All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 28 May 2011

Edis Kuraja: Isha Une Ai Qe Bera Hapin e Pare...

Pas humbjes se te atit, Diellza shfaqet ne publik me te dashurin Edis Kuraja

Tashme per Diellzen nuk ka me rendesi te fshehe jeten e saj private si dikur. Ajo del publikisht me te dashurin e saj, basketbollistin e famshem kosovar, 29-vjecarin Edis Kuraja, me te cilin eshte ne lidhje qe nga viti 2008. Dalja e fundit ne publik me Edisin eshte bere pikerisht ne “VideoFest”, pak kohe pas humbjes se babait te saj nga nje semundje e rende. E ndersa Diellza ngurron te flase hapur mbi dashurine e saj, ne kete drejtim nuk permbahet dot Edisi, i cili shprehet: “Te flasesh per dashurine, eshte vertet kenaqesi, megjithese emocionet e para kane ndodhur prej shume kohesh. Secili prej nesh ka perjetuar ndjenjen e dashurise se pare e te puthjes se pare dhe mendoj se secili e ka te njohur ate emocion shume te vecante.

Dancing With The Stars Albania: ELIMINOHET OLTA GIXHARI!

IKEN OLTA GIXHARI NGA DANCING WITH THE STARS

Nuk do te mund ta vazhdoje me sfiden e saj per ne finalen e madhe te Dancing with the Stars, aktorja Olta Gixhari.

Ne perballje mes CaCaCa-s se saj dhe Carlestonit te Shpat Kasapit, si personazhet vip qe dolen ne sfiden “Dance Off”, juria mbajti ne gare kengetarin nga Maqedonia.

Me heret gjate mbremjes, personazhet e mbetur vip performuan ne dy manshe te ndryshme kercimi. Pjesa e pare e spektaklit qe vjen si prodhim i Tring Dixhital e Vizion Plus, iu kushtua teresisht muzikes shqiptare, ku yjet interpretuan nen keto ritme vals dhe tango.

Friday, 27 May 2011

Genc Prelvukaj i Pervishet Punes me Vullnet...

photo credit: unknown

Genci di ta menaxhoje kohen

Kengetari yne i njohur, Genc Prelvukaj, ka nisur pergatitjet muzikore ne studion e tij. Gjate ketij sezoni ai do te lansoje ne treg disa kenge te reja. Pervec kenges, Genci eshte i angazhuar edhe ne punen si keshilltar politik i ministrit te Kultures, Rinise dhe Sportit, te cilen pune thote qe e kryen me mjaft deshire. Puna ne ministri nuk ka ndikuar qe ai te ngece ne kenge, keshtu qe tani per tani ai po gjen kohe per dy profesionet e tij.

Noizy: Rozanen e Kam Fiksim Shoqeror Asgje Me Shume...

Noizy: Rozana Radin e kam fiksim shoqeror, asgje me shume

Marredhenia e tij me vajzat eshte bere si nje telenovele e gjate me shume pjese dhe qe intrigon vazhdimisht teleshikuesit (ne kete rast fansat e tij). Reperi i njohur 24-vjecar, Noizy, keto dite eshte perfolur shume ne lidhje me marredheniet intime (apo jo!), qe sipas disa mediave ka pasur me kolege, sic jane Genta Ismajli dhe Rozana Radi, me te cilen ka realizuar dy kenge, “Fly” dhe “Mr. Yesterday”. Por, ndersa Genta Ismajli mohoi te kete pasur dicka mes saj dhe Noizy-t, duke bere madje ironi me fjalet: “Po, jemi te lidhur dhe mezi presim te martohemi”, ne qender te shtypit roze ka qene tymnaja qe u ngrit per te dhe Rozanen.

Ermela Bashkohet me Ervinin...

“Spektakel” edhe pas BB, Ermela bashkohet me Ervinin, prishen me Torosin

Nese nuk e ben per show apo publicitet, nje gje eshte e sigurt, Ermela Mezuraj, fituesja e BB4, di si te terheqe vemendjen. Bashke me Ervinin ajo po luan “terhiq e mos e keput”, pasi here lidhen e here ndahen me njeri-tjetrin. Ndersa pak jave me pare, ata deklaruan ndarjen e tyre te argumentuar me “mosperputhje karakteresh”, keto dite jane pare ne ambientet e ish-Bllokut, duke pire kafe e te dashuruar si me pare, a thua se asgje nuk kishte ndodhur mes tyre. Ja si e ka shpjeguar kete situate Ervin Sinjari, i dashuri i biondines Ermela, njeherazi ish-konkurrent ne Big Brother 4: “U bashkuam prape, kishim keqkuptime ne disa momente, gjera qe ishin ceshtje karakteri. Cdo cift ka problemet e veta, apo jo.

