All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 28 January 2012

Valentina, motra e Gjyste Vulaj, gjithmone dhe me seksi

Ajo është e bukur, por dhe një këngëtare e cila ka sjellë kohët e fundit disa hite të cilat po dëgjohen dhe po komentohen shumë. Megjithëse të gjithë e njohin si motra e Gjyste Vulaj, ajo ka vite që ka krijuar emrin e saj si një këngëtare, është fjala për Valentina Dedvukaj.

Ne siguruam një foto të re dhe duke e krahasuar me dimrin e sotëm, ajo është shumë e nxehtë me këtë pamje, që do ti kishte lënë në ‘shtëpi’ shumë bukuroshe të pistave, nëse do të merrej me modelizëm.

Valentina, për ti gjithë ju meshkuj që sapo ngjallët një interes për vajzën, është e martuar, mos shkoni më andej, ajo ka vetëm dy vite që është martuar dhe jeton e lumtur në Amerikë, por që herë pas herë nuk e harron ëndrrën e saj për të krijuar këngë të cilat pëlqehet nga publiku shqiptar./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Valentina, sister of Gjyste Vulaj, and always sexy

Cubi Metka: Pse pranova te behem pjese e roleve seksi...

Cubi Metka: Pse pranova te behem pjese e roleve seksi ne “Sketch show"

I duhet te luaje femren joshese, partizanen, komunisten apo bashkeshorten e dikujt. Cfare ndodh ne paskuintat e “Sketch show” ne “Vizion Plus”, kesaj here vjen ne rrefimin e aktores Cubi Metka. Tregon per eksperiencen e saj si protagoniste humori ne nje format ndryshe, dhe lojen me djemte e “The SHBLSH”.

Ne show-n e “Sketch” ne “Vizion Plus” luan vajzen kokete qe realizon te gjitha pjeset e humorit, kur pergjithesisht kerkohet femra joshese. Ishte ky profili i aktores qe t’u kerkua, kishe dilema per ta pranuar?
- Ne fakt nuk luaj vetem femren kokete, por edhe partizanen, komunisten etj. Megjithate, duke qene se formati kishte vetem nje femer, natyrisht qe duhej edhe nje femer tjeter. Kisha dilema per ta pranuar per shkak te profilit qe eshte “Sketch show”, pasi nuk kisha marre pjese asnjehere ne nje program te tille. E gjithsesi mendoj se ia arrita me sukses, kjo fale ndihmes se kolegeve aty, pasi jane te gjithe profesioniste ne fushen e huumorit.

Neda Karafili zedhenese e Aleances Kuq e Zi...

Neda emerohet zedhenese e Aleances Kuq e Zi, fansat shprehen kunder

Neda Karafili, ish-lojtare e “Big Brother 4”, eshte emeruar ne postin e zedheneses se Aleances Kuq e Zi, ne konferencen e saj te pare per shtyp dhene pak dite me pare. Por shfaqja e saj e pare televizive si zedhenese eshte shoqeruar me komente aspak pozitive nga fansat, te cilet ne shume forume dhe facebook kane shfaqur komente ku shprehin kundershti ndaj ketij vendimi. E komentuar fillimisht per pranine e saj ne Forumin Rinor te Partise Demokratike, qe para hyrjes ne lojen e BB, tashme Neda eshte pozicionuar ne Aleancen e kuqezinjve, pjese e se ciles jane bere edhe disa artiste te njohur. Ky pozicionim i saj vjen pas botimit te librit te saj te pare “Archea”, botuar nga shtepia Botuese OMSCA-1. Per librin me 152 faqe, ajo thote ne parathenie se: “Ne kete liber do te perpiqem t’jua rrefej edhe juve Archene. Timen”.

VIP Ballina, Revista BLUETOOTH - 28 Janar 2012

Revista BLUETOOTH, 28 Janar 2012
  • Valbona Mema dhe Rezi, sherr ne klipin e Ingritit dhe Ciljetes. Shahen me fjale fyese ne publik. Shkaku? Rozi! Fotot ekskluzive te VIP-ve ne prapaskenat e videoklipit
  • Blero ka frike nga gruaja
  • Linda Halimi: "I urrej femrat qe bejne plastike e behen si Pornostar"
  • Alida Duka: Se shpejti me shihni ne MTV
  • Roberti i Nora Istrefit, "gjuetar" i kolegeve te se dashures
  • Bledi Strakosha ne mbrojtje te Gay-ve
  • Suprizat e "Dancing with the Stars"! Mes konkurrenteve perfliten Dreshaj, Kapexhiu, Gaxha dhe Libohova. Alfred Kacinari ne vend te Canit ne juri!
  • Diellza Kolgeci kombinon recipetat me vathet
  • Seldi ben tatuash emrin e te fejuares
  • Ogreni, menaxheri i Nedes
  • Rikthehet "Apartamenti 2XL". Turjan Hyska: Lisa eshte seksi, Arvizu vdes per te
  • Adi Krasta sulm qeverise dhe Gjebreas?!

Sinan Hoxha u kendon ne dasem Ciljetes dhe Ingridit

Ashtu sic kemi thënë po bëhet gati klipi i dy bukurosheve seksi Ciljeta Xhilaga dhe Ingrid Gjoni për të ardhur në treg. Madje sic shihet në këtë foto, muzika dhe zëri i këngëtarit Sinan Hoxha do të jetë ai që do ti përcjellë vajzat të cilat në një moment sipas fabulës së klipit do të martohen.

Këngëtari Sinan Hoxha edhe në jetën e perditshme dihet që është një mik i mirë i dy artisteve bukuroshe. Të gjithë presin me padurim për të parë videon, e cila do të jetë shumë shpejt në treg dhe sic kemi treguar ka një fabul shumë interesante të një ngjarjeje mes dy mikeve të cilat në filmin e shkurtër të klipit plaken dhe kujtojnë të kaluarën./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sinan Hoxha was singing in the wedding party and Ingridit Ciljetës

As we have said is about two beauties sex clip of Ciljeta Xhilaga and Ingrid John to come on the market. Furthermore, as seen in this photo, music and the singer's voice Sinan Hoxha will be he who will follow the girls that at one point the clip as fables will marry.

VIP Ballina: Revista PANORAMA PLUS - 28 Janar 2012

Revista PANORAMA PLUS, 28 Janar 2012

  • Ciljeta dhe Ingridi, ne dasme zgjedhin muziken tallava te Sinan Hoxhes. Zihen, rrihen dhe thurin intriga pa fund tek "Mike dhe Rivale"
  • Arbana Osmani: Pas 10 vitesh martese, po mendoj seriozisht per femije
  • Adi Krasta konfirmon Gjebrene si rivalin e tij te perhershem. "A Show", nje shfaqje ku prezantuesi i njohur shfren dufin e akumuluar per gjithcka e gjithkend qe ai e sheh si problem ne kete vend
  • Adelina Ismajli: Eksplozivin ne koncert ma vuri kengetarja e lidhur me politiken
  • Policia i konfiskon eurot false dhe i censuron klipin Bleros
  • Ledri Vula ne shtrat me nje bionde
  • Perfundon lishja 5 mujore, modeli Alessio Alia ndahet nga Katerina
  • Mihrije Braha tenton te riaktivizoje motren ne muzike

Greta Koci i jepet politikes me seriozitet, harron muziken...

