All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 21 February 2009

Big Brother Albania 2: Nata e Trete, Spektakli!

BIG BROTHER ALBANIA 2, NATA E TRETE, SPEKTAKLI

Big Brother, shqiptaret largojne nga shtepia Erjolen

Pas nje jave te nxehte debatesh ne shtepine e Big Brother jane krijuar grupet e para. Por ndersa shumica e banoreve kane vazhduar me preokupimin e vetem kalimin e proves se javes, per Erjolen dhe Zhuljeten, perpjekjet ishin per te fituar simpatine e publikut, per t’i shpetuar daljes nga gara.

Ndarja e konkurenteve ka shkaktuar edhe konfliktin e pare mes Aides dhe Adelajdes te cilat akuzonin njera tjetren. Por gjate kesaj jave ne shtepi ka patur feste, te gjithe konkurentet kane festuar pavaresine e Kosoves. Prova e javes ishte qe konkurentet te mesonin permendesh disa informacione, te jetonin me veshtiresite e kufizimit te levizjes per shkak te pengesave qe Vellai i Madh kishte vendosur ne te gjithe shtepine, si dhe te njihnin konkurentet ne fotot e tyre ne kohen kur kane qene foshnje.

Ne fund prova nuk u kalua. Kjo do t’i privoje banoret nga gjysma e buxhetit te tyre te javes. Erjola ka treguar disa sekrete te jetes se saj sentimentale. Ajo i ka treguar Vellait te Madh se ka vendosur qe te ribashkohet me ish-bashkeshortin e saj me te cilin ishte divorcuar vetem 4 muaj me pare. Dhe Vellai i Madh i ka qef surprizat. Genti ka shkuar te takoje Erjolen. Dhe kur s’ke shume fat ne loje ke fat ne dashuri.

Erjola me 56 % te votave te shqiptareve doli nga shtepia e Big Brother per t’u kthyer serish prane bashkeshortit te saj, vajzes se tyre dhe prinderve. Gara eshte bere shume e forte tashme pasi ne kandidimin jane 4 konkurente, Adelajda, Aida, Agoni dhe Arjoni. Ata do votohen nga shqiptaret per te zgjedhur se kush do lere shtepine. Paqsori eshte zgjedhur serish nga banoret si i Zoti i Shtepise. Por surpriza me e forte ishte letra qe babai i Bjordit i ka nisur djalit te tij i cili se ka njohur kurre te atin.

Pas emocioneve te forta qe solli historia e dhimbshme e familjes se Bjordit, nje surprize e Big Brother riktheu te qeshura ne shtepi. Lopet, Sonja dhe Tea jane edhe prova e javes per banoret. Ata duhet t’i mirembajne dy lopet dhe ne nje jave duhet te mbledhin 250 litra qumesht prej tyre. Prodhimi me pas do t’u shperndahet qendrave sociale. Banoret jane ndare ne cifte per te nisur sfiden si barinj. /top channel/






















- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Prova e Javes!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Prova e Javes Big Brother Albania 2Prova e javes
21/02/2009 23:40

Te gjithe banoret dolen ne zonen e Kampingut pasi aty i priste nje surprize e vecante por, qe ne te njejten kohe do te sherbeje dhe si gjysme prove per javen ne vazhdim. Aty ndodheshin dy "mikesha" te reja per banoret. Jane dy lope, Tea dhe Sonja per te cilat banoret do te duhet te kujdesen gjate kesaj kohe. Keshtu banoret do te shnderrohen ne kujdestare te tyre dhe do te kujdesen per mbarevajtjen, ushqimin apo edhe mjeljen e lopeve. Brenda ne shtepi ishte edhe nje veteriner, i cili u dha udhezime se si te kujdesen per to. Banoret do te ndahen ne cifte dhe per cdo dy ore secili cift do te kryeje detyren e tij, kjo pergjate gjithe javes. Keto cifte do te percaktohen nga Sori qe u perzgjodh per te dyten here nga banoret si kryefamiljari. Gjate kohes qe do te kujdesen per lopet, ciftet do te strehohen ne tende dhe do te mbajne pishtarin ndezur.

Ne fund te javes, banoret duhet te kene mbledhur 250 litra qumesht dhe me kete qumesht do te prodhohet djath qe do te shperndahet ne disa qendra sociale.

Banoret dukeshin entuziaste dhe te habitur per kete prove te re.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: JAVA 2 NOMINIMET!



BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 2 NOMINIMET

Kush Ke Nominoi:

Zhuljeta: REPUBLIKA, ADELAJDA
Mimoza: ARJONI, AGONI
Republika: ARJONI, ZHULJETA
Pavlini: AIDA, ARJONI
Arjoni: DRITANI, BJORDI
Adelajda: AGONI, AIDA
Dritani: ARJONI, AGONI
Qetsori: AIDA, ARJONI
Agoni: ADELAJDA, REPUBLIKA
Aida: ADELAJDA, QETSORI
Lirita: ADELAJDA, QETSORI
Ardiani: ARJONI, ZHULJETA
Bjordi: PAVLINI, DRITANI

Rezultati Final:

6 ARJONI (NOMINUAR)
4 ADELAJDA (NOMINUAR)
3 AGONI (NOMINUAR)
3 AIDA (NOMINUAR)
2 DRITANI
2 QETSORI
2 REPUBLIKA
2 ZHULJETA
1 BJORDI
1 PAVLINI
0 ARDIANI
0 LIRITA
0 MIMOZA
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: I Ati i Shkruan Bjordit!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 15

Bjordi Big Brother Albania 2I ati i shkruan Bjordit
21/02/09 23:00

Big Brother i ka rezervuar Bjordit nje surprize jo te zakonte: nje leter nga i ati. Ajo u lexua per publikun gjate spektaklit, nga Arbana, por edhe Bjordi do te kete mundesi, pas aprovimit te se emes, ta lexoje ate. I ati e ka braktisur Bjordin kur ky ishte fare i vogel dhe qe atehere Bjordi nuk ka patur asnje kontakt me te. Ne leter ai i shpjegonte te birit arsyet qe e kishin cuar ne nje veprim te tille. Ai kishte qene i alkoolizuar dhe kjo kishte qene vetem nje nga pasojat, por sigurisht me e renda. Por ai tashme kishte ndryshuar, kishte hequr dore nga pija prej vitesh dhe kishte kuptuar shume nga gabimet e tij. Ai i shkruante gjithashtu se e kishte ndjekur keto kohe ne Big Brother dhe se Bjordi i ishte dukur nje djale i mrekullueshem, merite e padiskutueshme kjo edhe e Antonetes, te emes se tij. “Me fatin nuk behen biseda paraprake, - perfundonte i ati i Bjordit letren e tij, duke cituar Hygon, - eshte mbreti fat ai qe na ben ose fatlum ose fatkeq!”

VIDEOJA


LETRA E TE ATIT

Bjordit te mrekullueshem!

E para gje qe dua te te them eshte, merre ne konsiderate punen pedagogjike te mamas, zonjes Antoneta, qe e vetme ka ndertuar tek ti, origjinalitetin e te riut shqiptar ne nje vend te huaj. Bjord, mendoj se ka ardhur koha qe ti duhet te dish, se perse ke patur prane, gjate rritjes tende, vetem nje prind. Ne emer te se vertetes, do te te them ate qe duhet thene, edhe pse e verteta eshte kunder meje. Bjordi, ne kohen kur linde ti, une isha kthyher ne nje alkoholist, dhe merret me mend se alkoholi sjell pasoja kudo, ne rruge dhe familje. Shkurtimisht duhet ta kem tepruar, dhe mora kete denim qe po e vuaj dhe sot, 20 vite larg teje, larg nje femije te mrekullueshem si ti. Bjord, kisha humbur nje grua dhe nje djale, dhe per te mos i humbur te gjitha, ne qershor te vitit 1994, mora nje vendim, ate Bujarin pijanec, e kapa prej veshi, e hodha ne lumin Danub, dhe keshtu vazhdova te jetoj, pa alkohol dhe sot ndihem sa i qet, aq edhe i mirepritur ne cdo ambient shokesh apo miqesh.

Jeta po e sjell se dosja jone familjare ka nje faqe letre ende te pa shkruar, jane konsumuar dy akte te drames se familjes tone, ka mbetur akti final… u nis me martese vazhdoi me ndarje, dhe perfundoi me nje pendim nga njera ane, dhe me nje falje nga ana tjeter (keshtu e parashikoj une aktin e trete). Bjordi, tek njeriu ekzistojne dy ndjenja teper te fuqishme, jane dashuria dhe urrejtja, kur njera ane konsumohet e merr fuqine tjetra. Ne, banoret e ketij shekulli, nuk kemi cfare i shtojme filozofise njerzore kur... Hygo, Dostojevski dhe te tjeret, i jane futur njeriut deri ne kocke, dhe cdo fenomen njerzor eshte specifikuar dhe kualifikuar ne definicione te holla logjike. Pra eshte thene gjithcka, neve na mbetet vetem te zbatojme rregullin e jetes, dhe kaq njeru di ta bej. Bjordi, gjeja me e mire qe ekziston tek ti, cka une po shoh keto dite eshte, qe ti je futur ne ate ambient shokesh dhe shoqesh, dhe ti nuk je egoist, nuk te degjova kurre te thuash une ketu e une atje, egoizmi sjell tek te tjeret neveri, ndoshta po e teproj ne zgjatjen e kesaj letre, por edhe nese eshte keshtu, e bej sepse s'kam te ngopur duke komunikuar me ty. Shpresoj se nje dite, loti i dhimbjes time do te pushoj, dhe ndjenjes se lodhur nga vuajtja do t'ia zer vendin nje tjeter ndjenje qe quhet lumturi.

I shtrenjti im Bjord, po e mbyll letren me fjalet e te madhit Viktor Hygo: “Me fatin nuk behen biseda paraprake, eshte mbreti rast ai qe te ben dhe fatkeq dhe fatlum.”

Te puth me mall dhe me lot, Babi!
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: bjordi mezini
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Adela, Agoni, Aida dhe Arjoni Te Nominuar!

Big Brother Albania 2 Nominimet

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 2, TE NOMINUARIT

ADELAJDA XHUMANI
AGON RADONIQI
AIDA TROKA
ARJON MUCA

Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove

Per te VOTUAR Arjonin, dergoni: BB ARJON ne 15191
Per te VOTUAR Adelajden, dergoni: BB ADELAJDA ne 15191
Per te VOTUAR Agonin, dergoni: BB AGON ne 15191
Per te VOTUAR Aiden, dergoni: BB AIDA ne 15191

Nga Shqiperia, mesazhi kushton 100 leke + TVSH. Nga Kosova, 80 cent + TVSH.

Ndersa, ketu tek AlbaVipNews.blogspot.com per te shprehur opinionin tuaj, votoni ne sondazhin ne te djathte!
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: goni arioni adela
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: ERJOLA ELIMINOHET!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Erjola Big Brother Albania 2Surprize dhe eleminim per Erjolen
21/02/2009 22:40

Banorja e pare e cila le shtepine e Big Brother Albania eshte Erjola. Ky vendim u morr nga publiku, 56% e te cilit votoi per ta nxjerre ate nga loja.Erjola qe me pare ndihej e frikesuar dhe ne ankth, ne momentin e daljes ndihej teper konfuze dhe tha se nuk kishte fjale se si ta shprehte. Perpara daljes nga shtepia, per Erjolen Big Brother kishte rezervuar nje surprize. Ajo u takua me bashkeshortin e saj (Gentin), me te cilin ishte ndare prej 4 muajsh. Erjola u duk shume e emocionuar dhe e lumtur per kete takim, gjate te cilit ata kane lene te kuptohet qe do te rikthehen bashke.
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Rezultati i sondazhit ne AlbaVipNews.Blogspot.com

ERJOLA 323 (57%)
ZHULJETA 237 (42%)

TOTAL 560
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Banoret Nuk Kalojne Proven e Javes!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Big Brother Albania 2Nuk kalojne proven!
21/02/2009 22:20

Prova e javes ishte ndare ne tre faza. Ne fazen e pare banoret u perballen me sfiden e mos prekjes se rrezeve X imagjinare qe ishin vendosur ne shtepi qe prej dites se djeshme. Banoreve u duhej te mos i preknin dhe te mos i kepusnin ato.

Ne fazen e dyte u perzgjodhen gjashte banore per t'u pyetur ne lidhje me proven e javes. Ata u ndane ne dy grupe, perkatesisht Aida, Pavlini dhe Mimoza ne grupin e pare dhe Adi, Bika dhe Bjordi grupi tjeter. Kjo prove konsistonte ne mbajten mend te kurioziteteve dhe grupi i pare nuk ja doli mbane duke thene vetem nje pergjigje te sakte nga 5 pyetjet. Ndersa grupi i dyte dha nje rezultat me te mire duke gabuar vec ne njeren pyetje.

