All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 15 October 2011

Lidhjet e Noizy-it Me Modelet

Zbulohet lidhja e Noizit me modelen

Gjithmone eshte perfolur per lidhjet e tij me mise, ndaj dhe kesaj here nuk mund te ndodhte ndryshe. Kemi arritur te zbulojme vajzen me te cilen kengetari i muzikes rap, Noizy, ka nisur nje lidhje te re dashurie. Fotoja ekskluzive qe shihni, eshte realizuar ne intimitet nga vete te dashuruarit, nderkohe qe vajza eshte nje modele me origjine nga Laci, e lancuar nga agjencia “AS”. Behet fjale per nje 18-vjecare, e cila shoqerohet me Noizin keto kohe, ne nje lidhje qe po mbahet e fshehte nga reperi. Nuk dihet ende arsyeja pse ai po e mban kete lidhje larg syve te medias, kjo ndoshta per faktin se kohet e fundit ai eshte perfolur shume per lidhjet e tij me femra te bukura. Vajza qe shihni ne foto, ka qene e pranishme dhe ne promovimin e mixtape-it te tij ne “Muza Park”, me titull “Living your dream”, por ne ate feste ku kishte shume kengetare te ftuar, ata u kujdesen te mos binin ne sy. Nuk dihet se kur do vendose te flase ai per kete lidhje te re, nderkohe qe deri tani ka pranuar vetem nje lidhje, ate me modelen nga Kosova, Sabrije Idrizaj, me te cilen ishte ndare per t’u ribashkuar me vone, por sipas disa informacioneve ata serish jane ndare.

Flori Tradhton Kosovaret, Synon Tregun Serb...

Flori tradhton kosovaret, i fal kenge serbes Dunja Ilic!

Pasi krijoi emer ne shtetin bullgar, kantautori shqiptar Flori Mumajesi si duket synon edhe tregun serb. Qellimi i tij me siguri eshte te bashkepunoje me yjet me te medha te ketij shteti, por per te arritur kete qellim, fillimisht atij i duhen disa kengetare me kontraversve, pasi permes tyre krijohet emri dhe fama me lehte. Edhe pse kjo gje ne kete kohe duket edhe si tradheti ndaj popullit te Kosoves, ne momentet kur ata luftojne ende per territore, Flori mundohet te tregoje se arti dhe kultura nuk njohin kufij, race, fe e popull. Mumajesi do te jete bashkepunetori me i ri ne albumin e gjashte te pop kengetares serbe, Dunja Ilic. Keshtu ben te ditur Dunja gjate nje prononcimi per revisten serbe “Scandal”. “Ka ngelur vetem publiku te shohe punen time qe kam realizuar deri tani. Jane kenget “Zemra e bute nga kashmiri” (Srce mekse od Kasmira) dhe “Breath” (U Dahu) pastaj dhe gjithe albumin te cilin e kam ekranizuar, qe ishte dhe nje qellim imi. Une jam shume e kenaqur qe audienca e pranoi kete trend te ri te promovimit te albumit te ri dhe ekipi im eshte shume i kenaqur gjithashtu.

Gentiana Cana Perfaqeson Kosoven ne Miss Intercontinental


Genta, motra e Lorik Canes perfaqeson Kosoven ne “Miss Intercontinental”