Greta Koci e mer me seriozitet politiken, le pas dore muziken!

Nuk keni haruar kohen para disa viteve kur neper tubime dhe mbledhje te PD-se shfaqej kengetarja Ciljeta Xhilaga? Tashme si duket vendin e saj e ka zene kengetarja tjetrer Greta Koci, e zgjedhur nenkryetare e forumit rinor te kesaj partie.

Greta si duket e ka me shume qejf angazhimin ne politike se sa Ciljeta. Kjo e dyta shfaqej vetem ne tubime te medha me rendesi te larte, dhe neper fushata ku performonte, derisa Greta ne pozicionin e nenkryetares duhet te mbaj dhe drejtoje mbledhje mes te rinjeve te kesaj partie.

Videot e kengetareve shqiptare kane me shume shikime se porno yjet?!

Mister, klikimet ne youtube!?

Kengetaret akuzojne njeri tjetrin per menyren ilegale te numrit te shikimeve

Fansat: ‘’Paguhen hacker nga Azia per rritjen e klikimeve’’

E keni vene re qe per nje kohe te shkurte rriten klikimet e klipeve te kengetareve duke shkuar ne miliona? Por, asnjehere nuk jemi pyetur se nga mund te arrihen gjithe keto klikime duke e ditur qe jemi nje popull i vogel ne bote dhe jo te gjithe perdorim internetin, madje jo edhe popujt ne Ballkan ose ne bote ndjekin dhe percjellin muziken shqipe. Keto klikime deri me tani kane ngelur mister, edhe pse disa here persona te caktuar e kane ngritur si ceshtje shqetesuese.

Dafina Rexhepi dhe Linda Halimi prezentojne te dashurit?!

Dafina Rexhepi dhe Linda Halimi prezentojne te dashurit!?

Secili qe do te sheh kete imazh, mendja do t’i shkoje se dy kengetaret kane prezentuar te dashurit e tyre. Linda dhe Dafina jane mikesha, ata shoqerohen edhe privatisht, derisa Linda deri me tani ka nje fejese te kaluar, Dafina ne anen tjeter nuk ka bere publike ndonje lidhje dashurie edhe pse flitet me te madhe se kjo bukuroshe e skenes eshte ne nje lidhje serioze por qe deshiron te mbaj larg mediave.

Edhe kur e kemi kontaktuar te pyesim ne lidhje me jeten private, kengetarja gjithmone eshte munduar t’iu ike pyetjeve duke thene se ka gjera te tjera nga kariera per te cilat deshiron te flase e jo per te dashurin e saj, kurse Linda Halimi akoma nuk i ka dhene fund misterit se nese ajo eshte ne lidhje me Big D apo e ka vetem menaxher sic ka deklaruar.

Mihrija tenton te rikthen Loren ne muzike...

Mihrije Braha tenton te riaktivizoje motren ne muzike!

Perfitimet ne muzike si duket me vonese i ka kuptuar kengetarja e njohur Mihrije Braha, ku se bashku me motren, vellain, babain apo nenen (kengetare) perfiton me shume neper koncerte.

E motra e Mihrije Brahes, Lora ka qene kengetare e njohur para disa viteve ne Kosove, por pasi u martua dhe u be nene, ajo vendosi te largohet nga muzika duke iu perkushtuar me shume familjes.

Kete vit, Mihrija ka vendosur qe te riaktivizoje Loren ne muzike duke e sjelle ne disa potpuri dhe koncerte se bashku, duke filluar nga festat e fundvitit ku performuan se bashku. Por kete rradhe, Mihrija ishte paraqitur me serioze, jo me fustane te shkurtra dhe provokative.

Kaltrina Selimi angazhon Dritonin si menaxher...

Kaltrina Selimi angazhon te fejuarin si menaxher

Derisa nje kohe e ndiqte nga pas vellai Kushtrimi, tashme pas Kaltrines do te vrapoje i fejuari Dritoni i cili eshte vendosur ne Prishtine pikerisht per shkak te te fejuares e cila me profesion eshte kengetare.

Kohe me pare u perfol se Dritoni ka lene Londren dhe eshte vendosur ne Prishtine per te fejuaren Kaltrinen dhe tashme mund te shihet krah saj neper koncerte e mbremje muzikore. Kemi pasur rastin te hetojme dhe ne kete gje pasi Kaltrina dita dites shihet me shpesh ne publik me Dritonin, gje qe me heret nuk e kemi vene re.

Mos u beni merak, botoksi i Zanfines eshte sezonal...

Nderhyrjet e Zanfines jane sezonale, pas nje kohe kengetarja kthehet ne normale!

Pluhuri qe u zgjua per nderhyrjet kirurgjikale tek kengetarja e njohur Zanfina Ismaili si duket vazhdon te duket shume normale, pas reagimit te kengetares e cila ka thene se nderhyrjet e saj jane sezonale dhe se nuk jane nderhyrje kirurgu, por intervenime te cilat jane sezonale dhe me kalimin e nje kohe rikthehen ne normale. ‘’Jo, nuk i kam me botoks (buzet).

Kam treguar ne emisionin Oxygen detajisht rreth kesaj teme”, ka theksuar kengetarja gjate nje prononcimi dhene per mediat.

Modeli Alessio Alia ndahet nga Katerina...

Perfundon lidhja 5 muajshe, modeli Alessio Alia (Afrim Aliaj) ndahet nga Katerina

“Po, jam ne lidhje serioze me Katerinen, eshte zyrtare lidhja ime, eshte nje vajze qe une e dua dhe lidhja ime me te eshte nje dashuri e vertete . Jemi njohur ne nje diskoteke ne Melbourne prej 3 muajsh dhe kjo ndodh pas nje kohe te gjate qe isha single. Takova nje vajze qe me beri pershtypje ne te gjitha anet: karakteri, thjeshtesia, bukuria dhe karizma, sic eshte nje fjale e vjeter ne anglisht (The Worlds it's in rash, but I waited to be prefaced), keshtu qe tek Katerina gjeta nje gje perfekte qe na solli nje dashuri te paster dhe mbi te gjitha jemi shume shoke dhe kemi shume gjera te perbashketa”, ishin keto fjalet me te cilat modeli shqiptar Alessio Alia i beri gjate nje rrefimi per gazeten ‘’Panorama’’ per dashurine e tij me modelen Katerina Deliyiannis, nga mesi i muajit korik te vitit te kaluar.

Jeta Faqolli shton peshe apo shtatzene?...

Jeta Faqolli shton peshe apo shtatzene?

‘’Shume perfekte vajzat tani, i mjafton vec nje bisturi, jo,jo vemendje s’do te kem, Jo, jo eshte bere problem, mjaft harxhove per aksesore, dekolteja do nje doctor, jo,jo vajza se dua, jo, jo nuk ben per mua, Konkurrenca, ah konkurrenca, me nje plastike ndryshon nuk je me vetja, konkurrenca gjithcka vajza ju mori, E vecante jam, pa bisturi doktori’’, nese ju kujtohet keshtu kendonte Jeta Faqolli para disa viteve!

