All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 21 May 2011

Inis Gjoni Martohet Ne Fshehtesi te Plote...

Inis Gjoni martohet ne nje ceremoni “top secret”

Si nje dedikim per beqarine e saj, ishte suksesi si regjisore e shfaqjes “Salla e banjes”, ku pese femra jane ne kerkim plot vuajtje te princit te kalter apo te burrit ideal. Edhe ajo vete asnjehere nuk e ka fshehur deshiren per t’u martuar dhe per te pasur nje familje. Ndaj ky eshte momenti i saj. Behet fjale per vajzen e njohur te spektakleve, Inis Gjoni, e cila neser do i jape fund beqarise ne nje ceremoni martese ne Tirane, qe do ta organizoje ne fshehtesi te plote, larg syve te gazetareve apo aparateve te fotografeve. Ceremonia qe do organizohet ne nje nga lokalet e njohura per dasma ne Tirane, do te kete te ftuar nje rreth shume te ngushte miqsh te nuses dhe dhendrit, si dhe familjaret respektive te tyre, qe do te gezojne kurorezimin e Inis Gjonit me te dashurin e saj, Arian Selimi.

Genta Ismajli, Intervista Telegrafi Maj 2011

GENTA ndjek zemren, ‘PA TY’

Genta Ismaili eshte artiste ne cdo gje: ne menyren se si shprehet, si i perjeton gjerat, si vishet, si ecen, si buzeqesh. Sa me shume qe flet me te, aq me shume zbulon tek ajo, sepse ajo eshte nje vajze me bote te madhe dhe deri diku enigmatike. Ndaj e gjithe perpjekja e saj sillet ne deshiren per te bere dicka te rendesishme ne jete. E cfare do te jete? Genta ka shume plane, por deshiron qe t’i zbuloje pasi t’i beje realitet.

Klipi i ri ‘Pa ty”, ndryshe nga pershtypja, nuk ka aq lidhje me gjendjen shpirterore te Gentes. Ajo, eshte racionale me gjendjet shpirterore kur bie fjala per dashurine. Keshtu qe ajo na largon nga titulli, apo natyra melankolike e tekstit. Thjesht ky klip pret qe do ta ngjit profesionalisht drejt muzikes. Te ndjeke zemren.

Getoari Ne Lidhje Dashurie me Florenta Islamin

Geti ne lidhje me Florenta Islamin

Reperi i grupit Tingulli 3nt, Getoar Selimi, sipas indikacioneve eshte i perfshire ne nje lidhje dashurie me bukuroshen Florenta Islami. Neper internet eshte duke qarkulluar nje foto e reperit me bukuroshen nga Prishtina, e cila sipas te gjitha gjasave do te jete dhe bashkeshortja e ardhshme e Getit.

Se Florenta do te jete femra e fundit e Getit, e vertetoi edhe vet reperi i “Baba Records” ne Twitter, duke shkruar: “Une me bashkeshorten duke ngrene fara dhe duke shikjuar film..hohoho”.

Blero Pas Top Festit Me Kenge dhe Klip te Ri

Blero i gatshem per fi nalen e “Top Fest”-it
Pas “Top Fest”-it, me nje kenge te shkruar nga kunata

“Ishte nje kerkese e madhe e fansave te mi ne Shqiperi qe te jem ne “Top Fest”. Fale tyre isha ne gjysmefinale e tani ne finale. E cfare do te ndodhe ne fi nale, aty vendos “Top Channel” permes votimeve qe behen”, keshtu thekson per “Infopress”, kengetari Blero Muharremi, duke treguar po ashtu se kenga qe do te sjelle pas ketij festivali eshte shkruar nga kunata e tij, Bubulina Krasniqi

Thote se ishin fansat e tij nga Shqiperia ata qe e ‘obliguan’ te jete pjese e festivalit te sivjetme “Top Fest” e gjithashtu ishin pikerisht fansat nga Shqiperia ata te cilet e quan deri ne naten fi nale te ketij spektakli. E tani kur na ndajne dite nga kjo fi nale, Blero thekson per “Infopress” rendesine e pjesemarrjes ne kete festival. “Eshte e rendesishme te jem pjese e fi nales se madhe pasi qe kam punuar shume. E duke qene se ishte nje kerkese e madhe e fansave te mi ne Shqiperi te jem atje, ka rendesine e saj. Fale tyre isha ne gjysme fi nale e tani edhe ne fi nale. E cfare do te ndodhe ne fi nale, aty vendose “Top Cnannel” permes votimeve qe behen. Por, sido qe te jete, me rendesi eshte qe jam ne fi - nale dhe eshte interesant qe eshte ‘live’ dhe po ndihem mire”, keshtu thekson Blero, ndersa bene me dije se mbremja e parapare te mbahet me 22 maj eshte shtyre per daten 5 qershor.

