All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 7 February 2009

Artemisa Osaj Heq Dore Nga "E Diela Shqiptare"

Artemisa Ozaj
/photo panorama, etc./

ARTEMISA OZAJ
Pse u largova nga spektakli “E diela shqiptare”

E verteta ishte se ka hequr dore perfundimisht nga “E diela shqiptare”. Arsyeja? “E mendova dhe them se per momentin kam prioritete te tjera, sic eshte shkolla. Kam filluar studimet part-time ne Universitetin e Tiranes, dega e Juridikut, dhe me duhet qe te shtune e te diele te jem e angazhuar me shkollen”, tha ajo. Dhe kjo eshte nje ngarkese plus per Artemisen, e cila ne te njejten kohe vazhdon studimet ne degen e Shkencave Sociale, viti i katert"

Eshte menduar jo pak, derisa ka marre vendimin perfundimtar. Dhe me ne fund vendosi ta lere spektaklin “E diela shqiptare”, duke mos qene me partnerja e Ardit Gjebreas. Mungesa e saj te dielen e kaluar, ne emisionin e sezonit te ri te spektaklit “E diela shqiptare”, natyrisht qe nuk kaloi pa u vene re, edhe pse organizatoret u perpoqen ta fshehin kete lajm, qe nisi te qarkullonte si fillim brenda televizionit “Klan”. E pyetur nga “Panorama Plus”, Artemisa vendosi te na e thote vete lajmin e para, se ne fakt ajo cfare mund te kishim menduar se ajo mungonte pasi mund te ishte prekur nga ndonje virus gripi ishte nje thashethem i kote. E verteta ishte se ka hequr dore perfundimisht nga “E diela shqiptare”. Arsyeja? “E mendova dhe them se per momentin kam prioritete te tjera, sic eshte shkolla. Kam filluar studimet part-time ne Universitetin e Tiranes, dega e Juridikut, dhe me duhet qe te shtune e te diele te jem e angazhuar me shkollen”, tha ajo. Dhe kjo eshte nje ngarkese plus per Artemisen, e cila ne te njejten kohe vazhdon studimet ne degen e Shkencave Sociale, viti i katert.

Artemisa dhe ArditiNe sezonin e kaluar Artemisa ishte partnerja e vetme e Ardit Gjebreas, ne 7 ore transmetim televiziv, ne spektaklin me “talk show”, sport, kengetare te ftuar, balet, lojera, kuize dhe te papritura te tjera. Ardit Gjebrea, i cili foli per permbajtjen e spektaklit gati nje vit para se “ E diela shqiptare” te dilte ne transmetim, ruajti si surprize per momentet e fundit pikerisht partneren e tij, vajzen bukuroshe Artemisa. Kjo edhe per faktin se vajza e zgjedhur prej tij, nuk ishte e panjohur per publikun dhe ishte madje e sprovuar para kamerave qe e vogel, si prezantuese e emisioneve per femije ne “Tv Shijak”. Me pas ne te njejtin ekran, ajo nisi prezantimin e programit muzikor “100% shqip”, me kerkesa nga publiku, ku ne nje studio te vogel dhe e pozicionuar shume afer kamerave, priste telefonatat nga teleshikuesit, te cilet linin kerkesen e tyre muzikore. Pothuajse te njejten gje do te bente dhe tek “E diela shqiptare”, ku gjithe minutazhi argetues do i besohej asaj. E tashme qe ka vendosur t’i perkushtohet shkolles, ajo ende nuk e ka te qarte nese ne te ardhmen do t’i rikthehet televizionit serish. “Gjithcka do t’ia le te ardhmes”, thote ajo, edhe pse “E diela shqiptare”, do me mungoje shume”. Kaq ka pranuar te na thote vete Artemisa, por nuk eshte cudi qe ky te jete nje vendim edhe i te fejuarit te saj Olsit, i njohur ne rrethin e artisteve si nje nga parukieret me te mire ne Tirane.

Qe ne fillim te spektaklit, Artemisa e pohoi vete per “Panorama Plus”, se qe kur ishin lidhur bashke, Olsi ishte kunder vazhdimit te karrieres se saj ne televizion. Pas kater vitesh lidhje dhe dashuri, ata kishin zyrtarizuar lidhjen e tyre duke bere fejesen. Artemisa vendosi te vazhdonte shkollen duke lene menjane ekranin. Por gjithsesi e desh puna qe ajo te ishte perseri mes artisteve, pasi ne stafin e “Kenga Magjike” ishte edhe ajo perkrah Olsit, i cili modelonte floket e kengetareve, nderkohe, qe Artemisa i trukonte. Aty lindi dhe miqesia me Arditin, i cili vetem pak muaj me pare i propozoi qe ajo te ishte partnerja e tij gjate te dielave argetuese. “E diela shqiptare”, spektakli maratone i “TV Klan”, hapi sezonin e ri te dielen e kaluar. Kjo periudhe pushimi ne ekran, ne fakt u duk se ka qene periudhe pune per te sjelle nje spektakel krejt ndryshe, duke filluar qe nga skenografia krejtesisht e ndryshuar nga Gajtano Kasteli. Gjithashtu, u pa hyrja ne spektakel e dy djemve te grupit “The SHBLSH”, Julian Deda dhe Gent Zenelaj me dy karaktere te vecante humori. Koreografi Albi Nako solli nje grup 99 per qind te ndryshuar, ndersa eshte ngritur bande muzikore nen drejtimin e Shpetim Saracit. /panorama/07.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: artenisa osaj
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuna Me Mik te Ri!

Tuna
/photo panorama/

Zbulohet miku i ri i Tunes

Gjithmone jeta private e kengetares nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, ka qene e spikatur nga mediat dhe si duket ate e ka bere qe te jete paksa e terhequr dhe me e kujdesshme ne dhenien e deklaratave dhe intervistave, madje ka ndodhur edhe ta fyeje gazetaren pasi ka menduar se ato nuk jane sjelle korrekte me te. Por ka raste kur asaj i del totalisht situata jashte kontrollit.Pas ndarjes nga Merti Asllani, i cili eshte edhe vellai i kengetarit Bertan Asllani ku eshte perfolur qe Tuna kete lidhje e ka bere vetem per shkak te popullaritetit dhe punes qe e lidhi me Mertin, pasi me ndihmen e tij ajo realizoi klipin "Inati" ne versionin shqip, flitet se kengetarja ka gjetur prehje tek nje dashuri tjeter. Behet fjale per nje djale qe eshte akoma i panjohur per publikun. Duke u ndalur te jeta private e kengetares, ajo ka pasur nje jete aventureske me anetarin e grupit “Skillz”, Ledrin me te cilin u nda para disa koheve. Por lidhjet e Tunes nuk mbarojne me kaq. Para Ledrit ajo ka qene e dashuruar me Lirak Bexhetin, djalin e rektorit te Universitetit shteteror te Tetoves me te cilin e ndau vdekja, pasi ai vdiq aksidentalisht me makine ne rrugen Tetove - Shkup. /blerand rexhepi/panorama/07.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Albana Osmani Ne Top Fest Pa Ledionin!

