All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 22 November 2008

Ulpiana Club 29 Nentor 2008: Smajl Puraj, Valton Krasniqi, Xheki

Ulpiana Club 29 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 29 NENTOR 2008

SMAJL PURAJ, VALTON KRASNIQI, XHEKI
Nexhi, Avnia, DJ Vali, Mc Flo

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 30 Nentor 2008: Sinan Vllasaliu, Nora Istrefi, Ermal Fejzullahu, Stupcat

Rinora 4 Club 30 Nentor 2008

TE DIELEN ME 30 NENTOR 2008

MBREMJE FAMILJARE
Per Festen e Flamurit Kombetar
Nga ora 17:00

SINAN VLLASALIU, NORA ISTREFI, ERMAL FEJZULLAHU, STUPCAT

Hyrja 20 chf

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 28 Nentor 2008: Genta Ismajli

Rinora 4 Club 28 Nentor 2008

TE PREMTEN ME 28 NENTOR 2008

Te festojme festen kombetare
GENTA ISMAJLI - Me albumin me te ri "Zero Zero"
Mc Beka, DJ Dalool, DJ Muli

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 27 Nentor 2008: Nexhat Osmani & Mc Beka

Rinora 4 27 Nentor 2008

TE ENJTEN ME 27 NENTOR 2008

Student Party
Festojne Studentet me Shoqeri ne Zvicer

NEXHAT OSMANI & Mc BEKA
DJ Astro, DJ Dalool, DJ Muli

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 29 Nentor 2008: Genta Ismajli

Insomnia Club 29 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 29 NENTOR 2008

Special
GENTA SHOW
Resident DJ Backy, DJ Naimi

HYRJA PER FEMRA DERI 23:00 FALAS!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 28 Nentor 2008: Xhavit Sadiku & Enkeleda

Insomnia Club 28 Nentor 2008

TE PREMTEN ME 28 NENTOR 2008

Te Festojme 28 Nentorin
XHAVIT SADIKU & ENKELEDA

HYRJA GRATIS!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 28 & 29 Nentor 2008: Fatmire Breqani

Boleros Club 28 Nentor 2008 Fatmire Brecani

TE PREMTEN DHE TE SHTUNEN, 28 & 29 NENTOR 2008

Per Festen e 28 Nentorit
FATMIRE BREQANI
Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi, DJ Dasul

Te Premten Hyrja Gratis
Te Shtunen Hyrja 10 Sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: brecani
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ardit Gjebrea Shoumeni Qe Realizon Mrekullira!

Ardit Gjebrea me Eliza Hoxhen
/ardit gjebrea dhe eliza hoxha, photo panorama/

Ardit Gjebrea: Kengetaret big, nder per festivalin

Gjithcka qe ai ideon dhe me pas realizon eshte nje mrekulli. Kjo pasi Ardit Gjebrea, tashme pas kaq vitesh eksperience jo vetem si kantautor, por edhe si producent e moderator, ka arritur te shkoje shume larg, aty ku gjithkush thjesht enderron te shkoje, por e ka te pamundur. Pas suksesit te konfirmuar tashme prej kaq javesh, te programit te tij te perjavshem “E diela shqiptare”ne tv “Klan”, Ardit Gjebrea vjen ne edicionin e 10-te te “Kenges Magjike” duke na siguruar jo vetem spektaklin e mrekullueshem, por edhe muziken profesionale te seleksioniuar me kujdes prej syrit te tij tejet ekzigjent. Te enjten dhe te premten ne darke, te gjithe patem rastin te ndjekim dy netet e para te ketij show te madh te kenges, nga ku seleksionohen ata qe marrin me shume vota, per tu paraqitur me pas ne naten finale, ose sic eshte pagezuar me te drejte nga Gjebrea, ne naten gala.

Ardit Gjebrea Kenga Magjike 2008 ne prova ARdit Gjebrea Kenga Magjike 2008 Prova
/ardit gjebrea gjate provave, photo panorama/

Ne kete vit jubilar, jane kthyer shume emra te njohur te muzikes se lehte shqiptare si Aleksander Gjoka, Pirro Cako, Yllka Kuqi, Eliza Hoxha etj. Si gjithmone cmimi i pare do te jepet nga vete artistet te cilet kane marre ne dore rreth nje jave me pare fletet e votimit, nderkohe qe do te votohet kesaj radhe me diference vetem nje pike nga njeri vend tek tjetri, duke shtuar keshtu emocionet por edhe konkurencen. Ne naten e trete do te kete nje kolazh me te gjitha kenget qe kane fituar cmime te para ne nente vite “Kenga Magjike”. Dhe nese flasim per keto trofe, duhet te jemi te pergatirur per te degjuar zerat e mrekullueshem te Irma Libohoves. Mira Koncit, Rovena Dilos, Elsa Liles, Armend Rexhepagicit, Genta Ismailit etj. Do te kete edhe nje surprize mjaft te kendshme gjate interpretimit te ketyre kengeve tashme hit, pasi atyre do iu bashkohen edhe disa femije ne interpretim. Po Arditi cfare mendon per ecurine e “Kenges Magjike 2008” ?

Sot mbyllet festivali “Kenga Magjike”. Cfare pritet nga kjo nate?
Do te jete nata e surprizave, shume cmime dhe shume te ftuar. Ky eshte edicioni i dhjete i festivalit “Kenga Magjike”.

Ju si profesionist, cfare opinioni keni ne lidhje me cilesine e kengeve qe kane konkurruar ne kete edicion?
Mund te them se jane kenget me te mira ne saje te impenjimit, pjekurise dhe pergjegjesise se artisteve qe konkurrojne ketu. Pra jane me te vertete kenge te bukura.

Ne kete edicion shohim pjesemarrjen e kengetareve te njohur si Pirro Cako dhe Aleksander Gjoka. C’do te thote per festivalin pjesemarrja e tyre?
Pjesemarrja e tyre eshte nje vleresim per festivalin, dhe po ashtu dhe nje sfide e artisteve te rinj, per te konkurruar krah kengetareve kaq te njohur.

Por ne nje festival kenge mund te ndodhin edhe te papritura, si rasti i perjashtimit te Valton Krasniqit. Si e komentoni?
Po, pasi per hir te vertetes eshte e pamundur per ne te dime se cfare ndodh gjithandej ne tregun muzikor. Ne kete rast Valton Krasniqi ishte “viktima”, pasi i ishte ofruar si origjinale per te kenduar ne “Kenga magjike”, nje kenge e kopjuar.

Pas nje dekade festival “Kenga Magjike” ju si Ardit, cfare ndjeni, cfare keni humbur, dhe cfare keni fituar?
Kam humbur energji te medha, dhe kam fituar nje pasuri shume te madhe, qe eshte besimi qe me japin koleget per te vazhduar kete rruge me tej.

Cfare mund te quhet sukses ne nje nate spektakli te “Kenga Magjike”?
Eshte ritmi i festivalit, deshira per ta mbajtur publikun te gozhduar para ekranit.

A mund te na zbuloni dicka me shume per kete nate?
Gjithcka kemi menduar ta ruajme surprize per kete nate, dhe ndaj ju ftoj t’i zbulojme te papriturat se bashku. /panorama/22.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genta Ismajli Kendon Ne Naten Finale te Kenga Magjike 2008

Genta Ismajli

Sipas gazetes "Panorama Plus", Genta Ismajli do te performoj te shtunen me 22 Nentor 2008, ne Naten Finale te "Kenga Magjike 2008" edicioni 10-te jubilar. Ky jubilar mbledhe bashke te gjithe fituesit e meparshem te ketij festivali. Genta ishte fituese e festivalit ne vitin 2005 me kengen "Nuk dua tjeter".
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ciljeta Kopjon Christina Aguileren

Ciljeta Xhilaga
/photo panorama/

Ciljeta kopje e Christina Aguilieres

Kenga “Duty free” e Ciljetes shume e ngjashme me “Candyman” te Aguilieres edhe ne performance dhe veshje

Eshte bere i njohur tashme per publikun, “denimi” qe mori kengetari kosovar me banim ne Zvicer, Valton Krasniqi, pasi u zbulua se kenga e tij ishte e vjedhur. Ndodh gjithmone edhe ne bote qe ne nje kompeticion, kenget te kalojne ne sita shume te holla, para se te marrin vleresimin e duhur. Por duket se ky nuk do te mbetet episodi i vetem i festivalit prestigjoz “Kenga Magjike 2008”. Sipas njoftimeve qe na kane bere lexuesit dhe mbas verifikimeve tona, duket se kenga e Ciljetes “Duty free” ngjan shume me kengen e kengetares se famshme amerikane Christina Aguiliera me titull “Candyman”. Mbase ne fillim askush nuk e ka vene re kete ngjashmeri pasi dihet edhe hiret e Ciljetes ta turbullojne paksa gjykimin. Por performanca e saj naten e pare te festivalit “Kenga Magjike” duket se shume dashamiresve te muzikes u ka kujtuar pikerisht kengen e Aguilieres.Pjesa qe eshte si e recituar eshte kopje, po keshtu edhe uniforma e marinarit sic e shikoni edhe ne keto dy foto.

