All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 25 June 2011

Bjordi dhe Adela Zhvendosen ne Itali...?

Bjordi dhe Adela vendosin te lene Shqiperine per Italine

Kane punuar fort per nje projekt qe ne te gjithe e kemi ndjekur me aq vemendje sic ishte edicioni i dyte i “Dancing with the stars”, i cili vijoi transmetimin per 12 jave, ku ne fund fitoi aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci. Por, natyrisht, nje element i rendesishem qe na bente ta ndiqnim me shume endje ishte dhe pjesemarrja e ciftit aq te pelqyer sic jane Bjordi Mezini dhe Adelajada Xhamani. Dy te rinjte benin forumin dhe strishat e mbasdites se ketij programi, duke na sjelle pak nga mbrapakuintat e VIP-ave ne gare se bashku me balerinet perkates. Eshte interesante ne fakt te shikosh dy te rinj te cileve u rrine nga mbrapa gazetare e fotografe per te mesuar gjithcka mbi jeten e tyre, t’i shohesh te bejne te njejten gje me personazhe te njohur te ekranit. Kjo, sepse Bjordi dhe Adela e duan shume boten e televizionit dhe gjithcka qe bejne atyre u shijon shume. Kjo eshte edhe nje mundesi e mire qe te jene ne kontakt me te gjithe ata fansa qe i kane ndjekur per tre muaj qendrimi ne

Eliada Ahmeti Sex Bomba Shqiptare ne Greqi...

Eliada Ahmeti, seks bomba shqiptare qe po cmend Greqine

Eshte me origjine nga Elbasani por prej 18 vitesh jeton ne Greqi. Eliada Ahmeti, quhet vajza e cila ka rrembyer zemren e shume meshkujve si nje nga femrat me te bukura te ekranit atje edhe pse me origjine eshte shqiptare… eshte nje modele me shume sharm, nje vajze simpatike qe jeton me familjen e saj ne Greqi. Ka 7 vite qe merret me modelizem, ndersa para dy viteve ka fituar edhe cmimin “Miss Playmate Greece”. Pas ketij suksesi, Eliada ka vazhduar me suksese si modele edhe ne Turqi, France dhe vende te tjera europiane. Pervecse modele, bukuroshja shqiptare Eliada Ahmeti merret njekohesisht edhe me Dietology, dhe jep keshilla bukurie, shendeti dhe fitness per dieta ne nje institut bukurie ne Athine. Eliada thote se mendon gjithmone se “bukuria eshte dicka shtazarake nese nuk pershkohet edhe me mencuri”. Eliada momentalisht po cmend gjithe opinionin grek, shqiptare dhe gjithe ata te cilet e njohin kete bukuroshe, pasi pamja e saj magjepese flet shume… /blerand rexhepi/panorama plus/qershor 2011/

Noizy Promovon Albumin e Ri me nje VIP Party...

Noizy organizon party me VIP-a per promovimin e albumit te ri

Kengetari i muzikes rap, Noizy, u ka bere nje ftese shume speciale miqve te tij artiste dhe fansave te enjten ne mbremje, ndersa ka promovuar mixtape-n me titull “Living your dream” ne “Muza Park” ne Tirane. Ne nje atmosfere ekstazie me te ftuar VIP, Noizy ka pritur te gjithe miqte e tij, ndersa ka performuar “live” kenget me te bukura te karrieres se tij ne naten e organizuar nga “Alba Trade Plus”. Per disa ore, ai ka kenduar “live” ne koncertin qe ka vazhduar deri ne oret e para te mengjesit, ku pervec te rinjve te grupit te tij O.T.R, ishin te pranishem dhe fansa te tij. Ne mbremjen ku jane promovuar kenget e tij me te reja, ishin shume nga mikeshat e tij artiste. Shume nga mikeshat e tij artiste kishin udhetuar nga Kosova per te qene te pranishme ne naten promovuese te Noizyt, mes te cileve ishin kengetare si Stine, motrat Greta dhe Eni

Adrian Gaxha Fiton ne Gara me Vetura!

