All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 15 November 2008

Krasniqi vs Dimitrenko: Endrra Merre Fund!

Krasniqi vs Dimitrenko
/photo zdf/

Krasniqi vs Dimitrenko
15 nentor 2008

ENDRRA MERRE FUND!

20 sekonda para perfundimit te raundit te 3-te, Luani merre nje goditje fatale ne brinj (pleksus) dhe endrra per kampion te botes ketu merre fund! Pasi kishte numeruar deri ne 8, gjyqtari Manuel Oliver Palomo nderpren mecin 6 sekonda para perfundimit te raundit.

Ne te gjitha raundet, Luani ishte me i mire dhe ishte me agresiv ne lufte. Por ja qe "thivi" rus, edhe kesaj here gjeti nje pike te dobet. Si duket ne shqiptaret kemi bere tradite me "pika te dobeta" ne cdo sfere te jetes.
Krasniqi vs Dimitrenko

Krasniqi vs Dimitrenko

GODITJA FATALE! RRALLE E PERMALL! Shiko kendin majtas poshte!
Krasniqi vs Dimitrenko

Shiko: Krasniqi vs Dimitrenko Video
- - - - - - - - - - - - - - - -
MEDIAT
- - - - - - - - - - - - - - - -
Perfundon karriera e Luan Krasniqit?

Boksieri kosovar me pasaporte gjermane, Luan Krasniqi, pavaresisht se dominoi ne dy raundet e para, u mposht ne raundin e trete perballe ukrainasit Alexander Dimitrenko, dhe kjo perballje mund te jete e fundit ne karrieren e tij.

Luani e nisi shume mire mecin duke pasur nje raund te pare te ekuilibruar, ku Krasniqi ishte me sulmues, dhe taktika e tij ishte t’i afrohej dhe ta godiste nga afer kundershtarin e tij, gje qe e beri gjate gjithe raundit te dyte, kur ishte dominues, dhe kjo dha shenja se shume shpejt Luani do ta perfundonte ndeshjen me nokaut, mirepo keshtu nuk ndodhi.

Boksieri nga Juniku edhe raundin e trete e filloi shume mire, duke i dhene disa goditje te renda ukrainasit, por nje goditje e papritur, nder te rrallat te Dimitrenkos, ne pjesen e djathte te barkut, i kushtoi Luanit me dorezimin e mecit.

Kjo humbje e Luan Krasniqit, sipas te gjitha gjasave do t’i kushtoje edhe me karriere, pasi qe eshte shume e veshtire qe njeri nga boksieret me te medhenj shqiptar, te rikthehet dhe te garoje serish per ta realizuar endrren e tij: te shpallet kampion bote!

Kjo ishte fitorja e njezetenente nga njezetenente perballjet e Dimitrenkos, ndersa kjo fitore ia hap rruget per nivelet me te larta te boksit boteror. /telegrafi/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Krasniqi (s')pensionohet

Luan Krasniqi serish eshte i pavendosur. Ai thote se do te diskutoje me te afermit e tij, para se te marre nje vendim perfundimtar. Ndonese shume besojne se erdhi koha qe ai te pensionohet, zyrtaret e klubit te tij e kane lene te hapur mundesine qe kosovari ta vazhdoje karrieren

Pas humbjes nga Alexander Dimitrenko duket se ish-kampioni evropian, Luan Krasniqi arriti ne fundin e karrieres se tij. Per shume kjo humbje nenkupton edhe ikjen e ‘trenit te fundit”.

Megjithate, boksieri kosovar ende nuk e ka marre nje vendim per te ardhmen e tij. Ai do te konsultohet me te afermit dhe bashkepunetoret e tij, para se te percaktohet se cfare do te beje me tutje.

“Nuk do te vendos menjehere pas mecit nese do ta perfundoj karrieren. Tani do te diskutoj me te afermit e mi, para se te marr nje vendim per te ardhmen time”, ka thene Krasniqi ne ueb sajtin zyrtar te tij.

Ne fakt, Krasniqi e ka filluar shume mire mecin kunder Dimitrenkos, por nje goditje e ukrainasit doli te jete fatale per ate. “E pata mecin nen kontroll. Por, per here te pare ne karrieren time 20-vjecare, pranova nje goditje te tille. Kurre me pare nuk kam pasur nje dhimbje te tille”, theksoi ai.

Luan Krasniqi ne agoni

Krasniqi edhe ashtu nuk ishte ne Top 15 te renditjes boterore dhe kjo humbje vetem se do ta demtoje ate me teper. Ai nuk ka gjasa reale qe per nje kohe te shkurter te luftoje per ndonje titull te madh.

Por, promotori i tij, Klaus-Peter Kohl e ka lene te hapur mundesine qe kosovari ta vazhdoje karrieren. “Luani e deshmoi se ende nuk eshte plakur dhe qe eshte pergatitur shume mire”, tha Kohl per mediat gjermane. “Ne tani duhet te presim per te pare se cfare do te ndodhe pasi ai eventualisht mund te kerkoje te boksoje ne nivelin me te larte dhe ne sportin tone ndonjehere ka alternativa”, pohoi ai.

Edhe Jean-Marcel Nartz, drejtor teknik i klubit te Krasniqit, Universum Boxing nuk beson se paraqitja e boksierit junikas ka qene e dobet dhe se ai mund ta kete nje rast tjeter.

