All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 10 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 40

KAFAZI I ARTE 6: DITA 40



10-01-2009 9:38
Ardi Borova ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur

Ka qene nje dite ndryshe nga te tjerat dje per Suaden dhe Berolden kur parukieri i njohur Ardi Borova, eshte futur ne Kafazin e Ndryshkur dhe ka transformuar totalisht lookun e vajzave. Kjo ka qene nje surpize te cilen ato e kane pritur mjaft mire dhe i jane nenshtruar me deshire, idese se ndryshimit ne look-un e tyre. Suada ka dale me nje model flokesh alla Rihana kurse Berolda thjesht i ka shkallezuar. Ne shtepine e Kafazit te Arte ka mbizoteruar nje situate e qete e biseda dhe lojera.

10-01-2009 10:04
Mengjes i fjetur ne te dy shtepite

Tashme mengjeset ne te dy shtepite e Kafazeve tona jane te fjetura. Banoret pasi jane perfshire ne debate dhe biseda intime me njeri-tjetrin, e kane gjetur prehjen tek gjumi. Ka qene nata e dyte qe vajzat ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, Suada dhe Berolda kane fjetur bashke dhe e kane kaluar kohen duke biseduar per ore e ore te tera.

10-01-2009 13:01
Omeri dhe Geri pijne kafen e mengjesit bashke

Omeri dhe Geri jane zgjuar te paret sot ne shtepi duke i lene Ervisin dhe Silvanen ne gjume ndersa vajzat ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, kane fjetur edhe ato. Omeri ka vajtur ne dhomen e gjumit me idene per te zgjuar Silvanen por ajo nuk ka levizuar. Djemte, me pas kane pire kafene e mengjesit bashke.

10-01-2009 13:15
Silvana kerkon vemendjen e djemve

Silvana eshte ankuar se djemte bejne gjate gjithe kohes stervitje dhe keshtu nuk kane kohe te luajne. Banoret kane shprehur deshiren qe autoret te fusin brenda nje film. “Pallati 176” ka qene preferenca e tyre. Ky ka qene nje motiv per te folur me pas per filmat e preferuar te cdonjerit prej tyre.

10-01-2009 13:59
Geri qeth Omerin, Silvana Gerin

Kane nisur te merren me pastrimin e shtepise. Geri ka qethur Omerin kurse Silvana ka qethur Gerin i cili ka patur frike se mos nuk e bente mire kete gje, nisur nga zenka qe kane patur per faktin qe Silvana e qelloi ne fytyre. Pastaj kane kercyer me kenget e Anjeza Brankes qe vizitoi naten e kaluar kafazieret tane.

10-01-2009 15:07
Pas stervitjes vijne lojerat

Kane konsumuar dreken se bashku derisa Ervisi dhe Omeri jane ngjitur ne tarrace dhe kane vazhduar te sterviten. Ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, Berolda dhe Suada kane nisur pergatitjet per dreken. Ervisi, Silvana, Geri dhe Omeri kane rene dakord qe pas stervitjes se Omerit te luajne me njeri-tjetrin.

10-01-2009 15:59
Nje pasdite e qete

Pasditja ne te dy shtepite ka qene e qete. Ne Kafazin e Ndryshkur banoret kane qene te pergjumur. Mesa duket afrimi i diteve te finales, i ka bere te ndiejne ethet e konkurrimit. Vetem pas tingujve te muzikes ne Kafazin e Arte eshte diskutuar per femrat dhe cfare pelqejne dhe kerkojne ato.

10-01-2009 18:06
Geri thashetheme ndaj Silvanes

Omeri dhe Silvana kane ndersa benin muhabet i ka zene gjumi ne kuzhine. Kjo ka sherbyer qe Ervisi dhe Geri te kalojne nje kohe jo vetem por pse jo edhe te bejne pak thashetheme per Silvanen. Geri eshte shprehur se “nuk e kuptoj kush e do ate dhe e voton ende”. Gje qe tregon qe ai nuk ka aspak simpati per banoren e vetme ne shtepi. Nderkohe Berolda ne Kafazin e Ndryshkur po ben punet e shtepise, kurse Suada luan me letra.

10-01-2009 19:02
Pingpong ne Kafaz

Banoret tane jane edhe mjaft kreativ. Ata kane marre nje nga zbukurimet e pemes se Vitit te Ri dhe e kane perdorur ate si pingpong duke filluar nje loje mjaft argetuese ne shtepi. Nderkohe qe si raketa ata kane perdorur pjatat nga kuzhina. Banoret jane ndare ne dy grupe, Geri me Ervisin dhe Omeri me Silvanen. Me pas keta te fundit jane terhequr nga loja, ndersa Ervisi dhe Geri vazhdojne te luajne.

10-01-2009 21:00
Kafazieret bejne test inteligjence

Kete mbremje kafazieret po testojne veten dhe njeri-tjetrin. Autoret u kane dhene disa teste inteligjence dhe sinqeriteti te cilat po i plotesojne aktualisht, ndersa neser paradite ata do te ballafaqojne pergjigjet e tyre me te saktat dhe me njeri-tjetrin. Me Kafazin e Ndryshkur Berolda dhe Suada kane pergatitur darken dhe kene ngrene.
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. votoni tek balkanweb.com!
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ingrid Gjoni Humb Mbi 5kg Per Klip!

Ingrid Gjoni
/photo panorama/
Interviste: INGRID GJONI
Ja si arrita te dobesohem per klipin

E nxehte edhe ne dimer, sepse tashme eshte identifikuar si koketa e klipeve “hot”. Pas zhurmes se krijuar ne media per nje sherr banal me nje grup vajzash, Ingrid Gjoni ia beh me nje klip te ri per te treguar se asgje s’ka ndodhur, dhe e gjitha ishte nje sajese mediatike dashakeqese: Thyen heshtjen dhe ekspozon linjat. Ca kile me pak, e veshur me te zeza ne klipin e saj te ri “dance” eshte kujdesur te duket sa me sensuale ne saje te Princ Aleksander, regjisorit te njohur maqedonas. Me veshje baleti prej leshi punuar, dhe me nje kercim alla Madonna, ajo tregon dhe linjat e saj me te dobesuara ne klipin e ri. Por edhe pse eshte dimer eshte zhveshur perseri, nje menyre kjo per t’i dale kunder thashethemnajes (sic ajo e quan), qe ne barkun e saj nuk ekziston asnje shenje thike, ashtu sic mediat shkruan pak kohe me pare. Dhe per t’i treguar publikut te kunderten ka vendosur te zhvishet serish ne klip, ndersa pohon se ka hapur dhe nje proces gjyqesor per kete. “Tashme e kam kuptuar, qe sa me shume koncerte e klipe, dhe sa me pak intervista ne gazeta”, thote Ingridi, pasi vetem me kane prishur pune”. Ne nje menyre apo ne nje tjeter thote se nuk i duhen me gazetaret qe te ndaje intimitetet me ta. Sepse sekretet e saj mund t’ia rrefeje Ciljetes, mikes se saj me te mire, edhe pse ne muzike s’jane vecse dy rivale te forta. Klipi “Puci, puci”, qe publikuan ne vere e beri punen e vet. Ishte nje ide e zgjuar e dy vajzave per te bere nje “scoop” muzikor dhe mediatik, dhe per te terhequr sa me shume fansa prane vetes. Tani mund te vazhdojne ne tregun muzikor te ndara. Dhe per Ingridin eshte momenti te shijoje suksesin e klipit “Njeri-tjetrit”. Por duket se klipet e saj e pasojne njeri-tjetren me shpesh se kengetaret e tjere? “Jo, me duket normale nje klip ne gjashte muaj”, thote ajo.

Klipi ri, ku ju shfaqeni elegante. Ka qene synim ne vetvete per te treguar se jeni teresisht ne forme?
Po e vertete, qe kam humbur disa kile nga pesha ime. Por persa i perket klipit mendoj se erdhi koha te dilja me nje realizim muzikor e vetme, pas klipit “Puci puci”, ne bashkepunim me Ciljeten.

Ingrid Gjoni ne klipin Njerit Tjetrit

Jeni ende mike me Ciljeten?
Si gjithmone, shoqe te pandara me njera –tjetren. Na ndajne disi koncertet pasi nuk mundemi t’i planifikojme dot njesoj.

Ne disa sekuenca te klipit ju shfaqeni e zhveshur, ku del ne pah pjesa e barkut. E qellimte?
Ne njefare menyre po. Por mund te sqaroj se persa u perket thashethemeve per incidentin, une e tregova tek emisioni “Zone e lire”, ku nxora barkun, dhe u pa qe s’kisha asnje shenje. Per t’i bindur njerezit deri ne fund vendosa ta bej kete gje dhe ne klip ku shfaqem e zhveshur ne disa momente.

Ingrid Gjoni ne klip

Shume klipe te reja. Perse e beni kete?
Mendoj qe jo aq shpesh. Nje klip ne gjashte-shtate muaj nuk eshte shume per nje kengetar qe eshte ne treg.

Eshte e vertete televizionet muzikore me te cilat ju bashkepunoni financojne klipet tuaja?
Jo. Normal bejne leshime por jo falas.

Dukeni ne klipin e ri sikur imitoni paksa Madonnen?
Tani qe po ma thoni ju po e mendoj, sepse s’kam pasur asnje model ne mendje. Une aty kercej, baleti eshte njesoj per te gjithe dhe veshjet e baletit po ashtu jane njesoj.

