All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 27 December 2008

Blero: Kafja e Mengjesit RTK

Blero - Kafja e Mengjesit ne RTK
Trasmetuar ne RTK te dielen, me 21 dhjetor 2008

Ne pika te shkurtera:
- Blero mirepret ne banesen e tij te re (ende te parregulluar sic thote ai), reporteren e RTK-s Selvete Krasniqin.
- Eshte zgjuar per kete program diku 5 ore para vakti pasi ai normalisht fle deri ne oren 14 te dites.
- Pas zgjuarjes Blero kontrollon orarin e dites (takimet etj.)
- Thote se nuk di te pergadise kafe turke por imazhet filmike treguan te kunderten. E ema e ka mesuar si te beje kafe per merak. Edhe hyzmet djali po ditka mire shume! Tamam per martese!
- Ne kohen e lire shiqon kryesisht filma. Eshte i cmendur pas filmave! Por edhe futbollin nuk e le anash, sidomos kur eshte me shoqeri. Favorizon Barcelonen dhe Milanon!
- Kur vishet, e pelqen ngjyren e zeze (te kombinuar me bardhe) dhe ka nje "seter" te zeze te famshme qe e perdore shpesh edhe ne videoklipe. Thote se mediat kane ekzagjeruar kur thone se ai shpenzon shume ne garderobe. Paramendoni Bleron "seter", farmerka, kemishe te mire dhe patike "puma". Kjo eshte kryesisht garderoba e Bleros.
- Eh sa i perket kravatave, ai thote se nuk di si t'i lidhe, se perndryshe do i shfrytezonte me shpesh.
- Orat e dores nuk i do shume! Se fundi perdore nje parfum "san xhan" (skam lidhje cka eshte), qe eshte i mire si per naten ashtu edhe per diten. Ndersa kur ka diell, mban syzet e firmes "Vogue", me kornize te bardhe.
- Morem vesh se e ka ba "perhajr" edhe dhomen e fjetjes me nje vajze. Nuk zbuloi me ke!
- Kur ka qene i dashuruar, lidhjet telefonike i kane zgjatur edhe deri 7 ore!
- Nga pijet alkoholike kryesisht pi "Jack Daniels" me "Coca Cole". Kur dehet nuk mban mend shume te bemat!
- Eshte dembel dhe gjithmone perdore veturen per te levizur. Preferon vetura te medhaja qe i konsideron me te sigurta dhe me te rehatshme. Ndersa nuk eshte i hidheruar ne sherbimin policor te Kosoves kur ndonjehere gjobitin ate pasi konsideron se keshtu vetem jane duke kryer punen e tyre dhe i lavderon si me te miret ne balkan.


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kafeja kafeneja
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Dr Flori i WSF: Juria Demton Kengetaret!

West Side Family FIK 47
/photo panorama/

Dr. Flori i WSF: “Vleresimet e jurive demtojne kengetaret”

Kenga “Jehone” e West Side Family e cila ishte edhe fituesja e Cmimit te Trete ne Festivalin e fundvitit te Radio Televizionit Shqiptar korri sukses ne dy versionet e ofruara, si e kenduar nga grupi ashtu edhe nen shoqerimin e Aurela Gaces. Nderkohe qe tani djemte e West Side Family jane me te impenjuar se kurre edhe me klipin e kenges ku Dr Flori eshte kompozitori dhe tekstshkruesi. Te ndodhur ne backstage gjate kohes kur lancoheshin cmimet, ne mundem te shihnim edhe reagimin e djemve te cilet nga zarfat e pare u inkurajuan se do te merrnin nje cmim dhe ne fakt nuk jane gabuar sepse moren te tretin. Por cfare mendimesh kane ata lidhur me kete Festival? Meposhte Dr Flori shprehet lidhur me vleresimin qe u be, per kengen fituese dhe organizimin e pergjithshem te eventit.

A mendoni se vleresimi qe u be gjate festivalit nga juria ishte profesional?
Une mendoj se vleresimi ishte si te gjitha vleresimet qe behen neper festivale, nuk kane vlere pasi me shume e demtojne kengetarin qe fiton. A m’i kujtoni dot kengetaret qe kane perfaqesuar Shqiperine ne Eurosong? Mendoj se karriera e tyre ka marre per poshte ne momentin qe kane dale aty.

C’mendoni lidhur me kengen fituese te ketij festivali?A e meritonte cmimin Kejsi Tola?
Kejsi eshte kengetare shume e mire, por mendoj qe cmimi nuk i duhej ne kete moment, ne radhe te pare duhet te konsolidoje figuren e saj artistike dhe me pas te pretendoje per hapa te medhenj. Megjithate une i uroj suksese pasi do perfaqesoje Shqiperine.

Po per kenget e tjera pjesemarrese c’mendim keni?
Te them te drejten nuk eshte se i kam degjuar shume pasi isha i fokusuar te kenga ime por nje kenge qe me pelqeu vertet ishe ajo e vendit te dyte, e Luizit dhe Julianes.

Si ishte sipas jush organizimi i pergjithshem i Festivalit?
Kete vit me mire se me pare por ka vende per t’u korrigjuar. Megjithate e rendesishme eshte qe gjerat po levizin ne kah pozitiv. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Festivali 47 RTSH: Kengetaret Zbulojne Pakenaqesite!

Festivali 47 RTSH Duke Pritur Rezultatin
/photo panorama/

Festivali i 47-te, pjesemarresit zbulojne skandalet

Kejsi Tola eshte fituese e Festivalit te 47-te ne RTSH. Tani e dine te gjithe qe fale ketij cmimi do te perfaqesoje Shqiperine ne Eurosong ne muajin maj ne Moske. Por si ishte atmosfera pas kuintave ne Pallatin e Kongreseve, aty ku kengetaret konkurrues prisnin rezultat nga nje ekran i vogel, ne momentin e hapjes se zarfeve me piket e anetareve te jurise? Shume kengetare u revoltuan, dhe ishin ata qe kishin hyre me pretendimin per te fituar. Ne momentin qe anetaret e jurise dhane vleresimin e tyre dhe Elsa Lila lexoi piket, shume prej kengetareve u rebeluan pasi kishin hyre me pretendimin per te fituar. Gjithsesi dihet qe ne nje gare s’mund te kete me shume fitues se nje. Disa prej tyre reagonin me ze te larte, te pakenaqur nga vleresimi i jurise nderkohe qe nje nga ankesat e shumta ishin veshtiresite teknike qe kishin hasur ne skene, pasi kengetaret nuk arrinin te degjonin zerin e tyre. Ne ishim aty dhe morem opinionet e tyre. Pothuaj te gjithe kengetaret pohuan se, “pavaresisht veshtiresise qe mund te kete organizimi i nje festivali “live”, gjithcka ishte bere shpejt e shpejt ne momentin e fundit”.

Djemte e grupit “West Side Family” ishin pretendente kryesore per cmim te pare me kengen “Jehone”, nje kompozim i Ardit Gjebrese dhe Dr. Florit. Edhe pse nuk e kishin pohuar me pare se kishin hyre ne gare per te fituar, ata pretendonin me shume. Po ashtu Besa Kokedhima, e cila kishte bere pushim vokal absolut per nje perfomance te vecante te kenges “Ajer” kompozuar nga Alban Male, u duk se nuk mbeti e kenaqur me pozicionimin e saj ne vendin e katert (ne interviste tha se eshte e kenaqur?! - /teni/). Pretendim per cmim te pare kishin vellezerit korcare Endri dhe Stefi Prifti, me kengen “Ti bere faj” te kompozuar nga Josif Minga, te cilet kane pohuar se meritonin vleresim maksimal per kengen e tyre balade. Por juria i renditi ne vendin e nente. Me e zhgenjyera nga te gjithe mbeti Era Rusi, e ardhur nga Athina dhe qe pretendonte te fitonte me kengen “Shpirt i humbur”, edhe pse u rendit ne vendin e 15-te. Se bashku me koreografin e saj, Julian Bulku, koreografi i kenges greke qe konkurroi vitin e kaluar ne Eurovizion, ajo eshte larguar menjehere pas shpalljes se rezultatit final. Nje tjeter etheiste, Marieta Billo me kengen “Era e tokes”, nuk pranoi te jepte asnje koment rreth rezultatit edhe pse dukej se priste shume, me perfomancen e realizuar se bashku me aktorin Neritan Licaj. Ne grupin e pretendenteve per cmim ishin dhe Evis Mula me “Une jam dashuria”, kompozim i Luan Zhegut, qe edhe pse u rendit ne vendin e 10-te, hyri ne festival me shume ambicie. Por me i revoltuari ishte Vedat Ademi, i cili arriti te pozicionohej vetem ne vendin e 14-te me kengen “Po me prite Ti”, ndersa e cilesoi gjykimin e jurise jo shume te drejte.

Indiferentet

Juliana Pasha dhe Luiz Ejlli FIK 47

Nder kengetaret, qe nuk priten shume dhe madje mbeten te kenaqur ishin Luiz Ejlli dhe Juliana Pasha, edhe pse nga kjo gare nuk dolen keq me kengen “Nje jete” te Shpetim Saracit, pasi u renditen te dytet. Po ashtu nuk qendruan pothuaj fare pas kuintave Rovena Dilo & Gent Bushpepa me kengen “S’jam balade”. Agim Poshka me kengen “Fajtore per ngrohjen globale” ne vendin e 13-te, nuk dha asnje koment pasi per te e rendesishme eshte qe cdo vit eshte pjesemarres ne kete festival, edhe pse asnjehere nuk e ka qellim ne vetvete cmimin. Kujtim Prodani po ashtu me kengen “Nostalgji”, dukej se e priste ate rezultat ndersa u rendit ne vendin e 18-te, ndersa i parafundit ishte Shpat Kasapi me “Arome mediterane”, i cili e ka pritur pa shume emocion verdiktin e jurise. Ne kete grup pse jo mund te perfshihej dhe Soni Malaj, me kengen “Zona Zero”, kenge me te cilen u rendit e 16-ta.

Me te rinjte

Kejsi Tola FIK 47

Ketu hyn dhe vete Kejsi Tola, e cila pas eksperiences ne “Ethet”, mbase nuk ndihej shume e sigurt per fitore, madje ne skene ra ne sy mungesa e perfomances nga ana e saj. Por vizen per ne Eurosong, e fitoi pikerisht Kejsi, ndersa arriti te grumbullonte 126 pike me kengen “Me merr ne enderr”, kompozim i Edmond Zhulalit. E ne kete gare, ajo qe u vu re ishte pjesemarrja e shume kengetareve te rinj. Keshtu perse mos te pretendonin kengetare si: Dorina Garuci, Grupi “Burn”, Adelina Thaci, Emi Bogdo, Erga Halilaj apo Julian Lekocaj. /nertila maho/klotilda harka/panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Festivali 47 RTSH: Besa Kokedhima e Kenaqur?

Besa Kokedhima
/photo panorama/

Besa: “Bera mire qe mora pjese ne Festival”

E shoqeruar nga nje performance e vecante kenga e Beses “Ajer” me tekst te Olti Currit dhe kompozim te Alban Males terhoqi jo pak vemendjen e publikut ne Festivalin e 47-te ne RTSH. Edhe pse ajo nuk u vleresua me nje cmim duket se ka fituar fuqishem perkrahjen e kolegeve. E themi kete sepse ne naten finale para se te ndaheshin cmimet “Panorama Plus” zhvilloi me kengetaret e pranishem nje pyetesor “Cila ishte kenga e tyre e preferuar.” Nga kjo ankete doli se nje sere kengetaresh kishin per zemer kengen e Beses. Por a eshte Besa e kenaqur me ate cka arriti ne kete Festival dhe cilat jane projektet e Beses ne kete fundvit. Per me shume lexoni intervisten qe “Panorama Plus” ka zhvilluar me kengetaren.

Sa e kenaqur eshte Besa nga Festivali?
Mendoj se bera shume mire qe mora pjese. Per mua ishte e rendesishme pjesemarrja dhe dhenia e me se mires.

Sipas mendimit tuaj si ishte vleresimi i jurise karshi kengeve? A ishte ky vleresim i drejte apo jo?
Nuk besoj se me takon mua ta gjykoj kete ceshtje.

