All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 13 December 2008

Sparta Club 20 Dhjetor 2008: Remzije & Nexhat Osmani

Sparta Club 20 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

REMZIJE & NEXHAT OSMANI

Club Lounge Sparta
Netzenstrasse 4
CH - 4450 Sissach

www.discosparta.ch
tel.Senad: 076 702 81 55
tel.Duli: 076 378 59 67
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: remzie
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 20 Dhjetor 2008: Lori,Leonora Jakupi

Disco Bilboa 20 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

LORI, LEONORA JAKUPI
Gjon Uka

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041
Munchen Oberhaching
0173 192 29 77
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sindelfingen 21 Dhjetor 2008: Koncert

Sindelfingen 21 Dhjetor 2008

TE DIELEN ME 21 DHJETOR 2008

KONCERT - MBREMJE PER TE GJITHE
Sinan Vllasaliu, Meda, Nora Istrefi, Ermal Fejzullahu, Bajram Gigolli, Stupcat

Messe Sindelfingen
Salla "Pavillion"
Schwerstr. 60-65
71065 Sindelfingen
Germany

tel. 0174 66 25 777
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 19 Dhjetor 2008: Shyhrete Behluli, Mahmut Ferati

Rinora 4 Club 19 Dhjetor 2008

TE PREMTEN ME 19 DHJETOR 2008

SHYHRETE BEHLULI, MAHMUT FERATI
Mc Beka, DJ Dalool, Dj Muli

Hyrja 20 Chf
Per gjithe ata qe lajmrohen ne Gästeliste,dhe vine deri ne ora 23:00 hyrja gratis

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 20 Dhjetor 2008: Elvana Gjata, Zanfina Ismajli

Disco Puls 20 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

ELVANA GJATA, ZANFINA ISMAJLI
Bajram DOBRA, Dj Trimi & Fredi
Venat e Bashkume & Agja Basstard‏
Big Tipp & Fatoni G

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 20 Dhjetor 2008: Arta Bajrami

Insomnia Club 20 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

ARTA BAJRAMI, NYSRET MUCIQI, YMER BAJRAMI

Hyrja per femra deri 23h falas!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 19 Dhjetor 2008: Ymer Bajrami, Labinot Rexha, Enkeleda

Insomnia Club 19 Dhjetor 2008

TE PREMTEN ME 19 DHJETOR 2008

YMER BAJRAMI, LABINOT REXHA, ENKELEDA

HYRJA FALAS!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 20 Dhjetor 2008: Nora Istrefi

Boleros Club 20 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

NORA ISTREFI
Mimoza Shkodra, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi
DJ Dasul

HYRJA 10sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ulpiana Club 20 Dhjetor 2008: Stupcat, Alberie Hadergjonaj, Don Pizhi

Ulpiana Club 20 Dhjetor 2008
TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

STUPCAT, ALBERIE HADERGJONAJ, DON PIZHI HIJA JETES
Avnia, Nexhi, DJ Jaz, DJ Rico

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Macumba Club 20 Dhjetor 2008: Qamil Hondozi, Lil Liri

Macumba Club 20 Dhjetor 2008

TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

QAMIL HONDOZI, LIL LIRI, SHADOW, SCORPION
Valbona Spahiu, Hevzi Kumanova
DJ Toni.S

Hyrja deri 23:00 per femra FALAS!

MACUMBA CLUB FRIBOURG
MACUMBA CLUB
Rte de Tavel 17
Fribourg
Switzerland

Tel: 079 616 77 43
macumbaclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Macumba Club 19 Dhjetor 2008: Miss Macumba 2008, Agnesa Vuthaj

Macumba Club 19 Dhjetor 2008


TE PREMTEN ME 19 DHJETOR 2008


MISS MACUMBA 2008
Moderatore: Agnesa Vuthaj

Ju argetojne:
Bekim Kumanova & Elmirandi & Valbona & Hevzi Kumanova

MACUMBA CLUB FRIBOURG
MACUMBA CLUB
Rte de Tavel 17
Fribourg
Switzerland

Tel: 079 616 77 43
macumbaclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F Five Club 20 Dhjetor 2008: Shyhrete Behluli, Mahmut Ferati

F Five Club 20 Dhjetor 2008
TE SHTUNEN ME 20 DHJETOR 2008

SHYHRETE BEHLULI, MAHMUT FERATI
Dj Limi, Dj Lumix

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Naim Abazi: Adoleshenca Ime!

NAIM ABAZI FLET PER ADOLESHENCEN E TIJ
Femije energjik, qe u fut ne boten e kenges

“Natyrisht, tani adoleshentet kane nje bote krejt tjeter nga ajo kur une isha adoleshent. Mund t’ju them se ndryshimi eshte si te ishte dicka qe ndodh apo perjetohet ne nje planet tjeter. Ne kohen e adoleshences sime, edhe parate e botes po t’i kishe, ne tere Prishtinen mund te blije nje stilolaps dhe nje laps te thjeshte, sepse s’kishte lloje te tjera. Televizioni ishte ende bardhezi dhe me 4 - 5 ore program ne dite. Kompjutere atehere nuk kishte”, ka thene Naimi

Naim Abazi rrefen per kohen e adoleshences se tij, ne te cilen kohe nuk ka jetuar edhe aq mire, per shkak te kushteve qe kane mbreteruar ne tere vendin. Megjithate, ka qene femije i shkathet, nxenes i dalluar ne shkolle, ku dhe atehere ka filluar boten e kenges. Angazhimet e tij dhe vullneti per pune e ka bere qe te arrije kete karriere te ndritur muzikore. Per me shume rreth adoleshences se tij flet vete Naimi per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka per kohen tuaj te adoleshences?
Naim Abazi: Koha ime e adoleshences sigurisht qe ishte ndryshe, ishte kohe e fotografise bardhezi, kohe e lulezimit te rokut te ne, kohe e entuziazmit te madh per nje ardhmeni ndryshe, kohe e shpreses te liria jone kombetare etj. Une isha adoleshent ne kohen e nje lulezimi nese mund ta quajme ashtu te Radiotelevizionit te Prishtines dhe te emisioneve shqip qe realizoheshin aty edhe te kuizeve ne nivel te Kosoves qe beheshin ne ate kohe edhe ne TV. Ishte kohe e nje lloj tentative per te identifikuar jeten shqiptare dhe zhvillimin intelektual ne Kosove dhe patjeter qe edhe kjo gje ravijezonte adoleshencen time. Gjate adoleshences sime, une edhe fillova te kendoj. Ne adoleshencen time kane lene gjurme shume gjera dhe mbi te gjitha kam lexuar shume libra e romane, te cilat edhe sot me japin nje kuraje shpirterore me shume.