Ne fazen e trete banoreve u duhej te gjenin fotot e vegjelise qe u perkisnin njeri tjetrit. Ata shkuan tek dhoma e akuariumit ku ishin te vendosura fotot dhe u ndane serish ne dy grupe. Kete prove ata e kishin me te lehte sepse arriten te gjenin fotot e duhura pa shume veshtiresi.

Por, me gjithe perpjekjen e banoreve, Vellai i Madh vendosi qe prova te mos quhej e suksesshme sepse banoret nuk ishin impenjuar ne maksimum dhe per kete arsye buxheti i tyre per javen ne vazhdim, do te pergjysmohet.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Bika e Big Brother, Krenaria e Lazaratit!

Republika Kasmahu
/photo top channel/

'Lazarati, krenar per Republiken ne Big Brother'

Ne Lazarat me familjen e Republika Kazmes se Big Brotherit. Flet gjyshja dhe xhaxhai qe e ka rritur. "Kur hapi biseden per te shkuar ne Big Brother, i pari e mbeshteti djali i xhaxhait, pastaj gjithe familja"

Republika Kazma sfidoi mentalitetin dhe ligjet e pashkruara, qe vazhdojne te ekzistojne ne fshatin ku ajo jeton, Lazarat, me pjesemarrjen ne edicionin e dyte te Big Brother. Por, ndryshe nga sa pritej, guximi i treguar prej saj eshte kthyer ne nje pike krenarie ne kete zone.

Pothuajse te gjithe banoret e kane pershendetur kete ndermarrje te vajzes se fshatit te tyre, madje duke shpresuar edhe ne nje fitore te saj. "Eshte nje arritje shume e madhe, qe tregon se emancipimi ketu te ne eshte me se i pranishem", - shprehet njeri prej banoreve ne qender te fshatit, ndersa pyesim per shtepine e Republikes, apo Bikes, sic njihet ndryshe.

Ne hyrje te baneses del dhe na pret xhaxhai i Bikes, Enver Kazma, i cili na fton te hyjme brenda. Ne dhomen e vogel, gjeja e pare qe bie ne sy eshte njeri prej kanaleve te Big Brother-it, i fiksuar ne ekranin e televizorit. Qysh prej dates 7 shkurt, ne familjen Kazma ndiqen vetem dy stacionet qe transmetojne kete reality shoe, deri ne oret e para te mesnates. "Ne fillim, diten e pare qe me iku nga shtepia, u merzita shume, por tani e shoh gjithe diten dhe cmallem". Keshtu e nis rrefimin gjyshja e Republikes, Rabi Kazma, e cila e ka rritur ate thuajse foshnje. Pavaresisht moshes se thyer, e ka kuptuar vendimin e mbeses se saj, ndonese ne fillim me pak medyshje. Ka qene nje vendim i Republikes, e qe me pas u pasua nga aprovimi i djalit te xhaxhait te saj, e me tej prej gjithe anetareve te familjes.

"Jam shume e kenaqur qe Bika ka vajtur atje. Ne fillim me erdhi pak keq, se mendonim per opinionin e fshatit. Por Bikes i ishte mbushur mendja dhe me tha qe do te shkonte, sido qe te ishte, se donte t'i dilte per zot vetes se saj. "Te vesh me shendet", - i thashe une. "Jam kenaqur shume deri tani qe e shoh atje. Tere diten e tere naten aty i kam syte. Sic e kisha ne shtepi, ashtu me ka dale edhe atje. Ajo ka qene shume e mbyllur brenda. Qe femije ka qene e prere ne vendimet e saj dhe ashtu vazhdon te jete", - tregon me tej gjyshja Rabi.

Qendrimi i vajzes se tyre brenda shtepise se Big Brother-it, u duket shume korrekt dhe thone se Bika eshte e njejta me ate qe kane njohur pergjate gjithe jetes. Asgje nuk ka ndryshuar tek ajo gjate kesaj kohe te qendrimit ne shtepi. E fakti qe ka thyer nje mentalitet, tregon per nje fryme te re. "Une si xhaxhai i Bikes, e kam pritur me kenaqesi vendimin e saj. Qejfi ma kishte qe ne fillim, pavaresisht rrethanave, ekonomise e cdo gjeje tjeter. Edhe gruaja dhe femijet e kane pritur me kenaqesi dhe sebep ka qene djali im, kusheriri i Bikes, por qe ajo i thote vella. Ai e ka mbeshtetur me shume nga te gjithe. Mamase sime, qe e ka rritur, ne fillim i erdhi pak keq, edhe per shkak te moshes, por edhe sepse jetojme ne fshat, me ligje e kanune. E kam mbeshtetur dhe do te vazhdoj ta mbeshtes. Qekur mori vendimin e vleresova, tani varet se si do te vleresohet nga te tjeret. E di cfare edukate ka, e di ne c'ambient eshte rritur, eshte edhe e arsimuar. Ajo duhet te beje perpara, te ece, se koha ka bere punen e saj", - shprehet me tej Enveri, xhaxhai i Bikes, qe ne te vertete e ka rritur.

Familja Kazma vlereson gjithashtu faktin se, nje pjese e mire e bashkefshatareve te tyre e kane pershendetur dhe e mbeshtesin Biken. Dhe pse punet marrin gjithe diten, oret e darkes dhe ato te vona pas mesnate, jane "takimi" i Enverit me Biken, kohe ne te cilen e ndjek me vemendje maksimale. "E ndjek deri ne oren 2 te nates, pasi diten nuk kam mundesi, se jam ne pune. Deri tani me ka pelqyer qendrimi i saj, eshte e vendosur, nga memoria eshte shume e forte dhe nuk e tradhton asnjehere fjalen qe thote. Eshte origjinale, nuk di te shtiret, eshte shume e drejte dhe i urren njerezit qe shtiren. Por, nje fjale popullore thote qe te drejtit i eshte prere gjuha", - shprehet me tej Enver Kazma.

Fakti nese vajza e tyre, Republika, del fituese e ketij edicioni, nuk eshte shume i rendesishem. Ajo qe vlen me shume per familjen Kazma, jane vlerat qe po tregon dhe do te vazhdoje te tregoje Bika, per sa kohe do te jete pjese e edicionit. /entela bani/shekulli/21.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: bika republika kazma kasmahu
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Genta Ismajli, Kenga Eshte Jeta Ime...

Genta Ismajli
/photo public domain/

INTERVISTE: Gentiana Ismaili
Kenga eshte jeta ime, adhuruesit shpirti im

“Me ate qe kam arritur deri tani ne kenge jam e kenaqur, por per mua eshte shume me rendesi te sjell nje stil te ri, te cilin e pelqejne adhuruesit e mi dhe kete edhe mundohem ta arrij“, thote Genta

Kengetarja Genta Ismaili thote se nuk kursehet qe t’i ofroje perhere publikut dicka me ndryshe, sepse po i ofrove te njejten gje publikut, atehere nuk do te ishte me shume interesant as per mua si kengetare profesionale dhe as per publikun. Ne vazhdim per me shume lexoni intervisten me Genta Ismailin per gazeten “Kosova Sot”.

”Kosova Sot”: Ne paraqitjet tuaja gjithnje performoni ndryshe, si e arrini kete?
Gentiana Ismaili: Une gjithnje jam munduar qe t’i jap publikut dicka me ndryshe, sepse po i dhe te njejten gje nuk do te ishte me shume interesante as per mua si kengetare profesionale dhe as per publikun. Une them qe eshte shume e veshtire te realizosh ate qe me te vertete ti e mendon te ne, sepse askush per mendim timin nuk i jep punes se vet aq rendesi sa per te dale dicka e jashtezakonshme. Ne keso rrethanash te nevojitet nje ekip i cili ndoshta me shume se une vete do t’i jepte rendesi dukjes time me mire. Po flas per rrobaqepesit, per parukieret, per dizajneret, per produksionet e ndryshme qe realizojne klipet tona. Duhet patjeter te japesh maksimumin nga vetja per t’i realizuar keto te gjitha, per te dale dicka afer prej asaj qe e mendoj une. Por, prape jam shume e kenaqur, sepse jam inspirim i vajzave po ashtu edhe i grave, te cilat ne shumicen e rasteve me kerkojne modele te ndryshme te fustaneve te mia. Po ashtu, jam shume e lumtur qe inspiroj edhe kengetare te ndryshme, te cilat tani ndihen tamam. Kjo me ben mua shume te lumtur, sepse per mua eshte shume me rendesi te sjell nje stil te ri, te cilin e pelqejne, andaj kete edhe mundohem t’ia arrij.

”Kosova Sot”: Se fundi keni nxjerre ne treg videoklipin e kenges “E pamundur”, si e komentoni kete?
Gentiana Ismaili: Per kete klip te kenges “E pamundur” punuam nje jave. Kenga eshte nga Ilir Berani, te cilit i falenderohem shume. Kete klip e ka marre persiper regjisorja Arta Kallaba, e cila eshte perkujdesur per te gjitha, pervec kameres qe ka xhiruar Bekim Korca. Arta insistoi qe klipin ta bejme sa me te thjeshte, qe te dale sa me origjinal. Kerkoi nga une me shume rendesi t’i jap aktrimit. Une u gezova shume, sepse edhe aktrimin e dua shume. Me tha qe lotet duhet t’i nxjerr te vertete. Nuk me intereson mua per cfare ti do te qash, me tha. Kryesorja eshte qe une qava me te vertete ne kete klip dhe perjetova te gjithe ate qe ishte ne tekstin e kenges “E pamundur”. Ishte nje eksperience e re edhe nje ndjenje krejtesisht tjeter prej atyre klipeve me kenge ritmike qe kam realizuar deri me tani. Nuk me intereson a me del fytyra edhe aq e bukur sa me intereson qe te jap nje emocion origjinal edhe te publiku, njejte ashtu sic e perjetova edhe une. Videoklipin e punuam me produksionin “Magic eye”.

”Kosova Sot”: Kush eshte sponsor i ketij videoklipi?
Gentiana Ismaili: Une, ne asnjerin videoklip nuk jam sponsoruar, por e gjithe kjo ka qene projekt i produksionit “Arboni”.

”Kosova Sot”: Jeni duke punuar ne ndonje projekt?
Gentiana Ismaili: Po, jam duke punuar ne albumin ne gjuhen angleze. Une per kete ndihem shume krenare, pasi edhe dy kenge ne kete album do te jene nga Kara Dioguardi, tashme eshte edhe juriste ne “American Idol”. Ajo me vleresoi si nje kengetare qe permbush te gjitha kushtet per tregun nderkombetar dhe kjo gje me dha vullnet edhe me shume ne menyre qe te punoj ne kete album. Perndryshe, ndihem shume mire, por te njejten kohe edhe me shume stres, sepse eshte nje pergjegjesi shume e madhe ta nxjerresh nje album te suksesshem ne gjuhen angleze. Me sa fuqi qe kam do te mundohem qe ky album te jete me kenge sa me te bukura.

Genta Ismajli
/photo by besnik hasanaj/

”Kosova Sot”: Kush jane bashkepunetoret tuaj ne albumin qe jeni duke pergatitur?
Gentiana Ismaili: Ne kete album bashkepunetor eshte Xhon Goci, menaxheri im qe kam ne Amerike, te cilin e falenderoj qe ne cdo moment me rri ne krah dhe me ndihmon per cdo gje. Vetem e ka nje problem. Nuk mund te pajtohet se si shkon biznesi i muzikes ne Kosove. Bashkepunetore imja eshte edhe Kara Dioguardi, po ashtu edhe produksione te tjera, te cilat tani nuk mund t’i permend me emra.

”Kosova Sot”: Sa jeni e kenaqur me karrieren tuaj?
Gentiana Ismaili: Une jam shqiptare e rritur ne Amerike, ndersa karrieren e fillova ne vendlindjen time me kenge shqipe. Per suksesin tim, qe kam arritur deri tani, duhet falenderuar familjen, adhuruesit, mediet, Florin Halitin, gazetaret etj. Eshte koha qe une te realizoj edhe kenge ne gjuhen angleze, e cila eshte gjuha ime e dyte, per mos ta lene anash as Ameriken time te dashur ku kam kaluar gjysmen e jetes sime. Sikur mos ta realizoja kete, nuk do te ndihesha e kompletuar. Perndryshe, adhuruesit e mi me kane perkrahur gjithnje me ate qe kam bere ne keto 5 vjetet e fundit dhe vazhdojne te me perkrahin. Po te mos ishte perkrahja e adhuruesve te mi, une sigurisht qe nuk do te kisha pasur vullnet per te punuar. Per kete une do te mundohem qe te mos dal nga stili im, edhe pse kenget do te jene ne gjuhen angleze.

