All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 12 November 2011

Paneli i "X Factor Albania"

Alban Skenderaj, Juliana Pasha dhe Pandi Laco bashke ne nje panel

Alban Skenderaj, Juliana Pasha dhe Pandi Laco jane tre emrat e vendosur deri tani per t’u bere trajneret e talenteve, qe do te zbulohen ne spektaklin “X Factor Albania”, qe pritet te nise transmetimin ne muajin janar. Paneli perbehet nga kater persona, por deri tani eshte rene dakord vetem per Skenderajn, Pashen, dhe Lacon, i cili nderkohe prezanton dhe spektaklin “100 kenget e botes”. Spektakli do te nise ne fillim te janarit per te vazhduar deri ne qershor, qe korrenspondon dhe me mbylljen e sezonit televiziv. Spektakli me producente Vera Grabocken dhe Alketa Vejsiun eshte parashikuar te nise me pese spektakle te konceptuara nga audicionet neper rrethe me te rinjte, per te vazhduar me 16 net finale e per te mberritur te nata e fundit, ku do te debutojne 12 finaliste. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu rikthehen serish bashke ne nje projekt te ri televiziv ne “Tv Klan”. Pas shkeputjes se bashkepunimit ne edicionin e dyte te “Dancing with the stars”, per shkak te shtatzenise se dyte te Alketes, pergatiten per nje tjeter program ne nje tjeter ekran. Kane lene pas nje vere te gjate dhe sapo jane kthyer ne Shqiperi per kerkimin e talenteve ne gjithe Shqiperine, per programin boteror “X-Factor Albania”. Vera Grabocka dhe Alketa Vejsiu vijne si producente artistike, te talent/show-t “X Factor Albania”, qe realizohet si produksion i “TV Klan”, ku Grabocka do te jete edhe regjisore e spektaklit, ndersa Vejsiu prezantuese e tij. /panorama/nentor 2011/

Xhani Shqerra Ne Prag Te Fejeses...

Xhani Shqerra: Fejesa ime me Vitjolen do te jete tradicionale

Lidhja e tyre daton kohe me pare, por tani kane vendosur qe ta zyrtarizojne kete histori dashurie edhe me fejese, e cila do te ndodhe shume shpejt, por ndonje date te caktuar ende nuk ka nga cifti. Xhani Shqerra, i njohur si kengetar me nje vokal melankolik si dhe president tek kompania “Emotion lifestyle agency”, ka vendosur qe te mos beje me jeten e nje beqari. Zemren e tij e ka vjedhur bukuroshja Vitjola Viso, vajza me te cilen kengetari i njohur ka vendosur te vazhdoje pjesen tjeter te jetes. Xhani dhe Vitjola jane ne lidhje prej disa vitesh, teksa mediat kane shkruar mbi kete fakt, por tashme ata kane vendosur te fejohen. “Per lidhjen tone eshte folur ne disa media, por nje rrefim te plote ende nuk e kemi bere, pasi presim ta bejme ne momentin e kryerjes se ceremonise se fejeses”, thekson Xhani. Teksa e pyetem se kur mund te ndodhe fejesa e tyre, ai nuk ishte ne gjendje te na jepte ndonje date dhe kohe te caktuar, por vetem tregoi se eshte mjaft i hapur por me tradita dhe se fejesa e tij do te jete shume tradicionale. “Jam shume i hapur, por me tradita”, tha ne fund Xhani Shqerra, i cili ende nuk ka pergatitur ndonje kenge te re per publikun e tij, nderkohe qe eshte paraqitur disa here neper festivale. /panorama/nentor 2011/

Ervini dhe Sabina Kendojne Duo Perseri...

“Fale zemren”, klipi 5 mije euro qe rikthen Ervinin dhe Sabinen

Ai ka nje karriere te gjate ne muzike, ajo eshte ne hapat e pare, por kane provuar nje bashkepunim dhe u ka dale per mbare. “Jeta ne dy pjese” eshte kenga qe solli ne duet Ervin Bushatin, nje kengetar qe ka shume vite ne skene dhe Sabina Danaj. Dueti u pelqye shume, keshtu qe kengetaret vendosen ta provojne perseri. Me nje realizim nga “Max Production”, keto dite po jepet ne kanalet televizive kenga “Fale zemren”, ku klipi bie ne sy per nje cilesi mjaft te larte dhe ide te realizuara shume bukur. Ne u interesuam per cmimin dhe na thane qe ky eshte nje nga klipet me te shtrenjta qe ka kapur vleren e pese mije eurove. Nderkohe, Ervini po mendon t’u rikthehet festivaleve pas shume vitesh, ku synimi i tij eshte “Top Fest”, pasi preferon te kendoje live. Koncertet brenda dhe jashte vendit kane qene te shumta per kengetarin, nderkohe qe ne dhjetor pritet te dale albumi i tij me i ri. Per sa i perket jetes private, ne e dime qe Ervini ka preferuar te krijoje familje ne moshe te re. Ai sot ka dy djem, njerin gjashte dhe tjetrin tre vjec. Nje tjeter angazhim i tij eshte edhe puna tek Qendra e Kultures, e Medias dhe e Botimeve te Mbrojtjes, ku sherben si specialist duke dhene kurse muzike dhe pianoje per femijet e ushtarakeve. /panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Kenga Magjike ne javen e fundit, Ja pretendentet...

