All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 29 October 2011

Lori Hoxha, Per Ditelindje nje Dhurate prej 270 mije eurosh...

Vajza e “Tanit te Topit”, “Lamborghini” 270 mije euro dhurate per ditelindje

Vajza e te ndjerit Dritan Hoxha, i njohur si “Tani i Topit”, ka festuar pak dite me pare 18-vjetorin e lindjes. Lori Hoxha ka celebruar hyrjen ne moshen madhore, ne nje super feste, ku merrnin pjese shume gazetare nga Top-Channel-i, si dhe artiste, figura te njohura te ekranit etj. Per kete rast kishte ardhur enkas per te performuar edhe kengetarja e parapelqyer e Lorit, Dafina Zeqiri. Vajza me e madhe e Dritan Hoxhes mori mes shume dhuratave te kushtueshme, nje super makine te dhuruar nga e ema, qe thuhet se ka kushtuar plot 270 mije euro. Automjeti i tipit Lamgorghini nuk ishte e vetmja dhurate super luksoze per Lorin, pasi nga stafi i “Portokallise” ajo mori dhurate nje varese me gur diamanti, per te cilen secili prej punonjesve te ketij spektakli kishte dhene nga 1 milione leke te vjetra. Per 18-vjecaren qe studion ne Itali interpretuan shume kengetare te mirenjohur shqiptare, ndersa kokteji per pjesemarresit permbante gjithashtu ushqime shume te kushtueshme, si sushi etj. /standard/tetor 2011/

Shpati: Cudirat behen ne krevat...

Shpat Kasapi: Cudirat behen ne krevat

Shpati eshte si gjithmone shume i zene me pune, por gjithsesi ai gjen kohe per intervista dhe surprizon publikun me pergjigje interesante. Shpesh qendron larg Aferdites, por dashuria e tyre deri me tani nuk ka pasur kriza. Deshiron te kete dy deri ne tre femije, krevati thote qe eshte vendi i cudirave, por nuk tregon se cila pjese e trupit te Aferdites i pelqen me shume.

Vendi me i cuditshem qe keni bere dashuri?
Krevati, aty behen cudirat.

Diva e estrades?
Ka shume diva.

Sa femije keni ne plan?
Dy deri ne tre.

Vesi juaj?
Kruaj gishtat.

Alberia Shfaqet ne Klip me e re se kurre...

Alberia befason, shfaqet ne klip edhe me e re se vajzat e saj

Moderne dhe me shume klas, keshtu shfaqet ne klipin me te ri, kengetarja e njohur Alberie Hadergjonaj. “Music” titullohet kenga me e re e saj, e realizuar edhe me videoklip qe tashme eshte lancuar neper mediat muzikore shqiptare. Thuhet se per shkak te angazhimit qe ka tek “Kenga Magjike”, Alberia ka vendosur qe kete projekt muzikor ta promovoje me pak zhurme mediale. Kenga eshte e stilit pop-dance dhe per kete kenge ajo ka bashkepunuar me Stine, ndersa per klipin, me nje produksion nga Tirana. Me kete titull kengetarja kerkon te paraqese qendrueshmerine e saj ne industrine muzikore shqiptare, pasi ka vite qe ajo shfaqet ne ekran edhe me e rinuar, edhe pse tashme ka dy vajza te cilat i bejne konkurrence qofte nga pamja, por edhe ne muzike. Alberia vazhdon te gezoje nje forme fizike per t’u admiruar, duke dale kesaj here me ‘look’ te ri, qe reflekton femren moderne drejt kerkeses kryesore te saj, te beje muzike qe pelqehet nga masa. “Nese ndizem, shkelqej si yll ne qiell, jam si rreze, je si drite je diell, nese bie, n’perendim do te pres, s’je imazh jo, je oaz i vertete”. Keshtu fillon kenga me e re e Alberies, e cila gjate disa prononcimeve te saj ne media eshte shprehur se ndien keqardhje per te gjithe ata qe mendojne se ajo nuk duhet te eksperimentoje me pamjen, look-un dhe projektet muzikore, pasi eshte akoma e re ne moshe dhe ndihet e tille.

Adrian Gaxha Emerohet Ambasador i Vullnetit te Mire...

