All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 20 December 2008

Kafazi i Arte 6: Dita 19

KAFAZI I ARTE 6: DITA 19



20-12-2008 9:54
Matilda zgjohet e para

Pas qendrimit naten e mbremshme deri ne oret e vona, ka qene Matilda ajo qe eshte zgjuar e para me muziken ne sfond kete mengjes, ndersa te tjeret vazhdonin te flinin akoma. Menjehere me pas jane zgjuar Geri dhe Silvana. Geri ka bere dush dhe ka nisur te kerceje nen ritmin e muzikes.

20-12-2008 12:16
Biseda me psikologun

Pas zgjimit dhe bisedave te para me njeri-tjetrin, banoret kane pritur ne shtepine e Kafazit te Arte, psikologun Gezim Tushi i cili ka zhvilluar nje bisede gjitheperfshirese me ta. Temat me te diskutuara kane qene; rivaliteti brenda ne Kafaz, materializimi i shoqerise, divorci, tradhtia, bashkejetesa, familja. Matilda eshte shprehur se eshte pro bashkejeteses ndersa ka patur Silvanen kunder. Ne temen mbi familjen, Joni ka pohuar se eshte familja ajo qe ndikon me se shumti ne formimin e femijes. Banoret i ka rrembyer biseda nderkohe qe Joni dhe Matilda kane qene ne qender te vemendjes me argumentat e tyre.

20-12-2008 13:33
Opinionet e Beroldes dhe Ylberit mbi biseden me psikologun ne Kafazin e Arte.

Pas largimit te psikologut nga shtepia,Berolda dhe Ylberi komentojne mbi biseden e zhvilluar ne Kafazin e Arte. Ata gjykojne qe kjo i ka ndihmuar banoret. Ylberi thote se cdo njeri duhet ta prezantoje veten si psikolog ne shtepine e tij. Ai pranon gjithashtu edhe idene e gruas ne karriere.

20-12-2008 15:06
Banoret i gezohen diellit ne tarrace...

Silvana dhe Joni i gezohen diellit ne tarrace. Pyetjes se Jonit se kush do te dilte kete jave, Silvana i pergjigjet se mund te ishte ajo. Banoret kane porositur birra per dreke dhe pergatiten te hane dreken. Suada kercen perpara pasqyres. Falenderojne sponsorat.

20-12-2008 15:51
Atmosfere e kendshme ne Kafazin e Arte.

Gjate qendrimit ne tarrace, banoret kane nisur te bisedojne me njeri- tjetrin. Tema ka qene ajo e pubeve, lokaleve te nates, femrave qe i frekuentojne, kercimit dhe pijeve. Geri u ka bere kritike vajzave pse nuk kercejne po aq lirshem sa c'mund ta benin ne nje pub. Suada eshte treguar e gatshme qe te nesermen te merrej me pastrimin e shtepise. Pastaj ata kane zbritur poshte dhe kane nisur te kercejne nen ritmet e muzikes, zgjedhja e se ciles cuditerisht ka perkuar me shijet e gjithsecilit. Duket se bisedat e sotme dhe shijimi i muzikes se mire i kane bere banoret me miqesore me njeri-tjetrin dhe koha ka kaluar kendshem per ta.

20-12-2008 17:04
Biseda te qeta ne Kafaz

Pese banoret e Kafazit te Arte, Matilda, Joni, Silvana, Geri dhe Suada jane ulur ne kuzhine dhe kane biseduar me njeri-tjetrin per gjera te ndryshme. Vajzat kane treguar histori nga jeta e tyre dhe marredheniet me shoqerine, ndersa djemte kane qene me te terhequr. Ata thjesht kane degjuar vajzat dhe kane ngacmuar vajzat me pyetje te ndryshme. Ne Kafazin e Ndryshkur Berolda dhe Ylberi bisedojne qete.

20-12-2008 19:00
Bisedat vazhdojne rreth oxhakut

Bisedat mes banoreve jane zhvendosur ne tarrace, ku dhe po vazhdojne diskutimet mes tyre. Ata kane ndezur zjarrin dhe jane afruar te gjithe rreth oxhakut. Si dite e shtune qe eshte ata kane menduar se cfare do te benin nese do te ishin jashte. Dhe te gjithe kane qene ne nje mendje, se do te shkonin te kercenin dhe te argetoheshin ne pub. Ne shtepine e Rremes Ylberi dhe Berolda shohin ne televizor banoret, qe ndodhen ne shtepine e Kafazit te Arte.

20-12-2008 21:22
Dyshime mes banoreve

Ka qene nje mbremje gjithe dyshime kjo e sotmja ne Kafazin e Arte. Largimi i Frensisit eshte komentuar serish nga banoret. Ata kane menduar se ne vend te tij do te futet nje banor tjeter. Gje per te cilen nuk jane dakord. Kete e ka shprehur me shume Joni, i cili ndihet me pak i pasigurti. Mendimet e tij ai i ka ndare me mikeshen e tij Silvana dhe me Gerin. Ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur dy banoret, Berolda dhe Ylberi po tregojne per familjet e tyre.

