All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 28 July 2012

Revista PANORAMA PLUS - 28 Korrik 2012

Revista PANORAMA PLUS, 28 Korrik 2012
  • Mirjeta e BB: Detajet e marteses sime madheshtore. Kam ftuar edhe Marjelin ne ceremoni! Do te dehem nuse dhe me pas do te hidhem ne pishine.
  • Flet i ati: Dafinen nuk e kam takuar qe kur ishte 2 vjec, ajo me refuzon... Rrefimi rreqethes i Nebiut, babait te kengetares Zeqiri: Ma mori ish-gruaja kur isha ne burg, dua t'i them te verteten e ndarjes
  • Fotot skandal te Toros se BB me femra nudo ne shtrat
  • Ermela Mezuraj: Ja pse hoqa dore nga ambicia per televizionin
  • Frederik Ndoci per here te pare baba i nje djali, ne moshen 50 vjec
  • Emina dhe Misse, modelet shqiptare gjejne te dashur milionere
  • Dy muaj shtatzene, Gjyste Vulaj: Vjehrres do ia plotesoj deshiren me nje nip
  • Arvizu dhe Ina Rama, kafe ne Bllok
  • Aida Shtino: Planet per sezonin e ri, me kane kercenuar ne disa raste
  • Pas ndarjes nga Kastro, Erleta merr nenshtetesine shqiptare

Revista BLUETOOTH - 28 Korrik 2012

Revista Bluetooth, 28 Korrik 2012
  • Rezarta Shkurta pushon ne nje plazh nudistesh ne Ibiza. Fotot e pushimeve ne vendin ekzotik.
  • Emiliano i Gentes, ne arrest shtepiak. Zbulohet aksidenti qe e mban te "ngujuar" djaloshin
  • Rosela Gjylbegu: Eshte kenaqesi te kesh fans ambasadorin Arvizu. Bashkepunimi me "Threedots", nje kenge per gjene me te cmuar qe kemi, dashurine. Ne pune jam serioze, s'kam marre komente per kengen. 
  • Fotot: Vajzat VIP ne plazh.
  • Vezhgim: VIP-at sic nuk do donin te ishin. Fotot e shkujdesura te personazheve ne koncerte.
  • Aksidentohet deputetja Luiza Xhuvani
  • Rozana Radi si shqiponje
  • Besniku i NRG Band: Ne shtator shpallem i pafajshem!
  • Ditmir Bushati behet baba per here te dyte
  • Ministri Ruli shtremberon fytyren
  • Edona Llalloshi feston 1-vjetorin e se bijes.

Zanfina: Ato qe rruajne koken, me kopjojne mua...

"Dy Minuta" me Zanfina Ismailin

Qe prej fillimit kur doli ne skene me kengen "Gajdexhiu", Zanfina Ismaili nuk ka deshtuar asnjehere te sjelli cdo vere ne skenen muzikore nje dance-hit. Ndaj dhe ne menduam se nese do kish nje kengetare per te biseduar rreth muzikes dance kete vere, nuk mund te ishte kurrkush tjeter pervec saj.

Zanfina pershendetje! Si po ja kalon kete vere?

Vera filloi me pune dhe obligime te shumta,si cdo here.Mua vera gjithmone me gezon me se shumti per faktin qe do ta shoh detin sepse e dua shume (detin),por pastaj kur fillojne koncertet dhe nuk kam kohe te lire e kujtoj qe profesioni yne eshte t'i argetojme njerezit kur ata jane duke pushuar ne punojme dhe anasjelltas.

"Future Love" i Drenushes po vjen...

“Future Love” i Drenushes

Videoprojekti “Future Love” i kengetares Drenusha Latifi eshte gati, tani adhuruesit e saj do ta shohin nje Drenushe me ndryshe, e cila ne kete klip eshte munduar te duket sa me bukur, me nje stil me te vecante.

Sipas Drenushes kenga “Future Love” eshte tipike verore dhe ka nje tematike dashurie, e pergatitur nga Florent Boshnjaku dhe Big Basta.

“Kam pershtypjen se kenga por edhe klipi do te pelqehen ne publik, sepse kemi bere nje pune te madhe. Ky klip dallon nga ato paraprake ngase ka skena te papara deri me tani”, ka thene ajo per “Zerin” duke mos dashur qe te zbuloj me shume rreth skenave te klipit sepse ne momentin e lansimit kjo do te jete nje befasi per publikun.

Pervec suksesit ne kenge, Drenusha ka sukses edhe ne lidhjen e saj te dashurise. Ajo tani ndjehet e lumtur me Menderesin, djaloshin nga Presheva. /zeri/

Timo Flloko ne Peje, emocionet e rikthimit ne vendlindje...

Ngadhenjimi mbi artin!

Timo Flloko, eshte njeri nga aktoret e shquar te kinematografise shqiptare, i cili me pasionin, talentin dhe punen e tij, prej kohesh eshte shnderruar ne nje yll te artit te shtate-filmit!

I lindur ne Peje me 26 prill 1948, rreze Bjeshkeve te Nemuna, ku ne sfond kishte Gryken e Rugoves, ai, sikur u misherua me artin dhe peizazhin e bukur dhe nga Peja iku ne Vlore, ku, edhe atje gjeti bukurite natyrore, por edhe ato(breg)detare! Shkollen e mesme e mbaroi ne Vlore, kurse Institutin e Larte te Arteve ne degen e Dramaturgjise, ne Tirane me 1970.

Timo, hyri furishem dhe fuqishem ne kinematografi, qysh i ri, vetem 19 vjec, por dy filmat e tij te pare, “Ngadhenjim mbi vdekjen” (1967) dhe “Perse bie kjo daulle” paten fat te keq. U ndalua nga regjimi i kohes per arsye banale. Brezat e njohen dhe e cmuan talentin e tij me se pari ne rolet e Mecos ne filmin “Kur zbardhi nje dite” dhe Kabos ne “Malet me blerim mbuluar”, te xhiruar ne vitin fatlum 1971. Talenti i tij shpertheu, mu sikur Orfeu dhe filmat e tij u renditen varg e vije. Ai, luajti ne, “Perse bie kjo daulle”, “Kur zbardhi nje dite”, “Shtigje lufte”, “Lulekuqet mbi mur”, etj.