Ingrid Gjoni ne klip

Pas ndarjes aq te perfolur nga ish-i fejuari, nuk ju kemi pare te shoqeroheni me nje djale fiks. A jeni me dike per momentin?
Nuk do preferoja te flisja per kete, pasi nuk dua te bej te njohur prej fames sime te tjere persona. Kam kuptuar qe jeta personale duhet te mbetet e tille.

Por ekziston nje lidhje per momentin sigurisht?
Po natyrisht qe ekziston, dhe do ekzistojne te tilla por sic j’ua thashe, nuk dua ta ndaj me me publikun dhe fansat, jeten time private. Le te mbetet e tille.

Kengetaret tashme e tregojne se sa vlejne edhe me parate qe marrin ne koncerte. Ju sa paguheni, dhe sa e pasur jeni?
Rreth 2500 Euro per nje koncert. Persa i perket pyetjes se sa e pasur jam mund te them se jam aq sa te siguroj jeten time. Kam nje apartament, nje makine, siguroj veshjet e mia, dhe gjithcka qe me duhet per te jetuar mire.

Jetoni vetem, cilet jane komshinjte e tu?
Jane motrat e mia, me te cilat ndonjehere gatuajme dhe shijojme ushqimin se bashku.

Si eshte te jetosh vetem ne shtepi?
Eshte shume bukur.

Qarkullojne opinione te ndryshme per ju. Por ju vete c’mund te thoni per Ingridin?
S’mund te them asgje per ate se si me shohin te tjeret. Por une veten e shoh me shume vullnet per te arritur cdo lloj objektivi dhe qellimin final.

Dhe cili eshte qellimi juaj final?
Muzika.

Pergjigje diplomatike. Po persa i perket “look-ut” do te vazhdoni t’i mbani floket te zeza?
Po. Besoj do te vazhdoj ende me kete model dhe ngjyre flokesh pasi ndihem mire.

Ingrid Gjoni ne klip

Si arritet te dobesoheni?
Ne fakt e ndjeja nevojen per te hequr disa kilograme nga trupi keshtu qe fillova palestren dhe kufizova buken. Dhe sic e keni pare edhe ne klip kam rene mbi 5 kg.

Inisi ishte regjisorja e klipit me Ciljeten, por jo e klipit te fundit? Eshte e vertete qe jeni me shume shoqe se motra?
Natyrisht, pasi kujdeset per mua dhe me qendron prane. Ajo eshte gjithmone aty ku une realizoj klipet e mia, edhe pse ne kete rast vendosem qe regjisor te ishte Princ Aleksander.

Nese beni nje rikthim ne kohe, ndiheni me pak e lumtur se me pare?
Gjithmone kam qene e lumtur dhe jam.

Pas klipit “Njeri-tjetrit” cfare do te kete?
Nje kenge e re me Kastro Zizon, i cili me ka ftuar ne bashkepunim. /klotilda harka/panorama/10.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Snapshots nga Videoklipi "Njeri Tjetrit" mundesuar nga Supersonic TV


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ingrit
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 17 Janar 2009: Gili, Bajram Dobra

Disco Puls 17 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

FEVZIJE BERANI GILI, BAJRAM DOBRA
Sokol Bisaku, Nexhi
Dj Trimi & Dj Rafiluso

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg (AG)

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 17 Janar 2009: Pandora, Nexhat Osmani

Disco Bilboa 17 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

PANDORA, NEXHAT OSMANI, NAZMIJE MUSTAFA, BUJARI
Gjoni

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041
Munchen Oberhaching
0173 192 29 77 OTI
0157 739 027 30 IGI
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zana Krasniqi dhe Lorik Cana te Dashuruar?

Zana Krasniqi dhe Lorik Cana
/photo public domain/

Miss-i Zana Krasniqi e dashuruar me futbollistin Lorik Cana

Ditet e fundit po flitet per nje lidhje te mundshme dashurie mes supermodeles kosovare Zana Krasniqit dhe futbollistit te njohur shqiptare Lorik Cana. Vitin qe kaloi te dy jane perfolur shume si personalitet dhe kane qene shume te suksesshem. Nga nje juri profesionale dhe njerez shume te njohur ne Kosove, Zana Krasniqi fitoi kuroren si “Miss Universe Kosova 2008” dhe perfaqesoi shtetin e Kosoves ne nje eveniment te madh bukurie “Miss Universe 2008”, gje qe beri per here te pare Kosoven te ndihet si shtet, por duke u radhitur ne dhjeteshen e femrave me te bukura ne rruzullin tokesor. Por nuk u ndal me kaq, duke vazhduar me shume suksese te tjera, pasi asaj iu ofruan mundesi nga kompani te ndryshme te modes per te sfiluar per ta.

Zana Krasniqi dhe Lorik Cana

Por bashke me suksesin, gjate vitit 2008 per Zanen nuk munguan as thashethemet. Duhet pasur parasysh se lidhja me Lorik Canen nuk eshte e para, qe e ve ne qender te lajmeve roze Zana Krasniqin, pasi disa vite me pare bukuroshja ka pasur edhe nje lidhje pak me te gjate me Laert Kelmendin, djalin e pronarit te Radio Televizionit 21, vend ku punoi gati gjithe familja e Zanes, babai i saj dhe motra Fjolla, e cila eshte redaktore e muzikes ne programin “21plus”. Por kjo lidhje si duket nuk ka funksionuar duke e cuar ciftin drejt ndarjes. Te dyja keta jane femije te dy personaliteteve shume te njohura ne Kosove, ajo vajze e kompozitorit te njohur kosovar Naim Krasniqit, kurse ai djali i Agim Canes menaxher i klubit futbollistik Vllaznia gjate vitit 1980 dhe nje futbollist shume i njohur ne kohen e ish-Jugosllavise. Ashtu si Zana edhe Loriku ka qene shume i suksesshem ne karriere. Si i ri ka luajtur ne nje klub futbolli zviceran, ku deri ne vitin 2000 ai ka luajtur ne “Lausanne sports”, derisa ka kaluar ne gjigantin francez Paris Saint-Germain. Zana dhe Loriku bien ne sy edhe si nje cift shume i bukur dhe duke qene kaq te rinj ne moshe kane arritur kaq shume fame. Zana ka arritur nje sukses te konsiderueshem fal ndihmeses se madhe qe i jep fotografi me fame boterore Fadil Berisha. Suksesi i Zanes nuk ishte vetem kaq, ajo tashme eshte bere imazh edhe i parfumit te pare shqiptar, qe mban emrin “GENTIUS Fragrance” ku nje nder themeluesit e ketij parfumi eshte Ilir Xheladini dhe per kete parfum eshte punuar me shume se 3 vite. Ne deshirojme qe kjo lidhje te jete e gjate dhe sukseset e tyre ne karriere gjithashtu.

Lorik CanaMBRETI I FUSHES SE GJELBER

Futbollisti kosovar me fame franceze, kapiteni i ekipit Olimpique de Marseille, Liga e I-re (France), po i perjeton ditet me te bukura te rinise: luan shkelqyeshem, eshte i dashuruar, jeton ne qytetin piktoresk bregdetar te Marsejes, ku dhe ka kaluar naten e Vitit te Ri, eshte futbollist i paguar mire dhe i jane qepur keq Arsenali dhe Evertoni anglez… Sipas te gjitha gjasave, ky do te jete sezoni i fundit i Lorik Canes ne stadiumin “Veledrome”. “Nuk jam shume i sigurt, ka shume mundesi qe ky te jete viti i fundit qe une luaj ne Marseje”, ka thene ai. Bayern Munich objektiv ka edhe transferimin e mesfushorit te Marsejes, Karim Ziani si zevendesim i mundshem i Bastian Shvanshtajger. Sipas football.fr, gjiganti bavarez gjate veres mund te paguaje 25 milione euro per dyshen marsejeze Cana–Ziani. /blerand rexhepi/panorama/10.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Der Froschkoenig Club 17 Janar 2009: Arta Bajrami

Der Froschkoenig Club 17 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

ARTA BAJRAMI
Dj Eni, Dj Iceslam

Der Froschkoenig
Ringstrasse 20
6010 Kriens

tel. 079 451 59 58/ 078 660 90 30/ 079 692 56 22
www.derfroschkoenig.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Der Froschkoenig Club 16 Janar 2009: Gili & Aziz Murati

Der Froschkoenig Club 16 Janar 2009

TE PREMTEN ME 16 JANAR 2009

FEVZIJE BERANI GILI, AZIZ MURATI
Dj Eni, Dj Iceslam

Der Froschkoenig
Ringstrasse 20
6010 Kriens

tel. 079 451 59 58
www.derfroschkoenig.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sugar Free Club 16 Janar 2009: Labinot Tahiri LABI

Sugar Free Club 16 Janar 2009

TE PREMTEN ME 16 JANAR 2009

LABINOT TAHIRI LABI

ORA 20:30

Hyrja 3 Euro
Hyrja Gratis per Femra deri ora 21:00

Sugar Free Club
Dardane (ex-Kamenice)
Tel. 076 219 67 59/ 044 506 411
sugarfree-club.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 17 Janar 2009: Edona & Milot Llalloshi

Insomnica Club 17 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

EDONA & MILOT LLALLOSHI
Muhamet Sejdiu
Dj Backy, Dj Naimi

Hyrja per femra deri 23h falas!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 16 Janar 2009: Edona & Milot Llalloshi

Rinora 4 Club 16 Janar 2009

TE PREMTEN ME 16 JANAR 2009

EDONA & MILOT LLALLOSHI
Mc Beka, Dj Muli, Dj Dalool

Hyrja 15 Chf
Per gjithe ata qe lajmrohen ne Gästeliste,dhe vine deri ne ora 23:00 hyrja gratis

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 17 Janar 2009: Bubulina Krasniqi

Boleros Club 17 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

BUBULINA KRASNIQI
Mimoza Shkodra, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi
DJ Dasul

HYRJA 10sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F-Five Club 17 Janar 2009: Kaltrina Selimi

F Five Club 17 Janar 2009
TE SHTUNEN ME 17 JANAR 2009

KALTRINA SELIMI & ELMIRANDI
Antrax, Dj Limi, Dj Lumix

22:00 - 23:00 Hyrja falas!