Christina Aguilera Ciljeta Xhilaga Veshur si Christina

Por kur e kemi pare me kujdes, ne fakt edhe tekstet e dy kengeve ngjajne. Aguiliera thote keshtu ne kengen e saj “Ne shkuam ne nje one stop shop per te pire dicka”, nderkohe qe Ciljeta thote “Duty free ishte vendi ku ne shkuam per te pire dicka”. Mbasi i degjuam te dyja kenget me vemendje dhe u bindem per ngjashmerine e tyre, vendosem ta publikojme kete fakt, meqe ne nje festival sic e thame edhe me lart eshte shume e rendesishme origjinaliteti i kenges ne menyre qe konkurrimi te jete i ndershem./panorama/22.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Skillz "Han" Gjobe Ne Mes Te Tiranes

Skillza
/photo panorama/

Skills paguan gjobe 5000 leke per parkim te gabuar

Ditet e provave per kengetaret pjesemarres ne festivalin “Kenga Magjike 2008” kane qene mjaft impenjative. Cdo dite prova qe gjithcka te dale sa me mire. Gjate kesaj jave kengetaret jane mbledhur tek Pallati i Kongresve, nje vend, qe sic dihet ka shume probleme me parkingun. Djemte e grupit ”Skills”, te cilet nuk jetojne ne Tirane, por ne Kosove, mesa duket nuk ia kishin shume idene se ku eshte parkingu i duhur dhe ku ai i gabuari dhe sapo kane dale nga provat, kane gjetur tek makina e tyre nje ganxhe nga ato qe ve Policia Bashkiake. Madje, kete moment arriti ta kape edhe paparaci yne. Me pas dihet qe duhet te paguash 5000 leke, qe policia te heqe ganxhen. Shpresojme qe ky grup qe ne fakt eshte shume i talentuar, te marre te pakten ndonje cmim tek “Kenga Magjike” ne menyre qe te mos i ndjejne shume keto gjobat e policise shqiptare. Nderkohe, qytetaret qe kalonin andej jane zbavitur teksa shikonin djemte e njohur, te cilet sapo u hoq ganxha, nga gezimi filluan te kercejne ne mes te rruges. Me siguri nje pamje aspak e zakonte. Prandaj dhe thuhet qe artistet jane ndryshe nga te tjeret edhe ne raste gjobash madje. /panorama/22.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 29 Nentor 2008: Bertan Asllani

Disco Puls 29 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 29 NENTOR 2008

BERTAN ASLLANI
DJ Rafiliso, Bajram Dobra
Dj Trimi & Dj F-Flow

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

MGM Discothek 28 Nentor 2008: Elvana Gjata, Tingulli 3nt, Bajram Gigolli

MGM Discothek 28 Nentor 2008

TE PREMTEN ME 28 NENTOR 2008

ELVANA GJATA, TINGULLI 3NT, BAJRAM GIGOLLI

Nga ora 22:00

Disco Enjoy
MGM DISCOTHEK
Solitudealle 127
70806 Kornwestheim
0174 66 25 777
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F Five Club 29 Nentor 2008: Dafina Zeqiri, Mimoza Shkodra, ANTRAX

F Five Club 29 Nentor 2008

TE SHTUNEN ME 29 NENTOR 2008

Te festojme se bashku Diten e Flamurit Kombetar 28 Nentori
DAFINA ZEQIRI, MIMOZA SHKODRA, ANTRAX, ELMIRANDI
DJ Jaz, DJ Limi, DJ Lumix

22:00 deri 23:00 HYRJA FALAS PER FEMRA!

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 20 November 2008

Ardit Gjebrea Me Dy Partnere Ne Kenga Magjike 2008

Ardit Gjebrea
/ardit gjebrea, photo public domain/

Ardit Gjebrea, me dy partnere ne skenen e Kongreseve
“Kenga Magjike”, jo nostalgji, por fillim
Mes prurjeve te ketij viti edhe dy kenge te vjedhura

Perreth ka nje staf te madh ne numer, por duket se shume gjera duhet t’i coje vete deri ne fund. Telefoni bie pa pushim dhe nuk di se kujt t’i pergjigjet me pare. Eshte vigjilja e festivalit dhe Ardit Gjebrea eshte si ne gjemba. Ndoshta sepse eshte nje 10-vjetor dhe pergjegjesia sa vjen e rritet. Sot, ne Pallatin e Kongreseve nis edicioni i 10-te i festivalit “Kenga Magjike”. Emra te njohur te muzikes shqiptare do te ngjiten ne skene pergjate tre neteve. Konkurrence e forte, spektakel, por edhe shume cmime.

Kete vit “Kenga Magjike” mbush 10 vjet, si vjen ky festival ne kete edicion?
Per nje gje jam i lumtur. Ka pjesemarres artistesh dhe kenge te bukura si asnje vit tjeter. Autoret, interpretuesit dhe studiot jane nder me te miret, qe kane trojet shqiptare dhe ajo qe eshte pika e forte e festivalit eshte krijimtaria. Artistet kane ardhur te pergjegjshem si asnje vit tjeter.

Mund te lidhet kjo me jubileun?
Nuk di nese kjo lidhet me 10-vjetorin e festivalit, apo me pergjegjshmerine e artisteve qe eshte rritur, me pretendimin e tyre per te arritur ne nivelet e larta profesionale.

Ka nje tendence muzikore ky edicion?
Cuditerisht ky eshte viti i baladave. Ndoshta eshte nje rikthim i balades si rryme, pasi duhet thene qe kenget e ketij lloji i rezistojne kohes dhe ndoshta si e tille ka ardhur me shumice ne festival. Por vjen moderne dhe tek-tuk me ndonje element ritmik. Viteve te shkuara ka pasur edhe ndonje problem, te tipit, kenge e vjedhur, nderhyrje ne juri...

Keni qene me te qete kete vit nga keto fenomene?
Per fat te keq ka pasur dy kenge, qe jane perjashtuar nga festivali. Njera eshte per faj te “lupeve” muzikore, qe qarkullojne ne te gjithe boten dhe kjo kenge ishte marre sipas ketij formati, ndersa tjetra eshte shitur nga nje kompozitor zviceran. Ishte shitur per origjinale, por ne te vertete ishte e vjedhur dhe kengetari nuk dinte asgje per kete. Sigurisht kengetaret vete nuk mund te dine gjithcka qe behet ne bote, por me keqardhje mu desh te mos i pranoja, edhe pse te dyja ishin te vlefshme per ne gjysme finale.

Ardit Gjebrea dhe Artemisa e Diela Shqiptare
/ardit gjebrea dhe artemisa ozaj, photo tvklan/

Serish vetem ne skene?
Nuk do te jem vetem, do te kem dhe dy partnere, Artemisa Ozajn dhe Elektren e Radio NRG. Jane dy prezantuese te reja, qe provojne per here te pare kete eksperience. Me pelqen te provoj, te jap mundesi, te krijoj hapesira per te rinjte. Me pelqen qe gjerat te behen ndryshe, perkunder gjithckaje qe ne kemi pare. Ende nuk jane ndezur dritat e skenes, megjithate skenografia duket terheqese... Eshte nje tjeter element i rendesishem qe ne ia besojme nje emri te madh te skenografise italiane. Behet fjale per Gaetano Castellin. Eshte nje emer i madh qe ka fituar shume cmime nderkombetare, ka bere 16 festivale te Sanremos, mes te cilave dy te fundit. “Serata d’onore” e Pippo Baudo-s, skenografite e Adriano Celentanos, “Senso della vita” e Paolo Bonolis, 6 skenografi ne studiot e RAI-t, qe shihen cdo dite... te gjitha mbajne firmen e Castellit. Pra, mund te thuhet se eshte nje artist qe ka bere historine e skenografise italiane. Keshtu qe eshte nder per ne, qe bashke me Franco Ferrarin qe eshte drejtori i fotografise se RAI-t, vijne per te punuar per nje festival shqiptar.

Meqe mbushet nje dekade, keni lene vend per pak retrospektive?
Juria e ketij viti perbehet nga presidentet e 9 edicioneve te shkuara. (Per fat te keq Vath Koreshi nuk eshte me). Ne naten e trete do te jene fituesit e festivaleve. Pra do te kete restrospektive, por e ekuilibruar, sepse ngjarja e vertete eshte festivali i dhjete. Per mua, ky edicion eshte fillimi i nje kapitulli te ri, jo nje permbledhje.

Sistemi i votimit vazhdon te jete i njejti?
Edhe kete here artistet votojne per njeri-tjetrin. Vijon te jete e njejta strukture. Sapo mbaruam nje mbledhje me ta. Kerkova transparence dhe mirekuptim, te evitojne lobingjet dhe merirat qe mund te kene me njeri-tjetrin, per te pasur nje votim sa me te mire.

Eshte e vertete qe ky sistem “cliron” jurine nga pergjegjesite, por sa te vertete jane kengetaret ne votim?
Viteve te fundit kam qene i kenaqur, sepse eshte permiresuar sistemi. Me pare kengetaret votonin vetem per 10 kenge, duke e pasur shume te veshtire dhe duhet thene se kishte shume subjektivizem. Ne tre vitet e kaluara u dhashe mundesine te votonin per 15 kenge dhe kam qene i kenaqur, ndersa kete vit do te votojne per 20 kenge. Kam shtuar mundesine e votimit, duke evituar diferencen e cmimeve nga i pari tek i dyti e keshtu me radhe. Shpresoj qe te jete nje sistem optimal.

Konkurrentet e Jubileut

Sipas producentit Ardit Gjebrea, ky eshte viti me prodhimtar ne 10 vjet histori te “Kenges Magjike”. Kengetare nga Shqiperia, Kosova, Maqedonia e diaspora kane prezantuar kengen e tyre pergjate 9 puntatave te spektaklit televiziv “E diela shqiptare”, qe shfaqet ne TV “Klan”. U prezantuan plot 80 kenge te interpretuara nga kengetaret me ne ze te muzikes shqiptare, si Aleksander Gjoka, Pirro Cako, Juliana Pasha, Jonida Maliqi, Mariza Ikonomi, Yllka Kuqi, Eneida Tarifa, Soni Malaj, Eliza Hoxha, Rosela Gjylbegu, nuk munguan edhe Bleona Qerreti, Ciljeta, etj. Gjebrea nuk i zbulon se kush do te hyje ne gjysmefinale. Gjithcka ia le neteve te festivalit, qe nisin sot ne Pallatin e Kongreseve. Regjia i eshte besuar dyshes nga Kosova Agron Vula dhe Astrit Idrizi. Nje bashkepunim me nje staf te madh te RTV 21 dhe TV “Klan”, qe ka edhe peshen me te madhe ne kete produksion.