20-12-2008 23:01
Puthet ne loje Geri me Suaden

Pas sherrit qe ka bere dje Matilda me Silvanen gjate dites se sotme dy vajzat kane qene pak te ftohta me njeri-tjetrin. Ka qene Joni ai qe ka dashur t’i pajtoje dy vajzat. Por ajo qe i ka entuziazmuar me shume banoret ne kete nate jane lojerat me denime qe bejne. Nje nga denimet qe i ka bere ata te qeshin pafund ka qene denimi mes Suades dhe Gerit, te cilet duhet te putheshin ne buze. Dhe denimi eshte realizuar dhe shoqeruar me te qeshura pafund. /news24/20.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Votoni tek balkanweb.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

ADX: Tre Emra Nje Fytyre!

ADX
/photo public domain/

Tash me kengen "Motra jone"
ADX: Tre Emra Nje Fytyre!

Jane tre emra dhe nje fytyre! Grupi i formuar ne vitin 2004 tanime ka afirmuar veten ne skenen shqiptare! Per shkak te disa projekteve personale, anetaret e grupit pushuan nje kohe te gjate. Tash me kengen "Motra jone", ata do ta sundojne skenen artistike serish! Serish nje teme sociale per te cilen flitet shume pak ne shoqerine tone. Arif Jashari, Shqipe Tairi dhe Driton Rexhepi (renditja ne foto), jane ata te cilet me kengen "Mesnata" (Eja ma zgjat doren), arriten nje sukses te madh me nje pervoje shume te vogel ne skenen artistike. Moren pjese ne festivale te ndryshme si p.sh. Nota Fest dhe Top Fest. Ne festivalin e Top Festit u nominuan per Best Grup, Best Video si dhe Best Hip Hop. /tung/15.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Arif Jashari, lindur me 25.04.1984 ne Prishtine. Jeton ne Zvicer.
Driton Rexhepi, lindur me 22.11.1983 ne Ferizaj. Jeton ne Zvicer.
Shqipe Tairi, lindur me 12.03.1984 ne Struge. Jeton ne Zvicer.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Armend Rexhepagiqi, Me i Kerkuari!

Armend Rexhepagiqi
/photo public domain/

Armend Rexhepagici, kompozitori me i kerkuar shqiptar
Duart plot pune

Armend Rexhepagici eshte i kerkuar nga shume kengetare, pasi ai gjithmone ka ide dhe eshte tejet serioz ne punen qe e ben

Armend Rexhepagici per momentin eshte kompozitori me i kerkuar shqiptar. Kenget qe ai i komponon behen hite dhe kjo i ka shtyre shume kengetare qe te bejne kenge te Armendi dhe Aida. Shume bashkepunetore te Armendit thone se bejne tek ai kenge per shkak se eshte shume profesionist dhe korrekt ne pune. Fale punes dhe talentit qe ka, kenget e Armend Rexhepagicit marrin cmime kryesore ne cdo festival. Armend Rexhepagici eshte shume i zene me pune. Ai vazhdimisht eshte duke bere kenge te reja, kenge keto qe gjithmone dalin te jene te suksesshme. Ne kontaktuam me te per te marre nje interviste, por ai ishte aq i zene me pune saqe kjo ishte e pamundur. Dihet mire qe kenga e Armend Rexhepagicit, e cila kendohet nga Rovena Dilo dhe Genti Bushpepa, do te marre pjese ne Festivalin e Radio Televizionit Shqisptar, i cili nis neser. Kenga e Armendit konsiderohet si favorite bashke me kengen e Alfred Kacinarit, qe e kendon kengetarja nga Kosova, Adelina Thaci. Armend Rexhepagici ka qene nder kengetaret me te mire para luftes dhe i ketille vazhdoi te jete edhe pas luftes, mirepo rralle ben kenge, por kur i ben vertet i ben kenge qe te kenaqin, dhe te cilat padyshim se behen hite. Ai, nga nje kengetar i mirenjohur, u shnderrua ne nje kompozitor te jashtezakonshem. Sot te gjithe kengetaret qe kane emer dhe ata kengetare qe nisin karrieren e tyre prej kengetari serioz dhe profesionist deshirojne te bejne kenge te Armend Rexhepagici, per shkak se ai gjithmone ka ide dhe eshte tejet serioz ne pune. /b.zyberi/kosova sot/19.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Grupi Kthjellu, Se Shpejti Kenge dhe Videoklip te Ri

Kthjellu
/photo fitor haziri/

SE SHPEJTI KENGA DHE VIDEOKLIPI ME I RI I GRUPIT ROK “KTHJELLU”
Ende pa titull, por shpresohet se do te mirepritet ne publik

“Kemi punuar mjaft shume ne kete kenge dhe besoj se do te pelqehet ne publik. Kenga ka nje vecori ne vete, eshte e zhanrit rok, nje stil i ri ne paraqitjen tone me anetaret e rinj te grupit”, ka thene Mentori

