All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 10 August 2012

Kryeministri Berisha, rekord te ri ne uje...


KRYEMINISTRI, PUSHIME NE DHERMI
Berisha rekord te ri ne uje, 2 ore dhe 52 minuta

Dy ore e 52 minuta eshte rekordi i ri jo zyrtar i Kryeministrit Berisha ne not. Paraditen e sotme ai ka qendruar ne uje nga ora 09:10 minuta deri ne oren 12:02 minuta te mesdites. Nga burime te rezervuara mesohet se kete rekord Kryeministri nuk do ta shpalle zyrtarisht pasi e konsideron ate si stervitje. Ndersa ne muajin korrik te ketij viti, kryeministri Sali Berisha i frymezuar nga shpirti olimpik, vendosi rekordin persona, 141 minuta not ne ujerat e mrekullueshme te detit Jon, kundrejt 132 minutave te nje viti me pare.

Leonora Jakupi: Jam lodhur duke bere demante dashurie...


Leonora “e lodhur” duke folur per dashurine

Leonora Jakupi ka konfirmuar edhe nje here se ajo nuk eshte e dashuruar dhe thote se ajo eshte lodhur duke “demantuar” lidhjet e saj te dashurise.

“Jam lodhur definitivisht duke bere demante cdo vit rreth kesaj teme, sepse cdo vit del nje medium dhe me shpall te dashuruar ne dike”, ka thene Leonora Jakupi, ne nje interviste dhene TV “Dukagjini”-it.

Dj Wrondon mohon te kete sulmuar Genten, ceshtja ne gjyq...

DJ WRONDON: NUK E SULMOVA GENTEN

Pas reagimit te Gentes se ajo nuk eshte rrahur me DJ-in e saj, ka pasuar edhe reagimi i vet DJ Wrandon i cili ka thene se nuk ka pasur asgje, pos nje zenke ne mes te tyre.

“Ate nate ka qene shume nervoze, se u ndiente shume si nje Diva dhe eshte nervozuar kur ka ardhur te kendoje, nuk i ka pelqyer vendi, e ne ate vend kemi qene edhe vitin e kaluar ne restorant ‘Rozafa’”, thote DJ.

Sipas tij, ai ka marre veturen dhe bashke me kengetaren kane shkuar deri ne qender te Malisheves tek qarkorja.


Mihrija nuk mohon vjedhjen, por lavderon suksesin e kenges

Falenderon adhuruesit per perkrahjen

Edhe pse eshte perfolur mjaft shume per kengen “Mitrovica ime”, suksesi i kenges nuk ka te ndalur dhe vazhdon te pelqehet mjaft shume ne publik. Kjo kenge vazhdon te shfaqet neper ekranet televizive, mbase tani konsiderohet edhe si nje hit-veror. Mihrie Braha ndjehet e kenaqur me suksesin e kenges dhe paralajmeron se ne te ardhmen do te sjelle edhe disa kenge e klipe te reja.

“Kenga po vazhdon te pelqehet mjaft shume ne opinion, falenderoj te gjithe fansat e mi dhe ata qe me perkrahin ne fushen e kenges. Ne kete vit do te realizoj edhe disa projekte te reja muzikore”, ka thene ajo per “Zerin”. Mihria vazhdon te jete e angazhuar me mbremje muzikore ne keto dite te nxehta vere. Ajo po mundohet qe publikut te saj t’i sjelle sa me shume atmosfere duke interpretuar kenget e pelqyera nga ta. /k.bajrami/zeri/

Bleona marrezisht e dashuruar, lavderon bashkeshortin...

Bleona : Marrezisht e dashuruar

Kengetarja Bleona Qereti, e cila eshte duke punuar drejt kurorezimit te endrres se saj holivudiane, ka disa vite qe ka kurorezuar dashurine e saj me Gani Bardhen.

Jeta private e kengetares shpesh here eshte bere objekt bisedash, e vecanerisht per raportin e saj me bashkeshortin.

Por Bleona vazhdon te jetoj e lumtur me Ganiun, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes.

“Gani eshte njeriu me special ne jeten time dhe kjo nuk ka vend per diskutim. Une gjithmone do te jem marrezisht e dashuruar mbas syve te tij’’, ka thene Bleona per mediat shqiptare, duke shtuar: “Jetes nuk i dihet sigurisht, por edhe sikur te martohem 100 here te tjera, vendin e Ganit nuk do ta zere askush.”

Rita Ora e lumtur qe Jay Z ka pelqyer albumin e saj...


Rita: Jay Z pelqeu albumin tim

Rita Ora, eshte krenare me faktin se reperit Jay Z i ka pelqyer albumi i saj i ri.

Kengetarja e hitit 'R.I.P.' ishte nervoze derisa mentori i saj nga Roc Nation nuk e degjoi per te paren here albumin e saj te perfunduar dhe tani Rita eshte e lumtur qe ai e ka aprovuar punen e saj.

Rita ka thene per MTV: "Atij i pelqeu. Ai me shikoi dhe me tha: "Te pelqen ty?'', une thashe "Me pelqen" dhe ai shtoi "pra, me pelqen edhe mua".

Linda Halimi me videoklip +18...


Linda Halimi, me videoklip +18

Kengetarja Linda Halimi, e cila ishte prezente ne media kohen e fundit, kryesisht lidhur me jeten e saj private dhe lidhjen e dashurise me reperin amerikan Big D, kete here sjelle dicka te re ne aspektin muzikor.

Behet fjale per videoklipin e kenges "I just wanna'', qe do te jete i stilit ''Dirty urban'', me meshkuj dhe supermodele nga shtetet fqinje.

Xhirimet e paralajmeruara si ''te nxehta'' do te fillojne neser (11 gusht) ndersa mosha e lejuar per ta pare ate eshte mbi 18 vjec, ndersa pritet te lansohet ne kanalin zyrtar te kengetares ne Youtube pas dy javesh.

Elhaida Dani: Nuk jam une ajo e klipeve HOT...

Elhaida Dani
photo by ergys bamci
Elhaida Dani pas triumfit ne Rumani, nuk jam per klipet “hot”

Elhaida Dani eshte artistja me e re, e cila pas triumfit ne Top-Fest duket se nuk di si te ndalet. Vetem dy dite me pare ajo eshte vleresuar me cmimin e madh ne Rumani. Elhaida ka triumfuar serish ne nje konkurs muzikor, kete here ne festivalin nderkombetar te muzikes pop “Liga e Kampioneve”, ne Pietra Nemt te Rumanise. Vec cmimit te pare ajo eshte vleresuar edhe me tre cmime te tjera ne kategori te ndryshme. Kengetarja, e cila rrembeu vendin e pare ne Top-Fest, ne kete interviste flet me shume jo vetem per ndjesite e sukseseve te njepasnjeshme jashte dhe brenda vendit, por edhe per veten e saj. Lidhjet me muziken jane shume te hershme dhe Elhaida duket se e ka marre shtruar por e sigurt rrugen drejt suksesit absolut. Nuk ka provuar menyrat klasike per t’u bere e famshme, si kenget teper komerciale apo klipet “hot”, madje per keto te fundit ajo shprehet: “Nuk jam une ajo e klipeve “hot”. E kam vene re qe eshte me e veshtire si rruge se m’u desh shume pune qe te arrija ketu ku jam sot… Ama vjen dita dhe shperblehesh”.