46 KENGE nga 80 te paraqitura ne festival, konkurrojne ne gjysme finale dhe 20 do te dalin naten e fundit

2 KENGE ishin te “vjedhura” mes krijimtarise se paraqitur ne kete edicion. Njera e “shitur” nga nje kompozitor zviceran

/alma mile/panorama/20.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ermal Fejzullahu Me Nje Balade Per Vitin e Ri

Ermal Fejzullahu me Arianen
/photo shqipmedia/

Perfundoi “Muaji i mjaltit” per Ermalin

Per kengetarin e sapomartuar Ermalin Fejzullahu ka perfunduar shpejt “Muaji i mjaltit”, pasi menjehere pas marteses ai i eshte rikthyer punes, duke incizuar nje kenge te lehte, e cila do te transmetohet neper televizionet e Kosoves ne fund te ketij viti.

Sipas babait te Ermalit, Sabri Fejzullahu, kenga e Ermalit eshte me tekst te Avni Qailit, kurse orkestrimi dhe kompozimi i saj eshte bere nga Nexha Mujovi-Virusi.

Pervec kesaj, Ermali menjehere pas muajit te mjaltit do te fillon te mbaje koncerte neper diskoteka te ndryshme ne Kosove dhe vende te ndryshme te Evropes Perendimore.

Per kete te premte, Ermali do te udhetoje ne nje koncert ne Norvegji, ku do te qendroje atje gjate gjithe fundjaves. /shqipmedia/20.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Sipas informatave qe vijne nga disko klubet shqipetare ne diaspore, Ermali kete vikend do te jete ne "Disco Bilboa" (Munchen) dhe te dielen ne "Ulpiana Club". Shih Ermal Fejzullahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Shkurte Fejza Me Kenge Te Reja Per Vitin e Ri

Shkurte Fejza
/photo shqipmedia/

Shkurte Fejza: Nje kenge me te bijen dhe me Remzije Osmanin

Kengetarja Shkurte Fejza vazhdon te deshmoje seriozitet ne punen e saj. Me perkushtimin maksimal ajo po pergatit kenge te reja per adhuruesit e saj, te cilat do te promovohen pikerisht per festen e Viti te Ri.

Shkurte Fejza e cila ka ditur mjaft mire t’i ruaje vlerat e muzikes se zhanrit popullor, premton se edhe kete radhe do te sjelle kenge te mirefillta qe mbeten brenda natyres se saj.

Ajo potencon se ne nje potpuri per festat e fundvitit ajo do te shfaqet me vajzen e saj Gresen dhe kengetaren Remzije Osmani.
“Kam realizuar kenge te reja. Bile, nje potpuri jemi duke e xhiruar per festen e Viti te Ri, ne bashkepunim me ‘Vizionin’”, thekson Fejza, duke shtuar se disa nga kenget qe po xhirohen, jane te shkeputura nga albumi i saj i fundit.

Perndryshe, kengetarja eshte duke planifikuar qe te realizoje edhe nje klip te ri, sikurse qe eshte e angazhuar edhe rreth nje projekti te vecante, pikerisht per deshmoret dhe familjet e deshmoreve. Ajo, eshte duke permbledhur kenget e saj te cilat i ka realizuar vecanerisht per deshmoret e kombit, ne menyre qe ato kenge te jene te permbledhura ne nje CD. “Kete ‘CD’ ua dedikoj familjeve te deshmoreve, per respekt te madh qe kam ndaj deshmoreve dhe familjeve te tyre”, thekson kengetarja. /shqipmedia/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Shaban Arifi Ne "Spooks" Ne Rolin e Rusit te Korruptuar

Shaban Arifi ne Spooks
/shaban arifi, photo nga epizodi 6/

Arifi ne serialin “Spooks” te BBC-se

Aktori kosovar qe jeton ne Londer, Shaban Arifi, eshte paraqitur ne serialin e BBC-se, “Spooks”, qe flet per ballafaqimet e sherbimit sekret anglez me probleme te ndryshme ne Britani.

Aktori Shaban Arifi eshte paraqitur ne sezonin e shtate te serialit, konkretisht ne episodin e gjashte te tij. Ku flitet per nje tinejxher qe tjere me thike nje zyrtar qeveritar te cilit i eshte ngritur nje akuze per konspiracion - por qe haset nga skuadra e MI5 e Britanise. Lucas dhe skuadra e tij kunder krimit deshirojne qe djaloshi ta pranoj fajin.

Mandej ne skene paraqitet nje mafioz rus, rol ky qe luhet nga Arifi, i cili rus ka lidhje te forta me qendren e MI5 ne Britani.

“Luaj rolin e nje delegati te korruptuar rus”, ka thene per “Express” aktori Arifi. Ne rolet kryesore te ketij seriali luajne; Peter Firth, Hermione Norris, Richard Armitage, Miranda Raison, etj. /ardian jasiqi/gazeta express/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Ne serial, Shabani luan rolin e rusit Dmitri Volyakov. Ne lidhje me serialin lexoni tek Spooks /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Luan Krasniqi Nuk Degjon Gruan, Vazhdon Boksin!

Luan Krasniqi

Nuk e degjon gruan, vazhdon boksin

Gruaja e Luan Krasniqit e sugjeron ate qe t’i thote lamtumire boksit. Por, boksieri kosovar eshte i gatshem te mos i degjoje fjalet e bashkeshortes, nese promotori i tij Klaus-Peter Kohl i siguron nje revansh me Dimitrenkon

Luan Krasniqi nuk e ka ndermend te dorezohet. Edhe pse te shtunen e humbi ‘shansin’ e fundit kunder Aleksander Dimitrenkos, kosovari duket se nuk do te pensionohet nga boksi profesionist.

Edhe pse gruaja e tij e sugjeron qe t’i jape fund karrieres, boksieri me prejardhje nga Juniku nuk e ka ndermend te ndalet. Luani eshte i gatshem te mos i degjoje fjalet e bashkeshortes, nese promotori i tij Klaus-Peter Kohl i siguron nje revansh me Dimitrenkon.

“Une mund ta kundershtoj gruan, me kusht qe promotori Klaus-Peter Kohl arrin te ma siguroje nje rimec me Dimitrenkon”, ka thene Krasniqi ne nje interviste dhene te perditshmes “Stuttgarter Zeitung".

Pas humbjes nga Dimitrenko, Krasniqi vetem sa eshte larguar me shume top 15-shes se renditjes boterore. Mirepo, 37 vjecari me dy fitore radhazi synon ta fitoje nje rast per te luftuar per titullin e kampionit te botes.

Krasniqi ka paralajmeruar se do te takohet me te afermit e tij, para se te vendose perfundimisht per te ardhmen e tij.

“Une vazhdoj stervitjet. Nuk mund te ndalem keshtu. Bateria edhe me tutje eshte e mbushur plote, une kam shume vetebesim”, ka thene Krasniqi.

Sipas tij, ai ka edhe me tuje premtimin qe ia ka dhene legjendes se boksit gjerman Max Schmeling. “Une i kam premtuar dicka atij, qe do ta sjell titullin e kampionit boteror ne Gjermani”, tha Krasniqi i cili ne boksin profesionist i ka zhvilluar 35 mece: prej tyre 30 i ka fituar, 4 i ka humbur, kurse ne 1 ka barazuar. /gazeta express/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

"VIP"-at Qe Ende Jetojne Me Nanen e Baben

VIPat e Varur nga Prinderit
/photo gazeta express/

Prane gjirit

Shumica e kengetareve, sidomos ata te hip hop skenes, por edhe te tjeret, vazhdojne te jetojne me prinderit e tyre. Ata vazhdojne t’i zgjojne prinderit e tyre nga gjumi, kur i harrojne celesat e shtepise. Lexoni emrat e atyre qe jetojne ne gjirin familjar...

Nga rimat qe ata i qesin ne leter menjehere krijohet nje mendim se njerez me te pavarur se ta nuk ka. Kenget e tyre, nese perkthehen ne realitet, atehere me te vertet bartin pak anarki, pak droge e alkool e si specialitet krejt ne fund jane femrat, si krem ne torte. Nje shumice e kengetareve tane, posacerisht ata qe i perkasin zhanrit hip – hop, vazhdojne te mbesin shume te lidhur me familjet e tyre.

A eshte menyra e jeteses se tyre sikur ajo qe pershkruhet ne kenge apo ajo dallon drastikisht ne jeten private?

Sipas te gjitha gjasave, qendron kjo e fundit. Por, mund te ndodhe qe nje pjese e kengetareve kosovare ne menyre te fshehte marrin banesa te ndryshme me qira dhe se prej aty ndodh te vjen frymezimi. Si frymezim mund te jene edhe hotelet ne magjistralen Prishtine – Ferizaj apo malet e Rugoves ose Prevalles. Apo ata vazhdojne te jene “zogjte e nates” qe trokasin diku kah mengjesi duke i zgjuar prinderit e tyre, sepse i kane harruar celesat e shtepise ku jetojne.

