All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 17 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 47



KAFAZI I ARTE 6: DITA 47

17-01-2009 11:16
Muzika zgjon kafazieret nga gjumi

Mengjesi i ka gjetur akoma ne gjume banoret tane. Sa me shume kohe kalon aq me teper ndihen ethet e konkurimit mes njeri-tjetrit edhe pse ata jane perpjekur qe kete gje te mos e percjellin nepermjet sjelljes se tyre. Tingujt e muzikes ne shtepi kane nisur te bejne punen e tyre. Geri eshet zgjuar i pari kete mengjes edhe pse nuk eshte ngritur nga shtrati.

17-01-2009 12:57
Berolda konstaton se eshte shendoshur

Geri ka qene ai qe eshte zgjuar i pari sot dhe ka nisur te beje kafene me qumesht. Prapesia e radhes ka qene te ngacmonte Suaden per ta zgjuar ate nga gjumi derisa ajo eshte zgjuar vertet. Te gjithe bashke jane ngjitur ne tarrace, aty ku bisedat jane gjithnje e me interesante. Berolda i eshte gezuar faktit se eshte shendoshur brenda ne Kafaz ndersa Suada eshte shprehur se stresi e bente te shtonte ne peshe.

17-01-2009 15:46
Vajzat gatuajne per veten dhe per djemte

Kane mbaruar me punet e shtepise dhe jane ngjitur serish ne tarrace. Tema e bisedes eshte vertitur rreth meshkujve dhe ne bisede e siper Suada eshte shprehur se nuk i pelqenin aspak meshkujt me unaze floriri. Me pas nevoja per te ngrene i ka zbritur banoret poshte ne shtepi dhe vajzat jane impenjuar te gatuajne dreken ndersa djemte kane vazhduar biseden.

17-01-2009 17:11
Volejboll ne Kafaz

Kafazieret po argetohen ne tarracen e shtepise duke luajtur volejboll. Ata kane sajuar nje rrjete me shallin e Beroldes dhe i kane dhene tarraces pamjen e nje fushe te vertete loje. Jane ndare ne dy grupe, vajzat Berolda, Suada dhe Silvana kunder Ervisit dhe Gerit. Djemte i kane mundur vajzat edhe pse ato ishin me shume ne numer dhe kjo ka sjelle diskutime me pas ne shtepi.

17-01-2009 20:12
Joni, pjese e diskutimeve mes kafaziereve

Ish kafazieri qe la lojen gjate javes se trete ka qene sot ne vemendjen e kafaziereve. Ka qene Silvana me Gerin qe kane nisur te flasin per te. Ata kane pohuar se jane zhgenjyer vertete nga ai. Silvana ka treguar se “ai dukej qe shtirej gjithe kohes dhe donte te ishte protagonist, dhe sillej mire ne sy por prapa kraheve fliste te kunderten”. Geri e ka mbeshtetur Silvanen dhe ka pohuar se “ai bente loje. U mor vesh gjithcka. Une nuk do ta kisha besuar po te ma kishin thene nese nuk do te shihja kroniken ku ai na kishte hedhur poshte te gjitheve. Sinqerisht jam befasuar dhe zhgenjyer, por megjithate une do ta takoj kur te dal nga loja dhe besoj se do sqarohemi”, ka thene Geri.

17-01-2009 21:07
Ritem ne Kafazin e Arte

Pas thashethemeve qe kane bere ne tarracen e shtepise per Jonin, ish kafazierin qe la lijon ne mes, kafazieret kane zbritur ne kuzhine dhe po argetohen nen ritmet e muzikes. Ata duken shume te lumtur kete mbremje dhe gjithashtu me emocionet e afrimit te nates se spektaklit. Te peste ndihen shume mire, ndersa kercejne para pasqyres dhe i bejne tifo njeri-tjetrit.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F-Five Club 24 Janar 2009: Bertan Asllani

F Five Club 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

BERTAN ASLLANI
Dj Limi, Dj Lumix, Dj Nardi

22:00 - 23:00 Hyrja falas!

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Diskoteka Time 24 Janar 2009: Blero, Vellezerit Aliu

Diskoteka Time 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

BLERO & VELLEZERIT ALIU

Robinienhof 3 (Marktplatz)
45894 Gelsenkirchen Buer

diskoteka-time.de
0160 953 10 462
0173 160 7 530
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Music Palast 24 Janar 2009: Xeni & Korab Jetishi

Music Palast 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

SHKELZEN JETISHI XENI & KORAB JETISHI
Per here te pare ne Munchen, Babe e Bir
Si dhe kengetari Tuxh Gjakova
Me harmonike: Vllaznim Buxhovi
Me Sint: Armend Avdyli

Wilhelm-Hale Str. 44
80637 Munchen
tel. 01791 399 240


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 23 & 24 Janar 2009: Nusran Fera, Muhamet Sejdiu

Disco Puls 23 dhe 24 Janar 2009

TE PREMTEN DHE TE SHTUNEN ME 23 & 24 JANAR 2009

NUSRAN FERA, MUHAMET SEJDIU, BAJRAM DOBRA
Dj Trimi, Dj F-Flow

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg (AG)

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 24 Janar 2009: Smail Puraj, Viola Syla

Disco Bilboa 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

SMAIL PURAJ, VIOLA SYLA

Hyrja 10 Euro
Hyrja deri 23h Gratis!

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041
Munchen Oberhaching
0173 192 29 77 OTI
0157 739 027 30 IGI
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: smail
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 24 Janar 2009: Ciljeta, Sinan Hoxha, Naser Maqedonci

Insomnia Club 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

CILJETA, SINAN HOXHA, NASER MAQEDONCI
Dj Backy, Dj Naimi

Hyrja per femra deri 23h falas!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Yllka Kuqi, Kafja e Mengjesit RTK

YLLKA KUQI NE KAFEN E MENGJESIT RTK!

Kengetarja Yllka Kuqi mirepret ne shtepine e saj, Delfina Zeqirin, reporteren e RTKs per emisionin "Kafja e Mengjesit". Ne shtepi eshte i pranishem edhe vellau i Yllkes, Vali, poashtu kengetar.

Ne pika te shkurtera:

  • Yllka Kuqi eshte gjakovare dhe jeton,po pra, mu ne Gjakove!
  • Ajo nuk e ka te veshtire te zgjohet heret pasi puna qe ajo punon ia dikton kete rutine per cdo dite, pervec kuptohet vikendit. Perndryshe ajo punon tash 4 vjet per organizaten humanitare "Children for Tomorrow" dhe orari i saj i punes fillon fix ne ora 8 te mengjesit. Puna e saj eshte e lidhur ngushte me projektet psiko-sociale ku punon me femije dhe adoloshente, pasi nga profesioni, nese nuk e keni ditur, eshte psikologe.
  • Yllka nise diten zakonisht me nje kafe (si duket jo turke por "kafe me bokall") dhe ne mengjes ka deshire, derisa te pergaditet per te dale, te shoqerohet me muzike duke zgjedhur ndonje nga kanalet muzikore ne televizion.
  • Ne kohen e lire, Yllka nuk eshte aspak e lire. Ajo ka shume aktivitete dhe rralle qe ndeshet me pyetjen "C'ka tash?".
  • Gjate veres, ka qejf te dale cdo dite ne mbremje ne qytetin e saj te bukur te Gjakoves, se paku per nje kafe. Gjate dimrit, me shume rri e strukur ne shtepi duke shikuar televizionin.
  • Yllka nuk e perdore shume internetin dhe nese e perdore, ate e bene kryesisht nga nevoja si p.sh. per komunikim, perndryshe jo "per te humbur kohe" si thote ajo. Po natyrisht, edhe ajo e ka nje akont me Facebook por ja qe ralle e kontrollon ate!
  • Vali, vellau i Yllkes, eshte poashtu kengetar dhe si me i vogel ka kenduar kenge per femije, ndersa ka te realizuar edhe nje album. Ai per momentin eshte duke pauzuar por planifikon ti rikthehet kendimit ne te ardhmen. Nga ajo qe pame duke kenduar me Yllken, duket te jete nje yll i vertete, natyrisht ende i pazbuluar mire.
  • Babai i Yllkes, Zeqe Kuqi, edhe pse me profesion mjek (internist), eshte poashtu nje kengetar shume i njohur ne Kosove. Si duket e tere familja Kuqi e kane te trasheguar nje afinitet ndaj artit te muzikes pa marre parasysh aspiratave te tyre profesionale.
  • Yllka gjate karrieres se saj si kengetare ka marre shume shperblime, por si thote ajo ne shaka, tash jane duke i bere edhe telashe, pasi i duhet gjetur vend cdo cmimi dhe duhet pastruar ato rregullisht. Perndryshe, ajo karrieren e saj profesionale artistike e filloi ne vitin 2003 ne "Zambakun e Prizrenit" ku edhe eshte shperblyer me cmimin "Interpretimi me i mire".
  • Yllka prezentoi edhe veshjet e saja (garderoben), dhe ra ne sy fustani qe e kishte veshur ne Kengen Magjike 2008. Mesuam se ky fustan eshte i shtepise "Giovani". Ndersa ajo vet vecoi fustanin e fejeses. Ajo gjate intervistes permendi emrin Astrit dhe aty pame nje foto te saj te perbashket me te. Per martese nuk u tha gje, por as nuk u pyet!