Grupi i njohur i rokut “Kthjellu” eshte ne perfundim te pergatitjes se kenges me te re, qe pritet te lansohet shume shpejt ne treg. Anetaret e grupit Mentor Haziri, Edmond Gjinolli, Leonard Canhasi, Nesim Maxhuni dhe Jeton Dolaku, qe te gjithe kane punuar ne realizmin e kesaj kenge. Tekstin, orkestrimin dhe komponimin e kenges, emrin e se ciles ende nuk e kane vendosur, e kane pergatitur vete anetaret e grupit. Sipas Mentorit, vokalist i grupit, eshte bere nje pune e madhe ne kete kenge dhe shpreson se do te mirepritet ne publik. “Kemi punuar mjaft shume ne kete kenge dhe besoj se do te pelqehet ne publik. Kenga ka nje vecori ne vete, eshte e zhanrit rok, nje stil i ri ne paraqitjen tone me anetaret e rinj te grupit”, shprehet Mentori per “Kosova Sot”. Me lansimin e kenges do te lansohet edhe videoklipi, te cilin do ta realizojne ne Kosove. “Se shpejti do te fillojme me xhirimet e videoklipit te kenges, qe besoj se do t’u pelqeje te gjitheve”, thote ai. “Kthjellu” tani ne kete sezon eshte mjaft i angazhuar me mbremje muzikore brenda dhe jashte vendit. Ata shpresojne qe ne vitin e ardhshem do te lansojne albumin e ri, per realizimin e te cilit jane duke punuar. “Jemi ne pergatitje te albumit, shpresojme qe ne fillim te vitit te ardhshem do ta lansojme ne treg”, thekson Mentori. /k.bajrami/19.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arian Cani: Ndjehem Me Shume Grek!

/photo eliano kalemi/
Cani: Ndjehem me shume grek!

Udheheqesi i emisionit "Zone e lire", Arjan Cani, ka konfirmuar se ka prejardhje greke, nderkohe eshte shprehur se ndjehet me shume grek sesa shqiptar.

Keto komente Cani i ka bere gjate pjesemarrjes ne emisionin, “Deja vu”, ku ka thene se nena e tij eshte greke, ndersa babane e ka shqiptar, porse shpirti i tij grek eshte me dominues ne raport me ate shqiptar.

“Une kam nenen greke dhe deri ne moshen pesevjecare me ka rritur gjyshja ime nga nena, ndersa gjuha e pare qe kam mesuar ka qene greqishtja. Me shume se gjysma ime eshte greke”, eshte shprehur Cani. /telegrafi/20.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Po mire qe filluan te prononcohen grekofilet ne Shqiperi se te tille ka shume! /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sulmohen Big Mama dhe Armend Ramadani!

Big Mama dhe Armend Ramadani
/photo public domain/

Sulmohen Big Mama dhe Armend Ramadani

Zedhensja e Sektorit te Puneve te Brendshme ne Shkup Liza Bendevska, ka konfirmuar per gazeten “Lajm” se kengetarja Big Mama dhe stilisti Armend Ramadani jane sulmuar dhe goditur te shtunen qe shkoi ne ambientet e diskotekes “Koloseum”. Ende nuk dihen arsyet e ketij incidenti,por mesojme se dyshja eshte atakuar papritmazi nga kater pese persona te cilet kane goditur Armendin me shqelma dhe grushte ne koke, ndersa Biggi ka pesuar lendime te lehta. Me pas Armendi eshte shoqeruar per ne spital, ndersa ka paditur sulmuesit ne polici per investigim. As policia as artistet nuk kane leshuar ndonje komunikate per shtyp ne lidhje me incidentin dhe emrat e atakuesve. /elbino/albaniac/gazeta lajm/19.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Frensis Le Kafazin!

Kafazi i Arte Frensis
/frensis mato, photo news24/

Frensis mori vendimin per te dale nga shtepia. Momenti ka qene krejt i papritur. Djaloshi Pogradecar ka qene duke ndenjur dhe menjehere ka hyre ne Dhomen e Sekreteve me vendimin per te lene garen ne mes. Arsyeja sipas tij “jam i merzitur”. Ne fakt gjithcka erdhi pas sherrit qe ai beri dy net me pare me Gerin. Gjithcka nisi te merkure ne mbremje. Kur Geri pergatiti nje sulm ndaj Frensisit. Dhe e ka sulmuar me te njejtat fjale, qe iu drejtua edhe Alban Rrexha diten e hene gjate spektaklit ne Kafazin e Arte. Te merkure gjate mesnates, Geri me Jonin kane folur shume per lojen qe duhet te bejne ne Kafaz. Konkluzioni ka qene ne heshtje debat dhe pse jo grindje me Frensisin. /news24/18.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Joni Puth Silvanen!

KAFAZI I ARTE 6: DITA 18, JONI PUTHET ME SILVANEN


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 18, Mysafire Zajmina!

KAFAZI I ARTE 6: DITA 18, MYSAFIRE ZAJMINA



Joni eshte lodhur nga debatet dhe po fle në divan Duket qe Suada nuk e can koken per kamerat se ka vape Meqe s'kemi bulevard,po bejme xhiro ne tarace Kjo eshte nje foto e mire per kalendar Me kembe mbrohet me mire se sa me duar Joni e sheh te verteten me mire me syze Rrema i ftuar në shtepine e tij Jepni vajza se nga lart ju ruajne djemte
Ylberi duhet te beje kujdes se Berolda nuk eshte e urte Konkurence në kercim midis vajzave Frensis del nga Kafazi i Arte


19-12-2008 9:44
Nate e qete ne Kafazin e Arte dhe Kafazin e Ndryshkur.

Asgje e jashtezakonshme nuk ka ndodhur gjate nates. Kafazieret e Arte, pas daljes se Frensit, sic duket duhet te mendojne tjeter strategji per ndonje banor tjeter brenda ne shtepi. Ata kane ndenjur te qete dhe kane bere biseda pa prekur ndonje teme te rendesishme. Ndoshta kane qene te lodhur nga ndryshimet e shpejta ne shtepi. Edhe ne Kafazin e Ndryshkur ka qene po e njejta situate. Banoret kane darkuar te qete dhe kane rene ne ne gjume me heret.