HIP HOP SKENA

Keshtu, burime te ndryshme te “Express” afer disa repereve tregojne se djemte e hip-hop bendit KAOS, Vigani dhe Lumi vazhdojne te jene ata te cilet jetojne me prinderit e tyre. Nje lidhje te forte me familjet e tyre vazhdojne ta mbajne edhe bashkemoshataret e tyre nga “SkillzLedri dhe Visari. Me nje “problem” te tille po ballafaqohet edhe reperi Lyrical Son, i cili ende jeton me prinderit. “Me te shpise” vazhdojne te jetojne edhe djemte e “Etno Engjujve”, Milot Hasangjekaj dhe Genc Prelvukaj. Madje nese e keni verejtur, Hasangjekaj pak apo fare ne video spote e gjen afer nje femre. Thuhet se Hasangjekaj eshte prane marteses. Prane gjirit familjar jeton edhe njeriu i pare i “Baba Record”, Getoar Selimi. Selimi jeton me nenen dhe vellane. Edhe kolegu i tij, Agon Sylejmani vazhdon te jetoje me prinderit e tij dhe vellezerit.

Rendi i atyre repereve qe jetojne ne gjirin familjar, e qe i kendojne rruges, problemeve sociale e shume e cka tjeter, eshte edhe me i gjate sesa qe ne prezantuam. Ajo qe del nga tekstet e tyre dhe ajo qe me te vertet bejne ne jete private mund te jete diametralisht e kundert.

ROCK POP SKENA

Punet me mire nuk i kane as kengetaret e skenave tjera.

Si shembull eshte kengetarja Vesa Luma, e cila perkunder asaj qe disa vite eshte ne lidhje me Genc Dobroshin, vazhdon te jetoje me prinderit e saj.

Po ashtu edhe dy “flakareshat” tjera, Teuta Kurti dhe Rona Nishliu jane te varura nga prinderit. Ndersa edhe pse e tashme e fejuar, nen kujdesin e familjes eshte edhe kengetarja Nora Istrefi. Por, prane komikut te njohur Rasim Thaqi- Cima jeton edhe vajza e tij Adelina Thaqi. Ndersa dikur e martuar, kengetarja Jehona Sopi eshte ajo e cila vazhdon te jetoje ne nje fole me prinderit. E per ju vajza qe e adhuroni kengetarin Shpat Deda, vjen lajmi se edhe ai jeton ne nje shtepi me prinderit. Deda ka pasur nje shkeputje disavjecare me prinderit per shkak te studimeve ne Universitetin Amerikan ne Blagojevgradit. Ndersa tri motrat Ismaili, Zanfina, Ema dhe Adelina vazhdojne te jetojne me nenen e tyre . Ne bashkesi familjare jeton edhe Edona Llaloshi si dhe Leonora Jakupi. Ceshtja e jeteses ndaras dhe me nje privatesi te plote ka rrenje te thella qe lidhet me historine e ketij vendi, kushtet materiale e shumecka tjeter. Thenia : “Sa ma ngushte, aq me shlire” i shkon per shtati gjendjes. /milot hasimja/gazeta express/19.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 19 November 2008

Nora Istrefi, Mban Apo Nuk Mban Jelek?

Nora Istrefi Video Fest
/photo public domain/

Mban apo nuk mban jelek Nora Istrefi ne kete foto? Me duket kjo foto eshte nga Video Festi dy vite me pare. E di se pergjigjen mesiguri e dini. Dhe tash mos kritikoni pse p'i rrasi hundet gjithkund! Pak defrim, ok! Perndryshe fotoja eshte e mrekullueshme! Nuk di kush eshte autori!

Leni komentin tuaj!
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Malesori Pergadite Kenge dhe Videoklip Te Ri

Malesori Malesor Prenkocaj
/photo tung/

"Adresa e gabuar" e Malesor Prenkocajt

"Adresa e gabuar", titullohet kenga me e re e kengetarit Malesori. Kengetari shqiptar nga Mali i Zi sapo ka perfunduar kengen e tij me te re ndersa keto dite pret qe ta realizoj edhe videoklipin e saj.

"Kenga ka perfunduar dhe se ka dal nje kenge shume e mire. Jam ndare shume i kenaqur me tekstin dhe kompozimin qe e ka bere Ilir Berani, ndersa orkestrimin e ka bere Florent Boshnjaku. Kenga eshte nje balade, por nuk eshte si ato baladat klasike sic jemi mesuar t'i degjojme, por eshte nje kenge mes balades dhe ritmikes" - tha Malesori per gazeten "Tung & Nata".

Ndryshe nga herat tjera, kengetari Malesori beri te ditur se realizimin e videoklipit te kesaj kenge ia ka besuar produksionit "Pixels" ne Prishtine: "Po, kesaj radhe kam menduar qe videoklipin ta bej ne Kosove. Une tash vetem po i pres se kur ata do te ma caktojne diten per te dal ne xhirime!", nenvizoi Malesori i cili ishte i bindur se videoklipi deri ne fund te ketij muaji do te jete i gatshem per transmetim neper ekranet televizive.

Malesori thote se edhe ne te ardhmen do te vazhdoje te realizoje kenge me videoklipe, ndersa nuk parapelqen albumet. Ai gjithashtu tha se nuk eshte shume ithtar i pjesemarrjeve neper videokaseta, por theksoi se do te jete i pranishem neper programet festive ne televizionet kosovare. /tung/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

A Do Te Kendojne Shyhretja dhe Mahmuti Bashke per Vitin e Ri?

Shyhrete Behluli
/photo tung/

Shyhrete Behluli - Kolazhe muzikore per Vitin e Ri

Kengetarja e muzikes popullore Shyhrete Behluli edhe kete vit ne projektet e Vitit te Ri do te jete e pranishme me kenge te zgjedhura popullore. Ajo bashke me Shkurte Fejzen dhe Remzije Osmanin kane pergaditur disa kolazhe muzikore per te marre pjese neper programe festive, te cilat disa prej produksioneve ia kane filluar xhirimeve.

"Kemi bere xhirimet te produksioni 'Vizioni dhe Libonia', pastaj jemi ftuar te 'Emra Com', si dhe kemi edhe shume oferta per produksione te tjera dhe programe te televizioneve tona" - tregoi Shyhretja.

Mirepo gjate programeve te Vitit te Ri nuk do te mungojne as kolazhet e njohura muzikore te Shyhretes me Mahmut Feratin.

"Po, kemi pergaditur nje kolazh edhe me Mahmutin dhe besojme se do te pelqehet te publiku", theksoi ajo.

Kengetarja Behluli tha se para Vitit te Ri nuk do te nxjerr kenge te reja: "Nuk ka shume kohe qe e kam edituar albumin tim te ri. Mendoj se ai album ka mjaft kenge te bukura te cilat mund t'i shfrytezoj edhe per programe te Vitit te Ri, te cilat krahas potpurive, mund t'i kendoj edhe ato" - u pergjigj kengetarja jone e njohur. /tung/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 18 November 2008

Kush Do Fiton Kengen Magjike 2008?

Kenga Magjike 2008

Si gjithe herave tjera edhe kete here spekulimet kane zene vend ne forume dhe revista te ndryshme, ne lidhje me festivalin e muzikes "Kenga Magjike" se kush do jete fituesi i rradhes. Vjet, e fitoi Aurela Gace dhe disa qe prognozuan kete fitore e paten te drejte. Editori i revistes online "Elbaniac", Elbino, deri me tash ka pasur nuhatje mjaft precize ne lidhje me kete teme. Ja se c'thote ai per festivalin e sivjem:
- - - - - - - - - - - - - - - - -
Dhe "Kengen Magjike 2008" e fiton...Pirro Cako!!!

Urime o shoku drejtor! E fitove per te dyten here festivalin! Pse te prisni finalen mo? Me ju rene te fiket nga emocionet? Jooooo! Ja ku po ju themi shpejt e shpejt se cfare thuhet pas kuintave te "Kenges Magjike" - Pirro do fitoj festivalin. E ne qe menduam se do fitonte Cilli lol. Ene kshu..."Anjushka" i sjell nje tjeter trofe kengetarit dhe nuk mund ta mohosh dot qe eshte ndoshta kenga me e mire e ketij; edicionit me te dobet te "Kenges Magjike".Shpresoj te jete spektakel pompoz ,se... keq puna.Ndryshe nga vitet e shkuara ku ka pas dominuar muzika Dance,kete vit prurjet me te mira jane baladat nga Joana,Soni Malaj,Blerina Braka,Juliana Pasha etj. Artistet jane duke dhene provat finale dhe te shohim cdo te ndodhe.Oh...gjithashtu flitet se Aleksander Gjoka,Juliana Pasha dhe Korab Shaqiri,mund te kthehen ne shtepi me cmime :) Urime!" /elbino/albaniac.com/18.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Gazeta Express poashtu ka lansuar nje parashikim te tyre, bazuar ne disa informacione qe ata kane marre nga nje person anonim:
- - - - - - - - - - - - - - - -
Rosela pretendente per cmimin “Kenga Magjike”

Kengetarja e njohur shqiptare Rosela Gjylbegu eshte njera nder pretendentet per te fituar cmimin kryesor te spektaklit “Kenga Magjike”.

Ajo eshte duke konkurruar ne kete festival me kengen “Tjetra”, nje kenge kjo qe eshte duke u pelqyer shume nga publiku shqiptar. Nderkaq, nje burim i gazetes Express nga Tirana ka thene se Rosela eshte njera nder pretendentet kryesore per cmim dhe eshte shume afer marrjes se tij.

“Ajo po shkon me hapa te sigurt drejt fitores, por duhet pritur rezultatin final normalisht”, ka thene ky burim.