Yllka Kuqi dhe Astriti
/astrit pallaska dhe yllka kuqi, photo rtk/

Pjesa 1


Pjesa 2

+tag: kafeneja kuci kafeja mengjezit zeqiri

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ulpiana Club 24 Janar 2009: Valton Krasniqi, Labinot Rexha

Ulpiana Club 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

VALTON KRASNIQI, LABINOT REXHA
Valbona, Avnia
Dj Jazz, Dj Ricco

Hyrja per femra der 23h falas!

Adresa & Info:
autoroute A9
sortie Villeneuve
suivre fléchage Funplanet
Ulpiana club
zone commerciale
1844 Villeneuve

Mobil: 079 331 92 35
Mobil: 079 679 67 70
Mobil: 079 542 19 85
www.ulpiana-club.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 24 Janar 2009: Elvana Gjata

Boleros Club 24 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 24 JANAR 2009

ELVANA GJATA
Mimoza Shkodra, Mentor Kurtishi, Bekim Kumanova
DJ Dasul, DJ Ari

HYRJA 10sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Flaka Krelani Enderron "Eurosong 2009"!

Flaka Krelani Festivali RTSH 47
/photo rtsh/

INTERVISTE: FLAKA KRELANI
Pjesemarrja ne ‘Eurosong 2009’, ende nje enderr

“Une, falenderoj te gjithe per perkrahje dhe besoj se gjithcka qe ndodh do te jete ne te mire edhe te vendit tone dhe padyshim edhe te karrieres sime”, ka thene Flaka

Flaka Krelani, tashme kengetare mjaft e suksesshme, ka pasur disa pjesemarrje neper festivale dhe ne shumicen prej tyre ka rrembyer cmime. Koheve te fundit kane qarkulluar zera per mundesine e pjesemarrjes se Flakes ne “Eurosong”, ne kengen duet me Kejsi Tolen. Mirepo, deri me tani asgje nuk eshte definitive. Flaka thote se me shume kenaqesi do te pranoje ftesen. Per kete dhe shume te tjera, flet Flaka ne intervisten per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Thuhet se do te merrni pjese ne “Eurosong” me nje interpretim te perbashket me Kejsi Tolen, cila eshte e verteta?
Flaka Krelani: Edhe une i kam degjuar keto zera, mirepo ende nuk ka asgje definitive. Sapo te konkretizohet gjithcka une me kenaqesi do t’ju beje te ditur cdo detaj lidhur me pjesemarrjen ne “Eurosong”.

“Kosova Sot”: Do te jete nje enderr juaja e realizuar, apo jo?
Flaka Krelani: Une edhe njehere iu falenderoj te gjitheve per nje perkrahje te tille dhe besoj qe gjithcka qe ndodh do jete ne te mire edhe te vendit tone dhe padyshim edhe te karrieres sime.

Kejsi Tola dhe Flaka Krelani ne Festivali RTSH 47

“Kosova Sot”: Keni qene e ftuar si mysafire ne Festivalin e Kenges ne RTSH, ne duet me Kejsi Tolen, qe e konsideroni si sukses, cilat jane sukseset e tjera ne 2008?
Flaka Krelani: Viti 2008 ishte mjafte karakteristik per mua. Ai karakterizohet me pjesemarrjen time ne Festivalin e Kenges ne RTSH, ku isha e ftuar si mysafire per te kenduar duet me Kejsi Tolen, kurse kjo kenge edhe fitoi per te marre pjese ne “Eurosong 2009”, pastaj me fitoren e cmimit per here te dyte ‘’Best Rock’’ ne ‘’Videofestin muzikor’’, me pjesemarrjen ne “Top fest 5” dhe natyrisht me realizimin e videoklipit “T’ boj me rock’’.

“Kosova Sot”: Keni pasur ndonje deshtim?
Flaka Krelani: Deshtime nuk mund te them qe kam pasur, pasi projektet qe une mendoja t’i realizoja u realizuan me shume sukses.

“Kosova Sot”: Cfare jeni duke punuar momentalisht?
Flaka Krelani: Momentalisht jam duke e finalizuar kengen me te re, te cilen mendoj ta publikoj shume shpejt, shpresoj edhe me nje videoklip te ri. Besoj qe me kete kenge do te marr pjese ne “Top Fest”, pasi kjo kenge i pershtatet shume normave te ketij festivali dhe shpresoj qe te pelqehet nga te gjithe.

“Kosova Sot”: Cfare mendimi keni per rockun ne Kosove, sipas jush, eshte duke ecur mire?
Flaka Krelani: Gjithmone jam e frikesuar te kritikoj dicka qe ka lindur shume me heret se une, mirepo pasi une vete e kultivoj kete zhaner te muzikes, ndoshta me ngelet pak hapesire dhe mundesi te shpreh mendimet e mia per rockun. Muzika rock ka qene nje zhaner qe nuk ka njohur as gjini, as moshe, eshte degjuar nga te gjitha shtresat e njerezve, sepse ka qene i vetmi zhaner qe eshte kultivuar me se shumti dhe normalisht eshte pelqyer nga te gjithe. Me vjen keq qe ne ditet e sotme nuk e ka me vleren sic e ka pasur dikur me perpara, duke filluar nga vitet e 60-ta, 70 –ta, ku njohim shume bende te famshme qe e kultivonin rockun e deri te viti 2000. Viti 2008 mund te them qe ishte karakteristik edhe per kete gje, sepse ne edicionin e “Top festit 5” kishte shume pjesemarres me kenge rock dhe bende shume te mira, po ashtu me kenge rock. D.m.th., ishte nje vit ku muzika ne Kosove, ne Shqiperi, ne Maqedoni filloi te marre nje kahe pozitive sa i perket ketij zhanri te muzikes qe filloi te kultivohej me shume se sa qe e kishim paramenduar. Normalisht, fale medieve dhe vete “Top Festit” qe na dhane perkrahje te madhe te paraqitemi sic e kishim merituar dhe jam shume krenare qe isha pjesemarrese e ketij edicioni.

Flaka Krelani

“Kosova Sot”: Kush eshte idhulli juaj?
Flaka Krelani: Kam shume idhuj…nder ta jane Janis Joplin, Jimi Hendrix, Alanis Morissete, Anouk, Pink Floyd, White Snake, The Doors, David Boeie, The Arcade Fire, The Killers, Coldplay, Michael Buble, Guano Apes, Audioslave, Massive Attack, Led Zeppelin e shume kengetare dhe bende te tjera.

