All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 28 February 2009

Big Brother Albania 2: Mesida Lleshi Profil!

Mesida Lleshi

BIG BROTHER ALBANIA 2, MESIDA LLESHI PROFIL

Mesida Lleshi eshte banorja e 15 qe hyn ne Big Brother. Fillimisht u prezantua si veterinere por me pas identiteti i saj u zbulua nga Arbana gjate Nates se Katert te Spektaklit.

Ajo ka lindur me 29 prill 1984. Ka jetuar ne Gjermani, Suedi, Rumani dhe Bullgari.

Mosha: 25 vjec
Vendlindja: Tirane
Vendbanimi: Tirane
Gjendja civile: Beqare
Arsimi: I larte
Profesioni: Pa pune
Hobi: Gjuhet e huaja

Do te hyje ne Big Brother sepse: pelqen aventuren

Karakteristika: Mesida eshte kthyer prej pak muajsh ne Shqiperi. Ajo u largua per ne Suedi qe ne moshen 5 vjece. Ka studiuar per gjuhe te huaja dhe Juridik. Vendosi te kthehej e te krijoje nje jete ne Shqiperi pas pushimeve te veres. I pelqen shume te kerceje, madje, sipas Mesides, arsyeja per te cilen del me shoqerine eshte jo per te pire, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por per te kercyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pelqen shume pokeri dhe luan jashte mase, madje e ka cilesuar veten si "bixhozxhije e keqe".
- - - - - - - - - - - - - - - - - - -
Mesida ka thene se eshte 24 vjece, se prinderit i jane ndare qe kur ka qene 4-5 vjece. Ajo kishte jetuar me vellain, qe e ka me te vogel dhe me te atin. E ema e saj eshte martuar dhe jeton ne Gjermani. Mesida ka thene se nuk ka kontakte me te emen dhe kjo ishte nje zgjedhje e saj. Vellai i saj bashkejeton me nje suedeze dhe ka me te edhe nje djale te vogel. Konkurrentja e re ka treguar gjithashtu se ka jetuar ne Suedi, madje ka edhe pasaporte suedeze. Per sa i perket pamjes se jashtme, ajo ka treguar se floket e saj i ka te shkurtra, por per momentin i ka zgjatur artificialisht. I pelqejne veshjet e gjera. Muzika i pelqen shume dhe kenga e saj e preferuar eshte “No stress” nga Laurent Wolf. Asaj i pelqen jashte mase te kerceje, madje, sipas Mesides, arsyeja per te cilen del me shoqerine eshte jo per te pire, pasi ajo nuk e pi fare alkoolin, por per te kercyer. Po ashtu adhuron makinat, madje edhe filmat me makina. I pelqen shume pokeri dhe luan jashte mase, madje e ka cilesuar veten si “bixhozxhije e keqe”. Gjithashtu ka treguar se studion per Juridik.
Nder te tjera, ajo u ka treguar banoreve se nuk e ka ndjekur “Big Brother”. “Nuk e kam bere, sepse doja qe t‘ju njihja nga afer”, u ka thene ajo.
- - - - - - - - - - - - - - -

MESIDA LLESHI FOTO
Mesida Lleshi Big Brother Albania 2 Mesida Lleshi Mesida Lleshi Mesida Lleshi Mesida Lleshi

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Mesida, Banorja e Re!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, NATA E KATERT, SPEKTAKLI

Mesida LleshiBanorja e re e shtepise
01/03/09 23:15

Ajo nuk ka hyre nga dera si te gjithe banoret e tjere, duke u prezantuar si nje konkurente e re e Big Brother, por si veterinerja qe do te jepte vendimin nese banoret e kishin kaluar apo jo proven e javes. Me pas, Mesida eshte “zbuluar”nga Arbana, qe ua ka prezantuar ate banoreve te tjere, si konkurenten e tyre. Qetsori dhe disa prej banoreve te tjere kane thene se e kishin kuptuar. Menjehere pas kesaj ata kane vrapuar ta perqafojne.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Aida, Arjoni dhe Pavlini Te Nominuar!

Aida Arjoni Pavlini Big Brother Albania 2 Nominuar

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 3, TE NOMINUARIT

AIDA TROKA
ARJON MUCA
PAVLIN POLIA

Nga te gjithe rrjetet e telefonise celulare ne Shqiperi e Kosove

Per te VOTUAR Aiden, dergoni: BB AIDA ne 15191
Per te VOTUAR Arjonin, dergoni: BB ARJON ne 15191
Per te VOTUAR Pavlinin, dergoni: BB PAVLIN ne 15191

Nga Shqiperia, mesazhi kushton 100 leke + TVSH. Nga Kosova, 80 cent + TVSH.

Ndersa, ketu tek AlbaVipNews.blogspot.com per te shprehur opinionin tuaj, votoni ne sondazhin ne te djathte!
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: arioni muqa
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: AGONI ELIMINOHET!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, SPEKTAKLI

Agoni Big Brother Albania 2Agon: Gabova me Adelajden!
28/02/09 23:08

Big Brother vendosi qe personi qe do largohet sot nga shtepia e Big brother eshte Agoni ne baze te numrit te votave qe kane marre gjate javes (36%). Adela duket e kenaqur nga kjo gje gjithashtu dhe banoret e tjere. Pyetjes se Arbanes nese ishin te merzitur nga largimi i Agonit Qetesori i eshte pergjigjur se nuk kishin pse te merziteshin perderisa ishin ato qe e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashte kishte vendosur qe Agoni te ishte personi qe te dilte nga shtepia ai e ka lidhur me raportin qe kishte krijuar me Adelajden dhe eshte shprehur se ndoshta kishte vepruar ne menyre te gabuar me te.
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Rezultati i sondazhit ne AlbaVipNews.blogspot.com

Agoni 404 (40%)
Adela 285 (28%)
Arjoni 163 (16%)
Aida 153 (15%)

Total: 1005 Vota
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi Takon Mamane!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, SPEKTAKLI

Bjordi Mezini Big Brother Albania 2Bjordi:Mami je e mrekullueshme!
28/02/09 22:50

Mamaja e Bjordit ka vendosur ti bej nje surprize duke u futur ne shtepine e Big Brother. Ajo ka vendosur qe eshte pikerisht ky momenti per ti lexuar letren e shkruar nga babai i tij. Ajo i thote qe ka disa gjera qe ajo nuk ja ka thene Bjordit per arsye se ai ka qene shume i vogel dhe per te mos krijuar nje imazh negativ per babain e tij. Ajo shton se babai e ka ndjekur dhe eshte penduar per shume gjera dhe se kur te dale ai nga shtepia gjerat mund te rregullohen. Me sy te perlotur ajo lexon letren dhe i thote qe i vjen shume keq qe nuk ka patur mundesine per ti qendruar me shume afer por, i eshte dashur te bej dhe rolin e babait pervec asaj te nenes duke ju perkushtuar dhe punes .Mes loteve ai e perqafon dhe i thote qe eshte e mrekullueshme.

Ndiqni videon:

- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: bjordi mezini biord biordi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Rrefehen te Nominuarit e Javes 2

BIG BROTHER ALBANIA 2, RREFEHEN AGONI, AIDA, ADELAJDA DHE ARJONI

Si te nominuarit nga java e trete, Agoni, Aida, Adela dhe Arjoni kane treguar ne dhomen e rrefimit, emocionet, tensionet dhe friken e tyre nga nominimi, si dhe kane dhene opinionet e tyre per te nominuarit e tjere.

PER AIDEN
AIDA: Per te fituar duhet dic te japesh. Dhe une di te jap. Kam shume per te dhene. Duhen njerez te forte, qe dijne te krijojne spektaklin dhe shoun.
ADELA: Aida ka disa defekte. Flet shume aty ku nuk i takon... Nuk do ta kisha nominuar deri ne momentin kur i shprehi Arbanes se po t'ishim jashte nuk do t'isha lodhur aq shume me mua. Me erdhi keq...
AGONI: Per Aiden, ja kam thene edhe asaj, reagon pak shpejte.
ARJONI: Aida konkurente e forte, e drejte, e zgjuar. Nuk besoj se do te dali!

PER AGONIN:
AGONI: Per karakterin tem, nuk kisha ndryshuar asgje. Une jam qishtu dhe qishtu jam edhe ne jete te perditshme. Ma merr mendja se kam hala cka me dhane!
ADELA: Agoni nuk me pelqen. Tipat si Agoni une nuk i kam afruar. Eshte banal ne te shprehur, eshte banal ne te vepruar!
AIDA: Jane shume te pakta konfliktet qe realisht Agoni ka kryer per te qene i nominuar. Ne ate karakter qe ai ka paraqitur ketu, nuk i pershtatet dhe mbi te gjitha, shume njerez qe jane rritur nen kufizime, nen paragjykime, nen tutele (presion), nuk e kuptojne... ai nuk eshte ai Agoni.
ARJONI: Agoni, nje shoumen, ne sensin qe per te ndejte ketu brenda, eshte kahil te beje cdo gje. Kete vlere i ka dhene. E komplimentoj, por besoj se do te dali!

PER ADELEN
ADELA: Une duhet te rri ne shtepi, sepse e ndjej se duhet te rri (qesh).
AGONI: Per te Adela... eshte person pak qe ka qene jo ?????, ka qene me e rezervuar ne disa raste. Jeta nuk eshte vec sfilate dhe mu duk bukur.
ARJONI: Adelajda, konkurent i forte. Me thjeshtesi dhe ndoshta pak, pak fare dinakeri. Nuk besoj se do te dali!
AIDA: Adelajda mund te bente loje me te mire. Por eshte e kushtezuar, duke pase parasysh ambientin ku eshte rrite, vendin ku eshte rrite.

PER ARJONIN
ARJONI: Jam i bindur 70% qe nuk do te dal. Dhe kjo shtepi pa mua s'do te kishte sens.
ADELA: Arjoni, mendoj se eshte djal shume inteligjent. Gjithmone e me shume bindem se ai nuk jep mendimet per te tjeret pa i njohur.
AGONI: Arjoni, per mua shume shume djal ok. Deri tash sa e kam pa, eshte i sinqerte dhe i mbron mendimet e veta qe eshte shume me rendesi.
AIDA: Arjoni ka nje bote te veten dhe mbron ate. Mos te harrojme qe Arjoni eshte rrite ne dy shtete... Arjoni njekohesisht eshte nje djal jo vetem i bukur!



- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Vajzat Thashetheme!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, NATA KATERT, SPEKTAKLI

VAJZAT BEJNE THASHETHEME PER DJEMTE!

Me kerkese te Arbanes, te gjitha gocat e Shtepise jane futur ne dhomen e rrefimit. Eshte koha qe ato te bejne thashetheme per djemte e shtepise dhe per t'i nxitur, Arbana bene pyetjet provokative:

1. Cili nga cunat eshte me seksi? Vajzat: Asnjeri, ndoshta Dritani!
2. Cili mund te jete i dashuri ideal? Vajzat: Dritani
3. Cili eshte me i sjellshmi, me xhentil? Vajzat: Arjoni
4. Cili eshte me genjeshtari, me dinaku? Vajzat: Sori pak dinak!
5. Cili meriton te jete Mister Big Brother? Vajzat: Dritani, se e mbush deren! Bjordi (Shoqeruesi i Pare)

Ndersa Virusi, opinionisti ne studio ka kritikuar vajzat se nuk kane ndonje vleresim interesant per meshkujt e shtepise, pervec se "mbushin deren" si kriter per te zgjedhur nje mister. Ndiqni videon:


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Djemte Thashetheme!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, NATA IV SPEKTAKLI

DJEMTE BEJNE THASHETHEME PER VAJZAT!