“Kosova Sot”: Cili eshte momenti me interesant qe kujtoni nga adoleshenca?
Naim Abazi: Kam shume momente nga adoleshenca ime dhe, per bese, nuk mund te them cili eshte me i vecanti nga momentet e perjetuara, sepse une edhe si adoleshent kam qene mjaft energjik dhe jam gjendur edhe ne mesin e nxenesve me te mire per ta perfaqesuar shkollen time ne gara kuizesh, ne programet kulturore, jam gjendur edhe ne futboll, pra edhe ne sport.Madje, mund t’ju them se ndonjehere une me shoqerine time kemi luajtur futboll nga disa here ne dite e qe i binte 5 - 6 ore.Kam pasur shume momente te bukura dhe suksese ne adoleshencen time, por qe jane shume te pergjithesuara.Momentet jane nga me te ndryshmet dhe sigurisht me te bukurat te asaj pjese te jetes sime. Ngjarje per mua ka qene debutimi im ne Televizionin e Prishtines ne nje program per te rinj, sepse per ate kohe ajo donte te thoshte qe te nesermen ne qytet ishe njefare ylli, ha ha ha!

“Kosova Sot”: Cili eshte dallimi ne mes jetes se adoleshenteve te atehershme dhe asaj te sotme?
Naim Abazi: Natyrisht, tani adoleshentet kane nje bote krejt tjeter nga ajo kur une isha adoleshent. Mund t’ju them se ndryshimi eshte si te ishte dicka qe ndodh apo perjetohet ne nje planet tjeter. Ne kohen e adoleshences sime edhe parate e botes po t’i kishe, ne tere Prishtinen mund te blije nje stilolaps dhe nje laps te thjeshte, sepse s’kishte lloje te tjera.Televizioni ishte ende bardhezi dhe me 4 - 5 ore program ne dite. Kompjutere sigurisht se nuk kishte. Megjithate, ne kalonim shume mire, sepse kenaqeshim me jeten tone, me lodrat tona, me kinemane qe e vizitonim shume shpesh. Diskotekat nuk i vizitonim, sepse ende nuk kishte ne Prishtine, por teatrin po. Adoleshentet e sotem kane gjithe mundesite per ta njohur boten dhe per ta eksploruar ate njesoj, sic ndodh ne Nju- Jork apo ne Londer dhe kjo eshte shume bukur. Lum si ata ! Bote e re me te gjitha te rejat.

“Kosova Sot”: Cfare i porositni adoleshentet e sotem?
Naim Abazi : Kam shume porosi dhe do te kisha shume deshire te me degjonin, jo per tjeter, por per faktin se do t’u thosha shfrytezoni kohen racionalist dhe me mundesite qe keni ju do te i arrini te gjitha ne jete duke mos cenuar fare jeten tuaj argetuese dhe kenaqesite e jetes. D.m.th., lexoni dhe mesoni, luani dhe kenaquni, shetisni dhe vrojtoni e shijoni boten, por kurre mos e zevendesoni njeren me tjetren, sepse pastaj behen lemsh dhe nuk zgjidhen ne jete. Mbeteni te vonuar dhe s’e zini kohen dot. /kastriote bajrami/kosova sot/09.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Pellumbi Eliminohet!

Kafazi i Arte Pellumbi
/pellumb meto, photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DITA 11, PELLUMBI ELIMINOHET (Largohet)

12-12-2008 18:23
Pellumbi del nga Kafazi

Nuk i ka rezistuar dot lojes. Pas gati dy javesh Pellumbi le Kafazin e Arte. Autoret kane vendosur qe ai te lere shtepine pas sjelljes se tij me Gerin. Debatet ne shtepine e survejuar kane nisur me heret, kur gjithe banoret u grinden me Pellumbin. Por loja me jastek ka sjelle edhe provokimin e radhes. Duke luajtur me jastek Geri eshte kapur me Pellumbin, pasi ky i fundit e ka goditur Gerin fort dhe terhequr me force. Veprime qe nuk ishin pjese e lojes por shenje e nervozizmit te Pellumbit. E gjithe kjo situate eshte shoqeruar me nje reagim te ashper te banoreve. Joni i ka thene Pellumbit qe “nuk mund te kapesh ne ate menyre. Ne po luajme”. Edhe Geri eshte grindur me Pellumbin pas kesaj, pavaresisht se Pellumbi ka thene qe “thjesht po luaja”.

Kafazi Arte 6 Pellumbi Largohet

Ikja e Pellumbit nuk ka kaluar lehte ne Kafaz. Adela nuk e ka quajtur te drejte largimin e tij, “Nuk eshte mire te ikim keshtu, njeri qe javen e pare, nje diten e premte. Kjo nuk ka sens. Ne erdhem per te luajtur dhe duhet te jete publiku ai qe te votoje per ikjen tone, apo qendrimin tone ketu”. Nderkohe Joni me Gerin kane diskutuar per ikjen e Pellumbit dhe per sjelljen e tij. Geri ka shpresuar qe skena ku Pellumbi e ka kapur te mos ishte ne transmetim. Joni ka thene se “ne duhet te vleresojme faktin qe jemi ketu dhe jo qe ne debatin e pare qe bejme te ikim. Kjo nuk ka kuptim”. Ndersa Geri ka rikujtuar dhe Nikun “ja bej hallall Nikut se debatonte, ofendonte dhe me fjale por jo te kacafytej si Pellumbi. Kjo eshte e pakuptimte”. “Nga ne vetem fjale te mira ka degjuar. Dhe ne dhomen e sekreteve ate kemi vleresuar si me aktivin dhe me te mirin, ai ne debatin e pare tregoi nje fytyre krejt tjeter”, ka shtuar Joni. Vetem Ylberi ka qene ne krah te Pellumbit ne kete rast, por ai eshte kundershtuar nga te tjeret. /news24/12.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 11

KAFAZI I ARTE 6: DITA 11
Zihet Pellumbi me GerinJoni perpiqet te mbaje Gerin gjate sherrit me PellumbinSherri i Gerit me PellumbinYlberi i mendueshem ne kuzhineGeri pas sherrit me PellumbinJoni me Adelen diskutojnePellumbi bene gati valixhenPellumbi takohet me Adelen para ikjes




12-12-2008 9:42
Petulla dhe diskutime per arsimin.

Mbremja e kaluar ne Kafazin e Arte ka patur zhvillime te ndryshme. Ne fillim banoret kane diskutuar per arsimin si nje nga ceshtjet me pikante. Ne kete debat te gjithe banoret kane marre pjese. Kurse Ylberi dhe Geri, kane luajtur me letra. Frensi ka vendosur te ngacmoje pak. Kur Ylberi ka vajtur per te fjetur,ai i ka hequr batanijen. Kurse ne shtepine fshatare,Berolda dhe Matilda kane prere dru dhe kane bere petulla. Me sa duket nepsi nuk i ka lene te qeta edhe gjate nates. Te shohim se c’do te ndodhe neser.

12-12-2008 10:02
Pellumbi,banori qe zgjohet i pari dhe pregatit kafen.