“Kenga magjike” ne javen e fundit; Ja pretendentet per te hyre ne finale

Kjo e diel do te jete e fundit per prezantimin e kengeve pjesemarrese ne Festivalin “Kenga Magjike 2011”, qe do te kurorezoje me cmime kengetaret ne naten finale, qe eshte caktuar te mbahet me 19 nentor ne skenen e Pallatit te Kongreseve ne Tirane. Deri tani, nga java ne jave jane prezantuar mjaft kenge, te cilat kane mundesi te testohen edhe ne baze te degjueshmerise ne Youtube. Keshtu, vetem kengetaret pjesemarres nga Shqiperia, Kosova e Maqedonia pas prezantimit te kengeve ne programin “E Diela shqiptare” kane pasur mundesi te bejne dhe nje baraspeshim te pelqyeshmerise ne publik nga numri i klikimeve te regjistruara ne Youtube. Nderkohe qe presim me kuriozitet se cilet do te jene finalistet e Festivalit “Kenga Magjike 2011”, ne kemi bere nje liste te bazuar ne ndjekjen ne Youtube per pretendentet. Producenti dhe moderatori i festivalit “Kenga Magjike”, Ardit Gjebrea, kete vit ka menduar te sjelle nje konkurrence te eger mes kengetareve, te cileve do t’u duhet te sfidojne jo vetem koleget e tyre, por ne disa raste familjaret dhe miqte e afert. Duke bere nje parashikim, ne kemi renditur nje liste te emrave pretendente per te arritur qellimin e tyre, te kendojne ne finalen e Festivalit. Edhe pse Ardit Gjebrea nuk ka zbuluar ende detaje te show-t, ne paraqesim kete liste emrash te kengetareve si fillim:

Toros i BB4 fiton te drejten per studim te larte...

Toros i “BB4” fiton studimet per Juridik si i perndjekur politik

Edhe pse qendroi vetem 22 dite ne “Big Brother 4”, konkurrenti nga Durresi ishte nje nder banoret me protagoniste ne loje, dhe qe pas perfundimit te spektaklit ishte ai qe i mblidhte te gjithe konkurrentet se bashku duke vazhduar ne nje fare menyre “Big Brother” jashte kamerave. Me nje jete plot aventura ne Itali e vende te tjera te botes, tashme ai eshte rikthyer ne Shqiperi per nje fillim te ri. Dhe natyrisht qe ne kete fillim ndryshe ne Shqiperi, synimi i tij i ri ishte nisja e studimeve te larta per Juridik, qe nuk kishte pasur mundesi t’i ndiqte me pare. Ashtu sic e shprehu ne prezantimin e tij para se te hynte ne “Big Brother”, nje nga hobet e tij pervec sporteve, ishte politika dhe drejtesia, ndaj dhe u angazhua ne fushaten e Lulzim Bashes per Bashkine e Tiranes. Dhe, pas kaq vitesh, Toros ka fituar te drejten e studimeve ne degen e Juridikut prane Universitetit Shteteror te Tiranes, nje e drejte qe i eshte dhene me statusin e ish te perndjekurit politik. Ai pohoi se “Fillimi i studimeve te larta kishte qene endrra e tij, dhe tashme ai do te vazhdoje jeten si student. Nuk dihet se c’do te beje me hobin qe ka per televizionin, duke e permendur dhe ekranin si ambicie te tij pas daljes nga loja. Pas eksperiences se BB, ai pohoi se synimet e tij nuk kishin perfunduar ende. “BB ishte vetem fillimi, pasi loja vazhdon jo vetem ne BB4, por edhe jashte tij ne cdo fushe”, tha Toros. /panorama/nentor 2011/

Erinela Bitri e Gatshme per Martese...

Erinela Bitri, ish-banorja e “Grande fratello”, e gatshme per martese me David Baroncinin

Vajza me origjine shqiptare e cila u be e famshme ne Itali fale pjesemarrjes se saj ne edicionin e kaluar te “Grande fratello”, version i “Vellait te madh”, behet gati per martese. Kete lajm e bejne te ditur mediat italiane, te cilat e kane kapur Erinelen se bashku me te dashurin e saj, David Baroncini, duke shetitur neper rruget e Milanos dhe duke zgjedhur unazen e marteses. Te dy jane njohur gjate pervojes ne “Grande fratello”, edhe pse askush nuk besonte qe ata te dy do te lidheshin seriozisht. Thuhet se cifti ka ngritur kohet e fundit shtepi se bashku ne Milano, ne afersi te Porta Romana, ndersa ne Milano te dashuruarit ishin fotografuar ne dyqane bizhuterish, ndoshta edhe per te zgjedhur unazat e tyre te marteses. Hipoteza e fantazise se mediave ialiane shkon deri aty se cifti mund te jete martuar tashme, bazuar ne deklaratat e Baroncinit dhene se fundi: “Une kam nje shoqe me te cilen mund ta parashikoj te ardhmen”. Erinela dhe David mund te jene cifti i dyte i krijuar nga ky spektakel, pas lidhjes qe krijuan Ascanio Pacelli dhe Katia Pedrotti te cilet tashme jane bere burre e grua./panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Xhesika Berberi Me Foto Te Reja...

photo by fadil berisha
“Miss Universe”, Xhesika Berberi realizon foto te reja

Ajo kryesonte listen e kandidateve ne konkursin “Miss Universe”, por nuk arriti te fitoje ndonje cmim, e as te futet ne konkurrencen me te ngushte te finalisteve. Megjithate, endrra e saj per te prekur ate skene te madhe dhe te shfaqe para botes bukurine shqiptare, eshte realizuar. Xhesika Berberi tashme ka filluar te nenshkruaje kontratat e para si modele per disa agjenci mode ne bote, por ende nuk i ka konkretizuar si definitive, pasi tani eshte duke realizuar disa sete me fotografi tek Fadil Berisha. Keto fotosesione do ta ndihmojne Xhesiken, ashtu sic i kane ndihmuar shume modele te tjera si Zana Krasniqi e Marigona Dragusha, per te fituar kontrata te majme dhe per te bere nje jete luksi ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Madje, Zana vendosi te jetoje per disa vite ne Amerike, pasi beri pauze ne karrieren si modele. Fati i Xhesikes eshte ne duart e saj, pasi per popullaritet dhe para ajo mbase duhet te ndjeke rrugen e Angela Martinit, duke bere skandale per te qene ne shtypin amerikan. 20-vjecarja eshte e njohur ne qarqet e modes dhe bukurise ne Shqiperi, sepse ka vite qe merr pjese neper sfilata dhe aktivitete te ndryshme. /panorama/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Miss Universe", Xhesika Berberi realizes new picture

Mediat Zvicerane per Valtonin: Me i miri...

