All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 20 July 2012

Ronela Hajati serish me Florin

Ftohja e tyre dhe thashethemet e menjëhershme për të, nisën që në “Top Fest”-in e vitit të kaluar, pasi nga ajo kohë Ronela Hajati ndërpreu bashkëpunimin me Flori Mumajesin.

Por siç duket gjërat kanë ndryshuar për dy emrat e njohur të showbiz-it shqiptar dhe ata i janë rikthyer miqësisë së mëparshme. Nuk vihet re më asnjë qejfmbetje mes tyre, Ronela është takuar me Florin në një koncert që ky i fundit ka mbajtur në Vlorë, në të njëjtën ditë me Ronelën.

Ndoshta mes tyre mund të rifillojë edhe bashkëpunimi në muzikë, por gjithsesi duke lënë mënjanë këtë supozim që do t’i mbesë kohës për ta vërtetuar, ne theksojmë faktin se Ronela vijon bashkëpunimin me ‘Baba Stars’ dhe shumë shpejt pritet të lançohet kënga e re, bashkë me klipin përkatës. /Bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Hayati Ronela again with Florin

Unikkatili me kenge te re (Audio)

Lideri i grupit TBA, Unikkatili, nuk e ka ndërmend të ndalet ndërsa tashmë e ka publikuar këngën e tij të re në bashkëpunim me Presionin.

Kënga titullohet “Kategori e Rond” dhe është pjesë e albumit të ri të Presionit. Në këtë këngë trajtohet realiteti në estradën tonë, sidomos në elitën e reperëve, e që sipas Unikkatilit e ka në dorë TBA.

Unikkatili të dielën e kaluar mbajti koncertin e tij në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës, ku të pranishëm ishin rreth 20 mijë fansa të tij. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Victor with new songs

TBA group leader, Victor, did not intend to stop and has already published his new song in collaboration with the pressure.

The song is called "Categories of Rond" and is part of the new album Pressure. In reality this song is treated in our celebrities, especially in the elite benchmarks, and according to Victor TBA has on hand.

Victor last Sunday held his concert in Pristina stadium, where present were about 20 thousand of his fans. / Telegraph /

Zbulohet i dashuri i Anxhela Martinin

Bukuroshja shqiptare e cila po ndërton karrierë të modeles në Amerikë, Anxhela Martini, mund të ketë shije për (zh)veshje, por duket se nuk ka shije për meshkuj.

Miss Universe Albania 2010, 26-vjeçare, e cila gjatë kësaj jave në New York do të prezantojë linjën e saj me bikini, “The Swim Week”, raportohet se është në lidhje me një biznesmen 55 vjeçar.

Sipas mediave shqiptare, të cilat bazohen në burimet e mediave amerikane, emri i biznesmenit me të cilin po takohet bukuroshja shqiptare, e rritur në Zvicër, quhet Russell Simons, i cili është edhe në listën e ftuarve në prezantimin e linjës së Anxhelas.

Bukuroshja edhe më herët kishte folur për Simons, për të cilin ka thënë se është një djalë të mrekullueshëm, personi më i këndshëm që kishte njohur ndonjëherë dhe se ata të dy ishin miq shumë të ngushtë.

Por, biznesmeni amerikan në mediat në internet është etiketuar si një “maniak” i të dashurave në moshe të re dhe yjeve të botës së modës. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Revealed the love of Angela Martin

Albanian Beauty which is building a model career in America, Angela Martini, can have a taste for (zh) clothing, but it seems that no taste for men.

Bezdia e VIP-ave ne foto me fansat ne plazh

Nuk kanë shumë kohë për të bërë pushime dhe për të marrë rreze, sepse ata punojnë të paktën në ditët më të nxehta të verës.

Por artistët tanë ndonjë ditë para se të këndojnë në mbrëmje në një ambient veror, shfrytëzojnë ndonjë orë për të marrë disa rreze.

Por si reagojnë ata nëse ndonjë fans i tyre i takon afër pishinës apo detit dhe do të ketë një kujtim me artistin e preferuar. A janë këngëtarët tanë të ‘marrueshëm’ kur gjenden përballë fansit me rroba banje dhe u shmangen fotove të tilla? Ne i kemi pyetur disa prej tyre dhe ja se çfarë na tregojnë ata në këtë situatë.

Drenusha Latifi
Zakonisht po i shmangem se edhe munden ta keqpërdorin, unë kam shumë frikë dhe bezdi.

Grupi Aurora
Të jesh njeri i famshëm ngërthen me vete elemente pozitive dhe negative.

Thursday, 19 July 2012

Aferdita Dreshaj, imazh i stilistes se famshme shqiptare

Ajo pa dyshim se është një nga femrat më të kërkuara për të reklamuar ose qenë imazh i diçkaje. Këtë herë bukuroshja Afërdita Dreshaj i ka prezantuar me hiret e saj veshjet plot stil të stilistes më të njohur shqiptare Vjollca Llapashtica.

Për këtë, Afërdita ka realizuar edhe një set fotografik nga Veton Osmani, ku i tregon veshjet plot ngjyra dhe styling të stilistes në koleksionin “Vera 2012 Luxury” dhe ku duket super-seksi.

Nuk e dimë nëse ajo ka fituar para apo jo, por një gjë është e sigurt, bukuroshja Dreshaj gjithmonë vishet me shijen e stilistes Llapashtica./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aferdita Dreshaj, the popular image stylist Albanian

It certainly is one of the women are required to be advertised or image of something. Untitled This time beauty has introduced its graces of style to wardrobe full of the most renowned stylist Albanian Llapashtica Nader.

For this, Venus has also produced a set of Veton Osmani camera, which shows full color and styling wardrobe stylist in the collection "Summer 2012 Luxury" and that looks super-sexy. We do not know if she has money or not, but one thing is certain, Beauty dresses always Dreshaj taste Llapashtica stylist. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /


Nora Istrefi, femer “Gangsta” dhe nje Bijonse seksi

Vetëm për disa orë, videoklipi më i ri i Nora Istrefit i ka rrëmbyer mijëra klikime. Është fjala për këngën “Gangsta”, në bashkëpunim me Bim Bimma, dhe me muzikë nga Zzap dhe Chriss.

Nora Istrefi duket shumë “hot” në këtë video, dhe pse jo si një Bijonse, ndoshta sidomos me fustanin që është realizuar nga Flutra Dedinja. Kënga dhe video ka pasur edhe shumë komente, sidomos për tekstin e këngës, por, siç thotë edhe vetë Nora, “vajzat si ajo mund të numërohen në gishta”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:Nora Istrefi, female "gangsta" and a sex Bijonse

Just a few hours on the new video clip Nora has abducted thousands of clicks. It comes to the song "Gangsta", in cooperation with Bimma Bim, and with music by Zzap and Chriss.

Adelina Eminit nuk i pelqen t’i hekurose kemishat

Vajza e muzikës Adelina Emini, e cila sapo e ka sjellë albumin e saj në treg, me titull “Tipsy”, përveç muzikës, ka edhe gjëra të tjera që i pëlqen t’i bëjë.