Te gjithe banoret e te dy shtepive vazhdojne te flene ende. I vetmi i cli eshte mesuar te ngrihet heret, eshte Pellumbi Ai ka pregatitur nje kafe per veten e tij dhe e ka pire ne qetesi. Nga lojrat qe kane bere mbremjen e kaluar, banoret vonojne te zgjohen. E njejta gje eshte edhe ne Kafazin e Ndryshkur. Berolda dhe Matilda kane filluar te flene ne kuzhine. Vihet re qe aty e ndjejne me pak te ftohtin. Keshtu ndodh me te gjithe kur moti eshte me i ftohte. Te mos harrojme qe ne nje shtepi fshati, gjerat jane me te ekspozuara.

12-12-2008 11:01
Djemte zgjohen dhe presin vajzat per mengjesin.

Me ne fund banoret e Kafazit te Arte zgjohen nga gjumi. Ata jane marre me punet vetjake te mengjesit dhe kane ruajtur qetesine per banoret e tjere, te cilet flene ende. Djemte po presin te zgjohen vajzat qe tu pregatisin mengjesin. Ata jane ulur rreth tryezes dhe kane biseduar me njeri-tjetrin per gjera pa rendesi. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur, Matilda eshte zgjuar e para ne diten e sotme, pa i prishur qetesine Beroldes. Ndoshta ngaqe ajo eshte lodhur me shume nje dite me pare.

12-12-2008 12:02
Debat ndermjet Gerit dhe Frensit.

Ylberi dhe Pellumbi nuk jane trembur shume nga moti i ftohte dhe era e forte, por kane dale ne tarace dhe kane luajtur me top. Me pas kane zbritur ne sallon dhe kane ngrene mengjes bashke me te tjeret. Gjate qendrimit ne tryeze, Geri ka debatuar me Frensin per ofendimet ne lidhje me moshen. Ky debat kishte nisur nje dite me pare dhe u mor shkas nga nje fjale, per te vazhduar prape. Joni eshte perpjekur te jete me neutral dhe te zbuse konfliktin. Sipas tij, batutat nuk duhen ngaterruar me ofendimet. Ne shtepine e Rremes, Matilda ka ndezur soben dhe me pas eshte lyer me qetesi ne dhomen e gjumit. Berolda, cuditerisht eshte ende ne gjume. Edhe pse e lodhur, kjo nuk eshte shume normale.

12-12-2008 13:00
Banoret e Arte diskutojne rreth tryezes. Matilda ben kek ne fshat.

Personazhet e njohur te Kafazit te Arte, rreth tryezes, kane hapur disa tema diskutimi. Ne fillim kane biseduar per makinat dhe evoluimin e llojeve te tyre. Te gjithe jane te azhornuar me ate cka ndodh rreth kesaj teme. Me pas, Joni ka pyetur Ylberin per edukaten e punes me te cilen duhet ti mesoje femijet e tij. Sipas tij cdo gje mesohet ne moshe te vogel. Banoret kane prekur edhe temen e abuzimit me moden dhe veshjet ne Shqiperi. Ata kane qene te mendimit se cilesia nuk eshte ajo qe serviret nga tregtaret. Ndersa Matilda ka bere nje kek per ta nisur diten embel. Shtepia e fshatit i ka te gjitha produktet e fresketa per te gatuar gjithshka sipas deshires.

12-12-2008 14:00
Thashethemet ne plan te pare, ca ne tarace e ca ne sallon.
Ndarja e banoreve ne grupe, tashme eshte me e dukshme se asnjehere. Pellumbi dhe Ylberi kane biseduar ne tarace, kurse banoret e tjere ne sallon. Joni dhe Frensi kane evidentuar falsitetin e Pellumbit dhe te Ylberit ne prezantim dhe menyren e sjelljes. Joni ka kujtuar fjalet e Nikut per Pellumbin para se te dilte nga shtepia. Kurse Pellumbi eshte perpjekur ta beje per vete Ylberin duke i folur per veten dhe jeten e tij te veshtire. Ne Kafazin e Ndryshkur, Berolda dhe Matilda, kane biseduar per gjerat qe ndjellin ters ne nje lidhje, si parfumi dhe puthja ne sy. Ato kane filluar te jene me supersticioze. Malli i tyre per te fejuarit, eshte me se i dukshem.

12-12-2008 16:01
Debate te forta ne Kafazin e Arte mes Pellumbit dhe banoreve te tjere.

Kane plasur debatet ne Kafazin e Arte. Joni e akuzon Pellumbin hapur per mashtrues dhe se shkel syrin sa banore e tjere kthejne kurrizin. Jonin e kane mbeshtetur dhe banoret e tjere, kurse Ylberi ka ndenjur fare pasiv duke mos shprehur asnje mendim. Ne debat e siper, Pellumbi eshte shprehur se do te dale por banoret e kane kundeshtuar. Pellumbi e ka pasur te veshtire ta perballoje debatin. Nga banoret eshte permendur edhe Albana, e cila eshte eliminuar. Me sa duket Pellumbi eshte permendur dhe per provokim ndaj saj, duke perfituar nga ilacet qe perdor.
Ky debat eshte ndjekur edhe ne Kafazin e Ndryshkur nga Berolda dhe Matilda ne News 24. Ato jane me te qeta qe nuk jane prezent ne shtepine e Kafazit te Arte.

12-12-2008 17:02
Muzika mbulon Kafazin e Arte

Nje loje interesante ka marre vemendjen e banoreve te Kafazit te Arte. Ata kane bere kuize per filmat shqiptare, duke bere gjeste ose veprime dhe te tjeret i kane gjetur. Pellumbi nderkohe si arbiter i lojes i binte lahutes duke performuar pjese muzikore te filmave. Situata ka qene mjaft e kendshme dhe ka sjelle qetesine dhe paqen e para pak castesh ne Kafaz, ku nje debat i zjarrte u ndez me kafazieret te cilet sulmuan Pellumbin. Me pas banoret jane ulur te hane dreke, ndersa Berolda dhe Matilda kane ndjekur permes televizorit miqte e tyre.

12-12-2008 18:23
Pellumbi del nga Kafazi

Nuk i ka rezistuar dot lojes. Pas gati dy javesh Pellumbi le Kafazin e Arte. Autoret kane vendosur qe ai te lere shtepine pas sjelljes se tij me Gerin. Debatet ne shtepine e survejuar kane nisur me heret, kur gjithe banoret u grinden me Pellumbin. Por loja me jastek ka sjelle edhe provokimin e radhes. Duke luajtur me jastek Geri eshte kapur me Pellumbin, pasi ky i fundit e ka goditur Gerin fort dhe terhequr me force. Veprime qe nuk ishin pjese e lojes por shenje e nervozizmit te Pellumbit. E gjithe kjo situate eshte shoqeruar me nje reagim te ashper te banoreve. Joni i ka thene Pellumbit qe “nuk mund te kapesh ne ate menyre. Ne po luajme”. Edhe Geri eshte grindur me Pellumbin pas kesaj, pavaresisht se Pellumbi ka thene qe “thjesht po luaja”.