Adrian Gaxha fiton vendin e pare ne gara dhe si shperblim merr nje Ford Focus, model i ri

Pas sukseseve ne muzike, Adriani ka vendosur qe te merret edhe me nje tjeter sport, duke treguar veten se eshte i afte edhe ne ngarje te shpejta makinash. Per 6 muaj rresht, ai ka udhetuar drejt Greqise ne organizimin qe ka bere nje produksion maqedonas per gara me vetura. “Kam qene ne gara profesionale me vetura ne Greqi te organizuara nga produksioni maqedonas “Visoki oktani”, ku ne gara kemi qene 20 vetat me te famshem qe i japin mire vetures. Kjo gare ka zgjatur 6 muaj, se kane qene kualifikime dhe ne fund mbetem pese veta e prej ketyre 5, vetem dy ne finale, ku mbetem une e Vrcaki dhe une fitova ne fund”, tregon per organizimin dhe eksperiencen e tij ne kete fushe, kengetari Adrian Gaxha. “E mora vendin e pare, shperblimi eshte nje veture “Ford Focus” modeli me i ri. Neser, te dielen do te jepet finalja ne nje televizion maqedonas, kurse menjehere te henen do te kete nje organizim ne sallonin e tyre te veturave kur do marr shperblimin”, tregon kengetari. I pyetur nese ka qendruar gjate gjithe kohes ne Greqi per kete

Edona ne Photoshoot Si Shtatzene...

Para lindjes, Edona Llalloshi realizon fotosesion profesional si shtatzene

I kane ngelur dhe shume pak jave qe kengetarja e njohur Edona Llalloshi te behet nene dhe te sjelle ne jete vajzen e saj te pare nga lidhja me biznesmenin e njohur Gazmend Haxhifejzullahu, duke iu bashkengjitur keshtu listes se gjate te femrave VIP, te cilat jane bere nena. Ajo, se bashku me Gazmendin, tashme jane vendosur ne vilen e tyre te re ne Prishtine dhe po bejne pergatitjet e fundit per pritjen e bebit te vogel, duke menduar dhe nje emer te bukur per te. Krahas ketyre aktiviteteve, Edona ka dashur qe te kete si kujtim te shtatzenise, nje set me fotografi profesionale, te cilat i ka realizuar vellai i saj, Miloti. E veshur me disa fustane elegante ngjyre te kalter dhe roze tipike per shtatzena, Edona ka pozuar edhe me bashkeshortin e saj, Gazin. Sigurisht qe keto foto do t’i ngelin kengetares si kujtim i bukur nga shtatzenia e pare me baba biznesmenin e njohur, me te cilin ishin njohur rastesisht permes shoqerise dhe kishin vendosur te fejoheshin e me pas edhe te martohen, pasi kengetarja

Thursday, 23 June 2011

Leonora Jakupi Ne Pergaditje Te Albumit Te Ri...

Leonora me befasi per publikun

Kengetarja e shumekerkuar Leonora Jakupi ka nisur pergatitjet e saj per albumin e ri qe do ta lansoje gjate ketij viti. Ajo na ben te ditur se ky album do te jete me kenge te perzgjedhura nga krijuesit me te mire te skenes muzikore dhe do te jete i pasur edhe me shume befasi te tjera.

“Jam ne pergatitje te albumit, i cili do te jete mjaft cilesor dhe me kenge te stilit tim. Jam duke punuar mjaft shume ne kete album, ne menyre qe te sjell befasi per adhuruesit e mi”, ka thene ajo per “Zerin”.

Pervec albumit Leonora tani do te nise pergatitjet edhe per nje videoklip te ri, kenga e te cilit gjendet ne album. Per me shume detaje rreth videospotit Leonora nuk preferon te flase, sepse deshiron qe cdo gje te mbetet surprize per publikun.

Tuesday, 21 June 2011

Linda Halimi Takon Britney Spears ne Amerike

Linda Halimi, takon Britney Spears-in dhe Lil Kim-in

Kengetarja e suksesshme kosovare, Linda Halimi ka arritur te takohet dy dite me pare me nje nga yjet e muzikes pop ne Amerike, pikerisht Britney Spears. E gjendur ne SHBA per shkak te dy videoklipeve qe do te realizoje atje, Linda ka mundur te takoje edhe nje nga emrat me te njohur te muzikes boterore, sic eshte Lil Kim.