Edhe ne korrikun e vitit te kaluar, Krasniqi pati humbur me nokaut teknik njerin nga mecet me te rendesishme te karrieres se tij. Ai i zhgenjeu te gjithe ne sfiden, e cila do t’ia siguronte perballjen per titull kampioni te botes ne versionin WBO. Atebote flitej per nje pensionim te mundshem te kosovarit, por ai vendosi qe serish t’i rikthehet ringut. /gazeta express/16.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club: Tingulli 3nt, Mimoza Shkodra, Bekim Kumanova

Boleros 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

Tingulli 3nt, Mimoza Shkodra, Bekim Kumanova, DJ Dasul
LIVE 100%

Hyrja 10sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sugar Free Club 22 Nentor 2008: Alban Skenderaj

Sugar Free Club 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

Ne ora 20:30
ALBAN SKENDERAJ

Hyrja Gratis per Femra deri ora 21:00

Sugar Free Club
Dardane (ex-Kamenice)
Tel. 076 219 67 59/ 044 506 411
sugarfree-club.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Space Club Peja 22 Nentor 2008: Shpat Kasapi

Space Club Peja 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

SHPAT KASAPI
DJ Baki, DJ Denna, DJ Besi

ORA 20:30

Kontakt:
Adnan Hyseni
tel. 044 385 445
spaceclub-peja.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ulpiana Club 23 Nentor 2008: Ermal Fejzullahu, Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Meda, Stupcat

Ulpiana Club 23 Nentor 2008

TE DIELEN ME 23 NENTOR 2008

Nga Ora 16:00
SINAN VLLASALIU, NORA ISTREFI, MEDA, ERMAL FEJZULLAHU, STUPCAT
DJ Vali, MC Flo

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ulpiana Club 22 Nentor 2008: Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi

Ulpiana Club 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

SINAN VLLASALIU & NORA ISTREFI 100% Live
Nexhi, Avnia, DJ Rico, Mc Flo, DJ Vali

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 22 Nentor 2008: DJ Blunt

Rinora 4 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

DJ BLUNT

Resident Dj's:
MC Beka, DJ Dalool, DJ Muli

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 21 Nentor 2008: Remzije & Nexhat Osmani

Rinora 4 21 Nentor 2008

TE PREMTEN ME 21 NENTOR 2008

REMZIJE dhe NEXHAT OSMANI
MC BEKA, DJ DALOOL, DJ ASTRO

21:00 deri me 05:00

Hyrja 15 chf

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Macumba Club 22 Nentor 2008: K-OS, Mentor Kurtishi

Macumba Club 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

GRUPI K-OS & Mentor Kurtishi
Valbona & Hevzi Kumanova

HYRJA DERI 23:00 PER FEMRA FALAS!

MACUMBA CLUB FRIBOURG
MACUMBA CLUB
Rte de Tavel 17
Fribourg
Switzerland

Tel: 079 616 77 43
macumbaclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 21 Nentor 2008: Arta Bajrami

Insomnia Club 21 Nentor 2008

TE PREMTEN ME 21 NENTOR 2008

MBREMJE SPECIALE
ARTA BAJRAMI, MUHAMET SEJDIU, LABINOT REXHA, ENKELEDA

HYRJA FALAS!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F-Five Club 22 Nentor 2008: Hekuran Krasniqi, Stupcat

F Five Club 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

HEKURAN KRASNIQI, STUPCAT, ELMIRANDI
DJ Jaz, DJ Limi, DJ Lumix

22:00 - 23:00 HYRJA FALAS PER FEMRA!

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Diskoteka Time 22 Nentor 2008: Duli

Diskoteka Time 22 nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

MBREMJE SPECIALE
DULI

Robinienhof 3 (Marktplatz)
45894 Gelsenkirchen Buer

diskoteka-time.de
0160 953 10 462
0173 160 7 530
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sparta Club: Lori

Disco Sparta 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

LORETA KACKA - LORI

Club Lounge Sparta
Netzenstrasse 4
CH - 4450 Sissach

www.discosparta.ch
tel.Senad: 076 702 81 55
tel.Duli: 076 378 59 67
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 22 Nentor 2008: Ermal Fejzullahu, Blero

Disco Bilboa 22 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

ERMAL FEJZULLAHU, BLERO
Bujar Osaj, Feridi
Mc Man D, DJ Duli, Armendi

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041
Munchen Oberhaching
0173 192 29 77
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disko Tanzpalast 22 Nentor 2008: Meda, Bajram Gigolli

Disko Tanzpalast 22 Nentor 2008 Meda

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

MEDA, BAJRAM GIGOLLI
Prej ores 21:00 - 05:00

Diskothek Tanzpalast
Besim Shala
Am Bahnhof 2
Horgau
86497 Augsburg
Germany

0176 207 27 775
0173 569 50 78
diskotanzpalast.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

M Club 22 Nentor 2008: Artiola Toska

M Club 22 Nentor 2008 Artiola Toska

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

ARTIOLA TOSKA
DJ Toni (Mix International), DJ Blond (Mix Shqip)

Per anetaret e rregullte HYRJA GRATIS!
Personi i cili e ka ditelindjen gjate jave, te Shtunen e ka hyrjen Gratis plus nje pije Prosecco.

Nga 21:00 deri 05:00

MCLUB DISCOTEKA
Rosenkavalierplatz 12 (Arabella Park U4)
81925 München

Info: 0176 77 05 74 87 (Drenusha)
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 14 November 2008

Miss Earth 2008: Yllka Shkelqeu Por Pa Cmim

Agnesa Vuthaj Karla Henry dhe Yllka Berisha
/photo telegrafi/

Karla Henry “Miss Earth 2008”, Yllka shkelqen

Ndonese, Yllka Berisha nuk mori ndonje cmim ne naten finale, ajo u lavderua shume per perfaqesim dinjitoz, pjesemarrje e cila eshte mundesuar nga “Agnesa Vuthaj Association”.