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arta Kamberi Interviste per "VIP Press"

Arta Kamberi
/photo public domain/

E bukur ne shume menyra

Thjesht te jesh e bukur nuk mjafton per te prekur suksesin. E megjithate, te jesh nje vajze e bukur ka sigurisht pluset e veta. Nese kesaj i shton nje vullnet te celikte, atehere po, qe ke ne dore celesat e duhur per te arritur suksesin e deshiruar. Kete leksion e ka kuptuar me kohe bukuroshja preshevare Arta Kamberi, e cila radhitet nder bukuroshet me te kerkuara shqiptare. Per t’u perballuar pak nga pak me kureshtjen, vemendjen, sfidat, se fundmi edhe me kete bisede, qe ploteson teresisht detajet e nje jete prej protagonisteje ne qender te vemendjes.

E keni nisur me fitoren e nje kurore miss-i... Je zgjedhur percjellesja e pare e "Miss Shqiperia 2008" ne Tirane, ne nje konkurrence te madhe ne mesin e 31 konkurrueseve nga trojet shqiptare... Ne spektaklin ‘Miss Globe 2008’ je nderuar me cmimin “Miss Cosmopolitan”...
Ishte kembengulja qe me shtyri te merrja pjese ne konkurse bukurie. “Miss Presheva” ka qene nje kurore qe me sherbeu shume dhe me hapi disa dyer.

A ke marre pjese edhe ne ndonje konkurs tjeter bukurie apo mode?
Po, ne “Miss Kosova 2007”, ndersa ne vitin 2008 ne “Miss Shqipria”, “Miss Europa junior”, “Miss globe” dhe ne te gjitha jam shperblyer.

Sa e rendesishme eshte bukuria per nje miss?
Nuk mendoj se eshte e rendesishme vetem bukuria. Mendoj se cdo femer ka vecantine e vet. Eshte mendja e femres, inteligjenca, besimi ne vetvete, menyra se si prezanton klasin e saj qe kane rendesi. Mendoj se Miss-i eshte nje femer kompletuar ne te gjitha aspektet. Mund te jesh e bukur ne shume menyra...

Arta Kamberi

Si nje vajze e bukur, sa e vlereson pamjen e jashtme?
E vleresoj pamjen e jashtme, eshte dicka qe me terheq, por pastertia eshte primare.

Mund te thuhet per ty se je nje vajze me karakter te forte?
Po. Shpresoj te thuhet. (Qesh)

Vuan nga ndonje kompleks?
Se, jam e bukur... hahaha. E kam sa t’i njoh njerezit e te krijoj nje pershtypje per ta.

Ne murin e dhomes tende, ke ngjitur fotot e tua?
Po kam, nganjehere mbetem duke i shikuar (qesh).

Arta Kamberi

Cfare natyre eshte Arta?
Jam natyre e qete dhe vezhguese. Mund te jesh e bukur ne shume menyra…

Te pelqen te ndjesh te gjitha veshtrimet drejtuar mbi ty?
Ne rastet kur duhet te ndjehen, atehere po, ama jo gjithmone duhet.

Dicka per jeten tende private...Sa e hapur je te flasesh?
Se pari, jam maturante dhe po pergatitem per obligimet qe do t’i kem. Jam shume e hapur, ndoshta edhe nga fakti, qe nuk jam e lidhur, sepse kam qene shume e impenjuar gjate gjithe kohes, ndoshta edhe nuk e kam takuar personin e duhur.

Per ty, eshte me i rendesishem: Gezimi, fati apo dashuria?
Mendoj se duhet te kesh fat qe te kesh gezim dhe dashuri. Jane te lidhura me njera-tjetren.

Beson ne dashurine me shikim te pare?
Po jam me dy mendje, s’e kam shijuar dashurine ende.

Cfare cilesish duhet te kete nje person, qe te jete i duhuri per Arten?
Upsss, i pashem, i gjithanshem, etj.

Arta Kamberi

Konkretisht cili do te jete profesioni juaj me te cilin do te merreni ne te ardhmen?
Mjeke apo aktore. Shpresoj qe ne momentin e duhur te me qartesohen idete.

Momentalisht me cfare po merret Arta?
Me reklama te kalendareve, reklama ne pergjithesi.

Me sa para dole sot nga shtepia?
Prit sa te shoh portofolin…(Qesh)

Me shume per Arten

Ditelindja: 19.04.1990
Shenja e horoskopit: Dash
Hobi: Noti
Familja: Babai gjinekolog, mami infermiere, 2 motrat e medha, mjeke te diplomuara, motra e trete studente e mjekesise, po ashtu edhe vellai student i mjekesise, e une Miss... hahhaha... pres qe edhe une te behem studente
/gazmend kajtazi/vip press/telegrafi/10.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arta Bajrami Interviste per "Kosova Sot"

Arta Bajrami
/photo public domain/

Interviste: Arta Bajrami
A do te behet Arta sivjet me te dashur?

Arta Bajrami nuk e fsheh pretendimin qe kete vit ta gjeje dashurine e vet, personin e dashur, sado qe thote se jeten e ka shume dinamike per shkak te karrieres

Arta Bajrami cilesohet si kengetare e dalluar per nga stili dhe paraqitja e saj. Ajo eshte mjaft energjike ne profesionin e saj. Megjithekete, thote se ka shume vullnet per te ecur edhe shume me perpara. Sukseset e saj me kenge dhe videoklipe te reja nuk munguan ne vitin qe sapo e lame pas, ndonese keto suksese te vazhdueshme pretendon t’i kete edhe ne vitin 2009. Per dallim nga suksesi ne kenge, ne aspektin privat, gjegjesisht ne dashuri, Arta nuk pati sukses, por megjithate shpreson qe kete vit do t’i buzeqeshe fati edhe ne kete aspekt. Per sukseset e saj dhe projektet Arta Bajrami flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Viti 2008 ka qene viti im ne karriere”

“Kosova Sot”: Si e permbyllet vitin qe sapo e lame pas?
Arta Bajrami: Vitin 2008 e permbylla me shume suksese. Mund te them se definitivisht ka qene viti im. Ka qene vit ku kam arritur te jem ne qender te vemendjes me muzike, kam pasur shume koncerte...

”Kosova Sot”: Cili ka qene koncerti me i suksesshem qe e keni pasur gjate vitit 2008?
Arta Bajrami: Koncertet me te suksesshme, te cilet me kane sjelle shume kenaqesi, jane ata ne Amerike dhe Kanada. Ne ato vende kam qendruar per jave te tera, ku kam pasur nje turne dhe kam kaluar shume mire me bashkatdhetaret tane qe ndodhen atje. Keto koncerte nuk do t’i harroj. Ndersa sa i perket kenges, e cila ka qene me e suksesshmja, eshte kenga “Falet kjo zemer”, me te cilen e kam vulosur. Ndersa albumi me i suksesshem eshte “Chocolata”, i cili me ka sjelle shume fat.

”Kosova Sot”: Me cfare risish do te paraqiteni kete vit?
Arta Bajrami: Padyshim se nuk do te ndalem se paraqituri me shume risi ne profesionin tim te kenges. Patjeter se do te realizoj albumin e ri, i cili shpresoj se do te pelqehet sikur “Chocolata”. Do te kete edhe shume risi te tjera, por le te mbeten befasi per publikun.

I adhuron ndryshimet ne dukje

”Kosova Sot”: Me ke do te bashkepunoni ne keto projekte?
Arta Bajrami: Kam disa bashkepunetore, me te cilet kam punuar edhe me pare, por natyrisht se do te kete edhe emra te rinj, me te cilet do te punoj ne projektet e mia te reja. Do te kete risi edhe ne zhanrin tim te te kenduarit, ndonese do te paraqitem ne zhanrin popullor, do te kete te reja edhe ne ate aspekt. Jam kengetare universale, ku te me kerkojne aty edhe do te jem. Per hir te adhuruesve, do te kendoj ne shume zhanre muzikore.

“Kosova Sot”: A do te beni ndryshime ne dukje?
Arta Bajrami: Pikerisht mendoj se aty shihet aftesia e kengetarit, por gjithsesi ju e dini qe une kurre nuk rri njesoj. Gjithnje bej ndryshime ne dukje dhe mundohem te dukem sa me bukur.

Arta Bajrami

“Kosova Sot”: A pretendoni te gjeni personin e dashur kete vit?
Arta Bajrami: Besoj se do te kem edhe pretendime te tilla, sado qe jeten e kam shume dinamike.