Adelina thotë se i pëlqen të lexojë dhe të udhëtojë, por adhuron të bëjë edhe shooping, ndërsa kur është puna te hekurosja dhe kur bëhet fjalë për këmisha, ajo nuk di t’i hekurosë dhe i urren shumë.

Ndërsa, në asnjë mënyrë nuk do ta imagjinonte veten me flokë të shkurtra, ka treguar këngëtarja për gazetën tonë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Emini dislikes them ironed shirt

Daughter Adelina Emini music, which has just brought to market her album, titled "Tipsy", besides music, there are other things that i like to do. Adele says she likes to read and travel, but also loves to do shooping, but when it comes to ironing and when it comes to shirts, she knows and hates to iron too.

Fshihet kenga "Tonight" e Dafina Zeqirit

Këngëtarja Dafina Zeqiri serish Hackohet! Tonight ishte videoklipi i fundit qe lansoi në mediat tona, për të cilin klip thuhet që ka shpenzuar një shumë të konsiderushme te parave, duke bërë xhirimet në Amerikë.

Pas lansimit ‘Tonight” pati një sukses të jashtëzakonshem duke grubulluar shumë klikime, po thuaj e kaloi mbi 1 milion. Por tash ajo ka një problem.

I është fshir videoja nga kanali i youtubes duke ja hackuar edhe fanpagen e saj në rrjetin socila facebook. Kjo nuk është hera e parë që Dafina ballafaqohet me probleme të tilla./ORAinfo/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:Deleted song "Tonight" and Dafina

Luana Vjollca: Jam pro marteses

I beson dashurisë me shikim të parë, jetës me një mashkull të vetëm, dhe martesës ideale me shumë fëmijë. Në këtë intervistë na përmbys të gjitha përshtypjet e krijuara për tipin e vajzës çapkëne apo moskokëçarëse. Ja sa seriozisht e merr jetën Luana Vjollca…


Je tipi që ankohesh se s’ke kohë, apo kohën mund ta gjesh për gjithçka nëse do?
Besoj nëse do të bësh diçka mund ta bësh, sado e lodhshme apo e papërballueshme mund të duket. Ka kohë për gjithçka.

Je një parashikuese e motit, në jetën tënde u beson parashikimeve të fatit?
Jo, nuk jam supersticioze. Ndoshta vetëm po kaloi macja e zezë (qesh). Nuk u besoj këtyre gjërave, pasi unë besoj vetëm te Zoti.

Ke menduar ndonjëherë të bësh një emision tëndin, dhe si mund të ishte?
Nuk e kam menduar, por edhe nëse e mendoj do e mendoj së bashku me Marinën, sepse siç e thashë më sipër jam e plotë vetëm me të në krah. Nëse do bëjmë një program, do na përkasë ne të dyjave dhe do jetë mjaft mirë i menduar.

Ermal Mamaqi, i lumtur qe do behet baba

Aktori, kengetari dhe moderatori, Ermal Mamaqi, ndihet shumë i lumtur që do të bëhet baba për herë të parë.

Në faqen e tij zyrtare ne Facebook, Mamaqi shkruan se, “shumë shpejt do vij në jetë ëngjëlli im dhe shumë shpejt unë do bëhem baba.Faleminderit zot për këtë dhuratë kaq të bukur”, shkruan Mamaqi.Ermal Mamaqi dhe bashkëshortja e tij, Amarda Toska, do ë bëhen prindër për here të pare.

Ermali ka ecur përpara me projektet e tij artistike, duke nxjerr në treg këngën e tij më të re, “Ku ka si Tirona”, së bashku me Dr. Florin./Info-Vip/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ermal Mamaqi, happy to be become a dad

Actor, singer and moderator, Ermal Mamaqi, feels very happy to become a dad for the first time. In his official website and Facebook, Mamaqi writes, "will soon come to be my angel and soon I will become baba.

Rita Ora me e kerkuara per bashkepunime

Fama e këngëtares Rita Ora është duke u rritur nga dita në ditë. Ky fakt vihet re edhe nga ofertat për bashkëpunime që këngëtares nuk i kanë munguar asnjëherë.

Rasti më i fundit është ai i grupit “Wanted” të cilët janë shprehur entuziastë për një bashkëpunim me të.“Ne jemi duke punuar me Rita Orën, Dappy-in dhe LMFAO dhe besoj se kjo këngë do të jetë pjesë e albumit tonë, pasi është një bashkëpunim shumë i mirë”, është shprehur lideri i grupit, Siva Kanswaren.

Realizime të tjera të këtij lloj Ora i ka pasur edhe me emra të tjerë të famshëm të muzikës si Tinie Tempah, Craig David etj./Vip-Info/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita on the time required for cooperation

The fame of singer Rita time is increasing day by day. This fact is noted by the singer offers for collaborations that have not missed asnjëherë.Rasti latest is that of "Wanted" who have expressed enthusiasm for a collaboration with him.

Zajmina Vasjari gati klipin e ri

Edhe pse ende nuk ka deklaruar asgjë për dashurinë e saj, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari gjithnjë i këndon dashurisë.

Janë bërë shumë spekulime për jetën e saj private, mirëpo gjithnjë Zajmina i ka demantuar spekulimet duke i quajtur vetëm thashetheme.Këndimi për dashurinë thotë se e bën të ndjehet mirë, dhe se dashuria për të është arma më e fortë e njeriut.

“Dashuria është një ndjenjë që njeriun e mban të fortë, andaj është një kënaqësi kur i këndon dashurisë. Thuajse të gjitha këngët e mia kanë të bëjnë me tematikë dashurie dhe gjithnjë mundohem të sjell aktualitetin te publiku”, ka thënë ajo për “Zërin”.

Ajo di ta befasojë publikun dhe tani është duke realizuar një surprizë për adhuruesit e saj, së shpejti do të zbulohet kënga dhe videoklipi i ri i Zajminës./Zeri/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina Vasjari about new clip

Although not yet said anything to her love, sex Zajmina Vasjari singer always sings love. Have become much speculation about her private life, but always denied speculation Zajmina calling only for the love thashetheme.

Adelina permend Ezelin si Lorik Canen dikur

Këngëtarja Adelina Tahiri ditëve të fundit është përfolur shumë, lidhur me tregimin e saj për takimin me aktorin e serialit të njohur turk ‘Ezel’, Kenan Imirzalioglu.

Mediat publikuan një rrëfim të Adelinës, ku thuhej se aktori turk, i njohur më shumë me rolin e ‘Mehmet Kosovës’, ishte ‘magjepsur’ nga bukuroshja shqiptare dhe madje i ka kërkuar të shkëmbejnë edhe numrat e telefonit, por Adelina e kishte refuzuar. Por vetë këngëtarja ka mohuar të ketë qenë ky rrëfimi i saj.