Me kerkese te Arbanes, te gjithe djemte e Big Brother jane futur ne dhomen e rrefimit. Eshte koha per thashetheme per gocat e shtepise dhe per t'i nxitur ata, Arbana ben disa pyetje provokative:

1. Cila eshte vajza me seksi? Djemte: Moza, Adelajda.
2. Cila eshte me tinzarja? Djemte: Aida, Zhuljeta
3. Cila eshte me genjeshtarja? Djemte: Te gjitha!
4. Cila eshte ajo qe duket me me pervoje? Djemte: Zhuljeta, Aida
5. Cila vajze meriton te jete Miss-i i shtepise? Djemte: Adelajda, Moza (Shoqeruesja e Pare)

Ndersa ne studio, opinionisti Arian Konomi ka kritikuar djemte te jene shume patetik ndaj vajzave. Ndiqni videon:



- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Miss dhe Mister!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, SPEKTAKLI

ZGJEDHET MISS DHE MISTER BIG BROTHER ALBANIA!

Nata e IV-te e Spektaklit eshte zbukuruar me nje eveniment tjeter te zgjedhjes se Miss dhe Mister Big Brother Albania. Te gjithe djemte dhe me pastaj gocat (ndarasi), jane thirre ne dhomen e rrefimit dhe jane pyetur nga Arbana per preferencat e tyre.

Djemte zgjodhen si Miss Big Brother Albania, Adelajda Xhamani. Ndersa Mimoza Krasniqi u zgjodh si Shoqeruesja e Pare.

Vajzat zgjodhen si Mister Big Brother Albania, Dritan Shehaj. Ndersa Bjordi Mezini u zgjodh si Shoqeruesi i Pare. Nje nder arsyet qe gocat zgjodhen Dritanin ishte se "ai e mbush deren dhe syrin" si komentoi Lirita gjersa gocat tjera rane ne dakord me nje konstatim te tille.

Miss dhe Mister Big Brother me pastaj do te jene pjese e nje loje qe ata duhet kryer me sukses per te kompletuar 50% te proves javore.


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Poli "E Kam Puthur Mimozen"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22

Mimoza Big Brother Albania 2Poli:E kam puthur Mimozen
28/02/09 21:58

Gjate spetaklit te kaluar Mimoza ka mohuar faktin e te pasurit nje lidhje jashte shtepise me ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjere keq per kete gje dhe ne dhomen e rrefimit eshte shprehur qe ka genjyer te gjithe popullin por jane rrethanat qe e kane shtyre per te vepruar ne kete menyre pasi vellai i saj nuk eshte ne dijeni per lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit te tij. Arbana e pyet Polin i cili eshte i ftuar ne studjo nese e shikonte kete gje si strategji te saj per te mos u nominuar duke terhequr vemendjen e meshkujve sidomos te Arjonit dhe Bjordit. Poli u shpreh se e shikonte si strategji te saj pasi para se te futej ajo ne Big Brother e kishin diskutuar kete gje dhe kishin rene dakort per te mos e bere publike per arsyet e Mimozes. Ai thote qe nuk ka arsye deri ne keto momente per te qene xheloz per Mimozen. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozes ne dhomen e rrefimit pasi ai kishte ardhur ne studjo per te mbeshtetur strategjine e saj pra, per te mohuar lidhjen e tyre. Perballe nje fakti te tille Poli pranon me ne fund qe ai dhe Mimoza jane puthur!

Shiqo videon:

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Adela Vihet Ne Dyshim Nga Publiku!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, SPEKTAKLI

Adela eshte vere ne dyshim nga publiku per arsyen e saj te qenies ne Big Brother Albania 2. Ne Naten e IV-te te Spektaklit, Arbana shpjegon kete, duke iu drejtuar Adeles, si vijon:

"Qe nga momenti qe ke hyre ne Big Brother, ke treguar se, hyrja jote ne shtepi, nuk ka patur per qellim qe te tregosh idete e tua, qe te rrefesh ate qe ti mendon per fenomene dhe njerez te ndryshem, ti nuk he hyre aty per te zene shoqeri, nuk he hyre aty per nje lidhje dashurie... pyetja qe publiku shtron eshte, perse ke hyre ne shtepine e Big Brother, Adelajda?"

Adelajda: "Big Brother mu duk nje mundesi shume e mire per te ndryshuar jeten qe une beja kur isha jashte dhe kam hyre ketu per t'i dhene vetes mundesi te reja, per te ndryshuar dicka ne jeten time"

Arbana: "C'fare mendon e dashura Adelajda t'ju dhurosh atyre njerezve me te cilet po ndan ditet dhe netet brenda shtepise se Big Brother?"

Adelajda: "Une nuk di te flas me fjale te bukura per veten time, por di te them qe ata do te kene... banoret qe kam ketu prane, kane mundesine te njohin nje vajze te thjeshte, ashtu sic eshte!"


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adela adelaida
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Ingrid Gjoni Mikeshe e Aides!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, SPEKTAKLI

Ingrid Gjoni Mbeshtetese dhe Mikeshe e Aides

"Arsyeja qe ndodhem sonte ketu eshte se jam nje shoqe e Aides, e ndjeva shume qe te vija sot ketu per te. Dhe dua te them me dy llafe, pa e zgjatur. Aida, une e kam ndjekur, eshte e njejta sic eshte jashte me ne. Eshte shume e dashur, shume e sinqerte dhe me ka marre shume malli." - ka thene Ingridi ne Mbremjen IV-te te Spektaklit Big Big Brother Albania 2. Ndiqni videon:


- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ingrit aida troka
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Java 3 Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, JAVA 3, PERMBLEDHJE


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Zanfina Ismajli e Dashuruar?

Zanfina Ismajli
/photo panorama etc/

Zanfina Ismajli me nje histori te re dashurie

Ia vlen te mburret per linjat e mrekullueshme qe ka dhe jo vetem me kaq, pasi Zanfina tashme eshte bere e njohur dhe e dashur nga te gjithe, duke nisur serish te beje boom-in e radhes. Kenget e fundit te punuara mjeshterisht, e kane kthyer serish sugareshen e familjes Ismaili, ne qender te vemendjes. Ajo po mban shume mbremje jashte vendit duke u cilesuar tashme jo si nje vajze e ndrojtur e cila pertonte te joshte masen. Gjykuar nga fotot te cilat botohen lirisht, mund te thuhet qe ajo po e shfaq veten ne kuptimin e plote te fjales, me gjithe sensualitetin e saj. Kengetarja nuk ngurron te jape performanca te nxehta, ndersa te pranishmit i zgurdullojne syte, prandaj thuhet se Zanfina po e kall publikun te cilet mbushin sallat neper vendet ku ajo kendon. Nderkohe qe statusi i saj privat tashme eshte "busy". Nga burime te aferta me kengetaren merret vesh se se fundi ajo dhe i dashuri i ri, kane kaluar dite te mrekullueshme dimri ne Brezovice, vend ky tejet i bukur per te kaluar pushime dimerore. /bl.re/panorama/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Rezarta Shkurta Zbulon Tatuazhet!

Rezarta Shkurta me Ermalin
/photo panorama/

Rezarta Shkurta zbulon shpinen me tre fluturat tatuazh

Kengetarja Rezarta Shkurta ka pasur rast te mire per te zbuluar shpinen ne fundjave tek “Austria”, ndersa po argetohej me bashkeshortin e saj, Ermal Hoxhen. Fotografi yne ka fiksuar ne shpinen e zbuluar te kengetares, tatuazhin e sapovizatuar ne krahun e majte, ndersa ajo kercente e perqafuar me Ermalin. Tatuazhi ka detajet e tre fluturave, dy me profil qe kane te dallueshme germat R dhe E, inicialet e emrave te ciftit, si dhe nje flutur ne qender, nje debulese e Rezit. Gjate kohes qe kane kaluar ne darke, ajo eshte takuar me shume perzemersi me Olsin e Big Brother, i cili me pas ka vazhduar te qendroje me Ermalin. Para pak muajsh, Rezarta prezantoi klipin e saj me te ri ne ambientet e “Flagship Center” ne Durres ku kishte ftuar shume kolege te saj si dhe miq kryesisht nga fusha e artit. Aty ajo iu tregoi te gjitheve se krahas kenges dhe stilimit, ajo ka edhe nje talent tjeter, ate te piktores. Aty ajo prezantoi per here te pare disa piktura te saj te punuara ne vaj. /panorama/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Jona Muca: Arjoni me Zhuljeten?! Naaa...!

Jona Muca dhe Arjoni
/photo panorama etc./

JONA MUCA: As nuk mund ta imagjinoj Arjonin te lidhur me Zhuljeten!

Flet mamaja e Arjonit per afrimin qe Zhuljeta ka bere me te birin

Duke njohur mire djalin tim, edhe si nje mike e mire e tij, mund te them se druaj se Zhuljeta mund ta kete filluar gjithcka si loje, me te vertete, por me pas mund te bjere ne dashuri me Arjonin. Shpresoj qe ajo te terhiqet ne momentin e duhur pa u lenduar, pasi Arjoni ka te tjera interesa sentimentale. Ka dike jashte…

Pak dite me pare teksa banoret e “Big Brother” vendosen te tregojne me ne detaje per jeten e tyre, Arjoni ishte nder te vetmit qe shfaqte cudi dhe gati-gati nuk arrinte te besonte se shume prej djemve dhe vajzave me te cilet ka vendosur te jetoje per disa jave, nuk kane fatin e madh te kene nje familje sic e ka ai. Pervec mamase se tij, Jona Muces e cila eshte nje stiliste e njohur, edhe pse ka pak vite qe ka filluar aktivitetin e saj ne Shqiperi pas disa vitesh te sukesshme si stiliste ne Itali, edhe i ati, Agroni punon ne ateliene familjare me nje talent te vecante ne kete fushe. Nderkohe sapo u rriten, e motra Frensi dhe vete ai, u angazhuan ne pune te ndryshme qe kishin te benin me moden, sfilatat, dizajnin etj. Nje familje ku te gjithe kane krijuar nje marredhenie shokesh, partneresh, duke respektuar padyshim statusin familjar te secilit, ku flitet hapur per gjithcka, ku nuk ekzistojne komplekset, eshte familja ideale qe secili nga ne do ta deshironte. Prandaj dhe per Arjonin historite e trishta te Republikes, Pavlinit, Aides etj., jane nje bote e larget dhe gati-gati e paimagjinueshme. Nderkohe kjo ciltersi dhe marredhenie e hapur, e karakterizon djalin vlonjat edhe ne raport me cdo banor te shtepise. Madje duket se ai po menaxhon shume mire edhe miqesine me konfidenciale qe kohet e fundit i ka ofruar Zhuljeta. Po si e sheh te birin Jona? Si i duket lidhja me Zhuljeten? Na e ka treguar ne nje interviste per “Panorama Plus”.

Duke e pare me syrin e nenes si ju duket ne keto tri jave Arjoni?
Ne javen e pare e shihja pak te tensionuar. Duke e njohur mire natyren e tij, jo vetem si nene por edhe si mike, ai kishte friken nese po sillet mire dhe mos po ben ndonje gabim.

