All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 6 December 2008

Ja Dhe Piktura Nudo e Rezarta Shkurtes!

Piktura Nudo e Rezarta Shkurtes
/piktura nudo e rezartes, photo panorama/

Rezarta prezanton pikturat dhe kengen e re

Ka pasur dy gezime ne nje dite Rezarta Shkurta, e cila nga Miss u be kengetare, me pas tregoi qe mund te jete edhe stiliste per veten dhe miket e saj, ndersa tani vjen surpriza: Rezi eshte edhe piktore. Te merkuren qe lame pas, vajza bionde beri prezantimin e kenges se saj me te re te kompozuar nga Genti Lako me titull “Ne parajsen time”, por mori shkas nga vemendja e te pranishmeve per t’u lancuar edhe si piktore me disa nga punet e saj. Ne piktura te bien ne sy kryesisht portretet, si edhe tabloja e nje femre nudo, te cilen e shihni edhe ne foto. Festa u organizua ne “Flegship Center” ne Durres dhe te pranishem ishin plot emra te njohur te botes se kenges dhe spektaklit. Natyrisht nuk mungonte edhe i fejuari i Rezartes, Ermali. /panorama/06.12.08/

Julian Deda Genti Lako
/genti lako me te fejuaren migenen dhe julian deda, photo panorama/

Rezarta Shkurta Ermail
/ingridi,ermali,rezarta dhe orinda, photo panorama/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ke Fajeson Silva Gunbardhi Qe Ende Nuk Ka Te Dashur?

Silva Gunbardhi
/photo panorama/

Silva Gunbardhi: Jam indiferente prandaj nuk kam te dashur

Nuk jam ndier ende mire me dike, ndaj nuk jam lidhur...veshtiresia e pare qendron tek natyra ime indiferente. S’jam ajo vajza capkene, qe e kerkon vete shpirtin binjak.

Edhe pse kenga e saj e pare titullohet “Grise naten”, nje duet i kenduar para 10 vitesh me Aurel Thellimin, Silva Gunbardhit nuk i pelqen aspak jeta e nates, zhurma dhe rremuja. Parate qe fiton nga koncertet me kenget folk e baladat dhe pse ka zgjedhur te jete vetem.

Fituat cmimin “Balada me e mire” ne festivalin “Kenga Magjike” me baladen “Te doja shume”. Duket sikur po tradhtoni folkun per baladat?
Po mund te them se balada mua me pershtatet, e ndiej veten shume mire kur kendoj kenge te tilla dhe me gezoi shume cmimi qe mora. Ndersa kenget e folkut te jugut, i kendoj ne koncerte, ku pelqehen shume.

Ju kemi pare te bashkepunoni vetem me kompozitorin Adi Hila, pse?
Ka dhe raste bashkepunimi me te tjere kompozitore. Por mund te them se vec profesionalizmit te tij, ai ka nje studio me aparatura fantastike. Vec kesaj tek Adi me pelqen menyra e tij e komunikimit, talenti i tij.

Me cfare jeni duke u marre per momentin?
Jam gati te nisem ne Itali per koncertet e radhes, ndersa ndjek studimet per juridik, qe mendoj se do te jete dhe profesioni im ne te ardhmen, edhe pse kengen nuk do ta le kurre.

Dihet qe koncertet jane burimi i te ardhurave per kengetaret. Ju sa paguheni per nje koncert?
Per nje koncert brenda Shqiperise 1000 euro, ndersa per koncertet jashte vendit 1500 - 2000 euro.

Jeni e dashuruar?
Jo nuk jam. Nuk jam ndier ende mire me dike, ndaj nuk jam lidhur.

Kaq e veshtire eshte per ju te gjeni nje person me te cilin te ndiheni mire?
Ndoshta po, dhe veshtiresia e pare qendron tek natyra ime indiferente. S’jam ajo vajza capkene, qe e kerkon vete shpirtin binjak.

Veshtiresia e dyte cila eshte?
Aktivitetet, qe une kam nuk me lejojne qe te krijoj nje lidhje, pasi dashuria kerkon kohe, perkushtim, shume dashuri. Shkurt dashuria do dashuri!

Sa kohe keni qe jeni vetem pa te dashur?
S’e mbaj mend.

Por vitet kalojne, ju jeni 28 vjece?
Le te vije kur te vije. Une jam natyre kerkuese dhe ne kete drejtim une them me mire vetem, sesa e shoqeruar keq.

Si mund ta pershkruanit veten?
Nje miks temperamentesh. E forte dhe pak melankolike.

Ju tremb mosha, plakja?
Jo aspak. Ajo qe me tmerron eshte vetem vdekja mbi toke.

E frekuentoni jeten e nates?
Jo, nuk me pelqen jeta e nates dhe zhurmat. Preferoj te rri vone me miqte ne ndonje ambient te qete, ose kur jam ne shtepi te lexoj ndonje liber.

Keni plan te nxirrni nje klip te ri?
Po mendoj te nxjerr klipin e ri pas Vitit te Ri, ku do mundohem te dal mire, pa i kushtuar shume rendesi faktit nese do jem ndryshe apo. /panorama/06.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Noizy, Djaloshi Sexy qe Beri Klip Erotik me Rozin!

Noizy n Rozi ne FLY
/photo public domain/

Noizy: Une boksieri qe bera klip erotik me Rozin

Kush eshte Noizy, djali seksi qe e pame ne klipin “Fly” te Rozana Radit. Jeta ne Angli si boksier dhe ambicia per te qene nje reper i vertete ne Shqiperi.