12-12-2008 19:18
Banoret diskutojne per Pellumbin

Ikja e Pellumbit nuk ka kaluar lehte ne Kafaz. Adela nuk e ka quajtur te drejte largimin e tij, “Nuk eshte mire te ikim keshtu, njeri qe javen e pare, nje diten e premte. Kjo nuk ka sens. Ne erdhem per te luajtur dhe duhet te jete publiku ai qe te votoje per ikjen tone, apo qendrimin tone ketu”. Nderkohe Joni me Gerin kane diskutuar per ikjen e Pellumbit dhe per sjelljen e tij. Geri ka shpresuar qe skena ku Pellumbi e ka kapur te mos ishte ne transmetim. Joni ka thene se “ne duhet te vleresojme faktin qe jemi ketu dhe jo qe ne debatin e pare qe bejme te ikim. Kjo nuk ka kuptim”. Ndersa Geri ka rikujtuar dhe Nikun “ja bej hallall Nikut se debatonte, ofendonte dhe me fjale por jo te kacafytej si Pellumbi. Kjo eshte e pakuptimte”. “Nga ne vetem fjale te mira ka degjuar. Dhe ne dhomen e sekreteve ate kemi vleresuar si me aktivin dhe me te mirin, ai ne debatin e pare tregoi nje fytyre krejt tjeter”, ka shtuar Joni. Vetem Ylberi ka qene ne krah te Pellumbit ne kete rast, por ai eshte kundershtuar nga te tjeret.

12-12-2008 20:10
Biseda te qeta ne Kafaz

Pas diskutimeve per largimin e Pellumbit dhe sjelljes se tij ne Kafaz banoret kane ndryshuar temen e bisedave. Ata kane folur per eksperiencat e kaluara te tyre, per shijet muzikore dhe baret, qe frekuentojne. Ne Kafazin e Ndryshkur Berolda dhe Matilda po pergatisin darken. Berolda po ben gati mishin per biftek, ndersa Matilda po lan enet. Me pas ne Kafazin e Arte kane nisur lojerat, ku Geri me Jonin lagin njeri-tjetrin ne korridor me uje te ngrohte.

12-12-2008 21:08
Berolda kuzhiniere

Ka pergatitur bifteket dhe i ka pjekur ato si nje kuzhiniere e vertete. Pas diteve te merzitshme duket se Berolda eshte ambientuar tashme me jeten e fshatit. Matilda nderkohe gjate kesaj kohe ka treguar hiret e saj duke kercyer mbi tavoline. Jeta e Kafazit te Arte eshte edhe me ritmike. Banoret kane luajtur, kane kercyer nen ritmet e muzikes deri sa jane lodhur. Duket se Pellumbi dhe ikja e tij eshte harruar tashme nga kafazieret.

12-12-2008 22:59
Ritem ne Kafazin e Ndryshkur

Muzika eshte gjithmone celesi i buzeqeshjes. E njejta gje eshte per dy banoret e Kafazit te Ndryshkur, Berolda dhe Matilda. Ato kane kercyer dhe jane defryer pa mase, aq sa Matilda ka hipur edhe mbi tavoline. Ne Kafazin e Arte, nderkaq Adela eshte marre me pergatiten e darkes, ndersa banoret e tjere presin me padurim te uritur. Frensisi po fle prej mese nje oresh, pasi e ndiente veten te lodhur. /news24/12.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Adelina Emini Flet Per Festivalin Kenga Magjike

Adelina Emini
/photo rtv21/

Kengetarja Adelina Emini flet per festivalin “Kenga magjike”
Nje festival i magjise muzikore

“Eshte e vertete qe ky festival ka nje reputacion shume te mire dhe ka vazhduar te qendroje si nje festival shume i suksesshem per 10 vjet me radhe, dhe magjia eshte qe kengetaret ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi shohin nje interes per t’u prezantuar ne kete festival”, thote Adelina Emini

“Kosova Sot”: Keni qene pjesemarrese e festivalit “Kenga magjike 2008” dhe arritet deri ne gjysmefinale. A mund te na flisni dicka per kengen?
Adelina Emini: Muziken dhe orkestrimin e ka bere Florent Boshnjaku, ndersa tekstin e ka shkruar Aida Baraku, te cilet i falenderoj shume.

“Kosova Sot”: Mendoni se kishit kenge qe mund te hynte edhe ne finale?
Adelina Emini: Mendimi im eshte qe me filtrimin e kengeve gjate mbremjeve eliminuese ne finale shkuan kenget qe kishin kualitete te caktuara, qofte si krijime muzikore apo prezantime skenike.

“Kosova Sot”: “Kenga magjike” eshte festivali me i konsoliduar nga festivalet private. Meqenese ju keni qene pjese e ketij festivali, a mund te na tregoni sa ne te vertete ka magji ky festival?
Adelina Emini: Eshte e vertete qe ky festival ka nje reputacion shume te mire dhe ka vazhduar te qendroje si nje festival shume i suksesshem per 10 vjet me radhe dhe magjia eshte qe kengetaret ne menyre te drejtperdrejte ose terthorazi shohin nje interes per t’u prezantuar ne kete festival, i cili ofron qasje profesionale.

“Kosova Sot”: Eshte folur shume per menyren e votimit ne kete festival. Mendoni se ky lloj votimi le shteg per dallavere?
Adelina Emini: Nuk mund te them qe kjo menyre e votimit eshte efikase dhe qe ne realitet sjell nje rezultat objektiv, por mendoj qe nuk ka te beje aspak me dallavere, meqenese dallaveret ne kete rast nuk i sjellin dobi askujt, e aq me pak organizatorit. Sa per dallavere une mendoj se mund te gjenden metoda me efikase sesa kjo menyre e votimit, por kam pershtypjen se kjo menyre e votimit ve ne pyetje se sa objektive mund te jene kengetaret ne kete rast.

