All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 14 February 2009

Big Brother Albania 2: Erjola dhe Zhuljeta Te Nominuara!

Big Brother Albania 2 Erjola Zhuljeta
/photo top channel/

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 1, NOMINIMET

Te kandiduarit e javes se pare jane

ERJOLA JOLLDASHI dhe ZHULJETA DACI

Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove

Per te VOTUAR Zhuljeten, dergoni: BB ZHULJETA ne 15191
Per te VOTUAR Erjolen, dergoni: BB ERJOLA ne 15191

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Mimoza Krasniqi, Si u Be Pjese e "Big Brother"

Mimoza Krasniqi
/photo top channel/

Mimoza Krasniqi, rastesia qe e coi ne “Big Brother”

Eshte interesante menyra se si Mimoza nga Gjakova u be pjese e “Big Brother”. Ne fakt Moza nuk e kishte ne planet e saj te futej ne “Big Brother” edhe pse Poli mund t’ia kishte shpjeguar me detaje se ajo ishte nje eksperience interesante. Mesa duket per vajzen, ndarja me Polin per nje kohe te gjate nuk ishte nje ide e mire. Mirepo si u ndodh Moza ne ambientet e “Top Channel”? Ne fakt ajo kishte shkuar atje per te shoqeruar te motren, e cila kishte aplikuar per te marre pjese ne program, por organizatoret sapo kane pare Mozen, kane bere te pamunduren qe ta kishin ate brenda asaj shtepie. Natyrisht me pas Moza ka pranuar duke perseritur keshtu te njejten eksperience si i dashuri i saj, Poli. /panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: JAVA 1, NOMINIMET!

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 1 NOMINIMET!



KUSH KE KANDIDOI PER NOMINIM?

ADELAJDA: Zhuljeta, Erjola
ARDIANI: Qetsori, Zhuljeta
REPUBLIKA: Erjola, Zhuljeta
PAVLINI: Erjola, Arjoni
ERJOLA: Republika, Zhuljeta
LIRITA: Qetsori, Mimoza
QETSORI: Zhuljeta, Mimoza
ARJONI: Bjordi, Dritani
MIMOZA: Qetsori, Zhuljeta
BJORDI: Erjola, Zhuljeta
AIDA: Mimoza, Qetsori
ZHULJETA: Adelajda, Erjola
AGONI: Adelajda, Republika
DRITANI: Erjola, Agoni

RENDITJA FINALE E KANDIDATEVE PER NOMINIM
Big Brother Albania 2 Java 1 Nominimet

7 KANDIDIME - ZHULJETA (NOMINOHET)
6 KANDIDIME - ERJOLA (NOMINOHET)
4 KANDIDIME - QETSORI
3 KANDIDIME - MIMOZA
2 KANDIDIME - REPUBLIKA
2 KANDIDIME - ADELAJDA
1 KANDIDIME - BJORDI
1 KANDIDIME - ARJONI
1 KANDIDIME - DRITANI
1 KANDIDIME - AGONI
0 KANDIDIME - PAVLINI
0 KANDIDIME - AIDA
0 KANDIDIME - LIRITA
0 KANDIDIME - ARDIANI
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zbulohet Lidhja e Polit me Mozen e Big Brother

Mimoza Krasniqi Pol Babi
/photo panorama/


Zbulohet lidhja e Polit me Mozen e “Big Brother”

Historia e Mimoza Krasniqit nga Gjakova me Pol Babin, te dy pjesemarres ne programin e njohur

Duket si nje skenar perfekt, por ne fakt gjithcka ka qene nje rastesi. Po flasim per Polin, njerin nga pjesemarresit e edicionit te pare te programit “Bog Brother”. Poli, djali qe nuk u shqua per shume protagonizem per tre muaj qe qendroi brenda ne shtepi, por qe gjithsesi u pelqye shume ne fakt na dhuroi shume e shume supriza sapo doli qe andej. Si fillim mund te permendim lidhjen e me Inen e cila nisi pak para se ai te dilte nderkohe qe pas daljes lidhja e tyre u survejua me se miri nga aparatet e paparaceve, duke realizuar nje shtese perfekte spektakli.

Pas ndarjes se tyre aventurat e Polit me femra ishin pa fund. Nje mundesi e mire per te bere dicka ndryshe por edhe per ta risjelle ne faqet tona roze, ishte trajnimi qe ai mori fale programit “Big Brother”, ne ishujt Kanarie. Historia me Karmelen, vajzen superseksi nga Hollanda te cilen ai e njohu ne ate ambient perrallor, u rrefye edhe ne gazeten tone, duke zgjuar kuriozitetin e te gjithe atyre qe e kishin pelqyer dhe votuar Polin. Por gjithcka mbaroi ne ate ambient, duke lene gjurme me siguri ne kujtesen e dy te rinjve si nje eksperience qe ia vlejti te jetohej dhe kaq. Me pas nuk kane munguar lidhje dhe histori te tjera kalimtare te Polit me femra mjaft seksi dhe nganjehere edhe te njohura. Por e reja me e fundit qe ploteson me se miri ate skenar spektakli post “Big Brother”, eshte lidhja qe ne te “Panorama Plus” kemi zbuluar pak jave me pare.

Si gjithmone Poli mbetet nje nga frekuentuesit me besnike te jetes se nates dhe pikerisht ne ato klube, ai eshte bere “viktime” e aparatit te paparacit tone. Por kesaj here shoqeria e Polit me nje vajze te gjate dhe mjaft simpatike, dukej si dicka me e vecante. Kur e pyesnin miqte se cila eshte ajo vajze fare e panjohur ne ambientet e klubeve te Tiranes, ai mjaftohej vetem me pergjigjen: “Eshte nga Kosova”.

Mimoza Krasniqi Poli BabiNderkohe kurioziteti vazhdonte duke dashur qe te mesohej me shume nese ajo eshte e njohur ne boten e artit atje apo jo, ndersa Poli pergjigjej: “Nuk eshte e njohur por shume shpejt do te behet e njohur”. Qe nga ky moment ne filluam te mendojme se mbase vajza bukuroshe mund te konkurronte ne “Big Brother 2”, gje qe u vertetua sapo filloi ky spektakel tashme shume popullor per cdo shqiptar brenda dhe jashte vendit. Sipas burimeve tona Poli eshte njohur me Mimozen disa muaj me pare kur ai shkonte ne Kosove si i ftuar nga shume fansa te tij. Menjehere e kishte terhequr pamja e Mimozes dhe ai kishte bere cmos qe te njihej me te. Natyrisht fakti se ai tashme ishte i njohur dhe i pelqyer, por edhe pamja e nje djali mjaft terheqes, ia ka bere rrugen me te lehte drejt Mozes. Me pas vajza, mbase per Polin por edhe per pergatitjet qe duhej te bente per te hyre ne “Big Brother’, eshte pare shpesh neper Tirane dhe gati gjithmone ne shoqerine e Polit. Ata binin menjehere ne sy ne rruget e ish-bllokut si nje cift i gjate dhe shume simpatik dhe mbi te gjitha per faktin se gjithnje ecnin te kapur dore per dore. Thuhet se Poli kesaj radhe e ka marre lidhjen seriozisht pasi e pelqen shume Mozen jo vetem per pamjen por edhe per inteligjencen e saj pavaresisht se ajo eshte 19 vjec, madje dhe me e vogla nder konkurentet e “Big Brother”.

Megjithate ajo ka pasur nje “profesor” shume te mire, Polin i cili e ka kaluar tashme proven e kamerave brenda shtepise, di si funksionon loja dhe me siguri e ka instruktuar mire vajzen e cila nder te tjera ka edhe veshtiresine se eshte nga nje vend tjeter, me nje mentalitet te ndryshem pavarsisht se flet te njejten gjuhe me ne. Miqte e Polit tregojne se ai eshte bere nje ndjekes i kujdesshem i “Big Brother”, natyrisht sepse aty eshte Moza, por edhe per nostalgji padyshim. Ka te ngjare qe organizatoret e “Big Brother” nuk do te lene pa e shfrytezuar faktin qe Moza dhe Poli jane te dashuruar, mbase per te sajuar ndonje surprize per Mozen, pasi te dy ata tashme jane krijesa te ketij programi dhe jane bere te njohur fale “Big Brother”. Por shpresojme qe futja e Mozes ne “Big Brother” te mos e prishe rrjedhen e ngjarjeve pasi edhe nga eksperiencat boterore te ketyre programeve, por edhe ne ate te parin tonin, ka pasur ndarje nga te dashurit per t’u lidhur me dike qe eshte aty brenda. Pjesemarresit e vjetshem te pyetur per kete fenomen shpreheshin: “Ne na dukej sikur kishim lindur ne “Big Brother” dhe do te vdisnim aty”. Qe javen e pare duket vemendja e djemve ndaj Mozes, per pamjen e saj, por edhe per moshen e re si dhe dicka mistike qe ajo mbart. Dhe ne fakt gjithcka mund te ngjase. Nese po te permbushet kjo profeci e jona, natyrisht qe ne “Big Brother” do te kishte nje spektakel te garantuar, nderkohe qe Poli mund te pesonte zhgenjim. Le te shohim se cfare rrjedhe do te marrin ngjarjet. /redona sadiku/panorama/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: krasniqi babi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Vip-at dhe Shen Valentini!

Happy Valentines Day

CFARE DHURATASH DO TE BEJNE VIP-at PER SHEN VALENTIN
Dhurata, Shenje e Respektit dhe e Kujtimit

Dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe berja e dhuratave eshte e ndryshme dhe arsyeshme

Festa e Shen Valentinit qe prej disa vjetesh ka filluar te festohet edhe ne Kosove, 14 shkurti eshte date e dashurise dhe pikerisht ne kete date te dashuruarit mundohen qe te bejne dhurata sa me te mira. Per te pare se cfare dhuratash do te bejne VIP-at, kemi zhvilluar nje ankete me disa nga ta.

Fatmir Spahiu:
Patjeter se per kete feste do t’i dhuroj lule, dhe normalisht nje darke ne mbremje, kurse pres qe gruaja ime te beje dhurate nje milion euro (qeshet).

Hekuran Krasniqi:
Kur behet fjale per dashurine, dhurata eshte shenje e kujtimit, e respektit te ndersjelle, e ekzistences se marredhenieve te mira mes te dashuruarve, keshtu qe une berjen e dhuratave e bej shpesh duke dhuruar lule, embelsira, puthje dhe lajme te mira. Nderkaq, se cka do t’i blej per Shen Valentinin nuk po e zbuloj, sepse e dashura ime e lexon gazeten tuaj dhe do ta kuptonte se cka do t’i dhuroja perpara kohe, pastaj nuk do te kishte vend per befasi. Suksese ne jete gjithe te dashuruarve dhe urime per kete dite.

Fatos Kryeziu:
Une bashkeshortes do t’i dhuroje nje ore dore dhe nje buqete me lule.

Mihrije Braha:
Festa e Shen Valentinit me pelqen per shkak se eshte festa e te dashuruarve dhe u dedikohet te dashuruarve. E festojme cdo vit se bashku me Naimin kete feste dhe tere te dashuruarve u uroj jete te lumtur, te kene sa me shume dashuri dhe harmoni jetesore. Ndersa, sa u perket dhuratave, une ia kam blere nje set parfumesh, edhe keshtu i kam pike te dobet parfumet, por edhe ai besoj se do te me dhuroj ndonje parfum bashke me ndonje dhurate te bukur simbolike, sic me befason cdo vit.

Arjeta Islami:
Me pelqen festa e Shen Valentinit, dhe kemi vendosur qe se bashku me shoqet e mia te dalim neper disa lokale te qytetit. Meqe ende nuk kam te dashur, jam e lire sa u perket dhuratave, nuk kam kujt t’i dhuroj dhe natyrisht se nuk pres dhurate.

Drenusha Latifi:
Po te kisha te dashur, me siguri do te dija se cfare t’i dhuroja, por meqe nuk kam nuk di se cfare mund t’i dhuroja. Kurse, simpatizanteve te mi dua t’u them se kjo feste nuk ka qene asnjehere festa ime e parapelqyer.