“Kosova Sot”: Ndonje mesazh per fund?
Flaka Krelani: Nje pershendetje te ngrohte dhe te fuqishme per fansat e mi, te cilet me japin shtytjen maksimale qe te arrij ate qe ka qene dikur enderr imja ne sirtar po qe tashme nuk eshte me. Degjojeni ate cfare me te vertete ju ben te ndjeheni rehat, origjinale dhe te motivuar per gjithcka. /kastriote bajrami/kosova sot/17.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 23 Janar 2009: Naser Maqedonci, Beka

Rinora 4 Club 23 Janar 2009

TE PREMTEN ME 23 JANAR 2009

NASER MAQEDONCI & BEKA
Me kenge e re "Bakarashmak"
Mc Beka, Dj Dalool, Dj Muli

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 16 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 46



KAFAZI I ARTE 6: DITA 46

16-01-2009 10:18
Pergjumje ne shtepine e Kafazit te Arte

Mengjeset ne shtepine e Kafazit te Arte jane gjithnje e me te pergjumura si pasoje e neteve pa gjume te kaluara mes lojerave dhe argetimeve me njeri-tjetrin. Suada ka kercyer mbreme deri ne oret e vona te mbremjes nderkohe qe debatet per ceshtje te ndryshme kane qene prezente.

16-01-2009 17:36
Sporti teme diskutimi ne Kafaz

Ervisi dhe Silvana kane diskutuar kete pasdite per sportin. Duke qene se ata Silvana eshte volejbolliste kjo eshte nje nga temat te cilen ajo e ka me shume per zemer. Por kjo eshte kthyer ne nje debat mes saj dhe Ervisit, i cili ka pohuar se me te aftit vleresohen. Silvana e ka kundershtuar duke thene se shpesh here nuk merret parasysh vleresimi i trajnerit, por preferencat e presidentit te klubit. Ne krah te Ervisit ka dale edhe Berolda. Diskutimet kane vazhduar gjate por Ervisi dhe Berolden duket se thjesht duan ta kundershtojne Silvanen, pavaresisht se logjika e saj mund te jete e drejte.

16-01-2009 19:06
Suades leter i dashuri nga Italia

“Te kam shpirt zemer, te dua shume prandaj mos pusho se me menduari se te kam jete. Tani jam me i qete se kam edhe lajme nga ty. Ditet e hidhura ketu po mbarojne, po ikin dita dites. Dhe do jemi prape se bashku. Do flasim per eksperiencen tende ne Kafaz dhe do t’i shohim te gjitha filmimet bashke, se i kam thene nje shoku te mi regjistroj te gjitha skenat e tua. U be dy jave qe po i regjistron. O bebi vazhdo keshtu. Ji vetvetja se ti je shume terheqese je shume tip dhe i afron shume njerezit. Me karakterin tend je shume e vecante dhe keto ishin arsyet qe une u dashurova me ty. Jam dashuruar aq shume saqe ke zene te gjithe koken time vetem me mendimet e tua, praktikisht vetem ty te mendoj. Te dua pa mase”.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Lori i Do Ndryshimet!

Loreta Kacka LORI
/photo public domain/

Lori i do ndryshimet

“Gjithnje preferoj te dukem me veshje te ndryshme, eksperimentoj me lloj-lloj fustanesh”

Loreta Kacka-Lori eshte e dhene pas dukjes se saj, dhe shpeshhere ne paraqitjet e saj ate e shohim me lloj-lloj ndryshimesh ne pamje dhe ne veshje. Me veshje thote se furnizohet me shume jashte, ndersa fustanet, me te cilat paraqitet ne skene, i qep ne Shkup. “Gjithnje preferoj te dukem me veshje te ndryshme, eksperimentoj me lloj-lloj fustanesh. Ka kohe qe vazhdimisht jam duke i qepur fustanet te Zihanja ne Shkup, dhe shume rralle ndodh te blej te gatshem. Ndersa veshjet e tjera skenike dhe ato te perditshmerise i blej kryesisht jashte vendit, por me shume ne Itali”, shprehet Lori per “Kosoven Sot”. Sa i perket pamjes, ndryshimeve ne floke me te cilat eshte paraqitur ne videoklipin e fundit, me nje ndryshim te madh nga biondja ne brune, thote se e ka bere me qellim ne menyre qe te duket me nje ndryshim te madh. “Ka kohe qe per dukjen time perkujdeset Njomza, me te cilen jam shume e kenaqur.

Lori ne klipin Shen Valentini

Stili me te cilin jam paraqitur ne videoklipin e fundit eshte komplet ideja ime, veshjet jane te gjitha cfare kam kerkuar une, jane qepur special per kete videoklip dhe mendova qe edhe floket e zeza jane te perkryer per veshjet. Dhe, per kete kenge pse mos te kem nje ndryshim, une gjithmone kam deshire te sjell dicka te re te publiku dhe po ta veni re te gjitha klipet e mia jane ndryshe nga njeri- tjetri. Deri me tani cdo ndryshim imi ka qene pozitiv dhe ne qofte se nuk ke ndryshim atehere s’ke nevoje te besh klipe”, thote ajo. Lori na le te kuptojme se ne te ardhmen do te kete ndryshime te radhes, te cilat shpreson se do te pelqehen ne publik. /k.b./kosova sot/15.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sabri Fejzullahu, 62 Vjecar Por Nuk e Leshon dot Takati!

Sabri Fejzullahu
/photo public domain/

Kengetari me 42 vjet karriere
Sabriu nuk ka te ndalur!

“Kam bere qe t’i harroj 62 vjetet, sepse ne to nuk mendoj fare. Mendoj cka te bej akoma me shume, ne menyre qe te jem i kerkuar, i pelqyer, dhe vitet nuk numerohen, nese te tjeret te kerkojne”, thote Sabri Fejzullahu

Sabri FejzullahuSabri Fejzullahu, edhe pse me nje moshe te shtyre, nuk ndalon se pushuari ne karrieren e tij. Ndonese me 62 vjetet qe i ka ndjehet akoma energjik dhe i vullnetshem per te krijuar kenge dhe hite te reja. Me albumin e fundit, qe mban titullin “Po me leshon takati”, pati shume sukses, sepse ne te ka realizuar kenge te mira, me emra te njohur te skenes shqiptare. Edhe pse albumi ka titullin “Po me leshon takati”, Sabriu thote se nuk e leshon takati ne kenge, perkundrazi ai cdo here e me shume po mbushet me energji dhe vullnet, e kete thote e arrin fale adhuruesve dhe rinise, te cilet e adhurojne shume. “Eshte fakt qe ne album e vecoj kengen “Po me leshon takati”, mirepo mua asnjehere nuk me shuhet vullneti per kenge. Jam munduar, si gjithmone, te eci me kohen. Kjo do te thote t’i qendroj besnik melosit shqiptar dhe ta inkorporoj modernen, ajo qe sot degjohet, sepse keshtu e kerkojne sot. Neser, po qe se preferohet dicka tjeter ne orkestrime dhe me ritem, une prape do te jem ai qe do te mundohem t’i plotesoj kerkesat e atyre qe jane sovrane per mua, e ky eshte publiku”, thote ai per “Kosoven Sot”.

Sabriu ka bere nje karriere te gjate prej 42 vjetesh, por ai thote se mosha nuk ndikon fare ne vazhdimin e karrieres se tij. “Une jam ky qe jam, as me pak dhe as me shume se qe e di publiku. Mund te them se jam profesionist dhe me shume vullnet, une shkrihem ne kuptimin melodik, vetem e vetem qe te jem me shijen e publikut. Ndoshta dhe identiteti, nese mund ta quaj imi per ate qe kam lene me pare dhe qe mundohem ta le dhe nje gjurme te mire ne muziken shqipe. Kam bere qe t’i harroj 62 vjetet, sepse ne keto nuk mendoj fare. Mendoj cka te bej akoma me shume, ne menyre qe te jem i kerkuar, i pelqyer, vitet nuk numerohen, nese te tjeret te kerkojne. Mund ta lesh kengen dhe ne moshen 25-vjecare, nese nuk te kerkojne. Une dhe po ta le kengen nuk pikellohem, sepse po e le nje pasardhes qe do te jete me i mire dhe i dashur te publiku”, perfundon Sabriu. /k.bajrami/kosova sot/15.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Diellza Kolgeci Interviste per "VIP Press"

Diellza Kolgeci
/photo public domain/

Nena ime eshte 100% shqiptare!

Nuk ka ndryshuar fare nga koha kur u shpall ‘Miss Kosova 1996’. Diellza Kolgeci vazhdon te mbetet po aq e bukur sa 13 vjet me pare, po aq e dashur per publikun, megjithese ka ruajtur nje pamje thuajse konstante.