”Kosova Sot”: Si e shihni veten ne te ardhmen?
Gentiana Ismaili: Kenga eshte jeta ime, adhuruesit e mi jane shpirti im. Me ate qe kam arritur deri tani ne kenge jam e kenaqur me shume se kurre. Pra, kengen time deshiroj ta njohe e tere bota. Kjo eshte nje deshire qe do te doja te realizohet. Por, nese nuk realizohet, atehere une prape do te punoj te arrij endrrat e tjera qe kam, sepse une nuk e kam vetem nje enderr.

”Kosova Sot”: Dicka per fund?
Gentiana Ismaili: Me duket sikur dje kam filluar karrieren. Ende kam shume gjera te bukura per t’i dhene publikut, te cilin e dua dhe po te kisha mundesi te fluturoja, do t’i prekja duart e te gjithe adhuruesve te mi duke i falenderuar ata. /kastriote bajrami/kosova sot/21.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: genta ismajli
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Arjon Muca, Si e La Te Fejuaren Italiane!

Arjon Muca
/arjoni me te fejuaren rosela, photo panorama/

Arjon Muca, Si e la te fejuaren italiane per t’u futur ne “Big Brother”

Rrefen Berti, miku i tij i ngushte me te cilin kane ndare shume eksperienca

Shpesh ngjajne pohime te pabesueshme dhe ne fakt nuk jemi te pritur t’i besojme me te vertete te gjitha. Kjo pasi kesaj here ne ndryshim nga edicioni i pare i “Big Brother”, banoret kane kuptuar se si funksionon loja dhe cilat jane menyrat me te mira per te terhequr vemedjen. Prandaj dhe strategjite qe ata kane perdorur dhe historite personale qe kane treguar, jane jo pak intriguese, nderkohe qe nuk dihet se sa te verteta mund te jene ato. Nderkohe Arjon Muca, njeri nga djemte me te bukur te ketij programi, ka qene mjaft i rezervuar ne rrefimet e tij per detaje nga jeta private dhe ne prezantim eshte mjaftuar, duke thene se ka pasur nje histori te gjate, e cila tashme ka mbaruar. Por ai nuk ka dashur ta beje publik nje tjeter fakt, duke menduar se e gjitha kjo eshte nje problem, qe i takon atij dhe vetem atij. Nderkohe, ne mundem te komunikojme me Bertin, njerin nga miqte e tij me te ngushte me te cilin jane frekuentuar shume gjate qendrimit te Arjonit ne Itali. Ja cfare na ka treguar ai.

Si shok i Arjonit cfare mund te na thuash dicka me shume nga ajo qe ne arrijme te shohim nga televizori?
Arjoni eshte nje tip shume i gjalle, me energji te papara, koshient per vlerat qe ka por edhe me kembe ne toke. Shoh se deri tani ai po mundohet ta mbaje gjalle shtepine, duke qene i kudondodhur dhe duke folur per shume tema. Por mendoj se kjo nuk mund te mbetet ekskluzivitet i Arjonit, duhet te jene te gjithe aktiv si ai.

A ka akoma ai per te dhene ne ate shtepi?
Nga jeta qe behet ne ate shtepi dhe natyrisht nga prezenca e telekamerave, ai eshte i kushtezuar, pasi aty te gjithe jane te paparashikueshem dhe sado i shkathet te jesh, e ke te pamundur te parashikosh se cfare do te ndodhe. Duhet te jesh me te vertete shume i zoti per te ruajtur ekuilibrat.

Dhe Arjoni eshte i tille?
Ai eshte tip shume i zjarrte, por zjarri i Arjonit nuk demton, ai i njeh mire edhe ekuilibrat.

Po ne lidhje me femrat si te duket?
Mendoj se duhet te lidhet me Mimozen pasi keshtu spektakli do te jete i garantuar. Duke qene mik i tij, e kam pare edhe ne marredhenie me femrat. Ai gjithmone thote se gjeja me e bukur qe na ka dhene Zoti eshte femra. Edhe pse i ri, ka mjaft eksperienca dhe vetem nese hyn ne nje lidhje, do te arrije ta nxjerre kete ane te tij kaq te vecante. Arjoni eshte tip qe te ben te biesh ne dashuri, nuk mund te ndodhe ndryshe, pasi ka te gjitha cilesite e duhura per ta bere nje femer te dashurohet cmendurisht pas tij.

Ka thene ne prezantim se ka nder mend nje strategji. Ju si mendoni cila eshte kjo strategji?
Nuk e di, natyra e tij sportive sikur bie ndesh me strategjite, madje them se po filloi te beje klane, do te humbase pasi ai eshte shume transparent si natyre dhe do i duhet te devijoje shume.

Cilat tipe femrash i pelqejne Arjonit?
Atij i pelqejne shume brunet, sic eshte Adelajda, kavajsja. Ndersa Mimoza ngjan shume me ish te fejuaren e Arjonit, me Roselen….

Pse ka qene i fejuar Arjoni?
Upss! Me duket nxorra ndonje sekret?

Na thuaj dicka me shume per kete Roselen…
Me Roselen ka rreth 10 vite qe njihen dhe dy vite qe bashkejetojne. Por duhet te sqaroj per lexuesit konceptin e te fejuares. Ne Itali “la fidanzzata” eshte vajza me te cilen ke krijuar nje lidhje te stabilizuar nderkohe qe ne Shqiperi kur je i fejuar, eshte njesoj si te jesh i martuar, vetem femijet mungojne per ta fituar statusin e te martuarit. Per ne, miqte e tij, ajo ishte vajza e Arjonit. Nje vajze shume e bukur, te cilen ai e njohu ne shkolle. Ajo ishte shume e dashuruar me Arjonin nderkohe, qe nuk mund te them te njejten gje per shokun tim, pasi ai asnjehere nuk me ka thene se ka rene ne dashuri me te, madje me sa di une ai akoma nuk e ka provuar dashurine e vertete. Ne vitin 2006, kur familja e Arjonit u kthye ne Shqiperi, ata i kerkonin atij qe te bente te njejten gje. Nderkohe, u josh nga programi “Big Brother”, por Roselen e kishte kunder. Ajo e dinte se cfare efekti krijojne programe te tilla dhe ky fakt e trembte, pasi popullariteti i Arjonit ne Shqiperi, mund te vuloste largimin e tij pergjithmone nga Italia. Arjoni i tha se eshte i vendosur per te marre pjese ne ate program, duke pranuar edhe ndarjen me Roselen..

Pasionet ekstreme te Arjonit

Berti tregon edhe per te tjera pasione te Arjonit pervec femrave. Ai thote se Arjoni ka studiuar, por edhe ka punuar shume. Ka punuar ne nje studio dizajni, por me vone preferoi te punonte baywatch, per arsye se paguhej shume mire aty. Ai gjithashtu, eshte i apasionuar mbas sporteve ekstreme dhe ka nje makine sportive spektakolare. Nderkohe, ai ka enderruar gjithmone t’i futej botes se artit dhe deshiron te beje nje shkolle ne Shqiperi per aktrim dhe regjisure. Para se te futej ne “Big Brother ka pasur disa oferta nga disa televizione si prezantues” por nuk mundi t’i pranonte per arsye te pjesemarrjes ne “Big Brother”. /redona sadiku/panorama/21.02.09/

Arjon Muca Arjon Muca Arjon Muca

- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: arion muqa arijon big brother albania 2
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 20 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 14, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 14, PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gresa Pallaska, Mbreteresha e Skenes Shqiptare!

Gresa Pallaska
/photo bashkim hasani/

Gresa mes bukurise dhe filmit

Gresa, nje emer ilir femre, qe ka domethenie mbretereshe, ka marre kuptimin e sakte, sepse Gresa Pallaska qemoti eshte percaktuar per te qene mbretereshe e skenes shqiptare. Ajo, pervec qe eshte e angazhuar neper seri dhe filma, duket se i flene me shume loja ne teater. Kete e deshmoi, katerciperisht me shfaqjen e Bekim Lumit, “Cifti Martin”, ku Gresa, se bashku me Astrit Kabashin kane briluar. Duke luajtur ne kete perralle te perbotshme boterore, duket se edhe Gresa do te jete e perbotshme, me artin e saj me fin, ate skenik. Bukuria e Greses, sikur fisnikeron publikun dhe permbushe misionin e artit skenik, ku bejne pjese deshperimi, gezimi, pikellimi dhe mbi te gjitha shkelqimi. Gresa do te shkelqej edhe ne te ardhmen. E themi publikisht dhe me besim te plote.

Jeni shquar gjithnje si nje vajze e bukur dhe mjaft e suksesshme ne ambiciet tuaja te karrieres. Keni qene e vetedijshme si femije per talentin per aktrim?
Gresa: Megjithese e pavetedijshme per talentin tim per aktrim, ne pyetjen “Cka do te behesh kur te rritesh” pergjigjja ime ishte aktore dhe ndjehem mire qe endrren time qe e kisha si femije jam duke e realizuar.

Ke ndryshuar shume qe nga koha kur u shfaqe per here te pare ne publik? Perparesite e tua si aktoret kush jane?
Gresa: Natyrisht... Ne shfaqjen “Cifti Martin”, pervec aktrimit, kam mundesi t’i shpalos disa nga talentet e mia...si kendimi, vallezimi, levizjet skenike, etj.

Gresa Pallaska

Po pjesemarrja ne serialin “Familja moderne”, sa e ploteson Gresen si aktore?
Gresa: Ne fillim puna ne televizion nuk me terhiqte shume dhe per kete arsye nuk kisha perqendruar vemendjen time aty. Por roli qe m’u ofrua nga regjisori Fatos Berisha, me beri qe te ndryshoja mendjen. Perkunder kesaj isha pak e brengosur si do te pershtatej ky rol me rolet e tjera qe funksiononin se bashku per nje kohe te gjate. Por roli kishte nje tranzicion te lehte ne serial dhe u pershtat shume mire me pjesen tjeter te ekipit. Ky projekt me ka plotesuar ne kuptim te punes ne nje ambient tjeter, para kamerave televizive.

“Monologet e vagines” ka ngjallur shume diskutime. Roli yt ka qene shume erotik. A mund te thuhet se jeni nje aktore e guximshme per skena erotike edhe prane ekranit?
Gresa: Eshte shume interesante qe e permendni kete shfaqje. Mund te them se edhe kritikeve te mi me te ashper, pikerisht familjes sime te ngushte, u ka lene shume pershtypje paraqitja ime ne kete shfaqje. Kur mora skenarin, duke marre parasysh tekstin tejet eksplicit hezitova ta pranoja oferten. Pasi lexova tekstin me vemendje, fillova ta shikoja kete shfaqje nga nje kendveshtrim tjeter dhe ne te njejten kohe fillova t’i kuptoja mesazhet e fuqishme te autores. Kurse per skena erotike ne ekran, per kete ceshtje nuk mendoj, sepse deri me tani nuk kam pasur nje oferte te tille. Kur te vije oferta do ta analizoj se pari rolin e pastaj domosdoshmerine e skenes erotike per vet rolin, sepse skenat erotike jo gjithhere jane te domosdoshme.

Gresa Pallaska

Cfare ben Gresa zakonisht, kur ka kohe te lire? Pastron, gatuan, lexon, pushon…?
Gresa: Edhe pse kam shume pak kohe te lire, ate e kaloj me familje, lexoj, shikoj filma, degjoj muzike, dal ...

Cilat ishin pritshmerite tuaja. Cfare do t’i shtoje karrieres tende?
Gresa: gjithcka...Ambiciet e mia jane te medha, shpresoj te kem fat dhe t’i realizoj, sepse jo gjithcka varet prej meje. Arti nuk ka kufi...

Nje pike te dobet dhe nje sekret te pamjes tende.
Gresa: Nese e zbuloj, nuk do te jete sekret.

Zemra juaj eshte e mbushur plot?
Gresa: Po

Ndodh te krijoni dashuri imagjinare kur nuk permbushen pritshmerite e artistes?
Gresa: Jo.

Gresa Pallaska

Po te japim nje mundesi te lavderosh pa modesti veten tende. Cfare pelqen me shume tek ti?
Gresa: Faleminderit per mundesine, por nuk me pelqen te lavderohem...e kjo me pelqen tek vetja.