Nuk ju njihnim para se te shfaqeshit ne klipin “Fly” me Rozana Radin. Si u lidhet me te?
Ne fakt, nuk e njihja shume Rozanen, por bashkepunimi me te ishte nje hap i madh per mua. Do ishte nje zgjedhje plotesisht e sakte per nje talent qe te zgjidhte Rozin per te publikuar veten e tij. Ne ate kenge tregova se di te bej ne kete menyre jo vetem “undergrowd rap”. Bashkepunimi ishte rastesor. Ndodhesha ne studion ku po regjistrohet dhe albumi im i pare, “Zig-zag records” dhe pronarit te studios GBMC i vjen nje telefonate nga Adi Hila, dhe i thote se i duhej nje repist shume i mire per nje kenge te Rozana Radit. Tekstin e shkrova aty ne moment dhe po zerin e hodha ne moment, pasi me pelqeu dhe dukej qe do behej hit.

Keni jetuar ne Londer qe kur ishit 10 vjec, pse u kthyet?
Ne Londer kam jetuar qysh ne vitin ’97 me familjen. Arsyeja pse u ktheva eshte se gjithmone kam menduar se mund te jem nje “real reper” ne Shqiperi, qe flet per gjera qe i ka jetuar vete, ose cfare mund te beje ne jeten e tij.

Si ka qene jeta juaj?
Deri ne 2008 jetova vetem ne Londer, pasi familja vendosi te kthehej me pare. Aty i hyra me shume seriozitet boksit, qe me coi ne fitore te 15 ndeshjeve ne “streefight”, ndeshje pa doreza te jashteligjshme te rruges, ku humb ai qe bie knockout.

Noizy

Sa jeni marre me muzike atje?
Por ne te njejten kohe kam qene shume i dhene pas muzikes dhe kercimit, pasi jeta ishte e rrethuar me kete lloj fryme. Shoket e lagjes ishin me ngjyre dhe ndaj isha i rrethuar me kulture hiphop. Jeta ne ghetto te “South east woolwich” ka qene “shkolla me e veshtire per mua”.

Kush fshihet pas Noizy-it

Pervec Rozanes, me cilet kengetare keni miqesi ketu?
Me Kastron, Zajminen, Stinen etj.

Emri Noizy, eshte emri juaj i artit?
Emri im eshte Rigels, Noizy me ka thirrur nje mesues ne shkolle ne Angli, pasi me tha je shume “noisy” per nje emigrant.

Muzika qe pelqen?
Rap, reggae, bashment, garage, drum and base.

Djale seksi apo tip i forte?
Nuk e shoh veten seksi, por e shoh si nje 22-vjecar te burreruar.

Noizy Rozana

I dashuruar dhe c’tip vajze te terheq?
Jo, me asnje deri tani pasi e kam shume te veshtire te gjej nje te dashur qe te me beje te qesh, po do e doja te thjeshte dhe hot.

Albumi yt cfare muzike do te kete?
Nje album teper i kompletuar me ate lloj muzike, qe une di te bej me mire “underground, rap, regja, komercial, sreet life, talk, bashment” etj. Me te vertete qe do te kete shume surpriza ne kete album.

Aventurat jane pjese e jetes tende?
Nuk kam fjale t’i pershkruaj aventurat e mia te cilat jane pafund.

Noizy Rozana

Jeta cfare eshte per Noizy-in?
Per kete pyetje e kam nje fraze ne nje tekst timin qe thote: Kjo jete eshte si e nderton, themelet e thella kurrkush s’mund t’i rrezoje. /panorama/06.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zanfina Ismajli: Bukurine Trupore e Kam Trashegim!

Zanfina Ismajli Nga 1 tek 10
/photo public domain/

Zanfina: Pse me tundon profesioni i avokates

E lezetshme, e mencur, me nje karriere te suksesshme, ne nje te ardhme te afert pritet te behet edhe avokate, personazhi ne vazhdim eshte pikerisht pinjolla e familjes Ismaili, e cila u ngrit fuqishem ne show biz-in shqiptar, duke fituar zemrat e fansave gjithandej trojeve shqiptare, me shume sinqeritet dhe dashuri ju flet Zanfina...

Ne cdo paraqitje tenden, qofte festival apo mbremje muzikore, dukesh shume bukur, ne fillim per look-un eshte perkujdesur Ema kurse tashme kush e ka ate detyre?
Ne pergjithesi, jam konsultuar me gjithe familjen, por pasi e krijoja nje ide se si do performoja apo dukesha. Edhe tash eshte keshtu, me keshillat e Emes, Adelines dhe nenes dukem gjithmone e me bukur. Por degjoj veten me se shumti.

Albumi “Nje puthje” ka pasur shume sukses dhe prej aty kane dale shume hite qe akoma degjohen, pas albumit kemi gjithashtu dy hite te tjera, po nderkohe keni ndonje projekt te ri?
Per momentin jam duke punuar me dy kenge. Njeren do ta paraqes ne emisionet e Vitit te Ri, ne Kosove, ndersa tjetra do kete edhe videoklip per te cilin jam duke menduar skenarin. Do te jete nje surprize per publikun.

Ke linja trupore nder me te bukurat ne estrade, ushtron apo merresh me ndonje sport, sepse e dime qe dieta nuk preferon?
Eshte e vertete se nganjehere e kam veshtire te shtoj peshe, me sport merrem rralle, por merrem me vallezim. Dietat per te humbur peshe asnjehere nuk i kam mbajtur. Ndersa per linjat trupore mund te them se i kam trashegimi.

Si tip dukesh shume e qete, ne rastet kur situata te del nga kontrolli, cfare te qeteson?
Me se shumti nervozohem kur ndonje gje ne lidhje me profesionin nuk me shkon si e kam menduar. Edhe vete jeta nganjehere eshte e veshtire dhe me plot stres. Por kur dal nga kontrolli qe ndodh shume rralle, atehere jam shume e keqe, por shpejt me kalon. Vetem duhet te kaloje pak kohe dhe qetesohem.

