All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 9 June 2012

Xhesika, Kristo dhe Sheila ne gare per fituesin e "X Factor Albania"

Xhesika Polo, Kristo Thano dhe Sheila Haxhiraj, ne gare per fituesin e “X Factor Albania”

Xhesika, Kristo dhe Sheila jane tre finalistet e edicionit te pare te “X Factor Albania”. Te tre aspirojne fitoren. Te tre kane arritur te prekin endrren e madhe, te performojne ne nje skene te madhe, te pelqehen dhe te marrin vleresimin e publikut. Kane bere mjaft fansa dhe kjo eshte arritje mjaft e madhe. Mirenjohes, per gjithcka kane perjetuar deri me tani, tre finalistet ndajne emocionet e tyre para nates se madhe te 10 qershorit, ku edhe do te shpallet me i miri mes tyre!

Si ndiheni qe jeni ne finalen e “X Factor Albania”?

Genta & Ardian Bujupi te ftuarit special ne finalen e "X Factor Albania"

Genta Ismaili dhe Ardian Bujupi, te ftuarit special ne finalen e “X Factor Albania”

Super spektakli i vitit, nje nga prodhimet mbreselenese te Televizionit Klan do te kete 2 te ftuar speciale ne naten finale, Ardian Bujupi dhe Genta Ismajli. Ekskluzivisht ne “X Factor” vjen per here te pare ne Shqiperi Ardian Bujupi, 21-vjecari me nje karriere brilante.

Shqiptari qe befasoi Gjermanine, duke u klasifikuar si me i votuari i publikut ne finalen e “Superstarit te Gjermanise”, talent-show me i famshem gjerman ku konkurruan, 37.000 pjesemarres nga Gjermania, Zvicra dhe Austria, Sukses i menjehershem me Albumin Super Profesional “To The Top”. 450.000 njerez ndjekin faqen e tij te fansave.

Dafina & Tuna ne "X Factor", refuzuan te flasin me njera-tjetren...

Tuna e Dafina ne nje hotel – nuk flasin me njera-tjetren

Dy kengetaret e suksesshme, Altuna Sejdiu dhe Dafina Zeqiri, javen e kaluar kane qendruar ne Tirane, ndersa mikeshat e dikurshme si per ironi jane detyruar te ndajne te njejten skene, madje edhe te njejtin hotel.

Gjysmefinalja e ‘X Factor’ ka bere qe ato “te perballen” serish, kurse sipas Bluetooth, pervecse nuk jane pershendetur gjate qendrimit ne te njejtin hotel, vajzat kane refuzuar te flasin me njera-tjetren edhe gjate provave, duke u mjaftuar vetem me nje pershendetje.

Dy kengetaret i kane prishur raportet pas nje zenke qe thuhet te kete ndodhur pak kohe pasi lansuan bashkepunimin e suksesshem “Vibe”. Nderkaq, raportet mes tyre pritet te jene ftohur edhe me shume qe nga koha kur Dafina ka filluar lidhjen me ish-te dashurin e Tunes, Ledri Vula. /Telegrafi/

Dafina Zeqiri: Historia ime me Ledrin? Nuk ju tregoj!

Dafina Zeqiri: E verteta e historise sime me Ledrin

Ajo eshte nje nga kengetaret me ekstravagante te skenes shqiptare. Gjithmone novatore, me kenge dhe klipe tejet europiane. Te njejten gje demonstroi edhe fundjaves se kaluar ku ishte e ftuar ne gjysmefinalen e “X Factor Albania”. Dafina Zeqiri, kengetarja RNB, ka sjelle nje performance te mrekullueshme qe ka ngritur publikun e teatrit “Klan” ne kembe dhe ngazellyer ate ne shtepi.

E famshme ne Shqiperi, vecanerisht me bashkepunimin e saj me reperin 2Po2 dhe kengetaren Tuna ne hitin “Vibe”, Dafina ne kete interviste ekskluzive per “Summer Time”, tregon se persos thashethemeve qe qarkullojne ne lidhje me prishjen e shoqerise se saj me Tunen, nuk ka asnje te vertete. Por sa i perket historise se saj te dashurise me reperin Ledri Vulaj?! Ajo tregon se…

Yllka Kuqi me projekte te reja...

Yllka Kuqi së shpejti me projekte të reja

Këngëtarja Yllka Kuqi është duke u përgatitur për projektet e reja muzikore.

Gjatë një prononcimi për Telegrafi.com Yllka ka pohuar se do të ketë videoklipe dhe këngë të reja, të cilat do t’i publikojë së shpejti për adhuruesit e saj.

Përveç kësaj, këngëtarja ka pohuar se është duke bashkëpunuar edhe me vëllain e saj Val Kuqin, i cili në të ardhmen do të shfaqet si këngëtar.

Së fundmi Yllka u paraqit në Videofestin Muzikor me një “look” mjaft të veçantë. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kuqi Yllka soon with new projects

Kuqi Yllka singer is preparing for new musical projects. During a press for Telegrafi.com Yllka claimed to have videoclips and new songs, which will be published soon for her fans. In addition, the singer has confirmed that it is cooperating with her ​​brother Val Kuqi, which in future will appear as a singer. Yllka recently appeared in Videofestin Music with a "look" quite special. / Telegraph / ]]

Ardian Bujupi i suksesshem edhe ne sport...

Ardian Bujupi xhiron videoklip ne Turqi

Kengetari Ardian Bujupi javen e kaluar ka luajtur futboll ne Superfit KISS Cup 2012 dhe ka treguar sukses, duke shenuar nje gol per skuadren e vet. Por jo vetem me golin e shenuar ka rene ne sy Ardiani. Edhe frizura e tij e re ka sherbyer si material per biseda rreth kengetarit shqiptar. Ndonese ne ndeshje kishte pasur edhe nderhyrje te ashpra, Ardiani thote se e ka permbajtur veten nga reagimi: “Nuk i kam lejuar vetes te beja ndonje faul, sepse ishin 10.000 veta qe na shikonin”.

Mesohet po ashtu se edhe nga ana muzikore Ardiani nuk i ka punet keq. Ai u ka thene gazetareve gjermane se se shpejti do t`i befasoje me risi. Nje video per kengen qe pretendon te behet hit veror, Bujupi e ka incizuar ne Alanya, Turqi dhe kjo tingellon relativisht premtuese. /albinfo/

Friday, 8 June 2012

Femrat seksi qe shkelqyen ne Video Festin Muzikor

Tani është koha të merremi pak me femrat seksi, të cilat jo vetëm shkëlqyen me apo pa asnjë trofe, por që kishin investuar shumë për t’u dukur më seksi në ndarjet e çmimeve në “Video Festin Muzikor 2012”.

Mund të themi se në “top formë” u duken si gjithmonë Nora Istrefi dhe Genta Ismajli, apo shumë “hot” erdhi në këtë eveniment edhe Dafina Zeqiri.

Edhe këngëtarja Lori kishte sjellë një dukje shumë interesante dhe një veshje firmato, ku përkrah stilistes Llapashtica dukej shumë bukur. Këtë herë pak më ndryshe, por edhe shumë seksi dukej edhe këngëtarja Adelina Emini.

