All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 24 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 54, Mysafir Aldo Merkoci

KAFAZI I ARTE 6: DITA 54, MYSAFIR ALDO MERKOCI

24-01-2009 11:57
Jane ditet e fundit te qendrimit ne shtepi

Silvana dhe Suada, te vetmet vajza ne shtepine e Kafazit te Arte, kane bashkuar krevatet dhe kane fjetur qe te dyja bashke per kaq e kaq dite kurse djemte kane fjetur secili ne krevatin e tij. Pas zgjimit jane ngjitur ne tarrace dhe kane folur per ditet e fundit te kaluara ne Kafaz dhe se sa mire kishin kaluar.

24-01-2009 13:09
I ftuar ne Kafaz, Aldo Merkoci, aktivist i “Mjaft”

Aldo Merkoci, aktivist i levizjes “Mjaft” ka hyre ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret e kane pritur me interes viziten e te ftuarit te dites. Eshte biseduar per kartat e identitetit dhe problemet qe hasen ne pajisjen e qytetareve me to. Biseda eshte shtrire me pas ne problemet e qytetareve dhe ankesat e ndryshme qe kane ndaj qeverise, menyren si funksionojne gjerat ketu dhe si ne vendet e zhvilluara.

24-01-2009 14:08
Kane kaluar minuta te kendshme ne shoqerine e te ftuarit ne shtepi

Ka rrjedhur shume interesante biseda me aktivistin e levizjes “Mjaft”. Pasi kane folur per minuta e minuta te tera mbi ceshtjet qe shqetesojne shoqerine shqiptare sot, nje bisede qe i ka perfshire qe te kater banoret, ata kane levizur per t’i treguar te ftuarit shtepine duke u ngjitur edhe ne tarrace. Ne fund, i ftuari eshte larguar me pershtypjet me te mira per banoret te cilet pas daljes, kane komentuar pozitivisht prezencen e tij.

24-01-2009 16:02
Te kercyerit ka sjelle atmosfere festive ne shtepi

Atmosfera ne shtepi ka qene mjaft argetuese. Banoret kane menduar t’i shijojne deri ne fund ditet qe iu kane mbetur. Ata nuk i jane ndare kercimit gjate gjithe pasdites. Kane kercyer si asnje dite me pare me pas kane biseduar per qente dhe rracat e tyre. Silvana eshte shprehur se qente jane si femijet, duhet t’u kushtosh shume kujdes dhe vemendje dhe se vete ishte shume e dhene pas qenit te saj.

24-01-2009 17:58
Reng Suades

Ndersa Suada ka qene duke gjetur disa nga veshjet e saj per mbremjen ne dollap, dy djemte, Ervisi dhe Geri i kane bere nje reng asaj. Ata e kane shtyre dhe ajo ka mbetur ne dollap. Me pas ata i kane mbyllur deren e dollapit dhe e kane lidhur ate me nje rrip. Pas sforcove te medha Suada e ka hapur deren. Ajo e ka marre me shaka te gjithe kete situate dhe ka reaguar me te qeshura. Edhe djemte jane kenaqur nga ky moment dhe me pas kane vazhduar te bisedojne se cfare do te kishte ndodhur nese Suada nuk do ta kishte hapur dot deren vete.

24-01-2009 22:21
Te qeshura ne shtepi

Pas diskutimeve per tatuazhet banoret kane folur per operacionet plastike. Suada ka treguar per nje emision qe ka pare dhe menyren sesi behej nje operacion. Nderkohe qe Ervisi dhe Geri kane vazhduar me mendimet e tyre kunder operacioneve plastike dhe tatuazheve. Megjithate edhe pse debat banoret kane qeshur mjaft.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F-Five Club 31 Janar 2009: Skillz, DJ Blunt, Nadir Mura

F Five Club 31 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 31 JANAR 2009

SKILLZ, DJ BLUNT, NADIR MURA
Dj Limi, Dj Lumix, Mc Nardi

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 31 Janar 2009: Sinan Hoxha, Nazije Mustafa

Disco Bilboa 31 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 31 JANAR 2009

SINAN HOXHA, NAZIJE MUSTAFA

Hyrja 10 Euro
Hyrja deri 23h Gratis!

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041
Munchen Oberhaching
0173 192 29 77 OTI
0157 739 027 30 IGI
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 31 Janar 2009: Ryva Kajtazi, Gazmend Rama

Disco Puls 31 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 31 JANAR 2009

RYVA KAJTAZI, GAZMEND RAMA
Bajram Gigolli, Nusran Fera, Bajram Dobra
Dj Trimi, Dj F-Flow

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg (AG)

www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 31 Janar 2009: Tuna, Adnan Daci, Afrim Muciqi, Qamil Hondozi

Insomnia Club 31 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 31 JANAR 2009

ALTUNA SEJDIU, AFRIM MUCIQI, ADNAN DACI, QAMIL HONDOZI
Dj Backy, Dj Naimi

Hyrja per femra deri 23h falas!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 31 Janar 2009: Alberie Hadergjonaj

Boleros Club 31 Janar 2009

TE SHTUNEN ME 31 JANAR 2009

ALBERIE HADERGJONAJ
Mimoza Shkodra, Mentor Kurtishi, Bekim Kumanova,
Dj Dasul, Dj Ari

HYRJA 10sfr

Disco Boleros
Banhofsrt.33 Buchs - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Mama, 20kg Me e Lehte!

Big Mama
/photo kosova sot, public domain/

INTERVISTE: BIG MAMA
Viti 2008 me solli nje mik shume te mire

Big Mama pranon se me 28 shkurt, per ditelindjen e saj, ka fituar dhurate prej Zotit, nje mik shume te mire, qe e kishte kerkuar me vite, por nuk e ka identifikuar ate

Big Mama, kengetarja me shume fat, gjate vitit qe e leme pas pati nje mori suksesesh dhe nje dhurate, pikerisht ne ditelindjen e saj, me 28 shkurt. Ajo ne kete dite gjeti shokun e saj, per te cilin thote se Zoti ia solli dhurate. Me shume rreth ngjarjeve te saj ne vitin 2008 flet ajo per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me suksesin ne vitin 2008?
Big Mama: Jam e kenaqur, sepse kam pasur nje vit te mbare, me shume pune dhe shume suksese. Shpresoj qe edhe ky vit te me kaloj sikurse viti 2008.

”Kosova Sot”:Keni pasur ndonje moment te lumtur dhe te hidhur?
Big Mama: Viti 2008 ka qene shume laraman per mua, shume i tollovitur. Kam perjetuar momente shume te ndryshme, here te pikelluara, here te gezuara. Por, megjithate, vitin 2008 do ta kujtoj per dy gjera: Me daten 28 shkurt, per ditelindjen time, fitova dhurate prej Zotit, nje mik shume te mire, qe e kisha kerkuar me vite, nje mik te vertete dhe akoma vazhdoj ta kem. Ajo eshte gjeja me e bukur qe do ta kujtoj gjithnje. Ndersa, nje moment shume pikellues me ka ndodhur ne vitin 2008, sepse humba xhaxhane tim, humba nje anetar te familjes, nje person shume te rendesishem per mua. Ajo ishte tragjedia me e madhe qe perjetova ne vitin qe kaloi dhe do ta kujtoj ate vit gjithnje, sepse ma mori nje pjese te shpirtit tim.

“Kosova Sot”:Thate se Zoti ju ka sjelle nje shok te mire, mund te kete dicka me shume ne mes jush?
Big Mama: Ha, ha, ha, jo, e kam vetem mik, nje shok. Nje dhurate prej Zotit, eshte nje njeri besnik, me shume tipare te mira.

”Kosova Sot”: Do te na zbuloni se kush eshte ai?
Big Mama: Ai nuk deshiron t’i permendet emri, prandaj se kisha publikuar tani per tani.

”Kosova Sot”: Cila deshire nuk ju eshte plotesuar ne vitin 2008?
Big Mama: Nuk kam pasur dicka qe kam dashur dhe nuk me eshte plotesuar.

“Kosova Sot”:Gjate vitit qe e lame pas, keni humbur nje sasi te madhe kilogramesh,vazhdoni te humbni ende?
Big Mama: Prej muajit korrik e deri me tani kam humbur 20 kilograme dhe shpresoj t’i humb edhe 10 te tjera. Jam duke mbajtur ende diet.

Big Mama

“Kosova Sot”: Cka jeni duke punuar momentalisht?
Big Mama: Kam tri kenge shume te bukura, njera do te dale me video dhe eshte kenduar neper programe te Vitit te Ri, e cila quhet “Ku rafsha mos u vrafsha”. Kete kenge e kam punuar me Fatmir Mujen dhe Ockon. Kenga tjeter eshte “Premi ne bixhoz”, e punuar nga Ocko dhe Avni Qahili. Ndersa, nje kenge tjeter akoma nuk eshte perfunduar dhe lirisht mund te them se eshte kenge per shpirtin tim, e punuar nga Aida Baraku dhe Armend Rexhepagiqi. Eshte nje kenge me nje tematike dashurie, eshte dicka krejt ndryshe prej stilit tim dhe besoj se me kete stil, qe do te paraqitem, do te me shihni gjithnje. Me kete kenge do te paraqitem edhe ne “Top fest”.

“Kosova Sot”:Cili ka qene koncerti me i mire qe e keni pasur gjate vitit 2008?
Big Mama: Kam pasur shume koncerte te suksesshme gjate vitit 2008, andaj, tani per tani, nuk e di se cilin prej tyre ta vecoj me shume, sepse ne te gjithe jam kenaqur.

“Kosova Sot”: Cfare pritni nga viti 2009?
Big Mama: Pres kenge dhe videoklipe te mira. /k.bajrami/kosova sot/24.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: besjana besiana kasami
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Der Froschkoenig Club 30 Janar 2009: Ryva Kajtazi, Nusran Fera

Der Froschkoenig Club 30 Janar 2009

TE PREMTEN ME 30 JANAR 2009

RYVA KAJTAZI, NUSRAN FERA
Dj Eni, Dj Iceslam

Hyrja per femra, deri 24h falas!

Der Froschkoenig
Ringstrasse 20
6010 Kriens

tel. 079 451 59 58/ 078 660 90 30/ 079 692 56 22
www.derfroschkoenig.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Shpresa Perlleshi, Shqiptarja Qe Shkrin Dhjamin!

Shpresa Perlleshi
/photo vipfitness.com/

Shpresa Perlleshi, Shqiptarja Qe Shkrin Dhjamin!