UNICEF emeron Adrian Gaxhen ambasador te vullnetit te mire

Ai gjithmone ka qene pjese e organizimeve humanitare, por kete radhe e ka marre seriozisht punen. Kengetari i njohur, Adrian Gaxha, sapo eshte emeruar ambasador i vullnetit te mire nga ana e UNICEF-it per humanitetin e tij te treguar gjate gjithe ketyre viteve qe ka qene ne skenen muzikore. Gaxha ka disa dite qe neper ekranet televizive shfaqet me nje spot publicitar se bashku me disa femije, ku apelon per mbledhje te fondeve per ndertimin e shtepive, banesave dhe per shume sende te tjera per personat ne nevoje. Kete vullnet te mire te tij duhet te ndjekin te gjithe personazhet e njohura, edhe pse disa prej tyre ne shume raste i shohim neper organizime humanitare, por kur behet fjale per kontribut konkret, dalin nje numer shume i vogel qe jane te gatshem te ndihmojne personat ne nevoje. Adriani me kete pjesemarrje deshiron te ndergjegjesoje te tjeret se humaniteti eshte nje gje shume e mire dhe, sikur cdo njeri te mund te dhuroje nje gje te vogel nga mundesite qe ka, shume njerez nuk do ishin te varfer. Pas ketij spoti publicitar, Adriani pritet te hedhe ne tregun muzikor shume materiale te reja, te cilat do te dalin nga studioja e tij muzikore. /blerand rexhepi/panorama/tetor 2011/

Gjyste Vulaj Surprizon me Pamjen e saj ne Zhurma Show...

Gjystja shfaqet si djall, tundohet Sinani

Pas publikimit te fotove te nxehta te Rozana Radit me Sinan Hoxhen, numrin e kaluar te “Panorama Plus”, ja ku na shfaqet ky i fundit ne nje event te organizuar nga “Zhurma Show”, ku moren pjese shume kengetare nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia, nderkohe qe u ndane edhe disa cmime. Gjate festes te gjithe te pranishmit ishin kujdesur per te patur nje pajme sa me te bukur meqenese per ta ishte rezervuar edhe nje tapet i kuq, duke i trajtuar ata si yje te vertete. Si gjithmone kengetarja shqiptare nga Mali i Zi na surprizoi edhe kesaj here me pamjen e saj, me nje fizik i cili cdo vit behet dhe me i bukur.

Edhe kesaj here Gjystja nuk kishte kursyer asgje per t’i dhene kenaqesi fansave te saj. Nje dekolde e bollshme qe nxirrte fare mire ne pah gjoksin e saj e ku vendin e nje bluze, e kishin zene nje pale sytjena te kuqe, e benin pamjen e kengetares shume seksi. Por nuk eshte mjaftuar me kaq Gjystja, krehja qe ajo kishte perdorur, ka qene ne harmoni me deshiren e saj djallezore per te provokuar sa me shume me pamjen e per te rene ne sy. Ne vend te nje krehjeje elegante qe perdoret zakonisht ne nete te tilla gala, Gjystja kishte sajuar dy brire, duke u shnderruar ne nje djall te bukur.

Friday, 28 October 2011

Blerim Destani ne Holande ne filmin e ri "Gone Back"... [VIDEO]

Blerim Destani by Besfort Hasanaj
Blerim Destani në xhirimet e “Gone Back”

Aktori i njohur Shqiptar,Blerim Destani së fundmi është duke realizuar një film të ri në Set të Holandës. Filmi titullohet “Gone Back” (me regji te Ernest Mehollit), film ky që ka filluar xhirimet afro dy muaj më parë.

Në këtë film marrin pjesë edhe 2 aktore të tjerë nga Kosova: Astrit Ali Hajdaraj (nga Viena) dhe Rafet Abazi.

Personazhi i Blerimit në “Gone Back” sipas tij është shumë interesant pasi që bënë fjalë për një djalë të pashëm e të pasur i cili humb gruan e tij që e ka dashur shumë, dhe në një manifestim humanitar njoftohet me një vajzë pas disa vitesh, vajzë e cila ka përjetuar të njejtën dhimbje... /grazzi/tetor 2011/

Naim Abazi Rikthehet me nje Pop Balade...