Çiftet simpatike te “VFM 12”

Ndoshta fotot do t’ju flasin këtë herë më shumë se fjalët tona. Ata kanë qenë çiftet më simpatikë që u dukën shumë bukur në tepihun e kuq të “Video Festit Muzikor 2012”.

Duhet ta nisim me çiftin që shkëlqeu këtë herë më shumë se askush tjetër, këngëtari Ermal Fejzullahu dhe bashkëshortja e tij, apo edhe çifti që ka kohë që duken mirë, Robert Berisha dhe Nora Istrefi.

Ndërsa, nëse do të bënim një listë pas çifteve të para vinin edhe Ermal dhe Ami i “Dancing with the Stars”, apo çifti tjetër nga Shqipëria që ishte zemra e këtij eventi, Albani dhe Miriami, pa harruar edhe Ilir Beranin dhe Gilin që janë dukur dhe kombinuar mjaft bukur, dhe në fund Blero dhe Teuta. Këta ishin çiftet simpatikë të “VFM 12”. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Charming couples "VFM 12"

Maybe the pictures will speak this time more than our words. They have been more charming couple who seemed very nice on the red carpet of "Festus Music Video 2012".

Dancing With The Stars Albania 3: Aferdita & Adelina eliminohen!

“Dancing”, 6 yje finaliste ne gare [VIDEO]

Nuk kane arritur te jene ne finale dy konkurrentet bukuroshe te “Dancing with the Stars Albania”, Aferdita Dreshaj dhe Adelina Tahiri. Dy mikeshat kane qene te larguarat e mbremjes gjysmefinale te spektaklit te suksesshem te “Tring Dixhital” e “Vizion Plus”, si me pak te votuarat mes kombinimit te pikeve te jurise dhe publikut, pa u perballur keshtu ne sfiden “Dance Off”. Me heret, gjate mbremjes, tete personazhet e mbetur ne gare kane percjelle emocione te forta, per shkak te sfides e cila kete gjysmefinale do te percaktonte yjet qe do te garojne te enjten e javes tjeter per trofeun e “Dancing Albania 3”. Plot 8 disiplina te ndryshme ishin gjinite ku personazhet VIP performuan kete puntate. Pjese e spektaklit, qe gjithmone ofron surpriza e te ftuar, ishte edhe kengetarja Argjentina Ramosaj me nje nga kenget hit te saj.

Eliza Dushku, projekt per Shqiperine...

Eliza Dushku projekt per Shqiperine [VIDEO]

Aktorja hollivudiane me prejardhje shqiptare Eliza Dushku eshte duke punuar ne projektin e saj dedikuar Shqiperise.

Ky dokumentar ka te beje me viziten e saj ne Shqiperi gjate vitit te kaluar. Eliza se bashku me vellane e saj Nate Dushku si dhe me te dashurin Rick Fox, kishte vizituar Shqiperine me c’rast edhe ishte fascinuar nga bukurite te cilat ofron ky vend. Per t’i ndare keto emocione dhe pamje te filmuara gjate vizites se saj ne Shqiperi, Eliza ka vendosur qe te realizoje nje projekt dokumentar dedikuar Shqiperise.

Arentina Shakulli ne Miss Fashion TV

ARENTINA, modelja shqiptare ne Miss Fashion Tv

Stacioni me i famshem i modes ne bote, Fashion Tv, organizon cdo vit konkurse ne kerkim te talenteve te reja ne fushen e motes. “Miss Fashion Tv” eshte kompeticioni ne te cilin cdo vajze e ka enderr te marre pjese, me shpresen per nje te ardhme te sigurt ne pasarelat boterore. Per here te pare kete vit edhe Shqiperia do te perfaqesohet ne kete konkurs me modelen Arentina Shakulli. Arentina nuk eshte nje emer i ri ne fushen e modes, perkundrazi. Ne Shqiperi ajo eshte nje nder modelet me te suksesshme, prezente ne shume sfilata mode, revista, reklama dhe ne televizion. Arentina eshte 1.78 m e gjate dhe peshon 56 kilograme. Ajo ndihet shume e lumtur dhe e vleresuar qe eshte perzgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne nje kompeticion te rendesishem qe do ta enderronte cdo vajze.

Sabina Dana sulmohet brenda shtepise se saj...

SABINA DANA sulmohet brenda ne shtepi, rrezikon jeten!

Nje ngjarje e rende i ka ndodhur kengetares se re Sabina Dana vetem pak dite me pare. Ajo ka qene ne shtepine e saj kur nje njeri i maskuar ka hyre brenda ne shtepi per ta vjedhur. Ja se cfare shkruan Sabina ne faqen e saj personale ne Fb: “Falenderoj Zotin pasi sot me shpetoi jeten. Nje i njohur, qe mesa duket njeh tere ambientin e shtepise sime, hyri ne shtepi per te vjedhur. Mendoi se s’kishte njeri ne shtepi, por u gabua, une isha brenda. U tremba per vdekje. Me goditi, rashe pa ndjenja...”.

E kemi kontaktuar menjehere Sabinen per te mesuar dicka me shume ne lidhje me kete histori dhe ajo vazhdonte te ishte mjaft e tronditur. “Mire qe shpetova se ai personi mori nje zbukurim kristali qe peshon shume dhe do me gjuante ne koke, por iu shmanga. Iku se bertita dhe erdhi me makine kunati i vajzes se tezes”, – na tregon Sabina. Nderkohe ajo thote se e kane nje te dyshuar, megjithate nuk mund te flase me shume ne lidhje me kete. “Me kete histori do te merret policia. Personi ka lene shume gjurme dhe nuk besoj se do jete e veshtire per ta zbuluar. Njeriun e drejte kurre nuk e braktis Zoti”, – ka perfunduar Sabina. /paloma/

Thursday, 7 June 2012

Elda Nushi, Bukuroshja e Belgjikes qe po then kufijte...

Bukuria e brendshme qe reflekton nga jashte

Ka marre oferta te beje foto per revisten “GALA” ne France dhe pret qe sukseset do te vijne edhe me shume ne te ardhmen. Midis shume ofertave tjera ishte edhe TF1, Secret Story, etj., por Elda Nushi, tashme ka nenshkruar nje kontrate dy vjecare me “Queen Models Agency”.

Elda Nushi, eshte shpallur modelja me e mire ne Belgjike per vitin 2011. Prej 14 vjetesh jeton atje se bashku me familjen. Emri i saj u shfaq vitin e kaluar duke u lakuar ne mediumin e vendit ku jeton, si shqiptarja qe sfidoi belget ne konkursin e modelimit. Elda vjen nga qyteti i Gjakoves, eshte 17 vjece dhe jeton ne Belgjike.

Elda Nushi krijoi fame te jashtezakonshme edhe me performancen e saj ne videoklipin “Pse T’Fola” te reperit Lyrical Son, ndersa tani sukseset e saj pos qe nuk njohin barriera, nuk po kane as kufinj.