Ne Pampanga, Filipine, eshte mbajtur “Miss Earth 2008” (me 9.11.08), ku per here te pare Yllka Berisha, Miss Kosova 2007, ka prezantuar Kosoven si shtet ne kete eveniment te bukurise boterore.

“Miss Earth 2008” u kurorezua bukuroshja e vendit, Miss Filipine, Karla Henry, shoqeruese e pare u shpall Miss Tanzania, Miriam Odemba, shoqeruese e dyte Miss Meksika, Abigail Elizalde dhe shoqeruese e trete, Miss Brazili – Tatiane Alves.

Gjate mbremjes finale, ishte edhe Agnesa Vuthaj, per ta perkrahur perfaqesuesen e Kosoves si dhe per t’u takuar me organizatoret e “Miss Earth”, me qellim te vazhdimit te bashkepunimit.

Ndonese Yllka Berisha nuk mori ndonje cmim ne naten finale, ajo u lavderua shume per perfaqesim dinjitoz te Kosoves e sidomos per angazhimin dhe projektet e saj per ruajtjen e ambientit. /telegrafi/14.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Foto Galeri e Yllkes ne Miss Earth 2008

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls: Mister Puls 2008

Disco Puls 22 Nentor 2008 Mister

TE SHTUNEN ME 22 NENTOR 2008

MISTER PULS 2008

Mysafire:
Arta Bajrami, Bajram Dobra

Moderator:
LABI RTV21

Resident DJs:
DJ DEE NELI, DJ F FLOW, DJ LENI

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls: Miss Puls 2008

Disco Puls 21 Nentor 2008 Miss

TE PREMTEN ME 21 NENTOR 2008

MISS DISCO PULS 2008

Mysafire:
Hekuran Krasniqi, Bajram Dobra, Duli, Rejhana
Miss Shqipetarja ne Evrope - Miss Gjeni

Moderator:
LABI RTV21

DJ JAZ, DJ DEE NELI

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Space Club Peja: Sabri Fejzullahu

Space Club Peja me 15 nentor 2008

TE SHTUNEN ME 15 NENTOR 2008

SABRI FEJZULLAHU
DJ Baki, DJ Denna, DJ Besi

ORA 20:30

Kontakt:
Adnan Hyseni
tel. 044 385 445
spaceclub-peja.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Cfare Preparati Per Floke Perdore Meda?

Meda ne Top Koha KTV

Meda ne Top Koha KTV

Kengetari i njohur kosovar, Mehedin Pergjecaj i njohur si Meda, rrefen gjera interesante ne lidhje me jeten e tij, gjate emisionit argetues "Top Koha" ku ai ishte mysafir te merkuren qe shkoi me 5 nentor 2008. Biseden qe e zhvilloi Alba Morina, autore e emisionit, mund ta ndiqni ne teresi ne videon me poshte.

Ne pika te shkurtera, nga kjo bisede mesuam si vijon...

  • Meda kishte ardhur enkas nga Gjermania te marre pjese ne kete emision.
  • Eshte fans i Bayernit
  • Edhe vete ka luajtur futboll si 17 vjecar per 3 vite ne klubin futbollistik Freiburg te Gjermanise. Mirepo, per shkak te disa lendimeve serioze qe kishte marre, eshte detyruar ta braktise kete sport.
  • Ndersa sa i perket muzikes apo sic e quan Meda "sporti i dyte" per te, kjo ka zanafillen qysh nga mosha 7 vjecare. Kjo me shume per shkak se muzika ishte nje tradite ne familjen e tij.
  • Albumi i pare ka qene ne bashkepunim me Ismet Bexhetin. I dyti me grupin "Korona". Nje kuriozitet lidhet me albumin e trete i cili ka dale me emrin "Dini" e jo "Meda". Sipas Medes, kjo kishte qene nje lapsus te cilin ata e kane verejtur pasi kane dale CD-te ne treg dhe nuk kane pase mundesi ta ndryshojne me pas. Ne fakt Dini eshte vellau i Medes.
  • Sipas "adeteve" te vjetra shqiptare, emrin Mehedin e ka marre nga axhi i babait i cili kishte qene ne ate kohe "pleqnar" i fshatit. Perndryshe, familja e Medes vjen nga fshati Lumbardh ku mbiemri "Pergjecaj" edhe karakterizon kete vend. Ndersa vet Meda ka lindur ne Prishtine dhe ka jetuar diku 12 vjet ne Hajvali (hyrje te Prishtines). Me pas ka levizur ne Gjermani ku gjindet qe me se 17 vite tani.
  • Si kengetari me i shitur ne treg, ne lidhje me kete fakt Meda thote se ndihet shume mire.
  • Udhetimet e shpeshta me aeroplan e karakterizojne veprimtarine muzikore te Medes, pasi ai eshte shume i kerkuar dhe i duhet te udhetoje nga nje vend ne tjetrin ne koncerte dhe ahengje te ndryshme. Orari me i ngjeshur deri me tash ka qene para dy viteve, sic tregon ai, kur kishte bere rreth 160 fluturime. Ndersa i ka ndodhur qe brenda nje dite te kete deri me 6 fluturime. Nje gje interesante na e zbulon Meda ne lidhje me fluturimet me aeroplan. Ai jashtezakonisht i frikesohet cdo fluturimi dhe zakonisht naten para fluturimit nuk e ze pike gjumi. Ndersa para fluturimit, merre kokrra per qetesim (apo gjumi) ne menyre qe ta kaloj kete eksperience sa ma lehte. Kokrrat e gjumit edhe ashtu i mban prane pasi zakonisht ka problem me gjume fale orarit te parregullte ku i duhet te rri i zgjuar naten per te bere muzike, ndersa i mbetet te flej diten.
  • Sa i perket muzikes, ne te kaluaren ka pasur bashkepunime me shume artiste dhe autore, por kohet e fundit eshte duke bashkepunuar me Fatmir Mujen me kenget e te cilit ka arritur nje sukses te vecante. Incizimet i bene ne studion e Erroll Jakupit.
  • Mesojme se Meda per momentin nuk ka veture te veten por e perdore Mercedesin e babait. Dhe gjate udhetimeve me veture neper Gjermani, ka deshire te flej shume (mesiguri gjersa e vozite ndonje bashkepunetore i tij) dhe te ha fli ose pite gjate udhetimit apo gjate ndalesave per pushim. E adhuron natyren dhe nuk preferon restorantet. Por ne rast se eshte dite me shi, nuk bezdiset ta haje piten edhe ne veture.
  • Edhe pse respekton te gjithe artistet tjere, gjate udhetimeve preferon te degjoj Sabri Fejzullahun. "Aty kam gjetur dicka qe me qeteson dhe zakonisht gjate udhetimeve e degjoj..." - thote Meda lidhur me kenget e Sabriut.
  • Meda thote se sikur ta kishte ditur se si eshte martesa, do ta kishte bere shume me heret. Sa i perket muzikes, aty martesa nuk i pengon dhe eshte i kujdesshem ndaj bashkeshortes se tij.
  • Eshte ne pergaditje te dy kengeve te reja qe do te transmetohen gjate festave te fundvitit.
  • Perdore vetem nje lloj preparati per floke i quajtur dicka si "havaks" me shije te kokosit dhe nuk e ka nderruar qe 5 vjet.
  • Eshte deshmuar ne veprimtari humanitare duke ndihmuar ndertimin e shtepive per disa familje skamnore.
  • Gjate sezones verore e gjen me se shumti ne Ulqin.
  • Ka besim tek njerezit dhe shpesh honorarin e dergon ne shtepi permes vozitesve te autobusit. Shpreson qe ky besim te mos keqperdoret nga dikush.
  • Meda perfundon biseden me keto vargje: "Ah dashni, dashni e vjeter/ S'tkisha lane n'dore t'dikujt tjeter/ Edhe pse te lash dikur/ Me t'harru nuk munda kurre/"