Revista zvicerane shpall pretendent Valton Krasniqin per “Eurosong”

“Nga Baseli ne Baku”. Keshtu titullohet artikulli ne nje reviste zvicerane, qe i eshte kushtuar kengetarit te njohur Valton Krasniqi, per te cilin tashme kemi informuar se eshte ne gare per te perfaqesuar Zvicren ne edicionin e ardhshem te “EuroSong”, qe do te mbahet ne Azerbajxhan. Artikulli tek revista “Trend Magazin” thote keshtu: “Dy talente nga qyteti i Baselit prezantojne kengen per Eurovizion Contest 2012 per Zvicren. I pari eshte Valton Krasniqi, i cili me kengen e tij te zhanrit pop-hous, te titulluar ”Turn off lights”, kenge kjo shume e bukur, pritet te vleresohet si nje nga me te mirat ne gare, pas suksesit qe ka pasur Valtoni ne paraqitjet e tij neper televizione zvicerane. Pra, ai pritet te jete nje nga finalistet. Madje, ne shkrimin ne fjale Valtonin e krahasojne edhe si talent se bashku me yllin e Star Academy, qe gjithashtu eshte ne konkurim per festivalin e madh europian per te perfaqesuar Zvicren, Kay Aston. Ky i fundit do te paraqitet me kengen “Romeo & Zhuljeta”, nje kenge romantike me te cilen rikthehet ne muzike pas nje kohe te gjate. /panorama/nentor 2011/

p.s. Mediat me pas kan raportuar qe te gjithe konkurrentet shqiptare kane deshtuar te perfaqesojne Zvicren ne "Eurosong"
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Swiss Magazine places Valton Krasniqi contender for "Eurosong"

Friday, 11 November 2011

Klinton Zeqiri, Intervista "Telegrafi" - Nentor 2011

Klinton Zeqiri: Me ngacmojne femrat

Klinton Zeqiri, edhe pse ne nje moshe te re, ai ka provuar shijet e te berit balet dhe modelimit.

Ne kete interviste ai na rrefen per sakrificat qe duhet te beje nje balerin dhe nje fotomodel, jeten e tij ne shoqeri, pritjen e tij per nje projekti te ri, nje emision ku ai do te merr pjese...

Ju nuk keni ndonje prejardhje artisti. Si ju lindi deshira per t’u marre me balet?
Prinderit e mi nuk jane artiste, une dola i vetem ne fis qe merrem me art dhe qe me pelqen arti. Me balet kam nisur qe i vogel, kerceja dhe me terhiqte shume baleti dhe kercimi modern... baleti, ka qene deshira dhe pasioni im qe i vogel.

Kishit deshire te kercenit muziken ritmike, po “marredhenia” juaj me ate klasike?
Me shume kerceja muziken ritmike, muziken moderne, me pershtatej me shume, pasi klasikja ishte komplet tjeter gje. Por, me vone, pas pergatitjeve te shumta me profesor specialist te baletit klasik, ia mora doren mire dhe pershtatem tek te dyja kercimet shume mire, tashme.

Shume koreografe thone se nuk eshte me koha e klasikes…
Po kjo eshte e vertete, duke pare qe kohet kane ndryshuar, preferencat e te rinjve jane me shume ne stilin modern, R&G, etj, etj. dhe jane me shume ne mode baleti modern, dmth koreografite moderne dhe ritmike, por nuk duhet harruar qe baleti klasik eshte baza, pa ate nuk behesh dot balerin profesionist, eshte pika kyce e baletit.

Ardit Gjebrea Kurre Nuk i Ka Pelqyer Thashethemet...

Cfare pelqen dhe cfare jo Ardit Gjebrea?

Moderatori dhe kengetari Ardit Gjebrea ne nje prononcim per te perditshmen “Kosova Sot” ka treguar se cfare i pelqen dhe cfare jo.

Ai pelqen te kujtoje surprizen me te bukur per ditelindje, qe do te behej baba per here te dyte. Pelqen te haje gjithcka, qe nganjehere eshte problem per shendetin e tij. Arditi do te donte shume qe babai i tij te ishte gjalle dhe ta shikonte familjen e djalit. Atij i pelqen t’i thote se bashkeshortja eshte me e mire dhe me e bukur se ai.

Arditit nuk i pelqen te jete kaq shume i angazhuar, dhe qe nuk ka kohe per te pushuar. Nuk i ka pelqyer kurre thashethemet pavaresisht se e pranon qe eshte njeri publik dhe per te ato ekzistojne. /kosova sot/telegrafi/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
What he likes and what not, Ardit Gjebrea?

Nora Istrefi: Albumi i Ri se Shpejti...

Nora paralajmeron album te ri

Kengetarja Nora Istrefi se shpejti pritet te hedh ne treg albumin e saj me te ri.

Ajo ka paralajmeruar se do te hedh ne treg albumin e saj gjate ketij viti ose ne fillim te vitit 2012. Nora e ka konfirmuar kete gjate nje interviste per emisionin “Express” te KTV.

Pervec kesaj ajo ka treguar se eshte duke u pergatitur per kenge te reja per Vit te Ri.

Nora se fundmi eshte paraqitur me kengen e saj “Asni zo” ne bashkepunim me reperin Mc Kresha. /telegrafi/nentor 2011
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora announces new album

Afroviti Goge shkon me ish te dashurin e Aida Bajraktarit...

Afroviti lidhet me ish-te dashurin e Aida Bajraktarit

Eshte nje trend i njohur social. Vajzat e show biz-it qarkullojne mes njera tjetres te dashurit. Kjo ka ndodhur edhe me te dashurin e ri te modeles Afroviti Goge e cila prej disa kohesh eshte e lidhur me ish te dashurin e Aida Bajraktarit, ish veline e Fix Fare dhe moderatore e nje emisioni sportive ne platformen Digitalb. Edhe djaloshi nga ana tjeter eshte nje figure e njohur ne rrethe sociale ne kryeqytet. Qe ne moshe fare te re, ai eshte bere pronar i nje night klubi te njohur ne Tirane.

Aida Bajraktari ka pasur nje lidhje pese vjecare me pronarin e night klub-it e cila kohet e fundit karakterizohej nga ndarje dhe bashkime te shpeshta. Mirepo prej gati dy muajsh cifti nuk shoqerohet me, duke perhapur zera se lidhja e tyre ka marre fund njehere e pergjithmone. Ne te vertete, cfare i ka vene vulen ndarjes mes ciftit ka qene lidhja e tij me modelen Afroviti Goge e cila ka zene vendin e Aida Bajraktarit ne zemren e djaloshit simpatik.