Babai i saj, Mark Perlleshi emigron ne Bronx te New York-ut shume vite me pare dhe me pastaj eshte nje tregim klasik si ne filmat hollywoodian ku me djerse dhe mund nga zeroja arrihet ne majat e suksesit. Sot, Marku eshte nje biznismen i suksesshem ndersa vajza e tij Shpresa ka bere emer te madh ne lemine e fitnesit duke shpikur nje program unik te njohur si TRI-A-GENICS per eliminimin e peshes se tepruar. Lexoni me shume tek vipfitness.com!
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kledi Kadiu, Nje Liber Autobiografik

Kledi Kadiu
/photo public domain/

Kledi Kadiu, nje liber autobiografik

Kledi Kadiu Ballina e LibritEshte 35 vjec dhe eshte balerini me i dashur i italianeve (atyre qe ndjekin spektaklin "Amici"). Por nuk e ka pasur te lehte te arrije deri ketu. Historine e tij nga Teatri i Operes se Tiranes, ne skenen italiane, balerini shqiptar e ka rrefyer ne nje liber. Titullohet "Me shume se nje perralle" ( "Meglio di una favola"), botuar nga shtepia botuese "Mondadori" dhe pritet te hidhet ne tregun italian ne daten 27 janar. "Ishte nje projekt qe e kisha nder mend prej kohesh, sepse doja te tregoja historine e jetes sime, nga emigrant ne nje personazh televiziv", thote per mediat italiane Kledi Kadiu, i cili nuk ngurron te tregoje historine e tij te arratise drejt suksesit. "U nisa nga Tirana, ku kerceja ne Teatrin e Operes dhe Baletit ne gusht te vitit 1991, pa e ditur me cfare do te perballesha. Zbrita ne Bari dhe kam qendruar atje 5 dite deri ne riatdhesim. Pas nje viti u riktheva, i ftuar nga nje kompani kercimi ne Mantova", tregon Kadiu. Kur e pyet se cfare mendon per klandestinet dhe trafikun njerezor ai thote se "eshte e veshtire te kuptosh se sa shume rrezikohet ne keto situata. Udhetimet jane te tmerrshme dhe vetem ai qe e ka provuar mundet ta kuptoje". /panorama/23.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Nje video interesante e Kledi Kadiut, qe fillimisht e pashe tek albaniac.com, ku ai me Anbeten, Leonin e disa miqe te tjere, relaksohet nen tinguj te paster shqipetare! Videoja origjinale eshte e vet Kledit, qe ai kishte postuar tek facebook. Shikim te kendshem!


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 23 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 53



KAFAZI I ARTE 6: DITA 53

23-01-2009 11:01
Banoret veshtire te heqin dore nga gjumi i mengjesit

Zgjimi ne shtepine e Kafazit te Arte, sa vjen dhe behet cdo dite e me i vone. Qendrimi per dy muaj te mbyllur ka ndikuar ne ndryshimin e ritmit te fjetjes dhe zgjimit te banoreve ne shtepi. Keto jane ditet e fundit te bashkejeteses mes tyre, te nje eksperience ndryshe. Dy vajzat kane fjetur bashke ndersa djemte jane zgjuar perpara.

23-01-2009 14:00
Kercejne dhe luajne me letra

Ritmet e kengeve dhe te kercyerit kane argetuar banoret ne keto ore te mesdites. Suada ka marre stafeten dhe te tjeret e kane ndjekur. Muzika eshte nje nga elementet me te dashur per banoret ne shtepi por jo vetem. Ata jane po kaq te dhene edhe pas lojerave sic jane letrat. Banoret kane akuzuar Suaden se bente me hile.

23-01-2009 12:08
Bisedojne ne tarrace

Pas zgjimit Ervisit i eshte dashur te hekurose qe ne mengjes. Edhe pse ka qene nje dite me shi ata jane ngjitur ne tarrace dhe kane bere bisedat e para te mengjesit. Kane folur per lokalet e nates, per moshen qe i frekuenton ato, per aventurat e kaluara aty dhe per shembuj te tjere qe kane te bejne me to.

23-01-2009 16:04
Suada merr leter nga mamaja

Pasi kane kercyer, banoret i ka marre uria dhe jane ulur te hane qe te gjithe se bashku dreken. Nese dje ka qene Silvana e privilegjuara e dites duke qene se nje fans i kishte derguar lule dhe nje leter, sot ka qene Suada ajo qe ka marre leter nga mamaja e saj e cila nder te tjera i thoshte se shume shpejt do te vinte babai i Suades, lajm ky qe e ka gezuar pa mase vajzen.

23-01-2009 17:00
Suada tregon per familjen

Jane ulur ne tarrace dhe ndersa shijojne shiun e lehte qe po bie kafazieret tane kane bere biseda te ndryshme. Eshte Suada ajo qe ka treguar per familjen e saj, per dyqanin qe zoterojne prinderit e saj dhe per menyren sesi funksionon puna ne te. Geri me Ervisin e kane degjuar me vemendje, nderkohe qe i kane bere edhe pyetje te ndryshme.

23-01-2009 17:59
Teater ne Kafaz

Suada ka marre ne duar nje nga librat, qe u ka derguar ish kafazieria e disa edicioneve me pare Borana dhe kane krijuar nje situate gazmore. Ajo ka marre rolin e mesueses dhe ka “detyruar” dy nxenesit e saj, Ervisin dhe Gerin te mesojne poezite. Atmosfera ka qene mjaft e kendshme. Nderkohe Silvana po fle gjume ne dhomen e gjumit.

23-01-2009 20:23
Jeta e nates

Kater kafazieret tane pervec se pelqejne te kercejne shume, gje qe na e kane deshmuar edhe ne dy oret ne vazhdim jane kredhur keto momente ne nje diskutim te zjarrte per jeten e nates. Ata kane folur per pub-et e tyre te preferuara, por edhe kane bere planet e para se ne cilin prej tyre do te shkojne sapo te dalin nga Kafazi.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Nora Istrefi & Robert Berisha Interviste

Nora Istrefi
/photo fadil berisha/

Nora Istrefi: 80% te dites ia kushtoj Robertit

Nora Istrefi dhe Robert Berisha. Shume mendime dhe pasione rrembejne vrullshem ditet e ketij cifti me nje deshire per te prekur piken tjeter, piken qe sjell ekuilibrin e brendshem ne vazhdimesine e gjerave per te realizuar njeri-tjetrin.

Nora eshte nder kengetaret e dashura dhe te pelqyera qe me zerin e saj karakteristik dhe paraqitjen skenike, terheq te rinjte kudo qe shfaqet. Eshte fashion dizajnere, por kenga e beri nje nder figurat me te popullarizuara te skenes muzikore. Temperamenti i saj dhe ndjenja per te qene dikush ne jete, e shtyn qe te mos ndalet. Hapat e saj ne muzike jane te shpejte dhe te sigurt. Kultivon shije te re te audienca. Publikut i jep force qe te vazhdoje tutje. Ajo premton se nuk do ta zhgenjeje.

Roberti eshte pjese e grupit muzikor qe prej shume vitesh bashkepunon me kengetarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si nje djale simpatik eshte klaviaturist i mire.

Te dy jane rritur ne mjedise ku mbreteron fryma muzikore. Fakti se qe te dy i lidhe profesioni, kjo eshte nje perparesi per lidhjen e tyre. Ata thone te kene mbeshtetjen e vazhdueshme dhe i gezohen sukseseve te njeri-tjetrit.

Nora dhe Roberti me ne ne kete interviste...

Nora, kerkimi yt ne fushen e artit eshte drejtuar tek muzika?
Nora: Po natyrisht! Muzika eshte gjithcka per mua, jeton ne mua, si femije kam enderruar, jam munduar shume qe ta arrij kete enderr. Per te gjithe ata qe se dine, studimet i kam mbaruar ne nje dege tjeter te artit qe ka te beje me moden, per fashion design. Dizajni i modes tash eshte profesioni im.

Zeri juaj eshte karakteristik. Sa i kushton kujdes per ta zhvilluar?
Nora: Faleminderit...i kushtoj shume kujdes, nje kohe vazhdimisht kam mbajtur ore me nje solokengetare profesioniste rreth ushtrimeve te zerit, kurse tash ushtroj ne shtepi duke kenduar kenge nga me te ndryshmet, vokalizma, etj.

Sa e veshtire eshte per te rezistuar gjate ne skene, si dhe e admirueshme?
Nora: Nuk eshte aspak e lehte per ata qe duan te mbesin me gjate ne skene dhe gjithmone te sjellin gjera te mira. Duhesh te lodhesh fizikisht, psikikisht duke menduar se cfare te bejme! Kur ke nje staf me njerez qe te ndihmon, atehere suksesi eshte i garantuar, por ketu shumicen e gjerave duhesh t’i besh vet!

Nora Istrefi

Nje kenge, qe te behet hit duhet te kete...
Nora: Nje melodi shume e mire, jo e ngarkuar, pastaj vjen teksti, ritmi, aranzhmani i mire, interpretimi, ndonje instrument qe futet live, vec sa e zbukuron etj.

Ke eksperimentuar me kengen per te gjetur ritmet qe i shkojne Nores?
Nora: Po, eshte normale, kur kompozitori ka perfunduar demon e kenges, por ka pas raste kur s’kam qene shume e kenaqur, kemi nderruar cka s’me ka pelqyer dhe ka dal me bukur kenga.

Ndonjehere, rastesite jane detaje qe lidhin nyje te rendesishme te jetes. Njohja me Robertin, mund te pershkruhet si nje rastesi, apo...Mund te tregoni dicka me shume?
Nora: Ne te dy, ne fakt jemi njohur, por ishte muzika ajo qe na lidhi qe ne fillim dhe e konsideroj veten shume me fat qe e kam Robertin.

Nora Istrefi dhe Robert Berisha

Cfare te terhoqi me shume te Roberti?
Nora: Syte depertues, qendrimi, bisedat qe zhvillonte, sensi i humorit, sinqeriteti dhe ka shpirt artisti.

Ku qendron ndryshimi mes teje dhe Robertit?
Nora: N’thelb jemi krejtesisht te njejte, por normal, qe ne disa gjera te vogla ndryshojme...

Per cfare eshte i hatashem Roberti?
Nora: Eshte muzicient i shkelqyer.

Sa perqind te dites ia kushton te dashurit?
Nora: 80%

Cfare do te ndryshonit tek vetja?
Nora: Askush s’eshte perfekt, keshtu qe nuk do te ndryshoja asgje tek vetja.