19-12-2008 10:09
Ylberi eshte mesuar te ngrihet gjithmone heret.

Banori i pare qe eshte zgjuar, ka qene Ylberi. Ai ka nisur te shohe televizor ne shtrat per tu informuar per lajmet e dites. Kete privilegj e kane vetem Kafazieret e Ndryshkur. Berolda nuk eshte bezdisur dhe ka vazhduar te fleje. Kafazieret e Arte jane ngritur pak me vone, nje e nga nje. Ata kane bere punet e mengjesit, qe nga vetja e tyre e deri tek shtepia. Kane hapur dritaret, kane ajrosur shtratet dhe shtepine. Sigurisht qe tualeti ka qene i zene me shume nga vajzat, pasi ato kane nevoje me teper te merren me veten.

19-12-2008 11:01
Te jesh vetvetja ne Kafaz.

Personazhet tane te famshem, pasi kane mbaruar punet e para te dites, kane pregatitur mengjesin. Ka qene nje mengjes i lehte me drithra dhe qumesht, te cilin e kane konsumuar ne tryeze se bashku. Kafazi i Arte, kete mengjes me shi, ka perjetuar nje zgjim te kendshem. Ndersa Kafazi i Ndryshkur, ende nuk e ka nisur sic duhet ritmin e dites. Berolda dhe Ylberi kane ndezur soben dhe jane ngrohur. Me pas ka lindur diskutimi i pare per sot. Berolda ka folur per banoret e tjere te Kafazit te Arte dhe se sa ata jane vetvetja.

19-12-2008 12:01
Zajmina vesh Kafazieret e Arte ne stilin e saj.

Banoreve te Kafazit te Arte u eshte bere nje surprize nga autoret menjehere pas mengjesit. Ne shtepi eshte futur Zajmina me stafin e saj te ateliese dhe ka organizuar nje sfilate si me vajzat ashtu edhe me djemte. Veshjet kane qene te natyrave te ndryshme,si te shkurtra, te gjata dhe veshje nuserie. Ngjyrat dhe prerjet kane qene mjaft ekstravagante dhe shume ngacmuese. Nderkohe qe vajzat visheshin, djemte e kane ftuar ne sallon Zajminen dhe kane biseduar me te. Ata kane shprehur surprizimin e tyre dhe kenaqesine njekohesisht. Personazhet tane e kane ndier veten te privilegjuar nga kjo surprize dhe e kane falenderuar Zajminen. Gjithshka ka ndodhur ne Kafazin e Arte, eshte ndjekur dhe nga Kafazi i Ndryshkur nepermjet News 24. Ata kane dashur te ishin ne vend te Kafaziereve te Arte.

19-12-2008 13:39
Vazhdon sfilata me veshjet e Zajmines.

Kafazieret e Arte kane vazhduar sfilaten me veshjet e Zajmines. Ata kane bere cifte me djemte dhe kane sfiluar se bashku ne korridor. Banoret jane ndier me te kompletuar ne sfilate me njeri-tjetrin. Me pas kane biseduar dhe per pak ne sallon me Zajminen dhe e kane percjelle. Ajo eshte ndier shume mire me Kafazieret e Arte. Nderkohe Kafazi i Ndryshkur i ka ndjekur nga ekrani te gjitha qe kane ndodhur. Ata me pas jane marre me punet e tyre dhe te shtepise.

19-12-2008 14:06
Joni dhe Matilda, thashetheme ne Kafaz.

Ylberi dhe Berolda kane patur nje debat te shkurter per mesazhet qe vijne per ta dhe qe i lexojne nepermjet televizorit. Ylberi ka shprehur indiference ndaj mesazheve, te cdo lloji. Kurse Berolda tha qe mesazhet qe vijne, jane si pasoje e sjelljes se tyre. Kurse Kafazi i Arte ka patur thashetheme ne tarace. Joni dhe Matilda, qe e njohin me mire njeri-tjetrin, kane biseduar ne tarace. Ne fakt kane bere thashetheme per te gjithe banoret e tjere. Ata kane permendur si banoret qe jane ne shtepi dhe ata qe kane dale nga shtepia.

19-12-2008 15:20
Silvana gatuan pilaf per te gjithe banoret.

Joni dhe Suada kane dale ne taracen e Kafazit te Arte dhe kane diskutuar per shijet e tyre muzikore. Suada i ka shprehur hapur preferencat e saj per muziken tallava. Kurse banoret e tjere kane dashur te mendojne me shume per dreken. Silvana eshte ofruar te gatuaje pilaf dhe e ka mbajtur fjalen. Ajo ka bere pilaf me gjalpe dhe mish ne tigan. Banoreve u ka shijuar shume dreka. Kurse Berolda dhe Ylberi ne shtepine e Rremes, kane pare fotografite e familjes dhe i kane komentuar. Shakate kane qene pjese e bisedes.

19-12-2008 16:00
Momente relaksi ne te dy Kafazet.