Cilat jane anet pozitive dhe negative qe ai po shfaq brenda asaj shtepie?
Duke qene nje menyre krejt e vecante jetese, nuk di te ndaj anet pozitve dhe negative qe e ndihmojne apo e pengojne ne kete rast. Kam pare qe Arjoni eshte i drejtperdrejte, pa komplekse, nuk mendohet gjate per te thene ate qe ndjen. Ai pyet pa fund banoret per jeten e tyre pasi mendon se duhet t’i njohe sa me mire njerezit me te cilet jeton. Mbase ata mund t’i bezdise ky fakt.

Neper forume te ndryshme Arjoni ka patur raste qe e kane quajtur mendjemadh. A eshte i tille ai?
Duke qene nje djale i ri me aftesi te jashtezakonshme per te bere shoke e miq te te gjitha moshave, nuk ka sens te thuash qe eshte mendjemadh. Te jesh koshient per vlerat e tua nuk eshte mendjemadhesi.

Kohet e fundit ka filluar te afrohet me shume me Zhuljeten, e prisnit kete afrim?
Absolutisht jo. Me e natyrshme do te me dukej nje lidhje pak me konfidenciale me Mimozen ose Adelajden, kjo edhe per arsye te moshes se perafert qe kane.

Si po e menaxhon kete afrim te Zhuljetes, Arjoni?
Arjoni eshte nje djale qe di te sillet me femrat dhe nuk do te lendoje askend. Te njejten gje po ben edhe me Zhuljeten. Ai i thote asaj te kam moter dhe me ngjan shume me mamane time. Ai kerkon t’ia shperbleje interesin asaj, por duke ia bere te qarte se mes tyre mund te kete vetem miqesi dhe jo ndjenje.

A e favorizon Arjonin, i cili eshte edhe ne nominim, ky afrim me Zhuljeten?
Natyrisht duke u afruar me njeri-tjetrin, jo vetem ata te dy por edhe banoret e tjere, loja behet me interesante dhe shikuesit do te behen me kurioze. Nga ana tjeter, ndarja e nje cifti nga grupi, mund te ndikoje qe ata te nominohen nga te tjeret, pasi presupozohen se ata edhe per votat kunder do te jene te nje mendjeje.

Jona Mucha

Si mendoni se mund te shkoje lidhja mes Zhuljetes dhe Arjonit pavaresisht se per cfare arsyesh rrine bashke?
Duke njohur mire djalin tim, edhe si nje mike e mire e tij, mund te them se druaj se Zhuljeta mund ta kete filluar gjithcka si loje, me te vertete, por me pas mund te bjere ne dashuri me Arjonin. Shpresoj qe ajo te terhiqet ne momentin e duhur pa u lenduar, pasi Arjoni ka te tjera interesa sentimentale. Ka dike jashte…

Si kane reaguar miqte tuaj ndaj kesaj lidhjeje?
Me marrin pafund ne telefon duke me pyetur se si eshte puna e kesaj lidheje mes Arjonit dhe Zhuljetes por une nuk di t’ju jap nje shpjegim pasi nuk mund ta imagjinoj se si mund te jete jeta aty brenda.

Vjet flitej dhe me pas na eshte konfirmuar nga disa ish banore te “Big Brother”, se nuk ka munguar edhe seksi ne ate bashkejetese te gjate djemsh dhe vajzash te reja. Nese edhe sivjet do te ndodhe, keshtu, mund te jete Arjoni njeri prej tyre?
Mendoj se ai eshte aq i rritur dhe i permbajtur sa te frenoje instiktet e tij, duke patur parasysh edhe mentalitetin shqiptar. Por megjithate gjithcka mund te ndodhe.

Nese stafi i “Big Brother” vendos te fuse te tjera femra, ndoshta dhe shume simpatke, si mendoni se mund te reagoje Arjoni?
Shpresoj qe jo sepse do te ishte nje zhgenjim i madh per Zhuljeten, sidomos nese keto femra do te ishin te bukura dhe pa komplekse.

Se fundi cilet iu duken banoret me te forte dhe pretendente per fitues?
Si te forte shoh Aiden, Bjordin, Zhuljeten dhe natyrisht Arjonin.
/redona sadiku/panorama/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Metamorfozat e Lirita Halilit!

Lirita Halili
/photo panorama etc./

Metamorfozat e Lirites

Ajo eshte nje nga tipat me simpatike brenda shtepise se “Big Brother” . Eshte e kudondodhur dhe shume e cilter me banoret dhe besojme se ka arritur te fitoje jo vetem simpatine e tyre por edhe te shikuesve. Qe ne fillim na ka bere pershtypje menyra sesi ajo ka prere floket e cila duhet thene qe eshte mjaft e guximshme. Por ne kemi siguruar disa foto te saj per ta pare me mire se si ka ndryshuar ajo ne vite. Sic e shikoni, me nje prerje pak me te thjeshte, ajo duket shume me simpatike. Ka te ngjare qe edhe vete Lirita ta dije kete por thjesht ka dashur te beje eksperimentin e radhes. Fundja prerja e flokeve nuk eshte nje gabim fatal dhe i pakorrigjueshem. /panorama/28.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Dita 22, Permbledhje!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 22, PERMBLEDHJE

Party
28/02/09 00:40

Zhuljeta mendon te organizoje nje party me banoret. Ata do te improvizojne sikur jane ne nje pub ose diskoteke. Moza pyet nese do te kete muzike dhe Zhuljeta thote se ne party do te kete muzike, ndryshe nuk do te quhej ashtu. Dritani thote qe ta lene per te shtunen ne darke por, ajo mendon se do te behet sot. Ata pyesin se si do te vishen dhe Zhuljeta thote se le te vishen njesoj, si per cdo party tjeter. Arjoni i thote se do te qendroje ulur dhe se nuk eshte ne qejf per parti, kurse Zhuljeta ja kthen se ai do te jete shoqeruesi i saj dhe afrohet qe ta ngreje. Arjoni e merr ne krahe dhe i jep nje te puthur ne faqe. Te gjithe ndihen te lodhur dhe aspak entuziaste per kete party dhe Zhuljeta mundohet t’i marre me te mira e duke i puthur te gjithe me radhe. Ajo mundohet t’i vere ne pozite duke i thene se do festoje ditelindjen dhe ata duhet t’i sjellin edhe dhurata, pervec prezences se tyre. Per te realizuar idene e Zhuljetes e ndihmon edhe Vellai i Madh, i cili u ve banoreve muzike ne sfond qe ata te argetohen ne maksimum. Banoret fillojne te behen gati e te marrin pjese ne kete party pa hezituar me. Ata fillojne te kercejne te gjithe. Party behet edhe me argetuese kur, per banoret vijne pizza dhe birre.

“Ka ardhur per te ndenjur”
28/02/09 04:15

Pas festes, Adelajda dhe Moza qendrojne ne kuzhine dhe flasin per Arjonin. Moza i thote se degjoi qe Arjoni do te fleje ne dhomen e tyre sonte. Adela ja kthen se ky veprim do behet nga ai me nje qellim. Ajo i thote se ne kete menyre do fitohen votat. Ajo e komenton kete fakt duke i thene se ai s’ka ardhur me pare, as mbreme e as parmbreme dhe se cdo njeri perdor menyren e vet me te mire te mundshme. Moza i thote se Arjoni do te fleje ne nje krevat me Zhuljeten dhe Adelajda e konfirmon kete lajm. Ajo thote se ai ka ardhur per te ndenjur e jo per te ikur kete te shtune. Adela tregon se edhe Bjordi i kerkon ta puthe ne faqe kur i uron naten e mire, por ajo nuk e ka bere asnjehere kete gje sepse mendon se do duket keq. “Gjithsekush le te marre ate qe meriton” ka perfunduar Adela kete bisede.

Ne mengjes
28/02/09 10:55

Vetem Dritani dhe Adi jane ngritur kete mengjes. Ata shoqerojne njeri-tjetrin ne kopesht. Te dy bejne biseda te shkurtra e me tema te ndryshme. Dritani hap biseden duke i thene Adit se do te ishte keq nese e humbasin proven e kesaj jave. Ai thote se nga java ne jave loja po behet me e forte dhe uron qe njerezit qe kane jashte t’i mbeshtesin sa me shume. Adi ja kthen se edhe jashte behet loje e forte. Dritani i tregon Adit se kur kishte shkuar per te nderruar baterite e Agonit, kishte vene re se ai nuk ndodhej ne shtratin e tij por, kishte shkuar nga dhoma e vajzave si Arjoni. Adi mendon se javen tjeter te organizojne nje “harem party” e te vishen me callma kurse vajzat te mbulohen me shami. Dritani i thote se ndoshta zysha nuk do te jete dakord kurse Adi pa prishur terezine i thote se ajo mos te kerceje fare.

Komente per gjumin
28/02/09 11:25

Adela dhe Moza zgjohen nga gjumi dhe komentojne se si kane fjetur gjate nates. Ato ankohen se nuk kane fjatur rehat te dyja dhe se here tjeter nuk do flene me bashke. Ato e diskutojne kete edhe me Adin dhe Aiden. Adela shprehet se e ka merzitur Arjoni gjithe naten, duke i prishur rehatine dhe se krevati nuk i nxinte. Adi i thote se ishte krevati i Erjoles bosh dhe se Arjoni mund te flinte aty, kurse vajzat mund te flinin te dyja tek krevati ku fjeti Arjoni. Adelajda ja kthen se ai donte te flinte afer Zhuljetes. Adi i thote se ai mund te kerkoje dhe here tjeter te fleje aty por Moza ja kthen se nuk do ta lejoje me. Edhe Aida u thote vajzave se dhe ajo me Liriten me zor flene bashke por, tek krevati afer murit e kane me te lehte.

Kryefamiljari
28/02/09 12:08

Banoret diskutojne se cili do te behet kryefamiljari per kete jave. Dritani u tregon te tjereve se Sori ka dhene doreheqjen nga kjo detyre dhe se duhet te zgjidhet nje tjeter. Kur Adelajda e kishte pyetur, Sori kishte thene se le te behet Tani pasardhesi i tij dhe Dritani eshte dakord qe ta vazhdoje por, duke marre edhe pelqimin e te tjereve. Zhuljeta thote se te gjithe duan te jene kryefamiljare. Dritani mendon se eshte me mire qe per cdo jave te jete nje i ndryshem dhe ne kete menyre te gjithe e provojne. Adelajda vendos se nuk do behet kryefamiljare sepse nuk e ben dot. Te gjithe bien dakord qe ta provojne me radhe duke e vendosur keshtu me konsensus. Arjoni i thote Aides se ata te dy bejne mire te mos flasin e te ulin koken sepse nuk i dihet do jene me apo jo ne shtepine e BigBrother. Dritani i thote se duhet te flasin sikur jane ketu sepse asgje nuk dihet. Edhe Aida mendon se ashtu duhet te flasin dhe se ashtu do te flase deri ne fund.

Enderra e Bjordit
28/02/09 14:08

Bjordi i tregon ne kopesht Zhuljetes nje enderr te cilen e ka pare sot. Ai filloi t’ia tregoje me pare dhe Adeles por, me pas, mendoi se ndoshta ajo do ndihej ne siklet dhe nuk e vazhdoi me tej. Ai i tregoi Zhuljetes se ne enderr merrnin pjese banoret e shtepise dhe se ai ishte i lidhur me Adelen, por qe e kishte tradhetuar me te. Me pas banoret i kishin mbledhur ne nje pallat dhe dikush i kishte qelluar me arme. Ky ishte Agoni dhe Bjordi, i vetem, kishte mundur te shpetonte duke dale nga pallati. Bjordi thote se kishte perjetuar ndjenja shume te forta edhe pse ishte nje enderr, madje e krahason ate me nje film. Zhuljeta e interesuar per Arjonin e pyet se cfare po bente ai dhe Bjordi i thote se ai po luante me videogame. Bjordi thote se qe kur ka hyre ne shepi, shikon vetem enderra me banoret e tjere.

