All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 5 November 2011

Erjona Ala Modelja 16 Vjecare Qe Premton Shume...

Erjona Ala Modelja Shqiptare qe sfilon per Balenciaga

E lindur ne Kosove dhe rritur ne Norvegji, Erjona ALA eshte nje nga modelet e reja te Ford Agency. Ne e zbuluam tek koleksioni Resort 2012 i Marc Jacobs. Fituese e vendit te dyte ne Elite Models Look, tashme Erjona i shtohet listes se modeleve qe mund te behen te famshme ne te ardhmen. Presim nese do marri pjese ne ndonje sfilate gjate Javes se Modes per koleksionet Pranvere Vere 2012. Per koleksionet Vjeshte Dimer 2011 ajo ka sfiluar per Balenciaga. /albaniafashion/

Age: 16
Height: 179 cm
Bust: 85 cm
Waist: 62 cm
Hips: 89 cm
Shoe: 40 EU
Hair: Brown
Eyes: Blue

Interview for Vogue New Faces



Anisa Hasani Shkelqen ne Boten e Modelimit...

Anisa Hasani Modelja Shqiptare Qe Po Cudite Boten

Anisa Hasani, apo me shume e njohur me emrin e saj artistik, Ani Shine, dita-dites po behet shume e kerkuar dhe e njohur ne Amerike. Ajo po pozon per revista te njohura atje, por ka punuar me heret me emra shume te njohur te muzikes, duke u ofruar atyre tekste dhe kompozime te ndryshme, qe tashme jane bere hite ne mbare boten. Duke e pare kete sukses, Anisa ka vendosur qe edhe vete t’i futet ketij biznesi. Anisa po ashtu ka bashkepunim me grimieren e njohur shqiptare ne Amerike, Suzana Halili, e cila kujdeset per Anisen gjate shfaqjeve te saj. /panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Anisa Hassani an albanian model that wonders the World

Anisa Hassan, or more familiar with her ​​artistic name, Ani Shine, every day is becoming very demanding and famous in America. She poses for the popular magazines out there, but previously worked with many renowned names of music, offering them different texts and compositions,

Memli Krasniqi do te behet baba perseri...

Meliza shtatzene, Memli Krasniqi baba per here te dyte

Vala e shtatzenive ende nuk ka te ndalur. Edhe pse ajo nuk eshte fytyre publike, te pakten bashkeshortin e ka te njohur ne shume ane. Behet fjale per Melizen, bashkeshorten e ministrit te Kultures ne qeverine e Kosoves, Memli Krasniqi, i cili se shpejti pritet te behet baba per here te dyte, pasi nga martesa me Melizen ai ka vajzen Bora, e cila tashme ka mbushur gati 3 vjec. Bores prinderit e saj kane vendosur qe pas disa muajve t’i sjellin ne jete edhe nje vella apo moter tjeter, ndonese per gjinine e femijes nuk kane preferuar te flasin as Memli, por as Meliza. Kjo e fundit, edhe pse ekspozohet ne publik, nuk parapelqen shume te shfaqet ne vende ku jane te pranishme mediat, pasi nuk e pelqen vemendjen mediale ndonese tashme njihet si bashkeshortja e Memlit kengetar, por edhe si bashkeshortja e ministrit. /panorama/nentor 2011/

Adrian Gaxha Thyen Rregullat e Festivalit...

Adrian Gaxha thyen rregullat te ”Kenga Magjike”

Kengetari nga Maqedonia, Adrian Gaxha, duket se i ka rene pak shkurt kesaj here, pasi i eshte dashur vetem nje kenge per te konkurruar ne dy festivale. Ne sitin “Nacional Albania” eshte njoftuar se Gaxha, me te njejten kenge qe kendoi tek Festivali “MakFest 2011” me date 13 tetor 2011, ka konkurruar te dielen e fundit ne “Kenga magjike” me kengen “Me ty”. Por, sic duket, Adriani kete kenge nuk e kishte lene aspak surprize per festivalin “Kenga Magjike”. Per publikun maqedonas, kjo kenge eshte bere e njohur qe ne daten 13 tetor, ku Adriani mori pjese ne nje festival shume te njohur atje “MakFest 2011” . Madje, ne kete festival ai fitoi cmimin “Best performance”, dhe ndoshta pretendon qe te marre te njejtin cmim edhe ne “Kenga Magjike”. Aq shkurt i ka rene, sa per kete perdori pervec te njejtes kenge, po te njejten veshje dhe po te njejten koreografi si ne festivalin maqedonas. Po perse e ka bere Gaxha kete gje?! Ndoshta ai ka menduar se jane dy festivale ne dy shtete te ndryshme dhe ne nuk e dime si jane rregullat ne keto raste. Por ama dime qe nje nga rregullat kryesore te pjesemarrjes ne “Kenga Magjike”, eshte qe kenget jane te ndaluara te publikohen diku tjeter para prezantimit te tyre ne aty. Ne qofte se ndodh nje gje e tille, kengetaret jane te skualifikuar nga gara. /panorama/nentor 2011/