Adelina Berisha:
Per festen e Shen Valentinit do te kendoj ne Malisheve, e sa i perket dhurates nuk do t’i bej askujt dhurate per shkak se nuk jam e dashuruar.

Blinera Krasniqi:
Per Shen Valentinin do te dal me te dashurin per darke, kurse per te kam pergatitur nje dhurate, por ajo le te mbetet surprize.

Edita Sopjani:
Une nuk jam e dashuruar, prandaj edhe nuk do te bej dhurata, apo me mire te them nuk do ta festoj kete feste.

/k.b. & b.z./kosova sot/14.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 13 February 2009

Aferdita Dreshaj Si Kengetare!

Aferdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi
/aferdita dhe shpati, all photo albaniac etc./

Aferdita, tani edhe kengetare - Foto nga sheshi i xhirimeve

Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Aferdita do ti hynte dhe rruges se kenges? Ok! Ok! Ndoshta ju ka shkuar ne mendje,ne fund te fundit eshte e dashura e nje prej kengetareve me te njohur ne Shqipe,por nese mendoni se kjo eshte nje nga ato 1001 videot qe dalin ne tregun muzikor cdo dite…Aferdita ju thote se gaboheni!!! Ajo tregon per Albaniac, se si kenga dhe videoja jane shume cool dhe shume shume shpejt do fillojne te transmetohen ne kanalet televizive,pasi xhirimet kane perfunduar javen qe shkoi. Kenga titullohet “Nese je burre “ dhe eshte kompozuar prej Gabro me tekst te Avni Qahilit. Ka qene ky i fundit ai i cili kur eshte takuar me Aferditen ne studio teksa Shpati po regjistronte nje kenge,ka degjuar modelen te kendoje dhe i ka propozuar nje bashkepunim.Nese kjo video do te pritet mire ne publik,atehere tre video te tjera priten ta pasojne si dhe nje album.Une e kam degjuar Aferditen te kendoj dhe me te kemi bere shaka qe pse se ben nje kenge,por qe pas nje viti do ndodhte kjo…kush do ta kishte menduar hahahhaa!!! Sigurisht ne videoklip ajo prezantohet me nje look hot per te cilin eshte kujdesur Joni Peci, me makiazh te Turit dhe stilimin e flokeve prej Kacit te Kosoves.Shikoni me poshte fotot nga sheshi i xhirimit te cilat publikohen per here te pare sot ketu ne Albaniac…e ku tjeter! /albaniac/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Adrian Gaxha Se Shpejti Me Album Te Ri!

Adrian Gaxha
/photo public domain/

Adrian Gaxha se shpejti me album te ri

Pop kengetari shqiptar nga Maqedonia Adrian Gaxha, pas nje pauze dy vjecare pritet te dal se shpejti ne skenen e muzikes pop me nje album te ri. Nga ekipa e Gaxhes bejne te ditur, se kenget e reja dhe albumi i ri eshte ne pergatitje e siper dhe nese shkon gjithcka sipas planit tone, ne fillim te veres do te jete I gatshem per adhuruesit e ketije zhanri muzikor.

Sipas tyre “Adriani per momenti eshte pak sa i mbyllur, dhe ka munguar gati ne shume emisione te ciklit muzikor.

Ai per momentin me shume pushon dhe sipas planeve te tije, ai paraqitet vetem ne koncertet qe organizohen brenda dhe jashte vendit”. Nga ekipi i Gaxhes bejne te ditur se “Edhe Adriani edhe Robert Bilbilov, me shpejtesi do te punojne reth pefundimit te kengeve, kenget do te jene ne dy gjuhe, ne gjuhen maqedone dhe ne gjuhen shqipe”. Sipas tyre “Albumi eshte dicka e re nga albumet e deri tanishme te Adrian Gaxhes.

Ndersa me kenget e reja, sigurisht qe do te kete edhe nje imixh te ri. Ne albumin qe do te del, thuhet se do te kete disa duete me kengetare te njohur nga Maqedonia, Kosova dhe Shqiperia. /shqipmedia/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 12 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 6, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 6 PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


Une ate qe kam, e them!
12/02/09 02:30

Duket se brenda shtepise se Big Brother eshte formuar nje klan: Aida, Lirita. Erjola. Kesaj rradhe komentet e oreve te vona jane perqendruar rreth Mimozes. Aida e kishte pare qe ajo do te hante tri kuti kosi, nderkohe qe ne menune e dites eshte planifikuar nga nje per secilin, dhe nuk e kishte lene pa ia thene. Mimoza i kishte permendur cigaret dhe faktin qe ajo nuk harxhonte nga buxheti per cigare, keshtu qe mund te hante sa kos te donte. –“Une per te miren e saj e kisha,- u tha Aida Lirites dhe Erjoles,- qe mos te zevendesoje buken me kos, d.m.th, nuk eshte se ja thashe per kete, por edhe per kete. Ne fund te fundit une e them ate qe kam dhe preferoj t’ia them personit ne sy.

Vajzat kendojne
12/02/09 02:50

Oret e para te mengjesit i kane gjetur Aiden, Liriten dhe Zhuljeten, ne kuzhinen e shtepise, duke kenduar. Ato kane kujtuar kenge popullore te karahinave te ndryshme e te muzikes se lehte. Me to eshte bashkuar edhe Adi. Aida ka treguar se ne familjen e saj kishin zakon qe cdo nate te kendonin te gjithe bashke. Te kenduarit ka vazhduar me pas ne dhomen e gjumit, ku eshte perfshire edhe Adelajda.

Kam qene striptist
12/02/09 12:00

Ndersa kane qene te ulur jashte ne oborr, Bjordi, Lirita e Zhuljeta, grup te cilit i eshte bashkuar me pas edhe Republika, Agoni eshte ofruar qe nje nate t’u beje striptize. Pyetjes se vajzave se kur do ta bente kete, para apo pas darke, ai u eshte pergjigjur: –“Kam punuar striptist” Banoret jane munduar te mos shfaqen si te habitur dhe kane vazhduar ta pyesin me tej. -“Nuk e kam bere thjesht per pare, - ka thene ai, -por edhe per aventure! Isha i vetmi i holle e me tatuazhe”.

Lirita: “Nuk me pelqejne fustanet!”
12/02/09 13:00

Natyra sportive e Lirites vihet re lehte. Kjo gje i ka rene ne sy edhe Arjonit. Ai i ka shprehur habine e tij, duke pare e kuptuar tashme tipin e saj, per veshjen e saj naten e pare te spektaklit te Big Brother.
“U detyrova ta vishja, sepse duhet te kishim nje paraqitje sa me elegante.”- i ka thene Lirita, e lumtur qe i eshte kthyer normalitetit te saj.

Endrra e Mimozes
12/02/09 11:00

Mimoza eshte zgjuar jo fort e qete sot, duke e mbajtur mendjen vazhdimisht tek nje enderr qe kishte pare naten. Ajo e ka komentuar kete me Erjolen duke i thene se cfaredo qe shikonte i dilte e kunderta. Erjola nuk e ka lene t’i shpetoje rasti per t’i kthyer nje batute Mimozes. Me pas, mbase duke mos gjetur vemendjen e duhur tek ajo, Mimoza e ka kommentuar endrren me Zhuljeten. -“Kam pare nje makine te kuqe dhe sikur qaja”,- i ka thene Mimoza asaj. “Mire eshte, - ia ka kthyer Zhuljeta persa i perkiste makines,- dhe – do te qeshesh”, per pjesen tjeter.

Me pelqen te jetoj vetem
12/02/09 14:00

Lirita, Aida, Mimoza dhe Zhuljeta kane diskutuar gjate ne oborrin e shtepise, per tema nga me te ndryshmet, tualeti, veshja, takat, etj.
Nje tjeter argument ka qene ai i te jetuarit vetem. Aida filloi duke bere shaka e duke thene se ngaqe ishte gjithmone vetem, fliste me muret, madje u kishte vene edhe emra. Zhuljeta ka nderhyre duke thene se asaj i pelqen te jetoje vetem, e ka bere kete per kater vjet dhe nuk eshte merzitur aspak. –“Ka pasur raste qe kur me vinin njerez, i shihja nga syri magjik dhe nuk e hapja deren, -ka thene ajo. –“Edhe per mua e njejta gje, -ka shtuar Aida.

Suedisht me quajne arush!
12/02/09 13:30

Duke diskutuar me Qetsorin, Dritanin dhe Pavlinin, Bjordi u tregon atyre prejardhjen e emrit te tij, per te cilen ka dy variante. Sipas tij, njeri eshte emri i nje tenisti te famshem, te cilin e motra e adhuronte. Ai quhej Bjorg. Kishin ndryshuar nje shkronje dhe ishte formuar emri i tij. Varianti i dyte ishte se emri i tij mund te kete prejardhje apo te shpjegohej me gjuhen suedeze. –“ Me kane thene, -thote ai,- se ne suedisht emri im do te thote arush!”

Zhuljeta debaton me Erjolen
12/02/09 012:30

Erjola, Aida, Zhuljeta dhe disa banore te tjere te shtepise kane nisur te bisedojne per deget qe studionin dhe profesionet qe kishin. Erjola ka nisur te tregoje sesi aplikoi per Gazetari per shkak te pasionit qe kishte per te. Por i ati e kishte nxitur te aplikonte edhe per nje dege tjeter. Dhe ajo keshtu kishte bere, kishte aplikuar per Ekonomik dhe i kishte fituar te dyja. Megjithe pasionin per Gazetarine, ajo kishte zgjedhur Ekonomikun. Kaq mjaftoi qe Zhuljeta t’i kthehej e t’i thoshte se jo vetem qe nuk e shihte si ekonomiste por edhe se nuk mund ta kuptonte faktin qe ajo tjeter kishte pasion e tjeter kishte zgjedhur. Erjola nisi t’i shpjegonte avantazhet e profesionit te ekonomistit karshi atij te gazetarit, te cilin e njihte mire sepse shume shoqe te saj punonin si te tilla. Per me teper atehere ajo nuk e kishte fituar ende besimin ne vetvete qe kishte tani. Debati ka vazhduar me shembujt e nje gazetarie qe nuk funksionte sic duhej, te sjella nga Erjola e po ashtu edhe me kundershtimet e Zhuljetes per cdo gje qe thoshte Erjola. –“Domethene ti do te behesh gazetare kur te jesh si veshka mes dhjamit, -i ka thene ajo Erjoles, - kur ti kesh te gjitha ne rregull, sic i do ti!” “ Jo,- ia ka kthyer ajo, - une jam gati ta filloj edhe duke u cuar kafe gazetareve, derisa te arrije atje ku duhet.”

“Bika do kete qene nxenese e mire”
12/02/2009 15:15

Fakti qe aktualisht eshte nje mesuese letersie dhe ka kontakte me nxenesit e ndihmon Adelen qe te dalloje fare qarte ata njerez qe kur kane qene ne gjimnaz, kane patur rezultate te mira. Ajo komenton se sipas mendimit te saj nxenes te mire ne shkolle duhet te kene qene Republika dhe Dritani. Ajo nuk jep sqarime ne lidhje me menyren sesi arrin ti identifikoje ata, gjithsesi ky mbetet opinioni i saj, pas nje analize qe ka bere ne te shkuaren e banoreve te shtepise se Big Brother.

Banoret flasin per varferine
12/02/2009 16:20

Nje teme shume aktuale nis debatohet mes Zhuljetes, Pavlinit dhe Arjonit. Ata thone se kryesisht zonat rurale jane shume te varfera, por ka edhe nje pjese e tyre, sidomos ata qe merren me blektori qe kane fituar, pasi jane fokusuar vetem ne kete biznes. Ai merr si shembull familjen e Bikes, e cila mbahet me te ardhurat qe vijne cdo muaj nga blektoria. Me pas diskutohet edhe per fanatizmin qe i karakterizon zonat rurale, madje sipas Pavlinit ne shume prej tyre, pikerisht edhe ne vendin e tij, grate mbajne ende shami. Zhuljeta thote se Pavlini mund te pershtatet pasi eshte rritur aty, por ka shume te tjere qe nuk mund te pranojne dot keto zakone te vjetra.