Franceska: Lajmet per ndarje jane thashetheme...

Franceska Jace & Ermal Merdani

Cifti i ndare per pushime, Franceska: Nje femer ne mes? Ermali humbet

I vetmi cift qe eshte lidhur ne “Big Brother” dhe qe vazhdon te jete bashke eshte Ermali me Francesken. Javen e fundit ka pasur zera se lidhja e tyre ka perfunduar. Kjo per shkak se cifti po ben pushime te ndara. Ne fakt, sipas Franceskes, por edhe sic thote Ermali, ata thjesht i kane planifikuar datat me shoqerine e tyre. “Do te bejme pushime bashke sapo te marrim leket nga Bigu”, ka thene Ermali, nderkohe qe po shijon keto dite te nxehta me shoqerine ne Jale, ndersa Franceska ndodhet ne Dhermi. Duket se mes tyre ka zenka, po jo aq sa te shkaktojne ndarjen. Franci pohon se eshte e dashuruar me Ermalin dhe se vetem nje tradhti nga ana e tij do t’i jepte fund lidhjes se tyre edhe pse kane vendosur te bashkejetojne. Ajo nuk perpiqet ta fshehe faktin se behet xheloze per te dashurin e saj, sidomos kur ai eshte pa te. “Nuk me pelqen kur Ermali rri jashte deri ne oret e vona te nates. Une nuk dal naten vone, ndaj nuk dua qe edhe Ermali te kaloje kohe jashte pa mua”, pergjigjet Franceska.

Linda Halimi: Disa shqiptare me kercenojne pse u lidha me Big D...

Linda Halimi: Shqiptaret me kercenojne pse u lidha me Big D

Kengetarja Linda Halimi ka kerkuar falje per ate qe kishte thene dite me pare qe “shqiptaret jane popull i cuditshem”, duke thene se nuk e ka ditur se ka prekur ne seder gjithe shqiptaret me nje thenie te pa qellimte. “Ndonese s’kam dashur te tregoj publikisht qellimin pse i kam shkruar ato fjale, duke e lene si dicka te parendesishme, tani po e ndiej si obligim te tregoj historine qe fshihet pas atij statusi”, ka shkruar Linda. Kengetarja ka thene se per nje muaj rresht disa psikopate jane duke e bezdisur familjen e saj. “Gati nje muaj rresht, disa psikopate i bezdisin te gjithe familjaret e mi me telefonata dhe kercenime e fyerje te renda, deri ne momentin qe une ne kulmin e nervozizmit dhe bezdisjes shkrova fjale te renda dhe ofenduese (jashte karakterit tim), ku gjeneralizova te gjithe shqiptaret. Kerkoj publikisht falje me shume respekt e perulje per ofendimin e hidhur e te pamenduar qe e kam bere”, ka shkruar Linda. Linda ka thene se nuk ka mundur te jete e tolerueshme kur per kete behet shenjester familja e saj, por ajo eshte krenare per publikun e saj kosovar dhe shqiptar.

Enrika Derza triumfon ne festivalin e Pop-it ne Rumani...

Enrika DerzaEnrika Derza, cmim te pare ne festivalin e Popit ne Rumani

Enrika Derza, duke perfaqesuar Shqiperine, fitoi vendin e pare ne kategorine e te rinjve (junior) ne Rumani. Ajo u prezantua me kengen “JAM E IMJA”, me muzike dhe tekst nga Alban Skenderaj. Enrika njihet si nje nga finalistet e talent-shout “The Voice” dhe pas ketij suksesi nuk ka munguar as komenti i trajneres Miriam Cani, e cila eshte shprehur mjaft e lumtur per kete arritje te nxeneses se saj. Enrika ishte ne kete festival bashke me Elhaida Danin, ku kjo e fundit vec cmimit te madh rrembeu edhe tre cmime te tjera. /mapo.al/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Enrique Derza, first prize in the Pop festival in Romania
Enrique Derza, representing Albania, won first place in the category of youth (junior) in Romania. It was introduced with the song "I OWN", with music and text from the Rolling Stones. Enrique is recognized as one of the finalists of the talent, the show "The Voice" and after this success there has been no comment trajneres Miriam Cani, which has been quite happy for its student achievement. Enrique was at this festival along with Dan Elhaida, where the latter already great price also grabbed three other awards. / mapo.al / ]]

Motrat Koci si binjake...

Greta Eni KociGreta dhe Eni Koci si binjake, presin floket njelloj

Motrat Koci kane vendosur te mos kene me dallime te medha as ne look-un e tyre. Se fundmi ato kane vendosur te bejne ndryshime ne pamjen e tyre dhe kete gje e kane bere tamam si binjake. Modeli sesi i kane prere floket eshte i njejte, ndryshon vetem ngjyra. Dy vajzat simpatike duken te lumtura me kete ndryshim dhe e kane komentuar kete gje me entuziazem, madje Eni ne Facebook ka shkruar “Une dhe motra ime e dashur. Dukemi si binjake”. /mapo.al/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Eni Koci Greta and as twin, same hair cut
Koçi sisters have decided not to have significant differences on either the look-un. Recently they have decided to make changes in their appearance and have made it exactly like twin. Model how they have cut hair is the same, just different colors. Two cute girls seem happy with this change and have commented on this with enthusiasm, even on Facebook Eni wrote "I and my dear sister. Look like twins. "/ mapo.al / ]]

Mirjeta e BB4 i jep fund beqarise...

Mirjeta e BB4 i jep fund beqarise, Marieli nuk i shkon ne dasme

Mirjeta e BB4 diten e djeshme i ka dhene fund beqarise. Ne daten 9 gusht ishte edhe dita qe ish-banorja e cila jeton ne Londer kishte planifikuar per kete dite te bukur te jetes se saj. Dasma eshte bere ne Shkoder dhe ne te nuk kane munguar as ish-banore te Big Brother, si Toros, Emilio, Ermela etj. Mirjeta kishte ftuar edhe Marielin, me te cilin u lidh gjate kohes qe ishte ne kete shou, po sic duket ai nuk ka preferuar te jete prezent. Mirjeta donte qe edhe Marieli te ishte ne diten me te lumtur per te, pavaresisht raportit te tyre dhe historise qe kishin pasur ne Big Brother. Djali qe i ka rrembyer zemren vajzes simpatike quhet Burim Fejzullahu dhe jane njohur ne vendin e punes, ku Burimi eshte drejtor i pergjithshem ne kompanine ku punon Mirjeta. /mapo.al/

Eliza Dushku helmohet nga ushqimi...

HELMOHET ELIZA DUSHKU

Aktores shqiptare me fame boterore, Eliza Dushkut, duket se nuk i ka bere edhe aq mire tripi ne Ballkan. Ne Twitterin e saj ajo ka shkruar se eshte helmuar nga ushqimi.

“Helmim nga ushqimi. Woof”, ka shkruar ajo. Para dy ditesh, aktori tjeter i njohur shqiptar Blerim Destani kishte shkruar ne Twitter se eshte ne Mal te Zi bashke me Elizen.