Ju pelqejne tatuazhet dhe keni ndonje te tille ne trup...
Nora: Me pelqejne, por nuk kam menduar ndonjehere per t’bere tatoo.

Aktualisht, me cfare po merreni ju Nora?
Nora: Jam duke punuar rreth disa kengeve te reja.

Lexoni ndonjehere gazeta dhe a ju intereson ndopak politika...?
Nora: Po i lexoj shume shpesh, e sidomos vikendeve ne aeroplan. Kam deshire te jem e informuar per cdo gje.

ROBERT BERISHA

Robert Berisha

Roberti eshte pjese e grupit muzikor qe prej shume vitesh bashkepunon me kengetarin Sinan Vllasaliu. Ai njihet ndryshe si nje djale simpatik eshte klaviaturist i mire...

Robert, si eshte dita jote?
Roberti: Veres nxehte dimrit ftohte, varet se cfare pune kam ate dite, ashtu edhe dita me kalon, paradite i lire, kurse pasdite i zene me pune.

Tingulli qe te pelqen me shume?
Roberti: Varet prej instrumentit me te cilin e ekzekuton ate tingull.

Kur nxehet Roberti... cfare ndodh?
Roberti: Ftohet shpejt.

Per ju nje femer kur mund te quhet e bukur?
Roberti: Vetem kur e njoftoj tek atehere mundem me e dite sa eshte e bukur.

Cili eshte problemi me i mprehte i femres?
Roberti: T’kisha qene femer t’u kisha pergjigje, po besome, qe nuk e di.

Keni derdhur lot ndonjehere?
Roberti: Me filma turqisht kur kam qene i vogel.

Momenti juaj me i preferuar?
Roberti: Kam shume...

Ka shume sekrete te fshehura ne shpirtin tuaj?
Roberti: Jo, nuk di me fsheh.

Pika juaj me e dobet?
Roberti: Nuk mund te shoh gjak live, si ne TV, e kam pike shume te dobet.

Pse jeni kaq terheqes tek femrat?
Roberti: Nuk e di a jam a s’jam, vec me shume kisha thene qe me simpatizojne si muzicient dhe percjelles i Sinanit.

Si do ta pershkruanit veten?
Roberti: Nuk e di. Ne kete pyetje me mire do te ishte te pergjigjet Nora.

Cila eshte receta, sipas jush, qe duhet te perdor nje mashkull per te bere per vete nje femer?
Roberti: Mos me rrejte, me e ‘shti’ me qeshe sa me shume edhe jo fort me u lazdruar.

Cfare te terhoqi me shume te Nora?
Roberti: Pa modesti, gjithcka.

/gazmend kajtazi/vip press/telegrafi/23.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 22 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 52



KAFAZI I ARTE 6: DITA 52

22-01-2009 15:02
Surprize per Silvanen

Sot djemte i jane rikthyer edhe njehere stervitjes te cilen kishin dite qe e kishin lene pas dore. Nderkohe qe ata benin vrap ne tarrace, vajzat jane arhetuar duke i pare dhe pire kafene njekohesisht. Nderkohe Silvanes i ka ardhur nje surprize. Nje tufe mimozash te fresketa ka qene dhurata e saj per diten e sotme.

22-01-2009 15:58
Silvana shprehet se nuk e ka te sigurt fitoren

Kane luajtur me letra ne tarrace dhe nder te tjera, kane folur edhe per Kafazet paraardhese dhe menyren si jane votuar kafazieret e tjere qe kane arritur deri ne finale pa u nominuar as edhe nje here por qe ne fund nuk kane mundur te dalin fitues. Silvana eshte shprehur se te mos dalesh asnjehere ne balotazh nuk eshte nje kusht i domosdoshem per te qene fituese ndaj dhe nuk mendonte se do te ishte ajo fituesja e sigurt e ketij Kafazi. “Gjithcka mund te ndodhe”- ka thene ajo.

22-01-2009 17:17
Berolda dhurate Ervisit

Berolda ka qene serish keto momente prezent ne shtepine e Kafazit te Arte. Ajo i ka derguar nje dhurate Ervisit, nje embelsire dhe nje leter qe i dedikohej atij. Kjo pasi vetem Ervisi ishte ai qe votoi per qendrimin e vajzes se shkathet ne shtepi. Banoret e tjere e kane pershendetur Berolden por duket se u ka mbetur pak hatri me te qe letra ka qene e pervecme per Ervisin. Me pas kafazieret kane luajtur lojen “Mos u nxeh”.

22-01-2009 19:18
Ervisi dhe Silvana loje Suades

Ndersa Suaden e kishte zene gjumi ne divanin ne kuzhine, Silvana ka marre nje lapustil dhe ka nisur te shkruaj ne shpatullen e saj. “Te dua vetem ty”, ka qene dedikimi qe ajo i ka bere Suades, ndersa edhe Ervisi ka asistuar ne kete loje. Suada nuk ka ndjere asnje gje, ndersa dy banoret kane bere lojen ndaj saj.

22-01-2009 20:22
Ritem ne shtepi

Pasi eshte zgjuar nga gjumi, Suada ka pare dedikimin, qe i kishte vizatuar Silvana dhe ka qeshur me te. Me pas muzika ka mbuluar shtepine dhe Suada nuk mund te rrije aspak neglizhente ndaj saj. Ajo eshte cuar menjehere dhe ka nisur te defrehet nen ritmet e muzikes, ndersa Visi e sheh nga krevati. Silvana eshte marre me larjen e eneve dhe pergatitjen e darkes.

22-01-2009 21:03
Pingpong ne Kafaz

Ervisi dhe Geri dy djemte e Kafazit te Arte i jane rikthyer lojes se pingpongut ne shtepi me mjete rrethanore. Ata kane perdorur tavolinen e ngrenies si piste, ndersa kapaket e tenxhereve si raketa. Nderkohe dy vajzat, Silvana dhe Suada jane marre me pergatitjen e darkes.

22-01-2009 22:02
Vajzat luajne me letra

Pasi kane pergatitur darken, Silvana me Suaden jane shtrire ne dhomen e gjumit dhe po luajne letra. Ato e kane ndjere veten pak te lodhur sot dhe nga ana tjeter po u vjen keq qe po perfundon loja e Kafazit te Arte. Nderkohe djemte kane vazhduar duke luajtur pingpong.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Dafina Zeqiri Then Hunden ne Brezovice!

Dafina Zeqiri
/photo public domain/

“Brezovica” ia thyen hunden Dafina Zeqirit

Kengetarja e re kosovare, Dafina Zeqiri, ka thyer hunden perderisa po skijonte ne qendren e skijimit ne Brezovice. Mesohet se pas kesaj, gjendja shendetesore e kengetares eshte perkeqesuar, prandaj ajo eshte detyruar te shkonte ne Suedi, ku dhe do te kete intervenim kirurgjik. Per kete arsye Dafina mungoi ne promovimin e videoklipit “La Vida Loca” te mbajtur ne Prishtine. Kete kenge te re Dafina e kendon ne duet me kengetarin e muzikes R&B Blero-n. Ky nuk eshte bashkepunimi i pare i Dafines me kengetare te tjere. Me pare ajo ka bashkepunuar edhe me te tille si Hekuran Krasniqi, Lyrical Son dhe Genc Prelvukaj, i cili deri para nje kohe ishte producent i kengetares. Kenga e fundit e Dafines “Baterite” ishte pjesemarrese ne festivalin “Kenga Magjike 2008”, ku u shperblye me cmimin “Magjia e pare”, i cili u jepet artisteve me te dalluar nder te rinj. Dafina Zeqiri eshte nje nder kengetaret me aktuale ne skenen muzikore, qe kohet e fundit po vecohet per paraqitjet e saj skenike. /express live/ktv/21.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. I deshirojme Dafines sherim te shpejte!
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Brezovica" break Dafina's nose

New singer Kosovo Dafina, has broken nose while being skiing in Brezovica ski center. Learned that after this, the singer health condition has worsened, so she is forced to go to Sweden, where he will have surgery. For this reason we missed Amazing video clip promoting "La Vida Loca" held in Prishtina. This Amazing new songs and sings in duet with the singer's music R & B Blero-n. This is not the first collaboration with other singer Dafines. Previously she has collaborated with such as Hekuran, Lyrical Son and Prelvukaj Genc, who until a time was the producer of the singer. Laurel last song "Batteries" was participating in the festival "Magic Song 2008" which was awarded the "magic of money ", which was given prominent artists among young people. Amazing Girl is one of the singers with the current musical scene, who recently was distinguished for her stage appearances.
]]

Kafazi i Arte 6: Suada Protagoniste e Dites!

Kafazi i Arte 6
/photo news24/

Edhe pese dite na ndajne nga nata finale e edicionit te gjashte te “Kafazit te Arte”
Suada, protagoniste e dites

Diskutime per djemte, femrat dhe jeten qe bejne kafazieret jashte Shtepise se Arte

Ne diten e 51-te te Kafazit te Arte, Suada, studentja e Juridikut ka qene protagoniste e gjithe aktiviteteve ne shtepi. Mund te quhet dita e saj, e ideimit te lojerave, motivimit per punet e shtepise, kercimit, bisedave e diskutimeve. Energjia e saj eshte reflektuar edhe tek tre personazhet e tjere te gares sone, Silvana, Geri dhe Ervisi. Dita e djeshme ka qene pergjithesisht e qete dhe banoret tane po perpiqen qe t’i kalojne ne harmoni keto pese dite qe u kane mbetur se bashku. Megjithate, edhe pse ne pamje te pare duken te qete, ka momente qe banoret shfaqin shenja nervozizmi, pasi ankthi i dites se spektaklit, ku edhe do te shpallet fituesi i edicionit te gjashte te “Kafazit te Arte”, sa vjen edhe shtohet.

Kafazi i Arte 6 Suada

A KA DJEM TE BUKUR SOT?
A ka djem te bukur sot? Kjo ka qene nje nga pyetjet e hedhura nga Suada, qe eshte kthyer ne nje teme diskutimi me pas mes kater kafaziereve tane. Dy vajzat mendojne se djemte e bukur jane “zhdukur”, ndersa djemte kane thene se kjo gje ekziston edhe per femrat . Madje, kaq eshte dashur qe ne shtepi te hapet edhe nje diskutim i gjate per femrat dhe materializmin e tyre. Ervisi dhe Geri kane folur per femrat dhe se sa materialiste mund te jene ato si dhe per menyren se si mund te njihen dy njerez. Ne mes ketij debat i, Suada ka treguar se si ishte njohur me te dashurin e saj, Visin. Ervisi dhe Geri kane folur per banoret e tjere, nder te tjera edhe per Suaden, ku Geri ndoshta per here te pare ka qene kunder saj.