Aleance
28/02/09 14:42

Adi dhe Adela flasin per te ndihmuar njeri-tjetrin gjate qendrimit te tyre ne shtepi. Adela i thote se ka vendosur te ndihmoje Adin qe ai te tregoje me shume karakterin e tij. Ajo i thote se duhet te ndihmohen ne menyre reciproke por, Adela me shume ate. Adi kupton se duhet ta ndihmoje ne dhomen e rrefimit por Adela i spjegon se duhet te ndihmojne njeri-tjetrin gjate gjithe kohes.

Zbukurimi i mikeshave
28/02/09 16:25

Banoret i pret nje pune tjeter. Ka ardhur nje tufe me lule me te cilen ata duhet te zbukurojne lopet. Banoret dalin ne kopesht dhe diskutojne se si t’i zbukurojne ato. Banoret jane shume entuziaste. Adi u kendon lopeve kurse Bjordi u jep per te pire uje. Ata e shnderrojne buqeten me lule ne kurora per t’ia vendosur mikeshave qe do te lene shtepine pas pak. Lirita ja vendos Teas kuroren por ajo e hedh. Mes banoreve lind diskutimi se si t’ua vene kurorat lopeve. Jane Lirita dhe Agoni qe u vendosin kurorat, ndersa te tjeret i perkedhelin.

Gati per spektaklin
28/02/09 20:00

Banoret fillojne te behen gati per spektaklin. Ata fillojne te vishen e te bejne tualetin e nevojshem per kete nate. Te gjithe jane te emocionuar dhe per me teper banoret qe jane ne nominim. Keta te fundit kane bere gati edhe valixhet. Vajzat ndihmojne njeri-tjetrin ne pergatitjet e fundit. Djemte, pasi mbarojne se u beri gati, rregullojne shtepine dhe kopshtin. Ne perfundim, ata mblidhen te gjithe ne dhomen e ndenjjes ne pritje qe te filloje spektakli.

Erjola: “E zhgenjyer nga Qetesori”
28/02/09 21:35

Erjola eshte banorja e pare e larguar dhe sonte ndodhet ne studio. Arbana e pyet ate se si e ka kaluar kete jave, jashte shtepise se Big Brother. Ajo i pergjigjet se kjo ka qene nje jave me intensitet, me intervista te shumta, ka takuar njerez te cilet edhe pse nuk i njihte i kane percjelle asaj komente mbi ditet qe ka kaluar ne shtepi. Arbana e ka pyetur edhe mbi raportin ne familje dhe se si kane shkuar marredheniet me prinderit e saj kete jave. Erjola eshte pergjigjur se gjerat kane filluar te shkojne ne rruge te mbare. Ajo ka treguar edhe per vajzen e saj e cila ndodhet ne Elbasan tek familja e saj. Drejtuesja e spektaklit e ka pyetur edhe nese i ka ndjekur banoret dhe se cfare mendimi ka krijuar per ta tani dhe Erjola eshte shprehur se nuk i ka ndjekur shume sepse ka qene e zene por, me aq sa ka pare ata i duken ndryshe nga sa i kishte njohur gjate qendrimit me ta ne shtepi. Arbana e ka pyetur se cili nga banoret e ka zhgenjyer me komentet e bera pas daljes se saj dhe Erjola permend Qetesorin. Arbana i jep mundesine qe ti shpreh kete gje Qetesorit por Erjola ka preferuar thjesht ti pershendese te gjithe banoret dhe te mbaje rezerva duke thene se ai dhe te gjithe banoret jane te tensionuar.


Poli:E kam puthur Mimozen
28/02/09 21:58

Gjate spetaklit te kaluar Mimoza ka mohuar faktin e te pasurit nje lidhje jashte shtepise me ish-banorin e Big Brother, Polin. Mimoza ishte ndjere keq per kete gje dhe ne dhomen e rrefimit eshte shprehur qe ka genjyer te gjithe popullin por jane rrethanat qe e kane shtyre per te vepruar ne kete menyre pasi vellai i saj nuk eshte ne dijeni per lidhjen e saj me Polin dhe i druhet reagimit te tij. Arbana e pyet Polin i cili eshte i ftuar ne studjo nese e shikonte kete gje si strategji te saj per te mos u nominuar duke terhequr vemendjen e meshkujve sidomos te Arjonit dhe Bjordit. Poli u shpreh se e shikonte si strategji te saj pasi para se te futej ajo ne Big Brother e kishin diskutuar kete gje dhe kishin rene dakort per te mos e bere publike per arsyet e Mimozes. Ai thote qe nuk ka arsye deri ne keto momente per te qene xheloz per Mimozen. Poli shprehet i shokuar me deklarimin e Mimozes ne dhomen e rrefimit pasi ai kishte ardhur ne studjo per te mbeshtetur strategjine e saj pra, per te mohuar lidhjen e tyre. Perballe nje fakti te tille Poli pranon me ne fund qe ai dhe Mimoza jane puthur!

Bjordi:Mami je e mrekullueshme!
28/02/09 22:50

Mamaja e Bjordit ka vendosur ti bej nje surprize duke u futur ne shtepine e Big Brother. Ajo ka vendosur qe eshte pikerisht ky momenti per ti lexuar letren e shkruar nga babai i tij. Ajo i thote qe ka disa gjera qe ajo nuk ja ka thene Bjordit per arsye se ai ka qene shume i vogel dhe per te mos krijuar nje imazh negativ per babain e tij. Ajo shton se babai e ka ndjekur dhe eshte penduar per shume gjera dhe se kur te dale ai nga shtepia gjerat mund te rregullohen. Me sy te perlotur ajo lexon letren dhe i thote qe i vjen shume keq qe nuk ka patur mundesine per ti qendruar me shume afer por, i eshte dashur te bej dhe rolin e babait pervec asaj te nenes duke ju perkushtuar dhe punes .Mes loteve ai e perqafon dhe i thote qe eshte e mrekullueshme.

Agon: Gabova me Adelajden!
28/02/09 23:08

Big Brother vendosi qe personi qe do largohet sot nga shtepia e Big brother eshte Agoni ne baze te numrit te votave qe kane marre gjate javes. Adela duke e kenaqur nga kjo gje gjithashtu dhe banoret e tjere. Pyetjes se Arbanes nese ishin te merzitur nga largimi i Agonit Qetesori i eshte pergjigjur se nuk kishin pse te merziteshin perderisa ishin ato qe e kishin nominuar. Pyetjes se pse ndoshta publiku jashte kishte vendosur qe Agoni te ishte personi qe te dilte nga shtepia ai e ka lidhur me raportin qe kishte krijuar me Adelajden dhe eshte shprehur se ndoshta kishte vepruar ne menyre te gabuar me te.

Banorja e re e shtepise
01/03/09 23:15

Ajo nuk ka hyre nga dera si te gjithe banoret e tjere, duke u prezantuar si nje konkurente e re e Big Brother, por si veterinerja qe do te jepte vendimin nese banoret e kishin kaluar apo jo proven e javes. Me pas, Mesida eshte “zbuluar”nga Arbana, qe ua ka prezantuar ate banoreve te tjere, si konkurenten e tyre. Qetsori dhe disa prej banoreve te tjere kane thene se e kishin kuptuar. Menjehere pas kesaj ata kane vrapuar ta perqafojne.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Friday, 27 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 21, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 21, PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Agim Poshka, Refuzohet Nga Festivali Pse Kendon Shqip!

Agim Poshka
/photo v.g./

SHQIPTARET NE MAQEDONI DISKRIMINOHEN EDHE NE MUZIKE
FESTIVALI QE NUK DO KENGE SHQIPE

Kengetarit Agim Poshka i eshte pamundesuar pjesemarrja ne festivalin maqedonas, i cili ben perzgjedhjen e kengeve per ''Eurovizion'', me arsyetim se kengen duhet ta kendoje ne maqedonisht e jo ne shqip

Shqiptaret ne Maqedoni jane te diskriminuar edhe ne aspektin kulturor. Kjo eshte pare kur organizatoret e festivalit maqedonas, i cili ben perzgjedhjen e kengeve per "Eurovizion", ua kane mohuar kengetareve shqiptare qe te konkurrojne me kenge shqipe, por vetem me kenge maqedonase. Kengetarit Agim Poshka i eshte pamundesuar pjesemarrja ne festivalin maqedonas me arsyetim se kengen duhet ta kendoje ne maqedonisht e jo ne shqip, per shkak se festivali i RTVM-se, prej kur eshte themeluar, ka pranuar kenget vetem ne gjuhen maqedonase. Agim Poshka eshte ankuar per kete te padrejte tek instancat e ndryshme. Ne ditet ne vijim pritet te shihet se a do t'i mundesohet Agim Poshkes te kendoje ne festivalin maqedonas edhe ne gjuhen shqipe, gje e cila kurre me heret nuk ka ndodhur. Edhe pse Agim Poshka eshte refuzuar, shqiptaret e Maqedonise do t'i kene dy perfaqesues te vet ne kete festival, por ata do te kendojne maqedonisht, Tuna dhe Venera. /b.z./kosova sot/25.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
p.s. Lajm paksa i vonuar por aktual. Finalja e Festivalit Skopje Fest 2009, qe zgjedhe kengen fituese qe do te prezantoj Maqedonine ne Eurovizion, eshte mbajtur me 21 shkurt 2009. Agim Poshka nuk kendoi. Tuna me grupin "Proekt Makedonija" ka zene vendin e 13-te. Venera nuk u kualifikua ne finale ndersa vendin e pare e mori "Next Time" me kengen "Nesto Sto Ke Ostane" dhe do te perfaqesoj Maqedonine ne Moske 2009.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Thursday, 26 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 20, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 20, PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


“Bej si e forte, qe te mbrohem!”
26/02/09 00:05

Adelajda i ka thene Aides se gjeja per te cilen i ka ardhur me teper keq ishte pergjigjia qe ajo i kishte dhene Arbanes, kur kjo e fundit e kishte pyetur se cfare do te kishte qene ndryshe nese do te kishin qene jashte shtepise se Big Brother.Aida i eshte pergjigjur se nuk do te ishte lodhur aq shume me Adelajden.Sipas saj, kjo ishte nje pergjigje ulese, zhvleresuese e p”pa piken e konsiderates”. “Qe nga ai moment, -i tha Adela Aides, - fillova te mendoja ndryshe!” Aida i ka thene se kur je jashte, ke mundesi zgjedhjeje dhe nese nuk te pelqen dicka apo dikush, nuk lodhesh duke kerkuar anet pozitive, thjesht iken. Edhe Aida i ka shprehur pakenaqesine qe Adela, sipas saj, “arsyes se loteve i kishte vene emrin Aida”, por Adelajda ka mohuar ta kishte bere dicka te tille. Aida ka vazhduar duke i thene se ato mund te sqaroheshin edhe jashte, kur te dilnin nga shtepia, nese edhe ajo do te donte kete, por gjithsesi Adelajda duhet te kuptonte se “e forta” ishte fasada e Aides per t’u mbrojtur ne perballjen me te panjohurit, ishte metoda e saj per t’u dukur se eshte e vrazhde, se nuk preket lehte. “Po mos te kisha fasaden e te fortes, mua do te me kishin vene perfund!”- ka thene ajo. Adelajda e ka kundershtuar duke i thene se ajo e merrte parasysh jeten e Aides, por sipas saj, ajo dinte te shprehej vrazhde, por dinte te shprehej edhe embel.Aida ka vazhduar duke thene se nuk ishte person negativ, se mund te ishte e vrazhde, por jo negative, ama nuk kishte patur c’pergjigje te jepte tjeter, kur kishte marre vesh se Adelajda kishte qare.