Ky “lajm” i Elizes i ka shqetesuar miqte e saj ne Twitter, te cilet i kane uruar qe ta kaloje lehte e ka pasur te tjere qe I kane kerkuar emrin e restorantit ku ajo mund te jete helmuar, ne menyre qe te mos shkojne as ata. /express/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Eliza Dushku poisoned
Albanian world famous actress, Eliza Dushku, seems not so well made ​​tripi in the Balkans. On her Twitter she wrote that is poisoned by food."Food poisoning. Woof, "she wrote. Two days ago, another famous Albanian actor Vip Press wrote on Twitter that is in Montenegro with Elizen. This "news" the Eliza has worried her friends on Twitter, who have wished to pass easily there were others that I have asked the name of the restaurant where she could be poisoned, in order not to go either them. / express / ]]

Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, dy rivale te perbetuara?


Elvana dhe Dafina, dy rivalet e perbetuara

Tashme eshte i pa shmangshem rivaliteti me i ri i krijuar ne estraden tone. Jane dy pop yjet, Elvana Gjata dhe Dafina Zeqiri, ato qe po luftojne njera me tjetren nga distanca per primatin ne industrine tone te muzikes.

Elvana, e cila se fundmi ka perqendruar koncertet e saj te zakonshme ne Kosove me ato ekskluzivet ne Tirane, po rivalizohet nga Dafina, e cila ka shume angazhime ne Kosove, diaspore dhe ne Ulqin e Durres.

Mediat shqiptare raportojne se marredheniet e te dyja kengetareve jane acaruar ndjeshem pasi me ane te koncerteve shpeshhere kane thumbuar njera-tjetren, ndersa kjo nuk ka kaluar pa u verejtur nga fansat, te cilet tashme edhe po ndahen neper tabore.

Rita Ora me plane per linje mode...

Rita Ora me plane per linje mode

Rita Ora deshiron te ndertoje linjen e saj te veshjeve dhe tashme ka filluar te mendoje se cfare do te perfshije ne te.

Kengetarja britanike me prejardhje nga Kosova thote se ajo deshiron te kete veshje dhe bizhuteri ne linjen e saj te modes.

“Me pelqejne kapelat. I kam mbajtur ato ne disa video. Perfundimisht do te kem edhe linjen time nje dite”, ka thene Rita per revisten “more!”.

Rita eshte nje admiruese e madhe e modes dhe ka pranuar se asaj i duhen deri ne dy ore per t’u bere gati pasi i zgjedh veshjet me perpikeri. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita time with plans for her fashion line
Rita time wants to build its line of clothing and has already started to think about what to include in it. British singer from Kosovo says that she wants to have clothing and jewelry in her fashion line. "I like hats. I keep them in some video. Eventually the line will have my day, "said Rita magazine" more. " Rita is a big fan of fashion and admitted that she take up to two hours to get ready after choosing dresses with precision. / Telegraph / ]]

Pjesetaret e grupit TBA, Klepto, Jetoni dhe Presioni arrestohen nga policia...

Arrestohen grupi TBA

Pas nje spektakli qe kane shfaqur ne Vushtrri, disa prej antareve kryesore te TBA, Klepto, Jetoni dhe Presioni jane arrestuar nga policia pas nje incidenti jashte ambienteve ku eshte mbajtur koncerti i repereve.

Telegrafi ka mesuar ne oret e hershme te mengjesit se gjate mbremjes se kaluar ne Morena club ne Vushtrri, grupi TBA mbajti nje prej koncerteve te shumta te tyre kete vere. Pasi performuan per te pranishmit, duke dalur nga lokali, pas nje mos marreveshje, nje prej anetareve ka shtene me arme zjarri.

Klepto rrefen ekskluzivisht per Telegrafin ate qe ka ndodhur mbremjen e kaluar.

Marina Vjollca, reklamon gjoksin e saj XL...

Cfare kane te perbashket Marina Vjollca dhe Ciljeta?

Ajo quhet Marina Vjollca dhe te gjithe e njohin bukuroshen e kanalit Top Channel. Ajo pervec prezantimeve ne kete kanal eshte bere dhe imazhi zyrtar i nje kompanie celulare ne Shqiperi.

Nga fotoja duket qarte se Marina pasi ka mbyllur nje sezon te lodhesh dhe mbi te gjitha te sukseshem ka vendosur te pushoje keto dite te nxehta vere ne bregdetin e Jonit.

Paparacet kane qene ata qe e kane fotografuar ate duke lexuar per qefin e saj nje liber ne shazllon, por ajo qe te bije ne sy eshte gjoksi i saj i madh. /vipat/

Cekic: Dafina e fokusuar ne karriere, nuk deshiron te flase per rastin e babait...

Menaxheri Cekic: Dafina e fokusuar ne karriere, nuk i jep rendesi ketij rasti

Jemi munduar te marrim ndonje prononcim rreth rastit ne fjale nga vete kengetarja e njohur, Dafina Zeqiri, por si duket ajo nuk deshiron te flase shume rreth jetes se saj pa te atin, dhe ne vend te saj flet menaxheri Damir Jahic (Cekic). Madje as ai nuk prononcohet shume rreth asaj se cfare ka thene i ati i kengetares, por flet me shume rreth planeve te saj, duke theksuar se per momentin me shume po u japin rendesi karrieres, kengeve dhe koncerteve, se sa te tjerave…

Eshte bere publike rrefimi i te atit te Dafines ne lidhje me faktin se kengetarja refuzon te takohet me te atin. Mund te na jepni ndonje koment nga ana e saj?
Per momentin eshte shume e kote te shkruhen gjera per Dafinen dhe ajo te jape ndonje koment, kemi vendosur qe te mos flasim per asgje…

Thursday, 9 August 2012

Reagon i ati: Keto qe ka thene Besa jane genjeshtra!...

Reagon i ati: Vajzat i mora ne Kosove, pas 7 muajsh i mori ish-bashkeshortja permes qendres sociale

Pas rrefimit qe ka bere, z. Nebih Bajraktari i qendron faktit se ato cfare ka deklaruar e bija, Besa, nuk jane te verteta, pasi i ka thene nen ndikimin e frikes se mos zbulohen akoma prej shume vitesh. Ai thekson se pas ndarjes nga ish-bashkeshortja eshte kthyer ne Kosove me dy vajzat e tij dhe pas 7 muajsh, ish-bashkeshortja, permes qendres per pune sociale, ia ka marre dy vajzat, Dafinen dhe Besen. Ja se cfare tregon me tej ai: ”Besa sigurisht qe do te flase me gjuhen e se emes, se perndryshe do te kete pasoja, keto qe ka thene Besa jane genjeshtra. Melihatja eshte larguar nga shtepia vete dhe per nje kohe une jam kthyer me vajzat e mia, kurse Melihatja me vajzen e saj ka qendruar ne Suedi. Pas 7 muajsh ajo vjen ne Kosove dhe jep informata kunder meje, keshtu qe qendra per pune sociale me informon se femijet duhet t’i dorezoj ne qendren sociale, ose do te arrestohem.