”Kosova Sot”: Cka kishit deshiruar t’ju sjelle 2009-ta?
Arta Bajrami: Nga viti 2009 pres shume, madje edhe me shume se nga viti 2008. Do te mundohem maksimalisht per publikun tim. Dua qe te gjithe te perpiqen me shume dhe me mire, secili ne lemin e vet. Keshtu besoj se mund t’ia dalim te arrijme suksese me te medha ne te gjitha sferat. Fundja, kur njeriu ka besim ne vete se mund ta arrije ate qe do, ajo domosdo do te realizohet. /k.bajrami/10.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 9 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 39, Mysafire Anjeza Branka dhe Ardi Borova

KAFAZI I ARTE 6: DITA 39, MYSAFIRE ANJEZA BRANKA DHE ARDI BOROVA



09-01-2009 19:06
Shkolla, e nevojshme per sportistet?

A eshte e nevojshme shkolla per sportistet?! Kjo ka qene tema e diskutimit te kafaziereve tane kete pasdite. Geri me Omerin kane qene te mendimit qe sportistet nuk kane perse te ndjekin studimet si gjithe te tjeret, nderkohe qe lende si “matematika” ndoshta jane krejt te panevojshme per t’i mesuar. “Mua si futbollist, qe jam nuk ka perse te me duhet te mesoj lende qe une nuk i kam qejf dhe qe nuk kane te bejne aspak me ate cfare bej”, ka thene Geri. Ndersa Silvana i ka kundershtuar djemte dhe eshte shprehur se eshte e rendesishme qe njeriu te mesoje nga te gjitha lendet, pasi cdo gje eshte me vlere per jeten e nje njeriu.

09-01-2009 20:10
Darke ne tarrace

Kater kafazieret kane ndezur zjarrin ne oxhakun ne tarrace dhe kane nisur te bisedojne me njeri-tjetrin per gjera te ndryshme. Por aty Gerit i ka lindur ideja qe te hane darke pikerisht perpara zjarrit. Keshtu si me i shkatheti ai ka zbritur ne kuzhine ka marre gjera per te ngrene dhe ua ka servirur banoreve te tjere ne tarrace. Ka qene nje darke vertete ndryshe ne fakt kjo per ta.

09-01-2009 20:42
Dy banoret e Kafazit te Ndryshkur nderrojne “look”

Per dy kafazieret e shtepsie se Rremes, sot ka qene dita me e privilegjuar. Atyre u ehste bere nje surprize nga autoret e kafazit. Parukieri Ardi Borova ka vizituar Berolden dhe Suaden dhe madje u ka prere atyre floket. Fillimisht vajzt kane hezituar pak, pasi nuk e kishin menduar nje gje te tille, por pastaj pasi e kane lene veten ne duart e parukierit jane ndjere shume mire. Dhe sidomos pasi jane pare ne pasqyre dhe kane vene re modelin e ri. Ato e kane pelqyer menjehere veten dhe i kane bere edhe komplimenta njera-tjetres.

09-01-2009 21:01
Anjeza Branka ne Kafazin e Arte

Kengetarja Anjeza Branka ka qene mysafirja e radhes ne shtepine e Kafazit te Arte. Ajo ka hyre ne shtepi, ndersa kafazieret jane surprizuar, pasi nuk e kane ndjere derisa ajo eshte gjendur ne kuzhine. Kengetarja u kishte sjelle pervec cokollatave edhe dhurate albumin e saj te fundit banoreve. Madje ne ekranin ne shtepi jane vendosur edhe dy klipet e fundit te Brankes. Ndersa kane pare kenget ata jane miqesuar me Anjezen dhe kane nisur ta pyesin ate per muziken apo edhe per familjen dhe djalin e saj qe eshte gati dy muaj. Ata madje i kane bere komplimente per pamjen dhe fizikun, e jane ndjere pak ne faj qe nuk kane qene te pergatitur per viziten e kengetares.

09-01-2009 22:00
Boks dhe ritem ne Kafaz

Omeri i ka mesuar kengetares Anjeza Branka te beje boks ne dhomen e spektakleve. Anjeza ka vendosur dorezat dhe ka provuar te ushtrohet por ka hequr dore shpejt pasi i eshte dukur e veshtire. Me pas muzika ne shtepi ka ngritur kafazieret dhe kengetaren ne kembe dhe kane nisur te kercejne. Ata jane ndjere shume mire nga kjo vizite e Anjezes dhe nga miqesia qe kane bere me te. Kengetarja i ka pershendetur banoret edhe me klipin e saj te ri, te cilin ka vetem dy jave, qe e ka realizuar. Me pas kengetarja eshte larguar nga shtepia dhe banoret kane kaluar pjesen tjeter te mbremjes ne tarrace.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

"Op Labi Party" Me i Perfoluri!

Op Labi Party
/photo rtv21/

Prapaskenat e xhirimeve te Vitit te Ri
‘Op Labi party’, me i perfoluri

“Te ju them te drejten, per here te pare kam hasur ne nje emision te mire, i cili ka kaluar pa fjale dhe pa probleme ne mes te kengetareve”, ka thene Labi

Sikurse cdo vit tjeter, edhe ne nderrim te moteve nuk munguan komente te ndryshme lidhur me organizimet e programeve te Vitit te Ri. Ajo qe tani ka zgjuar kersherine e publikut eshte atmosfera qe ka mbreteruar pas kamerave, pikerisht prapaskenat e xhirimeve, perplasjet pas kuintave ne mes te kengetareve te estrades sone. Ndonese emisioni me i perfolur tani per tani eshte ai i Labinot Gashit, te cilin emision e kishte emeruar “Op Labi Party”, i cili zgjati me ore te tera, komentet e shumta, por edhe kritikat, jane derguar ne faqen e internetit “You tube.com”, ne te cilen faqe jane shkruar per disa kengetare te cilet kane qene prezente ne kete emision. Mirepo, keto komente Labi i quan vetem thashetheme dhe asgje te verteta, qe nuk kane ndodhur ne xhirimet e ketij emisioni.

Op Labi Party

Gjithcka OK
“Kam pare se eshte perfolur shume per kengetaret tona qe kane qene prezente ne emisionin tim. Mirepo, per vet faktin se te gjitha ka qene vetem loje dhe argetim, si duket nje pjese e shikuesve nuk e kane kuptuar ate, por kane menduar se ne emision kengetaret jane shikuar me zili njera me tjetren dhe disa prej tyre kane qene pak me te terhequra. Te ju them te drejten, per here te pare kam hasur ne nje emision te mire, i cili ka kaluar pa fjale dhe pa probleme ne mes kengetareve. Edhe pas kuintave nuk ka pasur asnje problem, te gjithe kengetaret kane qendruar se bashku. Edhe pse ka prej tyre qe nuk e kalojne mire me njeri tjetrin, mirepo prape se prape u eshte dashur patjeter qe te qendrojne bashke. Kam degjuar shume thashetheme pas emisionit, mirepo ju them sinqerisht se ato jane vetem fjale te paverteta.

Genta Ismajli Op Labi Party

Per Genta Ismailin kane thene se e ka xhelozuar Dafina Zeqirin ne momentin kur e fitoi cmimin ne vallezim, ku ne realitet ajo e tha vetem si per shaka qe Dafina e ka pasur me lehte te fitoje, sepse ka qene e veshur ne pantallona, mirepo Genta nuk e ka thene per inat dhe xhelozi. Mirepo, kjo ka reflektuar te shikuesit si kundershtim”, shprehet Labi per “Kosova Sot”. Ky emision ka zgjatur prej ores 20:00 deri 04:00 te mengjesit dhe gjate tere kohes Labi thote se ka pasur atmosfere te kendshme dhe per here te pare nuk ka pasur fjalosje ne mes te kengetareve. “Vererat dhe pijet e tjera ndoshta kane ndikuar qe nuk patem ndonje problem dhe kacafytje ne mes te kengetareve, madje shume prej tyre kane thene se jane ndjere shume te kenaqur gjate xhirimeve”, thote ai. Terheqje vemendjesh te shikuesit ka pasur ne momentin kur Big Mama u zgjodh "Miss"-i i mbremjes dhe ne skene tha qe per here te pare kishte pare qe Adelina ta duartrokase Leonoren dhe qe ajo kishte duartrokitur Tunen, ku asnjera prej tyre nuk kane raporte te mira ne mes vete. Pastaj, Adelina me te dale ne skene e kundershtoi fjalen e Bigit, duke thene se e kishte duartrokitur Bigin. Ndersa eshte verejtur Tuna, e cila ka qendruar pak anash, mirepo per kete Labi thote se ka qene e lodhur nga udhetimet qe i ka pasur, prandaj ka qendruar pak me e terhequr nga te tjeret. Sikurse Labi, edhe Big Mama thote se ka qene viti i pare qe xhirimet kane kaluar pa ndonje incident.