Thursday, 10 November 2011

Blerim Destani Mohon Lidhjen me Adelinen e Tunen...

Blerimi mohon lidhjen me Adelinen e Tunen

Ishte perfolur koheve te fundit shume per jeten private te aktorit Blerim Destanit. Disa media shkruanin se ai perziente me Altuna Sejdiun, e disa te tjera me kengetaren tjeter nga Maqedonia, Adelina Tahiri.

Ne nje komunikate te leshuar nga vete aktori shqiptar po nga Maqedonia, ai ka mohuar keto thashetheme.

“Edhe pse ne parim nuk i komentoj thashethemet, por lidhur me disa shkrime ku permendet emri im ne disa kontekste private, me duhet te reagoj duke demantuar gjithcka”.

“Asgje per cfare thuhet ne lidhje me personat e permendur ne keto shkrime nuk eshte e vertete, eshte thjesht nje thashetheme dhe asgje me shume”, ka qene i qarte Blerimi. /telegrafi/nentor 2011/

Genc Salihu i kenaqur me albumin e pare...

Genc Salihu me projekte te reja per fundvit

Ka disa dite qe kengetari Genc Salihu ka lansuar ne treg albumin e tij te pare me titull “Kange e vene”. Genci me kete album ka sjelle ne treg nje stil te ri te zhanrit muzikor, nje zhaner te rralle ne industrine muzikor.

Sapo ka dale albumi ne treg suksesi ka dominuar menjehere, publiku e ka pritur me kenaqesi kete rryme muzikore, ndonese suksesi i albumit eshte duke vazhduar ende. “Jam i kenaqur me lansimin e albumit. Kam verejtur se publiku eshte i interesuar per kete rryme muzikore.

Albumi permban 11 kenge, te gjitha jane te zhanrit rok alternative dhe secila kenge e ka nga nje mesazh”, ka thene ai per “Zeri”. Ne kete album Genci ka punuar me Nesim Maxhuni, Armend Xhaferin, Visar Kuqin. Kenget jane miksuar nga Labinot Spanca dhe Pellumb Ballata, ndersa u masteruan ne SAE Mastering ne SHBA.

Genci pervec albumit ka realizuar edhe videoklipin e kenges “Lufta eshte bahqe”, ndersa tani e disa dite ka nisur edhe projektet me te reja me te cilat do te prezantohet ne programet e Vitit te Ri. /k.b./zeri/nentor 2011/

Adelina Tahiri Insiston se eshte Beqare...

Insiston se eshte beqare

Eshte perfolur mjaft jeta e saj private, ndonese edhe kenga “Ti mos u kthe” thuhet se i dedikohet ish- te dashurit te saj, Lorik Canes. Mirepo kete Adelina e mohon, duke thene se ende nuk e ka takuar princin e endrrave te saj.

“Ju them te verteten se nuk jam e dashuruar, akoma nuk kam takuar djaloshin e endrrave te mia. Kengen “Ti mos u kthe” nuk ia kam kushtuar askujt, ka thene ajo per “Zeri”. Adelina vazhdon te jete pjesemarrese ne festivalin “Kenga Magjike”, ne te cilin po paraqitet mjaft bukur.

Shpresojme qe ne kete eveniment ajo te kurorezohet me ndonje cmim, edhe pse thote se cmimet nuk jane te rendesishme per te. “Per mua gjithnje primare ka qene pjesemarrja ne festival, kam dashur qe per here te pare ne ‘Kenga Magjike’ te paraqitem sa me bukur dhe besoj se po ia arrij”, shton ajo.

Bleona Qereti, Intervista "Gjimnazistet" - Nentor 2011

Bleona Qereti: Djemte s’me ngacmonin, mbaja kacavide me vete

E sinqerte ne maksimum, me plot emocione e histori per te treguar. E mbushur me detaje te pazbuluara me pare nga adoleshenca e saj, e me foto ekskluzive, po nga kjo kohe. E tille do te jete biseda qe kemi realizuar per kete jave per suplementin “Gjimnazistet” me kengetaren e njohur shqiptare, Bleona Qereti. Aktualisht synon Hollivudin, ndaj dhe per kete shkak eshte duke punuar cdo dite me mish e me shpirt, andej, pertej Atlantikut. Po si ka qene dikur? Cfare endrrash ka pasur Bleona jone? Gjithe jeta e saj si gjimnaziste ne pak rreshta.

Ne kete kohe kujton se ka ndryshuar 3 shkolla, nga Elbasani ka ardhur ne shkollen Ekonomike ne Tirane e me pas ka kaluar ne gjimnazin me fame, “Petro Nini Luarasi”. Marredheniet me mesueset e shoqet e gjimnazit. Udhetimet neper Shqiperi dhe fama qe mori ne kete kohe. Ngacmimet e djemve te cilet e kishin ‘frike’, puthja dhe dashuria e pare. Rrengjet qe i punonte te emes, te cilen e kishte njekohesisht mesuese fizike ne 8-vjecare, largimet nga oret e mesimit dhe shakate e burrit te tezes. Te gjitha keto, sot. Ne nje interviste ekskluzive, ashtu sic vetem Bleona di te pergjigjet.

Wednesday, 9 November 2011

Dy Motrat Adelina dhe Zanfina paralajmerojne bashkepunim te ri...

Adelina e Zanfina prape me nje duet se bashku

Kengetarja Adelina Ismaili apo sic quhet tek ne si Diva, se fundmi pas kenges “I love you more” kenge mjafte e suksesshme, videoklipin e te cilit e beri ne Paris te Frances nuk e ka ndermend te ndalet.

Pas kenges se sukseshme "Dy motra nje frajer" ato po pergadisin dicka qe do ju sjell suksesin e njejte sikur te duetit te kaluar.