Besa, motra e Dafines: Babai na braktisi, na shpetoi policia suedeze...

Flet motra e Dafina Zeqirit: Babai na braktisi, ai na donte te vdekura

Reagon motra e Dafina Zeqirit, Besa, pas rrefimit te babait te tyre nje jave me pare.

22 vite histori e dhimbshme, te cilen deri me sot ndoshta askush nuk e imagjinonte. Nebih Bajraktari, i ati i njeres prej kengetareve me te popullarizuara per momentin ne skenen shqiptare, Dafina Zeqiri, zgjodhi gazeten “Panorama” per te rrefyer pengun e madh, sepse nuk arrinte te takonte dhe te njihte te bijen te cilen per here te fundit e ka pare ne moshen 2-vjecare. Pas publikimit te lajmit ne gazeten tone, portale e media te ndryshme e kane publikuar ate ne menyra te ndryshme, duke shfrytezuar rastin dhe per te sulmuar kengetaren, e cila nuk i jep shansin te atit qe te takohet. Dafina hesht dhe nuk flet, madje nuk deshiron te prononcohet rreth ketij rasti, ndersa ne vend te saj flet menaxheri Cekic. Ajo qe flet dhe tregon nje tjeter version te ngjarjes eshte e motra, Besa, e cila per momentin eshte e martuar, jeton dhe punon ne Suedi. Versioni i saj eshte se i ati i ka braktisur kur kane qene te vogla, ndersa policia dhe gjykata suedeze i ka gjetur ato ne nje fshat te Ferizajit.

Eva Alikaj, pas 15 vitesh pushime ne Shqiperi...

Aktorja Eva Alikaj pas 15 vitesh pushime me djalin ne Shqiperi

Ajo s’ka ndryshuar aspak! Kur biseduam me te, na u duk sikur koha nuk kishte kaluar. Eshte po aq e ndrojtur, enderrimtare, e qete. Edhe zerin e ka po aq te embel. Ajo ka kaluar nje jete te mbushur me arritje te medha, eshte dehur nga suksesi, dhe ka hasur ne shume veshtiresi. Flet per Tiranen dhe per Shqiperine sikur te kishte jetuar ketu cdo minute, edhe pse eshte larguar nga memedheu prej vitesh. Thote se njerezit ketu e duan dhe, kjo shpesh e cudit, madje e ben edhe te dyshoje, nese vertete puna e saj ka bere qe te ndodhe kjo, apo...

Aktorja e madhe e kinematografise shqiptare Eva Alikaj na rrefen me dashamiresi jeten e saj. Pyetjet tona jane te shumta, kurioziteti eshte i madh, sepse ajo na ka emocionuar dhe na ka dhene shume... Ketu s’ka vend per dyshime, ne vertete e duam.

Liam mbetet pa para, fton Evelinen ne Tirane...

Liam mbetet pa para, e fton Evelinen te kalojne ditet e nxehta ne Tirane

Pasi kane festuar ditelindjen e perbashket ne nje feste qe ata e kane cilesuar spontane, nje jave me pare ne Tirane, Liam ka vendosur ta mbaje Evelinen ne Tirane per te kaluar ditet e nxehta te gushtit. Duket se zhurma e madhe qe u be per Liamin, se kishte nje axhende shume te ngjeshur te klubeve ku ishte i ftuar te luante muzike ne vere, kane qene thjesht “flluska”. Liami eshte pare keto dite te dale me Evelinen neper Tirane, duke mos i ofruar se dashures se tij gjermane asgje speciale per te kaluar pushimet. Evelin udhetoi nga Gjermania disa dite me pare, pasi Liami i “Big Brother 5” e kishte ftuar t’i festonin ditelindjet e tyre ne Tirane, duke zbuluar keshtu edhe nje koincidence te bukur, faktin qe ata kane lindur ne nje dite. Liami mbushi 34 vjec, dhe per te festuar bashke me te ka udhetuar nga Gjermania dhe Evelina, vajza qe u be e njohur per publikun ne naten finale te “Big Brother”, pasi hyri ne shtepine e vezhguar e veshur nuse.

Irsa Demneri, fotot e para si shtatzene...

Fotot e para te Irsa Demnerit shtatzene

Historia e dashurise se Irsa Demnerit me nipin e Kryeministrit Sali Berisha, tashme eshte me shume se kaq. Ata shume shpejt do te behet prinder te nje vajze, nderkohe qe per shkak te shtatzenise se Irses kane vendosur t’i kalojne pushimet ne Jug, pikerisht ne plazhin e Dhermiut. Fotografi yne ka mundur te fotografoje ish-missin 22-vjecare, ndersa merrte rreze poshte cadres, e veshur. Prane saj eshte fotografuar dhe i fejuari, Endriti, si dhe te tjere persona, miq te tyre te afert. Irsa Demneri eshte ne muajin e shtate te shtatzenise dhe pritet te sjelle ne jete nje vajze. Sic shihet ne keto foto, ajo tashme shfaqet shume e thjeshte me look-n e saj, duke u perpjekur te mbaje veshje te rehatshme, dhe pa i dhene rendesi dukjes se bukur. Ajo pret te behet nene per here te pare, nga lidhja e dashurise me nipin e Sali Berishes, nje djale shtatlarte, i diplomuar per Juridik, per te cilin flitet se gezon pasuri.

Wednesday, 8 August 2012

Armina Mevlani, shalqi e qershi!...

Armina MevlaniArmina, shalqi e qershi!

Armina Mevlani, raportet e saj me ushqimin. Nuk eshte ende nje amvise e mire, por ato qe gatuan, i qan, dhe jane... makaronat. I pelqejne shume krudot e detit, spagetit dhe konsumon shume... shalqi e qershi. Gjeja qe nuk e ha kurre? Spinaqi!

Kur vendosim bashke, ushqimin dhe nje ikone bukurie duam te dime me shume se si shkojne ne paqe keto te dyja bashke. Armina Mevlani, ish-miss dhe nje nga vajzat me te bukura te Tiranes, tregon sot per fundjaven e “Shekullit”, marredhenien e saj me ate qe e ben me te lumtur, ushqimin.

Sigurisht, nje nga bazat e kultures ne ushqyerjen saj e kane prinderit. Armina nuk ka vetem fatin qe ka babane, njeri te ekranit, Arben Mevlanin, por, nga ana tjeter, ka dhe fatin qe ka nje nene koreografe, Mimozen. Te dy keta kane sjelle ne jete nje vajze qe ka dashuri per televizionin, moden, revistat dhe perkujdesje maksimale per turpin. Sot, ajo na rrefen, marredhenien me ushqyerjen, alkoolin dhe sekretin e te pasurit nje fizik te bukur edhe duke ngrene. Armina ju tregon...


Jonida Maliqi, pushimet e para me djalin Dan...