Friday, 27 July 2012

Unikkatili kall Pejen...

Unikkatil Space Club
Unikkatili ndezi Pejen

Mbreti i repit shqiptar, Unikkatili, ashtu sic ishte paralajmeruar, ne menyre sensacionale performoi ne Peje, me saktesisht ne diskoteken Space Club.

Mijera adhurues, nga ane e mbane Kosova nuk kane mundur te besojne se Unikkatili do te performonte ne nje diskoteke, pasi nje gje te tille ai kurre nuk e ka bere me pare. Sidoqofte, Viktori jo vetem qe ishte pjese e koncertit te madh ne mbremjen ku performues kryesor ishin Elita 5, por lideri i TBA edhe kendoi disa kenge.

“Organizimi ishte i perkryer. Gjithcka shkoi si eshte me se miri. Sic e dini, Viktori nuk kendon neper diskoteka, por ne kemi arritur ta realizojme kete gje te pabeueshme, per shkak te njihemi familjarisht me familjen e Unikkatilit dhe ai nuk refuzoi te performonte, perkunder veshtiresive ne proces”.

Ardian Bujupi: Kurre foto duke puthur nje vajze ne buze (Audio)

Vazhdon ta mbajë titullin “Super star”, por në programin “Pro Shqip” në Top Kosova Radio për 45 minuta ka rrëfyer me thjeshtësinë dhe sinqeritetin e tij çdo gjë që e kemi pyetur.

Ndërsa pas shumë angazhimeve që vazhdon t’i ketë në Kosovë edhe këto ditë, ai ka treguar edhe shpirtin e tij me koncertin humanitar me Genta Ismajlin që mbajti pak ditë më parë.

Nuk janë vetëm koncertet që e sjellin në Prishtinë,  por edhe dashuria për të qëndruar dhe për të takuar babagjyshin  e tij që është pak pa qejf. Ai na treguar edhe se kurrë nuk e harron se ku ia ka bërë një tatuazh në një pjesë intime emrin  e tij, një fansjeje të huaj.

Ai është kënaqur vetëm për një ditë në plazhin e Vlorës, ndoshta në fund të gushtit mund të ketë ndonjë ditë të lirë për pushime. Por një djalë kaq simpatik dhe i ëmbël si Ardian Bujupi si reagon në momente kur femrat e bukura e ngacmojnë në plazh? Ja se si reagon ai në pyetjet tona ‘Mix-Max”?

Thursday, 26 July 2012

Versioni tjeter, Dafina dhe Cekic bashkepunojne ende

Nuk do të ishte korrekte dhe profesionale të tregonin vetëm një version të historisë së telenovelës Dafina Zeqiri.

Tashmë pas Besfort Hasanajt, ne biseduam me njërin prej bashkëpunëtorëve të kompanisë “OnAir Music” dhe konkretisht me Kushtrim Morinën dhe ai na rrëfeu se Dafina Zeqiri nuk është prishur dhe ndarë nga menaxheri i saj Cekic, përkundrazi Cekic vazhdon ta shoqërojë këngëtaren nëpër koncerte dhe është menaxheri i saj.

Madje, sipas tij, Besfort Hasanaj po e shantazonte Dafinën që nëse shkëputet nga ai do t’ia fshinte videoklipin “Tonight”. Ndërsa kompania “On Air Music” ka kontaktuar me Google dhe Youtube dhe ata i kanë dhënë qasje në kanalin e Dafina Zeqirit dhe në këtë rast ka ndodhur edhe fshirja e videos që vazhdon të jetë ende e tillë.

Ndërsa Kushtrimi ka treguar se shumë shpejt një nga videot më të klikuara shqiptare “Tonight” do të rikthehet ashtu siç ka qenë më parë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Another version, Dafina and hammers still cooperating

It would not be fair and professional to show only one version of history telenoveles Dafina.

Rita Ora tregon anen sensuale te saj

Zakonisht atë e shohim mjaft sportive në jetën e përditshme dhe në skenë, por këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, di që të jetë mjaft sensuale dhe femërore.

Këtë gjë 21-vjeçarja e ka treguar për një set fotografik për revistën Complex, ku Rita shfaqet mjaft provokuese./VIP-INFO/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita time shows her sensual side

Usually what we see enough sports in daily life and on stage, but the singer of Albanian descent, Rita Ora, I know that to be quite sensual and feminine.

This 21-year-old has shown a Complex magazine photo set, where Rita appears quite provocative. / VIP INFO /

Puthja e pare e Veses dhe Big Bastes ndodhi ne veture

Pas Vesës, edhe Big Basta ka vendosur të flasë për lidhjen e tij me këngëtaren nga Kosova.

“Kemi gati një vit bashkë, por na duket si një jetë, shpresojmë që të jetë e pafund”, ka thënë reperi për Gazetën Shqiptare.

Arsyeja pse e kanë mbajtur të fshehur lidhjen, sipas Bastës, është për të shijuar “në maksimum momentet tona të para, sepse në fund të fundit jemi njësoj si njerëzit e tjerë”.

Ai ka thënë se “Vesa është gjithçka që një femër duhet të jetë - e sigurt, e vullnetshme, suportuese dhe shumë e ëmbël”, ndërsa ka treguar se puthjen e parë e kanë shkëmbyer në veturë.