Se si i arriti keto takime, emocionet dhe detajet e tjera te tyre, ‘eksplozivi’ i skenave shqiptare, i zbulon sot ekskluzivisht ne “Summer Pages”, permes nje interviste te shkurter nga Amerika.

Monday, 20 June 2011

Mihrije Braha: Nuk e Njoh Plakjen...


Mihrije Braha - I ka mbushur 45 vjec dhe eshte ende nje ikone seksi

Fotot e reja ne plazh, ku kengetarja tregon linjat perfekte
Per te ka se cfare te flitet. E bukur, me shije dhe me nje karriere te bujshme artistike, aq sa prej disa vitesh u ben konkurrence te forte kengetareve te reja si nga muzika qe levron, ashtu edhe nga pamja fizike. Ka mbi 45 vite mbi shpatulla dhe ende nuk ka shenja per plakje, nderkohe qe edhe vete kengetarja ne shaka komenton plakjen. “Asnjehere nuk bej pakt me te dhe s’mendoj per te (qesh), c’te bejme, proces qe nuk e ndalojme dot, por une s’e njoh dhe as nuk dua ta njoh, nuk frikesohem prej saj dhe jam shume e qete”, thekson Mihrija, ndersa vazhdon te mbetet nje nga ikonat e bukurise se skenes shqiptare qe shkelqen ngado qe shfaqet. Bukurine e ka te trasheguar nga e ema, per te cilen thote se eshte po ashtu shume e bukur. “Mund te them se e kam edhe te trasheguar, sepse nena ime eshte ende shume e bukur”, teksa ben

Rozana Per Fotot Nudo: Ketu Ka Gisht Rezarta Shkurta...

Flet Rozana Radi: Fotot e mia nudo dhe reagimi i te dashurit

Nje jave me pare ishte ne faqet e “Panorama plus” me foto te pazakonta. Kane kaluar shtate dite, qekur publiku shqiptar nuk ka me asnje mister mbi cdo milimeter te trupit te zhveshur te kengetares Rozana Radi. Edhe pse ato foto u publikuan pa deshiren e saj, duket se Rozi e ka marre gjithcka me shume sportivitet, ndonese tek njera nga fotot prentendon se nuk eshte origjinale por pak e tranformuar, gje qe ne nuk mund ta pohojme, por qe as kengetarja nuk na jep nje prove per kete fakt, qofte edhe duke na treguar versionin origjinal sipas saj, te asaj fotoje. Por ama, pranon qe fotot nuk ishin montazhe, por te verteta. Por a ka ndryshuar dicka ne jeten e Rozit mbasi ajo u be femra e pare VIP qe paraqitet publikisht e zhveshur, cfare perceptimi kane pasur miqte dhe koleget e saj per ato foto, por edhe fansat e saj… Nderkohe qe po zhvillonim kete interviste ne nje bar ne qender te kryeqytetit, nje fanse i afrohet Rozit dhe e komplimenton si per te vertetuar qe jo vetem Rozi, por edhe ata qe e admirojne nuk kane ndryshuar mendim per te pas fotove.

Anxhela Martini Flirton me Blerim Destanin

photo credit: Panorama Plus

Anxhela Martini ne Tirane pa te dashurin, flirton me Blerim Destanin

Ka mberritur si nje yll i vertete ne Tirane, Anxhela Martini, vajza qe para nje viti kur u shpall “Miss Univers Albania 2010” pothuaj nuk njihej aspak. Por, per nje kohe kaq te shkurter as do t’ia kishte marre mendja, qe fotot e saj ku shfaqej me nje fustan ngjyre vjollce e pa te brendshme do te benin xhiron e botes. Vetem pak dite pasi supermodelja shqiptare Anxhela Martini, e cila prej disa vitesh jeton ne SHBA, i la te gjithe me goje hapur, ndersa pozonte pa te brendshme. Ajo ka qene e ftuar nga stilisti Joni Peci ne Tirane, per t’i dorezuar kuroren e “Miss Univers 2011”, te shtunen e kaluar ne Tirane, nje tjeter vajze, fitueses Xhesika Berberi. Anxhela nuk mundi dot te mberrinte ne kohe ne spektaklin “Miss Univers Albania” qe po organizohej ne “Tv Klan” me prezantimin e Bledi Strakoshes dhe partneres se tij 17- vjecare Jona Spahiaj. Modelja humbi avionin ne Gjermani, ndaj se bashku me mikun e saj jane detyruar te