Pervec kengeve, dalim pak jashte muzikes, ndonje plan te ri?
Plane kam, por qe gjithmone kam preferuar mos t’i tregoj para kohe ne menyre qe nese nuk realizohem mos te flas kot. Por plani me i afert jane xhirimet e fundvitit si dhe klipin per te cilin fola me lart.

U diplomove apo akoma jo, si mendon do na behesh nje juriste, ke ndermend te punosh ne profesion?
Po, sepse kuptohet qe une nuk mendoj te kendoj tere jeten. Dhe ne te ardhmen e larget e shoh veten si nje avokate.

Dita-dites te shtohen fansat, te shtohet fama, mendon qe te largohesh nga profesioni dhe te vazhdosh jeten normale ashtu si gjithe te tjeret?
Nuk me pengon fama e adhuruesit, perkundrazi ndihem shume mire kur tregojne admirim, sepse keto gjera nenkuptohen me profesionin tone. Asnjehere s’me kane penguar, sepse une kendoj qysh nga femijeria dhe jam mesuar me adhurues.

Ke nje karriere te kenaqshme, pa skandale, me shume suksese, ashtu ngadale, por ne hapa te sigurte i ke hyre kesaj rruge, mendon se krijon xhelozi?
Estrada eshte e mbushur me xhelozi, por qe une punoj per vete dhe po te shpenzoja energjine dhe kohen ne gjera te tilla, atehere nuk do te isha ketu ku jam. Une punoj per adhuruesit dhe veten.

Bashkepunoni akoma me Hyrije Gashin?
Po, me Hyrijen bashkepunojme shume gjate, ajo eshte stilistja ime dhe e Adelines qysh nga mosha jone e hershme.

Zanfina dhe Adelina

Cila eshte detyra jote si vajza me e vogel ne shtepi? Je e llastuar?
Une me se paku jam e llastuara. E vogel kam qene me shume, por pas pubertetit kam ndryshuar paksa ne karakter dhe jam me e qete. Njerezit e qete dhe me me pak stres jetojne me gjate.

Nje kohe disa media te shkruara kishin bere radhitjen e estrades ne baze te asaj se sa paguhen, mirepo emri juaj nuk figuronte askund ne ato shkrime, shifrat vertiteshin nga 800 deri ne 4.000-5.000 euro, ne baze te kesaj ku ze vend Zanfina?
Sepse ajo radhitje s’ishte reale sic mendonin njerezit. Mediat nuk i kane gjithmone informatat e sakta. Ndersa per pagesen time nuk kam folur ndonjehere dhe nuk preferoj te flas. Nga keto qe i permendet me lart, pagesa ime eshte nje mesatare e tyre perafersisht.

Si shkon jeta sentimentale, preferoni bashkejetesen apo martesen, pasi akoma jetoni me familjen?
Mendoj se mosha ideale per martese eshte mosha 30- vjecare jo me heret dhe preferoj martese jo bashkejetese, sepse ato zakonisht edhe deshtojne. E vertete eshte qe ende jetoj me familjen, sepse kjo ka qene zgjedhja ime. /klotilda harka/panorama/06.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 13 Dhjetor 2008: K-OS, Nora Mucaj

Disco Puls 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

Hip Hop Night
K-OS & NG DOUBLE G ARMY, NORA MUCAJ,
BIG TIPP & Fatoni G
Bajram Dobra

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 13 Dhjetor 2008: Meda & Bajram Gigolli

Disco Bilboa 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

MEDA & BAJRAM GIGOLLI
Faruk Hasani, Gjon Uka

Meda vjen me kenge te reja te padegjuara me pare!

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041
Munchen Oberhaching
0173 192 29 77
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Diskoteka Time 13 Dhjetor 2008: Nexhat Osmani

Diskoteka Time 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

NEXHAT OSMANI

Robinienhof 3 (Marktplatz)
45894 Gelsenkirchen Buer

diskoteka-time.de
0160 953 10 462
0173 160 7 530
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 5

KAFAZI I ARTE 6: DITA 5


/photo news24/

VIDEO DITA 5 PERMBLEDHJE


06-12-2008 9:50
Adela ngrihet gjate nates dhe shkarravit banoret.

Ne mbremjen e kaluar Adela ka konfliktuar perseri me Nikun. Situata ka kaluar deri ne ofendime. Sic duket Adela nuk e ka gelltitur dot kete dhe e ka mbajtur rezerve. Ajo eshte ngritur ne oret e para te mengjesit dhe eshte hakmarre me te gjithe banoret duke i shkarravitur ne fytyre. Kafazieret do te kene nje surprize te pakendshme kur te zgjohen. A do ta gjejne dot se kush ka qene fajtori?Joni dhe Matilda kane kaluar nje nate te qete dhe vazhdojne ende te flene.Le te shpresojme qe dita e re te sjelle te papritura te tjera.

06-12-2008 10:05
Niku dhe Joni zgjohen te paret nga banoret e izoluar.

Nga banoret e famshem te dy shtepive te survejuara, Niku dhe Joni jane zgjur te paret. Sigurisht qe askush nuk mund te beje asgje kur eshte vetem. Ketyre dy personave iu duhet patjeter te presin, Nikut per kafazieret dhe Jonit per Matilden. Niku ka ndezur nje cigare dhe ka hyre ne mendime, ndoshta per debatet e nje dite me pare. Joni ka ndezur soben e gazit nga i ftohti dhe ka harruar qe ishte me kanatjere. Adela ka fjetur ne sallon dhe do ti duhet te kete kujdes kur te zgjohet se mos dekonspiroje veprimin qe ka bere.