‘Nuk kanë nevojë gazetarët t’i transformojnë deklaratat e mia! Shkruajnë gjëra të pavërteta që nuk janë të thëna nga unë! Në lidhje me Ezelin!’, ka shënuar ajo në faqet e saj në Facebook dhe Twitter.

‘S’është aspak e vërtetë ajo që shkruhet! E kam takuar një herë rastësisht dhe asnjë gjë tjetër'.Vetem pak kohe me pare kengetraja ishte lakuar shume duke perdorur edhe emrin e futbollistit Lorik Cana, dhe dashurise per te, e si duket edhe kete histori me Kananin don ta beje lajm./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina says Ezelin as Lorik once Cane

Wednesday, 18 July 2012

Ardiani dhe Genta, më 23 korrik, koncert humanitar ne Prishtine

Për herë të parë në vendlindjen e tij do të rikthehet super-ylli Ardian Bujupi. Dhe kthehet me një projekt shumë të madh, pasi është shumë i kërkuar nëpër koncerte në Kosovë.

Mësuam se Ardiani këtë fundjavë e nis një turne në Kosovë, kurse më 21 korrik do të këndojë në Kamenicë, ndërsa më 24 në Vushtrri e më 29 në Gjilan.

Por, koncerti më i madh do të jetë në kryeqytetin Prishtinë, më 23 korrik, ku në duplex, ai së bashku me Genta Ismajlin do ta mbajnë një koncert humanitar, ndërsa paratë e grumbulluara gjatë këtij koncerti do të shkojnë për fëmijët jetimë në Kosovë.

Këngëtari do ta prezantojë nëpër këto koncerte për herë të parë edhe videon e tij më të re me titull ''I'm Feeling Good''. Ndërsa mësojmë gjithashtu se interesimi i fansave të shumtë të artistit është aq i madh, saqë duan të vijnë e ta ndjekin edhe nga Shqipëria.

Mihrie Braha e vodhi kengen e grekes Paola Foka

Kënga e cila u komentua shumë si një këngë në vazhdën e atyre patriotike, por që këngëtarja kosovare Mihrie Braha ia kushtoi Mitrovicës, del se nuk është në kanalin YouTybe.

Arsyeja pasi kënga ‘Mitrovica ime’ është kënga e kopjuar origjinal nga kënga greke ‘Preftika”, e kënduar nga Paola Foka dhe versioni i saj është i hedhur para dy vjetëve në këtë kanal.

Videoja e këngëtares shqiptare është ndaluar, pasi, si duket, kompozitori i këngës greke e ka denoncuar videon për shkelje të të drejtave të autorit. Kishim kohë pa folur për këngë të vjedhura, por na vjen keq kur kësaj herë versioni i vjedhur ka edhe nota patriotike. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Stole the Braha Mihrie grekes song Paola Foca

Adelina Tahiri, duet me 14-vjeçarin Fiton Jusaj

Do të quhet “Trilionere” kënga më e re e kënduar nga Adelina Tahiri, e cila vjen me një video në bashkëpunim me këngëtarin e ri, që është vetëm 14 vjeç, Fiton Jusaj, nga Prishtina.

Ne e siguruam këtë foto, ku shihet dueti, ndërsa djaloshi i ri e ka për herë të parë muzikën dhe është shumë i talentuar, por Adelina është shumë e lumtur që e ka pranuar këtë bashkëpunim me të, duke i përkrahur kështu talentet e reja.

Kënga pritet të jetë një hit i verës, pasi kënga është e bukur, klipi shumë cilësor dhe përputhja e dy këngëtarëve është shumë në nivel. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Tahiri, a duet with 14-year-old Wins Jusaj

Nora Istrefi ruhet nga motra ne koncerte

Këngëtarja Nora Istrefi është prej atyre këngëtareve, të cilën gjatë stinës së verës e duan të rinjtë dhe kanë dëshirë të kërcejnë nën ritmet e këngës së saj.

Fiton, por edhe harxhon në dukje. Ndërsa për truprojë, si duket, ajo e ka zgjedhur motrën e saj bukuroshe Nitën, e cila siç shihet edhe në këtë foto në një nga lokalet e natës në Kosovës.

Tashmë me vete ka edhe D. J e saj personal D. J. “Fama”. Na vjen mirë që ajo nuk ka një ruajtës mashkull, se me siguri Roberti i saj do të xhelozonte për femrën e tij të bukur./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Istrefi concerts saved by sister

2 minutat e Zanfines po vijne

Zanfina Ismajli së shpejti do të lansojë videoklipin e saj më të ri të titulluar “2 minuta”. Këngëtarja kosovare tashmë i ka përfunduar xhirimet, të realizuara në Drenovc të Deçanit nga produksioni “Imagine”.

“Kam punuar mjaft shumë në këtë projekt. ‘2 minuta’ është një tekst i mrekullueshëm i Avni Qailit e po ashtu edhe videoklipi është realizuar ashtu siç kam planifikuar unë. Jam e kënaqur dhe uroj që edhe publiku ta pëlqejë këtë këngë”, ka thënë ajo për “Zëri”.

Zanfina sapo ka lansuar edhe albumin e saj me këngë “live”. Albumi përmban dhjetë këngë të zhanreve të ndryshme muzikore dhe është realizuar enkas “për koncertet dhe mbrëmjet muzikore”. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
2 minutes is coming Zanfina

Perpisahan will soon launch her ​​video clip titled new "2 minutes".Kosovar singer has already finished filming, realized in the Decani Drenovc from production "Imagine".

Nora Istrefi super seksi dhe shume gangsta ne videon e re (Video)

Produksionit Entermedia, që ka realizuar një videoklip të jashtëzakonshëm për këngën re të Nora Istrefit dhe Bim Bimmës.

Kënga e titulluar “Gangsta” është projekti më i ri i Nora Istrefit dhe këngëtarja kosovare vjen shumë më ndryshe nga klipet e kaluara.

Një videoklip i punuar në mënyrë fantastike vjen me një skenar shumë interesant në zhanrin aksion. Nora duket super seksi dhe luan shume bukur ne spotin e saj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Istrefi and many gangsta super sexy in new video

HD production, which has realized a remarkable video for new song and Bim Bimmës Nora.The song titled "Gangsta" is a new project of singer Norah Jones and Kosovo comes very different from the previous clips.

A video clip of a fantastic work comes with a very interesting scenario in action genre. Nora looks super sexy and plays beautifully on its spot. / Albavipnews /

Tuesday, 17 July 2012

Argjentina Ramosaj shijon jeten e nates

Ka kohë që ajo tashmë nuk është më në krahët e Valonit, dhe as nuk do të flasë më për këtë ndarje. Kjo është Argjentina Ramosaj, e cila këtë ndarje si duket e ka harruar, dhe jetën e natës po e shijon si një person i thjeshtë.