Pasi kane ngrene dreke, Kafazieret e Arte, jane shperndare neper shtepi. Joni, Silvana dhe Suada, kane shkuar ne dhomen e gjumit dhe kane biseduar. Tema e tyre ka qene mbi videoklipet dhe pagesat qe bejne kengeteret per vajzat qe marrin si imazh. Dihet qe pakenaqesia eshte e pranishme kur vjen puna tek pagesat, dhe kete gje e kane shprehur dhe banoret tane. Kurse Geri dhe Matilda, kane ndenjur ne sallon. Kafazieret e Ndryshkur, jane ulur ne kuzhine dhe kane pire leng frutash. Disa momente ka hyre ne kuzhine dhe gruaja e Rremes duke bere shaka. Ndoshta i mungon kuzhina e saj e vogel.

19-12-2008 17:06
Suada ngacmon Matilden

Rrefimi i marredhenies se dashurise se Matildes me Mirin tre net me pare eshte rikthyer si argument serish ne shtepine e Kafazit te Arte. Ka qene Suada ajo qe ka ngacmuar Matilden, nese ishte bere pishman ose jo qe kishte treguar gjithe ato gjera personale. Vete Matilda ka pohuar se nuk ka ndonje pishman dhe nuk e merzit ajo gje, sipas saj nese dikush nuk e ka pelqyer “cudia me e madhe zgjat tre dite dhe do harrohet”. Me pas bisedat kane vazhduar per jeten e Matildes ne Kafazin e Ndryshkur.

19-12-2008 19:09
Zihet Matilda ma Silvanen

Matilda me Silvanen eshte zene keq kete pasdite. Ka qene Silvana ajo qe ka provokuar sherrin i cili ka marre permasa ofendimesh mes dy vajzash. Gjithcka ka nisur tek njohja e Silvanes me Mirin, te dashurin e Matildes e me pas ka kaluar me tema te tjera, sic eshte ajo e papastertise, per te cilen e ka akuzuar Silvana. Matilda eshte nevrikosur shume dhe eshte larguar nga dhoma. Por kur ajo eshte rikthyer serish jane zene dhe kane debatuar per papastertine e Matildes.

19-12-2008 19:54
Debat Joni me Matilden

Pas sherrit me Matilden, Silvana ka debatuar edhe me Jonin. Ajo i ka thene atij se “ju jeni bere grup dhe fakti qe mbron Matilden eshte se doni te me sulmoni mua”. Joni i ka thene se “ketu nuk ka grup dhe ti e di perse nuk te flas une me ty”. Ne krah te Jonit ka dale edhe Geri. Ata kane debatuar me Silvanen, ndersa Suada eshte perpjekur te vendos qetesi. Me pas Matilda eshte qetesuar dhe ka nisur te beje nje embelsire.

19-12-2008 21:29
Silvanes surprize familja

Familja e Silvanes e di shume mire, qe ajo pelqen shume torten me luleshtrydhe. Keshtu kete pasdite ata i kane bere nje surprize asaj dhe i kane sjelle pikerisht nje torte te cilen ajo e ka ndare me miqte e saj. Embelsira ka qene edhe nje shkak qe ajo te fliste me Matilden pas sherrit, qe bene. Nderkohe Berolda dhe Ylberi kane ndjekur gjate gjithe kohes nga shtepia e Rremes, Kafazin e Arte. /news24/19.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: zajmina vasjari zaimina
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 19 December 2008

Festivali 47 RTSH: Kenget dhe Interpretuesit

Festivali 47 RTSH

FESTIVALI 47 RTSH: KENGET DHE INTERPRETUESIT

Prane Redaksise se Krijimtarise Muzikore ne Radio Tirana per edicionin e ketij viti u paraqiten mbi 70 krijimet te reja. Organizatoret e festivalit ngriten nje juri perzgjedhese te perbere nga emra te njohur te muzikes, si: Pirro Cako, Suzana Turku (Kashara), Thoma Gaqi, Hajg Zaharjan, Dorian Nini, Eranda Libohova, Selim Ishmaku dhe Francesk Radi. Pasi ata degjuan kenget e paraqitura, percaktuan 20 krijimet me te mira. Mes ketyre 20 kengeve gjen jo vetem krijime te autoreve te njohur, por dhe mjaft te rinj. Keshtu ne krah te kompozitoreve te tille, si: Alfred Kacinari, Adrian Hila, Edmond Zhulali, Luan Zhegu, Josif Minga, Armend Rexhepagic, etj., renditen dhe kompozitore te rinj, si: Gent Myftaraj, Julian Lekocaj etj. Kjo larmi verehet edhe te kengetaret. Krahas kengetareve me emer, si: Rovena Dilo, Soni Malaj, vellezerit korcare Endri dhe Stefi Prifti, grupi “West Side Family” etj., ne skenen e festivalit do te ngjiten per here te pare edhe mjaft zera te rinj, por te talentuar. Mes tyre permendim: Kejsi Tola, Marjeta Billo, Dorina Garuci, etj.

