All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 31 January 2009

Gresa Behluli i Kthehet Skenes Muzikore!

Gresa Behluli
/photo kosova sot, etc./

Interviste: Gresa Behluli
I kthehet skenes pas nje pauze njevjecare

“Jam ne pergatitje e siper te nje kenge te re, te ciles do t’i lansohet edhe videoklipi dhe shpresoj qe do te ofroj dicka te bukur”, premton Gresa

Ka kohe qe Gresa Behluli nuk eshte paraqitur ne skene me ndonje kenge apo videoklip te ri. Ajo tani e nje vit u eshte perkushtuar me shume studimeve, andaj kengen e ka lene pak me anash. Mirepo, kete vit, ajo thote se do te jete me aktive ne skene dhe adhuruesve te saj do t’u sjelle kenge e videoklipe te reja. Per me shume rreth mungeses se saj ne skene dhe projekteve per te ardhmen per lexuesit e “Kosova Sot” flet vete Gresa.

“Kosova Sot”: Ka me se 1 vit qe i keni munguar skenes muzikore me ndonje paraqitje te re, cila ka qene arsyeja?
Gresa Behluli: Ne jete njeriu ka shume plane dhe ambicie, te cilat mendon t’i realizoje. Natyrisht se ato duhet te radhiten se cilat jane me me prioritet. Gjate vitit qe shkoi, per mua prioritet ka qene shkollimi. Niveli im i arsimimit, si domosdoshmeri per mua, ishte edhe nje kerkese e prinderve te mi. Kjo ndikoi qe une te jem pak me larg skenes muzikore per nje kohe. Mirepo, me ndihmoi qe une ta kryej fakultetin dhe te jem edhe me mire me vetveten. Tani mendoj te filloj masterin, por krahas kesaj do te merrem edhe me kengen.

“Kosova Sot”: Do te paraqiteni se shpejti me ndonje risi ne skene?
Gresa Behluli: Kjo me preokupon edhe mua. Mendoj te jem paksa me ndryshe. Deshiroj qe adhuruesve te mi, publikut shqiptar, t’i ofroj sadopak vlera, sepse pauza qe kam bere me sherbeu edhe si mesim dhe si periudhe e pjekurise per shije me te mire per skenen ne pergjithesi. Jam ne pergatitje e siper te nje kenge te re, te ciles do t’i lansohet edhe videoklipi dhe shpresoj qe do te ofroj dicka te bukur.

Gresa Behluli

“Kosova Sot”: Me ke jeni duke bashkepunuar?
Bresa Behluli: Bashkepunoj me kompozitore te ndryshem dhe autore tekstesh ne pergjithesi, qe jane te mire po edhe qe jane aktuale. Konsultohem edhe me shoqerine time, te cilen e kam te zgjedhur dhe, pse jo, prej tyre marr edhe propozime dhe preferenca.

“Kosova Sot”: Jeni duke u marre edhe me dicka tjeter jashte kenges dhe studimeve?
Gresa Behluli: Jo, e ceka edhe me heret, jane preokupimet e mia jetesore, te cilat njeriu i shekullit XXI mendoj se duhet t’i kete. Te jete i pergatitur per kohen qe jemi.

“Kosova Sot”: Cila eshte ideja juaj per lumturine e vertete?
Gresa Behluli: Ideja ime per lumturine e vertete eshte puna, e cila te fale lumturi. Ne shoqerine tone kjo paksa eshte e keqkuptuar, sepse e verteta flet ndryshe. Te gjithe dallaveraxhinjte jane te lumtur, po kjo shpresoj dhe e lus Zotin qe te jete shume jeteshkurter. Megjithate, per mua cdo dite me fale kenaqesi, ne familje dhe ne shoqeri. Mendoj se duhet cmuar dhe duhet konsideruar si lumturi familjen, e cila te ofron dashuri dhe mbeshtetje pa kushte.

“Kosova Sot”: Cila eshte frika juaj me e madhe?
Gresa Behluli: Egoizmi dhe lakmia ekstreme.

“Kosova Sot”: Cili eshte udhetimi juaj i preferuar?
Gresa Behluli: Udhetimin e preferoj shume, kenaqem kur udhetoj neper Kosove, sepse udhetimi neper Kosove me ofron nje lehtesim shpirteror, pavaresisht se kjo here pas here trazohet me pamje qe nganjehere nuk na pelqejne. Mirepo, preferoj ta shoh boten dhe sa here me jepet rasti i le punet e mia keq dhe shkoj te vizitoj vendet e tjera. E tille ishte edhe vizita ime ne Australi, ku kam mbetur e habitur me nje bote krejt tjeter gjeografikisht, por edhe me nje pritje shume te perzemert qe na e bene shqiptaret atje, te cilet edhe i pershendes permes gazetes tuaj. Per mua te gjitha ato pamje te bukura, qe deri atehere i kam pa vetem si fotografi ne internet, tani i jetesoja. Ishte nje ndjenje qe ende me shoqeron dhe e jetoj si kenaqesi shume te vecante.

“Kosova Sot”: Ne cfare rasti mund te genjeni?
Gresa Behluli: Mundesisht asnjehere, por mund edhe te ndodhe vetem atehere kur ajo genjeshter nuk e lendon askend, perkundrazi permireson dhe e ndreq nje situate. Por, kuptohet, te mos jete nje genjeshter e madhe, por nje genjeshter me pak peshe.

“Kosova Sot”: Personi qe e percmoni me shume?
Gresa Behluli: Nuk e percmoj askend, vetem nese vertet dikush e meriton.

Gresa Behluli Gressa

“Kosova Sot”: Pengu yt me i madh?
Gresa Behluli: Mendoj se jam shume e re per te pasur dicka peng, e kam jeten perpara. Mundohem te mesoj gjithmone prej te djeshmes dhe nuk kam deshire te kem dicka peng, sepse cdo vendim qe kam marre une e kam menduar si te drejte per ate kohe dhe ate pune dhe te gjitha ato kane kontribuar qe une te jem kjo qe jam sot, si karakter, dhe jam e kenaqur. Gjithcka te djeshme e perdori per mire, per te ardhmen, dhe kete e kam mesuar nga babai, e falenderoj shume, sepse kjo me ka sherbyer gjithmone.

“Kosova Sot”: Kur dhe ku keni qene e lumtur?
Gresa Behluli: Une jam e lumtur, sepse jeta ime eshte e mbushur dhe falenderoj Zotin per kete. Mirepo, dicka qe na ka lumturuar te gjitheve mendoj se eshte shpallja e pavaresise se Kosoves, per te cilen mendoj se te gjithe kemi sakrifikuar dicka.

“Kosova Sot”: Ndonje plan per te ardhmen?
Gresa Behluli: Kam shume plane dhe ambicie dhe mendoj qe me pune dhe perkushtim do t’i arrij te gjitha. Si plan me afatshkurter eshte realizimi i nje kenge te re, bashke me nje videoklip, qe shpresoj te pelqehen ne publik. /k.bajrami/kosova sot/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: gressa
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Nese nuk e keni ditur, Gresa eshte vajza e kengetares se mirenjohur Shkurte Fejza. Vizito Gresa Behluli Music Videos
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

F-Five Club 7 Shkurt 2009: Labinot Tahiri LABI

F Five Club 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

LABINOT TAHIRI LABI
Elmirandi

Dj Limi, Dj Lumix, Mc Nardi

Mattenstrasse 165
Biel/Bienne
Switzerland
078 911 98 15
076 596 44 85
f-five.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disko Tanzpalast 7 Shkurt 2009: Gazmend Rama, Besnik Zeqiri

Disko Tanzpalast 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

GAZMEND RAMA, BESNIK ZEQIRI (BESI)

Diskothek Tanzpalast
Besim Shala
Am Bahnhof 2
Horgau
86497 Augsburg
Germany

0176 207 27 775
0173 569 50 78
diskotanzpalast.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Puls 7 Shkurt 2009: Fjolla Morina,Nexhat Osmani,Bajram Dobra

Disco Puls 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

FJOLLA MORINA, NEXHAT OSMANI, BAJRAM DOBRA
Dj Trimi, Dj F-Flow

Disco Puls
Industriestr. 40
5600 Lenzburg (AG)
www.disco-puls.ch
076 / 449 57 09
076 / 589 15 91
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Diskoteka Time 7 Shkurt 2009: Sinan Hoxha

Diskoteka Time 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

SINAN HOXHA

Robinienhof 3 (Marktplatz)
45894 Gelsenkirchen Buer
diskoteka-time.de
0160 953 10 462
0173 160 7 530
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Bilboa 7 Shkurt 2009: Shpat Kasapi, Bajram Gigolli

Disco Bilboa 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

SHPAT KASAPI, BAJRAM GIGOLLI
Nazmije Mustafa, Feridi me klarinet

Disco Bilboa
Kastriot Dautaj
Grünwalderweg 28
82041 Munchen Oberhaching
0173 192 29 77 OTI
0157 739 027 30 IGI
discobilboa.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Boleros Club 7 Shkurt 2009: Soni Malaj

Boleros Club 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

SONI MALAJ
Mimoza Shkodra, Bekim Kumanova, Mentor Kurtishi
Dj Dasul, Dj Ari

Disco Boleros
Banhofsrt.33
8107 Buchs ZH - dallikon
Tel: 0041 79/ 628 10 67
boleros.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Insomnia Club 7 Shkurt 2009: Xeni, Alberia, Muhamet Sejdiu

Insomnia Club 7 Shkurt 2009
TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

SHKELZEN JETISHI XENI, ALBERIA HADERGJONAJ, MUHAMET SEJDIU
Dj Backy, Dj Naimi

Hyrja per femra deri 23h falas!

INSOMNIA Disco Club
Lausanne Zi En Reculan
1024 ECUBLEN (VD)
mob: +41 (0) 79 230 66 38
insomniadiscoclub.ch
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Disco Roma 7 Shkurt 2009: Smail Puraj, Bertan Asllani

Disco Roma 7 Shkurt 2009

TE SHTUNEN ME 7 SHKURT 2009

SMAIL PURAJ, BERTAN ASLLANI

Disco Roma
Allee 40
74072 Heilbronn
tel. 0163-8081898
discoroma.de
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: smajl
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Seks Ne Kafazin e Arte 6!

KAFAZI I ARTE 6: SEKS PARA KAMERAVE

Video imazhe te patransmetuara me pare!
Mund t'ja qelloni se per ke behet fjale? Le komentin!