Cfare do te doje te kishe ne keto momente, dicka qe te mungon?
Gresa: Do te deshiroja te jetoja ne nje kohe ku arti do te vleresohej me shume ne shoqeri. /gazmend kajtazi/vip press/telegrafi/19.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 19 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 13, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 13, PERMBLEDHJE



"Adelajda bente rolin e te perndjekures!"
19/02/09 01:40

Keshtu ka thene Aida, kur te mbledhur jashte ne oborr, ajo, Zhuljeta, Erjola, Lirita, Agoni dhe Arjoni kane nisur te flasin per Adelajden. Subjekti i bisedes kane qene kesaj rradhe “shqetesimi” i Adelajdes nga kamerat. Sipas tyre, ajo mendonte se ishte vemendja e kamerave te Big Brother. Madje Agoni eshte ngritur ne kembe dhe ka imituar levizjet e saj, nderkohe qe banoret e tjere kane qeshur me te madhe. Aida ka kujtuar me ironi batutat e Adelajdes, “Kur vinte, dhome te gjumit, thoshte zhvishuni rehat, se tani erdha une; kur vinte ne banje, lahuni rehat se tani erdha une!”

“Peshkopia eshte shume e bukur!”
19/02/09 02:00

Me biseden e tyre dje, Pavlini dhe Zhuljeta kane “shetitur” neper qytetet e Shqiperise se Veriut duke pershkruar, si njeri, si tjetri, bukurite e tyre. –“Peshkopia eshte shume e bukur, -ka thene Zhuljeta, -sidomos bulevardi kryesor i saj.” Ajo ka pershkuar me shume entuziazem, bulevardin kryesor te ketij qyteti, ku makinat ndalohen ne cdo ore te dites dhe ti mund te shetisesh si njehere e nje kohe. Ai ka peme bliri ne te dy anet, qe leshojne nje arome te mrekullueshme. Ndersa Pavlini ka treguar per Thethin dhe Shkodren.

Pavlini: “Historia e marteses sime”
19/02/09 02:00

Pavlini ka treguar dje historine e marteses se tij. Ai ishte martuar ne vitin 2006 dhe ishte ndare ne gusht. “Fillimisht kishim vetem vajzen, -tregon ai. Pastaj gruaja ngeli shtatzane me djalin dhe kur u ndame ajo ishte shtatzane.” Ai thote se nuk kishte shkuar ta takonte gjate asaj kohe, sepse kishte frike se mos i krijonte shqetesime, por pasaj, kur djali kishte lindur, nuk kishte duruar dot dhe kishte shkuar. “Une jam tip i hapur, i shoqerueshem dhe kete mundesi ia dhashe edhe asaj, qe ajo te ishte e lire, te kishte shoqerine e saj. Une nuk i isha ai tip i burrit shqiptar, i prere per cdo gje, jo, une mendoja, ngadale-ngadale do t’i ndertojme gjerat!” Pavlini vazhdon duke e pershkuar ish-bashkeshorten e vet 23 vjecare si njeri te mire, por te llastuar e duke theksuar faktin se te ajo influencuan shume te tjeret e sidomos familja e saj dhe ajo i lejonte ata qe ta benin kete. Madje, sipas tij, ata filluan duke i thene se ai nuk bente per te, nuk ishte aq i bukur sa ajo, etj. “Dhe erdhi nje moment qe thashe stop, nuk funksionon me!” –tthote Pavlini. Por familja dhe rrethi shoqeror ishin perpjekur ta benin te ndryshonte mendje, qofte per hater te vajzes, qofte sepse, ne fund te fundit, nuk ka familje pa probleme. Dhe keshtu ai kishte vendosur te bashkoheshin serish, ta provonin edhe njehere, kesaj rradhe duke jetuar vetem. Sic rrefen Pavlini, deri ne ate kohe ata jetonin me prinderit e tij sepse ai nuk e ndjente te largohej prej tyre dhe e ema e tij i ndihmonte shume per vajzen e vogel. Megjithate per t’i dhene lidhjes se tij nje shans tjeter ata u shkeputen prej familjes se tij e shkuan te jetonin me vete. Ne ate kohe e shoqja i kishte kerkuar te benin edhe nje femije tjeter dhe ai kishte pranuar. Por shtatzanine, sipas Pavlinit ajo nisi ta perdorte per te fituar terren. Ajo dhe po ashtu edhe familja e saj, filluan te ushtronin presion, sepse, gjithmone sipas Pavlinit, kete shtatezani te saj ata e kishin marre por dobesi nga ana e tij. Mosmarreveshjet filluan te perseriteshin dhe ai i kishte thene te shoqes qe ishte me mire qe ajo te kthehej tek njerezit e saj. Ai gjithsesi do te ishte i gatshem t’i pergjigjej per gjithcka. Megjithate kur kishte lindur djali ai kishte shkuar qe t’i takonte dhe madje i kishte treguar edhe se kishte aplikuar per te hyre ne Big Brother. “Do te behesh i famshem!” – i kishte thene ajo.

Arjoni: “Nuk me vjen inat!”
19/02/09 03:00

Arjoni ka komentuar me Aiden, Zhuljeten dhe Agonin insistimin e Adeles qe ai te pranonte se i vinte inat qe Bjordi e pelqente Mozen. “Pranoje, pranoje!”- imitonte ai Adelen. Ai vazhdoi duke thene se eshte normale qe ai te kete egon mashkullore, por jo se i vjen inat. Ne fakt, gjate bisedes mes te dyve, nje nate me pare Adelajda ka insistuar qe ai te pranonte konkurrencen mes tij dhe Bjordit ne lidhje me Mimozen, fakt te cilin ai nuk e ka mohuar, por gjithsesi ai nuk mund te pranonte se i vinte inat per kete afrim te Bjordit me Mimozen.

“Nuk jam tip per te qene VIP!”
19/02/09 03:00

Bjordi, Pavlini, Adelajda dhe Mimoza duke diskutuar rreth hyrjes ne Big Brother dhe fames qe te sjelle kjo, kane kujtuar banoret e vjetshem te shtepise. Mimoza ka thene se ata jane bere shume te famshem, sidomos ne Kosove. “Me lini rehat me keto biseda, - ka thene Adelajda, - une nuk jam tip per te qene VIP, per t’u bere e famshme, vihem shume ne siklet. -“Po si do t’ja besh kur njerezit te te kerkojne te bejne fotografi me ty?!”- e ka ngacmar Pavlini. “Une kam frike mos me presin me qese me domate”- ka thene ajo

Bjordi serish ne dhomen e vajzave!
19/02/09 05:40

Bjordi ka fjetur serish ne dhomen e vajzave. Fillimisht ate e kane zene gjumi, por kur eshte kthyer Mimoza nga kuzhina eshte zgjuar. Me pas banoret e tjere kane fjetur, ndersa ata kane vazhduar te bisedojne me njeri-tjerin, derisa i ka zene gjumi diku rreth ores gjashte te mengjesit.

Dritani dhe Erjola zgjohen te paret!
19/02/09 10:00

Kete mengjes i pari qe eshte zgjuar nga banoret, kur dritat neper dhomat e gjumit nuk ishin ndezur ende, ka qene Dritani. Ndersa nga vajzat, si pothuajse cdo here tjeter, ka qene Erjola. Ajo eshte cuar, si gjithmone, duke kercyer, ka rregulluar shtratin,ka kontrolluar se mos kishte hapur syte edhe ndonje nga vajzat e tjera e me pas, ka shkuar ne kuzhine per te pire kafen e mengjesit.

Banoret diskutojne per proven!
19/02/09 10:40

Qe ne mengjes Dritani dhe Qetsori kane diskutuar per proven e javes. “Do te deshtojme tek kjo prove!”- ka thene Dritani, por Qetsori e ka kundershtuar. Megjithate kane rene dakord se nese banoret qe do te pyeten do te jene Mimoza apo Republika, do ta kishin vertet te veshtire. Dritani ka thene se ndoshta do te ishte me mire po t’i lexonin te gjithe nga nje here, ndersa per Qetsorin funksiononte me mire metoda e te lexuarit nga dikush me ze te larte, sepse ai keshtu i fiksonte me mire. Ata kane vazhduar te diskutojne sesi mund te organizoheshin per ta memorizuar te gjithe informacionin e dhene nga Vellai i Madh.

Pavlini “cun fshati nga qyteti”!
19/02/09 10:40

Dritani dhe Qetsori kane diskutuar edhe per banoret e shtepise. Ata kane gjetur dicka per te thene per secilin prej tyre. “Sa e ndjen muziken kjo Erjola! – ka thene Qetsori, - Keta qe vijne nga Greqia keshtu jane te gjithe!” Dritani e ka kundershtuar duke i thene se edhe Bjordi, qe jeton ne Itali, keshtu ben, sidomos kur vihet ndonje kenge e Michael Jackson. “Pavlini, cudi si nuk eshte zgjuar akoma! Eshte edhe cun fshati!” – ka thene Dritani. –“Cun fshati nga qyteti!” – ia ka thyer Qetsori.

“Pavlini ka bere show!”
19/02/09 11:00

Pavlini ka qene ne dhomen e vajzave dhe ka bere shaka e ka shkembyer batuta sidomos me Republiken. Agoni dhe Lirita kane diskutuar me banoret e tjere per shoe-n, sic e kane cilesuar ata, te Pavlinit ne dhomen e vajzave. “Pavlushi me rrobdishamber, cfare i ka punuar Bikes...!- ka komentuar Agoni. Dhe Bika qe i thoshte: Do te ikesh ti apo jo?” Lirita nga ana e saj, ka treguar se kane qeshur me lote, me Pavlinin qe nuk ikte dhe reagimet e Bikes. Ndersa Pavlini e ka percaktuar si “event special”.

Adela i tregon Dritanit mbi festen e mbremshme
19/02/09 14:33

Adelajda i tregon Dritanit mbi festen e nje dite me pare. Vajza i thote se kishte humbur ndodhi shume interesante si martesa mes Mimozes dhe Bjordit. Me pas i drejtohet Bjordit duke i sugjeruar te ngrihet nga divani e te kujdeset per nusen. Ky i fundit e pyet perse Adelajda i drejtohet gjithnje duke i bertitur....

“Ke frike te jesh e bukur”
19/02/09 14:39

Adelajda do te kape floket por Dritani me Qetesorin i sugjerojne ti mbaje te leshuara pasi ngjan shume e mire. Qetesori i thote se me floke te leshuara duket seksi “Ti ke frike te jesh femer e bukur dhe simpatike, sic je ne fakt”-i thote Sori duke shtuar se eshte shume e ndrojtur ndoshta per faj te rrymave fetare. Adelajda i thote se nuk eshte e vertete edhe pse eshte pak e terhequr persa i perket pamjes se jashtme. Ajo rrefen se nuk i ka shume qejf fotografite pasi eshte e sigurte se nuk del mire.

Aida rrefen dhimbjen per vellain pa baba
19/02/09 15:02

Ndoshta per faktin se edhe Republika ndan te njejtat humbje me te, Aida nuk e ka te veshtire ti rrefeje asaj gjate nje bisede ne kopesht, dhimbjen qe e lidh me vellain 8 vjecar i cili jeton me njerken e saj. “Ndjehem keq kur e takoj pasi vuaj faktin qe ai kurre nuk do ta njohe babain tone. Ai nuk ka asnje kujtim me te dhe nuk do ta dije kurre sa njeri i mrekullueshem ka qene. Kur une t’i tregoj per te atij do t’i duket se po i flas per nje te panjohur” – tha Aida. Vajza shton se e trishton shume fakti qe vellai nuk ka nje te ardhme te sigurte.

Marredhenie e komplikuar
19/02/09 16:07

Aida flet me Liriten per lidhjen e saj te komplikuar me Indritin, i cili jeton ne Itali. Kur mikesha e pyet nese jane bashke apo jo, Aida i thote – “Jemi dhe s’jemi”. Ajo rrefen se Indriti do te qendroje larg Shqiperise edhe per 1 vit e gjysme dhe nuk i dihet se c’ndodh nderkohe pasi kane bere pakt te mos privojne njeri-tjetrin. Ajo thote se vazhdon te komunikoje me te e se shume prej veshjeve qe ka marre me vete ne shtepine e Big Brother ja ka derguar ai.

Shetitje romantike
19/02/09 16:37

Me sa duket Bjordit i ka pelqyer loja e nje nate me pare, kur improvizoi martese me Mimozen. Ai e fton te bejne nje shetitje romantike ne kopesht si burri me gruan. Pasi ecin krah per krah per pak minuta ulen dhe diskutojne mbi shijet muzikore. Bjordi e pyet cila eshte rryma qe preferon me shume dhe Mimoza i thote se pelqen hip-hopin dhe baladat, sidomos ato te Celine Dion. Vajza tallet me simpatine e tij per Michael Jackson, ndersa ai i pergjigjet me shaka se nese do te jetojne bashke duhet te mesohet te degjoje kenget e tij. Kur rikthehen brenda te tjeret komentojne mbi faktin qe jashte ishte shume ftohte. “Na ngrohu dashuria”-u thote Bjordi.

