All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 4 June 2011

Petri Bozo Me Dy Spektakle Verore...

Dy spektaklet verore per kengetare dhe mise

E merkura e kaluar ka shenuar naten e trete te konkursit te klipeve shqiptare, i drejtuar nga producenti Petri Bozo. Ne kete jave te “Neteve te Klipit” jane prezantuar gjithashtu edhe kengetare te tjere te njohur, si Eliza Hoxha, Rosela Gjylbegu, Vedat Ademi etj, nderkohe qe sic tregojne vete organizatoret risia e “Neteve”, eshte fakti se marrin pjese shume emra te njohur kengetaresh shqiptare qe nga Jonida Maliqi, Shpat Kasapi e deri te tjere te rinj, te panjohur per tregun vendes, te cilet jetojne ne vende te ndryshme te Europes dhe qe ne kete konkurs jane prezantuar me klipe te realizuara me teknologji te larte e qe shpesh dallojne nga ato me te cilat jemi mesuar t’i shohim deri me tani.

Top Fest 8, Lista e Finalisteve

Zbulohet lista perfundimtare e finalisteve ne “Top Fest 8”

Do te jete nje spektakel i gjate, ku do te ndahen shume cmime dhe do te kete disa te ftuar speciale ne naten finale te “Top Fest 8”, qe do te transmetohet “live” neser mbrema ne ekranin “Top Channel”. Ne nje skenografi “hi tech”, te realizuar nga Fatmir Minga, do te prezantojne Ledion Lico bashke me motrat Marina e Luana Vjollca. Nata e cmimeve eshte nje realizim i regjisorit Ergys Lubonja, ne drejtimit artistik te Dorian Gjonit, skenar te Dalina Buzit dhe mban autoresine e Arbana Osmanit. Ne listen zyrtare

Arbana Osmani, "Nusja e Nderit"

Sfilata e nuseve

Tashme qe vera ka mberritur, bashke me te ka ardhur edhe stina e dasmave. Sigurisht, ne diten me te bukur te jetes, nuset e reja mendojne per veshjet e tyre. Nje fustan klasik te bardhe, modern, apo me ngjyra te tjera? Pikerisht per diten e enderrave te femrave qe lidhin kurore, eshte organizuar ne kryeqytet nje sfilate me fustane nuserie. Modele sfiluan me nje game te gjere fustanesh, vellosh e kurorash.

Perpos tyre, e ftuara e nderit ne kete sfilate te vecante, ishte prezantuesja e njohur e nje sere programeve te Top Channel, Arbana Osmani.

Finalja e “Top Fest 8”, E Diele 5 Qershor 2011

Finalja e “Top Fest 8”

Pas nje rrugetimi disamujore “Top Fest 8” ka mberritur ne naten finale, qe do te zhvillohet diten e diele ne Pallatin e Kongreseve ne oren 20:45.Do te jene 17 artistet qe do te garojne per 10 cmimet qe do te jepen ne kategori te ndryshme, duke perfshire ketu edhe Cmimin e madh.

Prezantues te kesaj nate: Ledion Lico dhe me nje stil ndryshe nga ai i prezantimit tradicional, motrat Marina dhe Luana Vjollca.

“Vjet ndodhi nje revolucion i madh, per here te pare ne ‘Top Fest’ u kendua live, sic nuk ndodh ne festivale te tjera ne Shqiperi. Kete vit kjo do te kombinohet me shume gjera te tjera si performance te jashtezakonshme edhe shume elemente te nderthurur qe do te sjelle ne ekranin

Mark Marku Shkelqen ne Kroaci!

Djaloshi nga Prizreni shkelqen ne Kroaci

Kengetari shqiptar i Kosoves Mark Marku, ka pushtuar me zerin e tij Kroacine ndersa interpretonte ne cerekfinalet e spektaklit per talentet e rinj “Kroacia kerkon nje yll”. Marku ka interpretuar kengen e vjeter maqedonase ‘Zajdi, zajdi”, thuajse nje mision i pamundur per shkak se ajo identifikohej me emrin e kengetarit Toshe Proeskin. Pavaresisht kesaj, Marku ka marre duartrokitjet e publikut dhe vleresimet maksimale te jurise. “Per mua eshte gjithmone e veshtire te degjoj ‘Zajdi, zajdi’ pas Toshes. Ai eshte i pazevendesueshem. Por, ti me ke habitur, je fitues i pese sezoneve te ardhshme”, ka thene eksperti i

Tuna Konfirmon Ndarjen Por Jo Biseksualitetin...