Arjoni “Nuk do bejme jete luksi”
12/02/2009 16:40

Banoret i kane zene ethet per buxhetin e javes se ardhshme. Arjoni, Lirita dhe Mimoza diskutojne per buxhetin e javes sesa i larte eshte dhe a do ti dale nese ata nuk do te arrijne te kalojne proven. Arjoni kembengul se sido te jete buxheti do te mjaftoje qe ata te ushehen sa me normalisht, por jo te bejne jete luksi. Ai i referohet cmimeve te tregut aktual te restoranteve te kryeqytetit, per te treguar se me fare pak mund te ushqehesh. Nderkohe Lirita nuk arrin dot te beje dallimin mes 100 lekeve, prandaj edhe Arjoni e ndihmon duke i konvertuar kete shume ne euro. Ata flasin per pagat dhe ndryshimet e tyre midis tregut shqiptar dhe atij kosovar, ku Mimoza thote se paga mesatare ne Kosove arrin ne 400 euro, qe edhe i pershtaten standarteve evropiane.

Zhuljeta “Nuk ka dashuri ideale”
12/02/2009 17:10

Moti me shi duket se ka nxitur banoret qe bisedat e tyre te fokusohen ne ato me intime. Zhuljeta thote se neqoftese te thyhet zemra ne nje lidhje dashurore nuk duhet ta mbash mendjen asnjehere aty, por te vazhdosh para. Lirita thote sesi duhet vepruar ne rastin kur ajo eshte dashuria ideale. Sipas Zhulit dashuria ideale nuk ekziston dhe nese ndahesh nga dikush duhet te mendosh per lidhjen tjeter dhe ti fokusohesh asaj, pasi vetem keshtu arrin te besh nje jete me normale. “Une kerkoj nje zemer te re te mbushur me dashuri dhe jo te mbaj zemren time te mbushur me merzi, ne te kundert nuk ecet para”-thote Zhuljeta. Me pas biseda fokusohet tek higjena. Zhuljeta i kerkon Erjoles qe te mbaje te veshura shapkat kur shkon ne banje, pasi nuk eshte higjenike. Erjola e kupton gabimin dhe thote se do ndryshoje sjellje.

“Aida kur nxehesh nuk je e bukur”
12/02/2009 18:00

Bjordi i afrohet Aides dhe ajo i terheq vemendjen, duke i thene se duhet te sillet me mire. Djaloshi me i vogel i shtepise buzeqesh dhe e puth, duke e ditur qe ajo e perkedhel me fjalet e saj. Ai i thote Aides qe kur nxehet nuk eshte me e bukur. Aida qesh me batutat e tij, nderkohe qe Sori i thote Bjordit se fjalet qe ajo i thote jane gjithmone per te miren e tij. Nderkaq Zhuli tregon se viagra eshte shpikur nga nje mjek i njohur nga Shkupi me origjine shqiptare. Adelajda nuk eshte dakord me temen e hapur duke shpjeguar se nuk eshte momenti i duhur per te folur. Zhuli i kunderpergjigjet dhe i thote se vete ajo po flet per kete teme dhe nuk ka asgje te keqe, pasi kjo bisede eshte thjesht informuese.

Diskutohet origjina e e Big Brother
12/02/2009 19:00

Te mbledhur ne sallon te gjithe banoret diskutojne perse ky reality shou qe ne origjine eshte quajtur “Vellai i Madh” dhe jo “Babai i Madh”. Te gjithe hedhin disa argumente njeri pas tjetrit, por Bjordi tregon se zanafilla ka ardhur nga nje liber dhe qe atehere ky format televiziv eshte quajtur “Vellai i Madh”, prej nga edhe eshte frymezuar. “Une mendoj se quhet Vellai i Madh pasi perkujdest per ty, eshte ai qe te qendron me afer problemeve te tua dhe qe te jep konfidencat qe te nevojiten dhe qe te terheq ndonjehere nga veshi, pasi ky eshte edhe roli i vellait ne realitet”-argumenton Zhuljeta. Edhe Qetsori argumenton te njejten ide, e cila mbeshtet edhe nga banoret e tjere.

Erjola: “Kam nje vajze jashte shtepise”
12/02/2009 19:30

Erjola zgjohet nga gjumi dhe ulet mes banoreve te tjere dhe nis i tregon atyre se ka nje vajze jashte shtepise qe jeton me prinderit e saj. “Kur une isha ne Greqi Linda vajza ne dhe deri 40 diteshe ishte me gjyshen e saj, derisa mbarova shkollen ajo vazhdonte te ishte duke jetuar me gjysherit. Ajo eshte nje femije qe eshte mesuar te kuptoje shume gjera”-thote Erjola. Nderkohe Qetsori thote se nuk e mendon qe djali i tij te jetoje vetem, pa te dy prinderit. Erjola tregon se ka perjetuar disa situata ne te cilat eshte ndier konfuze. Megjithate ajo tashme ndieht mire, pasi vajza e saj e di mire se ku eshte vendi i saj dhe i te atit. Madje tani ajo thote se eshte edhe nga Elbasani, vendlindja e Erjoles dhe nga Kucova, vendi i te atit. Me pas ajo tregon historine e lindjes se vajzes dhe mungesen e saj per 1 vit rresht dhe rrefen sesi eshte ndier ajo kur do te shkonte tek Big Brother, duke e perkrahur ate ne vendimet e saj. Zhuljeta e falenderon per faktin qe i tregoi kete histori shume personale, ndersa Adi thote se fakti qe e tregoi kete histori do ta cliroje ate gjate qendrimit ne shtepi.

Sori “Te denoj qe le vajzen vetem”
12/02/2009 20:00

Pas rrefimit qe Erjola beri mes banoreve te tjere, Qetsor i thote se ai personalisht e denon qe e ka lene vajzen vetem. “Ne poziten time une te denoj. Nese nena ime do te me linte vetem 1 vit une do ta denoja. Sakrifica me e madhe eshte te rrisesh nje femije”-thote Sori. Nderkohe Aida thote se e kupton sesi e ka kaluar kete moment te veshtire, ndersa Ardjani i thote se ajo nuk ka gjetur menyren e duhur per ta lene vajzen vetem, madje sipas tij ajo eshte shembulli i nje nene qe ka kaluar shume peripeci dhe vajza do ta mbeshtese, per me teper tani qe ajo i ka kaluar te gjitha paragjykimet.

Adela “Nuk i kerkoj falje Aides”
12/02/2009 21:00

Dritani dhe Adela bisedojne me njeri-tjetrin ne kuzhine ne lidhje me faljen qe ajo duhet ti kerkoje Aides per sjelljen e nje dite me pare, ku kishte ngritur kishte teksa vajza nga Tirana po fliste. Mimoza vjen ne ate cast dhe i thote qe nuk ka lidhje per ti kerkuar asnje falje. Nderkohe qe Dritani kembengul qe ato duhet ti zgjidhin keto mes tyre, ndersa Adela thote se eshte e bindur se nuk ka asnje arsye qe ti kerkoje falje. “Une e kam krijuar nje ide dhe nuk dua qe ta ndryhsoj. Nuk kam asnje arsye qe ti kerkoj falje Aides, pasi une ende nuk e njoh mire ate”-ka thene Adela. Biseda nderpritet ne momentin kur aty vijne edhe vajzat e tjera.

Arjoni : Ndryshojne femrat jug-veri?
12/02/2009 21:50

Pak para se te fillojne te pergatiten per proven e javes banoret diskutojne nje teme mjaft interesante : ne lidhje me ndryshimin qe kane femrat e jugut me ato te veriut te Shqiperise. Arjoni eshte i pari qe e hedh si teme diskutimi dhe Zhuljeta thote se sipas saj ato jane te gjitha njesoj. Por, Aida mendon se kjo varet edhe nga tipat, pasi ka njerez qe rrijne poshte shtepise qe presin tere diten. Arjoni thote se duhet te jete mrekulli kur nje mashkull i kendon nje serenate nje femre, ndersa Lirita pohon se ka vende qe jane shume xheloze per femrat. Sipas Arjonit cdo lloj ekstremi eshte i demshem, megjithate ai perfundon se femra ka nevoje per pak xhelozi, kjo e ben te ndihet me mire ate. /top channel/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genc Prelvukaj, Me Shume Punon Per Te Tjeret!

Genc Prelvukaj

Genc Prelvukaj nuk di per lodhje
Kengetar dhe kantautor

Ne realitet, Genci thote se me shume punon per te tjeret se sa per veten, sepse, pervec qe komponon dhe orkestron, ai ben edhe tekste te kengeve

Genc Prelvukaj, njeri nder kengetaret tejet te suksesshem, pervec kenges, merret dhe me projektet e shumta ne produksionin e tij “Gramafon Entertainment”. Ka disa vjet qe Genci e udheheq kete produksion dhe deri me tani ka arritur te bashkepunoje me shume kengetare, si nga Kosova, Shqiperia e Maqedonia. Edhe fitimet te jane te mira. Ne realitet, Genci me shume thote se punon per te tjeret se sa per veten, sepse, pervec qe komponon dhe orkestron, ai ben edhe tekste te kengeve. Pra, merret me te gjitha realizimet e kengeve, te cilat punohen ne produksionin e tij.“Nuk ndiej shume lodhje ne pune, sepse eshte nje profesion qe e dua dhe me pelqen. Te ju them te drejten me shume punoj ne mbremje se sa diten, dhe keshtu me duket se e kam me te lehte”, shprehet ai per “Kosova Sot”. Padyshim se edhe fitimet ne punen e tij, ne produksion dhe ne koncerte, jane te mira, mirepo Genci thote shpenzimet jane te medha. Kjo do te thote se ai nuk ndihet shume i kenaqur me keto fitime. “Sa i perket fitimeve, mendoj qe shuma e fituar e nje kengetari nuk eshte aq e mire sa mendojne dhe vleresojne te tjeret nga kendi, ne perjashtim te disa rasteve. Une kam nje pune qe zhvillohet ne rrotacion, per shkak qe investohet, nxirret dhe prape investohet. Ketu mund edhe te humbet, por nuk mund te fitohet shume, varesisht prej kushteve te ndryshueshme. Dihet qe ne kemi probleme me piraterine, probleme me te drejten autoriale e shume e shume gjera te tjera”, perfundon ai. /k.b./kosova sot/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: etno engjujt gentz
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Vesa Luma Urren Big Brother!

Vesa LumaVesa Luma urren Big Brother

Kengetarja Vesa Luma i eshte bashkuar nje grupi ne Facebook, ne te cilin thuhet se "lidhna se mun i baj 10.000 veta qe e urrejn Big Brother Albania".

Keshtu kengetarja ka treguar se nuk eshte adhuruese e njerit per emisioneve me te shikuar ne te gjithe trojet shqiptare. Ndryshe ketij grupi i eshte bashkuar edhe ish – zedhenesi i Qeverise se Kosoves, Avni Arifi.

Perndryshe, Vesa Luma do te kendoj keto dite ne nje koncert per Shen Valentin ne New York, perderisa ka thashetheme se ajo do te lidhe nje kontrate edhe me nje producent te njohur atje. /gazeta express/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Vesa Lumes i thyhet pasvordi?

Kengetarja Vesa Luma nuk e urren emisionin Big Brother pasi qe, sipas saj, nuk ka arsye, perderisa ka thene se eshte e befasuar me ftesen qe dikush ka bere ne emer te saj per ta urryer Big Brother ne ueb-faqen, http://www.facebook.com.

Sipas saj, dikush nga profili i saj ne facebook, ka bere thirrje ne adresa te shumta qe t’i bashkohen nje grupi qe urren “realit show”-un, aktualisht me te madhin ne te gjitha trojet shqiptare.

Dje, ne shume adresa ishte derguar nje email me emer te Vesa Lumes, ku Luma bente thirrje qe t’i bashkohen nje grupi prej 10 000 veteve ne facebook.com qe urren realit-show-un, Big Brother Albania.