Do te marre pjese Besa ne Festivalet pasardhese ne RTSH?
Nje gje eshte e sigurt, ky s’do te jete takimi im i vetem me kete festival!

Cilat kane qene disa nga komentet qe keni degjuar per kengen tuaj pas festivalit?
Une ndjehem mire qe pavaresisht se pata nje kenge risi, e cila nuk ishte e thjeshte per t’u perceptuar nga publiku, u prita shume mire.

Po per anen teknike te organizimit te ketij festivali c’mendim keni?
Personalisht jam e kenaqur.

Me cfare po merret Besa tani aktualisht, ndonje projekt interesant ne dore?
Kam nje projekt teper interesant ne dore, por fatkeqesisht nuk mund ta beje publik deri ne momentin qe do te realizohet dhe kur te ndodhe, jam e bindur qe do e zbuloni vete..(qesh)

Ku do t’i kaloni festat e fundvitit dhe ne shoqerine e kujt?
Kete fundvit do e kaloj ne Dubai, me familjen dhe mikun tim te zemres. /panorama/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 26

KAFAZI I ARTE 6: DITA 26



27-12-2008 11:13
Loja vazhdon...

Momentet e argetimit kane vazhduar edhe sot ne shtepi. Nese dje ishin vajzat qe nuk i linin djemte te futeshin ne dhomen e gjumit, sot kane qene djemte ata qe nuk i kane lene vajzat te dalin prej saj. Loja ka vazhduar deri sa vajzat kane vendosur vete te dalin por iu kane premtuar se ky ishte vetem fillimi dhe se ne vazhdim i prisnin lojera te tjera. Edhe sot Matilda ka bere kafen per te dyja. Miqesia e vajzave ka nisur te funksionoje me se miri, qe ne momentin e komenteve qe ato kane bere ndaj te treteve.

27-12-2008 13:03
Ylberi dhe Berolda nuk kane komunikim te mire

Pas lojes se mbremshme e cila shkaktoi shume te qeshura mes banoreve, jane kthyer debatet ne shtepi. Prej ditesh Berolda dhe Ylberi nuk kane nje komunikim te mire. Bisedat dashamirese u kane lene vend zenkave te njepasnjeshme mes tyre. Omeri dhe Geri kane ndjekur ritualin e perditshem te te berit stervitje ne tarrace e me pas ne palester. Ylberi i ka shoqeruar ne menyre pasive. Matilda dhe Suada e kane kaluar kohen duke propaganduar demet e duhanit dhe ndjekur kafazieret e tjere nga ekrani.

27-12-2008 13:56
Djemte hakmerren ndaj vajzave

Te indinjuar nga rrengu i vajzave, djemte kane gjetur menyren per t’ua kthyer me te njejten monedhe. Ne nje moment kur ato jane ngjitur ne tarrace, ata u kane mbyllur deren duke i lene jashte pa ngrene dhe ne te ftohte. Me gjithe thirrjet e vajzave, ata kane qendruar ne te tyren. Ne zemerim e siper, Berolda e ka quajtur Ylberin katunar duke e quajtur lojen te padrejte. Vetem pas disa minutash Geri ka vendosur te hape deren, ndersa Berolda dhe Silvana kane refuzuar te zbresin. Nuk dihet se ku do ta kete fundin loja dhe aq me pak cili do te jete rezultati por te dyja palet jane te vendosura te shkojne me tej.

27-12-2008 15:11
Te gjithe kunder Ylberit

Ne bisede e siper eshte zbuluar se ka qene Ylberi ai qe ua ka fshehur cigaret te tjereve nje dite me pare. Debati eshte zhvilluar me i ashper mes Beroldes dhe Ylberit por thuajse te gjithe jane vene kunder tij sot. Ajo nuk ka lene pa i permendur gjestet e pahijshme qe ka bere ai here pas here. Me menyren si kane rrjedhur gjerat sot, ne shtepi nuk ka mbizoteruar nje atmosfere e qete . Menjehere me pas Geri dhe Ylberi jane perfshire ne diskutimin per mentalitetin shqiptar dhe pozicionin e femres shqiptare ne shoqeri. Avantazhet dhe disavantazhet e te qenit femer sot.

27-12-2008 16:01
Diskutojne per tema sociale

Temat interesante kane ngjallur goxha debat ne Kafazin e Arte. Te gjithe e kane gjetur veten te perfshire ne to me argumenta nga me te ndryshmet. Cdonjeri ka patur dicka per te thene. Ylberi eshte ai qe nuk le rast pa u aktivizuar sa here qe behet fjale per tema te caktuara sociale. Ka vijuar tema mbi femren, shtatzenine e padeshiruar dhe se si do te ndihej ajo ne nje situate te tille. Banoret kane pohuar se edhe pse me veshtiresi do ta pranonin nje gje te tille. Silvana dhe Berolda kane rrefyer marredhenien e hapur dhe te sinqerte me familjaret e tyre. Kjo teme ka qene motiv per nentema te tjera te cilat i kane rrembyer kafazieret ne diskutime me shume patos. Ne Kafazin e Ndryshkur, Suada dhe Matilda kane qene spektatore te vemendshme ndaj atyre qe jane diskutuar brenda ne shtepi.

27-12-2008 17:00
Dreke e qete ne Kafaz

Pese kafazieret tane; Omeri, Silvana, Ylberi, Geri dhe Berolda kane drekuar te qete. Me pas Silvana ka marre persiper te pastroje tavolinen dhe te laje enet e drekes. Ne shtepine e Ndryshkur Suada me Matilden kane drekuar gjithashtu dhe jane ulur ne kuzhine, ku po bisedojne per kafazieret qe gjenden ne shtepine e Arte. Ato ndjekin me kersheri cdo moment qe transmetohet Kafazi i Arte.

27-12-2008 19:02
Pasdite e qete ne Kafazin e Ndryshkur

Suada dhe Matilda kane lexuar kete pasdite rregullat kunder duhanit. Me pas Matilda ka filluar te merret me punet e shtepise. Ajo ka ndere rrobat ne tel dhe me pas eshte ulur bashke me Suaden ne kuzhine dhe po shohin televizorin. Ne shtepine e Arte, banoret duken se jane te lodhur. Ata kane qendruar deri vone mbreme ne darke dhe tani po e ndjejne lodhjen. Vetem Geri eshte zgjuar dhe qendron ne tarrace, ndersa te gjithe banoret e tjere po flene gjume.

27-12-2008 20:04
Djemte loje vajzave

Kete pasdite vajzat i kaploi gjumi, por jane zgjuar ne menyren me te papritur te mundshme. Geri dhe Omeri u kane bere rrengun me te cuditshem Beroldes dhe Silvanes. Ata kane marre nga nje kove me uje te ngrohte dhe ua kane hedhur vajzave mbi koke. Dy banoret jane zgjuar menjehere por e qeshura nuk i ka lene te reagonin ashper. Kjo situate ka sjelle humor tek te gjithe kafazieret. Me pas Berolda eshte marre me pastrimin e shtepise, ndersa Omeri me Silvanen lujne me Dastin.

27-12-2008 21:11
Tarraca mbledh banoret

Pas kaq ditesh te ftohta banoret jane ngjitur sot ne tarrace. Ka qene Geri ai qe ka ndezur zjarrin dhe banoret e tjere me pas kane veshur xhupat dhe jane ulur rreth zjarrit te oxhakut. Aty kane nisur dhe diskutimet dhe bisedat mes banoreve. Ata kane diskutuar edhe per lojerat qe kane organizuar gjate dites dhe vajzat vazhdojne te jene te nevrikosura per rrengjet qe u kane bere ata. Gje qe do te thote se kjo loje hakmarrese do te vazhdoje.

27-12-2008 21:55
Kafazieret luajne “Telefoni i prishur”

“Telefoni i prishur” duket se eshte loja me e preferuar e kafaziereve tane. Ata kane luajtur gjate ne tarrace dhe madje kane dhene edhe denime per kete loje. Berolda ka qene ajo me aktivja ne loje. Me pas ata kane folur per diten e sotme dhe rengjet, qe u kane bere djemte vajzave. Nderkohe Matilda ne shtepine e Rremes i reciton poezite e saj Sades. Suada i degjon e paralelisht ben edhe lojera me letra bixhozi. /news24/27.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 26 December 2008

Kenge te Huazuara: Adrian Gaxha vs Nino d'Angelo

Kjo rubrike nuk synon te prejudikoj se kush nga kush ka huazuar por vetem vie ne pah faktin se dy kenge kane ngjashmeri te spikatur. Vleresimet le te behen nga "ekspertet"! Ju lutem leni komentin tuaj!

Zbuluar nga Albaniac.com

Nino d'Angelo - Mari


Adrian Gaxha - Shqipes

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Modeli Adrian Kamberi: Pese Oferta Brenda Vitit!

Adrian Kamberi
/photo fadil berisha/

BISEDE ME ADRIAN KAMBERIN
Pejani ne Fashion Albans Models

“Suksesi im me i madh eshte bashkepunimi me fotografet e njohur, Fadil Berisha dhe Nderim Neziri. Jam ne kontakt me agjencine e njohur “Time Models Agency” nga Zvicra, ku ne fund te ketij viti pres qe te jem atje dhe shpresoj te kem sukses ne kete pjesemarrje”, thote Adriani.

Adrian Kamberi eshte pejani qe po arrin suksese ne fushen e modelimit. Kete profesion thote se e nisi shume shpejt dhe brenda nje kohe te shkurter pati shume oferta. “Modelimi e kam dashur gjithnje. Gradualisht fillova te merrem me te dhe perkrahjen me te madhe e kisha nga familja dhe shoqeria, te cilat me shtyne qe te merrem me modelim”, shprehet ai. Sfilatat e pare me te cilen u paraqit Adriani eshte “Best Models of Kosova 2007” dhe pas saj pasuan edhe shume te tjera si “New Fashion Samer 2007”, Miss & Mister Kosova 2007, “New Fashion Samer 2008”, “Fashion Albans Models” dhe pjesemarres ne spote te ndryshme.

Adrian Kamberi
/photo nderim neziri/

BRENDA VITIT, PESE OFERTA PER SFILATE

Per te depertuar deri ketu, Adriani thote se nuk ka pasur veshtiresi. Cdo gje i ka shkuar mire. "Veshtiresi per te depertuar nuk kam pasur, sepse deri me tash aty ku kam konkurruar jam pranuar, pra fjalen e kam per cdo sfilate. Dhe gjithashtu per kete vit kam marre edhe 5 oferta te tjera per sfilata brenda dhe jashte vendit. Atehere lirisht mund te them se nuk kam pasur edhe aq problem deri me tani", shton ai. Me gjithe sukseset qe i ka pasur Adriai, ka pasur edhe nje zhgenjim gjate pjesemarrjes se tij te deritashme. "Ka qene 'Miss dhe Mister Kosova 2007', sic eshte folur edhe aty ndodhi sikur ne disa spektakle te bukurise ne vendin tone, ku padrejtesisht me eshte marre Cmimi i Pare qe me kishte dhene juria. Por, keto jane gjera qe ndodhin ne Kosove dhe tashme jemi 'mesuar' me keto gjera", thote ai. Gjate ketij viti pret te kete nje sukses te mire, me pjesemarrjen e tij ne Zvicer. "Suksesi im me i madh eshte bashkepunimi me fotografet e njohur, Fadil Berisha dhe Nderim Neziri. Jam ne kontakt me agjencine e njohur "Time Models Agency" nga Zvicra, ku ne fund te vitit besoj qe do te jem atje".

Adrian Kamberi

PROFESION JO PROFITABIL

Sipas Adrianit, modelimi ne Kosove nuk ka shume perspektive per shkak te kushteve te veshtira materiale. "Modelimi ne Kosove eshte nje profesion joprofitabil, por i lezetshem. Mjerisht shume njerez merren me kete profesion, edhe pse nuk kane lidhje me te, ashtu sic ndodhin shume gjera ne vendin tone. Keto gjera i kane dhene nje hije shume te keqe ketij profesioni shume te cmuar ne vendet tjera. Prandaj, edhe modelet nuk kane shume perkrahje ne vendin tone".