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sugar Free Club 6 Shkurt 2009: Mahmut Ferati, Shyhrete Behluli

Sugar Free Club 6 Shkurt 2009

TE PREMTEN ME 6 SHKURT 2009

MAHMUT FERATI, SHYHRETE BEHLULI

ORA 20:30
Hyrja 3 Euro
Hyrja Gratis per Femra deri ora 21:00

Sugar Free Club
Dardane (ex-Kamenice)
Tel. 076 219 67 59/ 044 506 411
sugarfree-club.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rinora 4 Club 6 Shkurt 2009: Xeni, Lori

Rinora 4 6 Shkurt 2009

TE PREMTEN ME 6 SHKURT 2009

SHKELZEN JETISHI XENI, LORETA KACKA LORI
Mc Beka, Dj Dalool, Dj Muli

Club Rinora 4
Riedmatstrasse 7
8153 Rumlang
Switzerland
tel. +41 438 10 60 71
gsm. +41 763 71 65 28/+41 794 38 52 07/ +41 792 22 15 82
www.rinora4.com
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arta Bajrami e Eksituar Me Fejesen!

Arta Bajrami
/photo public domain/

Arta e eksituar me fejesen!

Kengetarja kosovare Arta Bajrami, e cila eshte fejuar para nje jave, e ka lavderuar burrin e saj me pseudonimin Xhimi te cilin e ka quajtur engjell. Thote se edhe gjate ketij viti do te kete risi nga ajo si dhe flet per darken e saj me te shtrenjte. Per Express Online, flet Arta Bajrami.

Express ONLINE: Viti 2009 ka ardhur me risi. Jeni fejuar. Por, cilat jane risite e tjera qe mund t'i presim nga Arta Bajrami?
Janari filloi me nje nga ngjarjet me te rendesishme ne jeten e secilit njeri, pra fejesa. Jam shume e eksituar per kete gje. Risi tjera besoj qe do te kete prape por preferoj t’i mbaj sekret sepse ashtu kane efekt me te madh ne publik pasi qe te publikohen.

Express ONLINE: Si erdhi deri tek fejesa me Xhimin?
Ishte shume e papritur, ne gjuhen e popullit do te thosha '' piku nga qielli''. E ne te gjithe e dime se nga qielli vijne vetem engjejt. Pra edhe Xhimi eshte nje engjell qe erdhi ne jeten time per te me mbrojtur dhe dashur pa kufi. Cdo femer ka nevoje per nje mbrojtes te forte dhe nje “soulmate” (shok shpirti) qe eshte ne gjendje te vdes per te. Xhimi eshte tamam i tille. Eshte nje djale qe sakrifikon gjithcka per mua.

Express ONLINE: Kur jeni takuar per here te pare dhe cilat ishin cilesite qe ju pelqyen tek ai?
Per here te pare u takuam ne nje mbremje pune. Une isha me pune ne Gjermani dhe aty ndeshem syte ne njeri-tjetrin. Ishte nje parandjenje kur njeriu mendon vet me vete ''ky eshte ai i verteti''. Pastaj gjate njohjes se metutjeshme kjo parandjenje u konfirmua. Xhimi ka pikerisht cilesite e mashkullit qe une i kerkoj dhe ato jane siguria ne vetvete, sinqeriteti dhe bujaria mashkullore.

Express Online: Gjate fundit ee vitit keni qene shume aktive ne programe te festes se Vitit te Ri. A ke vendos qe te realizosh ndonje video-spot?
Nuk eshte gjate qe une nxora ne treg nje “single”, qe quhet “Jamaican lady'' qe u shoqerua me nje videoklip. Momentalisht nuk kam ne plan te nxjerr “single” te reja sepse jam duke punuar ne nje projekt me te madh.

Express ONLINE: Pse zakonisht kendoni ne Tetove per Vitin e Ri?
Preferoj qe te jem sa me afer shtepise per festa te cilat festohen me familje. Kjo eshte e vetmja arsye por nuk dua te them qe nuk shkoj larg nese vertet kerkohet nga une nje gje e tille. Por neper diaspore jam shume me kenaqesi gjate tere vitit.

Express ONLINE: Cili eshte fustani me i shtrenjti qe keni ne garderoben tuaj?
Te gjithe fustanet qe kam e sidomos ata qe kam veshur per xhirime te Vitit te Ri, apo ne disa videoklipe te mijat jane mjaft te shtrenjta por nese duhet te permend fustanin me te shtrenjte qe kam ne koleksionin tim eshte pikerisht nje fustan qe me dhuroi Xhimi ne diten e fejeses. Kete fustan pata veshur ate nate kur se bashku darkuam pas ceremonise se fejeses. Eshte fjala per nje fustan nga Roberto Cavalli dhe cmimi i tij eshte disa mijera euro.

Arta Bajrami

Express ONLINE: Cila eshte darka me e shtrenjte qe e keni hanger?
Darka me e shtrenjte ka qene ne nje restorant ne New York. Ky restorant kishte ne meny “1 michelin yll”, te cilin e porosita. Aty ushqimi me shume i ngjante nje vepre arti sesa ushqimit. Llogaria qe goxha e madhe por si ushqimi, si zgjedhja e veres e cila shkonte me ushqimin, si servimi ishin perfekt.

Express ONLINE:A planifikoni album per 2009-en?
Hmmmmm, gjithcka varet se si shkojne punet ne jeten private. Kam ne plan nje projekt te madh per vitin 2009 dhe ky projekt mund te jete edhe nje album i ri por po e perseriti se varet nga jeta private... /express online/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 30 January 2009

Elvana Gjata Nise Dy Videoklipe Te Reja!

Elvana Gjata
/photo ktv/

ELVANA GJATA NE KOSOVE

Kengetarja nga Shqiperia, Elvana Gjata, se shpejti do te prezantohet me dy realizime te reja video muzikore. Ajo bashke me bashkepunetorin e saj te ngushte, kantautorin Flori Mumajesi, eshte duke qendruar ne Kosove pasi ka zgjedhur produksionin kosovar "Entermedia" per te realizuar videoklipet. "Mendoj se Entermedia mund te realizoj perfekt kenget qe kemi sjelle me Florin", ka deklaruar Elvana kur eshte pyetur per arsyet qe kane shtyre ate te zgjedhe pikerisht kete produksion. Duke folur per keto realizime, Elvana premton dy videoklipe te papara deri me tani dhe thote se kenget i takojne stileve te ndryshme. "Te dyjat jane te vecanta, qe nuk kam dale perpara me stile te tilla", thote Elvana dhe shton "Flori asnjehere nuk eshte i njejte, gjithmone eshte ndryshe dhe gjithmone eshte mire e me mire". Kenget e reja do te jene pjese e albumit per te cilin kengetarja ka thene se eshte duke punuar. Ajo ka pohuar se edhe albumi do te jete nje projekt i vecante, duke mos zbuluar asgje me shume, me deshiren qe te mbetet befasi per publikun. Edhe Flori nuk deshiroi te zbuloje me shume per projektet e Elvanes duke thene se nuk deshiron te flas perpara produktit final. Ndersa, sa i perket karrieres se tij, ai ka thene se nuk ka asgje te re. Ne fund te intervistes per "Express Live", Elvana ka shprehur entuziazmin per keto projekte duke shpresuar se do te pelqehen. "Ne fakt, gjithmone produksionet e Kosoves me kane pelqyer, gjithmone kane bere pune shume te mira dhe per kete arsye jam gjithmone ketu prane jush", ka thene Elvana duke lavderuar punen e video produksioneve kosovare.

Elvana GjataElvana ka nisur karrieren e saj si pjesemarrese ne edicionin e pare te spektaklit "Ethet e se premtes", ne te cilin edicion fituese doli kengetarja Anjeza Shahini. Nga dhjete finalistet e shout te atehershem, Elvana Gjata eshte nder me te suksesshmet ne skenen muzikore. Ajo njihet per stilin "alla J-Lo" dhe krahas hiteve si "Mames", "Ku Jeton Dashuria", "Vetes" e te tjera, njihet edhe per bashkepunimet me reperin kosovar Getoar Selimi.


- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. "Express Online" dhe "Express Live" jane krejtesisht media te ndryshme keshtu qe mos i ngaterroni te dyjat, ne lidhje me lajmin e meparshem te mosmarreveshjes se Florit me fotografet e "Express Online".
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Flori Mumajesi, Perplasje me Fotografet e Express Online!

Elvana Gjata dhe Flori Mumajesi ne Kosove
/photo express online/

Flori kundershton fotografet e "Express Online"

Gazeta "Express Online" ne web faqen e saj ka njoftuar se kantautori nga Shqiperia Flori Mumajesi eshte sjell keq me fotografet e kesaj gazete kur ata kane tentuar te bejne foto gjate xhirimeve te videoklipit te fundit te Elvana Gjates ne Prishtine. Ai ka ndaluar punen e fotografit me arsyen se ata kane kushte qe duhet respektuar ne lidhje me kete pune dhe se fotot do te dergohen nga vete ata. Si duket eshte bere nje mosmarreveshje, sic shpjegon kjo gazete, pasi vet produksioni kishte lejuar paraprakisht punen e fotografit te tyre.

Mesohet se Elvana Gjata ka zgjedhe produksionin "Entermedia" per te realizuar dy videoklipet e saja me te reja. Kete e konfirmon edhe "Express Live" i televizionit KTV dhe ky raport qe permban nje interviste te shkurter me Elvanen, do te publikohet ketu se shpejti.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zanfina Ismajli: Po, i Kam Kembet e Bukura!

Zanfina Ismajli
/photo public domain/

Zanfina: Po, i kam kembet e bukura!

Kengetarja Zanfina Ismajli thote se qysh ne femijeri i kane thene se i ka kembet e bukura. Thote se gjate ketij viti do te realizoj nje album dhe nuk do te merr pjese ne ndonje koncert. Nuk i pelqen dimri dhe pranon se eshte duke u marre me fitnes.

Express Online: Si e ka gjetur vitin 2009 kengetaren, Zanfina Ismajli dhe ku e ka pritur ajo nderrimin e motmoteve?
Zanfina: Kete Vit te Ri per dallim nga tjerat vendosa qe ta kaloj ne shtepi me familjen time sepse drejten t'ju them me kishte marr malli qe te jem ne shtepi, te festoj, t'ua uroj e para familjareve vitin e ri dhe kam kaluar sic eshte me se miri.

Express Online: A i keni perfunduar pushimet dimerore apo ende nuk keni vendosur se ku do te shkoni?
Zanfina: Nuk kam qene diku e skijim kete dimer sepse nuk me pelqen stina e dimrit, dhe te ftohtin nuk e dua, keshtu qe nuk jam duke menduar qe te shkoj ndokund.

Express Online: Cfare kengesh presin adhuruesit e Zanfines per kete vit?
Zanfina: Kete vit adhuruesit mund te presin albumin e ri nga une, i treti me radhe, do te dale ne shitje veres. Momentalisht jam duke punuar ne disa kenge te reja, dhe shpresoj qe te jene hite dhe te pelqehen shume nga publiku njesoj sic ndodhi edhe me albumin e dyte i cili doli ne shitje me 2006.