RIKTHEHET SUPERMENI I ESTRADES

Naim Abazi do te rikthehet. Tash me nje spot te realizuar ne menyre moderne. Jo me nje klip patriotik sikurse ishte “Kosova ime”, por me nje pop – balade. Tashme me nofken Supermeni i estrades, Naim Abazi eshte kthyer.

Supermeni eshte rikthyer! Jo sikurse Supermeni ne film, por eshte kthyer Supermeni i estrades ne Kosove. Tashme me disa profesione; kengetar, moderator dhe producent, Naim Abazi ka paralajmeruar per Express se do te sjelle shume shpejt klipin e tij te ri, qe eshte nje kenge e zhanrit pop balade.

“Po, kam bere nje kenge te re balade, e cila eshte ne perfundim e siper dhe sigurisht qe do ta bejme klip pas nje kohe te gjate”, ka thene Abazi per Express.

Eliza Dushku ne ROVE LA flet per Shqiperine...

Eliza Dushku i tregon Shqiponjen Justin Timberlake [Video]

Aktorja shqiptaro-amerikane Eliza Dushku, se bashku me nje prej kengetareve me te suksesshem te viteve te fundit, Justin Timberlake, dhe aktorin tjeter amerikan, James Marsden, mori pjese ne nje loje televizive te quajtur “Cmimi eshte i volitshem”, mjaft i famshem ne Los Angeles.

Gjate ketij episodi, Eliza nuk harroi te flase per Shqiperine, vendin e te pareve te saj, si dhe t’i tregoje audiences tatuazhin e famshem qe ajo e realizoi ne viziten e saj te pare ne Shqiperi, tatuazhin e shqiponjes dy krenare, simbolit kombetar te shqiptareve.

Ajo madje u dha nje leksion dy miqve Timberlake dhe Marsden, duke u treguar se ku ndodhet Shqiperia. /panorama/tetor 2011/

Ciljeta Megjithate Operon Gjoksin?...

Ciljeta operon gjoksin ne Amerike, shfaqet me permasa te zvogeluara

Kengetarja super seksi, Ciljeta Xhilaga, e cila se fundmi eshte bere pjese e spektaklit te Top Channel-it “E Diell”, mund te kete nderhyre permes kirurgjise ne Amerike, ku ndodhej pak dite me pare. Ajo mendohet te kete perfituar jo vetem nga profesionalizmi i mjekeve, por edhe nga largesia, duke evituar keshtu thashethemet e ndryshme. Duke pare fotot e saj mund te aludohet per nje ndryshim fizik, gje qe e kane vene re edhe shume fansa, te cilet e kane komentuar ne rrjetet sociale. Pamja elegante e Cilit mund t’i dedikohet sidoqofte edhe faktit qe ajo ka humbur disa kg muajt e fundit, kjo edhe fale pjesemarrjes ne “Dancing with the stars”. Edhe pse, eshte paksa e veshtire qe pjesa e dekoltese te reflektoje kaq shume ndryshimet ne peshe...

Thursday, 27 October 2011

Arta Feston Njevjetorin e Vajzes...

Viktoria e Artes mbushi 1 vit

Me padurim e priste ditelindjen e vajzes Viktorias, te cilen Arta thote se ia festoi shume bukur. Keshtu ka disa jave qe Arta ka nisur pergatitjet per festen e ditelindjes se vajzes, e cila date thote se eshte me e rendesishmja ne jeten e saj.

“Koheve te fundit jam marre me shume rreth organizimit te ditelindjes se Viktorias, me besoni kam pasur shume emocione, per here te pare festova njevjetorin e vajzes qe e prisja me padurim”, ka thene ajo per “Zeri”. Ditelindja e Viktorias ishte madheshtore me shume miq dhe dashamire te familjes Sekiraca.

