
/photo artfabe/
Interviste: Rejhana Morina
‘Zi e me zi’, videoklipi me i ri
Rejhana Morina, kengetarja tanime e njohur, ka kohe qe deshiron qe karrieren e saj ta zhvilloje edhe ne Kosove, meqe per shume vjet jeton ne Zvicer dhe thote se atje ka shume adhurues. Tani Rejhana adhuruesve te saj u ka sjelle videoklipin me te ri te kenges “Zi e me zi”. Per kete projekt dhe per me shume te tjera flet ne intervisten per “Kosova Sot”.
“Kosova Sot”: Keni nisur punen ne Kosove, si ndiheni?
Rejhana Morina: Eshte e vertete qe koheve te fundit kam filluar te punoje ne Kosove. Deshira ime eshte qe karrieren time muzikore ta zhvilloj ne vendin tim nga i cili vij. Tani kam nisur bashkepunimin me Genc Prelvukajn, ku kam realizuar kengen “Zi e me zi”. Ne kete kenge kane punuar Genci dhe Astrit Stafaj.
“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me kete bashkepunim, mendoni se do te pelqehet ne publik?
Rejhana Morina: Besoj se do te pelqehet, sepse kemi arritur te realizojme nje kenge mjaft te mire, me nje stil me ndryshe, dicka me e vecante ne tregun tone muzikor. Kenga eshte me nje zhaner ritmik dhe besoj se do t’u pelqeje te gjitheve. Eshte hera e pare qe po bashkepunoj me Gencin dhe jam shume e kenaqur. Besoj se edhe ne te ardhmen do te punoj me te ne projekte te reja.
“Kosova Sot”: Na flisni dicka per videoklipin e kenges?
Rejhana Morina: Kenges “Zi e me zi” ia kemi pergatitur edhe videoklipin, te cilin e kemi punuar me produksionin “A and G” nga Prishtina. Kam arritur te shperblehem me cmimin “Klipi me i mire i zhanrit trondites”, qe eshte mbajtur kete vit ne Kosove nga “Ziko awards”, me kengen “Rozana, bija ime”.
“Kosova Sot”: Keni nisur ndonje projekt te ri?
Rejhana Morina: Po, pervec kenges “Zi e me zi”, jam duke i punuar edhe dy kenge te reja. Njera prej ketyre kengeve titullohet “Asnjehere s’kam qene me e nxehte”. Keto kenge jam duke i punuar me Arsim Bunjakun.

/photo gazi/
“Kosova Sot”: Cila kenge ua hapi dyert e suksesit?
Rejhana Morina: Kenga “Rozana, bija ime” e realizuar para dy vjetesh me ka sjelle shume sukses dhe fat. Kjo kenge eshte shume e prekshme dhe ka goditur vemendjen e te gjitheve, andaj edhe eshte pelqyer shume ne publik.
“Kosova Sot”: Cfare lloj zhanresh kultivoni?
Rejhana Morina: Kenget e mia i perkasin disa zhanreve si: Tekno, R&B, balada, zbavitese.
“Kosova Sot”: Ne cilen rryme muzikore e ndieni veten me mire?
Rejhana Morina: Te them te drejten, ne te gjitha zhanret kendoj me gjithe shpirt, mirepo e ndiej veten shume mire kur kendoj balada.
“Kosova Sot”: Pervec kenges, me cfare merreni?
Rejhana Morina: Nuk merrem me ndonje pune tjeter pervec kenges, tani per tani jam e perkushtuar vetem me kenge.
“Kosova Sot”: Cfare pret nga viti 2009?
Rejhana Morina: Pres shume suksese, shume fat dhe shume dashuri.
“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Rejhana Morina”: Ne te ardhmen mendoj te realizoj albumin e ri, te cilin do ta editoje produksioni “Eurolindi” dhe “Pallma” nga Gjilani. Koheve te fundit, kam qene e angazhuar me xhirimet e Vitit te Ri, neper produksione te ndryshme vendore dhe neper programe te televizioneve tona. Kam qene e angazhuar edhe me mbremje muzikore neper vende te ndryshme te botes. Shfrytezoj rastin t’ua uroj Vitin e Ri te gjithe adhuruesve te mi kudo qe jane. /k.bajrami/kosova sot/03.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: rejhane rehane reihana rihana
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com