Pushimet e para te Jonides me Dan

Dan, ishte dhurata e saj ne vigjilje te Krishtlindjeve 2011, dhe tashme ai ka hyre ne muajin e tete, ndaj eshte gati per te shijuar detin si nje bebe disamuajshe. Kengetarja Jonida Maliqi eshte fotografuar ne Dhermi, per here te pare para pak ditesh pas lindjes se djalit, duke cuditur me linjat e saj te rikthyera ne forme perfekte. Fotografi yne ka mundur ta fotografoje kengetaren ne momentet qe merrte rreze e shtrire ne shezlon, dhe njekohesisht kujdesej per djalin, ne prani edhe te bashkeshortit dhe shoqerise se tyre. Ka qene pamje e bukur edhe per plazhistet e tjere, pasi ka ngjallur edhe zili, ndersa eshte mama e re edhe ne forme, duke ekspozuar linjat me krenari. Kjo eshte shfaqja e dyte ne publik e Jonides me djalin e saj, pas disa fotove te botuara ne dimer, kur djali ishte vetem 40-ditesh. Nderkohe qe trupin e saj ne forme ajo e ka treguar ne disa evente muzikore, ku ka marre pjese, sic ishte nata gala ne “Video Fest” ne Prishtine. Per sjelljen ne jete te femijes se saj te pare, u shkrua vazhdimisht ne faqet e shtypit roze, pasi ajo i kushtoi nje kenge me te cilen konkurroi ne festivalin “Kenga Magjike 2011”, me titullin “Thesar pa emer”. Nderkohe qe kengetarja ka pohuar se do te rikthehet se shpejti ne tregun muzikor me bashkepunime me kengetare te tjere dhe kenge te re. /panorama plus/

Big Basta dhe Vesa Luma nishin bashkejetesen ne Tirane...

Big Basta dhe Vesa Luma nisin bashkejetesen ne Tirane, i menaxhojne si cift parate e koncerteve

Pasi jane shprehur publikisht per lidhjen e tyre 1-vjecare, reperi Big Basta dhe kengetarja kosovare, Vesa Luma, kane nisur bashkejetesen e tyre ne Tirane, duke u deklaruar hapur si nje cift serioz. Duket se Vesa, e cila eshte me e madhe ne moshe se Bigu, e ka marre situaten ne dore, duke marre frenat e lidhjes, njesoj si ne nje familje. Pas bashkepunimit te tyre ne nje duet, ata u perpoqen ta mbanin te fshehte lidhjen e tyre, por duket se tani e kane marre aq seriozisht, sa c’do gje e planifikojne bashke. Ata tashme i planifikojne koncertet bashke si ne Shqiperi, ashtu dhe ne Kosove, Maqedoni apo dhe ne diaspore. Naten festive te promovimit te albumit te tij te dyte me titull “Radio & Club (R&C)” ne “Muza Park”, ata e kishin rezervuar per te bere prezantimin e tyre si te dashur, duke pozuar shume afer njeri-tjetrit para paparaceve.

Argjentina Ramosaj pas ndarjes, shijon pushimet ne jahta luksoze...


Pas ndarjes nga i fejuari, Argjentina Ramosaj shijon pushimet ne jaht

Kengetarja e njohur Argjentina Ramosaj, pas ndarjes nga i fejuari Valoni, sic duket deshiron te shpertheje ne karriere, si dhe po preferon te shijoje jeten e saj si beqare. Kur ishte ne lidhje me Valonin, ajo rrallehere, ose te themi asnjehere, nuk kishte shijuar jeten e nates neper Pub-et e Prishtines apo Tiranes. Ato kohe ajo gjithmone shihej ne shoqerine e te fejuarit, larg miqve. Ndoshta edhe keto kane qene shkaqet te cilat kane detyruar kengetaren te largohet nga lidhja disavjecare dhe te vazhdoje jeten e saj si ”single lady”. Keshtu, Argjentina nje jave me pare eshte pare teksa argetohej ne nje Pub te Prishtines, me disa miq te saj.

Adelina Emini, ekonomistja qe e ka pasion muziken...

Adelina Emini

Me ritmin e Adelina Eminit

Adelina Emini lirisht mund te thuhet se e ka pushtuar jeten muzikore tek ne me albumin e ri “Tipsy”. Ky album perfshin 12 kenge , te cilat kane terhequr vemendjen e degjuesve qofte per tekstet e tyre, por edhe pamjen dhe paraqitjen dinjitoze, te vecante, e pse jo edhe ekstravagances.

Kenget e saja, sikur permbledhin nje moto: Jeta pa dashuri dhe muzike eshte nje hic i madh. Po cka don ne te vertete Adelina Emini? Ndiqni intervisten qe na dha ketyre diteve per portalin tone.

Edona Reshitaj, pas teatrit dhe televizionit, e suksesshme edhe ne muzike...

Edona Reshitaj

Edona Reshitaj: Muzika, me shume se shumecka tjeter

Pas suksesit te treguar dhe te deshmuar ne skenen teatrore dhe serite televizive, Edona Reshitaj, po e sprovon veten me mjaft sukses edhe ne lemin e muzikes. Nje pasion dhe talent i kenges sikur ka shperthyer me tere vrullin e vet, duke u shtrire gjithandej me sukses te prekshem artistik, emocional dhe romantik.

Me Edonen kesaj radhe biseduam per klipin e saj me te ri “Asgje nuk ndryshojme”, i cili duket se do te beje befasi te kendshme, vecanerisht per realizimin e tij.

Tuesday, 7 August 2012

Drilon Shala: Shqiptaret kane talent ta fitojne Eurosong-un...

Drilon Shala: Shqiptaret kane shume talent qe te fitojne Festivalin Europian

Konkurroi per here te trete ne ”Top Fest” dhe filloi te behet i dashur per publikun shqiptar. Historine e dy te rinjve te dashuruar qe sapo ishin ndare, e tregonte me mire vete djaloshi sharmant, Drilon Shala, me kengen ”Mos thuaj mbaroi”. Per here te pare ka qene pjesemarres me kengen “Ti, vete jeta”. Ne “Top Fest 7” eshte prezantuar si vokalist i nje grupi me kengen “Macja e zeze”, ndersa ishte nje nder konkurrentet gjysmefinaliste te spektakli ”The Vocie”. Me cfare po merret Driloni, i cili muziken e ka pasion, ndersa vete punon ne Ministrine e Tregtise dhe Industrise ne Kosove, si dhe a ka ambicie per Eurosong-un, ai e tregon ne kete bisede te shkurter qe kemi realizuar…

Keshilltari i Pacollit, pas Bertines flirton edhe me femra tjera...

Pas flirtit me Bertinen, keshilltari i Pacollit kapet mat me femra te tjera

Ashtu sic ishte parashikuar, keshilltari i ish-presidentit dhe tashme zevendeskryeministrit te pare kosovar, Behgjet Pacolli, preferon me shume te jete i lire, sesa te krijoje lidhje fikse ne Tirane. I komentuar si djali misterioz, qe frekuenton edhe jeten e nates ne Tirane, ai tashme nuk shihet me te shoqerohet me Bertina Mehmetin e “Big Brother 3”. Paparaci yne e ka fotografuar para pak ditesh ne pranine e nje vajze tjeter brune, ndersa ka qene prezent ne naten e hapjes se “Vila Mercedes” ne Tirane, ambienti me shik i momentit. Djali biond, i quajtur Esad Pushkar, eshte nga ata te huaj ne Shqiperi qe frekuenton ambientet e njohura ne kryeqytet, dhe ndoshta nuk do te binte aq shume ne sy nese nuk do te shihej te dale ne lokale me vajza te njohura, sidomos me ato vajza qe u bene te njohura nga reality show “Big Brother”.