“Kosova Sot”: Jane bere shume kengetare dhe muzika eshte bere nje biznes shume i mire. Pse te gjithe te rinjte mendojne te behen kengetare?
Adelina Emini: Profesioni kengetar eshte joshes per te rinjte dhe pak kush e merr me mend se sa i veshtire eshte ky profesion. Te dalesh ne nje skene dhe te kendosh nje kenge nuk do te thote te behesh kengetar, prandaj mendoj se eshte mire qe kenga te mbetet vetem nje pjese e vogel qe ploteson nevojat artistike te gjithe atyre qe ndjejne dashuri per artin ne pergjithesi. Nje qasje e tille ndaj kenges do te rregullonte shume gjera ne estraden tone. /b.zyberi/kosova sot/11.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 12 December 2008

Kafazi i Arte 6: Dita 10

KAFAZI I ARTE 6: DITA 10
Adela duke luajtur me JoninE qeshura te zgjate jetenVajzat pershtaten me se miri ne vendin ku jetojneEh more tullumbac cte bej me tyFrensi merre seriozisht detyren e ditesYlberi duket se i ndjen shume temperaturat e lartaBerolda i jep eksperience Matildes ne pergaditjen e brumitMuzike ne taraceKafazi i ndryshkur jepet pas kercimitVajzat bejen striptiz me mire se djemte

/photo news24/



11-12-2008 9:04
Mengjes i vone ne Kafazin e Arte

Nata e mbremshme ka qene e vertete e gjate ne Kafazin e Arte. Banoret kane ndenjur deri vone ne tarrace perpara oxhakut duke biseduar me njeri-tjetrin e per t’u vendosur me pas ne kuzhine, ku edhe kane vazhduar bisedat e tyre. Nuk kane munguar serish debatet mes Jonit dhe djemve te tjere te Kafazit. Ai ka sulmuar serish Ylberin dhe e ka ofenduar ate. Vetem ne oret e pare te mengjesit banoret kane rene per te fjetur ndersa, Adelen e ka zene gjumi ne kuzhine.

11-12-2008 10:01
Zgjohet Kafazi i Arte

Ka ardhur mengjesi ne Kafazin e Arte. Ka qene Ylberi me Pellumbin, te cilet jane zgjuar te paret dhe me pas edhe te tjeret; Joni, Silvana, Geri. Banoret kane ndenjur deri vone dje ne mbromje dhe pasojat sigurisht qe ndihen ne mengjes. E njejta situate pergjumjeje eshte edhe tek dy banoret e Kafazit te Ndryshkur. Berolda dhe Matilda vazhdojne te flene. Dita e sotme do t’u sjelle banoreve jo pak te papritura. Ata do te vazhdojne me detyrat dhe provat, qe do t’u vene autoret e Kafazit.

11-12-2008 11:01
Dita nis me diskutim ne Kafazin e Arte

Jane ulur ne tavolinen e ngrenies dhe kane nisur diskutimet e para kete mengjes. Joni me Ylberin kane trajtuar temen e emigracionit dhe te trajtimit te shqiptareve ne Greqi, Itali e me gjere. Madje Ylberi ka sjelle edhe eksperiencen e tij si emigrant dhe pamundesine per t’u pajisur me dokumenta ne Itali. Joni i ka kundershtuar per faktin se eshte me mire qe te punohet ne Shqiperi sesa te iket ne emigracion. Ne kete debat eshte perfshire edhe Adela me Gerin. Frensis si cdo dite zgjohet i fundit ne shtepi.

11-12-2008 12:01
Silvana: Kamerieren nuk e bej kurre

Tema e punes ka marre vemendjen e banoreve ne Shtepine e Arte. Kafazieret kane folur per pune te ndryshme, qe duhet te bejne njerezit dhe konkluzioni ka qene se “njeriu nga halli ben cdo pune”. Silvana nuk ka qene aspak dakord me kete ide. Madje ajo ka thene se nuk do ta bente kurre ne jete kamerieren. Edhe pse eshte kundershtuar nga Adela dhe te tjeret, ajo i ka qendruar besnike idese se saj. Me pas banoret kane folur edhe per telefonine celulare dhe per tarifat e larta qe jane ne Shqiperi. Dy banoret e Kafazit te Ndryshkur, Berolda dhe Matilda sapo jane zgjuar nga gjumi dhe kane nisur te bejne punet e mengjesit.

11-12-2008 13:01
Joni dhe Silvana thashetheme per banoret

Joni dhe Silvana jane ulur ne lisharsin, qe ndodhet ne tarrace dhe po bisedojne me njeri-tjetrin. Silvana ka bere edhe ca thashetheme per banoret, ne fakt. Ajo ka pergojuar Pellumbin, qe nuk dinte te lexonte pjesen e komedise “Tete persona plus”, qe e kishin prove dje. Por gjithashtu edhe Adelen, qe sipas saj ajo nuk eshte shume e vertete dhe qe gjithmone deshiron te jete protagoniste. Silvana i ka rrefyer Jonit edhe per lidhjen e saj me nje futbollist. Nderkohe Ylberi me Gerin po luajne me zare ne kuzhine.

11-12-2008 14:09
Joni debat me Ylberin

Motivi mbase nuk ka qene i forte, por Joni deshiron te replikoje cdo cast me Ylberin, per te cilin duket se nuk ka aspak simpati. Shkak eshte bere nisja e bisedes per pavaresine, ku Ylberi i ka thene Pellumbit “Nje debat ka nisje, zhvillim dhe perfundim”. Kaq eshte dashur qe Joni te dale ne mbrojtje te Pellumbit dhe t’i thote qe “Kush je ti qe e meson si te flase ate. Ai eshte 45 vjec dhe di shume mire te debatoje dhe te nise nje diskutim”. Ylberi nuk e ka zgjatur shume, dhe bisedat jane zhvendosur tek pakicat serbe ne Kosove.

11-12-2008 15:04
Banoret diskutojne per ceshtjet etnike

Gjithe banoret jane perfshire ne nje teme te zjarrte sic ka qene ne kete rast diskutimi per ceshtjet etnike. Me me zjarr ne kete diskutim eshte perfshire Pellumbi, i cili ka hasur ne kundershtine e gjithe banoreve. Ceshtja eshte se kafazieret jane te mendimit, se pritjen qe shqiptaret iu bene kosovareve nuk do t’ua benin kurre kosovaret shqiptareve. Por Pellumbi nuk terhiqej nga e vetja edhe pse te tjeret sillnin argumente per te kunderten.

11-12-2008 16:00
Racizmi teme diskutimi ne debat

Banoret ne shtepine e survejuar jane perfshire ne nje debat te madh ne lidhje me racizmin. Joni ka qene i vetmi qe e ka pranuar se eshte racist. Te tjeret edhe pse kane pranuar se ndonjehere i kap ndonje ndjenje racizmi, kane mohuar te jene racist. Frensis dhe Ylberi iu kundervune Pellumbit duke i thene qe “ti ke ardhur vetem per leke ketu ne Kafaz”. Por pema e Vitit te Ri, qe u kane sjelle autoret e Kafazit banoret ka qene nje surprize per ta dhe u ka risjelle buzeqeshjen atyre. Berolda nderkohe ka ndezur zjarrin, ndersa Matilda po pergatiti dreken.

11-12-2008 17:26
Banoret e Arte hapin pemen e Vitit te Ri.

Ne Kafazin e Arte ka filluar te ndjehet atmosfera e festave. Banoret kane filluar te merren me pemen e Vitit te Ri. Ata e kane hequr nga kutia dhe kane montuar pjeset. Por jo te gjithe banoret e kane pasur kete kujdes;vetem Adela eshte perkushtuar. Ajo ka dhene ide se si mund te dekorohet e gjithe shtepia. Nderkohe Berolda ka vazhduar te gatuaje ne Kafazin e Ndryshkur. Matilda eshte grimuar. Me sa duket ajo eshte cliruar nga pergjejsite e gatimit qe kur ne shtepi ka hyre Berolda.