Por, gjerat normalisht do te qartesohen ne naten finale, aq me pak kur gjerat mund te marrin qasje tjeter pasi qe “dallaveret”, nuk mungojne ne kete festival.
/ardian jasiqi/gazeta express/18.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Tani degjoni vete artistet ne fjale

Pirro Cako - Anjushka


Rosela Gjylbegu - Tjetra

- - - - - - - - - - - - - - - -
Ju kujtojme se netet finale te Kenges Magjike 2008 do te mbahen kete fundjave dhe do te transmetohet se paku nga RTV Klan (Shqiperi) dhe RTV21 (Kosove).
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genta Ismajli Me Klip Te Ri

Genta ne Skllav ti kurre s'do jesh

Genta sjelle klipin e saj me te fundit te titulluar "Skllav ti kurre s'do jesh". Nje projekt i sponsoruar nga Qeveria e Kosoves me qellim te sensibilizimit te opinionit ne luften kunder droges, prostitucionit dhe varferise. Kenga eshte e punuar nga Ylli Behluli me orkestrim te Defrimit. Kliko ne link per ta shiquar videon!

genta ismajli Genta Ismajli Genta Ismajli
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Jehona Iseni Fituese e Nota Fest 2008

Jehona Iseni
/photo public domain/

Jehona Iseni, fituese e "Nota Fest 2008"

Fituese e festivalit te katermbedhjete me radhe te kenges se lehte te gjuhes Shqipe "Nota Fest 2008" eshte kengetarja debutuese Jehona Iseni, e cila u paraqit ne skene si e para fundit me kengen e titulluar "Diskrecion".

"Te them te drejten para fillimit te festivalit kam pas ne vete nje vete besim se do te mund te jem fituese e ndonjerit prej shperblimeve, por jo edhe te shperblimit te pare nga publiku. I gjithe ekipi jemi munduar qe te dalim ne kete festival me nje kenge te re, e cila do te mbane ne vete te gjitha kriteret e nje kenge te shkelqyeshme dhe si duket kete qellim edhe ia dolem", tha Jehona.

Nderkohe, edhe organizatoret e festivalit u ndane te kenaqur nga rrjedha e ketij festivali. "Jemi shume te kenaqur nga menyra e organizimi te ketij festivali, planet e organizimit jane prishur pak per shkak mos ardhjes se dy te ftuarve special Besa Kokedhima nga Shqiperia dhe grupi Elita 5, ku kengetari i tyre ishte i semure shume dhe mungesa e tyre ishte e arsyeshme. Edhe mysafiret te tjere te cilet ishin nga Hungaria, Bullgaria etj u ndane shume te kenaqur", tha Agim Ismaili. Organizatori i ketij festivali edhe njeheresh faleminderoi te gjithe sponsoret, ne mesin e te cileve ishte edhe gazeta "Koha", e cila edhe kishte bere perzgjedhjen e cmimit - teksti me i mire i Festivalit. (F.K)

Fitues te cmimeve:

Cmimi i pare i publikut: Jehona Iseni "Diskrecion",
Cmimi i dyte i publikut: Sejlani
Cmimi i trete i publikut: Goni Pasioni
Cmimi special si kompozim me i mire dhe mendimi i jurise: Olta Boka
Orkestrimi me i mire: Valon Gashi
Interpretimi me i mire: Lulefjolla Rufea
Debutuesja me e mire: Jehona Iseni
Teksti me i mire: Elis Bend dhe Arta Memedi
Fitues i televotingut: Goni Pasioni
/f.k./koha/17.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Burime te tjera shenojne qe ne festival ishin gjithsejt 20 kenge. Spektakli eshte mbajtur te shtunen me 15.11.08 ne sallen "Univerzal" ne Shkup dhe u moderua nga Premtime Zylali dhe Rini Useini. Permendet edhe nje emer si fitues i nje cmimi, Aurel Amzai - Paraqitja me e mire skenike. /teni/

Kengen fituese te Jehona Isenit mund ta ndegjoni te faqja zyrtare e saj ne myspace: myspace.com/yehonnamusic
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: hyseni huseini mehmeti
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Vanesa Krasniqi Shtyn Perpara!

Vanesa Krasniqi
/photo rtl jenniffer felthaus/

Vanesa prape shkelqeu te shtunen mbrema me 15 nentor, ne garen "Das Super Talent" te televizionit RTL, ku ajo performoi kengen "Listen" te Beyonce dhe si duket po cane perpara ne rrugen e saj te suksesit. Ketu eshte nje video qe eshte publikuar ne youtube.com, por nese nuk punon (se po i hjekin mendoj) atehere mund ta shkarkoni nga ketu (pass:albavipnews.blogspot.com). Video eshte ne formatin .flv dhe ju duhet FLV Player.

p.s. Nje "Krasniq" deshtoi te Shtunen mbrema por nje tjeter eshte duke shkuar perpara! Suksese!


- - - - - - - - - - - - - - - -
Java e Krasniqeve

Ne Gjermani eshte ngrysur ylli i Luan Krasniqit, por shkelqyen yjet e dy Krasniqeve te rinj: Vanesses dhe Durit. Ata u plasohen ne gjysmefinale te gares gjermane “Das Supertalent 2008”, me kritika superlative

Luan Krasniqi zhgenjeu shqiptaret ne Gjermani, por dy Krasniqet tjere, Vanessa Krasniqi, 14 vjecare, dhe Duri Krasniqi, 12 vjecar, ua zbardhen faqen. Keta dy kengetare jane plasuar ne gjysmefinale te gares “Das Supertalent 2008”. Kritikat per dy kengetaret jane shume te mira, posacerisht per Vanessen.

Nuri Krasniqi
/nuri krasniqi, photo rtl jenniffer felthaus/

Anetaret e jurise shprehen keshtu: “Kur te shoh ne skene dhe degjoj zerin tend, besoj qe mund te fluturoj”, ka thene njeri. Tjetri vazhdoi : “Heren e fundit ke kenduar aq mire saqe nuk kam besuar se mund ta perseritesh. Por, e bere edhe me mire”. I treti, Dieter Bohlen,dha vleresim me superlativ: “Vanessa, ti ke cilesi te nje ylli te madh. Si producent besoj qe ti je kengetarja me e mire qe ka lindur ndonjehere ne Gjermani”. /milot hasimja/gazeta express/18.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 17 November 2008

Lori: E Ndiej Veten Si Kosovare!

Loreta Kacka Lori
/photo kosova sot/

INTERVISTE: LORETA KACKA - LORI
Krejtesisht ndryshe, nga biondja ne zeshkane

“Stili eshte komplet ideja ime, veshjet jane te gjitha cfare kam kerkuar une, jane qepur enkas per videoklip dhe mendova qe edhe floket e zeze jane te perkryer per veshjet”, ka thene Lori

Loreta Kacka - Lori eshte njera nder kengetaret, e cila perpiqet qe cdo here t’i sjelle publikut kenge sa me te mira. Ajo gjithnje paraqitet me nje stil joshes dhe terheqes ne skene. Se fundi, Lori ka nxjerre ne treg videoklipin me te ri te kenges “Shen Valentini”. Per kete projekt dhe shume te tjera flet ne intervisten per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka rreth videoklipit te fundit?
Loreta Kacka: Videoklipi i kenges “Shen Valentini” eshte i realizuar ne Shkup. Xhirimet jane bere brenda dites, ndersa per montazh na eshte dashur afer 10 dite. Per mua eshte me rendesi qe ne klip te kemi nje dukje me te vecante dhe normal, te kete nje regji, nje domethenie klipi, teksti te jete i shtjelluar.

“Kosova Sot”: Ne kete klip dukeni krejtesisht ndryshe nga pamja e perditshme, si ia dilni?
Loreta Kacka: Stili eshte komplet ideja ime, veshjet jane te gjitha cfare kam kerkuar une, jane qepur special per kete videoklip dhe mendova qe edhe floket e zeze jane te perkryer per veshjet. Dhe, per kete kenge, pse mos te kem nje ndryshim, une gjithmone kam deshire te sjell dicka te re te publiku dhe po ta veni re te gjitha klipet e mia jane ndryshe nga njeri- tjetri. Deri me tani cdo ndryshim imi ka qene pozitiv dhe ne qofte se nuk ke ndryshim, atehere s’ke nevoje te besh klipe.

Loreta Kacka Lori

“Kosova Sot”: Kush e sponsoroi kete spot?
Loreta Kacka: Nuk kam sponsor te klipit, mirepo te drejten e videoklipit dhe albumit qe do te nxirret ne treg shume shpejt e ka produksioni “Euro Lindi” me te cilet jam shume e kenaqur.

KAM BERE KLIP PER T’U PELQYER

“Kosova Sot”: Keni perjetuar ndonje moment te vecante gjate xhirimit?
Loreta Kacka: Kam pasur fat diten e xhirimit, sepse ka qene koha shume e mire me diell dhe nuk kemi hasur ne asnje veshtiresi. Njera nga skenat e spotit eshte e xhiruar afer nje porte ku eshte prane rruges, dhe aty na eshte dashur t’i nderpresim disa here xhirimet, sepse kalonin makinat. Kjo ka qene pak e sikletshme, pjesa tjeter ka shkuar per mrekulli. Gjate xhirimit te gjitha skenat kane qene te bukura dhe ne montazh kemi pasur pak problem se cilen ta veme e cilen jo.

“Kosova Sot”: Besoni se ky videoklip do te pelqehet ne publik?
Loreta Kacka: E kam bere kete klip per t’u pelqyer me deshiren me te madhe, sepse eshte nje kenge qe ia vlen te kete klip. Shpresoj te pelqehet.