Pjese e ketij grupi ka qene edhe Vesa, por edhe ish-zedhenesi i Qeverise se Kosoves, Avni Arifi, dhe disa gazetare te medieve te shkruara dhe elektronike ne Kosove. /gazeta express/12.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 11 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 5, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5 PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


Bjordi i ben masazh Aides
11/02/09 10:55

Dita e sotme i ka dhuruar Aides nje mengjes ndryshe. Ajo i ka kerkuar Bjordit t’i beje nje masazh, t’i ferkoje kurrizin dhe shpatullen. Bjordi edhe pse dukshem jo ne forme, nuk ka pertuar ta beje Aiden te ndihet me mire.

Mimoza kercen para djemve
11/02/09 11:10

Agonit qe ka dale nga dushi dhe Arjonit u ka terhequr vemendjen Mimoza, ne dhonen e vajzave, qe po kercente. E veshur me nje fustan te hapur, taka te larta e duke levizur ne nje menyre teper provokuese, ajo i ka bere djemte te ngelin te dera duke e pare. Me pas ka hyre Adi, i cili pa pritur “rradhen”, nuk ka hezituar te filloje te kerceje me te.

Adelajda nervozohet nga kamerat
11/02/09 10:00

Adelajda duket sikur ka harruar qe ka hyre ne shtepine e Big Brother apo ndryshe, ne shtepine me te vezhguar ne Shqiperi, ku te gjithe banoret dhe gjithcka qe ndodh jane nen vemendjen e kamerave 24 ore ne 24. Qe ne mengjes, ajo eshte nervozuar me kameran qe e fokusonte teksa ishte zgjuar, por qendronte ende shtrire ne shtrat. Kjo gje, nuk duket te kete shqetesuar vajzat e tjera, te cilat edhe pse te vezhguara e te ndergjegjshme per kete, qendronin te qeta ne shtratet e tyre.

Erjola komenton banoret
11/02/09 04:50

Erjola ka vazhduar “thashethemet” per banoret. Komenteve te saj nuk ika ngelur jashte as Zhuljeta, as Arjoni, e as subjekti i saj i preferuar “zysha”, te ciles i referohet here pas here ne diskutimet e saj. E gjithe kjo ka ndodhur oret e para te mengjesit gjate nje bisede me Liriten, te cilen, se bashku me Aiden, ajo i cileson si “aleate” te saj apo te vetmet qe i hahet muhabeti. Sipas Erjoles, Zhuljeta e ka provokuar, ne nje debat me kuptim te dyfishte, duke i thene qe je fallco. Pjesa me e madhe e banoreve, sipas saj, jane duke bere loje e nuk ka si te jene te vertete, ne ndryshim nga ajo. Ankesat e saj kane vazhduar me Arjonin, i cili, sipas saj, jo vetem qe nuk po vepron mire duke deklaruar indiferencen apo injorimin ndaj te tjereve, por edhe duke mos bere punet qe duhet te beje. . “Ndersa zysha, vetem me cunat e zgjat muhabetin, me gocat nuk guzon, e mbyll gojen!”

Adelajda si Cucinotta
11/02/09 11:40

Komplimentin me te fundit Adelajdes ia ka dhene Qetsori.Ne sfondin e nje bisede per femrat e nje videoklipi, ne oborr, ku djemte po shijonin rrezet e diellit te sapodale, ka ardhur Adelajda. Djemte kane fishkellyer ne shenje komplimenti, ndersa Qetsori nuk ka qendruar indiferent ndaj “look”-ut te ndryshuar te saj. Edhe pse ne dukje e bezdisur ndaj kerkesave te tij per t’u kthyer e rrotulluar sa andej-ketej, ajo nuk ka nguruar te pozoje. Komlimentit se ajo i ngjan si Maria Gracia Cucinotta, ajo i eshte pergjigjur duke thene se edhe ajo e pelqen.

Banoret luajne nen bresher
11/02/09 13:30

Bresheri i forte e i pazakonte qe ka nisur papritur, duket se nuk i ka “trembur” aspak banoret e shtepise. Ata kane lene gjithcka qe ishin duke bere per te vrapuar jashte duke luajtur e rreshkitur, madje Agoni edhe zbathur. E vetmja qe nuk ka levizur nga vendi ka qene Adelajda, e cila ka vazhduar te haje qetesisht menngjesin e saj. Kjo ka bere qe Adi te mos e kurseje nje batute per te.

Aida “lan borxhin”
11/02/09 14:30

Nuk kane kaluar as tre ore nga masazhi qe Bjordi i ka bere Aides, qe kjo e fundit t’ia kthente sherbimin. Bjordi ka qene me i privilegjuar sepse ka qene ne pozicion me te pershtatshem. Megjithate ai i ka kerkuar Aides qe t’i ulet siper “per te punuar dhe ajo me rehat”. Banoret e tjere i kane thene Aides te kete kujdes, se kjo eshte vetem nje tentative e Bjordit per te fituar vota. Vemendjes se saj, gjate masazhit, nuk i kane shpetuar as disa pucrra te vogla as disa qime te pakta ne kurrizin e tij.

Qetsori tregon fabula
11/02/09 13:30

Ndersa Mimoza dhe Adelajda po qendronin ne kuzhine, Qetsori ka nisur t’u tregoje atyre fabula te La Fontenit. Ai u recitoi fabulen e luanit, merimanges, bletes dhe mizes. Ai nenvizoi se secila prej tyre kishte nje nenkuptim te rendesishem. “Sigurisht,-ka shtuar ai, - jane te La Fontenit”

Sallon bukurie “Mimoza”
11/02/09 16:30

Vajzat kane improvizuar ne banjen e shtepise nje “sallon bukurie”. Klientja e pare e Mimozes ka qene Erjola. Vajzat kane menduar ta quajne sallonin e tyre “Mimoza” ose salloni “Lulja me e bukur”. Ky propozim ka ardhur nga Erjola, e cila pas makiazhit qe I ka bere Mimoza ka ndryshuar vertet shume. Per mire!.

Erjola “Do te nominoj Sorin”
11/02/2009 17:00

Banoret drekojne se bashku. Erjola dhe Mimoza jane te fundit qe ulen per te ngrene dreken, nderkohe qe te dyja pak minuta me pare kane bere nje bisede ne lidhje me nominimet e javes. Erjola ka thene se e ka vendosur se cilin do te nominoje. Ajo thote se deri dje ndihej ne dyshim se cilin duhet te nominonte nga banoret dhe me cila do te ishte arsyeja. Por tani ajo e ka gati arsyetimin si dhe emrin. Behet fjale per Sorin. Nderkohe Mimoza bisedon per banoret e tjere duke aluduar disa nga emrat e vajzave, duke i bere paralelisht komplimenta edhe Erjoles per tiparet e saj.

Bjordi dhe Agoni thashetheme per Mimozen
11/02/2009 17:30

Bjordi dhe Agoni pas drekes ulen ne veranden e shtepise per te pire nga nje cigare. Agoni i thote Bjordit se ka degjuar dicka qe Mimoza ka thene per ate, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thote se nuk ka asgje te keqe dhe nuk ka perse te merakoset, madje ai e ka shprehur qe diten e pare simpatine per Bjordin dhe asgje nuk do te ndryshoje, qofte dita e pare apo dita e peste. Bjordi kerkon te dije me shume detaje, por ne ate moment vjen Lirita dhe biseda e tyre nderpritet. Bjordi shume kurioz e pyet edhe Liriten ne lidhje me kete bisede, por ajo i thote se ka degjuar dicka, por nuk eshte shume e sigurt.

Aida tregon per humbjen e te atit
11/02/2009 18:00

Nje bisede familjare starton mes Zhuljetes, Arjonit dhe Aides. Kjo e fundit tregon per humbjen e prinderve te saj, per vellain e saj te vogel nga babai dhe menyren sesi jeton larg. Ajo pranon se ka pasur nje lidhje shume te forte me te atin, ndersa motra e saj ka qene me e lidhur me te emen. Ajo thote se shume gjera qe i la i ati i shiten, madje rrefen se ka jetuar shume mire me gruan e te atit, e cila ishte nje zonje te cilen ajo e respekton ende.

Zhuljeta “Kam fobi minjte”
11/02/2009 18:30

Agoni dhe Zhuljeta se bashku bisedojne per fobite e tyre. Zhuljeta tregon se ka fobi minjte, kjo eshte arsyeja qe edhe lodra me e preferuar qe mban eshte nje miush prej pellushi, me te cilin edhe Agoni para pak ditesh bente shaka. Sipas saj kete fobi ajo perpiqet ta luftoje duke mbajtur nje miush loder, per te hequr pak nga pak friken. Agoni thote se nuk ka asnje fobi dhe perpiqet qe te pershtatet me frikerat e tij, nje prej te cilave para pak kohesh ishin lartesite dhe trafiku i madh.

Arjoni dhe Adi fillojne palestren
11/02/2009 19:00

Me ne fund pak sport ne shtepine e Big Brother. Arjoni dhe Adriani zhvendosen drej palestres duke u impenjuar totalisht me stervitjen e muskujve. Nje moment aty vjen edhe Mimoza e cila fillon te ngacmoje djemte, madje nuk nguron te marre edhe disa nga veglat e forces, por Arjoni e keshillon te mos e beje pasi mund te pesoje ndonje sforcim. Nderkohe edhe Adi shtrihet ne platforme duke bere disa ushtrime, duke mare disa sugjerime edhe nga Arjoni. Debati i Mimozes, Adit dhe Arjanit, me pas zhvendoset tek imazhi i David Beckham, ku vajza thote se nuk i pelqen trupi i tij, ndersa djemte thone se ai ka nje trup mjaft te mire, tipik prej futbollisti dhe nuk duhet te kete muskuj.

Tani debaton me Biken
11/02/2009 19:30

Edhe pse jane nga e njejta zone, Bika dhe Dritani jane te vetmit qe debatojne me shume me njeri-tjetrin. Dritani i thote se jane edhe nga nje zone dhe prape Bika nuk ka mendim fort te mire per ate. “Ti je e para qe me thua se une flas shume prere”, thote Bika, duke shpjeguar se asnjehere muhabetit nuk i le rruge per tu diskutuar me pas. Dritani e ngacmon duke i thene se perse ajo e ka kaq inat, edhe pse jane patriote. Ajo i kunderpergjigjet dhe i thote te sillet mire ose do ti jape ndonje vote kunder. Ne kete bisede hyn edhe Sori, i cili me shume e ndez ate, por Bika kerkon qe ai te rrije larg me qellim qe te mos ndryshoje mendim edhe per ate (ben shaka).

Zhuljeta : "Dashurine e mbaj brenda”
11/02/2009 20:00

Aida dhe Zhuljeta bisedojne se bashku ne veranden e shtepise. Ato flasin per personat qe kane lene jashte. Zhuljeta tregon se ka shume menyra sesi shprehet dahsuria, ajo eshte nje tip krejt ndryshe dhe e mban gjithmone nga brenda kete ndjenje, pasi nuk i pelqen qe ta shfaqe. Ajo komplimenton Aiden pasi shprehet mjaft mire ne cdo situate, kete gje ajo e justifikon duke thene se ndoshta ngaqe eshte nga natyra nje tip shume i ndjeshem. Me pas Aida tregon histori personale ne qender te te cilave eshte babai i saj, te cilin e ka humbur vite me pare.

Shiu pengon mbarimin e murales
11/02/2009 20:00

Moti i keq i ka mbledhur te gjithe banoret e Big Brother ne dhomen e ndenjes, duke bere provat e aktrimit dhe te kenges, nderkohe qe eshte anulluar perkohesisht prova e murales, pasi jashte bie shi. Banoret jane te shqetesuar per kohen kur do te perfundojne kete prove, pasi duan qe te mesojne doren duke pikturuar. Zhuljeta kerkon te mos ndryshohet piktura, ndersa Qetsori propozon qe zemren ta nxjerrim 3 dimensionale. Aida shpjegon se autoret i kane detyruar qa ta pikturojne zemren ne dere, por Qetsori thote se eshte e pamundur dhe nuk mund te hipi dot aq lart.