“Ishte në një vend afër shtëpisë sime, në makinë të parkuar. Ishte pak ftohtë dhe u puthëm pa thënë asnjë fjalë”, ka treguar këngëtari. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
First kiss of dew and Big Bastes take place on earth in the car

Jeta Faqolli "orgazem" me shiun

Jeta Faqolli duket sikur është “çliruar” së brendshmi pas shiut që freskoi vendit ditët e kaluara.Këngëtarja shqiptare ka postuar në profilin e saj në “Facebook” një koment që të bën të mendosh se ka qenë ose provokuese ose ndoshta nuk është shkruar nga vetë këngëtarja.

“Ç’na liroi kokën ky shiu se po plasnim, më duket sikur kam kaluar një orgazmë. Besoj dhe juve kështu ju ka ndodhur tani”, ka shkruar Jeta. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Life Faqolli "orgasm" with rain

Faqolli life seems "liberated" from within the country after the rain which refreshed the past days.Albanian singer has posted to her profile on "Facebook" a comment that makes you think that has been or is not provocative or perhaps written by the singer.

"What this rain that cleared my head is plasnim, I seem to have passed an orgasm. I believe and you so happened to you now ", wrote the Life. / Telegraph /

Angela Martini stiliste per here te pare

Ka realizuar atë që ka dashur, për të folur tashmë mediat për punën e saj, dhe jo për lidhjet e saja dhe fotot seksi. Kjo është modelja e famshme shqiptare Angela Martini, e cila këto ditë ka prezantuar në Amerikë sfilatën e saj “Miami Swim” në pasarelën e Mercedes-Benz Fashion Ëeek.

Angela kishte zgjedhur edhe modelë shumë të njohura ku ato me elegangën e tyre kanë reklamuar bikinit e modelës shqiptare. Ndërsa Angela nga ky moment mund të quhet stiliste, pasi ajo sapo ka prezatuar në këtë vend koleksionin e parë si stiliste./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Angela Martini stylist for the first time

Has done what he wanted, to the media already spoken to her work, and not for its links and sex pictures. This is the famous Albanian model Angela Martini, which these days has introduced her to America sfilatën "Miami Seym" in the Mercedes-Benz pasarelën Fashion Ëeek.

Noizy gjithmone ne shoqerine e biondeve

Kishte udhëtuar nga Shqipëria për të dhënë kontributin e tij si artist në koncertin humanitar që mbajtën në Prishtinë miqtë e tij, Ardian Bujupi dhe Genta Ismjali.

Por edhe Noizy ka kënduar atë natë disa këngë nga repertori i tij, ndërsa ne na ra në sy shoqërimi i tij, apo kjo vajzë bionde e ndiqte ngado. Rigels Rajku sic quhet në të vërtetë reperi shquhet në shoqërinë e biondeve dhe të femrave të bukura dhe këtu në Prishtinë në këtë koncert një shoqërim i tillë nuk ka munguar./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Noizy always in the company of blonde

Dafina apo Elvana me seksi

Dy nga vajzat më seksi dhe kokurentë të forta në muzikën që ato sjellin dhe tendencën që ato ndjekin vijnë sot në ballafaqimin me njëra tjetrën.

Eshtë Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, ku nëse deri në dje konkuronin edhe si imazhe të kompanive të ndryshme, tashmë sikur në këto ditë të verës sfidojnë njëra-tjetrën edhe me veshje dhe zhveshje.

Vajzat nëpër koncerte të ndryshme shihen vetëm me “sotina”, madje të zeza për të qenë më seksi. Por ajo që duhet të themi se nëse Kosova ka një Dafinë, Shqipëria ka një Elvanë që e duan./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina or Elvana  laurels or more sex

Two of the girls are sexy and strong kokurentë music they bring and they tend to come today follow in dealing with each other. It's Linkin Park and Dafina, where if to compete yesterday as images of various companies, now as in these days of summer challenge each other with clothing and denudation.

Wednesday, 25 July 2012

Edona Llalloshi e feston 1-vjetorin e Doas

Me një luk të modës, me balluke dhe më ngjyrë kafeje të flokëve, e me një fustan të bardhë e të thjeshtë.

Kështu shihet në këtë foto këngëtarja Edona Llalloshi është shumë e lumtur pasi po e feston njëvjetorin e vajzës së saj Doas, dhe e ka në krah atë së bashkë më bashkëshortin dhe para një torte enkas për vogëlushen e saj.

Këngëtarja Edona Llalloshi shumë shpejt do ta sjellë një këngë verore të bukur së bashku me një video, ndërsa megjithëse e përkushtuar shumë ndaj rritjes së lumtur të Doas, ajo është e ftuar në shumë koncerte verore, duke mos u munguar adhuruesve të saj edhe në këto ditë të nxehta./Maksim Gjokaj/.KOSOVA SOT/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Edona Llalloshi celebrates first anniversary Doas

Edhe Andos nje “Play Boy”

Kanë nisur tashmë që edhe meshkujt të fotografohen e të jenë në qendër të fokusit mediatik. Siç ishte pak më parë Dren Abazi, dhe historia e tij me flirtet ndaj femrave.

Tashmë një tjetër mashkull seksi vjen dhe i pushton kopertinat e revistave shqiptare. Është ky këngëtari i muzikës Rock, Andos, siç e shihni në këtë foto të realizuar bukur nga fotografi Avni Selmani dhe që artisti vjen si një “Play Boy” i vërtetë.

E në fakt, ka ardhur koha që edhe meshkujt shqiptarë të pozojnë shumë seksi para profesionistëve që imazhi i tyre të sheshojë sidomos te lexueset femra./Maksim Gjokaj/.KOSOVA SOT/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Even ANDOS a "Play Boy"

Have already begun to be photographed men of being the center of media focus. As recently Dren Abbas, and his story with flirte against women. Now comes another male sex and the covers of magazines invades Albania.

Rita Ora “In” edhe me bikini

Sot të gjitha mediet janë shprehur me versione të ndryshme për një foto që u zbulua, ku shihen dy shoqe të këngëtares Rita Ora, duke e provokuar ose bërë shaka me këngëtaren.

