te zemres.

A do te vazhdosh te jesh pjese e “Familjes moderne”?
Godanci: Me deshiren time, po...

/RTK/Gazeta Express/19.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

James Belushi: Te Ndihmojme Shqiperine!

Jim Belushi
Photo Beqir Sina

Jim Belushi : "Ne kete periudhe, ka lidere te shkelqyer ne Shqiperi. Kam nje besim te madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij per te sjelle ne Shqiperi prosperitet dhe nje jete me te mire. Edhe une dua te jem pjese e ketyre planeve, sepse nje gje e tille me duket e drejte."

BOSTON - MASACHUSETS : Kisha e pare orthodokse shqiptare ne Boston - Amerike, - Kisha e Shen Gjergjit, ne kremtimin madheshtor te 100 - Vjetorit te saj, e dekoroi aktorin e famshem te Hollivudit, Jim Belushi(Xhim Bellushi), me motivacionin “Per kontributin e larte qe me emrin e tij si shqiptar - ka bere ne prezantimin e vlerave kombetare, teksa eshte prezantur, se eshte shqiptar”. Njohja me emrin e tij si aktor me origjine shqiptare, behet shkak dhe i meritave te tij te konsiderueshme, per zhvillimin e kultures dhe te artit shqiptar, nepermjet prezantimit te tij prej nga e ka origjinen shqiptare.

Kete, ai e ka bere sa here eshte pyetur nga gazetaret amerikane, ne mbare opinionin Amerikan, duke treguar origjinen e tij se vjen nga rrenjet shqiptare me baba e nene shqiptare. James (Jim) Belushi ka lindur ne 15 Qershor 1954 ne Chicago. Jimi eshte i lindur nga prinder shqiptare; i jati, Adam( Adem), emigroi ne Amerike, kur ishte 16 vjeç, ndersa e jema, Anjeza(Agneza), ka lindur ne Amerike nga prinder shqiptare.

Kjo, dekorate iu dha aktorit te njohur me origjine shqiptare Xhim Belushi, i ftuar special ne pjesemarrjen e mbremjes festive me rastin 100-vjetorit te Kishes Ortodokse Shqiptare, te themeluar nga Theofan Stilan Noli. Rendesia e kesaj dekorate, qendron ne faktin se ky eshte nder te vetmit aktore te medhenje me origjine Shqiptare, ne Amerike, qe njihet deri me sot, dhe ai nuk e ka mohuar asnjehere origjinen e tij - Shqiptare.

Pra, ne koleksionin e tij te madh prej dekoratave, çmimeve dhe vleresimeve qe ka marre deri tani Ylli i Hollivudit, aktori me origjine shqiptare Jim Belushi (Xhim Bellushi), aktor, komedian dhe nje aktor i shquar i muzik-hollit, ka ne kete koleksion dhe kete dekorate, te dhuruar nga shqiptaret e Amerikes. Dekorate, kjo e cila eshte dekorata me e larte e dhene deri me tani, nga bashkevendasit e tij ne Amerike. Kjo eshte njohja e pare qe kjo pjese e bashkesise shqiptare te SHBA-se, i bene ketij aktori me origjine shqiptare, nga shqiptaret e hershem e te rinje.

Ende ne faqet e shtypit shqiptar ne Amerike, percillet pjesemarrja e aktorit te famshem me origjine shqiptare ne darken e themelimit te Kishes se pare orthodokse shqiptare ne Boston - Amerike, - Kisha e Shen Gjergjit, ne kremtimin madheshtor te 100 - Vjetorit. Shtypi shqiptar po "zbulon" nga fjalimi i tij dhe deklarimet e tija edhe te vertetat se perse Belushi po shkon ne Shqiperi. Fjalimin e tij ne darken e 100 Vjetorit te Kishes se Shen Gjergjit, Xhim Belushi e perfundoi me kujdesin qe duhet treguar per edukimin e femijeve ne Shqiperi, shkruan sot nje medie shqiptare nga Bostoni.

Ajo shkruan se "Ai e perseriti disa here: “Te ndihmojme femijet!” Ai ishte befasuar kur kishte degjuar se 25% e nxenesve te shkelqyer ne shkollat e Bostonit ishin shqiptare... Kryekisha e Shen Gjergjit i dhuroi nje medalje Belushit dhe informoi se do te behen donacione ne emer te Xhim Belushit per “Shtepine jetimore ne Durres, qe mbeshtetet nga Kisha Ortodokse shqiptare ne Amerike."

Aktori i madh do te niset se shpejti per ne Shqiperi, lajmerim ky qe eshte bere prej dites kur ai e deklaroi kete. "Te ndihmojme Shqiperine!" ,- ishte fjala e tij e fundit ne kremtimin madheshtor te 100 - Vjetorit te themelimit te Kishes Ortodokse Shqiptare Shen Gjergji ne Boston.- duke perfundur se "Kjo mbremje festive na ka mbledhur te gjithe se bashku: ortodokse, katolike, myslimane..., te gjithe jemi shqiptare!”.

Mirepo, "sekretet" e Belushit, me vendin e te pareve, Shqiperine, te cilen ai po e permend me shume krenari, vazhdojne t'i rremojne edhe me shume thenjet e tija ne shtypin shqiptar. Lidhjet e tija me Shqiperine, duket se nuk jane me ndonje sekret.... Ai thote me mburrje kudo se" E dua Shqiperine, eshte vend shume i bukur. Solla tim ate ne 1997-en, nje vit perpara se te nderronte jete. S`ishte kthyer aty per me se 63 vjet, ndaj ishte nje eksperience e bukur te zbulonte nga e para vendlindjen e tij, kurse per mua ishte fantastike te zbuloja rrenjet.

Tani ai ka vendosur edhe me nje pjese te fitimeve te tija, pse jo, t'i investoj edhe ne vendin e te pareve ne Shqiperi. Xhimi i ka thene, gjate nje interviste, gazetarit nga Tirana, se" Jam lidhur me disa burra(nje firme Kanadeze - Amerikane, e cila ka nenshkruar nje kontrate me qeverine shqiptare, per eksplorimin e metaleve ne malet e Mirdites) ne Montreal, te cilet po perpiqen te hapin biznes ne Shqiperi. Jemi ne fazat e para e deri tani kam pasur sukses, me teper fale bashkepunimit te shkelqyer me qeverine shqiptare." Keshtu, i eshte pergjigjur revistes, aktori i famshem me origjine shqiptare Xhim Belushi, duke vijuar se kete jave per shembull, jemi marre me formalitetet. Belushi pohon se " Ne kete periudhe, ka lidere te shkelqyer ne Shqiperi. Kam nje besim te madh te lidershipi i Kryeministrit Berisha dhe te planet e tij per te sjelle ne Shqiperi prosperitet dhe nje jete me te mire. Edhe une dua te jem pjese e ketyre planeve, sepse nje gje e tille me duket e drejte. Flas pak shqip, aq sa me duhet per kete pune.", rrefehet aktori yne i famshem me origjine shqiptare Jim Belushi - ne planet e tij me Shqiperine. Te cilen pritet t'a vizitoje sipas tij brenda muajit tjeter./BEQIR SINA, Boston/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online