JETA JASHTE SHTEPISE
Ne diskutimin me njeritjetrin, banoret jane shprehur secili per menyren si e kalonin kohen. Suada ka rrefyer se rutina e saj gjate nje dite ishte shkolle, shtepi, lokal, dhe kohe dedikuar te dashurit. Ajo ka treguar se nuk ka qene ne humor dje, ndoshta per shkak te dhemballes, per te cilen eshte ankuar se i dhembte dhe keshtu u eshte shmangur diskutimeve. Me pas, Suada i eshte rikthyer serish jetes jashte Shtepise se Arte dhe ka fantazuar se cfare do te bente nese nuk do te ishte aty. Ajo ka pyetur edhe te tjeret me radhe per diten jashte Shtepise se Arte.

DISKUTIMET
Filmat artistike kane qene pjese e bisedave te kafaziereve tane. Geri ka thene se filmi i tij i preferuar eshte “Top Gun”. Kjo ka sjelle me pas nje bisede per udhetimet me avione apo edhe hedhjet me parashute. Kafazieret kane treguar per hobet e tyre, nderkohe qe muzika eshte ajo, qe pervec lojerave, risjell gezimin dhe harene ne mes te banoreve te shtepise se Kafazit te Arte edhe ne ditet qe iu kane mbetur. Pervec argetimit me muzike, ata jane argetuar edhe duke bere punet e shtepise se bashku. Vajzat jane marre me kuzhinen, kurse djemte me dhomen e gjumit.

Kafazi i Arte 6 Silvana

SILVANA
Silvana ka qene pak e merzitur diten e djeshme, pasi ka dashur qe keto dite te fundit te qendrimit te saj ne Kafaz te kishte serish Dastin, qenushin e saj ne shtepi. Por, qeni i saj i dashur nuk ka qene shume mire me shendet dhe familja nuk e ka sjelle. Kjo e ka bere ate te jete disi me pasive.

FAKTI I DITES
Te henen, pas spektaklit, kafazieret ne feste

Nje feste pas mbarimit te Kafazit, kjo eshte ideja qe kane hedhur kafazieret tane. Pikerisht te henen, pas mbarimit te spektaklit, te kater banoret kane premtuar se do te shkojne ne ndonje bar te festojne se bashku fitoren (e atij qe do fitoje), por edhe miqesine dhe kohen qe kaluan se bashku. Suada eshte shprehur se do te donte shume qe te ishte nje dite fundjave kur te mbaronte kafazi, qe te kishin me shume mundesi per te zgjedhur ku do te festonin. A do ta mbajne kete premtim kafazieret tane? Kete do ta shohim... /ilda lumani/gazeta shqiptare/22.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 21 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 51



KAFAZI I ARTE 6: DITA 51

21-01-2009 12:01
Ervisi kerkon corapet

Geri dhe Suada jane zgjuar te paret kete mengjes. Suada dhe Geri jane ngjitur ne tarrace dhe Geri nuk ka hezituar t’i thote Suades se eshte larguar. Suada, Silvana dhe Geri kane biseduar per lokalet e nates ne tarrace ndersa Ervisi eshte zgjuar dhe ka kerkuar corapet qe nuk po i gjente gjekundi.

21-01-2009 12:58
Tema e diskutimit, femrat dhe materializmi i tyre

Kane folur per femrat dhe se sa materialiste mund te jene ato dhe per menyren se si mund te njihen dy njerez. Suada ka treguar se si ishte njohur me te dashurin e saj, Visin. Ervisi dhe Geri kane folur per banoret e tjere nder te tjera edhe per Suaden ku Geri ndoshta per here te pare ka qene kunder saj.

21-01-2009 14:01
Bejne pune shtepie duke kercyer

Muzika eshte ajo qe pervec lojerave risjell gezimin dhe harene ne mes te banoreve te shtepise se Kafazit te Arte edhe ne ditet qe iu kane mbetur. Pervec argetimit me muzike, ata jane argetuar edhe duke bere punet e shtepise se bashku. Vajzat kane mbajtur kuzhinen kurse djemte dhomen e gjumit.

21-01-2009 16:06
Suades i dhemb dhemballa

Ne diskutimin me njeri-tjetrin, banoret jane shprehur secili per menyren si e kalonin kohen. Suada ka rrefyer se rutina e saj gjate nje dite ishte shkolle, shtepi, lokal, dhe kohe dedikuar te dashurit. Ajo ka treguar se nuk ka qene ne humor sot ndoshta per shkak te dhemballes per te cilen eshte ankuar se i dhimbte dhemballa dhe keshtu u eshte shmangur diskutimeve.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Harrohet Berolda!

Kafazi i Arte 6

Java finale nis qete, heshtur dhe me pak tension mes kafaziereve
Harrohet Berolda nga banoret e shtepise

Gjate dites se djeshme, gatimi eshte marre persiper nga Silvana dhe Geri

Asnje diskutim dhe pendese per largimin e banores me punetore te shtepise, Beroldes. Vajza bionde qe provoi te dy kafazet, ate te Arte dhe te Ndryshkur, ku gjate shtate javeve loje shfaqi temperamentin e saj aktiv, jo vetem ne lojera dhe argetim por edhe si nje kuzhiniere dhe duararte ne shtepi, pas lenies se lojes se Kafazit te Arte te henen ne mbremje duket se eshte harruar ne shtepi nga kater banoret e tjere. Nderkohe qe dita e djeshme ne shtepine e Arte ka kaluar e qete, mes muzikes dhe perditshmerise se jetes se mbyllur.

IKJA E BEROLDES
Asnje pendim nuk eshte ndjere gjate dites se djeshme per votat qe shkuan per daljen e Beroldes nga loja, ndersa ne balotazh ishin Geri dhe Suada. I vetmi qe votoi per qendrimin e saj ne shtepi ishte Ervisi. Suada, Geri dhe Silvana votuan per largimin e saj pa asnje medyshje. Gjate dites qe lame pas, Berolda per asnje moment nuk eshte bere pjese e bisedave te banoreve, ndryshe nga heret e tjera kur ikja e kafaziereve eshte diskutuar gjate prej atyre te mbetur ne shtepi. Edhe pse te gjithe kane kaluar mire me Berolden dhe ajo nuk u perfshi ne asnje debat apo konflikt me ndonje ne votim, banoret nuk hezituan te votonin per daljen e saj. Nderkohe, dita e djeshme ka qene krejtesisht e qete ne shtepi dhe banoret e kane kaluar pa ndonje impenjim te madh. Ata kane bere ritualin e dites duke ngrene, biseduar, kercyer apo dale ne tarrace dhe nuk kane pasur asnje preokupim tjeter. “Na ka mbytur heshtja dhe vetmia”, - ka thene Geri, i cili ka qene mjaft pasiv ne biseda gjate dites se kaluar.

Kafazi i Arte 6 Geri Berolda

GATIMI
Nje nga gjerat qe banoret e kishin te sigurt ne shtepi cdo dite ka qene gatimi. Gje te cilen e bente shume me qejf Berolda. Kjo detyre eshte ndare dje mes banoreve. Ka qene Geri ai qe ka pergatitur dreken, ndersa Silvana eshte marre me gatimin e darkes, por ka lare edhe enet. Suada eshte perpjekur te pastroje shtepine, ndersa pjesen tjeter te kohes e kane kaluar shtrire ne kuzhine. Ervisi nuk eshte marre me asnje gje gjate dites se djeshme, pervec bisedave apo lojes me letra me Gerin.

TENSION MES BANOREVE
Por, dita e pare e javes finale eshte shoqeruar edhe me nje lloj apatie mes banoreve. Ata kane qene jo vetem pasive por edhe disi te merzitur, pavaresisht faktit se Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri jane te vetmit qe i kane rezistuar lojes deri me tani. Kete fakt duket nuk e kane perjetuar sa duhet. Madje Silvana eshte shprehur se “qe pas spektaklit kane qene te gjithe te heshtur dhe nuk duhet te jemi kaq te merzitur”. Pak a shume te njejtin mendim kane pasur edhe te tjeret dhe gjithe kete situate e kane kaluar duke kercyer nen ritmet e muzikes se tyre te preferuar. I vetmi gezim per banoret gjate dites qe lame pas kane qene te afermit e tyre, te cilet u kane sjelle perkatesisht secilit disa dhurata dhe gjera qe ata vete u kane kerkuar atyre.

FAKTI I DITES
Geri per here te paredebaton me Suaden

Kafazi i Arte 6 Geri Suada

Suada dje ka luajtur letra me Silvanen dhe eshte merzitur qe djemte kane qene pasive dhe nuk kane luajtur me to. Gjate pasdites Geri i ka thene Suades qe te mos rrije aq pasive. Suada i eshte pergjigjur qe “kur une u thashe te luanim letra, ju u diferencuat, keshtu qe nuk eshte se jam une pasive”. “Ti rri kot, asnjehere nuk ben debat”, - i ka thene Geri, gje e cila duket se ka qene nje konkluzion i mbledhur gjate gjithe ketyre diteve, por qe tashme po dalin ne dukje, ndoshta edhe per shkak te stresit qe ka kjo jave e fundit dhe ku nje prej tyre do te jete fitues i lojes se “Kafazit te Arte”. /ilda lumani/gazeta shqiptare/21.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arbana Osmani Braktise "E Diell"!