06-12-2008 11:09
Joni ngacmon Matilden se ha shume.

Ne Kafazin e Ndryshkur Joni dhe Matilda kane pregatitur mengjesin dhe jane ulur te hane. Gjate asaj kohe Joni e ka ngacmuar Matilden se ha shume. Ajo i eshte kunderpergjigjur me shaka per te mos e acaruar situaten. Nderkohe ne Kafazin e Arte, Adela diskuton me Silvanen dhe Nikun per familjen e saj dhe vecanerisht per shkarravitjet e nje dite me pare. Vajzat duken me te qeta se dita e kaluar. Ato degjuan muzike dhe kjo i beri te harronin disi. Sigurisht qe ishin vajzat qe pregatiten mengjesin per te gjithe banoret.Kjo dite duket te kete nisur e qete por zhvillimet e mundshme do te duken me pas.

06-12-2008 12:02
Matilda i reciton poezi Jonit, Berolda me punetorja.

Dy banoret e denuar ne shtepine e Rremes, Joni dhe Matilda, pasi kane ngrene mengjes kane dale ne oborr. Biseda ka qene rreth poezise. Matilda ka recituar nje poezi per nenen dhe Joni e ka degjuar me vemendje. Me sa duket ditet me shi, kane qene burim frymezimi per Matilden, e cila nuk ka ngurruar te shkruaje menjehere. Ne shtepine me shume personazhe, qe ne fillim te dites mund te vihet re mjaft lehte se kush eshte me i preokupuar per rregullin. Berolda debaton shpesh me te gjithe banoret per te mbajtur shtepine dhe gjithshka tjeter, sa me paster. Sic duket jo te gjithe jane mesuar me jeten ne komunitet ku gjithshka eshte e te gjitheve dhe cdo mungese ndjehet nga te cdo person.

06-12-2008 13:01
Frensi,Nikut “ti duhet te lahesh me rere. Joni ther nje pule.

Kafazi i Arte perjeton atmosfere te forte debatesh. Atje jane perfshire Niku, Frensi dhe Pelumbi. Duket se Frensi dhe Pellumbi kane bere aleance kunder Nikut duke e vene perpara me fjale. Argumenti i pare ka qene ne lidhje me higjenen e Nikut dhe Frensi eshte shprehur qe ai duhet te lahet me rere. Situata ka kaluar dhe ne ofendime me te renda. Me vone pasi kane reflektuar, Pellumbi i ka kerkuar falje Nikut dhe Niku, Albanes. Kjo ka sherbyer qe situata te qetesohet. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur, Joni ka bere “trimerine e pare” duke therur nje pule. Kurse Matilda e ka pastruar ne nje legen nga puplat. Pula do gatuhet per dreke dhe Joni me Matilden ndjehen me mire qe eshte “pasuruar” menuja e tyre.

06-12-2008 14:12
Albana i thote Nikut se imiton Alban Rexhen,Matilda i ankohet Jonit per fjalorin.

Niku eshte munduar te afrohet me Albanen per ti kerkuar ndjese per ofendimin qe i ka bere. Albana nuk e ka pranuar ndjesen e tij duke e quajtur te papranueshme. Madje i ka thene atij se imiton Alban Rexhen. Niku nuk ka hequr dore duke i thene se gjithshka e ka bere per xhelozi dhe se ka filluar te ndjeje per te por Albana nuk bie ne dashuri lehte. Kurse Matilda ne shtepine e Rremes ka filluar te ankohet. Shkak eshte bere fjalori i Jonit.Per te eshte i papranueshem fjalori i ulet dhe provokues. Nuk eshte ajo menyra per te bere per vete nje femer.Ky diskutim eshte zhvilluar kur Matilda po gatuante per dreke pulen e therur nga Joni. Me sa duket, vetem per sa i perket te ngrenes dy personazhet jane dakort.

06-12-2008 15:01
Matilda ben poezi per Jonin kurse Kafazieret e Arte kercejne

Nje surprize per Jonin ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur. Matilda ka krijuar nje poezi per te dhe ia ka lexuar. Joni eshte kenaqur shume. Me pas Matilda lexon dhe poezi te tjera per njerezit dhe qytetin e saj. Me sa duket poezia eshte antistres per te. Nderkohe personat qe jetojne ne Kafazin e Arte, kane krijuar atmosfere te kendshme me kercimet e tyre. Tingujt e muzikes popullore kane mbushur shtepine. Ata kane harruar debatet e meparshme dhe jane bashkuar ne nje valle. Kurse Niku eshte drejtuar ne dhomen e gjumit per te pushuar.Ai nuk ka preferuar te behet pjese e atmosferes se perbashket.

06-12-2008 16:04
Kafazieret e Ndryshkur drekojne me pulen qe theren vete.

Oret e drekes kane sjelle me ne fund momentin e shumepritur per Kafazieret e ndryshkur. Joni ka shijuar te gatuar nga duart Matildes, pulen e therur me pare nga ai vete. Ai nuk eshte ankuar ne asnje nga ditet per gatimet e Matildes. Sic duket ajo ka aftesi te gatuaje pervecse te krijoje poezi. Ndersa ne Kafazin e Arte, Adela ka diskutuar me Frensin per hekurat e Kafazit. Ajo ka pyetur se pse Kafazi nuk i ka dritaret me hekura dhe i ka me derrasa. Sigurisht qe kesaj pyetje nuk mund ti jape pergjigje as Frensi dhe asnje kafazier tjeter. Hekurat e Kafazit nuk duken por ekzistojne ne nje tjeter kuptim.