Adrian Kamberi

I DHENE PAS GAZETARISE

Adriani, jashte modelimit, merret me studime. Eshte ne vitin e 3-te ne Universitetin AAB, dega Komunikim Masiv dhe Gazetari. Gjithashtu merret me projekte te ndryshme. "Momentalisht, jam duke e pergaditur nje projekt qe ka te beje me nje emision televiziv, qe se shpejti pres qe te shfaqet ne njerin nga televizionet tona", shprehet ai. Kohen e lire e kalon duke shetitur me shoqerine. "Jam nje njeri i thjeshte, shume i shoqerueshem dhe gjumash, hahahaha... Kohen e lire mundohem ta shfrytezoj duke mesuar, por nuk le anash shoqerine dhe familjen, te cilet jane nje gje e cmuar per mua", theksoi ai. Adriani ne te ardhmen nuk e sheh veten ne kete profesio, me shume thote se eshte i dhene pas gazetarise gjegjesisht moderimit. "Une studioj gazetarine dhe ne te ardhmen e shoh veten si nje moderator te zotin, po punoi shume ne kete drejtim dhe shpresoi qe do t'ia dale mbane", perfundoi ai./k.bajrami/kosova sot/shtator 2008/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Skeda personale e Adrian Kamberit:

Emri - Adrian
Mbiemri - Kamberi
Datelindja - 01.03.1988, 20 vjec
Vendlindja - Peje
Vendbanimi - Prishtine
Shtetësia - Kosovar
Gjatësia - 188 cm
Pesha - 76 kg
Hobi - Sporti
Profesioni - Gazetar dhe Model
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adriano
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kejsi Tola Pergjigjet!

"Pyetem" Kejsin se cka mendon per ata te cilet nuk e pelqejne kengen fituese te Festivalit 47 ne RTSH dhe ajo u pergjigj ne kete menyre:

Kejsi Tola
/photo rtsh/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Leonora Jakupi Interviste per "VIP Press"

Leonora Jakupi
/photo public domain/

Politika, shkendija qe s’fiket per Leonoren

Vajza me floke natyrale ngjyre lajthi, tri vitet e fundit ka arritur te ndryshoj look-un e saj, duke preferuar thuajse cdo vit nuanca e me te celura, sikurse qe ka ndryshime te theksuara edhe ne ‘stilin’ e saj dhe ne kenget e saja … Ajo, nuk kenaqet teresisht me pamjen e saj. Kete e pranon edhe vet: “E din si eshte kjo pune, nese je njeri publik nuk guxon te dalesh ne qytet dosido sepse njerezit te njohin, dhe kane deshire te te shohin mire, sidomos femijet.”, thote Leonora duke potencuar se kujdesi per pamjen e jashtme eshte nje lloj respekti per publikun, “Une te dyja pjeseve ju kushtoj rendesi sepse jam njeri publik dhe duke respektuar publikun respektoj edhe veten”.

Ajo u lind me 3 mars 1978 ne Skenderaj, nderkaq, qysh nga paslufta jeton ne lagjen “Dardania’ ne Prishtine, bashke me nenen, dhe vellane e saj. Karriera e Leonores ka filluar ne moshen 15 vjecare, dhe paraqitja e saj e pare ka qene ne festivalin “Zeri i Drenices”, me kengen “Dallendyshe bukuroshe”. Nderkaq, kenga e saj me e dashura per te, mbetet kenga “A vritet pafajesia”, nje kenge te cilen ia dedikoi babait te saj te vrare, qe ishte pjesetar i UCK-se. Ndryshe, kengetarja Jakupi prej 7 vitesh radhazi preferon Durresin, vend ne te cilin ka blere nje shtepize, per te kaluar pushimet, jo vetem ne stinen e veres, por edhe fundjavat e stineve tjera. Nderkaq, Leonora Jakupi, akoma eshte ‘beqareshe’, duke mos ngurruar te tregoje hapur, se “ende jam ne pritje te dashurise”…

Ne femijeri keni qene nje femije i llastuar paksa. Cfare kujtoni nga femijeria?
Shumecka! Kam qene femija me i madh i prinderve te mi dhe te gjitha deshirat m’i kane plotesuar prinderit, sidomos prej babit i cili vazhdimisht me ka marre me vete neper udhetimet e tij, qofte edhe ne ato zyrtare. Kam qene njera nga nxeneset me te mira ne shkolle dhe gjithmone pjesemarrese neper te gjitha aktivitetet. Kam pasur nje femijeri te lumtur, nje familje te shendoshe. Natyrisht, pastaj prej femijerise kujtoj edhe pjeset e keqija gjate periudhes se regjimit serb, natyrisht helmimet e nxenesve, problemet neper shkolla, perndjekjet, pastaj zhvendosja nga objektet shkollore nga Skenderaj ne nje fshat e shume peripeci tjera.

Si rezultat i femijerise suaj te llastuar ta quajme, ju keni nje shenje ne vetullen e djathte. Si ndodhi qe u lendove?
Po (qeshet) e kam bere te dajet, duke luajtur me njefare guri, mire po e mban ne mend (qeshet).

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

E permendet me lart qe keni qene gjithmone aktive ne fushen e artit qysh nga femijeria. A do te thote qe si femije ju lindi pasioni per kengen?
Eshte shume e vertete, qysh shume e vogel, ndoshta sa kam filluar te eci me kujtohet qe merrja nje karrige dhe hipja mbi te per t`i emituar kengetaret qe i shihja ne televizion. Kam qene njefare imitatore shume e mire dhe ne pergjithesi e kam dashur fushen e artit. Ne pikture kam qene e jashtezakonshme, mirepo meqenese une kendoja vazhdimisht dhe duke pare talentin tim, prinderit me kane ndihmuar shume qe ta realizoj endrren time.

Kenga eshte art i komunikimit me njerez. Perse e zgjodhet kete lloj arti?
Me qene ne skene, me qene afer njerezve eshte ndjenja me e mire, vetem ai qe e perjeton di te tregoj kete ndjenje. Ka menyra te ndryshme te komunikimit me njerez mirepo, meqe une kam zgjedhe kete fushe, jam shume e lumtur.

Leonora kane kaluar 12 vite qe kur ju kemi pare per here te pare ne festivalin e RTVSH-se, duke shenuar keshtu edhe si fillim i karrieres suaj. Cka konsideroni sukses dhe cka deshtim gjate ketij rrugetimi 12 vjecar ne skenen e muzikes?
Faktikisht ndoshta po aty edhe shenohet fillimi i karrieres sime. Edhe une kam qene shume e vogel, ne ate festival ka qene hera e pare. Ndoshta pse ka qene festivali i vetem ne trojet shqiptare, duke pasur parasysh ne cfare rrethana dhe kushte jetonim ne ate kohe, ka qene mundesia e vetme qe te prezantohem ne ate festival. Kam marre iniciativen natyrisht me perkrahjen e prinderve dhe te miqve te mi, kompozitoreve Alfred Kacinari e shume miqve tjere qe kam pasur ne Shqiperi, ma kane mundesuar qe te marre pjese. Ne ate festival jam shperblyer edhe me cmimin “Debutantja me e mire” dhe ka qene nje eksperience shume e mire. Deshtime nuk kam pasur, sepse ne skene une e kam pasur perkrahjen e publikut dhe gjithmone prezantimet e mia neper koncerte sallat i kam pas plot me njerez dhe kjo vete konsiderohet si sukses. Absolutisht nuk jam imponuar ne publik per vete faktin se une per 12 vite karriere kam nxjerr vetem pese albume.

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

Nuk ju shohim shpesh neper Prishtine, a eshte kjo ceshtje kohe apo nuk deshironi te ekspozoheni shume per t`i lene vend suksesit neper televizione?
A din si? Ndoshta edhe nuk kam shume kohe me dale shume shpesh, mirepo une edhe nuk kam deshire te ekspozohem shume dhe njeriu duhet t`i kete ato vendet e tij te caktuara ku preferon te shkoje me shoqeri, ku me miq, ku me bashkepunetore

Veturen e keni nderruar se fundi. Prej nje Wolksvagen ne nje BMW te tipit X3, a eshte kjo pagesa e nje reklame televizive qe e ke realizuar?
Wolksagenin e kam ende. Jo, nuk eshte pagesa e reklames. Faktikisht veturen e re e kam ble ne kohen kur e kam bere marreveshje me kompanine per te cilen e kam bere reklamen. X3-shi eshte njera nga veturat qe m`ka pelqye qysh prej fillimi kur ka dale n`treg.

Leonora Jakupi

Wolksvagenin thate qe nuk e keni hequr, pse kjo afersi kaq e madhe e Leonores me kete veture, a mos eshte ndonje dhurate speciale nga dikush special?
Jo eshte vetura ime e pare qe e kam pase dhe e dua shume. Shtate vite kam qe e voziti dhe s`besoj qe do e shes njehere. Por edhe na duhet ajo veture sepse vellai tash eshte ne studime ne Shqiperi dhe po e shfrytezon ai.

A ju ka ndodhur ndonjehere te refuzosh ndonje kenge per shkak se nuk ju ka pershtatur karakterit tend, apo per shkak te tekstit a kompozimit?
Shume shpesh. Gati gjithmone, une mendoj qe per ta realizuar nje album te mire me tete kenge duhet t`i kthesh ose t`i refuzosh diku rreth 30 ose 50 kenge qe te ofrohen. Pastaj edhe kompozitoret i kane ngaterruar ndoshta pak kengetaret, tregun e ku e di une. Une e kam krijuar emrin vetem me origjinalitet, keshtu qe nuk preferoj te bej dicka qe del jashte natyres time.

Fustanet i keni shume speciale dhe me sa mbaj mend une, asnjehere nuk keni dale ne skene me te njejtin fustan. A eshte kjo shija juaj personale apo eshte dikush tjeter qe qendron prapa kesaj pjese te suksesit tuaj?
Mire e ke. Kryesisht per te gjitha veshjet e mia kam pasur njefare bashkepunimi me mamin, se si do te dal, si do te vishem, cka eshte me interesante e cka jo pastaj veshja duhej t`i pershtatej karakterit tim, kenges gjithsesi. Kohen e fundit nje merite te vecante e ka edhe dizajneri Valdrini, qe m`ka ndihmuar me kreacionet e tij.

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

Sa i kushtoni pamjes tuaj ne skene dhe ne jeten e perditshme, a ka dallim Leonora ne jeten e perditshme nga skena?
Ne pergjithesi i kushtoj rendesi pamjes. E din si eshte kjo pune, nese je njeri publik nuk guxon te dalesh ne qytet dosido, sepse njerezit te njohin, dhe kane deshire te te shohin mire, sidomos femijet. Duke respektuar publikun respektoj edhe veten.

Sipas teje a eshte e nevojshme qe nje kengetare te provokoje ne skene, apo nuk mund te kuptohet nje kengetare e pelqyeshme sot pa provokime skenike?
Tash eshte bere njefare trendi me qene me provokuese ne skene, pastaj te besh kenge te huazuara, mos me u lodhe shume duke punuar por t`i marresh te gatshme. Per mendimin tim nuk eshte e nevojshme, eshte e rendesishme te kesh kenge te mira.

Tema e kengeve tuaja gjithmone eshte e perkushtuar tek dashuria. Pse?
Kjo eshte nje pyetje qe edhe une ja kam parashtruar vetes. Ndoshta kishte qene mire qe ne albumin e ardhshem te merrem pak edhe me tema sociale. Kjo ka ndodhe ndoshta edhe pse une kam qene nje kengetare e re dhe kam pasur deshire t`i kendoj gjenerates sime. Une kam pasur edhe kenge me motive patriotike. Keshtu qe ja leme te ardhmes, besoj qe do te merrem me shume me motive sociale.

Neper te gjitha intervistat qe keni dhene deri tash, kur ju kemi pyetur per jeten private apo nje lidhje te mundshme, ju gjithmone keni deklaruar se jeni duke e pritur njeriun tuaj te zemres. A mos po e tremb Leonoren nje lidhje qe do ta conte deri ne martese?
Jo, nuk me tremb kjo. Edhepse njeriu duhet me qene i pergatitur per te hyre ne martese, une konsideroj qe akoma nuk jam e pergatitur, kame disa tjera pune per te bere para se te vije deri tek martesa. Por, assesi nuk me tremb, sepse eshte nje proces qe duhet te vije. Kur vjen nuk e di.

Kur dashuron Leonora?
Familjen time e dua me se shumti ne bote, sidomos mamin. Por ne ate aspektin qe po pyesni ju, kur te dashuroj kam me t`tregu sinqerisht.