Thursday, 26 May 2011

Alberie Hadergjonaj Vajzave: Mos u Ngutni me Martese...


Alberie Hadergjonaj: Vajzat e mia le te presin per martesen

“Uroj qe vajzat te presin per martesen. Ndoshta une vij nga nje vend i vogel ne Kosove, Decani, paksa konservator. U dashurova femije, ne moshe fare te re, 14 vjece, saqe familja ime nuk priti fare te me vishte nuse, por me nxori nga shtepia”. Me keto fjale te thena gjate nje programi televiziv, kengetarja Alberie Hadergjonaj, e cila se fundmi ka realizuar kengen “Kur nuk shkon, nuk shkon”, - ka shprehur urimin e saj per dy vajzat, Agnesa dhe Anxhelina, qe sipas saj duhet te presin per martesen. Njera prej tyre, Agnesa, eshte studente, ndersa 18-vjecarja Anxhelina eshte nje kengetare e re por e suksesshme. “Shpresoj qe vajzat e mia, Agnesa dhe Anxhelina, te mos martohen shume heret, por kur kjo te ndodhe, do deshiroja te kishin prane partnere qe t’i perkrahin e t’i inkurajojne per te ardhmen.

Wednesday, 25 May 2011

Kenge Te Huazuara: Aurela Gace vs Baki B3 & Sha

photo credit: Entermedia

Serbet vjedhin kengen “Origjinale” te Aurela Gaces

Tashme nuk perben me cudi kur kengetare te ndryshem, sidomos sllave, guxojne (si shqiptaret vite me pare) te kopjojne krijime te kompozitoreve shqiptare. Rasti me i fundit flagrant eshte ai i dy serbeve qe kane vjedhur kengen “Origjinale” te Aurela Gaces, me te cilen kengetarja e Eurosong merr pjese ne Balkanika 2011, ku perfaqeson Shqiperine. Kengetaret serbe, Baki B3 dhe Sha, e kane titulluar kengen e tyre me emrin e cuditshem “Mami”. Kjo kenge eshte identike me kengen e Flori Mumajesit, me tekst te Dr. Florit dhe qe kendohet nga Aurela Gace, Dr. Flori dhe Marseli. “Origjinale” ishte nje prej hiteve te veres 2010, me nje numer rekord klikimesh ne Youtube.

Alketa Vejsiu Linde Djale...

Alketa Vejsiu, nene per here te dyte, vjen ne jete Lioneli

Prezantuesja e mirenjohur, Alketa Vejsiu eshte bere nene per here te dyte vetem pak dite me pare, ne Firence te Italise. Lionel eshte emri qe i ka vendosur djalit prezantuesja Vejsiu. Pas vajzes Nicol, djali ka qene nje dhurate shume e bukur per familjen e Alketes, te cilet mezi e kane pritur kete dhurate nga Zoti… Ardhja ne jete e ketij engjelli ishte arsyeja qe e pengoi Vejsiun te ishte edhe kete vit drejtuese e spektaklit “ Dancing with the stars”. Nderkaq nuk dihet nese ajo do t’i rikthehet ne sezonin e ri ekranit, apo do te prese nje kohe te dyte. /bluetooth/maj 2011/

Tuesday, 24 May 2011

Angesa Vuthaj dhe Simone Te Dashuruar?

photo credit: Vizion Plus
Agnesa dhe Simone, te dashuruar

Ata te dy jane ngacmuar cdo jave nga anetari i jurise, Arjan Cani. Por asnjehere nuk kane pranuar se ka dicka mes tyre. Madje e kane kaluar cdo thumb me zgjuarsi e sportivitet. Por ne te vertete, cifti i balerineve, Agnesa Vuthaj dhe Simone, po perjeton nje histori dashurie. Marredhenia ka nisur qe ne fillim te spektaklit ‘thone gojet e liga’, por qe eshte ruajtur me fanatizem nga te gjithe.

Nga ajo qe duket gjate shfaqjes, te dy e mbrojne cdo cast njeri-tjetrin dhe jane gjithmone te kujdesshem ne pergjigjet qe u japin anetareve te jurise. Agnesa, nga ana e saj, nuk e ka mohuar qe ne fillim te spektaklit se ka nje simpati per italianin Simone.

Saranda Shala, Intervista Zhurnal Maj 2011

Dikush qe mua me ben te ndihem e plotesuar dhe e lumtur?!