06-12-2008 16:59
Geri ne gjunje per Albanen

Kane fjetur gjume dhe me pas ka qene muzika ajo qe i ka zgjuar banoret. Geri me Albanen kane reaguar te paret, dhe kane nisur te kercejne nen tingujt e muzikes tallava. Madje Geri eshte ulur ne gjunje para Albanes, ndersa edhe hedhin ndonje batute me njeri-tjetrin. Me ta eshte bashkuar edhe Adela, ndersa Berolda vazhdon te rrije shtrire dhe shoh banoret e tjere, qe defrehen. Niku gjate kesaj kohe ka qendruar i vetem ne kuzhine duke shijuar muziken. Ne shtepine e Ndryshkur edhe Matilda me Jonin po degjojne muzike.

06-12-2008 18:00
Niku debaton me Adelen

Adela ka dale ne mbrojtje te Frensisit dhe ka debatuar gjate me Nikun. Por ai jo vetem qe nuk degjon, por vazhdon me ofendime ndaj Frensisit, te cilin e trajton si femer. Nderkohe banoret e tjere, vazhdojne te kercejne, ku Berolda eshte me entuziastia keto momente. Niku pas ketij debati eshte diferencuar disi dhe nuk preferon te bisedoje me asnje nga banoret. Me te vetmen, qe ai ka komunikim eshte Berolda. Geri ka ngrene buke, ndersa Pellumbi ka qene i heshtur gjate kesaj kohe.

06-12-2008 19:00
Niku zihet me Pellumbin

Edhe pse ne dhomen e sekreteve Niku shprehet se ka simpati per Pellumbin, dhe se e argeton pa mase muzika dhe kenget e tij e kunderta ndodh kur ai eshte perballe tij. Ata jane zene dhe Niku e ka ofenduar duke i thene “Katundar dhe se na cmendi ajo muzika jote”. Pellumbi eshte irrituar shume nga sjellja e Nikut, por nuk ka dashur te grindet me te dhe i ka thene te largohet. Por ne fjale e siper me Nikun, Pellumbi eshte ankuar edhe ndaj vajzave qe e mbeshtesin Nikun, e konkretisht Berolden. E cila ne te vertete eshte perpjekur gjithmone te c’tensionoje gjendjen ne kafaz dhe jo se favorizon dhe mbeshtet Nikun.

06-12-2008 19:54
Niku perjashtohet nga Kafazi

Pas incidenteve qe ndodhen ne Kafaz; debatit, qe degradoi mes Nikut dhe Frensisit, dhe mes Nikut dhe Pellumbit, autoret kane marre vendimin, qe te perjashtohet Niku nga Kafazi. Ne fakt, para perjashtimit te Nikut, Pellumbi dhe Frensisi u irrituan shume. Edhe Albana u prek nga sherri i Nikut me Pellumbit. Situata pas daljes se Nikut ne Kafaz eshte me e qete.

06-12-2008 21:31
Banoret kercejne te qete

Pas largimit te Nikut nga Kafazi i Arte, duket se banoret jane qetesuar. Ata jane defryer nen ritmet e muzikes, se tyre te preferuar dhe duket se jane te lumtur, qe Niku nuk eshte me pjese e tij. Pasi e kane ndjere veten te lodhur nga muzika, vajzat jane ulur ne tarrace perpara oxhakut te ndezur dhe po flasin per momentet e para, qe kane hyre ne Kafaz. Ato kane treguar per pershtypjen e pare qe kane pasur kur jane pare dhe me pas kane folur per kohen gjimnazit.

06-12-2008 23:00
Darke e qete ne Kafaz

Pas largimit te Nikut nga Shtepia e Kafazit te Arte 6 situata ka kaluar shume shpejt dhe banoret kane filluar te kercejne nen ritmet e muzikes e cila nuk i ka munguar. Me aktivja ka qene Berolda, e cila edhe pse kercente nuk harronte pa bere dhe ndonje koment te shkurter ne lidhje me ate cfare kishte ndodhur pak minuta me pare. Por dhe tarraca ka qene nje ambient tjeter argetimi per to. Geri dhe Adela kane pergatitur darken ne oxhakun e vendosur ne tarrace, duke pergatitur ne kete menyre nje darke te shijshme per te gjithe banoret te cilet ne fund i kane falenderuar. /news24/06.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Macumba Club 13 Dhjetor 2008: Tuna & Ermal Fejzullahu

Macumba Club 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR

Altuna Sejdiu TUNA, Ermal Fejzullahu
Valbona, Arta Zenelaj, Hevzi Kumanova

Hyrja per femra deri 23h Gratis!

MACUMBA CLUB FRIBOURG
MACUMBA CLUB
Rte de Tavel 17
Fribourg
Switzerland

Tel: 079 616 77 43
macumbaclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disko Tanzpalast 13 Dhjetor 2008: Sinan Hoxha

Disko Tanzpalast 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN 13 DHJETOR 2008

SINAN HOXHA, Besnik Zeqiri BESI, GAZI

Diskothek Tanzpalast
Besim Shala
Am Bahnhof 2
Horgau
86497 Augsburg
Germany

0176 207 27 775
0173 569 50 78
diskotanzpalast.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 4

KAFAZI I ARTE 6: DITA 4







05-12-2008 10:16
Nate e ndezur ne Kafazin e Arte

Te gjithe banoret e Kafazit te Arte kane perjetuar ore te nxehta deri ne te oret e para te mengjesit. Ne fillim eshte vene re debati i Gerit me te gjitha vajzat. Geri eshte shprehur qe edhe pse nuk eshte aktivizuar shume ne Kafaz, nuk eshte njeri i dobet. Kete gje ai e ka bere per te qene me i respektueshem me te gjithe. Por cdo gje ka rezultuar ndryshe sepse me Albanen ai ka konfliktuar keqas me pas. Albana duke mos e perballuar dot debatin ka filluar te qaje. Nga ngarkesa e marre nga debati me Gerin, Albana eshte konfliktuar keq dhe me Nikun. Pas shume debatesh mes tyre, Albana i ka kerkuar ndjese Nikut. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur, Joni i ka shfaqur pelqimin hapur Matildes, por nepermjet provokimeve. Situata mjaft interesante ne te dy Kafazet qe do ta bejne loje me te pelqyeshme.