“Bigi,mos shkel mbi xham”
Problem i vetem ne kete emision, sipas Labit, ka qene skenografia, ne te cilen disa here eshte dashur ta nderprene xhirimin, per shkak te katroreve te xhamit ne bine. “Problemi i vetem ka qene skenografia, ku disa here jane thyer katroret e xhamit dhe kemi nderprere xhirimet. Mirepo, prape nuk ka pasur ndonje incident, disa here i kam thene Bigit te mos shkele ne to”, thote Labi. Per dallim nga emisioni i RTV 21, ne te cilin ka pasur mjaft diskutime per kengetaret, ne emisionin “Top RTK” nuk eshte perfolur shume per kete. Sipas redaktores se emisionit muzikor te RTK-se, Minire Fetahu, nuk ka pasur ndonje incident ne mes te kengetareve.“Para se te filloje xhirimi, i gjithe stafi realizues e ka pasur sinopsisin apo skenarin e xhirimit, qe do te thote se te gjithe kane qene te njoftuar se si duhet te shkoje rrjedha e xhirimit dhe pjesemarresit e xhirimit. Tek ne eshte punuar me shume pergjegjesi dhe me shume profesionalizem, andaj edhe kete vit nuk kemi pasur gafe apo moskuptime”, shprehet ajo. Korrektesia dhe respekti ka qene i ndersjelle te te gjithe kengetaret. Sipas Minires, ka pasur shume kengetare, aktore, instrumentiste dhe ekipi i zgjeruar i RTK-se. /k.bajrami/kosova sot/08.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Skillz dhe Planet per 2009

Skillz
/photo public domain/

“Skillz” punon per album te ri

Rep grupi "Skillz", kah mesi i ketij viti, pritet ta editoje albumin e radhes, i cili do te jete sikur ai i pari rep. Perpos albumit te ri, "Skillz" do te realizoje edhe videoklip

Grupi "Skillz" eshte nder grupet me te mira rep qe ekzistojne ne mbare trojet shqiptare. Per dy anetaret e ketij grupi, Ledri Vula dhe Visar Shala, viti 2008 ka qene shume i suksesshem. Kane fituar disa cmime te rendesishme neper festivale dhe kane bere disa videoklipe, qe tregojne qarte per sukseset e tyre gjate vitit 2008. Po ashtu pritet qe edhe viti 2009 te jete vit i sukseseve per kete grup. Ata kane paralajmeruar se ne muajin qershor te ketij viti do ta editojne albumin e tyre te radhes, qe pritet te jete album me shume te papritura. Perpos albumit, ata do te editojne edhe videoklip. Rep grupi "Skillz" ne vitin 2008 ka realizuar nje kenge ne bashkepunim me Stine, kenge kjo e cila u prit shume mire dhe me te cilen kenge ata kane marre pjese ne festivalin "Kenga magjike 2008", si dhe ne festivalin "Top fest 2005", festivale kete qe konsiderohen shume te suksesshme ne Shqiperi. /b.zyberi/kosova sot/09.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Drenusha Latifi e Pafat ne Dashuri?

Drenusha Latifi
/photo public domain,kosova sot/

Drenusha Latifi vitin qe shkoi e cileson te pafat ne dashuri
A ka te dashur Drenusha Latifi?

Gjate vitit qe e lame, Drenusha ne kenge pati fat, por sa i perket dashurise vitin qe shkoi e cileson te pafat ne dashuri, nje vit te manget, qe nuk ia solli personin e jetes.

Kengetarja Drenusha Latifi pati nje vit mjaft te suksesshem, ngase realizoi dy videoklipe te reja, te cilat u mirepriten ne publik. Ajo se fundi ka sjelle ne treg edhe kengen me te re “Ato dite”, per te cilen thote se me te ndjehet mjaft e kenaqur. “Sa i perket vitit qe e leme pas, jam e kenaqur me sukseset qe i kam pasur ne kenge te reja. Pra, tani kam vullnet per te ecur perpara me krijime te reja, te cilat do t’i publikoj tani ne kete vit”, shprehet ajo per “Kosova Sot”.

Drenusha Latifi

Drenusha ne kenge pati fat, por sa i perket jetes private, respektivisht asaj te dashurise, thote se ka qene nje vit i manget, qe nuk ia solli personin e jetes. Pra, ne planin e dashurise Drenusha ishte e pafat ne vitin 2008, por, megjithate, shpresat nuk shuhen, ndoshta ne kete vit qe sapo e filluam do t’i ndrije fati. “Sa i perket kenges, nuk kam pasur deshtime, por vetem suksese. Te pakten keshtu thone te tjeret. Ndersa ne aspektin privat, sidomos ne planin e dashurise, nuk kam pasur ndonje mrekulli, por shpresoj se edhe kjo do te ndodhe nje dite, sepse edhe dashuria vjen me kohe”, thote ajo. /k.b./kosova sot/09.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Besa Konkuron Ne Eurovizion Per Rumanine!

Besa Kokedhima
/photo geliant kaleci/

Besa ne Eurovision per Rumanine



Dadaddadadadada! Dje jane lexuar emrat e kengetareve dhe kengeve pjesmarrse konkuruese per perfaqsuesen e Rumanise ne Eurovision. Kete vit rumunet kane menduar dicka shume cool. Kenget konkuruese perpara seleksionimit final jane vendosur ne YouTube per publikun, qe ai ti degjoj dhe te jap nje vlersim sa me te mire (Nijon ti RTVSH?). Midis emrave te kengetareve me te njohur rumune, ne u WOW WOW WOW befasuam kur lexuam dhe nje emer shqiptar…BESA! Hahahahahaha! Pastaj beme lidhjen me nje lajm te para pak koheve ku Besa na tregoi se po punonte per albumin ne Rumani…dhe me ne fund degjuam kengen e cila titullohet “Nothing’s Gonna Change” (e cila na pelqeu shume dhe pyetem veten pse nuk mori pjese me kete ne Shqipe?). Jemi duke folur me Besen per te mesuar dicka me teper rreth kesaj pjesmarrjeje te sajes ne kete festival, ndaj na vizitoni serisht. Suksese! Suksese! Suksese! /elbino/albaniac/07.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
Perse Besa po konkuron per Rumanine?

Besa Kokedhima

Pas lajmit per pjesmarrjen e Beses ne festivalin rumun qe perzgjedh kengen e ketij shteti per Eurovision, shume prej jush keni dashur te dini se perse kengetarja ka bere nje zgjedhje te tille. Ne kontaktuam me Besen dhe ajo na dha deklaraten e meposhtme, nderkohe ne te Albaniac po cuditemi se si shume prej jush, po beni sikur po te ju kishte rene juve rasti, nuk do e kishit pranuar nje oferte te tille pffffff

Deklarata e Beses

"Kenga "Nothing’s gonna change" eshte shkruar nga kompozitori im rumun.Nuk mund te perfshihej ne konkurim ne “Festivalin e Kenges ne RTVSH”, pasi kjo ndalohej nga rregullorja e ketij institucioni.Demon e kesaj kenge une e prezantova 3 muaj me pare tek emisioni "E Diell" ne Top Chanel.Ne keto kushte ne respekt te fteses qe me beri kompozitori im, pranova qe kjo kenge te paraqitej ne konkurimin rumun per Eurovision.Une besoj se eshte nje kenge shume interesante.Sidoqofte, deshiroj te them se kenga "Ajer" e Alban Males me te cilen u prezantova ne festivalin e fundvitit, ishte nje kenge shume e bukur me motive te qarta shqiptare.Une e interpretova me shume deshire at kenge!" /elbino/albaniac/09.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kokedhima
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Elida Kryeziu Behet Nene!

Elida Kryeziu

Elida Kryeziu behet nene

“Djalin e pagezova me emrin Dion”, thote Elida per “Kosova Sot”

Kengetarja Elida Kryeziu tani eshte bere nene. Ajo ka lindur nje djale para disa ditesh dhe ndihet shume e kenaqur qe foshnja e saj eshte e shendoshe dhe e gjinise mashkullore. Gjate tere shtatzenise se saj, ajo nuk ka deshiruar te dije per gjinine e bebes. Donte qe kjo te jete befasia ne lindje. Elida sapo e ka pagezuar djalin me emrin Dion. Kete emer thote se e ka menduar brenda nje kohe te shkurter, sepse nuk ka preferuar qe emrin ta mendoje me heret, ne fakt para se te linde foshnja. “Nuk kam deshiruar qe emrin t’ia pergatis para kohes, keshtu qe tani, pas lindjes, shume shpejt vendosem t’ia leme emrin Dion”, shprehet ajo per “Kosova Sot”. Elida kete vit nuk ka qene shume e angazhuar me kenge per shkak te shtatzenise se saj. Mirepo, tash, meqe u be nene, pas nje pauze disamujore, thote se do te nise angazhimet e reja me ndonje kenge te re dhe videoklip. /k.b./kosova sot/09.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Yllka Gashi TV Reklame per Unicef

Yllka Gashi TV Publicitet, Unicef Good Will Ambasador


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: vipat ne reklama
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com
- - - - - - - - - - - - - - - -

Thursday, 8 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 38

KAFAZI I ARTE 6: DITA 38



08-01-2009 9:01
Batuta dhe biseda deri ne oret e vona

Edhe pse numri i kafaziereve tane eshte kufizuar kjo nuk i pengon ata qe te jene serish aktive qofte ne lojerat apo edhe shakate e batutat me njeri-tjetrin. Tashme Ervisit i atribuohet roli i me shakaxhiut te shtepise. Jo me larg se mbreme ai dhe dy djemte e tjere, Geri dhe Omeri e kane bere per te qeshur Silvanen, te vetmen femer te shtepise, me batutat e njepasnjeshme. Atmosfera ne Kafazin e Ndryshkur ka qene me e qete dhe me e shtruar. Vajzat kane ndenjur deri vone duke biseduar dhe treguar histori njera-tjetres.

08-01-2009 10:03
Mengjes i pergjumur ne te dy shtepite

Eshte bere zakon qe banoret te qendrojne deri ne oret e vona te nates me lojera dhe te qeshura pa fund dhe si pasoje te zgjohen ne oret e vona te mengjesit. Mungesa e orareve dhe prishja e regjimit i kushtezon ata per te ndjekur nje organizim te sakte te dites. Edhe sot ka mbizoteruar nje mengjes i pergjumur ne te dy Kafazet. Ne ate te Ndryshkurin vajzat kane fjetur bashke dhe kane bere biseda gjate gjithe nates.