Xhesika Berberi Fiton "Miss Universe Albania 2011"

Xhesika Berberi fiton “Miss Univers Albania 2011”, tani gare ne Brazil

Xhesika Berberi u shpall vajza fituese e “Miss Univers Albania 2011”, nje spektakel i transmetuar ne “Tv Klan”, te drejten ekskluzive te se cilit e ka Joni Peci. Ne garen e vajzave modele, juria perzgjodhi fituese 18-vjecaren nga Tirana, 1.77 e gjate, me syte jeshil dhe tipare mes biondes dhe brunes. E vecanta e supermodeles ishte se pervec linjave perfekte, perfaqesonte imazhin e vajzes energjike dhe te qeshur. Nderkohe, Xhesika do te perfaqesoje Shqiperine ne spektaklin e “Miss Univers 2011”, organizuar nga Donald Trump, qe kete vit mbahet ne Brazil. “Miss Universi” eshte konkurrenca me e madhe ne bote per vajzat e reja ne nivel nderkombetar dhe organizohet nga “Miss Universe Organization” me 69 vende anetare. Nderkohe qe ne “Tv Klan” vazhdon gara 8-javeshe e 60 vajzave dhe djemve qe po ndajne

Enver Petrovci Feston Fitoren ne Pub...

Enver Petrovci feston fitoren e DWS ne pub

Aktori i njohur kosovar, Enver Petrovci, e ka festuar ne pub “Matis” feel good ne tarracen e Living Room, fitoren e kupes se edicionit te dyte te “Dancing with the Stars Albania”, nje gare 12- javeshe e transmetuar te enjteve mbrema ne “Vizion Plus”. Pas triumfit ndaj Ciljeta Xhilages, ai ka shijuar pronesine e makines Jaguar deri ne oret e para te mengjesit, duke vazhduar ne pub kercimet me balerinen e tij Lori. Ne 12 jave, emra te njohur VIP provuan emocione te forta ne spektaklin e producentes Olta Dulaku, me regji te Vera Grabockes. /panorama plus/qershor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Enver Petrovci celebrates DWS victory in the pub

Genta Promovon Albumin Me Te Ri "Guximi"

photo credit: Rinora 4
Genta Ismajli promovon albumin “Guximi” me nje performance seksi

Ka zgjedhur publikun e diaspores e me sakte diskoteken “Rinora 4” qe te shtunen te promovoje albumin e saj me te ri te titulluar “Guximi”, qe permban shume kenge te reja dhe qe Genta Ismajli edhe nje here ka guxuar dhe ka bere nje hap te madh ne realizimin e ketij projekti muzikor ne kohen kur asnje kengetar nuk po realizon albume per shkak te shpenzimeve financare dhe, ne anen tjeter, pa asnje perfitim material pasi kenget menjehere fillojne te shkarkohen ne internet. Por ja qe Genta ka vendosur qe per fansat e saj te realizoje kete projekt me disa kenge te reja, si dhe disa hite te saj, te cilat i ka realizuar me heret, por qe jane pelqyer nga publiku shqiptar. Ekstravagante edhe kete here me nje veshje seksi, Genta eshte shfaqur para publikut shqiptar ne Zvicer me nje performance te jashtezakonshme, duke treguar se ende eshte nje nga kengetaret me te pelqyera shqiptare.

Besa Kokedhima Kenge Te Re Me Kompozitorin Rus Sergey Galoyan

Besa Kokedhima, kenge te re me kompozitorin e T.A.T.U-ve

Ajo e adhuron muziken e tij, ndersa ai ka pohuar se i ka bere shume pershtypje dhe i ka pelqyer shume zeri i saj. Fjala eshte per kengetaren e njohur Besa Kokedhima, e cila se shpejti do te realizoje nje kenge te vecante ne bashkepunim me kompozitorin e grupit T.A.T.U, Sergey Galoyan. Ka qene nje kerkese e Beses drejtuar ketij kompozitori per te realizuar nje kenge se bashku, me te cilin artistja eshte vene ne kontakt disa muaj me pare. Tashme, kompozitori ka perfunduar muziken, ne nje stil shume interesant dhe origjinal sic jemi mesuar te degjojme nga ky kompozitor. Nuk dihet nese kenga do te realizohet klip por, me sa duket, kengetarja e ka lene per nje kohe me te vone te mendoje idene e klipit. Per momentin, Besa po punon per klipin e saj me te ri, pas atij me titull “Kaloresi i nates”. Puna per