Tuna pranon ndarjen, por jo biseksualitetin

Kengetarja e mirenjohur, Altuna Sejdiu, ka konfirmuar se ajo eshte ndare nga tashme ish-bashkeshorti i saj Rilind Reka, por hodhi poshte pohimet se shkaku ishte biseksualiteti i kengetares.

Tuna e konfirmoi lajmin e ndarjes per Alsat, perderisa pohoi se ekzistojne arsye tjera prapa ndarjes nga biznesmeni dhe jo sic kane shkruar disa mediume kinse per shkak te biseksualitetit.

“Eshte e vertete qe jam ndare, por kjo gje dua te perfundoje me kaq, ky eshte prononcimi im i pare dhe i fundit per kete ceshtje. Nuk dua te

Ermal Fejzullahu, Cka Ka Te Re... Qershor 2011

Ermali shfrytezon shtatzenine e Arianes, shfaqet ne publik i vetem

Ermal Fejzullahu nuk eshte beqar dhe kete e dine te gjithe tashme. Ne fakt, rrallehere e shohim ne vende publike duke shijuar jeten e nates ose, me mire te themi, qekur eshte martuar ai shfaqet vetem ne koncerte e askund tjeter. Ne disa evente ne te cilat eshte shfaqur, perkrah ka pasur bashkeshorten, Arianen. Por, si duket, Ermali po e shfrytezon kete kohe ne te cilen Ariana eshte shtatzene dhe nuk mund te shfaqet shume ne publik, per te shijuar disa caste ne mesin e shoqerise se tij dhe te duket si nje beqar, pasi eshte martuar ne moshe te re. Ermali momentalisht ka hedhur ne qarkullim videon e tij te kenges “Nafaka”, ndersa se shpejti pritet te shfaqet ne ekranet

Friday, 3 June 2011

Shyhrete Behluli Porosite: "Me Te Mire Me u Be!"

Me kenge kerkon shmangien rrugeve te gabuara

Kengetarja jone e njohur Shyhrete Behluli tani e disa muaj ka qene viktime e disa thashethemeve qe kane qarkulluar ne opinion rreth jetes se saj private. Ajo si duket tani i ka lene anash keto thashetheme per te cilat ka demantuar vazhdimisht dhe ka nisur punen e saj per projekte te reja muzikore.

Kenga “Me te mire me u be” e shoqeruar edhe me videoklip jane projekti me i ri i saj qe do ta lansoje brenda dhjete diteve. Sipas Shyhretes, kenga “Me te mire me u be” i dedikohet atij grupi te njerezve te cilet po shkojne ne nje rruge te gabuar. Dhe me ane te kesaj kenge Shyhretja therret te gjithe per nje ndryshim ne kuptimin pozitiv.

Dafina Zeqiri: "Just Me" Coming Soon!


Dafina, se shpejti albumin “Just Me”

E bukura, e kendshmja, atraktivja...Dafina Zeqiri, se shpejti do te del ne treg me albumin e saj me te ri.

Kete e ka konfirmuar vete ajo ne faqen e saj ne Facebook, ku edhe e ka publikuar, sic duket, kopertinen e ketij albumi qe titullohet “Just Me”.

Dancing With The Stars Albania: ELIMINOHET BIG BASTA!

Big Basta le “Dancing With The Stars”

Vazhdimi i gares, kur ajo po arrin finishin e saj, per Ciljeten, eshte perkthyer me eliminimin e kengetarit Big Basta.