Friday, 20 May 2011

Adelina dhe Sabriu Ne Turneun Amerikan

Sot ne Nju Jork, Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu nisin turneun amerikan.

Sot ne Nju Jork, Adelina Ismaili dhe Sabri Fejzullahu nisin turneun e tyre amerikan. Koncerti do te mbahet ne Highline Ballroom (Manhatan) dhe hyrja fillon ne ora nente. Ky ndoshta eshte nje prej koncerteve me te shumpritur ne komunitetin shqiptar te Nju Jorkut, duke qene se te dy kengetaret jo vetem qe jane nder me te preferuarit ne historine e muzikes shqiptare, por dhe nder te paktet qe arrijne te kenaqin publikun me interpretimet e tyre ne koncerte dhe ne sinqerisht do ju rekomandonim te mos e humbisnit kete rast. Per me teper informacion vizitoni faqen zyrtare te Dukagjini Production. /albaniac/maj 2011/

Dancing With The Stars Albania: VESA LUMA ELIMINOHET!

Nata e 8-te e Dancing with the Stars Albania

Nuk ka mundur dot te shkoje deri ne finale, bukuroshja nga Kosova, kengetarja Vesa Luma. Kercimi i saj, ne gjinine e American Smooth u vu perballe ne sfide me nje Jive te aktorit te njohur, Enver Petrovci. Por, pas Dance Off-it, juria e Dancing with the Stars, vendosi te mbaje ne gare Petrovcin.

Me heret gjate mbremjes, ne kete spektakel tradite tashme si prodhim i Tring Dixhital e Vizion Plus, 7 personazhet e mbetur vip dhe balerinet profesionite, performuan pikerisht ne gjinite amerikane te kercimit, duke u vleresuar me pas nga juria.

Thursday, 19 May 2011

Kamela Islamaj, Intervista Infopress Maj 2011

Interviste me kengetaren nga Shqiperia, Kamela Islamaj
Pa kengen jam si “peshku pa uje”

“Nuk do ta kisha lene muziken per asnje post ne bote... Mendoj qe emocionin qe me jep muzika nuk ka per te ma dhene asnje post zyrtar... Te kesh te besh me njerez eshte dicka normale, por te kesh te besh me njerez gjate neteve te “live”-it eshte shume elektrizuese...!”, keshtu thekson mes tjerash, gjate nje interviste per “Infopress”, kengetarja nga Shqiperia Kamela Islamaj, ndersa tregon edhe per lidhjen e vecante me Kosoven

Kamela, tashme ka perfunduar fushata parazgjedhore dhe zgjedhjet ne Shqiperi. Si ishin keto dite per ju...ju lodhen... ishin stresuese apo jeni person qe e pelqeni politiken dhe ‘kenaqeshit’ me debatet e fushatat parazgjedhore?
Ne fakt, nuk merrem fare me politiken dhe kjo periudhe me ka lodhur, sepse nuk flitej per asgje tjeter... Pak dite perpara kam bere nje udhetim neper jugun e Shqiperise dhe situata atje ishte e lodhshme, sepse te gjithe fl isnin vetem per politike, per kandidatet e partive perkatese... etj., etj! Por, mendoj qe ne jemi nje vend i vogel dhe keto jane gjera me se normale.

Nora Istrefi per Videofestin 2011

Valdrini dhe Nora
U ndjeme te vleresuar...

Ndonese ishin te nominuar ne dy kategori, mbremjen e “VideoFest”-it te sivjetme, Nora Istrefi dhe bashkepunetoret e saj nga grupi ‘TDS’ u vleresuan me nje cmim krejt tjeter. Ishte cmimi “Best Promo” ai qe i ngriti ne skenen e Teatrit Kombetar e i plotesoi me nje trofe me shume nga ky festival. “Sa i perket cmimit, eshte ndare nga juria profesionale… pikerisht nga ata qe kane ardhur nga ‘MTV’ e i kane perzgjedhur te gjitha cmimet. U vleresuam me cmimin ‘Best Promo’ dhe jo cmimin e organizatorit, sic eshte thene. Ne u ndjeme te vleresuar dhe ishte shume mire”, tregon per “Infopress” kengetarja Nora Istrefi , ndersa ndan pershtypjet e para pas festivalit e flet per rendesine e cmimit qe moren.