    Shpresoj te jeni ndare te kenaqur me kete bisede!


    p.s. a din kush me deshifru kete preparatin per floke se cfare emri original ka?
    - - - - - - - - - - - - - - - -
    http://albavipnews.blogspot.com

Luan Krasniqi: Fizikisht Ndihem si 28 Vjecar!

Luan Krasniqi
/photo marianne muller/

Luan Krasniqi dhe kundershtari i tij Dimitrenko, dje, te enjten, dy dite para perballjes, kane kryer stervitjet publike para mediave ne Autohouse Clemens, Dusseldorf. Dimitrenko eshte i bindur se do te fitoje dhe tha per media: "... Kam pasur pergaditjet me te mira dhe mentalisht jam ne formen me te mire. Kam pasur trajnerin me te mire dhe Zoti eshte me mua. Cdo gje po shkon mire. Do te fitoj!". Ndersa Krasniqi deklaroi se ai ndihet fizikisht si nje 28 vjecar. "Shpesh eshte thene per mua 'shansi i fundit", por megjithate ja ku jam... Vitali Klitchko eshte i moshes se njejte si une dhe pas kater vite pauze, arriti te behet kampion bote. Ky eshte synimi im. Jam i gatshem per lufte... si kurre me pare dhe dua te fitoj, patjeter!" - deklaroi Krasniqi per media.



- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arber Cepani i "Big Brother": Ndryshimi Fillon Nga Ti!

Arber Cepani me familje
/photo shekulli/

Arbri i “Big Brother”, djali qe e perdori famen ndryshe

Pergjigjet per pyetjet, nese do te behet politikan dhe cfare mesimesh ka nxjerre nga nismat e ndertuara me parate e fituara ne ‘reality show’. Zakoni qe i ka mbetur nga femijeria ne Havane te Kubes dhe nje virtyt qe pak ia njohim: Besimi i forte ne zot!

Ne fakt, Arbri eshte nje perjashtim! Pergjithesisht, personazhet e krijuara nga emisionet reality show, kane kryekeput nje tjeter rruge. Ne rastin me te keq, perfundojne ne kavie tabloidesh. Keto te fundit (sh)perdorin famen e tyre, per te lypur targete mediokre ne nje treg konsumi mediatik, qe nuk ka qejf, apo qe nuk mundet t’i rezistoje komercializmit. Vete protagonistet e ketyre emisioneve i dorezohen lehte kesaj rrjete. Duhet te kesh me shume se c’te ofron ky mekanizem komercial, qe te mund t’i rezistosh atij. Arbri, p.sh., ia ka dale mbane…

Ne titullin e kesaj interviste preferon te te quajme Arbri i “Big Brother” apo Arber Cepani?
Duke thene Arber Cepani, themi edhe Arbri i “Big Brother”-it, apo jo?