“Dancing with te Stars” ka sjelle mbremjen e te enjten surprizen e radhes, duke vene perballe njeri-tjetrit, ne sfiden “Dance Off”, dy kengetaret bashkekohore, teksa performuan ne samba, e cila i ka sjelle fitoren per kete mbremje vetem bukuroshes Ciljeta. Me heret gjate spektaklit qe vjen ne edicionin e tij te dyte, si prodhim i Tring Dixhital e Vizion Plus, pese personazhet e mbetur VIP, kane performuar ne dy gjini. Ne fillim ka qene kuik-stepi amerikan, ai qe ka ngjallur emocione per publikun. Por, me pas ritmet energjike dhe sensuale te sambes, kane sjelle nje tjeter ngjyre ne teatrin e yjeve. Kjo mbremje ka qene e vecante ne

Besnik Canolli (2po2), Intervista Telegrafi Qershor 2011

cover design by Granit Limani (Entermedia)

2PO2 FITON SINQERTE

Mbizoteroi heshtje. Nje kohe te gjate nuk u shfaqen ne skene dhe papritmas... vijne me autentike se kurre. Eshte truri i repit shqiptar, Besnik Canolli, i njohur si 2po2, ai qe ka lene te shtangur te gjithe koleget e tij – jo me sulme, por me rekorde…Pa dyshim, rikthim i jashtezakonshem ne skene per reperin e “2 High Records”.

Kjo interviste eshte e para pas lansimit te albumit “Authentic” dhe eshte ekskluzive per portalin Telegrafi. Intervista eshte realizuar nga distanca, pasi Besniku jeton ne France. Falenderojme Besnikun per sinqeritetin ne pergjigjet e dhena.

Besnik, pse Authentic?

Eliza Dushku, Rolin Kryesor ne "Torchwood"

photo credit: Getty Images
Eliza Dushku, rol ne film te animuar

Aktorja shqiptare, Eliza Dushku, e njohur per rolin ne filmin “Buffy the Vampire Slayer”, do ta dubloje rolin kryesor ne filmin e animuar “Torchwood”. Sipas Entertainment Weekly, Eliza do te jete zeri kryesor ne kete film, ku do te kete ndihmen edhe te Eve Myles dhe John Barrowman.

Pos ne karriere, Eliza punet i ka mire edhe ne jeten private, pasi ashtu sic ka konfirmuar ne gusht te vitit te kaluar, ajo eshte duke bashkjetuar me yllin e Los Angelez Lakers, Rick Fox. /telegrafi/qershor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Eliza Dushku, role in animated film

Tuna Ndahet Nga Rilind Reka...?

Tuna biseksuale, ndahet nga Rilind Reka

Kengetarja shqiptare nga Maqedonia, Altuna Sejdiu, e cila ndryshe njihet si “Tuna”, para nje viti ishte martuar me Rilind Reken, djalin e ish-ambasadorit te Maqedonise ne Bashkimin Evropian dhe profesorit qe ligjeron ne Universitetin e Evropes Juglindore ne Tetove, Blerim Reka, perfundimisht eshte ndare nga ai.

Kishin bere shume plane, kishin vene unazat, ishin martuar, ishin zhvendosur per te jetuar ne Prishtine, madje kishin blere edhe nje apartament, kishin bere shume plane, por ja qe gjithcka u ka rezultuar aspak e suksesshme.

Sipas informacioneve te Lajmeshqip.com, javen qe lame pas, lidhjes se tyre i ka ardhur fundi. Ata te dy jane ndare, sepse nuk e kane duruar dot me njeri-tjetrin, dhe sipas disa thashethemeve nga njerez te afert te ciftit,

Thursday, 2 June 2011

Arita Fejzullai: Vajzat ne Shqiperi Zhduken...!

photo credit: Erik Hagen
Arita duhej te fshehej nga mafia shqiptare!

Arita Fejzullai kandidate per “Miss Norvegjia 2011" ne nje interviste per nje gazete norvegjeze (f-b.no) shprehet keshtu nder te tjera:

“Para tri vite kam marr pjese ne “Miss Shqiperia” aty fitova cmimin “Miss Cinema” qe do te thote ftyra me fotogjenike. Koha gjate pjesemarrjes ne kete spektakel eshte kapitull ne vete. Ne duhej te mbylleshim ne dhomen e hotelit ne mbremje dhe dera nuk na hapej deri ne ora 07h ne mengjes. Shkuarja deri ne WC ishte ne percjellje te rojave. Arsyeja ishte frika nga mafia shqiptare. Kjo ka te beje me ate sepse vajzat ne Shqiperi zhduken...”