Anjeza Shahini, e Kall Dasmen e Motres!

Anjeza Shahini, e tund dasmen e motres

Kengetarja e vogel por qe u be e madhe me zerin e saj te jashtezakonshem, nuk kishte si te rrinte pa bere namin ne dasmen e se motres, e cila u martua pak jave me pare. Edhe pse ata kishin prenotuar muziken, Anjeza mori mikrofonin dhe coi ne kembe dasmoret, duke i perfshire ne kenget e saj. Sigurisht qe i takonte ta bente atmosferen kaq festive pasi nje here i martohej e motra. /bluetooth/maj 2011/

Ledina Celo Paralajmeron Rikthim ne Skene!

Erlisi mbush nje muaj, Ledina Celo publikon fotot e para te bebit

Nga mesi i muajit prill, kengetarja Ledina Celo u be nene per here te pare nga martesa me ish-kick-bokserin e njohur, Naim Kabashin dhe solli ne jete djalin Erlisin. Kengetarja 34-vjecare, per te cilen ju kemi informuar disa here me pare se priste nje femije te seksit mashkull, ka kryer lindjen ne Gjermani, ku edhe jeton prej disa kohesh me bashkeshortin e saj, ish-kampionin e kick-boksit, Naim Kabashi. Cifti qe eshte gezuar me femijen e pare, ka marre pa fund urime nga te aferm, miq e kolege, shume prej te cileve per shkak te largesise, kane preferuar t’i dergojne pershendetjet e tyre permes Facebook-ut. Nuk kane kaluar shume dite dhe Ledina ka vendosur qe te shuaje kureshtjen e fansave dhe shoqerise, duke publikuar fotot e para te djalit, Erlisit, i cili shihet se eshte ne gjendje shume te mire shendetesore.

Wednesday, 18 May 2011

Anxhela Mohon Lidhjen me Kanye West

Anxhela Martini: Nuk jam ne lidhje me Kanye West

Miss-i shqiptar, Anxhela Martini, ka mohuar lidhjen e saj me rapper-in e njohur, Kanye West, kane raportuar mediat.

"Me duket qesharake qe dikush flet per lidhjen time me Kanye West, kur ai eshte fotografuar duke puthur nje vajze tjeter ne ballkon. Si mund te dale me mua kur puth dike tjeter", tha Martini. /zhurnal/maj 2011/

GlobalGrind.com:
"Numerous websites have been trying to link GG's favorite hot girl Angela Martini to Kanye West even though Kanye was locking lips with a mystery woman in Cannes. Gossip blogs are saying that the Miss Albania and Kanye West have been seeing each other and have just been waiting to make it serious.


Eki dhe Lindi Kendojne Duet

Eki dhe Lindi per here te pare bashke

Zeke Blakaj i njohur si Eki i grupit ‘Klani Shqiptar’, ka realizuar nje duet me solo-kengetarin Rilind Mehmeti. Kenga e tyre quhet “Cdo nate” dhe tashme ka filluar te emetohet.

Kenga eshte nje kombinim ne mes zhanrit R&B dhe rep, ku secili prej tyre e interpreton sipas stilit te tyre.

Sipas Ekit karakteristike e ketij bashkepunimi jane edhe mysafiret e kesaj kenge, ku secili prej tyre interpreton nga nje varg te tekstit te kenges.

Zanfina Ismajli Indeferente Ndaj VFM

studio sellma
Zanfina indiferente ndaj Videofestit

Edhe kete vit sikurse 4 vjetet e tjere paraprake nuk kemi hasur ta shohim kengetaren e njohur Zanfina Ismaili te shkele mbi tepihun e kuq ne festivalin tashme tradicional “Videofesti muzikor”. Ajo nuk eshte e dhene pas ketij festivali per shkak te zhgenjimeve qe kishte perjetuar 4 vjet me pare.