Leonora Jakupi
/photo bashkim hasani/

A keni te dashur?
Leonora: Jo.

Kujt i keni thene per here te fundit te dua?
Mbeses sime te vogel qe mezi po pres te vije ne kete bote.

Cfare jeni ne gjendje te beni per dashurine?
Ndoshta shumecka, ndoshta asgje. Varet.

Cila eshte pjesa e trupit te nje mashkulli qe do t`ju kishte pelqyer?
Duart dhe dhembet.

Puthja e pare nese te kujtohet?
Moti, shume moti.

Si mund te fitohet nje mashkull sipas teje Leonora?
Duhesh me qene vetvetja, mos te ikesh nga karakteri yt, te jesh natyrale ne menyren e komunikimit. Nuk ka ndonje filozofi, sepse njerezit mendojne qe duhet te besh kushedi se cka per ta fituar nje mashkull. Gjerat duhet te rrjedhin natyrshem dhe nese vec e gjen nje gjuhe te perbashket, me siguri se do ta fitosh.

Lista e kritereve tuaja per nje mashkull?
Jo, nuk ta tregoj sepse mi vjedh mandej (qeshet).

Po CD-te qe i degjoni me se shpeshti ne makine?
Duhet te mendoj cilat i kam ne makine tash. E di qe i kam dy CD qe nuk i kam hequr me vite nga vetura, eshte Celine Dion dhe Mariah Carey dhe i degjoj vazhdimisht. Perndryshe cd-te e Sabri Fejzullahut, i kam gjithmone ne veture, Sinan Vllasaliun patjeter.

A kendon ne dush?
Rralle shume rralle, sepse kur jam ne dush jam e preokupuar me dicka tjeter (qeshet).

A jeni nga ata persona qe flet vetem njehere, apo mund te negociohet me ju?
Varet per cka. Jam shume e vendosur, i kam kriteret e mia per punen qe bej dhe jam strikte ne ate qe flas. Por edhe mund te negociohet.

Nje deshire e jotja, qofte edhe joreale qe do te doje shume ta realizoje, perpara se te iknin vitet?
Deshirat qe i kam pasur i kam realizuar edhepse njeriu nuk ngopet asnjehere me deshira, gjithmone lind nje deshire e re. Kisha pas deshire me qene me familje, me nje familje te shendoshe, femijet e mi, kjo eshte e tera.

A e shikoni karrieren si nje mundesi te mire per te qene e lumtur apo mendoni se karriera ndonjehere te ben te ndjehesh e vetmuar?
Te jesh person publik natyrisht qe privohesh nga shume gjera, keshtu qe njeriu vet e ben veten te lumtur. Askush nuk ta ofron nje lumturi nese nuk punon per ta arritur. Mirepo njeriu mundet me qene me pak i lumtur, nuk eshte karriera ajo qe te ben te lumtur, jane njerezit, miqte, udhetimet. Karriera edhe te privon nga lumturia shpeshhere.

Nese do te kishit ze dhe nuk do te mund te ishit kengetare, cfare do te ishit?
Do te isha marre prape me art, edhe pse koheve te fundit po me pelqen politika. Thash edhe ne fillim qe kam pikturuar shume mire dhe vazhdoj ende kur gjej kohe te lire. Keshtu qe me siguri do te kisha qene piktore.

... a eshte ky nje sinjal qe ne te ardhmen do t`ju kemi ne politike?
Ndoshta, kur t`i bej edhe do vite, atehere kur zeri fillon te me lej dhe s`mund te jem aktive ne skene.

Leonora Jakupi

A mendoni se muzika eshte nje bazament i mire per nje politikane te ardhshme?
Pse jo, mund te jete. Jane dy fusha krejt ndryshe njera me tjetren. Mendoj qe do ta kisha dhene nje kontribut, sepse jam fytyre publike, i njoh problemet sociale. Te jesh personalitet publik dhe afer me njerezit, e lehteson kete pune.

Cfare ju hidheron Leonora?
Ne kohen qe po jetojme me preokupon ekonomia dhe kisha pasur deshire qe ne te ardhmen, faktikisht gjithmone e kam cekur se gjate karrieres sime do ta formoj nje organizate humanitare e cila do te ishte marre me problemet e njerezve te varfer. Keshtu qe kjo eshte nje enderr qe shpresoj ta realizoj ne te ardhmen.

Nderkohe qe nena juaj i menaxhon parate tuaja, ne nje te ardhme kur do te martoheni a do ta nderroni menaxherin?
Jo, asnjehere jo. E marr mamin me vete me siguri (qeshet). /arbesa hoxha/vip press/telegrafi/26.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 25

KAFAZI I ARTE 6: DITA 25

26-12-2008 11:01
Alegri ne Kafazin e Arte.

Te gjithe kane qene te gezuar kete mengjes. E kane nisur duke kercyer ndersa qeni i Silvanes u ka qendruar gjate gjithe kohes neper kembe. Atmosfera e ndezur i ka ndihmuar banoret qe ta fillojne mire dhe me ritem diten. Thuajse po aq aktiv ka qene edhe mengjesi ne shtepine e Rremes. Vajzat kane bere punet e shtepise nen ritmin e muzikes se vene nga regjia. Bashkejetesa e dy vajzave ka hyre tashme ne nje rrjedhe krejtesisht normale.

26-12-2008 12:20
Matilda rrefen per punen ne televizion

Kafen e mengjesit e kane pire bashke, ndersa Matilda ka nisur t’i rrefeje shoqes se saj, eksperiencat ne televizionin ku ka punuar ne Maqedoni dhe deshiren e pasionin me te cilin e ka bere punen. Suada e ka ndjekur e interesuar. Dreka ka vazhduar e qete. Ne Kafazin e Arte, lojerat me qenin e Silvanes jane momentet e preferuara te banoreve.

26-12-2008 13:15
Ylberi i jepet kercimit

Edhe pse keto dite kane qene aktive per te gjithe ne punet e shtepise, ajo qe e kryeson grupin, eshte Berolda e cila nuk perton asnjehere te merret me to. Muzika eshte nje element i rendesishem per banoret qe kane prej mese tre javesh te ngujuar ne shtepi. Ylberi ka qene partneri i preferuar i vajzave per te kercyer sot. Ne fillim Silvana e me pas Berolda kane kercyer me te perpara pasqyres derisa Ylberi eshte lodhur. Ne shtepi kane zene vend atmosfera, muzika, kercimi nje nder gjerat qe i sjell vertet ne humor banoret. Omeri dhe Geri, jane dhene pas stervitjes tashme te perditshme ne tarrace.

26-12-2008 14:10
Suada urren paragjykimet

Matilda e ka pyetur Suaden se cfare do te bente po te kishte nje post te rendesishem dhe Suada ka thene se gjeja te ciles do t’i jepte me shume prioritet eshte eliminimi i paragjykimeve te cilat ajo i urren. Ne vazhdim, bisedat kane vijuar me pyetje ne forme testi drejtuar njera-tjetres per genjeshtrat me te medha, pengjet, muziken, librat e preferuar, gabimet qe nuk do t’i falnin vetes. Temat e hapura dhe rrefimi i ka rrembyer vajzat qe kane patur shume per te folur.

26-12-2008 15:09
Momente qetesie ne te dy shtepite.

Momente qetesie ne kete ore te drekes ne te dy shtepite. Kafazieret e Kafazit te Arte kane ngrene dreken. Silvana nuk eshte ulur ne tavoline pa ushqyer me pare qenin e saj Dastin, i cili nuk e ka lene te drekoje e qete. Suada dhe Matilda kane ndjekur per nje kohe te gjate kafazieret e tjere nga ekrani e me pas jane marre me trajtimin e temes se dites, asaj te duhanit.

26-12-2008 16:00
Debate konstruktive mes kafaziereve

Sjellja e qenit te Silvanes brenda ne shtepi ka qene nje dhuarte per vajzen nga Tropoja. Ajo ka shijuar momentet e fundit te qendrimit me te ne shtepi. Ditet e fundit banoret iu kane dhene goxha rendesi debateve konstruktive mbi tema te caktuara. I tille ka qene edhe ai i sotmi ne lidhje me ceshtje si puna, pagesa, rebelizmi i shoqerise ndaj fenomeneve te caktuara dhe menya si funksionojne gjerat ne Shqiperi. Ylberi e ka vene theksin ne besimin qe ka se shteti do dhe duhet te beje dicka ndersa femrat e kane kundershtuar. Sipas tyre te gjithe fuksionaret e shtetit e kane mendjen te karrigia dhe perfitimet personale.

26-12-2008 19:03
Surpriza ne Kafaz

Banoret kane lexuar disa rregulla per luften kunder duhanit. Per cudi Geri edhe pse eshte duhan pires ka qene me i vemendshmi, gjate kohes qe Berolda lexonte ato. Nderkohe banoret kane qene te gezuar pasi sot ata jane bere edhe me dyqan. Nje ambient shtese iu eshte shtuar shtepise se tyre dhe ata jane ndjere mire qe pas kaq ditesh kane bere pazar dhe kane zgjedhur gjerat qe duan. Sigurisht pa paguar asnje gje. Gjithashtu banoret jane gezuar pasi Dasti, qeni i Silvanes do te qendroje ne Kafaz deri ne Vitin e Ri. Kjo i ka kenaqur te gjithe, pasi argetohen shume me te.

26-12-2008 19:55
Berolda kuzhinierja e shtepise

Berolda eshte nje kuzhiniere e devotshme. Ajo nuk perton asnjehere per te gatuar. Edhe sot ne mbremje ajo ka pergatitur darken dhe ka bere makarona per kafazieret e tjere. Banoret jane kenaqur dhe e kane falenderuar ate dhe jane ulur per te ngren. Ne tavoline ata kane biseduar me njeri-tjetrin e madje kane folur edhe per Matilden dhe Suaden. Matilda, nderkohe po hekuros rroba ne shtepi.

26-12-2008 21:56
Ritem ne shtepine e Arte

Pasi kane darkuar pese kafazieret tane kane rigjetur ilacin e tyre. Pikerisht muziken. Ajo eshte e vetmja qe i relakson dhe kenaq ata. Omeri me Silvanen jane ata me ta pasionuarit pas ritmeve. Ata kercejne para pasqyres ne kuzhine dhe duket se jane defryer pa mase. E njejta situate eshte edhe ne shtepine e Rremes, ne Kafazin e Ndryshkur, ku Suada dhe Matilda po kercejne.

26-12-2008 22:43
Bllokimi i deres se dhomes se gjumit

Berolda dhe silvana kane qene dy banoret e kafazit te arte te cilat kane menduar nje loje per banoret e tjere duke bllokuar me krevate dhe komodina deren e dhomes se fjetjes. Kete gje banoret e tjere omeri,geri dhe ylberi nuk e kane vene re sepse kane qene duke biseduar ne dhomen e ndenjes.ideja e kesaj loje ka qene e beroldes e cila dhe me aprovimin e silvanes kane filluar nga bllokimi i deres se dhomes se fjetjes.divani i dhomes se gjumit dhe dy krevate kane qene objektet te cilat kane bllokuar hyrjen ne dhomen e fjetjes.pas perfundimit te bisedes te tre djemte jane vendosur tek dhoma e bllokuar por qe nuk e kan hapur dot deren e dhomes se gjumit.lojan vazhdon dhe perfundimi akoma nuk dihet,djemte jane me shpresen se vajzat do ta hapin vete deren. /news24/26.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 25 December 2008

Genta Ismajli Interviste per "VIP Press"

Genta Ismajli
/photo public domain/

Me ritmin e Gentes

Genta Ismaili, kengetarja qe step me pamjen atraktive dhe elegancen ne skene.. ... ia doli mbane te arrinte qellimin e saj. Te beje fame si kengetare, por edhe t’u rrembeje cmimet rivaleve te saj...

Ajo i ka marrosur te gjithe me trupin e saj, aq sa ka rreshtuar pas vetes, njeheresh, me dhjetera e mijera adhurues. Duket sikur gjithcka i ka shkrepur si me magji. Nje vajze, pa histori nga pas, shfaqet dhe ben boom menjehere....qe ne shfaqjen e pare, qe ne videoklipin e pare. Dicka me shume per Genten perpiqemi te kuptojme nga intervista ekskluzive per revisten "VIP Press".