Por, sensacioni Ora, tashmë çdo lëvizje e saj dhe në çdo foto komentohet, dhe flitet për të dhe duket ‘in’, qoftë edhe me bikini. Madje, me siguri veshja e saj me rroba banje, siç po e shihni, e ka edhe një shije-styling Rita aty brenda.

Ndërsa nuk dihet nëse këngëtarja është në dijeni për këto foto, se kush e ka nxjerrë, apo ka dashur që vetë të jetë super e komentuar./Maksim Gjokaj/.KOSOVA SOT/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita Ora "In" with bikini

Tuesday, 24 July 2012

Dren Abazi kete here me Ledina Çelon

Këngëtari i lakuar për historinë me vajzat, por edhe për duete interesante sidomos me atë që i dha më shumë famë, me Anjeza Shahinin, Dren Abazi, këtë herë sjell një bashkëpunim tjetër.

Ai do të vijë në duet me një këngëtare shumë të njohur shqiptare, e cila me siguri ka vendosur t’i rikthehet sërish muzikës shqiptare, është kjo Ledina Çelo. Kaq dihet, por se kush do ta realizojë këngën nuk dihet ende, vetëm se një duet i tillë do të ketë pa diskutim një sukses. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dren Abbas this time with Ledina Celo

Curved singer history with girls, but also especially interesting duet with him that gave greater prominence, with Anjeza Şahin, Dren Abbas, this time brings another collaboration.

Elvana Gjata e kall Vloren në “Summer Fest”

Top Media ka nisur të udhëtojë me projektin veror ‘Summer Fest” nëpër shumë qytete bregdetare të Shqipërisë.

Të shtunën e kaluar ka qenë në Vlorë, ku mijëra fansa dhe adhurues të muzikës dhe pushues kanë shijuar ritmet e këngës të këngëtarëve të njohur dhe që i janë bashkuar kësaj maratone.

Edhe Elvana Gjata, këngëtarja më e kërkuar e momentit, është pritur shumë mirë dhe spektatorët kanë kënduar së bashku me të sidomos këngën “Me ty”, ku këngëtarja e ka kënduar edhe “live”./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana Gjata of Vlora to put a "Summer Fest"

Top Media has launched summer travel with the project "Summer Fest" in many coastal cities of Albania. Last Saturday was the South, where thousands of fans and music fans and tourists have enjoyed the rhythms of familiar songs and singers that have joined the marathon.

Noizy i bashkohet Ardianit dhe Gentes ne koncertin humanitar

Koncerti humanitar, i cili u mbajt në qendër të Prishtinës në një nga klubet më të njohura, mbrëmë kishte edhe një tjetër protagonist.

Është fjala për reperin nga Shqipëria Noizy, që i është bashkuar kësaj iniciative  të ideuar në fillim nga këngëtari Ardian Bujupi dhe që iu bashkua edhe Genta Ismajli.

Ardian Bujupi ka prezantuar këto ditë nëpër koncertet e tij edhe videon dhe këngën më të re “I'm Feeling Good”. Ndërsa këngëtari “super star” po pritet shumë mirë në Kosovë në koncerte të ndryshme. Ndërsa paratë e grumbulluara nga koncerti i mbrëmshëm kanë shkuar për fëmijët jetimë në Prishtinë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Noizy joins Gentes ardiani and humanitarian concert

Shkendija: 5 vjet pune per ta bere te pasmen e forte

Nuk ka ditë që ajo nuk nxjerr ndonjë foto provokuese në profilin e saj, ndërsa ndez adrenalinën e adhuruesve meshkuj, të cilët i ka në Facebook.

Komente nga më të ndryshmet, madje dhe nga ato komentet banalet, nuk e pengojnë aspak. E kanë krahasuar me Jenifer Lopez dhe Kim Kardashian për shkak të fizikut të saj dhe vitheve, të cilat i reklamon me shumë krenari.

Kam që nga viti 2009 pa klip dhe të gjithë po presin me padurim ta shohin, kështu që ka ardhë koha për ta realizuar dhe pikërisht në Amerikë’’, tregon Shkëndija e cila gjithashtu komenton edhe fjalët e fundit mbi vithet e saj, duke thënë:

‘’Prapanica ime është më se origjinale dhe këtë formë e kam arritur duke u stërvitur në mënyra të ndryshme, pra ka 5 vite që po djersitem me orë të tëra të bëj këtë formë amazing ass, dhe atë ditë kur të shoh një palë vithe më seksi mes këngëtareve tona, nuk do pozoj më, ky është gjest humanitar për popullin shqiptar me moton ‘ja shikoni dhe konsumoni prodhime vendore”.

Ish modelja e Noizyt ne krahet e Stresit

Edita Abazi, vajza e cila pak kohë më parë pushtoi mediat me historinë e saj e cila tregonte se si reperi Noizy e la shtatzënë dhe ajo u detyrua ta hiqte fëmijën pasi artisti e braktisi atë, tashmë shfaqen me një reper tjetër.

Eshtë ky Stresi sic e shihnie dhe në foto të armatosur dhe në krah ka modelen e Noizyt. Eshtë kjo një foto shaka  qoftë me armë, apo një shoqëri e vërtetë, megjithatë mund të jetë edhe dicka nga inati, duke ditur se dy reperat nuk i kanë punët mirë me njëri-tjetrin./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The former model of stress in your arms Noizy

Edita Abbas, the woman who recently took the media with her story which showed how Noizy rapper left pregnant and she was forced to remove the child after it left the artist, now appear with a next milestone. It is this stress as you see in the picture and armed and arm has the Noizy model.

Monday, 23 July 2012

Historia e vertete e Dafit, Besfortit dhe Cekicit

“Një ditë para se me na ‘hackue’ kanalin, i thashë Dafinës me sms:"Cekici është duke të mashtruar sa me kalue me ata hajnat e Onairmusic, dhe ka ndërmend me ta humbë karrierën, sepse atij nuk i intereson karriera jote, përveç lekëve ...