Albana Osmani dhe Ledion Lico
/photo panorama, etc./

ALBANA OSMANI: Pse dal ne “Top Fest” vetem, pa Ledionin

Sapo ka lene eksperiencen si drejtuese e spektaklit te perjavshem “Ti vlen” dhe i eshte kthyer prezantimit te Festivalit te Muzikes Moderne Shqiptare ne “Top Channel”, “Top Fest 6”. Nuk eshte aspak nje eksperience e re per Albana Osmanin, pasi tashme eshte mesuar te prezantoje disa spektakle. Por nese do flisnim per eksperience te re ne “Top Fest” eshte pikerisht mungesa kesaj here e partnerit ne krah te saj, Ledion Licos. Do te dale e vetme cdo dite te transmetimit te “Top Fest”- it te ketij viti, pasi drejtuesit e festivalit e vendosen keshtu. Gjate javes se pare, ajo u shfaq me te njejten ngjyre kafe te flokeve, qe u pa tek “Ti vlen”, ndersa do te vazhdoje te prezantoje cdo dite kenget e reja te “Top Fest”, deri ne 12 maj me po te njejtin “look”. Por si po e perballon prezantimin vetem, pa Ledionin? “Nuk ndiej ndonje problem te madh pasi arrij t’ia dal. E vetmja gje eshte ndoshta mungesa e batutave qe shkembenim me Ledionin, si dhe komunikimi i tij disi ‘ngacmues” me kengetaret femra”, thote Albana. Gjithsesi ajo pohon se, “tashme i eshte bere normale prezantimi i nje spektakli te tille me shume atmosfere rinore, dhe ku pervec kengetareve te njohur, lancohen shume emra te rinj. Po cila eshte arsyeja, perse mungon Ledioni? Ishte nga nje vendim i drejtuesve per te dale e vetme, nisur dhe nga fakti qe Ledioni se bashku me Eno Popin drejtojne emisionin e perditshem “Wake up”. Por thuhet gjithashtu se Ledioni do te angazhohet me projekte te tjera televizive brenda programacionit te “Top Channel”. Gjithsesi ai do te jete i pranishem ne naten finale te “Top Fest”, qe per here te pare do te jete “live”. Albana dhe Ledioni, te cilet jane miq shume te mire, do ta prezantojne bashke naten e cmimeve qe do te organizohet me 12 maj. Ne naten finale do te jepet kupa e cmimit te madh te “Top fest” me nje vlere prej 10 mije euro. Sipas Albanes, “Top Fest” i ketij viti eshte nje konkurrence e forte mes artisteve, pasi marrin pjese emra te njohur kengetaresh dhe grupesh muzikore si: Blero, Xuxi, Ermal Fejzullahu, Ermal Mamaqi, grupi “Kthjellu”, etj. Ashtu si ne edicionet e tjera do te ndahen 12 cmimet e perhershme, dhe nje cmim i madh, qe do te zgjidhet nga publiku pas nominimeve qe do te beje juria e festivalit. /panorama/07.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2 Nise Sonte!

Big Brother Albania
/nag edicioni i kaluar, photo panorama/

“Big Brother 2” zbulon sonte ne mbremje 14 banoret e rinj

Do te nise sot ne mbremje ne oren 20:45 ne “Top Channel” “reality show” “Big Brother Albania”, ne drejtimin e Arbana Osmanit. Stafi i “Big Brother” eshte kujdesur, qe asnje detaj te mos publikohet ne media, ne lidhje me personazhet, se cilet jane ata. Vecse nje reklame qe transmetohet ne “Top Channel”, numeron ditet mbrapsht te nisjes se spektaklit me te ndjekur, qe do vazhdoje dy muaj. Ne shtepine me te famshme do te hyjne 14 banoret e rinj, te cilet do te jene protagonistet e edicionit te dyte te ketij spektakli. Kete vit stafi i “Big Brother” garanton se personazhet, qe do te hyjne ne shtepi jane interesante dhe se jane perzgjedhur mes mijera aplikanteve, te cilet kane qene pjese e audicioneve per “Big Brother Albania”. Publiku pret bashkejetesen e re televizive, me dashurite, konfliktet, inatet, dhe largimet nje nga nje te banoreve nga shtepia, dhe shpalljen e fituesit. Spektakli do te transmetohet 24 ore ne 24, ne 2 kanale te DigitAlb, si dhe ne “Top Channel”, ku cdo dite perreth 30 minuta do te transmetohet permbledhja e ngjarjeve me te rendesishme te dites, ndersa te shtunen do te zhvillohet spektakli “live”. “Big Brother” realizohet nen marken e kompanise “Endemol”. Edicioni i pare pati shikueshmeri te larte, ndersa banoret me te spikatur vazhdojne te jene pjese e faqeve roze te shtypit te perditshem. /panorama/07.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Kenge te Huazuara: Greta Koci vs Simon Webbe

KENGE TE HUAZUARA: GRETA KOCI VS SIMON WEBBE

Kjo rubrike nuk synon te prejudikoj se kush nga kush ka huazuar por vetem vie ne pah faktin se dy kenge kane ngjashmeri te spikatur. Vleresimet le te behen nga "ekspertet"! Keni parasysh qe ka huazime ne te dy drejtimet. Ndersa, poashtu ne disa raste huazimet behen edhe me marreveshje, thjeshte kenga stershitet nga vet kompozitori etj.

Ju lutem leni komentin tuaj!

Burimi: Gazeta Express
- - - - - - - - - - - -
Greta Koci - Me Fale Nene


Simon Webbe - My Soul Pleads For You

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 6 February 2009

Adelina Ismajli - Intervista Zico TV

ADELINA ISMAJLI, INTERVISTE NE ZICO TV

Nje interviste e shkurter realizuar nga Zico TV me Adelinen para se ajo te hynte ne Spektaklin "Zhurma Show Awards 2008" Edicioni IV, i cila u mbajt me 15.12.2008 ne Hotelin "Victory". Me shume informacione mund te gjeni tek web faqja zyrtare e Zico TV.


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismaili
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 5 February 2009

Grupi "Legenda" Pergadite Albumin e Pare

Grupi Legenda
/photo kosova sot, etc./

Grupi “Legenda” pergatit albumin e pare
‘Nentoka’, nje videoklip per filmin

Grupi “Legenda”, ne perberje te Alban Mirocit dhe Granit Gashit, suksesin me te madh e arriti me kengen “Kampioni”, dedikuar Luan Krasniqit, dhe tani pritet dhe nje sukses me nje bashkepunim te ri kushtuar filmit “Nentoka” te Halil Budakoves. Anetaret e grupit ndjehen te kenaqur me kete bashkepunim dhe suksesi i arritur i shtyn qe te punojne edhe me shume.“Fillimisht, pas suksesit qe patem me videoklipin e kenges ‘Armata e Kosoves’, pas nje periudhe te shkurter, pasoi videoklipi tjeter i kenges “Kampioni”, dedikuar boksierit te mirenjohur, Luan Krasniqit. Qe nga ajo kohe jemi duke punuar vazhdimisht per pergatitjen e albumit te pare. Nje kohe te konsiderueshme na merr edhe puna rreth fakultetit. Momentalisht, kemi pergatitur videoklipin e radhes, ne bashkepunim me DJ Cimin, i titulluar ‘Nentoka’, per filmin “Nentoka 3”, te regjisorit Halil Budakova”, shprehet Albani per “Kosova Sot”. Promovimi i spotit pritet te behet me 20 shkurt ne Kinemane ABC, pikerisht, se bashku me premieren e filmit.“Kenga komplet eshte e perfunduar nga producenti Dj Cimi, ndersa tekstin e kemi bere se bashku me Albanin”, thote Graniti. Graniti dhe Albani jane duke punuar edhe per albumin e tyre me te ri, dhe kete here kane vendosur te bashkepunojne me Hekuran Krasniqin dhe DJ Cimin. Por, para albumit ata thone se do te lansojne edhe nje videoklip tjeter, bashke me Hekuran Krasniqin.“Jemi ne pergatitje edhe te videoklipit tjeter, i cili do te jete me Hekuran Krasniqin, me titullin “Sinjorita”. Kenga eshte e stilit Rep Rnb dhe bashkepunimi me Hekuranin erdhi pasi qe i paraqitem kerkesen tone dhe pasi qe kenga i pelqeu”, thote Albani. /k.b./kosova sot/05.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Yllka Kuqi "Sherohet" me Kenge!