Ajo siç e shihni në këtë foto ekskluzive për gazetën tonë, vetëm fundjavën e kaluar është parë në shoqërinë e një mikeje të saj dhe të një djaloshi, i cili nga reagimet ishte thjesht një shok më shumë dhe asgjë tjetër.

Këngëtarja e hitit “Si shiu” ka shijuar një pije dhe ka kërcyer paksa nën ritmin e muzikës në qendër të Prishtinës në diskon “Bab Club”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Argentina enjoys the night life Ramosaj

There are times that it is not already in the wings of Valon, and neither will speak of this division. This is Argentina Ramosaj which this division seems to have forgotten, and night life is enjoying as a simple person.

Linda Halimi ben duet me djalin e ambasadorit Dell

Nuk do të jetë një këngë, por pesë të tilla, 3 singlla dhe 2 duete që këngëtarja dhe një nga zërat më të veçantë shqiptar Linda Halimi, do të sjellë këtë verë.

Madje, ashtu siç ka treguar ajo, vetëm për gazetën tonë tashmë i ka gati disa prej tyre. Ne mësuam se përveç se një duet me këngëtaren dhe miken e saj Leonora Poloska, dueti tjetër do të jetë me një person shumë të veçantë, ai është djali i ambasadorin amerikan në Kosovë, që quhet Bojan.

Kjo këngë ka ardhur tashmë gati në audio dhe pritet të ketë edhe një video-klip dhe është një baladë e bukur në këtë bashkëpunim interesant.

Këngëtarja Halimi nuk ndalet, koha e saj është e përkushtuar në biznesin dhe në muzikën e bukur që bën. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Linda Halimi doing duet with son of Ambassador Dell

There will be a song, but five such, 3 and 2 duet singlla the singer and one of the most unique voices Albanian Linda Halimi, will bring this summer. Even as it has shown it only for our newsletter now has about some of them.

Adelina: 9 dite, 1.3 milione klikime

Këngëtarja nga Kosova, Adelina Ismaili, ditë më parë ka publikuar videoklipin e këngës së saj më të re, “Ku ma ke”.

Pamjet e klipit janë kryesisht pamje të nxehta verore, që janë xhiruar në qytetin bregdetar të Vlorës. Ashtu siç pritej, ”Ku ma ke” është pëlqyer nga publiku dhe brenda nëntë ditësh ka kaluar shifrën prej 1.3 milion klikimesh në ”YouTube”.

Përveç kësaj, siç transmeton indeksonline këtë verë Adelina po kap shifra të larta edhe me publikun e pranishëm në koncertet e saj verore në qytetet shqiptare.

Pas Sarandës, ajo ka performuar në qytetin e Ulqinit, ku sipas faqes së fansave të saj në Facebook, ajo ”ka thyer rekord” për nga numri i njerëzve të pranishëm në koncertin e saj./Editorial.MK/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adele: 9 days, 1.3 million clicks

Gjira ngaterrohet me Bleron

Javen qe shkoi Gjira tregoi se nuk mban pergjegjsi per ato qe shkruan shtypi….hmmm, ok atehere do behemi dhe ne me keq se policet e do i sjellim shkrimet me foto e me audio, se tash keq kjo puna e internetit i hedh tani i fshin me vone.

Kengetarja duket se ka ngelur e pakenaqur nga nje interviste e Bleros ne nje kanal televiziv dhe kete ja ka bere te ditur te gjithe fansave te saj ne FB duke postuar:

 ”Blero shum kisha pas qef edhe pak n’TV me t’ ndegju tu hanger mut por kam me shku mi taku do shqipe te verteta per do Prova… Neser Prishtina On Fireee!!!”

Vallaj, keq po na vjen qe na ka shpetu kjo video e Bleros tu henger mut,por mos u shqetesoni se pervec ankeses se Gjires,nuk i ka dhene efekte te tjera anesore.Kengetari ka qene shendosh e mire ne Kosove ku eshte pare duke mbajtur koncert. LMAO! /Albaniac/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gjira in quarrel with Blero

Kur tundet seksi-Nora…

Është dobësuar shumë këto kohë dhe kushdo që e ndjek atë në daljet e saj publike, i vë re lehtësisht kilogramët e humbur. Tashmë Nora është kthyer në një nga ato femra të showbiz-it që lakmohet jo pak, qoftë për nga ana profesionale, qoftë edhe nga ana e imazhit.

Këtë e fakton më së miri edhe fustani i kuq që Nora mban veshur, i cili i nxjerr edhe më shumë në pah linjat perfekte, ama edhe vetë Nora nuk mbetet pas me pozat dhe demonstrimin e hireve të saj.

Ja për shembull, e shihni sa provokuese është në foton ku kërcen?! /Bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
When sex-Nora moved ...

Has been reversed this time and anyone who follows it in its public exits, the notes lost pounds easily. Nora is already turning into one of those women who envied showbiz's not little, either by professional, even from the image.

This proves the best red dress wearing Nora, who issued more lines out perfectly, but they have self Nora remains behind with shots and demonstration of its graces.Here for example, see how provocative is the picture that jumps? / Bluetooth /

Adelina Tahiri pushime ne shtepi

Adelina Tahiri është duke i shfrytëzuar ditët e nxehta të verës për të pushuar në shtëpinë e saj në Shkup, shkruajnë mediat shqiptare.

Këngëtarja ka postuar disa fotografi në profilin e saj në Facebook, ku duket duke notuar në pishinë dhe duke fotografuar veten në poza seksi.

Adelina raportohet se tashmë ka kompletuar videoklipin e saj më të ri, një duet me Fiton Jusaj, i titulluar “Triljoner”, klip që pritet të publikohet së shpejti. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Tahiri holiday home

Adelina Tahiri is taking advantage of hot summer days to rest at her home in Skopje, write the Albanian media.The singer has posted some photos on her Facebook profile, which seems to swim in the pool and taking photos of herself in sexy poses.

Rozi: Pse doni te na ndani, e dua Kreshen!

Rozana Radi: “Me lodhet, e dua Kreshen”

Keto kane qene fjalet me te cilat kengetarja Rozana Radi u eshte drejtuar disa portaleve qe kane shkruar 2 dite me pare per nje ndarje te saj me reperin MC. Kresha. Rozi i ka mohuar te gjitha keto, duke shprehur edhe pakenaqesine e saj per keto thashetheme dhe njerezit qe i sajojne, ku nuk kupton se perse duan “ta ndajne” patjeter nga Kresha. “Pa u lidhur na bejne me te dashur, kur jemi ne lidhje, na ndajne. A kane familje keta njerez? Si ka mundesi qe duan te na shkaterrojne jeten me gjera te paverteta?! O gazetare, po si ju ze gjumi, kur e dini qe familjaret tane e gdhijne duke menduar sa keq na keni bere me lajme te rreme! Pse doni te na ndani!!!”, – ka shkruar e irrituar Rozana, nderkohe qe per te hedhur poshte gjithe thashethemet ka postuar edhe nje foto te momentit me te dashurin e saj Kreshen.