Por Jeta duke shume ndryshe kete rradhe pasi siguruam nje imazh qe kengetarja e ka bere gjate xhirimit te nje klipi. Jeta nuk shfaq imazhin e nje kengetare seksi, pasi qe eshte kunder operacioneve plastike, te pakten kengetarja duhet te praktikoje palester qe te vendos ne vije linjat trupore pasi sipas kesaj qe ka nisur gjate ketij viti po te shtoje dhe ndonje kilogram, atehere nuk do te mund te kendoje keto lloj kenge pasi fansat do t’i thone, nese s’mund te mbash fizikun si duhet atehere bej nderhyrje tek kirurgu!!!

Dafina Zeqiri pas ndarjes ne banese me qera...

Dafina Zeqiri paguan 200 euro qera ne apartamentin e ri

Qe nga ndarja me te dashurin Krenarin, kengetarja Dafina Zeqiri e kishte shume te veshtire se ku do te vendoset pasi edhe pas disa viteve qendrimi ne Kosove, ajo nuk kishte siguruar banimin personal.

Kur u largua nga shtepia e Krenarit ajo u vendos fillimisht tek disa miq te saj, por per me vone te largohet nga aty per shkak se jeta e saj si kengetare eshte ndryshe nga te tjeret, gje qe kerkon komoditet ne vete. Ate komoditet qe kishte gjate qendrimit tek Krenar Cocaj si duket Dafina nuk e ka gjetur edhe ne apartamentin e ri.

Pas ndarjes e ema e saj vendosi te qendroje ne Kosove per nje kohe derisa e bija t’i rregulloje punet dhe jeten e saj. Dafina Zeqiri tashme ka nje apartament te saj ne nje lagje te Prishtines per te cilin paguan nga 200 euro ne muaj qera. Kengetarja vazhdon bashkepunimin me Cekic si menaxher i saj dhe po promovon albumin ‘’Just me’’ neper Europe. /blerand rexhepi/editorial/

Shqiptarja Adriana Kurtishaj prezentuesja me e bukur dhe e me popullarizuar ne Bosnje...

Shqiptarja Adriana Kurtishaj, prezentuesja seksi 5 vite ne ekranet boshnjake

25 vjecarja e cila per momentin po i cmend boshnjaket ne televizionin OBN, eshte shqiptarja Adriana Kurtishaj, e lindur ne Slloveni. Pas shume viteve te kaluara ne Slloveni, destinacioni i Adrianes ka qene Sarajeva ku para 5 viteve fillon pune ne televizionin OBN, fillimisht si prezentuese e motit.

E shkolluar ne fushen e ekonomise, ajo rastesisht futet ne boten e televizionit. Televizioni ku punon ajo eshte shume urban dhe modern keshtu qe Adrianes i pelqen kjo pune qe ben dhe shikuesit e saj jane shume te kenaqur me te. Pas nje viti si prezentuese e motit, drejtuesit e televizionit Adrianes i japin nje detyre te re duke filluar udheheqjen e nje shou program zbavites te quajtur “Nedjeljom popodne” apo ne shqip si formati ‘’E diell’’, ku edhe sot e kesaj dite e drejton.

Mbyllet Kanali Zyrtar i Dafina Zeqirit ne Youtube...?!

Mbyllet kanali i Dafina Zeqirit ne YouTube

Eshte mbyllur kanali zyrtar i Dafina Zeqirit ne rrjetin me te madh social te videove, YouTube, ku kengetarja kishte dhjetera miliona klikime neper kenget e saj.

Teksa po kerkonim videoklipin “Supernova” ne kanalin e saj zyrtar per arritjen qe ka pasur kenga pas nje muaji te lansimit, kemi hasur ne mos ekzistence te videos ne fjale dhe c’eshte me e cuditshme nuk ekziston me as kanali i kengetares.

Gjithcka flet per nje mbyllje te kanalit te kengetares ne YouTube, qe sipas burimeve te Telegrafit ka ardhur per shkak te shikimeve te rrejshme te shtuara nga bashkepunetoret e kengetares, megjithese keta te fundit dhe as vet kengetarja nuk ka bere ndonje konfirmim zyrtar per ate qe ka ndodhur. /Telegrafi/

Friday, 27 January 2012

VIP Ballina: Revista GAME OVER - 27 Janar 2012

Revista GAME OVER, 27 Janar 2012
  • Tuna: Me shume dashuri per homoseksualet
  • Armand Peza, analist i edicionit te peste te "Big Brother"
  • Barbana Dini: Me pelqen kur me therrasin BARBI
  • Diellza Kolgeci: Dashuria ime me rugovasin ne Bjeshket e Nemuna
  • Shota Baraliu: Frekuentoj sexy shop-et dhe nuk paragjykoj asnjeri
  • Joni Peci: "Super Model" kete vit do te vije ne formen e nje reality show
  • Jeta e aktores dhe modeles turke Cansu Dere. Si u ndalua pjesemarrja ne "Miss Universe" nga qeveria turke
Meqe na kane mberritur shume e-maile, (mesazhe, sugjerime) per te mesuar gjithcka mbi jeten e protagonistes se njeres prej telenovelave me te ndjekura ne Shqiperi (EZEL), kesaj here ne cover shkelqen Cansu Dere, ose sic e njohim ndryshe, EJSHANI. Por pervec jetes dhe karrieres se saj, te cilen do ta lexoni me detaje ne brendesi, te tjere personazhe shqiptare vijne me te rejat me te fundit nga jeta e tyre private dhe profesionale. Doni emrat e tyre? Patjeter:

Adelina Ismajli nuk e ka kompleks moshen

Adelina Ismajli eshte 32 vjece

Kur flet dhe shpjegon për karrierën e saj duket se po flet për kalimet në shekuj, pro ajo në fakt është vetëm 32 vjece, dhe ka 22 vjet në skenën e muzikës shqiptare. Kjo ëshët Adelina Ismajli e cila në rrëfimijn e saj në ‘Rubikon’ në KTV, tregoi dhe moshnë e saj , dhe tha se nuk e ka problem të tregojë se është 32 vjece.

Ndërsa e quajti se në trevat shqiptare ka arritur majat e tani ia ka nisur prej fillimi në tregun evropian dhe se ka nisur të pëlqehet dhe atje, pavarësisht se Adelina tha se nuk ka pasur mundësi ta promovojë mirë këngën, pasi kishte thyer këngën gjatë xhirimeve. /AlbaVipNews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Ismaili has no complex about her age

When talking and explaining to her career seems to be talking about crossing the centuries, in fact pro she is only 32 years old, and has 22 years the Albanian music scene. This is the rightful Adelina Ismaili, which in its rrëfimijn 'RUBIKON' in VCT, and moshnë told her, and said the problem did not show that it is 32 years old.

Seldi Qalliu :“Nuk marr nuse qe thote jo”(Audio)

Atraktiv dhe plot humor. Ky është karakteri i personazhit tonë, i cili ka qenë i ftuar në programin e natës ‘Top Vip” në Top Kosova Radio. Seldi Qalliu.