11-12-2008 18:08
Matilda kthen filxhanin. Adela sjell atmosfere festive.

Geri dhe Adela jane me te perkushtuarit ne rregullimin pemes festive. Ata e kane nxjerre nga kutia dhe pasi e kane montuar, kane filluar ta zbukurojne. Ndersa Joni, Silvana dhe Ylberi, diskutuan per meshkujt. Silvan shprehu mendimin se kishte shume respekt per meshkujt qe mbahen. Sipas saj, higjena nuk ka te beje me gjinine. Ne shtepine e Rremes, Berolda perfundoi gatimin e drekes, ndersa Matilda ka perfituar te pije kafen dhe te ktheje filxhanin. Veprimi i duhur per tu shlodhur dhe per te harruar vendin ku ndodhet.

11-12-2008 19:15
Matilda krijon poezi per te dashurin e saj dhe te Beroldes.

Ne shtepine e fshatit, momentet e qetesise, Matilda i shfrytezon me se miri. Ajo ka perfituar nga perkushtimi i Beroles per dreken dhe e ka futur veten ne atmosferen e poezise. Matilda ka krijuar dy poezi, te cilat dhe i ka lexuar. Ato kane qene per te dashurin e saj dhe te Beroldes. Ne qofte se ata po i ndjekin, duhet te jene emocionuar shume dhe kane kuptuar qe te dashurat e tyre nuk i kane harruar. Nderkohe ne Kafazin e Arte banoret jane perfshire te gjithe ne rregullimin shtepise. Sic duket atmosfera po i perfshin te gjithe.

11-12-2008 20:10
Qetesi ne te dy shtepite e Kafazeve.

Nga shtepia e Rremes, Berolda dhe Matilda, kane ndjekur ne News 24 permbledhjen e dites se kaluar. Ato i kane dhene kohe vetes, per te kuptuar se cfare po ndodh ne Kafazin e Arte. Atmosfera u eshte dukur e kendshme dhe per kete kane biseduar me njera-tjetren. Kurse ne Kafazin e Arte, banoret i kane gjetur vetes nje menyre argetimi. Ata kane luajtur me karrike ne sallon. Kjo, pasi kane perfunduar se rregulluari shtepine dhe pemen e Vitit te Ri. Banoret kane dhe momente pasiviteti, qe ndoshta varet dhe nga moti i keq.

11-12-2008 21:08
Matilda sheh filxhan, banoret e Arte luajne me xheste.

Matilda ne Kafazin e Ndryshkur, ka vendosur ti sherbeje Beroldes ne nje menyre shume te vecante, duke i lexuar fatin ne filxhan. Kjo ka qene nje surprize per Berolden,e cila sapo kishte bere nje dush. Me pas dhe ajo i ka lexuar filxhanin Matildes ne menyren e saj. Nuk ka kaluar shume dhe ato kane vendosur te luajne me letra ne divan. Dhe keshtu ka ndodhur. Nrdyshe nga ato, Kafazieret e Arte, kane bere nje tjeter loje, ate me xheste dhe me fjale. Ata jane munduar ti tregojne njeri-tjetrit fjale te ndryshme nepermjet xhesteve. Ata jane kenaqur dhe nuk e kane ndier shume kohen.

11-12-2008 22:07
Banoret e Kafazit te Arte, bisedojne per nevojat e lagjeve te tyre.

Kafazieret e Arte dine te shprehen, jo vetem per gjerat e bukura, por edhe per problemet. Ata kane permendur mungesat dhe nevojat qe kane ne lagjet e tyre. Mendimet kane qene nga me te ndryshmet, nga uji dhe dritat, e deri tek parkingu dhe lulishtet. Banoret kane debatuar me njeri-tjetrin dhe per menyren e votimit ne shtepi. Joni u shpreh se disa banore flasin dhe sillen fallto per tu dukur tek teleshikuesi. Berolda, ne Kafazin e Ndryshkur ka patur nevoje per pushim dhe ka fjetur prane sobes ne te ngrohte. Gjumi te shlodh trupin dhe mendjen.

11-12-2008 23:05
Banoret e te dy shtepive hane darke.

Me ne fund banoret e Kafazit te Arte kane vendosur te hane darke. Kete mbremje ka gatuar Adela. Asortimenti ka qene fasulja dhe qoftet. Banoret kane kujtuar surprizen e Beroldes nje dite me pare, buken e ngrohte, dhe kane thene se ajo do te shkonte me shume sot me fasulet. Nderkohe ne shtepine tjeter, Berolda dhe Matilda kane gatuar patate. Ka qene nje koecidence qe banoret e te dy shtepive kane ngrene darke njekohesisht. Nuk i dihet se sa do te rrine zgjuar sonte banoret tane dhe nese do te dalin argumente te reja gjate darkes. /news24/11.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Votoni tek balkanweb.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zana Krasniqi Nuk Ka Te Ndalur!

Zana Krasniqi Ryan Loche
/photo albaniac/public domain/

Zana Krasniqi Pozon me Ryan Loche

Ai eshte nje nder sportistet me te preferuar ne Amerike, jo vetem sepse eshte fitues olimpik dhe thyes i disa rekordeve boterore ne not,por dhe sepse ka nje pamje terheqse qe shume shpejt flitet se do te jete imazhi i ri i Calvin Klein. E ndersa ky lajm eshte perhapur ne median amerikane,nje prej fotografive me te cilen shoqerohet lajmi tregon sportistin duke pozuar me ke tjeter se…Zana Krasniqin. /elbino/albaniac/12.10.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Suksesi i Zana Krasniqit nuk ka te ndalur! Pas prezentimit te suksesshem ne "Miss Universe 2008" ku zuri vendin e 6-te, ajo nenshkroi nje kontrate me firmen e modes "Sherri Hill" dhe po te vizitosh faqen e tyre tek sherrihill.com verehet se sa fort dominon aty imazhi i Zana Krasniqit. Ja ketu po sjellim disa foto nga ky sajt.


/me kete fustan, zana u prezentua edhe ne miss universe 2008/

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kenga Magjike 2008, ne Top Koha KTV

Alba Morina, autore dhe prezantuese e emisionit "Top Koha" KTV, interviston ne prapaskene kengetaret ne "Kenga Magjike 2008": Hana Cakuli, Kastro Zizo, Dafina Zeqiri, Rosela Gjylbegu, Eliza Hoxha, Soni Malaj, Yllka Kuqi, Produkt 28, Stine & Skillz, West Side Family, Jonida Maliqi, Bleona Qereti etj.

Hana Cakuli:
"Kam ardhur me te njejtin enthuziazem sikur vjet..."

Kastro Zizo:
"Kush ka vene njolle ne muziken shqiptare, e ka vene! Kush se ka vene, do presi ta veri!"