“Kosova Sot”: Kush e pergatiti kengen?
Loreta Kacka: Per kengen “Shen Valentini” tekstin e ka pergatitur Aida Baraku, kompozimin Armend Rexhepagiqi, ndersa orkestrimin Darko Dimitrov. Jam shume e kenaqur me kete bashkepunim, eshte pergatitur nje kenge shume e mire.

“Kosova Sot”: Keni pasur ndonje veshtiresi gjate realizimit te kenges?
Loreta Kacka: Veshtiresi nuk kam pasur, eshte kenge qe e kendoj me gjithe shpirt, keshtu qe fare nuk kam hasur ndonje problem gjate pergatitjes. Ka vite te tera qe asnjehere nuk kam pasur veshtiresi gjate realizimit te kengeve, kjo per shkak te pervojes se gjate ne skene dhe vullnetit per pune.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar momentalisht?
Loreta Kacka: Jam duke bere nje permbledhje te kengeve te mia ne nje album te vetem ku, pervec kengeve qe kam gati, kam pergatitur edhe 3 kenge te reja dhe 2 perpunime. Njera kenge eshte me tekst te Aida Barakut, me muzike te Armend Rexhepagiqit, ndersa me orkestrimin e “Virusit”. Kenga quhet “Dua”, eshte nje kenge ritmike. Nje kenge tjeter popullore me tekst nga Fatmir Muja, muziken dhe orkestrimin Edi Balili, orkestrimin e kam bere ne studion “Eroll 5”. Edhe 2 perpunime jane bere tek Ardian Kastrati ne Shkup, njera eshte popullore, potpuri, dhe tjetra per maturantet. Kjo kenge ka qene e kenduar nga kolegu im Ahmet Azizi dhe une kam vendosur qe ta perpunoj tek Ardiani.

NJE DUET ME MARCELA IMAKUN, NE PLAN TJETRI ME EDI KRASNIQIN

“Kosova Sot”: Ne albumin qe jeni duke pergatitur keni edhe nje duet, per ke behet fjale?
Loreta Kacka: Nje risi ne kete album eshte nje duet me vajzen e tezes sime, Marcela Imaku, e cila eshte nje kengetare e mrekullueshme. Kemi pasur edhe bashkepunime te tjera me pare dhe vendosem perseri ta kemi nje duet, qe do te jete edhe neper programet e Vitit te Ri.

“Kosova Sot”: A ka dicka te re ne jeten tuaj sentimentale?
Loreta Kacka: Ne jeten private nuk ka ndryshime, ne qofte se do kete dicka te re, ju do ta merrni vesh te paret.

“Kosova Sot”: Cfare ju terheq te nje djale?
Loreta Kacka: Nuk kam shume preten dime, te jete i mire. Te kete karakter, kjo eshte kryesore, e te tjerat jane dore e dyte.

“Kosova Sot”: Ka nje kohe te gjate qe jetoni ne Kosove, a e konsideroni veten si kosovare?
Loreta Kacka: Eshte e vertete qe jane bere shume vjet qe jetoj ketu ne Kosove. Jam mesuar te jetoj ketu dhe ne shumicen e rasteve e ndiej veten si kosovare, edhe pse jam nga Shqiperia.

“Kosova Sot”: A dallojne meshkujt kosovare nga ata te Shqiperise?
Loreta Kacka: Mendoj se te gjithe jane njesoj, pa dallim vendi.

“Kosova Sot”: Keni ndonje plan per te ardhmen?
Loreta Kacka: Se shpejti do te realizoj edhe spotin e kenges popullore, me titull “Keq”. Jam e angazhuar edhe me disa projekte per festat e fundvitit, si te programi i “Euro Lindit”, i cili do te kete te drejte editimin e albumit te ardhshem. Do te marr pjese edhe ne disa produksione dhe televizione me programet e tyre per festat qe do te vijne. Do te kem edhe nje risi per TV 21, nje duet me Edi Krasniqin, nje perpunim nga Naim Krasniqi, nje balade shume e bukur, e cila do te shfaqet per here te pare ne mbremjen e Vitit te Ri. Ne programet e Vitit te Ri do te paraqitem me veshjen nga Zihanja ne Shkup, e cila gjithmone i qep fustanet e mia, ndersa per floke dhe grim kujdeset Njomeza. Mirepo, do te kete edhe veshje qe i kam blere si zakonisht ne Milano. /k.bajrami/kosova sot/18.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Elina Duni Kendon Ne Paris

Elina Duni
/photo anja tanner/

Elina Duni kendon ne Paris

Me 27 nentor kengetarja shqiptare Elina Duni kendon ne qendren kulturore te zvicres ne Paris. E lindur ne Tirane me 1981, ne nje familje artistesh, Elina u ngjit ne skene per here te pare ne moshen 5-vjecare dhe paralelisht studioi violine. Ndermjet viteve 1986-1991, ajo merr pjese ne festivalet e femijeve dhe kendon per Radion dhe Televizionin Shqiptar.

Me 1992, mberrin ne Gjeneve se bashku me nenen e saj. Fillon atehere aventura zvicerane me muziken: studion piano klasike ne Konservatorin e Muzikes po ne Gjeneve dhe nderkohe ajo zbulon pasionin per jazz-in.

Me 2000, pasi mori diplomen e Pjekurise Artistike, Elina nis studimet ne L’Ecole de la Vie. Gjate kesaj kohe interpreton ne filmin shqiptaro-zviceran “Yllka” nje autobiografi e shkruar nga e ema Besa Myftiu. Jep disa koncerte jazz-i ne Shqiperi e shoqeruar ne piano nga Gentian Rushi (Cd “Live in Tirana”) dhe interpreton ne teater ne Trilogjine nga Cehovi, vene ne skene nga i ati, regjisori Spiro Duni.

Se bashku me José Luis Asaresi, ajo themelon grupin “Extrangers in the Noise”, (Cd “Harpatic”, Empiriko) – tingujt elektrike perzihen me absurditetin e jetes – me pas niset drejt Nju Jorkut.

Me t’u rikthyer ne Zvicer, interpeton serisht ne teater “Prova e te kundertes” e vene ne skene ne Gjeneve nga Freddy Porras.

Me 2005 vleresohet me cmimim Special te Jurise ne festivalin “Netet e klipit” ne Tirane, per Cd “Lakuriq” me grupin nga Prishtina “Retrovizorja”.

Kishte nisur nderkohe studimet per kompozim ne Haute Ecole des Arts te Bernes, ne degen jazz.

Ketu krijon Elina Duni Quartet se bashku Colin Vallon ne piano, Bänz Oester bas dhe Norbert Pfammatter ne bateri – nje kthim tek burimet muzikore ku perzihen kenget foklorike ballkanike me jazz-in.

Me 2007, eshte laureate me bursen “Friedl Wald”. Gjate vitit qe po leme pas ajo ka interpretuar ne “Langnau Jazz Nights” dhe ne “Festival Onze Plus” ku eshte prezantuar si “e paprituara me e bukur muzikore e shekullit te 21 ne Zvicer”. /shekulli/16.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Soni Malaj Ne Nje Dashuri Sekrete

Soni Malaj
/photo gazeta shqiptare/

SONI MALAJ: Lidhja e dashurise me francezin dhe takimet e fshehta me Florin

Kishte shume qe nuk dihej me gje per te, qe prej ndarjes se saj nga kompozitori Flori Mumajesi, lajm i cili u be publik menjehere dhe u shpernda rrufeshem tek te gjithe. Prej shume kohesh, Soni Malaj ka vendosur t’i thote ‘JO’ cdo gazetari qe e telefonon per ndonje interviste, qofte edhe per ta pyetur jo per jeten e saj private por per dicka tjeter, zhvillimet me te fundit te saj ne anen profesionale. Por ne te ‘Bluetooth’ kemi mesuar disa te reja rreth kengetares se njohur, te cilat nuk ngurojme t’i ndajme me ju, kjo fale disa burimeve qe vijne prane Soni Malajt. Prej disa muajsh Soni Malaj i duhet te fluturoje shume shpesh drejt Frances e me konkretisht kryeqytetit, Parisit. Arsyeja? Tashme ka gjetur nje dashuri te re, nje djale rreth moshes 34-35 vjec me te cilin ndihet shume mire, te pakten keshtu thone ato pak persona qe e dine kete, duke iu referuar vete fjaleve te Sonit. Historia me djalin nga Franca do te niste disa kohe me pare, ketu ne Shqiperi, ndersa djali vinte per bizneset e tij qe e lidhnin me kryeqytetin shqiptar.

HISTORIA PARIZIENE
Sonit prej disa muajsh i duhet te udhetoje drejt frances per te takuar djalin e saj te zemres i cili e pret nje here ne muaj. Qendron me te per disa dite e me pas kthehet ne Tirane. Eshte tejet e rezervuar per kete histori dhe shume te paket jane personat qe jane ne dijeni te saj. Nese do te mendonim qe Soni shkon ne France per koncerte, nga te gjithe eshte prezent fakti se Franca eshte nder te paktat vende ku zhvillohen koncerte per shqiptaret. Ne fakt, udhetimet e saj te shpeshta drejt Frances kane nje tjeter arsye. Djali (beqar) nga Parisi ka fituar vemendjen e kengetares ku kesaj te fundit i mundeson dhe fluturimet e shpeshta drejt tij. Sipas burimeve per ‘Bluetooth’, per Sonin kjo lidhje ka shume gjasa te kthehet ne dicka serioze, ku pse jo, ajo po mendon edhe per fejese me djalin te cilit nuk i behet i ditur emri.