“Ditelindjen e vajzes e festuam ne shtepi, jemi familje e madhe dhe keshtu qe e pame te arsyeshme qe kjo feste per here te pare te behet ne shtepi. Ishte nje gezim i madh nga e tere familja jone”, shton ajo. Edhe angazhimet ne kenge Arta vazhdon t’i kryeje me mjaft sukses, dhe tani ka nisur pergatitjet e videoklipit me te ri te kenges “E pafat” te realizuar nga produksioni “Urban Grafiks”. “Balada qe do ta lansoj tani kam pershtypjen se do te pelqehet ne publik, sepse eshte punuar mjaft mire si kenga “E pafat” ashtu edhe videoklip”, perfundoi ajo. /k.bajrami/zeri/tetor 2011/

Adelina Berisha, Intervista "Telegrafi" - Tetor 2011

E bukura Adelinë

Adelina Berisha, qysh në moshën katërvjeçare dëshmoi publikisht se ka një shpirt të madh artistik, i cili jep dhe kërkon shumë suksese dhe shumë mund. Kënga e saj ‘Kosova’, të cilën e këndoi si katërvjeçare, e dëshmoi katërçipërisht talentin e saj, ashiqare.

Mirëpo, me rritjen e Adelinës, u rritën edhe ambiciet e saja artistike dhe tashti mund të themi se ajo është bërë një Adelinë (violinë) e muzikës së lehtë, por me vlera të qëndrueshme dhe të pranueshme. Për t’u njohur me në detaje me gjithë atë se kush është Adelina, lexoni intervistën për portalin tonë.

Adelina, së pari duam të dimë me çka jeni e preokupuar, aktualisht?
Tani jam duke u marrë me një projekt të ri muzikor, me një këngë të re dhe gjithashtu e përcjellë me videoklip. Por, paralelisht jam duke u marrë, gjithashtu, edhe me Televizionin tim ‘3tv’.

Alban Nimani i Kenaqur me Solo Karriere

Alban Nimani i kenaqur me albumin “E bardhe”

Alban Nimani, dikur vokalist i grupit te rokut alternativ “Asgje sikur dielli” po arrin sukses edhe si solo-kengetar. Pak dite me pare ai lansoi ne treg albumin e tij te quajtur “E bardhe”, qe permban tete kenge.

Kenget e albumit jane te rrymes elektronike dhe dallojne nga ato paraprake. “Ky album eshte me i vecante, eshte pergatitur ne menyre profesionale, ne realitet eshte nje videoalbum live e xhiruar si nje minishfaqje. Ka vetem disa dite qe albumi ka dale ne treg dhe deri tani kam marre kritika pozitive dhe per kete jam mjaft i kenaqur”, ka thene ai per “Zerin”.

Tekstet dhe kompozimin e kengeve i ka realizuar vete Albani, ndersa bashkepunetore te tjere ne kete album jane Babuka, Agnes Mukshiqi, Fidan Mamusha, Faton Dolaku dhe Agon Nimani. Albani gjate ketij viti planifikon t’i realizoje edhe disa projekte muzikore, ne te cilat shpreson te kete sukses. /zeri/tetor 2011/

Wednesday, 26 October 2011

Adelina: Kenga Ime i Kushtohet Publikut dhe Askujt Tjeter...

Adelina: Kenga ime as per Lorikun, as per Adrianin

Adelina Tahiri thote se kenga e saj me e re “Ti mos u kthe” nuk i kushtohet as Lorik Canes as Adrian Gaxhes, por publikut, pasi vetem ky i fundit e meriton ate.

Bukuroshja nga Maqeodnia me heret ishte ne qender te shtypit per lidhjen e supozuar me mesfushorin e kombetares Lorik Cana dhe se fundi per nje joshje ndaj kengetarit Adrian Gaxha.

Gjate nje prononcimi per “Standard”, Adelina ka thene se kenga me te cilen ajo konkurron ne “Kenga Magjike” nuk ka te beje aspak se jeten e saj private, por eshte vetem nje kenge e mire per publikun.