Dafina Zeqiri:
"Ndihem shume, shume mire! Kjo eshte hera e pare qe marre pjese ne Kengen Magjike. Kjo eshte hera e pare qe dal ne skene ne Shqiperi, ne Tirane! Publiku me ka pritur, fenomenal, shume mire!... Ke adrenaline kur te shkosh ne skene. Me eshte dukur se kenga ka perfunduar shume shpejt. Kisha pas deshire me zgjate nje ore aty ne skene. Atmosfera ka qene teper e mire!"

Yllka Kuqi:
"Po ndihem shume mire! Cuditerisht ma qete se zakonisht! Mjafton qe arrita ta interpretoje dhe percjelle emocionin te publiku."

Rosela Gjylbegu:
"Nuk e imagjinoni se cfare kenaqesie ndjen nje kengetare kur e kupton qe ia ka arrite qellimit te vet! Duartrokitjet e publikut e treguan dhe kjo eshte cmimi me i madh qe mund te fitosh."

Eliza Hoxha:
"Kenga Magjike jep me shume se nje festival. Eshte nje spektakel ne vete! Kenget emetohen gjate gjithe kohes edhe mepas festivalit dhe realisht kenga jeton pertej mureve te kesaj salle."

Produkt 28
"Ishte nje performance per te cilen kemi investuar shume... Ishte goxha e lodhshme sepse ndoshta per here te pare ne skene kercyem, ishte pak e veshtire pasi jemi statik nga natyra, por gjithsesi besoj qe publiku na priti shume mire, na kthyen disa here ne skene."

Stine & Skillz:
"Na kane prit ekstrem mire. Kurre s'jam ndi ashtu! (Ledri)... Na ngriti larte publiku. Love you Tirana! (Nesti)... Jena kan edhe ne Topfest veq ketu dicka krejt ndryshe... shume mire! (Visari)"

Soni Malaj:
"Shpresoja te hyj ne 'treshen e nxehte' por asnjehere nuk ma merrte mendja! Kete vit ka ardhur shume rastesisht bashkepunimi me Pirro Cakon. Nuk e kam pas fare ndermend te merrja pjese, por ja qe ndodhi!"

West Side Family:
"Ndihemi shume mire per cmimin qe kemi marre... por, me te thene te drejten, e donim edhe Cmimin e Pare!"

Bleona Qereti:
"Ajo qe une jam shume e lumtur sot, eshte qe kam arritur te realizoj nje videoklip, ne skene, ne vetem 3 minuta."

Jonida Maliqi:
"Jam e mpire! Kjo i ndodh cdo fituesi, keshtu me kane thene te pakten."

Kaliopi:
"Une kam gjetur shpirtin tim te dyte... Ajo eshte Aida Baraku nga Prishtina, nje tekstshkruese jashtzakonisht e lexueshme dhe e vecante!"

Ardit Gjebrea:
"Kenget kane qene te nje niveli te larte profesional... Prurjet qe kane ardhur, kane qene pa diskutim me te mirat e cdo viti. E kam pasur shume veshtire te kisha nje kenge time te preferuar!"


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 11 December 2008

Kafazi i Arte 6: Dita 9

KAFAZI I ARTE 6: DITA 9


/photo news24/



10-12-2008 9:03
Gjume, gjume dhe vetem gjume

Ndenjja vone dje ne mbremje ka sjelle dhe pasojat diten e sotme. Pasoja qe bien ne gjumin e mengjesit dhe qe eshte bere tashme gati e perditshme. Dje ne mbremje banoret kane diskutuar gjate me njeri-tjetrin deri ne oret e para te mengjesit. Ata kane diskutuar per njeri-tjetrin dhe madje per ditet qe kur kane hyre ne Kafaz. Joni ka rrefyer perjetimin e tij ne Kafazin e Ndryshkur dhe si ndihet tani qe ka ardhur ne shtepine e Arte.

10-12-2008 10:01
Mengjes i qete ne shtepine e Arte

Mengjes i qete ne shtepine e Arte. Banoret jane zgjuar dhe kane nisur te lahen dhe te bejne pergatitjet e mengjesit. Joni pasi eshte lare ka shkuar ne dhomen e spektakleve dhe ka nisur te beje disa ushtrime per te zgjuar edhe trupin nga gjumi. Ne shtepine e Ndryshkur Berolda dhe Matilda jane duke fjetur ende gjume. Geri me pas eshte vendosur ne kuzhine dhe ka nisur te beje gati mengjesin.

10-12-2008 11:05
Tavolina e mengjesit bashkon kafazieret

Jane zgjuar me veshtiresi dhe jane mbledhur rreth tavolines se mengjesit. Joni ka biseduar me Ylberin, ndersa Adela ka diskutuar per temperaturat dhe motin e ftohte. Pellumbi vazhdon ende ne tualet duke u lare, dhe Frensisi eshte i vetmi qe rri ne dhomen e gjumit. Ai nuk eshte perziere me te tjeret kete mengjes, ndoshta nga qe eshte pergjumur, apo ndoshta se nuk do te hyje ne diskutime me te tjeret. Ne Shtepine e Ndryshkur mengjesi duket se nuk ka ardhur ende. Berolda dhe Matilda vazhdojne te flene gjume.

10-12-2008 12:00
Niku, surprize kafaziereve

Si cdo dite Matilda e nis diten me pune. Ajo eshte zgjuar e para ne Kafazin e Ndryshkur, ka marre fshesen ne dore dhe ka nisur te pastroje oborrin e shtepise se Rremes. Nderkohe Joni me Ylberin jane ngjitur ne tarrace dhe po bisedojne per debatet qe kane pasur dje gjate mbasdites. Ylberi i ka thene se ata te dy mund te debatojne dhe ai eshte i gatshem per debat, po nuk eshte nevoja te ofendojne njeri-tjetrin. Ndersa ne kuzhine ka mbetur Geri me Silvanen, e cila po ha mengjes dhe Geri i hedh ndonje batute here pas here. Por ne momentin qe te gjithe jane mbledhur ne tavoline, nje dhurate surprize nga Niku i Lumes, ka sjelle te qeshura pa fund. Niku i kishte derguar Adeles nje lule dhe nje qese me spinaq per Frensis.

10-12-2008 13:02
Kohe pastrimi ne shtepi

Pasi kane ngrene mengjesin, te gjithe banoret jane impenjuar ne pastrimin e shtepise. Geri eshte marre me fshirjen e pluhurave, ndersa Adela ka lare shtepine. Edhe ne Shtepine e Ndryshkur pastrohet nderkohe. Madje Berolda ka pergatitur edhe ushqimin e pulave per sot. Me pas Berolda dhe Matilda jane ulur perpara televizorit dhe kane ndjekur emisionin ne News 24. pasi kane perfunduar punet e shtepise te gjithe kafazieret jane ngjitur ne tarrace dhe po shijojne rrezet e diellit.