Ne biseduam me te per te na njoftuar me shume per jeten qe ben ne Belgjike, duke qene vajza me trupin me te bukur, pasionin per moden…

Bleona Qereti me foto nudo, super sensuale...

Bleona Qereti me foto nudo

Këngëtarja shqiptare që jeton në Amerikë, Bleona Qereti, ka publikuar në profilin e saj një foto nudo.

Bleona edhe më herët ka publikuar disa foto nudo në vaskë, mirëpo foto e fundit është super sensuale.

Bleona së fundmi është paraqitur edhe si aktore në serialin “True Justice”, krah Steven Seagal. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona Qereti with nude photos

Albanian singer who lives in America, Bleona Qereti, has published a profile of her nude photos. Bleona also has previously published several photos nude in the bathtub, but the last picture is super sensual. Bleona also recently appeared as actors in the series "True Justice", side Steven Seagal. / Telegraph / ]]

Elvana Gjata merr 1

Këngëtarja e cila ka javë që po i kushton rëndësi vetëm spektaklit “Dancing with the Stars”, dhe është parë vetëm në “Top Fest 9”, Elvana Gjata, sonte ishte më dobët se asnjëherë tjetër në kërcim.

Madje ajo nga kryetari i jurisë Ilir Shaqiri ka marrë vetëm një pikë, pra 1. Por Elvana në mbrëmjen e së enjtes ka thënë që përsëri beson të publiku. Me këtë vlerësim të dobët, Elvana ulet pak poshtë nga pretendimet për ta fituar “Dancing”./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana Gjata  takes 1

Singer which week you are only paying attention to the spectacle of "Dancing with the Stars", and is seen only in the "Top Fest 9", Elvana Gjata, tonight was worse than ever in the dancing.

And she by Ilir Shaqiri chairman of the jury has taken just one point, namely 1. But in evening of Thursday Elvana said it believes in the public again. With this poor rating, Elvana sits slightly below the claims of winning "Dancing". / Albavipnews /

Rezarta Shkurta kunder Sali Berishes

Këngëtarja Rezarta Shkurta, si duket, nuk i ka punët mirë më kryeministrin e vendit. Ja se çfarë ka shkruar artistja në Facebookun e saj: “A i pagove ndonjëherë të prekurit e Gërdecit, more zotëri?

Po ato familje që janë prekur nga tërmetet në Shqipëri, a i ke ndihmuar ndopak ndonjëherë? Po për ato familje që u shkatërruan më 21 maj?...

Fute dorën në xhep për vendin e popullin tënd "Shef", pastaj bëhu "zemërgjerë" me botën”. Rezarta ka reaguar kështu kur dëgjoi në lajme se Berisha kërkon të ndihmojë me 50 mijë euro për të prekurit e tërmetit në Itali. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Short Rezarta against Sali Berisha

Shkurta Rezarta singer, apparently, does not work well on prime minister. Here's what the artist wrote in her Facebook: "Do you ever paid to touch the incident, more sir? But those families who are affected by earthquakes in Albania, he have a little help sometimes?

“Video-Festi Muzikor” me trio grupe kengetaresh

Nuk kanë fituar çmime, por e kanë krijuar ndoshta atmosferën më të bukur në 10-vjetorin e “Video-Festit Muzikor 2012”.

Ideja, nëse edhe ju të dashur lexues e keni parë, kanë qenë se pothuajse të gjithë këngëtarët që kanë kënduar kanë qenë trio.

I kujtojmë djemtë e njohur të artistëve shqiptarë, si, të cilët e kanë performuar një këngë të bukur botërore.

Të tretë kanë qenë edhe bigët e mëdhenj të muzikës shqiptare, si: Ramadan Krasniqi, Sinan Vllasaliu dhe Shkëlzen Jetishi. Por, edhe vajzat që i kënduan këngët më të bukura të ish-festivalit “Show-Fest” ishin tre Jonida Maliqi, Kaltrina Selimi dhe Leonora Poloska.

Ledri, pas puthjes me Dafinën, rrihet nga Krenari

Ish i dashuri i Dafina Zeqirit, Krenar Çoçaj e ka rrahur Ledri Vulën gjatë natës së mbrëmshme saqë ky i fundit është detyruar që të shkoj në spital. Lajmin e ka konfirmuar televizioni KTV.

Ledri vetëm një natë më parë ka dhuruar puthjen publike duke treguar edhe dashurinë për këngëtaren. Mësohet se bashkë më të ka qenë edhe Getoar Selimi, lideri i Baba Records.

Sipas disa informacioneve, Ledrit i është thyer edhe një dhëmb nga kjo rrahje dhe carje ne vetull./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
LEDRIN, after kissing Dafina, beaten by Krenar

Former boyfriend Dafina, Krenar Çoçaj beat LEDRI Vula during last night that the latter is forced to go to the hospital. Television news was confirmed by KTV. LEDRIN only the night before has making public kissing showing their love for the singer.

Learn that with him has been the Getoar Selimi, the leader of Baba Records. According to some information, LEDRIN was broken a tooth from the beating. / Albavipnews /


Arben Bajraktaraj, aktori kosovar me permasa evropiane...

Interviste me aktorin kosovar me permasa evropiane, Arben Bajraktaraj

Ne femijeri dhe adoleshencen e hershme djaloshi nga Isniqi i Rrafshit te Dukagjinit teksa shkonte me bageti ne bjeshket e bukura, eposi kreshnik dhe bukuria natyrore e tyre e lidhen ngushtesisht me letersine. Aty nder bjeshket do te lexonte shume e do te njihej me historine, adhuronte heronjte qe kane bere historine, te cilet do te mbeteshin ne kujtesen e djaloshit dhe do i ruante ato si “relike” te cmuara dhe idhujt e tij, udherrefyese per te ardhmen e karrieres se tij. Aktori i mirenjohur dhe i talentuar kosovar Arben Bajraktaraj eshte bere tashme nje aktor me permasa evropiane, i njohur per rolet e tij ne pjesen e pare te filmit amerikan “Taken”, krahas aktorit te shquar, nje nga yjet e Hollywood-it, Liam Nelson, -dhe ne dy serite e “Harry Potter”. Victor Hugo qe ne ekzil kur shkroi vepren e tij romantike “L’Homme qui rit” (Njeriu qe qesh) pasi u largua nga Franca ne Angli. Novela do te botohej me 1869.

Ciljeta nuk ka leke te paguaj fakultetin?!