“Sa e dashur kjo Mimoza”
19/02/09 17:06

Arjoni nuk nguron te komentoje me ironi perzemersine e Mimozes, e cila puth Adelajden ne faqe. “Shume eshte hapur kjo Mimoza, e dashur me te gjithe, si me meshkujt ashtu edhe me femrat” -thote ai duke iu referuar edhe afrimitetit me Bjordin. Lirita i thote te mos e ngacmoje vajzen dhe Arjoni i pergjigjet se i ka vene qellim vetes te mos merret me te dashurat e shokeve.

Arjoni tallet me Bjordin
19/02/09 17:44

Banoret jane duke drekuar dhe Bjordi eshte prane Adelajdes. Arjoni nuk rresht se ngacmuari me batuta ironike 20 vjecarin. “Pozicionohu – i thote ai – se nuk mund te luash me dy porta, nuk te lejon Adelajda” – duke iu referuar afrimitetit te tij si me Mimozen ashtu dhe me Adelajden. Me pas, kur vajza nga Kosova ngrihet nga tavolina i drejtohet serish Bjordit me nje batute nga filmi “14 vjec dhender”. “Rritu Gjino, se do te te marrin fiqte”.

Denimi me vdekje
19/02/09 18:09

Banoret diskutojne mbi temen e denimit me vdekje. Arjoni dhe Aida shprehen kunder tij. Sipas 23 vjecarit ky lloj denimi eshte nje lloj barbarizmi, e gjithashtu ne disa raste lehtesues per shume kriminele, te cilet meritojne te vuajne me shume. Te njejtin mendim ndan edhe Zhuljeta.

Bika ndjehet e sulmuar
19/02/09 18:22

Bika eshte e trishtuar dhe nuk deshiron te marre pjese ne debatin e drejtuar nga Dritani. Vajza e cila struket duke qare ne banje, ndjehet e sulmuar nga banoret e tjere qe sipas saj komentojne cdo veprim qe ajo ben. Adelajda, Arjoni dhe Dritani perpiqen ta qetesojne.

Gafa ne shtepi!
19/02/09 20:43

Gafa ne shtepine e Big Brother! Prova e javes ka vene ne veshtiresi banoret. Ndersa diskutohej per Pitagoren, Bjordi pretendon me force se ai nuk ka ekzistuar para lindjes se Krishtit. Me pas bindet nga Qetesori se ne fakt kishte ne mendje Galileo Galilein. Aida nderhyn me pretendimin se nuk ka pasur shekuj perpara lindjes se Krishtit, ndersa Bika thote se filmi rus “Lufta dhe paqja” eshte bere nga Tolstoi. /top channel/19.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. lajmet pas ores 24h postohen ne diten ne vijim!
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Ermal Fejzullahu Se Shpejti Baba!

Ermal Fejzullahu se shpejti behet baba

Ermali dhe ArianaFamilja Fejzullahu pas gezimit qe pati ne tetor te vitit te kaluar me rastin e marteses se birit te tyre te vogel Ermalit, per pake jave, ata jane ne pritje edhe te nje gezimi tjeter ne shtepine e tyre. Fjala eshte per ardhjen ne jete te femijes se pare te kengetarit Ermal Fejzullahu. Sic ka mesuar gazeta "Tung & Nata", ne mesin e muajit mars kengetari Ermal Fejzullahu do te behet baba. Sipas asaj qe eshte marr vesh, mesohet se femija i takon gjinise mashkullore. Familja Fejzullahu eshte shume e gezuar per pritjen e femijes teksa kane nje kujdes edhe per ecurine e shendetit te Arianes, bashkeshortes se Ermalit. Ende nuk eshte bere e ditur se si do te pagezohet anetari me i ri qe do te vije ne familjen Fejzullahu. /tung/15.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Dmth. thashethemet e mehershme per shtatzeni paramartesore te Arianes paskan qene te verteta! /teni/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Arjoni Tallet Me Bjordin!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Arjoni Big Brother Albania 2Arjoni tallet me Bjordin
19/02/09 17:44

Banoret jane duke drekuar dhe Bjordi eshte prane Adelajdes. Arjoni nuk rresht se ngacmuari me batuta ironike 20 vjecarin. “Pozicionohu – i thote ai – se nuk mund te luash me dy porta, nuk te lejon Adelajda” – duke iu referuar afrimitetit te tij si me Mimozen ashtu dhe me Adelajden. Me pas, kur vajza nga Kosova ngrihet nga tavolina i drejtohet serish Bjordit me nje batute nga filmi “14 vjec dhender”. “Rritu Gjino, se do te te marrin fiqte”.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Arjoni "Sa e Dashur Kjo Mimoza"

BIG BROTHER ALBANIA 2

Arjoni Big Brother Albania 2“Sa e dashur kjo Mimoza”
19/02/09 17:06

Arjoni nuk nguron te komentoje me ironi perzemersine e Mimozes, e cila puth Adelajden ne faqe. “Shume eshte hapur kjo Mimoza, e dashur me te gjithe, si me meshkujt ashtu edhe me femrat” -thote ai duke iu referuar edhe afrimitetit me Bjordin. Lirita i thote te mos e ngacmoje vajzen dhe Arjoni i pergjigjet se i ka vene qellim vetes te mos merret me te dashurat e shokeve.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi dhe Mimoza, Shetitje Romantike

BIG BROTHER ALBANIA 2

Bjordi Mimoza Big Brother Albania 2Shetitje romantike
19/02/09 16:37

Me sa duket Bjordit i ka pelqyer loja e nje nate me pare, kur improvizoi martese me Mimozen. Ai e fton te bejne nje shetitje romantike ne kopsht si burri me gruan. Pasi ecin krah per krah per pak minuta ulen dhe diskutojne mbi shijet muzikore. Bjordi e pyet cila eshte rryma qe preferon me shume dhe Mimoza i thote se pelqen hip-hopin dhe baladat, sidomos ato te Celine Dion. Vajza tallet me simpatine e tij per Michael Jackson, ndersa ai i pergjigjet me shaka se nese do te jetojne bashke duhet te mesohet te degjoje kenget e tij. Kur rikthehen brenda te tjeret komentojne mbi faktin qe jashte ishte shume ftohte. “Na ngrohu dashuria”-u thote Bjordi.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi Serish Ne Dhomen e Vajzave!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Bjordi Big Brother Albania 2Bjordi serish ne dhomen e vajzave!
19/02/09 05:40

Bjordi ka fjetur serish ne dhomen e vajzave. Fillimisht ate e kane zene gjumi, por kur eshte kthyer Mimoza nga kuzhina eshte zgjuar. Me pas banoret e tjere kane fjetur, ndersa ata kane vazhduar te bisedojne me njeri-tjerin, derisa i ka zene gjumi diku rreth ores gjashte te mengjesit.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Arjoni, Nuk Me Vjen Inati!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Arjoni Big Brother Albania 2Arjoni: “Nuk me vjen inat!”
19/02/09 03:00

Arjoni ka komentuar me Aiden, Zhuljeten dhe Agonin insistimin e Adeles qe ai te pranonte se i vinte inat qe Bjordi e pelqente Mozen. “Pranoje, pranoje!”- imitonte ai Adelen. Ai vazhdoi duke thene se eshte normale qe ai te kete egon mashkullore, por jo se i vjen inat. Ne fakt, gjate bisedes mes te dyve, nje nate me pare Adelajda ka insistuar qe ai te pranonte konkurrencen mes tij dhe Bjordit ne lidhje me Mimozen, fakt te cilin ai nuk e ka mohuar, por gjithsesi ai nuk mund te pranonte se i vinte inat per kete afrim te Bjordit me Mimozen.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Pavlini, Historia e Marteses Sime!

BIG BROTHER ALBANIA 2

Pavlini Big Brother Albania 2Pavlini: “Historia e marteses sime”
19/02/09 02:00

Pavlini ka treguar dje historine e marteses se tij. Ai ishte martuar ne vitin 2006 dhe ishte ndare ne gusht. “Fillimisht kishim vetem vajzen, -tregon ai. Pastaj gruaja ngeli shtatzane me djalin dhe kur u ndame ajo ishte shtatzane.” Ai thote se nuk kishte shkuar ta takonte gjate asaj kohe, sepse kishte frike se mos i krijonte shqetesime, por pasaj, kur djali kishte lindur, nuk kishte duruar dot dhe kishte shkuar. “Une jam tip i hapur, i shoqerueshem dhe kete mundesi ia dhashe edhe asaj, qe ajo te ishte e lire, te kishte shoqerine e saj. Une nuk i isha ai tip i burrit shqiptar, i prere per cdo gje, jo, une mendoja, ngadale-ngadale do t’i ndertojme gjerat!” Pavlini vazhdon duke e pershkuar ish-bashkeshorten e vet 23 vjecare si njeri te mire, por te llastuar e duke theksuar faktin se te ajo influencuan shume te tjeret e sidomos familja e saj dhe ajo i lejonte ata qe ta benin kete. Madje, sipas tij, ata filluan duke i thene se ai nuk bente per te, nuk ishte aq i bukur sa ajo, etj. “Dhe erdhi nje moment qe thashe stop, nuk funksionon me!” –thote Pavlini. Por familja dhe rrethi shoqeror ishin perpjekur ta benin te ndryshonte mendje, qofte per hater te vajzes, qofte sepse, ne fund te fundit, nuk ka familje pa probleme. Dhe keshtu ai kishte vendosur te bashkoheshin serish, ta provonin edhe njehere, kesaj rradhe duke jetuar vetem. Sic rrefen Pavlini, deri ne ate kohe ata jetonin me prinderit e tij sepse ai nuk e ndjente te largohej prej tyre dhe e ema e tij i ndihmonte shume per vajzen e vogel. Megjithate per t’i dhene lidhjes se tij nje shans tjeter ata u shkeputen prej familjes se tij e shkuan te jetonin me vete. Ne ate kohe e shoqja i kishte kerkuar te benin edhe nje femije tjeter dhe ai kishte pranuar. Por shtatzanine, sipas Pavlinit ajo nisi ta perdorte per te fituar terren. Ajo dhe po ashtu edhe familja e saj, filluan te ushtronin presion, sepse, gjithmone sipas Pavlinit, kete shtatezani te saj ata e kishin marre por dobesi nga ana e tij. Mosmarreveshjet filluan te perseriteshin dhe ai i kishte thene te shoqes qe ishte me mire qe ajo te kthehej tek njerezit e saj. Ai gjithsesi do te ishte i gatshem t’i pergjigjej per gjithcka. Megjithate kur kishte lindur djali ai kishte shkuar qe t’i takonte dhe madje i kishte treguar edhe se kishte aplikuar per te hyre ne Big Brother. “Do te behesh i famshem!” – i kishte thene ajo.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 18 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 12, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 12, PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


Une dhe Mimoza, “cift publik”!
18/02/09 00:00

Bjori, me shaka, ne prani te Adit dhe Republikes qe bente rolin e “perkthyeses” mes tij dhe Mimozes, i ka thene kesaj te fundit se kur te dilnin nga Big Brother do te ishin cift publik”. Dhe kete ai e bente per Mimozen e jo per vete, sepse ai nuk kishte nevoje, ishte thjesht nje sakrifice nga ana e tij per hater te saj. “Po, po, krejt do t’i kryjme! – i eshte pergjigjur Mimoza me te tallur, fraze te cilen Republika, pas pyetjes se Bjordit se cfare i tha, e ka perkthyer qe edhe nese Bjordi do te ishte djali i fundit ne Toke, nuk do te dilja me te!

“Zysha” nuk ka asgje te mire!
18/02/09 00:15

Komentet e Aides per Adelajden pas debatit per mimiken e saj kane vazhduar, ne oborrin e shtepise, ne biseden me Zhuljeten, Liriten, Agonin dhe Erjolen. “Jam munduar te shoh ndonje gje te mire tek ajo, -ka thene Aida, -por nuk kam gjetur asgje!”. Ajo ka vazhduar duke thene se Adelajda duhet te matet njehere para se t’u drejtohet te tjereve, sic eshte per shembull rasti i saj me Pavlinin. Ajo vertet nuk perputhet me te, por e respekton per hir te moshes me te madhe qe ai ka. Sipas saj, te njejten gje duhet te beje dhe Adela. Ajo u ka treguar gjithashtu nje episod kur i eshte dashur t’i kujtoje Adelajdes rregullat e miresjelljes, kur kjo e fundit ne vend qe t’i therriste Lirites me emer, i kishte thene “Ej”. Me pas, Aida ka vazhduar me akuza me te renda, duke vene ne pikepyetje cilesite e Adeles si mesuese dhe edukimin jo te pershtatshem qe mund t’u jepte ajo nxenesve, duke deklaruar se ajo t’i sillte femijet me probleme ne shtepi e nese ajo do te ishte mesuesja e femijeve te saj, s’do te kishte ku te shkonte me keq.