Ne nje kontakt mesazhi Adelina thote per “Grazzi”-n se ajo eshte shume e zene me projektin e saj te fundit ne bashkepunim me te motren, Zanfinen. /grazzi/zeri/nentor 2011/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina and Zanfina back together with a duet

Shkurte Fejza Me Kenge Te Reja...

Shkurte Fejza me tri kenge te reja

Kengetarja Shkurte Fejza ka muaj qe po punon intensivisht per projekte te reja. Ajo gjate ketij fundviti do te sjelle tri kenge te reja per adhuruesit e saj me te cilat do te prezantohet edhe ne programet e Vitit te Ri.

Sipas Shkurtes, kenget do te jene te stilit te saj, njera prej tyre do te lansohet edhe me videoklip. “Jam ne pergatitje te projekteve te reja, kam vendosur qe ne programet e Vitit te Ri te prezantohem me tri kenge te reja dhe nje videoklip.

Uroj qe publiku t’i mireprese keto kenge”, ka thene ajo per “Zeri”. Pervec kengeve Shkurta eshte duke pergatitur edhe emisionin e saj festiv “Rrenjet tona” qe do te jete pak me ndryshe dhe me i vecante. “Emisioni ‘Rrenjet tona’ qe do te shfaqet per festat e fundvitit do te jete me special, mirepo per me shume cdo gje rreth saj le te mbetet surprize”, perfundoi ajo. /k.b./zeri/nentor 2011/

Tuesday, 8 November 2011

Sabri Fejzullahu: Emina Cunmulaj Femra me e bukur shqiptare...

Sabri Fejzullahu “vdes” per Emina Cunmulajn

Kengetari i njohur kosovar, Sabri Fejzullahu, ka thene se fundmi se, sipas tij, femra me e bukur shqiptare eshte modelja e njohur Emina Cunmulaj. Edhe pse i takon brezit te vjeter te kengetareve, 64-vjecari eshte e qarte se i ndjek me interes dhe nga afer zhvillimet e artit dhe te modes ne trojet shqiptare, nderkohe qe eshte shume aktiv sa i takon muzikes. Ai nuk e tregon fare moshen qe ka, fale tipit sportiv dhe te qeshur, por e ndihmon shume ne kete aspekt edhe pamja e jashtme, per te cilen Sabriu shprehet se kujdeset e shoqja. “Me pelqen me shume nga te gjitha firmat Hugo Boss”, - thote ai, ndersa i pyetur se cila eshte femra me e bukur shqiptare, eshte shprehur ne menyre telegrafike “Emina Cunmulaj”. Me origjine nga shqiptaret e Malit te Zi, Emina jeton ne Amerike, ndersa eshte modelja me e njohur shqiptare ne bote dhe kete e deshmon jo vetem puna neper pasarela dhe fotosesione te ndryshme, por edhe fakti qe ka qene fytyra ne kopertine per disa revista te famshme, si “Elle”, Vogue”, “Marie Claire” etj. Sabri, kujdes se mos te behet xheloze gruaja... /standard/nentor 2011/

Monday, 7 November 2011

Vildane Zeneli Reklamon Kufjet Beats By Dr.Dre...

Vildane Zeneli reklamon kufjet me diamante te Dr. Dree

Modelja e njohur shqiptare ne Amerike, Vildane Zeneli, po shnderrohet ne nje yll nderkombetar fale sukseseve te njepasnjeshme dhe njohjeve ne Hollivud, ndersa sot ajo do te marre pjese ne show-n e Victoria’s Secret, nje prej agjencive dhe linjave me te njohura ne bote sa u takon veshjeve intime. “Mezi po pres, do te jete shume nxehte aty”, - ka shkruar ne Facebook modelja, e cila keto dite, ne fakt, ka qene me regjim shtrati per shkak te gripit. Nuk eshte e rastesishme prania e saj ne salle, pasi modelja ka bashkepunuar here pas here me fotografe te VS. Madje, pak dite me pare bukuroshja seksi, qe preferon ta therrasin shkurt me emrin Vicky, ka realizuar disa foto te mrekullueshme me nje nder fotografet e Victoria’s Secret, Russel James. Natyrisht qe e pare me bikini, Vicky nuk ka asgje me pak se “engjejt” e Victoria’s Secret, edhe pse dihet qe te jesh pjese e kesaj agjencie eshte mjaft e veshtire... Kete e ka provuar vitin e kaluar modelja Tika Camaj Ivezaj, e cila arriti deri te 5-shen e vajzave ne konkurrim, por nuk ia doli te ishte ajo e perzgjedhura. Sa i takon Vicky-t, brunia e bukur qe eshte bere fytyre publike, kete vere ishte pjese e klipit te Timbaland, Pitbull dhe David Guetta, ndersa me heret ka reklamuar kufjet e reperit me fame boterore, Dr. Dree.

Aurela Gace me Oreks te Papare...

Aurela llupese, mjeket: “Ki kujdes”

Kengetarja 37-vjecare qe pret te behet nene per here te pare keto dite, kete Vit te Ri do ta festoje si kurre me pare me foshnjen e saj ne krah. E kemi pare ne disa programe televizive se fundmi, edhe pse eshte ne muajin e fundit te shtatzenise, Aurela eshte shfaqur me energjike se kurre. Per ata qe kane kuriozitet ne lidhje me shtimin ne peshe te kengetares labe, ajo ka pranuar se ka marre te pakten 23 kg. “Njerezit qe me shohin, thone nuk dukesh, por peshorja tregon te kunderten. Edhe une po ju tregoj te verteten! Pastaj, per ata qe i kishte marre malli te me shihnin me faqe te plota, tani kane perseri rastin. Jane momentet e lumturise sa i takon ushqimit, sepse me shijon ne cdo moment, kam nje oreks te papare. Doktoresha me ka thene qe te kisha kujdes, por mua me hahet shume dhe me shaka them se i hahet goces”, - eshte shprehur labja e muzikes se lehte dhe popullore, e cila ka bere gjithashtu te ditur disa detaje per lindjen e bebit. Do te linde ne Shqiperi apo jo foshnja qe ajo ka me parterin, Skerdin?! “E menduam e stermenduam dhe vendosem te dy qe bebja jone te linde ketu ne Shqiperi. Nuk dua te jem e vetme andej. Atje ne SHBA kam vetem motren dhe kam frike te jemi vetem me beben. Ketu kam kujdesin maksimal te familjes dhe te mjekeve”, - ka thene Aurela, e cila gjate shtatzenise mori shume nur. Shpresojme qe se shpejti ta shohim me foshnjen ne ndonje kopertine. /standard/nentor 2011/

Jeta Faqolli Pelqen te Zhvishet me Stil...