S’pagoi leket, Ciljeta rrezikon fakultetin

Ne fakt nuk behet fjale vetem per kengetaren dhe showgirl-n seksi Ciljeta Xhilaga, por per te gjithe ata studente qe nuk kane paguar ende tarifen e shkollimit. Megjithate, ne listen e gjate te studenteve debitore, qe po ndjekin studimet prane fakultetit te Shkencave Sociale, nuk ka se si te mos te te beje pershtypje se midis emrave te studenteve te thjeshte, eshte edhe emri i kengetares se njohur Ciljetes. Ne listen e gjate emerore, ajo rezulton te jete studente e vitit te trete, ne sistemin bachelor, per Shkenca Politike, por duket se angazhimet e saj te shumta te salloni i bukurise, hapja e butikut se fundmi, pjesemarrjet ne koncerte apo aktivitete te ndryshme muzikore, por edhe ne aktivitete e Partise Demokratike, ia kane larguar vemendjen Ciljetes nga librat dhe shkolla dhe kane bere qe ajo, jo vetem te mos jete e pranishme ne nje pjese te madhe te lendeve, por te mos paguaje dot as tarifen e shkollimit. Dekanati i ketij fakulteti ka nxjerre nje njoftim, sipas te cilet te gjithe studentet debitore, qe nuk kane paguar ende tarifen e shkollimit, nuk do ta kene emrin ne listen e studenteve qe klasifikohen per t’u futur ne sezonin e qershorit qe nis pas dates 17 qershor. Dhe ne kete liste te gjate eshte edhe emri i Ciljetes, qe nese nuk futet ne kete sezon rrezikon edhe diplomimin.

Shota Baraliu duet me Fabianin...

Shota duet me Fabianin

Kengetarja Shota Baraliu kohe me pare e kishte menduar nje bashkepunim me kengetarin nga Shqiperia, Fabianin. Deshiren e kamotshme ajo po e realizon tani dhe se shpejti pritet qe te lansojne ne treg kengen e tyre.

Sipas Shotes kenga do te jete mes zhanrit popullor dhe RnB, keshtu qe pritet nje performance e papare nga ana e te dyve.

“Shume shpejte do ti befasojme adhuruesit tane me duetin qe do ta realizojme me Fabianin. Kenga eshte e pergatitur nga Flori, pritet qe shume shpejt ti vihet emri. Do te eksperimentoj ne disa zhanre dhe kam pershtypjen se do te dale nje projekt i mire muzikor”, ka thene ajo per “Zeri”.

Kjo kenge do te lansohet bashke edhe me videoklip te cilin planifikojne ta realizojne ne Shqiperi. Duket se suksesi i Shotes po arrihet edhe ne Shqiperi andaj edhe preferon qe te punoj atje.

Ndersa sa i perket angazhimeve muzikore neper mbremjet e ndryshme, Shota gjate ketij sezoni veror do te jete e angazhuar neper shume vende te Shqiperise. /k.bajrami/zeri/

Afroviti Goge: Njehere, nuk kam ne planet e mia te behem nuse...!

Jo e gatshme per t’u bere nuse

Afroviti Goge eshte nje modele e suksesshme e cila pretendon te permbush endrren e saj ne fushen e menaxhimit. Ndonese profesionin e modelit po e braktise gradualisht duke u marre me shume me fotoshoting-un, ngase mendon se talenti i saj me i madh eshte ne kete drejtim. Edhe pse nuk preferon te flase shume per jeten private, nese do ti pelqente nje djale nga Kosova nuk do ta refuzonte. Per pune dhe jeten e saj flet per “Zeri-n”.

Gradualisht po largoheni nga modelimi per tu marre me shume me fotoshooting, mendoni se kjo eshte me e pershtatshme per ju?

Wednesday, 6 June 2012

Françeska dhe Orinda me fustane nuserie

Tani e kuptuam se pse Orinda Huta ditë më parë e kërkonte një fustan nusërie. Ja ku është. Ajo e ka veshur një të bardhë në sfilatën për koleksionin e fustaneve të nuseve 2012 nga “Geraldina Sposa”.

Ndërsa vajza e cila u eliminua e katërta në finalen e “Big Brother Albania 5”, Françeska, ka pranuar ta veshë një fustan të kuq në këtë eveniment, pasi kjo i ishte thënë si dhuratë edhe në finalen e BB5.

Por, vajzat tashmë dihet se i kanë edhe princërit e tyre, Turin dhe Ermalin, dhe ndoshta emocionet e të mbajturit një fustan të tillë i kanë hequr dhe një ditë mund ta veshin me të vërtetë si nuse./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Franceska and Orinda with bridal gowns

Now we understand why Orinda Huta days ago sought a dress gowns. Here it is. She is wearing a white dress collection sfilatën for the Bride 2012 by "Geraldine Sposa".

Publiku therret “Genta”, çmimi shkon te Blero

Këngëtarja e suksesshme Genta Ismajli që këtë herë në ndarjet e çmimeve në Video Festin Muzikor 2012 është dukur si Sofia Loren, ka qenë e shoqëruar nga DJ Dalool.

Genta priste me emocione kur në skenë jepej çmimi “Best Dance”, ndërsa edhe publiku apo të ftuarit specialë thërrisnin Genta, kur çmimi ka shkuar në duart e këngëtarëve Blero ft. Astrit Stafa, me këngën e tyre “Summer Love”.

Por, këngëtarja nuk është mërzitur, pasi më pas një çmim special nga kanali muzikor “21 Plus” ka shkuar për të./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The public calls "Genta", the price goes to Blero

Wiley successful singer who this time on price allocations Video Music Fest 2012 is seen as Sophia Loren, has been accompanied by DJ Dalool.

Genta expects to emotion when the stage was given the prize "Best Dance", while the audience or special guests called SOP, when the price has gone into the hands of singers Blero feat. Astrit Stafa, with their song "Summer Love". But the singer is not upset, because after a special award from the music channel "21 Plus" has gone to. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /


Dafina puth Ledrin, teleshikuesit nuk e shohin mire

Për të gjithë teleshikuesit, të cilët kanë pasur mundësi ta shohin 10-vjetorin jubilar të Video Festit Muzikor, në RTV21, me siguri kanë dashur të dinë se çfarë ndodhi në atë kërkimin e puthjes ndërmjet çiftit Ledri Vulaj dhe Dafina Zeqiri.

Ja, ne jua shuajmë kureshtjen me këtë foto, që siguruam nga fotografi i gazetës sonë. Dafina e ka puthur në faqe Ledrin, e jo në buzë. Por, si duket, regjisori në timonin e transmetimit, babai i Ledrit, nuk ka dashur që kjo skenë të shihet mirë, dhe ka kaluar në një pamje më larg.

E dashura e reperit, Dafina Zeqiri ka fituar si femër më së shumti çmime në VFM 2012./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina LEDRIN kiss, viewers do not see well

For all viewers, who have had the opportunity to see 10-years jubilee Festus Music Video in RTV21, probably they wanted to know what happened to that kissing between couples seeking LEDRIN Vulaj and Dafina. Here, we commend the quenching curiosity with this picture, you obtain the pictures of our paper.

Dafina has LEDRIN kiss on the cheek, not on edge. But, apparently, director of broadcasting at the wheel, LEDRIN father was reluctant to see that scene well, and passed away in a picture. The rapper's girlfriend, Dafina has won the most awards woman in VFM 2012./Maksim Gjokaj / Kosova Sot /

Rita Ora kercen valle popullore (Video)

Bjondja 21 vjeçare, në një intervistë për një media britanike, është shfaqur duke kërcyer valle popullore shqiptare. Në sfond është kënga e saj, “Hot Right Now”, por ajo i shpjegon gazetarit se në vendin e saj në Kosovë, kërcehet edhe kështu.