Noga Adoloshenti i Famshem...

Surprizat e Noga-s, duete me Seldin, Sinanin dhe Florin

Adoleshenti i famshem qe eshte bere pjese e muzikes shqiptare keto vitet e fundit, vazhdon suksesin e tij, por kete radhe duke zgjedhur kengetare shume te njohur per te arritur edhe me shume fame ne tregun shqiptar. Noga, qe njihet tashme si mjeshter i “Beatbox”, tregon se se shpejti do te hedhe ne treg dy kenge te reja ne bashkepunim me Sinanin dhe Seldin, si dhe nje tjeter kenge ne bashkepunim me Flori Mumajesin. Keto jane vec disa surpriza te vogla ne krahasim me ate qe synon te realizoje Noga. Ai ka paralajmeruar gjithashtu se eshte ne bisedime per realizimin e nje bashkepunimi me reperin e njohur amerikan, Lil Wayne (29 vjec). Noga eshte vetem 16 vjec dhe deri me tani ka arritur nje sukses te jashtezakonshem duke u bere pjese e klipeve dhe bashkepunimeve te shume kengetareve te njohur nga muzika jone. /panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Friday, 4 November 2011

Rozana Don Te Hap Parukeri Estetike...

Rozana Radi mendon te hape nje biznes

Nuk eshte here te pare, por ajo nuk nguron ta provoje serish. Rozana Radi duket se e ka ndare mendjen te nise nje biznes, i cili ndryshe nga ai i meparshmi lidhet me estetiken. Ne faqen e saj zyrtare ne rrjetin social ajo ka pohuar se “shume shpejt do te hap nje parukeri estetike time.

Nje vend i mrekullueshem per t’u dukur vertret e bukur. Nje ambjent luksoz dhe shume relaksues ne zemer te Tiranes”. Po ajo qe bie ne sy tek kjo deklarate e shkujdesur e artistes eshte fakti se ajo nuk e koncepton kete sieprmarrje si biznes, por si nje vend ku relaksohet dhe zbukurohet vetem per vete. /vipat.info/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rozana Radi intends to open a business

Diellza Kolgeci: Ndarja nuk eshte tragjedi

Diellza Kolgeci: Ndarja me te dashurin nuk eshte tragjedi

Pak dite me pare, emri i bukuroshes Diellza Kolgeci, qe lidhet me pasarelat, aktrimin, prezantimin apo muziken, eshte perfolur per ndarjen nga i dashuri i saj i kamotshem, Edisi. “Miss Kosova 1995” nuk ka dashur te flase per kete, por ne nje prononcim te fundit ajo ka pranuar gjithcka. “Po, eshte e vertete qe jam ndare. Eshte dicka me se normale kur perfundon historia mes dy njerezve, nuk e shoh si dicka tragjike kete”. Me kaq sportivitet e ka komentuar ish-missi Diellza Kolgeci ndarjen me te dashurin, sportistin e njohur Edis Kuraja, me te cilin ishte e lidhur prej 4 vitesh.

Edita Sopjani, Intervista "Telegrafi" - Nentor 2011

Me Editen (me) nuk ka loje!

Kengetarja e re dhe e talentuar, Edita Sopjani nga Prishtina, pas nje periudhe relativisht te gjate ka dale me kengen me te re, madje ne gjuhen angleze, ‘Girls Like Me’, e cila eshte pasuar ne treg dhe po e ben jeten e vet, me plot sukses! Pra, me kete kenge Edita, sikur ka dashur te thote se me te nuk ka loje, por vetem kenge te mira dhe te arrira.

E lindur me 15 nentor 1989 ne Prishtine, deri me tashti ka realizuar disa kenge, si bie fjala, ‘Merri krejt’, ‘Tjeter kush’, ‘Me mua nuk ka loje’, e kenge te tjera te pelqyera dhe te vyera.