Express Online: Cila pjese e trupit mendoni se i keni me te mira dhe a mbani diete?
Zanfina: Nuk bej ndonje diete speciale, as qe kam bere ndonjehere. Qysh e vogel kam qene me kembe me te gjata dhe te drejta dhe te gjithe me thoshin se do te zgjatem me shume dhe se do t’i kem kembet e bukura, keshtu edhe ndodhi. Perndryshe per momentin jam duke bere fitnes, por jo me qellim qe te humbi kilogram.

Express Online: Cka ju ka munguar me se shumti gjate 2008-es?
Zanfina: Gjate 2008-es me kane munguar disa kenge te reja dhe videoklip, por kete do ta kompenzoje kete vit.

Express Online: A keni menduar per video-klip?
Zanfina: Kam menduar, ne fakt une gjithmone mendoj ide te reja per klipe. Rezultati mbetet te shihet.

Express Online: A keni marre pjese koncerte koheve te fundit. Dhe cili eshte komplimenti me i mire qe e ke degjuar nga adhuruesit?
Zanfina: Komplimente kam marre aq sa me kane bere te ndjehem shume mire, por me vjen keq se per momentin nuk me kujtohet ndonje...

Express Online: A planifikoni te merrni pjese ne ndonje festival sivjet?
Zanfina: Nuk besoj, per kete vit me shume jam e koncentruar ne albumin dhe klipet.

Express Online: A te pelqen kur ju therrasin Zani?
Zanfina: Zani e kam pseudonimin qysh nga femijeria dhe me therrasin vetem rrethi im i ngushte, me duket cuditshem kur dikush me thotee Zanfine sepse e di se eshte dikush qe s’me njeh.

Express Online: A mund te tregoni ndonje zenke me Adelinen apo tani keni nje gjuhe te perbashket?
Zanfina: Nuk kam pasur zenka me Adelinen koheve te fundit sepse ne te dyja degjojme shume njera-tjetren dhe nuk lejojme te vije deri te konflikti. /express online/30.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismaili
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 29 January 2009

Kara Dioguardi dhe Regis Philbin Konfirmojne Origjinen e Tyre Shqiptare!

Rexhis Filbin dhe Kara Dioguardi publikojne origjinen e tyre shqiptare

Regis Philbin eshte nder personalitetet me te njohura te televizionit amerikan, i cili disa here ka permendur ne televizion prejardhjen e tij shqiptare. Philbin, i cili mban numrin rekord ne bote per dhjetera mijera ore transmetimi televiziv kishte te ftuar keto dite ne nje nga emisionet e tij anetaren e re te jurise se programit "American Idol", Kara Dioguardi, po me origjine shqiptare, bija e ish kongresmenit Joseph DioGuardi. Ne vazhdim po japim nje permbledhje nga bashkebisedimi i tyre, ku per here te pare ata zbulojne se kane lidhje familjare me njeri tjetrin dhe se qe te dyja familjet e kane origjinen ne Greci te Italise ku u vendosen te paret e tyre arbereshe ne kohen e Skenderbeut. /zeri i amerikes/25.01.09/


- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Eshte fjala per emisionin "Live with Regis & Kelly" dhe Kara ishte mysafire ne edicionin e te Henes, 19 Janar 2009.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sara Lleshi Krenare Per Prejardhjen e Saj Shqiptare!

Sara Lleshi
/photo public domain, shqipmedia etc/

Sara Lleshi: Jam krenare per prejardhjen time shqipetare

Sara Lleshi, fotomodelja nga Shkupi me prejardhje shqiptare keto dite sapo eshte kthyer nga nje tur europian bashke me studion e modes ‘’Crnokrak’’, ku e cliruar nga angazhimet vendosi qe per here te pare te jap nje interviste per nje medium shqiptar respektivisht Gazetes Online ‘ Shqipmedia’. Ne kete interviste do te mesoni dicka me shume rreth biografise se saj, pse deshtoi pozimi ne Playboy etj etj…

Na fol dicka per veten qe lexuesit te kene mundesi te ju njohin me mire. Kush eshte Sara Lleshi, prejardhja juaj, dijme qe keni nje prind me origjinen shqiptare ?
Domethene, une me prejardhje jam shqiptare katolike nga Kosova, nga Prizreni, megjithate tek ne ne shtepi jane ngaterruar fete keshtu qe une jam maqedone.

Si ju lindi ideja per tu marre me mode dhe fotografi, dijme qe jeni shpallur miss Maqedonia ne vitin 2004, mbase ketu starton dhe kjo karriere e juaja?
Kariera ime fillon ne vitin 2003, kur per here te pare vendosa qe te paraqitem ne ujerat e modes edhe ajo paraqitje ishte per agjencionin e modes te Natalia Grubovic permes te ciles edhe arrita statusin e Miss Maqedonise edhe ne njelloje menyre topmodele ne vendin tim.

Sara Lleshi

C’fare shkolle ndiqni dhe ku e shihni veten ne te ardhmen?
Kam diplomuar ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, ne fakultetin e gjuheve (gjuhe franceze), kurse ne te ardhmen kam me shume plane, i pari dhe primar per momentin eshte regjistrimi i masterit per marketing dhe marredheniet me publikun, vitin e ardhshem, megjithate ne te ardhmen e shoh veten si nje grua e sukseshme.

Cilet jane personazhet idhuj per ju dhe kujt deshironi ti ngjani?
Idol ne jete mund te jete cdo person i sukseshem dhe ambicioz, qe dmth se nuk kam menduar per idol te vertet dhe nuk kam, veten e marre si shembull si nje nga ata personalitete.

A e kensideroni veten ngapak shqiptare dhe si ka mundesi qe nuk flisni shqip?
Veten e gjej ne shume gjera, por mundesia qe te flas shqip eshte e njejte sikur te flas edhe ndonje gjuhe tjeter te huaj, ajo eshte se, sa shume gjuhe te flas aq e pasur jam apo ?!!!

C’fare dini ju per Shqiperine dhe shqiptaret kudo qe banojne?
Per Shqiperine di se eshte shteti i pare i Ballkanit e cila prej para luftes se pare boterore ne 1912 eshte formuar si shtet sovran dhe i pavarur dhe qe shqiptaret jane popull qe meritojne respekt, gje qe me ben te ndihem krenare qe kam prejardhje shqiptare.

Nga sa kemi lexuar ju aspironi te beheni nje aktore e famshme. A ka filluar te konkretizohet kjo deshire e juaja?
Une te gjitha enderrat e mia te cilat i’a kam vene vetes ne nje fare menyre edhe i kam konkretizuar megjithate kjo eshte enderra e cila kaloi ne fazen e realizimit ku se shpejti do me plotesohet, dhe do keni mundesi te me shikoni ne ekranet e vogla televizive te Maqedonise, Kosoves dhe Shqiperise.

Sara Lleshi

Nga informacionet ne internet kemi zbuluar se ju do te pozoni per revisten Playboy, edicionin slloven. Kush ju propozoi dhe cfare do te thote kjo per ju dhe karrieren tuaj?
Pozimi per PlayBoy tash per tash eshte shtyre per shkak se une si person kam disa kriteriume te cilave u permbahem shume gje qe nuk dote kisha dashur ti thyej ato principe.

A eshte e vertete qe ju keni marredhenie miqesie me pronarin e kesaj reviste ?
Oferta me eshte bere por une pronarin e revistes nuk e njoh, por do ishte kenaqesi te njoh ate person.

C’ka ben Sara per momentin ?
Tash pas vitit te ri sapo kemi ardhur nga nje tur europian qe kemi patur me studion e modes ‘’Crnokrak’’ nga Shkupi dhe tani per tani eshte koha per relaksime dhe perseri I kthehem punes .

Sara Lleshi

Nje mesazh per lexuesit shqiptar te gazetes online ‘’Shqipmedia’’ ?
Ju jeni gazete e pare shqiptare qe jap interviste per publikun shqiptar, ju deshiroje pune te mbare dhe suksese poashtu edhe lexuesve urimet e mija per vitin 2009 dhe falemnderit qe me mundesuat te ndjehem shqiptare me prezencen tuaj. /a.ziberi,b.rexhepi/shqipmedia/22.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: sarah lesi llesi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 28 January 2009

Kur Shyhretja Takoi Luanin!

Shyhrete Behluli dhe Luan Salihu
/photo kosova sot/

Shyhrete Behluli dhe Luan Salihu flasin per kohen e adoleshences se tyre
Adoleshenca u solli lidhjen qe u shnderrua ne bashkeshortesi

Shyhrete Behluli dhe Luan Salihu, qe tani vazhdojne jeten e lumtur bashkeshortore bashke me pese femijet e tyre, u njohen ne kohen e adoleshences, te cilen e konsiderojne si pjesen me te mire te jetes qe nuk mund ta harrojne asnjehere

Kengetarja Shyhrete Behluli, qe ne opinion njihet vetem me mbiemrin Behluli, mban edhe mbiemrin e bashkeshortit Luan Salihu. Ajo si adoleshente kujton kohen me te mire qe e ka kaluar ne jeten e saj. Ka qene vajze e urte, e sjellshme dhe nxenese e shkelqyeshme. Ne kohen e adoleshences ishte ne shkollen e mesme ne Suhareke dhe i duhej qe te udhetonte cdo dite nga Mushtishti, qe ishte vendlindja e Shyhretes. Te gjithe e njihnin dhe e adhuronin, sepse qe e vogel e kishte filluar kengen. “Mesimet i kam dashur shume. Kam pasur shoqeri shume te mire dhe adoleshenca ka qene pjesa me e mire e jetes qe nuk mund ta harroj asnjehere”, shprehet ajo per “Kosoven Sot”. Ne periudhen e adoleshences Shyhretja njohu Lulin, nje djalosh nga Podujeva, por qe punonte ne Suhareke. Ishte nje takim i papritur, nje shoqeri qe u shnderrua ne dashuri, pikerisht ne kete moshe. “Tashme 30 vjet njihemi, Luli luante futboll ne klubin ‘Ballkani’ ne Suhareke dhe une e kisha klasen nga fusha e sportit dhe kisha rast ta shihja thuajse cdo dite”, thote ajo.