Pavlini stonon me kengen
11/02/2009 20:50

Pavlini dhe Mimoza jane mbledhur ne dhomen e gjumit ku po bejne prova per kengen e tyre te dashurise. Sori i terheq vemendjen duke i thene se ai po stonon shume, madje te njejten gje i thote edhe Agoni, i cili si regjisor i spektaklit i kerkon qe te kendoje me lart, ne menyre qe edhe zeri t’i dale sa me i plote, madje edhe i tregon sesi duhet te kendoje. Banoret qe ndodhen ne dhome i thone Pavlinit se menyra sesi ai kendon i ngjason me shume nje recitimi dhe nuk ka muzikalitet. Ndersa Mimoza nga ana tjeter eshte perqendruar totalisht ne kenge dhe nuk mendon se duke qene ne nje duet, pasi bashke me te kendojne edhe vajzat e tjera te shtepise.

Tani : Humbem proven do hame spinaq
11/02/2009 21:20

Prova e javes e cila ka vene ne pune te gjithe, i ka futur friken Dritanit, i cili nuk eshte shume i sigurt tek te tjeret nese do t’ia dalin apo jo. Fakti qe ai eshte ushtarak dhe i kalitur me disiplinen nuk do te thote aspak se banoret e tjere do te jene po kaq te perpikte ne realizimin e proves. Ai thote se duhet te mesojne proven qe tani, madje justifikohet duke thene se valsi korrigjohet, por kenga eshte shume e veshtire dhe nese e ngaterrojne, do te jene te detyruar qe te hane per nje jave tere spinaq. Nderkohe Bjordi dhe Erjola jane duke bere recitimet per pjesen e tyre teatrale, ndersa Pavlini dhe Mimoza jane mbyllur ne dhomen e gjumit ku po kendojne kengen e Pirro Cakos, qe do te jete edhe sfida e tyre per naten e madh te spektaklit.

Adela “Dushin e bejme me turne”
11/02/2009 21:40

Nje dite me pare Adela ishte semure dhe nuk mundi dot qe te bente dush, ndersa ne mengjes u ngrit me vonese dhe nuk arriti dot ujin e ngrohte. Kjo ka qene arsyeja qe ajo u ka thene banoreve te tjere qe te mbajne rradhe dhe ta lene te perdore ajo sot dushin, pasi dita qe lahen djemte. Qetsori ben shaka duke i thene se rradhen sot e kane djemte dhe nuk e le Adelen te lahet ne vendin e tij, por ajo e gjuan me jastek per t’ju kundervene. Erjola shpjegon rendin e vajzave qe kane bere sot dush, ndersa Dritani thote se vajza nga Kavaja duhet te prese edhe nje dite per te bere banjen e saj te rradhes.

Bjordi kujdeset per Mimozen
11/02/2009 22:35

Pas valsit Mimoza shtrihet e lodhur ne divan. Edhe pse sapo ka vrare doren, Bjordi e sheh me kujdes dhe i afrohet. Ulet afer saj dhe e pyet cfare ka qe rri e merzitur. Ne fillim ai nuk arrin te kutoje mire te foluren e vajzes nga Kosova, por ajo i thote qe nuk ka asnje shkak qe te jete merzitur. Ai i prek floket dhe i kerkon para se te ngrihet nga kolltuku qe Mimoza te mos merzitet, por ajo qesh dhe kthen koken nga krahu tjeter. Nderkohe, Adi dhe Adela qe e shohin kete skene i afrohen dhe i thone se ky moment per ciftin duhet fiksuar ne celuloid, madje largohen ngadale me qellim qe dy me te vegjlit e shtepise te rrine se bashku.

Arjoni dhe Agoni gatuajne darken
11/02/2009 23:00

Sonte turnin e gatimit e kane marre persiper djemte dhe jane pikerisht Arjoni me Agonin, qe kane nisur pergatitjet e darkes se sotme. Ne ndihme i vjen edhe Republika, nderkohe qe Mimoza po i qendron nga pas duke i kerkuar ti mbushe goten. Nderkohe djemte e tjere fillojne te zhvishen per te startuar Pizhama Party, nje feste e vogel ne shtepi, e cila i ka bere te gjithe te lene punet. Nderkohe qe vajzat jane perfshire nga te qeshurat.

Aida “Adela te me kerkoje falje”
11/02/2009 23:30

Nje situate e para pak minutash e ka bere Aiden qe te merzitet. Sipas saj Adelajde ka ngritur gishtin teksa ajo ishte duke folur si dhe ka bere disa xheste te pakendshme per te, prandaj ajo duhet t’i kerkoje te falur. “Ajo beri nje xhest ofendues dhe une nuk e prisja. Une per keto gjera zihem me njerezit e mi me te afert. Ajo i shtremberion turinjte kur une flas, gje qe eshte mungese edukate”-thote Aida. Erjola e ngushellon duke i thene qe te mos e troturoje veten per keto gjera, pasi secili ka natyren e vet.
/top channel/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Eliza Dushku Ne Balline te Revistes "Maxim"

Eliza Dushku Maxim
/photo maxim/

Eliza Dushku, ne ballinen e revistes per meshkuj ‘Maxim’

Eshte nje gje ne trupin e Eliza Dushkut, te cilen ajo deshiron ta shikoje kur ben dush, e kjo eshte tatuazhi i saj. Aktorja dhe modelja me prejardhje shqiptare, e cila zbukuron ballinen e revistes per meshkuj “Maxim” per muajin mars, e ka pranuar se pervec tatuazhit, ajo gjithashtu i adhuron meshkujt me vizatime trupore, me te mavijosura dhe me gervishtje. “E pelqej te bej nje shikim te shpejte ne tatuazhet e mia kur zhvishem per te bere nje dush”, eshte cituar t’i kete thene Dushku revistes “Maxim”. “Kat Von D ka bere nje pendel simbolike te bukur ne brinjet e mi. I pelqej meshkujt qe bejne loje te forte dhe kane lytha ne duar, shenjat dhe pjeset e thyera te trupit si dhe tatuazhet, jane seksi”, ka thene ajo. Bukuroshja 28-vjecare, se shpejti do te mund te shihet ne serine ‘Dollhouse’, ku ajo luan rolin e nje qenie e cila eshte krijuar ne laborator, e cila ne cdo episod paraqitet me nje personalitet te ri. /kosova sot/11.02.09/

Eliza Dushku

ELIZA DUSHKU - MAXIM COVER SHOOT VIDEO

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Valentina Rama Adhuruese e Veturave!

Valentina Rama
/photo public domain/

Interviste me kengetaren Valentina Rama
Kengetarja, adhuruese e madhe e veturave

Valentina Rama eshte adhuruese e madhe e veturave. Thote se ka nderruar disa vetura, por ajo qe i ka ngelur ne mendje eshte “Golf 5”. Edhe pse nuk ka pasur patente shoferi, nje kohe ka vozitur edhe pa te. Thote se i respekton rregullat e komunikacionit. Per here te pare e ben publike shpejtesine me te larte qe e ka arritur ndonjehere gjate vozitjes, e ajo eshte 160 km/h. Ka vozitur ne shume vende te Evropes, ku eshte habitur me infrastrukturen rrugore. Ne vazhdim te intervistes do te munde te mesoni me shume per pervojen e Valentina Rames rreth veturave.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Valentina Rama: Normalisht qe nga femijeria me kujtohet vetura e babait, nje “Reno 4”.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Valentina Rama: Interesimi im per vetura ka nisur qe nga koha kur kam qene ne shkolle te mesme, konkretisht ne vitin e trete.

“Kosova Sot”: Po kontakti i pare me timonin kur ka qene?
Valentina Rama: Kontakti im i pare me timonin ka qene ne moshen 17-vjecare.

“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Valentina Rama: Po, kam patente shoferi. Nje kohe kam vozitur pa patente shofer, i kam thyer rregullat e komunikacionit, por nuk kam shkaktuar ndonje incident.

“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
Valentina Rama: Kam veture te tipit “Jeep Nisan Terano”, e cila eshte ngjyre e zeze dhe me pershtatet shume.

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Valentina Rama: Kam deshire te kem nje “Audi Q5”, ngjyre te bronzte.

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Valentina Rama: Po, me ka ngelur ne mendje “Golf 5”. Kjo veture me ka pelqyer shume.

“Kosova Sot”: Cilin nga ngasesit boteror te veturave preferoni?
Valentina Rama: Luis Hamiltonin.

“Kosova Sot”: A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Valentina Rama: Po, ka ndodhur te vozis edhe jashte Kosoves, po i permendi disa shtete: Danimarke, Turqi, Maqedoni, Shqiperi, Mal te Zi, etj.

Valentina Rama

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Valentina Rama: Cdo rruge eshte e rrezikshme, ne qofte se nuk respektohen shenjat e komunikacionit. Mendoj se jashte Kosoves vozitja eshte me e pershtatshme, e kam fjalen per vendet e zhvilluara.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Valentina Rama: Me keni zene ngushte, sepse babai im nuk e di qe une kam vozitur deri 160 km/h.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Valentina Rama: Pakujdesine dhe mosrespektimin e shenjave te komunikacionit.

/b.zyberi/kosova sot/11.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Zhuljeta "Kam Fobi Minjte"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 ZhuljetaZhuljeta “Kam fobi minjte”
11/02/2009 18:30

Agoni dhe Zhuljeta se bashku bisedojne per fobite e tyre. Zhuljeta tregon se ka fobi minjte, kjo eshte arsyeja qe edhe lodra me e preferuar qe mban eshte nje miush prej pellushi, me te cilin edhe Agoni para pak ditesh bente shaka. Sipas saj kete fobi ajo perpiqet ta luftoje duke mbajtur nje miush loder, per te hequr pak nga pak friken. Agoni thote se nuk ka asnje fobi dhe perpiqet qe te pershtatet me frikerat e tij, nje prej te cilave para pak kohesh ishin lartesite dhe trafiku i madh.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: zhulijeta zhulieta daci agon radoniqi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Aida Tregon Per Babane!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 AidaAida tregon per humbjen e te atit
11/02/2009 18:00

Nje bisede familjare starton mes Zhuljetes, Arjonit dhe Aides. Kjo e fundit tregon per humbjen e prinderve te saj, per vellain e saj te vogel nga babai dhe menyren sesi jeton larg. Ajo pranon se ka pasur nje lidhje shume te forte me te atin, ndersa motra e saj ka qene me e lidhur me te emen. Ajo thote se shume gjera qe i la i ati i shiten, madje rrefen se ka jetuar shume mire me gruan e te atit, e cila ishte nje zonje te cilen ajo e respekton ende.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: aida troka
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi, Agoni Thashetheme Per Mimozen!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 Bjordi AgoniBjordi dhe Agoni thashetheme per Mimozen
11/02/2009 17:30

Bjordi dhe Agoni pas drekes ulen ne veranden e shtepise per te pire nga nje cigare. Agoni i thote Bjordit se ka degjuar dicka qe Mimoza ka thene per ate, por nuk i jep atij shpjegime. Agoni i thote se nuk ka asgje te keqe dhe nuk ka perse te merakoset, madje ai e ka shprehur qe diten e pare simpatine per Bjordin dhe asgje nuk do te ndryshoje, qofte dita e pare apo dita e peste. Bjordi kerkon te dije me shume detaje, por ne ate moment vjen Lirita dhe biseda e tyre nderpritet. Bjordi shume kurioz e pyet edhe Liriten ne lidhje me kete bisede, por ajo i thote se ka degjuar dicka, por nuk eshte shume e sigurt.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mezini bjord agoni radoniqi biord
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: "Mimoza" Sallon Bukurie

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 MimozaSallon bukurie “Mimoza”
11/02/09 16:30

Vajzat kane improvizuar ne banjen e shtepise nje “sallon bukurie”. Klientja e pare e Mimozes ka qene Erjola. Vajzat kane menduar ta quajne sallonin e tyre “Mimoza” ose salloni “Lulja me e bukur”. Ky propozim ka ardhur nga Erjola, e cila pas makiazhit qe i ka bere Mimoza ka ndryshuar vertet shume. Per mire!.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mimoza krasniqi erjola jolldashi eriola
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Aida "Lan Borxhin"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 AidaAida “lan borxhin”
11/02/09 14:30

Nuk kane kaluar as tre ore nga masazhi qe Bjordi i ka bere Aides, qe kjo e fundit t’ia kthente sherbimin. Bjordi ka qene me i privilegjuar sepse ka qene ne pozicion me te pershtatshem. Megjithate ai i ka kerkuar Aides qe t’i ulet siper “per te punuar dhe ajo me rehat”. Banoret e tjere i kane thene Aides te kete kujdes, se kjo eshte vetem nje tentative e Bjordit per te fituar vota. Vemendjes se saj, gjate masazhit, nuk i kane shpetuar as disa pucrra te vogla as disa qime te pakta ne kurrizin e tij.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: aida troka bjord bjordi mezini
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arta Bajrami: Adoleshenca Ime!