Yllka Kuqi
/photo public domain/

Yllka Kuci thote se ndihet mire edhe ne profesionin e psikologes
Kengen e kam si nje lloj terapie personale

“Ne te dy profesionet, ne kenge dhe ne psikologji, ndihem mire. Te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha”, ka thene Yllka

Kengetarja Yllka Kuci, pervec kenges, ne te cilin ka arritur shume suksese, eshte e dhene edhe pas profesionit te psikologes. Ka disa vjet qe ajo punon ne nje OJQ ne Gjakove, me te cilen pune thote se ndjehet e kenaqur. “Gjithe kohen tjeter, jashte kenges, jam e angazhuar ne punen qe e bej ne OJQ-ne ‘Children for tomorrow Kosova’ ne Gjakove, ku kemi finalizuar shume projekte, nder to edhe 2 shfaqje teatrale me te rinj te shkollave te mesme te Gjakoves, ku kam qene e perfshire ne rolin e asistentes. Mund te them qe eshte kenaqesi te punosh me te rinjte dhe femijet dhe t’i shohesh se si e zhvillojne talentin dhe aftesite e tyre. E gjithe kjo me jep nje kenaqesi te vecante dhe me permbush kohen dhe jeten”, shprehet Yllka per “Kosova Sot”. Sikurse ne kenge, ashtu edhe ne profesionin e psikologes, Yllka thote se e ndien veten mire, edhe pse te dyja kerkojne pune dhe angazhim te madh. “Ne te dy profesionet, ne kenge dhe ne psikologji, ndihem mire. Te dyja kerkojne pergjegjesi, por roli i psikologes eshte me delikat dhe gabimet mund te kene pasoja me te medha. Kur kendoj, ushqehem vet shpirterisht, i argetoj dhe i kenaq edhe te tjeret. Kengen e kam si nje lloj terapie personale, zbrazje emocionesh, e cila njeheresh me ndihmon te gjej qetesine. Marrja me kenge eshte profesion me relaksues, edhe pse nganjehere din te jete stresues. Megjithate, te dyja keto i ushtroj me vetedije dhe me deshire te madhe”, ka thene Yllka. /k.bajrami/kosova sot/05.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kuci kuqi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Soni Malaj E Dhene Pas Palestres!

Soni Malaj
/photo v.g./

Perse Soni preferon te merret me sport?
E dhene pas palestres

"Sporti me sherben mbi te gjitha per te pasur nje diafragme te mire. Nese nuk do te beja nje stervitje te tille, veshtire se do t'i perballoja koncertet "live". Pastaj me pelqen palestra edhe si nje forme clirimi energjish per t'u ndier mire. Jo thjesht si nje mjet per te modeluar trupin", ka thene Soni

Kengetarja jone e mirenjohur, Soni Malaj, kohen e lire zakonisht thote se e kalon duke u marre me sport. Eshte njera nder adhurueset e zjarrta te sporteve. Ajo merret me palester dhe ndodh qe brenda javes kater here te ushtroje nga dy ore. "Me pelqen sporti, por me shume merrem me ushtrime ne palester. Dikur shkoja cdo dite nga me teper se dy ore, mirepo tani e kam rralluar. Ndodh te shkoj deri ne kater dite ne jave", shprehet ajo per "Kosova Sot". Sonit i ndihmojne ushtrimet sportive jo vetem per te pasur trupin ne forme, por per te pasur edhe nje ze te mire. "Sporti me sherben mbi te gjitha per te pasur nje diafragme te mire. Nese nuk do te beja nje stervitje te tille, veshtire se do t'i perballoja koncertet "live". Pastaj me pelqen palestra edhe si nje forme clirimi energjish per t'u ndier mire. Jo thjesht si nje mjet per te modeluar trupin", thote ajo. Dukjes Soni i kushton mjaft rendesi, por mbi te gjitha ne skene preferon te duket me e vecante. "Natyrisht se dukja skenike kerkon me shume perkushtim, ndersa ne perditshmeri nuk i kushtoj shume rendesi", perfundon ajo. /k.bajrami/kosova sot/05.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genta Ismajli Rrezohet Ne Skene!

GENTA RREZOHET NE SKENE!

Ka ndodhur ne diskoteken "Rinora 4", kur Genta per nje moment, gjate performancave te saja akrobatike, humb baras peshen dhe... me mire shiqone rezultatin vet!

Por, Gentes i paska hije edhe me u rrezue!


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismaili gentiana ismajli
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Besa Kokedhima, Vokali Me i Mire ne Festivalin Rumun!

Besa Kokedhima
/photo tvr/

BESA KOKEDHIMA NE FESTIVALIN RUMUN
VOKALI ME I BUKUR I FESTIVALIT

Besa Kokedhima nuk arriti ta fitoje cmimin e pare ne festivalin rumun, por ajo mori nje cmim tjeter te rendesishem, ate te "Vokalit me te mire te festivalit", si dhe ka arritur qe te siguroje nje kontrate me nje shtepi te njohur diskografike

Kengetarja nga Shqiperia Besa Kokedhima nuk arriti te hyje ne finale ne festivalin rumun, i cili festival ka per qellim te zgjedhe kengen fituese per ne "Eurovizion". Besa, edhe pse nuk arriti te marre cmimin kryesor, ajo arriti ta marre cmimin "Vokali me i bukur ne festival", cmim ky qe pas cmimit te pare eshte me i rendesishem i ketij festivali. Mirepo, Besa Kokedhima nuk do te kthehet e zhgenjyer nga festivali rumun. Ajo, perpos qe mori cmimin shume te rendesishem, fitoi edhe nje kontrate te mire nga nje kompani diskografike rumune, e cila ka shprehur interesim qe ta bleje albumin e Beses, i cili album shume shpejt pritet te editohet edhe ne gjuhen shqipe. Thene me disa fjale, ajo nga ky festival perfitoi shume. /b.zyberi/kosova sot/04.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

Juria rumune “Besa - Vokali me i bukur i festivalit”

Besa Kokedhima
/besa me kompozitorin sebastian badiu dhe back vokalistet/

Besa eshte rikthyer nga Rumania duke sjelle me vete nje prej eksperiencave me te bukura te jetes se saj si artistike ashtu dhe personale. Ky lajm ka ne vete rreth kater- pese lajme te tjera ndaj gati? Nisja!

Se pari, Besa tregon se eshte me shume se e kenaqur nga prezantimi ne festivalin rumun ku ka bere nje perfaqsim dinjitoz te Shqiperise si ne skene ashtu dhe ne intervista per shtypin e ne emisionet televizive ku ka qene e ftuar. Se dyti, pavarsisht se nuk kaloi ne 12 finale,ajo tregon se vlersimi qe i beri juria si “…vokali me i bukur i festivalit…” nuk kishte te zevendesuar me asnje cmim. (Ne fakt juria me vlersimin e saj e futi Besen ne 12 finale,por juria kishte 50% te vendimit, nderkohe qe 50% e kishte publiku). Se treti…Albumi i dyte i kengetares do dale se shpejti ne gjuhen shqipe ne atdhe dhe ne gjuhen angleze ne Rumani. Se katerti…nje shtepi shume e njohur diskografike rumune ka shfaqur interes per te lidhur kontrate me Besen, une ja di emrin lol, por s’mund te jua them per shkak te rregullave te kontrates ene se pesti se u lodha hahahaha nje lajm super super pritet te konfirmohet dhe nese ndodh ju do jeni te paret qe do ta mesoni ketu ne Albaniac…e ku tjeter! Me pelqen zgjidhja e Beses, qe po teston tregun ballkanas e jo si disa aRRtiste qe kalojne oqeanin me fjale dhe u mbush dekada qe supozohej te dilnin ne MTV lol.Sa kom qesh! Me poshte keni videon e prezantimit LIVE te Beses ne kete festival. Suksese! /elbino/albaniac/04.0209/

Videoja e Semifinales

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tingulli 3nt - Videoteka KTV

Tingulli 3nt (Trent) - Videoteka ne Express Live KTV

Agoni dhe Geti, pjestaret e grupit rep "Tingulli 3nt", te premten qe shkoi, per disa minuta na e shpalosen videoteken e tyre muzikore ne kuader te emisionit "Videoteka" te Express Live KTV. Ata treguan per te berat dhe zhberat e tyre ne prapaskene gjate xhirimeve te videospoteve. Videoteka e ketij grupi permban keto klipe:

1. Llokum me Arra
2. I Trent (ft.Fatime Kosumi)* Nuk u permend ne emision
3. Dridhe (ft. Ciljeta)
4. Te Dy (ft. Elvana Gjata)
5. Kalle Sonte

Ndersa Geti vetem poashtu ka te realizuar edhe disa klipe ne bashkepunim me kengetare tjere te njohur si p.sh. Flori, Genta etj.