Fortesa Hoti: Muzika eshte pasioni im...


Kenga, ky emocion qe prek degjuesit

Kengetarja Fortesa Hoti, e cila ka nje karriere te pasur artistike, edhe pse eshte pjese e brezit te ri te kengetareve, ka sjelle para publikut kenge dhe karaktere nga me te ndryshmet per nje periudhe te shkurter kohore.

Pasioni qe ndjek Fortesen eshte muzika. Me tej, gjate kesaj interviste ajo na tregon me shume per jeten e saj artistike, cilat jane emocionet qe i fal skena dhe na zbulon dhe projektet ne vazhdim.

Big Mama pas aksidentit e traumatizuar, kthehet ne Tetove...

Big Mama kthehet në Tetovë

Besjana Kasami, e njohur si Big Mama – e cila ishte e përfshirë në aksidentin e ndodhur në Liqenin e Ohrit, kur pas përmbysjes me skuter në ujë humbi jetën shoqëruesi i saj, Lirim Jusufi nga Dobroshti i Tetovës – është kthyer në shtëpi.

Këngëtarja ishte hospitalizuar në repartin e shërbimit intern të Spitalit të qytetit në Strugë, në gjendje tepër të traumatizuar dhe në një gjendje të rëndë shpirtërore për humbjen e jetës së shoqëruesit të saj, i cili ndërroi jetë.

INA njofton se pas mbarimit të procedurave të organeve të hetuesisë dhe të tjerave, me kërkesë të prindërve, të cilët gjatë tërë natës së mbrëmshme (e diel) dhe ditës së sotme (e hënë) i kanë qëndruar pranë, ajo është kthyer në shtëpi, në gjendje të pandryshuar shpirtërore.

Eni Koci: Ne internet vidhen milionat...

Kemi pezulluar cdo publikim te ri, ne internet vidhen miliona

Per here te pas pas kater viteve, flet hapur kengetarja e re Eni Koci, e cila se bashku me motren e saj, Greten dhe shume artiste te tjere manipulohen nga kompani te ndryshme, te cilat zotohen se do t’i mbrojne materialet e tyre muzikore ne internet. Eni rrefehet ne kete interviste per ”Panorama Plus” mbi aktivitetin e saj artistik, te cilin per momentin e ka nderprere derisa te rregullohen gjerat.

Si po zhvillohet jeta artistike e Gretes dhe Enit aktualisht, mund te na tregoni angazhimet tuaja?
Aktualisht kam pezulluar te gjithe krijimtarine artistike, per arsye te nje grabitjeje te veprave te mia muzikore dhe perfitimeve qe rrjedhin nga keto vepra.

Eshte e vertete qe per shkak te piraterise ju nuk e lanconi klipin e fundit ”Love me”?
Po, eshte shume e vertete. Videoklipi i kenges “Love me” ka perfunduar qe ne dhjetor te vitit 2011. E kam hedhur ne internet dhe Aldor Nini, Arben Hoxha dhe Anxhela Faber me kane hequr menjehere audion, me pretendimin se kete videoklip duhet t’ua jap atyre dhe vetem nepermjet kontrollit te tyre dhe perfitimeve per llogari te tyre mund ta nxjerr kete videoklip.

Isida Mollaymeri, balerina qe ha gjithcka...

Isida, nje balerine qe ha gjithcka

Isida Mollaymeri, balerina e Teatrit te Operas dhe Baletit na flet sot ne rubriken tone per ushqimin ne “Jete” per marredheniet e nje balerine me ushqimin dhe raportet e saj personale me te ngrenit. Vajza, e cila ka qene per tre vite me radhe balerine ne “Dancing With The Stars” nuk eshte si gjithe te tjerat. Kete do ta kuptoni teksa lexoni intervisten e meposhtme

Isida, cila eshte lidhja e nje balerine me ushqimin?

Lidhja e nje balerine nuk do te thoja sepse marredhenia e saj me ushqimin eshte e keqe. I duhet t’i ndaloje vetes shume nga ushqimet e mira e te shijshme. Ndersa lidhja ime personale me ushqimin eshte e shkelqyer sepse fatmiresisht metabolizmi im eshte shume i mire. Sigurisht qe nuk ha gjithe diten, po ha cdo gje perfshire dhe embelsirat qe i kam dobesi.

Hani me shume ne shtepi apo restorante?

Floriana Garo: U ktheva ne Shqiperi sepse takova njeriun tim te jetes...

Floriana Garo
Floriana: "Dua te biresoj femije si Angelina Jolie"

Nje interviste me Floriana Garon, 25-vjecaren qe do te perfaqesoje Shqiperine ne “Miss Bota 2012” ne Kine. Ikja 15 vjec nga Shqiperia per ne Amerike, studimet ne New York dhe historia e dashurise me biznesmenin Tedi Ngjela.

Ne tavolinen ku eshte ulur, ne ambientet luksoze te nje qendre tregtare ne Tirane e shoqeron nje gote uji. Duke mos ndare nga pamja, buzeqeshjen nis e na flet per veten. Floriana Garo ka qene 15 vjec kur familja e saj fitoi llotarine amerikane dhe ajo u largua per te prekur endrren e shume shqiptareve. Muajt e pare ne ate vend nuk ishin te lehte per Florianen, aq sa tregon se pesoi nje lloj mbylljeje ne vetvete. Me pas gjerat ndryshuan. Pas perfundimit te kolegjit, ajo shkon ne New York, ku ja nis cdo gjeje nga e para. Jeton vetem. Shkollohet. Ben pune nga me te ndryshmet qe mund te bej nje student, edhe kameriere...

Genti Rushi dhe Rona Nishliu ne Tirana Jazz World Music Festival...

Genti Rushi: Dua vetem te luaj muzike per njerezit

Muzikanti Genti Rushi eshte perfaqesuesi i Shqiperise ne Festivalin Nderkombetar te Muzikes jazz ne Tirane. Ne momentin e fundit bandes qe ai drejton, i shtohet dhe nje tjeter emer i njohur, kengetarja Rona Nishliu. Se bashku, ata kendojne ne netet e Tirana Jazz & World Music Festival 2012, me 18-20 korrik. Eshte edicioni i pare i festivalit dhe mjaft i vonuar.

Genti tashme njihet jo vetem si muzikant i kesaj rryme, por edhe si drejtues i orkestres se Top Channel-it, por vecanerisht duhet njohur kontributi i tij si pedagog i klases se pare eksperimentale per muziken jazz ne Universitetin e Arteve.

Dren Abazi: Ne shtator, albumi i ri...

Dren Abazi: Ne shtator do te sjell albumin e ri

Ai tashme eshte bere nje nga kengetaret me te preferuar jo vetem ne Kosove por edhe ne Shqiperi, pasi ka nje stil shume origjinal, duke e vecuar nga koleget e tij. Ky eshte Dren Abazi, kengetari i cili se fundmi ka sjelle edhe klipin e tij “Naten”, nje kenge mjaft verore dhe qe te jep shume energji. Por si po pritet kjo kenge si dhe disa hollesi ne lidhje me angazhimet e me projekte e tij, Dreni i jep ne nje interviste per suplementin “Summer Time” ne gazeten “Koha Jone”.