08-01-2009 10:57
Omeri pi kafen e mengjesit, Suada dhe Berolda akoma ne gjume

Omeri eshte zgjuar i pari edhe sot dhe si gjithnje ka pire kafen e mengjesit i vetem duke i lene banoret e tjere ne gjume. Ne anen tjeter, Kafazi i Ndryshkur vazhdon te jete akoma i fjetur. Suada dhe Berolda po kompensojne me gjume, qendrimin zgjuar deri vone mbreme.

08-01-2009 12:21
Muzike ne Kafazin e Arte, biseda ne te Ndryshkurin

Menjehere pas Omerit, jane zgjuar edhe Geri e Ervisi dhe te tre bashke kane qeshur dhe komentuar vajzat ne Kafazin e Ndryshkur qe po flinin. Pastaj Silvana eshte marre me pergatitjen e mengjesit ndersa djemte kane kercyer nen tingujt e muzikes tallave. Berolda dhe Suada kane konsumuar mengjesin dhe kane vijuar me biseda te shkurtra.

08-01-2009 13:09
Djemte flasin per futbollin

E kane nisur mengjesin me muzike dhe te kercyera. Omeri ka qene ai qe nuk i eshte ndare kercimit per asnje cast. Me pas djemte kane folur per sportin dhe deshiren per te ndjekur ndeshjet e skuadrave te preferuara. Geri ka rrefyer eksperiencen e tij me futbollin ne Gjermani. Vajzat e Kafazit te Ndryshkur, kane rene ne qetesi.

08-01-2009 14:08
Omeri dhe Geri sterviten ne palester

Omeri dhe Geri nuk kane lene pas dore edhe stervitjen ne palester diten e sotme. Vetem ne raste te rralla Ervisi i ka ndjekur por pergjithesisht ai nuk pelqen te behet pjese e kalimit te kohes ne palester. Ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, Berolda i ka shtrire floket Suades dhe te dyja vajzat jane ngrohur prane sobes.

08-01-2009 15:22
Silvana i detyrohet Gerit nje masazh gjysme oresh

Ne shtepine e Rremes, Suada dhe Berolda kane folur per banoret e tjere te Kafazit dhe marredheniet qe kane cdonjera me secilin prej tyre. Ne shtepine e Kafazit te Arte, djemte jane vene ne kerkim te te brendshmeve te cilat nuk e dine akoma se kush i ka fshehur. Geri ka mundur Sivanen ne domino dhe ajo i detyrohet nje masazh prej gjysme ore.

08-01-2009 15:59
Suada dhe Berolda cajne dru ne oborr

Vajzat ne Kafazin e Ndryshkur jane perpjekur te cajne dru. Suada ka provuar te ngjitet ne catine e shtepise se Rremes. Me pas vajzat kane ndezur soben. Ne shtepine e Kafazit te Arte, Geri, Omeri, Ervisi dhe Silvana kane luajtur serish domino dhe jane perfshire teresisht ne loje.

08-01-2009 18:26
Lojera ne Kafazin e Arte

Kete pasdite banoret kane zgjedhur si argetim ne shtepine e survejuar te Kafazit te Arte lojen me letra. Ata jane ulur perdhe ne kuzhine dhe kane nisur te “luftojne” kunder njeri-tjetrit. E ne fakt loja eshte kthyer ne nje fushe debati mes tyre e sidomos mes Silvanes dhe Omerit, te cilet u perballen disa here per vendin e te parit. Silvana ka triumfuar me ne fund duke vene poshte tre djemte. Ajo ka kerkuar te vazhdojne serish te luajne por djemte te sfiduar jane terhequr.

08-01-2009 19:25
A kane te dashur kafazieret?

Djemte kane vendosur ta ngacmojne Silvanen nese ka te dashur apo jo... Kafazieria ka pohuar se nuk ka per momentin dhe me pas te gjithe banoret kane pohuar se per aktualisht jane beqare. Me pas ritmet e muzikes kane kthyer ahengun ne Kafaz. Nderkohe nje shaka e Silvanes qe ka bere ndaj Gerit, duke e goditur me shpulle ne faqe me humor, e ka merzitur shume Gerin. Ai ka folur me Omerin dhe i ka thene se ndihet shume i fyer nga Silvana edhe pse e ka respektuar per cdo gje ate.

08-01-2009 20:57
Silvana dhe Geri debatojne me njeri-tjetrin

Edhe pse vajze e vetme ne shtepine e Kafazit Te Arte Silvana ka debatuar me Gerin. Fillimisht debati ka nisur me nje shuplake qe Silvana i ka gjuajtur Gerit me shaka,por qe ai nuk e ka pritur mire kete veprim nga Silvana.Geri i ka thene vajzes nga Tropoja se nuk i pelqeu ai veprim pasi ai i kishte thene qe ne fillim te lojes qe me gjuajtje nuk ka.Ne keto momente ka nderhyre Omeri me Ervisin te cilet ja kan vene akoma dhe me ne dukje Silvanes kete veprim qe beri.Duke mos e perballuar dot kete debat Silvana i ka kerkuar Gerit te falur dhe i ka thene atij po nuk te pelqeu mos rri me me mua dhe as mos me fol me.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Albani Fiton "Hit Song 2008" ne KTV

"Express Live" i KTVs realizon nje sondazh publik per zgjedhjen e "Kenges se vitit 2008". Kenga e Alban Skenderajt "Njehere ne vit" ka qene kenga me e votuar nga te gjitha burimet (sms, emajl, internet, tel etj). Ndersa mesohet se Adelina ka qene me e votuara ne internet mirepo votat e grumbulluara nga burimet tjera kane bere qe ajo te bie ne vendin e trete.

Ja dhe 10 kenget me te mira te vitit 2008 (sipas sondazhit):

1. Alban Skenderaj - "Nje here ne jete" (305)
2. Tingulli 3nt - "Kalle sonte" (270)(me e kerkuara via sms!)
3. Adelina Ismajli - "Trimit tim" (261) (me e votuara ne internet!)
4. Nora Istrefi - "Another World" (200)
5. Zanfina Ismajli - "Nga 1 tek 10" (190)
6. Adrian Gaxha,Tamara, Vrchak - "Dashuri Mistike" (174)
7. Korab Shaqiri - "Banesa e vogel" (168)
8. Tuna - "Inati" (155)
9. Genta Ismajli - "Njehere ne vit" (131)
10.Ermal Fejzullahu - "Ti prit edhe pak" (89)

Gjithsejt vota: 1943
(totali nuk perfshine votat e kengeve qe nuk hyne ne 10-she)

Shiqo videon!

+tag: ismaili altuna sejdiu geti ghetto gold


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 7 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 37

KAFAZI I ARTE 6: DITA 37



07-01-2009 10:18
Mengjes i pergjumur ne te dy Kafazet

Kane fjetur gjate sot ne mengjes pas nates se kaluar. Ka qene nje mbremje e kendshme ajo e mbremshmja me te ftuarin surprize per ta, Noizyn, i cili ka qene i tille per te dy shtepite. Banoret kane thyer rutinen me biseda te tjera vec atyre te zakonshmeve. Kane mesuar me shume rreth boksit, ndeshjeve dhe muzikes qe bejne rrepistet.

07-01-2009 11:59
Me prane etheve te gares

Omeri tashme i ka mengjeset e tij duke qene se zgjohet si gjithnje i pari ne shtepi ndersa ne Kafazin e Ndryshkur te dyja vajzat jane zgjuar njeheresh. Nga java ne jave ka nisur te ndihet jo pak konkurrenca mes banoreve dhe ethet e fundit te gares jane te paevitueshme tek cdonjeri prej tyre.

07-01-2009 13:09
Silvana iu ben djemve ftese

Silvana ka biseduar me Ervisin, Gerin dhe Omerin per tema te ndryshme. Ne fund ajo iu ka bere ftese djemve per ne dasmen e motres se saj dhe ata kane pranuar. Berolda dhe Suada kane vijuar te luajne me letra edhe sot ndersa Geri sot eshte angazhuar me shume se te tjeret ne pastrimin e shtepise se Kafazit te Arte.

07-01-2009 14:26
Kafazi i Ndryshkur ne gjume, i Arti ne palester

Edhe pse kater vete, banoret jane angazhuar qe te gjithe me punet e shtepise. Djemte kane ndihmuar Silvanen. Me pas Geri dhe Omeri kane vazhduar si gjithmone stervitjen e perditshme sa ne tarrace ne palester. Ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur te dyja vajzat, Berolda edhe Suada kane rene ne qetesi. Ato kane luajtur me letra dhe me pas kane rene te flene.

07-01-2009 15:08
Omeri stervitet, Silvana dhe Ervisi komentojne

Ndersa Geri eshte shkeputur nga stervitja duke e braktisur ate, Omeri eshte ai qe gjithe kohen do te ishte i gatshem ta kalonte ne palester pasi vetem aty nuk merzitet kurre. Silvana dhe Ervisi kane komentuar se bashku, Noizyn personazhin e djeshem te ftuar ne Kafazin e Arte dhe ne ate te Ndryshkur.