Me se po merret Arbri keto dite
Bashke me nje grup vullnetaresh nga Tirana, udhetuam permes nje rruge jashtezakonisht shume te keqe dhe te lodhshme, vetem dhe vetem qe te arrinim ne majat e maleve te Lures, dhe t’i shprehnim cilit do individi, qe ne menyre te papergjegjeshme ka abuzuar dhe abuzon duke prere dhe masakruar ne menyre barbare pyjet e ketij vendi perrallor, qe eshte pasuri kombetare e te gjithe neve. Mesazhin tone nuk donim ta jepnim duarbosh... bashke me ne morem me vete edhe 100 fidane pishe, te cilat i mbollem mbi rrenojat e pemeve te dikurshme... me bindjen se, 100 fidane, duan 100 vjet te rriten dhe 100 sekonda te priten, prandaj duhet te angazhohemi te gjithe per mbrojtjen e tyre!

Arber, duam te ndajme me ty dicka qe ka te beje me raportet qe vendosen mes medias, me protagonistet e emisioneve televizive ‘reality show’. Ne fakt nuk e kemi fjalen vetem per Shqiperine, sepse njesoj eshte ne te gjithe Europen, thuajse. Protagonistet e ketyre emisioneve, perdoren si “kavie tabloidesh” nga shtypi i ketij lloji, duke u futur ne nje rrjet thashethemesh te perditshme roze, per nje publik te lehte, ku nuk merret shume vesh ku mbaron genjeshtra dhe ku nis e verteta. Rasti juaj eshte nje perjashtim nga rregulli ne fakt. Ju keni shfrytezuar famen qe japin keto programe per nje qellim shume me social. Pse kjo zgjedhje? Hyn ne kete vendim tuajin edhe ky status, disi parazitar, qe u perpoqem te perkufizojme me siper?
Eshte e vertete qe ne shumicen e rasteve, jo vetem ne Shqiperi, por edhe gjetke, protagonistet e ketyre emisioneve bien pre e shume thashetheme, qe ne shumicen e rasteve fryhen se tepermi, per te bere me atraktive titujt e gazetave tabloide... Persa i perket vendimit tim per te marre pjese ne nje ‘reality show’, ishte pikesepari kenaqesia per te provuar nje eksperience ndryshe dhe, se dyti, sigurisht nje mundesi e mire qe, nepermjet “fames” ne thonjza qe te ofron televizioni, te kesh fatin qe mesazhet dhe zgjidhjet, sado modeste qe te jene, qe ti kerkon te ofrosh per nje, pikesepari shoqeri me te mire, te ndiqen nga nje publik me i gjere. Televizionin dhe median ne pergjithesi e shikoj si nje plasteline qe modelohet sipas njeriut, ne vendosim, neqoftese duam ta modelojme per mire apo per keq.

Keni aspirata politike dhe, nese po, si mendoni t’ia dilni mbane vecc nismave dhe aksioneve sociale qe po zhvilloni tani? Cili do te jete hapi tjeter?
Une e perkthej politiken me aksionet qytetare, me ndergjegjen qytetare, me bashkimin e forcave te gjithesecilit, per nje te ardhme me te mire. Gjithesecili nga ne ben politike kur kerkon nje te drejte qe i mungon, gjithesecili nga ne ben politike kur nuk e konsideron veten qytetar thjesht dhe vetem sepse eshte nje vote me shume per politikanet nje here ne kater vjet. Qytetari duhet te jete me i plotefuqishem sesa nje politikan, qytetari ka forcen e ndryshimit dhe prandaj edhe fushata jone sensibilizuese ka emrin kuptimplote: “Ndryshimi fillon nga ti”, sepse besojme tek forca e gjithesecilit per ndryshim dhe jo vetem ne ate te kupolave! Hapi im i radhes do te jete te vazhdoj te bej detyren time si qytetar!

“Ndryshimi fillon nga ti” eshte nje thirrje per ke? Si eshte “renditja” e atyre qe duhet te ndryshojne?
“Ndryshimi fillon nga ti” eshte nje grup vullnetaresh qe kishte deshire te ndryshonte boten... por qe kuptoi se, perpara se te ndryshoje boten, duhet te ndryshoje vendin tend... dhe perpara se te ndryshoje vendin tend, duhet te ndryshoje qytetin tend... dhe perpara se te ndryshoje qytetin tend, duhet te ndryshoje lagjen tende... dhe me perpara, akoma, sesa te ndryshoje lagjen tende, te ndryshoje vetveten! Ndryshimi i botes fillon nga ndryshimi i vetvetes dhe prandaj besojme se vetem me impenjimin e gjithesecilit prej nesh, mund te arrijme te shijojme nje te ardhme me te mire se ajo e brezave qe lame pas.

Cfare nuk shkon me shoqerine shqiptare? Nje Arber politikan cfare do perpiqej te ndryshonte, gjene e pare fare?
Shpreh bindjen e plote, edhe njehere, se ndryshimi dhe mrekullia, nuk do te vije as nga Arbri, as nga Agroni dhe as nga ndonje qenie tjeter e rene nga qielli, ndryshimi do te vije vetem atehere kur te jemi koshiente se jemi ne te paret qe kemi ndryshuar dhe do te pyesim veten, ashtu sic beri edhe J. F. Kennedy “Mos pyet cfare mund te beje atdheu per ty, por cfare mund te besh ti per atdheun!”.

Arber CepaniKemi nje klase politike nen akuze per situaten. I perkisni asaj kategorie te shoqerise qe fajeson teresisht per gjendjen degjenerimin e politikes, apo ka fajtore te tjere per situaten?
Per te dhene nje shembull banal dhe konkret, brenda nesh kemi individe qe hedhin lekuren e bananes ne mes te rruges dhe shprehen: “Shtet i poshter, nuk pastron rruget”. Pa perjashtuar gabimet e klases politike, demonizimi i saj me duket me shume si nje menyre per te justifikuar gjithcka qe, ne si qytetare (tek qytetaret bejne pjese dhe politikanet), duhet te benim, por nuk e bejme. T’i hedhim fajit njeri-tjetrit eshte shume e thjeshte. Te mbledhesh forcat, te punosh dhe te sakrifikosh per nje komunitet me te mire eshte shume me e veshtire, por ja qe eshte rruga e vetme per nje ndryshim pozitiv!