Eshte vetem 22 vjece dhe synon te behet akoma me e famshme duke i hyre rruges se modelizmit. Genta eshte motra e futbollistit shume te famshem shqiptar Lorik Cana, nje bukuroshe, qe popullariteti nuk i ka munguar ne mbare Kosoven. Syri i meshkujve gjithmone ka qene i fokusuar tek ajo, fale hireve te bukura femerore qe disponon si dhe genit te trasheguar nga prinderit, duke marre parasysh edhe villain, nje tip qe gjithmone sulmon zemrat e femrave. Genta ka fituar kuroren e “Miss Intercontinental Kosova 2001” duke fituar keshtu te drejten e perfaqesimit te Republikes se Kosoves ne eventin e bukurise “Miss Intercontinetal 2011” ,qe kete vit mbahet ne Spanje. Studente e ekonomikut, qe njeh shume mire gjuhen angleze dhe portugeze, me permasa 90-67-65 si dhe fanse e flakte e notit, filmit dhe leximit, ajo prezantohet keshtu: “Une jam Gentiana Cana, e zgjedhur nga Republika e Kosoves per te perfaqesuar shtetin tim ne “Miss Intercontinenta 2001” ne Orihuela/Alicante. Jam e bija e Leonora Hashani-Cana dhe jam e lindur me 28 shtator 1989 ne Kosove, studente e ekonomikut ne Universitetin e Prishtines. Ambiciet e mia ne karriere jane qe te mund te menaxhoj punen time, dhe jam optimiste e madhe”,- ka thene Genta Cana ne faqen zyrtare te “Miss Intercontinental”. /panorama/tetor 2011/

Albani dhe Miriami ne Dy Projekte Rivale

Alban Skenderaj, tashme rival me Miriam Canin

Jo me kot e moren vendimin per te lene Gjermanine per pak kohe, pasi ky eshte momenti i tyre per t’iu dedikuar karrieres ne Shqiperi. Pasi kengetarja Miriam Cani u vendos te jete nje nga anetaret e jurise se spektaklit “Vokali” ne “Top Channel”, se bashku me Elton Deden, Alma Bektashin dhe Sidrit Bejlerin, tashme mesojme se dhe Alban Skenderaj vendos te jete ne nje juri te njejte ne spektaklin tjeter konkurrent, qe po pergatitet ne nje tjeter televizion. Pak e cuditshme eshte se pse Alketa Vejsiu nuk mori Miriamin ne spektaklin e saj, duke pasur parasysh qe dikur kane realizuar nje klip se bashku. Gjithsesi, duket se miqesia mes tyre ruhet, perderisa ajo ka marre te dashurin e saj, pikerisht Alban Skenderajn. Po ashtu duket pak e cuditshme se pse “Top Channel”, televizioni qe e ka lancuar Skenderaj, qe nga fillimi i karrieres se tij nuk e mori ne jurine e “Vokali”. Gjithsesi, pavaresisht ketyre vendimeve, e rendesishme eshte qe ata kane qene me fat per t’u angazhuar te dy ne Tirane me projekte te vecanta. Per momentin, Alban Skenderaj ndodhet ne edicionet qe po zhvillohen ne rrethe, se bashku me Pandi Lacon, Juliana Pashen dhe Besa Kokedhimen. Nuk dihet nese ata do te vazhdojne te angazhohen me projekte te tjera muzikore, kenge te reja apo klipe.

Rezarta Pret Floket e Saj ne Skene...

Rezarta Shkurta sakrifikon floket per performancen

“Te jesh e mire s’mjafton”, thote Rezarta Shkurta ne kengen e saj konkurruese ne festivalin “Kenga Magjike”, kenge me te cilen u paraqit te dielen e kaluar. Kenga eshte nje balade rock, sic e kishim shkruar edhe me pare. Sipas klikimeve ne Youtube dhe komenteve, duket se eshte pritur shume mire, packa se thuhet se baladat nuk ngjisin me te paren. Pra, Rezi kishte nje kenge te mire per festival, por me sa duket, “te kesh nje kenge te mire s’mjafton” ose Rezit nuk i mjafton, sepse ajo kishte menduar deri ne detaje nje performance artistike, e cila ngjante me nje minifilm te luajtur ne skenen e “E diela shqiptare”. E veshur me nje kemishe nate qe zbulonte mjaft pjese nga trupi, kengetarja performonte para nje pasqyre dhe bente monolog me shembelltyren e saj. Fjalet e kenges qe rrefejne per nje vajze te zhgenjyer nga i dashuri i saj, shpesh jetesoheshin nga gjeste nervozizmi, te cilat nuk ishin gje tjeter vecse nje aktrim ne funksion te fabules. Por cudia ndodhi nga fundi, kur Rezarta…. preu floket! Ishte nje gjest qe mbase mund ta bejne shume vajza te deshperuara dhe te zhgenjyera nga partneret, por e realizuar ne skene, se si te jepte nje ndjesi ankthi.