Shyhrete Behluli

Luan Salihu - Luli ne ate kohe kishte shkuar per te punuar ne administrate te fabrikes se gomave “Ballkan” ne Suhareke. “Une shkova per te punuar ne Suhareke dhe njekohesisht dhe luaja futboll. Shyhreten e njihja si kengetare dhe nje shok imi ishte shok i klases se saj dhe gradualisht ne dilnim bashke, keshtu qe pata rastin qe nepermjet tij te njihesha dhe te shoqerohesha me Shyhreten. Pata fat sepse na pelqeu shoqerimi yne dhe vazhduam te dilnim fshehurazi per rreth dy vjet me radhe. E kisha pak te veshtire, sepse Shyhretja ne oren 19.00 e kishte autobusin e fundit dhe nuk guxonte te vonohej per te mos e kuptuar familja, sepse ishte nje vajze e re”, thote Luli. Te dy ishin te rinj, pas dy vjeteve ne lidhje dashurie ata u martuan, dhe ishte viti 1981 kur Shyhretja u be nuse e Llapit, megjithate me pak veshtiresi, sepse i eshte dashur te mesohet me zakonet e Llapit, te cilat ishin paksa me te ndryshme me ato te Mushtishtit. “Te dy ishim te ri, por dashuria thone se nuk njeh moshe, une pranova te shkoj ne Podujeve. Natyrisht, pata veshtiresi, sepse isha e re, por megjithate u adaptova. Prinderit e Lulit ishin shume te mire. Te gjitha i mesova, pervec cajit qe e kisha bezdi ta servoj. Sot e asaj dite nuk e pi cajin, dhe as Luli e femijet nuk e pine”, shton ajo. Ne Podujeve jetuan per nje kohe te shkurter dhe me pastaj u transferuan ne Prishtine, ku Shyhretja e kishte me lehte per ta ushtruar profesionin e saj te kenges. Ata tani vazhdojne te jetojne jeten e lumtur bashkeshortore dhe qe te dy thone se deshire e tyre me e madhja eshte te kene jeten e lumtur bashke me pese femijet e tyre. /k.bajrami/27.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shyhrete Behluli and Luan Salihu talking about their adolescence

Adolescence brought the connection that was converted into marriage

Luan Shyhrete Wayne and Salim, who continue to be happy now mate together with their five children, were informed at the time of adolescence, which they consider as the best part of life that can not ever forget

Singer Shyhrete Wayne, who in the opinion is granted Wayne's surname, the surname of the husband keeps playing Salihu. She recalls how teenage best time that has passed in her life. The girl was wise, polite and an excellent student. During adolescence, was in high school in Suva Reka and had to travel every day from Mushtisht, which was the birthplace of Shyhretes. Everybody knew and worshiped, because it was small and had started the song. "Lessons I wanted more. I had very good company and adolescence has been the best part of life that can not ever forget, "she says" Kosova Sot ". During adolescence Shyhrete knew Luli, a young man from Podujevo, but who worked in Suva Reka. It was an encounter, a company that turned to love, precisely at this age. "Now 30 years acquainted, Luli playing club football in 'the Balkans' in Suva Reka and I had class in the field of sports and had an opportunity to see almost every day," she says.

Luan Salihu - Luli at that time had gone to work in the administration of the tire factory "Balkans" in Suva Reka. "I went to work in Suva Reka and simultaneously and play football. Shyhreten knew him as a singer and a friend of mine was a friend of her class and gradually we could go together, so that through him I had the opportunity to njihesha and shoqerohesha with Shyhreten. I was lucky because I liked to accompany us and we kept our secret we could go for about two years. I had little difficult because at 19.00 Shyhrete had the last bus and did not dare to be delayed for not understanding family, because it was a new girl, "said Luli. Both were young, after two years in love they married, and had been since 1981 when he became a bride Shyhrete Lab, however, with little difficulty, because I had to get used to the customs of the Lab, which were slightly Mushtisht different ones. "Both were new, but say love knows no age, I accepted to go to Podujeve. Naturally, I had difficulties because I was young, but nevertheless was adaptova. Luli's parents were very good. All I learned, except that the tea had to servoj inconvenience. Today's the day did not drink tea, nor Luli children do not drink, "she added. We Podujeve lived for a short time and then were transferred to Pristina, where Shyhrete was easier for her to practice the song. They now continue to live a happy life mate and the two say that their desire is great to have a happy life together with their five children.
]]

Drenusha Latifi e Cmendur Pas Shpejtesise!

Drenusha Latifi
/photo labinot iberdemaj/

Interviste me modelen Drenusha Latifi
Prite, prite Drenushe

Drenusha Latifi eshte e cmendur pas shpejtesise ne vozitje, ngase ka vozitur deri 220 kilometra ne ore, madje nje aksident e kishte shkaktuar per shkak te shpejtesise se madhe. Por, ajo, prapeseprape nuk frikesohet nga shpejtesia e madhe ne vozitje

Drenusha Latifi eshte modele shume e guximshme jo vetem ne profesionin e vet, por edhe ne komunikacion. Nuk e ka problem te vozise veture shume shpejt. Deri tash ka arritur te vozise deri ne 220 km/h, shpejtesi kjo qe rralle arrihet edhe nga meshkujt. Ne kete interviste ajo flet per pervojat e saj qe ka pasur me veturat.

"Kosova Sot": Cila ka qene vetura qe e keni pare per here te pare e qe e mbani mend?
Drenusha Latifi: Vetura e pare qe me kujtohet ka qene vetura e babait tim te ndjere, e cila ka qene veture e tipit "Llada". Kjo veture ne ate kohe ka qene shume e popullarizuar dhe mjaft e pelqyer. Po ashtu me kujtohet edhe nje veture tjeter nga femijeria ime, nje veture e tipit "Peugeot 205", e cila veture ishte me femerore ne krahasim me veturen "Llada".

"Kosova Sot": Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per vetura?
Drenusha Latifi: Qysh nga mosha 12-vjecare kam filluar te interesohem me shume per vetura. Kur une i kam pasur 12 vjet, nena ime ka filluar te ngase veture dhe ne ate kohe une jam interesuar vazhdimisht per veturat.

"Kosova Sot": Po kontakti i pare me timonin kur ka qene?
Drenusha Latifi: Kontakti im me timonin ka qene ne moshen 15-vjecare. Ne ate moshe fillova t'i vjedh celesat e vetures. Ne fillim vetem e ndizja makinen dhe rrija ne te, sepse nuk kisha guxim te vozisja, por gradualisht fillova te vozis rreth parkingut dhe pas nje kohe nuk me mjaftonin xhirot rreth parkingut dhe fillova te dale edhe ne qytet me veture.

"Kosova Sot": A keni patente shoferi?
Drenusha Latifi: Patenten e shoferit e kam marre posa i kam bere 18 vjet.

"Kosova Sot": Per momentin cfare veture vozisni?
Drenusha Latifi: Per momenti jam duke vozitur veturen e tipit "Grande Fiat Punto".



"Kosova Sot": Po cfare veture do te donit te vozisni?
Drenusha Latifi: Ne pergjithesi i dua te gjitha veturat. Nuk kam ndonje preference te vecante.

"Kosova Sot": Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Drenusha Latifi: Vetura qe me ka ngelur ne mendje eshte "Seat ibiza". Me ka ngelur ne mendje sepse ka qene vetura ime me kilometrazh 00.

"Kosova Sot": Cilin prej ngasesve boterore te veturave preferoni?
Drenusha Latifi: Nuk kam ndonje te preferuar nga ngasesit boterore, por do te ishte me mire qe nje gare e tille profesionale te mbahej edhe ne Kosove, por vozitese te ishin femrat.

"Kosova Sot": A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Drenusha Latifi: Kam vozitur neper shume vende te Ballkanit dhe neper Evrope, si Shqiperi, Maqedoni, Mal i Zi, Kroaci, Gjermani, Holande, Austri, Sllovenia etj.

"Kosova Sot": Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Drenusha Latifi: Vendet me te pershtatshme per vozitje pa dyshim se jane vendet evropiane, kurse ato me te rrezikshmet jane rruget e Kosoves dhe Malit te Zi.

"Kosova Sot": Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Drenusha Latifi: Kam pasur makine qe ka qene e grafikuar 260, ndersa une ate veture e kam vozitur deri 220 km/h.

Drenusha Latifi
/photo labinot iberdemaj/

"Kosova Sot": A keni shpesh probleme me trafik dhe sa ju ndihmon fama ne trafik?
Drenusha Latifi: Po, kam shume probleme ne trafik, sepse po nervozohem shpesh. Fama me ndihmon pak a shume, por respekti per femrat eshte me i theksuar ne trafik.

"Kosova Sot": Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Drenusha Latifi: Kemi filluar te behemi sikur turqit sa i perket komunikacionit. E kam vizituar Turqine disa here dhe atje eshte tmerr te vozitesh veture, sepse shume pak i respektojne rregullat e komunikacionit.

"Kosova Sot": Sa aksidente keni pasur deri tash dhe kush ka qene fajtor?
Drenusha Latifi: Kam pasur dy aksidente. Nje ne Mal te Zi, aty e kam humbur kontrollin nga shpejtesia e madhe duke u munduar te arrij sa me shpejt per atje ku isha nisur, kurse aksidenti tjeter ka qene me i vogel dhe une nuk kam qene fajtore, por dikush tjeter. /b.zyberi/kosova sot/28.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Yllka Berisha, Vertete e Dashuruar!

Yllka Berisha
/photo public domain/

Interviste
Yllka: Po jam e dashuruar!

Miss Kosova 2008 duket se ne fund ka gjetur princin e endrrave te saj. Ajo e pranon se eshte e dashuruar edhe pse nuk deshiron qe te tregoj se kush eshte ai. Thote se merret me muzike dhe se shpejti pritet te lansoj kenget e saja te para /mendon te reja-teni/. I vije keq qe sivjet do e dorezoj kuroren e misit. Per Express Online, flet “Miss Kosova 2008”, Yllka Berisha.

Express Online: Si e ka gjetur Yllka Berishen viti 2009 dhe me ke e ka pritur ajo nderrimin e mot-moteve?
Per here te pare Viti i Ri e ka gjetur Yllken ne Kosove! Pasi qe kishim pushim nga shkolla ishte deshira e madhe qe kete vit ta pres ne Kosove. Bashk me babin, agjen dhe motren u nisem me veture per Kosove. Kam kaluar shume mire dhe viti 2009 me ka gjetur mjaft te kenaqur, te lumtur dhe pak e deshperuar per shkak se viti iku aq shpejte dhe me eshte ardhur koha ta dorezoj kuroren e Miss Kosoves. Viti 2008 ka qene nje vit shume i suksesshem per mua dhe jam shume e lumtur per te gjitha udhetimet qe i kam bere, ne Egjipt, Filipine, Zvicer, Danimarke etj... dhe eksperiencat te cilat i kam fituar. Perndryshe nderrimin e mot-moteve e kam pritur bashke me familje ne Prishtine dhe mandej kemi dale ne qytet i kemi shikuar fishekzjarret e bukura.