“Deri dje shkruanin per Lorikun, tani na doli per Adrianin. Per asnjerin prej tyre nuk eshte bere kjo kenge. Kenga i dedikohet publikut dhe askujt tjeter sepse askush nuk e meriton t’i kushtosh kenge vec publikut. Pra, Adrian Gaxha nuk ka te beje aspak me kete teme”, ka thene Adelina. /standard/telegrafi/tetor 2011/

Almeda Abazi Impresionon ne Dancing With The Stars Turkey

Miss-i Almeda Abazi impresionon turqit me kercimet sensuale

Bukuroshja qe ka mbajtur mbi krye tri kurora, “Miss Tirana”, “Miss Shqiperia” dhe “Miss Globe 2008”, eshte nje nga sfidantet qe marrin pjese ne spektaklin “Dancing with the stars” ne Turqi, ku ajo jeton prej vitesh. Miss-i me plane ambicioze, e shnderruar ne nje aktore mjaft te preferuar telenovelash ne Turqi, gjykuar nga performanca e saj ne disiplinen e kercimit latin “Cha cha cha”, do te jete me siguri nje nga finalistet e ketij show te popullarizuar. Almeda, e cila pak kohe me pare mori edhe nenshtetesine turke, pasi ky shtet lejon dyshtetesine; ka shijuar vleresimin pozitiv te jurise se DWS, ne perberje te se ciles ishte edhe supermodelja e “Victoria’s Secret”, Adriana Lima. Ne deklarata te meparshme, 20-vjecarja eshte shprehur se Shqiperia nuk i ka dhene te njejtat mundesi karriere qe i jane ofruar ne Turqi, pasi nese do te kishte ndodhur keshtu, ajo do te kishte preferuar te mos largohej nga vendi i lindjes. Gjithsesi, nga “Miss”-i i pak viteve me pare tanime ka mbetur vetem bukuria, pasi synimet e ish-adoleshentes qe eshte shnderruar ne personazh VIP ne Turqi kane ndryshuar kryekeput, sepse edhe pse jeton ne Stamboll, Almeda i ka syte nga Hollywood-i. /standard/tetor 2011/

Genta Ismajli, Intervista "Gjimnazistet" - Tetor 2011

Genta Ismajli: Shoket e klases me kishin frike, s’me ngacmonin

Nje interviste ndryshe… Me kujtime e perjetime te tjera. Qe nga kjo jave e ne vijim, faqeve te suplementin “Gjimnazistet” do t’i bashkangjiten rrefime te personazheve te famshem per vitet e shkolles se mesme.

Ajo qe cel siparin e ketij cikli intervistash eshte kengetarja e famshme kosovare, Genta Ismajli. Aktualisht ndodhet ne Amerike, si pasoje e disa koncerteve qe do te mbaje atje, e pikerisht nga vendi ku ka kaluar vitet e gjimnazit rrefehet per ne. Si ka qene adoleshenca e yllit kosovar, lendet e preferuara, marredhenia me shoket e shoqet e klases, ngacmimet, lidhja dhe puthja e pare. Te gjitha keto sot ne suplementin “Gjimnazistet”.

Gentes Nuk i Mundesohet Pjesemarrja ne Festivalin RTSH...

Genta perjashtohet nga Festivali i RTSH-se

Ishte thene me heret se kengetarja Genta Ismajli eshte duke u bere gati per pjesemarrjen e saj ne Festivalin e Kenges ne Radiotelevizionin Shqiptar, por menaxheri i Gentes ka pohuar te kunderten. John Goci, menaxher i kengetares, ka pohuar se Genta as kesaj radhe nuk do te mund te jete pjese e ketij festivali, pavaresisht deshires se saj.

Sipas tij, kompozitori qe kishte shkruar kengen me te cilen Genta Ismajli do te paraqitej ne kete kompeticion, nuk ishte shqiptar, gje qe e ka penalizuar kengetaren kosovare, e cila prej kohesh bashkepunon edhe me te huaj, me qellim qe te preke tregun internacional te muzikes. Sipas rregullores, ne menyre qe ajo te marre pjese ne Festivalin e Kenges ne RTSH – qe kete vit thuhet se drejtohet nga Adi Krasta dhe kengetarja e njohur Eda Zari – kompozitori i kenges duhet te jete medoemos shqiptar. Iku edhe nje vit per Genten, e cila e ka shprehur shume here deshiren per te perfaqesuar Shqiperine ose Kosoven ne festivalin evropian. /zeri/tetor 2011/

Tuesday, 25 October 2011

Besa Kokedhima Kopjon Pink?...