“Eshte fallco te mos kesh antipati!”
26/02/09 00:15

Diskutimi mes Aides dhe Adelajdes ka vazhduar, por eshte zhvendosur ne nje drejtim tjeter. Keshtu, Aida ka thene se nuk mund t’i shihte te gjithe si te mire, ndryshe nuk do te kishte ke te nominonte. Madje ajo tha se po nominonte personat qe mendonte se te tjeret nuk i nominonin, gje qe sipas Adelajdes, ishte shume fallco. Aida i ka qendruar mendimit te vet duke thene se nuk kishte arsye te verteta nominimi, sepse nuk kishte antipati per asnje, gje qe Adela serish e ka kundershtuar duke i thene se nuk mund te mos kete antipati per asnje nga te 13 personat e shtepise, madje sipas mendimit te saj nuk eshte aspak e sinqerte te thuash se do te nominoje ata qe nuk i nominon askush tjeter. “Ti ke antipati, i ka thene Adela asaj, - ke antipati per mua!”. Aida i ka treguar se nuk e kishte nominuar javen e pare sepse donte ta njihte me mire dhe Adelajda i ka pohuar te njejten gje nga ana e saj. Adelajda ka shtuar se shkaku qe e tha emrin e Aides, kesaj jave, ishte thjesht pergjigjia qe i kishte dhene Arbanes.

“E urrej dhunen ne familje!”
26/02/09 00:35

Keshtu i ka thene Pavlini Dritanit teksa diskutonin per konceptin e familjes dhe marredhenien e tij me ish-bashkeshorten. Sipas Pavlinit, kjo e fundit po ushtronte dhume psikologjike ndaj tij, duke perdorur si mjet femijen e tyre. Ai ka shtuar se i urren te gjitha format e dhunes, jo vetem ate fizike. Kjo, sepse, sipas tij, ai eshte rritur me nje fryme te tille. Dritani i eshte pergjigjur se, sidoqofte, ai duhet te merrte parasysh edhe moshen e saj te re.

“Ne mars kam ditelindjen!”
26/02/09 10:10

Duke shijuar diellin e megjesit ne oborrin e shtepise, Bjordi i ka thene Adit dhe Dritanit se ne mars kishte ditelindjen dhe mbushte 21 vjec. Adi ka bere shaka duke thene se duhet ta ftonin edhe Tean (lopen) dhe Bjordi ia ka kthyer se nese ishte shoqja e tij, mund ta ftonte. “Duroni, mos me nxirrni dhe per nje jave” – ka thene ai.

Bjordi tregon per te emen!
26/02/09 11:00

I pyetur nga Arjoni, Bjordi tregon se perpara se te largoheshin nga Shqiperia, e ema e tij kishte patur probleme me shtetin, “me diktaturen”, pavaresisht se ai nuk e dinte saktesisht se cfare. Me pas, kur kishin shkuar ne Itali ajo e kishte nisur gjithcka nga zero, duke punuar e sakrifikuar shume. Me ne fund, ajo kishte arritur te hapte nje bar. Rreth 1994-es ata kishin fituar te drejten per t’u pajisur me pashaporte italiane por ajo kishte refuzuar. Tani kishte arritur nivele shume te larta dhe shoqerine e kishte po ashtu te pozitave me te larta. “Mamaja ime eshte me burre sesa shume burra qe njoh!”- eshte shprehur Bjordi referuar zotesise se te emes. Arjoni, duke shprehur vleresimin e tij, e ka pyetur nese eshte e lidhur dhe e bukur e ema e tij. Bjordi ka mohuar persa i perkiste lidhjes se te emes dhe ka pohuar persa i perkiste bukurise se saj, duke i treguar Arjonit se ajo ishte bjonde, me sy bojeqielli. “Nuk e di pse e imagjinoja pikerisht keshtu!”- eshte shprehur Arjoni.

“Ku e pe inteligjencen e Tanit?!”
26/02/09 11:00

Republika, Aida dhe Adelajda kane diskutuar ne lidhje me Dritanin, duke marre shkas nga nje enderr e Bikes. Adelajda ka thene per Dritanin se nuk beson se ai mund te dale shpejt nga shtepia, sepse mendon se ai eshte me i pelqyer sesa Aida, Republika apo dhe ajo vet. Ajo ka thene se e thote kete duke e vene veten ne vendin e publikut. “Kur thua publik, - i ka thene Aida, - jane mendimet dhe deshirat e tua!”. Adelajda ka vazhduar duke thene se Tanin e sheh si shume inteligjent e me karakter. “Ku e pe ti inteligjencen e Dritanit?” – i ka thene asaj Republika, duke shtuar sebashku me Aiden se cfare ka ai qe nuk e kane ato. “Konkurent eshte ai qe e nxjerr koken, jo ai qe rri fshehur!”- ka thene Republika. Ndersa Aida, ne dukje me shaka, ka thene se Tani mund te ishte inteligjent, por jo me shume se ajo.

Punet e shtepise
26/02/09 12:00

Pasi jane zgjuar, lare, veshur e kane pire kafene e mengjesit kush ne kuzhine e kush ne oborr, pjesa me e madhe e banoreve u jane futur puneve te shtepise. Keshtu, Lirita, Pavlini e Arjoni kane fshire, Zhuljeta, Adelajda e Lirita po ashtu, kane lare, Agoni ka shkundur tapetet dhe Dritani ka marre pluhurat. Me pas ata jane ulur te pushojne duke iu kthyer aktivitetit te tyre te perditshem.

“Ironia eshte arma ime!”
26/02/09 13:50

Republika e ka pyetur Arjonin si e vlereson ai veten ne nje sistem pikesh nga 1-shi tek 100-a. Arjoni eshte pergjigjur se i jep vetes 40 pike ne inteligjence, 30 ne bukuri dhe pjesen tjeter ne humor. Me pas ai i ka bere Bikes te njejten pyetje dhe pergjigjia e saj ka qene 50 humori, 30 inteligjenca dhe 20 simpatia. “Simpatia, jo bukuria!” – ka theksuar ajo. Arjoni e ka pyetur nese ajo e quan veten te bukur dhe ajo i eshte pergjigjur qe jo. Ndersa persa i perkiste humorit, Republika ka thene se ne shoqeri e mbajne si tip qe ben shume shaka e sjelle humor aty ku nuk ka. Arjoni i ka thene se kete ane te saj nuk e ka demonstruar akoma, gje qe ajo e ka justifikuar me faktin se ndoshta nuk ka gjetur personat e duhur, apo u eshte ruajtur keqkuptimeve. “Ironia eshte nje nga armet e mia!” – ka shtuar ajo duke i vene ne pah Arjonit se ironia e tij i dukej shume kot.

“Jam femer e forte”
26/02/09 14:07

Moza pyet Bjordin nese vajzat qe ai ka patur lidhje deri tani i ngjanin tipit te Lirites dhe Bjordi i pergjigjet se ishin dicka e tille. Moza e percakton kete tip, si femra kullere por, Agoni i thote se nuk quhen te tilla, quhen femra me karakter te forte, kurse ajo eshte shume e ndjeshme dhe feminile. Mozes nuk i pelqen ky lloj percaktimi per te dhe i thote se i pelqen ta ndjeje veten femer e jo mashkull. Agoni i thote serish se nuk quhen meshkuj por femra te forta, qe i perballojne situatat dhe jo si shoqja e saj qe vetem qan. Moza e kupton se behet fjale per Adelen dhe i thote se nuk eshte si ajo, madje eshte nje femer e forte e qe duron me shume. Per Agonin sjellja e Adeles mund te jete edhe thjesht per spektakel.

Ne nje lidhje
26/02/09 14:17

“Nuk me pelqen te jem tip dominant por, dua qe ai te me respektoje” ka thene Moza gjate bisedes se saj me Agonin dhe Liriten. Te tre kane filluar te flasin se si duhet dhe se si sillen ne marredheniet ne cift. Per Agonin eshte e pamundur qe Moza te flase per kete teme, pasi ajo thote se nuk ka patur asnje lidhje deri tani, por ajo thote se e njeh veten dhe tipin qe ka. Lirita thote se asnjehere nuk e di se si do sillesh. “Nuk jam xheloze” ka shtuar Moza dhe Lirita i thote se ne fillim te gjithe keshtu thone, madje se edhe ajo njesoj si Moza mendonte me pare por, me kalimin e kohes ka ndryshuar mendim dhe ndihet dy-fish xheloze tani. Moza vazhdon te thoje se ka pare shume cifte qe i ndalojne njeri-tjetrit shume veprime dhe se kjo i duket e tepert. Agoni vazhdon me idene e tije se ajo s’mund te flase nese nuk i ka provuar. Edhe Lirita mendon se edhe pse eshte tip xheloz, nuk i pelqen qe te kaloje ne ekstrem.

Per dashurine
26/02/09 14:43

Zhuljeta bisedon shpesh me Pavlinin per historine e familjes se tij. Ai i ka treguar asaj dhe per lidhjet qe ka patur dhe se si kane perfunduar ato. Pavlini i thote Zhuljetes se nuk do t’u keshillonte vajzave te binin ne dashuri me te sepse ato vuajne. Zhuljeta i thote se ndoshta ai gjen nje menyre te gabuar per te transmetuar ndjenjat e tija, se ato mund te jene te lumtura e te kenaqura prej lidhjes me te perderi sa e dashurojne dhe se ai nuk duhet te shohe anen negative. Pavlini i thote se dhe ai ka dashuruar, perjetuar dhe vuajtur dhe i pelqen qe ditet, muajt, vitet te mos ekzistonin qe ai t’i perjetoje me detaje castet e lumtura por, i vjen keq qe ne fund te lidhjes ato te ndihen keq. Zhuljeta e percakton dashurine e Pavlinit si nje dashuri “vrastare” megjithate, ajo i thote se te gjithe vuajne ne mbarim te nje lidhjeje. Pavlini ndihet ne faj se ne nje lidhje, te tjeret bejne shume per te ndersa ai ka vetekontroll dhe nuk e le veten te lire qe nje lidhje ta coje deri ne fund. Zhuljeta e keshillon se nuk duhet te sillet keshtu sepse me nje sjellje me te lirshme, pa vetekontroll, do te mund te gjeje dashurine e jetes se tij. “Ne nje dashuri qesh dhe qan” i thote ajo.

Pershtypjet e banoreve
26/02/09 14:47

Bika, Arjoni, Adela dhe Moza jane ne kuzhine duke ngrene mengjesin. Bika i ben nje kompliment Arjonit per syte e bukur dhe se i kujtojne dike. Ajo i thote se pervec syve i pelqejne edhe inteligjenca dhe menyra e te folurit tek Arjoni por, pervec ketyre ka edhe disa gjera te keqija qe nuk do tia thote. Edhe Adelajda i kerkon disa pershtypje dhe Bika i tregon se nuk i pelqen qe ajo eshte e shume e ndjeshme dhe indinjohet shpejt ndersa pershtypjet pozitive ia ka thene dhe me pare. Pas Adeles afrohet edhe Moza me Liriten per te marre pershtypjet per to dhe Bika pa rezerva ua thote se cfare mendon. Moza i eshte dukur ne fillim shume e urte dhe se Bika vlereson shume qetesine qe e karakterizon. Ajo nuk harron t’i thote edhe se eshte fotozhenike. Tipin e Lirites Bika e adhuron dhe se i pelqen shume sensi i humorit qe ajo ka. Agonin e ka percaktuar si tip qe flet pak dhe sakte. Pasi perfundon pershkrimet e saja, Bika pret qe edhe banoret te shprehin mendimet e tyre per te. Agoni i thote se ne fillim ka patur antipati por tani ka ndryshuar mendim. Arjoni dhe Moza preferojne t’ia thone ne vecanti. Adela i tregon se i duket njeri i drejte dhe i mire por nuk i pelqen se reagon shpejt dhe keq ne shumicen e rasteve.
Me kaq i mbyllin banoret percaktimet e tyre dhe fillojne te kercejne e te kendojne kenge popullore.


