All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Tuesday, 11 September 2012

Ulpiana Lama: Jeta ime mes Tiranes dhe Prishtines...

Ulpiana: Jeta ime mes Tiranes dhe Prishtines

E ndjejme qe ne momentet e pare te takimit qe po flisnim me nje femer te plotesuar. Minutat e regjistruara na u duken kohe shume e shkurter. Ndoshta eshte nder te paktet personazhe televizive qe eshte aq shume e “pasur” me dije. Eksperiencat e saj te meparshme na e rrefenin kete gje, por ne kontakt te drejtperdrejte faktet na folen ashiqare. Ulpiana Lama eshte mysafirja jone e fundjaves ne “Jeten” e Shekullit. Me te kemi biseduar per tema te forta e te buta, per jeten para dhe pas viteve 90’. Ne kete rrefim ish-zedhenesja e Qeverise se Kosoves na ka folur per veten, per shtepine e vjeter e te re, per gjysherit dhe prinderit, per kujtimet dhe te ardhmen. Me nje gjuhe te paster, Ulpiana tregon...

Se pari pergezime per "Pasdite ne Top Channel". U mesuam t'ju shohim si opinioniste ne “E Diell” dhe tani si moderatore ne Pasdite. Eshte ndryshim rolesh, po mesoheni?

Eshte e vertete qe ka ndryshim nga opinioniste ne prezantuese. Ne pozicionin e dyte duhet degjuar shume e folur me pak. Une jam person i opinioneve te forta, i kam shprehur dhe mbrojtur ato publikisht. Nuk eshte ky rasti si prezantuese, kur duhesh frenuar nga dhenia e shpeshte e opinioneve, ndonese formati i Pasdites lejon ndertimin e raportit personal me publikun, qe do te thote ndarje pervoje dhe mendimesh. Por natyrisht, kjo hapesire eshte shume me e kufizuar...

Si shkoi E Diell? Cfare moret e cfare dhate ne ate marredhenie?

Ruaj nje ndjesi te embel nga “E Diell”. Kam shijuar procesin krijues si skenariste e rubrikes se talk-showt. Kam provuar adrenalinen ne studion e programit perballe publikut. Me eshte ngrohur zemra nga diversiteti i forumit mbareshqiptar ne te cilin u shnderrua rubrika bisedimore; per te paren here besoj pame Commonwelth-in kulturor shqiptar ne aksion - ceshtjet e perbashketa trajtoheshin bashkerisht pa peshen e kufijve fizike, mendore e tematike. E pastaj, mund te numeroj se paku dy miqesi te reja; disa kilograme kafe te konsumuara ne barin e ish-Ekspozites, te sherbyera gjithnje me humor dhe korrektese nga Tani, banakieri; kujdesin qe tregonte per mua secilen here grimierja Eni Lena; dashamiresine dhe profesionalizmin e Albanit Dudushit; harene dhe pjekurine e gazetareve te TopShow-t me te cilat ndaja zyren; kujdesin e Aldona Luarit, gazetares me pervoje, ne ansamblin e se teres. Cka kam dhene eshte pare nga ekrani. Ne pune, jam nje ‘makineri e rende’, i ndez te gjitha baterite. Mund te kem dhene edhe dicka apo shumecka tjeter, por qe nuk jam ne gjendje ta mas. Ne parim besoj ne marredheniet e barabarta, kur palet angazhohen sinqerisht e seriozisht per ta bere te funksionoje, mirepo edhe marrin ate per te cilen kane nevoje. Kjo garanton jetegjatesine e nje raporti.

Na tregoni pak per qytetin, lagjen, jeten tuaj?