Por, Edita, ne kete interviste ka shpalosur edhe gjera te tjera qe kane te bejne me kengen dhe jeten e saj, ne pergjithesi. Ndiqni!

Edita, ju, tashme keni bere emer dhe shume kush iu ka ne zemer. Iu gezon ky fakt?
Nuk ka gje me te mire se kur e mendon qe ekziston qofte edhe nje person ne bote qe mendon per ju, ju do, respekton dhe gezohet qe ju sheh, duke arritur suksese dhe iu gezohet sukseseve tua. Une, jam e admiruar me kete fakt.

Thursday, 3 November 2011

Aferdita Dreshaj me kenge te reja...

photo by valon osmani
Aferdita Dreshaj se shpejti me dy kenge te reja

Modelja e suksesshme Aferdita Dreshaj, e cila se fundi perfaqesoi Kosoven ne “Miss Universe”, tani po e sfidon veten edhe ne kenge. Si duket edhe ky profesion po i sjell mjaft suksese, ngase gjate ketij viti ajo ka qene mjaft shume e angazhuar me koncerte e mbremje muzikore brenda dhe jashte vendit.

Aferdita tani se fundi eshte duke pergatitur dy kenge te reja, te cilat do t’i shoqeroje edhe me videoklipe. “Jam duke realizuar dy kenge te reja, te cilat do te lansohen bashke me videoklipe.

Keto do t’i punoj me produksionin “Max Production". Nuk dua te zbuloj me shume se si do te jene kenget dhe klipet per shkak se deshiroj qe cdo gje te jete surprize per adhuruesit e mi”, ka thene ajo per “Zeri”.

Donika Bujupi Se Shpejti me Kenge Shqipe...

Donika shume shpejt me kenge shqipe

Edhe pse jeton larg Kosoves, Donika deshiron qe karrieren e saj muzikore ta ushtroje ne memedheun e saj. Disa muaj me pare ajo promovoi kengen e saj te pare ne gjuhen angleze “Tonight is the Night”, qe e ka pergatitur ne Suedi dhe kete kenge ajo e lancoi bashke me videoklip.

Tani Donika thote se shume shpejt kjo kenge do ta kete versionin ne gjuhen shqipe. “Kenga “Tonight is the Night” pritet qe se shpejti te lancohet edhe ne gjuhen shqipe. Shpresoj qe publiku kosovar ta mirepres kete projekt timin”, ka thene ajo per “Zeri”. Donika per kete fundvit ka planifikuar t’i realizoje edhe disa projekte te reja muzikore, me te cilat do ta permbylle kete vit. /zeri/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Gjyste Vulaj e Bukur dhe e Pasur...

Gjyste Vulaj, kengetarja me e pasur shqiptare

Kengetarja seksi Gjyste Vulaj, e cila nuk eshte prekur aspak nga kriza ekonomike, eshte nje nder artistet shqiptare me te paguara dhe rrjedhimisht me te pasur dhe kete e deshmon me se miri fakti qe koncertet e saj jane perhere plot. E pyetur se a eshte kengetarja me e pasur shqiptare, Gjystja ka preferuar te pergjigjet me mjaft inteligjence, duke thene se ajo eshte e pasur shpirterisht, ama ka pranuar te tregoje disa nga asetet e saj. “Sa i perket gjendjes financiare, une zoteroj hotel, restorant dhe nje shtepi te madhe ne Gjermani. Kam gjithashtu shtepi ne Tuz dhe nje vile ne Ulqin, e po ashtu kam investuar edhe ne patundshmeri te tjera, pra kam siguruar nje te ardhme te bukur, kuptohet nese me premton shendeti i mire”, - ka thene kengetarja ekstravagante, llogaria bankare e se ciles duhet te shoqerohet me shume zero (0) nga pas.

Melinda Ademi Nje Talent qe Premton...

Melinda Ademi, kosovarja qe konkuroi ne “American Idol”

Talentet shqiptare nuk kane te sosur! Kesaj radhe e kemi fjalen per Melinda Ademin, vajzen kosovare qe ka qene konkurrente e “American Idol” te sezonit 10.

17 vjecarja jeton ne New Jersey pasi eshte nje refugjate e luftes ne Kosoves. Nga ajo periudhe e tmerrshme e jetes se saj, mban mend shume pak, pasi ishte e vogel. Por kjo gje nuk ka bere qe te druhet dhe te konkurroje ne nje konkurs kaq te forte perballe audiences amerikane.