Rita merr në dorë një shami dhe fillon, të kërcejë vallet folklorit shqiptar. Më pas ajo vendos në kokë edhe një gotë, kërcim që është traditë e Shqipërisë së Mesme. Këngëtarja, Rita Ora ka premtuar se në dhjetor do të jetë e pranishme në Kosovë, me një koncert të sajin./Vipat.Info/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita time dancing dance


5 shqiptare ne “Miss World Sweden 2012”

Si duket bukuroshet shqiptare tashmë mund të konkurrojnë kudo nëpër evenimente të bukurisë ku ato këndojnë.

Mësuam se këto pesë vajza që shihni në foto kanë kaluar nga dy raundet e para dhe tashmë do të jenë në raundin e tretë për më të bukurën në “Miss World Sweden 2012”.

Vajzat me emrat: , kanë ecur mirë deri më tash, ndërsa sipas forumit në internet vajza e parë është favorite kryesore për ta fituar çmimin e madh.

Janë gjithsej 32 konkurrente, të cilat pas raundit të tretë do të shkojnë në të katërtin, ku më të mirat do të jenë vetëm 16 për në finale më 28 qershor.

Spektakli do të mbahet në “Grand Hotel” në Stokholm, ndërsa vajza më e bukur që urojmë të jetë shqiptare, do ta përfaqësojë Suedinë në “Miss World 2012”, i cili do të mbahet në Ordos të Kinës  më 18 gusht./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
5 Albanian "Miss World Sweden 2012"

Alberie me e zhveshur se mbesat

Ka shoqëruar mbesat e saj, sidomos Argjentinën, e cila ishte në natën finale të “Top Fest 9” për të marrë çmimin ‘Best Balada’.

Fjala është për këngëtaren e njohur Albërie Hadërgjonaj, e cila megjithëse nuk kishte ndonjë detyrë për këtë eveniment, ajo ka dashur të jetë e pranishme, dhe nuk ka kaluar pa u vënë re nga fotoreporterët.

Por, si duket në këtë foto, këngëtarja është dukur shumë në formë, dhe madje më e zhveshur se mbesat e saj, të cilat ishin me të./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Oda's most naked of nieces

Has accompanied her nieces, especially Argentina, which was the final night of "Top Fest 9" to get the award 'Best Balada'.

The word is known singer Oda Hadergjonaj, which although it had no duty to the event, she wanted to be present, and has not gone unnoticed by photojournalists. But, as appears in this photo, the singer is seen more in shape, and even more naked than her nieces, who were with him. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Petri Bozo gati per “Miss Shqiperine 2012”

Vetëm pak ditë më parë kanë përfunduar seleksionimet e konkurrenteve për “Miss Shqipërinë 2012”, ku nga 250 kandidate do të jenë vetëm 32 më të bukurat për kurorën e bukuroshes shqiptare.

Edhe këtë vit si zakonisht regjisori i madh shqiptar Petri Bozo premton një spektakël, ndërsa siç është bërë traditë bukuroshet deri në mbrëmjen finale do të shijojnë rrugëtimin e ‘Miss Shqipërisë’ nëpër trevat historike dhe më turistike të Shqipërisë.

Ndërsa do të jetë ketë vit Kalaja e Bashtovës në Kavajë, ajo që do të pagëzojë më të bukurën më mbrëmjen e 29 qershorit./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Petri Bozo ready for "Miss Albania 2012"

Just a few days ago have completed selection of competitors for "Miss Albania 2012", where the 250 candidates only 32 will be the most beautiful of the beautiful Albanian crown.

Tuesday, 5 June 2012

Triumfon në VFM 2012 Alban Skenderaj

Kalimi në tapetin e kuq në Videofestin Muzikor 2012 për shkak të shiut, u duk si një rrëmujë e madhe. Ndërsa artistët dhe politikanët dhe të ftuar të shumtë iu bashkuan këtij organizimi i cili shënonte 10 vjetorin jubilar të këtij evenimenti, por është përcjellë edhe nga studentët jashtë sallës “1 Tetori”, të cilët e kishin afër këtë event.

Ndërsa kanë kënduar Elita 5, Dafina Zeqiri, Ledri Vulaj, Linda Halimi, Miriam Cani, Jonida Maliqi, Kaltrina etj. Ndërsa ky event është prezantuar nga aktori Fatmir Spahiu që si gjithmonë është shquar për humorin e hollë të tij, dhe nga vajza në fuqi nga Miss Kosova 2010, Morena Taraku, e cila mes shumë emocioneve shpërthente në gabime të shumta që si zakonisht vajzat tona të bukura bëjnë. Nuk munguan me humorin e tyre edhe "Show Meselation".

Cmimi kryesor ka shkuar në duart e Alban Skenderaj, si dikur ne vitin 2009,  por pa cmime nuk kanë mbetur edhe Dafina Zeqiri, Kaos, Nora Istrefi, Andosi, Vesa Luma, Big Basta, Adelina Tahiri, Genc, Gjira etj.


Erioni dhe Bertina, takohen ne festen VIP, si dy te panjohur...

Erioni dhe Bertina, ‘takimi’ ne festen VIP

Revista “VIP” ka organizuar kete jave nje feste me rastin e ditelindjes se saj, ku te ftuar kane qene shume personazhe publike. Megjithate, ajo qe ka bere me shume pershtypje ne festen ku kishte shume personazhe te njohura, ka qene takimi i dy personazheve te dashura te “Big Brother”, Erionit dhe Bertines, dikur cift. Te gjithe te pranishmit i kishin ngulur syte nga cifti, per te pare se si do te reagonin ndaj njeri-tjetrit...Reagimi ishte ai nje pritej. Nje shkembim duarsh, pa shume dashamiresi, gati si dy te panjohur. Megjithate, te dy ish-te dashurit e mbajten fjalen. Si Bertina ashtu edhe Erioni kishin thene per “Bluetooth” qe nese shiheshin bashke do te pershendeteshin, dhe keshtu ndodhi...Cifti u pershendet dhe me pas vijuan te shijonin festen nen shoqerine e miqve respektive. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Erion and Bertina, 'meeting' in VIP celebration Magazine "VIP" this week organized a celebration on the occasion of her birthday, where guests have been many public characters. However, what has made more impression on the feast which was very popular characters, has been meeting two beloved characters of "Big Brother", Erion and Bertines, once the couple. All the participants were all staring at the couple, to see how they would react to each other ... was it an expected reaction. An exchange hands without much kindness, almost like two strangers. However, the two ex-boyfriend kept his word. As Bertina Erion had also said to "Bluetooth" if seen together they will farewell, and so it happened ... The couple was greeted and then continued to enjoy the company of friends holiday respective. / bluetooth / ]]

Adelina Ismajli, kete vere ne Shqiperi?