Devis Xherahu: Lidhja me Ertemionen ne kulminacion...

Devis Xherahu: Lidhja me Ertemionen ne momentet me te mira, do pushojme ne Palma de Majorka

Per historine e tyre te dashurise kane folur te dy, ish-miss-Shqiperia, Ertemiona Mejdani dhe kengetari i njohur, Devis Xherahu. Por, per sa u perket fjaleve qe qarkullojne se ata aq shume e kane konsoliduar lidhjen, sa jane ne prag te fejeses, Devisi pohon se “ende nuk kemi filluar te mendojme per fejesen, por tani per tani i kemi rezervuar vetes disa pushime te rralla pas dates 20 gusht, pasi do te shkojme te pushojme disa dite ne Palma de Majorka”.

Mesfushori shqiptar Jurgen Gjasula, ne bregdetin shqiptar...

Pas problemeve te zemres, futbollisti Gjasula pushon ne bregdetin shqiptar

Problemet me zemren kane bere qe mesfushori shqiptar, Jurgen Gjasula, te nderprese stervitjet per disa muaj, ndersa kardiologet kane konstatuar se futbollisti i njohur ka mundesine qe perseri te filloje futbollin. Kete lajm e kishte konfirmuar Ivica Gerlic, drejtori sportiv i ekipit Duisburg, duke thene se eshte e veshtire per te treguar nese Gjasula mund te kthehet serish ne stervitje. Per 12 jave Jurgen Gjasula duhet te pushoje dhe te relaksohet per te evituar problemet qe ka me zemren, ndersa futbollisti i njohur shqiptar ka preferuar qe per kete pushim te zgjedhe bregdetin shqiptar, duke treguar edhe trupin e tij ne forme.

Ai eshte lojtar i rregullt i Duisburgut, me kontrate deri ne vitin 2013, por rritja e punes se tij do te vazhdoje ngadale, ndersa Jurgeni gjate gjithe kesaj kohe do te pushoje ne Shqiperi. Ne profilin e tij ne Facebook, Gjasula ka postuar disa foto ne te cilat shihet duke u relaksuar ne bregdetin shqiptar e duke mos menduar per futbollin, te pakten per nje kohe. Ai per momentin konsiderohet si nje nga meshkujt me te pashem shqiptare, krahas atyre te cilet tashme kane bere emer… /panorama plus/

Ciljeta fans i grupit spanjoll "Los Rebujitos"

Ciljeta takon grupin e famshem “Los Rebujitos”

Fundjaven e kaluar, Vlora ka qene ne feste. Edhe pse ishte bere njoftimi nepermjet mediave dhe posterave, shume ishin skeptike per vertetesine e lajmit. Aty thuhej se ne Pub-in “Sain Tropez” do te kendonte grupi i famshem i momentit “Los Rebujitos”. Ardhja e ketij grupi dukej si nje gje gati-gati e pamundur, nderkohe qe tashme jane te shumte ata qe kengen e tyre hit “Un bonito final” e kane vene si zile celulari per ta degjuar sa me shpesh. Por, djemte simpatike mberriten ne Vlore duke e kthyer ne nje event te paharruar per kete qytet faktin qe nje grup kaq i famshem mund te shihej live prej fansave shqiptare. Nga Tirana kishin mberritur me qindra fansa, duke shkaktuar nje bllokim te tmerrshem trafiku, nje sakrifice kjo qe ia ka vlejtur.

Franceska reklamon te pasmet...

Franceska e BB5 reklamon te pasmet

Duket se ne kete sezon zhveshjesh te personazheve qe jane te njohur ne publik, edhe Franceska Jace, 18-vjecarja nga Vlora, ka vendosur te bjere ne sy ne kete menyre. Por, pasi i ka provuar te gjitha menyrat, ndersa argetohet me dhe pa Ermalin ne pishina apo ne det, tashme ka vendosur te mos joshe me thjesht me linjat e zhveshura ne det, por me te pasmet e saj. Sic e shihni ne kete foto, ajo, ne shoqerine e dy shoqeve te saj, pozon para aparatit duke reklamuar te pasmet, per te cilat nuk eshte se eshte komentuar. Pas disa fotove me shoqerine e saj duke u argetuar ne pishina, ja ku vjen kjo foto, ne te cilen Franceska provokon ne mungese te Ermalit. Le te presim se cfare fotosh te tjera do te kemi nga Franceska deri ne fillim te vjeshtes, ku ajo do te zhvendoset ne Tirane, per te vazhduar vitin e fundit te gjimnazit, te cilin e humbi me pjesemarrjen ne “Big Brother 5”. /panorama plus/

Andi Bushati kapet mat me Balina Bodinakun

Andi Bushati kapet mat me Balina Bodinakun

Gazetari i njohur dhe moderatori i programit ne “Vizion Plus”, “Zone e ndaluar”, Andi Bushati, eshte kapur mat nga paparaci yne pak jave me pare ne aeroportin “Nene Tereza”. Gjithnje ka qene nje kuriozitet me vete jeta private e gazetarit te njohur dhe mjaft simpatik, por vete ai nuk ka folur asnjehere per kete pjese. Por, mesa duket, kesaj here fotot e paparacit tone do na japin disa pergjigje. Vajza ne krah te Andi Bushatit eshte gjithashtu shume e njohur. Ajo eshte Balina Bodinaku, vajza bjonde, e cila dy vite me pare prezantonte programin “E diela shqiptare” ne krah te Ardit Gjebrese, por ka moderuar gjithashtu dhe nje program ne “Vizon Plus”. Cifti duket qe do shkoje diku me pushime dhe sjellja e te dyve nuk le vend per hamendesime, ata duken shume intime me njeri-tjetrin. Ne njeren nga fotot, Balina i rregullon kemishen Andit, nderkohe qe mesa duket ata kane zgjedhur t’i bejne pushimet jashte Shqiperise, mbase per te qene edhe larg syve kureshtare, por nuk e kane parashikuar se pikerisht para nisjes, udhetimi i tyre do te dekonspirohet. /panorama plus/

Ledri Vula: Pse hoqa dore nga Baba Stars...


Ledri Vula VS Baba Stars

Ledri Vula nje nga lideret e grupit Baba Stars, krejt papritur ne daten 13 korrik deklaron zyrtarisht ne faqen e tij ne Facebook: “Qe sot nuk do te jem me pjese e muzikes. Le gjithcka pas ka te beje me muziken per t’iu perkushtuar regjise”. Lajmi tronditi jo pak fansat e Ledrit dhe grupit Baba Stars. Vecanerisht duke pasur parasysh qe grupi kohet e fundit ka qene ne qender te medias roze. Ledri mund te konsiderohet si personazhi me i perfolur mediatik keto gjashte muajt e fundit. Fillimisht, historia e tij e dashurise me Dafina Zeqirin e shnderroi ne protagonist te tabloideve. Per disa muaj, cifti e ruajti me fanatizem lajmin dhe kur u zbuluar filloi nje kalvar i gjate shkrimesh, lajmesh, thashethemesh qe synonin te zbulonin te verteten e kesaj lidhjeje. Pasi cifti shkojne ne Los Angeles per te xhiruar klipin e tyre “Tonight”, fotot e publikuara ne faqet e tyre ne Facebook si dhe thashethemet qe sa vinin e shtoheshin rreth tyre i dhane fund hamendesimeve.