“American Idol” eshte nje konkurs ne kerkim te zerave te talentuar dhe bukuroshja shqiptare ka kenduar perballe jurise te perbere nga te famshmit Randy Jackson, Jennifer Lopez dhe Steven Tyler. Nje performance e shkelqyer dhe nje gjykim i menjehershem i jurise per t’i thene “Mireserdhe ne Hollivud per te jetuar endrren amerikane”.

Wednesday, 2 November 2011

Argjentina Ramosaj, Intervista "Grazzi" - Nentor 2011

Interviste me kengetaren Argjentina Ramosaj

Kush ju shtyu te merreshit me muzike? Kush zbuloi talentin tek ty?
I pari ka qene babi, por ai qe me shtyu te merrem me muzike ka qene i dashuri.

Njihesh si nje kengetare shume e talentuar si ne Kosove ashtu edhe ne Shqiperi e me gjere qe nga ”Shpirti i Mbytur” e deri tek kenga juaj e fundit “Pefekt”. Na trego pak,ke qene pjese e festivaleve edhe si e vogel?
Jo, nuk kam marre pjese ne festivale por,kam qene pjese e grupit muzikor te shkolles,d.m.th sahere qe ka pas ndonje feste, kemi kendu ne shkolle.

Kenga juaj te cilen e pelqeni me shume?
Shpirt i Mbytur”.

Artisti qe ju frymezon?
Ka shume, por do e vecoja Beyonce-n. Por stili qe preferoj une eshte rock/country etj.

Po maredhenia juaj me fansat?
Shume e mire, kur te gjej kohe takohem me disa fans.Me te thene te drejten jane ata qe me frymezojne me se shumti…

Genta Ismajli: Long Time no Sex...

Genta Ismajli: Kam harruar te fle me nje mashkull

Qe kengetarja e njohur Genta Ismajli eshte ndare prej gati dy vitesh nga i fejuari i saj, Milot Binaku, ky nuk perben me lajm; por qe ajo nuk ka kontakte intime me asnje mashkull, qe prej asaj kohe; kjo po qe perben “scoop”. E besoni apo jo, kete e ka deklaruar vete kengetarja e hitit “Guximi”, e cila e pyetur ne lidhje me seksin eshte shprehur ne menyre shume telegrafike: “Kam harruar si behet seks”. Ne fakt, qe nga ndarja “legjendare” me Milotin, kengetarja seksi e ka shprehur vazhdimisht deshiren per te pasur nje mashkull prane vetes, madje kete gje e ka konfirmuar edhe ne nje interviste te fundit dhene per “standard”. “Prej kohesh nuk kam nje mashkull ne krah, nuk e mbaj mend qe kur nuk kam dale per here te fundit me nje te tille, ndoshta para nje viti ose edhe dy”, - ka thene ajo, duke shtuar se ka jashtezakonisht nevoje per nje mashkull qe t’i ofroje dashuri dhe ta mbeshtese. Ndryshe nga c’mund te mendoni, Genta eshte nje femer shume familjare, e gatshme te heqe dore madje edhe nga karriera per t’iu dedikuar familjes qe do te ndertoje. Megjithate, per momentin ajo eshte duke menduar vetem per muziken dhe as qe do t’ia dije per gjera te tjera... /standard/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Genta: I forgot to sleep with a man

Bleona ne tapetin e kuq ne Londer...

Bleona ne ballo bamiresie te Elton John-it

Kengetarja shqiptare Bleona Qerreti ishte me terheqesja per fotografet e shumte ne qilimin e kuq ne Londer, ku ajo ishte ne kuader te ballos bamirese “Grey Goose Winter Ball”, e cila organizohet nga kengetari i famshem anglez Elton John. Bleona dukej magjepsese me nje fustan te kuq te bukur dhe ajo per nje kohe te gjate ishte ne objektivin e fotoaparateve te shumte, ndersa edhe eshte intervistuar ne tapetin e kuq te kesaj ngjarje.

“Grey Goose” eshte nje shoqate bamirese e cila permes fondeve te saj mundeson mbeshtetje per grate dhe familjet qe te jane te infektuara me virusin HIV/AIDS ne Kamboxhia dhe Rusi, por gjithashtu ndihmon edhe personat me HIV ne Britani te Madhe.