Adelina Ismaili, ‘pushime’ ne Shqiperi

Nuk behet fjale per pushime te mirefillta, ndonese gjithmone e ka deklaruar dashurine e madhe qe ka per bregdetin shqiptar... Megjithate kete here fjala pushime lidhet me nje tjeter fakt. Sic dihet, aktiviteti i kengetareve gjate sezonit veror eshte i perqendruar ne zonat bregdetare dhe ky vit duket se do ta gjeje Adelina Ismailin, yllin e skenes sone, me shpesh ne Shqiperi. Pas kerkesave te shumta te fansave, mesuam se organizatore koncertesh pergjate vijes bregdetare, po luftojne per te pasur prezente Adelinen ne koncertet e tyre...Se sa do ta arrijne mbetet ta shohim, ama pritet qe Adelina te pranoje nje pjese prej tyre, duke qene se vete ajo ne intervisten e fundit per “Bluetooth” deklaroi se deshiron shume te jete prezente ne Shqiperi. /bluetooth/

Rovena Stefa: Kur te martohem, do bej 5 femije...!

Rovena Stefa: Kenga “Djepi” sensibilizim per te bere femije, une do bej pese

Kengetarja e njohur Rovena Stefa, ne nje konference per media, ka promovuar klipin e saj te ri “Djepi”, me te cilin sic ka thene synon te sensibilizoje nenat dhe familjet shqiptare per nje familje te shendoshe dhe me me shume femije. Stefa ka deklaruar se e gjithe ideja e ketij klipi eshte qe te gjitha nenat shqiptare, te gjitha familjet tona, duhet te lindin sa me shume, nese kane dashuri per familjet e tyre. “Teksti ‘Djepi’ eshte i thjeshte, i bukur, i drejtperdrejte dhe do te vije tek ju shume paster. Shpresojme t’ju pelqeje mesazhi qe ne kemi dhene. Ekzistenca jone, e kombit shqiptar, varet nga numri i popullsise dhe lindjet. Sa me shume te kete lindje, aq me shume rritet numri i popullsise, aq me shume rritet forca vitale, forca rinore, forca e punes”, ka thene Stefa. E pyetur se si e ka pare angazhimin e institucioneve ne ngritjen e lindshmerise, Rovena ka thene se jetojme ne nje vend, qe kemi veshtiresi dhe nuk kemi politikat sociale, qe shtetet e tjera i praktikojne me lindjen e nje femije, por se paku duhet te vetedukohemi nga ana morale dhe psikologjike, qe te ndryshohet ne te mire te vendit tone.

Ledio Lako, gjen femer pas dy vitesh "single"...

Ledio i “Portokalli-se” ne intimitet me nje bionde pas dy vitesh “single”

Ish-e dashura e tij ka qene nje vajze brune, ndersa tashme ai fotografohet me nje bionde. Aktori i njohur i spektaklit te humorit “Portokalli”, Ledio Lako, i cili eshte bere shume i njohur me rolin e Ramadanit, eshte fotografuar ne fundjave ne shoqerine e nje vajze bionde, ndersa argetohej ne club “Blow” ne zonen e ish-Bllokut. Pas gati dy viteve “single”, kjo eshte hera e pare qe aktori i humorit fotografohet me nje femer ne club, me te cilen here pas here shkembente puthje e perqafime. Ne intervista e ndryshme, Ledio ka pohuar se pas ndarjes nga e dashura balerine, ende nuk ishte njohur me nje femer me te cilen mund te krijonte lidhje serioze, dhe te mund te shfaqej hapur ne publik. Ne lidhje me preferencat e tij per femren qe do deshironte ne krah, ai ka pohuar se do e deshironte fisnike dhe jo materialiste. Pasi i dha fund lidhjes se tij disi te gjate nga e dashura e tij balerine, aktori ka pohuar gjithmone ne media se vazhdon te mbaje statusin “single”. Nderkohe qe jeta e tij vijon normalisht me punen si aktor ne spektaklit e humorit “Portokalli”.

Aurora, se shpejti lanson klipin e 17-te me radhe, "Mihane"

Grupi Aurora se shpejti me "Mihane"

Grupi i njohur nga Prishtina, “Aurora”, se shpejti do te vije me klipin me te ri, “Mihane'.

Anetaret e grupit shpresojne se ky klip, i shtatembedhjeti me radhe, do te zgjoje interesim dhe te kete nje sukses te plote.

Tekstin dhe muziken i ka bere vete grupi, kurse postproduksionin DJ Cimi.

Kjo eshte nje kenge ritmike, e cila shenon nje hap tjeter te suksesshem te ketij grupi. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aurora Group soon with "Mihane"
Group known from Pristina, "Aurora", will soon come with the new clip, "Mihane '. Group members hope that this clip, the seventeenth, will awaken interest and be a complete success. Text and music has made the band, and postproduction by DJ CIMI. This is a rhythmic song, which marks another successful step of this group. / Telegraph / ]]

Revista PALOMA - 2 Qershor 2012

Revista PALOMA, 2 Qershor 2012
  • Genta rrefen gjithe te verteten e fotove erotike. Fotot i kam bere me deshire! Nuk i lash porosi Rubensit t'i nxirrte!
  • Franceska: "Seksi nje nevoje biologjike, te gjithe e bejne"
  • Ermali: "I zhgenjyer nga rezultati final"
  • Liam Mandiaro: Evelinen e dua sa jeten time...
  • Erioni dhe Bertina ne nje feste, pershendeten ftohte!
  • Sabina Dana sulmohet brenda ne shtepi, rrezikon jeten!
  • Foto Strakosha - Anet e panjohura te yllit te portes shqiptare
  • Dafina kopjon Tunen. Ne "X Factor" si motra binjake
  • Rona Nishliun e duan te gjithe, pervec anglezeve
  • Klaudia e lidhur me shokun e ngushte te Metit
  • Zajmina kunderpergjigjet per kritiket, fiton festivalin!
  • Miranda Hashani humb femijen ne muajin e shtate
  • Miss Shqiperia ne start
  • Arentina, modelja shqiptare ne Miss Fashion TV
  • 1 Minute me Afroviti Goge

Elhaida zgjohet nga nje enderr

E sapozgjuar nga një ëndërr, e konsideroi veten Elhaida Dani, 19-vjeçarja fituese e edicionit të nëntë të “Top Fest”.

Në studion e “Pasdite” në “Top-Channel”, shkodrania nisi rrëfimin e saj nga shtangia dhe hutimi i dukshëm, në momentin kur dyshja Miriam Cani dhe Sidrit Bejleri shqiptuan emrin e saj si fituese.

”Nuk di t’i përshkuaj emocionet. Në të vërtetë nuk e mendova që do të isha fituese, dëshira ishte e madhe, por kur dëgjova që më thirrën emrin, ndalova veten dhe thashë mos më bënë veshët.

Të tjerët më shtynin që të merrja kupën dhe unë kthehesha pas, pastaj Miriami më dha kupën, e unë ia ktheja. Vetëm sot e kam kuptuar që nuk jam në një ëndërr dhe që e gjithë kjo është e vërtetë. Emocioni është i jashtëzakonshëm, sidomos nga fakti që ishte tërësisht i papritur”.

Në lidhje me këngën dhe tekstin e saj, 19-vjeçarja theksoi: “Teksti nuk ka lidhje me Elhaidën personalisht, por mund t’i dedikohet çdo njeriu. Konkretisht, teksti flet për një lidhje dashurie, ku djali dorëzohet në gabimet e tij.