10-12-2008 14:02
Pellumbi lan enet, te tjeret bejne muhabet

Ndersa Pellumbi eshte zhytur ne kuzhine duke lare enet, te gjithe kafazieret e tjere rrine ne tarrace dhe po shijojne rrezet e diellit. Joni ka diskutuar serish me Ylberin per temen e pastertise, per te cilen edhe debatuan dje. Silvana dhe Adela jane me te qeta kete mengjes, ndersa ne Kafazin e Ndryshkur situata eshte shume e qete. Dy vajzat kane perfunduar punet e shtepise dhe po ndjekin programet e televizionit News 24 ne pritje te lidhjes me Kafazin e Arte.

10-12-2008 15:00
Matilda lexon poezi, Adela perlotet

Berolda vazhdon te mos e pranoje idene qe eshte ne Kafazin e Ndryshkur. Krejt e kunderta ndodh me Matilden. Ajo eshte bere si e zonja e shtepise tani. Ajo jo vetem qe merret me cdo gje ne shtepi, por edhe shkruan gjithe kohes poezi. Disa te tilla i ka lexuar Beroldes, nje poezi kushtuar te fejuarit te saj dhe nje te shkruar ne disa momente merzie. Nderkohe ne shtepine e Arte, Adela eshte emocionuar dhe perlotur pasi nje shoqja e saj i ka sjelle nje tufe me lule dhe disa fotografi. Ajo ka pohuar se ka filluar t’i mungojne njerezit e afert te saj.

10-12-2008 16:02
Teater ne Kafazin e Arte

Provat e shfaqjes teatrore “Tete persona plus” kane marre vemendjen e kafaziereve tane. Ata kane ndare rolet, nen regjine e Pellumbit dhe kane bere prova ne dhomen e spektakleve. Madje ata edhe kane debatuar gjate pergatitjeve, pasi duan qe te dalin sa me mire ne kete prove. Me pas muzika ka mbuluar shtepine e Arte. Krejt e ndryshme eshte atmosfera ne Kafazin e Ndryshkur. Berolda ka marre lopaten ka veshur cizmet e punes dhe po mbjell fasule ne oborrin e Rremes.

10-12-2008 17:06
Ne Kafazin e Arte,banoret provojne te behen aktore.

Ne shtepine e Rremes, Berolda dhe Matilda, jane dhene me gjithe forcat e tyre ne gatimin e drekes. Matilda ka vene tenxheren ne zjarr, kurse Berolda ka bere brumin. Ato e kane pare veten e tyre edhe drejtperdrejt ne News 24.
Kurse banoret e izoluar dhe pa televizor, pasi kane bere disa biseda te thjeshta dhe kane propozuar disa lojra, jane dhene pas gjerave me te rendesishme. Dhe per momentin ata kane nje detyre; te mesojne rolet e komedise “8 persona plus”. Te gjithe banoret jane impenjuar shume dhe me siguri qe do t’ia dalin mbane.

10-12-2008 18:02
Pellumbi kendon kenge per Adelen. Berolda i rregullon imazhin Matildes.

Nje nga banoret me simpatike te Kafazit te Arte, Pellumbi, ka kenduar nje kenge per Adelen. Atij i ka mjaftuar ambienti romantik i taraces prane oxhakut, per te marre instrumentin ne dore. Nderkohe Frensi ka nisur nje bisede me Ylberin per lirine e prostitucionit dhe te drogave. Banoret kane shfaqur mendime te ndryshme dhe kane folur hapur. Disa prej tyre kane pranuar legalizimin e prostitucionit edhe pse qeveria jone ka gjera te tjera me te rendesishme per te zgjidhur. Ne te njejten kohe ne Kafazin e Ndryshkur, Berolda eshte kujdesur per imazhin e Matildes. Ajo i ka pastruar asaj vetullat dhe i ka bere grim. Vajzat kane filluar ta ndjejne veten mire.

10-12-2008 19:05
Banoret e Kafazit te Arte luajne me tullumbace dhe denohen me striptize.

Ne shtepine e Kafazit te Arte atmosfera ka dale nga normaliteti. Banoret kane vendosur te luajne me nje objekt shume te thjeshte, sic eshte tullumbaci. Ata e kane perdorur tullumbacen ne menyre provokuese, duke e care, ne cifte djale-vajze. Denimi ka qene striptiza. Disa prej tyre e kane pasur te veshtire por ia kane dale me se miri. Lojen e tyre e kane ndjekur dhe Beroda me Matilden nga fshati, nepermjet televizorit. Ato duket se nuk jane shqetesuar shume por kane qeshur dhe kercyer.

10-12-2008 20:05
Surprize, Berolda ben buke per kafazieret e Arte.

Berolda edhe pse ka nderruar shtepi, eshte ne merak se si ushqehen banoret e Kafazit te Arte. Ajo ka pregatitur buke dhe ua ka derguar miqve te saj. Ajo ka qene nje surprize e vertete per te gjithe. Surpriza ka mberritur pikerisht ne momentin kur banoret po hanin. Vajzat e shtepise se Rremes kane marre falenderime nga te gjithe. Edhe pse jane larg banoret e te dy shtepive, kane gjetur menyren per tu lidhur dhe per tu ndjere pjese e nje spektakli te vetem. Sa mire njeriu nuk mendon vetem per veten.

10-12-2008 21:07
Silvana dhe Adela, zhvishen para djemve.Kafazi i Ndryshkur darke romantike.

Te vetmet vajza te shtepise se Kafazit te Arte, Silvana dhe Adela, kane vendosur te luajne pak me djemte. Ato kane veshur disa shtresa rrobash dhe i kane hequr para djemve. Atyre u eshte perkedhelur sedra dhe jane kenaqur, madje dhe kane komentuar. Kurse Berolda dhe Matilda kane krijuar per veten nje ambient romantik ne oborrin e shtepise se Rremes. Gjithshka qe kane gatuar, e kane ngrene ne oborr nen driten e qirinjve. Sa mire te dish ti krijosh kushte vetes edhe kur ato gjerat nuk jane shume ne favorin tend.

10-12-2008 22:03
Kafazieret e Arte qetesohen ne tarace,Kafazieret e Ndryshkur ne oborr.

Ne te dy Kafazet, banoret po kalojne momente te qeta. Kafazieret e Arte kane preferuar te ngjiten ne tarace dhe te bisedojne para oxhakut, kurse Kafazieret e Ndryshkura jane qetesuar ne tarace. Matilda dhe Berolda kane biseduar per tema te ndryshme duke ngrene fruta dhe nen atmosferen e qirinjve. Fakti qe te dy banoret e Shtepise se Ndryshkur jane te se njejtes gjini, i ben qe mos konfliktohen shume me njera-tjetren por ta gjejne gjuhen. Kafazieret e Arte kane rene ne qetesi pas lojes se vajzave dhe po mendojne cfare te konsumojne per darke. /news24/10.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Votoni tek balkanweb.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online