Kurse se shpejti, pritet te dale ne ekran edhe videoklipi me i ri i kenges "Me merr", nje bashkepunim me kengetaren Soni Malaj.


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: agon sylejmani getoar selimi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 3 February 2009

Rozani Radi Fejohet?

Rozana Radi
/photo public domain/

Fejohet Rozana Radi?

E di! E di! Po mendoni…he mo sa here do e fejoni Rozanen? Sa here kengetarja shoqerohet me dike…kabum! E fejojne.Po kete here me duket se lajmi eshte me serioz, e nese gjerat nuk ndryshojne ne momentin e fundit (largqofte lol) Rozana mund te na kthehet nga Belgjika me unaze ne dore. Oh po! Harrova te ju them, se “i fejuari” i Rozanes flitet te jete nje shqiptar nga veriu i Shqiperise i cili prej kohesh jeton ne Belgjike dhe qe tashme e ka bere propozimin pritet vetem konfirmimi nga ana e kengetares.Duke shpresuar qe ky lajm te jete i vertete i urojme nje jete te lumtur ciftit. /elbino/albaniac/02.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zanfina Ismajli: Adoleshenca Ime!

Zanfina Ismajli
/photo kosova sot, etc/

ZANFINA ISMAILI FLET PER ADOLESHENCEN E SAJ
E kam jetuar jeten si kam dashur vete

“Gjithmone e kam jetuar jeten si kam dashur vete, sepse prinderit kane pasur besim te plote tek une dhe besimin e tyre asnjehere nuk e kam keqperdorur”, thote Zanfina

Zanfina Ismaili kujton kohen me te mire te adoleshences se saj dhe thekson se ajo ka qene periudha me e mire e jetes. Nderkaq, per vetveten thote se ka qene nje vajze e sjellshme, me besim te plote te familjes, e shoqerueshme, por nganjehere edhe e llastuar. Si nxenese ka ndodhur qe ta leshoj ndonje ore te mesimit se bashku me shoqet e klases. Shetitjet i ka preferuar shume dhe pjesen derrmuese te kohes se lire e ka kaluar me shoqe, duke shetitur. Sa i perket dashurise, thote se i eshte dukur perfekte tek te tjeret, por ka qene e re per ta provuar. Per me shume rreth jetes se saj si adoleshente flet per “Kosova Sot”.

“Kosova Sot”: Si e kujtoni kohen kur keni qene adoleshente?
Zanfina Ismaili: Koha e adoleshences sime ka qene koha kur jam kenaqur me se shumti. E kujtoj kur te gjithe me thoshin se gjate shkolles se mesme te kenaqem, sepse ajo kohe kurre me nuk do te perseritet dhe e kam degjuar keshillen ashtu kam bere. Nuk kam dale shume neper kafeteri, por me shoqerine qe e kisha kemi qene te lidhur ne mes vete dhe kemi pasur momente qe asnjehere s’do t’i harroj.

“Kosova Sot”: Sa jeni shoqeruar dhe me ke keni lozur e keni qendruar me teper?
Zanfina Ismaili: Kam pasur shoqerine time, e cila nuk ishte shume e madhe, por ishte unikate. Gjate tere shkolles se mesme cdo dite, madje edhe gjate vikendit, vetem gjumi na ndante. Sa kam qeshur atehere me ate shoqeri, kur e kujtoj, me qeshet edhe tash. Shkriheshim ne gaz ne momentet kur iknim nga oret e mesimit. Ndonjehere edhe para profesoreve ka ndodhur te qeshemi si te marre e te mos mund te ndalemi. Kam qene me shoqen time Linden, me te cilen ende jemi shoqe te shpirtit.

Zanfina Ismajli me shoqeri

“Kosova Sot”: Ne ate kohe ku dhe si e kalonin kohen e lire adoleshentet?
Zanfina Ismaili: Ne ate kohe me se shumti ishim ne shkolle, ndersa une gjithmone flija vone dhe kur duhej te zgjohesha heret ndodhte te shkoja pak me nervoze ne shkolle. Por, gjithmone ka ndodhur ndonje rast qe te qeshemi pa u ndalur deri ne perfundim te oreve te mesimit. Kam dale ne vende ku dilnin te gjithe te rinjte, tek shoqet etj.

“Kosova Sot”: Ku i keni kaluar zakonisht pushimet verore ne ate kohe?
Zanfina Ismaili: Pushimet verore deri me tani i kam kaluar ne shume vende te Evropes. Por me se shpeshti kemi vizituar Turqine dhe Ulqinin.

“Kosova Sot”: Me cfare problemesh jeni ballafaquar ne ate moshe?
Zanfina Ismaili: Ajo ka qene koha kur njeriu me se paku mendon per probleme. T’ju them te drejten, me asgje nuk e kam lodhur koken. Prandaj, ka qene pjese aq e bukur dhe e paperseritshme e jetes.

“Kosova Sot”: Si e keni paramenduar lidhjen ne dashuri?
Zanfina Ismaili: E kam paramenduar si perfekte, sepse atehere isha 15-16 vjecare dhe ne ate moshe njeriu mendon dhe sheh me syze roze.

“Kosova Sot”: A keni pritur propozime nga prinderit apo vete keni vrapuar ne kerkim te dashurise?
Zanfina Ismaili: As njeren dhe as tjetren. Gjithmone e kam jetuar jeten si kam dashur vete, sepse prinderit kane pasur besim te plote tek une dhe besimin e tyre asnjehere nuk e kam keqperdorur.

“Kosova Sot”: Cili ka qene momenti me i lumtur dhe me i hidhur qe e rikujtoni?
Zanfina Ismaili: Ne ate kohe mund te them lirisht se nuk kam pasur asnje moment shume te hidhur. Ndersa momente te lumtura kam pasur shume.

“Kosova Sot”: A keni menduar per karrieren te cilen e keni arritur sot?
Zanfina Ismaili: Kam deshiruar dhe kam besuar se do te arrij, por une pretendoj me shume se kaq. E kam realizuar vetem nje pjese te endrrave te mia. Per momentin jam ne realizimin e tyre. /k.bajrami/kosova sot/03.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismaili ismajli adoloshenca
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Aurela Gace Me Muskuj Te Frikshem!

Aurela Gace
/photo shekulli/

Aurela Gace
KUR PALESTRA E KALON MASEN…

Po te sillnim ne vemendje pamjen qe ka pasur Aurela para se ajo te emigronte ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, do ta pergezonim per kilet e rrezuara, por ama edhe nga fotoja duket qe Aurela e ka tepruar pak me palestren… Muskujt duken te frikshem! /shekulli/01.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Monday, 2 February 2009

Yllka Gashi, Kafja e Mengjesit RTK

Yllka Gashi dhe Albian Gagica RTK
/yllka gashi dhe albian gagica ne kafen e mengjesit, photo rtk/

Yllka Gashi, Kafja e Mengjesit RTK

Kesaj radhe, Fitore Rexhepi, reporterja e RTK-s kishte kenaqesine /besoj/ te ishte mysafire ne shtepine e ciftit te posa martuar Yllka Gashi dhe Albian Gagica. Aty Yllka si nuse e re, sherbeu kafe stafit te RTK-s dhe rrefeu gjera interesante ne lidhje me jeten e saj me Albianin ne banesen "finqe" te re. Mesuam se Yllka na qenka mjaft "konzervative" nga natyra /nuk do te thote edhe gje negative/ pasi nuk lejoi te shohim garderoben e saj apo dhomen e fjetjes, qe deri me tani ishte nje gje rutinore ne kete emision. Si duket gjerat private i ruan me xhelozi. Ohh... poashtu, mesuam se vjehrria e Yllkes megjithate jetojne ne te njejten shtepi, por ne katin perdhese ne nje banese te vecante. Nje zgjidhje ideale mendoj per te dy palet, edhe afer edhe larg!