"Nuk me terheq asnje nga vajzat ketu!"
18/02/09 00:45

Dritani, Qetsori, Arjoni dhe Pavlini kane zhvilluar ne zonen e ndenjies, nje bisede te vertete djemsh. Ata kane folur per femrat, marredheniet me to, ndryshimin e pikepamjeve dhe sjelljeve nga brezi ne brez, veshtiresine per ta patur shoqe nje femer, "gjuhen e trupit" e shume argumente te tjera ne lidhje me kete teme. Aty, Qetsori ka deklaruar –“Jua them me sinqeritet, une nuk kam atraksion per asnjeren nga gocat, fare!”

Aida “perplaset” me Bjordin
18/02/09 01:20

“Ti je i infiltruari yne, ne dhomen e vazave, kali yne i Trojes!”- i kane thene me shaka djemte Bjordit, referuar faktit qe ai fjeti ne dhomen e vajzave. Bjordi ka thene se ka qejf t’u afrohet vajzave, e kuptonte distancen qe mbanin Dritani apo Qetsori sepse ishin te lidhur, por nuk shpjegonte dot faktin pse te tjeret nuk e benin. Ne kete moment eshte hedhur Aida dhe i ka thene se ajo qe thote ai nuk eshte e vertete sepse edhe pse ata jane te lidhur ajo ka shume afrimitet me ta. –“Ke quan goca ti, i ka thene ajo, apo per ty goca jane vetem Moza, Zysha dhe Repulika! Po ne cfare jemi, burra”!”

Arjoni dhe Bjordi rivale per Mimozen!
18/02/09 03:30

“Une mendoj qe ti dhe Bjordi jeni rivale per Mozen, e pelqeni te dy!” - i ka thene Adelajada Arjonit. Sipas saj, Arjoni bezdiset nga fakti qe Moza eshte me e afruar me Bjornin sesa me Arjonin. Ky i ka thene se ate e bezdis fakti qe Moza mund te mendoje se ai mund te donte te bente ndonje gje me te. “Pastaj une nuk shtirem si Bjordi!” -ka thene ai. Adelajda ka mbajtur anen e Mimozes gjate gjithe bisedes me Arjonin, duke justifikuar veprimet apo sjelljet e saj e po ashtu ate te Bjordit duke i shpjeguar veprimet e tij me faktin se ai eshte i vecante. “Ti konkurencen e ndjen, -i ka thene ajo Arjonit, -dhe kete pranoje!” – “E ndjej konkurencen, -ia ka kthyer ai, por nuk me vjen inat!”

Aida dhe Adelajda perballen serish!
18/02/09 04:10

Nje tjeter “zenke” ka ndodhur mes Aides dhe Adelajdes, kesaj here ne dhomen e gjumit. Aida i ka kujtuar sjelljen e saj jo te hijshme karshi Lirites, kur nuk i foli as ne emer e nuk i tha as te lutem. Adelajda iu pergjigj duke i thene se cfare ka mes asaj e Lirites nuk eshte pune e Aides dhe Lirita po te donte fliste vet. “Fjala -te lutem-, -i ka thene Aida Adelajdes, -eshte kultura me minimale, qe ti si zyshe qe je duhet ta dish.”. Me pas ajo ka vazhduar duke thene se Adela nuk mund te urdheroje te tjeret, gje te ciles ajo eshte pergjigjur serish se Aida nuk ka pse te nderhyje, kur nuk i ka thene gje asaj. “Kur flas me Liriten, flas me Liriten. Kur te flas me ty, flas me ty!-ka perfunduar ajo.

Me ka marre malli per “chat”!
18/02/09 14:00

Kuptohet qe brenda shtepise se Big Brother, larg jetes apo zakoneve te perditshme, banoreve u mungojne shume gjera. Atyre u mungojne prinderit, femijet, miqte por edhe ato gjera te cilat ishin mesuar te benin ne nje dite normale te jetes se tyre. Keshtu, Aida i ka thene Lirites se nje nga gjerat per te cilat e kishte marre malli, ishte chat – i.

“Me pelqen ketu ne Big Brother!”
18/02/09 14:40

Duke biseduar jashte ne oborrin e shtepise Mimoza e ka pyetur Bjordit sesi e ndjen ai veten ketu, ne shtepine e Big Brotherit dhe a ishte pershtatur apo jo. “Po, - i ka thene Bjordi, me pelqen, vetem nganjehere merzitem sepse nuk rri dot per shume kohe ulur, pa bere asgje!” “Edhe mua me pelqen shume!- i ka thene Mimoza. Ne fakt, ne lidhje me Mimozen dhe sjelljen e saj, Dritani dhe Qetsori kane komentuar ne mengjes se ajo duket sikur ka ardhur me pushime. “As do t’ia dije fare!- ka thene Qetsori. –“Po, po, kutine e tualetit me vete edhe...”- ka plotesuar Dritani.

“Lumturia nuk blihet me leke!”
18/02/09 16:00

Keshtu ka thene Pavlini teksa bisedonte me Adelajden, Dritanin dhe banoret e tjere, persa i perket ndikimit te te ardhurave ne dashuri. Shkas per kete jane bere vargjet e nje kenge qe po kendonte Adela. Sipas saj mjafton edhe nje shtepi e vogel, nese brenda ke njeriun qe do. Dritani nuk ka qene dakord me kete mendim te saj dhe i ka thene se kjo zgjat vetem nje vit, pastaj fillojne problemet ekonomike dhe jane pikerisht keto te fundit qe sipas tij “e gerryejne” nje martese. “Ne fakt, -ka thene Pavlini, -“koha: fukara, por i lumtur, ka ikur me kohe. Megjithate, eshte po kaq e vertete qe lumturia nuk blihet me para!”

Babain e kam pike te dobet!
18/02/09 16:50

“Babai ma tha, - i tregon Erjola Adit, - qe ty kane per te te nominuar qe fillim, sepse ty, u duhet kohe te te njohin!” Po sipas te atit impresioni i pare qe ajo le tek njerezit eshte se duhet t’i rrine larg. Erjola ka thene se uron qe i ati te mos jete te shtunen ne studio, sepse e di shume mire qe ai e vuan kete me shume sesa ajo. “E di qe do te me priten gjunjet kur ta shoh, -ka thene ajo. Ndersa sipas saj, e ema eshte me e forte. “Babin e kam pike te dobet, - ka vazhduar Erjola, - sepse ia kam thyer shume zemren!”. Me pas ajo eshte shprehur se vetem tani, qe eshte prind vet, i kupton disa gjera, fjale te cilat dikur ia thoshte i ati. Veshtiresia tjeter qe ajo ka, gjithmone sipas Erjoles, ne krahasim me banoret e tjere, eshte se ne te kundert te tyre ajo nuk e ka nje pune qe e pret jashte.

Prova e javes!
18/02/09 18:50

Adi u ka komunikuar banoreve proven e javes. Me renien e gongut ata kane filluar te lexojne kuriozitetet e dhena nga autoret dhe jane perpjekur te jene te gjithe te vemendshem per t’i memorizuar sa me mire ato. “Te trembur” nga sasia jo e vogel e informacionit qe duhet te mbanin mend, nje pjese e banoreve jane shprehur pesimiste per kalimin e saj. “Une nuk i mesoj dot!” – ka thene Adelajda.

Dasem dhe Hip-Hop party ne Big Brother!
18/02/09 21:00

Banoret e shtepise se Big Brother kane organizuar nje Hip-Hop party. Fillimisht ata te gjithe jane veshur ne stilin qe kerkon kjo rryme muzikore dhe pastaj kane kercyer per rreth nje ore nen ritmet e Hip-Hop-it. Nje tjeter ngjarje e rendesishme ka qene dasma mes Bjordit dhe Mimozes. Ata kane shkembyer unazat e mbajtura ne jastek nga Agoni, ndersa prifti i tyre ka qene Adi. Ata kane imituar nje ceremoni te vertete martesore, ku Mimoza ka ardhur me te atin e saj, Qetsorin, dhe ku nuk munguan as deshmimtaret, as shoqerueset e nuses e as “llokumet”. /top channel/18.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Mihrije Braha, Me Pelqen Ndryshimi

Mihrije Braha
/photo public domain/

Interviste: MIHRIE BRAHA
Jam nje shpirt kerkues, me pelqen ndryshimi

“Une jam nje artiste e sfidave, e ndryshimeve ne hap me kohen apo ndonjehere edhe para kohes. Jam nje shpirt kerkues’, thote Mihria

Kengetarja Mihrie Braha i preferon shume ndryshimet ne dukjen e saj dhe eshte njera nder ato kengetare qe me se shumti eksperimenton me pamjen e saj. Ne cdo ndryshim Mihria duket bukur dhe e vecante ne skene. Per ndryshimin e saj ne dukje dhe per disa projekte te reja flet vete ajo per “Kosoven Sot”.

“Kosova Sot”: Se fundi keni bere nje ndryshim ne dukjen tuaj, si vendoset?
Mihrie Braha: Sa i perket ndryshimit te ngjyres se flokeve, dua t’u them se ju e dini qe une jam nje artiste e sfidave, e ndryshimeve ne hap me kohen apo ndonjehere edhe para kohes. Pastaj ju e dini qe une ndryshoj dukjen ne menyre qe Naimi te mos kerkoje nje grua tjeter. Ishte kjo nje mahi, ndersa e verteta eshte se kjo ishte nje deshire me shume e imja. Dihet se une jam nje shpirt kerkues dhe vertet me doli shume mire. Mund t’u them se kam marre telefonata dhe letra pa fund nga adhuruesit e mi, por edhe nga kureshtaret, te cilet me kane uruar, por edhe pyetur shume se si mund te behet kjo gje.

Mihrije Braha

“Kosova Sot”: Kush ju ndihmoi ne kete ndryshim?
Mihrie Braha: Ishte deshire imja per te marre nje vendim te tille, perndryshe ishin edhe Kaci dhe Arta ata qe aprovuan dhe realizuan ndryshimin.

“Kosova Sot”: Se fundi keni nxjerre ne treg kengen dhe videoklipin “Ti nuk je shtepia ime”, me cfare do ta befasoni publikun ne te ardhmen?
Mihrie Braha: Koheve te fundit jam duke pergatitur nje kenge te re, te cilen se shpejti do ta editoj edhe si videoklip, por per te cilen sigurisht qe do te mundohem te jem edhe me e kujdesshme, sepse klipi i fundit “Ti nuk je shtepia ime” ka bere nje buje te madhe dhe natyrisht qe do te mundohem ta tejkaloj.

“Kosova Sot”: Si ia dilni qe ne cdo realizim te jeni e suksesshme?
Mihrie Braha: Nuk e di. Veprimtaria artistike eshte edhe fat. Jam njeri me fat, nje femer me fat. Fillimisht Zoti me ka dhene zerin per te qene nje kengetare e famshme, por edhe fizikun. Fat tjeter eshte edhe qe kam prane vetes Naimin, e pastaj puna gjithmone me bashkepunetoret e mi me ben te jem e suksesshme.

Mihrije Braha

“Kosova Sot”: Sot shenohet njevjetori i shpalljes se pavaresise, ku do ta festoni kete feste te madhe?
Mihrie Braha: Ne njevjetorin e shpalljes se pavaresise do te jem ne sheshin e kryeqytetit me kengen time. Besoj se do te arrijme te kenaqemi me adhuruesit tane, me te cilet do te festojme kete pervjetor te festes me te madhe shteterore te vendit tone.

“Kosova Sot”: Cfare beni ne kohen e lire?
Mihrie Braha: Kohen e lire zakonisht ia kushtoj Platorit. Pastaj kohen e lire e kaloj duke vizituar miqte dhe farefisin tim dhe te Naimit. Me pelqen qe ne oret e vona te lexoj, te shikoj TV etj.

“Kosova Sot”: Pasionet tuaja?
Mihrie Braha: Pasioni im i vetem eshte rrezatimi im pozitiv. Kjo me mbane gjithmone dhe me ben qe prane vetes te kem njerez te hareshem. Pasioni im eshte qe e dua jeten dhe mundohem qe ta jetoj sa me mire.

Mihrije Braha

“Kosova Sot”: Ndonje mesazh per fund?
Mihrie Braha: I pershendes te gjithe adhuruesit e mi kudo qe jane, dhe ua uroj festen me te madhe ne vend njevjetorin e pavaresise se Kosoves te gjithe shqiptareve kudo qe jane. /k.bajrami/kosova sot/18.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mihrije
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Leonora Poloska, Sikur Te Isha Politikane!