Eshte shume interesante se e njejta ka dhene shume intervista ne mediat shqiptare dhe askund ska permend kete problem. Derisa ne mediat shqiptare ajo thote

Morena Taraku Kesaj Rradhe ne Mongoli...

Morena serish ne shtetet aziatike

“Miss kosova 2010”, Morena Taraku, niset serish per ne shtetet aziatike, kesaj radhe ne Mongoli. Morena ka treguar per Telegrafin se eshte ftuar nga “Miss Mongolia” dhe presidenca e Mongolise.

Morena eshte njera ndere Shqiptaret e para qe shkel disa here ne shtetet aziatike aziatike per te prezantuar bukurine shqiptare.

Ajo do te merr pjese ne nje “Fashion Shou” ne Mongli qe do te mbahet me 5 qershor. Pervec Morenes do te kete mysafire nga e gjithe bota. /telegrafi/qershor 2011/

Wednesday, 1 June 2011

Jehona Lanson Klipin e Ri te Xhiruar ne Londer!


Jehona Sopi lanson kengen “Kete vere”

Kengetarja Jehona Sopi per kete vere ka sjellur projektin e saj me te ri “Kete vere” (kliko per video).Videoklipi i kenges eshte xhiruar nga produksioni kosovar Entermedia, ndersa Londra ishte lokacioni ku ishin bere keto xhirime. Per kete kenge Jehona ka bashkepunuar me me Big Basta dhe me Darko Dimitrov. /telegrafi/qershor 2011/

Linda Halimi Promovon Kenget ne Facebook

Linda Halimi teston kenget permes Facebook-ut

Kengetarja e talentuar kosovare Linda Halimi, e cila vec muzikes njihet edhe per faktin qe ka humbur shume ne peshe, ka lancuar keto dite nje kenge te re rock-balade qe titullohet “Kohen do ta ndal”. Kengen me te re, ajo nuk e ka lancuar si zakonisht, ne ndonje stacion muzikor televiziv apo radio, por ka zgjedhur kesaj radhe rrjetin social qe ka “pushtuar” boten, Facebook-un. “Kengen “Kohen do ta ndal”, me te cilen cela sezonin veror, e lancova ne Facebook, aty ku mund ta degjojne te gjithe fansat dhe shoket e mi”, thote Linda, ndersa shprehet se do te jete nje kenge verore, te cilen shume shpejt do ta plotesoje edhe me nje videoklip perkates. Por, para se te hedhe para per videon, ajo deshiron ta promovoje kete kenge mire e mire, si dhe te mase pulsin e fansave, sa e pelqejne kete realizim ata etj etj.

Rita Ora Ne Lidhje Dashurie Me Bruno Mars?

Shqiptarja Rita Ora, e lidhur me Bruno Mars?

Kengetarja me origjine shqiptare, Rita Ora, sipas shtypit te huaj, besohet se eshte perfshire ne nje romance me yllin e “Just the way you are”, Bruno Mars, amerikanin i cili ka pushtuar top listat muzikore ne mbare boten. Ata jane pare se bashku jo vetem duke kercyer ne menyre shume intime ne afterparty-n e nje eventi, por nuk mjafton me kaq, pasi kane shijuar shoqerine e njeri-tjetrit edhe ne aeroport e restorant. Nga ana e saj, duke qene e vetedijshme per “sinjalet” qe mediat kane marre per te spekuluar ose jo mbi nje lidhje te mundshme; Rita Ora ka shkruar ne rrjetin social twitter se “ndonjehere miqesia e vertete ngaterrohet me flirtimin, keshtu qe njerezit mendojne se po ndodh dicka. Apo jo Bruno Mars?”. Nderkohe qe me pare ajo shkruante: “Me mungon shume zemra ime” dhe fill me pas, “neser nuk do jem ketu, do udhetoj”.

Beatrix Me Kenge Te Re

Beatrix se shpejti me kengen “Dream Come True”

Beatrix Ramosaj eshte vetem 16 vjecare dhe tashme ka filluar hapat e saj te pare ne skenen muzikore.Kenga e saj e pare ishte “Let me love you” qe permbante nje tregim dashurie , ndersa tash eshte duke u pergatitur per nje tjeter kenge.