Arbana Osmani
/arbana osmani ne emisionin "e diell", photo top channel/

Arbana heq dore nga "E diell", arsyeja e largimit

Ju ka rene ne sy patjeter mungesa e Arbana Osmanit, ne emisionin e "E diell", cdo te diel ne ekranin e "Top Channel". Dhe nuk eshte nje largim i perkohshem, por nje largim njehere e pergjithmone i saj nga ky emision, ku per disa jave rresht ishte pozicionuar si krahu i djathte i Adi Krastes. Ajo mbante nje pjese te rendesishme te drejtimit te ketij emisioni shume ore ne transmetim. Shume shpejt ne ate studio te madhe ku behet shume spektakel, u prezantua si e shkatheta, e zhdervjellta, duke ia lene Xhemit me qejf serish rolin e se bukures. Por tashme erdhi momenti i Xhemit, qe te perballoje Adi Krasten dhe spektaklin "E Diell". Pasi Albana eshte larguar perfundimisht nga ky staf, per faktin se ka nisur pergatitjet per "reality shown", "Big Brother 2".Sipas burimeve tona, thuhet se askush nuk do ta zevendesoje Arbanen, dhe Adi Krasta do te mjaftohet vetem me Xhemin tani e tutje per te drejtuar "E diell". Nuk dihet nese drejtuesit e kishin marre parasysh qe ne fillim pranine e perkohshme te Arbanes per te qene me te sigurt me tre prezantues, ne kete produksion shume te ngjeshur televiziv. Por ajo qe dihet e sigurt eshte se ajo i ka shfaqur preferencat e saj ne "Top Channel". Eshte spektakli "Big Brother", dhe "Super model of the World". Ndoshta ajo me ambicien e saj qe e ka shpallur hapur si prezantuese, i kishte marre persiper te gjitha, por ka ardhur nje moment qe e ka pare dhe vete, qe s'mund te merrte kaq shume gjera persiper. Gjithsesi Xhemi e kaloi proven, edhe pse eksperienca e saj e pare e prezantimit me publik ne salle, u prit mire ne spektaklin "Kjo ishte loja". Nderkohe Arbana po pergatit nje dalje te fuqishme ne edicionin e dyte te "Big Brother". Ajo ka nisur pergatitjet si fillim me kerkimin e banoreve te shtepise me te famshme ne vend permes aplikimeve. /panorama/17.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Soni Malaj Ne Shoqerine e Nje Djali Brun!

Soni Malaj
/photo panorama/

Soni Malaj, fotografohet ne LollyPop ne shoqerine e nje djali brun

Pas ndarjes nga Flori Mumajesi, Soni Malaj, eshte pare rralle e me rralle te frekuentoje jeten e nates. Por fotografi yne, e ka fotografuar fundjaven qe shkoi ne Lollypop, ne shoqerine e nje djali brun. Mesohet se bashke me te ka qene dhe Albana Osmani, mikeshe me Sonin. Pas thashethemeve per nje lidhje te re me nje francez, dhe fjaleve se lidhja e saj me kantautorin Flori nuk eshte mbyllur ende, Soni Malaj vendosi t'i largohej argetimit, duke u marre vetem me kengen. Madje dhe ne partin e festivalit ishte e vetmja kengetare qe mungonte, nderkohe qe ka pohuar se komunikimi mes saj dhe Florit tani eshte thjesht me kolegesh. "Zona zero", qe ishte lancuar nga vete ata si nje nga kenget me te bukura, frymezuar nga lidhja e tyre, u pozicionua e 16-t ne festival. Edhe pse ribashkimi i tyre per te marre pjese ne nje konkurrim te tille u komentua nga artistet si thjesht muzikor, shume e komentuan si rikthim. Gjithsesi dihet qe Sonit nuk i kane munguar asnjehere rastet, ndaj dhe e ka kaluar pa shume inate ndarjen me Florin. /panorama/17.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Soni nuk i shpeton dot kamerave te paparaceve! Nga fotografia, djali brun nuk duket edhe aq "happy".
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Jeta Faqolli Zbulon te Brendshmet?

Jeta Faqolli
/photo panorama/

Jeta Faqolli zbulon te brendshmet dhe celulitin ne festen e ditelindjes

Pasi ka nxjerre ne treg kenget "Aman, derman", "Provokimet", "Konkurenca", "Vetem me ty", kengetarja Jeta Faqolli ka organizuar nje feste te madhe per ditelindjen e saj keto dite ne Tirane. Edhe pse ka patur shume komente per zotesine e saj si kengetare, perseri u pa se miqte kengetare nuk i kishte te pakte. Ne festen e organizuar ishin shume te ftuar; si Flori Mumajesi, Gent Demaliaj, Kastro Zizo, Anjeza Branka, Ingrid Gjoni, te cilet kane ndjenjur per shume ore ne festen e zhurmshme ne nje lokal prane Rruges se Elbasanit. Jeta Faqolli e veshur me nje fustan shume te shkurter te verdhe, ka qene shume aktive gjate darkes, ka kercyer, ka kenduar, madje ka zbuluar per te pranishmit motren e saj brune, Irena. Por paparaci yne ka fiksuar te tjera detaje tek performanca festive e Jetes. Jane pikerisht te brendshmet e saj, sidomos pasi kaluan ca ore nga festa, dhe ku kengetarja bionde ka zbuluar te brendshmet. Por po ashtu dhe celuliti ne kembet e saj, eshte shume i dukshem. Per me shume shikoni ne foto. Nderkohe i urojme kengetares edhe 100 vjec! /panorama/17.01.09/

Jeta Faqolli Jeta Faqolli
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Alida Duka, Motra e Madhe e Stines

Alida
/photo panorama/

ALIDA MOTRA E STINES
Ju rrefej peripecite ne Gjermani per t’u bere kengetare

Asnje kengetare ne Shqiperi nuk kercen si ajo. Sepse quhet “free style”, stili i zezakeve te sprovuara ne skene dhe te gatshme per te sfiduar djemte repera. Eshte Alida Duka, motra e madhe e Stines, qe ka hyre ne tregun muzikor shqiptar me kete stil. Pas publikimit te klipit te ri “Sa duhemi” ajo tregon jeten qe ben ne Gjermani dhe peripecite, qe ka kaluar per t’u bere kengetare. Koncertet atje dhe mesimet hip-hop, qe jep per vajzat gjermane i tregon ne kete interviste.

Kur keni nisur te merreni me kengen?
Kam filluar qe ne moshe te vogel, me sakte qe ne fillore per piano deri ne klasen e tete, pastaj kalova ne liceun artistik per kanto. Por muzika ka qene shoqja ime me e mire e pandashme gjate gjithe jetes. Deri tani ka qene frymezimi im, arsyeja per te jetuar dhe gjithcka tjeter.

Si i keni kaluar keto vite ne Gjermani?
Largesia ka ndikuar shume tek une me peripecite e saj, por me kane sherbyer per mire gjithmone.

Klipi juaj i ri “Sa duhemi”, si eshte pritur dhe cfare vleresimesh moret?
Po, ne radhe te pare mora vleresime nga Nesti, i cili nuk ben lehte komplimente. Gjithashtu, pashe menjehere reagimin e fansave qe kane shkruar per mua. “Sa duhemi” eshte nje kenge qe nuk ishte parashikuar fare te realizohej, por ja qe nganjehere gjerat spontane dalin me mire.

Ju jeni motra e Stines, si ecen bashkepunimi dhe si sillet ai me ju?
Ai eshte nje vella qe gjithkush do kishte deshire ta kishte. Ka qene dhe mbetet per mua nje shok i mire, pasi flasim hapur me njeri-tjetrin.

Atehere perse mungon nje duet ne skene?
Kemi dashur qe ne Top Fest 1 te dilnim bashke ne nje duet, madje kishim pergatitur dhe kengen, por nuk u be e mundur per faktin se atehere nuk mund te shkeputesha dot nga Gjermania. Por kjo s’do te thote qe ne te dy nuk do te bejme nje bashkepunim. Le te mbetet surprize per ju.

Cfare jete beni ne Gjermani?
Nje jete normale, te qete e plot gjalleri dhe pa probleme. Eshte nje jete e ftohte, por qe tani jam mesuar dhe nuk me ben pershtypje.

Jeni e perfshire ne rrethin artistik atje?
Po, para dy muajsh mora pjese ne konkursin muzikor “Staret e se nesermes”, per vleresim ne kenge dhe klip. Tani kam nje projekt me producentin gjerman Lousy Tunes, me te cilin po punoj per realizimin e nje kenge shqip dhe gjermanisht, qe flet per te rinjte, qe nuk kane asnje te ardhur. Eshte i njejti producent, me te cilin po punoj per albumin tim. Gjithashtu, jam thirrur ne koncerte qe mbahen ne Heilborn, Shtutgart, Berlin, Hanover, Hamburg. Por gjate javes jam e angazhuar me vajzat e kercimit, pasi jap mesime hip-hopi.

Alida

Si keni arritur ketu ku jeni, i kujtoni veshtiresite me te cilat jeni perballur?
Natyrisht qe kam pasur shume veshtiresi, pasi nuk eshte e lehte t’ia dalesh ne nje vend te huaj, ku cdo gje nis nga e para. Por si mua dhe Stinen, kjo gje na ka bere te forte, te mesojme shume nga jeta dhe te kerkojme me shume nga ajo.

Cila nga kenget ka lidhje me jeten tuaj?
Disa. Te pakten kenget qe shkruaj vete. Ndersa kengen e publikuar “Sa duhemi”, tekstin dhe muziken i ka bere vete Stine. Ai e di me mire kush dhe cfare perfshihet brenda tekstit.

Keni nje kengetare idhull, cila eshte?
Ciara, natyrisht sepse eshte nje femer sexy, me shume stil, me pelqen.

Vihet re ne klipet tuaja veshja ekstravagante dhe stili i vecante ne te kercyer. Si do te mund ta perkufizonit veten?
Une kam qene gjithmone nje tip qe me pelqente te isha e vecante. Dhe stili i kercimit “free style” ka qene pasioni im. Ndaj dhe permes klipit kam dashur te transmetoj, se kush eshte Alida e vertete.

Ekstravagante jane dhe veshjet tuaja, cizme te gjata, bizhu te renda?
Po une veshjet i stiloj vete, po ashtu dhe koreografine e kercimit e bej vete. Dhe ky eshte stili im.

Keni marre pjese ne Top Fest 5, tani vini me klip, cfare plani keni me tej ne muzike?
Te planifikosh shume nuk eshte mire, por dhe pa plan nuk mund te ecesh kurre ne jete. Tani per tani po pergatitem per nje kenge te re ne Top Fest 6, si dhe po punoj per kenget e albumit tim. Me tej te shohim. /panorama/17.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 20 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 50



KAFAZI I ARTE 6: DITA 50

20-01-2009 13:18
Banoret i gezohen arritjes ne finale

Pas kaq e kaq diteve te kaluara ne shtepi dhe akumulimit te stresit pergjate ketyre diteve, banoret i kane rralluar tashme aktivitetet e perditshme. Ata kane gezuar arritjen deri ne finale dhe provuar stresin e mendimit se kush do te jete fituesi i lojes qe do te rrembeje pervec fames edhe cmimin e madh prej 15.000 eurosh.