“Me pelqen sinqeriteti”
26/02/09 15:07

Eshte radha e Zhuljetes qe te flase per kerkesat ndaj partnerit ne nje lidhje. Ajo i tregon Pavlinit se eshte nje tip i sinqerte, jodominant ne raport me partnerin. Zhuljeta i tregon atij se ne nje marredhenie kerkon te jape e te marre dhe se kerkon maksimumin ne nje lidhje. Ajo gjithmone kerkon te verteten ne nje marredhenie dhe nese partneri tregon ndrydhje do te thote se ka dicka qe nuk shkon. Ne kete rast ajo do preferonte qe te jene te sinqerte dhe te mos i marre vesh nga te tjeret pasi nuk do qe ata ta shohin si nje viktime. “Besueshmeria ne nje cift eshte e rendesishme” ka thene ajo.

Jemi me fat!
26/02/09 16:22

Mimoza shpreh deshiren e madhe qe eshte banore e shtepise se Big Brother dhe thote se ndihet shume me fat. Gjithashtu edhe Adelajda thote se ndihet mire qe eshte ketu dhe se jeten jashte aty e kane kurse kjo ketu njehere u vjen. Kjo e fundit fillon tregon per shoqet e veta. Nderkohe qe Adelajda i tregon per shoqet dhe kusherirat e saj, ajo shprehet se e ka marre malli shume, kurse Agoni merret me lopet. Vajzat kane filluar te tregojne per familjet e tyre.

Ne heshtje
26/02/09 17:00

Adelajda dhe Agoni kane radhen per te bere turnin e te kujdesen per lopet. Ata gjate gjithe kohes nuk kane shkembyer asnje fjale. Adela ka qendruar ne tende kurse Agoni duke u kujdesur per lopet, duke i dhene atyre per te ngrene e per te pire apo edhe duke qendruar afer tyre pa bere asgje. Mes Adeles dhe Agonit vazhdon nje situate pak e tensionuar dhe ata mundohen ta kalojne duke i dhene nje zgjidhje te tille. Prane Adeles ka ardhur Moza e cila e shoqeron ate dhe bashkebisedojne me njera-tjetren. I vetmi qe duket i pashoqeruar eshte Agoni te cilin e shoqeron vetem cigarja.

“E kam si vella”
26/02/09 18:43

Arjoni dhe Moza flasin per marredhenien e saj me Bjordin. Moza i shpjegon atij se Bjordin e sheh si shok madje, me shume si vella. Arjoni e pyet nese kete gje ja ka spjeguar edhe Bjordit. Ajo i tregon Arjonit se Bjordin e pelqen shume, ndoshta se eshte me i vogeli dhe me i urti. Arjoni i kujton se ai ka nje moshe me te dhe se nuk eshte i vogel por, Moza thote se i duket i vogel. Nga kjo shprehje ka filluar nje bisede mes tyre se sa vite diference preferon ajo ne nje lidhje. Moza thote se nuk e ka problem diferencen e madhe ne moshe madje se ka shoke qe jane shume me te medhenj se ajo. Arjoni i thote se nuk i pelqen kjo gje.

Basti i Bjordit
26/02/09 19:19

Bjordi dhe Adela diskutojne me njeri-tjetrin per raportin qe kane krijuar. Bjordi i thote se ajo nuk mund te ndahet prej tij. Adeles nuk i pelqen ky percaktim dhe i thote se e ka si shok dhe nese Bjordi vazhdon me kete sjellje ajo do t’i qendroje larg. Bjordi vazhdon ta ngacmoje duke i thene se kur te dalin qe ketu, prinderit e saj kane per t’i kerkuar qe te martohet me te. Ai madje i kerkon qe ky te jete nje bast midis tyre. Adela mundohet t’i shpjegoje se jane si moter e vella dhe se veprimet e tyre nuk duhet te keqkuptohen nga ai apo edhe nga te tjeret qe i shohin. Kjo eshte shume e rendesishme per te madje edhe fakti se cfare do te mendojne prinderit e saj. Ajo i thote Bjordit se nuk deshiron te beje veprime te tilla te cilat mund t’i zhgenjejne ata. Adela insiston se nese ai vazhdon me kete sjellje do t’i qendroje larg, s’do t’i flase e as do ta perfilli me. “Per te qene ne rregull me prinderit e mi une bej cdo gje” ka thene ajo dhe ka kerkuar me shume seriozitet nga ana e tij.

“Loja me shishe”
26/02/09 22:30

Big Brother u ka komunikuar banoreve te shtepise se ata duhet te zhvillonin “lojen e shishes”, loje ku nuk duhet te mungonte asnje prej tyre. Ata duhet te uleshin ne forme rrethi dhe ne qender te tij te vendosnin nje shishe. Shishja do te rrotullohej nga te gjithe, me rradhe. Ajo do te sherbente si nje shigjete, gryka e te ciles do te percaktonte personin qe do te bente pyetjen, kurse fundi i saj personin qe do te pergjigjej. Asnje prej banoreve nuk mund te refuzonte te pergjigjej gjate lojes dhe Vellai i Madh do te vleresonte me shume vemendje sinqeritetin ne pergjigjet e tyre. Loja fillonte dhe mbaronte me renien e gongut. Gjate lojes banoreve iu desh te pyesnin e t’u pergjigjeshin nje sere pyetjeve mbi dashurine dhe cfare do te benin ne emer te saj, puthjen e pare, gjestet me romantike, “armet” e joshjes, tradhetine dhe arsyet qe i kishin shtyre ne te, deshira per te patur femije, nofkat e secilit, momenti me i veshtire ne jete, etj, pyetje qe nxirrnin ne pah karakterin, preferencat apo kendveshtrimet e gjithesecilit prej banoreve te shtepise.
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Naim Abazi, Mihrija e Detyron Te Bleje Veture?

Naim Abazi
/photo public domain/

Interviste me kengetarin Naim Abazi
Mihrija e detyroi te bleje veture

A e bleu Naim Abazi veturen e pare vetem e vetem se ishte lodhur duke udhetuar nga Prishtina per ne Mitrovice me autobus, per t'u takuar me Mihrije Brahen?

Naim Abazi ka nje histori te hidhur ne lidhje me veturat. Atij, para luftes, paramilitaret serbe ia kane marre "Mercedesin" e ri, te sapoblere. Ai thote se i dhimbset kjo veture, per shkak se e ka blere me djerse dhe se per kete veture paramilitaret serbe e kane keqtrajtuar babane e tij. Por, ai eshte tejet i dashuruar pas vetures "Mercedes", sa qe edhe tash ka nje veture te tille. Naimi ne kete interviste flet per pervojat e tij si shofer. Ai tregon se ka vozitur pothuajse ne tere Evropen dhe ne Amerike me veture, por qe Nju-Jorku, Stambolli dhe Brukseli ia kane "futur friken", me tollovine e madhe te veturave ne rruge. Ne kete interviste do te mesoni se cfare veture ka pasur per here te pare Naim Abazi. A e bleu Naimi veturen e pare vetem e vetem se ishte lodhur duke udhetuar nga Prishtina per ne Mitrovice me autobus, per t'u takuar me Mihrije Brahen?

"Kosova Sot": Cilen veture e mbani mend nga femijeria juaj?
Naim Abazi: E mbaj mend veturen qe atehere me dukej me e bukura loder per mua si femije, ka qene nje "Fiat 1300". Kam qene i vogel dhe kishim nje kalendar, ku ishin fotot e veturave te kohes, por kjo veture spikaste, e une i thosha babait tim qe ta blejme nje veture te atille. Deshira u plotesua me vone, me nje veture tjeter.

Mihrija dhe Naimi
/naim abazi dhe mihrije braha/

"Kosova Sot": Kur keni filluar te interesoheni me seriozisht per veturat?
Naim Abazi: Eh, kjo ka ndodhur shume vone, kur kam qene student ne vitin e katert, dhe kur me nevojitej nje automobil per te shkuar tek Mihrija ne Mitrovice, ne vitin e pare te njohjes. Atehere i thash vetes, per te mos u maltretuar cdo dite me autobus, duhet ta blej nje veture.

"Kosova Sot": Pra, kontakti i pare me timonin ka qene...
Naim Abazi: Kontakti i pare imi me timonin ka qene ne vitin 1988, kur kam vozitur veturen e babait tim. Me pas e kam blere veturen time, e cila ka qene "Opel Ascona".

"Kosova Sot": A keni patente shofer?
Naim Abazi: Po, sigurisht qe kam dhe ate gati qe 20 vjet.

"Kosova Sot": Per momentin cfare veture vozisni?
Naim Abazi: Per momentin kam nje veture te bukur, "Mercedes" E klase, 200 kompresore, nuk eshte krejt e re, bile ky moleri i "Perralles me tupan", sa here i bie qe te futet ne makinen time, me thote: "Ej, goxha moti e ke kete veture a".



"Kosova Sot": Cfare veture do te donit te vozisni?
Naim Abazi: Gjithmone "Mercedes", por edhe "Audia" me pelqen shume.

"Kosova Sot": Ju ka ngelur ndonje veture ne mendje prej atyre qe keni pasur?
Naim Abazi: Po, me ka ngelur peng vetura ime, e para luftes. Ka qene nje "Mercedes" i sapo blere, te cilin ma kane marre paramilitaret serbe.
Me ka mbetur peng jo per faktin material, por per ate se rreth kesaj veture eshte keqtrajtuar babai im dhe per faktin se dikush me dhune me ka vjedhur djersen, mundin, apo pasurine time.

"Kosova Sot": Cilin nga ngasesit boteror te veturave e preferoni?
Naim Abazi: Nuk i ndjek fare garat me automobila, por sigurisht qe, si nje vezhgues televizionesh, me ka rene me shume ne sy Shumaheri, por me teper nje simpatizant instiktiv evropian sesa ndonje fans i flakte.

"Kosova Sot": A ndodh qe te vozisni edhe jashte vendit dhe ne cilin vend keni vozitur?
Naim Abazi: Po, me ka ndodhur dhe me ndodh shpesh, dhe kam vozitur ne tere Evropen, pastaj ne Amerike, etj.

"Kosova Sot": Cilat vende i konsideroni me te pershtatshme per te vozitur dhe cilat me te rrezikshme?
Naim Abazi: Ne Evrope ka nje rend e kujdes gjeneral, por edhe ne SHBA, me perjashtim te Nju-Jorkut, ku ka nje tollovi te pafund dhe duhet te jesh shume i shkathte per te mberritur aty ku deshiron. Edhe ne Turqi eshte goxha veshtire, sidomos ne Stamboll, pastaj Brukseli ka ca rruge te ngushta, qe kur futesh heren e pare te fute tmerrin.