Leonora Poloska
/photo public domain/

Leonora Poloska: Sikur te isha politikane

“Sikur te isha politikane, do te perpiqesha te punoja sa me shume per te miren e vendit dhe te popullit. Fillimisht do te kisha ndihmuar te varferit dhe do te kisha bere me shume per punesimin, duke u dhene perparesi te rinjve”, ka thene Leonora Poloska

Leonora Poloska eshte e dhene pas bemiresise. Ajo ka nje shpirt te bute dhe thote se eshte shume e ndjeshme. Sikur te ishte nje politikane, ajo thote se do te kishte punuar dhe ndihmuar shume popullin. “Kam nje shpirt te bute dhe me dhimbsen njerezit. Sikur te isha politikane, do te perpiqesha te punoja sa me shume per te miren e vendit dhe te popullit. Fillimisht do te kisha ndihmuar te varferit. Do te beja perpjekje qe cdo familjeje skamnore t’i siguroja jete me te mire. Pastaj punesimin do ta kisha shtuar me shume, e sidomos duke u dhene perparesi te rinjve”, shprehet ajo per “Kosova Sot”. Leonora, edhe pse ka ambicie per politike, ajo thote se asnjehere nuk ka provuar te inkuadrohet ne te, sepse kenga i merr me shume kohe dhe eshte profesioni qe e pelqen me se shumti. “Pra, une kam shume vizione sikur te isha politikane, por ja qe nuk jam sepse kam profesionin qe e dua me shume dhe kjo eshte kenga. Jam me se e dhene pas kenges dhe kjo ma merr pjesen dermuese te kohes. Jam teresisht e perkushtuar ne kenge”, perfundon ajo. /k.b./kosova sot/18.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Naser Berisha ia Shkel 270km/h me Veture!

Naser Berisha
/photo kosova sot/

Interviste me kengetarin Naser Berisha
Kengetari i baladave ia shkel 270 km/h

Naser Berisha njihet si kengetar, i cili ka bere balada shume interesante dhe mjaft te pelqyera. Kenga e tij hit “A me kujton” eshte kenge qe edhe sot e kesaj dite degjohet mjaft shume. Naser Berisha kesaj radhe flet per pervojen e tij si shofer. Ai jeton ne Gjermani dhe thote se atje infrastruktura rrugore eshte tejet e mire dhe se atje mund te vozitesh pa limit. Eshte adhurues i madh i “Mercedesit” dhe shume shpesh i nderron veturat.

“Kosova Sot”: Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Naser Berisha: Nga femijeria ime me kujtohet vetura e vellait tim te madh, me te cilen veture sherbeheshim e gjithe familja ime, e ajo ishte veture e tipit “Opel Ascona”.

“Kosova Sot”: Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturen?
Naser Berisha: Pikerisht ne femijerine e hershme, pasi qe ne ate kohe ishte dicka e jashtezakonshme, dhe gjithmone kisha deshire te rri ne veturen e parkuar ne oborrin tone dhe luaja me timon sikur vozisja, dhe ne te njejten kohe edhe degjoja muziken time te preferuar rok.

“Kosova Sot”: Por, kontakti i pare me timonin kur ka qene?
Naser Berisha: Isha 15-vjecar kur fillova te vozis. Fillimisht ne oborr, e pastaj nje rreth e bera neper lagje. Ky ishte defilimi im i pare me veture dhe keshtu fillova te vozis.

Naser Berisha

“Kosova Sot”: A keni patente shofer?
Naser Berisha: Po e kam dhe ate dy here. Pasi qe jetoj qe nje kohe te gjate ne Gjermani dhe patente shoferin e Kosoves ne Gjermani e pranojne vetem nje vit dhe pastaj duhet te gjitha provimet t’i kalosh edhe njehere. Mua me eshte dashur qe ta kryej edhe njehere komplet patenten ketu ne Gjermani.

“Kosova Sot”: Per momentin, cfare veture vozisni?
Naser Berisha: Per momentin e kam nje “Mercedes E’’ tipi i ri (edhe nje muaj do ta mbaj, e pastaj do ta nderroj, pasi qe planifikohet modeli i ri i “E”-se te dale diku ne muajin mars).

“Kosova Sot”: Cfare veture do te donit te vozisni?
Naser Berisha: Endrra ime eshte nje “Mercedes” SLR F1.

“Kosova Sot”: Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Naser Berisha: Po. Eshte ajo vetura qe e kam pasur “Fiat Coupe-Turbo”, qe ishte e dizajnuar nga firma e njohur “Pinin Farina”, e cila e dizajnon edhe “Ferrarin”. Ate veture e kisha blere ne nje panair automobilash, e qe zyrtarisht ende nuk ishte ne shitje.

“Kosova Sot”: Ju pelqen “Formula 1” dhe cilin nga ngasesit boterore te veturave preferoni?
Naser Berisha: Jam fans i “Formula 1” dhe e percjell qe nje kohe te gjate. Dikur kam simpatizuar shume Ayrton Senna derisa ishte gjalle, kurse tani e kam Fernando Alonso, edhe pse jam simpatizant i “McLaren Mercedes”.

“Kosova Sot”: Meqe jetoni ne Gjermani, ju ka rene te vozisni neper shume shtete te ndryshme perendimore. Mund te na thoni se ne cilat vende keni vozitur?
Naser Berisha: Me ndodh shume shpesh te vozis edhe jashte Gjermanise, si per pushime, ashtu edhe per pune. Deri tani kam vozitur ne Spanje, ku kam qene per pushime verore, pastaj ne Danimarke, por kam vozitur edhe ne shumicen e shteteve te Evropes.

Naser Berisha

“Kosova Sot”: Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Naser Berisha: Me te pershtatshme me duken autostradat kryesore te Frances dhe Spanjes, por me shume deshire vozis edhe ne autostradat e Gjermanise, pasi qe eshte vendi i vetem ne bote, ku ne shumicen e autostradave nuk ka limit te shpejtesise.

“Kosova Sot”: Sa eshte shpejtesia me e larte, te cilen e keni arritur ndonjehere?
Naser Berisha: Shpejtesia me e larte qe e kam arritur deri me sot eshte 270 km/h.

“Kosova Sot”: Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Naser Berisha: Zakonisht, gjate pushimeve verore jam ne Kosove, kur me se shumti ka qarkullim te veturave. Duket qe ne ate kohe njerezit jane te padurueshem, nuk i respektojne rregullat e komunikacionit, duke dashur qe me shpejt te mberrijne ne cak, ku nganjehere me duket vetja se jam ne Stamboll apo Athine. /b.zyberi/kosova sot/18.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 17 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 11, Dita e Pavaresise se Kosoves

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 11, DITA E PAVARESISE SE KOSOVES, KOSOVA PARTY

Pjesa 1


Pjesa 2


Debati Aida – Adelajde
17/02/09 00:00

Nje tjeter perplasje ka ndodhur mes Adeles dhe Aides, e treta sipas kesaj te fundit per te njejtin motiv: mimiken e Adelajdes. Por kesaj rradhe ne debat jane perfshire gjeresisht edhe banoret e tjere te shtepise, disa prej te cileve kane gjetur rastin t’i thone asaj opinionet e tyre jo pozitive per sjelljen e saj. Keshtu, Agoni i ka thene se ajo eshte agresive me te tjeret, nuk e ka lene t’i afrohet, madje kur ai eshte perpjekur ta beje kete, ajo ka reaguar ne nje menyre te tille sa ai ka tmerr ta provoje perseri. Sjellja apo reagimet e saj karshi tij i lene madje shkas te mendoje se ajo mund te ndjeje neveri per te. Adela nuk ka pranuar asgje prej fjaleve te Agonit apo banoreve te tjere dhe ka kundershtuar mendimet e tij persa i perkisnin agresivitetit te saj. Ne kete moment ka nderhyre Aida e cila i ka thene: “Agresiviteti nuk pushke, as bri, vajze e dashur” dhe debati eshte perqendruar mes te dyjave. Aida i ka kujtuar Adelajdes se ne te gjitha rastet kur mes tyre ka patur perplasje, shkak eshte bere mimika e saj. “Une kjo jam dhe nuk mund te ndryshoj!”- ia ka kthyer Adela, - Ti s’ke pse e merr per personale!” “ Atehere as ti mos i merr personale reagimet e mia qe jane pasoje e mimikes sende” – I ka thene Aida. Ne debatin mes te dyjave Aida eshte mbeshtetur fort nga Zhuljeta dhe Agoni. Zhuljeta ne menyre provokuese i ka thene Adelajdes se ndoshta nga qe ajo nuk guxon apo nuk arrin te shprehet me fjale, perdor mimiken. Ata qe mbeshtesnin deri diku Adelen ishin Arjoni dhe Pavlini. Te tjeret preferonin te qendronin ne heshtje e te mos perziheshin, apo ne ato qe thonin te ishin te balancuar si nga njera ane, si nga tjetra. P.sh Adi, kur Adelajda e perdori si shembull, per t’i thene te tjereve se kishte banore qe e kuptonin shume mire, tha: “ Te lutem me ler rehat, mos me permend fare!”. Ne fillim te debatit, Adela filloi te bente fresk, e nxehur nga situata e sikletshme ne te cilen ndodhej, por me pas, kur e pa veten te sulmuar e shenjester pothuajse te te gjitheve, me ne krye Aiden, nuk mundi t’i permbante lotet. “Nuk ia vlen te debatojme per kete!” – I ka thene ajo Aides. Me pas eshte larguar dhe ka shkuar ne banje ku Qetsori, Erjola dhe Bjordi jane munduar ta qetesojne. “Qaj- i ka thene Qetsori, - se te ben mire!” Ndersa sipas Bjordit ata s’kishin ku ta kapnin tjeter dhe merreshin me mimiken e saj.

Qetsori zgjohet i pari!
17/02/09 10:00

I pari qe eshte zgjuar sot, nga banoret e shtepise, ka qene Qetsori. Pasi eshte lare e pastruar,eshte marre me disa pune te vogla ne kuzhine. Me pas ka pergatitur nje kafe “Lori” qe e ka shijuar i vetem e i qete ne oborrin e shtepise, filxhanin e se ciles nuk ka harruar ta laje e te vere ne vend. Me pas ato qe kane patur vemendjen e tij, ka qene lulet e shtepise. Ai eshte marre me to per minuta te tera duke i kontrolluar e pastruar nga gjethet e kalbura. Pasi i ka bere te gjitha keto, ka pritur zgjimin e banoreve te tjere.

Do te me pelqente te ma sillnin vajzen
17/02/09 11:30

Erjola tregon se gjate spektaklit, te shtunen e kaluar, shpresonte se ndoshta autoret do te kishin menduar t’i sillnin vajzen ne shtepine e Big Brother. “Do te kishte qene nje emocion shume i madh!”-thote ajo. Frika se mund te dale javen qe vjen e ben te shpresoje e te uroje qe kjo t’i ndodhe para se ta lere shtepine. Per me teper ajo e deshiron kete qe t’i jape mundesi vajzes ta shohe gjithcka nga afer e ajo, nga ana e saj, ta shikoje sesi do ta perjetoje e bija te gjithe kete. “Ajo e ka ndjekur gjithe kohes vjet Big Brother, -thote Erjola per te bijen, -dhe e ka shume qejf.”

Pershtypjet e mia te para per Erjolen
17/02/09 11:30

Adi ka treguar pershtypjet e para te tij ne lidhje me Erjolen. Ne fakt, sipas tij, impakti i pare me te nuk ka qene fort pozitiv. Kjo per shkak te reagimit jo normal qe kishte bere ajo pas nje battue te tij te dielen e pare pas spektaklit. “Kjo fliste gjuhe te huaja, -tregon Adi, - dhe une te vetmen fraze qe di ne frengjisht “vu le vu kushe avec moi? – do te flesh me mua sonte?”, ia thashe. Une bera shaka, kjo m’u kthye sikur…!”. Qe ne ate moment ai kishte menduar se kjo ishte tip me te cilin nuk u bisedonte. Erjola e aprovoi dhe tha se te tilla gjera mund t’i kene ndodhur edhe me banoret e tjere.

Sot, “Kosova” party!
17/02/09 12:30

Gjate paradites banoret kane diskutuar se cfare do te veshin ne party-n qe do te organizojne me rastin e Pavarsise se Kosoves. Ata kane thene se duhet te vishen sa me serioz, meshkujt me kostume, femrat me fustane te mira, domethene me fustane mbremjeje. Ideja ka lindur qe dje, kur Lirita ka kujtuar daten dhe ka thene se te nesermen ishte Dita e Pavaresise. Ne fakt, sot Kosova feston njevjetorin e shpalljes se saj dhe banoret nuk kane harruar t’i urojne Liriten, Mimozen dhe Agonin qe ne mengjes.