Si po pritet kenga juaj me e fundit, “Naten”?
Kenga megjithese ka pak kohe qe eshte publikuar mund te them se eshte pritur shume mire pas ajo eshte kenge mjaft verore, me ritem dhe energji….Pikerisht ajo qe kerkohet ne keto dite te nxehta vere. Une jam autor i muzikes, pra kompozitori dhe orkestruesi, ndersa autor i tekstit eshte Olti Curri….

Anjeza Branka: Vera ime spektakolare

Anjeza Branka
Anjeza Branka: Vera ime, spektakolare

Anjeza Branka, kengetarja e dashur e muzikes moderne ne Shqiperi, sapo eshte kthyer nga pushimet verore...Pushime keto, qe shumekush do t’i enderronte, ne nje prej resorteve me te shtrenjta ne Turqi. Gjate nje bisede te shkurter, kengetarja ka treguar ne “Bluetooth” per ditet e relaksit te kaluara prane njeriut te zemres, Landit, dhe pjeses se mbetur te tyre, disa dite me vone, qe do t’i takojne natyrisht, djalit te saj te vogel...Kengetarja simpatike na ka treguar se: “gjithcka perkrah Landit ka qene perfekte. Ishim me nje grup miqsh dhe kemi kaluar per mrekulli, ne secilen dite te qendrimit atje”, ka thene ajo, ndersa ka sjelle ekskluzivisht per “Bluetooth” keto foto fantastike gjate pushimeve me njeriun e saj te zemres, ku te dy jane ne nje forme shume te mire fizike.

Sinani, Labi dhe Flori me te paguarit ne koncertet verore...


Ja cmimet e kengetareve ne koncertet e veres

Nga 1000 ne 4000 euro, paguhen me shume ata qe kendojne live.

Disa e rrisin, ndersa disa e zbresin, ky eshte bilanci te cilin kete radhe kemi vendosur t’jua tregojme ne lidhje me cmimet e kengetareve neper koncerte, pikerisht gjate sezonit veror. Cmimi me i ulet, per momentin, eshte 1000 euro, ndersa me i larti kap shifren e 4000 eurove, kur behet fjale per shumicen e kengetareve me te kerkuar dhe me te njohur te skenes shqiptare. Alberie Hadergjonaj, “Big Mama”, Adrian Gaxha, Aferdita Dreshaj, Ciljeta, Ingrid Gjoni, Lyrical Son, Shpat Kasapi dhe Zajmina Vasjari paguhen deri ne 1000 euro dhe jo me shume, ndersa Alban Skenderaj, Ermal Fejzullahu, “Gold Ag”, Kaltrina Selimi, Korab Shaqiri, “Mc Kresha”, “Skillz”, Tuna Sejdiu dhe Zanfina Ismaili arrijne cmimin nga 1200 deri ne 1800 euro. Shihet qarte nga shkrimet e mehershme se disa kengetare kane rene ne cmim, e disa kane pasur nje ngritje te hatashme.

Monday, 16 July 2012

Bleona Qereti flet per meshkujt...

Bleona Qereti
Bleona Qereti:I kam genjyer prinderit, te dashur per here te pare kur isha 18 vjec

Ushtrohu per…”, ky ka qene pyetesori, te cilit kengetarja shqiptare Bleona Qereti i eshte pergjigjur se fundi…Revista “Men’s Fitness”, e ka perfshire kete numer Bleonen tone sexy, ne nje prej rubrikave te saj, ku flitet me se shumti per burrat. Sic dihet, Bleona eshte duke punuar fort andej pertej oqeanit, me synimin per te arritur dicka ne “token e premtuar”, ama sot s’do te flasim fare per muziken, sot do te flasim vetem per meshkujt…

Cilen pjese te trupit preferoni tek nje mashkull?
Syte dhe duart. Kur nje mashkull ka duar te bukura, ka gjithashtu shume klas. Mendoj qe duart tregojne shume mbi nje mashkull. Po ashtu dhe syte. Gjithmone kam menduar per meshkuj me sy blu, ose gri. Nese nje mashkull ka sy blu dhe fytyre engjellore, eshte perhere nje hap perpara te tjereve.

Mashkulli me trupin ideal per mua eshte…
Ne linja dhe tip sportiv.

Provokon shume reperi Unikkatil

“Kush tha se Unikkatili nuk shkel kurrë në Prishtinë”. Kjo ishte fraza që reperi e ka përmendur shpeshherë gjatë koncertit të tij. Ndërsa ka pasuar me shprehjen tjetër “Ata ma hanë...”, një provokim i drejtpërdrejtë për grupet e tjera rivale.

Por, në fakt nuk e di nëse Unikkatili ka parë mirë atë natë, apo organizatorët i kanë treguar se aty në publik shumica ishin adoleshentë dhe një pjesë e mirë ishin fëmijë, vajza, dhe kishte edhe të moshuar që dëgjonin këto shprehje.

Të gjitha këto foto që i shihni janë të siguruara nga fotografi kryesor, Kastriot Zhugolli, i cili ka realizuar foto ekskluzive edhe për gazetën tonë. E megjithatë, përveç shprehjeve eksplicite që dihet që Viktori i përdor, kishte edhe ndonjë ngatërresë tek tuk, që sigurimi i tij personal dhe sigurimi i Policisë së Kosovës nuk njiheshin.

Vëllai i Unikkatilit vonon daljen ne kohe

Kishin ardhur qysh në orën 16:00 të dielën e nxehtë të 15 qershorit, sepse donin të siguronin një vend dhe të përgatiteshin për të parë idhullin e tyre, Unikkatilin.

Por, i është dashur të presin me orë të tëra, e në fillim të dëgjonin këngëtaren Gjira, më pas disa pjesëtarë të labelit TBA, gati një orë pushim, dhe më pas të dilte “mbreti”, siç ata e quanin Unikkatilin.

Ne ishim aty dhe mësuam se reperi është vonuar për arsye se e priste edhe vëllain në aeroport dhe pa ardhur ai nuk mund të fillonte. Kishte nga ata që duronin, por kishte nga ata që edhe e ofendonin për pritjen e gjatë të daljes në skenë.

Fundja, durimi ka një kufi dhe fansat të ndjekin, të duan, por edhe mund të të mos dëgjojnë më./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Brother Victor exit delay time

Came back at 16:00 on Sunday 15 June hot, because they wanted to secure a place and be prepared to see their idol, Victor. But had to wait for hours, listening to the singer in the early bays, then some members of labeli TBA, about an hour break, and then came the "king" as they called Victor.

E diela e Unikkatilit

I ka kaluar përmasat e një koncerti gjigand, siç mund të ndodhte edhe me VIP-in më të njohur botëror.