"Kosova Sot": Sa eshte shpejtesia me e larte te cilen e keni arritur ndonjehere?
Naim Abazi: Kam arritur vetem per kurtuazi deri ne 220 km ne ore, por vetem shkurt, perndryshe, gjate udhetimeve neper rruget e Evropes, kam shkuar normalisht me ore te tera 180 km ne ore, por kjo lejohet vetem ne Gjermani, perndryshe shtetet evropiane po i kufizojne tani shpejtesite deri ne 120 apo 130 km ne ore, dhe ne kete qendrim jane shume strikte.

"Kosova Sot": Cfare nuk pelqeni te shoferet ne Kosove?
Naim Abazi: Ne Kosove ka shume cka per te mos u pelqyer ne komunikacion, duke filluar nga mosrespektimi i shenjave, tollovia e panevojshme dhe, te them te drejten, frikohem nga papergjegjesite e shofereve te krijuar pa pergatitjen e duhur, sepse, me nje "me fale", pas nje ngjarje fatale eshte asgje.

"Kosova Sot": A keni shpesh probleme ne trafik dhe sa ju ndihmon fama ne trafik?
Naim Abazi: Une jam shume i kujdesshem ne trafik dhe mundohem te respektoj ligjin maksimalisht. Po, me ndihmon fama shume dhe, t' ju them te drejten, njerezit tane jane shume te respektuar. /b.zyberi/kosova sot/25.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi Ve Bast Per Martese Me Adelen!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 20

Bjordi dhe Adela Big BrotherBasti i Bjordit
26/02/09 19:19

Bjordi dhe Adela diskutojne me njeri-tjetrin per raportin qe kane krijuar. Bjordi i thote se ajo nuk mund te ndahet prej tij. Adeles nuk i pelqen ky percaktim dhe i thote se e ka si shok dhe nese Bjordi vazhdon me kete sjellje ajo do t’i qendroje larg. Bjordi vazhdon ta ngacmoje duke i thene se kur te dalin qe ketu, prinderit e saj kane per t’i kerkuar qe te martohet me te. Ai madje i kerkon qe ky te jete nje bast midis tyre. Adela mundohet t’i shpjegoje se jane si moter e vella dhe se veprimet e tyre nuk duhet te keqkuptohen nga ai apo edhe nga te tjeret qe i shohin. Kjo eshte shume e rendesishme per te madje edhe fakti se cfare do te mendojne prinderit e saj. Ajo i thote Bjordit se nuk deshiron te beje veprime te tilla te cilat mund t’i zhgenjejne ata. Adela insiston se nese ai vazhdon me kete sjellje do t’i qendroje larg, s’do t’i flase e as do ta perfilli me. “Per te qene ne rregull me prinderit e mi une bej cdo gje” ka thene ajo dhe ka kerkuar me shume seriozitet nga ana e tij.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: bjordi mezini adelajda xhamani adelaida
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Moza "Bjordin e Kam Si Vella"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 20

“E kam si vella”
26/02/09 18:43

Arjoni dhe Moza flasin per marredhenien e saj me Bjordin. Moza i shpjegon atij se Bjordin e sheh si shok madje, me shume si vella. Arjoni e pyet nese kete gje ja ka spjeguar edhe Bjordit. Ajo i tregon Arjonit se Bjordin e pelqen shume, ndoshta se eshte me i vogeli dhe me i urti. Arjoni i kujton se ai ka nje moshe me te dhe se nuk eshte i vogel por, Moza thote se i duket i vogel. Nga kjo shprehje ka filluar nje bisede mes tyre se sa vite diference preferon ajo ne nje lidhje. Moza thote se nuk e ka problem diferencen e madhe ne moshe madje se ka shoke qe jane shume me te medhenj se ajo. Arjoni i thote se nuk i pelqen kjo gje.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mimoza krasniqi arion arjon muca muqa mucaj bjordi mezini
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Zhujleta, "Me Pelqen Sinqeriteti!"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 20

Zhuljeta Big Brother Albania“Me pelqen sinqeriteti”
26/02/09 15:07

Eshte radha e Zhuljetes qe te flase per kerkesat ndaj partnerit ne nje lidhje. Ajo i tregon Pavlinit se eshte nje tip i sinqerte, jodominant ne raport me partnerin. Zhuljeta i tregon atij se ne nje marredhenie kerkon te jape e te marre dhe se kerkon maksimumin ne nje lidhje. Ajo gjithmone kerkon te verteten ne nje marredhenie dhe nese partneri tregon ndrydhje do te thote se ka dicka qe nuk shkon. Ne kete rast ajo do preferonte qe te jene te sinqerte dhe te mos i marre vesh nga te tjeret pasi nuk do qe ata ta shohin si nje viktime. “Besueshmeria ne nje cift eshte e rendesishme” ka thene ajo.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: zhuljeta zhyljeta daci
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Moza "Jam Femer e Forte"

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 20

Mimoza Krasniqi Big Brother Albania 2“Jam femer e forte”
26/02/09 14:07

Moza pyet Bjordin nese vajzat qe ai ka patur lidhje deri tani i ngjanin tipit te Lirites dhe Bjordi i pergjigjet se ishin dicka e tille. Moza e percakton kete tip, si femra kullere por, Agoni i thote se nuk quhen te tilla, quhen femra me karakter te forte, kurse ajo eshte shume e ndjeshme dhe feminile. Mozes nuk i pelqen ky lloj percaktimi per te dhe i thote se i pelqen ta ndjeje veten femer e jo mashkull. Agoni i thote serish se nuk quhen meshkuj por femra te forta, qe i perballojne situatat dhe jo si shoqja e saj qe vetem qan. Moza e kupton se behet fjale per Adelen dhe i thote se nuk eshte si ajo, madje eshte nje femer e forte e qe duron me shume. Per Agonin sjellja e Adeles mund te jete edhe thjesht per spektakel.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: mimoza krasniqi
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Bjordi Tregon Per Mamane e Tij!

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 20

Bjordi Arjoni Big Brother AlbaniaBjordi tregon per te emen!
26/02/09 11:00

I pyetur nga Arjoni, Bjordi tregon se perpara se te largoheshin nga Shqiperia, e ema e tij kishte patur probleme me shtetin, “me diktaturen”, pavaresisht se ai nuk e dinte saktesisht se cfare. Me pas, kur kishin shkuar ne Itali ajo e kishte nisur gjithcka nga zero, duke punuar e sakrifikuar shume. Me ne fund, ajo kishte arritur te hapte nje bar. Rreth 1994-es ata kishin fituar te drejten per t’u pajisur me pashaporte italiane por ajo kishte refuzuar. Tani kishte arritur nivele shume te larta dhe shoqerine e kishte po ashtu te pozitave me te larta. “Mamaja ime eshte me burre sesa shume burra qe njoh!”- eshte shprehur Bjordi referuar zotesise se te emes. Arjoni, duke shprehur vleresimin e tij, e ka pyetur nese eshte e lidhur dhe e bukur e ema e tij. Bjordi ka mohuar persa i perkiste lidhjes se te emes dhe ka pohuar persa i perkiste bukurise se saj, duke i treguar Arjonit se ajo ishte bjonde, me sy bojeqielli. “Nuk e di pse e imagjinoja pikerisht keshtu!”- eshte shprehur Arjoni.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: bjordi mezini arjon arion muqa muqaj muca muqaj
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Big Brother Albania 2: Adela vs Aida, Diskutim

BIG BROTHER ALBANIA 2

Aida Big Brother Albania 2“Bej si e forte, qe te mbrohem!”
26/02/09 00:05

Adelajda i ka thene Aides se gjeja per te cilen i ka ardhur me teper keq ishte pergjigjia qe ajo i kishte dhene Arbanes, kur kjo e fundit e kishte pyetur se cfare do te kishte qene ndryshe nese do te kishin qene jashte shtepise se Big Brother.Aida i eshte pergjigjur se nuk do te ishte lodhur aq shume me Adelajden.Sipas saj, kjo ishte nje pergjigje ulese, zhvleresuese e p”pa piken e konsiderates”. “Qe nga ai moment, -i tha Adela Aides, - fillova te mendoja ndryshe!” Aida i ka thene se kur je jashte, ke mundesi zgjedhjeje dhe nese nuk te pelqen dicka apo dikush, nuk lodhesh duke kerkuar anet pozitive, thjesht iken. Edhe Aida i ka shprehur pakenaqesine qe Adela, sipas saj, “arsyes se loteve i kishte vene emrin Aida”, por Adelajda ka mohuar ta kishte bere dicka te tille. Aida ka vazhduar duke i thene se ato mund te sqaroheshin edhe jashte, kur te dilnin nga shtepia, nese edhe ajo do te donte kete, por gjithsesi Adelajda duhet te kuptonte se “e forta” ishte fasada e Aides per t’u mbrojtur ne perballjen me te panjohurit, ishte metoda e saj per t’u dukur se eshte e vrazhde, se nuk preket lehte. “Po mos te kisha fasaden e te fortes, mua do te me kishin vene perfund!”- ka thene ajo. Adelajda e ka kundershtuar duke i thene se ajo e merrte parasysh jeten e Aides, por sipas saj, ajo dinte te shprehej vrazhde, por dinte te shprehej edhe embel.Aida ka vazhduar duke thene se nuk ishte person negativ, se mund te ishte e vrazhde, por jo negative, ama nuk kishte patur c’pergjigje te jepte tjeter, kur kishte marre vesh se Adelajda kishte qare.
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: adelajda xhamani adela aida troka
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Wednesday, 25 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 19, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 19, PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2


- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Jeta e Panjohur e Ema Ismajlit

Ema Ismajli, jeta e panjohur e motres se Adelines dhe Zanfines

Edhe pse ka pasur mundesi te shumta te jete e famshme, Ema Ismaili, motra e dy kengetareve, Adelines dhe Zanfines, gjithmone ka dashur te qendroje “prapa perdeve” ngase kjo per te eshte “me atraktive”. Ekstravagantja dhe rebelja e “firmes” Ismaili, Ema, gjithmone ka qene pjese e punes se motrave te saj, mirepo asnjehere per vete nuk ka tentuar ta gjeje famen ngase sic thote “ne vendin dhe kohen ne te cilen jetojme, fama eshte barre e kote”. “Kurre nuk kursehem t’u ndihmoj motrave ne strategji, pune, planifikime, posacerisht ne trendet aktuale te imazhit. Guxoj te them se paraprakisht ‘nuhas’ melodite qe do te behen hite. Ajo eshte vajza e vetme e familjes e cila, ne nje menyre kontrollon punen e motrave te saj.Ndryshe njihet edhe si eminenca gri e “firmes” , eshte nje person objektiv qe gjykon se si duken motrat perpara publikut, si tingellon nje kenge, dhe si duhet ruajtur suksesi. Jo ralle here gjendet pre e gazetave te cilat e komentojne shume per veshjen dhe dukjen krahas motrave dhe personazheve te tjera vip. Ajo ka menaxhuar nje sallon bukurie me emrin e saj “Ema” kurse me vone ka punuar edhe ne nje agjensi sigurimi ne Prishtine. Por tani ajo menaxhon nje butik me rroba ne nje vend tejet ekskluziv, po ashtu ne Prishtine dhe si duket eshte shume fitim prures per ate. Nga aspekti sentimental bukuroshja nuk eshte akoma e lidhur me dike, ose te pakten momentalisht rezulton keshtu. Ajo tash eshte studente ne kolegjin “Fama”, kurse ka mbaruar shkollen fillore dhe te mesme te muzikes. Ajo qe dallon dukshem Emen nga Adelina e Zanfina, eshte karakteri. Sipas saj, “frenat” e Adelines dhe Zanfines, kurre nuk i ka pasur ne dore ajo. “Frenat gjithmone kane qene ne duart e tyre – por eshte fakt qe i ndihmoj ne menaxhimin e puneve te tyre, aspak te lehta, duke i ndihmuar pa kompromis” – rrefen ajo. /panorama/21.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
+tag: ismaili
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Tuesday, 24 February 2009

Big Brother Albania 2: Dita 18, Permbledhje

BIG BROTHER ALBANIA 2, DITA 18, PERMBLEDHJE

Pjesa 1


Pjesa 2

- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Futbollisti Jahmir Hyka Falet 5 Here Ne Dite!

