
/photo tvsh/
E kaloi naten e nderrimit te viteve me valset e Shtrausit
Eno Peci, balerini i koncertit te fillimvitit ne Vjene
Balerini shqiptar, nje nga solistet e koncertit te 1 janarit. Per te, kercimi neper ato sallonet e famshme, luksoze nuk eshte ndonje ngjarje e madhe.
Quan me te rendesishme rolet solistike, qe ngjiten ne skenen e vertete, por per ata qe munden ta shohin permes ekraneve televizive, eshte dicka e paimagjinueshme. Ndryshe nga e gjithe bota, qe ne ato momente ngrene gotat dhe urojne njeri-tjetrin, balerini Eno Peci e kalon momentin e nderrimit te viteve duke kercyer ne Vjene. Balerini shqiptar, qe prej 8 vjetesh eshte pjese e trupes se baletit te Teatrit Shteteror te Operes dhe Baletit ne Vjene, ishte pjese e koncertit te famshem te fundvitit, qe prej vitesh zhvillohet ne kryeqendren austriake. U bene vite tashme qe Peci eshte nje nder balerinet qe marrin pjese ne kete koncert madheshtor e qe kercejne valset e famshme te Shtrausit ne daten 1 janar. Kete vit koncerti u transmetua ne 71 televizione dhe 300 radio ne te gjithe boten, duke perfshire edhe Shqiperine. Keshtu qe miliona sy, kane mundur te admirojne jo vetem virtuozitetin e orkestres, por edhe performancen e balerineve te veshur me frak e fustane balloje e sigurisht mes tyre edhe levizjet e Pecit. Edhe nje vit me pare ai ishte nje nder solistet e ketij koncerti dhe nje nga interpretimeve te tij, mund te ndiqet edhe permes internetit. Balerini shqiptar eshte larguar ne nje moshe fare te re nga Tirana, pa mundur te ngjitet asnjehere ne skene me nje rol te vertete. Pasi ndoqi shkollen ne Vjene, ai u be pjese e trupes se baletit te Teatrit me te rendesishem ne bote, sa i perket muzikes klasike. I riu shqiptar do te rritej shume shpejt dhe do te shenonte suksese te njepasnjeshme. Ka interpretuar role te rendesishme dhe jo rralle here gazetat dhe revistat profesioniste te baletit kane shkruar per balerinin shqiptar, duke vleresuar menyren e tij elegante te se kercyerit. Vetem pak kohe me pare, ne muajin nentor, Peci u ngjit per here te pare ne nje skene shqiptare. Ai interpretoi nje pjese nga baleti “Spartakus”, se bashku me partneren e tij, ne skenen e Pallatit te Kongreseve, gjate spektaklit “Dua me shume Shqiperine”, ku ishte i ftuar i regjisores Vera Grabocka. Ashtu si cdo vit programi i koncertit te Vjenes permbajti me se shumti vepra te familjes Shtraus, te cilat u interpretuan nga orkestra filarmonike e Vjenes nen drejtimin e dirigjentit izraelito- argjentinas Daniel Barenboim, i cili shfrytezoi rastin qe te bente edhe nje apel paqeje ne Lindjen e Mesme. Drejtimi i izraelito-argjentinasit shenoi edhe nje tjeter risi.

Krahas valseve te Shtrauseve, perfshiu ne program edhe nje pjese te nje tjeter kompozitori te madh austriak Josef Haydn, duke hapur siparin e aktiviteteve qe do te zhvillohen kete vit me rastin e 200-vjetorit te vdekjes se kompozitorit. Barenboin ndoqi hapat e dirigjenteve me me ze ne bote, qe kane drejtuar kete koncert, si Herbert von Karajan, Zubin Mehta, Riccardo Muti, Seiji Ozawa dhe Lorin Maazel, te gjithe te perzgjedhur me shume kujdes mbi bazen e eksperiences si drejtues orkestrash te medha. /alma mile/panorama/05.01.09/
Nen ritmet e Shtrausit
Tradita e koncertit te Vitit te Ri ne Vjene nisi ne vitin 1939 dhe transmetimin e pare live ne televizion e pati ne vitin 1959. Tanime ky koncert nuk eshte “pasuri” vetem e Austrise. Koncerte te ngjashme zhvillohen ne te gjithe globin. Ashtu si cdo vit, gjate koncertit jane interpretuar valset e familjes Shtraus.
PECI 10 VJET NE VJENEEno Peci lindi ne Tirane ne vitin 1982 (30 mars). Ne vitet 1994-1998 studion ne shkollen e baletit ne Tirane. Me 1998-2000 ndjek shkollen shteterore te baletit ne Vjenes. Ne vitin 2000 ai u be anetar i Teatrit te Operes e Baletit te Vjenes, ndersa ne vitin 2003 u be gjysmesolist. Nder pjeset e tij me te rendesishme numerohen tek “Spartaku” i Renato Zanelas dhe “Impresionet e Cajkovskit” te Ivan Kavalaris, “Mjekerkuqi”, “Liqeni i mjellmave” te Rudolf Nurejevit, “Macoku me cizme” dhe “Pas de qatre” te “Bukuroshja e fjetur” e Peter Wright, “Kopelia”, “Romeo dhe Zhuljeta”, “Onegini”,“Ashtu sic ju pelqen”, “Borebardha”, “Arrethyesi”, “Trimajeshi” i Leonide Massine, “Ballo e kadeteve” te Zanelas, “Slingerland pas de deux” te William Forsajt, “Vend i boshatisur”, “Duo koncertante”, “Voyage”, “Sacre” dhe “Bolero” Petrushka”, etj.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com