Jeta Faqolli: Me pelqen te zhvishem me stil

Kengetarja e “It’s time”, e cila ka bashkepunuar me treshen e djemve rumune “Deep System”, ka thene se fundmi se ne performancat e saj perpiqet te zhvishet me stil, ne menyre qe te mos jete ekstravagante, por njeherazi te permbushe qellimin per te qene seksi. Ne fakt, ne sinkron me kete synim, Jeta pak kohe me pare ka ndryshuar edhe look, duke u shnderruar ne “kokekuqe”. Por cfare do te thote me stil, sepse kengetarja nuk e ka sqaruar shume: te mos jesh vulgare, te jesh ne nje hap me moden, te jesh e vetepermbajtur?! Ne performancat e saj skenike Jeta zakonisht preferon te nderthure klasiken me modernen, ndersa ne klipin veror “It’s time” e kemi pare te shfaqet edhe me boksera. Por, duke qene se temperaturat e larta verore bejne te veten, Jeta e ka pasur nje justifikim: “Une besoj se e pershtas tekstin e kenges me veshjen. Normalisht, kur jane kenge serioze apo balada, nuk ka nevoje per zhveshje mendoj une, por nese behet fjale per nje kenge ritmike dhe verore, aty ka vend edhe per pak zhveshje, apo jo. Sigurisht qe me stil edhe ekstravaganca, ne kete menyre pse jo?!”, - na ka thene kengetarja, e cila ne jeten e perditshme mban kryesisht nje look sportiv. /standard/nentor 2011/

Fjolla Morina Kerkon Suksesin dhe Dashurine ne Amerike...

Fjolla zhvendoset ne Amerike, kerkon suksesin dhe dashurine

Karriera muzikore po i shkon mjaft mire - fale edhe pamjes seksi - mirepo, me sa duket, Fjolla Morina nuk mjaftohet me kaq, ajo po kerkon dicka me shume nga vetja. Kemi mesuar se kengetarja tani ka vendosur te udhetoje per ne Kaliforni per te ndjekur nje shkolle aktrimi dhe per ta sprovuar veten edhe ne kete profesion. “Ka disa dite qe jam duke u pergatitur per te udhetuar ne Kaliforni, ku pervecse do vizitoj motren time dhe mbesen e vogel Hayley Nicole, do te vijoj mesimet ne nje shkolle aktrimi, ku me pas do te filloj te merrem edhe me aktrim”, - ka thene Fjolla, duke shtuar se nuk do te hezitoje te pranoj ndonje oferte qofte per te qene pjesemarrese ne ndonje film. Keshtu pra, ajo pas perfundimit te shkolles mendon qe te nise menjehere me projekte filmike. “Shpresoj qe aktrimi te me sjelle sukses. Do doja te isha pjese e ndonje projekti filmik ne Kaliforni apo edhe diku tjeter. Fatit nuk i dihet mund ta takoje djaloshin e duhur per mua edhe ne Kaliforni, kjo nuk do te me pengonte, madje as nacionaliteti nuk ka rendesi per mua, thjeshte te me doje dhe ta dua ashtu sic eshte”, - eshte shprehur ajo, duke e rideklaruar se per momentin ne jeten e saj nuk ka asnje mashkull. Nuk i dihet, ndoshta Fjolla na vjen me ndonje amerikan ne krah… Megjithate, projektet muzikore ajo nuk do t’i lere pas dore, sepse eshte duke punuar per disa kenge te reja. /standard/nentor 2011/

Gymyshi Vjen ne Tirane...

Ardit Gjebrea sjell “Gymysh-in” ne Tirane

Qarkullon ende ne formen e nje thashethemi korridoreve te televizionit “Klan”, plani i Ardit Gjebrese per te ftuar ne naten finale te “Kenges Magjike”, aktoren e famshme turke, Songül Öden, e cila eshte kthyer ne idhullin e shqiptareve me emrin Gymysh.

Aktorja e njohur mesohet te kete marre nje ftese nga producenti Gjebrea dhe ky fakt konfirmohet nga burime te aferta prane kantautorit. Sic mesohet, nga celulari i Gjebrese behen thuajse cdo dite, telefonata drejt nje numri turk, i cili eshte numri i Gymyshit. Vete Gjebrea i pyetur nga “Bluetooth” lidhur me kete situate, nuk pranon te beje asnje koment, ama bashkepunetoret e tij te afert ne spektaklin “E Diela Shqiptare”, ndajne me ne nje sekret.

Sonila Meco Sjell Ne Jete Vajzen Amaris...

Sonila Meco sjell ne jete vajzen Amaris, Drini asistoi ne lindjen me operacion

Ka qene nje pasdite e vecante, qe do te shenohet ne kalendarin e jetes te moderatores se njohur te “Tv Klan”, Sonila Meco. Te premten pasdite, rreth ores 18:00, ajo solli ne jete femijen e saj te shumepritur, beben e saj te pare, nje vajze qe e ka pagezuar me emrin Amaris. Femija e Soniles dhe bashkeshortit te saj, Drini Jasa, erdhi ne jete ne maternitetin “Mbreteresha Geraldine” ne Tirane, nen kujdesin e Dr. Halim Kosova dhe nen nje perkujdesjeje te vecante te stafit te maternitetit. Bebja qe sapo ka ardhur ne jete, gezon shendet te mire, dhe peshon 3 kg e 30 gr. Ajo qe ka bere pershtypje, ka qene gjatesia e bebes, 50 cm, qe me sa duket i ngjan nenes, pasi Sonila njihet per shtatlartesine e saj. Ne emocionet e para te paslindjes, Sonila ka pohuar per gazeten “Panorama” se ndiheshin ne qiellin e shtate ajo dhe Drini, e bashke me ta, prinderit e te dyve, pasi ne familjet e tyre ardhja ne jete e bebes se pare te Soniles dhe Drinit ka qene pritja e gezuar e femijes se shumepritur. Sonila ka bere nje lindje me operacion (anestezi lokale), edhe pse deri ne javen e 40-te ishte parashikuar per lindje natyrale. Nderkohe, ne oret e para te qendrimit te saj ne maternitet s’kane reshtur vizitat, lulet nga miqte, dhe telefonatat e mesazhet ne telefonin e saj celular, duke i uruar jete te gjate per Amaris. Pyetjes se si po ndihet ne keto ore te para te ardhjes ne jete te vajzes ajo i pergjigjet se “Jam shume e lumtur dhe tashme kam shuar nje kuriozitet per te pare portretin e saj, qe duket se eshte kopja absolute e Drinit, dhe kjo ishte ajo cfare une prisja e deshiroja”, pohon ajo.