Viteve te fundit kerkesat, preferencat dhe deshirat e te rinjve per te qene top model ose foto model jane gjithnje e me te medha. Edhe pse realisht ky profesion, ne Kosove dhe ne pergjithesi ne Ballkanin perendimor nuk eshte aq i qendrueshem si ne aspektin financiar por edhe ne nivelin e organizimeve, prape se prape interesimi i te pasionuarve mbetet i madh. Perkunder faktit se ky profesion vazhdimisht eshte shoqeruar me probleme, nje numer i modelove dhe modeleve kane arritur te mbijetojne, madje te arrijne suksese edhe ne arenen nderkombetare. Saranda Shala eshte njera prej modeleve me te njohura dhe me te suksesshme ne Kosove. Ndonese rrefen per veshtiresite me te cilat ballafaqohet modelingu ne Kosove ate asgje asnjehere nuk e ka ndalur ne kete rrugetim. Me kujdesin me te madh, ambiciet e forta per te arritur qellimet profesionale, Saranda sot gezon respektin, shquhet per profesionalizmin por edhe mban mbi supet e saj famen e cila padyshim i ka hapur shume dyer ne planet e saja jetesore.

Elvana Gjata: Eshte Heret Per Martese!

Elvana: Eshte ende heret per martese

Duket se kengetarja Elvana Gjata ka vendosur te respektoje ‘betimin’ per ta mbajtur larg mediave jeten e saj private

Gjate nje interviste ne emisionin e “E diell” ne Top Chanel Elvana edhe nje here i iku pergjigjes rreth pyetjes per dashurine. Por kengetarja u pajtua te flase per martesen, kete te cilen do te donte ta perjetohen me vone.

Ermal Fejzullahu: Presim Femijen e Dyte...

Interviste me kengetarin Ermal Fejzullahu
Presim nje vajze...

“Kohen e lire, gjithmone jam me familjen. Nga e hena deri te enjten apo te premten i dedikohem familjes me shume. Kryesisht kendoj gjate vikendeve, ndersa ditet tjera mbesin per familjaret e mi. Qendroj shume kohe me djalin, me bashkeshorten e gjithashtu presim edhe femijen tone te dyte. Na kane thene se do te kemi nje vajze”, keshtu tregon mes tjerash, gjate nje interviste per “Infopress”, kengetari Ermal Fejzullahu, i cili, teksa flet per angazhimet muzikore dhe te rejat qe mund t’i prese publiku i tij, ai tregon edhe per pritjen e padurim te lindjes se vajzes

Monday, 23 May 2011

Noizy: Rozanen e Dua Fort...

Noizy: Dashuroj Rozana Radin

Kohet e fundit reperi i njohur nga Shqiperia, Noizy eshte duke u bere gjithnje e me shume pjese e faqeve roze me historite e tij te dashurise... Pas publikimit ne “Bluetooth” te intervistes ku Noizy pranonte qe kish pasur dikur nje lidhje me kengetaren e suksesshme kosovare, Genta Ismajli, vjen nje tjeter lajm prej tij, e kete here serish per nje kengetare... Indikacionin per te zbuluar me shume rreth kesaj relate e morem nga thashethemi qe po qarkullon keto kohe ne rrethet e artisteve, i cili tregon se Rozana Radi eshte duke i kushtuar nje kenge reperit, me te cilin realizoi dy bashkepunime shume te suksesshme vite me pare.

Samanta Karavella Perjashtohet Nga Top Fest 8

Skandal ne ‘Top Fest’ perjashtohet Samanta, s’i pagoi leket e kenges Big Bastes

Kengetarja simpatike, Samanta Karavella mendohej te ndahej me nje cmim te rendesishem nga ky edicion i tete i “Top Fest”-it, por nga sa kemi mesuar, kjo gje nuk do te jete e mundur... Burime prane festivalit tregojne per “Bluetooth”, arsyen e vertete te ketij ‘skualifikimi’. Samanta nuk ka shlyer ende detyrimet financiare per kengen dhe kjo gje duket se e ka revoltuar shume Bigun. Ai eshte autori i te gjitha pjeseve perberese te kenges, duke filluar nga muzika per te perfunduar tek teksti. Pikerisht me te drejten qe i jep kjo autoresi, Bigu ka dorezuar prane drejtuesve te festivalit nje shkrese ligjore, permes se ciles Samantes i ndalohet interpretimi i kenges pa kryer pagesen per te.