Poli i BB lidhet me Fjolla Morinen...

Poli i “BB” hedh syte nga vajzat e Kosoves, lidhet me Fjolla Morinen

Pol Babi, nje nga djemte me aventuriere te “Big Brother”, duket se tani i ka hedhur syte nga vajzat e Prishtines, pas disa aventurave me vajzat e Tiranes. Dhe, me sa shohim nga fotot, duket se do argetohet mjaftueshem, perderisa dhe vajza me te cilen ka nisur nje aventure te re dashurie njihet per natyren e saj te cliret dhe pa komplekse. Ajo eshte kengetarja Fjolla Morina, e cila se fundi eshte bere e njohur edhe ne Tirane. Pasi ka kaluar nje vere me koncerte dhe relaks ne pishina, Fjolla ka vendosur t’i hedhe syte nga Tirana, ku ka zgjedhur per te dashur Polin. Pas publikimit te dy klipeve ritmike ne vere, ajo duket se eshte me shume e pranishme ne Tirane, ku ka qene e ftuar ne programe te ndryshme televizive. Po ashtu i pelqen shume jeta e nates ketu, pasi jane pare shpesh te frekuentojne disa lokale te njohura bashke me Polin. Duket se lidhja e tyre eshte dhe disi romantike, pasi pervec fotove qe publikojne te perqafuar, ata shkembejne fjale dashurie dhe zemra vazhdimisht ne Facebook. /panorama/tetor 2011/

Rudina Xhunga Martohet

Martohet Rudina Xhunga, detajet e ceremonise se celebrimit ne Bashki

Sado qe u perpoqem ne gjithe keto dite te merrnim me shume informacione rreth fejeses se papritur te saj, nuk ia arritem. Po ja ku erdhi, me shpejt se c’e prisnim, lajmi tjeter i befte. Dje, gazetarja e mirenjohur e emisionit “Shqip” ne “Top Channel”, Rudina Xhunga, kreu ritin zyrtar te marteses me diplomatin, ish-punonjesin e Ministrise se Puneve te Jashtme e me pas analist per ceshtjet nderkombetare, Dritan Hilen. Ishte menduar te ishte nje ceremoni e thjeshte celebrimi, nga ato qe organizohen paraditeve ne Bashki, ku deshmitaret dhe cifti vete hedhin firmat, i bejne premtime njeri-tjetrit dhe shijojne ne heshtje diten e tyre te lumturise. Por ja qe protagonisteve edhe kete here u doli situata nga duart. Deshira per ta mbajtur e per ta shijuar vetem mes te afermve e miqsh kete lajm, ra serish. Ne nje forme apo ne nje tjeter, ishin serish lulet “tradhtaret”. Organizimi paraprak qe po behej prej “Geraldina Sposa” ne Njesine Bashkiake Nr. 5 ku do te zhvillohej pak me pas ceremonia “diskrete”, nuk i la te pavemendshem syte kureshtare. E si mund te ndodhte ndryshe me gjithe ata trendafila te bardhe, vere, shampanje e embelsira qe po hynin ne Njesine Bashkiake Nr. 5. Vetem cifti nuk dinte asgje. Ishte e gjitha nje dasme e cuditshme surprize, qe “Geraldina Sposa” kishte menduar t’i dhuronte Rudina Xhunges ne diten e saj me te bukur.

Lori Lanson Videoklipin e Ri

Kush po i mungon Lorit?

Kengetarja Loreta Kacka sapo ka lansuar ne treg videoklipin e kenges “E ndjeje mungesen tende”, kenge kjo e albumit te fundit qe lansoi disa muaj me pare. Ajo nuk ka treguar nese kjo kenge i kushtohet ndonje personi te caktuar.

Sipas Lorit, ky videoklip eshte mirepritur ne publik, eshte pergatitur nga produksioni “Asha” ne Prishtine. Xhirimet jane bere ne natyre, ku Lori si gjithnje me dukje ekstravagante.