TAKIMET ME FLORIN
Soni Malaj dhe FloriPor nuk ishte vetem kaq ajo qe kemi mesuar per Sonin dhe rrefimi nuk perfundon ketu. Burime shume prane Soni Malaj tregojne se ne te vertete ajo ende nuk eshte ndare perfundimisht nga Flori, por takimet me te vijojne. Sigurisht kjo jo si me pare por rreth nje ose dy here ne jave. Takimet jane ne studion e tij prane stadiumit ‘Qemal Stafa’ dhe arsyeja per te cilen takohen nuk eshte vetem ne lidhje me kengen qe Flori Mumajesi po pergatit per Sonin per te konkuruar ne festivalin e fundvitit ne RTSH. Ndoshta lidhja e forte qe perjetuan per disa muaj me rradhe nuk mund t’i ndaje dot plotesisht nga njeri-tjetri, duke patur ende nostalgji gje qe i con ne takime te here pas hershme ne studion e Florit. Bisedat ne telefon gjate dites jane ato qe i lidhin me shume Florin dhe Sonin, ndersa mesohet se ledhat dhe perkedheljet nuk kane perfunduar mes tyre, por vijojne te flasin e bisedojne gati si me pare.

KENGA PER FESTIVALIN E FUNDVITIT
Pas bashkepunimit qe paten per kengen “Fluturimi 3470” ne Festivalin e vitit te kaluar “Kenga Magjike”, kete radhe Soni dhe Flori do te bejne nje kenge te perbashket per te konkurruar ne Festivalin ne RTSH. “Kenga eshte nje deshmi e momenteve me te mira te lidhjes sone”, eshte shprehur disa dite me pare Soni. Kenga eshte e punuar nga Flori, me tekst te Olti Currit dhe orkestrim te Enis Presheves, nderkohe qe do te konkurrojne ne festival me shpresen se po te fitojne do te marrin pjese ne Euovizionin e ardhshem. “Ishte kenge aq e bukur saqe menduam ta perfshinim ne albumin e ri, por pastaj vendosem te konkurrojme ne festival me shpresen se mund te pelqehet dhe te vleresohet”, mesohet te jete shprehur Soni Malaj. /gazeta shqiptare/15.11.08/
Soni Malaj dhe Flori
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 16 November 2008

Alketa Vejsiu Si Nje Vajze "Bucko"!

Alketa Vejsiu
/photo panorama/

Rishfaqet Alketa me linja me te rrumbullakosura

Mbasi drejtoi per disa jave me radhe programin “Me shume dashuri”, Alketa Vejsiu rikthehet kesaj here ne programin “Dua me shume Shqiperine”, nje spektakel madheshtor, ku ne krah te saj si prezantues ishte aktori i mirenjohur Timo Flloko. Por kesaj here supriza ishte jo vetem tek ajo cka pame ne ate spektakel, por edhe tek pamja e Alketes. Padyshim qe Alketa eshte nje vajze shume e bukur dhe e talentuar, e cila edhe mbas lindjes se vajzes diti te ruaje po te njejten linje trupore. Por per cudi kesaj radhe Alketa na u duk pak me e rrumbullakosur ne linja. Mbase mund te kete qene edhe faji i modelit te fustanit, i cili mund te na krijonte kete ide, por gjithsesi edhe ashtu Alketa ngjante shume mire. Fundja ne nuk mund te presim me pamjen e asaj vajzes te dikurshme, pasi Alketa tani eshte rritur e mbi te gjitha eshte bere nene. /panorama/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zanfina Ismajli - Se Shpejti Me Nje Bum

Zanfina Ismajli
/photo public domain/

Zanfina gati per te bere bumin e radhes

Pas publikimit te lajmit se Adelina Ismajli pushon ne San Marino se bashku me motren e dyte Emen, disa dite me pas atyre u eshte bashkangjitur edhe e ema me Zanfinen, duke kaluar dite shume te bukura neper qytete te ndryshme te Italise, edhe pse vendqendrimi i tyre ka qene qytet-shteti San Marino. Kaluan disa dite dhe u kthyen perseri ne rutinen e perditshme ne Prishtine, familja e njohur Ismajli ku filluan angazhimet e tyre normale. Zanfina gjate ketyre diteve ka bere nje kenge te re se ciles do t’i bashkangjise edhe nje videoklip. Kenga eshte ritmike dhe ajo beson qe do te pelqehet nga publiku, Zanfina ka planifikuar ta kendoje per festat e fundvitit neper xhirime te televizioneve dhe produksioneve te ndryshme kosovare. Gjate karrieres se saj ajo ka bashkepunuar me emra shume te njohur te muzikes: Florent Boshnjakun, Ilir Beranin, Avni Qahilin, Wirusin, kurse koheve te fundit ajo po bashkepunon edhe me djalin e talentuar, Flori Mumajesi. Ky i fundit i ka bere nje kenge Zanfines, te cilen thuhet se kengetarja e ka pelqyer shume dhe ka vendosur te kete te tjera bashkepunime me Florin. Zanfina gjithashtu, ka punuar edhe versionin ritmik te kenges "Koha e kometes", e cila u zgjodh si kolone zanore per filmin me te njejtin emer. Zanfina tashme ka bere emrin e saj ne muzike, por edhe shume fansa gjithashtu. /panorama/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Saranda Shala: I Frikesohem Marteses!

Saranda Shala
/photo public domain/

SARANDA SHALA
Pse me duan si modele stilistet me te mire

E njohur ne Kosove, por duke mos i dhene hapesire vetes me shume jashte kufijeve, vajza qe prezentohet, mban emrin e nje qyteti shume te bukur bregdetar shqiptar. Eshte kjo Saranda Shala, shume e sinqerte ne bisede dhe e sukseshme pervecse ne profesion edhe ne punen e saj per te cilen ka mbaruar studimet.

Je nje modele shume e njohur ne Kosove, por ketu ne Shqiperi nuk te njohin edhe aq mire, mund te na tregosh dicka per veten?
Po e vertete qe ne Shqiperi nuk me njohin shume per arsye se s’kam sfiluar ndonjehere per ndonje dizejnator ne Shqiperi dhe nuk kam marre pjese asnjehere ne ndonje zgjedhje edhe pse ftesa kam pase qe prej vitit 2000. Quhet Saranda Shala, ka lindur ne Prishtine me 19.12.1983. Shkollen fillore, te mesme dhe po ashtu studimet e larta i ka mbaruar ne Prishtine.

Hapat e pare ne modelizem?
Hapat e pare ne modelizem i kam filluar ne vitin 2000. Edhe pse ne vitin 1997 per here te pare kam pas ftesen prej agjensionit elite ne Beograd per zgjedhjen e modeles me te mire, ku ishin pjesmarrese vajza nga e gjithe Jugosllavia, e vetmja shqiptare isha une, mami ishte ajo qe insistonte gjithmone, qe une te shkoj atje, ndersa babi s’ishte dakord asnjehere, keshtu qe u vendos qe mos te marr pjese.

Saranda ShalaKeni marre pjese ne ndonje spektakel bukurie pervecse neper pasarelat e modes, nese po, keni rrembyer ndonje cmim?
Ftesa kisha shume si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi. Ne Kosove ne vitin 2002 u perzgjodha si “Best model of Kosova” me qellim qe ta perfaqesoj Kosoven per here te pare ne “Best model of the World”. Pastaj ne vitin 2004 prape perfaqesova Kosoven per here te pare ne “Miss Tourism Queen International”, qe u be ne Kine.

Cili eshte suksesi me i madh qe ke arritur ne karriere?
Sukseset e mia cdo vit jane rritur me cmime te ndryshme, me pjesemarrje te ndryshme, mirepo sukses te vecante e vecoj pjesemarrjen time ne Dubai, ku edhe sfilova per 26 dizejnatore nga e mbare bota, perkatesisht qendrova 1 muaj te tere dhe cdo dite e kam jetuar jeten si nje modele boterore.

Saranda ShalaEshte veshtire qe te jesh modele ne Kosove, je e kenaqur me profesionin?
Hmmm ne Kosove, emri modele dita-dites po shnderrohet ne dicka banale, mirepo une prape jam e kenaqur me punen time si modele atje, sepse modelizmi ka qene gjithmone gjeja qe e kam dashur me se shumti ne jete dhe jam munduar shume, mirepo qysh ne fillim kam ditur ta menaxhoj veten dhe sigurisht, qe jam ndare ekenaqur. Por cdohere e kam ditur se edhe biznesi do te jete profesioni tjeter i imi.

Jashte fushes se modes, me cfare merret Saranda?
Me marketing, kam 3-4 vite qe organizoj evente te ndryshme etj. Kam mbaruar fakultetin Ekonomik per drejtim e marketing e po ashtu, kete muaj filloj studimet e shkalles se trete ne marketing. Ne te ardhmen mendoj se do te jem e suksesshme ne biznes.

Neper shume shkrime kemi lexuar se je nje nder modelet me te paguara ne Kosove, eshte e vertete?
S’e di, edhe pse pjesemarrjet neper sfilata nuk paguhen edhe aq sa une deshiroj, mirepo prape i kam klasifikuar edhe sfilatat e ndonjehere edhe s’ka pase shume rendesi nese paguhem aq sa deshiroj nga vete deshira. Persa u perket reklamave televizive, kalendareve, fotove dhe sfilatave ne Dubai, keto kane qene dicka tjeter e aty mund te them, qe kam qene nje nder me te paguarat.

Saranda ShalaE dashuruar...?
Jo....

Preferoni bashkejetesen apo martesen?
I frikesohem marteses shume, ndoshta kisha preferuar se pari bashkejetesen pastaj martesen.

Si duhet te jete ai?
Zeshkan, pak me i gjate se une, por me e rendesishme do te ishte te kuptoheshim me njeri-tjetrin.