Kam nderruar mbi 20 here adrese. Kjo eshte jeta ime, me shume levizje. Here kam marre une vendimet per jeten, here ajo per mua. Ne nje prej ketyre levizjeve nuk kam pasur gisht fare: atehere kur me sollen ne jete. U linda ne Tirane, kam kaluar femijerine “te Brryli”, zyrtarisht rruga “Arkitekt Kasemi” - shqiptari i talentuar, kryearkitekt i Perandorise Osmane. Kisha shtepi private ne rrugicen tone, nje pallat oficeresh ne krah dhe nje tjeter me i perzier qe popullohej nga juriste e arkeologe, mjeke e punetore. Sa e vogel me duket tani shtepia gjigante e njehere e nje kohe. I dua palmat sepse ne femijerine time kurora e nje palme ngjitej deri ne dritaren e dhomes se fjetjes ne katin e dyte. Kishte lule te verdha, vizitohej nga zogj, flutura e blete. Lagja ishte e qete, me tiranse autoktone e te ardhur, te cilet jetonin paqesisht prane njeri-tjetrit. Gjyshja nga mami - gruaja me balancen me te shkelqyer qe une njoh mes nevojave te veta dhe kujdesit per te tjeret - gjente nje fjale te mire dhe haje e pije mrekullueshem me te. Pa me kujtohen si tani pasditet e veres kur grate dhe vajzat nxirrnin batanijet e lehta si parashuta mbi bar dhe tirrnin, triko e fjale... ka qene kodrine ajo pjese e Brrylit te ura dhe Lana ishte e paster. Koheve te bukura u erdhi muzgu ne vitin e 10-te te jetes sime, kur familja e ngushte – une, mamaja, babai dhe motra - u transferuam ne Fier. Duhet te kete qene pervoje traumatike: nga femija pa andralla, perfundova ne femije me celesin ne qafe, kujdestare e motres sime te vogel e me pas e vellait, ne nje qytet ku nuk kisha asnje te aferm, asnje lidhje e madje – ne fillim – me veshtiresi kuptoja c’flitej. Nuk e harroj angushtine qe kam provuar nga moskuptimi. Gjyshja ime gjakovare, kishte konservuar gjithcka nga qyteti, edhe dialektin. Im ate fliste shqipen letrare te paster. Ne te shkruar e “tradhtonin” “c” dhe “q”-te, “xh” dhe “gj”-te, por ne bashkebisedim nuk dallohej aspak... Keshtu pra, u rrita shpejt! Dhe perfundimisht me mbeti nje prekje melankolie. Harrohesha pas librave. I perpija. Nuk di te kem bere tjeter pervec se te kem lexuar. Ah po, jam angazhuar per dy vjet edhe me teatrin e shkolles. Ngjitja ne skene, ankthi i performances, emocioni i marre aty per aty nga duartrokitjet apo mosaprovimi i publikut, duhet te kene lene gjurme tek une.

Sa u pershtatet me Fierin qe ishte nje qytet i ri per ju?

U pershtata me Fierin dhe krijova miqesi te forta qe zgjasin sot e kesaj dite. Dhe ia njoh si merite qytetit te vogel orientimin kah te lexuarit, ne nje kohe kur askund ne Shqiperi nuk kishe c’te beje. Ishin vitet ’80. Me bie ndermend apartamenti i pare ne Prishtine, ne lagjen Dardania. Ishim te rinj, e sapofejuar dhe Prishtina me terhiqte si magnet me entuziazmin e saj. Sapodale nga lufta, njerezit kishin brenga e plage, por energjia, shpresa, gezimi per jeten ishin ngjites...

Adresa e fundit ne Prage, nje apartament qe binte mbi nje park ne Vinohradska prej nga shihej lundrimi i qytetit ne diell, Pallati i Mbretit dhe lumi. Parisi – collocation, ndarja e nje shtepie me dy vajza franceze, nje vile e vogel dhe e dashur ne periferi qe u be streha ime e pare ne ate megaqytet. Dhe adresat e tanishme, ne Prishtine dhe Tirane. Me sa duket e tille eshte arkitektura jone emocionale, mbajme mend pervojen e pare dhe te fundme dhe dicka ndermjet... Kuptova nga keto levizje se cdo qytet ka kodin e vet, i cili duhet njohur e respektuar.

Si eshte nje dite e juaja sot?

Ka pasur momente kur kam menduar qe nuk kam rutine. Kam kuptuar se kam rutine dhe fort te rendesishme madje ne momente kur rrethana jetesore me kane nxjerre jashte centrifuges se mini-universit tim. Mirepo nuk mund ta pershkruaj diten ne kategori fikse. Me nderthuren pjesa sociale me meditimin, te lexuarit me kerkesat e nje zonje shtepie, kerkimi i shpejte i informacionit te ri me thellimin ne dije, enderrimi me kufizimet praktike, vaniteti me vete-ironine.

Po me prinderit? Cfare keni marre nga ta?