Jeni shquar gjithnje si nje vajze e bukur dhe mjaft e suksesshme ne ambiciet tuaja te karrieres. Keni qene e vetedijshme si femije per talentin per muzike?
Mendoj se bukuria e njeriut vjen nga zemra. Eshte pikerisht muzika, jo vetem qe me ka mbetur ne kujtese, por qe kam qene deshire e imja nga femijeria. Por, edhe aktrimi. Shkollen e muzikes e kam regjistruar ne klasen e trete te shkolles fillore ne Gjilan, ne klasen e katert regjistrova edhe korin ne shkollen e muzikes, kemi mbajtur disa koncerte te ndryshme per fesat, per manifestime te ndryshme. Isha ne piano ne shkolle te muzikes. Jam e rritur ne nje mjedis ku mbreteron atmosfere muzikore. Skena eshte mjaft interesante. Krejt jeta ime eshte muzike.

Si e mbani mend femijerine tuaj?
Veten e mbaj mend si nje vajze qe kam argetuar kudo qe kam shkuar. Kam pas deshire qe gjithmone te jem ne qender te vemendjes, tip energjik, pak e lazdruar, por e dashur per gjithkend.

Cila ka qene kengetarja jote e preferuar, te cilen e ke pasur qejf qe e vogel dhe ke dashur qe nje dite te behesh si ajo?
Madonna. Edhe Michael Jacksoni (qesh).

Kane mbetur shume tipare te "Gentes femije" te "Genta e rritur"?
Humori. I kam detyrua njerezit gjithmone te qeshin, kam qene shume energjike. Por, edhe personaliteti im.

Sapo keni publikuar videoklipin “Skllave ti kurre s’do jesh”. Na tregoni dicka rreth punes per te?
Me eshte ofruar nje projekt per luftimin e trafikimit te qenieve njerezore, me ofruan kengen, e degjova, me pelqeu shume dhe nga natyra jam nje tip qe u ndihmoj shume njerezve. Kam shume dhembshuri ne shpirt, ne zemer dhe me pengon shume ajo qe degjoj per vajzat 14-15 vjecare te cilat hyjne rrugeve te keqija sepse nuk kane mundesi te flasin me prinderit ose nuk kane mundesi financiare te bejne dicka tjeter, mendojne qe nuk kane zgjidhje tjeter. Po ashtu, edhe femijet me prekin shume kur i shoh une rrugeve ne oret e vona dhe kerkoje para.

Cfare kengesh te pelqen te degjosh kur je e merzitur?
Kenge te hareshme qe kane per te me disponuar, p.sh. leshoj kenge me surle, dicka qe kercej, qe me ben happy dhe shume shpejt disponohem pastaj.

Cfare marredheniesh ke me kenget e tua? Pasi i realizon i degjon shpesh ato ne shtepi?
Jo, vetem ne fillim kur i marr, kur e realizoi albumin tim, i marr dhe i degjoj. Nganjehere i degjoj me shume frike, sepse i frikohem kritikave te mia qe i bej. Gjithmone punet me vije ashtu qe shume shpejt duhet bere dicka dhe nuk kam kohe ta beje kengen sic duhet, sepse ketu ne Kosove, absolutisht nuk ka rregull dhe kurrgje nuk behet mire sic duhet.

Kur realizon nje kenge cili eshte personi prej te cilit do te degjosh patjeter opinionin e tij?
Se pari prej Alijes, tezes sime, e shikoj mire ne sy, ia verej reagimet e fytyres, konsultohem me nenen time, kritikuesen time me te madhe ne bote, qe vetem kur fitova vendin e pare ne “Kengen magjike” me ka thene “Bravo”. Ndersa deri me sot, ende s’me ka thene qe kam bere dicka.

Keni provuar shume rryma muzikore. Ka ende dicka te re per te eksploruar?
Une, tashti e di kush eshte me te vertete Genta, cka Genta nxjerr prej shpirtit dhe, kam ardhur ne perfundim, qe stili im, eshte muzika shqiptare e perzier hip-hop. Ashtu e kam edhe vallezimin.

Cilat jane pikat qe i bashkon dhe i ndan spektatoret, por qe jetojne ne vende te ndryshme, sipas gjykimit tuaj…?
Pyetje e mire, pak e veshtire... Nuk do te vecoja ndonje vend. Por eshte ndryshe kur paraqitesh ne Kosove dhe Shqiperi, publiku eshte me i gjalle, e bejne vendin me te dashur dhe atmosferen me te kendshme..., ndersa ne Amerike, shqiptaret me shume ngurrojne nga njeri-tjetri, familjet jane me te terhequra. Mirepo, kudo me presin mire, me adhurojne dhe e di se cka duan dhe sidomos kur u japi dicka qe ata s’presin nga une.

Vajzat e spektakleve, kengetare te ndryshme tregojne se kujdesen per linjat e tyre. Ju mbani diete?
Dieta ime eshte kjo: pas ores 17, nuk ha buke.

Sa ndryshon nje veshje e perditshme pune me ate qe krijohet enkas per nje spektakel?
Ndryshon shume. Ne perditshmerine time kam eliminuar takat, gjithmone jam ne patika, trenerka. Edhe kur vishem elegante, dua te jam komfort.

A jeni dakord me shprehjen se veshja, ne nje lloj menyre, tregon edhe personalitetin e nje individi?
Nganjehere po, e nganjehere jo. Shume shpesh cuditem qe kur e shoh nje njeri ne shikim te pare kam krejt nje pershtypje tjeter nga ajo kur ulem dhe bisedoj me te. Si psh . Fadil Berisha.

Genta Ismajli

Aktualisht, a ka ndonje person qe fshihet pas vezullimit te pamjes suaj?
Une jam vetvetja.

Je nje vajze me fat? Te gjitha aspektet e jetes tende shkelqejne. Tek ti cfare nuk ndricon?
Veshtiresia deri te mberrij te fati.

Genta ben pjese ne vajzat qe jane amvise te mira, apo qe e gjen gjithcka gati?
Te dyja.

Pjata e preferuar?
Ushqimi meksikan, as supen nuk e pi pa qene e djeges.

Cili eshte sekreti i lidhjes se frytshme dhe kur keni menduar te vishni fustanin e bardhe?
Fustanin e bardhe e kam menduar ta vesh, atehere kur une ia siguroj edhe jeten femijeve te mi.

Ke frike nga monotonia e nje lidhjeje?
Mendoj qe te gjithe e kane kete frike.

Ne zenkat qe ndodhin mes cifteve, kush mban me shume inat?
Kam pasur shume inat, tash jo.

Me shume jepni apo merrni ne dashuri?
Jap.

Cfare do te doje te kishe ne keto momente, dicka qe te mungon?
Me mungon shume familja qe e kam ne Amerike. /g.kajtazi/vip press/telegrafi/25.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 24,Mysafire Ingrid Gjoni

KAFAZI I ARTE 6: DITA 24



25-12-2008 10:14
Mengjes i fjetur ne Kafazin e Arte, aktiv ne te Ndryshkurin

Pas festimit te Krishtilndjeve deri ne oret e vona naten e mbremshme, kercimeve, batutave dhe alegrise qe karakterizojne festat, banoret ne Kafazin e Arte kane fjetur deri vone sot ne mengjes. Nderkohe qe ne Kafazin e Ndryshkur, atmosfera ka qene me aktive. Suada dhe Matilda jane zgjuar te parat kete mengjes dhe kane nisur grimin. Me sa duket bashkejetesa e tyre ne shtepine e Rremes ka qene me e kendshme nga c’pritej. Matilda eshte mesuar tashme me kete ambient por edhe Suada eshte pershtatur mjaft mire.

25-12-2008 11:42
Pastrimi ceshtje prioritare ne shtepi.

Gjithe keto dite, pastrimit te shtepise i eshte dhene nje rendesi e vecante ne shtepi. Banoreve iu eshte bashkangjitur edhe Omeri i cili me fshesen ne dore, ka nisur te fshije shtepine ndersa Ylberi ka lare rrobat ne lavaman. E njejta situate ka qene edhe ne Kafazin e Ndryshkur. Suada ka fshire oborrin kurse Matilda eshte marre me ndezjen e sobes.

25-12-2008 12:20
Geri i indinjuar per lojen e Jonit

Suada eshte ngrohur prane sobes. Me pas vajzat kane nxjerre tavolinen ne oborr dhe e kane ngrene mengjesin jashte. Biseda ka vazhduar e qete mes tyre. Me rikthimin e Beroldes ne shtepi, patrimi ka qene ceshtje e dites. Geri i indinjuar per menyren si ka luajtur Joni, e ka quajtur kete te fundit “Njeri me dy fytyra”. Omeri e ka mbeshtetur ne gjithcka duke qene i te njejti mendim me te.

25-12-2008 13:11
Vazhdojne te pozojne

Edhe diten e sotme, banoreve nuk u ka munguar deshira per te pozuar. I pari qe eshte veshur ka qene Ylberi i cili iu eshte afruar djemve, i veshur me nje veshje shume elegante. Omeri ka bere komplimentat e rastit. Pas pastrimit, Berolda ka paralajmeruar djemte te mos e bejne pis shtepine. Me Omerin ne shtepi, stervitja ka nisur te behet tashme rutine ne shtepi. Rutine qe e kane ndjekur vetem djemte. Momente ritmi dhe kercimi ka patur edhe ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur.

25-12-2008 13:59
Nje tufe me lule per Berolden

Ka qene dita e Beroldes kjo e sotmja. Ajo ka marre nje tufe me lule nga i fejuari i saj Gazi dhe duke lexuar pusullen nuk ka mundur t’i shmange lotet. Geri gjithashtu ka qene i perkedheluri i dites se sotme. Cokollata dhe lule kane qene dhuratat e tij per kete Krishtlindje. Pas falenderimeve, djemte i jane rikthyer stervitjes. Geri si gjithmone besnik i Omerit ne stervitje. Ka qene ky “zgjimi” qe iu eshte dashur banoreve te mbyllur brenda per kaq dite pa asnje aktivitet fizik.

25-12-2008 15:01
Debat, Ylberi – Berolda

Per here te pare, sot Ylberi ka marre persiper te gatuaje dreken. Ai ka gatuar me dashuri per banoret e tjere dhe ne krenari e siper per kete, ka debatuar me Berolden mbi pastertine ne te gatuar. Geri e ka ndjere te nevojshme te pershendese shoqerine e tij ne disa gjuhe te ndryshme te botes. Ndersa prisnin qe dreka te behej gati, Berolda dhe Silvana kane komentuar per impaktin pas hyrjes se Omerit ne shtepi. Ato kane qene te kenaqura nga prezenca e tij edhe pse ne fillim nuk e kane pritur mire.

25-12-2008 16:06
Flasin per nominimet

Kane konsumuar dreken mes urimeve per Krishtlindjet, te gjithe atyre qe e festojne festen. Te kenaqur nga ushqimi, banoret kane komplimentuar Ylberin per dreken e shijshme. Momentet ne vazhdim i kane gjetur ata ne dhomen e gjumit ku kane biseduar per dhuratat e sotme, personat e afert qe iu mungojne me teper dhe nominimet. Berolda eshte shprehur se do te kishte deshire te rrinin brenda, Omeri dhe Ylberi. Omeri mendon se do te jete ai nje nga ata qe do te dalin ne balotazh kete jave.

25-12-2008 17:06
Flasin per duhanin dhe demet qe shkakton ai

Omeri ka dhene fakte se te pakten 15% e rinise ne Shkoder pine rregullisht hashashin dhe se per duhanin shesin edhe gjera te tjera. Geri ka mbeshtetur idene se duhet edhe nje femer e mire prane qe te te ndihmoje ta lesh. Fillin e bisedes e kane vazhduar Suada me Matilden ne shtepine e Rremes. Matilda ka folur dhe Suada ka komentuar. Diskutimit i eshte bashkangjitur edhe Rrema. Matilda eshte ambientuar kaq shume me shtepine sa i ka thene Rremes se nese nje dite do ta vinte ne shitje, ajo do te ishte e para qe do ta blinte.