Kenga e saj me e re do te titullohet “Dream Come True” dhe do te publikohet ne dy versione, anglisht dhe shqip.

Ajo eshte duke bashkepunuar me Enis Presheven per realizimin e kenge, e cila do te shoqerohet edhe me videoklip. /telegrafi/

Tuesday, 31 May 2011

Bertani Lanson Kengen Turke "Imkansiz"

Bertani, futet ne tregun turk

Duket se endrra e tij per t’u futur ne tregun turk po realizohet pak nga pak. Kengetari shqiptar nga Maqedonia, Bertan Asllani, ka nenshkruar se fundmi kontraten me nje produksion te njohur turk dhe vetem 2 dite me pare ka publikuar singllin e pare nen logon e ketij produksioni.

Flitet se Bertani do te realizoje shume shpejt albumin me te ri ne gjuhen turke. Duke qene nje njohes i mire i gjuhes turke, Bertani nuk e ka problem te flase dhe komunikoje e akoma me pak te kendoje, duke ditur qe prej disa vitesh eshte edhe ne tregun shqiptar me hite te shumta./bluetooth/

Degjo kengen "Imkansiz" (Impossible/E Pamundur)

Agnesa Vuthaj, Intervista Panorama Plus Maj 2011

photo credit: unknown
“Ne jete une bej llogari, nuk udhehiqem nga emocionet”

Ne karrieren e saj si miss numeron tri kurora. Agnesa Vuthaj mbahet mend si kosovarja qe rrembeu kuroren e “Miss Albania 2004”, ndersa tashme, pas shtate vitesh rikthehet ne nje gare plot tension kercimi ne ‘Dancing With the Stars Albania”. Dikur, nje adoleshente qe s’ishte e bindur per bukurine e saj, tanime nje vajze biznesmene ne Kosove, e cila organizon konkursin e pervitshem te miss-eve. Ne kete interviste zbulon Agnesen qe fshihet pas portretit te vajzes se ndrojtur dhe te qete. Ndryshe nga bukuroshet romantike e te brishta, ajo zbulon vizionin e saj per jeten. Edhe pse eshte ende 25 vjec, pohon se ne jete ecen vetem me llogari, pa rene pre e emocioneve.

Agnesa tashme qe gara e DWS eshte ngushtuar, per cfare po kujdesesh me shume keto pak jave?

Adelina Ismajli Kthehet Ne Paris...

Mesazhet e Adelines

Kengetarja Adelina Ismajli ne nje bisede per Express ka folur per thashethemet ne lidhje me vdekjen e saj, vjedhjen e kengeve dhe koncertin e saj qe ajo e mbajti koheve te fundit ne SHBA. Asaj po ashtu ia kane vjedhur nje kenge.

Adelina Ismajli ishte shtangur kur nje medie papritur ia kishte shpallur vdekjen e saj. Kengetarja kosovare, e cila ka kohe qe nuk po jeton ne Kosove, por ne France, ka thene ne nje bisede te shkurter per Express se ishte shtangur kur kishte degjuar per vdekjen e saj, te cilen e kishte transmetuar nje media shqiptare.

“Ishte nje ndjenje katastrofale. E kam ndier veten shume keq. Perpos meje, keq kete gje e ka perjetuar edhe familja ime, te cilet jane traumatizuar nga ky lajm”, thote Adelina.

Adelina Ismajli Padi Kunder Kengetares Bullgare Alisia

Alisia vjedh kengen e Adelina Ismajlit "Shko N'R.S"

Ne nje bisede per te perditshmen Express, Adelina Ismajli ka thene se eshte duke e pergatitur nje padi kundrejt kengetares bullgare Alisia, e cila e ka vjedhur komplet kengen e Adelina Ismajlit “Shko n’RR.S”. Kenga “Burzai Bavano”, e kengetares bullgare Alisia, sipas Adelines, do te paditet ne baze te ligjeve zvicerane. “Eshte vjedhje e se drejtes se autorit dhe avokatet e firmes ne Zvicer, tashme kane pergatitur padine kundrejt kesaj kengetareje”.