Arta Bajrami
/photo kosova sot etc./

Arta Bajrami flet per adoleshencen e saj
Adoleshencen e rikujton me shume endje

"Une, si adoleshente, per dallim nga shumica e bashkemoshatareve te mi, nuk e kam pasur problemin e skamjes, sepse prinderit e mi punonin qe te dy dhe siguronin te ardhura te mjaftueshme, ndoshta jo per ndonje jete luksoze, por edhe per te vuajtur nuk kam vuajtur kurre per asgje", thote Arta

Kengetarja jone e estrades, Arta Bajrami kujton kohen e diteve me te mira, qe thote se i ka kaluar pikerisht ne periudhen adoleshences. Me gjithe krizes ekonomike, politike qe mbreteronte ne vend, ajo thote se ia kane dale te kalojne dite te mira me shoqerine e saj. Per me shume rreth asaj periudhe te Arta Bajramit lexoni intervisten ne "Kosova Sot".

"Kosova Sot": Si e kujtoni kohen kur keni qene adoleshente?
Arta Bajrami: Besoj qe si per cdo person tjeter, edhe per mua koha e adoleshences eshte ajo qe rikujtohet me shume endje. Kam qene adoleshente ne nje kohe kur TV kishte nje impakt te madh te te rinjte. Edhe sot kjo eshte prezente, por atehere nuk ishte mundesia qe njeriu brenda minutave te kuptonte se c'po ndodhte ne anen tjeter te botes, sepse mundesite teknologjike nuk ishin te avancuara si sot. Pra, nje gje qe eshte e pakte eshte gjithmone shume e deshiruar. Interneti nuk ekzistonte, pra nuk e kishe ne dore ate se cfare doje te shihje apo te degjoje, por vetem ate cfare servohej neper televizionet tona. Me kujtohet se si me entuziazem shikonim emisionet muzikore, si MTV dhe VIVA, serite televizive per adoleshente, si ''Beverli Hills" etj.

Arta Bajrami

"Kosova Sot": Sa jeni shoqeruar si adoleshente dhe me ke keni qendruar me teper?
Arta Bajrami: Kam qene mjaft e shoqeruar. Nuk e fsheh faktin se edhe une perpiqesha qe sa me shume te lija pershtypje te te tjeret, te bija ne sy, te isha ne qender te vemendjes, qe besoj se eshte dicka qe shprehet tek adoleshentet kudo ne bote. Edhe te ne, pra ne grupin tim te shoqerise, ne njefare menyre secili mundohej te demonstronte dicka te vecante, ne shkolle, ne lagje dhe gjetiu. Une nga natyra jam person mjaft i shoqerueshem, por nuk e mohoj faktin qe nganjehere edhe une jam bere pre e ketyre trendeve. Kete qe po e them une, besoj se eshte e njohur per te gjithe shoqerine tone, e sidomos per gjeneraten time ketu ne Prishtine.

Jetonim nen nje regjim ushtarak, por gjenim force per gjithcka

"Kosova Sot": Ne ate kohe, ku dhe si e keni kaluar kohen e lire?
Arta Bajrami: Kohen e lire e kam kaluar me se shumti duke dale me shoqeri, duke lexuar, por edhe duke kenduar. Perpiquni ta kuptoni se sa argetim te ofronte Prishtina e asaj kohe nen nje regjim ushtarak. Me kujtohet nje moment dhe dua ta tregoj. Isha me shoqeri ne njeren nga diskotekat e Prishtines dhe ne ato momente degjohej kenga ''it's a beautiful life'' e nje grupi suedez qe quhej "Ase of Base". Mu ne ato momente hyri policia serbe e armatosur deri ne fyt per te bere nje ''raci''. Dhe me kujtohet se si i thashe djalit te axhes qe ishte me mua ''aaaaaa, it's a beautiful life ketu te na, mos vet sa beautiful life''. Edhe pse te frikesuar deri ne asht, prape duke qeshur i kalonim ditet.

"Kosova Sot": Ku i keni kaluar pushimet verore?
Arta Bajrami: Eh, sa per pushime verore, kjo gje ndryshonte me ndryshimin e gjendjes politike, qe normalisht reflektonte menjehere ne gjendje ekonomike. Kur prinderit e mi ishin ne pune dhe kishim te ardhura te mira shkonim ne Greqi, Turqi, Bullgari, Kroaci. Por, kur ata u suspenduan nga puna, Ulqini na dukej me i mire se Majami Bic.

Arta Bajrami

"Kosova Sot": Me cfare problemesh jeni ballafaquar ne ate moshe?
Arta Bajrami: Ne fakt, me shume keqardhje per shumicen e bashkemoshatareve te mi qe problemin me te madh e kishin skamjen. Une, si adoleshente, nuk e kam pasur ate problem, sepse prinderit e mi punonin qe te dy, mami ne nje firme private familjare, ndersa babi merrej me muzike dhe keshtu siguronin te ardhura te mjaftueshme, ndoshta jo per ndonje jete luksoze, por edhe per te vuajtur nuk kam vuajtur kurre per asgje. Prandaj i falenderoj prinderit qe me kane rritur pa e ditur asnjehere se cfare eshte te mos kesh per te blere ate qe te duhet. Kete gje nuk mund ta thone shumica e bashkemoshatareve te mi dhe ky fakt me ben te ndjehem shume keq. Por, edhe une ballafaqohesha me probleme te tjera. Ishim te roberuar. Por, adoleshentet sikur nuk duan te dine per gjera te tilla (nuk dua ta nenvleresoj ate problem aq te madh, mos me keqkuptoni, ju lutem). Por, dua te them qe adoleshentet duan kushte te tjera. Nuk na pengonte as fakti qe shkonim neper ''shtepi-shkolla''. Krejt cfare nje adoleshent do eshte qe te qendroje mire materialisht. Pra, te kete per te ngrene mire, per t'u veshur mire dhe per t'u argetuar neper vende te ndryshme. Rinia e sotme kosovare ka shume me shume se qe ne kishim.

Ne kohen e adoleshences time nuk kishim lidhje dashurie

"Kosova Sot": Si e keni paramenduar lidhjen ne dashuri?
Arta Bajrami: Ne kohen e adoleshences time nuk kishim lidhje dashurie. Ne vajzat provonim te ishim ne qender te vemendjes dhe kjo ndodhte edhe me djemte. Ata qe ishin si me te popullarizuarit gezonin simpatine e vajzave dhe anasjelltas. Dhe, ne e quanim te renit ne dashuri, simpati. E gjithe aventura e dashurise ishte krijimi i nje lloj simpatie per dike, flirti, ndonje prekje e lehte shoqerore dhe kaq. Ndoshta te rrihte zemra shume me shpejt per nje person te caktuar, po si ta merrje guximin e t'ia shprehje nje gje te tille. Kerkohej pritja te rritesh pak dhe te piqesh e pastaj te fillosh ndonje lidhje. Te rralle ishin ata qe kishin vertet lidhje dashurie. Ciftet e tille mund t'i njihje ne gishta. Edhe kjo gje ka ndryshuar shume ne ditet e sotme. Sot te rinjte po fillojne shume heret me lidhje dashurie.

"Kosova Sot": A keni pritur propozime nga prinderit apo vete keni vrapuar ne kerkim te dashurise?
Arta Bajrami: Nuk kam vrapuar asnjehere pas dashurise. Ajo ndodh spontanisht. Ndersa prinderit e mi me kane lene te qete ne kete drejtim.

Arta Bajrami

"Kosova Sot": Cili ka qene momenti me i lumtur dhe me i hidhur qe e rikujtoni?
Arta Bajrami: E dua shume nje shprehje qe thote: ''Mos i rikujto momentet e hidhura, sepse ato jane te shumta, por festo momentet e bukura, sepse ato jane te pakta''. Fatkeqesisht, njeriu mban me shume ne mend momentet e hidhura sesa ato te bukura. Por, une dua te rikujtoj vetem momentet e mira. Une besoj qe njeriu ne jeten e tij ka shume me shume momente te bukura se te hidhura, por argumenti qe perdora me lart eshte ai qe na bene te mendojme se njeriu ka me shume vuajtje se gezime. Pra, e verteta eshte qe njeriu fatkeqesisht te keqen e mban me shume ne mend se te miren, mu per arsye se gjerat e mira cilesohen si dicka e rendomte, si dicka qe duhet te ndodhe patjeter ne jete, ndersa te keqijat si dicka jonormale. Por, ja qe ne jete nuk eshte normale qe te kesh vetem gjera normale. Edhe ato jonormale, dhe te hidhura jane pjese e po kesaj jete. Pastaj cfare eshte edhe me interesante eshte se bash gjerat e hidhura shpesh shkaktojne apo i paraprijne gjerave me te bukura. Per ta bere me te qarte do te jap nje shembull: pas luftes, qe ishte dicka shume e hidhur, e tmerrshme, familja ime u bashkua. Ai moment i bashkimit ishte momenti me i lumtur ne jeten time. Besoj qe po e kuptoni logjiken. Pra, per ta ndjere te miren duhet provuar e hidhura perndryshe nuk ke mundesi te besh dallimin dhe cdo gje perjetohet njejte.

"Kosova Sot": A keni menduar ne karrieren te cilen e keni arritur sot?
Arta Bajrami: Po. Shpesh me kane thene edhe te tjeret qe me kane degjuar duke kenduar qe duhet te merrem profesionalisht me kengen, sepse do te ishte dem i madh ta perbuzja kete talent. Dhe, une u besoja atyre, por mbi te gjitha kam besuar ne vetveten dhe ate se cfare mund te bej. Dhe, ja ku jam sot. /kastriote bajrami/kosova sot/10.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Qetsori Tregon Fabula

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 QetsoriQetsori tregon fabula
11/02/09 13:30

Ndersa Mimoza dhe Adelajda po qendronin ne kuzhine, Qetsori ka nisur t’u tregoje atyre fabula te La Fontenit. Ai u recitoi fabulen e luanit, merimanges, bletes dhe mizes. Ai nenvizoi se secila prej tyre kishte nje nenkuptim te rendesishem. “Sigurisht,-ka shtuar ai, - jane te La Fontenit”.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: qetsor ferunaj qetesori qetsori
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Adelajda Si Cucinotta

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 AdelajdaAdelajda si Cucinotta
11/02/09 11:40

Komplimentin me te fundit Adelajdes ia ka dhene Qetsori.Ne sfondin e nje bisede per femrat e nje videoklipi, ne oborr, ku djemte po shijonin rrezet e diellit te sapodale, ka ardhur Adelajda. Djemte kane fishkellyer ne shenje komplimenti, ndersa Qetsori nuk ka qendruar indiferent ndaj “look”-ut te ndryshuar te saj. Edhe pse ne dukje e bezdisur ndaj kerkesave te tij per t’u kthyer e rrotulluar sa andej-ketej, ajo nuk ka nguruar te pozoje. Komlimentit se ajo i ngjan si Maria Gracia Cucinotta, ajo i eshte pergjigjur duke thene se edhe ajo e pelqen.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adela adelaida adelajda xhamani qetsor ferunaj qetsori qetesori
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Mimoza Kercen Para Djemve!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 MimozaMimoza kercen para djemve
11/02/09 11:10

Agonit qe ka dale nga dushi dhe Arjonit u ka terhequr vemendjen Mimoza, ne dhomen e vajzave, qe po kercente. E veshur me nje fustan te hapur, taka te larta e duke levizur ne nje menyre teper provokuese, ajo i ka bere djemte te ngelin te dera duke e pare. Me pas ka hyre Adi, i cili pa pritur “rradhen”, nuk ka hezituar te filloje te kerceje me te.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mimoza krasniqi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi i ben Masazh Aides!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 5

Big Brother Albania 2 Bjordi aidaBjordi i ben masazh Aides
11/02/09 10:55

Dita e sotme i ka dhuruar Aides nje mengjes ndryshe. Ajo i ka kerkuar Bjordit t’i beje nje masazh, t’i ferkoje kurrizin dhe shpatullen. Bjordi edhe pse dukshem jo ne forme, nuk ka pertuar ta beje Aiden te ndihet me mire.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: bjordi biordi bjord mezini aida troka
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 10 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 4, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2: DITA 4 PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


Vajzat shkembejne komplimente
10/02/09 03:50

Ne te gdhire, te ulura jashte ne oborr, Aida dhe Lirita kane komplimentuar njera-tjetren. Sipas Aides, Lirita ka nje trup shume te bukur, por duhet te tregohet mjaft e kujdesshme per te mos shtuar asnje kile tjeter. Ndersa Lirita ia ka kthyer komplimentet duke i thene se syzet optike, asaj, ne te kundert te Agonit qe duket shume i dobet me to, i shkojne jashte mase.