25-12-2008 18:00
Dhurata per Silvanen, nje dite me qenin ne shtepi

Dita e sotshme per Silvanen mund te cilesohet me e bukura gjate gjithe kesaj kohe qe ajo gjendet ne shtepine e survejuar. Familja e saj pervec dhuratave te shumta qe i kane bere per Krishtlindje i ka bere nje surprize shume speciale. Dhe ka qene pikerisht Dasti, qeni i saj. Kur ka hyre ne shtepi qeni Silvana ka fluturuar nga gezimi, e jo e vetem ajo. Pas saj te gjithe banoret kane perkedhelur Dastin. Qenushi do te qendroje me kafazieret deri sot ne mbremje. Por edhe ne shtepine e Rremes dita ka qene e bukur, aheng ritem dhe kercime.

25-12-2008 19:01
Banoret pozojne per kalendarin me Dastin.

Banoret pozojne per kalendarin me Dastin. Geri eshte me i perkushtuari pas qenit te Silvanes Dastit. Silvana pozon per kalendarin me rroba banjo dhe doreza boksi. Ylberi ka marre rolin e Ylberit ndersa Berolda merret me rregullimin e shtepise. Nderkohe Suada po lexon letren qe i ka derguar mamaja dhe e ka falenderuar ate per dhuratat qe i ka derguar.

25-12-2008 19:59
Banoret i fshehin Gerit cigaret.

Nje situate jo e kendshme eshte krijuar per Gerin, pasi banoret e tjere i kane fshehur cigaret. Geri akuzon Silvanen dhe Berolden por dyshimin me te madh e ka tek Ylberi ku mendon qe te jete ngritur qe ne pese te mengjezit per ti fshehur cigaret. Ndersa Ylberi mendon se Geri i ka pire vete cigaret me Omerin por nuk mban mend.

25-12-2008 21:19
Ingrid Gjoni viziton banoret.
Ingrid Gjoni viziton banoret me rastin e krishtlindjeve banori i pare i cili perballet me te eshte Omeri . Ingridi ben dhe prezantimin e klipin tesaje ne kafaz dhe me pas banoret e falenderojne Ingridin . Ylberi ka qen banori i cili e ka ftuar Ingridin te shohin se bashku dhomat tek te cilat banoret jetojne.Por nuk ka munguar edhe urimi i krishlindjeve i bere nga vete kengetarja. Ritmet e muzikes kan qen ato te cilat kan shoqeruar banoret dhe kengetaren Ingrid Gjoni. Omeri ka qen banori i cili e ka ftuar Ingridin ne kercim.Me pas banoret kan percjellur Ingrid Gjonin duke i uruar asajt suksese te metejshme.

25-12-2008 22:05
Matilda dhe Suada kane filluar te komentojne Silvanen

Matilda dhe Suada kane filluar te komentojne Silvanen dhe duke hedhur ofeza te ndryshme drejt saj.Mesazhet e derguara nga publiku kan qen ato te cilat kan shoqeruar banoret e Kafazit te ndryshkur te cilat i kan komentuar kEto mesazhe.Suada ka qen e para e cila me ane te mesazheve qe i dergonin Silvanes bente komentin e tyre duke thene se Silvana ka qen e para qe e ka shar ate dhe jo ajo Silvanen. /news24/25.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 24 December 2008

Kafazi i Arte 6: Dita 23

KAFAZI I ARTE: DITA 23



24-12-2008 10:39
Omeri perkedhel Silvanen.

Ka nisur kendshem ky mengjes ne shtepine e Kafazit te Arte. Geri eshte zgjuar i pari ndersa Omeri pas zgjimit, eshte ulur ne krevatin e Silvanes dhe e ka perkedhelur ate. Me pas bisedat kane vijuar ne kuzhine. Ylberi ka pire kafen i vetem ndersa te tjeret jane ngjitur ne tarrace.

24-12-2008 12:03
Stervitje, kercim, ritem ne shtepi

Duket se Omeri iu ka ardhur si me porosi banoreve tane. Kane kaluar vetem tre dite qe nga hyrja e tij ne shtepi dhe qe tani ai ua ka rrembyer zemrat atyre me batuatat, kercimin dhe stervitjen. Djali nga Shkodra i ka aktivizuar te gjithe ne stervitje gjate se ciles jane krijuar edhe mjaft situata per te qeshur.Ylberi ka ndjere paksa dhimbje muskujsh nga stervitja e dites se djeshme por kjo nuk e ka bere te ndalet sot. Ai u eshte bashkuar banoreve te cilet kane vazhduar stervitjen me muzike ne tarrace.

24-12-2008 14:11
Nje dite e ngarkuar me pune.

Koha ne Kafazin e Arte ka kaluar me stervitje ndersa ne Kafazin e Ndryshkur vajzat jane marre me punet e shtepise. Matilda ka care dru dhe ndezur zjarrin, Suada ka fshire oborrin. Silvana dhe Berolda gjithashtu jane angazhuar me pune shtepie. Ne nje moment, Omeri ka qendruar ne korridor dhe ka tentuar te puthe Silvanen e cila i eshte shmangur. Suada dhe Matilda, kane komentuar mesazhet.

24-12-2008 16:02
Pergatitje per fotot e kalendarit

Ka qene nje dite aktive sot ne shtepi. Banoret kane nisur pergatitjet per fotot e kalendarit te Kafazit.Ylberi ka komplimentuar Berolden duke i thene se ishte bere shume e bukur sot. Silvana i ka rregulluar floket Beroldes, Berolda ka grimuar Silvanen. Pastaj kane ngrene dreken te gjithe bashke dhe u jane dorezuar lojerave dhe te qeshurave me njeri-tjetrin.

24-12-2008 17:21
Vazhdojne pozat per kalendarin

Jane argetuar pa mase pese banoret e shtepise se Kafazit te Arte. Kafazieret kane gjithe pasditen qe po merren me poza per kalendarin qe do te realizojne. Matilda me Berolden, dy vajzat e shtepise jane ato qe pozojne me shume. Ndersa djemte me shume preferojne te bejne fotografin, edhe pse kane pozuar edhe ata. Suada nderkohe po i kreh floket Matildes dhe e kane shijuar Kafazin e Arte nga televizioni News 24.

24-12-2008 18:01
Lojera ne Kafazin e Arte

Pasi kane kaluar nje kohe te gjate me poza dhe sfilita per kalendarin, qe po bejne kafazieret kane nisur te luajne ne kuzhine. Muzika pastaj ka marre vemendjen e tyre me pas dhe ata kane nisur te kercejne. Omeri eshte ai qe nuk pushon se kercyeri asnjehere, e madje edhe argetohet shume duke kercyer para pasqyres. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur, Berolda me Suaden po ngrohen prane sobes se druve.

24-12-2008 19:02
Aborti teme diskutimi ne Kafaz

Kete mbremje banoret tane kane diskutuar per shtatzenine dhe abortin. Ata kane treguar histori te degjuara dhe kane ndare opinionet e tyre per abortin. Berolda ka qene kategorike ne perdorimin e mjeteve mbrojtese, ndersa Silvana ka cilesuar papergjegjshmerine e meshkujve, qe bejne gjera pa u menduar gjate. Gjithashtu opinionet e njerezve sipas tyre jane vrasese per shume femra, qe bejne abort. Kete diskutim e ka ndjekur nga shtepia e Kafazit te Ndryshkur, Suada.

24-12-2008 21:13
Krishtlindjet ndihen mes banoreve

Bisedat e kafaziereve kete mbremje jane fokusuar tek Krishtlindjet. Te gjithe kane treguar se cfare do te benin nese do te ishin jashte, menyren sesi do t’i prisnin Krishtlindjet jashte. Ne fakt kjo i ka merzitur pak fillimisht por me pas jane shprehur se keto do te jene Krishtlindjet me te bukura, me te vecantat dhe eksperienca me e rralle ne jeten e tyre. Silvana nderkohe ka nisur te pergatise darken e Krishtlindjeve.

24-12-2008 22:01
Feste ne Kafazin e Arte

Po i presin Krishtlindjet me muzike dhe kercime. Te peste kafazieret tane, Berolda, Silvana, Geri, Ylberi dhe Omeri jane mjaft te gezuar dhe po festojne me njeri-tjetrin. Nen ritmet e muzikes ata kane kercyer e madje djemte kane bere edhe striptizem. Matilda dhe Suada kane ngrene darke se bashku dhe kane folur per jeten e njera-tjetres. Ato jane miqesuar mjaft ne fakt, kjo edhe pas javes qe bashkejetuan ne Kafazin e Arte.

24-12-2008 23:02
Darka e Krishtlindjeve ne Kafaz

Kane pergatitur darken e Krishtlindjeve dhe jane ulur per te ngrene. Por ne fakt darka nuk ka qene shume e qete, pasi Joni eshte rikthyer ne bisedat e banoreve. Pikerisht shprehja e Jonit qe nuk shkoj mire me verioret, per te cilen ai i ishte referuar Omerit eshte marre nga Silvana sikur eshte thene per te. Kjo shprehje e ka vrare shume vajzen bukuroshe. Te gjithe banoret jane perfshire ne kete bisede. Madje Berolda ka thene se kur ka qene ne shtepine e Rremes ka menduar se nuk do te shkonte fare me Omerin, por kur ajo e ka njohur eshte surprizuar me sjelljen e tij pozitive. /news24/24.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 23 December 2008

Festivali 47 RTSH: Si Votoi Juria?

Festivali 47 RTSH

Votat e tre anetareve te jurise te lexuara gabimisht?

Ashtu si ju premtova, po ju sjell tabelen e votimit (shih me poshte), ku mund te shihni qarte se kush ke votoi! Ndersa me vone do vij edhe videoja qe ju vete te mund te verifikoni kete!

Ju propozoj qe te vertetoni renditjen finale ketu me ate tashme te publikuar sa per te kuptuar se totali eshte i njejte. Ndersa ketu do te shoshitim votimet brenda tabeles. Veni vemendjen te totalet ne fund te tabeles per cdo anetare jurie. Votat e mbledhura duhet te japin shumen 210.

Do te vereni se jane bere disa gabime qe kane mundur apo ndoshta jo te nderronin rezultatin final nese zhytemi ne spekulime se "cka nese" ky apo ajo do merrte ato pika.

Pikat e tre gjyqtareve jane lexuar me gabime. Ja se per cka eshte fjala:

1. Te votimi i Gjergj Bojaxhiut mungon vleresimi me 17 pike. Ndersa verehet se me 8 pike jane vleresuar dy kengetare: Endri & Stefi dhe Vedat Ademi! KUSH PRA DUHET TE KISHTE MARRE 17 PIKE?

2. Te votimi i Florent Boshnjakut mungon vleresimi me 8 pike. Ndersa verehet se me nga 6 pike jane vleresuar dy kengetare: Dorina Garuci dhe Agim Poshka. Eshte e mundur qe njera nga keto dy vleresime eshte lexuar si 6 ne vend te 8. Por cili prej tyre e ka voten gabim, nuk dihet?!

3. Te votimi i Gent Demaliaj totali i votave te tij jep sumen 220, dmth. 10 me shume. Dhe verehet se me nga 13 pike jane vleresuar dy kengetare: Adelina Thaci dhe Agim Poshka. Ndersa mungon vleresimi per 3 pike. Prape, duket se nje votim eshte lexuar gabim, ne vend te 3 pikeve, eshte lexuar si 13. Por te cili eshte bere gabimi, nuk dihet!

Nga keto tri lapsuse, me enigmatiku eshte ai i Gjergj Bojaxhiut ku vota me 17 pike mungon plotesisht nga tabela dhe njeriu nuk e ka idene se ku ka mundur te behet gabimi, pervec nese pyesim vet Gjergjin apo e rishikojme fletevotimin e tij. Ne konstatuam se te votimi i tij kemi dy kengetare me nga 8 pike. Mirepo numri 17 me 8 nuk kane ndonje ngjashmeri te madhe qe syri te mund te gaboj lehte, prandaj mbetet enigme se cka ne te vertete ka ndodhur aty.