Prej kur e keni nisur fushaten e deri me sot, ka patur momente qe keni thene: “Eh, ja dicka qe eshte e pamundur te ndryshoje..”, apo “Boll, u lodha”?
Ne qofte se kemi arritur te sensibilizojme edhe nje person te vetem, ne te gjithe territorin e republikes, atehere misionin tone e quajme te suksesshem dhe lodhjen tone te justifikuar!

Mesimi me i madh qe ke nxjerre gjate kesaj perpjekje?
Qe, ne fund te fundit, ne shqiptareve na mungon vetem vullneti i mire, ndergjegja dhe puna e palodhur qe ta bejme kete vend, ashtu sic donin ta shikonin te paret tane! Perendia na ka falur lumenje, male, dete, fusha e kodra, ne duhet vetem te bashkjetojme me to, per te hapur nje faqe te re te vendit tone.

Po gjeja qe te ka merzitur me shume?
Shpeshhere, ne udhetimet tona, na ka merzitur te shikonim varferi te skajshme, njerez te izoluar nga bota ne fshatra te thella, shfrytezimet pa kriter qe u behen pasurive natyrore, shkaterrime te vlerave arkeologjike, etj. Megjithate, kjo merzi, kthehet ne nje force akoma me te madhe, per t’u ardhur ne ndihme ketyre njerezve, per te ndalur masakren e shfrytezimeve natyrore e keshtu me rradhe.

PYETESORI I PRUSTIT
“Besimi ne zot, me ka dhene forcen te sfidoj friken…”

Cfare eshte lumturia per Arbrin?
Kenaqesia e te ndenjurit prane njerezve qe dua.

Cfare ju ben te zgjoheni ne mengjes?
Deshira per te sfiduar edhe nje dite me shume jeten.

Hera e fundit qe keni qeshur me shpirt?
Qesh shpesh... edhe ne situate, ndoshta, kritike.. dhe qesh gjithmone me shpirt.

Tipari kryesor i karakterit tuaj?
Vullneti per te perfunduar objektivat qe i ve vetes.

Defekti juaj kryesor?
Kokefortesia.

Ndaj cilave gabime jeni me tolerant?
Gabimi eshte njerezor... mundohem te jem gjithmone tolerant.

Hera e fundit qe u perlotet?
Nuk jam nga ata burra qe them... burri qe eshte burre, nuk perlotet... Ka raste qe mund te perlotem edhe nga nje film. Sa per heren e fundit, nuk me kujtohet fort mire.

Me cilat personalitete historike identifikoheni me shume?
Mendoj se Shqiperia ka fatin te kete si bij te saj, shume nga personalitetet me te famshme te botes te te gjitha koherave. Do te ishte nder per mua te indentifikohesha me cilindo nga bashkekombasit e te njejtit gjak me mua.

Udhetimi juaj i preferuar?
Udhetimet e paprogramuara, mundesisht ne vende jo shume lehte te arritshme nga “globalizmi turistik”.

Shkrimtaret tuaj me te dashur?
Pablo Neruda, sidomos ne shkrimin “Dalengadale vdes” dhe britaniku, Joseph Rudyard Kipling, ne shkrimin “If” (Neqoftese), por pa harruar ketu shkrimtaret shqiptare, nga rilindasit, deri tek Agolli dhe Kadareja sot.

Cilin virtyt vleresoni me shume tek nje burre?
Besen, mikepritjen dhe respektin qe tregon ndaj gruas.

Tek nje grua?
Zgjuarsine, miresjelljen dhe feminilitetin.

Kompozitori juaj i preferuar?
Kompozitori italian Antonio Vivaldi. Pervecse nje kompozitor i shkelqyer, ka dhe meriten e madhe qe i dedikoi nje nga veprat e tij heroit tone kombetar “Gjergj Kastriot Skenderbeut”.

Libri qe ju la mbrese te pashlyeshme?
“Arvanitasit dhe prejardhja e Grekerve”, nga Aristidh Kola, si dhe dy nga librat e Dan Brown “Engjej dhe Demon” dhe “Kodi i Da Vincit”.

Filmi qe ju la mbrese te thelle?
Pa me te voglin dyshim, filmi “Brave Heart”, i kolosalit Mel Gibson, me regji te Randall Wallace.

Piktori juaj i dashur?
Hollandezi i mirenjohur, Vincent Van Gogh, jo vetem per veprat e tij artistike, por edhe per biografine qe disponon.

Ngjyra juaj e preferuar?
Kuq e zi.

Ke konsideroni si suksesin tuaj me te madh?
Te pasurit ne krahe persona qe i dua dhe me duan.

Pija juaj e preferuar?
Lengu i mangos. Do thoni ju po mangon ku shkove e gjete? Duke qene se jam rritur ne Havane te Kubes, atje mango ishte, sic kemi ne ketu domatet zemerkau... pra ishin sheshit, duke qene se prodhoheshin atje.

Cfare eshte ajo per te cilen pendoheni me shume?
Ne qofte se, ne ndonje moment te caktuar, lendoj dike padashur.

Cfare urreni me shume ne kete bote?
Fakti qe njeriu, per interesa sidomos financiare, behet me i eger dhe brutal se kafsha.