20-01-2009 18:20
Geri per here te pare debaton me Suaden

Suada ka luajtur letra me Silvanen dhe eshte merzitur qe djemte kane qene pasiv dhe nuk kane luajtur me to. Gjate pasdites Geri i ka thene Suades qe te mos rrije aq pasive. Suada i eshte pergjigjur qe “kur une u thashe te luanim letra ju u diferencuat, keshtu qe nuk eshte se jam une pasive”. “Ti rri kot asnjehere nuk ben debat”, i ka thene Geri, i cili duket se ka nxjerre nje konkluzion te mbledhur gjate gjithe ketyre diteve, por qe tashme po dalin ne dukje, edhe per shkak te stresit qe ka kjo jave e fundit dhe ku nje prej tyre do te jete fitues i lojes se “Kafazit te Arte”.

20-01-2009 19:00
Ritem ne shtepine e Arte

Kane lene bisedat ne mes dhe jane cuar te katert, Suada, Silvana dhe dy djemte, Geri e Ervisi perpara pasqyres dhe po kercejne nen ritmet e muzikes bashkekohore. Por muzika popullore ka qene ajo qe ka elektrizuar banoret deh shtepine. Ndersa vajzat kercenin Geri me Ervisin ne vend te parave u kane hedhur letrat me te cilat luajne. Atmosfera qe eshte krijuar ka qene vertete e kendshme me tej.

20-01-2009 20:00
Lojera ne Kafaz

Dominote dhe letrat jane lojerat e preferuara te kafaziereve tane. Kete mbremje ata kane bere te njejten gje; te ulur ne kuzhine kane nisur te luajne domino fillimisht dhe me pas me letra. Shiu qe porsa ka nisur i ka penguar ata te dalin ne tarrace per te ndezur zjarrin.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Omeri Quan Gerin "Gerusha"

Kafazi i Arte 6 Omeri Geri
/photo news24/

Ne studio, diskutime rreth kercenimit qe beri nje jave me pare kusheriri i Silvanes
Ish-banori Omeri quan Gerin “Gerusha”

“Ai ka thene se te kam vella dhe me shiti per nje femer”

Ne studio dje mbre ma ka qene i ftuar kafazieri me i fundit qe la shtepine e Kafazit te Arte, Omeri. Por, ndersa prezantuesja Eneida Xhelili e ka pyetur per javen e pare ne shtepine e Kafazit te Arte, Omeri duket se kishte akumuluar mjaft gjate kesaj jave. Ai ka shprehur merzine, irritimin, por edhe ka fyer Gerin per voten kunder tij. “Shok me te forte ne Shkoder jane vra per femra ose leke. Geri e beri, kjo eshte tradhti. Ai ka thene se te kam vella dhe me shiti per nje femer. Po sot nuk eshte vuajtje per femra. A ka pare ndonjehere femer ai? Ai duhet te vesh minifund tani. A i ke pare mesazhet kunder Gerit per voten qe beri?”, - eshte shprehur gjithe irritim. Nderkaq kane reaguar menjehere nena dhe halla e Gerit apo edhe nena e Suades. Ato e kane justifikuar Gerin duke e quajtur loje te gjithe kete. Ylberi ka thene se “per mua, po te dilja ne balotazh, nuk do votoja as Silvanen as Gerin”. Ndersa Albana ka thene se “loja eshte e tille qe i pranon edhe votimet, keshtu qe nuk ka pse te kete te tilla reagime”.

DEBATI
Ethet e lojes kane perpire tashme konkurrentet tane. Debati i bere ne studio mes njerezve te Gerit dhe njerezve te Silvanes, i cuar ne Kafazin e Arte prej Beroldes dhe Suades, te cilat ndoqen spektaklin e se henes qe shkoi ne Kafazin e Ndryshkur, ka rihapur debat ne shtepine tone te zhurmshme. Pas kronikes se debatit ne shtepi diskutimet kane vazhduar serish edhe kete te hene ne studio. Gazi, i fejuari i Beroldes e ka justifikuar ate, duke thene se “eshte nje mendim i saj qe u ka treguar atyre ne shtepi dhe une nuk mund te them nje mendim konkret”. Te njejtin opinion ka dhene edhe nena e Suades. “Neser ata do te dalin jashte nga Kafazi dhe nuk kane perse t’i kalojne debatet dhe diskutimet jashte shtepise”. Albana, kafazierja e pare qe ka lene lojen, ka nderhyre ne diskutim dhe eshte shprehur se “perderisa ju nuk i pertypni keto gjera, atehere nuk duhet t’i linit te hynin ne shtepi. Loja duhet t’i pranoje te gjitha dhe nuk kane perse i kalojne muhabetet dhe debatet jashte shtepise”. Edhe Matilda e ka perkrahur Albanen, duke thene se “kjo eshte nje loje dhe te gjithe kane hyre per te bere konkurrence, por nuk duhet te teprohet dhe te mbetet vetem ne shtepi, jo jashte saj”.

NOMINIMET
Gjate gjithe dites se djeshme banoret kane diskutuar per faktin se sa te veshtire e kane pasur te votojne kunder banorit qe kishin me perzemer ne shtepi. Ka qene Geri dhe Ervisi ata qe kane debatuar me shume per nominimet, votat pro e kunder dhe veshtiresine qe ndjen secili prej tyre perballe zgjedhjeve qe u jane dashur te bejne.

GARA
Mungon vetem nje jave nga perfundimi i lojes se zhvilluar prej thuajse dy muajsh ne shtepine me te famshme te Kafazit te Arte. Banoret kane qeshur, luajtur, zhvilluar debate te cilat shpesh kane degjeneruar deri edhe ne zenka apo prekje duarsh, sic ishte rasti me i fundit midis Silvanes dhe Matildes, gje per te cilen te dyja vajzat e pranuan fajin dhe zgjodhen te mos mbanin meri me njeratjetren. /gazeta shqiptare/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Debati ne Studio per Manipulimet!

Kafazi i Arte 6
/photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DEBATI NE STUDIO PER MANIPULIMET

Ish-kafazieri Ylberi, ka qene serish ne studio dhe ka krijuar nje atmosfere debati. Ka qene e para Albana, e cila ka hapur diskutimin duke thene se ne loje ka manipulime.

Albana: Ka manipulime ne loje. Une kam cuar mesazh dhe nuk eshte shfaqur”.

Ylberi: Qe ka manipulime, kjo dihet tashme. Se edhe une nuk dola rastesisht; te ishte per publikun, do te isha ende brenda.

Matilda: Pse nuk konkurron per deputet Ylber, se per diplomat je shume i mire.

Babai i Silvanes: Gjerat ne bote jane relative. Javes qe shkoi ishin tre veta ne balotazh, por vete banoret votuan te dilte Omeri, keshtu qe ku konsiston manipulimi?

Halla e Gerit: Manipulimet ekzistojne

Nena e Gerit: Une mendoj se Geri eshte fitues, se ka votat e publikut me shume se te tjeret.

Mamaja e Suades: Mua nuk me intereson kush fiton, kjo eshte nje loje dhe vete banoret e shohin se me ke pershtaten me mire. Ata jane ndare kater ne nje grup dhe nje grup nje. Po dikush mund t’i hedhe dikujt 2 mije vota nje banori dhe ja u fitua cmimi. Per mua eshte Berolda e vetmja qe meriton piket maksimale”.

Babi i Silvanes: Ne internet sot, Suada ka qene e fundit dhe Geri eshte i parafundit.

Albana: Kur kam dale nga Kafazi, une kam qene e treta ne internet.

Ylberi: Une jam dakord me Albanen dhe mendoj se per 15 milione leke nuk ia vlen per te bere manipulime. Manipulim ishte ai qe me bene mua, jo te tjereve.

Shoku i Visit: Keto diskutime jane te kota. Vetem Visi nuk po permendet, une mendoj se ai eshte vetvetja dhe ai po votohet, keshtu qe diskutimet jane te teperta.

Vellai i Visit: Jane vete banoret qe kane nxjerre njeri-tjetrin, dhe keshtu qe debatet nuk ia vlen te vazhdojne. Une jam dakord me babin e Silvanes dhe ne balotazh i nxjerr vota, nga shtepia i kane nxjerre vete banoret. /gazeta shqiptare/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Nise Java Finale!

Kafazi i Arte 6 Berolda
/photo news24/

Nis java finale e reality show-t te edicionit te gjashte te Kafazit te Arte
KAFAZI I ARTE 6: Berolda, “lamtumire” cmimit te madh

Banoret mbajne ne shtepi Gerin e Suaden dhe largojne punetoren e shtepise

Ka nisur java me kulminante e Kafazit te Arte, jave qe do te percaktoje fituesin e ketij reality show dhe cmimin e madh prej 1.5 milione lekesh. Berolda ka lene lojen perfundimisht, duke hequr dore nga endrra per fituesin e edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Keshtu Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri vazhdojne lojen dhe garojne tashme per cmimin prej 15 milione lekesh te vjetra. Por nata e spektaklit dje ne mbremje ka qene e mbushur me emocione, tension mes banoreve, debate ne studio, muzike qe kane sjelle te ftuarit gjate spektaklit dhe surpriza ne shtepine e Arte.

LOJA
Kane mbetur tashme ne gare kater konkurrente finaliste, te cilet do te luftojne per te qene secili prej tyre fitues ne menyren e vet. Ne mbremjen e djeshme, tre nga konkurrentet me pak te votuar, Berolda, Suada dhe Geri kane dale ne balotazh, ndersa vete kafazieret vendosen qe Berolda te lere shtepine e Kafazit te Arte. Edhe pse ka qene e veshtire per te gjithe te votonin, pasi ditet e fundit ata ishin miqesuar me njeri-tjetrin, por loja vazhdon dhe gara eshte bere me e forte dhe cdonjeri prej tyre eshte tani pretendent per cmimin e madh prej 15 milione lekesh.