05-12-2008 10:18
Mengjes i vonuar ne Kafaz

Nga debatet e ashpra qe kane ndodhur nje nate me pare banore kane vonuar te zgjohen.Le te shpresojme qe gjumi i nates ti qetesoje sado pak dhe inatet e nje nate me pare ti lene menjane. Medjoni, ne Kafazin e Ndryshkur, eshte banori i pare i cili eshte zgjuar nga te dy shtepite.Ai ka nisur menjehere ritualin e tij te zakonshem, duke bere nxehjen dhe pompa. Matilda eshte ngritur me pas dhe menjehere kane ndodhur ngacmimet e para mes tyre.Ata kane diskutuar dhe per banorin qe mund te jete fitues i Kafazit te Arte. Priten zhvillime te reja ne Kafaz.

05-12-2008 11:05
Zgjohen te gjithe banoret e famshem

Shtepia e famshme e Kafazit te Arte zgjohet me Nikun. Ai menjehere ka vene ne koke kapelen e tij dhe i eshte drejtuar ekspresit per te pire kafen e pare te mengjesit. Me pas eshte ngjitur ne tarace per te shijuar rrezet e para te mengjesit. Pas tij eshte ngritur dhe Pellumbi i cili ka kryer ngadale ritet e mengjesit. Niku nuk ka dashur te jete vetem sepse pasi ka pritur pak, ka zgjuar ma radhe te gjithe banoret e shtepise.Nderkohe ne shtepine e Rremes, Joni dhe Matilda kane nisur ritualet e dites. Pasi kane pregatitur mengjesin, kane dale te hane mengjes ne oborr. Matilda hapur shprehet qe Joni nuk eshte me ai i dites se pare. Ajo eshte acaruar pak nga ajo bisede dhe nuk ka vazhduar me gjate. Karakteret e ndryshem te banoreve, kane nisur perplasjet e dukshme me njeri-tjetrin.


05-12-2008 12:02
Silvana ne vemendjen e banoreve te lagjes se saj.

Personazhet e Kafazit te Arte, pasi jane zgjuar dhe kane mbaruar punet personale, i jane drejtuar tryezes per te ngrene mengjes. Pjese e rendesishme e menuse se mengjesit kane qene dhe disa embelsira qe i kane ardhur Silvanes nga banoret e lagjes se saj.Pas mengjesit te gjithe banoret kane filluar te pastrojne shtepine sipas rregullave qe kane vendosur nje dite me pare.Ne te njejten kohe Joni ka nisur nje diskutim ne lidhje me fejesen dhe Matilda e ka kundershtuar. Ajo ka thene se eshte vetem e dashuruar.Me ne fund del ne skene Rrema i cili i ndihmon dy banoret e denuar te perdorin sepaten dhe te presin dru. Joni dhe Matilda pak nga pak duket se po ingranohen me punet e fshatit por do t’ju duhet ende pune. Prania e kamerave nuk i bezdis me banoret e shtepive.

05-12-2008 13:25
Kercimi bashkon kafazieret ne shtepine e Arte

Ne oret e mesdites shtepia e Kafazit te Arte eshte perfshire nga punet e shtepise. Djemte kane bere pune njesoj si vajzat me fshese e me lecke. Menjehere pas kesaj lodhje atmosfera ka ndryshuar menjehere. Kafazieret kane filluar te kercejne si nje forme e mundshme per tu shlodhur pas puneve. I pari ka filluar te kerceje Niku, Geri dhe Berolda.Me ta jane bashkuar dhe Adela me Albanen te cilat e kane rritur adrenalinen.Ne shtepi eshte ndier mjaft fryma e grupit.Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur Matilda pasi ka mbaruar punet e shtepise eshte kujdesur per pamjen e saj duke bere grim. Eshte normale qe edhe estetika ka piket e saj edhe pse Matilda ndodhet ne fshat.

05-12-2008 14:11
Kafazi i Ndryshkur, pula dhe poezi

Banoreve te Kafazit te Ndryshkur tani iu duhet te kujdesen edhe per pulat. Ata jane kujtuar me ne fund qe ne shtepi ka dhe qenie te tjera te gjalla. Joni dhe Matilda kane pregatitur miser ne nje arke per te ushqyer pulat. Joni ka bere shaka me Rremen qe do t’ia therte nje nga pulat ngaqe ishte i uritur. Me pas situata ka ndryshuar dhe eshte bere me e bute. Matilda i ka lexuar Jonit poezite e saj per Beratin, i cili i mungon shume. Atij i kane pelqyer dhe ia ka shprehur asaj ciltersisht.Nderkohe Kafazi i Arte ka kaluar momente te qeta. Banoret jane kujdesur per gjera te vogla. Vajzat kane krehur floket, djemte jane rehatuar ne dhomen e gjumit.Ndonje here eshte e nevojshme te kete dhe momente te qeta.