Sunday, 22 May 2011

Aktorja Shqiptare Evis Xheneti Fejohet me James Shaffer Munky

by Tony Duran
Evis Xheneti fejohet me rokerin James Shaffer

Kitaristi i grupit "Korn", James Shaffer (i njohur nga fansat me nofken "Munky") ka shpallur fejesen me aktoren shqiptare Evis Xheneti me 11 maj. Ishte shqiptarja Evis Xheneti, e motra e kengetares Xhoana Xheneti, ajo qe ka zbuluar per shtypin amerikan propozimin surprize per fejese. “Ai me propozoi ne Paris, ne maje te kulles “Eifel”, gjate muzgut dielli po perendonte dhe gjithcka ishte super romantike”, - ka treguar 31-vjecarja qe merret me aktrim. Ajo ka thene gjithashtu se rokeri 40-vjecar i eshte prezantuar me nje unaze me gure smeraldi prej 6 karatesh. Ajo eshte lidhur me muzikantin qe prej 6 vjetesh dhe ka shetitur neper bote me banden e tij. “Une e njoh ate dhe ai me njeh mua”, - shprehet Evisi, vajza nga Tirana.

Aferdita Dreshaj Favorite ne Miss Universe 2011

Aferdita Dreshaj, favorite per kuroren e “Miss Universe”

Ka shume mundesi qe ne shtator te ketij viti, modelja dhe kengetarja Aferdita Dreshaj- “Miss Universe Kosova”, te kthehet nga Brazili me kuroren e “Miss Universe 2011” mbi krye. Te pakten ne 5-shen e vajzave me te bukura ajo do te jete me siguri, gje qe eshte konfirmuar nga te gjitha shkrimet dhe parashikimet online qe serviren ne internet kohe pas kohe. E fejuara e Shpat Kasapit, Aferdita, u kurorezua si “Miss Universe Kosova” me 15 janar te ketij viti, ne Prishtine. 24-vjecarja qe eshte 1.83 e gjate dhe qe ka nje karriere te gjate ne modelim, mendohet se ne San Paulo te Brazilit do te jete ne konkurrence te forte me “Miss Nicaragua”, “Miss Puerto Rico”, “Miss Colombia” etj.

Enver Petrovci Kercen Mbi Banak...

panorama plus
Enver Petrovci kercen siper banakut

Aktori i njohur nga Kosova, Enver Petrovci, gjithmone bie ne sy per tipin e tij te vecante. Ai nuk ka ngurruar qe ne ditelindjen e Olsi Mingomataj, ish-rivalit te tij ne “Dancing with the stars”, te festoje ne maksimumin e tij, madje duke hipur siper banakut dhe duke performuar me kercime te ndryshme. Petrovci eshte garuesi me moshen me te madhe ne kete show, ndersa beri pershtypje pranimi nga ana e tij e kesaj oferte te Vera Gabockes, per te qene pjese e nje show te tille, ku dominojne te rinjte. Ne naten e spektaklit, ai triumfoi ndaj konkurrenteve te tjere, ndersa arriti te grumbullonte numrin me te madh te pikeve dhe te kryesonte listen e cifteve debutuese.

Alberie Hadergjonaj dhe Burri i Saj Xheloz...

Mentori xheloz, Alberia i merr leje per cdo klip

Jo gjithnje paraqitjet e kengetareve tona jane aq te zakonshme dhe pa probleme dhe me te drejte publiku pyet nese bashkeshortet e kane problem qe grate e tyre te dalin neper ekrane dhe evente, sidomos kur jane shume seksi. Nje rast te cilin kemi vendosur ta tregojme kete radhe, ben fjale per kengetaren Alberie Hadergjonaj dhe bashkeshortin e saj, Mentorin. Ai eshte shume xheloz, kete e pohojne disa miq dhe bashkepunetore te Alberies. Sic tregojne me tej ata, Alberien pervec qe e mbeshtet ne karriere, ai e shoqeron gati ne cdo vend. Kengetarja duhet te konsultohet me bashkeshortin e saj per cdo skenar te paraqitjes, qofte ne videoklip apo ne ndonje dalje tjeter.

Qetsori Flet Per "Vip Shpija 2"

QETSOR FERUNAJ: Fituesi i “Vip Shpija” ishte nje djale gay qe kishte frike te deklarohej

Ai ka sharmin e protagonistit, perderisa pas mbylljes se show-t “Vip Shpija” ne Kosove, gjithe stafi i ketij “reality” kane udhetuar drejt Vlores, per te festuar mbylljen e spektaklit ne hotelin e tij ne Orikum. Jane organizuar bashke, njesoj sic ndodhi dy vite me pare, kur gjithe stafi i “Top Channel” e festoi fitoren e tij te “Big Brother 2” ne Vlore. Por, kesaj here, Qetsori ishte nje humbes shume prane fitores, sic preferon ta cilesoje bilancin e kesaj loje, nje ndjesi qe thote se i ka bere shume mire per egon. Hera e dyte e tij ne nje show ku protagonistet vene ne loje veten dhe jeten e tyre, tregon per fansat e rinj qe beri per vete ne Kosove dhe planin per te nisur nje karriere atje.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online