SURPRIZA NE SHTEPI
Pak pasi ka nisur spektakli me kafazieret, nje surprize u ishte rezervuar atyre. Nje ze qe e qan muziken popullore te Shqiperise se Mesme, por jo vetem kaq… Keshtu ne shtepi ka hyre kengetarja e preferuar e tyre, Valbona Mema, kenget e se ciles kane qene shoqeruese e kafaziereve gjate gjithe ketyre diteve. Banoret jane entuziazmuar sapo kane pare kengetaren seksi te hyje ne shtepi dhe kane kaluar nje kohe shume te kendshme me te. Ata e kane pyetur per muziken, kenget, projektet e kengetares, por edhe ajo ka ndare me ta disa nga detajet e jetes se saj private. Edhe Valbona ka pasur kuriozitet t’i njihte banoret, ajo i ka pyetur te gjithe dhe u ka shprehur simpatine e urimet qe kane vazhduar deri tani lojen. Me pas ne shtepi, kengetarja Valbona Mema i ka pershendetur me nje nga kenget e saj te njohura. Banoret e kane shoqeruar duke kercyer dhe jane ndjere vertet shume mire, pasi per here te pare nje kengetare ka kenduar ne shtepine e Arte. Valbona Mema ka pohuar ne studio se “jam ndjere shume mire kur kam degjuar qe banoret kercejne kenget e mia”. Por momentet ne spektakel kane qene te shumta. Keshtu, nje tjeter i ftuar special ka sjelle atmosfere gjate spektaklit dhe ne shtepine e Arte. Kantautori i mirenjohur, Pirro Cako ka qene i pranishem dje ne mbremje ne studion e spektaklit dhe me pas ai ka shprehur deshiren te njihte nga afer banoret. Ai ka hyre ne shtepine e Kafazit te Arte dhe bashke me kengetaren Valbona Mema jo vetem kane krijuar nje atmosfere te kendshme, por edhe kane ngrene embelsiren e pergatitur nga Berolda. Ndersa Valbona ka kenduar ne shtepi, Pirro Cako ka kenaqur publikun ne studio me kengen e tij me te re “Anjushka”, fituese e cmimit te trete ne Festivalin “Kenga Magjike”.

BANORET
Nje kronike e mendimeve te pese kafaziereve per shtate jave ne kafaz, per momentet me te bukura dhe me te veshtira te lojes, apo edhe mendimi se kush e meriton te fitoje Kafazin e Arte, jane permbledhur ne nje kronike te vecante. Por, opinionet e banoreve te shtepise sone kane pasur nje emerues: “Silvana nuk e meriton te jete fituese e lojes…”. Kjo ka sjelle edhe nje diskutim ne studio. Te afermit e Silvanes kane debatuar dhe kane dhene mendimin e tyre ne mbrojtje te saj. Por Albana dhe Matilda, dy ish-kafazieret kane dhene opinionin se ai qe e meriton kete loje eshte Geri, banori qe ka dhene me shume nga te gjithe ne kete gare shtatejavore.

REPORTAZHI
Momenti i perjavshem, minutazhi i te madhit Edison Ypi ka kenaqur kafazieret dhe publikun ne shtepi. Kete jave ai iu kushtohej vetem femrave. Tri kafazieret tona jane ndjere te perkedhelura, por pergezime per te kane ardhur edhe nga Geri dhe Ervisi. Pirro Cako dhe Valbona Mema, qe e kane shijuar reportazhin bashke me banoret, kane dhene opinionet e tyre per ate cfare kane pare. /ilda lumani/gazeta shqiptare/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Teuta Kurti Me Album dhe Videoklip te Ri!

Teuta Kurti
/photo kosova sot/

Teuta me album e videoklip te ri

Teuta Kurti konsiderohet si njera nder kengetaret me serioze shqiptare. Zeri i saj e ka mahnitur publikun. Ajo eshte duke punuar per realizimin e nje albumi dhe te nje videoklipi te ri

Kenga me e re e kengetares Teuta Kurti titullohet “Ty”. Kjo kenge eshte pjese e albumit te ri te saj. Po kesaj kenge do t’i behet edhe videoklipi. Pas sukseseve qe pati ne vitin 2008, Teuta Kurti edhe vitin 2009 deshiron ta nise me suksese. Kete sukses ajo synon ta arrije me kengen “Ty” dhe me videoklipin e kesaj kenge. “Kenga eshte pjese e albumit te ri, me muzike dhe orkestrim te Faton Dolakut, kurse tekstin e kenges e kam shkruar une. Eshte nje nder kenget me te preferuara te albumit tim”, tha Teuta Kurti per gazeten “Kosova Sot”. Sic tha edhe vete kengetarja me lart, kjo kenge per te eshte e vecante dhe kesaj kenge do t’ia beje edhe videoklipin. ‘’Tani do te filloj edhe xhirimet e videoklipit te kenges ‘Ty’. Do te jete spot interesant. Shpresoj qe do te pelqehet nga te gjithe. Me teper nuk dua te flas rreth asaj se si do te duket videoklipi”, theksoi ajo. Videoklipi do te xhirohet nga produksioni “Vizioni”, ne regji te Dardan Lutes, i cili njekohesisht eshte edhe i fejuari i kengetares Teuta Kurti. Perpos kesaj kenge, ajo eshte duke punuar edhe per realizimin e nje kenge tjeter te re, per te cilen nuk deshiron te flase shume. /b.zyberi/kosova sot/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Labinot Tahiri: Adoleshenca Ime!

Labinot Tahiri LABI
/photo public domain/

Labinot Tahiri flet per adoleshencen e tij
Depertimi me shume veshtiresi

Labi kengen e ka nisur qe ne moshen e femijerise dhe mund te thuhet se ka nje karriere te mire, por mbi te gjitha thote se duhet bere edhe me shume, ne menyre qe te jete i kenaqur me karrieren qe ka

Labinot Tahiri, nje djalosh i lindur per kengen, thote se e ka pasion te trasheguar kete profesion, sepse e tere familja ka talent per kenge. “Kenga kultivohet shume ne familjen tone. Babai, Islam Tahiri, eshte kengetar. Pervec tij, ne familjen tone kengen e duan dhe merren me te edhe Anduena dhe Saranda. Prandaj mund te them qe rrugen per kenge, pasi talentin ma dha Zoti, ma trasoi familja ime, e cila beri te arrije deri ketu ku jam”, thote Labi per “Kosova Sot”.

Labinot Tahiri LABI

Po si ka qene Labi ne moshen e adoleshences? Thone se ka qene nje djale i zgjuar, i prire per te mesuar shume gjera. Ka qene mjaft kureshtar dhe i shkathet. “Femijeria ime ka qene me mjaft batica e zbatica, natyrisht se femijeri te tille ka pasur e gjithe gjenerata ime per faktin se kemi qene te okupuar nga pushtuesi serb”, ka thene Labi, i cili kujton kohen kur punetoret shqiptare i larguan nga puna, ndersa shumicen e familjeve shqiptare i kaploi varferia. “Me kujtohen vitet ’90, kur ma larguan babane nga puna dhe natyrisht se kemi pasur nje jete te veshtire ekonomike si cdo familje kosovare. Ka qene e veshtire te jetosh pa te ardhura”, thekson ai.

Me gjithe veshtiresite qe e preokuponin Labin, deshira e tij nuk shuhej per kengen. Si femije ka qene i prire per te kenduar, mirepo, per shkak te kushteve te renda ne familje, nuk kishte mundesi te merret me te. Duke marre pjese neper aktivitete te ndryshme me angazhimet e tij, gradualisht arrin endrren e tij. “Rruga deri ketu ku kam arritur me kengen ka qene me shume veshtiresi. Mirepo me kalimin e kohes dhe me pune e vullnet e arrita kete qe e kam deshiruar, kur kam qene ne moshen adoleshente” shprehet ai.

Labinot Tahiri LABI

Labi kengen e ka nisur qe ne moshen e femijerise, prandaj mund te themi se ka nje karriere te mire, por mbi te gjitha thote se duhet bere edhe me shume, ne menyre qe te jete i kenaqur me karrieren qe ka. “Eshte shume e veshtire per te arritur nje sukses dhe ende me e veshtire eshte per ta mbajtur kete stad per faktin se fillimisht ke shume angazhime, te cilat ndodhe edhe te mos i realizosh. Ndoshta ne ato momente te ftohet jeta, por une gjithmone them se duhet te jesh optimist dhe Zoti te dergon drejt sukseseve. Une, edhe pse ka me se 10 vjet qe kendoj, mirepo gjithnje perpiqem te kerkoj me shume nga vetja ime. Prandaj them qe duhet punuar edhe me shume per nje karriere edhe me te mire”, thote ai. /k.bajrami/kosova sot/20.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 19 January 2009

Kafazi i Arte 6: Berolda Eliminohet!

Kafazi i Arte Berolda
/berolda kaliqi, photo news24/

KAFAZI I ARTE 6: DITA 49, BEROLDA ELIMINOHET!

Ka nisur java me kulminante e Kafazit te Arte, jave qe do te percaktoje fituesin e ketij reality show dhe cmimin e madh prej 1.5 milione lekesh. Berolda ka lene lojen perfundimisht, duke hequr dore nga endrra per fituesin e edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Keshtu Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri vazhdojne lojen dhe garojne tashme per cmimin prej 15 milione leke te vjetra. Por nata e spektaklit ka qene e mbushur me emocione, tension mes banoreve, debate ne studio, muzike qe kane sjelle te ftuarit gjate spektaklit dhe surpriza ne shtepine e Arte.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 49, Spektakli!

Video Dita 48 - 49


KAFAZI I ARTE 6: DITA 49, SPEKTAKLI!

BEROLDA ELIMINOHET!
NIS JAVA E FUNDIT!

19-01-2009 10:21
Per nje jave, perfundon loja mes banoreve ne Kafazin e Arte

Mungon vetem nje jave nga perfundimi i lojes se zhvilluar prej thuajse dy muajsh ne shtepine me te famshme te Kafazit te Arte. Banoret kane qeshur, luajtur, zhvilluar debate te cilat shpesh kane degjeneruar deri edhe ne zenka apo prekje duarsh sic ishte rasti me i fundit midis Silvanes dhe Matildes, gje per te cilen te dyja vajzat e pranuan fajin dhe zgjodhen te mos mbanin meri me njera-tjetren.

19-01-2009 11:13
Ylberi, teme bisede ne Kafaz

Eshte rikthyer Ylberi ne bisedat e kafaziereve. Ne kohen kur ata jane ngjitur ne tarrace kane folur per Ylberin dhe mendimin qe ai kishte shprehur se banoret brenda ne shtepi nuk kane nivel. Silvana ka thene se kushedi cfare tjeter kishte thene ai jashte per ta dhe se nuk mund ta thoshte nje gje te tille kur ai vete kishte jetuar dhe bashkebiseduar per disa jave mes tyre.