BESA VJEDH PINK, ASHIQARE

Besa Kokedhimes nuk i ka ardhur aspak turp pasi qe ka vjedhur tere vijen melodike te kengetares PINK.

Kengetarja eshte paraqitur kete te diel ne festivalin “Kenga Magjike 2011”, ku Ardit Gjebrea pretendon se eshte festivali me muziken me origjinale te krijuar nga kompozitoret shqiptare.

Por, ja qe nuk rezultoi, pasi qe Besa Kokedhima kishte vjedhur kengen “Boten do te ndryshoja” nga kengetarja e njohur amerikane PINK.

Nuk dihet se a do te ndermarre ndonje mase Gjebrea per ta perjashtuar kengetaren, apo do te vazhdoje qe kenga e Beses te jete konkurrente ne festival. /gazeta express/tetor 2011/

Bleona Flet Shqip ne Fashion News Live...

Bleona Qereti bën gazetarin e FNL të flasë shqip

Sërish surpriza nga Bleona Qereti. Ndërsa pak javë më parë, fraza e saj \\\"tani jam amerikane\\\" u kthye në subjektin kryesor për shumë nga gazetat rozë në Shqipëri, këngëtarja e suksesshme sjell këtë herë një tjetër deklaratë. Edhe pse më parë, fillimisht përmes një intervistë ekskluzive në Gazeta Shqiptare, e më tej me përgjigjet në disa media të tjera, Bleona e kishte sqaruar se gjithçka ishte një keqkuptim dhe se Shqipëria ishte vendi i saj, vendi që donte më shumë se gjithçka tjetër, tek ne kishte ende nga ata skeptikë që nuk besonin, e që përsëri e gjykonin në forume virtuale. Pikërisht për t\\\'iu përgjigjur këtyre mosbesuesve, Bleona ka folur shqip në intervistën e radhës që ka dhënë për kanalin e modës \"Fashion News Live\", për të njëjtin gazetar që realizoi edhe intervistën e mëparshme. Këngëtarja ka marrë mikrofonin dhe ka përshëndetur në shqip të gjithë shikuesit, ndërkohë që intervista ka pasuar me disa pyetje të gazetarit, i cili ishte vënë në dijeni për popullaritetin që kishte fituar në Shqipëri si pasojë e intervistës së parë (pasi e pyeti natyrisht për veshjen dhe aksesorët).

Monday, 24 October 2011

Diellza dhe Edisi Ndahen...

Diellza ndahet nga i dashuri, fillon lidhje te re

Diellza Kolgeci, eshte ndare nga i dashuri i saj, basketbollisti Edis Kuraja.

Pas kater vjetesh, cifti i jep fund lidhjes se tyre. Mesohet se bukuroshja kosovare ishte ajo qe provokoj prishjen.

Sipas burimeve te Telegrafi.com, Misis kosovar tashme ka krijuar nje lidhje tjeter me nje djale nga Prizreni.

I dashuri i ri i Diellzes thuhet te jete nje 24 vjecar me profesion arkitekt. Ndersa, Diellza Kolgeci muajin tjeter do t’i mbushe 33 vjet. /telegrafi/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Sunday, 23 October 2011

Ramadan Krasniqi Kengetari i Zemrave...

Dani “Me kenget e zemres”

Ka ze te embel. Kendon bukur. Kryesisht zeri i tij pershtatet me se miri me baladat e dashurise. Ramadan Krasniqi - Dani, pas vetes ka radhitur nje armate te madhe konsumuesish te kenges se tij. Me nje bagazh te madh krijimi, me shume turne e cmime, Dani mund te radhitet ne kategorine e kengetareve me te suksesshem te estrades. Sot ai i ka njezetetete albume dhe nente videoklipe.

Ka kohe qe zeri i tij ka pushtuar shume veshe te muzikes. Nje kengetar teper i thjeshte dhe gjentil, e sheh duke zvarritur nje cante ne Aeroportin e Prishtines. Jeta e Danit, vertet i ngjan nje Odiseje. Panderprere duke udhetuar. Nje kembe ne Kosove, nje ne Evrope.