Ndersa per te gjitha vajzat e pamartuara, Yllka la nje mesazh shume domethenes:

Fitore Rexhepi: "Si po ndihesh si e martuar?"
Yllka Gashi: "Shume mire! Me pas dite qe asht kaq mire, ma heret isha martuar, ha ha ha!... Pasha zotin po! U knaqa!"


Pra, ju te pamartuarat, e degjuat! C'ka po pritni! Martohuni dhe knaqnu!

Ndiqni me poshte intervisten ne teresi dhe natyrisht kenaquni edhe ju!

Pjesa 1


Pjesa 2


Prinderit dhe Vjehrria e Yllka Gashit
Yllka Gashi

Yllka Gashi
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: kafja kafeja kafeneja e mengjesit mengjezit me yllka gashin
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ana Baron, 6 Vjet Futboll me Tiranen e Maskuar si Djale!

Ana Baron
/photo shekulli/

Historia e pabesueshme e “Ronaldinjes” shqiptare. Babai e donte futbolliste. Luajti me djemte, dhe sekretin e saj e dinte vetem trajneri

ANA, VAJZA QE LUAJTI 6 VJET FUTBOLL ME TIRANEN, E MASKUAR SI DJALE

Eshte golshenuesja me e mire. Te gjitha kundershtaret e kane frike, sepse sulmon si nje tiger dhe nuk ndodh te gaboje. I ka dhuruar ekipit te saj 16 gola ne kampionat dhe ndonese eshte vetem 16 vjec, ka nje eksperience me te gjate se koleget e saj qe jane me te rritura. Ana Baron, shoqet e therrasin Ronaldinja. Historia e Anes eshte shume e vecante, sepse ajo ka luajtur me ekip djemsh qe ne moshen 5 vjec dhe i eshte dashur qe te maskohet si djale, qe te mos e perjashtonin nga ekipi. Ajo eshte nga Fieri, por ka lindur ne Milano dhe jeton ne Tirane.

Ana, sa vjet keni qe luani futboll?
Kam 8 vjet qe luaj futboll.

Me ke luaje, duke qene se para 8 vitesh nuk kishte ekip per femrat?
Luaja me djemte. Ne nje ekip djemsh. Dhe nese doni ta dini, nuk lejohej qe te luaja ne nje ekip djemsh, por une kam luajtur me ta per disa vjet me radhe.

Po si ia benit qe nuk te perjashtuan?
Sepse askush nuk e dinte qe jam vajze, pervec trajnerit qe i kishte thene babai. Ne jemi familje futbollistesh dhe babi e donet gjithmone qe une te luaja, duke ditur edhe talentin tim. Keshtu, vendosi te me fuste ne ekip me cunat dhe ne fakt ngjaja tamam si djale. Isha cuni me i bukur i ekipit (qesh).

Po kundershtaret ju dalluan ndonjehere qe jeni vajze?
Ka qene nje moment kur po luanin me nje ekip djemsh brenda Tiranes. Une, ne fakt, bera nje faull, pasi nderhyrja ime ishte e parregullt dhe rrezova kundershtarin. Ai u ngrit dhe kerkoi karton ndaj meje. Ndersa gjyqtari e kuptoi se jam vajze dhe i tha, jo vetem qe nuk do t’i jap karton, por te vije turp qe te rrezoje nje vajze.

Keni patur pengese nga prinderit, qe iu futet sportit te futbollit?
Absolutisht jo. Madje, po iu them qe i kam patur mbeshtetjen time me te madhe. Mami eshte tifozja ime me e zjarrte dhe me ndjek ne te gjitha ndeshjet. (Nderhyn organizatori i ekipit, Genc Ymeraj, duke thene se, madje,mamaja e Anes shan sa here i behen padrejtesi ne fushe Anes. Ana: “O Genco, mos i thuaj te gjitha, se vetem nje here ka ndodhur kjo”.)

Habiten njerezit kur u tha qe je futbolliste?
Duhet te pranojme qe futbolli i femrave nuk njihet ne vendin tone, ndaj dhe habia nga njerezit ndodh shpesh.

Fakti qe je futbolliste femer, te jep mundesine te jesh me shume ne qender te vemendjes se djemve se vajzat e tjera?
Ah, kete nuk e di.

Keni me shume tifoze meshkuj apo femra?
Me shume jane meshkuj, por nuk mungojne as femrat.

Po adhurues meshkuj qe ju ndjekin neper ndeshje keni?
Edhe ka. Gallata eshte se na hedhin numrat e telefonit ne fushe, apo kur futemi ne furgon per te ardhur ne stadium. Nuk mund te them se ndodh shpesh, por ka edhe raste te tilla.

Cili eshte futbollisti qe pelqeni me shume dhe me ke jeni tifoze?
Nese me pyesni per te huaj, eshte Kaka dhe tifoze jam me Milanin. Ndersa nga shqiptaret me pelqen Lorik Cana.

Endrra e Anes futbolliste?
Te luaj ne ndonje ekip te madh profesionistesh ne Gjermani. Do punoj shume qe ta realizoj kete enderr. /shekulli/01.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Interviste me Ismet Pejen, Kolosin e Muzikes Popullore!

Ismet Peja
/photo oxygen rtk/

Interviste me Ismet Pejen, kolosin e muzikes popullore
Mbi gjysme shekulli ne sherbim te kenges

“Karriera ime ne muzike fillon qysh nga femijeria, mirepo dola ne pah gjate viteve 1954-1955. Qe nga atehere e deri me tash sigurisht qe numri i kengeve te interpretuara duhet te arrije ne nje mije. Ne ate kohe nuk ka qene komercializmi i theksuar ne muzike, prandaj mendoj qe vlera ka pasur me shume rendesi sesa paraja”, thote Ismet Peja

Ismet Peja eshte pa dyshim kolosi i muzikes popullore shqiptare. Ai me shume se gjysme shekulli eshte i pranishem ne skenen shqiptare. Deri sot ka bere qindra kenge, te cilat gjithmone jane pelqyer nga publiku i gjere shqiptar. Si nisi karriera e tij? Si u prit kenga e pare? A kishte frike se nuk do te pelqehet kjo kenge? Per te gjitha keto dhe per shumecka ne lidhje per muziken, ne nje interviste per “Kosova Sot”, flet Ismet Peja.

“Kosova Sot”: Jeni nje kohe te gjate ne skenen e muzikes shqiptare. Cfare formule keni perdorur per te qendruar kaq gjate ne skene?
Ismet Peja: Sigurisht qe dashuria e madhe qe e kisha dhe e kam per kengen dhe muziken ishte ajo qe me shtyri te punoj tere kohen dhe t’i perkushtohem kenges, saqe edhe sot e kesaj dite po me mban akoma ne skene.

Ismet Peja

“Kosova Sot”: Te gjithe e pelqejne kengen tuaj. Cka ju ben kaq te vecante?
Ismet Peja: Per kete me mire eshte ta pyetni publikun tim qe nuk eshte edhe i vogel ne numer, sepse, po te flas per veten se cka me ben te vecante, do te ik nga modestia.

“Kosova Sot”: Ismet Peja eshte emer i madh i muzikes popullore, jo vetem ne Kosove, por ne mbare trojet shqiptare. Si arritet te hyni ne zemrat e gjithe shqiptareve?
Ismet Peja: Perpos zerit qe ma dha natyra, une kam pasur fatin qe gjithmone te kem nje rreth bashkepunetoresh te mire qe me kane perkrahur dhe me kane shtyre gjithmone drejt sukseseve. Mirepo, ne kete rast mendoj se ka ndikuar edhe perkushtimi im ndaj muzikes se mirefillte shqipe, duke mos me lekundur asnjehere nga ajo vije muzikore ne te cilen isha perkushtuar.