Kështu që vendos, a me Cekicin, apo me mua për internet?”, - kështu tregon për gazetën tonë Besfort Hasanaj, ndërsa ajo ia ka kthyer përgjigjen kështu:

 "Nëse ma hup ai mua karrierën, është puna ime, unë ballafaqohem me atë punë! Flm". Pas këtyre fjalëve është hequr videoja nga hakerët.

Ndërsa Besforti që është marrë me videot e Dafinës pa asnjë përftim për hir të miqësisë, sidomos me dajën e Dafinës, ka thënë se po pret një prononcim gojarisht në medie nga Dafina, dhe më pas ai do të publikojë çdo fakt rreth kësaj telenovele./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The real story of Duffy, Besforti hammer

Elvava dhe Flori serisht ne Amerike

Elvana Gjata, Flori Mumajesi dhe Dj Andy Gramm rikthehen ne Amerike per te mbajtur koncert, pasi provuan te suksesshem vitin qe shkoi.

Tre pikat, do interpretojne me 1 shtator ne Highline Ballroom te Manhatanit dhe mos beni gabim te mungoni pasi do kaloni nje nate vertet te bukur! /Albanaic/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvava and gold again in America

Linkin Park, Flori Mumajesi and DJ Andy Gramm returned to America to hold the concert, proved successful as last year.

Three points will interpret the September 1 at highline ballroom in Manhattan and do not get it wrong to miss because it will really spend a beautiful night! / Albanaic /

Edhe Ciljeta Xhilaga agjeron

Mund të duken njerëzit më të pabesueshëm për të ndjekur një regjim të fortë, siç është agjërimi gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, por gjatë këtij muaji besimtarë të çfarëdo profesioni qofshin i nënshtrohen rregullave të Islamit.

Mes tyre, ndonëse për ne tingëllon pak e çuditshme, ka edhe shumë personazhe publikë. Siç janë këngëtarët për shembull, të cilët megjithëse gjatë stinës së nxehtë kanë muajt më të ngjeshur të punës me koncerte, përsëri nuk heqin dorë nga besimi dhe më besimtarët prej tyre nuk heqin dorë as nga agjërimi.

Ka ndodhur shpesh kjo me këngëtaren Çiljeta Xhilaga, e cila vitin e shkuar agjëroi “Natën e Kadrit”, ndonëse po atë ditë kishte një koncert në Himarë.

Edhe këtë vit Çiljeta, e cila është e njohur në komunitetin mysliman për besimin e saj thotë për “Summer Pages” që megjithëse e ka të vështirë të agjërojë të gjithë muajin, do të gjejë mënyrën për të agjëruar të paktën netët e ashtuquajtura të mira sipas besimit mysliman.

Adelina Berisha reklamon te pasmet seksi

Adelina Berisha ka një zë dhe intonacion të lartë. Këtë fakt nuk e konteston askush. Mirëpo, ajo pos talenteve në muzikë ka edhe talente tjera, përmes te cilave është duke e rritur famën.

Ajo pothuajse në çdo foto reklamon të pasmet e saj. E megjithate ajo eshte nje nga kengetaret me seksi shqiptare dhe viteht e saja jane shume origjinale./Vip-Info/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adelina Berisha advertises the rear

Adelina Berisha has a high voice and intonation. This fact does not deny anyone. However, what talent in music but also has other talents, through which is gaining fame. She advertises in almost every picture of her back. Yet it is one of the singers with Albanian sex and its viteht are very original. / Vip-info /

Unikkatil viziton varrin e Rugoves

Qëndrimin e tij në Kosovë, Unikkatili e ka shfrytëzuar edhe për të bërë homazhe të varri i presidentit të ndjerë të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Pasi ditë më parë vizitoi varrezat e dëshmorëve në Prekaz, ku prehen eshtrat e familjes heroike të legjendarit Adem Jashari, reperi shqiptar, i cili jetën në SHBA, nuk la pa vizituar edhe varrin e ikonës tjetër, asaj paqësore, të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës.

Unikkatil, i cili në stadiumin e Prishtinës dhuroi njërin prej koncerteve më të mëdha shqiptare, shquhet për vargje dhe rima patriotike edhe në këngët e tij. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rugova's grave visits Unikkatil

Zbulohen foto erotike te Rita Ores

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, postoi në një rrjet shoqëror disa fotografi të sajat me pushime, të cilat mund të ishin të denja për këngën që e katapultoj në krye të “hit-parade” botëror, “Hot right now”.

21-vjeçarja e lindur në Prishtinë, u shfaq provokuese, ndërsa postoi në “Twitter” imazhet e dy mikeshave të saj që e puthnin në vende intime, gjatë qëndrimit në një plazh në Majemi.

Një tjetër imazh i mëparshëm shfaqte këngëtaren dhe mikeshat e saj duke pozuar normalisht, momente përpara fotografisë me doza erotike.

Rita Ora, mbiemri i vërtetë i së cilës është Sahatçiu, mund të jetë përpjekur që nëpërmjet këtyre imazheve të bëjë xheloz të dashurin e saj, Rob Kardashian, i cili e ka patur të vështirë të gjejë kohë për t’iu bashkuar në pushime.

Sunday, 22 July 2012

Gjyste Vulaj ne pritje te femijes se dyte

Nëse e shihni agjendën e saj, ajo është pa diskutim këngëtarja më e kërkuar tash për tash dhe nuk e dimë nëse e ka ndonjë ditë pushim gjatë javës.

Por, ky nuk është lajmi, sepse jemi mësuar dhe e dimë që këngëtarja Gjyste Vulaj të ketë kaq shumë angazhime dhe kërkesa, por lajmi është ky. Më mirë e konfirmon profili i saj në facebook.