INTERPRETUESIT

DORINA GARUCI
Dorina Garuci
Titulli: "Dita Nje Jete"
Kompozimi: Dorian Nini
Teksti: Pandi Laco
Orkestrimi/Studio: Dorian Nini

ENDRI & STEFI PRIFTI
Endri Prifti Stefi Prifti
Titulli: "Ti bere faj"
Kompozimi: Josef Minga
Teksti: Skender Rusi
Orkestrimi/Studio: Adrian Hila

EVIS MULA
Evis Mula
Titulli: "Une jam dashuria"
Kompozimi: Luan Zhegu
Teksti: Agim Doci
Orkestrimi/Studio: Saimir Cili

JULIANA PASHA & LUIZ EJLLI
Juliana Pasha Luiz Ejlli
Titulli: "Nje jete"
Kompozimi: Shpetim Saraci
Teksti: Turian Hyskaj
Orkestrimi/Studio: Shpetim Saraci

WEST SIDE FAMILY
West Side Family
Titulli: "Jehone"
Kompozimi: Dr Flori
Teksti: Dr Flori
Orkestrimi/Studio: Klodian Qafoku

SHPAT KASAPI
Shpat Kasapi
Titulli: "Arome mediterane"
Kompozimi: Gent Myftaraj
Teksti: Pandi Laco
Orkestrimi/Studio: Gent Myftaraj

KEJSI TOLA
Kejsi Tola
Titulli: "Me merr ne enderr"
Kompozimi: Edmond Zhulali
Teksti: Agim Doci
Orkestrimi/Studio: Edmond Zhulali

MARJETA BILLO
Marjeta Billo
Titulli: "Era e tokes"
Kompozimi: Adrian Hila
Teksti: Pandi Laco
Orkestrimi/Studio: Adrian Hila

ROVENA DILO & GENT BUSHPEPAJ
Rovena Dilo Gent Bushpepaj
Titulli: "S'jam balade"
Kompozimi: Armend Rexhepagiqi,Sunrise
Teksti: Aida Baraku, Sunrise
Orkestrimi: Eugent Bushpepaj

AGIM POSHKA
Agim Poshka
Titulli: "Fajtore per ngrohjen globale"
Kompozimi: Agim Poshka
Teksti: Olsen Maze
Orkestrimi/Studio: Agim Poshka

JULIAN LEKOCAJ
Julian Lekocaj
Titulli: "Nuk je ti"
Kompozimi: Julian Lekocaj
Teksti: Julian Lekocaj
Orkestrimi/Studio: Alfred Kacinari

GRUPI "BURN"
Burn
Titulli: "Jam i pari i jetes sime"
Kompozimi: Stivart Cela & Renis Gjoka
Teksti: Big Basta
Orkestrimi/Studio: Gent Myftaraj "Burn"

ERGA HALILAJ
Erga Halilaj
Titulli: "Dikush mungon"
Kompozimi: Kristi Popa
Teksti: Florion Zyko
Orkestrimi/Studio: Kristi Popa

EMI BOGDO
Emi Bogdo
Titulli: "Kur buzet henen e kafshojne"
Kompozimi: Klodian Qafoku
Teksti: Leonard Bombaj
Orkestrimi/Studio: Klodian Qafoku

KUJTIM PRODANI
Kujtim Prodani
Titulli: "Nostalgji"
Kompozimi: Kujtim Prodani
Teksti: Agim Doci
Orkestrimi/Studio: Ilirjan Mihali

ADELINA THACI
Adelina Thaqi
Titulli: "Oret e fundit"
Kompozimi: Alfred Kacinari
Teksti: Alfred Kacinari
Orkestrimi/Studio: Alfred Kacinari

ERA RUSI
Era Rusi
Titulli: "Shpirt i humbur"
Kompozimi: Arsen Nasi & Bledar Skenderi
Teksti: Irma Libohova
Orkestrimi: Arsen Nasi

VEDAT ADEMI
Vedat Ademi
Titulli: "Po me prite"
Kompozimi: Kledi Bahiti
Teksti: Alban Male
Orkestrimi/Studio: Roland Shira

BESA KOKEDHIMA
Besa Kokedhima
Titulli: "Ajer"
Kompozimi: Alban Male
Teksti: Olti Curri
Orkestrimi/Studio: Alban Male

SONI MALAJ
Soni Malaj
Titulli: "Zona zero"
Kompozimi: Florian Mumajesi
Teksti: Florian Mumajesi
Orkestrimi/Studio: Enis Presheva

STAFI DREJTUES I FESTIVALIT

Drejtore Festivali: Zamira Koleci
Drejtor Artistik: Pirro Cako
Regjisor: Pali Kuke
Skenograf: Bashkim Zahaj
Redaktor Pergjegjes: Selim Ishmaku

ORGANIZIMI

Festivali i 47-te i Kenges ne RTSH do te zhvillohet ne datat 19, 20, 21 dhjetor 2008 ne Pallatin e Kongreseve ne Tirane.

Evenimenti me me tradite i muzikes se lehte shqiptare kete vit do te kete 20 kenge konkurruese, ndryshe nga cdo vit tjeter kur numri i tyre shkonte deri ne 36. Te 20 kenget do te kendohen ne te trija netet e festivalit. Ne naten e pare dhe te trete te tij, kenget do te kendohen nga kengetaret konkurrente, ndersa ne naten e dyte ato do te kendohen nga duete. Pjese e ketyre dueteve do te jene kengetare te njohur te muzikes se lehte, si: Irma dhe Eranda Libohova, Aleksander Gjoka etj. Nata e dyte e festivalit do te jete me shume nje spektakel, sesa nje konkurrim. Ne naten e trete, pa dyshim, qe nuk do te mungojne te ftuarit, te cilet jane lene surprise nga organizatoret.