Organizimi i te parit spektakel bukurie ne Kosove ishte nje nga ngjarjet me te bujshme te vendit tone. Po, po! Ne ate kohe, organizimi i “Miss Kosovares” beri vertet buje. Ajka e spektaklit padiskutim mbajti emrin e Diellzes. Veshur me nje pale rroba banje nga me modestet, ajo shfaqi elegance, brishtesi, thjeshtesi dhe druajtjen e nje vajze qe ndoshta kishte guxuar me shume se sa duhet. Guximi i hapur, fshehur brenda nje kostumi banje… nuk i doli keq. Ajo u shnderrua menjehere ne te parin simbol bukurie te femres kosovare, si dhe pati shume... shume favore te tjera, qe sot do t’i kishte zili cdo Miss.

Emri yt lidhet me missin, pasarelat, kengen, aktrimin, stilizimin. Por, sikur s’mjaftohesh me kaq... ke paralajmeruar nje liber autobiografik?
Nje liber autobiografik ka qene nje deshire e kahershme, si per te kthyer nje tjeter faqe ne historine e jetes time. Ky liber do te permbaje historite e shkeputura nga jeta ime, si ne aspektin artistik, por edhe ate profesional e privat. Mendoj se eshte nje nisme e vecante, ka plot gjera te bukura dhe te hidhura prej te cilave cdo kush do te mund te mesonte edhe per jeten e vet.

Diellza Kolgeci
/diellza ne filmin artistik "dashuria e bjeshkeve te nemuna" (1997)/

Ku e ndjen veten me te kompletuar?
Aktrimin e dua, me pelqen aksioni qe ndodh ne aktrim. Mirepo, mendoj se keto te gjitha me teper i kam hobi, i dua dhe kurre nuk do t’i le, mirepo me e kompletuar do te jem ne profesionin tim, juriste – avokate.

Po ti ke menduar ndonjehere te behesh politikane?
Ndoshta, nje karriere e tille nuk eshte dicka e papritur, sepse nuk do te mund t’i iki frymes familjare. Ajo ndikon nga femijeria, nga ajo qe ere qe ndoshta nuk eshte gjithmone e mire sidomos per femrat, sepse eshte profesion shume i rende.

Mendon se do te te shkonte mbare lidhja me nje politikan?
Vec jam ne lidhje me nje politikan, nga femijeria, qe na shkon mire muhabeti, kuptohemi dhe nuk kemi fshehtesi nga njeri-tjetri. Ai eshte babai im.

Po ngacmime nga ndonje politikan ke pasur?
Jo, nga askush, sepse nuk lejoj.

Po ato elementet e pakendshem qe shoqerojne boten e artit, intrigat, thashethemet, a do te jesh e zonja qe t’i perballosh?
Kam pas nje fat qe jam rrite me thashetheme per shkak angazhimit te babait tim ne politike dhe jam mesuar t’i perballoj te gjitha. Thashethemet i mbaj ne baraspeshe, e kam zgjedhe kete rruge dhe jam ballafaquar me shumecka. Ato, thjeshte, me bejne me te forte dhe e keqja me shtyn qe te punoj me shume. Thashethemja qe me se shumti ka qarkulluar dhe me ka bere te qeshem eshte ajo per nenen time. Ka te tille qe mendojne se ajo eshte serbe nga Beogradi. Nena ime eshte 100% shqiptare, e rritur ne frymen e familjes intelektuale dhe kombetare. Babai i saj eshte nga Peja, ndersa gjyshja ime eshte nga Vushtrria, kurse ajo ka lind dhe eshte rrite ne Prizren, dhe, nese dikujt i intereson edhe me shume per gjakun e saj, mund te them se, gjaku i familjes se saj eshte gjak i perzier, dukagjinas dhe drenicas.

A mund ta konsiderosh veten seksi? Apo...?
Seksi s’mund te them, heemm... mbase e pelqyer nga te tjeret. Ne fakt, s’me pelqen te flas per veten.

Diellza Kolgeci

Nje pike te dobet dhe nje sekret te pamjes tende?
Ndoshta deri vone e kam pas problem qe kam qene me e dobet, ashtu si me thote se paku mami im. Mundohem t’i kushtoj rendesi te madhe ushqimit.

C’trajtime ben ne sallonet e bukurise apo tek parukieri?
Edhe pse te gjitha tretmanet i kam pa pagese, shume rralle i vizitoj, pervec ndonje masazhi relaksues.

A ke ndonje tatuazh?
Nuk i duam tatuazhet.

C’pjese te trupit s’do doje ta prekte “plakja”?
E di qe shumekush frikohet nga pleqeria, por nese je e bukur edhe rrudhat do te te pelqejne, sepse vijne me kohe, por nese do t’i perngjaj nenes sime, krejt pjeset e trupit do te me pelqejne.

Cila do te ishte veshja e preferuar per mbremje?
Veshja elegante.

Te brendshmet e preferuara?
Me terheqin shume stilimet e “Victoria’s Secret” dhe La Perla.

Preferon te flesh me pizhame, te brendshme apo lakuriq?
I dua vendet tropikale, dhoma ime eshte gjithmone e ngrohte, andaj fleje me ‘babydoll’-ka.

Cfare ben tjeter ne shtrat: ha, lexon, sheh TV apo…?
Ha, shoh televizor dhe…si gjithe te tjeret…..

Cfare eshte shtrati per ty, nje perkufizim?
Eshte vendi me i dashur, vendi ku une i shmangem puneve, problemeve...vendi ku relaksohem.

Cfare urreni me shume ne shtrat, kur jeni me dike tjeter?
Nese me leviz.

Cfare pozicioni preferon zakonisht per te fjetur?
Ne bark.

Cila eshte gjeja e pare qe ben sapo hap syte ne mengjes?
Shkoj shpejt ne dush te nxehte, relaksohem, si peshku jam.

Jeni e dashuruar?
Kam lindur e dashuruar, dhe jam e dashuruar.

Diellza Kolgeci

Po me cfare i ben per vete, meshkujt atehere?
Me sinqeritetin tim, besoj.

Si te afrohen, apo ta themi troc, si ju gjuajne?
Ndoshta si per cudi, por s’me afrohen fare. Nganjehere respektin e tyre e tregojne me ndonje buket me lule.

Joshesh ti keshtu?
Me pelqen kur dikush me ben ndonje surprize me lule, por befas edhe persona anonim me dhurojne lule. Ndodh te marr edhe nga 101 lule.

Kush eshte per ty mashkulli me seksi?
Se pari, meshkujt seksi nuk i preferoj, sepse me duket se kane tipare femerore.

C’pjese te trupit shikon ne fillim te nje mashkull?
Duart, thonjte, dhembet dhe vijat e fytyres.

Defekti i meshkujve te sotem sipas teje, cili eshte?
Meshkujt sot kane filluar te perdorin gjerat qe u takojne femrave. Ata po imitojne femrat ne veshje, heqje te vetullave dhe bejne tretmane, te cilat Zoti nuk ua ka dhene.

Cili eshte celesi i suksesit ne marredhenie me djemte?
Cdo femer nese deshiron, nuk guxon te humb pushtetin mbi veten. Une gjithashtu pushtetin tim e zoteroj.

Cfare mban zakonisht ne cante?
Gel antibakterial, dokumentet, gjithmone kam shume lapsa dhe letra per te shkruar porosite, por, dhe dicka tjeter me te cilen ndihem... e sigurt. /gazmend kajtazi/vip press/telegrafi/14.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 15 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 45



KAFAZI I ARTE 6: DITA 45

15-01-2009 10:03
Geri dhe Ervisi e gdhijne

Pese banoret e Kafazit te Arte, kane kaluar mbreme nje nate te kendshme mes bisedave dhe shakave me njeri-tjetrin. Kjo i ka mbajtur zgjuar ata deri ne oret e vona, nderkohe qe Geri dhe Ervisi e kane gdhire qe te dy. Ata kane kerkuar sot cigaret te cilat ua kane fshehur dhe ata nuk e dine akoma autorin.

15-01-2009 12:06
Mengjesi i gjen ende ne gjume

Mengjesi i ka gjetur ne gjume banoret e shtepise se Kafazit te Arte. Vajzat kane fjetur te parat ndersa djemte pasi e kane gdhire gjithe naten, e kane ndjere te domosdoshme te flene. Ervisi dhe Geri akne lene krevatin per te fjetur ne divan.