Ja se çfarë ajo shkruan: “Ia plotësova vjehrrës sime -DËSHIRËN- e madhe, me fillimin e shkurtit 2013, të jetë shëndosh, dhuratën e shumëpritur do ta marrë në duar gjyshja e vet! Ndjej një kënaqësi të pa-përshkruar!”.

Këngëtarja Gjyste Vulaj është shtatzënë dhe pret një fëmijë që urojmë të jetë djalë, ku pas shumë viteve ajo do të presë fëmijën e dytë, pas vajzës së saj Rozanës. Dhe, s’e besoj se nuk është vetëm gjyshja e bebit e lumtur, por edhe të gjithë fansat, e të gjithë ne./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Britney Vulaj awaiting the second child

Joana Smakaj: Per momentin, mama me kohe te plote

Është një nga këngëtaret më të bukura të skenës shqiptare dhe dikur edhe “Miss Lezha”, me një fizik perfekt, kjo është Joana Smakaj.

Megjithëse shumë kolege të saj do të mendoheshin para se të ndërmerrnin një hap të tillë, Joana pas 6 vitesh që kishte sjellë në jetë djalin e saj, u bë mama për herë të dytë, duke sjellë në jetë këtë herë një vajzë shumë bukuroshe, për të cilën kanë menduar një emër po aq të bukur Paris, një ndër kryeqytetet më të bukur të botës.

Në një intervistë për suplementin “Summer Time”, Joana rrëfen se ardhja e Parisit i ka sjellë një lumturi shumë të madhe dhe se nëse një ditë ajo do të ndjekë rrugën e mamasë së saj, pra të bëhet këngëtare, ajo do të ishte shumë e lumtur dhe do ta mbështeste në zgjedhjen e saj.

Ju keni pak muaj që jeni bërë mama për herë të dytë, a shkoi gjithçka mirë në lindje?

Po jam bërë mama për herë të dytë dhe këtë herë me një vajzë shumë bukuroshe. Gjithçka shkoi mirë, si gjatë shtatzënisë ashtu edhe gjatë lindjes. Bëra një lindje natyrale dhe shkoi çdo gjë shumë normalisht.

Vajzën tuaj e keni quajtur Paris, kush e zgjodhi këtë emër dhe pse?

Emina Çunmulaj hap agjensi me emrin e saj

Ajo eshte shqiptarja me e njohur ne fushen e modes ne mbare boten, dhe nje nder emrat me te njohur ne pasarelat boterore, kjo eshte Emina Cunmulaj, e cila ka rrefyer ne nje interviste per suplementin “Summer time” ne gazeten “Koha Jone”, si e nisi rrugen si modele dhe se jo gjithcka eshte po aq e bukur sa duket ne pasarele.

Emina, megjithese eshte nje vajze qe ka lindur ne Ulqin, asnjehere nuk e ka mohuar se eshte shqiptare. Me nje bukuri trupore per t’u pasur zili, ajo thote se e ka trasheguar nga babai i saj, por gjithsesi ben shume kujdes me ato qe konsumon dhe ben shume yoga. Per te mesuar me shume sekretin mbi Eminan lexoni intervisten e plote te saj.

Kush ju ka zbuluar si modele?

Talentin tim ne fushen e modelimit e zbuloi agjencia e mirenjohur boterore “Elite Model”, pasi une fitova ne nje konkurrim qe kishte hapur kjo agjenci per kerkimin e fytyrave te reja. Une prezantova ish-Jugosllavine e asokohshme ne kete kompeticion boteror aty dhe pas prezantimit tim firmosa nje kontrate me agjencine “Elite Model”. Ketu nisen hapa e mia te para si modele profesioniste.

E keni pasur enderr qe e vogel, apo e kultivuat me vone deshiren per t’u bere modele?

Te them te drejten, mund te duket e cuditshme, sepse shpesh vajzat e kane deshire te madhe qe te merren me modelimin, por per mua nuk ka qene kurre enderr, thjesht m’u dha rasti dhe une e pranova me duar hapur. Sepse ishte dicka shume e bukur qe nuk duhej humbur.

Beatrix Ramosaj behet gati per "Kenga Magjike"

Këngëtarja e dashur Beatrix Ramosaj, që në shumë këngë i ka kënduar dashurisë rrëfen se ende nuk e ka takuar dashurinë, por idetë për mashkullin ideal i ka të qarta: T’i ngjajë Drake dhe kurrsesi të mos jetë i papunë.

Beatrix, së fundmi ke publikuar klipin tënd më te ri nën titullin “Dream’s comes true”. Cilat janë komentet që ke marrë për këtë këngë?
Kam marrë shumë komente pozitive. Jam shumë e lumtur që kënga dhe klipi janë pëlqyer shumë.

Cilat janë pritshmëritë e këngëtarit kur realizon një këngë të re dhe cilat ishin të tuat në këtë rast?
Si fillim dua që kënga të pëlqehet dhe unë këtë e vërtetoj teksa shoh që këndohet nga moshatarët e mi.

A ke në plan ndonjë krijim të ri muzikor?
Po, jam duke punuar me disa krijime të reja, për të cilat do të flas më shumë kur të jetë momenti i duhur.
Si do të jetë kjo verë nga ana e organizimit të koncerteve?
Kam planifikuar shumë koncerte, kryesisht vera është stina e koncerteve të cilat zhvendosen në qytetet bregdetare.

Po pas verës ke ndërmend të marrësh pjesë në ndonjë kompeticion muzikor?
Besoj se këtë vit do të marr pjesë në festivalin “Kënga Magjike”, por kjo do të ndodhë vetëm nëse do të kem në dorë vërtet një material të mirë, për të cilin ia vlen të konkurrosh.

Jonida Maliqi: Rrefimi per tim bir

Dita kur mësoi se priste një fëmijë. Muajt aktivë të shtatzënisë. Hareja e gugatjeve të para të djalit në shtëpi… deri më sot kur familja po përgatitet për pushimet e para së bashku.