Përgjigje diplomatike, por edhe interesante jep këngëtari në këtë intervistë të quajtur ‘Mix-Max”, ku secila pyetje ka nisur me kryepyetjen se “Seldi do t’i thoshe gjithmonë vetes këndo dhe nëse”....Por, a do ta linte ndonjëherë muzikën këngëtari dhe për cilën arsye? Ndiqeni dhe lexojeni me vëmendje rrëfimin e tij.

“Kosova Sot”: Sinani nuk bashkëpunon më me ty?
Seldi: Absolutisht po!

“Kosova Sot”: Edhe nëse nusja do të thotë jo?
Seldi: Po nuk e marr unë një nuse që do të thotë jo. Do të kem një nuse që do të më kuptojë kur të vendos të martohem.

Valton Krasniqi me videoclip 10.000 euro!

Klipi i ri i Valton Krasniqit gati ne dy versione

Pas suksesit të këngëve “Did you knoë” dhe “ One Day”, këngë të cilat u pëlqyen shumë dhe u renditën mirë edhe nëpër top listat europiane si: Viva, apo Mtv, tani  Valton krasniqi po vjen me një videoklip të ri, ashtu sic kishte premtuar “Made in Kosova”.

Këto ditë djaloshin e kemi parë në Prishtinë ku ka realizuar një projekt gjigand, pas shumë ofertave që kishte pasur nga produksionet e vendit, por që videon e tij këtë herë ia besoi “Imagine” .Kjo kompani e para në vend ofroi që të përmbush kërkesat e Valtonit dhe të xhirohet me kamer filmike dhe ndricim profesional IM të cilët e përdorin në videospote yjet e huaja si: Lady Gaga, Jenifer Lopes etj.

Dhe mësuam se e gjitha kjo video ka kushtuar 10 mijë euro. Ndërsa modelet do të jenë 100 përqind shqiptare, dhe do të ketë dhe pjesë kërcimi nga grupi i njohur nga Kosova “Future Step”, ndërsa këngëtari vjen me një look më ndryshe, sic e shihni në këtë foto .

Projekti po realizohet në dy versione, një në gjuhën angleze për Viva & Mtv dhe tjetra në gjuhën shqipe për mediat shqiptare./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Videoclip Valton Krasniqi with Euro 10,000!

VIP Ballina: Revista PALOMA - 28 Janar 2012

Revista PALOMA, 28 Janar 2012
  • Aurela Gace vjen me klipin e ri "Tranzit". Dua qe vajzes time t'i thone: Hallall qumeshti i nenes!
  • Xhemi Shehu: Mrekullite ndodhin vertete!
  • Ervini i BB4: Me behet qejfi per Ermelen. Me ne fund gjet burre!
  • Platinette eksluzivisht per "Paloma": Meshkujt shqiptare kane frike te tregojne se jane homoseksuale!
  • Martohet Ingriti dhe Ciljeta, Sinan Hoxha shoqerues
  • Albana Osmani provon kengen, vjen ne bashkepunim me "Kthjellu"
  • Alban Dudushi: Shihemi ne "E Diell"
Tre intervista me tre personazhe te rendesishem te ekranit do ti gjeni ne kete numer. Ne prag te nisjes se sezon te ri te "E diell", Xhemi Shehi dhe Alban Dudushi na rrefejne ekskluzivisht per te rejat qe do te kete ky sezon,por edhe per jetet e tyre larg ekranit. Aurela Gace publikon klipin e saj me te ri "Tranzit" dhe ndan me ne te gjitha prapaskenat e tij,por edhe te jetes se saj te re si nene.

Blero deshiron te jete ne lajmet e para

Ai thotë vetë një lajm në një TV, ndërsa i kritikon gazetët dhe portalet se pse ky lajm shkruhet, ndërsa përsëri për të folur dicka zgjedh një media tjetër. E në fakt kjo është mënyra vërtetë ashtu sic thotë në revistën “Kosovarja” për të qenë në faqet e para, por duke harruar se jo për të mirë.

Ky është këngëtari Blero, i cili vërtetë ëndërron të jetë në faqët e para të gazetave, por vetëm te kjo revistë si duket ia ka arritur të dalë dhe me foto në ballinë. Ndërsa nga shumë lexues të saj e kanë shprehur mossimpatinë për këngëtarin kur e kanë parë foton e tij në kopertinën e revistës.

Ndërsa këngëtari ka harruar se tani gazetat dhe gazetarët merren më shumë me lajmet rozë dhe gossip, për të cilat lexuesi ka më shumë interes, e sidomos për beqarët dhe flirtet e tyre, e ku mbizotëron më tepër gjinia femërore./AlbaVipNews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Blero wants to be first in the news

Rona kendon e para ne "Eurosong 2012"

Hapjen e festivalit të këngës europiane “Eurovision Song Contest” sivjet do e bëj Shqipëria me përfaqësuesën e saj, këngëtaren Rona Nishliu.

Rona Nishliu në këtë festival do interpretoj këngën e titulluar “Suus” këngë kjo të cilës orkestrimin dhe muzikën ja bëri kompozitori Florent Boshnjaku, ndërsa teksti u bë nga vet Rona./Grazzi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rona first sings in "Eurosong 2012"

Opening of European song festival "Eurovision Song Contest" this year I'll Albania with its representative, Rona Nishliu singer.Rona Nishliu at the festival will perform the song titled "Suus" this song which has made ​​the orchestration and music composer Florent Bosnian, and its text was made by Rona. / Grazzi /


Adelina Ismajli:Flej me te dashurin tim per centimetrat e tij

Këngëtarja më e njohur kosovare e viteve të fundit, Adelina Ismajli ka rrëfyer jetën e saj në emisionin Rubikon të KTV-së. Fillimisht, ajo ka folur për të dashurin e ri Valin, duke thënë se dëshiron ta mbajë personale lidhjen e larg publikut, por prapë ka folur për të.“Unë nuk flej me xhirollogarinë e të dashurit tim, por me centimetrat e tij”, ka thënë Adelina.

E pyetur për lidhjen me Enver Sekiraqën e Triumf Rizën, ajo ka mohuar se është bërë shkak ndonjëherë për përleshjet midis tyre.Madje, për Sekiraqën ka thënë se janë të tjera këngëtare që e njohin shumë më mirë se ajo.

Adelina i është kthyer edhe rrahjes me Leonora Jakupin, duke thënë se nuk pajtohet asnjëherë me të, për shkak se ajo e ka shfrytëzuar këtë rast edhe më vonë për ta sulmuar e për të popullarizuar veten. Këngëtarja e shumë hiteve ka thënë se vazhdon të mbetet Rugoviste, por nuk do të thotë se është akoma me LDK-në.

Bledi Strakosha mbeshtet serisht homoseksualet

Prezantuesi shqiptar, Bledi Strakosha, përmes profilit të tij në Facebook, u ka dalë në mbrojtje të drejtave të homoseksualëve.