15-01-2009 15:01
Silvana kercen e vetme

Silvana eshte zgjuar e para sot duke i lene banoret e tjere ne gjume te cilet nuk e kane trembur gjumin edhe pas tingujve te muzikes ne sfond nga regjia. Ajo ka lare enet dhe ka menduar te argetohet e vetme duke kercyer perpara pasqyres me kenget e kengetares se saj te preferuar, Genta Ismajlit nderkohe qe banoret e tjere jane akoma ne gjume.

15-01-2009 16:09
Suada akuzon Gerin

Sot banoret jane zgjuar shume vone. Kane ngrene dreken qe per ata ishte mengjesi dhe jane ngjitur ne tarrace te bisedojne per ato qe kishin bere nje nate me pare. Djemte iu kane zbuluar vajzave planet per lojerat qe kishin menduar t’u benin. Geri ka diskutuar gjate me Suaden pasi kjo e ka akuzuar se i ka fshehur cigaret.

15-01-2009 17:31
Djemte kunder vajzave

Cigaret kane qene mjeti i sjelljes se nje humori dhe nje situate shume gazmore ne shtepi. Vajzat sot paradite kishin fshehur cigaret, dhe Geri pas kerkimeve te shumta i gjeti. Kaq ka mjaftuar qe loja hakmarrese te nise ne shtepine e Kafazit te Arte. Geri ka fshehur nje pakete ne tarrace dhe vajzat nje ne banje. Loja per te gjetur ato me pas i ka vene ata ne ndjekje por edhe i ka kenaqur shume. Me pas Suada eshte marre me letrat e saj te fallit, ndersa Berolda ben muhabet me Silvanen.

15-01-2009 21:07
Komedi ne Kafazin e Arte

Kafazieret tane kete mbremje jane argetuar duke ndjekur nje nga komedite me te bukura shqiptare “Tete persona plus”. Te qeshura dhe batuta kane pasuar me pas ne shtepi. Kafazieret kane komentuar situatat e shfaqjes dhe jane kenaqur shume per kete dhurate qe ju kane bere autoret.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genta Ismajli Interviste ne Televizionin Turk TGRT

Genta Ismajli ne nje interviste ne televizionin turk TGRT EU. Flitet per nje duet te mundshem me kengetarin turk Cuneyt Cakım. Nuk eshte e qarte se kur eshte bere kjo interviste, ndoshta dikush qe flet gjuhen turke mund te na thote dicka me shume. Leni komentin!

p.s. Kuptohet ajo pjesa kur flet Genta ne anglisht eshte e qarte, por sa i perket pjeses tjeter ne gjuhen turke, ja nje koment nga 8ovarja qe deri diku na ndihmon te kuptojme se per cka po flitet:

Besoj se u kuptu qe do te ket 1 duet me ket kengtarin turk Cuneyt, muziken do ta bej turki kurse tekstin me fjalet shqip do ta shkruaj Genta.. pastaj tregon se edhe nena e Gentes e flet turqishten dhe e pelqen ate.. dikush thot per Genten qe eshte Madonna ose Shakira apo Britney e Genta u thot qe esht vetem Genta =D. Cuneyt thot qe me ket duet Genta do behet e famshme edhe ne Turqi, por fama ne vendlindje do ti rritet ma shume. Pastaj flet per Pavarsine e Kosoves, ne fund Cuneyt e perfundon duke thene se ka shpresa qe do t'ken rezultate te mira jo vetem ne Turqi e Ballkan por edhe ne shtetet e huaja. "seni seviyorum turkiye cok selamlar",hehe... /8ovarja/


+tag: ismaili gentiana
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 14 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 44, Mysafire Greta Koci!



KAFAZI I ARTE 6: DITA 44, MYSAFIRE GRETA KOCI

14-01-2009 9:04
Geri jo ne humor

Gjate dites se djeshme, Geri ka shfaqur shenja shqetesimi dhe nervozizmi. Ai ka qendruar thuajse i vecuar nderkohe qe banoret e tjere jane marre me lojerat ne shtepi. Afrimi i fundit te konkurrimit ka gjeneruar tension tek te gjithe kafazieret gje qe eshte e pashmangshme.

14-01-2009 10:01
Mengjes i fjetur pas nje nate te lodhshme

Harmonia dhe bashkepunimi ne Kafaz kane kapur kufinjte maksimale ne Kafazin e Arte. Fakti qe jane vetem 5 persona nuk i ka kushtezuar ata te gjejne hapesirat e duhura per lojera dhe argetim. Pas lojerave te nates se kaluar, gjuajtjeve njeri-tjetrit me veze dhe gjithckaje tjeter, ata i jane dorezuar gjumit. Edhe mengjesi i sotem i ka gjetur ata ne gjume.

14-01-2009 13:25
Ervisi dhe Geri bejne palester

Kafazieret jane ngjitur ne tarrace dhe kane biseduar ne tarrace per klipet, menyren si organizohen ato. Berolda i ka shtrire floket Suades. Geri ne mungese te Omerit te cilin e shoqeronte gjithmone, ka shoqeruar Ervisin dhe se bashku e kane kaluar kohen ne palester duke bere stervitje. Tingujt e muzikes i kane shoqeruar banoret gjate gjithe dites.

14-01-2009 14:06
Berolda, parukierja e Kafazit

Berolda ka bere sot parukieren per banoret e tjere te Kafazit. Ne fillim i ka krehur floket Suades e me pas ka qene Silvana ajo qe i ka kerkuar qe t’i lyeje asaj floket. Berolda eshte treguar e gatshme per te gjitha madje ka qene shume e perkushtuar edhe kur Suada i ka kerkuar ti lyeje edhe ajo. Nderkohe qe vajzat merreshin me lyerjen e flokeve, djemte kane bere komentet e tyre.

14-01-2009 16:00
Atmosfere me muzike popullore ne Kafaz

Ka mbizoteruar gjate gjithe dites atmosfera e gezueshme dhe festive ne shtepine e Kafazit te Arte. Kafazieret kane qene qe te gjithe ne humor. Muzika ka sjelle mes tyre kercime dhe te qeshura. Berolda ka hedhur idene qe edhe te pastronin shtepine nderkohe qe degjonin muzike.

14-01-2009 18:16
Kafazieret urojne Omerin per ditelindjen

Ish kafazieri, qe la lojen dy dite me pare Omeri, boksieri nga Shkodra ka qene serish sot prezent ne jeten e banoreve te Kafazit te Arte. Omeri ka ditelindjen sot dhe banoret nuk e harruan kete gje. Ata e kane uruar per ditelindjen Omerin dhe madje i kane kenduar edhe kengen e urimit.

14-01-2009 19:14
Biseda per mysafiret ne Kafaz

Kete pasdite bisedat ne shtepine e Kafazit te Arte jane fokusuar tek te ftuarit qe kane ardhur deri me tani ne Kafaz. Cdo banor ka treguar per mysafirin qe ju ka bere me shume pershtypje, ndersa Silvana eshte shprehur se do te donte shume qe te vinte ne shtepi Shpat Kasapi. Nderkohe ata jane kurioze se kush do te jete i ftuari mbremjes se sotme. Ata kane hedhur disa hipoteza madje. Por kush do te jete ne te vertete? Le te presim dhe pak.

14-01-2009 20:23
Greta Koci mysafire ne Kafaz

Kengetarja Greta Koci ka qene e ftuara e mbremjes se sotme ne shtepine e Kafazit te Arte. Ajo ka hyre ne shtepi ndersa kafazieret kane qene duke luajtur letra. Kengetarja u ka bere dhurate te gjithe banoreve albumin e saj te fundit. Kafazieret kane qene vertete te kenaqur dhe nuk kane reshtur se pyeturi kengetaren. Ata i kane permendur pothuajse te gjitha kenget qe njohin nga Koci dhe i kane bere komplimente per disa nga kenget dhe klipet e saj.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Da Ligs Rikthehet Pas 4 Viteve!