Im ate nuk eshte ne kete bote. Besoj se qe ai do te ishte krenar. Ka qene shume kerkues dhe ne te gjalle te tij nuk ndjej se i kam justifikuar pritshmerite ndaj meje. Ishte fillimi i vitit 1998 kur ai u nda prej nesh; jeta ime deri ate moment ishte gjithcka. Babai ka qene heroi i femijerise sime – i fuqishem fizikisht, i ndricuar intelektualisht, e shihja si nje personazh te filmave me Herkulin, nje lloj mbinjeriu. Kurse mamaja, gruaja me e bukur dhe me e dashur ne bote. Po, jam krenare per ta. Me kane dhene nje model te te jetuarit me pune dhe dinjitet. Eshte nje trashegimi qe, edhe po te dua, nuk e heq dot qafe. E kam ndjere, ne momentet kur jam gjendur nen lartesine e ketij modeli, te me pushtojne turpi dhe faji. Besoj qe jam kjo qe jam sot, nje person i ekuilibruar, si rezultat i perpjekjes dhe kerkimit personal per t’iu afruar ketij modeli.

Bazuar ne eksperiencen tuaj, cili mund te jete sekreti qe nje femer te jete e suksesshme?

Menyra si jemi rritur, vlerat qe brendesojme, percaktojne natyren e suksesit. Me se pari duhet te bejme nje marreveshje per suksesin. Kemi parasysh arritjen e nje statusi te caktuar social dhe material? Te nje qellimi? Te kunderten e deshtimit? Atehere mos me quani “e suksesshme”. Kam mesuar nga analizimi i deshtimeve te mia me teper se sa nga arritjet e mia. Qellimet jane te perkohshme, sherbejne si disa gure kilometrike permes te cileve masim progresin. Statusi social e material? Pfff... mbase, por jam ne gjendje te tallem edhe me kete “arritje”. Ajo qe kerkoj eshte veterealizimi, permbushja. Dhe kjo vjen ne shume menyra: si kontribut per shoqerine, paqe me veten, kerkim shpirteror, pune per te lene gjurme... E ndersa flas, me bie ndermend “Muzeu i pafajesise” i Orhan Pamukut. Kur te gjithe perreth e konsideronin te deshtuar ate, Kemalin, dikur biznesmen i pasur i cili kishte braktisur gjithcka per dashurine e tij, Fysynin, ai vete kerkon t’i shkruhet mbi epitaf (pak a shume) kjo fjali: “pati nje jete te lumtur!”.

Eshte e lehte apo e veshtire te arrish suksesin ne ditet e sotme?

Sipas kuptimit te pergjithshem per suksesin, i bie te jete me lehte. Nje klip i shumeklikuar ne internet dhe ja – popullaritet dhe fitime. Disa dalje ne publik qe ngjajne me skena kacafytjesh ringu me kundershtarin politik dhe ja, avancim ne karriere nga shefi qe shperblen zellin dhe sherbimet. Po, ndjeshem me lehte duket...

Cfare roli ka bashkeshorti juaj, ne karrieren dhe suksesin tuaj?

Nje person i kultivuar, i mencur dhe mbeshtetes, stimul per te kerkuar me shume nga vetja dhe per tu bere person me i mire - kete efekt ka pasur ne zhvillimin tim Ardiani, bashkeshorti im.

Cili eshte kompromisi me i madh qe mund te keni bere deri me tani ne jete?

Dini ju ndonje menyre per t’u shpetuar kompromiseve? Jemi individe brenda botes, ekzistenca jone merr kuptim permes komunikimit me tjetrin. Kuptimi qe une i njoh kompromisit lidhet me shume me tolerancen. Do kish qene mire sikur politikanet tane psh te kishin me shume prej ketij ingredienti...

Si ka qene jeta juaj si zedhenese qeverie, si e keni jetuar ate kohe?

Intensivisht. Me shume pergjegjesi. Ishte nga ato momente ne jeten e individit kur - jo aq per pozicionin se sa per rrethanat - ndjen se po ben histori. Ju kujtohet shprehja e romakeve? ‘Per nder e lavdi’. Kjo ka qene edhe motoja ime asokohe. Ishte periudhe unike, e paperseritshme, ndjehem me fat qe munda te jem pjese e proceseve dhe te jap kontributin tim modest.

Cfare ka ndryshuar ne Kosove nga atehere?