Express Online: Ka pasur thashetheme se jeni dashuruar. Sa jane te verteta keto thashetheme?
Po, jane te verteta…

Express Online: Pervec se jeni bukuroshe, thone qe edhe studioni, merreni me kendim dhe ju pelqen prezantimi. A keni ndonje kenge apo do beni ndonje prezantim koheve te fundit?
Po ende jam duke studiuar dhe kete vit jam maturante! Mandej do ta regjistroj fakultetin e mjekesis. Ne kohen e lire mirrem me muzike qysh nga viti 2005, dhe jam duke bashkepunuar me Genc Velen ne “Studio 8” ne Geteburg te Suedise per nje album. Keshtu qe tash jemi duke bere incizimin e kengeve te reja qe shpresoj se shpejti do te arrijne edhe neper televizionet e Kosoves. Mandej edhe prezantimi nuk po mungon, kam qene moderatore edhe me heret per manifestime te festave tona kombetare dhe te Pavaresise se Kosoves. Javen e kaluar isha moderatore ne nje Akademi Perkujtimore te ish-Presidentit te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugova, e organizuar nga z.Hysen Ibrahimi, kryetar i LDD-s dega ne Suedi. Gjithashtu me kane ftuar qe te jem moderatore prape per manifestimin e 1-vjetorit te Pavaresise se Kosoves me 13 shkurt.

Express Online: Keni pasur edhe nje sesion te fotografive. Kush ju ka fotografuar?
Po, sa isha ne Kosove kam qene edhe ne Gjakove dhe aty e kam bere nje sesion shume te bukur te fotografive me veshjen kombetare qe e kisha ne Filipine nga shtepia e modes “Menakon” ne Gjilan. Fotot i ka bere fotografi i mire njohur Shkelzen Rexha.

Express Online: A keni ndonje konfirmim per pjesemarrje ne ndonje festival/Spektakel?
Po, se shpejti do te vij prape ne Kosove ne spektaklin e bukurise “Miss Pavarsia 2009” si mysafire speciale nderi qe do te mbahet me 18 shkurt ne hotelin e bukur Hotel Palace e organizuar nga Top Fashion ne bashkepunim me kuvendin Komunal te Mitrovices. Gjithashtu do mbahet Kosova Fashion Eeek 2009, organizator Ilir Geci, ne fillim te marsit dhe shpresoj qe do mundem te marr pjese edhe aty.

Express Online: Cka ju pelqen te nje mashkull?
Pervec sinqeritetit dhe kuptueshmerise, ai duhet te jete intelektual dhe i talentuar. Gjithashtu mua me pelqen kur ai me kompleton mua dhe mundem te mesoj dicka nga ai, por edhe ai nga une!

Express Online: A vuani nga trashesia dhe a ju duhet shpesh te mbani diete?
Jo asnjehere nuk kam vuajtur nga trashesia dhe asnjehere nuk kam mbajtur diete. Ne vend te dietes une jam marr me fitnes dhe kam ngrene ushqim normal. Besoj qe sekreti nuk eshte tek dieta, dhe ndalja e ushqimit por tek zgjedhja e ushqimit qe hame dhe tek fitnesi. Per nje shendet te mire dhe imunitet te fort te duhet ushqimi, uji dhe sidomos frutat dhe jo dieta sepse atehere do e shkaterroj veten.
Perkundrazi kisha pas deshire qe te trashem pak!

Express Online: A ju pelqen sporti, nese po, cili?
Po me pelqen shume sporti dhe me pelqen te jem aktive. Pervec fitnesit, me pelqejne sportet me raket dhe noti. /express online/28.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ardit Gjebrea Baba Per Here Te Dyte!

Ardit Gjebrea
/ardit gjebrea duke dale dje nga materniteti “Mbreteresha Geraldine”, pas lindjes se vajzes, photo panorama/

Lindi dje, ne maternitetin “Mbreteresha Geraldine”
Vjen ne jete Anna, vajza e Ardit Gjebrese

Me te qaren e saj pershendeti boten. Ishte melodia qe ende nuk e kishte kompozuar. Familja Gjebrea dje u be me nje pjesetar te ri. Lindi Anna. Kishin 9 muaj qe Anila dhe Ardit Gjebrea prisnin me padurim lindjen e femijes se tyre te dyte, por ditet e fundit pritja ishte me e ankthshme. Po numeronin ditet, deri sa erdhi momenti... dje. Anna Gjebrea lindi ne oren 10.00 ne Qendren Universitare Obstetriko- Gjinekologjike “Mbreteresha Geraldine”. Eshte 2 kg e 800 gr dhe eshte 48 cm e gjate. Babi Arditi i ka regjistruar te gjitha. Kur lindi Joni ai ishte ne Itali, por kete here nuk mund ta humbte kete rast. Mori pjese ne lindje dhe ka regjistruar momentin e ardhjes ne jete te Annes. “Cfare lumturie! Ardhja ne jete e Annes dhe casti kur ia vume prane Aniles, jane dy momentet me te bukura te jetes sime. Ajo qante dhe sapo e mbeshtetem prane faqes se Aniles, pushoi menjehere. Cfare kenaqesie t’i shihje te dyja nene e bije...”. I emocionuar sa me s’ka Ardit Gjebrea nuk resht se foluri per lumturine qe i dhuroi vajza e tij e vogel. Urime e lule pa fund qe mbushin dhomen... Te gjitha keto e bejne edhe me te vetedijshem per pranine e Annes. Shkon sa tek Anila, tek Anna. Duhet te kujdeset per te dyja, per bashkeshorten, qe sapo i dhuroi nje tjeter gezim dhe per ate krijese te njome, qe zgjat duart drejt tij, skuqet e qan. “Thone se me ngjan mua”, thote duke qeshur Arditi, edhe pse ajo eshte e vogel dhe eshte e veshtire t’ia ravijezosh tiparet. “Do te doja shume t’i ngjante Aniles, te behej e mire si ajo, por edhe te marre pak dhunti muzikore nga une”, thote ai. Pavaresisht telefonatave e mesazheve pa fund, zerit te Annes qe e shkund vazhdimisht nga nje dite-enderr, Ardit Gjebrea nuk harron te pershendese njerezit qe u kujdesen per Anilen dhe Annen. “Dua te falenderoj doktor Halim Kosoven dhe doktoreshe Vjollca Taren. Por jo vetem ata, te gjithe stafin e ketij materniteti, per kujdesin qe treguan, jo vetem per Annen dhe Anilen, por edhe per gjithe femijet e tjere”. Anila dhe Arditi nuk donin qe vajza te lindte ne nje spital te huaj, edhe pse kjo nuk ishte e pamundur per ta. Kishin me shume besim tek kujdesi i doktoreve shqiptare dhe prania e te afermve i bente te ndiheshin me te sigurt. Tani qe nene e bije jane mire, Arditi nuk resht se treguari. “Jam i lumtur qe e zbulova kete ndjesi. Por me vjen keq qe e zbulova kaq vone. Ne te kundert do kisha bere shume femije”, thote ai dhe qesh.

Lindja
Anna Gjebrea lindi dje ne oren 10.00 ne maternitetin “Mbreteresha Geraldine”. Peshon 2 800 gr dhe eshte e gjate 48 cm. Ashtu si edhe i vellai, Joni, lindi me ane te nderhyrjes kirurgjikale. /alma mile/panorama/28.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. nuk kuptoj pse emri Anna me dy "n". /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 27 January 2009

Majlinda Kryeziu Nje Bashkepunim Me Arash!

Majlinda Kryeziu
/photo public domain/

Majlinda Kryeziu realizon albumin e ri
Nje duet edhe me kengetarin Arash

“Ne te ardhmen do te kem nje bashkepunim me kengetarin e njohur boteror Arash, nje duet qe do te jete surprize per publikun”, ka thene Linda

Kengetarja tashme e njohur edhe ne Kosove, Majlinda Kryeziu eshte ne perfundim te albumit te ri, te cilin do ta editoje gjate ketyre diteve. Linda interpreton ne disa rryma muzikore, ndonese me shume eshte e dhene pas muzikes zbavitese dhe ne album ka realizuar kenge me disa zhanre muzikore. Albumi, qe do ta nxjerre te treg tani, titullohet “Hajt ta pafsha hajrin”, qe permban nente kenge dhe beson se do te pelqehet ne publik. “Ka kohe qe jam duke punuar ne kete album, i cili shpresoj se do te pelqehet ne publik. Ne te kam punuar me Arsim Bunjakun, Astrit Stafajn, Artan Rexhepin, Zana Zyrakjan, Damir Cekiqin kantautor boshnjak, Andreas Johanin kompozitor suedez etj. Kam punuar me njerez profesionit dhe besoj se ia ka vlejtur”, shprehet ajo per “Kosova Sot”. Linda tani bashke me albumin do te nxjerre ne treg edhe videoklipin me te ri, qe quhet “S’e meriton”, qe eshte xhiruar nga produksionet vendore. Kengen e ka realizuar Arsim Bunjaku, ndersa aranzhmanin Artani. “Besoj se kjo kenge do te pelqehet shume, sepse kemi punuar mire ne kete spot”, shton ajo.

Majlinda Kryeziu

Linda, posa te nxjerre ne treg albumin dhe dy videoklipet, do te nise te punoje edhe per nje videoklip tjeter, te nje balade, te cilen do ta pergatise ne Maqedoni. Ne te ardhmen do te kete nje bashkepunim te ri me kengetarin e njohur Arash. “Do te kem nje bashkepunim me kengetarin e njohur boteror Arash, nje duet qe do te jete surprize per publikun”, thote ajo. Gjate vitit 2008, Linda ka qene e angazhuar shume edhe me mbremje muzikore brenda dhe jashte vendit, mirepo per tere suksesin e saj falenderon menaxherin e saj Agim Spahiu, i cili eshte edhe i fejuari i saj. “Meriten me te madhe per suksesin tim ne karriere e ka i fejuari im Agim Spahiu, i cili me mbeshtet kudo”, perfundon ajo. /k.b./kosova sot/27.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Majlinda eshte motra e Valbones dhe ne skenen muzikore, se bashku, njihen si Motrat Kryeziu! /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genta Ismajli Se Shpejti Me Videoklip Te Ri!

Genta Se Shpejti Me Klip Te Ri

Genta Ismajli ka perfunduar xhirimet e videoklipit te saj me te ri. Kengetarja ka zgjedhur ta vizuelizoje kengen "E Pamundur". Kjo eshte hera e dyte qe Genta realizon nje videoklip per nje nga baladat e saja. Ajo ka treguar se kenga eshte krijuar nga kompozitori dhe tekstshkruesi kosovar Ilir Berani.

"Kjo eshte nje kenge qe publiku shume po e don, qe gjithashtu edhe une teper e dua. Me pelqen kur e interpretoj kete kenge. Ndihem teper mire!", ka deklaruar Genta.