Kengetaret qe pelqeni?
Genta, Tuna, “Elita 5” etj. Preferon jeten e nates ? Po e dua jeten e nates edhe pse ne Prishtine koheve te fundit eshte bere mjaft monotone, per kete arsye kam filluar te largohem paksa. /blerand rexhepi/panorama/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arta Kamberi - Ne Kerkim Te Dashurise

Arta Kamberi
/photo public domain/

Arta: Nuk e kam shijuar dashurine

Percjellsja e pare e ‘Miss Shqiperia 2008’ dhe fituesja e cmimit ‘Miss Cosmopolitan’ ne spektaklin ‘Miss Globe 2008’, Arta Kamberi, gjate nje interviste per revisten “VIP Press”, ka njoftuar se ajo ende nuk e ka shijuar dashurine dhe se kjo eshte per arsye se ende nuk e ka takuar personin e duhur.

“Jam shume e hapur, ndoshta edhe nga fakti, qe nuk jam e lidhur, sepse kam qene shume e impenjuar gjate gjithe kohes, ndoshta edhe nuk e kam takuar personin e duhur”, eshte shprehur Arta per “VIP Press”, ndersa pyetjes se a beson ne dashurine ne shikim te pare i eshte pergjigjur: “Po jam me dy mendje, s’e kam shijuar dashurine ende”.

Cilesite e mashkullit qe Arta pelqen jane “i pashem, i gjithanshem, etj.”, ndersa per te pasur sukses ne nje lidhje “duhet te kesh fat qe te kesh gezim dhe dashuri, sepse keto jane te lidhura me njera-tjetren”. /telegrafi/16.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Yllka Kuqi: Nje Psikologe Qe Di Te Kendoj!

Yllka Kuqi
/photo public domain/

Interviste: Yllka Kuci
Ne ‘Kenga magjike’, me baladen ‘Mesova nga ti’

Momentalisht jam e angazhuar me pjesemarrjen time ne festivalin ‘’Kenga magjike’’, ku u prezantova me kengen ‘’Mesova nga ti’’, kompozuar nga Astrit Pallaska, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e kam shkruar vete

Kengetarja jone, Yllka Kuci, se shpejti do te paraqitet ne festivalin ‘’Kenga Magjike’’ me kengen ‘’Mesova nga ti’’. Yllka, pervec me kete kenge, eshte e angazhuar edhe me projekte te reja, me te cilat do te paraqitet per festat e fundvitit. Per keto projekte dhe shume te tjera qe kane te bejne me jeten dhe personalitetin e saj, flet ne intervisten per ‘’Kosova Sot’’.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar momentalisht?
Yllka Kuci: Momentalisht jam e angazhuar me pjesemarrjen time ne festivalin ‘’Kenga magjike’’, ku u prezantova me kengen ‘’Mesova nga ti’’, kompozuar nga Astrit Pallaska, orkestruar nga Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e kam shkruar vete. Eshte nje balade te cilen e kemi punuar me shume dashuri qe te tre dhe jemi te kenaqur me rezultatin. Presim te mirepritet dhe te pelqehet, i urojme sukses dhe jetegjatesi kesaj kenge, sepse, kur kenga jeton gjate, edhe ne si artiste dhe krijues te saj jetojme me te. Pastaj, jam ne pergatitje te paraqitjeve per festat e fundvitit, ku besoj se do te realizoj nje program me kenge te perpunuara te kenduara live. Gjithe kohen tjeter jam e angazhuar ne punen qe bej ne OJQ ‘’Children for tomorrow Kosova’’ ne Gjakove. Momentalisht jemi ne prag te finalizimit te shume projekteve, nder to edhe 2 shfaqje teatrale me te rinj te shkollave te mesme te Gjakoves, ku jam e perfshire ne rolin e asistentes. Njera nga keto shfaqje do te jepet me rastin e 1 Dhjetorit, Dites Nderkombetare te SIDA-s dhe trajton kete teme. Mund te them qe eshte kenaqesi te punosh me te rinj dhe femije dhe t’i shohesh se si e zhvillojne talentin dhe aftesite e tyre. E gjitha kjo me jep nje kenaqesi te vecante dhe ma permbush kohen dhe jeten.

Yllka Kuqi

“Kosova sot”: Me cfare do te paraqiteni per festat e fundvitit?
Yllka Kuci: Besoj se do te angazhohem rreth perpunimit te kengeve te vjetra shqipe, popullore dhe moderne.

Kur kendoj, ushqehem edhe vete shpirterisht

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me karrieren?
Yllka Kuci: Jam shume e re per te menduar se si ka qene karriera ime. Mendoj qe duhet te punoj shume dhe gjate per te ardhur deri tek nje nocion i tille ne te dy profesionet, edhe si psikologe, edhe si kengetare. Mund te them qe po zhvillohem dhe jam e kenaqur me arritjet e deritanishme, edhe pse mund te kisha bere ndoshta edhe me shume ne aspektin sasior. Mirepo, cilesia besoj se eshte me e rendesishme dhe eshte shume me rendesi qe mos te pendohem ose mos te me vije turp me vone per ato qe kam krijuar deri me tani. E nese flasim per aspektin e perfitimeve materiale, jemi tashme te njoftuar me poziten dhe shperblimin material te artit te vertete ne Kosove, qe shikohet me shume si meshire se sa sikur vlere me te cilen mund te krenohemi.

“Kosova Sot’’: Jeni edhe psikologe, e ndieni veten me mire si kengetare apo psikologe?
Yllka Kuci: Ne te dyja rastet ndihem mire. Edhe pse te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha edhe per te tjeret, pasi qe eshte nje profesion ku nuk je vetem ti si profesionist i involvuar. Ndersa kur kendoj ushqehem vete shpirterisht, i argetoj dhe i kenaq edhe te tjeret dhe e kam si nje lloj terapie personale, zbrazje emocionesh, e cila njeherazi me ndihmon te gjej qetesine. Eshte me relaksues, edhe pse nganjehere di te jete stresues. Megjithate, te dyja keto i ushtroj me vetedije dhe me deshire te madhe.

‘’Kosova Sot’’: Cila eshte ideja juaj per lumturine e vertete?
Yllka Kuci: Qetesia shpirterore, permbushja emocionale, ushqimi me dashuri, siguria personale dhe familjare, arritja e aspiratave, shendeti i mire, te jesh i lire ne ate qe ben, te qenit i dashuruar, te krijosh nje krijese apo fryt te ri, ta shohesh si rritet dhe t’u gezohesh gezimeve te tij e ne fund ta lesh pas. Jane shume te mira per te qene te verteta te gjitha keto, por jane gjerat qe na bejne te themi se jemi te lumtur dhe te permbushur plotesisht. Me fat eshte ai qe i ka dhe qe i gjen ne jete.

Yllka Kuqi

“Kosova Sot”: Frika me e madhe?
Yllka Kuci: Vetvetja, pasiguria personale.

“Kosova Sot”: Tipari i te tjereve qe te ngjall meshire?
Yllka Kuci: Kur s’mund te thone dhe te bejne ate qe duan dhe qe eshte e drejte e tyre.

“Kosova Sot”: Ekstravaganca juaj me e madhe?
Yllka Kuci: Perfeksionizmi dhe shpirti luftarak.

“Kosova Sot”: Ne cfare rasti mund te genjeni?
Yllka Kuci: Per t’u nxjerre nga situatat urgjente.

Njerezve u duhet me shume dashuri

“Kosova Sot”: Personi qe e percmoni me shume?
Yllka Kuci: Ka shume, por femijet jane ata qe me japin energji dhe optimizem.

“Kosova Sot”: Pengu juaj me i madh?
Yllka Kuci: Nena ime, qe nuk pata rastin ta njoh shume dhe t’i tregoj sa shume e dua. Do te me ngelet peng per gjithe jeten.

“Kosova Sot”: Kur dhe ku keni qene e lumtur?
Yllka Kuci: Kur isha shume e vogel. Por, edhe si e rritur ka shume momente ku ndihem vertet me fat dhe e lumtur, kryesisht kur jam e rrethuar me ata qe i dua dhe kur ata qe i dua jane mire.

“Kosova Sot”: Nese do te mund te ndryshonit dicka te vetja, cfare do te ishte ajo?
Yllka Kuci: Nje pjese te jetes, e cila ka ndikuar ne nje pjese te personalitetit tim.

“Kosova Sot”: Cila eshte gjeja me e cmuar qe zoteroni?
Yllka Kuci: Kujtimet, dashuria per njerezit e mi, per muziken dhe jeten ne pergjithesi.

“Kosova Sot”: Cilen e quani piken me te thelle te mjerimit?
Yllka Kuci: Varferine shpirterore.

“Kosova Sot”: Ku do t’ju pelqenit te jetonit?
Yllka Kuci: Ketu ku jam, vetem me liri me te madhe personale, me nje ndryshim mentaliteti dhe mundesi me te medha kreativiteti.

“Kosova Sot”: Cila eshte karakteristika juaj me e spikatur?
Yllka Kuci: Ambicia dhe ndjeshmeria.

“Kosova Sot”: Cilat gjera nuk ju pelqejne?
Yllka Kuci: Vaji i femijeve. Eshte nje gje, se ciles i shmangem sa here kam mundesi.

“Kosova Sot”: Cila eshte motoja juaj?
Yllka Kuci: Nga pervoja e deritashme kam kuptuar qe me shume ka vlere te jemi te rrethuar me dashuri se me para, andaj e kam si frymezim dhe rikujtim cdohere thenien e Nenes Tereze: “Njerezve nuk ju duhet vetem nje cope buke, njerezve u duhet me shume dashuri”. /kastriote bajrami/kosova sot/15.11.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online