05-12-2008 15:17
Thashetheme ne Kafazin e Arte, pune ne Kafazin e ndryshkur

Jane bere thashethemet e para ne shtepine e Kafazit te Arte per kete dite. Frensi dhe Berolda jane zhvendosur ne dhomen e gjumit dhe kane folur per Silvanen dhe Gerin.Personazhet e izoluar kane krijuar simpatite e tyre dhe kane gjetur banoret me te cilet mund te kuptohen me mire. Ne shtepine e Rremes, Joni dhe Matilda jane pershtatur shume shpejt me ambientin ku jetojne. Ata te dy kane veshur cizmet e llastikut dhe kane dale ne oborr. Joni ka prere dru me sepate dhe Matilda ka punuar token me bel. Duke mos qene te mesuar me pune te renda, kane patur pak veshtiresi, por i kane kaluar me se miri.Ata me sa shihet nuk i kane fare zili banoret e tjere ne Kafazin e Arte qe jane ne kushte me te mira.

05-12-2008 16:24
Pergatitet dreka ne te dy shtepite e famshme. S’mungojne dhe debatet

Si ne Kafazin e Arte ashtu edhe ne Kafazin e Ndryshkur banoret behen gati per dreken. E cuditshmja ishte se asortimenti qe u gatua ishte patatja. Edhe pse jane dy shtepi te ndryshme, shijet e personave jane te ngjashme. Por nuk kane munguar dhe debatet.Niku dhe Adela diskutuan per cigaret dhe hashashin. Adela u tregua me strikte, kurse Niku me tolerant. Nga te gjithe banoret u permend dhe sherri i djeshem por u hapen dhe tema te tjera si per muziken dhe veshjen. Niku nuk ka ngurruar te ngacmoje prape Frensin. Ai arrin te ruaje qetesine dhe te mos acarohet. Pasditja do te sjelle te reja te tjera.

05-12-2008 17:01
Debate mes Frensisit dhe Nikut

Niku ne cdo moment duket se kerkon sherr ne Kafaz. Ai e ka gjetur prene e vet qe eshte Frensisi. Ai e ka sulmuar gjate gjithe kesaj kohe, e madje edhe duke e ofenduar. Ne mbrojtje te Frensisit kane dale edhe vajzat, por Niku ka ofenduar edhe ato, duke i quajtur “biba”. Me pas banoret kane drekuar, ndersa Pellumbi e ka kaluar gjithe kete kohe duke u marre me qepjen e kostumit te tij popullor. Albana eshte mare me larjen e eneve pas dreke, ndersa Frensisi ka zgjedhur te shtrihet ne dhomen e gjumit.

05-12-2008 18:00
Berolda keshillon Nikun

Pas debatit, qe kane bere Niku me Frensisin, e me pas Niku me Albanen situata eshte qetesuar ne shtepi. Berolda ka marre Nikun ne tarrace dhe jane ngrohur perpara oxhakut. Ajo ka keshilluar Nikun te jete me i qete dhe te mos ofendoje banoret, e sidomos Frensisin, por ai duket se nuk leviz nga mendja e tij. E humbur ne kete “beteje”, Berolda eshte dorezuar dhe eshte bashkuar me Pellumbin ne dhomen e gjumit, ku ai vazhdon te qendise kostumin e tij popullor. Por muzika ka qene ajo qe ka shkrire akujt mes kafaziereve. Ata jane bashkuar dhe kane nisur defrimin.

05-12-2008 18:58
Tatuazhet e Jonit, objekt bisede

Tatuazhet e Jonit jane bere objekt bisede mes tij dhe Matildes ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur. Ata kane folur gjate me njeri-tjetrin dhe kane arritur ne perfundimin, se kane kaluar mjaft mire ne shtepine e Rremes, madje do ta konsiderojne kete si nje periudhe te vecante te jetes se tyre. Madje ata kane parafytyruar reagimet e njerezve, kur te dalin nga Kafazi. Ndersa ne Shtepine e Arte situata eshte krejt e qete. Pellumbi, qe prej tre oresh vazhdon te qepe kostumin e tij popullor, ndersa Frensis vazhdon te rrije ne krevatin e tij i heshtur. Vajzat dhe Geri kane rene te flene gjume, nderkohe qe Niku eshte i vetem ne kuzhine.

05-12-2008 20:05
Atmosfere gazmore ne ne Kafaz

Mbremja i ka gjetur me te gezuar banoret e Kafazit te Arte. Ata jane zgjuar nga gjumi dhe kane shtruar tavolinen ne tarrace, ku edhe do te darkojne. Niku me Adelen pasi kane ndezur zjarrin kane marre persiper te pjekin mishin, qe do te hane per darke, ndersa Pellumbi ka marre lahuten dhe ka nisur te kendoje. Te gjithe banoret do te bejne prova per te kenduar. Pas mbasdites se zhurmshme banoret duket se kane gjetur komunikimin dhe qetesine mes njeri-tjetrit. Nderkohe Matilda eshte shfaqur e merzitur ne Shtepine e Ndryshkur.

05-12-2008 21:00
Aheng ne Kafaz

Kane pjekur mishin dhe kane shijuar darken ne tarracen e Kafazit te Arte me nga nje gote vere perpara. Pas kesaj muzika e Pellumbit i ka bere te ngrihen te gjithe te kercejne. Vajzat jane ato qe po kenaqen me shume me te, ndersa Niku rri menjane ne tavoline dhe sheh banoret e tjere. Ne Kafazin e Ndryshkur situata eshte me e qete. Ata kane ndjekur permes televizorit tete banoret dhe Matilda ka hekurosur rrobat e saj dhe te Jonit. Me pas ata kane dale ne verande, ku kane biseduar me njeri-tjetrin.