Nje enderr e lirise per shumekend, Kosova tani eshte nje teater relativisht i vogel, ne rrugen e vet, me te panjohura, me ngerce. Une nuk e shoh integrimin ne BE (pyetja eshte sa jete ka BE sic e njohim sot?) si panacea per problemet ne Ballkan. Ballkani duhet te mendoje te funksionoje edhe pa BE-ne. Vendosja e ekuilibrave mes fuqive krahasueshmerisht te barabarta eshte e vetmja zgjidhje afatgjate dhe e qendrueshme per rajonin. Prej kendej edhe ritheksimi i perspektives se njesimit te Kosoves dhe Shqiperise ne nje unitet qeverises qe ka te perbashket sigurine dhe politiken e jashtme. Ne rastin me te mire, ndertimi i nje kombi kosovar nga nje popullate ne masen 93% shqiptare, eshte vetemashtrim. Kenaqja e nevojave psikologjike te rendesise dhe vetevleresimit mund te arrihet permes nje mekanike tjeter: ndertimit te marredhenieve korrekte te barazise dhe jo ndervaresise midis Shqiperise dhe Kosoves. Dinamika e identitetit eshte interesante: mund te krijohen dallimet nga vogelsite, ose te theksohen afersite nga pak pika te perbashketa. Ne kemi shume ngjashmeri dhe pak dallime, ndaj eshte mire t’i rrafshojme perpara se te na behen te pakapercyeshme.

Tirana dhe Ulpiana

Cfare te ben pershtypje sa here vjen ne Tirane dhe mund te thuash; si ka mundesi qe kjo gje nuk u rregullua ketu?

Kontrastet. Sot me shume se asnjehere me pare. Jetojne krahas-krahas, frekuentojne te njejtat bare aventuriere te paskrupullt e cinike dhe neo-idealiste. Hameret i bejne karshillek bicikletave te ambientalisteve te rinj, ndersa keto te fundit duken si objekte efemere e delikate te nje tjeter bote. Kontrastet vijojne pa fund, por dua t’i mbaj per vete e te mos leshohem ne pergjithesime pavend. Sidoqofte, qyteti eshte i gjalle, plot jete dhe njejte si adoleshentet, ambicia i xixellon ne sy e ia fryn flegrat. Keshtu edhe Tirana sot me duket e re, nga pak tekanjoze, joshese, dinamike, ende pa stil te qarte.

E mendoni ndonjehere te jetoni perfundimisht ne Tirane?

Tirana eshte qyteti im i lindjes, ketu kane varret gjyshja dhe babai im, gra e burra me te cilet me ka lidhur gjaku. Miq. Ketu jeton nena ime. Une banoj edhe ketu, punoj edhe ketu. Ne gjeometrine euklidiane nuk ka “edhe...edhe”, por ne realitetet identitare ka qe c’ke me te. Ne zemren dhe mendjen time mehalla e Qerimit. Gjakova vendlindja e te pareve te mi dhe vargmalet e Sharrit, jane pjese e gjeografise se Atdheut, po aq sa Tirana ku jam lindur vete, liqenet e Lures apo bregdeti jonian. Kjo menyre te menduari e ka percaktuar relievin tim shpirteror dhe identitetin tim. Fjala “perfundimisht” me sjell ndermend ngjarjet e pakthyeshme, e te tilla per mua jane vetem dy, lindja dhe vdekja. Gjithcka tjeter eshte ne levizje, ne ndryshim fatmiresisht, si rrymat ujore, si dunat e reres, si rrjedha e lumenjve.

Moderatorja

Ulpiana Lama eshte fytyra e re e “Pasdite ne Top Channel”. Prej dates 3 Shtator ajo eshte shfaqur pasditeve ne ekranin e televizionit. Ulpiana Lama eshte studiuese dhe intelektuale me profil publik ne fushen e shkencave shoqerore, medias dhe komunikimit. Gazetare permbi nje dekade, Ulpiana Lama ka ideuar, realizuar dhe drejtuar programe televizive te natyres sociale dhe informative ne media vendore dhe nderkombetare. Eshte kolumniste e rregullt ne shtypin vendor per ceshtje sociale dhe politike si dhe ligjeruese ne universitet. Znj. Lama eshte mbeshtetese e konceptit te te mesuarit pergjate gjithe jetes. Ajo vete ka studiuar ne Tirane, Paris dhe Uashington. Nder kauzat sociale qe mbron jane ato per mbeshtetjen e shtresave te pafavorizuara, sidomos femijeve dhe grave, si dhe ceshtjet ekologjike. Me bashkeshortin, Ardianin, jetojne mes Prishtines dhe Tiranes. Ajo nje kohe ka qene edhe zedhenese dhe keshilltare politike e ish-kryeministrit Agim Ceku. /entela resuli/shekulli/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
TEXT ]]

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online