07-01-2009 16:03
Silvana pergatit dreken per djemte

Silvana eshte marre me pergatitjen e drekes per banoret e tjere. Ne shtepine e Rremes, Berolda dhe Suada kane fjetur per nje kohe te gjate. Geri ka lare sot rrobat e tij duke kenduar nderkohe kenge popullore dhe duke komentuar kengetaren ne sfond. Pas stervitjes Omeri ka bere dush dhe eshte ulur per te ngrene me te tjeret.

07-01-2009 17:28
Surprize Gerit i vjen vellai ne Kafaz

Autoret e Kafazit te Arte kane menduar t’i bejne nje surprize Gerit, pikerisht duke i futur ne shtepi vellain e tij te vogel. Kur ka hyre ne shtepi ai, ka qene pikerisht Geri qe e ka vene re i pari, i cili eshte emocionuar shume. Pasi eshte cmallur me vellain e vogel, te gjithe banoret kane nisur ta pyesin. Silvana e ka pyetur se “kush te pelqen me shume nga kafazieret”, dhe ai iu pergjigj qe i pelqejne te gjithe.

07-01-2009 19:00
Darke e qete ne Kafaz

Duke mos ditur oren kafazieret tane kane humbur sensin e kohes. Keshtu ata kane ngrene darken ne keto momente, duke e menduar si ore te vone te nates. Ata kane bere biseda dhe kane shkembyer batuta gjate darkes, por edhe kane falenderuar te afermit per dhuratat qe u kane sjelle. Pas darke Ervisi dhe Omeri jane marre me pastrimin e tavolines dhe larjen e eneve.

07-01-2009 20:02
Ritem ne Kafazin e Arte

Muzika popullore ka “zgjuar” kafazieret tane kete mbremje. Sapo kane degjuar ne sfond ritmet e muzikes, menjehere kater banoret jane zhvendosur ne dhomen e spektaklit dhe kane nisur te kercejne valle popullore. Nderkohe ne Kafazin e Ndryshkur Suada me Berolden po lexojne letrat, qe u kane derguar te afermit.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Edona Llalloshi Interviste per "Kosova Sot"

Edona Llalloshi
/photo public domain, kosova sot/

Interviste: Edona Llalloshi
Edona shpreson shume ne suksese te reja

“Nga viti 2009 pres nje sukses ne anen profesionale, sikurse ne vitin 2008. Pres te realizoj nje album me kenge te repertorit tim dhe padyshim edhe videoklipe te reja”, ka thene Edona

Kengetarja jone e estrades, Edona Llalloshi permbylli vitin 2008 me mjaft suksese. Ajo ndjehet e kenaqur me angazhimet e saj dhe fitimet qe i ka sjelle kenga, neper koncerte te shumta qe i ka pasur gjate vitit qe sapo ka kaluar. Suksesin e madh thote qe e ka pasur edhe gjate stines se veres, ku gjate tre muajve te pushimit veror ka qene e angazhuar me kenge ne “Parajse” te Durresit, ne te cilin vend ajo per disa vjet kendon radhazi. Per angazhimet e saj dhe per me shume rreth karrieres se saj flet ne intervisten per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Si e permbyllet vitin 2008?
Edona Llalloshi: Viti 2008 per mua ishte nje vit i suksesshem dhe me shume angazhime ne karrieren time muzikore. Kam pasur suksese te shumta neper koncerte te ndryshme, brenda dhe jashte vendit. Kam realizuar kenge te reja, pastaj realizova nje album me kenge popullore te kenduara “live”. Keto kenge publiku i ka mirepritur shume mire, ngase ne cdo koncert timin te pranishmit kane kerkuar t’i kendoj keto kenge popullore.

“Kosova Sot”: Patet ndonje deshtim gjate vitit 2008?
Edona Llalloshi: Deshtim te madh nuk kam pasur, mirepo une e konsideroj si deshtim edhe mospermbushjen e asaj qe e kam pasur ne plan ta realizoje gjate 2008-s. Kam pasur ne plan te realizoj nje album me kenge te stilit tim, mirepo per shkak te angazhimeve qe i kam pasur me koncerte nuk pata mundesi. Shpresoj qe shume shpejt do te realizoj kete album, qe besoj se do t’u pelqeje te gjitheve.

“Kosova Sot”: Ku dhe si i kaluat festat e fundvitit?
Edona Llalloshi: Me 31 dhjetor, naten e Vitit te Ri, isha ne Zvicer. Kam kaluar shume mire. Ndersa, me daten 1 janar, naten e dyte, kam qene tek “Ura e Gurit” ne hyrje te Vushtrrise. Edhe atje kalova shume mire dhe arrita qe te pranishmeve t’ju sjell atmosfere te mire. Ndersa, per festen e Krishtlindjeve kam qene ne Prage dhe ne Vjene. Kam bere udhetime te shumta gjate fundvitit, mirepo t’ju them sinqerisht se nuk e kam ndier lodhjen, sepse kam qene ne mesin e shume adhuruesve te mi.

“Kosova Sot”: Sa je e kenaqur me fitimet qe t’i solli viti 2008 me koncerte?
Edona Llalloshi: Nuk mund te ankohem, nuk ka qene keq. Natyrisht se kam pasur shume koncerte dhe shume mund, andaj edhe kam fituar dhe jam e kenaqur me fitime.

Edona Llalloshi

“Kosova Sot”: Keni nisur angazhime te reja tani ne kete vit te ri?
Edona Llalloshi: Po, jam ne pergatitje te kengeve te reja. Besoj se do te kem sukses edhe gjate ketij viti, do te mundohem qe adhuruesve t’ju sjell kenge sa me te mira. Padyshim se, pervec kengeve te reja, do te kete edhe videoklipe te reja.

“Kosova Sot”: Cfare do te kishit deshiruar t’ju sjelle ky vit qe sapo e filluam?
Edona Llalloshi: Nga viti 2009 pres nje sukses ne anen profesionale, sikurse ne vitin 2008. Pres te realizoj nje album me kenge te repertorit tim dhe padyshim edhe videoklipe te reja. /k.bajrami/kosova sot/06.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rejhana Morina, Videoklip i Ri, Intervista

Rejhana Morina
/photo artfabe/

Interviste: Rejhana Morina
‘Zi e me zi’, videoklipi me i ri

Rejhana Morina, kengetarja tanime e njohur, ka kohe qe deshiron qe karrieren e saj ta zhvilloje edhe ne Kosove, meqe per shume vjet jeton ne Zvicer dhe thote se atje ka shume adhurues. Tani Rejhana adhuruesve te saj u ka sjelle videoklipin me te ri te kenges “Zi e me zi”. Per kete projekt dhe per me shume te tjera flet ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Keni nisur punen ne Kosove, si ndiheni?
Rejhana Morina: Eshte e vertete qe koheve te fundit kam filluar te punoje ne Kosove. Deshira ime eshte qe karrieren time muzikore ta zhvilloj ne vendin tim nga i cili vij. Tani kam nisur bashkepunimin me Genc Prelvukajn, ku kam realizuar kengen “Zi e me zi”. Ne kete kenge kane punuar Genci dhe Astrit Stafaj.

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me kete bashkepunim, mendoni se do te pelqehet ne publik?
Rejhana Morina: Besoj se do te pelqehet, sepse kemi arritur te realizojme nje kenge mjaft te mire, me nje stil me ndryshe, dicka me e vecante ne tregun tone muzikor. Kenga eshte me nje zhaner ritmik dhe besoj se do t’u pelqeje te gjitheve. Eshte hera e pare qe po bashkepunoj me Gencin dhe jam shume e kenaqur. Besoj se edhe ne te ardhmen do te punoj me te ne projekte te reja.

“Kosova Sot”: Na flisni dicka per videoklipin e kenges?
Rejhana Morina: Kenges “Zi e me zi” ia kemi pergatitur edhe videoklipin, te cilin e kemi punuar me produksionin “A and G” nga Prishtina. Kam arritur te shperblehem me cmimin “Klipi me i mire i zhanrit trondites”, qe eshte mbajtur kete vit ne Kosove nga “Ziko awards”, me kengen “Rozana, bija ime”.

“Kosova Sot”: Keni nisur ndonje projekt te ri?
Rejhana Morina: Po, pervec kenges “Zi e me zi”, jam duke i punuar edhe dy kenge te reja. Njera prej ketyre kengeve titullohet “Asnjehere s’kam qene me e nxehte”. Keto kenge jam duke i punuar me Arsim Bunjakun.

Rejhana Morina
/photo gazi/

“Kosova Sot”: Cila kenge ua hapi dyert e suksesit?
Rejhana Morina: Kenga “Rozana, bija ime” e realizuar para dy vjetesh me ka sjelle shume sukses dhe fat. Kjo kenge eshte shume e prekshme dhe ka goditur vemendjen e te gjitheve, andaj edhe eshte pelqyer shume ne publik.

“Kosova Sot”: Cfare lloj zhanresh kultivoni?
Rejhana Morina: Kenget e mia i perkasin disa zhanreve si: Tekno, R&B, balada, zbavitese.

“Kosova Sot”: Ne cilen rryme muzikore e ndieni veten me mire?
Rejhana Morina: Te them te drejten, ne te gjitha zhanret kendoj me gjithe shpirt, mirepo e ndiej veten shume mire kur kendoj balada.

“Kosova Sot”: Pervec kenges, me cfare merreni?
Rejhana Morina: Nuk merrem me ndonje pune tjeter pervec kenges, tani per tani jam e perkushtuar vetem me kenge.