Derisa kishte parë në një emision për të rinjtë homoseksualë në Shqipëri, Strakosha ka reaguar duke shprehur habinë e tij për ata prindër që “ndonëse jetojnë në vitin 2012, thonë se nuk mund ta pranonin kurrë fëmijën e tyre homoseksual”.

Kjo nuk është hera e parë që ai i ka dalë në mbrojtje komunitetit homoseksual, ndërsa faqet e thashethemeve në Shqipëri spekulojnë se ai është në lidhje me stilistin Joni Peci. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bledi Strakosha again supports gays

Albanian presenter, Bledi Strakosha, through his Facebook profile, has come out in defense of gay rights.
While he had seen in a program for gay youth in Albania, Strakosha has responded by expressing his surprise to those parents who "live in 2012, though, say they can never accept their gay children."

Adelina Thaçi behet nene

Ja shfaqja e saj e fundit para se te sjelle ne jete Fionen.

Këngëtarja kosovare, Adelina Thaçi, është emri më i ri në radhën e femrave të famshme në estradën shqipe që është bërë nënë.Njoftohet se krijuesja e hitit “Kontrast” dhe partneri i saj Bardhyl Metaj kanë pritur në jetë një vajzë.

Ndërsa thuhet se çifti e ka pagëzuar vajzën me emrin Fiona. Vetem 4 dite para lindjes ajo ka qene e ftuar ne "Vitin e Ri te Artisteve" sic e shihni ne kete foto./Telegrafi/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Thaci is mother

Kosovar singer, Adelina Thaci, is the newest name in the row of famous women in Albanian Variety has become a mother.Reportedly the hit maker "Contrast" and her partner have been waiting Metaj Bardhyl to be a girl.While the couple has reportedly baptized girl named Fiona. Only 4 days before the birth she has been involved in "New Year of Artists" as you see in this foto./Telegraph/


Ckane te perbashket Maria De Filipi dhe Arbana Osmani?



Thuhet se ato të dyja bëjnë ligjin në televizionet ku punojnë, madje duke qenë me vite në mediat ku kanë ngulur rrënjë, vështirë që ti largojë dikush. Njëra është gruaja e cila quhet zonja e kanalit 5 në Mediaset, Maria De Filipi, ajo që njihet shumë edhe te shqiptarët, për ndihmën që i ka dhënë disa talentëve nga Shqipëria në Itali.

E tjetra është Arbana Osmani nga Top Media, e cila vështirë se mund t’ia zërë dikush vendin në programet më të mëdha në Top Channel. Por pyetja është ky është e përbashkëta e tyre?

Dallimi është vetëm nga mosha, ndërsa e përbashkëta është se i kanë futur rrënjët shumë thellë në këto media, që pavarësisht se mund të jetë dikush më e mirë se ato, nuk mundet të zërë vendin e tyre, pasi janë martuar pothuajse me ekranin ku punojnë, e natyrisht se kanë krijuar audiencë të madhe./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:
What are joint Arbana Maria De Philip and Osman?

Reportedly, they both make the law work in television where, even as the years have stuck in their media root, difficult to remove someone. One is the woman who called the lady of the Mediaset channel 5, Philip De Maria, she very well known to the Albanians, for the assistance it has given some talents from Albania to Italy.

Nora pret floket per klipin e ri?

Këngëtarja seksi do të vijë ndryshe në klipin e ri. Megjithëse të paktën modeli i flokëve stil Rihana ka vite që ka qenë në trend, ajo do të vijë kështu sic po e shihni. Kjo është Nora Istrefi e cila pëlqen si zakonisht të ndryshojë në dukjen e saj, sa herë ajo realizon një video të re.

Por si ne dhe shumë fansa të saj janë kureshtarë se mos vallë Nora i ka prerë flokët e saj, apo ka vënë paruke. Me siguri kjo e dyta mund të jetë, pasi flokët ajo i ka shumë merak. E megjithatë kënga mban titullin “Dubstep” dhe do të vijë shumë shpejt me një video interesante./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora expects to clip the new hair?

Sexy singer will come differently in the new clip. Although at least hairstyle Rihanna has style that has been years in the trend, it would come so as you can see. This is Nora Jones who usually likes to change her appearance, she realizes whenever a new video.

Adelina Ismajli thote se eshte ende Rugoviste

Adelina Ismajli sic kishim paralajmëruar ka rrëfyer jetën e saj në programin “Rubikon” në KTV. Kur është pyetur se nëse ka pasur lidhje me Arkanin ajo ka thënë se kurrë nuk ka pasur lidhje me të, madje sipas saj nëse do të kishte pasur lidhje, atëherë do të ishin faktet , foto apo videot.

Ndërsa ka treguar edhe për rrahjen me Leonora Jakupin duke thënë se ka qenë kjo që i ka rënë mamsë së saj në fillim, e më pas ka ndërhyrë dhe Adelina duke u kapur me të. Ndërsa kjo ngjarje sipas këngëtares ka përfunduar në gjykatë, e vetë Adelina ka dalë e pafajshme.

 Kur këngëtarja e ftuar në këtë program është pyetur se ka qenë Rugoviste, ajo është përgjigjur që jo vetëm ka qenë por vazhdon të jetë Rugoviste./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Ismaili says he is still Rugoviste

Adelina Ismaili as warning had narrated her life in the "RUBIKON" in KTV. When asked whether there were about Arkan said that she never had dealings with him, even according to her if it had been about, then they were facts, photos or videos.

Thursday, 26 January 2012

Gold AG, Hekuran Krasniqi, Aferdita Dreshaj, kenge kushtuar Çamerise

Po vjen nje kenge qe do te dridhe shqiptarine

Me një gërshetim dhe laramani zhanresh do të paraqiten së bashku tre këngëtarët e njohur Hekuran Krasniqi, Afërdita Dreshaj dhe reperi Arian Agushi i njohur si “Golden AG”.

Ata së shpejti do të lansojnë në treg një këngë të re e cila i dedikohet Çamërisë dhe kjo këngë do të lansohet bashkë me videoklip.

“Kemi vendosur që së bashku me Afërditën dhe Arianin të realizojmë një këngë kushtuar Çamërisë. Do të jetë një kombinim mes Hip-Hopit, labërishtes dhe toskërishtes. Është diçka e re në tregun muzikor dhe shpresojmë të pëlqehet në publik”, tha Hekuran Krasniqi për “Zërin”. Hekurani sapo ka përfunduar edhe një projekt tjetër të ri, me këngëtaren Adelina Hasani.

Edhe nje bashkepunim mes Tingulli 3nt dhe Skillz

Pas bashkëpunimit shumë të suksesshëm “High”, janë reperët e BabaStars ata që tashmë kanë menduar befasinë e radhës për fansat e tyre.

Skillz janë në përgatitje të albumit të tyre, ndërsa bashkë me të pritet të jetë dhe një super bashkëpunim i radhës me kolegët e grupit Tingulli 3nt.

Albumi sipas burimeve të Telegrafit pritet të vijë në formë promovimi me videoklip para lansimit të albumit të Skillz, i cili sipas të gjitha gjasave do të publikohet në fund të shkurtit ose në fillim të marsit./Telegrafi/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Even a collaboration between sound and Skillz 3nt

After the very successful cooperation "High" are BabaStars milestone of those who already have thought the next surprise for their fans.