Frika juaj me e madhe?
“Ne qofte se perendia eshte me ne, kush mund te jete kunder nesh?”. Besimi ne zot, me ka dhene force te sfidoj friken.

Ne cfare rastesh zgjidhni te thoni genjeshtra?
Ne raste te caktuara kur nje genjeshter eshte me e embel sesa nje e vertete. Por keto jane vetem raste te caktuara... ne shumicen e rasteve genjeshtra i ka kembet e shkurtra dhe perdorimi i saj nuk tregon karakter te forte.

Keni dhene ndonjehere ryshfet?
Bakshishi per kamerieret ne lokal, konsiderohet ryshfet? Ne qofte se po...atehere paskam dhene edhe une ryshfet.....

Cila eshte motoja juaj?
“Audaces Fortuna Iuvat”.....Fati ndjek guximtaret!

Si do te deshironit te vdisnit?
Te gjithe do te vdesim nje dite...nuk ka rendesi se kur vdes dhe sesi vdes, e rendesishme eshte qe, kur te vdesim, te kemi lene nje gjurme ne kete rrugetim qe quhet jete.

Po te ndodhte te takonit zotin, cfare do t’i thoshit?
Faleminderit qe me qendron prane cdo sekonde te jetes sime.

Ne cfare gjendjeje shpirterore gjendeni kohet e fundit?
Gjithmone ka nje motiv te mire ne jete per te qene ne gjendje shpirterore te mire dhe optimiste. /elona demollari/shekulli/01.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 13 November 2008

Lorik Cana: "Ambasador i Kombit"

Lorik Cana
/photo public domain/

Lorik Cana "Ambasador i Kombit"

Presidenti i Shqiperise, Bamir Topi, i dorezoi titullin "Ambasador i Kombit" futbollistit kosovar Lorik Cana. Ne mjediset e Pallatit te Brigadave, kreu i shteti shqiptar ishte mikprites i artisteve dhe personalitete te spikatura te jetes artistike, kulturore, sociale dhe sportive, protagoniste te skenave prestigjioze nderkombetare, te cilet ishin pjesemarres ne spektaklin e regjisores Vera Grabocka "Dua me shume Shqiperine". Ne shenje nderimi dhe vleresimi per kontributin e tyre te cmuar ne fusha te ndryshme te artit dhe te jetes per lartesimin e emrit te Shqiperise dhe percimit te vlerave me te vyera te kombit shqiptar ane e mbane botes, presidenti Topi i dorezoi titullin "Ambasador i Kombit" edhe mesfushorit te Olympique Marseille, Lorik Cana. "Ne kemi pasur rastin kudo ku kemi shetitur ne kryeqytete te Evropes, ne qytete te vegjel te Evropes do te shohesh qe ka shqiptare qe dallohen ne karrieren e tyre ne radhe te pare me ndershmerine e tyre, me karakterin e tyre, por edhe me profesionalizmin e tyre", tha Topi. " Keshtu qe per te mos ndare ate qe une thash ne salle, qe ju jeni ambasadore te vertete te kombit, une kam formalizuar pikerisht me nje simbol, me nje simbolike, qe secili prej jush te marre nje titull 'Ambasadori i Kombit' qe ta keni si nje memorie te kesaj nate te paharrueshme", theksoi ai. Pervec Canes, kete titull e moren edhe James Belushi, Josif Gjipali, Bujar Luca, Erla Kollaku, Frederik Ndoci, Ervis Gega-Dodi, Kujtim Cashku, Ergin Kuke, Eno Peci, Hetem Ramadani, Saimir Strati, Silvan Muselier, Alban Skenderaj dhe Miriam Cani. /gazeta express/13.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s.Lorik Cana pritet te largohet nga Marseja ne fund te sezonit. Kete e ka pohuar vete mesfushori i perfaqesueses shqiptare, icili ka thene se me shume mundesi do te largohet nga klubi francez ne fund te ketij sezoni dhe se skuadra e tij e ardhshme mund te jete Bajerni i Mynihut.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

James Belushi Shkel Token e Te Pareve

James Belushi ne Qyteze 12 nentor 2008
/photo panorama/

Aktori James Belushi viziton Qytezen, fshatin e prinderve

Rreth ores 10:00 James Belushi zbriti me helikopter ne kodren ku lartohet kisha e Shen Thanasit, mbi fshatin Qyteze te rrethit te Devollit.

Nje shekull me pare, aty jetonin prinderit e tij. Sapo shkeli ne toke pershendeti perzemersisht gjithe bashkefshataret, qe ishin mbledhur per te pritur e nderuar mikun e tyre te rralle. Shume prej tyre i njihte edhe me emra. I kishte takuar ne viziten e pare, 13 vjet te shkuara. Shume syresh qe kishin ardhur nga fshatra te tjere e vecanerisht nga Korca, ishin njerez te afert te prinderve te tij. Nuk reshtin fotografite. Mandej hipur mbi nje shkemb ne maje te kodres, i perlotur veshtroi per minuta te tera fshatin. Por nuk ishte thjesht malli per vendin e te pareve, qe e solli Belushin ne Shqiperi. Duket se vendi i vogel eshte nje shans i madh biznesi per aktorin. Ai eshte partner i nje projekti per ndertimin e minierave ne zonen e Korces. Behet fjale per minieren e hekur-nikelit qe gjendet ne afersi te Bilishtit, por edhe per miniera te tjera qe ka interes kompania.