Jonida Maliqi rrëfen në çdo detaj, eksluzivisht për “Mapo Weekend” si ia ka ndryshuar jetën Dani i saj. Pa hezituar të flasë dhe për trishtimin që i ndolli  thashethemnaja e shëmtuar për problemet shëndetësore të djalit, në ditët kur ajo ishte lehone.

Si dhe për ndjesinë e fajit që ndjeu pse u tregua aq e hapur me publikun, pse pozoi në kopertina e u shfaq shtatzënë në skenë.

“Oooopa”, “edhe tre”- shfaqet një kapelë me strehë, syze aviatori, karroca e djalit, të cilit ajo i flet ndërsa ngjiten elektronikisht në katin e dytë të “Top Center” ku Jonida Maliqi ka biznesin e këpucëve “Unique” – “edheee dy”- është e veshur me kanatiere të zezë dhe pantallona të gjera me shumë xhepa dhe është kthyer pothuajse në formën e dikurshme, diçka më shumë se gjashtë muaj pas lindjes së djalit- “edhe një, urraaaa”- e duke qenë se është Jonida Maliqi.

Ledina Çelo realizon duet me Dren Abazin

Kanë qenë të bukura këto pushime për këngëtaren Ledina Çelo, e cila pak ditë më parë është rikthyer në Shqipëri. Këngëtarja, e cila ka kaluar disa ditë pushimi me mikeshën e saj të ngushtë Manjola Nallbani dhe familjet përkatëse në Jug të Shqipërisë, pritet sakaq të sjellë një surprizë në muzikën shqiptare.

Mësohet se këngëtarja së shpejti do të vijë në një duet, me grupin e dashur nga Kosova, “Zig Zag Orkestra”. Lideri i këtij grupi, Dren Abazi, u bë i njohur në Shqipëri pas daljes në “Top Fest 8” me këngën “Ti dhe unë”, një duet me Anjeza Shahinin, ndërkohë që pritet të sjellë së shpejti një tjetër duet origjinal me këngëtaren e dashur shqiptare, Ledina Çelo. /Bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ledina Çelo Dren duet with Abbas

Have been beautiful this holiday for Ledina Çelo singer, who a few days ago has returned to Albania. The singer, who has spent several days resting with its close mikeshen Nang and respective families in southern Albania, is expected to immediately bring a surprise in the Albanian music.

Dafina fut ne sherr Cekic me Besfort Hasanaj

Ka plasur një tjetër skandal vjedhjesh dhe akuzash të ndërsjella mes Besfort Hasanaj dhe Cekic. Molla e sherrit quhet Dafina Zeqiri.

Sipas një komunikate për shtyp, Besfort Hasanaj akuzon menaxherin e Dafinës, Cekic dhe “Onairmusic” si përgjegjës të zhdukjes së videos “Tonight” nga kanali ‘YouTube’, i cili deri pak ditë më parë është menaxhuar nga Besfort Hasanaj.

Sipas Hasanaj, videoja është fshirë qëllimisht për arsye përfitimi. Meqë Dafina Zeqiri ia ka besuar videon kanalit të menaxhuar nga Hasanaj, Damir Cekic ka dashur t’ia heqë këtë të drejtë Hasanaj për të përfituar vetë nga lançimi i videos në kanalin e menaxhuar prej tij.

Për t’i bërë gjërat më të qarta, arsyet e këtij sherri lidhen drejtpërsëdrejti me përfitimet e majme që marrin menaxhuesit e kanalit, sepse sa më shumë klikime të ketë një video aq më shumë të ardhura sjell për menaxhuesit e kanalit, që në këtë rast ishte Hasanaj.

Policia ia nderpret mbremjen Sabri Fejzullahut

Pjesëtarë të policisë së Lipjanit në bashkëpunim me inspektorët e kësaj komune kanë arritur që mbrëmjen e së premtës t’ia ndërprejnë këngëtarit të mirënjohur të estradës, Sabri Fejzullahut.

Rreth 45 pasi që kishte nisur argëtimin për të rinjtë lipjanas në kafiterinë “Marigona” këngëtari Fejzullahu është detyruar ta ndërpresë atë, raporton Kohaditore.

Për më tepër, mbrëmja gazmore ka marr fundin ende pa nisur mirë për faktin se policia bashkë me inspektorët lipjanas kanë thënë se nuk ka pasur leje për tubim të tillë publik.

Përderisa pronari i kafiterisë ku po këndonte Sabri Fejzullahu e pohon të kundërtën e asaj që thonë zyrtarët policorë dhe autoritetet e Lipjanit.Bajram Ademi, komandant në Stacionin policor të Lipjanit, të shtunën e ka konfirmuar ndërhyrjen në kafiterinë në fjalë, ndërsa e ka arsyetuar atë me mungesë leje për organizim të tillë.

Valza Bajra:Do te rikthehem serisht ne Amerike per endrren time

Është rikthyer për një kohë të shkurtër në Kosovë dhe disa ditë pushimi në Shqipëri, duke lënë mënjanë studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë këtyre ditëve të pushimit, këngëtarja Valza Bajra ka realizuar edhe një fotosesion shumë të nxehtë, ndërsa sot vjen në këtë intervistë për “Bluetooth” duke treguar planet e saj.

Vajza bukuroshe mes rreshtave që do të pasojnë thekson me shumë bindje se fjalët që thotë nuk janë premtime boshe, si ato që japin shumë personazhe të njohur shqiptarë, të cilët njësoj si ajo synojnë një karrierë ndërkombëtare.

Valza është duke vazhduar studimet për aktrim, ndërsa që në fillim na thotë se: ‘Ëndrra ime është të aktroj në telenovelat latino-amerikane’.