Marvina Stefa Tani Shoqerohet me Ledion e "Portokalli"-se

Marvina, ish-e dashura e Erion Korinit, tani shoqerohet me Ledion e “Portokalli”-se

Ka kaluar tashme nje vit nga konflikti i zhurmshem, qe mori permasa mediatike, mes kengetarit Erion Korini dhe ish-te dashures se tij nga Durresi, Marvina Stefa. Ajo vendosi ta terheqe padine dhe ta fale Erionin. Ndersa pas nje tentative per ribashkim ne plazhin e Ksamilit, ata vendosen te ndahen perfundimisht, duke nisur secili jete te re. Nderkohe qe per Erionin nuk dime asgje tashme nese ka krijuar ndonje lidhje te re me ndonje vajze apo jo, per ish-te dashuren e tij qe u be e njohur pas konfliktit te tyre qe perfundoi ne Prokurori kemi arritur te zbulojme dicka me shume. Vajza simpatike eshte pare te shoqerohet se fundi me Ledio Lakon, aktorin e njohur te spektaklit te humorit “Portokalli”. Thuhet se miqesia e tyre eshte pak me e hershme, pasi jane njohur ne qytetin e Korces nga nje shoqeri e perbashket qe kane, ndersa keto kohe jane pare shume ne shoqerine e njeri-tjetrit, duke kaluar dhe fundjavat bashke, edhe pse ne prani te miqve te tjere.

Besa Gashi Shfaqet Shtatzene, Pret Nje Vajze...

Miss Kosova shfaqet shtatzene

Para disa muajve ju kemi treguar se Miss Kosova, bukuroshja Besa Gashi eshte martuar dhe eshte duke pritur femijen e pare se bashku me bashkeshortin e saj, biznesmenin Albert Krasniqi dhe ja per here te pare ajo shfaqet duke shijuar jeten e nates ne shoqeri te Albertit dhe te mikeshes se saj, kengetares Tuna Sejdiu, me te cilen kane marrdhenie shume te mira shoqerore. Ishte Besa ajo e cila deri ne momentin e fundit i ka qendruar prane para nje viti kur kengetarja ishte ne pergatitje te ceremonise martesore te Tunes. Si duket, tani kengetarja ia kthen borxhin shoqes, duke e shoqeruar ne nje pub te Prishtines, pasi Besa eshte shtatzene dhe ka nevoje per nje shoqeruese. Ne momentin qe mesuam se Besa eshte shtatzene, ne fillim ne kontaktuam bashkeshortin e saj, i cili na tregoi se eshte ende heret dhe nuk e dinin as ata gjinine e bebit, por tani mesuam se Besa eshte ne muajin e shtate te shtatzenise dhe po pret nje vajze. “Besa eshte ne muajin e 7-te dhe po presim nje vajze…”, ishte ky nje koment i shkurter nga bashkeshorti i saj, Alberti.

Stresi dhe Enxhi, Dashurise se Tyre i Dedikojne Nje Kenge dhe Klip...

Stresi feston 25-vjetorin dhe pergatitet te shfaqet ne klip, duet me Enxhin

Dashurise se tyre ata i kane dedikuar nje kenge, qe edhe pse titullohet “Lamtumire”, ne fakt flet per nje dashuri te vertete dhe te bukur. Kengetari i njohur i muzikes rap me emrin e artit Stresi (Arkimed Lushaj) ka festuar me 15 qershor 25-vjetorin e tij, ndersa po merret me xhirimet e klipit te tij te ri. Ne fillim u fol se ai do te shfaqej ne duet me Ronela Hajatin, por me pas u tha se planet kishin ndryshuar dhe ne vend te saj do te ishte nje vajze tjeter qe deri tani eshte mbajtur sekret. Por, ne kemi arritur te zbulojme se kete duet romantik dhe sensual Stresi do ta realizoje me te dashuren e tij, Enxhi Kamenica, vajzen qe u be e njohur ne “Big Brother 3”. Nuk dime ende shume detaje per klipin, por deri tani mund te thuhet se behet fjale per nje fabul kenge te ndertuar mbi nje histori te marre dashurie dhe shume SMS-ve telefonike te shkembyer mes tyre gjate gjithe lidhjes. Kenga “Lamtumire” ishte planifikuar te prezantohej ne “Top