Dua te bej nje femije
10/02/09 04:00

Gjate bisedes mes Aides, Lirites dhe Erjoles, ndersa kjo e fundit ka shprehur kenaqesine qe te jep femija, (ajo ka nje vajze 4-vjecare qe adhuron filmat vizatimore), Aida ka deklaruar se tani, eshte ne moshen e ne momentin e duhur per te bere nje femije. Batutes se Lirites per ta bere bashke, ajo i eshte pergjigjur me friken se c’mund te dilte nga nje kombinim i tille karakteresh.

Republika reciton
10/02/09 03:30

Megjithese ka ngecur ne vargjet e “Poemes se mjerimit”, te Migjenit, Republika ka preferuar te performoje para banoreve te shtepise, te cilet me ne fund vendosen te heshtin e ta degjojne, me nje poezi nga Lermontovi. Para se te fillonte, ajo i ka paralajmeruar te gjithe te mos qeshin, ndryshe, ne gjestin me te pare, do ta braktiste recitimin. Me pas, e joshur nga “suksesi” ajo vazhdoi debutimin e saj me nje tjeter poezi.

Nuk dua te me thone “zemra”
10/02/09 13:30

Duke pire kafen ne kuzhine, Adelajda ka shprehur pakenaqesine dhe paragjykimet e saj ndaj meshkujve qe ne vend t’i therrasin femrat me emrat e tyre, u thone “zemra”. “-Une nuk dua, -ka thene qarte ajo- te me therrasin zemra. Une kam nje emer, me therrit me emer!” Djemte i jane kundervene duke thene se sipas mendimit te tyre nuk ka asgje te keqe ne kete mes, madje kjo mund te jete nje menyre mjaft e mire per te dale nga situata kur nuk te kujtohet emri i vajzes apo gruas qe po i flet, apo, sipas Qetsorit, nje menyre per ta marre ate me te mire e per te arritur ate qe do. “-Une nuk dua dhe pike!- ka vazhduar ajo. –Ose, nese ju vazhdoni ta perdorni, mos t’ju vije keq kur une t’ju therras: -O cuni!”

Late enet? Fshini vendin!
10/02/09 14:10

Nje tjeter perplasje ka ndodhur sot mes banoreve te shtepise se Big Brother. Kesaj rradhe ne kuzhine. Aida pasi ka lare disa ene e me pas ka fshire mire e mire banakun perreth lavamanit, u ka terhequr verejtjen banoreve te tjere qe kishin lare para saj, por kishin e kishin lene vendin gjithe uje. Ne menyre me te drejtperdrejte ajo i eshte drejtuar Adelajdes e cila megjithese u mundua ta kapercente situaten me nje batute, u duk qe nuk i erdhi mire.

Banoret bejne thashetheme
10/02/09 05:00

Aida, Arjoni dhe Agoni kane qene pjese e nje bisede te nisur nga Erjola rreth Adelajdes. Sipas Erjoles, “zysha” eshte e vetmja qe jo vetem nuk merr fare pjese ne sistemimin e kuzhines, por edhe enet qe ben vet pis nuk i lan. Madje ta kthen keq po t’ia vesh ne dukje. Por jo vetem kaq! Sipas Erjoles, ajo kapet edhe pas fjaleve. Nderkohe qe po sipas saj, e vetmja qe “zysha” nuk guxon t’ia zgjase, eshte Aida.

Zhuljeta “kercen” me miushin
10/02/09 10:50

Megjithe volumin e larte e ritmeve metal te muzikes ne mengjesin e shtepise se Big Brother, vajzat kane vazhduar te qendrojne gjate ne krevatet e tyre. Disa prej tyre nuk ishin zgjuar ende, nderkohe qe disa te tjera edhe pse i kishin hapur syte, nuk leviznin nga shtrati, por vazhdonin te meditonin, pa folur asnje fjale. Mes ketyre alternativave, Zhuljeta ka vendosur te beje miushin e saj te kerceje. Dhe keshtu ka bere, e ka tundur dhe e ka shkundur sipas ritmeve metal te AC/DC-ve.

S’mbaj dot syze e kapele
10/02/09 03:30

Nje tjeter argument i trajtuar nga banoret e shtepise kane qene fobite. Adelajda e pyetur se cila ishte fobia e saj, tha se ishte klaustrofobike, kishte frike nga vendet e mbyllura. Per te do te ishte e tmerrshme po te ngelej e bllokuar ne ashensor e po ashtu nuk duronte dot, madje nuk i perdorte fare syzet dhe kapelet, sepse ndihej e bllokuar, pa hapesire. Natyrshem, kjo beri qe banoreve t’u lindte nje pyetje: Si ja ben ne dhomen e rrefimit?”, pyetje te ciles ajo nuk diti t’i pergjigjej.

U detyrova ta largoja vajzen
10/02/09 03:00

Ne oret e para te mengjesit Erjola i rrefen Lirites veshtiresite ne momentet e para te jetes se saj si nene. E kishte lindur vajzen ne Greqi, e vetme, larg familjes se saj, ne nje periudhe kur marredhenia e saj bashkeshortore ishte ne krize e kur as tek ajo e as tek bashkeshorti i saj nuk ishin zhvilluar ende ndjenjat prinderore. “Ajo qe m’u gjend prane, ishte vjehrra ime,- thote ajo, -sepse ajo kishte mundesi te vinte”. Por pas 40 ditesh, vjehrres i duhej te largohej. Erjola e gjendur vetem dhe e pamesuar per rritur nje foshnje, te cilen nuk dinte as ta lante, kishte preferuar me mire t’ia jepte asaj me vete, sesa ta rriste vet. Kohe me pas, e detyruar nga lutjet e vazhdueshme te prinderve te saj per t’u kthyer, ajo dhe burri i saj kishin ardhur ne Shqiperi. “Ishte tmerrshme,- vazhdon Erjola, - vajza nuk me afrohej, sepse nuk me njihte!”

Prova e javes: Arti i dashurise
10/02/09 14:30

Ne dreke banoret jane njohur me detyren e pare te proves se javes. Duke qene se vetem pak dite na ndajne nga Shen Valentini apo Festa e te dashuruarve dhe se nata e dyte e spektaklit Big Brother perkon pikerisht me kete dite, autoret kane menduar ta quajne ate “Arti i dashurise”. Sot banoret jane njohur me detyren e pare te tyre: Ardiani, Qetsori, Lirita dhe Adelajda duhet te pikturonin grafite mbi deren e kopshtit, nderkohe qe te gjithe banoret e tjere ishin te detyruar te ndiqnin proven. Banoret e perzgjedhur nga Vellai i madh kane vene perpareset e kane filluar nga “puna”. Rezultati ka qene nje zemer e bardhe ne nje sfond te kuq, te nderthurrur me diellin ne qiell e “zbukurime” te tjera.Prova filloi e perfundoi me renien e gongut.

Kam rene ne dashuri!
10/02/09 15:00


-“Kam rene ne dashuri me Bjordin dhe Liriten!” Kjo ka qene batuta me e fundit e Aides, teksa banoret e perzgjedhur nga Vellai i madh pikturonin deren e kopshtit, detyra e pare kjo, per proven e javes.

AIDA U LEXON FILXHANIN BANOREVE
10/02/09 16:30

Ndersa Adi fillon te lexoje instruksionet per proven e javes, Erjola i kerkon Aides qe t’i lexoje filxhanin. Gjendja shpirterore e Erjoles sot nuk ka qene fort e kenaqshme, pasi gjithe diten ka folur per vajzen e saj, prandaj edhe ndoshta kerkon te mesoje me shume nga fati. Aida tregohet e gatshme per te treguar ca detaje nga falli i filxhanit, por duket se ky moment shkakton edhe te qeshura tek banoret e tjere, pasi ka mosmarreveshje ne gjetjen e shkronjave qe nuk korrespondojne me ate qe kerkon Erjola. Kjo e fundit ben shaka me ato qe perserit here pas here Aida, ndersa Mimoza qendron gjate gjithe kohes e heshtur duke degjuar me kuriozitet ate qe thote banorja tjeter.

Lirita dhe Adi vizatojne muralen
10/02/2009 17:00

Pasi kane kaluar dis amomente ne oborr banoret impenjohen te gjithe ne realizimin e proves se javes, ku muralja eshte detyra qe i bashkon duke lene menjane bisedat. Lirita, Adi dhe Agoni jane iniciatoret e pikturimit te murales, e cila eshte nje zemer dhe pikturohet brenda shtepise me rastin e festes te dahsuruarve qe bie ne te njejten dite me ate te spektaklit. Zhuljeta dhe Erjola komentojne se bashku momentet sesi pak nga pak zemra fillon te marre formen e plote, madje pergezojne liriten e cila duket shume e apasionuar pas piktures.

Zhuljeta “Nuk jetoj me kujtime”
10/02/2009 17:30

Arjoni dhe Zhuljeta kane hapur nje bisede krejt intime me njeri-tjetrin. Djaloshi pikerisht po i tregon se nga eksperiencat dashurore qe ka pasur nuk e ka pasur shume te lehte ndarjen, pasi e ka perjetuar cdo gje deri ne detaje dhe stres. Zhuljeta si me e pjekur i tregon nuk ka perjetuar asnjehere momente te tilla dhe mendon se problemi qe ka pasur ka qene fakti se ai e ka adhuruar vajzen qe ka dashur dhe ajo e ka pasur me te lehte qe edhe pas ndarjes te mos vuaje, aq sa ai. Zhuljeta pohon se asnjehere nuk ka pasur eksperienca te tilla, po i rekomandon mikut te saj te ri qe gjithsesi nuk duhet ti vendose vetes barrikada dhe per me teper te jetoje me kujtime.

Erjola “Kam punuar pastruese”
10/02/2009 17:50

Per here te pare Erjola pranon para Mimozes se kur ka qene ne Greqi ka punuar si pastruese dhe aty i eshe injektuar ndjenja fanatike ndaj pastertise. Ajo tregon se deri kur ka qene deri ne 16 vjec prinderit nuk linin te merrej me punet e shtepise, pasi donin qe ajo te merrej vetem me studimet. Ajo tregon se familjet greke e lodhnin shume, derisa ajo ja arrinte qellimit per te pastruar ashtu si ato donin. Kjo bisede aludon edhe per banoret e tjera te cilat sipas Erjoles nuk aktivizohen te gjitha per te pastruar shtepine, por merren vetem me rregullimin e vetes dhe jo te mjediseve ku ata jetojne. Vajza nga Elbasani thote se nuk duhet qe autoret ti terheqin vemendjen dhe te nisin pastrimin, por duhet qe e gjithe kjo te kthehet ne nje detyre te perbashket.

Bjordi “Ne fillim ju kam paragjykuar”
10/02/2009 18:10

Djaloshi me i vogel i shtepise se Big Brother tregon impersionet qe pati ne momentin e pare qe i pa nga ekrani banoret e tjere. Ai tregon se eshte ndier shume i frikesuar, ku ka pare djemte e tjere, si dhe ka qene shume dyshues per natyren e tyre te ashper, prandaj edhe i ka paragjykuar, por brenda dites se pare ka ndryshuar totalisht mendimin e tij. Dritani e ngacmon Bjornin duke i kerkuar qe te rrefeje deri ne detaje mendimin e tij, por Qetesori i thote se behet fjale per nje provokim nga ana e djalit nga Gjirokastra. Nderkohe qe bisedat me pas lidhen fort pas muzikes, ku edhe pse te rinj ne moshe, banoret e shtepise diskutojne ne lidhje me festivalet e dikurshme, madje edhe kendojne disa prej kengeve qe kane pelqyer me shume.