“Kosova Sot”: Cfare pret nga viti 2009?
Rejhana Morina: Pres shume suksese, shume fat dhe shume dashuri.

“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Rejhana Morina”: Ne te ardhmen mendoj te realizoj albumin e ri, te cilin do ta editoje produksioni “Eurolindi” dhe “Pallma” nga Gjilani. Koheve te fundit, kam qene e angazhuar me xhirimet e Vitit te Ri, neper produksione te ndryshme vendore dhe neper programe te televizioneve tona. Kam qene e angazhuar edhe me mbremje muzikore neper vende te ndryshme te botes. Shfrytezoj rastin t’ua uroj Vitin e Ri te gjithe adhuruesve te mi kudo qe jane. /k.bajrami/kosova sot/03.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: rejhane rehane reihana rihana
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 6 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 36, Mysafir Noizy!

KAFAZI I ARTE 6: DITA 36, MYSAFIR NOIZY



06-01-2009 10:28
Largohet Matilda nga shtepia

Nje mengjes tjeter i pergjumur ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret jane ende ne gjume edhe pse muzika i shoqeron me ritmet e saj. Pas spektaklit te djeshem, banoret kane rene per te fjetur ne oret e para te mengjesit. Matilda banoria e kafazit eshte larguar duke perfunduar lojen e saj. Me pas dy vajzat e Kafazit te Arte, Berolda dhe Suada kane shkuar ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur per te vazhduar lojen e tyre atje.

06-01-2009 11:05
Dasti, banori tjeter le Kafazin e Arte

Mbreme i jane larguar shtepise se Kafazit te Arte kater banore midis te cileve edhe Dasti, qenushi i Silvanes i cili e kishte gjetur veten mjaft mire mes banoreve ne Kafaz. Ka qene nje nate e ngarkuar ajo e mbremshmja me emocione dhe te papritura, diskutime dhe debate mes familjareve qe i kane dhene spektaklit nje dinamizem te vecante.

06-01-2009 12:21
Rikthimi ne shtepine e Rremes

Ka vijuar normalisht jeta e dy vajzave, Beroldes dhe Suades ne shtepine e Rremes. Pas rikthimit edhe njehere aty, ato e kane gjetur veten si ne shtepine e tyre. Vajzat kane dale te bisedojne ne oborr duke shijuar kafen e mengjesit. Ndersa ne Kafazin e Arte, mengjeset jane po te njejta. Omeri eshte zgjuar si gjithnje i pari dhe ka pergatitur kafene e mengjesit.Vajzat kane dale te bisedojne ne oborr dhe te pijne kafen e mengjesit.

06-01-2009 14:03
Berolda dhe Suada luajne me letra

Vajzat ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur kane gjetur si menyre argetimi lojen me letra. Kane folur per kohen e kaluar mes banoreve te tjere ne Kafazin e Arte dhe per menyren se si do ta kalonin kohen ne shtepine ne fshat. Ne shtepine e Kafazit te Arte, menjehere pasi jane zgjuar, djemte jane ngjitur ne tarrace dhe kane biseduar nderkohe qe vajzat jane akoma ne gjume.

06-01-2009 16:03
Geri, Omeri dhe Ervisi flasin per filmat aksion

Geri, Omeri dhe Ervisi i kane folur te apasionuar per filmat aksion dhe menyren si jane te ndertuar ato. Silvana ka lare rrobat ndersa ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur, Berolda dhe Suada kane biseduar per Ylberin, largimin e tij dhe cfare mendonte ai per to. Pas bisedes, Geri dhe Omeri kane bere stervitje ne tarrace.

06-01-2009 18:01
Tradhtia teme diskutimi ne Kafaz

Duke qene se tashme jane vetem kater kafaziere ne shtepi, banoret tane kane menduar te hapin tema diskutimi. Keshtu Omeri ka hedhur idene per te diskutuar per tradhtine. Tre djemte, Geri, Omeri dhe Ervisi kane qene gati te rrefejne histori te degjuara lidhur me kete teme. Ndersa Silvana e vetmja vajze e shtepise ka marre rolin e degjueses. Por historia personale e Omerit, ku kishte terhequr prej flokesh te dashuren e vet perse ajo e kishte genjyer. Kaq ka dashur Silvana qe te debatoje me Omerin. Ajo nuk e ka justifikuar kapjen prej flokesh qe kishte bere Omeri, dhe pse e dashura e tij kishte bere gabim. Pas kesaj ajo i ka thene se “meshkujt qe vene doren mbi femra jane meshkujt me kot ne bote”. Kjo situate eshte kthyer me te qeshur nga Geri dhe Omeri, megjithate ata kane qene ne krah te Omerit. Dhe madje jane perpjekur te bindin Silvanen se ka pasur te drejte Omeri.

06-01-2009 19:00
Noizy ne Kafazin e Arte

Surpriza e mbremjes per kater kafazieret tane ka qene kengetari i preferuar i tyre repisti Noizy. Ai eshte miqesuar menjehere me banoret e ata si gjithmone kane nisur marrjen ne pyetje te personazhit. Omeri e ka pyetur per karrieren dhe Geri ka pergatitur kafe per mysafirin. Nderkohe Noizy ka folur edhe per te kaluaren e tij si boksier. Gje qe ka shtuar kuriozitetin e Omerit, i cili eshte gjithashtu boksier. Noizy ka treguar qe i ka ndjekur banoret dhe eshte nje simpatizant i Kafazit.

06-01-2009 21:04
Surprize ne Kafazin e Ndryshkur

Qetesine e jetes se vetmuar te dy vajzave te Kafazit te Ndryshkur, Beroldes dhe Suades e ka thyer personazhi surprize. Repisti Noizy qe para pak castesh doli nga Kafazi i Arte ka vizituar dhe dy banoret qe ndodhen ne shtepine e Rremes. Vajzat kane qene duke kercyer dhe ne te njejten menyre ka hyre ne shtepi edhe repisti. Ato kane hyre menjehere ne muhabet me te dhe kane filluar te ndajne eksperiencen e Kafazit, ndersa reperi ka treguar per karrieren e tij.

06-01-2009 22:25
Darke e qete ne Kafaz

Pas largimit te repistit Noisy kafazieret tane kane vazhduar te flasin per te. Noisy u premtoi atyre se do t’u beje nje kenge qe do ta kendoje naten e ardhshme te spektaklit. Kjo i ka kenaqur pa mase banoret tane. Me pas Silvana, “zonja e shtepise” ka marre persiper te beje darken, ndersa i ka ardhur ne ndihme edhe Geri. Omeri dhe Ervisi kane bere biseda te ndryshme, ku kane permendur edhe banoret, qe jane larguar. Nderkohe Suada dhe Berolda kane kujtuar te afermit e tyre, te cilet dhe i kane pershendetur.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Diellza Kolgeci Me Nje Iniciative Bamirese!

DIELLZA KOLGECI DHE SHOQERIA E SAJ GEZOJNE FEMIJET E DESHMOREVE DHE INVALIDEVE TE LUFTES

Diellza ka marre nje iniciative bamirese gjate festave te fundvitit duke gezuar femijet e deshmoreve dhe invalideve te luftes me dhurata te Vitit te Ri! Ajo e ka quajtur kete iniciative te thjeshte por qe ia vlen: "Ne kemi bere shume pak, por ja femijet jane gezuar shume!" tha Diellza.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ermal Fejzullahu ne "Express Live" Festiv

ERMAL FEJZULLAHU: 2008 VIT I SUKSESSHEM!

Ermali eshte i kenaqur me te arriturat e tij ne sferen profesionale gjate vitit 2008 pasi albumi i tij ka pasur shume sukses. Ne sferen personale viti 2008 do te jete ne kujtim per te per shkak se ne kete vit ai humbi beqarine. Ermali u martua me Ariana Cakollin dhe ishte nje nder martesat me te perfolura gjate vitit qe shkoi. Ndersa vet Ermalit si duket martesa i ka bere hajr pasi koheve te fundit po shihet se ka shtuar peshe dhe po duket mjaft i shendoshe si "llokum". Duket se nusja e re po e kqyr'ka mire burrin! Ermali nuk tha gje drejtperdrejt ne lidhje me thashethemet qe cirkuluan se ai eshte martuar kaq heret per shkak se ka lene Arianen me barre dhe keshtu i eshte "zene bishti me rrote" nga drenicaket! Mirepo, terthorazi permend se thashethemet ne lidhje me martesen e tij nuk i kane penguar aspak. Sido qe te jete, ciftit te ri i urojme vit te ri te mbare me shprese se do shtohen dhe do na sjellin kengetare te rinj ne familjen a madhe Fejzullahu.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Megjithate Aferdita Nuk Eshte Xheloze!

Aferdita nuk xhelozon!

E dashura e Shpat Kasapit, Aferdita Dreshaj, ka reaguar ndaj spekulimeve ne lidhje me raportet e saja me Rovena Stefen duke thene se gjithcka shkon mire ndermjet tyre.

Mediat shqiptare kishin spekuluar se raportet ndermjet te dashures se Shpatit dhe Rovenes jane prishur per shkak te disa fotografive te publikuara kinse nga Rovena ku shihet kengetarja nga Shqiperia bashke me Shpat Kasapin.

Mirepo, Aferdita ka mohuar gjithcka duke thene per revisten “Albaniac” se asgje nga keto spekulime nuk jane te verteta dhe se ajo ka raporte shume te mira me Rovenen. /albaniac/telegrafi/03.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online