Da Ligs
/photo public domain/

“Da-Ligs”, rikthehen pas kater vjetesh
‘Coj nalt’, kenga dhe videoklipi i ri

Rep grupi “Da-Ligs”, tani eshte rikthyer ne skene pas kater vjetesh mungese. Ky grup sapo ka lansuar kengen “Coj nalt”, nje bashkepunim i ri me “Arbasound”. Kete kenge Atdhe Muriqi (Thug P), anetar i grupit “Da-Ligs”, thote se e ka bere Bardhyl Gashi (White OG), anetari tjeter i grupit, ndersa tekstin e kane punuar te dyte se bashku. “Eshte nje rikthim yni pas kater vjeteve. Nje rilindje, te cilen e konsiderojme si te suksesshme. T’ju them te drejten, kerkesa e publikut na ktheu ne skene. Kemi adhurues te shumte, andaj per hir te tyre u kthyem pas kaq shume vjetesh mungese. Kemi bere nje pauze, por edhe nje pervoje te mire ne realizimin e kengeve si tekste, komponime dhe orkestrime, meqe kam studion time dhe kemi pasur mundesine te fitojme nje pervoje te mire”, shprehet Atdheu per “Kosoven Sot”. Kjo kenge, sipas Atdheut, eshte paralajmerim i albumit te trete, te cilin do ta realizojne brenda nje kohe te shkurter. “Eshte kjo kenge e albumit, qe shpresoj se do ta realizojme mire, me bashkepunetoret me te mire”, thote ai. Kenges “Coj nalt”, Atdheu dhe Bardhyli do t’ia pergatisin videoklipin, pune te cilet e kane filluar qe tani. “Klipin do ta xhirojme ne Kosove, ne bashkepunim me disa produksione vendase. Besoj se do te realizojme nje videoklip te mire, i cili do te mirepritet ne publik”, shton ai.

Gjate ketij viti qe sapo e filluam, anetaret e ketij grupi muzikor pretendojne te realizojne shume kenge te reja dhe disa videoklipe. Nuk do te mungojne as pjesemarrjet e tyre neper festivale. “Do te marrim pjese ne festivalin ‘Top Fest’ me kengen qe sapo e lansuam ‘Coj nalt’, dhe besoj se do te jemi edhe ne ndonje festival tjeter. Do te punojme shume ne menyre qe te kompensojme mungesen ne skene per adhuruesit tane”, perfundon Atdheu. /k.bajrami/kosova sot/14.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: da-ligs l.i.g.s qoj daligs
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 13 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 43



KAFAZI I ARTE 6: DITA 43

13-01-2009 9:00
Surpize dalja e Omerit
Nata e mbremshme ka qene nje spektakel i vertete. Pervec surprizave te tjera, i tille ka qene edhe eliminimi i Omerit dhe kjo mbi te gjitha per vete ate qe nuk e kishte pritur. Bashkimi me kafazieret etjere edhe i vajzave te Kafazit te Ndryshkur ka perbere ehe shkak per te nisur bisedat ne lidhje me largimin e njerit prej banoreve, nominimet dhe menyren si ata kishin votuar.

13-01-2009 10:09
Zgjohet Silvana

Zgjimin e Omerit cdo mengjes, tashme e ka zevendesuar Silvana. Ajo eshte zgjuar dhe ka pire kafene e mengjesit vetem. Heqja e Kafazit te Ndryshkur dhe bashkimi i te gjithe banoreve ne shtepi pritet t’i beje zhvillimet me interesante.

13-01-2009 11:11
Suada pelqen tallavane, Ervisi jo

Mungesa e Omerit eshte marre sot qe ne mengjes me punet e shtepise. Ajo ka qendruar gjate ne kuzhine ku ka lare pjatat dhe bere kafene per te tjeret. Bisedat e para ne shtepi kane nisur mes Ervisit dhe Suades qe duket se pershtaten dhe e gjejne gjuhen me njeri-tjetrin. Diskutimi i ketij mengjesi ka qene muzika tallave qe Suada e pelqen kaq shume kurse Ervisi jo.

13-01-2009 12:02
Geri: Kam pare endrra te cuditshme

Menjehere pas diskutimit te Suades me Ervisin ka mbizoteruar atmosfera me muzike tallava. Suada ka kercyer perpara pasqyres e me pas eshte ngjitur ne tarrace ku e ka ndjekur edhe Geri. Geri i ka rrefyer qe mbreme kishte pare endrra te cuditshme. Ervisi eshte ngjitur edhe ai ne tarrace dhe iu ka bere shoqeri.

13-01-2009 13:00
Kercejne te gjithe tallava

Ne nje moment banoret jane ngjitur te gjithe ne tarrace dhe kane diskutuar per llojet e makinave, per dashurine me shikim te pare, per aventurat dhe nderveprimet ne dashuri. Menjehere me pas Berolda ka nisur te qethe Ervisin. Pastaj koha ka kaluar me kercime dhe hare ne dhomen e gjumit.

13-01-2009 14:05
Berolda qeth Ervisin, te tjeret shikojne

Berolda ka vazhduar punen qe ia ka nderprere kercimi, te qethe Ervisin e ndersa ajo ka bere ‘berberin’ per djalin, te tjeret kane qendruar rrotull duke pare skenen. Ne vazhdim, tingujt e muzikes i kane ngritur perseri ne kembe banoret tane.

13-01-2009 15:58
Koha e lojerave ne Kafaz

Pasditja ka qene hapesira kushtuar lojerave ne Kafazin e Arte. Banoret jane perfshire qe te gjithe ne loje duke treguar keshtu cdonjeri prej tyre shpirtin e argetimit. Kane luajtur dhe plotesuar teste gjate gjithe kohes pergjigjet dhe diskutimet e te cilave jane shoqeruar me te qeshura.

13-01-2009 17:01
Marredheniet ne cift, debat ne shtepi

Marredheniet ne cift kane qene teme diskutimi kete pasdite ne shtepine e Kafazit te Arte. Pese banoret tane jane perfshire ne nje debat, qe i ka vendosur djemte kunder vajzave. Silvana dhe Suada kane qene te mendimit se nje mashkull duhet te punoje qe te mbaje familjen. “Nese ai nuk eshte i pergjegjshem dhe nuk merr persiper te mbaje familjen me mire te mos i hyje kesaj rruge”. Edhe Suada e ka perkrahur per here te pare mendimin e Silvanes duke shtuar se “kur une dua nje gje dua te ma bleje dhe jo te kem frike te kerkoj dicka”. Djemte kane kundershtuar kete gje pasi mendojne se cdo njeri ka te drejte te krijoje familje pavaresisht mundesive qe ka.

13-01-2009 20:04
Suada e merzitur me ish kafazieren Matilden

Suada u ka rrefyer Gerit dhe Ervisit se i ka mbetur pak hatri nga Matilda e cila nuk i pershendeti gjate nates se spektaklit. “Para se te ikte ajo na premtoi se do te na pershendeste kur te ishte ne spektakel, por ne fakt pershendeti vetem Gerin, nderkohe qe me mua dhe Berolden ka jetuar edhe ne Kafazin e Ndryshkur. Nuk eshte se me ka ngelur mendja por ajo na e premtoi”, ka shtuar Suada. Me pas Suada me te tjeret kane lexuar disa nga broshurat qe Instituti i Studimeve Publike u ka sjelle ne Kafazin e Arte.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Leonora Jakupi: "Kam Dashur Te Behem Piktore!"