Poni Ne Muajin e 6-te, Turnete Nuk i Ndal..

Poni ne muajin e 6-te te shtatzenise vazhdon me turne, bebi eshte djale

Kengetarja Shqiponja Karafili, e njohur me emrin artistik Poni, eshte gjashte muaj shtatzene. Eshte bere tashme e disata ne listen e te njohurave qe pritet te behen nena, edhe pse disa prej tyre tashme kane marre rolin e rritjes se femijeve dhe po behen nena te mira. Poni, edhe pse ne muajin e gjashte te shtatzenise, vazhdon te mbaje koncerte ne mbare vendet ku jetojne shqiptaret dhe eshte shume e kerkuar. Fotot, te cilat i siguruam ne nje nga koncertet e fundit ne Londer, kengetarja shihet me barkun e fryre duke kenduar e njekohesisht duke pozuar me fansat dhe ata te cilet kishin ardhur te degjojne kenget e saj. Sa e pengon shtatzenia kengetaren gjate koncerteve nuk dihet, por derisa ajo vazhdon te jete e angazhuar, sigurisht qe nuk i ben pengese, edhe pse nuk rekomandohet qe ne keto muaj te shtatzenise femra te jete shume e angazhuar dhe te sforcohet. Femija qe pritet te linde Poni eshte djale. /blerand rexhepi/panorama plus/qershor 2011/

Sunday, 19 June 2011

Greta Zenelaj, Gazetarja Qe u Be Aktore e Hollywood-it...

Greta Zenelaj dhe Praq Rado, dy aktoret shqiptare qe po prekin Hollywood-in

Aktorja shqiptare, Greta Zenelaj, ka 10 vite qe jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Por viteve te fundit, pas realizimit te disa filmave dhe skenareve filmike, ajo ka terhequr vemendjen e tere komunitetit kinematografik dhe atyre ne Hollywood. Ajo ka marre ftese disa here per pjesemarrje ne Festivalin Nderkombetar te Filmave ne Nju Jork, ku dhe ka fituar cmimin per komedine me te mire per filmin e saj “What do I do now?” (Cfare do bej tani), derisa eshte paraqitur edhe ne “Golden Globe Awards”, qe eshte mbajtur ne janar te ketij viti ne Los Angeles.

Jetmiri i BB3 Shkeput Lidhjen me Rezarten

Jetmiri i BB3: U ndava nga Rrezi

Ai eshte treguar gjithnje i rezervuar per te treguar rreth jetes private, madje aq skeptik, sa komentet e shumta te ish-konkurrenteve ne “Big Brother 3” ai zgjodhi t’i anashkalonte vetem me nje fjali, duke thene se “Rrezi eshte imja”. Dhe, ne fakt, ashtu sic e pame lidhjen e tyre te krijohej brenda shtepise se vezhguar, edhe pse pati shume dyshues ne fillim, ajo vazhdoi si nje lidhje mjaft pasiononte dhe serioze. Direkt pas shpalljes se Jetmirit fitues te BB3, pas perfundimit te spektaklit ne “Top Channel”, ai u prezantua me familjaret e vajzes nga Kosova, ndersa i beri ftese Rrezartes per pushime ne qytetin e tij, Vlore.

Por, gjerat e bukura ndonjehere nuk eshte e thene te vazhdojne pergjithmone. Pas disa muajsh heshtje dhe asnje shfaqje mediatike te ciftit ne faqet e shtypit roze, cifti deklaron se jane ndare. Kjo ndarje vjen disa muaj pasi ata kishin nisur nje bashkejetese ne Tirane, ne apartamentin e ri qe Jetmiri kishte blere ne nje

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online