Qyteza, me 27 shtepi, nga te cilat vetem 7 banohen edhe ne stinen e dimrit, eshte e vendosur ne te dyja anet e Lumit te Vogel, qe zbret nga malet e Nikolices. I vendosur ne nje grope te rrethuar nga kodra e shpate te veshur malesh, ne kete prag dimri, Qyteza dukej sikur ishte strukur ne brigjet e lumit per t’iu fshehur ererave te forta te dimrit. Familja e Belushit eshte larguar nga ky fshat pas Luftes se Pare Boterore, me deshiren per nje jete me te mire. Sigurisht James nuk e ka njohur jeten e fshatit. Lindi dhe u rrit ne Amerike, por per Shqiperine dhe vecanerisht per Qytezen ka degjuar shume nga prinderit e tij. Nuk pushonte se pyeturi. Donte te mesonte lagjet e fshatit, ku jetonin Xekat, Filipet, Donet, Farmaqet, Monikat e nenes se tij, Samsuret, Pajcinet, mbiemra qe i ka degjuar nga prinderit dhe qe vitet e fundit ka pasur rastin t’u njohe pinjollet, atje ne Cikago te SHBA-se. “Deshiroj qe ta shetis fshatin anembane”, tha ai, kur zbriti nga maja e kodres dhe beri nje pushim te shkurter tek sheshi para Kishes se Shenkollit.

Shetitja neper fshat ishte nje kenaqesi e madhe per aktorin. Ecte i permalluar drejt vendit ku nje shekull me pare lartohej shtepia e babait te tij, edhe pse e dinte qe aty gjithcka ishte sheshuar nder vite. “Une tani jam i gezuar qe jam ne shtepi!” Gruaja e moshuar Kristina Manka i afroi nje gote raki rrushi dhe i shpjegoi se e kishte djalin e kusherires se saj. Aktori perseri ne gjuhen shqipe uron: “Gezuar ne shtepine tone!” Mandej duke u kthyer nga maja e kodres mbi themelet e shtepise aterore kerkon te sigurohet se atje burojne ujerat e burimeve te Bunarit. Tek oborri i Kishes se Shenkollit qytezaret sipas tradites se tyre, kishin shtruar tryezat per te ngrene dreke fshatce. Ata i uruan mikut mireseardhjen. James, gjate drekes se pasur me ushqime tradicionale te fshatit, piu raki e hengri mish te fresket bagetie, pa harruar edhe lakrorin me dy pete te pjekur ne sac, qe gatuajne grate qytezare.

James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania
James Belushi Qyteze Albania James Belushi Qyteze Albania
/photo gazeta shqiptare/


INTERVISTE
“Emrin tim, verjani nje ure”

Jeni serish ne Qyteze, si ndiheni?
Jam shume i gezuar qe jam ne shtepine e prinderve dhe te gjysherve te mi. Eshte shume bukur te takoj njerez te dashur. Kjo ma ngroh zemren e ndihem krenar.

Cfare shenon per ju dekorimi nga Presidenti Shqiptar?
Ishte nje nder i madh per mua qe u dekorova. Me pate ne TV mbreme? Ndihem shume mire, aq me teper qe kete rast e festoj sot me te gjithe njerezit ketu. Gjithandej e kam ruajtur shpirtin e Qytezes. Me vjen shume keq qe babai im nuk ishte dje qe ta shihte kete dekorim. Une gjithandej nga kam shkuar neper bote e kam ruajtur shpirtin e Qytezes dhe te Sinices.

Si do te ndiheshit po te ngrihej nje muze per ju ne Qyteze?
Nuk e kam idene se cfare mund te vendosim ne ate muze. Nese behet per te vendosur ca fotografi, le te behet. Nese eshte e mundur ta ndertojme, le ta ndertojme. Ose me mire t’i veme emrin nje ure dhe e leme me kaq.

Cfare ndryshimesh shihni nga hera e pare, qe keni ardhur dhe a do ta ndertoni shtepine e babait tuaj?
Ne Tirane kam pare shume progres. Kryeministri, Presidenti dhe kryetari i Bashkise ne Tirane kane punuar shume gjate viteve te fundit. Kam pare ndryshime te medha, qe kane ndodhur ne Shqiperi nga viti 1995.

Sa ka ndikuar ne karrieren tuaj te qenit shqiptar?
Babai im ka lindur ketu, ndersa une ne Amerike. Kjo origjine ka pasur nje ndikim dhe impakt shume te madh ne karrieren time, sepse shpesh frymezimi im kane qene njerezit qe me kane rrethuar. Patjeter qe ka pasur ndikim te madh.

Cfare projektesh keni ne duar?
Kam lexuar disa skenare, por ato nuk perbejne plane urgjente per t’i zbatuar. Po pas tre javesh ne festivalin qe organizon Tirana International Film do te jete nje film i djalit tim Robert, i cili ka qene me mua 13 vjet me pare ketu.

DEKORIMI
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, dekoroi aktorin me origjine shqiptare, James Belushi, me urdhrin “Nderi i Kombit”. Mbremjen e se martes, gjate spektaklit “Dua me shume Shqiperine”, te organizuar ne Pallatin e Kongreseve, Presidenti Topi, i akordoi kete urdher me motivacionin: “Me mirenjohje dhe krenari, aktorit te shquar, me fame boterore ne kinematografine, teatrin dhe televizionin amerikan, njeriut qe trashegoi dhe ruajti me dinjitet dashurine per prejardhjen e tij shqiptare dhe per Shqiperine”. /jorgeta gjanci/panorama/13.11.08/

FOTO NGA EVENIMENTI (derguar nga Beqir Sina)

James Belushi James Belushi Dua Me Shume Shqiperine James Belushi James Belushi

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online