Mentor Haziri dhe Xuxi ne koncertin e Rita Ores...

Mentori i ftuar special ne koncertin e Rita Ores

Kengetari Mentor Haziri, mbreme ne Emirates Stadium ne Londer, ka qene i ftuar special ne koncertin e kengetares Rita Ora, ku ishin permbi 70 mije adhurues te kengetares.

Sipas burimeve te Telegrafit, Rita ka pritur mjaft mire Mentorin duke e njoftuar me gjithe familjen e saj, dhe te pranishmit ne dhomen e VIP-ve.

Kengetarja me prejardhje kosovare e ka pergezuar Mentorin per suksesin e tij qe ai arriti ne MTV.

Nuk dihet nese ne te ardhmen e aferm do te kete ndonje bashkepunim mes Mentorit dhe Rites, pasi qe Rita vlereson mjaft shume vokalin e kengetarit.

Arber Zeka, si ndryshoi jeta e 24-vjecarit nga Prishtina...

Arber Zeka: Surprizat pas fitores se cmimit dhe ofertat per pune

Si ndryshoi jeta e 24-vjecarit nga Prishtina pasi rrembeu 85 milione ne “BB5”

Arbri eshte i pari kosovar qe fiton “Big Brother” ne pese vite edicione te ketij “realit show” ne Shqiperi. Ne aventuren 100-ditore te kesaj gare per 100 milione, ai fitoi 85 milione pasi hyri me vonese ne loje. Nga pese finalistet e mbetur, nga 25 banoret qe moren pjese ne konkurrim, ai fitoi kete sfide duke bere realitet endrren e tij te hershme per te blere nje shtepi per prinderit. Arber eshte lindur e rritur ne Prishtine, ku ka banuar ne 8 lagje te ndryshme, duke qene se familja e tij vazhdimisht nderronte shtepi me qira, pasi nuk e kishin nje te tyren.

Rubens: Genta me thirri me numer te fshehte...

Rubensi: Genta me telefonoi ne mesnate me numer te fshehte

Pas skandalit te fotove, fansat e Gentes ishin kureshtare te dinin se cfare do te ndodhte mes saj dhe te ish-te dashurit pas daljes se saj nga loja. Nuk dihet nese lidhja serioze e Genta Gjalpit me Rubens Shehun, 24 vjec nga Korca, e permendur nga vete ajo ne lojen e “Big Brother 5”, ka marre fund njehere e mire, apo ata vazhdojne dhe luajne me inat. Rubensi, ipyetur per faktin nese eshte takuar ose jo me Genten, pas daljes se saj nga loja, i eshte pergjigjur me nje “jo” te prere. “Nuk kam asnje plan ta takoj, se s’ka mbetur asgje per t’u diskutuar. Por Genta pasi ka dale nga BB, me ka telefonuar me numer te fshehte ne mesnate”, tha ai. Pas shume vitesh lidhjeje, qe tashme ka degjeneruar ne konflikte, Rubensi pohon se ndonese ne spektakel la pershtypjen se do e priste Genten pas daljes nga shtepia, tashme eshte i bindur se nuk gjen me asnje motiv per ta takuar. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -

Genta e BB5: Kam oratori, do jem ne politike dhe televizion

Genta: Kam marre ftese nga PS per t’u angazhuar ne politike

“Kam oratori, do jem ne politike dhe televizion, tek “Portokallia”

Tani do te jetoje ne Tirane, qellimi kryesor per te cilin ajo hyri ne “Big Brother 5”. Edhe pse ishte ne loje, Vellai i Madh nuk e la ne terr informativ se cfare po ndodhte me imazhin e saj jashte lojes, te pakten pas publikimit e fotove te saj intime qe bene xhiron e zhurmshme ne te gjitha gazetat roze dhe sitet e ndryshme ne internet. Tashme qe loja e “Big Brother 5” ka mbaruar, Genta Gjalpi, vajza e ardhur nga Babani i Devollit, eshte perballur me jeten reale. Ne kete interviste te saj te pare per gazeten “Panorama”, ajo tregon te verteten e saj per fotot skandaloze, cfare ka vendosur me dy djemte qe u komentua se kishte lidhje intime, dhe ofertat qe ka marre per t’i hyre politikes, dhe po ashtu per t’u bere pjese e botes se televizionit.

Ermira Babaliu kunder kenges 'Mamica"

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook, kengetarja e dekadave shqiptare Ermira Babaliu apelon: “Dëgjoni dhe mos e dëgjoni këtë këngë.

E keqja më e madhe muzikës në përgjithesi po i vjen nga vet artistët”, shprehet Babaliu. Sipas saj, “ Dorian Gjoni e të tjerë artistë shumë të talentuar, që bëjnë pjesë në stafin përzgjedhës të këngëve të Top Festit, mbase duhet të mendohen pak më shumë kur marrin përgjegjësira të tilla në këto pranime”. Megjithe apelin e saj kjo kenge fitoi cmimin e publikut.

Ja teksti i konstestuar i këngës “Mamica”

Me lepitkat blu,
fustanin gjer ne gju,
sa e bukur je Mamica,
floket e gjata rica-rica,
oh na çmende fare lozonjare.

I thirra shokët e mi,
te pimë nga një raki,
poshte ballkonit serenate,
të gjithë jemi bërë tape,
oh te keqen lali,
kur do na dali.

Ramiz Haliti, 150 mije euro per nje ore per kengetaren serbe

Biznesmeni i Kosovës Ramiz Haliti i ka ofruar këngëtares serbe Natasha Bekvalac për të kënduar për një orë në ditëlindjen e tij në qendër të Prishtinës, njofton agjencia “Presheva Jonë” duke iu referuar gazetës serbe “Kurir”.

Ramiz Haliti, një biznesmen  i njohur kosovar do të organizojë një festë të madhe me rastin e   ditëlindjes së tij, të 40-të.  Ai dëshiron që këtë përvjetor ta presë me zërin e Natashës. Për një orë shfaqje Natashës i janë premtuar150,000 euro.

Lajmi mbetet i pakonfirmuar nga vetë biznesmeni. Miqtë e Ramizit për ditë duke u përpjekur për të përmbushur një dëshirë të tillë për ditëlindjen e  tij, por ideja e tij, duket se nuk do të realizohet, tha një burim të afërt me po yllin për ketë medium.- Natasha, nuk ka për qëllim për të shkuar në Prishtinë dhe, më në fund, nuk ka para që do të mund ta çonin ate atje.

Ludovik Karrica shkelqen ne “Celesin Muzikor 6”

Në natën finale të festivalin “Celësi Muzikor 6”, mes shumë të ftuarve ka qenë edhe kërcimtari dhe artisti i njohur, shqiptari që jeton në Zvicër, Ludovik Karrica.

Ai ka hapur edhe këtë natë finale, duke imituar si dikur në VIVA, Michael Jackson dhe Cris Brown, ku ka shkëlqyr, duke i dhënë festivalit një start-show shumë interesant.