Pjesemarresit ne kete ngjarje, te gjithe nga bota e fames, japin donacione te ndryshme, si permes donacioneve te drejtperdrejta, ashtu edhe permes marrjes pjese ne ankand, ndersa darka ne kete ngjarje, paguhet duke filluar me nje cmim prej 450 funtesh dhe te gjitha keto para te grumbulluara, shkojne per shoqaten ne fjale.

Dhe kete here pjese e kesaj ngjarje bamirese, ishte edhe kengetarja jone e njohur, e cila ka dashur te jap kontributin e saj. /zeri/nentor 2011/

Naimi dhe Mihrija ne nje film Danez?

Oferte per film danez per Mihrijen dhe Naimin

Edhe pse vitet po i ikin, ajo po mundohet qe ne cdo paraqitje te duket sa me bukur dhe e fresket. Ndonese me keto perpjekje Mihria ia arrin te duket shume sensuale dhe terheqese per cdo kend. Vlen te ceket projekti i fundit me kengen dhe videoklipin “Veq ty te dua” ne te cilin Mihria thote se eshte munduar te duket me ndryshe dhe sa me bukur. “Ne momentin kur e perfunduam videoklipin dhe dola nga dera, thash me vete se a ia arrita edhe kesaj here.

Deri me tani gjate tere karrieres sime kam provuar cdo gje, kam sakrifikuar shume per cdo projekt timin. Kam eksperimentuar me veshje, me stil dhe cdo here ia kam arritur. Prandaj edhe ne kete projekt kam dashur te arrije sikurse gjithnje. Droja se mos po le dicka mangut, por fatmiresisht jo, cdo gje shkoi per mrekulli. Arrita te realizoj nje kenge dhe videoklip te bukur”, ka thene ajo per “Zerin”.

Tuesday, 1 November 2011

Vipat Shqiptar ne Halloween...

VIP-at shqiptar per Halloween

Ja si u duken disa nga vipat shqiptar ne "Naten e Shtrigave" (Halloween) me 31 Tetor 2011:
Donat Qosja, Dafina Zeqiri, Samanta Karavella, Vesa Luma, Eshtref Durmishi, Niko Komani, Alaudin Hamiti, Aferdita Dreshaj, Valza Bajra, Shpat Kasapi, Nora Istrefi, Altuna Sejdiu, Seven Saraqi, Mirjeta Morina, Nexhat Behrami, Anxhelina Hadergjonaj etj...









- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
]]

Monday, 31 October 2011

Adelina dhe Stine Bejne Dy Vjet se Bashku...

Adelina dhe Stine 2 vjet bashke

Ka pothuajse dy vite qe ata duhen. Kengetarja seksi Adelina Berisha megjithese nuk e pranon ne menyre publike, ajo eshte ne lidhje me kengetarin Stine, apo sic e ka emrin e vertete Ernest Duka.

Ndersa nese keni adresa te tyre te verteta ne facebook, mund te shihni se si ata te dy kane vene ne profilin e tyre foton me njeri-tjetrin. Madje “Zhurnal Plus” meson se kjo foto ka bere qe shume femra te njohura nga Tirana te behen xheloze per kengetarin me ze te embel.

Adelina udheton shpesh here per ne Tirane, apo Stine per ne Prishtine, per te takuar njeri-tjetrin. /zhurnal/tetor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Sunday, 30 October 2011

Ardit Gjebrea: Kenga e Beses nuk eshte e vjedhur...

“BOTA...” ESHTE VETEM E BESES

Flasin Ardit Gjebrea dhe Pirro Cako.

Sot kane reaguar edhe Ardit Gjebrea dhe Pirro Cako rreth sajesave mediale se kinse kenga “Boten do ndryshoja” eshte vjedhur.

“Kush eshte muzikante e di qe te vjedhesh nje kenge duhen 8 masa te barabarta ne dy kenget krahasuese. Aty nuk ka as edhe nje mase te vjedhur, eshte thjesht nje kenge pop-rrock, e cila ka ajrin e kengeve te ketij stili sic shume kenge pop, balada apo hip-hop kane te njejtin stil dhe shpesh komentohen si te ngjashme”, thote Gjebrea.

“Por mendoj se ne rastin konkret kjo nuk ka te beje me kengen e vjedhur, por me nje dashakeqesi ose qe te jem me i zbutur, me mire te them me mosdijen e disa fansave ne Facebook. Kush ka ndermarre nje iniciative te tille ka plane te tjera dhe jo sepse po i dhimbset Kenga Magjike”, shtoi ai.