“Verdikti” i takon popullit!
17/02/09 13:00

Kjo ka qene pergjigjia e Zhuljetes per pyetjen e Qetsorit se kush nga te dyja, mendonin ato, do te dilte nga shtepia. Ai u kerkuar vajzave te thone sesi ndihen karshi njera-tjetres tani qe jane te dyja ne nominim. “Sepse, - ka thene ai, - me duket sikur rrini sikur keni bere ndonje faj. Zhuljeta ia ka kthyer duke i thene se nominimin e ishte jo si faj, por si sfide, madje faktin e te qenit e nominuar nga banoret e shtepise ajo e e motivon me friken e tyre karshi saj dhe te konsideruarin per te si kundershtare e forte. Ne fakt, keto ishin dhe fjalet e Qetsorit ne dhomen e rrefimit. Kur u pyet nga Arbana per nominimin e tij, ai tha se nominonte Zhuljeten sepse e shihte si kundershtare te forte. Ndersa pyetjes se tij nese ka ndryshuar marredhenia e tyre kete jave dhe a konsiderojne ato njera-tjetren si armike apo rivale, te dyja vajzat i jane pergjigjur se perkundrazi, kete jave, relatat e tyre kane qene me te mira se me pare.

“Perplasje” mes Erjoles dhe Republikes!
17/02/09 14:00

Ndersa Erjola po hapte petet per byrekun e drekes, Republika ka hyre ne kuzhine. Ajo i ka thene Agonit dicka qe Erjola nuk e ka degjuar mire dhe e ka pyetur Republiken: “Ke kerkon?” –“Veten time!” – ia ka thyer Bikja. Kaq ka mjaftuar qe Erjola t’i kerkoje asaj sqarime se perse duhet te fliste ne kete menyre. Debati eshte zhvilluar me tej. Republika i ka thene Erjoles se ajo i merr gjerat negativisht dhe nuk e kuptonte pse duhet ta bente gjithmone kete. Erjola i ka thene se i beri nje pyetje normale dhe priste nje pergjigje normale, fraze te ciles Bika i eshte pergjigjur se e ka vene re se ajo gjithmone i zgjat gjerat. “Fundja ashtu me erdhi mua per ta thene, ashtu do ta them!” – ka perfunduar ajo.

Nuk me pelqen roli i viktimes
17/02/09 15:30

Gjate nje bisede me Bjordin dhe Agonin, Zhuljeta ka shprehur edhe njehere karakterin e forte te saj. “Jeta eshte e veshtire per te gjithe, -ka thene ajo, - te gjithe kalojne halle!” Por sipas saj e rendesishme eshte qe te mos biesh pre e tyre. –“Nuk do te doja te me ikte jeta per duarsh”-ka vazhduar ajo. Duke vazhduar mendimin e saj, ajo ka thene se ka shume gra qe jane divorcuar, por qe vazhdojne te luftojne per te rritur femijet e per te aritur sa me lart. Dhe ka permendur shembullin e mamase se Bjordit, duke vleresuar faktin sesi e ka rritur ajo Bjordin.

Lirita “Ne shtepi s’dija te laja rrobat”
17/02/09 16:30

Aida dhe Lirita flasin ne veranden e shtepise mbi higjienen, por edhe punet e shtepise, te cilat jane duke i bere ne menyren me te mire te mundshme, ashtu si ndoshta as qe e kishin parashikuar. “Kur kam jetuar vetem nuk kam ditur te laj apo te gatuaj, por ketu eshte ndryshe. I kam gjetur te gjitha gati ne shtepi nga mami dhe asnjehere nuk kam menduar per gje tjeter vetem kur me vinin te gjitha gati”-thote Lirita. Me pas te dyja vajzat kujtojne njerezit e tyre me te dashur, Aida kujton te atin, i cili ishte shume i paster dhe i kujdesshem per pamjen e tij te jashtme, ndersa vajza nga Kosova kujton gjyshen e saj me te cilen eshte rritur dhe ndan me te kujtime shume te bukura ne femijeri.

Ne BB festohet Pavaresia e Kosoves
17/02/09 17:30

Te gjithe banoret mblidhen ne kuzhine dhe urojne per 1 vjetorin e shpalljes se pavaresise se Kosoves. Ata ulen te gjithe se bashku ne tavoline dhe urojne duke trokitur gotat, nderkohe qe kendojne kenge per Kosoven dhe duartrokasin ne shenje gezimi. Erjola tregon se kohe me pare ka pare disa versione te skicuara te flamurit te Kosoves deri ne momentin kur u shfaq ai qe eshte aktualisht, por nderkohe priste qe ky simbol te ishte i njejte me ate te Shqiperise. Agoni thote se versioni i pare ka qene i zi me te kuqe, por me pas u ndryshua. Sipas tij 6 yjet e vendosur ne flamur tregojne komunitet qe jetojne aty. Nderkohe banoret flasin per veshjet e darkes qe do te jene kuq e zi, duke shijuar byrekun e gatuar nga Erjola dhe ushqimet e pergatitura nga Lirita.

Agoni “Kam nevoje per nje femer”
17/02/09 18:00

Agoni bisedon me Liriten dhe Erjolen ne verande. Ai thote se meqenese sot eshte feste ka nevoje qe te kete afer nje femer, kurrsesi per te bere seks, vetem t’i qendroje afer atij. Ne ate moment vjen edhe Arjoni dhe i konfirmon te njejten gje djaloshit nga Kosova. Me pas afrohet Zhuljeta dhe Agoni i thote se sonte me rastin e pavaresise do te flene bashke vajzat dhe djemte. Zhuljeta thote se i vjen shume keq, pasi ka vendosur qe sonte te flere e vetme ne divan. Me pas Agoni rrefen se ka vendosur qe kur te dale nga Big Brother do te beje nje tatuazh me te njejtin emer, pra BBA2.

Bjordi “Do filloj shkollen e kinemase”
17/02/09 18:40

Sori, Adi, Pavlini dhe Bjordi jane ulur te gjithe se bashku dhe po bisedojne me njeri-tjetrin ne lidhje me shkollimin. Bjordi thote se pasi te dale nga Big Brother do te ndjeke nje shkolle kinemaje dhe Sori e pershendet per kete gje, pasi fakti qe tani eshte bere person publik duhet ta ndihmoje ne te ardhmen. Bjordi thote se edhe me perpara ka pasur shume deshire te ndjeke nje shkolle arti ne Shqiperi, por nuk ka pasur mundesi, por duket se pas kesaj eksperience ka vendosur qe te ndjeke Akademine e Arteve. Djemte e tjere thone se edhe atyre u duhet qe te mendojne nje shkolle tjeter, ndersa Tani thote se ai vetem po te mendoje per ndonje shkolle pasuniversitare, pais ka mbaruar disa cikle.

Erjola “Mimoza une s’te mbaj ne goje”
17/02/09 19:20

Prej ditesh ato kane qendruar afer me njera-tjetren, por duket se gjithsesi fakti qe Erjola eshte nominuar se fundmi, ka pasur nje arsye me shume qe ajo te jete me e larguar. Mimoza i thote asaj se prej fillimit kur e ka takuar jane prezantuar mire dhe i eshte dukur nje tip shume i urte. “Erjola eshte zemer e paster dhe nuk te mban ne goje”-thote vajza nga Elbasani, per te hequr dyshimet e shoqes se saj, se ajo mund te flase pas shpine. Nderkaq djemte vishen per te uruar pavaresine e Kosoves, por nuk kane te gjithe rroba te kuqe. Bjordi behet gati, duke u veshur me te kuqe dhe te zeza, ndersa Arjoni vishet me blu dhe te verdha, si ngjyrat e flamurit te Kosoves.

BB, uron 1 vjetorin e Pavaresise
17/02/09 19:55

Te gjithe banoret e shtepise se Big Brother mblidhen ne kuzhine ku ndjekin se bashku nje material filmik per pavaresine e Kosoves. Te gjithe jane te veshur me simbole kombetare, ngjyrat kuq e zi, por edhe ato te flamurit te Kosoves. Mimoza shfaqet me flamurin e Kosoves e nje torte qe sapo eshte futur ne shtepi me qellim qe ata te festojne, ndersa Aida ka flamurin tone kombetar. Banoret te gezuar fillojne te kendojne se bashku duke valevitur flamujte. Ata mblidhen se bashku ne dhomen e sekreteve per te pershendetur te gjithe shqiptaret kudo qe ndodhen per pavaresine e Kosoves. Ata mbajne simbolet tona kombetare, urojne festen dhe me pas presin torten duke kenduar se bashku “Shume urime per Kosoven”.

Pavaresia, ngre ne kembe shtepine
17/02/09 20:30

Festa pothuajse sapo ka filluar pasi 14 banoret e shtepise me te famshme ne shtepi jane zhvendosur ne oborr ku jane duke kercyer dhe festuar pavaresine e Kosoves. Situata ndizet me shume ne momentin kur degjohen kenget e grupit Elita 5, te cilat i ndezin adrenalinen banoreve. Republika gezon qe po degjon kengen e Alban Skenderaj, i cili eshte edhe artist i saj i preferuar, nderkohe qe Bjordi e sheh kaq te gezuar dhe e perqafon. Festa vazhdon ne shtepine e Vellait te Madh, ku te gjithe nuk duan te ndalin se argetuari ne nje vjetorin e pavaresise se shtetit me te ri ne Evrope.

Bjordi “C’donin serbet ne Kosove”?
17/02/09 21:30

Me i vogli i shtepise, por edhe me i pa informuari rreth historise, vecanerisht luftes ne Kosoves, eshte Bjordi. Ai pyet banoret e tjere se perse nisi lufta mes Kosoves dhe Serbise dhe c’donin keta te fundit aty? Qetsori thote se Trepce eshte nje vend shume i pasur dhe per ate u be gjithe lufta. Ai shpjegon se vetem gjate kohes se Zogut, Kosova ka qene bashke me trojet e Shqiperise. Adriani thote se ende nuk ka fiksuar asnje nga datat qe ndoqi ne materialin filmik qe u shfaq ne fillim te festes. Me pas bisedat e banoreve fokusohen me shume mbi historine, tema qe lidhen gjithashtu edhe me te shkuaren, ku Shqiperia ishte nje dhe e pandare.

Prova, permendesh 100 kuriozitete
17/02/09 22:10

Kane kaluar dy dite qe banoret nuk po merren me me asnje impenjim tjeter, prandaj edhe autoret i kane dhene 14 konkurneteve proven e javes. Behet fjale per 100 kuriozitete te cilat do te ndahen mes tyre dhe duhet qe te mesohen permendesh. Banoret tregohen te gatshem per kete prove, pasi nese nuk e kalojne buxheti do pergjysmohet. Adeljda sqaron se ata do te mesojne te gjitha kuriozitetet vetem ne momentinkur bie gongu dhe jo me pas. Me pas ajo lexon edhe kuriozitetet, te cilat u duken te gjitheve shume interesnate qe impenjohen se duke i ndare te 100 mes tyre ne menyre te barabarte do t’i mesojne permendesh. Pas disa minutash Dritani ben pyetje dhe banoret ngrene doren qe te pergjigjen, pe rte kuptuar sesi kane arritur qe t’i fiksojne ne pak kohe.

Lirita: Nuk pi cigaren para prinderve
17/02/09 22:50

Te lodhur nga prova e javes qe kane filluar banoret me ne fund kane vendosur zhvendosen drejt oborrit per te pire nga nje cigare. Lirita thote se zakonsht e pi cigaren, por nuk preferon qe ta pije ne syte e prinderve te saj. Madje ajo tregon se nje komshie e kishte pare qe pinte cigare ne ballkon dhe i kishte treguar te emes, por ajo nuk i kishte thene asgje, ndoshta per faktin se qe te dy jane duhanpires. Me pas banoret flaisn per darken. Por, duket se asnje prej tyre nuk tregohet i gatshem qe te pergatise ndonje ushqim konkret, keshtu qe secili vendos te haje ate c’ka i pelqen, duke mos lakmuar asgje tjeter ne kuzhine, pervec gjelleve qe mund te pergatisin ne pak minuta. Adi dhe Bjordi pergatisin nganje sanduic te vogel dhe e konsumpojne secili per hesap te vet, ne dy cepa te ndrysyme te shtepise, nderkohe qe pjesa tjeter e banoreve jane duke pire cigare ne veranden e shtepise se Big Brother. /top channel/17.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online