Por, ky ishte reperi kontrovers, Unikkatil, i cili meriton një “in’ të madh për sa i përket shikueshmërisë në stadiumin e Prishtinës në mbrëmjen e 15 korrikut.

Fansa nga shumë qytete të Kosovës, por edhe nga Shqipëria dhe Maqedonia, kishin ardhur për të parë nga larg apo më afër Viktor Palokën, siç quhet me emër të vërtetë Unikkatili.

Të gjitha lajmet në këtë faqe të gazetës sonë do të jenë për koncertin e tij./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sunday of Victor

I passed the size of a giant concert, as can happen with VIP-known in the world. But this was a controversial rapper, Unikkatil, which deserves a 'in' large in terms of viewership in the Pristina Stadium on the evening of July 15.

Kaltrina Selimi ne harem

Nëse do të pyetni ju se ku është këngëtarja Kaltrina Selimi, ne ju sigurojmë se në këtë foto duket vajza e muzikës, e cila e ka gati videoklipin e saj veror.

Dhe, siç shihet, ajo është ulur dhe duket shumë seksi në një ambient sikur harem. Ne kuptojmë se kënga e saj do të jetë ritmike dhe shumë e veçantë për këtë verë të nxehtë.

Kaltrina vetëm pak kohë më parë është martuar në një ceremoni të thjeshtë, e tashmë ajo nuk do të mungojë me një këngë në këtë stinë përvëluese./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kaltrina Selimi in harem

If they ask you where is the singer Kaltrina Aegis, we assure that this picture looks daughter of music, which has about her video clip summer. And, obviously, it is down and looks very sexy in an environment like harem.

Unikkatili ofendon fotografet

Ai këndoi të dielën dhe të gjithë e ndoqën dhe ishte lajmi më sensacional i javës, por si duket ngaqë nuk është mësuar shumë me fotoreporterë dhe shkrepje fotosh, ai ka dashur t’i evitojë.

Ne siguruam ekskluzivisht këtë foto realizuar nga fotografi Kastriot Zhugolli një ditë para se të këndonte, kur Viktori kishte shkuar dhe një herë për ta vizituar stadiumin e Prishtinës. Jo vetëm se nuk ka dashur të fotografohet, por si e shihni edhe është nervozuar, duke përdorur edhe ofendime.

 Por, reperi i njohur duhet të mësohet se gjithë kjo pritje ka edhe fotografë të zotë dhe paparacë në Kosovë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Victor offends photographers

He sang on Sunday and all followed and was the most sensational news of the week, but it seems not much has been learned since the photographers and photo gun, he wanted to avoid.

Pelqehet klipi i ri i Adelina Berishes

 “Ju falënderoj të gjithëve për përkrahjen tuaj dhe komentet në lidhje me klipin tim më të ri, ‘What’s your name’”. Ky ishte statusi i këngëtares seksi Adelina Berisha në profilin e saj në Facebook.

Ndërsa Adelina sapo e ka sjellë një video dhe këngë interesante, ku ajo përveçse këndon, edhe aktron, dhe duket mjaft në formë, ndërsa fansat e kishin uruar në Facebook.

Kënga është realizuar me muzikë dhe tekst nga Stine, ndërsa video është xhiruar nga produksioni ‘Asha’ dhe veshja nga stilistja Lia Stublla. Kjo video, si duket, ka vetëm pak orë që ka dalë në kanalin YouTube dhe po pëlqehet e po komentohet shumë. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Liked the new clip Adelina Berisha

Sunday, 15 July 2012

E pabesueshme, Gena pa floke... apo montazh?

Gena shokon me pamjen e re pa floke

Jeni mesuar ta degjonit teksa kendonte kenge korcare dhe greke dhe here pas here tundte dhe floket e tij te gjata kacurrela, duke krijuar keshtu imazhin e tij unik dhe ne mendjen tone te pandryshuar. Por, mesa duket, qenkemi gabuar. Nuk e dime se si ka ndodhur, nga vapa e madhe, apo nga ndonje dalldisje tjeter, por ju duhet ta harroni pamjen e dikurshme te Genes. Ai tani do te shfaqet me pamjen majtas, me floke shume te shkurter dhe paksa si bjond. Nje Zot e di se si do te mund t’i kendoje Gena kenget melankonike me kete pamje prej te forti, ku tashme ajo qe bie ne sy jane nje pale sy zhbirues dhe gati si te inatosur, nje pale tatuazhe ne krah, pra si perfundim, nje njeri krejt tjeter. Nese ne nuk jemi te vetmit qe po kritikojme pamjen e re te Genes, nese reagime te njejta ka pasur edhe nga te tjere, i sugjerojme atij t’i rrise urgjentisht floket dhe nderkohe te sajohet me ndonje paruke, se keshtu sic eshte katandidur, nuk po mesohemi dot. /panorama plus/

Si ndodhi tragjedia me skuter e "Big Mames"...

Ja pse perfundoi ne tragjedi shetitja me skuter e “Big Mames”

Pasditja e se enjtes ka qene tragjike per kengetaren e njohur “Big Mama”, e cila kishte udhetuar drejt qytetit te Struges per t’u argetuar me miqte, ndersa flitej se atje do te realizonte edhe nje videoklip te ri. Nje djale ka humbur jeten ne aksidentin qe ka ndodhur ne ujerat e liqenit te Ohrit. Viktima mesohet te jete nga fshati Dobrosht i Tetoves, qe njekohesisht ka qene shoqerues dhe mik i kengetares Besjana Kasami (Big Mama). Ai, se bashku me kengetaren, po drejtonin motorin ne ujerat e liqenit te Ohrit ne oret e mbremjes dhe ne nje moment kane humbur drejtimin dhe jane perplasur, kur kengetarja ka dashur te nderroje vendin me mikun e saj. Pikerisht ne kete moment, motori me shpejtesi te larte ka goditur ne koke shoqeruesin e “Big Mames”, i cili nga goditja e rende eshte fundosur disa metra ne thellesi te liqenit. Gjithashtu thuhet se asnjeri nuk e ka pasur rripin e sigurimit te vendosur, kurse miku i kengetares nuk ka ditur as te notoje. Kjo ka cuar deri te mbytja e tij edhe pse Bigu ka tentuar ta ndihmoje deri ne momentin kur kane arritur t’u japin ndihme kalimtaret e rastit.

Tahir Drenica, 60 vjet me kenge e sharki...

Shahiri i Drenices!

Rapsodi nga Drenica, Tahir Drenica, mund te quhet nje shahir i vertete, sepse qe nga femijeria nuk eshte ndare nga kenga dhe nga sharkia. Ai ka kenduar dhe vazhdon te kendoje neper oda, dasma e festivale, gjithnje me tirq dhe sharki, duke e ruajtur folklorin e paster dhe origjinal te treves se Drenices.