Leonora Jakupi
/photo public domain/

Leonora zbulon edhe talentin e piktores

Leonora Jakupi, pervec kenges, eshte e dhene edhe pas piktures. Nese nuk do te ishte kengetare, thote se do te ishte bere piktore

Leonora Jakupi eshte kengetarja e vecante dhe joshese ne skene. Kete sukses e ka arritur fale adhuruesve te shumte qe i ka dhe punes se saj te palodhshme. Leonora, pervec kenges, eshte e dhene edhe pas piktures. Nese nuk do te ishte kengetare, thote se do te ishte bere nje piktore. Familja e saj i kane dhene kuraje per te ecur perpara. “Si e vogel, kam pasur deshire te merrem me shume profesione. Mamin e kam moter medicinale, ndersa babin e kam pasur inxhinier te gjeodezise. Nese nuk do te isha kengetare, atehere ndoshta do te isha me profesionin e mamit apo te babit, sepse me kane pelqyer shume. Mirepo, pasioni im me i madh ka qene piktura. Kam dashur shume qe te behem piktore, sepse kam talent per te”, shprehet ajo per “Kosova Sot”. Ndoshta ne te ardhmen Leonoren do ta shohim me ndonje ekspozite, meqe ka shume punime. /k.bajrami/kosova sot/13.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rezarta Shkurta Interviste per "Kosova Sot"

Rezarta Shkurta
/photo public domain/

Lajmi per pikturen time lakuriqe ishte i rreme

Kengetarja dhe piktorja, Rezarta Shkurta sukses te vecante e konsideron ekspoziten e saj te pare me piktura, me te cilen nuk eshte ndjere mire per shkak te nje spekulimi se kinse ne ate ekspozite do te ekspozohej nje pikture e saj nudo, qe , sipas saj, ishte nje skandal i rreme, i sajuar nga nje gazete

Rezarta Shkurta, pervec kenges, shquhet edhe per nga piktura. Ajo e ka pasion kete profesion, per te cilin edhe ka studiuar. Kohe me pare, Rezarta thote se ka deshiruar te hape ekspoziten e saj, te cilen nuk arriti ta hape me heret, per shkak te angazhimeve te saj ne kenge. Mirepo, deshiren e saj e arriti tani, pikerisht para disa muajve, ne te cilen ekspozite u shfaqen pikturat e saj me te mira. Mirepo, Rezarta nuk eshte ndjere mire ne kete ekspozite, per shkak se kane dale disa spekulime se kinse ne ate ekspozite ajo do te ekspozonte nje pikture te veten nudo. Mirepo, keto ajo i quan vetem thashetheme. Per keto dhe shume te tjera flet ajo ne intervisten per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Cili ka qene suksesi me i madh qe e keni arritur ne vitin 2008?
Rezarta Shkurta: Suksesi i vitit 2008, qe sapo e kaluam, ka qene ekspozita ime e pare e piktures. Ja me ne fund e realizova endrren time te kamotshme, te cilen kam pasur ne mendje ta realizoje shume kohe me pare, mirepo isha shume e zene me kenge. Por ja qe tani e arrita dhe jam e lumtur me kete.

“Kosova Sot”: Kane qarkulluar shume spekulime per nje pikture nudo, qe kinse do te ekspozohej, per te cilen u tha se ka qene pozim juaji. Cila eshte e verteta e piktures nudo?
Rezarta Shkurta: Ky ka qene nje skandal i rreme, i sajuar nga nje gazete. U shkrua kinse ne ekspozite do te kishte edhe nje pikture nudo, imja, gje qe nuk ishte e vertete. Kete gazete e kam hedhur ne gjyq dhe pres te fitoj, pasi intervisten e kam dhene me email dhe e kam te dokumentuar, qe ajo ishte nje shpifje e gazetes.

Piktura Nudo e Rezarta Shkurtes
/piktura nudo ne ekspoziten e rezartes, photo panorama/

“Kosova Sot”: Ishte nje vit i suksesshem ne kenge, patet shume koncerte, sa jeni e kenaqur me fitimet qe i ke pasur gjate vitit qe e leme pas?
Rezarta Shkurta: Une jam shume e kenaqur, pasi kam dhe dy biznese te tjera te mia personale, ku fitimet nuk krahasohen me muziken. Biznesi i muzikes ne Shqiperi eshte shume i varfer.

“Kosova Sot”: Si eshte nje dite juaja e zakonshme?
Rezarta Shkurta: Zakonisht e tere dita me kalon me pune, kohen e lire e kaloj me miq te shumte. E, padyshim gjithmone ne ndihme kam bashkeshortin tim.

“Kosova Sot”: Merreni me sport?
Rezarta Shkurta: Kur kam kohe te lire, merrem. Sporti te cilin e preferoj me se shumti eshte noti.

“Kosova Sot”: Ndonje mesazh per fund?
Rezarta Shkurta: I uroj nje vit te mbare te gjithe fansave te mi kudo qe ndodhen. Do te mundohem t’ju sjell shume risi te mira adhuruesve te mi. /k.bajrami/kosova sot/13.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 12 January 2009

Kafazi i Arte 6: Omeri Eliminohet!


/omer braho, photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DITA 42, OMERI ELIMINOHET!

Pas nje jave intensive mes ankthit dhe tensionit te gares ne te dyja shtepite mbremja sot ka ndryshuar rregullat dhe vazhdimesine e lojes. Votat e banoreve kane shkuar ne disfavor te Omeri, i cila ka lene keshtu garen.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 42, Spektakli!

KAFAZI I ARTE 6: DITA 42, SPEKTAKLI!

Video Dita 41 - 42


OMERI ELIMINOHET
BEROLDA DHE SUADA KTHEHEN NE KAFAZIN E ARTE
KAFAZI I NDRYSHKUR MBYLLET ME DRY
GARA PER DY JAVET E ARDHSHME VAZHDON VETEM NE KAFAZIN E ARTE

12-01-2009 9:13
Mengjesi i gjen akoma ne gjume banoret tane

Edhe oret e para te mengjesit i kane gjetur banoret tane ne gjume. Bashkejetesa mes tyre gjithe keto jave, ka sjelle zhvillime te ndryshme e te cuditshme duke na servirur nje shoe te vertete. Edhe surprizat nga ana e autoreve nuk kane munguar. E radhes ishte futja e komedise shume te njohur e te pelqyer nga te gjithe “Pallati 176”.

12-01-2009 10:05
Berolda dhe Suada flasin per Ervisin

Banoret kane marre mbreme pergjigjet e testeve te inteligjences qe bene dje dhe jane surprizuar nga rezultati. Disa e kane gjetur veten ne to e disa jo. Pastaj kane rene te flene ndersa vajzat, Berolda dhe Suada ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur kane biseduar me njera-tjetren per banoret ne shtepine E kafazit te Arte, e vecanerisht per Ervisin.

12-01-2009 12:17
Vajzat ne Kafazin e Ndryshkur i gezohen rrezeve te diellit

Suada dhe Berolda jane zgjuar te dyja ne te njejten kohe sot dhe i jane gezuar rrezeve te para te diellit ne oborr. Sot eshte dita e fundit per to ne Kafazin e Ndryshkur. Pas diteve te konkurimit ne shtepine e Rremes ato do t’u bashkengjiten banoreve te tjere ne Kafazin e Arte ku Geri dhe Omeri jane zgjuar si gjithnje te paret dhe jane ngjitur ne tarrace.

12-01-2009 13:11
Omeri dhe Silvana flasin per opinionin

Vajzat kane dale te drekojne jashte ne oborrin e shtepise se Rremes ku do te jete edhe dita e fundit e qendrimit te tyre. Ato i kane kerkuar te shoqes se Rremes, t’u bleje disa gjera te nevojshme per look- un e nates se sotme te spektaklit. Omeri dhe Silvana jane ngjitur ne tarrace dhe kane folur per shoqerine, rregullat e vendosura ne te dhe rendesine e opinionit.

12-01-2009 14:06
Pastrojne veglat e palestres

Sot ne vend qe te bejne palester, banoret e Kafazit te Arte, kane vendosur te pastrojne veglat e palestres. Omeri ka dredhuar duke iu afruar pasqyres per te kercyer perpara saj. Nga ana tjeter Berolda ka preferuar te qendroje brenda prane sobes kurse Suada e ka ndjekur pasi ka ndenjur disa minuta jashte ne oborr.

12-01-2009 14:42
Suada dhe Berolda bisedojne me Rremen

Ne te dy shtepite banoret kane nisur te mendojne si do te behen dhe cfare do te veshin naten e sotme. Berolda dhe Suada kane pire e me pas kane bere biseda te kendshme se bashku. Nder te tjera Suada e ka pyetur Rremen ne e kishte marre nusen me dashuri dhe ai nuk i ka lene pa pergjigje.

12-01-2009 15:58
Geri dhe Ervisi luajne ping-pong

Geri dhe Ervisi kete pasdite kane gjetur si menyre argetimi lojen e ping-pongut ne tarrace. Dy javet e fundit te qendrimit ne shtepi i kane bere banoret me intime me njeri-tjetrin. Silvana ka biseduar gjate me Omerin kurse ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur te dyja vajzat i ka gjetur pasditja ne qetesi.