Alban Dudushi Merr Persiper "E Diell"...

Dudushi vendoset tek e “E Diell” si autor dhe prezantues ne fillimvit

Alban Dudushi ishte emri me shume i diskutuar per te prezantuar programin e oreve te gjata, “E Diell” ne “Top Channel”, ne fillim te sezonit. Nderkohe, ky emer i propozuar nga vete Adi Krasta, pasi ai hoqi dore nga prezantimi i ketij programi kete fillim te ri sezoni, mbeti vetem ne nivelin e diskutimit. Kjo, sepse Alban Dudushi nuk ra dakord me konceptin e ketij programi te formatuar, qe nga sezoni i kaluar nga cifti kosovar i artisteve, Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku. Ata ideuan nje format te ri te “E diell”, me dy prezantues kryesore dhe nje grup prezantuesesh femra, qe organizonin rubrikat e diskutimeve te lehta me artiste dhe te ftuar nga fusha te ndryshme. Tashme, me sa duket, shikueshmeria e “E diell” nuk rezulton ne nivele te kenaqshme per drejtuesit e “Top Channel”, ndaj ata kane vendosur te bejne nje mbledhje te posacme per vijueshmerine e ketij programi.

Armendi dhe Aida Largohen nga "E Diell"...?

Aida dhe Armendi ndeshen probleme me “E diell” qe ne maj

Por ndryshimet qe ndodhen te programi “E diell” pas largimit te autores italiane Alessia, dhe riformatimit nga Armendi dhe Aida, duket se u shoqerua me telashet e para ne maj te ketij viti. Pas ndryshimit rrenjesor qe i ben formatit te te dielave ne “Top Channel”, ata u perballen me mosperputhje idesh me drejtuesit, aq sa mediat kosovare shkruan per nje mbyllje te kontrates se tyre me televizionin dhe rikthimin e tyre ne Prishtine. Por me pas keto zera u shuan, dhe cifti kosovar mori persiper sezonin e ri te programit. Tashme duket se eshte perseritur e njejta situate, nderkohe qe vendimi qe ata te mos jene me autore te programit duke filluar nga janari, tashme eshte marre. Pasi mbylli eksperiencen e tij ne jurine e spektaklit “Albanians got talent”, Armendi filloi pune tek “E diell” dhe, se bashku me Aiden, ata u zhvendosen ne janar me banim ne Tirane. Ata do te rikthehen serish ne Prishtine po ne janar, per t’iu perkushtuar punes se tyre krijuese, ai si kompozitor dhe ajo si tekstshkruese e kengeve per artiste te ndryshem nga Prishtina e Tirana. /panorama/nentor 2011/

Blerta, Motra e Aurela Gaces Behet Kengetare...

Motra e Aurela Gace behet kengetare

Ajo e ka vendosur. Jo se nuk e ka bere kete gje me pare, por kete here vjen si profesioniste. Pas nje eksperience te gjate si kercimtare ne Amerike, Blerta Gace, motra e kengetares Aurela Gace sjell nje kenge, duke u paraqitur ne kete menyre para publikut shqiptar si kengetare. E vendosur tashme prej 10 vitesh ne Amerike, Blerta e ka konsideruar veten te gatshme per te bashkepunuar me profesionist dhe ne kete menyre t’i futet seriozisht rruges se muzikes, e pse jo, ajo e ka edhe ne gjak!.

E kontaktuar nga gazeta, ajo eshte shume e lumtur per kete projekt te ri. “Doja te kompletohesha. Ti nderthurja aktrimin, kercimin dhe kendimin. Talenti per kenge nuk me ka munguar. Ju futa punes seriozisht dhe sot ka ardhur dita ta paraqes kete pune”-tregon Blerta. Per te ky eshte momenti i duhur per te hyre ne kete treg, ne te cilin synon te prek jo vetem ate shqiptar, por edhe amerikan, ku vajza vlonjate prej vitesh jeton. Kenga eshte e rrymes “World pop”. Eshte nje kompozim i Darko Dimitrov, teksti nga Marin Janco, dhe ne violine Perparim Zeqiraj. Titullohet “Je ti” dhe do te publikohet ne dy versione, shqip edhe anglisht.

Sunday, 6 November 2011

Almeda Abazi: Pas Turqise Synoj Hollywood-in...

“Jam bere e suksesshme dhe e pasur ne Turqi, por synoj Hollywood -in”

Almeda Abazi, ish-missi qe ka gjetur parajsen ne Turqi

Eshte vendosur se bashku me te emen prej tri vitesh ne Stamboll te Turqise dhe atje po shijon suksesin e nje personazhi shume te famshem ne ekranet turke. Almeda Abazi, fituese e disa kurorave te bukurise, nuk e pa te udhes qe ne Shqiperi te realizoje endrren e saj qe te behet e famshme. “Perfundimisht vendosem te shpernguleshim ne Turqi, ku mamaja ime Albana drejtonte nje biznes turistik te sajin atje. Nderkohe, nga njohjet e mamit atje ishte perhapur lajmi qe vajza e saj tashme ishte fituese e Miss Globit dhe menjehere ofertat kishin filluar t’i vinin ne tavoline, por ajo qe ne menduam ishte me kryesorja, fillimisht ishte gjetja e nje menaxheri te afte, gje qe ndodhi menjehere dhe nderkohe u krijua nje ekip prej 5 vetash, qe sot e kesaj dite punojne nate e dite me mua dhe ekipi drejtohet nga mamaja ime”, keshtu thekson Almeda gjate nje interviste, te cilen e realizuam per “Panorama plus”.