“Jam munduar te sjelle nje videoklip te bukur. Kemi punuar mjafte shume me ‘Asha’-n, ndersa per dukjen time jane perkujdesur Vjollca, Alberta dhe Kaci. Ka disa dite qe klipi po transmetohet ne televizionet tona dhe publiku ka nisur ta pelqeje”, ka thene ajo per “Zeri”.

Friday, 14 October 2011

Nora Istrefi ne Hollywood

EDHE NORA TE MICHAEL JACKSON

Pas perfundimit te veres, kengetaret kosovare kane marre pushimet e tyre duke vizituar kryeqendra te ndryshme boterore.

Perderisa Gjyste Vulaj ishte ne Paris, ku u tha se e vizitoi edhe Champ Elisseen dhe kullen e Eiffel, tashme radha eshte e Nora Istrefit.

Kjo ka ndjekur gjurmet e Genta Ismajlit dhe Bleona Qerretit duke u fotografuar para yjeve ne “Sheshin e te famshmeve” ne Hollywood. Nora. Si zakonisht fotografine e pare e ka bere para Mbretit te Popit, Michael Jackson, perderisa eshte fotografuar edhe para aktores se njohur Nicole Kidman e cila e pat vizituar edhe Kosoven.

Adelina Lanson Klipin e Parisit...

KLIPI I ADELINES, PREMIER TE HENEN

Burime te aferta me kengetaren Adelina Ismajli kane thene se pop ylli kosovar do te promovoje klipin e saj, te cilin e xhiroi ne Paris, diten e hene.

Sipas ketij burimi kenga ne vendet perendimore do te filloje te degjohet nga dita e premte, pasi qe kompania “Iliada Entertainment”, ku Adelina eshte bashkepronare, ka arritur nje marreveshje me kompanine muzikore amerikane “Universal Music”, e cila per Ballkan e ka lene qe premiera te behet te henen.

Teuta Kurti Ne Muaj Mjalti "Te Vonshem"...

Teuta Kurti: Muaji i mjaltit le te prese, ne fillim puna

Teuta Kurti, e cila muajin e kaluar i dha fund beqarise, duke u martuar me te fejuarin Dardan Luta, ka thene se fundmi se per shkak te angazhimeve ajo do te shkoje ne muaj mjalti “te vonshem”. Aktualisht, kengetarja e talentuar eshte angazhuar ne “12 Fantastiket”, prane spektaklit “E Diell” ne Top-Channel, por sapo te gjeje paksa kohe te lire, se bashku me te shoqin ajo do t’i drejtohet bjeshkeve te Rugoves, nje zone mjaft e njohur turistike ne Kosove. “Pas marteses na eshte dashur qe t’i kthehemi punes dhe nuk kemi mundur qe te shkojme ne muajin e mjaltit. Fatmiresisht kemi pushuar para marteses, gjate veres, ne Mal te Zi. Por do ta shfrytezojme Muajin e Mjaltit ne Rugove me vone”, - ka thene artistja, ndersa e sapomartuar sikurse ajo, “12 fantastikeve” u eshte bashkengjitur edhe Yllka Kuqi, gjithashtu kengetare shume e talentuar.

Adelina Ismajli Lendon Kemben...

Adelina Ismajli aksidentohet gjate xhirimeve

Kengetarja e njohur kosovare, Adelina Ismajli, sic ju kemi bere me dije pak dite me pare, po xhiron ne Paris te Frances, ku shpenzon nje pjese te mire te kohes; klipin e saj me te ri qe pritet te dale shume shpejt ne tregun muzikor. Nga xhirimet jane ofruar sakaq disa foto te saj, ku shihet buze lumit Sena, me ne forme se kurre. Nga keto foto, shume prej se cilave jane shkrepur rrugeve te Parisit, kuptohet qarte qe ky klip i ka kushtuar Adelines sa “qimet e kokes”, por me kete konkurrence te forte qe ka tregu keto vite- nga kengetare shume me te reja, seksi, e pse jo edhe te talentuara- Adelines i duhet te punoje fort per te mbajtur poziten e saj ne top-listen e kengetareve me te mira ne trojet shqiptare. Por, lajmi i keq eshte se ndersa eshte kontaktuar per nje interviste ne media- nga stafi i dives eshte njoftuar se kengetarja ka vrare kemben, madje besohet te behet fjale per nje lendim serioz. Nuk dihet ende nese ajo eshte lenduar ndersa xhironte klipin e saj me te ri neper rruget e Parisit, apo jo.