Monday, 6 August 2012

Zanfina i kendon te dashurit fanatik...


Zanfina zhvishet dhe i jep ultimatum te dashurit

Nje kenge qe flet per fanatizmin ne familjet shqiptare, e shoqeruar me nje klip interesant dhe ekstravagant, javen qe kaloi e ka sjelle ne ekranet shqiptare kengetarja e njohur Zanfina Ismaili. Ajo njihet si kengetare qe sjell me rralle projekte muzikore, ndoshta dy ne vit, por gjithmone shperrthen dhe gjuan cakun e duhur. ”Dy minuta” titullohet kenga, e cila po zgjon nje kureshtje te madhe koheve te fundit. Nje kenge ritmike e shoqeruar me nje videoklip, i cili eshte realizuar ne nje fshat te vjeter ne Kosove, teksa kengetarja Ismaili, e veshur ne menyre shume ekstravagante, i kendon te dashurit fanatik, duke i dhene ultimatum vetem dy minuta per te zgjidhur ceshtjen, se ajo apo vajza se ciles i kendon nuk ka kohe te merret me punet e shtepise.

Albana Osmani me program te ri veror...

Albana Osmani: “Poke”, programi im veror qe i dedikohet jetes virtuale

Eshte argetues po aq sa stina e veres dhe titullohet “Poke”, nje emer i frymezuar nga rrjeti social “Facebook”. Dhe jo pa qellim, pasi ideja per realizimin e ketij emisioni argetues te te shtunave ne “Top Channel” eshte inicuar nga komunikimi virtual permes internetit. Albana Osmani eshte autorja dhe prezantuesja e ketij programi te ri qe po transmetohet ne ekranin e ketij televizioni. Vete Albana pohon per kete projekt te ri se “programi eshte veror dhe i konceptuar me lajme nga te gjitha fushat. Ideja ime ishte per nje format shume interaktiv dhe dinamik. Ne minutazhin e tij “Poke” do te jete i pasuruar me te gjitha llojet e komunikimit virtual te diteve te sotme, si edhe shume intervista me personazhe”. Gjithashtu pjese e “Poke” do te jene dhe lajmet nga show-bizz-it shqiptar, duke folur per ngjarjet me me buje, por te trajtuara “flash”. Albana Osmani shfaqet ne kete format te ri, pas eksperiences se saj per here te pare si prezantuesja e “Fun Club” ne Top Channel, programi i te dielave me protagoniste personazhet e skualifikuar nga “Big Brother”, i prezantuar me pare nga Eno Popi. /panorama plus/

Anjeza, seksi dhe ne forme vjen me klip te ri...


Anjeza Branka cudit me trupin e palestruar ne klipin e ri per dashurine

Gjithmone ka rene ne sy per linjat e saj te tonifikuara, pasi Anjeza Branka ka shume vullnet per t’u stervitur ne palester. Dhe pas nje mungese ne ekran, ja ku vjen me nje hit veror te titulluar “Te kam xhan”, realizuar ne studion e Stines, nje dedikim i bukur per dashurine. “Kam punuar me pasion per kengen time te re, qe percjell energji pozitive te te gjithe fansat e mi. Titullohet “Te kam xhan” dhe vjen me nje klip te xhiruar ne Maqedoni nga Aleksander. Transmetimi i klipit do te filloje ne kanalet muzikore keto dite dhe do te jete nje surprize e vertete”, thote Anjeza.

Iva Tico ne bikini...

Iva Tico me pushime

Kryeredaktorja e revistes “Madame Mapo” dhe gazetarja Iva Tico kete fundjave eshte pare ne plazhin e Dhermiut nen shoqerine e disa mikeshave te saj. Sic duket edhe nga fotot ne bikini, Iva ka linja shume te mira, duke ruajtur nje peshe konstante prej disa vitesh. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Iva Tico on vacation

Editor of the magazine "Madame Mapo" and journalist Iva Tico this weekend is the first beach of the company of some friend of her. As seen from the pictures in bikini, Iva has many good lines, while maintaining a constant weight for several years. / Panorama plus / ]]

Big Mama, dalja e pare publike pas tragjedise...

“Big Mama”, dalja e pare publike pas tragjedise

Pasi ka auluar te gjitha angazhimet ne muzike derisa te marre veten pas tragjedise qe i ndodhi pak jave me pare, ku humbi jeten miku i saj, kengetarja e njohur “Big Mama” ka bere keshtu daljen e pare publike, jo per ndonje angazhim rreth punes, por per te pire kafe me disa miq te saj, e per te larguar stresin te cilin e ka pasur per disa javesh rresht. Kengetarja kishte lene menjane te gjitha koncertet e veres, si dhe promovimin e projekteve muzikore, te cilat sapo kishte filluar t’i nxirrte ne treg. Nje nder to ishte dhe klipi i ri, ”Magjishem”, i cili ngeli pa ndonje promovim per shkak te aksidentit, i cili i mori jeten mikut te saj. Se shpejti pritet te behet e ditur se kur do te filloje me aktivitetet e saj kengetarja qe me pare kishte paralajmeruar se nga shtatori do te filloje dhe nje show televiziv. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Big Mama", his first public appearance after the tragedy


Sunday, 5 August 2012

Floriana Garo dhe Martina Ivezaj, zhvishen ne shkretetirat mongoleze...

”Miss World”, Floriana & Martina zhvishen ne shkretetirat mongoleze

Kane ngelur edhe pak dite deri ne naten finale te spektaklit me te madh te bukurise ne bote, ”Miss World”, ku kete vit do te shfaqen dy vajza shqiptare, Floriana Garo, e cila perfaqeson Shqiperine dhe Martina Ivezaj, qe perfaqeson Gjermanine. Vajzat nga shume shtete te botes tashme jane akomoduar ne Kine, ndersa kane filluar edhe vizitat neper qytete te ndryshme kineze, si dhe fotosesionet e para neper hapesirat me te bukura te vendit aziatik. Floriana dhe Martina kane shijuar edhe keto vende te largeta ne te cilat kane pozuar me bikini, duke treguar linjat e tyre fizike, ndersa bukuroshet shqiptare kane pozuar edhe neper shkretetirat ne Veri te vendit ne kufi me Mongoline.

Genta e BB: Zgjedh meshkujt e gabuar per t'u lidhur...