19-01-2009 12:59
Banoret shijojne tingujt e muzikes shqiptare

Ervisi, Geri dhe Suada kane qene me te shkathetit e ketij mengjesi duke qene se jane ngritur te paret. Kane kerkuar qumesht sapo jane zgjuar dhe kane qendruar gjithe mengjesin nen shoqerine e kengeve te muzikes shqiptare qe ata e pelqejne kaq shume nderkohe qe Berolda dhe Silvana kane vazhduar te flene akoma.

19-01-2009 14:02
Berolda premton te beje kek

Tingut e muzikes, kercimi dhe hareja kane sjelle nje atmosfere mjaft te kendshme ne Kafaz gjate ketyre oreve te drekes. Pikerisht ne mes te kesaj atmosfere Berolda ka gjetur momentin per t’iu komunikuar atyre ndarjen e puneve te shtepise. Ata kane vendosur te bejne edhe nje kek me pas per ta shijuar te gjithe se bashku.

19-01-2009 15:59
Geri dhe Ervisi diskutojne per nominimet

Pritet te jete nje nate e gjate kjo e sotmja, mes etheve dhe emocioneve te spektaklit kur njeri nga banoret do te largohet per te lene perfundimisht lojen ne Kafazin e Arte dhe synimin per te fituar cmimin prej 15.000 eurosh. Afrimi i nates se spektaklit ka sjelle mes Gerit dhe Ervisit debatin per nominimet, votat pro dhe kunder dhe veshtiresine qe do te ndjente secili prej tyre perballe zgjedhjeve qe do te duhej te bente.

19-01-2009 18:02
Suada dhe Silvana masazh Gerit

Gerin e kane marre ma te mire dy prej vajzave te shtepise. Ndersa ka qene i shtrire ne dhomen e gjumit Suada dhe Silvana kane nisur t’i bejne masazh dhe ai eshte ndjere vertet mire e paksa i perkedhelur. Me pas dy vajzat kane nisur te bejne tualetin per mbremjen e sotme te spektaklit.

19-01-2009 19:03
Berolda ben kek

Berolda u premtoi qe paradite banoreve se do te bente nje embelsire per ta. Dhe ja tani ndersa te tjeret behen gati per naten e spektaklit, ajo ka nisur te pergatise kekun. Suada me Silvanen vazhdojne te merren me tualetin dhe floket, ndersa djemte jane veshur bukur.

19-01-2009 21:16
Nis spektakli i Kafazit te Arte

Ka nisur keto momente nata e shtate e spektaklit te edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Kafazieret kane pasur lidhjen e pare me studion e spektaklit te News 24. Nderkohe qe pervec surprizave qe priten te zhvillohen sot nje nga banoret pritet te lere lojen. Kush do te jete?! Pas pak do ta mesojme kete ne News 24.

19-01-2009 23:03
Berolda le lojen

Ka nisur java me kulminante e Kafazit te Arte, jave qe do te percaktoje fituesin e ketij reality show dhe cmimin e madh prej 1.5 milione lekesh. Berolda ka lene lojen perfundimisht, duke hequr dore nga endrra per fituesin e edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Keshtu Suada, Silvana, Ervisi dhe Geri vazhdojne lojen dhe garojne tashme per cmimin prej 15 milione leke te vjetra. Por nata e spektaklit ka qene e mbushur me emocione, tension mes banoreve, debate ne studio, muzike qe kane sjelle te ftuarit gjate spektaklit dhe surpriza ne shtepine e Arte.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Enver Petrovci Le Kosoven!

Enver Petrovci
/photo public domain/

Aktori Enver Petrovci se shpejti do te largohet nga Kosova, me te miren e kerkon ne Shqiperi

Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci, ne fund te ketij muaji do te shperngulet nga Kosova per ne Shqiperi, ku shpreson se do vijne ne pah ambiciet e tij artistike. Nepermjet telefonit per emisionin “Express Live”, aktori ka thene se ka disa arsye qe e kane detyruar ate ta ndermarre kete hap. “Gjendja ne skenen tone kulturore eshte arsyeja me e madhe. Tani kur jam ne moshen me te mire artistike, une ketu jam pa pune. Nuk jam duke pare ndonje perspektive ne Kosove, shpresoj se ne Shqiperi do te vijne ne pah ambiciet e mia artistike”, ka deklaruar Petrovci. Artisti ka pohuar se nga Teatri Kombetar i Tiranes fillimisht i eshte mundesuar realizimi i nje shfaqjeje. Ndryshe, ai ka bere te ditur, se ka kerkuara nga Rektorati i Akademise se Arteve ne Tirane qe t’i mundesohet punesimi si pedagog, perderisa, sipas tij, zevendesministri i Kultures ne Shqiperi i ka ofruar hapjen e nje shkolle private ne Shqiperi. Petrovci ka bere te ditur se fillimisht do te shkoje vetem dhe me pas nese do te realizohen te gjitha, do te zhvendoset edhe familja e tij. /express live/ktv/19.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Nuk me vie mire qe nje aktor i mire si Enveri te braktise Kosoven, dhe fillmisht u frikova mos po kthehet ne Beograd prap. Por jo, ne Tirane! Kjo pak me gezoi se ai i mbetet besnik skenes shqiptare! /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 18 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 48

Video Dita 48 - 49


KAFAZI I ARTE 6: DITA 48

18-01-2009 15:55
Suada ka ngacmuar Silvanen per Omerin

Silvana eshte ngacmuar dje nga banoret e tjere per llojin e lidhjes qe kishte me Omerin brenda ne shtepi. Ata i kane thene se ajo qe kishin patur ata te dy mes njeri-tjetrit nuk mund te quhej ndryshe vecse dashuri kurse Silvana nga ana e saj eshte shprehur se dikush nuk mund te binte kaq shpejt dhe lehte ne dashuri. Suada ka permendur edhe lidhjen e saj me Gerin qe per te nuk ishte asgje tjeter por thjesht shoqeri edhe pse te tjeret mund te mendonin te kunderten.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zajmina Vasjari Pre e Foto-Montazheve!


/photo bluetooth/

BUKUROSHJA SHQIPTARE BIE PRE E FOTOMONTAZHEVE ON-LINE
FOTOT NUDO TE ZAJMINA VASJARIT

Kengetarja: “Jane skandaloze, s’eshte e vertete qe i kam bere”

Bukuroshja shqiptare Zajmina Vasjari, e cila eshte gjithashtu dhe njera nga fitueset e edicioneve te “Miss Shqiperia”, eshte bere se fundmi edhe me shume e kerkuar dhe e klikuar ne sitet elektronike ne internet. Ne njerin prej tyre, pikerisht ate celebritete.com jane publikuar disa foto te cilat e pasqyrojne Zajminen nudo. Admiruesit e saj, por dhe kuriozet kane patur rastin ta shohin ate ne poza shume te nxehta dhe shume provokuese. E pyetur per keto foto erotike, show-girl Vasjari, mohon kategorikisht qe keto poza te jene realizuar prej saj dhe i quan ato skandaloze. Ajo i konsideron ato thjesht fotomonzhe te shemtuara.

FOTO
Jane nje seri prej thuajse 8 fotosh ne te cilat pasqyrohet Zajmina Vasjari e cila pozon pa vello. Ne keto poza ajo shfaqet me ngjyren e verdhe te floket, ngjyre te cilen per hir te se vertetes ajo ka kohe qe e ka braktisur. Fotot qe qarkullojne ne internet e paraqesin ate te zhveshur here nga mesi e siper, e here nga mesi e poshte, gjithashtu mbi secilen nga to eshte dhe i sigluar emri i saj. Pozat nudo kane ne sfond ambiente te ndryshme duke filluar qe nga perkulja mbi makine dhe deri tek shoqerimi i saj me nje tjeter femer, e cila duket se quhet Xhuli. Pikerisht keto foto ka shkatuar shume debate dhe nder vizitoret e site-it, te cilet duken se jane te ndare ne grupe, disa nga ta mendojne se jane te realizuar vete nga Zajmina, ndersa pjesa tjeter e kundershton kete ide. Te realizuara po ose jo prej saj, publiku mashkullor ka qene shume aktiv ne komente nga me te ndryshmet.

KENGETARJA
E pyetur ne lidhje me kete ceshtje kengetarja bukuroshe Zajmina Vasjari, ka mohuar kategorikusht qe te kete realizuar keto foto, madje i ka konsideruar ato si vertet skandaloze “Nuk eshte aspak e vertete qe une i kam bere ato foto dhe pse aty shkruhet emri im. Mund te shikoni qe fytyra ime eshte perdoruar ne trupa te fotove nudo, per te aluduar sikur une i kam realizuar ato. Me duken vertet skadaloze dhe i konsideroj ato thjeshte si fotomontazhe te shemtuara”, ka perfunduar ajo lidhje me kete ceshtje.

FOTO-MONTAZHET
Ne bote artistike jashte Shqiperise, keto lloj fotomontazhesh jane shume te perhapura dhe konsiderohet si dicka teper normale qe admiruesit e VIP-ave te bejne edhe montazhe te ndryshme fotografike duke i paraqitur ato shpesh lakuriq, apo ne skena me karakter seksual. Ne boten shqiptare te VIP-ave eshte Zajmina e para qe per mire, apo per keq behet pre e ketyre montazheve.

KALENDARI
Zajmina Vasjari ne vitin 2003, sebashku dhe me disa te tjera bukuroshe te tjera shqiptare si Elisabeta Gjinpali, Ciljeta Xhilaga, Aldona Elezi, Denisa Cela, Zijada Melani, Xhorxhina Llogori, kane pranuar te pozojne ne nje kalendar, i cili i pasyronte ato gjysem te zhveshura. Ky kalendar ishte i pari i ketij lloji i realizuar nga vajza shqiptare dhe ne kohen kur u realizua terhoqi shume dhe vemendjen e publikut. Por dhe pse ky kalendar ishte reklamuar si ato te realizuara nga “Max”, ose “Pirreli”, ne kete te fundit Zajmina kishte pozuar me te brendshme veshur.

KARRIERA
E ka nisur si nje “Miss Shqiperia”, por kjo nuk ka qene finishi per bukuroshen shqiptare. Shume shpejt ajo, krahas modes dhe evenimenteve te ngjashme, filloi te angazhohej ne muzike, duke terhequr vemendjen si kengetare shume ekstravagante ne skene. Kenga per te u be trampoline per te vijuar suksesin dhe per te arritur majat. Hapja e ateliese se saj, beri qe vajza e skenes te terhiqte vemendjen e publikut, kete radhe edhe si nje biznesmene. /gazeta shqiptare/17.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: zaimina vasiari
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online