Ky eshte viti i gjashte qe Radiotelevizioni Shqiptar do te coje muziken e lehte shqiptare ne Eurosong. Edhe ne kete edicion, kenga qe do te meritoje kupen simbol te festivalit dhe te institucionit, do te kete te drejten te udhetoje drejt Moskes, vendi ku do te zhvillohet Eurosong-u me radhe.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 17

KAFAZI I ARTE 6: DITA 17

Sa rehat qe flihet ne kuzhine Geri behet strehe per femrat e Kafazit Ia vlen të kercesh per ty Frensi Fikeni pak driten se Suada po fle gjume. Keshtu kercehet vallja e Kukesit, ne shi Joni duket qe po vuan shume nga masazhi i Silvanes Askush nuk ka pune tek oxhaku, vetem Geri dhe Matilda Vetem Geri mund ta mesoje Suaden te kerceje Joni i thote Silvanes që po s'e puthi do ta votoje kunder Ylberi mendon se kercehet me mire mbi divan Obobo i shkreti Frensi, i ka hyre frika nga banoret Mos e ngacmoni Matilden se te kafshoi

FRENSIS LESHON KAFAZIN

18-12-2008 9:50
Nate e zhurmshme ne Kafazin e Arte.

Banoret e Kafazit te Arte kane dashur te festojne ne mbremjen e kaluar. Ata kane gatuar mish ne zgare dhe kane pire vere. Situata ka ndryshuar nga gazmore ne problematike. Frensi dhe Geri kane debatuar keqas me njeri-tjetrin. Frensi ka ruajtur qetesine nga sulmet e Gerit. Edhe vajzat nuk kane mbetur me prapa. Matilda dhe Suada kane bere fjale me njera-tjetren. Nderkohe qe ato debate nuk kane mbetur jashte vemendjes se Kafazit te Ndryshkur. Berolda dhe Ylberi kane komentuar sherret qe kane pare nepermjet ekranit.

18-12-2008 10:22
Mengjes i qete ne te dy Kafazet.

Kafazieret e Arte zgjohen me heret kete mengjes. Edhe pse pas nje nate te lodhshme, banoret nuk kane ndenjur shume ne shtrat. Ata e kane nisur diten me biseda te thjeshta. Frensi ka folur me Silvanen pa u ngritur ende nga shtrati, kurse te tjeret kane biseduar per disa kengetare te njohur. Me pas ata jane drejtuar ne dhomen e garderobes dhe kane sistemuar pak rrobat ne dollape. Edhe Ylberi eshte zgjuar heret. Ai ka rregulluar krevatin e tij dhe eshte marre me punet e mengjesit. Me pas eshte ngritur edhe Berolda.

18-12-2008 11:05
Diskutohen perseri batutat e nje nate me pare.
Banoret e Kafazit te Arte kane diskutuar per sherrin e mbremshem. Ata kane treguar me te qeshur per sjelljen e gjithsecilit prej tyre. Geri dhe Joni jane ngjitur ne tarace dhe kane folur per batutat me pikante qe jane perdorur ne pije e siper. Edhe vajzat nuk kane mbetur me pas. Silvana me sa duket e ka prishur pak gojen. Kurse shtepia e Rremes eshte pastruar nga duart e Ylberit me fshese me korent. Kafazieret e Ndryshkur e kane kuptuar qe rregulli vjen mbi te gjitha sepse qe te dy personazhet kujdesen maksimalisht per cdo gje.

18-12-2008 12:14
Dielli u ngre humorin Kafaziereve. Rrema vizite ne shtepine e tij.

Me ne fund dielli shkelqeu ne taracen e Kafazit te Arte. Disa nga banoret kane lene sallonin dhe u jane gezuar rrezeve, pas kaq ditesh me shi. Me pas Matilda ka pregatitur nje pjese humoristike per ta interpretuar me te gjithe banoret e shtepise. Kurse Silvana dhe Suada jane zhvendosur ne tualet dhe kane rregulluar floket me piaster. Rrema ka vendosur tu beje nje vizite banore te shtepise se tij. Ylberi dhe Berolda e kane mirepritur ne kuzhine dhe e kane qerasur me raki. Fundja nuk ka asgje te keqe te shohesh here pas here se cfare bejne te tjeret me shtepine tende.

18-12-2008 13:04
Strategjia e lojes ne Kafaz.

Silvana ka kenduar kengen e saj te preferuar, nderkohe qe nje pjese e banoreve te tjere te shtepise se Arte kane diskutuar per strategjine e lojes. Duket hapur ndarja ne grupe dhe preferencat e personazheve te njohur per njeri-tjetrin. Joni dhe Geri, kane dale hapur kunder Frensit dhe kjo eshte pare edhe ne mbremjen e djeshme. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur,Ylberi dhe Berolda, nuk kane mbaruar ende me punet. Pasi kane percjelle Rremen, ata kane vazhduar regjimin tyre ditor. Ylberi ka prere dru dhe Berolda eshte marre me pjesen e brendshme te shtepise. Tashme detyrat dihen.

18-12-2008 14:08
Kane plasur debatet ne te dy shtepite.