Vesa Luma Provon Fustan Nuserie...

Martohet Vesa Luma, zgjedh fustanin e nuserise

Nese ky eshte fustani, te cilit Vesa Luma i ka “vene syrin” per dasmen e vet, kete ne nuk dime akoma ta themi, por qe kete vere ajo pranoi te dale publikisht me te dashurin e saj, Kreshnik Zalli, ketu mund te kete dicka per te shtuar... Biondina e bukur qe tanime eshte pjese e spektaklit “E Diell” me “12 Fantastiket” ka pozuar para aparatit fotografik me nje nga fustanet e bardhe te nuserise qe gjenden ne ateliene e stilistit kosovar Valdrin Sahiti. Edhe pse kengetarja e hitit “Amanet” ka pohuar se fustanin e veshi vec per prove, te gjithe jemi dakord me faktin se cdo femer para “dites se madhe” e vesh vetem per prove “fustanin e endrrave”. Nuk e dime nese i dashuri i saj, i cili jeton ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes i ka bere apo jo ndonje propozim surprize kengetares simpatike, por kjo gje me siguri do te merret vesh ne vijim.

Rozana Nuk e Fal Rezarten...

Gjyqi, Rozana Radi: S’e fal Rezarten

Kengetarja Rozana Radi nuk ia fali koleges se saj Rezarta Shkurta perleshjen fizike te mbremjes se vone te 5 dhjetorit 2010, ku Radi u shfaq me nje sy te nxire, pas nje perleshjeje fizike me kolegen e saj. Pajtimi mes te dyjave, i kerkuar nga Gjykata e Tiranes, nuk eshte realizuar per shkak se Rozana Radi, e pyetur nga gjykata ne cilesine e paditeses, nuk pranoi. Diten e djeshme, Rozana Radi u paraqit ne seancen gjyqesore ne ngarkim te Rezarta Shkurtes, e akuzuar nga prokuroria per akuzen e “plagosjes se lehte me dashje” ne lidhje me kete ngjarje. Burime prane Gjykates se Tiranes bene te ditur se Rozana Radi i eshte pergjigjur negativisht pyetjes se trupit gjykues nese do ta falte Rezarta Shkurten. “Dua te ndjek rrugen ligjore”, mesohet te jete shprehur Rozana.

Ledi Vokshi: "Dafina Nuke Eshte Vetvetja..."

Ledi Vokshi: Dafina Zeqiri duhet te jete vetvetja

Ledi Vokshi, e cila u be e famshme me pjesemarrjen e saj ne realit shou “Shpija e Kosoves”, thote se as ajo por as Dafina Zeqiri nuk eshte nje femer “perfekte”.

Kengetarja, e cila sapo ka lansuar kengen e re te saj “Perfekte”, gjate nje interviste per Top Kosova Radio ka pranuar se ajo vete nuk eshte nje femer “perfekte”, sic thote titulli i kenges. Por ajo shton se as koleget e saj nuk jane ‘”perfekte”, e ne vecanti kengetarja Dafina Zeqiri, e cila sipas Ledit, “duhet te jete vetvetja”.

Ledi ka treguar edhe se ende askush nuk i kane rrembyer zemren, dhe qe personi t’ia rrembeje zemren duhet te jete shqiptar dhe ta respektoje ate si femer.

Alberia Lanson Klipin e Ri...

Alberia: Bej muzike edhe pike

“Bej muzike edhe pike” eshte videoklipi me i ri i kengetares Alberie Hadergjonaj, i cili pritet te lansohet neser ne mediat muzikore shqiptare.
Per shkak angazhimit te saj ne festivalin “Kenga Magjike 2011”, Alberia ka zgjedhur ta lansoj kengen me te re te sajen ne media pa ndonje feste shoqeruese.