Singli "E pamundur" eshte pjese e albumit te fundit "Zero, zero". Videoklipi eshte duke u realizuar nga produksioni "Magic Eye" me regji te Arta Kallabes. Xhirimet kane zgjatur tri dite dhe jane realizuar ne Gjilan dhe Prishtine. Genta ka treguar se pas lansimit te ketij videoklipi, menjehere do nise realizimin e nje klipi tjeter te nje kenge shume ritmike. /express live/ktv/27.01.09/


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 26 January 2009

Silvana Fiton "Kafazi i Arte 6"

Silvana Bushati
/photo news24/

Perfundon “Kafazi i Arte”, fituese del Silvana

Perfundon Reality-Show me i ndjekur ne televizionin NEWS24, “Kafazi i Arte” Edicioni i 6, ku fitues ka dale me 46.1 per qind te votave Silvana. Vajza nga Tropoja u rendit e para duke fituar simpatine e te gjitheve. Vendi i dyte i ketij Reality-Show shkoi per Ervisin, nderkohe qe i treti dhe i katerti shkoi perkatesisht per Gerin dhe Suaden. Nje mbremje e mbushur me plot emocion deri ne momentet e fundit e cila u percoll drejtpersedrejti per publikun shqiptar ne televizionin NEWS24. /news24/26.01.09/



Ka perfunduar me nje maraton transmetimi prej 8 javesh Edicioni i 6-te i “Kafazit te Arte”, ku ne naten finale ka arritur te dale Ervisi, Suada, Silvana dhe Geri si kandidat per cmimin e madh prej 15 mije eurosh.

Ky cmim eshte arritur te fitohet nga vajza Tropojane Silvana, e cila i ka rezistuar konkurrimit qe ne javen e pare te fillimit te ketij Reality-Show.

Silvana, vajza e cila per jave me radhe i rezistoi gares duke mos qene e pranishme asnjehere ne balotazh, beri per vete cmimin e pare prej 1.5 milion lekesh. Debate te forta kane karakterizuar studion, mes Gerit dhe Omerit, ku ky i fundit, ashtu sikurse dhe e ka shprehur nuk bashkohet me menyren sesi Geri e nxorri nga shtepia.

Gjithashtu edhe cmimi i dyte ka pasur surprizen e tij, i cili eshte zene nga Ervisi, te cilit i eshte dhuruar nje udhetim cift nga agjencia e udhetimeve “Ana Travel”. Berolda, nje tjeter banore e eliminuar e “Kafazit te Arte”, ka fituar bursen e studimit prej tre vjetesh falas, ne institutin e modes “Sipam AB”.

Kjo nate ka pasur edhe shume surpriza, ku surpriza e pare e kesaj nate finale ka qene prezenca e kantautorit te mirenjohur Gjergj Lekes, i cili i ka cilesuar te katert banoret si fitues per arritjen e tyre deri ne naten finale.

Te ftuar kane qene edhe kengetaret Anjeza Branka dhe Ervin Bushati, te cilet kane performuar ne kete nate finale duke kenduar dhe duke i dhuruar nota te shumta spektakli mbremjes se sotme finale. /a.rusta/balkanweb/26.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kafazi i arte 6, silvana bushati, nata finale
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Dita 56, Spektakli Final!

Kafazi i Arte 6 Spektakli Final

KAFAZI I ARTE 6: DITA 56, SPEKTAKLI FINAL

26-01-2009 14:51
Geri dhe Ervisi bisede per vajzat ne tarrace

Ky eshte mengjesi i fundit i banoreve ne shtepine ne te cilen ata kane jetuar per plot dy muaj. Geri dhe Ervisi jane zgjuar te paret kete mengjes duke i lene vajzat ne gjume. Ata jane ngjitur ne tarrace dhe kane diskutuar gjate per vajzat, per faktin se sa i kane respektuar ato duke marre ne kembim mosmirenjohje nga ana e tyre. Geri eshte shprehur i pakenaqur nga reagimet e Suades ditet e fundit dhe shmangiet e pakuptimta te saj.

26-01-2009 18:31
Emocione mes kafaziereve

Edhe pse po pergatiten per spektaklin duket qe kafazieret nuk jane shume te qete. Tensioni dhe emocioni lexohet tek fytyrat e tyre. Ankthi i fitores i ka prekur te gjithe. E ne fakt dhe pak ore na ndajne nga momenti, qe do te bjere gongu i perfundimit te lojes dhe shpalljes se fituesit te edicionit te gjashte te Kafazit te Arte.

26-01-2009 20:29
Spektakli pritet me ritem ne shtepi

Kafazieret po e presin nisjen e spektaklit me ritem e muzike. Jane veshur bukur dhe ndersa degjojne tingujt e muzikes nuk pertojne edhe ta shoqerojne me kercime ate. Edhe pse mes tyre ka emocione ata jane te gezuar qe arriten te ishin deri ne finale.

26-01-2009 22:07
Spektakli ne News 24

Kafazieret kane lene shtepine dhe kane mberritur ne studio pak caste pasi ka nisur spektakli i edicionit te gjashte te Kafazit te Arte. Nje moment mjaft i rendesishem gjate spektaklit ka qene nje cmim i paparashikuar qe eshte dhene. Shkolla e modes Sipam AB ka dhuruar nje burse 3 vjecare shkolle per stiliste dhe per kete cmim juria e tyre ka perzgjedhur Berolden, fotomodelen e Kafazit te Arte, e cila eshte shume e apasionuar pas modes.

26-01-2009 23:01
Silvana fiton edicionin e 6 te Kafazit te Arte

Silvana eshte shpallur fituesja e edicionit te gjashte te kafazit te Arte. Vajza nga Tropoja, volejbollistja qe kete vit do te konkurroje per studimet e larta per regji eshte larguar nga shtepia e kafazit te Arte duke marre me vete cmimin prej 15 milione leke te vjetra. Ajo ka marre 46.1 % te votive duke triumfuar mes 14 personazheve qe moren qe ne daten 1 dhjetor 2008 statusin e kafaziereve. Per tete jave rresht ajo ka luajtur dhe nuk ka qene asnjehere ne balotazh. Nderkohe qe bashke me te ne javen finale ka qene edhe Geri. Dy te vetmit qe e nisen dhe e cuan deri en fund lojen e reality show-t me te famshem ne Shqiperi, “KAfazi i Arte”. Mes emocioneve dhe loteve te gezimit ajo ka falenderuar publikun qe e ka votuar por edhe familjen qe e ka mbeshtetur ne cdo moment.

Klasifikimi
Pas Silvanes e cila kryesoi ne votimin e publikut dhe rrembeu vendin e pare ne Kafazin e Arte 6, i dyti eshte renditur Ervisi i cili mori 35.9 % te votive. Ai ka fituar vendin e dyte dhe ka marre nje dhurate, nje udhetim turistik cift mundesuar nga Ana Travel. Geri eshte nominuar prej publikut ne vendin e trete me 15.1 per qind dhe Suada eshte klasifikaur e katerta me 2.7 per qind te votave. Geri eshte shprehur i zhgenjyer nga vendi I trete duke thene se “une fillimisht kam qene i pari, por pastaj ndryshoi shoqeria dhe normal qe ka ndryshime, jo tek une por tek tipat qe u futen me pas ne loje. Ai e ka gjykuar se ka dhene me te miren brenda ne shtepi”. “Geri i ka dhene pergjigje edhe Omerit, qe “Une e kam thene qe kur ishe brenda se nese ne do te ishim te dy ne nominim une do taq nxirrja, por fakti qe isha vete ne nominim votova kunder teje. Une ta kam thene qe mes ne te dyve do te votoja per daljen tende”. Omeri i eshte pergjigjur se “nuk eshte ky motiv por ishte femra. Dhe ta dish qe femrat te marrin ne qafe”. Suada ka marre si dhurate nje klip me momentet me te bukura te qendrimit te saj ne studio...
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kafazi i Arte 6: Sot Shpallet Fituesi!

Kafazi i Arte 6 Finalistet
/photo news24/

Ne mbremje ne News 24, spektakli me plot surpriza dhe te ftuar
Kafazi i Arte, sot shpallet fituesi

Geri, Suada, Silvana dhe Visi, ne gare

Ka mberritur tashem dita e fun dit e edicionit te gjashte te realit show-t me te famshem ne Shqiperi, "Kafazi i Arte". Pas 56 ditesh intensive, ku kemi pare personazhe te temperamenteve dhe karaktereve te ndryshem, ne javen e fundit te kesaj loje triumfuan kater pretendentet per cmimin e madh prej 15 milione lekesh te vjetra. Suada, Silvana, Geri dhe Ervisi do te kaloje diten e fundit te ankthit sot, ndersa mbremja bashke me gongun qe do te bjere, do te shpalle edhe me te votuarin e publikut shqiptar.

DITA 56 /mendoj se duhet te jete 55-teni/
Dita e 56-te ne shtepine e Kafazit te Arte ka nisur qete por me pas banoret jane perpjekur te argetohen sa me shume meqe ka qene dita e fundit ne shtepi. Dhe ja kane arritur. Lojerat e shumta qe kane bere ne shtepi, shakate dhe batutat nuk kane munguar aspak. Ne mengjes banoret jane zgjuar pak me pertese. Megjithese koha ka qene e zymte kjo nuk ka ndikuar aspak tek ata. Suada ka marre nje surprize qe ne mengjes. Nje cante me dhurata i eshte futur nga autoret brenda ne shtepi. Kane qene fustane, pantallona te reja nga mamaja per naten finale te cilat i ka provuar menjehere. E nderkaq te katert ata jane ndjere pak keq qe lojes i ka ardhur fundi. Per kete motiv ata kane marre zotimin te argetohen ne maksimum. Loja me e preferuar dhe qe i ekzalton komplet ata eshte ajo me miell. Dhe djemte e kane marre menjehere iniciativen dhe ndersa Silvana ka qene ne banje ata i kane hedhur asaj miell dhe pastaj kovat me uje. Situata ka qene me teper se gazmore. Silvana nuk eshte merzitur aspak por perkundrazi eshte bere pjese e lojes dhe ka nisur te luaje duke u hedhur edhe ajo djemve miell. E kunderta ka qene me Suaden e cila nuk ka dashur te jete pjese e kesaj loje. Ajo eshte fshehur tek dhoma e sekreteve dhe ka qendruar per mbi gjysme ore atje pasi djemte Geri me Ervisin e prisnin me kova me uje tek dera. Atmosfera ka qene aq gazmore sa edhe e sikletshme, pasi shtepia u kthye ne nje katastrofe te vertete. Megjithate ata nuk e kane vrare mendjen. Pas lojerave kane pastruar dhe i kane dhene fytyren e vertete shtepise, dhe e kane pasur ne rregull kur Jeta Faqolli kengetarja my-safire e dites se djeshme ka hyre ne shtepi.

EDICIONI
E ndersa sot ne mbremje edicioni i gjashte i Kafazit te Arte do te mbyllet me shpalljen e nje fituesi, gjate ketyre dy muajve publiku ka ndjekur ne News 24 jeten e 14 njerezve qe u bene pjese e ketij realit show. Qe nga dita qe ai u cel me 1 dhjetor 2008 ne kemi pare dhe ndjekur jeten reale, pa pike emocioni te kafaziereve tane. Argetim, lojera, sekrete, diskutime, debate, madje dhe zenka kane perbere jeten e survejuar te tyre, ndersa personazhet tane na ofruan nje gjeografi te gjere te jetes shqiptare. Por nuk kane munguar ne kete edicion te ftuarit VIP, mjaft personazhe nga jeta e muzikes, politikes, apo edhe jeta civile kane qene miqte e kafaziereve dhe i kane dhene larmi jetes se tyre.