Muzika ishte dhe eshte pjese e familjes sone

“Kosova Sot”: Te flasim pak per fillimin e karrieres suaj. Si ishte fillimi i karrieres. Kishit droje se nuk do te arrinit kaq shume ne muzike. Me disa fjale na pershkruani si filluat te merreni me muzike?
Ismet Peja: Muzika ishte dhe eshte pjese e familjes sone. Babai im, Musa Peja, ishte anetar i grupit muzikor qe udhehiqej nga mjeshtri i sharkise, Ymer Riza. Karriera ime fillon qysh nga femijeria, mirepo dola ne pah gjate viteve 1954-1955, kur iu rashe ne sy njerezve te Radio Prishtines te atehershme. Ata ate kohe ishin ne vizite ne gjimnazin “Hajdar Dushi” ne Gjakove, ku benin nje lloj audicioni. Si cdo fillim edhe fillimi i karrieres sime ishte pak i veshtire, sepse me duhej te perballesha me “kurbetin” ne ate kohe, kur prej Gjakoves u transferova si solist i rregullt ne Radio Prishtine. Nuk kam pasur kurre droje qe nuk do te arrij suksese, sepse gjithmone kam qene adhurues i punes dhe normalisht puna e mire qe ben nje dite do te dale ne shesh.

Ismet Peja

“Kosova Sot”: Si lindi kenga e pare, si e pritet ju daljen e kenges suaj te pare dhe cilat ishin emocionet?
Ismet Peja: Sigurisht qe akoma i kam te fresketa ato emocione, sepse ishte hera e pare qe ballafaqohesha me aparaturen e radios te asaj kohe. Ishte edhe nje ndjenje e vecante, kur une ecja rrugeve te Gjakoves, ndersa Radio Prishtina e transmetonte kengen time. S’kam fjale t’i pershkruaj ato emocione.

“Kosova Sot”: Si u prit nga publiku kenga e pare?
Ismet Peja: Isha aq i dashur dhe i mirepritur qe ne ate kohe, pra ne vitet 1954-1955. Kenget e mia kerkoheshin jo vetem nga adhuruesit ne Kosove, por edhe ne Kroaci e Bosnje (si pjese e ish-Jugosllavise).

“Kosova Sot”: Qe atehere e deri me tash ju keni kenduar mijera kenge. Ju kujtohet perafersisht sa kenge keni bere deri me tash?
Ismet Peja: Sigurisht qe interpretimi i kengeve duhet te arrije ne nje mije.

“Kosova Sot“: Perpos jush, cilet kengetare kane qene te popullarizuar ne kohen kur ju niset te merreshit me muzike?
Ismet Peja: Qamil i Vogel, Nexhmije Pagarusha, Sanije Shala, Ismet Koshutova, Mazllom Myezini, Liliana Cavolli etj.

“Kosova Sot”: Ju kujtohet me ke keni bashkepunuar ne fillimin e karrieres?
Ismet Peja: Sigurisht qe me kujtohet. Kam bashkepunuar me kompozitoret, si Akil Koci, Isak Mucolli, Gazmend Zajmi, Musa Piperku, Masar Peja, Sabah Bytyci etj.

Infiltrimi i muzikes se huaj rrezikon muziken tone burimore

“Kosova Sot“: Prej kohes kur keni filluar te merreni me muzike e deri me tash ka ndryshuar shumecka ne muzike. Teknologjia ka ecur shume. Sa e keni pasur veshtire ate kohe te incizoni nje kenge?
Ismet Peja: Po ta krahasosh ate kohe me kohen e sotshme eshte sikur ta krahasojme te bardhen me te zezen. Kur ne incizonim kenge per radio ka pasur raste kur ka qene e nevojshme nderhyrja e policise per te ndaluar qarkullimin e qerreve me kuaj, qe mos te degjohet zhurma nga jashte, dhe per dallim nga sot tere orkestra dhe zeri shkonte ‘live’.

“Kosova Sot”: Sot kengetaret e rinj kane kushte shume te mira, por nuk bejne kenge te mira, keshtu vlereson kritika. Pse sot nuk krijohen kenge ashtu sic jane krijuar dikur?
Ismet Peja: Varet nga kengetaret, sepse edhe sot kemi disa nga ata qe krijojne akoma me perkushtim, por koha e ka bere te veten, sepse gjerat po ecin me shpejtesi te madhe. Ne ate kohe nuk ka qene komercializmi i theksuar ne muzike, prandaj mendoj qe vlera ka pasur me shume rendesi sesa paraja.

“Kosova Sot”: Para luftes ka pasur shume kengetare qe jane marre me muzike popullore, por pas luftes shume prej tyre filluan te kendojne muzike zbavitese apo te ndonje zhanrit tjeter. Sipas jush, pse ata e braktisen muziken popullore?
Ismet Peja: Sigurisht qe kane dashur qe ta provojne veten ne nje stil tjeter, dhe ndoshta aty e kane gjetur veten me mire. Mua me vjen mire kur njeriu e hulumton vetveten, prandaj mendoj qe ata perpos anes komerciale kane dashur ta sprovojne veten ne ndonje zhaner tjeter.

“Kosova Sot”: Eshte thene se muzika popullore eshte ne krize. Mendoni se ne te vertete eshte ne krize?
Ismet Peja: Nese flasim per infiltrimin e muzikes se huaj sigurisht qe eshte nje krize, por prape po kthehemi tek ajo qe jeta po shkon shpejte, teknologjia po zhvillohet, e ndoshta edhe ajo po e bie krizen.

“Kosova Sot”: Cili eshte projekti i fundit qe keni edituar?
Ismet Peja: Ishte projekti me kenge te vjetra gjakovare dhe kenge qytetare, te cilat i realizova ne bashkepunim me Visarin.

“Kosova Sot”: Do te vazhdoni ende te kendoni?
Ismet Peja: Fakti se ende vazhdoj po me ate dashuri ta kendoj kengen popullore, me forcon besimin se keshtu do te vazhdoj edhe ne te ardhmen.

“Kosova Sot”: Mund te presim ne te ardhmen nga Ismet Peja ndonje kenge te re?
Ismet Peja: Nga une mund te prisni nje album, te cilin po e pergatis me kenge te vjetra dhe qytetare, te cilat nuk do te harrohen gjate.

“Kosova Sot”: Pas kaq vjetesh ne skene, keni perjetuar ngjarje te ndryshme. Cila nga keto ngjarje ju ka ngelur ne kujtese?
Ismet Peja: Kam shume ngjarje, e ato me te prekshmet sigurisht qe lidhen me diasporen. Kam qene ne koncerte neper SHBA ne vitin 1978, kur isha duke kenduar kengen “Vaj si qenka bo dynjaja”, aty me afrohen dy plaka nga Korca dhe me pergezojne e me urojne, sepse kenga atyre dy te moshuarave ua ktheu kujtimet per Korcen. /besir zyberi/kosova sot/01.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Leonora Poloska - Nje Kafe me Labin (RTV21)!

Leonora Poloska, "1 Kafe me Labin RTV21"

Leonora Poloska, kengetarja e mirenjohur nga Shkupi, kete te diell qe shkoi, pikerisht ne emisionin argetues "1 Kafe me Labin", ka promovuar klipin e saj me te ri "S'kam faj". Ne mes tjerash, ne kete interviste me Labin ajo deklaron se ende nuk e ka gjetur dashurine e jetes apo "princin" e saj, si thote vete ajo. Ju ftoj qe ta ndiqni me poshte, intervisten e saj ne teresi:


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2 - Edhe 5 Dite!

Big Brother Logo

Edhe pese dite na ndajne nga spektakli i madh "Big Brother Albania 2"

Reality show me i ndjekur ne Shqiperi do te nise transmetimin me 7 shkurt ne "Top Channel", ndersa do te transmetohet drejtpersedrejti edhe ne dy kanalet e platformes tokesore e satelitore te "DigitAlb". "Big Brother", edhe kete vit, do te prezantohet nga prezantuesja e njohur, Arbana Osmani.