Alberia ka zgjedhur nje produksion nga Tirana qe te realizoje videon e kenges. “Bej muzike edhe pike” eshte nje kenge e stilit pop, produksion i kantautorit Stine nga Tirana.

Me thirrjen e saj “Bej muzike dhe pike”, kengetarja paraqet qendrueshmerine e saj ne industrine muzikore shqiptare. Alberia vazhdon te gezoje nje forme per tu admiruar, duke dale kesaj here me nje ‘look’ te ri, qe reflekton femren moderne drejt kerkeses kryesore te saj - te beje muzike. /telegrafi/tetor 2011/

Ryva: Sivjet Do Lansoj Vetem Singla...

Ryva se shpejti me kenge ritmike

Pas angazhimeve te njepasnjeshme dhe krijimeve qe ajo pati gjate sezonit veror, Ryva Kajtazi tashme ka nisur punen edhe krijimet e radhes.

Aktualisht ajo eshte duke punuar rreth kenges se re te cilen meton ta lansoje gjate festave te fund vitit.

“Koheve te fundit jam ne pergatitje per festat e fund vitit. Jam duke e realizuar nje kenge te cilen eshte duke e punuar Don Arbas. Besoj qe kenga do te jete nje kenge ritmike e cila do te pershtatet tamam per festat e fund vitit”, ka thene kengetarja per “Infopress”.

Ndonese fokusin e ka orientuar drejte kenges se re, Ryva le mundesine e hapur edhe per nje album kengesh ani pse, sipas saj, nje gje e tille mund te ndodhe vetem gjate viti te ardhshem.

Thursday, 13 October 2011

Momente te Lumtura Per Rozanen dhe Mc Kreshen

E jetojme te lumtur kete moment

Nje duet i mrekullueshem qe ka terhequr vemendjen e opinionit ne mes Rozana Radit dhe reperit nga Kosova, Mc Kresha ishte “iniciator” i nje lidhjeje dashurie.

Se bashku edhe ne “Kenga Magjike”

Ata jane duke performuar per here te pare bashke ne festivalin “Kenga Magjike”, me kengen “Jabadabadu”, nje gershetim ne mes stilit te Rozanes dhe Mc Kreshes. “Bashkepunimi me Mc Kreshen erdhi menjehere pasi une degjova albumin e tij dhe te Festimit “Per inat te njoni-tjetrit”.

Ishte hera e pare qe nje album rep qendroi ne radion e makines sime per dy jave duke e degjuar dhe nuk me merziti. Perkundrazi kam filluar te besoj qe me ne fund ka muzike te mire te atij zhanri. Keshtu qe ne nje takim me Mc Kreshen diskutuam dhe vendosem ta benim nje bashkepunim”, ka thene ajo per “Zeri”.

Wednesday, 12 October 2011

Elvana Gjata Reklamon per TEB Bank...

ELVANA ME KARTELE TE TEB-IT

Pas Dafina Zeqirit, e cila kishte reklamuar njerin prej produkteve te TEB Bank, “Star Card”, tash kete do te reklamoje edhe nje kengetare tjeter e njohur – Elvana Gjata.

E njohur kryesisht ne Shqiperi por edhe ne Kosove, Elvana ne klipin e reklames paraqitet me “Star Card” duke blere produkte te ndryshme neper butiqe te Kosoves.

Sigurisht “shopingu” eshte per femra. /gazeta express/tetor 2011/

Monday, 10 October 2011

Arta Bajrami, Intervista Zeri - Tetor 2011

Arta nuk i do sponsoret

Jane te njepasnjeshme videoklipet me te cilat Arta Bajrami po e pushton tregun muzikor. Ky vit ka qene nje nder vitet me te suksesshme te saj, sepse pervec albumit “Exotic” qe eshte mirepritur ne publik, edhe turnete e saj ne Evrope te cilat vazhdon akoma t’i mbaje, thote se i kane sjelle mjaft suksese.