05-12-2008 22:25
Qetesohet situata ne shtepi, pas argetimit

Pasi kane darkuar dhe kercyer nen muziken qe u ka dhuruar Pellumbi banoret kane zbritur nga tarraca. Ata jane ndare ne dy grupe, Niku, Silvana, Adela dhe Geri ne kuzhine, kurse Enveri drejton biseden ne dhomen e gjumit, ku gjendet Berolda, Frensis dhe Albana. Ne shtepine e Ndryshkur, Matilda ka nisur serish te hekurose, kurse Joni po pikturon emrin e tij. Gjate mbremjes Geri nuk eshte pare te jete shume i afruar me Silvanen.

05-12-2008 22:58
Albana ndihet e ofenduar nga Niku

Ne Kafaz ka rene heshtje dhe banoret jane shtrire disa ne dhomen e gjumit, disa ne kuzhine. Albana eshte shume e merzitur pasi e ka ofenduar Niku. Ajo eshte ndjere keq per kete gje dhe ja ka konfiduar Beroldes. Niku nuk ka folur me me Albanen pas kesaj situate dhe eshte ulur ne kuzhine me Adelen me te cilen kane biseduar per mbremjen, qe kane kaluar. Geri e ndjen veten te lidhur dhe eshte shtrire, ndersa Frensis ka qene i heshtur gjithe mbremjes. /news24/05.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F Five Club 13 Dhjetor 2008: Edona & Milot Llalloshi

F Five Club 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

HAPPY BIRTHDAY - 3 VJETORI

EDONA & MILOT LLALLOSHI
Mendi, Lasgushi, Mixha Bibe,
Astrit Caka, Elmirandi
Dj Limi, Dj Lumix

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ulpiana Club 13 Dhjetor 2008: Bleona Qereti, Hekuran Krasniqi

Ulpiana Club 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

BLEONA QERETI, HEKURAN KRASNIQI
Aziz Murati, Nexhi, Avnia
Dj Jaz, Dj Rico

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 12 Dhjetor 2008: Labi, Lori

Rinora 4 12 Dhjetor 2008

TE PREMTEN ME 12 DHJETOR 2008

Labinot Tahiri LABI, Loreta Kacka LORI
Mc Beka, Dj Dalool, Dj Muli

Hyrja 20 chf
Per gjithe ata qe lajmrohen ne Gästeliste,dhe vine deri ne ora 23:00 hyrja gratis

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 13 Dhjetor 2008: Labi, Ciljeta, Duli

Insomnia Club 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

LABINOT TAHIRI LABI, CILJETA, DULI
Dj Backy, Dj Naimi

Hyrja deri 23h per Femra GRATIS!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 13 Dhjetor 2008: Aurela Gace

Boleros Club 13 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 13 DHJETOR 2008

AURELA GACE
Mimoza Shkodra, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi
DJ Dasul

HYRJA 10sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 12 Dhjetor 2008: Mister Boleros

Boleros Club 12 Dhjetor 2008

TE PREMTEN ME 12 DHJETOR 2008

SPEKTAKEL I BUKURISE MASHKULLORE
"MISTER BOLEROS 2008"

Special Guests:
CILJETA, INGRID GJONI, ZAJMINA VASJARI, MENDI

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 5 December 2008

Genta Ismajli - Videoteka KTV

VIDEOTEKA ne EXPRESS LIVE KTV me GENTA ISMAJLIN

Videoteka e kesaj se premte ka prezentuar videot muzikore te kengetares Genta Ismajli, ne kuader te emisionit zbavites "Express Live" te televizionit KTV. Ky emision, praktikon qe cdo te premte te prezentoj videoteken e ndonji kengetari apo kengetareje. Ideja eshte mjaft e qelluar por ka shume mangesi. Ashtu si ne fillim te emisionit, nje shikues i painformuar mire per krijimtarine e artistit ne fjale, mbetet gati njesoj i hutuar dhe i painformuar edhe ne mbarim te emisionit. Kam percjelle me vemendje disa edicione te kesaj rubrike javore dhe kam verejtur se programi nuk jep informacione te dobishme lidhur me videot muzikore si p.sh. cili video produksion e ka punuar, viti kur eshte punuar, kush eshte kompozitori dhe tekstshkruesi i kenges etj. Dhe pastaj mund te flitet per te "berat dhe zhberat" e prapaskenes. Keto te dhena jipen aty-ketu gjate bisedes por jo me nje precizitet gazetaresko profesional sic duhej te ishte. Emisioni si i tille eshte i kote!

Ishte Nora Istrefi, e vetmja deri me tash qe ka bere prezentimin e videove te saja muzikore me perpikeri, duke dhene detaje sic permenda me heret. Ndersa drejtuesit e emisionit, si duket nuk e kane idene sa e dobishme eshte kjo dhe bile gjate kolazheve te videoklipeve qe japin, as nuk shkruajne titullin e kenges apo vitin se kur eshte publikuar ajo video. Pra, qe te kete kuptim ky emision, para se te thirret nje artist, stafi drejtues i emisionit duhet te informohet per detajet e te gjitha videove muzikore te artistit ne fjale dhe t'i percjelle ato detaje tek shikuesit ose gjate bisedes, apo me mire te shenuara ne ekran gjate kolazheve.

Videoteka e Genta Ismajlit, deri me tani permban keto videoklipe:

  1. Dridhem
  2. Pranoje
  3. Pse Te Dua Ty
  4. Luj Me Mu
  5. Kthehu
  6. Posesiv
  7. Krejt e Din
  8. Sa Ilace
  9. Nje Here Ne Vit
  10. Skllav Ti Kurre S'Do Jesh




Snapshot nga kolazhi

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online