Genta: Zgjedh meshkujt e gabuar per t’u lidhur

I dashuri rrezikon burgun, Genta e BB largohet e kercenuar nga Shqiperia

Telashet nuk kane te sosur per Genta Gjalpin e “Big Brother 5”. Ka vendosur te largohet nga Shqiperia per nje kohe, derisa konfliktet mes saj, ish-te dashurit Rubensit dhe te dashurit aktual, Emilios te sqarohen. Ndersa po i kalon keto dite ne Greqi, ajo tregon per kete periudhe te erret te jetes se saj. Denoncimin ne polici qe i ka bere ish-te dashurit, Rubens Shehut, cfare di per arrestin e shtepise se Emiliano Shehaj dhe kercenimet qe ka marre nga shoket e tij, se do ta bejne te lere Shqiperine pergjithmone. Genta e “Big Brother 5” tregon peripecite e aventures se re te dashurise me Emilion, futbollistin nga Gjirokastra, per te cilin thote se e ka lenduar. Pohon se aq shume e zhgenjyer eshte, sa ka vendosur te heqe dore nga meshkujt per ca kohe.

Shperthen Flori Mumajesi: Dr Flori me kopjon, Saraci thashethemexhi...


Flori Mumajesi: Armiqte e mi shajne pas shpine, perballe me perqafojne e me kerkojne kenge

Intervista qe do sjellim sot ne "Bluetooth" eshte nje nga ato qe rralle here lexohen, e qe si padashur te perpijne ne vete. Flori Mumajesi, krijuesi me 'in' i momentit ne Shqiperi, do te vije ne nje rrefim te gjate dhe ekskluziv, ku per here te pare do te permende edhe emra. Ne fakt per te qene i sinqerte deri ne fund me ju, intervista qe po botojme sot, nuk eshte tamam ajo qe une doja. Sepse ne fillim, kur shiriti i diktofonit nuk po levizte, Flori u tregua shume euforik, dhe ne ato momente per pak mendova qe kisha realizuar intervisten 'scoop' me te madhe te jetes sime. Por sigurisht, Flori nuk ma dha te plote kete kenaqesi, sepse nese ai ka nje pike te forte si producent, eshte pikerisht menaxhimi qe i ben imazhit te vet perpara publikut. Gjithsesi ne intervisten qe do te pasoje do te gjeni mjaftueshem materiale per t'u marre e per te diskutuar. Duke filluar nga kenga e re "Me zemer" - nga e cila morem edhe spunton per te realizuar kete rrefim - tek armiqte ne muzike, - te cilet ndersa prapa kraheve e shajne, kur jane perballe tij e perqafojne dhe i luten t'i beje nje kenge te re.

Anjeza Branka, nje kenge dhe klip per ciftet e lumtura...

Anjeza Branka, nje kenge per ciftet e lumtura

Kengetarja Anjeza Branka sapo ka perfunduar xhirimet e klipit te saj me te ri, i cili do te shohe driten e publikimit gjate javes se ardhshme. Fotot qe sjellim sot ne “Bluetooth” jane shkeputur pikerisht nga keto xhirime, te realizuara ne Maqedoni me produksionin Alexander dhe sic duket qarte, Anjeza shfaq nje forme shume te mire fizike. Kenga e re, e cila pritet te jete nje hit i stines, mban titullin “Te kam xhan” dhe eshte punuar nga Stine, i cili vec muzikes ka realizuar edhe tekstin e kenges. Anjeza do te vije mjaft provokuese ne kete klip, ndaj derisa ai te lancohet kenaquni me keto foto te reja te saj. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Anjeza Branka, a song for the happy couples

Branka Anjeza singer has just finished filming the clip of her latest, which will see the light of the publication next week. Photos that bring today "Bluetooth" are cut from the footage exactly implemented in Macedonia with Alexander and production obviously, Anjeza shows a very good physical shape. The new song, which is expected to be a hit of the season, held the title "i love you" and is worked by Stine, who has realized the music but the song text. Anjeza will come quite provocative in this clip, to be launched until he enjoy these new photos of her. / bluetooth / ]]

Floriana Garo: Dua ta fitoj "Miss"-in per Shqiperine

Floriana Garo

Floriana Garo: Dua ta fitoj “Miss”-in per Shqiperine

Me 18 gusht, ajo do te konkurroje me fashen “Miss Albania” ne eventin me te madh te bukurise, “Miss World 2012?, qe do te zhvillohet ne Ordos te Mongolise. Aktualisht ndodhet ne shkretetiren e Kubuqit, ku realizojne edhe fotot e xhirimet per naten e madhe qe do te ndiqet nga dhjetera mijera spektatore, dhe rreth 2 miliarde teleshikues. Floriana Garo po jeton endrren e madhe te cdo vajze qe aspiron eventet e bukurise. Ekskluzivisht, ajo vjen ne kete bisede per suplementin “Summer Time” te gazetes “Koha Jone”, plot ndjesi te bukura dhe perjetime qe vijne rralle ne jete. Numerimi per te ka filluar mbrapsht deri tek nata e madhe, ndersa cdo kush qe deshiron ta votoje ende, le ta beje ate ne dy adresat zyrtare: (www.facebook.com/MissWorldAlbania dhe http://missosology.org/main/index.php/miss-World/contestants.html.)

Mariza Ikonomi imazh i "New York Cosmetics"

Mariza Ikonomi, imazh i “New York Cosmetics”

Duken kohe te arta keto per kengetaren e mirenjohur me zerin e fuqishem Mariza Ikonomi. Zhvendosja e saj ne France i ka sjelle nje drejtim te ri karrieres muzikore dhe jo vetem. Pervec studimeve Master, dhe koncerteve te ndryshem qe ka pasur ne disa prej qyteteve kryesore ne France si, Paris, Nice dhe Monte Carlo pak jave me pare ajo ka realizuar edhe kengen e saj te pare ne frengjisht qe do te jete per tregun frengjisht foles.

Nje hap i madh ky per kengetaren qe prej dy dekadash eshte nje nga yjet e muzikes shqiptare. Por se fundmi kemi mesuar edhe lajme qe kane te bejne per imazhin e kengetares. Ajo eshte zgjedhur nga kompania “New York Cosmetics” si imazh per linjen ne France e qe se shpejti do te hapet ne Shqiperi.

Revista PALOMA - 4 Gusht 2012

Revista PALOMA, 4 Gusht 2012
  • Zanfina Ismajli, rrefimi kengetares se suksesshme: Armiqte e Adelines me urrejne edhe mua! Dashuria ime, e qendrueshme dhe e forte!
  • Rosela Gjylbegu: Jam e re per politike!
  • Linda Halimi flet per here te pare ekskluzivisht per lidhjen e saj me Big D. S'caj koken per paragjykime, jam e zene duke ndertuar keshtjellen time te lumturise.
  • Elsa Lila prezanton vajzen e saj. Nena ime - engjelli i vajzes time. Ma shpetoi nga vdekja.
  • Sherri. Rrefimi i Emilianos: Genta u fiksua pas meje, me thoshte: "Do t'u shkruaj gazetave se me ke lene shtatzene"... "Me ka kercenuar se kishte pistoleten e Rubensit ne shtepi". Xhani Demika: "Genta i ka telefonuar Rubensit ne syte e mi. Thoshte se vetem ai e donte dhe e kuptonte".
  • Dy velina shqiptare ne "Striscia la notizia" kercejne valle popullore
  • Mentor Haziri: Kam pasur endrra erotike me koleget e mia

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online