Vesa Luma: Momenti i Masturbimit Nje Akt i Guximshem Arti...

Vesa Luma: Pjesa erotike ne kengen “Vetem”, ka qene e qellimshme

Per kengen e saj “Vetem” me te cilen konkurroi ne festivalin “Kenga Magjike 2010”, thashethemet nuk kane marre fund ende. Gjithcka i referohet refrenit te balades, vargjet e se cilave jane: “Ti je shume larg dhe nuk e di se c’do te thote e vetme ne nje dhome pa ty ku s’behet dashuri/ Ti nuk e di se c’do te thote te perqafosh nje te padukshem qe nuk puth, nuk prek asnje sekonde/ Por une do ta provoj, sonte pa ty do guxoj... te bej e vetme dashuri!” Keta rreshta te kantautorit Pirro Cako kane mjaftuar qe mediat te shkruanin per nje “moment masturbimi” nga ana e Veses (natyrisht ne kengen e saj, e cila per me teper shoqerohej edhe nga disa pasthirrma). Por, kengetarja, e cila se fundmi u skualifikua (shume thone me te padrejte!) nga spektakli “Dancing with the stars”, ndersa ka qene e ftuar ne emisionin “Takimi i pasdites” ne TV Klan, ka sqaruar gjithcka ne lidhje me kete ceshtje.

Bleona Ne Rruge Te Mbare te Suksesit ne SHBA...


Bleona Qereti: Jeta ime ne tapetin e kuq

Jetesa e saj ka ndryshuar kryekeput gjate viteve te fundit...Qe pas largimit nga Shqiperia, per kengetaren e suksesshme Bleona Qereti po fryn nje ere e re. Deshiron me cdo kusht te behet pjese e tregut amerikan dhe nga c’kemi mesuar, eshte ne rruge te mbare. Por, pervec deshires per te arritur dicka ne industrine muzikore ne SHBA, duhet edhe nje investim i madh ne kohe dhe te ardhura, per te cilat Bleona duket se nuk do t’ia dije...”Do te qesh vetem kur te arrij qellimin qe i kam vene vetes”, - tregon kengetarja per “Bluetooth” gjate nje komunikimi te gjate permes telefonit... “Dje kam qene pjesemarrese ne ‘Billboard Music Awards’. Kam ardhur me avion nga Kana dhe tani me duhet te udhetoj perseri”, - ka vijuar me tej ajo, duke na zbuluar se ndalesa e radhes eshte “Formula 1”.

Sunday, 29 May 2011

Shkodran Tolaj Me Kenge dhe Klip te Ri

Tenori Shkodran Tolaj vjen me nje kenge te re
Ndermjet operes e kengeve zbavitese

“Tash sa kam nxjerre ne treg klipin me te ri te titulluar “Moshatarja”. Eshte kenge qe flet per nje dashuri te hershme. Kujtimet per kohen e bukur te femijerise sillen ne mergim, ne qytetin e Frankfurtit, aty ku jane realizuar nje pjese e xhirimeve. Nderkaq koha e bukur e femijerise dhe simpatise se pare ne atdhe realizohet ne Oher, vend ky qe simbolizon qytetin e vjeter, aty ku shkoj dhe tere kohes shoqerohem me silueten e vajzes joreale, qe ne fund tretet”, keshtu e pershkruan me pak fjale kengen e tij me te re tenori Shkodran Tolaj, i cili per te dyten here erdhi me kenge zbavitese

Samanta Karavella: Ja Si Ndodhi me Big Basten...!

Samanta Karavella: Ja si eshte e verteta e ‘ndarjes’ sime nga Big Basta

Prishja e bashkepunimit te saj me Big Basten u be shkak spekulimesh. E madje, aludime se pikerisht kjo ngjarje lidhej me mosfutjen e saj ne finalen e festivalit te Top Fest. Por ja qe dy ngjarjet ecin ne dy rruge te ndryshme dhe nuk kane asnje pike lidhje me njera-tjetren. Vete kengetarja e suksesshme, Samanta Karavello tregon per gazeten “Mapo” sesi qendron e verteta e kesaj historie!