E ke menduar ndonjëherë kur ke qenë e vogël se çfarë do të punoje kur të rriteshe?
Derisa jetën time e mendova dhe e fokusova në karrierën muzikore me përpiktmëri punoja dhe nuk kisha të ndalur, nganjëherë nuk e dija se a është ditë apo natë, kështu ishte ai profesioni që mendoja se do ta kisha për tërë jetën.

Nora Istrefi: Muzika ka filluar te harxhohet

Pak ditë pasi Nora Istrefi publikoi projektin e ri, videoklipin me titull ”Gangsta”, ajo u përballë me kritika se kishte kopjuar një këngë të huaj.

Bëhet fjalë për këngën ”First of the year” nga Skrillex, që përveç se nga ana muzikore, ngjason edhe në anën artistike të klipit “Gangsta”.

Lidhur me keto komente, ka reagur këngëtarja, nëpërmjet faqes në rrjetin social ”Facebook”, duke shënuar:

“Gazetarë,shqiptarë të dashur, kur doni me e marrë vesh ju që muzika ja ka nisë mu u haxhu qe një kohe, edhe nuk ekziston asnjë mundësi për të bërë një këngë që është unike, që s’përngjanë me asnjë këngë t’mundshme n’botë.”

Me tej, ajo ka mohuar edhe komentet rreth videoklipit, duke mohuar faktin se nuk është origjinal.
Në fund, Nora ka porositur këngëtarët që “të lirojnë enërgjinë negative dhe të relaksohen”./VIP-INFO/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Istrefi: Music has been spent

Dr. Mic: “N’fund Vet Meta” (Audio)

Anëtari i hip-hop grupit, TDS, Dr. Mic, ka lansuar solo këngën e tij të re, “N’fund Vet Meta”, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga publiku.

Kënga e cila është publikuar pa videoklip ka arritur që të klikohet mijëra herë nga adhurues të hip-hopit, pasi flet mbi realitetin e jetës së të rinjve kosovarë, të cilët ndahen pas një kohe nga shoqëria dhe në fund mbesin të vetmuar.

Së fundmi TDS lansuan edhe këngën e tyre të re me klip, hitin veror të titulluar “Syza T’diellit”. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dr. Mic: "His N'fund Meta"

A member of the hip-hop group, TDS, Dr. Mic, launched his solo new song, "His N'fund Meta", which is extremely well received by the public.

Troja ne Germi me mbi 1 mije fansa

Rock grupi shqiptar, Troja, ka mbajtur me sukses koncertin në pishinën e Gërmisë, ku të pranishëm ishin mbi një mijë fansa.

Troja, që llogaritet rock grupi shqip më i mirë aktiv, ka performuar këngët legjendare që nga fillimi i karrierës e duke përfunduar dhe me hitet e fundit.

Por, e veçanta e këtij koncerti ishte që kjo ishte hera e fundit që fansat kanë mundur ta dëgjojnë grupin me këngët e vjetra, pasi me lansimin e albumit të ri, Troja pritet të paraqitet me këngë të reja nëpër koncerte.

Këtë e konfirmoi vokalisti Bujar Berisha gjatë interpretimit të tij në Gërmi, ku mbretëroi atmosferë e këndshme.Troja pritet që të lansojë albumin e ri në tetor të këtij viti./Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Troy in Germia with over a thousand fans

Besa Kokedhima, ne Rumani per kengen e re

Këngëtarja me një nga zërat më të veçantë shqiptar si duket po shikon shumë larg për të arritur një treg më të madh me muzikën që ajo bën.

Është fjala për Besa Kokëdhimën. Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare ka shkuar në Rumani, ku nga një studio e njohur atje është duke regjistruar.

Nuk dihet ende nëse këngëtarja tiranase është duke menduar për të sjellë një këngë shqip, apo në gjuhën e huaj, por si duket talenti i saj duhet të shkojë pak më gjatë në audiencë, pse jo duke u dëgjuar edhe nga të huajit. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Besa Kokëdhima, in Romania for a new song

Singer with one of the most unique voices Albanian apparently is looking too far to reach a larger market with music that she makes. It comes to Kokëdhimën Besa.

Ermali dhe Gena, gati videon e duetit

Tashmë çdo gjë është gati vetëm pritet lansimi i këngës duet në mes këngëtarit Gena dhe Ermal Fejzullahu. Është gati edhe video-klipi i punuar mjaft interesant nga produksioni ‘Max Production’.

Ne siguruam edhe këtë foto gjatë xhirimin, në të cilat shihen dy artistët e suksesshëm, që siç thotë edhe vetë Gena me modesti kur ne e pyesim për hitin e kësaj vere dihet tashmë, do të jetë kjo këngë super verore e ritmike dhe me një tekst të bukur.

Ndërsa Gena, na ka thënë se të gjithë fansat e tyre duhet të durojnë edhe pak dhe po vjen ky hit i bukur. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ermali and Gena, a video about duo

Now everything is ready just waiting to launch the song duet between singer Gena and Eminem. It is about the video clips of interesting work from production 'Max Production'.

Nora dhe Tuna, vajzat e xhinseve te shkurtra

Të dyja vajzat tona që po flasim për to janë gjithmonë të lakuara për sensualitetin e tyre dhe nuk e dimë nëse do të kishin kaq shumë famë nëse nuk do të ishin edhe seksi.

Fjala është për Tunën dhe Norën, të cilat i kapëm të veshura me xhinse të shkurtra e të grisura, një modë e njëjtë, apo një veshje e thjeshtë dhe e shpejtë. Të dyja këngëtaret kanë qenë të veshura kështu kur kanë performuar nëpër koncerte verore.

E megjithatë, vajzat na duken shumë seksi edhe më këto rroba të grisura. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora and Tuna, girls jeans shorts

Both our girls are talking about them are always bent to their sensitivities and do not know if they had so much fame if there were sex. Tune and talking about equality, which caught coated with cutoffs of torn, a twig of the same, or a simple dress and quick.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online