Nuk kane patur qetesi banoret e te dy shtepive te Kafazit. Ne Kafazin e Arte, Geri me sa duket, i ka vene qellim vetes te konfliktoje me Frensin. Ai ka vene nje pale veshe fallto duke e tallur keq ate. Frensi e ka kaluar si gjithmone me qetesi edhe pse ka qene e veshtire ta fshihte prekjen ne mimiken e tij. Gjithashtu dhe ne Kafazin e Ndryshkur, Berolda dheYlberi kane debatuar ashper. Konflikti ka qene mbi pijen dhe mbi disa shprehje qe ka perdorur Ylberi. Berolda eshte acaruar dhe nuk e ka lene te vazhdoje me tej. Duke e mbyllur argumentin, Berolda e ka shmangur konfliktin serioz.

18-12-2008 15:00
Ylberi, modern apo i prapambetur.

Diskutim serioz ne shtepine e fshatit. Cfare mund te beje nje cift para nje shtatzenie te padeshiruar. Ylberi mendon qe femra ne momentin qe ngel shtatzene duhet ta zgjidhe vete problemin. Nuk i dihet ne ky eshte mendim “modern” apo shprehje per te mbuluar mentalitetin e prapambetur per te mos perballuar situaten. Berolda nuk ka rene dakort kurrsesi me te. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur, banoret e kane zbutur situaten duke kercyer me muzike popullore. Nuk thone kot qe muzika e zbut zemerimin.

18-12-2008 16:12
Muzike dhe biseda.

Kafazieret e Arte kane vendosur te kenaqen per dreke. Ata kane gatuar pule me patate. Kesaj dreke sigurisht qe i ka shkuar dhe nje muzike mjaft e kendshme. Banoret jane pregatitur dhe per proven e dites; kercim sipas kengeve te ndryshme. Ata kane kercyer ne dhomen e spektakleve te ndare ne cifte. Kurse Ylberi dhe Berolda ne fshat, kane diskutuar per semundjet seksualisht te transmetueshme. Ata kane folur per llojet e semundjeve dhe menyrat se si mund te parandalohen ato. Informacioni qe ata kishin, nuk ishte shume i mjaftueshem por gjithsesi, dicka kane mesuar nga njeri-tjetri.

18-12-2008 18:09
E heshtura Silvane

Banoret jane ulur ne kuzhine dhe bejne biseda te qeta. Silvana eshte shume e heshtur gjate dites se sotme. Momenti i vetem qe ajo ka qene aktive ishte kur ne sfond ka pasur muzike. Pasi ka kercyer ajo serish i eshte kthyer rolit te heshtjes dhe vazhdon te rrije e shtrire. Me te vetmin qe komunikon ajo eshte Frensis dhe rralle me Matilden. Ndersa Joni nuk flet fare me te.

18-12-2008 19:03
Lojera ne Kafazin e Arte

Loja me litar ka marre vemendjen e kafaziereve gjate kesaj kohe, por ne te njejten kohe edhe ka zgjuar ata ne nje fare menyre. Ata jane aktivizuar te gjithe dhe kane kauluar nje kohe shume te bukur me njeri-tjetrin. Madje loja ka sherbyer edhe per te shkrire akujt mes dy grupeve, Suades, Jonit dhe Gerit nga nje ane dhe Frensisit, Silvanes dhe Matildes nga ana tjeter. Ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, Berolda me Ylberin kane ndjekur nga televizori miqte e tyre.

18-12-2008 20:13
Lidhja e Matildes teme diskutimi

Matilda dje nen efektin e veres ka treguar per lidhjen e saj, per te fejuarin dhe per tradhtite qe ai i ka bere asaj. Ajo u ka treguar gjithcka Suades dhe Silvanes per Mirin. Nderkohe te gjitha keto Suada ua ka treguar Jonit dhe Gerit dhe po mendojne ndonje plan per ta provokuar Matilden serish sot. Grupi tjeter Frensis, Silvana dhe Matilda qendrojne me vete ne dhomen e spektakleve.

18-12-2008 21:07
Njohja e Silvanes me te dashurin e Matildes...

I dashuri i Matildes ka qene teme diskutimi mes tre vajzave te Kafazit te Arte. Miri, qe ndodhet ne Greqi ka njohur dikur Silvanen. Vete Silvana ka thene qe e kam takuar dhe kam pire nje kafe me te kur kam qene 14 vjec. Megjithate Matilda e ka kaluar me sportivitet kete gje dhe nuk eshte ndjere aspak keq per kete, edhe pse Suada eshte perpjekur te hedhe disa mesazhe ngacmuese.

18-12-2008 22:29
Frensis le lojen ne mes

Ne oren dhjete te mbremjes se djeshme Frensis mori vendimin per te dale nga shtepia. Momenti ka qene krejt i papritur. Djaloshi Pogradecar ka qene duke ndenjur dhe menjehere ka hyre ne Dhomen e Sekreteve me vendimin per te lene garen ne mes. Arsyeja sipas tij “jam i merzitur”. Ne fakt gjithcka erdhi pas sherrit qe ai beri dy net me pare me Gerin. Gjithcka nisi te merkure ne mbremje. Kur Geri pergatiti nje sulm ndaj Frensisit. Dhe e ka sulmuar me te njejtat fjale, qe iu drejtua edhe Alban Rrexha diten e hene gjate spektaklit ne Kafazin e Arte. Te merkure gjate mesnates, Geri me Jonin kane folur shume per lojen qe duhet te bejne ne Kafaz. Konkluzioni ka qene ne heshtje debat dhe pse jo grindje me Frensisin. /news24/18.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online