12-01-2009 17:04
Martesa debat mes kafaziereve

Tema e marteses eshte kthyer ne nje debat mes kafaziereve. Te pasurit vjeherr a jo ne shtepi eshte nje ceshtje e gjithe koherave dhe brezave. Keshtu Silvana ka thene mendimin e saj se djali para se te martohet duhet te jete gati te jetoje me bashkeshorten e tij dhe t’i beje balle jeteses. Por djemte kane qene totalisht kunder Silvanes dhe pohimeve te saj. Geri e ka kundershtuar dhe i ka thene se vajza duhet te jetoje ne familjen e djalit edhe nese ai ka prinderit. Kjo ka sjelle nje debat te vertete mes te vetmes vajze ne Kafazin e Arte dhe tre djemve, Gerit, Ervisit dhe Omerit.

12-01-2009 20:24
Banoret ne pritje te Kafazit

Jane veshur bukur si cdo te hene dhe me emocion po presin nisjen e spektaklit te radhes ne News 24, te realit show-t “Kafazi i Arte”. Nje nga banoret sot do te lere lojen, ndersa ne balotazh do te jene tre prej tyre. Shqetesimi i te qenit ne balotazh ndihet tek secili nga banoret, ndersa Berolda me Suaden ne Kafazin e Ndryshkur kane pergatitur valixhet e tyre.

12-01-2009 21:08
Nis spektakli i Kafazit te Arte

Keto momente ka nisur ne televizionin News 24 spektakli i Kafazit te Arte. Nje nga banoret sot do te lere lojen, ndersa tre prej tyre do te jene ne balotazh. Do te jete vota e vete banoreve ata qe do te votojne per banorin, qe do te lere perfundimisht lojen. Por deri atehere surpriza te medha do te na shoqerojne.

12-01-2009 23:17
Omeri le lojen

Pas nje jave intensive mes ankthit dhe tensionit te gares ne te dyja shtepite mbremja sot ka ndryshuar rregullat dhe vazhdimesine e lojes. Votat e banoreve kane shkuar ne disfavor te Omeri, i cila ka lene keshtu garen. Nderkohe tani e tutje loja do te zhvillohet vetem ne nje shtepi. Dy banoret e fundit Suada dhe Berolda i kane dhene lamtumire Kafazit te Ndryshkur, te cilit edhe i eshte vene dryni sot ne mbremje. Pese kafazieret kete jave e deri ne perfundim te gares do te jetojne vetem ne shtepine e Kafazit te Arte. Nderkohe qe sa me shume ikin ditet aq me shume rrethi i banoreve ngushtohet dhe cmimi prej 15 milione lekesh te vjetra afrohet me shume. Pikerisht dhe dy jave na ndajne nga nata finale, qe do te shpalle edhe fituesin e edicionit te gjashte te reality-show-t me te famshem ne Shqiperi “Kafazi i Arte”.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Soni Malaj Interviste tek Blue

Soni Malaj rrefen per fillet e karrieres se saj tek emisioni "Blue" ne RTV Klan. Nikoqir i emisionit Albert Dumani.

Pjesa 1


Pjesa 2

+tag: blu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 11 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 41

KAFAZI I ARTE 6: DITA 41

Video Dita 41 - 42


11-01-2009 9:04
Mengjesi i gjen akoma ne gjume banoret tane

Edhe oret e para te ketij mengjesi i kane gjetur banoret tane ne gjume. Bashkejetesa mes tyre gjithe keto jave, ka sjelle zhvillime te ndryshme e te cuditshme duke na servirur nje shoe te vertete. Edhe surprizat nga ana e autoreve nuk kane munguar. E fundit ishte prania e Ardi Boroves ne Kafazin e Ndryshkur qe solli nje risi jo vetem ne perditshmerine por edhe ne lookun e vajzave.

11-01-2009 10:04
Gjume pas bisedave neteve te vona

Gjumi eshte ai qe iu shijon me shume se cdo gje tjeter banoreve tane. Ata e kane kaluar mengjesin ne gjume si gjithmone, rrjedhoje kjo e bisedave te gjata neteve te vona dhe lojerave me njeri-tjetrin qe mbajne gjalle atmosferen ne shtepi.

11-01-2009 11:10
Omeri zgjohet i pari

As tingujt e muzikes brenda ne te dy shtepite nuk kane mundur t’i zgjojne nga gjumi banoret tane. Vetem Omeri e ka trembur gjumin si gjithnje ne cdo mengjes tjeter dhe ka pire kafene e mengjesit i vetem pa prezencen e banoreve te tjere qe vazhdojne te jene akoma ne gjume.

11-01-2009 12:00
Zgjohen banoret

Pasi jane zgjuar sot, banoret kane levizur, Berolda dhe Suada ne oborrin e shtepise se Rremes ndersa Silvana dhe Omeri jane ngjitur ne tarrace dhe kane biseduar me njeri-tjetrin. Me pas Ervisi dhe Geri i ka ndjekur.

11-01-2009 13:09
Berolda dhe Suada cajne dru ne oborr

Bisedat kane vazhduar ne tarracen e shtepise se Kafazit te Arte kurse ne shtepine e Rremes, Berolda dhe Suada u jane perkushtuar puneve te shtepise. Ato kane lare dhe fshire gjate gjithe mengjesit dhe me pas sikur te mos mjaftonte u eshte dashur te cajne edhe dru, gje qe kane arritur ta bejne por me veshtiresi.

11-01-2009 14:14
Nominimet tema e bisedes mes kafaziereve

Geri dhe Omeri kane pare nominimet si teme te pershtatshme per bisede sot. Ata kane folur per personat qe shikojne si te mundshem per t’u dominuar kete jave dhe nder te tjera kane permendur edh emrin e Silvanes. Me pas i jane gezuar kohes se bukur dhe rrezeve te diellit.

11-01-2009 15:03
Omeri stervitet ne palester

Silvana ka pergatitur dreken per djemte nderkohe qe Geri dhe Omeri kane vijuar si gjithmone stervitjen ne palester. Ky eshte bere tashme nje veprim rutine i djemve ne Kafazin e Arte. Ne shtepine tjeter, vajzat jane ngjitur ne tarracen e shtepise se Rremes dhe kane kercyer me kenge shqiptare.

11-01-2009 15:56
Vajzat luajne me litar ne oborr

Berolda dhe Suada kane kaluar nje kohe te kendshme sot duke kenduar dhe kercyer ne tarracen e shtepise. Me pas vemendjen e kane perqendruar tek lojerat dhe deshira per t’u zbavitur me teper. Kane gjetur litarin si loje te momentit dhe e kane shfrytezuar per t’i dhene pasdites me teper ritem. Ne Kafazin e Arte banoret jane argetuar duke kercyer perpara pasqyres.

11-01-2009 18:18
Biseda ne tarrace

Kafazieret jane zhvendosur kete pasdite ne tarrace, ku si zakonisht kane ndezur zjarrin ne oxhak dhe po bisedojne rreth tij. Bisedat e tyre jane fokusuar ne eksperiencat qe kane kafazieret ne shtetet ku ata kane shkuar. Geri me Silvanen kane folur per Gjermanine, e me pas kane nisur te tregojne per filmat e tyre te preferuar.

11-01-2009 20:02
Surprize per kafazieret komedia “Pallati 176”

Autoret e Kafazit te Arte u kane bere nje surprize kete mbremje banoreve te shtepise se survejuar. Pikerisht komedine “Pallati 176”. Sapo eshte shfaqur ne televizor kafazieret jane ulur ne divan dhe kane shijuar shfaqjen gazmore qe i ka mbajtur mberthyer kete mbremje.

11-01-2009 21:06
Kafazieret marrin pergjigjen e testeve

Dje ne mbremje ne Kafazin e Arte autoret u futen kater banoreve dy teste; Testin e vetekontrollit dhe Testin e sinqeritetit. Silvana, Omeri, Ervisi dhe Geri i kane plotesuar, ndersa kete mbremje ata kane marre rezultatet e tyre. Ajo qe binte ne sy ishte se pergjigjet e tre djemve ishin te njejta, ndersa e Silvanes ishte e vetmja ndryshe.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online