Kliko per te zmadhuar tabelen


Ja dhe videoja e votimit:

- - - - - - - - - - - - - - - -
Rezultati zyrtar i publikuar:

1. Kejsi Tola - "Me merr ne enderr" (126)
2. Juliana Pasha & Luiz Ejlli - "Nje jete" (119)
3. Group West Side Family - "Jehone" (118)
4. Besa Kokedhima - "Ajer" (109)
5. Marjeta Billo - Era e tokës (106)
6. Grupi Burn - Jam i Pari i Jetes Sime (96)
7. Dorina Garuci - Dita 1 jete (92)
8. Adelina Thaci - Oret e fundit (91)
9. Endri & Stefi Prifti - Ti bere faj (91)
10. Evis Mula - Une jam dashuria (91)
11. Erga Halilaj - Dikush mungon (63)
12. Rovena Dilo & Gent Bushpepa - S’jam balade (60)
13. Agim Poshka - Fajtor per ngrohjen globale (56)
14. Vedat Ademi - Po me prite Ti (51)
15. Era Rusi - Shpirti i humbur (50)
16. Soni Malaj - Zona zero (44)
17. Emi Bogdo - Kur buzet henen e kafshojne (43)
18. Kujtim Prodani - Nostalgji (24)
19. Shpat Kasapi - Arome mediterane (22)
20. Julian Lekocaj - Nuk Je Ti (17)
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Eliza Dushku Gjysem e Zhveshur "Topless"

Eliza Dushku Zbulon Topat

Eliza Dushku Zbulon Topat
/eliza dushku 'the alphabet killer', photo public domain/

Eliza Dushku, gjysmelakuriqe ne filmin e ri

Deri me sot, nuk e kishim pare asnjehere lakuriqe, por aktorja me origjine shqiptare Eliza Dushku ka vendosur ta thyeje kete tabu. Ne filmin e saj te fundit "The Alphabet Killer", bukuroshja 28-vjecarja ka xhiruar disa skena gjysme lakuriqe. Ne trilerin ne fjale, Eliza interpreton rolin e nje agjenteje te policise, e specializuar ne fotografimin e skenave te krimit. Por problemi i saj eshte se perndiqet nga shpirtrat e viktimave te se shkuares, qe nuk e lene te qete, derisa zbulohet vrasesi. Eliza ka interpretuar kryesisht role ne filma horror, por edhe ne te tjere te suksesshem, si seria "Tru Calling", apo filmat "True Lies", "Wrong Turn", etj. Ka qene regjisori Rob Shmid ai qe e ka bere aktoren te ndryshoje mendje dhe t'i zhveshe turpin qe deri me sot e kishte penguar te shfaqej gjysmelakuriqe. /kosova sot/23.12.08/

Skena e zhveshjes

- - - - - - - - - - - - - - - -
Shiko Trailer "The Alphabet Killer"

Verzioni i shkurte


Verzioni i gjate

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Mirsa Kerceli Me 11 Kenge Te Reja!

Mirsa Kerceli
/photo kosova sot/

Interviste: Mirsa Kerceli
Per festat e fundvitit, 11 kenge te reja

“Per prezantimet e mia per festat e fundvitit i kam pergatitur gjithsej 11 kenge te reja, keshtu qe neper secilin televizion dhe DVD do te kendoj kenge te reja”, ka thene Mirsa

Kengetarja e dhene pas kenges, shume shpejt ka depertuar ne tregun muzikor me paraqitjen e saj joshese. Tani per tani, sukseset e saj nuk kane te ndalur. Ajo se fundi eshte paraqitur me videoklipin e saj me te ri “Buzen mbi buze”, te cilin kenge e ka pergatitur Genc Prelvukaj. Tani i ka pergatitur edhe 11 kenge te reja, me te cilat do te paraqitet per festat e fundvitit. Per kete videoklip dhe projektet e reja flet Mirsa ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Me cfare jeni e angazhuar momentalisht?
Mirsa Kerceli”: Momentalisht jam shume e angazhuar me xhirimet e reja, me te cilat do te paraqitem per festat e fundvitit. Respektivisht, xhirimet i kam bere neper programe te televizioneve tona dhe neper DVD te ndryshme te produksioneve tona vendore.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka rreth klipit tuaj te fundit?
Mirsa Kerceli: Sapo kam lansuar ne treg videoklipin tim me te ri, qe quhet “Buzen mbi buze”, te cilin e kam xhiruar ne Gjilan, me produksionin “Video Art”. Ka qene nje kenaqesi edhe gjate xhirimeve, sepse ka pasur shume bashkepunetore te mi aty, keshtu qe kemi kaluar shume mire. Xhirimet kane qene te gjitha ne Gjilan, respektivisht ne tri skenat ku edhe i falenderoj ata te cilet me lejuan te xhiroj aty ne nje shtepi shume te bukur te “Vali Ranq” dhe te nje autosallon “Daku” dhe te “Bejta Comerc”.

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me kete videoklip?
Mirsa Kerceli: T’ju them te drejten, jam ndare shume e kenaqur me kete videoklip. E kemi pergatitur brenda nje kohe te shkurter dhe sa u perket sponsoreve Mirsa cdohere sponsor e ka xhepin e vet.

“Kosova Sot”: Mendoni se do te pelqehet ne publik?
Mirsa Kerceli: Besoj se po. Publikut do t’i pelqeje. Videoklipi ka nje karakteristike ne vete dhe eshte punuar mjaft mire si kenga ashtu edhe spoti. Kengen ne teresi, si tekstin, komponimin dhe orkestrimin e ka bere Genc Prelvukaj, me te cilin ka kohe qe jam duke bashkepunuar dhe jam e lumtur me kete bashkepunim.

“Kosova Sot”: Sa jeni ndare e kenaqur me albumin paraprak, te cilin e keni lansuar disa muaj me pare?
Mirsa Kerceli: Edhe me album jam shume e kenaqur, sepse me ka sjelle shume fat per te qene pjese e shume koncerteve brenda dhe jashte vendit, ku kam performuar me kenget e reja te albumit.

“Kosova Sot”: Cili ka qene suksesi me i madh qe e keni pasur deri me tani?
Mirsa Kerceli: Kam pasur shume suksese gjate viteve te fundit, mirepo me se shumti qe me ka mbetur ne zemer deri me tani eshte pjesemarrja ime ne festivalin e madh kombetar “Kenga magjike”, ku arrita te shperblehem me cmimin “Magjia e pare”.

“Kosova Sot”: Sa kenge te reja i keni pergatitur per paraqitjet e programeve te Vitit te Ri?
Mirsa Kerceli: Per prezantimet e mia per festat e fundvitit i kam pergatitur gjithsej 11 kenge te reja, keshtu qe neper secilin televizion dhe DVD do te kendoj kenge te reja.

Mirsa Kerceli“Kosova Sot”: Jeni nje kengetare qe i preferoni ndryshimet ne dukje?
Mirsa Kerceli: Eshte e vertete qe me pelqen te beje ndryshime ne dukje. Thuajse ne cdo paraqitje timen prezantohem me shume ndryshime ne dukje. Tani per tani ngjyren e flokeve e kam ndryshuar krejtesisht.

“Kosova Sot”: Do te mbeteni me kete dukje edhe ne te ardhmen, apo do te ndryshoni?
Mirsa Kerceli: Nuk i dihet jam nje tip qe vendosi shume shpejte, ndoshta edhe mund te beje ndonje eksperiment tjeter.

“Kosova Sot”: Nga furnizoheni me shume me garderobe dhe kozmetike?
Mirsa Kerceli: Me veshje furnizohem kudo, nuk kam ndonje vend te caktuar, ne realitet ka raste kur me se shpeshti blej rroba kur jam jashte vendit ne diaspore me koncerte. Por edhe ketu gjej mjaft rroba te bukura.

“Kosova Sot”: Me cfare do t’i befasoni adhuruesit ne te ardhmen?
Mirsa Kerceli: Tani per tani nuk dua te zbuloj asgje sa i perket befasise. Por dua t’ju bej te ditur adhuruesve te mi se nuk do t’i zhgenjej asnjehere.

“Kosova Sot”: Planet per te ardhmen?
Mirsa Kerceli: Kam shume plane, shume pune per te ardhmen, por se sa mund t’i realizoj, kete ia leme kohes.

“Kosova Sot”: Mesazhi per fund?
Mirsa Kerceli: Ju falenderoj shume, jeni me te miret “Kosova Sot”. Nga ju kam me te vertete nje perkrahje te madhe. /k.bajrami/kosova sot/20.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kerqeli kercili
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 22

KAFAZI I ARTE 6: DITA 22



23-12-2008 10:34
Matilda can dru ne oborr.

Mengjesi ne Kafazin e Arte ka nisur me zgjimin e Omerit te cilin e ka ndjekur Silvana. Te dy kane bere nje bisede te shkurter. Ne Kafazin e Ndryshkur, Matilda e ka trembur gjumin e para ndersa Suada ka fjetur me gjate. Matilda eshte grimuar, ka rregulluar krevatin. Suada ka ndjekur e interesuar banoret nga ekrani ndersa Matilda ka dale te caje dru ne oborr.

23-12-2008 12:06
Kafazieret te aktivizuar ne pastrimin e shtepise

Qe ne oret e para te mengjesit, banoret jane aktivizuar me pastrimin e shtepise. Berolda ka qene iniciatorja ndersa nuk ka mbetur mbrapa as Ylberi i cili ka lare enet. Berolda dhe Silvana kane bere llogarite per shpenzimet e javes. Suada dhe Matilda kane ngrene mengjesin bashke. Ne Kafazin e Arte, Geri dhe Omeri bejne stervitje.

23-12-2008 13:25
Omeri stervitje intensive me djemte

Per nje kohe te gjate Omeri ka qene sot instruktori i Gerit dhe Ylberit te cilet nuk kane hequr dore nga stervitja sa ne tarrace dhe ne palester. Ata i kane provuar te gjitha qe nga litari, boksi dhe aerobia. Kurse vajzat kane qene shume te angazhuara duke pastruar. Geri iu ka ardhur ne ndihme me shkundjen e tapeteve kurse Ylberi me lecken per pluhurat. Ne Kafazin e Ndryshkur Suada dhe Berolda kane kercyer me muzike.

23-12-2008 14:30
Omeri puth Silvanen ne balle.

Ka qene nje dite intensive kjo per Omerin i cili menjehere pas stervitjes, ka vijuar me kercimin, nje nga gjerat qe ai di te beje me mire perpos boksit. Vajzat e kane shoqeruar ne menyre sporadike. Ne kercim e siper, pas disa levizjeve provokuese me Silvanen ai ka marre guximin dhe e ka puthur ate ne balle e me pas ne qafe. Silvana eshte terhequr pa folur duke u perpjekur t’i shmanget. E njejta atmosfere ka vijuar pasatj ne Kafazin e Ndryshkur.

23-12-2008 15:23
Loja me denimet.

Banoreve u eshte bere nje loje e cila ka qene edhe motivi per te nisur nje tjeter loje ne Kafazin e Arte. Geri ka qene fituesi dhe si i tille i eshte dashur t’u jepte denimet te tjereve. Silvanes i ka takuar te beje striptize por ajo nuk e ka pranuar nje gje te tille. Omeri ka mbajtur ne qafe Berolden. Ne Kafazin e Ndryshkur Matilda ka folur per duhanin dhe demet e shkaktuara prej tij.

23-12-2008 18:00
Biseda te qeta ne dy Kafazet

Suada dhe Matilda pasi kane ngrene dreken e pergatitur nga kjo e fundit jane ulur ne divan dhe po luajne me letra. Nderkohe Suada eshte shprehur se eshte e paafte ne kuzhine. E vetmja gje qe ajo di te gatuaj jane vezet. Banoret e Kafazit te Arte kane biseduar me njeri-tjetrin per shoqerine e tyre dhe familjen ku jane rritur. Omeri ka treguar se nuk e ka babane. Por ata kane sjelle ne vemendje edhe Pellumbin dhe sjelljen e tij. Geri ka folur me tone te ashpra per ish kafazierin.

23-12-2008 19:00
Lufta kunder duhanit propagandohet ne Kafaz

Kete jave Insituti i Shendetit Publik dhe News 24 duan te propagandojne ne Kafazin e Arte luften kundra duhanit. Kjo ka qene nje nga provat e javes. Keshtu Ylberi ka lexuar disa te dhena te fundit te nxjerra nga ISHP-ja per gjithe banoret. Ai madje u ka bere verejtje edhe disa prej kafaziereve, qe pijne cigare. Kete diskutim e kane ndjekur edhe Suada me Matilden nga shtepia e Rremes ne Kafazin e Ndryshkur.