Kara Zhvishet Nudo per Allure...

Revista “Allure” zhvesh Kara Dioguardin

Pozimi nudo tashme ka humbur efektin e dikurshem per te qene teme tabu, flasim per boten perendimore, se tek ne ende disa gjera jane tabu, edhe pse disa nga personazhet e njohura kane pozuar te zhveshur neper revista, ndersa disa te tjere jane kapur mat nga paparacet. Nje tjeter personazh i njohur per publikun shqiptar, kantautorja Kara Dioguardi, ka pozuar nudo per revisten e njohur “Allure”, edicioni amerikan. “Ky pozim ishte me pak per te treguar bukurine, e me shume per te marre rrezikun dhe per t’u treguar njerezve anen te cilen ata nuk e kane pare tek une me pare”, ka thene Kara gjate intervistes se saj. Kengetarja me origjine shqiptare, e cila jeton ne Amerike, njihet edhe si pjesemarrese e jurise ne “American idol”. Ajo eshte krenare per besimin qe ka ne vete per te marre guximin dhe per te pozuar e zhveshur para kamerave. /blerand rexhepi/panorama/tetor 2011/

Homoseksualet te ofenduar nga "Kenga Magjike"...

Homoseksualet ndihen te fyer nga kenga e Erandes dhe Aldos

Leter Ardit Gjebrese: “Na keni diskriminuar”

Kenga titullohet vertet “Pa problem”, por e paska nje problem. Dhe problemi eshte tek perceptimi qe homoseksualet dhe prirja e tyre seksuale konsiderohet si “problem ne gjen” nga autoret e kenges se prezantuar nga Eranda Libohova dhe Aldon Lipe ne “Kenga Magjike”. Eshte pikerisht ky varg, qe u ka vrare veshin nje grupimi qe mbron te drejtat e homoseksualeve te Shqiperise, te cilet jane ndier te ofenduar dhe njekohesisht te diskriminuar, qe nje varg i tille te jete toleruar ne nje gare televizive dhe ne nje festival kombetar te licencuar, ne nje televizion kombetar si “TV Klan”. Keshtu, ne zyren e themeluesit dhe producentit te “Kenga Magjike”, Ardit Gjebrea, te premten ne mbremje ka mberritur nje leter-ankese, te cilen kemi arritur ta sigurojme dhe ta botojme bashkengjitur me kete shkrim. Letra eshte shkruar ne emer te kauzes pro LGBT, nje bashkim vajzash e djemsh qe promovojne te drejtat e LBGT (lezbike, gej, biseksuale, transgjinore) ne Shqiperi dhe mban firmen e Kristi Pinderit, aktivist per te drejtat e njeriut. Pyetjes se gazetes “Panorama” se cfare ka tingelluar kaq shume diskriminuese ne vargjet e kesaj kenge, qe shume e kane komentuar si nje parodi, ku satirizohet jeta nje femre dhe nje mashkulli ne Shqiperi, Kristi Pinderi pergjigjet se: “Kjo kenge ka ndjeshem nje konotacion fyes ndaj homoseksualeve, sidomos ne vargun qe kendohet se ky na qenka nje problem, e se vecse problem, na qenka dhe ne gjen! Ata kujtojne se bejne shaka me ate kenge, por ne fakt eshte nje shaka qe mund te fyeje shume njerez”, pohon me tej Pinderi, per vargjet e Pandi Lacos, qe ne fakt jane perceptuar si nje pjese e nje kenge me nota humori, dhe pa ndonje pretendim te posacem per cmim.

Kristi Popa Martohet me te dashuren 17 vite me te re...

Kristi Popa martohet me studenten e Kantos, 17 vite me te vogel

Kantautori 38-vjecar, Kristi Popa, i ka dhene fund beqarise, ndersa ka vendosur te lidhe martese ne fshehtesi te plote me te dashuren e tij 17 vite me te re, studente ne degen e Kantos prane Akademise se Arteve te Bukura ne Tirane. Kompozitori i njohur vendos te martohet me vajzen brune, Mimoza Doci, pas nje viti fejese. Kristi gjithmone ka preferuar ta mbaje jeten private larg syve te medias, por nje unaze ne gishtin e tij ra ne sy gjate periudhes qe jepte gjykimet e tij profesionale ne panelin e “Star Academy”, ne “Tv Klan”, vitin e kaluar. Si ne rastin e marteses, ai kishte vendosur te lidhte fejese me te dashuren e tij ne fshehtesi te plote. Ai u njoh me vajzen tri vite me pare, por ndryshe nga cfare mund te jete imagjinuar, nuk behet fjale per nje njohje mes nje nxeneseje dhe profesorit te saj ne Liceun Artistik, ku Kristi jep mesim muzike.