Si ju ka mbetur mbiemri Drenica?
Mbiemri me ka mbetur, sepse kur kam shkuar te kendoj ne Radio- Televizionin e Prishtines, atje me kane pyetur si quhem. Ta tregoja emrin tim te vertete nuk kam guxuar, sepse babai ka qene armik i qeverise. Edhe kudo qe kam punuar, me largonin prej punes, se me thoshin je djale armiku! Keshtu, kur shkova ne RTP, bashke me Hashim Shalen, thash se une thirrem Tahir Drenica dhe kenget shpetuan pa u terhequr nga repertori.

Gerta pas rimarteses e mendon nje rikthim televiziv...

Gerta Heta
Gerta Heta: Martesa ime e dyte ne Kroaci, me Lunen deshmitare

Gerta Heta, kengetarja dhe prezantuesja e njohur, qysh pas lindjes se vajzes se saj Luna ka hequr dore nga perkushtimi ndaj muzikes dhe prezantimit. Po, Luna tani eshte rritur, madje ajo ishte edhe deshmitare ne martesen e dyte te prinderve te saj te pak diteve me pare ne Kroaci. Eshte koha e duhur qe Gerta t’u rikthehet planeve te saj artistike. Se pari, ka nje kenge, e cila i dedikohet Lunes dhe qe po pret ta lancoje se shpejti, e nderkohe edhe prezantimi eshte ne planet e saj te aferta. Prezantimi dhe kenga jane dy pjese te pandara te saj per te cilat thote: “Te dyja i shijoj shume, si skenen e kenges edhe studion televizive. Te te dyja ndihem komode, por nuk e di nese kenga do te me pranoje mua gjate. Per prezantimin di qe mund ta bej tere jetes dhe e bej me shume dashuri”. Gerta rrefen edhe marredhenien e saj me Matkon, per te cilin thote se lindja e Lunes e ka bere me te forte dashurine e tyre ne cift.

Gerta pas lindjes se Lunes duket se i keni lene pak ne hije aktivitet tuaja muzikore. Ia keni ndjere mungesen skenes keto kohe?

Ndahen Erleta dhe Kastro?...

Kastro Zizo i jep fund marteses se dyte, kthehet ne Tirane

Kastro Zizos nuk i zgjasin shume martesat. Kjo eshte e vetmja gje qe mund te thuhet, pas lajmit se ai eshte ndare serish nga gruaja e tij e dyte, Erleta Hoti. Nje lajm qe duket mjaft befasues, po te kemi parasysh se vetem nje jave me pare ai dha intervisten e pare ku fliste per jeten e tij te re ne Kosove dhe perjetimin si baba per here te dyte, tashme i nje vajze dy muajshe, qe quhet Nia. Ne intervisten e tij te gjate per suplementin “Mapomania” Kastro rrefente se ishte shume i lumtur, jo vetem me ardhjen ne jete te vajzes se tij nga martesa e dyte me gazetaren simpatike Erleta Hoti, por tregonte se marredhenia ne cift po ecte normalisht. “Raporti yne piqet cdo dite. Frika me e madhe e imja eshte qe te mos kalbet nga dielli i forte”, ishin fjalet e Kastros per raportin me bashkeshorten e tij Erleta. Por, sa hap e mbyll syte, duket se dicka i ka tronditur themelet e kesaj marredhenieje. Nga Erleta kemi mesuar se Kastro eshte shperngulur ne Tirane, ndersa ajo eshte kthyer te shtepia e saj.

Dafina shokon me gjeste intime ne koncert...

Dafina me gjeste intime ne koncert...

Per momentin eshte nje nga emrat me te kerkuar te skenes shqiptare. Koncerte pa fund dhe gati cdo date e ka te prenotuar neper gjitha vendet ku jetojne shqiptaret. Shkrimet rreth jetes private si duket nuk i hyjne shume ne pune Dafines, teksa ajo vazhdon suksesin me mbremje e koncerte te ndryshme, madje edhe duke bere disa gjeste intime, te cilat me siguri i quan si pjese e performances. Keshtu, gjate koncertit ne nje disko ne Diber, Dafina Zeqiri nuk ka kursyer aspak gjestet intime per te treguar se eshte ne forme te mire e duke lene gojehapur shume fansa qe kishin ardhur per te ndjekur koncertin e saj... /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina with intimate gestures in concert ...


Big Basta dhe Vesa Luma, sillen ne publik si burre e grua...

“Big Basta” dhe Vesa Luma pas nje 1 viti lidhje, sillen ne publik si burre e grua

Mesa duket nuk kane c’te fshehin me. Reperi nga Tirana, Gerald Xhari, i njohur si “Big Basta” dhe kengetarja kosovare Vesa Luma jane shfaqur me shume se nje cift i dashuruar ne naten festive te promovimit te albumit te tij te dyte me titull “Radio & Club (R&C)” te shtunen e kaluar ne “Muza Park”. Albumi i ri, nje prodhim i “Big City’studio”, u promovua ne festen ku ishin te pranishem miq te shumte artiste te Big-ut. Po ate nate, Vesa eshte prezantuar si e dashura ne krah te tij, duke shfaqur ne publik skena perkujdesjeje, njesoj sic do te bente nje grua me burrin e saj. Nga fotot, qe jane realizuar ate nate, duket se Vesa ka madje autoritet ndaj Bigu-t, pasi eshte pare ta mbaje nen kontroll, duke mos e lene per asnje moment vetem. Ndersa Bigu nga ana e tij duket se eshte i dashuruar pas saj, duke lene te kuptohet se per te, Vesa ka qene burimi i frymezimit per 20 kenget e albumit te ri.

Genta Ismajli: Eshte ende heret per martese...

365 dite para pasqyres

Pa dyshim, eshte nje nga kengetaret me te kerkuara dhe nder me te pelqyerat shqiptare. Sado qe eshte e zene me koncerte dhe me promovimin e kenges se re, ajo gjen kohe te pergjigjet edhe ne intervisten tone. Genta, qe si gjithmone ruan ekskluzivitetet per “Kosovaren”. Andaj, edhe kete here ajo ka folur per shume gjera te cilat nuk mund t’i gjeni ne ndonje medie tjeter.

Pershendetje Gente! Sa here qe bej interviste me ty nuk pergatis paraprakisht pyetje. Keshtu, edhe sot deshiroj ta bejme ashtu sic i zhvillojme gjithmone bisedat haptazi, spontanisht. Pajtohesh edhe ti?
- Po, patjeter. Eshte kenaqesi te jap, si gjithmone, interviste per revisten “Kosovarja”.

Atehere, meqe nuk kam pasur rast te takoj qe moti, e di qe nje reviste prestigjioze boterore u ka renditur ne mesin e 100 femrave me fytyren me te bukur ne bote (vendi i 55-te). Urime! Si e prite kete lajm?
- Faleminderit! Te them te drejten, me erdhi mire. Degjova nga mediet tona dhe nuk besova derisa e pashe edhe vete. Ne pergjithesi, eshte nje vleresim i rendesishem per mua, por edhe per ata qe i perfaqesoj.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online