Dymbedhjete jane personazhet qe do te hyjne ne shtepine me te famshme ne Shqiperi. Ata jane perzgjedhur mes rreth 8 mije aplikanteve, te cilet kane qene pjese e audicioneve per "Big Brother Albania". Kjo faze zgjati per tre muaj. Ndryshe nga viti i kaluar, kete sezon, shtrirja gjeografike e pjesemarresve ne kete reality show te suksesshem, eshte me e gjere. Aplikantet e pjesemarresit ne "Big Brother" vijne thuajse nga te gjitha rrethet e Shqiperise.

Ky fakt eshte nje tregues i shikueshmerise dhe suksesit te padiskutueshem te nje formati qe ne fakt, proven e suksesit e kaloi qe ne edicionin e pare te tij. Jo vetem shqiptare te cilet jetojne ne Shqiperi, por edhe ata qe jetojne jashte kufijve kane qene te interesuar per te qene pjese e shtepise se madhe te "Big Brother", ne "Top Channel". Te ardhur nga vende si Italia, Greqia, Anglia etj.

Ata kane qene te gatshem per te lene per pak kohe punen e jeten e ndertuar jashte Shqiperise e per te nisur nje aventure te re ne shtepine e "Big Brother". Organizatoret bejne te ditur se pas perzgjedhjes fillestare, aplikantet kane kaluar tri faza te tjera vleresimi, per te arritur ne numrin e te perzgjedhurve perfundimtare. Keta te fundit do te jene pjese e aventures se madhe, e cila do te nise te shtunen e pare te muajit shkurt, ne "Top Channel".

Mosha e banoreve te rinj te shtepise varion nga 20 deri ne 40 vjeç. Ata jane perfaqesues te brezave te ndryshem, çka garanton sigurisht spektakel dhe debate brenda shtepise. Do te gjenden ne kete familje te madhe te rinjte enderrimtare, por edhe brezi i me te rriturve te cilet endrren, shpresojne ta arrijne nepermjet ketij reality show.

E rendesishme eshte qe gjithsecili prej tyre te perfaqesoje veten brenda shtepise, pavaresisht vezhgimit nga Vellai i Madh, e pavaresisht se ditet e tyre do te vijojne te ndjekura nga ekrani prej syve te publikut. Dite pas dite, banoret, njesoj si paraardhesit e tyre vitin qe kaloi, do te behen te njohur per publikun deri ne imtesi. Duke ofruar veten e tyre te vertete, ata do te jene pjese e nje spektakli te gjate, plot 99 dite. Ata do te vezhgohen ne gjithçka, do te sprovohen gjithashtu. Do te mesojne te njihen e te bashkejetojne me njerez qe deri para fillimit te ketij reality show, as qe e njihnin ekzistencen e njeri-tjetrit. Do kete miqesi, aleanca, por edhe perplasje, kundershti e mosperputhje.

Ne mungese te televizorit, celularit, librit, apo te çdo mjeti tjeter informativ e komunikativ, e vetmja mundesi per te kaluar ditet ndryshe eshte komunikimi me njeri-tjetrin. Ne varesi te sjelljes, apo te "aleancave" te krijuara brenda ne shtepi, do te kete te humbur ose te fituar. Vete banoret do te vendosin per njeri-tjetrin. Dhoma e sekreteve do te jete dritarja e komunikimit. Aty publiku do te kete mundesi te mesoje gjithçka. Nderkaq, edhe shtepia ne te cilen banoret do te kalojne me shume se tre muaj te mbyllur brenda, eshte nje tjeter element qe do te vije ndryshe nga viti i shkuar. Ajo do te jete me me shume ambiente, me e bukur, e komode nga viti i shkuar.

Ky vit i dyte i "Big Brother" ne Shqiperi eshte nje pervoje me shume e fituar, ndaj edhe gjithçka do te jete e kuruar deri ne detaj. Nga organizatoret e programit behet e ditur se audicionet nuk kane perfunduar me perzgjedhjen e banoreve te pare, te cilet do te shkelin ne shtepine e "Big Brother". "Vellai i Madh" eshte ende ne kerkim te elementeve te reja e te individeve interesante, te cilet duan te shpalosin veten ne nje program kaq te suksesshem si "Big Brother". Çmimi i madh per fituesin e edicionit te dyte te "Big Brother Albania", fillon nga 70 mije euro, por surprizat nuk perfundojne ketu.

Gjithçka do te zbulohet hap pas hapi. Çdo dite ne ekranin e "Top Channel" do te transmetohet per gati 30 minuta permbledhja e ngjarjeve me te rendesishme te dites, ndersa te shtunen do te zhvillohet spektakli i madh nen prezantimin e tashme se mirenjohures Arbana Osmani. Nderkaq, nje suplement prej tete faqesh kushtuar "Vellait te Madh" do t‘i bashkengjitet çdo te shtune gazetes "Shqip". Lexuesit do t‘i jepet mundesia te njihet jo vetem me personazhet e shtepise, debatet e gjithçka ata do te perjetojne aty brenda, por edhe me te tjera te reja.

"Big Brother" eshte i vetmi program televiziv ne Shqiperi qe ploteson standardet nderkombetare, çka konfirmohet nga patenta qe zoteron nen marken e kompanise "Endemol". "Big Brother" eshte nje prodhim i kompanise "Top Media", "Top Channel" dhe "DigitAlb". Reality show "Big Brother" eshte quajtur keshtu prej personazhit me te njejtin emer i krijuar nga George Orwell, ne romanin e tij te botuar ne vitin 1984. Formati i famshem televiziv transmetohet ne me shume se 40 vende te botes. /top channel/02.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Sunday, 1 February 2009

Me 2 Shkurt Nis Top Fest 6!

Nis aventuren “Top Fest 6”

Bojken LakoEvenimenti i dedikuar muzikes moderne shqiptare, “Top Fest”, behet gati te shpalose nje tjeter sukses te Top Channel me edicionin e tij te gjashte. Nga e hena nis maratona e gjate qe do te percjelle risite me te fundit te muzikes moderne nepermjet perfaqesuesve me te njohur dhe te rinj shqiptare.

Pas kurorezimit te suksesshem te “Top Fest 5” me nje mbremje madheshtore ne Pallatin e Kongreseve qe shpalli fitues te cmimit te madh prej 10 mije eurosh Besa Kokedhimen, tashme eshte gjithcka gati per nisjen e nje rrugetimi te ri drejt zbulimit dhe afirmimit te talenteve te reja. Por cfare do te sjelle “Top Fest 6”?

“‘Top Fest’ tashme ka nje formule te percaktuar ne kuptimin e kohezgjatjes se konkurimit qe jane 32 seri ku do te ekzpozohen shume artiste te rinj, grupe te reja, emra te njohur te muzikes, emra te njohur qe nuk kane marre ndonjehere pjese. Kjo eshte nje strukture qe ‘Top Fest’ e ka formuar qe ne edicionin e pare te tij, kjo eshte struktura qe ka pasur sukses ne raport me gjurmet e mira qe lene kenget per nje kohe te gjate transmetimi ne publik ku artistet krijojne dhe fansat e tyre, gjithashtu duke i dhene edhe nje mundesi kenges shqiptare qe te ngreje identitetin e saj si brenda Shqiperise gjithashtu duke pershendetur edhe krijimet qe vijne nga trevat shqiptare”, eshte shprehur drejtori artisitik i “Top Fest”, Bojken Lako.

“Kete vit ka nje pjesemarrje te madhe ne ‘Top Fest’ dhe me vjen shume mire per kete, per traditen qe ka krijuar ky festival si nje mundesi ne te gjitha mundesite qe ai krijon ne rrjetin e Top Medias per t’i dhene mundesi sa me teper muzikanteve qe te jene sa me prane publikut nepermjet Top Albania Radios, kanalit My Music ne DigitAlb, nepermjet Top Channel dhe programit ‘Select’”, sqaroi Lako.