Me cfare merreni saktesisht ne Turqi?
U bene 3 vite qe une punoj nonstop ketu dhe nderkohe ndjek Universitetin e Stambollit ne degen e aktrimit. Deri tani kam hedhur firmen ne 3 filma kinematografike dhe 2 telenovela, pa perfshire ketu reklamat televizive.

Rosela Gjylbegu Ndoshta e Dashuruar...?

A jam e dashuruar? Ndoshta…

Vjen me historine e nje vajze tjeter, sikur te ishte historia e saj. E gatshme per t’u dhene force gjithe femrave te lenduara nga te dashurit apo burrat e tyre, Rosela Gjylbegu ka zgjedhur qe ne garen e festivalit “Kenga Magjike” te vije si narratorja e kesaj ceshtjeje sociale. Nje stop kunder dhunes ndaj femres me kengen “Sikur te isha ti”, sepse ekziston “nje qellim te jetosh, dhe ai quhet dashuri”. Duke u rrefyer pertej vargjeve plot dhembje te kenges, Rosela tregon per rikthimin ne gare serish me muziken e Darko Dimitrov, pasi u shpall fituese dy vite me pare, dhe tekstin e shkruar nga Big Basta, i frymezuar ne kete rast nga nje histori e tij personale.

“Sikur te isha ti”. Te ndodh shpesh ta perdoresh kete fraze ne jeten tende?
Po, dhe ka ndodhur ta perdor… ndaj edhe autori i kenges Gerald Xhari (Big Basta) mendoi te me vendoste ne kete rol, si narratoren e kesaj historie, qe do donte te bente dicka per kete vajze, e cila eshte e braktisur, e lenduar dhe e paragjykuar nga shoqeria. Besoj qe te gjithe ne jemi gjendur ne te tilla pozita…

Noizy: Dua te mbetem shembull i paarritshem...

“Po te mos kisha inatcinj ne muzike, do ndihesha i merzitur”

Per hir te deshirave qe kane, te gjithe presin te shkeputet nje yll fatsjelles nga qielli, romantike apo aventuriere qofshin. Ndaj Noizy, i cili e ka provuar te jete ne rolin e djalit qe ndien, por edhe ate qe luan me ndjenjat e vajzave, i ka dedikuar vetes dhe fansave qe besojne tek fati dhe dashuria, kengen me titull “Shooting star”. Reperi tregon per garen te “Kenga Magjike”, dhe si e sheh veten mes miqve e armiqve ne muzike.

Konkurron te “Kenga Magjike” me kengen “Shooting star”. Do ta cilesoje nje kenge per dashurine apo per aventuren?
Kenga “Shooting star” prek te dyja, edhe aventuren, edhe dashurine e vertete. Kush eshte ne nje lidhje dashurie dhe ndihet mire me partnerin apo partneren, e gjen veten ne kete kenge. Ka plot fjale dhe vargje qe u dedikohen te dashuruarve, por ka gjithashtu vargje dhe shume fjale ne te cilat gjejne veten ciftet qe jane te lidhur thjesht per aventure, ose si “special friends”.

Ciljeta: Nuk e kam zvogeluar gjoksin... ende!

Ciljeta: Gjoksin nuk e kam zvogeluar, do ta bej vetem kur te behem nene

Ajo eshte perfolur keto dite per nje gje shume te rendesishme per linjat e saj, per gjoksin!!!!! Po, po, disa media kryesisht kosovare kane pare disa foto te fundit te Ciljetes ne SHBA, dhe kane nxituar ne konkluzionin se kengetarja ne Amerike nuk ka bere vetem koncerte, por ka zvogeluar edhe gjoksin.

Ne fakt, eshte perfolur edhe me pare ky si lajm, por kesaj radhe u duk sikur ndodhi me te vertete. Kengetarja ka nxituar te pergenjeshtroje zerat, duke thene se nuk e ka prekur gjoksin, pasi ka nder mend te nderhyje ne te vetem mbasi te linde. Ne fakt, edhe arsyet e keqkuptimit jane te mirekuptueshme, sepse Ciljeta keto kohe jo vetem ka rene shume ne peshe, por ka krijuar forma shume te mira fale ushtrimit ne palester. Kjo gje i ka dhene nje pamje shume elegante, aq sa te krijohet ideja se gjoksi i saj ka ndryshuar ose me sakte eshte zvogeluar. Ne fakt, kur bie ne peshe, edhe gjoksi nuk shpeton, por ne e dime se Ciljeta eshte shume e sinqerte me gazetaret dhe nuk do te na e fshehte kurre nje lajm te tille. /panorama/nentor 2011/

Suedezet Huazojne Kengen e Gentes...

Kompania suedeze huazon kengen “Guximi” te Gentes per reklamen e tyre

“Guximi” i Genta Ismajlit po rrotullohet edhe neper televizionet suedeze, ama jo klipi i kengetares, por nje tjeter video qe eshte realizuar nga nje kompani e njohur suedeze per reklamimin e produkteve te tyre, kurse si melodi e kane marre nga kenga e Gentes “Guximi”. “Tex mex tapas” Santa Maria eshte kompania qe per nevoja te saj ka huazuar melodine e kenges se Gentes. Kengetarja e njohur kosovare ende nuk ka reaguar per kete rast, vetem se ne faqen e fansave te saj ka publikuar videon e reklames se kompanise suedeze dhe si koment ka lene “Guximi?!”, qe do te thote se habitet per faktin se si e kane huazuar melodine pa lejen e saj, kompani ne nje shtet qe te drejtat e autorit respektohen ne maksimum. Ndoshta, nese ushtron padi per mosrespektim te te drejtave te autorit, Genta Ismajli mund te fitoje shuma te majme si demshperblim, si dhe te fitoje emer edhe me te madh ne shtetin suedez, ndonese atje pelqehet pa mase nga shqiptaret.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online