All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Tuesday, 24 February 2009

Futbollisti Jahmir Hyka Falet 5 Here Ne Dite!

Jahmir Hyka
/photo public domain/

Jahmir Hyka: Si falem pese here ne dite per Allahun ne Gjermani

Rrefehet futbollisti i shumeperfolur per mosperfshirjen e tij ne Kombetare

Futbollisti 20-vjecar nga Tirana, Jahmir Hyka rrefen uljetngritjet ne karriere dhe besimin ne zot. Falet pese here ne dite dhe respekton te gjitha ritet fetare si mysliman. Dribluesi i talentuar i Bundesliges Gjermane, i dalluar per shpejtesi te paimagjinueshme ne stilin e Maradones, zbulon per here te pare te fshehten sublime te jetes se tij, e pazakonte per nje futbollist. Parate qe fiton dhe jeta ne Gjermani mes regjimit si sportist dhe lutjeve ne xhami.

Si do te mund ta perkufizoje karrieren tende ne keto momente Jahmir?
Nuk di c’te them per kete, pasi ne kete moment qe po flasim nuk po me shkon cdo gje per se mbari. S’jam duke luajtur shume dhe po ashtu ne Kombetare s’jam grumbulluar. Por besoj shume shpejt do rregullohen gjerat, pasi futbolli dihet qe i ka keto ulje-ngritje.

Ku qendron problemi?
Mbase skema e lojes qe luan ekipi im ketu ne Gjermani nuk me pershtatet. Por te shohim, gjithmone shpresoj.

Cfare skeme eshte ajo aty?
Eshte futboll ndryshe, pasi i jepet me shume rendesi aspektit defensiv, ndersa une personalisht jam i prirur me shume nga sulmi.

Arsyeja perse nuk u perfshive ne Kombetare?
Zgjedhje e trajnerit, s’kam c’te them per kete.

Jahmir Hyka

Thuhet qe ti pervec stervitjeve, e gjen forcen per te vazhduar tek besimi ne Zot. Si eshte e verteta?
Po, jam besimtar musliman.

Kjo do te thote qe falesh ne xhami e agjeron gjate muajit te Ramazanit?
Po. Falem pese here ne dite dhe i kryej te gjitha ritet e fese muslimane.

Ti je nje futbollist dhe duhet te mbash regjim, si ia del?
S’kam problem. Cdo gje eshte e programuar, plus qe 30 minuta ne dite per faljen mund t’i gjeje kushdo. Une kam filluar te falem qe ne moshen 12 vjecare, pasi ne familjen time tiranase falen pothuaj te gjithe, dy motrat dhe dy vellezerit e tjere, po ashtu dhe prinderit kane filluar te falen nga pak.

Dihet qe sportistet kane nje diete ushqimore strikte, si ja ben kur mban Ramazan?
Mund te them qe kudo ku kam qene nuk me eshte ndaluar nje gje e tille. Megjithate mundohem qe ne ditet kur kam ndeshje te mos agjeroj.

Ndodheni ne Gjermani, shkoni ne xhamite aty?
Patjeter kur kam kohe shkoj se bashku me nje futbollist tjeter te ekipit, shokun tim algjerian, Chadli Amri.

Me besimin qe ke, cfare te ndalon feja te besh?
Nuk duhet te pi duhan, as alkohol.

Po ne lidhje me seksin?
Nuk lejohet liria ne seks, vetem me femren qe dashuroj.

Jahmir Hyka

Ke ndonje vajze qe e dashuron per momentin?
Jo, jam vetem. Ne Tirane te kemi pare te frekuentosh klubet e nates, lejohet kjo gje? Vetem ne karaoke kam qene disa here. Por ne lidhje me pyetjen qe me beni, varet se per cfare pikesynimi shkon ne nje lokal nate, do te thoja qe, ne qofte se ke ndermend te shkosh thjesht per te konsumuar pije joalkoolike me shoket lejohet. Por nese kerkon te besh gjera te tjera, padyshim qe feja nuk ma lejon kete.

Ti beson me shume ne jeten mbi toke, apo ate qe vjen pas kesaj?
Feja thote qe jeto kete bote duke menduar edhe per boten tjeter, domethene qe edhe kete bote mos e neglizho, por edhe mos u lidh shume me kete bote, se nje dite do te vdesesh.

Cili mund te ishte mekati me i rende, qe mund te bejne njerezit?
Tradhetia ne cift eshte mekat i madh dhe denohet rende.

Je ne kulmin e karrieres si futbollist. Ke plan te ndjekesh studimet e larta?
Po, di qe nje shkolle te larte dua ta bej dhe deshira ime eshte te ndjek Institutin e Fiskultures.

Je vetem 20 vjec, cila eshte paga jote mujore?
Me shume se 20 mije euro ne muaj. Por ndoshta bej gabim qe e deklaroj kete shifer ne media, edhe per moshen e re qe kam. Shume mbase nuk do ta besonin.(qesh) /klotilda harka/panorama/21.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online