Samanta, kete edicion te tete te Top Fest u prezantuat me kengen “Provoje edhe njehere”. Nuk arritet te ishit pjese e finales se ketij festivali… U erdhi surprize ky lajm? Ndiheni e zhgenjyer?
Ishte hera e katert qe prezantohesha ne ‘Top Fest’ dhe gjithmone kur jam prezantuar ne kete festival kam sjelle kenge te rrymave te ndryshme, nga nje kenge tek tjetra, si nga ana vokale, ashtu edhe per stilin e kenges apo performancen ne skene. Kete edicion mendova qe te vija me nje stil ndryshe ne festivalin Top Fest, ku solla kengen “Provoje edhe njehere”, te realizuar nga Big Basta.

Armina Mevlani, Intervista Standard - Maj 2011

photo credit: Armand Sallabanda
Armina Mevlani: Nje Miss ne gjueti te “VIP”-ave

Bukuroshja me tipare mesdhetare qe mban emrin e vecante, Armina, eshte vetem 20 vjece, por ka prekur sakaq suksesin, fale zgjedhjeve te mencura qe ka bere ne jete... E bija e nje prej moderatoreve me te njohur ne vend - Arben Mevlanit - eshte zgjedhur ne vitin 2009, jo vetem si perfaqesuesja e Shqiperise ne “Miss World 2009”, por studion per politike dhe nderkohe ka nisur te merret seriozisht me gazetari. Aktualisht, eshte kryeredaktore e revistes se re ne tregun shqiptar, “Harmony”. A thua valle ka hyre ne kete rruge fale inkurajimit, njohjeve dhe mbeshtetjeve te te atit?! “Babai im me ka ndihmuar si keshillues ne punen time, por nuk ka nderhyre ne gjerat qe zgjedh te bej. Ai respekton vendimet e mia. Mamaja dhe babai im qe ne femijeri me kane edukuar me nje dashuri per artin dhe me ambicie per te luftuar per ate qe dua”, - shpjegon ajo, duke na shuar keshtu cdo dyshim.

Rovena Stefa Flet Per "VIP Shpija 2"

ROVENA STEFA: “Tek “VIP shpija” mora aq para sa edhe cmimi i pare

Pas izolimit ne nje reality show, kengetarja Rovena Stefa rrefen eksperiencen e saj te pazakonte dhe pershtypjen per disa konkurrente.

Ju ktheheni ne Tirane bashke me vendin e trete qe moret ne “VIP Shpija”, duke lene pas emra, si: Mc Cresha, Qetsori, Bertina etj. Si ndiheni pas kesaj eksperience, duke qene kaq afer vendit te pare a do te donit ta kishit fituar ate?
Me paska marre shume malli per Tiranen… vij pas nje “burgosjeje” moderne prej 42 ditesh ne nje shtepi te madhe ne periferi te Prishtines, e mbyllur brenda me 10 anetare te tjere. Kjo shtepi u mbiquajt nga stafi organizues per te dyten here “VIP shpija”.

Leonora Jakupi Perfiton Nga Fushata ne Maqedoni...

Leonora fiton 30 mije euro nga fushata ne Maqedoni

Kengetarja kosovare Leonora Jakupi u eshte rikthyer aktiviteteve muzikore pas lancimit te kenges “Koha s’na fal”, te cilen e realizoi edhe me videoklip. Kete radhe Leonora ka zgjedhur si destinacion Maqedonine, ku eshte duke performuar per fushaten parazgjedhore qe po mbahet atje dhe ate ne krah te partise e cila eshte ne pushtet, Bashkimi Demokratik per Integrim. Ajo, se bashku me kengetaret Miranda Hashani dhe Mustafa Ymeri, kane realizuar nje kenge qe eshte dhe si nje lloj himni per kete parti qe garon ne zgjedhje, ndersa si protagoniste paraqitet vete Leonora, si nje nga kengetaret me te njohura dhe me te preferuara te estrades shqiptare. E, ajo qe na intereson neve, eshte se sa do te paguhen keto kengetare per gjithe punen qe do te bejne.

Supermodel of Albania 2011, Zbulohen Detajet...