Valer Kolnikaj Super Modeli seksi qe pret te behet baba

Ai u martua vitin e kaluar me Mandalenën, dhe së bashku përfaqësuan Shqipërinë në ‘’Best model of the Ëorld’’ që u mbajt në Sofje të Bullgarisë.
Djaloshi 25 vjecar që ka qenë imazh në shumë videoklipe të këngëtarëve, që ka reklamuar stilimet e Joni Pecit, ka mbaruar edhe studimet për mjekësi të përgjithëshme, me cka pritet që përvec modelizmit, atë ta shohim edhe si një mjek i ardhëshëm.

Valeri ka kohë që meret me modelizëm, ndërsa ka realizuar edhe shumë fotosesione me fotograf të njohur nga Shqipëria e Kosova, ndërsa ka sfiduar veten edhe si moderator në televizion. Një nga fotosesionet e fundit që realizoi me fotografin kosovar Arbër Hoxha zgjoi interes dhe debat tek publiku, ideja dhe zhveshja e modelit shfaqi në njërën anë një lloj provokimi tek gjinia e butë./Editorial.mk/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Valer Kolnikaj Super sexy model who expects to become a father

He was married last year with Mandalenën, and together represented Albania in the''Best Model of the World''that was held in Sofia, Bulgaria.

Faton Macula dhe Linda Halimi me projekt te perbashket

Kitaristi Faton Macula dhe këngëtarja Linda Halimi janë duke përgatitur një këngë të përbashkët, e cila pritet të lansohet javën e ardhshme, ndërsa u dedikohet të dashuruarve.

Macula ka njoftuar përmes profilit të tij në Facebook se kënga do të jetë pjesë e albumit të tij në shqip, ndërsa është shprehur mjaft i kënaqur për këtë bashkëpunim.

Nga ana tjetër, duke u shprehur e nderuar për këtë bashkëpunim, edhe Linda Halimi e bërë konfirmimin duke pohuar se është një melankoli dimërore, një këngë për të dashuruarit, me të cilën ata mund të vallëzojnë në Ditën e Valentinit./Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Linda Halimi Faton Macula and the joint project

Faton Macula guitarist and singer Linda Halimi are preparing a joint song, which is expected to launch next week, and was dedicated to lovers.

Hana Cakuli ka puthur nje femer


Këngëtarja nga Ulqini, Hana Cakuli, ka zbuluar një detaj interesant nga e kaluara e saj, duke thënë se puthjen e parë ia ka dhuruar një femre.

“Kur isha rreth pesë-gjashtë vjeçe dhe nuk e dija rendësinë e puthjes, dhe doja ta zbatoja ashtu siç e shihja nëpër filma, pata puthjen time të parë me një femër. E përshëndes me një të qeshur vajzën e hallës, Rinën”, citon Standard fjalët e Hanës.

Në të kaluarën, krijuesja e hitit “Unë vendos” ka punuar në Odën Ekonomike Amerikane, ndërsa aktualisht është duke moderuar një emision në televizion, dhe kuptohet, ajo vazhdon të këndojë ‘live’ nëpër lokale të ndryshme./Standart/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hana Cakuli has kissed a woman

The singer from Ulcinj, Hana Cakuli, has revealed an interesting detail from her past, saying that the first kiss has bestowed on a woman.

"When I was about five-six years old and did not know the importance of kissing, and I wanted to ever keeping as I saw in movies, I had my first kiss with a female. And greet with a laugh aunt daughter, Rina, "Standard quoted the words of Hannes.

Dafina Zeqiri kthen borxhin

Në muajt e parë të vitit të kaluar ishte krijuar një konflikt mes këngëtares Dafina Zeqiri dhe një organizatori të koncerteve në shtetet skandinave, me çka Dafina ishte nën menaxhim të ish të dashurit Krenar Çoçaj dhe kishte aranzhuar disa koncerte në Danimarkë e Suedi.

Njërin nga koncertet e kishte realizuar por për koncertin tjetër edhe pse kishte marrë të hollat prej 2.500 euro, ajo nuk ishte paraqitur në koncert duke dhënë arsyetim se kishte pasur disa probleme familjare. Me këtë rast, organizatori kishte reaguar duke kërkuar llogari nga këngëtarja pasi koncerti ishte paralajmëruar dhe ai në njërën anë kishte dalë si gënjeshtar para publikut kur kishte premtuar të sjellë Dafinën atje.

Adelina Ismajli flet hapur në Rubikon! [VIDEO]

Sipas një njoftimi dhë kësaj fotografie që ne po ju servojmë, këngëtarja kosovare Adelina Ismajli ka zhvilluar një intervistë përballë gazetarit Adriatik Kelmendi në programin ne tij “Rubikon” në Koha Vision. Thuhet se Adelina ka thyer heshtjen dhe ka rrëfyer pa doreza jetën e saj.

Madje në njoftim thuhet se ajo ka folur dhe për njerezit që nuk e duan, duke lakuar emrin e Leonora Jakupit, apo duke treguar dhe përcaktimin e saj politik dhe jetën e saj të re në Zvicër. Por a ka treguar cdo gjë këngëtarja e cila quhet dhe diva e muzikës shqiptare, apo ka thënë atë që pak ditë më parë tregoi në një tjetër televizion? Kjo pritet të shihet sonte në orën 20 në KTV./Maksim Gjokaj/

p.s. ja dhe videoja e plote e intervistes se Adelines ne Rubikon

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Ismaili open RUBIKON speaks?

According to a report and this picture that we are servojmë, Adelina Ismaili këngëtraja Kosovo has developed an interview in front of Kelmendi Adriatic journalist in his program "RUBIKON" in Time Vision. Adelina has reportedly broken the silence and spoke out bluntly her life.

Wednesday, 25 January 2012

Çfare pelqen e çfare jo Lorik Cana?

Futbollisti i cili nuk e harron Gjakoven

Po quhet Don Zhuani për femra. Sa herë është me një femër në krah, e shpallin të lidhur me të. Ky është futbollisti Lorik Cana, i cili vjen në këtë rubrikë me ato që i pëlqen dhe nuk i pëlqen. Është gjithmonë i lumtur dhe i pëlqen të jetë ambicioz kur është në fushën e blertë.

I pëlqen të kalojë disa ditë relaksimi në Gjakovën e tij ku ka lindur, është krenar që është shqiptar dhe këtë e tregon kudo, ndërkaq i pëlqen shumë kur të tjerët kanë besim në forcën e tij. Por, ai ka thënë se e dashura apo gruaja e tij duhet të jetë nga Evropa, natyrisht se do t’i pëlqente të ishte shqiptare.

I urren thashethemet që për të kanë qenë të shumta dhe i urren njerëzit mendjemëdhenj, duke qenë se ai është i thjeshtë për vete, ndërsa është kundër ndarjeve territoriale të vendeve shqiptare, prandaj dhe e përkrah Aleancën Kuq e Zi./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
What I like and what not Lorik Cana?