Jahmir Hyka
/photo public domain/

Jahmir Hyka: Si falem pese here ne dite per Allahun ne Gjermani

Rrefehet futbollisti i shumeperfolur per mosperfshirjen e tij ne Kombetare

Futbollisti 20-vjecar nga Tirana, Jahmir Hyka rrefen uljetngritjet ne karriere dhe besimin ne zot. Falet pese here ne dite dhe respekton te gjitha ritet fetare si mysliman. Dribluesi i talentuar i Bundesliges Gjermane, i dalluar per shpejtesi te paimagjinueshme ne stilin e Maradones, zbulon per here te pare te fshehten sublime te jetes se tij, e pazakonte per nje futbollist. Parate qe fiton dhe jeta ne Gjermani mes regjimit si sportist dhe lutjeve ne xhami.

Si do te mund ta perkufizoje karrieren tende ne keto momente Jahmir?
Nuk di c’te them per kete, pasi ne kete moment qe po flasim nuk po me shkon cdo gje per se mbari. S’jam duke luajtur shume dhe po ashtu ne Kombetare s’jam grumbulluar. Por besoj shume shpejt do rregullohen gjerat, pasi futbolli dihet qe i ka keto ulje-ngritje.

Ku qendron problemi?
Mbase skema e lojes qe luan ekipi im ketu ne Gjermani nuk me pershtatet. Por te shohim, gjithmone shpresoj.

Cfare skeme eshte ajo aty?
Eshte futboll ndryshe, pasi i jepet me shume rendesi aspektit defensiv, ndersa une personalisht jam i prirur me shume nga sulmi.

Arsyeja perse nuk u perfshive ne Kombetare?
Zgjedhje e trajnerit, s’kam c’te them per kete.

Jahmir Hyka

Thuhet qe ti pervec stervitjeve, e gjen forcen per te vazhduar tek besimi ne Zot. Si eshte e verteta?
Po, jam besimtar musliman.

Kjo do te thote qe falesh ne xhami e agjeron gjate muajit te Ramazanit?
Po. Falem pese here ne dite dhe i kryej te gjitha ritet e fese muslimane.

Ti je nje futbollist dhe duhet te mbash regjim, si ia del?
S’kam problem. Cdo gje eshte e programuar, plus qe 30 minuta ne dite per faljen mund t’i gjeje kushdo. Une kam filluar te falem qe ne moshen 12 vjecare, pasi ne familjen time tiranase falen pothuaj te gjithe, dy motrat dhe dy vellezerit e tjere, po ashtu dhe prinderit kane filluar te falen nga pak.

Dihet qe sportistet kane nje diete ushqimore strikte, si ja ben kur mban Ramazan?
Mund te them qe kudo ku kam qene nuk me eshte ndaluar nje gje e tille. Megjithate mundohem qe ne ditet kur kam ndeshje te mos agjeroj.

Ndodheni ne Gjermani, shkoni ne xhamite aty?
Patjeter kur kam kohe shkoj se bashku me nje futbollist tjeter te ekipit, shokun tim algjerian, Chadli Amri.

Me besimin qe ke, cfare te ndalon feja te besh?
Nuk duhet te pi duhan, as alkohol.

Po ne lidhje me seksin?
Nuk lejohet liria ne seks, vetem me femren qe dashuroj.

Jahmir Hyka

Ke ndonje vajze qe e dashuron per momentin?
Jo, jam vetem. Ne Tirane te kemi pare te frekuentosh klubet e nates, lejohet kjo gje? Vetem ne karaoke kam qene disa here. Por ne lidhje me pyetjen qe me beni, varet se per cfare pikesynimi shkon ne nje lokal nate, do te thoja qe, ne qofte se ke ndermend te shkosh thjesht per te konsumuar pije joalkoolike me shoket lejohet. Por nese kerkon te besh gjera te tjera, padyshim qe feja nuk ma lejon kete.

Ti beson me shume ne jeten mbi toke, apo ate qe vjen pas kesaj?
Feja thote qe jeto kete bote duke menduar edhe per boten tjeter, domethene qe edhe kete bote mos e neglizho, por edhe mos u lidh shume me kete bote, se nje dite do te vdesesh.

Cili mund te ishte mekati me i rende, qe mund te bejne njerezit?
Tradhetia ne cift eshte mekat i madh dhe denohet rende.

Je ne kulmin e karrieres si futbollist. Ke plan te ndjekesh studimet e larta?
Po, di qe nje shkolle te larte dua ta bej dhe deshira ime eshte te ndjek Institutin e Fiskultures.

Je vetem 20 vjec, cila eshte paga jote mujore?
Me shume se 20 mije euro ne muaj. Por ndoshta bej gabim qe e deklaroj kete shifer ne media, edhe per moshen e re qe kam. Shume mbase nuk do ta besonin.(qesh) /klotilda harka/panorama/21.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Aferdita Dreshaj Sfidon Shpatin: "Nese Je Burre"...

Aferdita Dreshaj dhe Shpat Kasapi
/photo panorama/

Aferdita i shpall sfide Shpatit: “Nese je burre” me prano si kengetare

Aferdita pretendon se si per here te pare ka qelluar ne shenje pasi ashtu si kenga dhe videoja jane te bukura, dhe per me teper shume shpejt do fillojne te transmetohen ne kanalet muzikore shqiptare.

Dhjete dite me pare, Shpat Kasapi dhe Aferdita Dreshaj ndodhesin ne Tirane, qyteti ku kane vendosur te punojne me ore te tera per nje klip te vecante, por jo te Shpatit. Faqja www.albaniac.com dha lajmin qe Aferdita i ka hyre kenges seriozisht, me nje klip shume interesant. Kush do ta kishte menduar se pas suksesit si miss dhe modele, Aferdita do t’i hynte dhe rruges se kenges?! Po kjo faqe ka publikuar foto nga momentet e xhirimeve, qe jane realizuar ne mjediset prane kinema “Millenium 2”, dhe ne ambientet e lokalit te ri “Foglie”, pasi iu eshte dukur i pershtatshem per arkitekturen, ndertuar me tre kate, dhe qendren e lokalit me shume lartesi. Por pse ky pasion per kengen i Aferdites? E pse jo, ka pohuar Aferdita. Ne fund te fundit eshte e dashura e nje prej kengetareve te njohur ne tregun muzikor, dhe do te shfaqe interes dalja e saj e pare si kengetare. Aferdita pretendon se si per here te pare ka qelluar ne shenje pasi ashtu si kenga dhe videoja jane te bukura, dhe per me teper shume shpejt do fillojne te transmetohen ne kanalet muzikore shqiptare. Kenga titullohet “Nese je burre” dhe eshte kompozuar nga Gabro, me tekst te Avni Qahilit. Ka qene ky i fundit qe eshte takuar me Aferditen ne nje studio, teksa Shpati po regjistronte nje kenge per vete. Pasi ka degjuar modelen te kendoje, ai i ka propozuar kete bashkepunim qe me vone eshte marre shume seriozisht nga ajo. Por pa dyshim qe e pret me emocion se si do pritet nga publiku kjo video. Nese klipi do te pritet mire, ajo nuk ka per ta lene me kaq, pasi ka planifikuar video te tjera dhe nje album. Ne videoklip ajo prezantohet me nje look ekstravagant dhe te nxehte, per te cilin eshte kujdesur, Joni Peci. Gjate xhirimeve ajo ka qene e shoqeruar nga Avni Qahili dhe sigurisht Shpati. Kjo eshte hera e dyte, qe ata vizitojne Tiranen bashke, pas Festivalit te 46-te te Kenges ne Radio-Televizion ne dhjetor, ku Shpati konkuroi me kengen “Arome Mesdhetare”. /panorama/21.02.09/
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Supermodelja Dorela Hysa ia Mesyn New York-it

Dorela Hysa
/photo endrit mertiri/

Supermodelja Dorela Hysa le Shqiperine per Nju Jorkun

15-vjecarja nga Tirana, “Super model of the World 2008”, kontrate me nje kompani mode amerikane

Eshte vetem 15 vjec dhe nuk ka frike te marre iniciativa te guximshme ne jete, sidomos kur behet fjale per moden. Keshtu ka nisur rrugen drejt endrres per te shkelur pasarelat e modes ne bote, Dorela Hysa. Dhe ka qene me fat, sepse destinacioni eshte Amerika. Behet fjale per nje oferte qe sapo i ka trokitur ne dere, dhe qe do t’i ndryshoje jeten. Dorela Hysa fituesja e “Ford Super Model of the World Albania 2008”, qe u organizua ne Tirane me 29 tetor 2008, ka vendosur te lere Shqiperine ne qershor per t’u vendosur ne Nju Jork, sic ka pohuar vete per “Panorama Plus”. Vetem tre muaj pasi eshte shpallur fituese e ketij evenimenti, i katerti i organizuar nga “Top Channel” ne kujdesin e fotografit Fadil Berisha, ka marre oferten nga nje agjenci prestigjioze ne Nju Jork, kontraten me te cilen do ta lidhe ne qershor. Ende nuk behet publike emri i agjencise, por Dorela e ka vendosur qe te largohet per te nisur nje jete te re.

Dorela Hysa

Vajza bjonde, me syte e medhenj jeshil, shume capkene, me karakteristikat e tipareve te fytyres ne mode sot per preferencat e stilisteve, shpreson te kete sukses dhe t’i ece mbare. Ajo aktualisht eshte ne vitin e dyte te shkolles se mesme “Petro Nini Luarasi” ne Tirane, por pohon se pas kurores se supermodeles, jeta i ka ndryshuar. Qe kur u shpall modelja me e mire, ka pasur oferta te shumta kryesisht nga agjenci reklamash, keshtu qe i duhet te programoje kohen me mire. Kur fitoi cminin, ajo u shfaq shume e impresionuar se nuk e priste, ndersa kishte sfiluar nen direktivat e koreografes se edicionit te sivjetshem, Zana Krasniqi, fituesja e pare e po ketij titulli per Shqiperine ne vitin 2005. Dorela u perzgjodh me e mira mes 15 vajzave konkurrente, keto te zgjedhura nga 150 vajza, qe aplikuan per te marre pjese ne konkursin e televizionit “Top Channel”. /panorama/21.02.09/

LETERNJOFTIMI

Emri: Dorela Hysa
Ditelindja: 13 maj 1993
Gjatesia: 1.79 cm
Pesha: 51 kg
Ngjyra e syve: Jeshil
Ngjyra e flokeve: Bionde
Stilisti i preferuar: Armani
Ngjyrat qe i shkojne: E kuqja, jeshilja, e bardha
Veshja e perditshme: Xhinset, kemishat,atletet
Studimet: Ka deshire te ndjeke studimet per Shkenca Politike
- - - - - - - - - - - - - - - -
http://albavipnews.blogspot.com

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online