FINALISTET
Kete vit 14 njerez moren statusin kafazier. Vetem kater prej tyre ishin triumfatoret qe rezistuan ne javen finale. Silvana, volejbollistja nga Tropoja, Geri, i cili kishte ardhur ne Kafaz pas nje eksperience te gjate ne Gjermani, Suada studentja e juridikut, qe hyri ne gare dy jave pasi kishte nisur loja dhe Ervisi, qe hyri kater jave me vone ne Kafaz. Ne mbremjen e sotme gjate spektaklit ne News 24 pervec te ftuarve, surprizave, debateve do te shpallet edhe fituesi i kesaj gare qe na ka mbajtur ne tension per dy muaj resht. Endrra po mbaron, me te edhe do te zbulohet triumfuesi i saj.




TE SKUALIFIKUARIT
Dhjete personazhe qe hyn ne loje jane skualifikuar deri me tani nga gara. Niku i Lumes, nje nga banoret e shtepise ishte me me pak fat nga te gjithe. Ai qendroi ne loje vetem pese dite. Rast ky vertete i rralle. Niku nuk mundi ta vazhdonte garen per shkak te mungeses se etikes qe kishte ne cdo bisede dhe diskutim qe bente me kafazieret e tjere. Gje qe i detyroi autoret te jepnin masen arbitrare per ta perjashtuar ate nga loja. Megjithate ai ka qene prezent ne debatet e zhvilluara ne studion e spektaklit te te henave ku nuk ka munguar asnjehere. Albana, Adela, Ylberi, Matilda, Omeri, Berolda kane qene gjashte personazhet qe jane skualifikuar sipas votimit. Ata kane dale ne balotazh dhe pas votimit ne shtepi nga banoret kane lene lojen. Nderkohe ka pasur edhe nga ata qe kane braktisur lojen. Nje moment, nje dobesi, mungese e durimit apo ndoshta nje tjeter motiv, beri qe tre banore cuditerisht meshkuj te tregohen te pafuqishem per te vazhduar lojen. Keshtu Pellumbi, Frensis dhe Joni ishin ata qe u dorezuan dhe e lane garen ne mes. Ata u terhoqen nga gara pa e filluar mire ate. E megjithate, ata provuan emocionin e te qenit pjese e nje realit show dhe te fitonin statusin kafazier.

SURPRIZAT
Loja me nje realiti show ka nje ritem te paimagjinueshem. Kafazieret tane e provuan kete. Net plot emocion, te gjata deri ne mengjes, biseda dhe debate te pafundme, njohje, miqesi apo edhe e kunderta, ndjenja qe u provuan nga te gjithe ne shtepi. Nata e vitit te ri ishte nje nga me specialet gjate ketij edicioni. Festa qe u organizua ne shtepi ishte krejt e vecante. Fishekzjarret ne nderrimin e viteve, muzika, kercimet, batutat e bene te paharrueshme per te gjithe. Vec, mengjesi nuk pati te njejten natyre. Nje sherr mes Matildes dhe Silvanes, ku dy vajzat u kapen prej flokesh prishi gjithe gezimin. E megjithate vajzat e gjeten paqen ne ditet ne vazhdim. E nderkaq lojerat e pafundme qe jane bere ne shtepi, te ftuarit speciale e kane bere jeten e survejuar krejt te vecante. Per disa edhe kaq normale sa harronin se ishin nen vezhgim. Por surprizat do te vijojne edhe sot ne mbremje. Kete nate pervec te ftuarve, ajo qe te gjithe presim me ankth eshte kush do te jete fituesi i edicionit te gjashte te Kafazit te Arte; Silvana, Suada, Ervisi apo Geri??? Le ta mesojme kete se bashku sot ne mbremje...

EDICIONET
Tashme shenohen plot gjashte edicione, qysh kur lindi, si i vetmi reality-show shqiptar "Kafazi i Arte". Ne rrugetimin e tij ne pese edicionet e kaluara ka sjelle pese fitues, te cilet pervec eksperiences se pakrahasueshme qe fituan ne te, moren me vete nje cmim qe u dha jo pak fame.

KAFAZI I NDRYSHKUR
E reja e ketij edicioni ishte padyshim Kafazi i Ndryshkur. Dy konkurrentet me pak te votuar te Kafazit te Arte qe shkonin ne balotazh, pas votimit te kafaziereve, te cilet edhe vendosnin fatin e tyre, njerin e eleminonin menjehere nga loka, ndersa shperngulej ne Kafazin e Ndryshkur. Nderkohe qe pas nje televotim te shkurter, publiku zgjidhte midis tyre kush mund te kthehej brenda Kafazit te Arte dhe cili do te rrinte edhe nje jave tjeter ne Kafazin e Ndryshkur bashke me konkurentin e ri te sapoeleminuar. Mirepo te shperngulurit nuk rronin vetem por ne shoqerine e Rremes dhe bashkeshortes se tij, te cilet ishin edhe te zotet e shtepise, te vetmit qe kishin te drejte te hynin ne shtepi pervec konkurrenteve. Joni dhe Matilda ishin te paret qe u bene kafaziere ne shtepine e Ndryshkur. Me pas Berolda, Ylberi, Suada provuan jeten e fshatit, qe ishte shume larg asaj te Kafazit te Ndryshkur. Ata provuan pune qe nuk kishin bere kurre, sicc ishte te ushqyerit te kafsheve te shtepise, apo edhe te prisnin dru. Jeta interesante ne shtepine e Kafazit te Ndryshkur u pasqyrua ne News 24, njesoj si ajo e Kafazit te Arte.

CMIMI
Loja, deshira per fame, njohjet e reja, pse jo dhe cmimi i madh prej 1.5 milione leke te reja, afroi jo pak por 14 personazhet te beheshin pjese e ketij realityshoe. Cmimi do te shkoje sot ne mbremje per nje nga kater me te duruarit e kesaj loje.

REPORTAZHET
Nje surprize e vecante ne kete edicion ka qene edhe prezenca e Edison Ypit. Ai nuk ishte kafazier. As konkurrent. Ai ishgte pranishem ne kete edicion nepermjet reportazheve dhe opinioneve te tij per vendet nga vinin kafazieret tane.

FAKTI I DITES
Jeta Faqolli,mysafire ne Kafaz

Jeta Faqolli Kafazi i Arte 6Kengetarja Jeta Faqolli ka qene mysafirja e mbremjes ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret kane qene duke pastruar shtepine pas lojerave te shumta qe kane bere dhe jane ndjere te befasuar nga surpriza. Sapo eshte vendosur ne sfond nje nga kenget e Faqollit, Silvana e ka kuptuar se ajo do te vinte ne shtepi. Me pas ata kane filluar te pyesin kengetaren per punen e saj, per projektet por kengetarja ka dhene dhe opinionet e saj per kafazieret dhe si dukeshin ata nga jashte. /ilda lumani/gazeta shqiptare/26.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arta Dobroshi Ne Tokio!

Arta Dobroshi
/photo sean gallup/

Arta ne Tokio: Aktrimi eshte menyre e se ekzistuari

Aktorja Arta Dobroshi eshte ndodhur keto dy dite ne Tokion e larget, ne Japoni, me rastin e turit promovues te filmit "Heshtja e Lornes" ku ajo eshte protagoniste.

Per "The Japan Times", 29-vjecarja nga Kosova ka dhene nje interviste ku prezanton veten, origjinen e saj shqiptare, Kosoven, dashurine e gjuhet e huaja dhe ndalet tek bashkepunimi me regjisoret Jean-Pierre dhe Luc Dardenne te cilet ishin se bashku me aktoren per kete promovim ne Azi ne filmit, i vleresuar gjate vitit 2008 ne disa festivale. "Me pelqen Lorna per menyren si ndryshon nga nje grua e trishtuar dhe e lodhur ne njeri te forte dhe qe ka besim tek vetja. Fundi i saj mund te jete jo i lumtur, por gjithsesi e ka veten ne kontroll",- ka thene Dobroshi gjate intervistes ne Hotel Seiyo. Ajo ka shpjeguar se si pervoja me Dardenne-t ishte nje zhytje tek personazhi.

Regjisoret i krijuan mundesine te provonte gjerat qe bente personazhi i saj. Keshtu per dy jave ka punuar ne nje "Pastrim kimik". Ka ndenjur vetem sa me shume te ishte e mundur, jo argetime, jo pije e te tjera si keto. Njelloj si Lorna, pa miq, e izoluar dhe e vetmuar, pa askend me te cilin mund te ndante gjerat qe mbante ne shpirt. "Doja vertet ta provoja kete, te behesha ajo. Qellimi im ishte qe te kuptoja Lornen dhe historine e saj, te kuptoja situaten qe e ben ate te ishte ajo qe eshte",- thote Dobroshi. Aktorja ka pranuar serish se me kete rol emri i saj eshte ngritur nje stad tjeter, njerezit e njohin cka e ben te ndihet sikur te jete diplomuar nga shkolla filmike e Dardenne-ve. "Nga ana tjeter, nuk ka rendesi per mua nese eshte film me buxhet te madh ose jo. Une punoj me shpirt sepse aktrimi per mua nuk eshte thjesht nje pune, eshte nje menyre te ekzistuari."

Kjo interviste eshte shoqeruar me nje shenim per filmin "Heshtja e Lornes" me titullin "Qetesi shurdhuese". /shekulli/24.01.09/

- - - - - - - - - - - - - - - - - -
Intervista origjinale ne anglisht:

Arta Dobroshi: A role model

By KAORI SHOJI
Like her character, Lorna, in "Le Silence de Lorna," 29-year-old Arta Dobroshi was born in a less prosperous, unstable region of Europe (in her case Kosovo), but unlike Lorna, she has studied in the United States, traveled extensively, and has been studying the performing arts since elementary school.

Arta Dobroshi
/photo japan times/

"Le Silence de Lorna" marks her first starring role, and she mastered the French language in an eight-week period before shooting. (The directors, who were on the same promotion tour to Tokyo with Dobroshi, were loud in their praise of her "exotic" French, defined by a heavy Slavic accent.) A dedicated professional who describes herself as "having a knack for intense concentration," she professes she became Lorna during the whole of the production process. "I like Lorna for the way she changes from a gloomy, tired young woman into someone strong and more sure of herself. She may end up less happy, but at least she's in some control," she said during an interview at the Hotel Seiyo.

It seems you have a knack for languages.

Yes, everyone here (in Tokyo) seems surprised that I can speak English, and learned French in such a short period of time. But in Kosovo, it was natural for everyone to speak English. Just like everyone in Holland and Scandinavia can speak English. It's just part of the culture. When I was growing up, we spoke German, Albanian and Italian in the house, too. This was good as it gave me a sense of the world and an ear for different kinds of dialogue.