But for women called Don Juan. Whenever a woman on the side, the call associated with it. This is a football player Lorik Cana, who comes to this section to those likes and dislikes. It's always happy and loves to be ambitious when it is in green.

Ledri provokohet nga Elvana

Janë të dy shumë të lakuar edhe për simpatinë e tyre, ajo shpesh herë quhet seksi, e ai sipas një klasifikimi më i pashëm në skenën shqiptare.

Është ky Ledri Vulaj, i grupit Skillz, dhe Elvana Gjata që, si duket, tashmë nuk i ka vetëm këmbët e gjata, pro lëvizja dhe qëndrimi i saj tërheq vëmendjen e meshkujve, qofshin këta edhe kolegët e saj.

E Ledri, siç duket në këtë foto, nuk ka mundur dot pa u tunduar nga këngëtarja bukuroshe. Por, çfarë po mendon vallë djaloshi nga Prishtina, teksa është ulur afër Elvanës?/Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ledri provoked by Elvana

Are both highly curved for their sympathy, it is often called the sex, he by a classification of the most handsome in Albanian scene. Is this Ledri Vulaj, the band Skillet, Linkin Park and that, apparently, has not only already long legs, pro movement and its attitude attracts the attention of men, either of her colleagues.

Angela Martini tifoze e Real Madrit, apo e Ronaldos?

Angela Martini e dashuruar pas Ronaldos?

Edhe modelja seksi shqiptare bën tifo për skuandrën e saj në ndëshjen që po luhet në mes Real Madrit dhe Barcelonës. Kjo është Anxhela Martini e cila në profilin e saj në facebook kishte brohoritur për Real Madritin, ndërsa një javë më parë ishte aktori, dhe miku i saj, Blerim Destani që kishte vënë bast për Barcelonën.

Tani po e kuptojmë se pse Anxhela dhe Blerimi nuk iu eci mirë bashkë, kur u takuan në një mbrëmje pas një spektakli bukurie në Tiranë, sepse paskën qenë kundërshtarë në futboll. Por bukuroshja shqiptare me famë botërore, është vërtetë me skuandrën e Real Madritit, apo mos vallë ndonjë simpati për lojarin e kësaj skuandre Cristiano Ronaldon?Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Angela Martini fan of Real Madrid, or Ronaldo?

Even Albanian sex model does her cheer for skuandrën in the match played between Real Madrid and Barcelona. This is Angela Martin, which in her facebook profile was cheering for Real Madrid, while a week ago was the actor, and her friend, Blerim Destani who had bet on Barcelona.

Futbollisti seksi qe modelon me stil

Futbollist kampion, por dhe model i suksesshem

Ka kohë që djemtë e njohur të fushës së blertë pozojnë dhe zhvishen duke pushtuar kopertina të ndryshme të tabloidëve botërorë, siç janë anglezi Dejvid Bekam, Kristiano Ronaldo etj.

Kjo modë ndoshta duke i thyer tabutë e mentalitetit shqiptar ka ardhur edhe në vendin tonë, ku ky djalosh që shihni në foto është futbollisti i skuadrës  kampione “Hysi’, mesfushori i majtë Bujar Ajvazi, i cili pozon mjaft seksi. E di se vëmendja maksimale duke parë foton është e femrave, por mësojmë se Bujari është dhe një model plot stil, i cili jo vetëm vrapon në fushën e blertë, por edhe sfilon në evenimente të ndryshme të spektakleve të bukurisë.

Mimoza Shkodra thote se burrat nuk jane si ti(Video)

Këngëtraja shqiptare e cila jeton në diasporë sapo ka sjellë një këngë të re që mban titullin “Burrat nuk janë si ti”. Eshtë një baladë e bukur, e cila është punuar nga Genc Prelvukaj dhe Astrit Stafaj, ndërsa videoja edhe këtë herë është realizuar nga produksioni “Entermedia”.

Mimoza vjen me një styling intersant për të cilën është kujdesur stilistja kosovare Lia Stublla. Ndërsa në video shohin një djalosh simpatik, i cili është modeli nga Kosova , Meti Alshiqi.

Po kujt i thotë Mimoza se burrat nuk janë si ti? Këtë ende se kemi mësuar, deri kur ta marrin vesh ne dëgjojmë zërin e saj./Maksim Gjokaj/
 - - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Mimoza Shkodra says that men are not like them

Këngëtraja Albanian who lives in the Diaspora has just brought a new song entitled "Men are not like them". It is a beautiful ballad, which was worked out and Astrit Stafaj Prelvukaj Genc, while this time the video was done by production "Entermedia".

Ermela nuk don te flase per Lorik Canen

Fituesja e Big Brother thote se nuk e terheq Lorik Cana?

Biondina e cila u bë e famshme falë pjesëmarrjes në “Big Brother 4” dhe ku fitoi cmimin e madh, Ermela Mezuraj ka qenë fundjavën e kaluar e ftuar në “Pasdite” në Top Channel.

Vajza e cila shquhet edhe për përgjigjet e saja të shpejta, ka thënë se nuk do të donte të fliste për futbollistin Lorik Cana, për arsye se median ia “ngjisin” dhe asaj.

Kështu vajza ka qenë e frikësuar, mos ndoshta se i dashuri i saj që flitet se janë fejuar është shumë xheloz, apo se nëse këtë e merr vesh bukuoroshi Lorik, ti hedhë sytë më tepër vajzës e cila bënte sikur nuk ia ndiente shumë për futbollistin më të lakuar për momentin në shtypin rozë./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ermela the do not speak to Lorik Cane

Biondina which became famous thanks to the participation in "Big Brother 4" and won the grand prize, Mezuraj her the last weekend has been invited to the "afternoon" in Top Channel. The girl who is known for its fast responses, has said he would not like to talk to Lorik Cana footballer, because the media it "stick" and that.

Lirohet kengetari Stresi [VIDEO]

Pas arrestimit pasditen e te mërkurës ne Qafe Thane, këngëtari i njohur i muzikës rep, Arkimed Lushaj i njohur me emrin "Stresi", ka dale nga prokuroria e krimeve te renda ne Tirane, kesaj radhe pa pranga ne duar.

Ai eshte lene i lire, pasi u paraqit tek prokurori Ardian Nexha, tek i cili do te jape shpjegime te henen e ardhshme per akuzën e gjobevenies ndaj regjisorit Leonard Bombaj.

Stresi është sjelle gjate natës ne drejtorinë e policisë ne kryeqytet nga ku pritej edhe lirimi i tij ne zbatim te vendimit te gjykatës se larte. Por arrestimi i tij nga policia kufitare, e cila realisht ka zbatuar nje vendim te gjykatës se krimeve te renda per masën "arrest me burg" është shfrytëzuar nga prokuroret per ta marre ne pyetje këngëtarin ne lidhje me akuzën e gjobevenies ndaj këngëtarit Leonard Bombaj.

Olta Boka gjermane ne marredhenie me djemte

Zëri i saj ka qenë zëri i Shqipërisë në Festivalin Europian të Këngës. Është një nga këngëtaret më të mira të skenës sonë dhe prej kohësh është një ndër më të kërkuarat prej menaxherëve të lokaleve. Ajo është Olta Boka, këngëtarja simpatike, së cilës iu desh të përballej me një sfidë të madhe si “Eurovizioni” kur ishte fare e re, në vitin e dytë të gjimnazit.