Pervec angazhimeve ne kenge, Arta thote qe nje pjese te madhe te kohes ia kushton vajzes Viktorias, e cila ia ka mbushur jeten plot gjalleri. Arta tani keto dite ka lansuar edhe nje videoklip te ri per te cilin ka folur ne kete interviste per “Zerin”.

Kete vit jeni treguar mjaft aktive ne skene, me album dhe nje mori videoklipesh, nga e tere kjo energji?

Dafina Zeqiri: Nuk Kerkoj Leke...!

Dafina: S’jam materialiste, nuk i kam kerkuar Canit leke

Kengetarja e njohur e R’N’B, Dafina Zeqiri, ka reaguar ashper ndaj thashethemeve me te fundit, sipas se cilave ajo i paska kerkuar para Arian Canit, me qellim qe te paraqitet ne emisionin e tij “Zone e lire”. Edhe me heret eshte shkruar se Duffy qe prej kur eshte bere e famshme ka nisur traditen e pageses per te marre pjese ne emisione apo per te pozuar per kopertinat e revistave. Por, nuk e kane kaluar ne heshtje kete thashethemnaje mediatike personat qe merren me menaxhimin dhe asistimin e karrieres se kengetares, te cilet kane thene dje.“Na kane kontaktuar disa persona per ta bere te mundur pjesemarrjen e Dafina Zeqirit ne emisionin e pare “Zone e Lire” per kete edicion. Kemi konsideruar se nuk ka qene koha e pershtatshme qe Dafina te marrte pjese ne ate emision, per arsye objektive dhe subjektive dhe ne asnje moment nuk kemi kerkuar qofte edhe 1 euro per pjesemarrjen, sepse vendimi per te mos marre pjese ka qene i prere. Jemi ne ata qe kemi pasur oferta per t’u paguar, mirepo as ofertat nuk e kane ndryshuar vendimin tone”.

Roberti me Tatuazh te Nores...

Roberti “skalit” dashurine per Noren me tatuazh

Nuk dihet ende nese eshte kthyer apo jo nga Amerika cifti i njohur Nora Istrefi dhe Robert Berisha, por sido qe te jete, me siguri jane duke kaluar nje kohe te kendshme. Roberti dhe Nora ne kete foto te shkrepur gjate disa diteve relaks ne bregdetin e Turqise, shihet qe Roberti ne doren e majte te tij, ne pjesen e kycit ka shkruar me tatuazh emrin "NORA". Ndersa kohe me pare, Nora u komentua per tatuazhin e saj te ri, nje pistolete qe sipas saj, ka dashur ta kete me qellim qe te mbuloje nje shenje qe e ka pasur qe kur ishte e vogel. Nese tatuazhi i Robertit eshte i vertete, urojme qe koha te deshmoje qe ai s’ka per t’u penduar, sepse ne cifte e shoubizit ndarjet nuk jane te pakta. Shpresojme qe ky te mos jete rasti i Nores, e cila per tatuazhin e saj te pistoletes eshte akuzuar se ka kopjuar Rihanna-n, e cila ka nje identik te tille. /standard/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Rozana Radi Puthet ne Buze me Rezarten...

Rozana Radi, maratone puthjesh, nga Rezarta te MC Kresha

Ishte ndoshta kulminacioni i puntates se djeshme “E diela shqiptare”, performanca e dy rivaleve te muzikes, Rozana Radi dhe Rezarta Shkurta. Dy kengetaret, te cilat aktualisht jane te perfshira ne nje proces gjyqesor pas rrahjes spektakolare te pak muajve me pare, pasi interpretuan kenget e tyre ne kuader te konkurrimit ne festivalin “Kenga Magjike 2011”, gjate lojes se organizuar nga moderatori Ardit Gjebrea kane perfunduar duke u puthur ne buze... Po, po, ne buze. Keshtu qe vec kenaqesise qe i pane prane njera tjetres, faktit qe kokekuqja Rozi kendoi me te dashurin e saj te ri- reperin MC Kresha; dyshja i “qerasi” fansat edhe me nje performance tjeter te shkelqyer ndersa u afruan per t’u puthur, askund tjeter vecse ne buze, ndersa mbanin mes buzeve te tyre vetem nje leter. Rezarta nga ana tjeter - e cila i ka munguar publikut kete vere, konkurroi ne kete festival me nje balade pop/rock, duke synuar shume me teper sesa suksesi i kenges se vjetshme “Budallacke e vogel”.