Inis Gjoni Jeta pas humbjes se Arianit...

Jeta e Inis Gjonit pas humbjes se Arjan Selimit

Po mbushet gati nje muaj nga vrasja e Arjan Selimit, njerit prej personazheve me te mediatizuar, kjo edhe per faktin se ishte partneri i showgirl-it te njohur, Inis Gjoni. Kishte vetem pak muaj qe kishte dale nga burgu, pak muaj qe shijonte lirine e tij, pak muaj qe rrinte fizikisht me Inis Gjonin. Nderkohe qe virtualisht kishin ndenjur per vite me radhe, pak muaj qe kishin ngjizur femijen e tyre dhe endrra iu pre ne mes, pas nje krimi makaber qe i mori jeten poshte pallatit, ku jetonte dhe qe sot, pas nje muaji, mbetet ende pa autor. Por, si po vazhdon jeta e Inis Gjonit pas humbjes se partnerit te saj? Ajo eshte rreth muajit te shtate te shtatzenise, kohe kur edhe ne kushte fare normale, nje grua ka nevoje te ndihmohet nga te tjere, por kesaj i shtohet edhe dhimbja e madhe per humbjen e njeriut te dashur dhe babait te vajzes se saj, gje qe e ben edhe me te domosdoshme pranine e te afermve.

Miqte e saj na rrefejne se Inisi po jeton ne shtepine e se motres, Ingrid Gjonit, e cila sic dihet prej vitesh, jeton vetem ne nje shtepi te saj tek Komuna e Parisit, shume afer me shtepine e dy motrave, njera prej te cilave e martuar dhe me dy vajza. Inisi, edhe pse e ka shtepine shume afer motrave te saj, nuk ka ndenjur aty, por eshte vendosur tek e motra, e cila edhe kujdeset per te gjithe kohen. Gjithashtu edhe miqte e saj apo te Arjanit vijne dhe e takojne te shtepia e Ingridit. Nderkohe, Inisi po rregullon disa gjera ne shtepine e saj, e cila ka nevoje per disa pershtatje para se te vije bebja ne jete.

Gresa Behluli e Kenaqur me "Zhurma Show Awards"...

photo by avni selmani
Gresa e kenaqur me cmimin “Zico TV”

Kengetarja Gresa Behluli po rezulton me mjafte sukses ne projektet e saj muzikore. Ajo se fundi ishte nominuar me videoklipin “Faqe e Re” ne “Zhurma Show Awards 2011” qe u mbajt disa dite me pare. Gresa ndjehet e kenaqur me kete cmim, ndonese kjo eshte vetem nje hap me i madh per te ecur perpara.

“Jam ndiere shume e vleresuar qe arrita te marre nje cmim nga nje televizion qe tanime e ka krijuar imazhin e vet, e kete imazh mendoj qe po e forcon edhe me shume me evenimentin ‘Zhurma Show Awards’. Eshte i vetmi eveniment qe i shperblen te gjitha llojet e muzikes.

Eda Zari, Intervista "Zeri" - Tetor 2011

photo by avni selmani
Eda: Kosova si shtepia ime

Kengetarja e muzikes xhaz, Eda Zari, eshte deshmuar te jete shume e adhuruar ne Kosove. Ajo mbreme mbajti koncertin e saj ne Amfiteatrin e Shkolles Amerikane te Kosoves ne Prishtine ne te cilen thote se kaloi shume bukur. Ne Prishtine, Zari me bendin e saj vjen vetem disa dite pas premieres se albumit “Toka e panjohur” ne Teatrin e Operes dhe te Baletit ne Tirane.

Ajo dhe grupi i saj deshirojne te marrin miratimin e publikut shqiptar para se te dalin ne nje turne neper Evrope. Pas Tiranes dhe Prishtines, gershetimi i muzikes tradicionale shqiptare me xhaz do te shetise neper Evrope, duke filluar nga janari i vitit qe vjen. Per me shume rreth ketij projekti muzikor dhe me gjere flet Eda per “Zeri-n”.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online