Pikërisht për këtë të fundit, ajo është rrëfyer gjithë nostalgji në këto faqe të së mërkurës për “Gazeta Shqiptare”. Ka ndryshuar 2 shkolla dhe prej të dyjave ka kujtime të paharrueshme. Arritjet e saj kanë qenë gjithmonë të lavdërueshme jo vetëm mbi skenë, por edhe në bankat e shkollës dhe për këtë nuk ka ndikuar fare fama. Marrëdhëniet me djemtë që e ngacmonin s’i ka pasur shumë mirë, por për më shumë po ju lëmë të lexoni atë që vetë Olta ka thënë…

Do flasim pak për periudhën e gjimnazit, si e kujtoni këtë kohë?
Mund të them se ka qenë një periudhë e bukur në jetën time. Në fakt gjimnazi im ka qenë i ndarë në dy pjesë. Dy vitet e para i kam ndjekur në gjimnazin “Sami Fra-shëri”, ndërsa vitin e tretë dhe të katërt në gjimnazin jo publik “Faik Konica”. Mund të them që në 2 vitet e para kam qenë paksa ekstremiste. Gjatë vitit të parë sidomos mbaj mend që isha e fiksuar.

Hermes Nikaj nje nga konkurentet e Big Brother 5

Hermes NIKAJ u lind ne Tirane. Qe i vogel ishte i apasjonuar pas aparatit dhe endrres per te qene nje Model. Eshte vetem 21 vjec dhe deri me tani ka arritur ti realizoje te gjitha qellimet qe i ka vene vetes.Pasioni me i madh i jetes se tij eshte pasarela, por nuk ngelen pas edhe baleti dhe udhetimet ne vende te ndryshme te botes.

Hermes Nikaj eshte nipi i kengetares se njohur Pavlina Nikaj, e cila ne vitet ’50-’70 se bashku me Anita Taken u bene mjaft te dashura per publikun shqiptar. Ai eshte pasardhes i nje familje artistesh dhe pikerisht nga gjyshja ka trasheguar dashurine per artin dhe te bukuren ne teresi.

Hermesi ka perfaqesuar Shqiperine ne shume gara, evente dhe kompeticjone mode duke marre vleresime per tiparet dhe fizikun e tij te vecante te cilin e perkufizuan te tipit latin.Gjithashtu ka pozuar per koleksjone veshjesh te firmave te ndryshme, duke u bere pjese e katalogeve perkates.

Hermes Nikaj, Modeli Shqiptar tashme i njohur ne Itali & Greqi ka arritur te behet imazh i disa firmave me te njohura ne industrine e modes. Tashme u bene 3 vjet qe Hermesi po merret me modeling dhe aktualisht eshte pjese e Agjencise Icon, si Model.

Nora Istrefi pak kile me teper?


E shfaqur pak ditë më parë në një nga ngjarjet festive në Prishtinë përkrah bashkëshortit të saj, këngëtarja Nora Istrefi duket se nuk e ka vrarë aspak mendjen për ca kile më tepër, krahasuar me linjat perfekte me të cilat jemi mësuar ta shohim.

Në pjesën e kofshëve ajo dukej qartë se nuk është më ajo të cilën e kemi ndjekur me kërshëri në videoklipet e saj dhe kjo ndoshta ka ndodhur pasi artisja e njohur ka pak kohë që nuk po shfaqet me klipe të reja.

Ndoshta, Nora i vë vetes qëllim të ulë ca kile të shpejta kur përgatitet të ketë ndonjë vidoeklip të ri, duke ju rikthyer formave që kënaqin syrin e teleshikuesve. Urojmë që në klipn e ardhshëm ajo të jetë vërtetë në formë./Gazeta Shqiptarja/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Istrefi a few pounds more?

The few days before appeared in a festive events in Pristina alongside her husband, singer Nora Jones does not seem to have no mind to kill a few more pounds, compared with perfect lines with which we are accustomed to seeing.

Ermal Fejzullahu, gati dueti me Leonora Jakupin

Dy këngëtarët e njohur të estradës sonë Ermal Fejzullahu dhe Leonora Jakupi, kanë marrë iniciativën për ta realizuar një duet së bashku, që konstatohet të jetë një hit i radhës.

Sipas Ermalit, kënga do të jetë me zhanre të gërshetuara mes stilit të tij dhe të Leonorës, secili prej tyre do të paraqitet në mënyrën e vet të interpretimit.

Ai shpreson që kënga do të pëlqehet në publik. “Kemi vendosur që së bashku me Leonorën të sjellim një këngë të veçantë në skenën muzikore. Nuk mund të jap shumë të dhëna për këngën, ngase preferojmë që deri në dalje çdo gjë të jetë befasi. Por, pres që kënga të pëlqehet dhe kam përshtypjen se do jetë një hit i radhës nga unë dhe Leonora”, ka thënë ai për “Zëri”.

Stine bashkepunon me Marselin e “Origjinale”-s

Është Marseli,ai që në bashkëpunim me Aurela Gaçe-n e Dr.Florin para 1 viti sollën hitin e titulluar “Origjinale”, hit ky që edhe në “YouTube” arriti të bombardoj me klikimet e shikueshmërisë.

Pas suksesit të parë Marseli nuk e ka ndërmend të ndalet. Nga bashkëpunimet e ndryshme me këngëtarët Shqiptarë kësaj rradhe “pre” e Marselit ishte edhe këngëtari Ernest Duka – Stine. Kënga pritet të dal së shpejti zbulon Marsel për emisionin “Prive” në Klan Kosova. /Grazzi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Stine collaborating with Marcel's "Original"-s

Is Marcel, who in cooperation with the n Gaçe Aurela 1 year ago brought Dr.Flori hit titled "Originals", which also hit the "YouTube" failed to bombard the audience with clicks.

Sinan Hoxha “lule me lule”

Së fundmi Sinan Hoxha duket se i ka vendosur vetes detyrë që sivjet të gjejë me patjetër vajzën e duhur, prandaj edhe e kemi parë kaq shpesh krah vajzave të bukura, por duket se ende ndihet në dilemë së cilën duhet të zgjedhë.

Sigurisht për një artist të njohur si Sinani nuk është e lehtë të bëjë zgjedhjen e duhur kaq shpejt, e për më tepër duke rendur “lule më lule”, dilemma bëhet akoma më e madhe.

Shpresojmë që edhe Sinani t’ja bëmë “Bam” sivjet, sigurisht pasi të ketë gjetur vajzën ideale, ashtu si kishte premtuar ne intervisten ne Top Kosova Radio./Info.vip/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sinan Hoxha "flower of flowers"

Sinan Hoxha recently seems to have set himself the task that this year definitely find the right girl, that's why we see so often side by beautiful girls, but still seems to feel the dilemma of which to choose.

Certainly for an artist known as Sinan is not easy to make the right choice so quickly, running more "flower of flowers" dilemma becomes even greater.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online