23-12-2008 19:59
Ardhja e Krishtlindjeve ndihet ne Kafaz

Pas diskutimeve te ndryshme, kafazieret tane kane folur edhe per Krishtlindjen dhe atmosferen qe shoqeron kete feste. Atyre u ka ardhur pak keq, qe nuk e ndjejne ate, por njekohesisht jane shprehur se keto Krishtlindje jane me te vecantat dhe do te kujtojne gjate. Berolda ka hedhur idene me pas te luajne “telefoni i prishur”. Silvana ka kerkuar qe te jepen te japin te gjitha denimet, pervec puthjeve ne buze. Nderkohe Matilda dhe Suada perpiqen te ndezin zjarrin ne sobe.

23-12-2008 22:01
Opinionet e Jonit, teme diskutimi

Qendrimi i Jonit dhe opinioni i tij per banoret ne dhomen e sekreteve eshte bere serish objekt bisede mes banoreve te Kafazit. Silvana eshte ende e merzitur nga fjalet e tij, ndersa Geri ende nuk e beson se Joni e ka pasur seriozisht qe nuk ka asnje njeri shok ne Kafaz. Pas kesaj bisedat kane kaluar ne tema me te lehta, por edhe per te zhvendosur biseden diku tjeter. Suada qendron e shtrire ne kuzhine dhe shikon televizorin.

23-12-2008 23:01
Humor dhe batuta mes banoreve

Kane ngrene darke dhe kane kaluar nje mbremje te kendshme, gjithe humor dhe batuta. Eshte Berolda, gezimi i shtepise, qe nuk rri pa ngacmuar banoret e tjere. Kete here ka qene Omeri, qe ka rene ne gracken e saj. Ajo ka thene se “ti Omer je i shemtuar”, por me humor, por Omeri nuk e ka kuptuar dhe ka kerkuar te argumentohet pse eshte i tille. E gjithe kjo situate ka sjelle te qeshura mes banoreve. Matilda vazhdon te hekuros rroba, ndersa Suaden e ka zene gjumi./news24/23.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kejsi Tola dhe Dilemat e Saja!

/photo rtsh/
Kejsi Tola Festivali 47 RTSHDilemat e Kejsi Toles

Nuk di nese do te vazhdoje me kengen operistike apo te lehte, nese do te rrije apo do te lere Shqiperine. 16-vjecarja, fituese e festivalit ne RTSH, sapo ka lene studion e regjistrimit, ku nje nate pas festes ka punuar per variantin e kenges qe shkon ne Eurosong. Kush ishin rivalet e saj ne finale? Kejsi Tola tregon.

Festivali i Kenges ne RTSH mbylli te dielen edicionin e 47-te. Kenga Fituese “Me merr ne enderr” e interpretuar nga Kejsi Tola, do te pefaqesoje Shqiperine ne konkursin e kenges evropiane qe kete vit mbahet ne Moske. Duket se merita e ketij festivali i ka mbetur drejtorit, artistit Pirro Cako, ndersa per te tjerat, ne ditet e ardhshme, fjala iu mbetet specialisteve te muzikes dhe kenges nese nuk do t’i nxjerrin geshtenjat me duart e gazetareve.

Nje dite pas marrjese se trofeut, 16-vjecarja Kejsi Tola, nxenese e kantos ne Liceun Artistik, viti i trete, dha nje interviste per “Shekullin”.

Shekulli:Kejsi, cfare rruge ke pershkuar per te mberritur deri ketu, fituese edicionit te 47-teFestivalit ne RTSH?
Kejsi Tola: Une kam filluar te kendoj kur isha 10 vjec. Kam marre pjese ne festivalin e Zerave te Rinj per femije, qe ka qene per interpretuesit dhe me shume vleresohej vokali. Aty kam fituar cmimin e pare. Pastaj kam marre pjese ne festivalin e Tiranes, ku kam fituar cmimin e dyte. Nje vit me vone, po ne kete festival jam vleresuar me cmim te pare dhe po ne te njejtin vit ne festivalin e femijeve ne Shkoder kam marre cmimin e pare. Me pas mora pjese ne edicionin e pare te Gjeniut te Vogel dhe ne vijim tek “Ethet e se premtes”. Ne pranvere mora pjese me kengen time ne Top Fest per te ardhur tek debutimi ne festival.

Shekulli: Per cfare flet kenga fituese?
Kejsi Tola: Eshte nje kenge dashurie. “Me merr ne enderr” eshte malli mes dy njerezve qe dashurohen dhe duke qene se nuk takohen dot me njeri-tjetrin te pakten te takohen ne endrerr.

Shekulli: Ti je teper e re dhe besoj nuk ke perjetuar ndonje histori te madhe dashurie. Cfare emocioni ke dhene nga vetja gjate interpretimit?
Kejsi Tola: Nuk kam dhene asgje nga vetja ime. Kenga nuk ka lidhje me mua. Nuk ka asnje emocion personal, vetem thjesht interpretim muzikor.

Shekulli: Nga erdhi bashkepunimi me dy autore qe e kane prekur nje here skenen e Eurosong-ut?
Kejsi Tola: Nuk ka qene zgjedhja ime. Ishin ata qe me kerkuan mua, profesor Edmond Zhulali, me sakte. Une me vajzen e tij jemi ne nje shkolle edhe ajo ka qene ndermjetesja qe ka bere si te thuash lidhjet me profesor Mondin.

Shekulli: Cilet t’u duken konkurrentet me te forte ne festival?
Kejsi Tola: Nuk mund te them konkurrente, por kenget qe me pelqyen ishin dueti Luiz Ejlli- Juliana Pasha, kenga e Adelina Thacit dhe kenga e Marjeta Billos.

Shekulli: Nese do te ishe ne juri kujt do t’ja jepje cmimin e pare?
Kejsti Tola: Nuk e di! Nuk mund te them se kujt. Prandaj thashe qe me pelqyen keto tri kenge. Nuk eshte se me pelqeu vetem njera ne vecanti.

Shekulli: Si e shpjegon faktin qe festivali i fundvitit eshte shnderruar ne nje trampoline per artistet e rinj?
Kejsi Tola:Nuk e di. Mendoj se eshte rastesi, te pakten per mua. Nuk eshte se behet me qellim kjo gje. Thjesht kane qene kenget te bukura, jane kenduar nga kengetare te mire, jane pelqyer nga juria dhe publiku edhe prandaj kane fituar. Kjo eshte nje gje shume e mire, te pakten per ne qe jemi te rinj sepse eshte nje lancim shume i mire.

Shekulli: Per ty nuk eshte vetem kaq, do te perfaqesosh vendin tend ne Festivalin Evropian.
Kejsi Tola: Eshte nje pergjegjesi shume e madhe per mua dhe me duhet te punoj shume perpara se te nisem ne Moske.

Shekulli: Mbeten edhe kater muaj deri atehere. Eshte kohe e mjaftueshme?
Kejsi Tola: Besoj se po.

Shekulli: Ne cilen gjuhe do te kendohet atje “Me merr ne enderr”?
Kejsi Tola: Ne anglisht. Teksti ende nuk eshte shkruar por eshte vendosur qe kenga do te jete ne anglisht.

Shekulli: Sa kohe ke punuar me kete kenge?
Kejsi Tola: Kenga ka filluar te punohet qe ne shtator. Kete muajin e fundit kam punuar me shume. Ndesa javen e fundit, pothuajse dite per dite.

Shekulli: Ti do te shkosh ne Moske vetem me zerin tend apo do te kesh edhe performance?
Kejsi Tola: Normalisht qe deshiroj te kem nje performance, sepse kenga qe une kam eshte nje kenge me ritem dhe goxha e forte. Mendoj se do te ishte mire qe te kishte edhe dicka tjeter vec meje ne skenePo, besoj se do ishte nje plus me teper. Pavaresisht se njerezit mendojne se une jam e urte si natyre, por nuk e di, ashtu e kam ndier ashtu e kam bere.

Shekulli: Ne skene ke qendruar pothuajse pa levizur. Kjo per shkak te emocioneve apo prej te ftohtit?
Kejsi Tola: Me shume prej emocioneve dhe pergjegjesise. Sepse ishte nata finale

Shekulli: Ti sapo dole nga studioja e regjistrimit. Per cfare po punon?
Kejsi Tola: Po punoj me kengen e festivalit. Po rregulloj pjese qe me vone kenga te transmetohet ne radio. Keto dite duhet te filloje transmetimi ne radio. Vec kesaj, kenga duhet punuar edhe per ne Eurovizion dhe duhet bere qe tani. Kenga duhet shkurtuar. Eshte kater minuta dhe ne Eurovizion duhet qe te jete 3 minuta. Une duhet qe te mesohem me menyren e re te kenges.

Shekulli: Duket sikur fitorja ne “Ethe” eshte me shume se nje cmim?
Kejsi Tola: Mendoj se “Ethet” kane nxjerre talente te mira. Si Anjeza edhe Luisi jane kengetareshume te mire edhe duke ju bashkangjitur edhe nje kenge e mire, absolutisht nuk kishte si te mos fitonin. Keshtu qe mendoj se ka qene edhe me mua, kenga dhe te gjithe komponentet e saj kane krijuar nje lidhje, nje nderthurje shume te mire.

Kejsi TolaShekulli: Festivali i fundvitit eshte nje ngjarje qe i zgjon nga gjumi kengetaret shqiptare, ndersa gjate vitit shohim shume pak publikime.
Kejsi Tola: Une nuk e kam provuar ndonjehere tregun muzikor qe te them. Kam qene vetem ne “Ethe” dhe ne festival dhe nuk mund te them nese eshte me mire tregu apo festivali. Mendoj se edhe tregu muzikor eshte i mire. Megjithate mire eshte qe te mos humbasesh edhe nga skena e festivalit, dhe te mos largohesh per nje kohe shume te gjate nga publiku. Dmth te rrish larg tij deri sa te vije festivali. Sepse festivalet kane distance nga njeri-tjetri keshtu qe mendoj se duhet edhe ndonje kenge e tipit, jo per festival.

Shekulli: Publiku te ka pare te interpretosh ne zhanre te ndryshme muzikore. Ti ku ndjehesh me mire?
Kejsi Tola: Mendoj se muzika pop eshte ajo qe me pershtatet me teper. Pastaj une mund te kendoj edhe rrok apo dicka tjeter. Po ngelem te pop-i.

Shekulli: Aktualisht studion per kanto. Mendon se te kenduarit do te jete profesioni i jetes tende?
Kejsi Tola: Une studioj per kanto, ne fakt muzike klasike operistike edhe jam ne dileme pak te madhe se cfare do te bej. Te vazhdoj te kendoj muzike klasike apo muziken e lehte. Por mund te them qe gjithmone do te ngelem te muzika. Asnjehere nuk do te ndahem nga ajo.

Shekulli: Mendon qe te realizosh album se shpejti?
Kejsi Tola: Jo. Mua me eshte premtuar nje album nga Top-channel por nuk e di sa do te realizohet. Ne qofte se do te me jepej mundesia per te bere nje album besoj se do te prisja disa kohe, sepse do doja qe kenget te mos beheshin shpejt por qe te mblidheshin disa kenge festivalesh. Pastaj, jam e vogel, kam kohe per te bere album. Per momentin nuk eshte synimi im albumi.

Shekulli: Pas perfundimit te shkolles mendon te studiosh jashte apo te rrish ne Shqiperi?
Kejsi Tola: Nuk e di. Kjo eshte e vetmja dileme qe kam. Varet ke do te vendos te ndjek, muziken klasike apo ate te lehte. Do te doja te ikja dhe andej, po nga njera ane me vjen keq te le Shqiperine. Nuk e di. /yllka lezo/shekulli/23.12.08/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Festivali 47 RTSH: Dhe Elsa Di Te Kerceje!

Elsa Lila e kerkon nje dans me Tonin

Mesuam se ajo di te kendoje, te prezantoje, te aktroje, te flase dhe perktheje ne disa gjuhe boterore por ja tash mesuam se ajo di edhe te vallezoje "Tango". Paksa i rreshqiti kemba ne nje moment, por jo, nuk pati ndonje telashe te madhe pasi ishte ne duart e sigurta te profesionistit Tony Dovolani. Shiko videon!


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online