Larmi rrymash do te percillen nepermjet 32 puntatave nga e hena ne te enjte nga ora 15 deri ne oren 17 ne ekranin e Top Channel.

Edhe ne kete edicion te gjashte, Top Channel nuk do te zhgenjeje ne risi e surpriza, por per t’i zbuluar duhet t’i prisni edhe pak, kur evenimenti muzikor do te ngreje siparin me daten 2 shkurt. /top channel/01.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Troja Lanson Videoklipin e Ri!

Troja

Dielli i Trojes

Rok-grupi Troja ka lansuar keto dite nje video-klip dhe nje kenge te re te mbushur perplot mesazhe politike per politikanet hajna. Kenga “Amaneti i “Clown”-it" eshte ai roku qe po na mungon, eshte ai roku qe na ka harruar, eshte roku i nje mesazhi qe cdohere rinia e Kosoves deshiron ta thote.

“Jane do vjet qe kane kalue
Neper mue, brenda n’shpirt
Me force po m’shtyne me dale
Kush jane keta njerez qe s’jane shkollue
Nuk kane msue qe njeri nuk ban shpine e vet me vjedh
Jane do fjale qe nuk po muj me i thane”


Askush nuk mund te largohet nga keto vargje interesante te nje kenge e cila flet shume, dhe e cila ka nje titull interesant “Amaneti i ‘Clown’-it”, por qe ne vete ka nje numer te madh te mesazheve qe vine tek veshi i nje degjuesi. Ndoshta eshte veshtire te percaktohet se pse kenga ka marre kete titull, “Amaneti i Clown”-it, pasi qe dime se “Clown” (lexo: Klaun), eshte nje maskote teatrore detyre e se ciles eshte dhenia e mesazheve te ndryshme, qofte nepermes humorit apo te tragjedive te tij. Por, ketu nuk po flasim per teater. Po flasim per nje kenge e cila do te jetoj ne mendjet e shume shqiptareve. Po flasim per nje grup qe quhet “Troja”, i cili perpos nje vije te kendshme muzikore qe fle mire ne veshin tuaj, jep mesazhe te qarta.

Te jeni te sigurt se “Amaneti i ‘Clown’-it”, eshte kenga e cila do i bashkohet nje numri te madh te hiteve te rok grupeve kosovare, sidomos te kengeve qe nuk jane shume “metal”. Eshte ajo kenge e cila flet njejte sikurse kenga “Kur do te pushoj kjo kenge”, e grupit Jericho, por mesazhet e saj tashme zhvendosen ne nje kend tjeter.

Perderisa Jericho shqetesohet per te zhdukurit, skeleteve te cileve ende nuk jane kthyer ne Kosove dhe flet per kengen dhe vajin e nenave te Kosoves, tek “Amaneti i Clown”-it kemi nje vaj tjeter. Vajin e atyre njerezve te sinqerte. Vajin e njerezve te cilet po vuajne nga politika.“Amaneti i Clown”-it flet per rrenat e politikaneve. Flet per hajnite e politikaneve te cilet kane vjedhur shtepine e vet, pra popullin e vet. Flet per ata politikane te cilet kane ndal driten e diellit duke margjinalizuar te rinjte.

Dikush po thote se po vuajme nga mos-shkolla. Eshte e vertete sepse injorantet dhe te pashkolluarit po na vjedhin. Se injorantet na kane pushtuar shpirtin dhe po na vjedhin, sepse kane mungese te dijes? Te pashkollumit po na kercenojne dhe eshte e vertete se nuk po mundemi me i ndal. Ata po na ndalin diellin dhe po na lene ne erresire.

Do doja te behesha paksa folklorik dhe patriot sepse me kujtohet nje deshmor i cili i besonte drites. Por, lutjet e tij per drite te paster te diellit ia kane ndal disa njerez. Jane ata njerez qe ky popull nuk po mundet me i ndal, sepse po i frikesohet shpirtit te mbushur me “kojte”.

Troja

Por, duhet te jemi edhe kritike. Ndoshta, verberia e tregut muzikore kosovare ka bere qe “Troja”, te ndryshoj pak formulen e tyre. Te paraqiten shume me shume komercial.

Por, ajo cka eshte me rendesi eshte se se paku nga kjo kenge mund te fitojme dicka. Ne te nuk do te degjoni disa tekste te pop-pelenave dhe pampersave te estrades kosovare. Po ashtu, nuk do te keni nevoje per te shkuar ne “Barnatore”, per te gjetur barna per dashuri. Nuk do te mesoni per “Pizhamet e juaja”, dhe as per udhetimin banal te Sinan Vllasaliut me jarana neper autobana. As per Bateriat e Dafina Zeqirit, sepse tek Troja bateria kendon vete.

Ne fund, pa modesti, duhet te bej nje falenderim per rokeret, sepse shpirti i tyre ende po jeton tek ne. Faleminderit Troja! Faleminderit Jericho! Faleminderit Oda! Faleminderit Diadema! Faleminderit rokera te rinj dhe te mocem, sepse vetem me ju mund te mposhtet shija e coroditur e nje populli shija e te cilit u shkaterrua pikerisht nga keta te pashkolluar. /ardian jasiqi/express online/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Dafina Zeqiri Xhiron Spot ne Brezovice!

Dafina Zeqiri ne Brezovice gjate xhirimeve
/photo express online/

Dafina Zeqiri pergatite spot ne Brezovice

Kengetarja kosovare Dafina Zeqiri, e cila para dy javeve theu hunden ne Brezovice, ka vendosur qe te pergatite nje videospot pikerisht ne kete vend turistik te Kosoves. Spoti te cilin do ta pergatite Dafina eshte ne bashkepunim me reperin Capital T dhe Grupin 2po2.

Mesohet se kenges se ciles do i behet spoti quhet “Shume nalt”. Kjo nuk eshte hera e pare qe Dafina Zeqiri bene kenge ne bashkepunim me reperet kosovare. Ajo edhe me pare kishte nje bashkepunim me Etno Engjujt, mandej me Bleron dhe kengetare te tjere.

‘Express’ ka mundur te siguroje nje foto nga Brezovica. /express online/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Mire qe hunda qenka sheru shume shpejt! Ruaju e mos e the kemben diku se ajo nuk sherohet edhe aq shpejt!
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

"Minatori" Se Shpejti Me Kenge te Re!

Naser Gjinovci
/photo public domain/

Rok-grupi ‘Minatori’ me nje kenge te re

Rok-grupi “Minatori” eshte ne pergatitje te kenges se re, e cila shume shpejt do te editohet

Rok-grupi “Minatori” per dekada te tera ka qendruar ne skenen e muzikes shqiptare, gjithmone i dashur dhe i kerkuar nga publiku. Vokalisti i rok-grupit “Minatori”, Naser Gjinovci, per gazeten “Kosova Sot” ka bere te ditur se jane duke pergatitur nje kenge te re. Ky grup, i cili per disa vjet nuk ka bere kenge te re, tash do te vije me nje kenge te zhanrit rok. Grupi “Minatori”, prej themelimit e deri tash i ka qendruar besnik ketij zhanri dhe do t’i qendrojne besnik deri ne fund te karrieres. “Jemi ne pergatitje te nje kenge te re. Autor i kenges jam une dhe Mufail Limani. Kjo kenge do te editohet shume shpejt. Nuk mund t’u them se si do te titullohet kenga, sepse dua qe kjo gje te behet publike ne promovimin e kenges”, u shpreh Naser Gjinovci, vokalist i grupit “Minatori”. Kjo kenge pritet te jete edhe nje hit i ketij grupit, i cili grup vazhdimisht per simpatizantet e vet ka bere kenge te jashtezakonshme, kenge keto qe edhe sot e kesaj dite degjohen shume. Ky grup njihet si grup legjendar ne Kosove, por edhe jashte Kosoves. “Minatori” eshte tejet i popullarizuar edhe ne Maqedoni e Shqiperi. /b.zyberi/kosova sot/31.01.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online