“Super Model of Albania”, zbulohen detajet e 8 javeve mini “reality show”

Per te gjithe ata eshte nje enderr e realizuar tashme, perderisa do te shkelin ne nje pasarele plot drita, por fatin per t’u bere modele te vertete do ta kene vetem pak prej tyre, ndersa do te perzgjidhen pas nje skualifikimi te perjavshem nga juria. Jane 60 vajza e djem qe do te ndajne emocionet e tyre me publikun, duke filluar nga sot ne mbremje ne ekranin e TV Klan, ku nis transmetimin nata e pare e spektaklit “Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week”, organizuar nga “Joni Peci Fashion Group”. Ne drejtimin e Bledi Strakoshes, me partnere modelen e re 17-vjecare Jona Spahiaj, nis keshtu nje maratone prej tete javesh spektakel ne ekran, ku modelet do te sfilojne me tendencat e fundit te modes dhe juria do t’i skualifikoje cdo jave deri ne naten finale, ku do te zgjidhen “Super modelja” dhe “Super modeli” i vitit. 30 vajzat dhe 30 djemte qe garojne ne kete mini “reality show”, per te arritur ne kete moment konkurrimi para publikut, kane kaluar disa muaj prova e trajnime, duke u ndier tashme te tjetersuar.

Bledi Strakosha, Intervista Panorama Plus, Maj 2011

 joni peci & bledi strakosha; photo credit: unknown, source: pp
Bledi Strakosha: “Aventura ime e re televizive me modelen 17-vjecare”

Do te risjelle Bledi Strakoshen e viteve 2000, kur prezantonte programet rinore ne TVA. I duhej nje largim nga ekrani pas mbylljes se programit “Blue” me personazhe te maturuara, qe kane cfare tregojne nga jeta e tyre, per t’u shfaqur tashme ne stil ndryshe, si prezantues i spektaklit “Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week”, me te rinj qe jane ne fillimin e tyre.

Tek “Supermodel of Albania 2011 – Tirana Fashion Week” do e shohim serish Bledi Strakoshen me kostumin elegant qe jemi mesuar ne “Blue” apo do te shfaqeni ne stil te ri?

Xhemi Shehu Behet Nene...

Xhemi Shehu lind djale, vjen ne jete Martini

Dy dite me pare, te enjten erdhi ne jete djali i prezantueses se njohur te programit “E diell”, Xhemi Shehu. Vajza e njohur e ekraneve ka preferuar te linde ne Tirane dhe, sipas miqve te saj, thuhet se ajo ka pasur nje lindje normale dhe pa operacion. Djalin e kane quajtur Martin dhe tashme Xhemi i shtohet listes se mamave te reja VIP, te cilat keto kohet e fundit kane qene te shumta. Vetem pak dite me pare edhe Alketa Vejsiu solli ne jete femijen e saj te dyte, por ajo preferoi qe te linde ne Itali. Xhemi la ne mes prezantimin e programit “E diell” rreth nje muaj para se te lindte, packa se ne ekran dukej bukur edhe me linjat e nje femre shtatzene. Xhemi eshte martuar rreth nje vit me pare, nderkohe qe nuk ka preferuar me sa duket te prese gjate per te sjelle ne jete femijen e pare. Ne i urojme bebit “Jete te gjate!”. /panorama plus/maj 2011/

Martohet Edona Llalloshi...!

Martohet Edona Llalloshi

Edona Llalloshi eshte martuar. Te pakten keshtu thote profili i saj ne Facebook dhe, pas disa hulumtimeve tona, arritem te mesojme se kengetarja Edona Llalloshi meqe eshte ne pritje te femijes se pare me biznesmenin pejan Gazmend Haxhifejzullahi, ka vendosur qe lidhjen e saj ta kurorezoje me martese zyrtare, por pa ceremoni ose ndoshta e ka realizuar me rrethin me te ngushte familjar larg syrit te mediave, duke mos dashur ta beje aq publike sa heren e pare. Per nje kohe te shkurter pritet te vije ne jete vajza e tyre e pare, ndersa cifti eshte ne pergatitje per t’u bere prinder. Ata jetojne ne vilen e re qe e kane blere ne Prishtine, ndersa Edona nga komentet te cilat i lexuam, ishte tejet e entuziazmuar dhe me padurim pret qe engjelli i saj i vogel te vije ne jete.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online