Sunday, 9 October 2011

Mc Kresha & Lyrical Son, Intervista Zone e Lire, Tetor 2011

Mc Kresha & Lyrical Son, mysafir tek Zone e Lire. Mc Kresha pranon lidhjen me Rozana Radin.
Ndiq videon me poshte:


- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
]]

Yllka Kuqi Martohet me Astritin...

Yllka Kuqi i jep fund beqarise

Kengetarja kosovare i ka dhene fund beqarise vetem pak jave me pare. Pas nje viti plot angazhime, nje vere te nxehte, Yllka ka pritur vjeshten per te kurorezuar dashurine e saj me bashkeshortin Astritin. Ceremonia ka qene teper e hareshme, ashtu si dhe vete kengetarja e qeshur dhe plot humor. Premtimit per dashuri te perjetshme i jane bashkuar dhe qindra dasmore te ftuar, ndersa momenti me romantik i asaj mbremjeje ka qene kur Yllka dhe i shoqi, i kane dedikuar vetes dhe dasmoreve nje kenge, si dhurate surprize. Aktualisht kengetarja eshte e angazhuar me sfiden ‘2-shja fantastike’ ne “E diell”, ku kendon perkrah Juliana Pashes. /balkanweb/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Florenta i Jep Leksione Jete Getoarit...

Pasi ia nderron stilin, Florenta e meson te vallezoje Getoarin

Vetem dy jave me pare reperi i njohur kosovar Getoar Selimi kete here eshte fejuar seriozisht nga lidhja qe kishte me bukuroshen Florenta Islamin. Por vajza jo vetem ia ka futur kembet ne nje kepuce gje qe s’munden t’ia benin as ish femrat me te bukura si Elvana Gjata, Nora Istrefi e te tjera, por edhe po e ben pak me tip serioz reperin.

Keshtu ajo para fejeses ia hoqi stilin e perdorimit gjithmone te kapeleses ne koke, dhe siq e shihni edhe ne kete foto Florenta po e meson te kerceje. Cili do te jete mesimi i rradhes?

Edhe dicka tjeter “Zhurnal Plus” meson se ka qene Florenta qe ne ceromonine e fejeses se tyre nuk ka lejuar Getoarin qe ti beje ftese kolegeve te tij, apo ish femrave te reperit, prandaj ne kete feste jane pare vetem meshkuj artiste. /zhurnal/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Albani dhe Miriami Vendosen Perkohesisht ne Tirane

Albani dhe Miriami larg Gjermanise perkohesisht, vendosen ne Tirane

Duket se Alban Skenderaj dhe Miriam Cani nuk ndahen dot nga njeri-tjetri, qofte edhe kur projektet e tyre artistike nuk jane te njejta. Keshtu ka ndodhur ne rastin kur ftesen per te qene ne jurine e spektaklit “Vokali” kete here e ka marre vetem Miriami, ndersa Albanit i duhet te mendonte se si te jete prane saj, gjate periudhes qe ajo do te jete ne Tirane per kete projekt. Dhe keshtu kane vendosur te dy ta lene Gjermanine per pak kohe, ndersa ka marre nje apartament me qira ne Tirane, dhe jane vendosur per te qendruar si ne shtepine e tyre, duke perjashtuar mundesine e te qendruarit ne hotel. Edhe pse ata e kane mbeshtetur karrieren e tyre ne Gjermani, te dy udhetojne shpesh drejt Tiranes, ku lancojne kenge apo jane te pranishem ne projekte te ndryshme televizive. U be kohe qe ata po provojne bashkejetesen, ndersa ende e shohin te larget organizimin e nje ceremonie martese. /panorama/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online