Ajo nuk e mohon faktin se ne kete festival marrin pjese kengetare mjaft profesioniste, mirepo disa prej tyre nuk vleresohen me cmime te merituara. Sipas saj nje pjese e madhe e kengetareve shpeshhere jane ndare te pakenaqur me ndarjen e cmimeve nga ana e jurise. Andaj, per te ky festival nuk ka merita te plota dhe nuk i ploteson kushtet per ndarjen meritore te cmimeve.

Kush Po Irriton Adelina Ismajlin!

Ia shpifen vdekjen

Nje lajm kinse “sensacional” i nje gazete, ku eshte shkruar se “Adelina Ismaili ka vdekur”, duket se do t’i kushtoj kesaj gazete shume.

Sipas zedheneses se kengetares, Ismajli eshte duke e pergatitur nje padi qe do te shkoj deri ne 500 mije euro per gazeten. Shpifja se kengetarja ka vdekur eshte nje gje shume e ulet qe kjo gazete ka bere, aq me pak kur Adelina eshte shendosh e mire.

Rudina Idrizaj, zedhenese e Adelines ka paralajmeruar se gazeta nuk do te shpetoj lehte.
“Cfare meriton kjo gazete. Menduam dajakun, por s’kemi kohe. Menduam reagimin, nuk ia vlen. Menduam gjyqin, pasi eshte mire te pasurohesh nga genjeshtaret. Denimi qe i pret eshte te pakten 500 mije euro”, ka thene Idrizaj, sipas se ciles “kjo eshte gazeta e trete qe do “paguaje” per shpifje ndaj kengetares, shkruan Zhurnal.

Tuesday, 17 May 2011

Soni Malaj Shtatzene!

Soni Malaj shtatzene me balerinin italian Mirko

Soni Malaj eshte shtatzene me balerinin italian Mirko, me te cilin jeton prej afro nje viti ne Spanje. Ajo eshte vetem pak javesh, dhe kjo e pengon te lancoje lajmin e mire, pasi tre muajt e pare te shtatzenise rreziku eshte edhe me i madh. E pyetur nga ne mbi planin per te bere nje femije, Soni Malaj, thote se eshte nder planet e saj, pa pohuar saktesisht ndryshimet me te bukura qe po kalon ne trupin e saj. Vetem pak kohe me pare ne nje rrefim ekskluziv per “Bluetooth” nga Spanja kengetarja Soni Malaj ka treguar mbi jeten e saj te re ne Spanje. “Menjehere pas fejeses erdhem te jetojme ketu ku kemi edhe shtepine tone tani. Kemi nisur nje aktivitet tonin dhe nderkohe une vazhdoj koncertet ne Evrope pothuajse cdo fundjave,´pasi albumi i fundit ka pasur shume sukses dhe eshte mire qe te jem prane fansave dhe t’u percjelle kenget e tij” tha Soni ndersa vijoi se ne Spanje eshte larg parapaceve e thashethemeve.

Genc Salihu Fiton "Video Fest 2011"

Genc Salihu dominon ne VFM

Kenga “Rrugeve” nga Genc Salihu fitoi cmimin kryesor dhe tre cmime te tjera ne edicionin e nente te Videofestit Muzikor- njeres prej ngjarjeve te pakta muzikore ne Kosove qe mbledh yjet me te medha te estrades muzikore shqiptare- qe u zhvillua te henen mbrema ne Teatrin Kombetar.

Klipi i kenges “Ani, ani syn” nga Tingulli 3nt dhe Flori fitoi ne zhanrin hip-hop, derisa hiti “Delicious” i Dafina Rexhepit ne bashkepunim me MC Kreshen fitoi ne kategorine “Best New Artist”.

Dafina Zeqiri dhe Ledri ishin te pakonkurrence me videospotin e kenges “Ti po m’pelqen” ne kategorite R&B dhe ‘styling’ me te mire.

Monday, 16 May 2011

Anxhela Martini e Dashura e Kanye West?

Shqiptarja Angela Martini e dashura e Kanye West

Ylli i famshem i hip-hopit Kanye West eshte ne lidhje me bukuroshen shqiptare Angela Martini.

West ishte ndare nga modelja Amber Rose vitin e kaluar. Edhe pse mediat boterore kane raportuar se ai eshte pare duke flirtuar me shume bukuroshe me fame boterore duket se ai me ne fund eshte rehatuar.

Ai ka gjetur dashurine dhe qetesine shpirterore tek bukuroshja shqiptare, 24 vjecarja Angela Martini, e cila ishte kurorezuar Miss Universe Albania vitin e kaluar.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online