Djaloshi që ka lindur në Prizren dhe jeton në Zvicër njihet për kërcimet e tija në mbrëmjet më të mëdha të evropës, sidomos nëpër klubet e yjeve.

Ludoviku në këtë spektakël e kemi parë që ka bërë edhe shumë foto me femrat e bukura që ishin të pranishme, nuk e dimë nëse ndonjërës ia ka vënë syrin, pasi e dimë se kërcimtari është ende beqar./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ludovic Karrica shines in "Celesi Muzikor 6"

Rita Ora emocionohet nga fansat shqiptare...[VIDEO]

"Gati kam qajt se kurre nuk kam pas nje reagim te tille nga publiku..."

Shqiptaret emocionojne kengetaren Rita Ora [VIDEO]

Pas nje gjeje te mire, gjithmone cohet pluhur! Eshte ajo qe shume shpejt pushtoi zemrat e secilit. Ne Kosove, ne Shqiperi, Angli, Amerike etj. Rita Ora po ece me hapa shume te shpejte. Pas perfundimit te tri kengeve te saja shume te suksesshme, ajo po vazhdon tutje me turne, koncerte dhe gjithashtu shume shpejt pret t'i del albumi i saj i pare me emrin "ORA".

Zbulimi i ketij viti ne boten e muzikes padyshim mban emrin Rita Ora. Eshte kjo vajza qe po ben krenar te gjithe shqiptaret anembane botes per talentin e saj ne muzike si dhe sukseset e njepasnjeshme ne kete sfere ku konkurrenca eshte shume e madhe.

Monday, 4 June 2012

Abuzimi me emrin e Rita Ores

Disa medie në Shqipëri e kishin përmendur emrin e Rita Orës, e cila, sipas tyre, do të performonte në natën finale të “Top Fest 9”, gjë që nuk ndodhi. Mos vallë kjo është bërë si reklamë për t’u shitur biletat, meqë morën vesh se ato ishin blerë brenda dy orëve?

Nuk dihet nëse ky lajm i rremë dhe abuzim duke e përdorur emrin e këngëtares së famshme shqiptare, i ka rënë në vesh Rita Orës, megjithëse ky lajm kishte dalë nga mediet tjera të shkruara, e jo nga vetë Top Media, që e organizonte këtë festival të muzikës moderne shqiptare. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Abuses by the name of Rita Hour

Some media in Albania had mentioned the name of Rita Hour, which, according to them, will be performing on the final night of "Top Fest 9", which did not happen. Does this advertising is done to sell tickets, because they knew that they were purchased within two hours?

It is unknown if this canard and abuse using the name of the famous Albanian singer, has fallen to ear Rita Hour, though the news had come from other print media, not from the Top Media, which organized this festival Albanian modern music. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

"Top Fest 9”, çmimet ne doren e Florit

Ka përfunduar të dielën në mbrëmje edhe finalja e madhe e festivalit “Top Fest 9”, ku artistë të shumë dhe personalitete të artit, dhe jo vetëm ata, e kanë mbushur Pallatin e Kongreseve, ku u mbajt ky eveniment.

Vajza nga Shkodra, Elhaida Dani, me këngën “S’je më” e ka fituar çmimin e madh të këtij festivali. Nëse bëjmë një rezyme të çmimeve që u fituar, shumica, “Best Pop”, “Best Balade”, “Top Albania Radio”, “Best hip-hop and RnB”, “Çmimi i Internetit”, “Best new artist”, si dhe çmimin e madh, të gjitha kanë shkuar te i njëjti producent, Flori Mumajesi.

Prandaj, me plot gojën mund të themi që ky festival ishte krijuar për Florin. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Top Channel 9", the gold prices up

Has completed the final Sunday night of the festival "Top Fest 9", where many artists and arts personalities, and not only they, have filled the Palace of Congresses, where this event took place. The girl from Shkoder, Elhaida Dani, the song "more indo" has won the grand prize of the festival.

Dafina “HI TECH” ne “X Factor Albania”

Kishte shkuar si e përzgjedhur nga regjisorja për t’i mbështetur talentet Sheila në “X Factor Albania”, e në fakt jo vetëm e përkrahu e ndihmoi shumë.

E kemi fjalën për këngëtaren e njohur Dafina Zeqiri, e cila është dukur gjithmonë me stil dhe e veshur ‘Hi Teck’ në këtë spektakël, madje këtu edhe fansat e artistes së njohur me siguri se natën e së dielës kanë votuar për konkurrenten Sheila.

Për veshjen e Dafinës, edhe këtë herë është kujdesur stilistja e saj nga Prishtina, Lia Stublla, dhe me të vërtetë është dukur si një yll botëror. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina "HI TECH" to "X Factor Albania"

Had gone as selected by director Sheila talents to support the "X Factor Albania", in fact, not only supported and helped. We're talking about the famous singer Dafina, which is always seen wearing stylish and 'Hi Teck' in this show, even here the artist's fans know for sure Sunday night opponent voted for Sheila. For Laurel dress, this time is also designer of her care from Pristina, Lia Stublla, and it really seemed like a world star. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Artistet, gati per vrullin e albumeve verore

Nuk janë pak, por shumica e artistëve shqiptarë këtë muaj janë në sulmin që do t’i bëjnë tregun shqiptar jo vetëm më klipe, por edhe me albume, të cilat do të jenë pjesë e fonotekave verore.

Mësuam se këngëtari Gena po përgatit albumin e tij, ashtu edhe Ermal Fejzullahu. Edhe këngëtarja Rovena Stefa ka gati një album “live”, i cili pritet të dalë shumë shpejt.

Edhe Gjyste Vulaj po bën gati albumin me titull “Zoti s’rrehet”. Dëgjuam që edhe Nora Istrefi është duke përfunduar një album të ri.

Do të jetë vërtet një muaj, jo vetëm i nxehtë, por edhe i albumeve, të cilat do të vijnë këto ditë në tregun shqiptar./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Artists, albums ready for summer momentum

Liami kafshon “Vellane e madh”

I dyti që doli në garën e madhe për çmimin e madh nga shou “Big Brother Albania 5” ka qenë Liami, djaloshi që mësuam se ka nisur punën si D. J. në një klub të njohur në Tiranë.

Por, si duket në këtë foto, meqë nuk i mori paratë dhe çmimin e madh, ka dashur ta kafshojë vëllanë e madh, i cili është regjisori i “Big Brother Albania”.

Ndërsa, Liami nuk i është bashkuar aspak, Ermali, Françeskës dhe Erionit në udhëtimin e tyre disa ditësh për ta takuar në Prishtinë Arbrin dhe për t’u argëtuar në diskot e Kosovës./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Liami bites "big brother"

I second that went great race for the big prize from show "Big Brother 5" has been Liami, we learned that the boy who started work as D. J. in a famous club in Tirana. But, as appears in this picture, as it took the grand prize money and has had to bite the big brother, who is director of "Big Brother". While Liami not joined at all, Ermali, and Erion Françeskës their trip a few days to meet in Pristina Know and discos to have fun in Kosovo. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online