What did you think about working with the Dardenne Brothers, and had you seen their films before?

It was, of course, a very wonderful experience. I had seen "L'Enfant" and loved it. The Brothers always tell stories about human beings in difficult situations, but it's impossible to judge them. The directors certainly never judge, and I thought that was so refreshing.

What about the shooting process, how did that work out?

A deafening silence We had a month and half of rehearsals before shooting, but in that time I threw myself into the persona of Lorna. The Dardennes left me to try things out and one of them was working at a dry cleaners for two weeks. I thought if I was going to be Lorna, then I had better be thorough. I also stayed alone for as much as possible — no partying, no drinking, or anything like that. She didn't have friends, she was isolated and alone, and had no one to talk over things with. I wanted to taste that, to really become her. My goal was to understand Lorna and her story, to understand the situation that made her what she is.

How would you describe yourself as an actress, apart from having that intense power of concentration?

This role opened doors for me and pushed my name onto a new level. People now know about me worldwide and this makes me feel like I graduated from the Dardenne filming school! On the other hand, it doesn't matter for me whether it's a big budget film or not. Once I accept a project I put 100 percent of myself into it, no matter what it is. I do it with everything I have. Because, for me, acting is not just a job, it's a way of being. I don't know how I would do it otherwise. With me, it's all or nothing. /The Japan Times/23.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 25 January 2009

Kafazi i Arte 6: Dita 55, Mysafire Jeta Faqolli!

KAFAZI I ARTE 6: DITA 55, MYSAFIRE JETA FAQOLLI

25-01-2009 12:25
Suada merr nje cante ne shtepi

Banoret jane zgjuar me pertese sot. Megjithese koha ka qene e zymte kjo nuk ka ndikuar aspak tek ata. Suada ka marre nje surprize kete mengjes. Nje cante me gjera i eshte futur nga autoret brenda ne shtepi. Kane qene fustane, pantallona te reja nga mamaja per naten finale te cilat i ka provuar menjehere.

25-01-2009 14:09
Shprehen se do t’u mungoje shtepia

Te kushtezuar edhe nga koha e vrenjtur me shi, pa mundur te dalin ne tarrace, banoret kane zgjedhur te luajne me letra ne shtepi. Kercimi eshte po ashtu nje nga menyrat e tyre te preferuara te kalimit te kohes ne kushtet ne te cilat ndodhen. Banoret kane nisur te mendojne qe tani per faktin se sa do t’u mungoje shtepia dhe sa do t’i mungojne ata njeri-tjetrit.

25-01-2009 16:07
Pasdite e qete ne shtepine e Kafazit te Arte.

Banoret i ka pushtuar qetesia. Pas bisedave dhe surprizave te dites se sotme dhe pasi kane konsumuar dreken, dhe shijuar ushqimet qe mamaja e Suades ka sjelle per banoret, ata i kane zene gjumi. Lodhja e ketyre dy muajve eshte reflektuar jo pak tek banoret.

25-01-2009 18:48
Jeta Faqolli, mysafire ne Kafaz

Kengetarja Jeta Faqolli ka qene mysafirja e mbremjes ne shtepine e Kafazit te Arte. Banoret kane qene duke pastruar shtepine pas lojerave te shumta qe kane bere dhe jane ndjere te befasuar nga surpriza. Sapo eshte vendosur ne sfond nje nga kenget e Faqollit, Silvana e ka kuptuar se ajo do te vinte ne shtepi. Me pas ata kane filluar te pyesin kengetaren per punen e saj, per projektet.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kledi Kadiu Merr Cmim ne Itali

Kledi Kadiu Photo by Elisabeta Villa
/photo elisabeta villa/

KLEDI MERR CMIM NE ITALI

Balerini shqiptar Kledi Kadiu ka marre nje cmim per videoklipin me te mire te 2008 (Roma VideoClip Awards 2008), cmime keto te ndara ne Cinecitta, Itali. Cmimet perfshinin boten e muzikes dhe ate te televizionit. Mes fituesve ishin Kledi Kadiu, Alexia, Carolina Crescentini, Sabrina Impaciatore e Sarah Maestri. /shekulli/25.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Unikkatil Kthehet Me Koncert ne Zvicer!

Rebel a.k.a Unikkatil
/photo public domain/

UniKKatil po kthehet – me koncert ne Zvicer

Rep-kengetari kosovar qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes duket se ka zgjedhur per te dale nga ilegaliteti, pasi qe ne mars ka zgjedhur per te dal kah Evropa dhe disa burime thone se do ta vizitoj edhe Kosoven.

Por, asgje nuk ka te konfirmuar nga kengetari ne lidhje me kete.

Lajmi eshte konfirmuar ne ueb-faqen e reperit te njohur kosovar, perderisa mesohet se edhe cmimi i kengetarit ka qene i shtrenjte per koncertin ne Zvicer.

Unikkatil 7 mars 2009

Koncerti do te mbahet ne “Frauenfeld” (afer Zurich-ut) me 7 mars 2009, perderisa bashke me UniKKatilin pritet te kendojne edhe kengetaret e tjere te grupit The Bloody Alboz, si Presioni, Klepto dhe te tjere. Ne koncert do te mund te ndiheni edhe me nje kengetar qe zakonisht kendon refrenat e UniKKatilit e qe quhet Pristine.

Biletat mund te blihen edhe me ane te internetit nepermes faqes www.ticketcorner.com. (search for unikkatil) /ardian jasiqi/gazeta express/25.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: rebel a.k.a unikkatil viktor palokaj
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Alberie Hadergjonaj: Me Thane Kenga Eshte e Vjedhur!

Alberie Hadergjonaj
/photo public domain/

Intervista: Alberie Hadergjonaj
Nuk mora pjese ne festival sepse me thane se kenga eshte e vjedhur

Pas tre vitesh Alberia Hadergjonaj rikthehet me nje album te ri me titull “Malli im”. Per “Panorama Plus”, ajo tregon arsyen pse mungoi ne Festivalin e Kenges ne RTSH, dhe dy klipet te reja qe do te publikoje pas atij “E ndezim pak

Po punoni per publikimin e albumit tuaj te katert. Cfare do sillni ndryshe?
Albumi permban nente kenge, titullohet “Malli im” dhe vjen pas tre vitesh, pas publikimit te albumit te trete. Kam menduar qe te organizoj nje mbremje gala per promovimin e tij ne fund te janarit, mbremje qe ka mundesi te transmetohet nga “Top Channel”, dhe “Tv 21”, dhe ku kenget do i kendoj “live”.

Pse “Malli im”?
Titullohet keshtu nje prej kengeve ritmike te albumit, dhe qe ka nje domethenie te rendesishme per mua.

Me cilet kompozitore keni bashkepunuar?
Me Luan Zhegun, Enis Presheven, Shpetim Saracin, Flori Mumajesin dhe Aida Barakun per tekstet.

Ra ne sy mungesa juaj kete vit ne Festivalin e Kenges ne RTSH. E vertete eshte qe u perjashtuat nga ky edicion per faktin se kenga juaj rezultoi te ishte e vjedhur?
Po. Behej fjale per nje kenge te Flori Mumajesit, qe supozohej te merrja pjese fillimisht tek “Kenga Magjike”. Kenga ishte e bukur dhe ne menduam, qe te konkurronim me mire ne Festivalin e Kenges ne RTSH me te. E paraqitem kengen, po sipas drejtorit artistik te Festivalit Pirro Cako, doli qe kenga te ishte vjedhur.

Po Flori cfare tha pas kesaj?
Ai tha, qe ka qene nje keqkuptim. Gjithsesi shume mire qe nuk mora pjese, pasi nese do konkurroja me nje kenge qe do te komentohej si e vjedhur, natyrisht qe do me demtonte imazhin dhe karrieren time.

Nga cila kenge e huaj u tha qe ishte vjedhur, dhe a mund te perfshihet kjo kenge ne albumin tuaj te ri?
Nuk di te them asgje se nga cila kenge, por persa i perket perfshirjes ne album, edhe mundet pasi nuk perben problem.

Kishit pretendime per te fituar kete vit ne festival, ndaj u pergatitet per konkurrim?
Natyrisht. Une asnjehere nuk marr pjese ne festival pa pretenduar, edhe pse e them se jam nje kengetare me karriere dhe po ashtu me ka perkedhelur fati, pasi kam marre shume cmime ne festivale.

Sa te veshtire e keni ju kengetaret per te gjetur hite?
Shume te veshtire. Mendoj se krijimtaria muzikore eshte ne krize, dhe ne e kemi veshtire te dalim me hit-e. Kur sheh se sa evolon industria muzikore ne bote dhe perfshin shijet e te rinjve te gjithe botes, ku nuk perjashtohen shqiptaret, duket shume e veshtire per te bere nje kenge te bukur, qe te terheqe vemendjen e tyre ketu.

Alberie Hadergjonaj

Me sa klipe do shoqerohet ky album?
Me dy klipe, njeri i kushtohet ish-presidentit te ndjere te Kosoves, Ibrahim Rugoves, ku do te shfaqem madheshtore per nder te kesaj figure mitike te politikes. Ndersa klipi tjeter me muzike ritmike, do i pershtatet tregut te muzikes sot.

Muajt e veres i kaluat pothuaj ne Mal te Zi. Tani ku qendroni me shume?
Tani ne Tirane me familjen. Por asnjehere nuk mund te qendroj gjate ketu, pasi jap koncerte ne Gjermani, Zvicer, Suedi, Angli. Madje ne mars, per here te pare do te jap koncert ne Australi.

Marredhenia juaj me vajzat, ato jane rritur tashme?
Ato jane rritur vertet, jane te mira me mesime dhe jo tipa te ekstremeve. /denisa kraja/panorama/24.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Samanta Karavella Promovon Klipin e Pare!

Samanta Karavello
/photo panorama/

Samanta e vogel promovon klipin “S’te mbaj dot peng” me artistet e medhenj

Tani numeron disa kenge te sajat si dhe ka mjaft aktivitete artistike se bashku me banden e saj, me te cilen ajo kendon live ne lokale te ndryshme. Nderkohe, fale pamjes se saj te brishte vijon te duket ajo vajza e vogel e skenes se madhe. Tre dite me pare Samanta Karavello promovoi klipin e saj me titull “S’te mbaj dot peng” me tekst dhe muzike te Pirro Cakos dhe me orkestrim te Alban Males. Tek lokali “Rio” ajo kishte ftuar miqte, familjaret dhe disa te ftuar Vip nderkohe qe ka kenduar kengen e saj dhe i ka kaluar mikrofonin edhe disa kolegeve per te kenduar gjithashtu. Samanta vazhdon studimet per spanjisht, duke e konsideruar kengen si nje pasion dhe jo nje profesion te mirefillte. /panorama/24.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: karavello
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online