Kengetari me melankolik dhe emotiv, por edhe kengetari i baladave, Ramadan Krasniqi-Dani, gjithsesi eshte nder kengetaret e rralle te estrades sone, qofte per stilin e tij te vecante, qendrimin ne skene, modestine, por edhe interpretimin e teksteve shume te fuqishme me elemente dhembshurie, emotive, perkushtuese dhe prekese.

Adi Krasta, Arsyet e Largimit nga Top Channel...

Adi Krasta, ja pse u largua nga “Top Channel”

Mungesa e Adi Krastes ne programin e drejtperdrejte “100 milione” ne “Top Channel” te marten, natyrisht qe ishte nje skup televiziv ne vetvete, qe mund te kete afruar para ekranit me shume publik, per te kuptuar se c’kishte ndodhur. E nuk behej fjale per mungese thjesht ne nje puntate, po per nje largim te Adi Krastes nga “Top Channel”. Pa dyshim qe ky vendim per te lene nje sezon televiziv ne mes qe nuk ndodh ne televizione, zgjoi kuriozitetin e publikut per te mesuar arsyen e vertete, se perse ai vendos te largohet papritur. Pas nje batute te drejtperdrejte televizive alla Krasta ne mbyllje te sezonit te kaluar “100 milione’, ku ai si nje nga prezantuesit qe ka thyer shume tabu ne percimin e ideve, provokoi me nje tjeter argument te nxehte te diteve te sotme, ate te parase, ndersa deklaroi permes ekranit se “Jam i hapur te pranoj oferta nga cdo kanal tjeter televiziv, nese me paguajne me shume”. Mendimi i pare qe vjen natyrshem, eshte se ai po largohet per kete arsye. Por a mund te jete vertet kjo arsyeja e nje largimi te tille te befte per nje page me te mire te ofruar nga nje tjeter televizion?! Burimet tona brenda “Top Channel” kane pohuar se ne fakt, Adi Krasta, si nje ikone e ekranit per shume vite, ka qene shume mire i paguar, ndaj nuk mund te jete kjo arsyeja. Por per te, si nje prezantues qe eshte mesuar te jete i pari ne mbi 20 vitet e fundit ne ekranet shqiptare, per hir te se vertetes, eshte me e logjikshme te thuhet qe ekranin e ka perdorur per te dhene mesazhe te fuqishme qe i tejkalojne interesat e tij personale. Ndaj dhe natyrshem me pyetjen “Pse largohet Krasta”, vjen nje tjeter: “Cfare ndodh ne Top Channel?”. Ne fakt, sinjali i largimit te Adi Krastes nga “Top Channel” u kuptua qe ne fillim te ketij sezoni televiziv, kur ai dha doreheqjen nga prezantimi i programit “E Diell” dhe vendosi te mbaje vetem “100 milione”.

Greta Koci: Berisha Idhulli Im...

Greta Koci:Pse iu futa politikes, Berisha idhulli im

“Nuk eshte e vertete qe i kam zene vendin Ciljetes”

Ajo ka nje maturi te vecante dhe, duke iu referuar personalitetit qe shfaq, shume e kane cilesuar si vajza e rritur para kohe. Tashme me nje karriere te konsoliduar ne muzike, hyn ne boten e politikes. Sapo i ka kapercyer te 20-at dhe troket ne nje porte tjeter me ide te qarta ne koke, ndersa emerohet ne postin e nenkryetares se Forumit Rinor te Partise Demokratike. Por te gjitha pyetjeve se perse zgjidhet pikerisht Greta Koci ne kete post, njohjen e saj me Sali Berishen dhe ambiciet qe ka ne politike, ajo u pergjigjet ne kete interviste ekskluzive per gazeten “Panorama”. Duke harruar per nje moment bisedat e buta rreth muzikes, zbulojme anen tjeter te Gretes, ndersa perdor gjuhe te posacme diplomatike per te zbuluar pasionin e saj te ri per politiken.

Lajmi qe ke hyre ne politike i befasoi te gjithe, ka qene ne planet e tua apo kjo ishte nje oferte qe t’u be papritur?
Sigurisht qe ka qene ne planet e mia angazhimi ne politike. Angazhimet e mia reale perkrah kesaj force politike kane startuar qe ne vitin 2009, ne zgjedhjet parlamentare.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online