Banoret flasin per politiken
10/02/2009 19:00

Me ne fund nje teme serioze ne shtepine e Bib Brother. Pavlini, Dritani, Aida dhe Qetesori diskutojne per menyren e funksionimit te shtetit. Aida thote se nuk do te merret fare me politike, por ka personazhe politike qe i pelqen apo qe nuk i pelqen mbi menyrat drejtuese. Ajo shpjegon se ne qellimet qe ka per jeten, menyra e vetme sesi mund te ndihmoje ne mbarevajtjen e shtetit eshte te paguaje taksat, pasi ato jane baza e nje shteti. Nderkohe Pavlini shpjegon se qeveritaret tane abuzojne me votat e qytetareve, pasi marrin voten ata nuk japin as minimumin per ata qe i kane zgjedhur. Dritani tenton te mbylle gjithe biseden dhe te mos flasin me per politike, madje shpjegon se ata ndihen shume te privilegjuar qe nuk marrin asnje informaicon nga jashte, per me teper ato qe lidhen me politiken.

Aida “Po bej pauze ne dashuri”
10/02/2009 19:30

Debati mes Pavlinit dhe Aides ka zbuluar se vajza nga Tirana, ka pak kohe qe eshte ndare nga i dashuri vetem per nje periudhe te shkurter dhe kjo sipas ne te mire te lidhjes se tyre. Aida shpjegon se kjo ndarje ka te mira per te dyja palet, ku distancat dhe disa probleme te tjera mes tyre kane bere qe ata te bejne nje pushim te vogel mes tyre dhe kjo me nje kompromis qe ata kane vendosur mes tyre. Aida thote se nuk eshte egoiste nga natyra, pasi nese do te kishte qene do t’i kishte kerkuar te dashurit te kthehej nga Amerika, prandaj zgjodhur te kunderten, me mirekuptim te mendojne me shume mbi te ardhmen e lidhjes. Ajo shpjegon se gjate ketyre dy muajve te kesaj pauze ata do te reflektojne me shume per te ardhmen. Pavlini nuk arrin dot te kuptoje gjithe situaten qe tregon Aida, duke theksuar se nese ai do te ndahej nuk mund te bashkohej me per asnje arsye. Sipas tij shume vajza sapo ndahen nga nje djale lidhen menjehere me nje djale tjeter dhe kjo tregon se ato jane shume te dobeta.

Agoni “Vajzat shqiptare jane te embla”
10/02/2009 20:30

Adi, Bika dhe Agoni bisedojne per femrat. Agoni mendon se femrat nga Shqiperia, jane me te embla krahasuar me vajzat e Prishtines dhe kane nje te folur shume perkedhelese dhe joshese per meshkujt e Kosoves. Adi mendon se edhe vajzat e Kosoves jane shume te embla dhe nuk nguron qe te thote mendimin e tij per Mimozen, e cila sipas tij eshte shume sensuale. Me ardhjen e Dritanit mes tyre biseda zhvendoset tek deshira qe ka Republika per t’u bere oficere policie. Ajo mendon se supriza me e bukur do te ishte sikur te pranohej te behej oficere pasi te dilte nga shtepia. Dritani mendon se perpos pasionit qe Bika ka per ushtrine, ata qe e provojne nuk mendojne njesoj si ajo. Me pas biseda zhvendoset ne planet qe ata kane per te udhetuar neper Shqiperi pas daljes nga shtepia e Big Brother, me nje turne te gjate nga Shqiperia ne Kosove Kosove.

Tani ben thashetheme per Adin
10/02/2009 21:00

Te mbledhur ne kopesht Tani, Zhuli, Lirita dhe Arjoni flasin per Adrianin. Djali gjirokastrit thote se sa here qe i ze ne goje moshen Adit ai nuk i kthen pergjigje dhe e ka shume problem, prandaj duhet qe te flasin me ze te ulet, pasi nuk do te ndihet mire. Sipas Dritanit nuk ka asnje problem te tregosh moshen reale, sidomos tek meshkuj, pasi tregon pjekuri. Nderkohe Arjoni thote se perpos moshes qe ka Adi gjithsesi nuk duket per 40 vjec, ndoshta pasi kujdeset shume per veten dhe sjelljen e tij e pershtat pothuajse me te gjithe banoret e tjere.

Erjola debaton ashper me Zhuljeten
10/02/2009 22:00

Ndersa banoret e tjere jane duke qendruar te qete ne hollin e madh te shtepise se Vellait te Madh, Erjola akuzon Zhuljeten se u ndodh aty ne nje moment te papershtatshem dhe ishte pa lidhje aty, pasi nderhyri ne nje bisede qe ajo kishte me Aiden. Te dyja vajzat nisin te ironizojne njer-tjetren me batuta te forta, qe gjithsesi arrijne ne nje sfide te perbashket qe u japin ato njera-tjetren se cila do te jete me gjate ne gare. Zhuljeta i thote Erjoles se do te kete kohe te mjaftueshme ta shohe suksesin e saj dhe kurrsesi deshtimin dhe kete do ta vertetoje sipas saj koha.

Adela “Bjordi te me kerkoje falje”
10/02/2009 22:20

Bjordi i afrohet vajzave qe jane ulur ne divan, por Adela i thote te largohet, pasi ai e ka ofenduar duke e quajtur psikopate. Djali me i vogel i shtepise i kerkon falje dhe i thote qe nuk e ka pasur me te vertete ate qe ka thene. Ai i thote Mimozes qe ta binde Adelen per ti folur, pasi eshte penduar, por qe te dyja vajzat qeshin. Nderkohe qe Mimoza ben shaka me te foluren e Bjordit, por ky i fyndit merzitet dhe i kerkon asaj qe te mos e vere ne loje pasi nuk ndihet mire. Por, i perqendruar tek biseda ai nuk e sheh qe Mimoza eshte duke i lyer gishtat me manikyr, moment ky qe shkakton te qeshura edhe tek banoret e tjere qe e ndjekin me kujdes kete skene.

Arjoni dhe Zhuli, ne dhomen e ditarit
10/02/2009 22:20

Arjoni dhe Zhuljeta bisedojne me njeri-tjetrin se si do te interpretoje tekstin e proves se javes qe eshte “Romeo dhe Zhuljeta”. Pjesa qe ata kane per te interpretuar eshte nje version i moderuar i tragjedise shekspiriane, te cilen ata jane duke e mesuar ne qetesi ne dhomen e ditarit, nje vend ku ata mund te interpretojne sa me mire dhe pa u ndikuar nga te tjeret. Ata diskutojne me njeri-tjetrin per intonacionin dhe ne fund vendosin qe nese do te jene ne ndonje situate te sikletshme do te perpiqen qe te improvizojne.

Bika “Si e imagjinoj Romeo & Zhuljeta”
10/02/2009 23:00

Republika dhe Agoni jane duke realizuar skenarin e pjeses “Romeo dhe Zhuljeta”. Ata kane programuar qe kjo pjese teatrale te realizohet ne ballkon, por Arjoni dhe Zhuli thone se nuk eshte e njejta pjese klasike qe ka menduar Bikja, pasi eshte si tip parodie dhe jo tragjedi. Agoni thote se Valsi i dy te dashuruarve do te filloje pasi te dalin nga skena Arjoni dhe Zhuli. Nderkohe ne pjesen tjeter te shtepise se Big Brother, Adi dhe Lirita jane duke pastruar patate per te bere gati ushqimet, ndersa Erjola eshte duke sistemuar kuzhinen, pasi te marre persiper pas pak minutash edhe pergatitjen e darkes.

Aida “Kush do rezistoje deri ne fund”
10/02/2009 23:00

Aida dhe Bjordi jane akomoduar ne verande dhe po bisedojne shkujdesur larg vemendjes te banoreve te tjere. Ata mendojne se gjithe kjo miqesi eshte shume e bukur, por nuk i dihet nese do te jete apo jo e tille deri ne fund. Aida thote se eshte shume e veshtire dhe kjo do shihet se kush do te rezistoje deri ne fund, pasi deri atehere shume gjera do te ndryshojne. Aida e komplimenton Bjordin duke i perkedhelur sedren per inteligjencen e tij. Me pas ajo tregon per mikeshat e saj te ngushta qe e shohin nga ekrani, arsyet qe e shtyne per te hyne ne Big Brother, madje tregon se edhe i dashuri i saj mund ta shohe ne ato caste. Bjordi habitet sesi ajo ka te dashur pasi nuk e kishte degjuar me pare dhe e ngacmon duke i thene se mund te behet xheloz kur ai e puth. Por, Aida pohon se ai e njeh shume mire dhe nuk mund te ndodhe kjo gje. Bjordi behet kurioz dhe e pyet per shume detaje, por ajo mjaftohet me faktin se nuk jane ndare zyrtarisht, por jane duke bere nje pauze te shkurter.

Tani “Kam te fejuaren jashte shtepise”
10/02/2009 23:30

Nen presionin e Mimozes dhe Bjordit, me ne fund Dritani e pranon se jashte shtepise se Big Brother e pret e fejuara. Ata e pyesin se cila ishte arsyeja qe ai hyri ne loje, kur ishte i fejuar. Mimoza i thote se ai nuk mendon fare per ate qe mund te merzitet qe mungeses se tij, por Tani e kundershton. Ai thote se e fejuara e tij e ka mbeshtetur ne vendimin qe ka marre per te qene pjese e edicionit te dyte te Big Brother dhe ndieht shume krenar per kete. Dy me te rinjte e ngacmojne me pyetje te shumta duke i thene se a do te martohet kur te dale nga shtepia dhe bejne humor, ndersa Dritani perpiqet ti evitoje me kujdes.
/top channel/10.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Dritani "Kam Te Fejuaren Jashte Shtepise"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 4

Big Brother Albania 2 DritaniTani “Kam te fejuaren jashte shtepise”
10/02/2009 23:30

Nen presionin e Mimozes dhe Bjordit, me ne fund Dritani e pranon se jashte shtepise se Big Brother e pret e fejuara. Ata e pyesin se cila ishte arsyeja qe ai hyri ne loje, kur ishte i fejuar. Mimoza i thote se ai nuk mendon fare per ate qe mund te merzitet qe mungeses se tij, por Tani e kundershton. Ai thote se e fejuara e tij e ka mbeshtetur ne vendimin qe ka marre per te qene pjese e edicionit te dyte te Big Brother dhe ndieht shume krenar per kete. Dy me te rinjte e ngacmojne me pyetje te shumta duke i thene se a do te martohet kur te dale nga shtepia dhe bejne humor, ndersa Dritani perpiqet ti evitoje me kujdes.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: dritan tani shehaj sheha
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Adela "Bjordi Te Me Kerkoje Falje"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 4

Big Brother Albania 2 BjordiAdela “Bjordi te me kerkoje falje”
10/02/2009 22:20

Bjordi i afrohet vajzave qe jane ulur ne divan, por Adela i thote te largohet, pasi ai e ka ofenduar duke e quajtur psikopate. Djali me i vogel i shtepise i kerkon falje dhe i thote qe nuk e ka pasur me te vertete ate qe ka thene. Ai i thote Mimozes qe ta binde Adelen per ti folur, pasi eshte penduar, por qe te dyja vajzat qeshin. Nderkohe qe Mimoza ben shaka me te foluren e Bjordit, por ky i fyndit merzitet dhe i kerkon asaj qe te mos e vere ne loje pasi nuk ndihet mire. Por, i perqendruar tek biseda ai nuk e sheh qe Mimoza eshte duke i lyer gishtat me manikyr, moment ky qe shkakton te qeshura edhe tek banoret e tjere qe e ndjekin me kujdes kete skene.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adelaida adelajda xhamani bjordi mezini mimoza krasniqi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online