All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 1 September 2012

Stine i lidhur me Francesken e BB5?

Sipas një fansi të madh të këngëtarit Stine, thuhet se artisti është fotografuar me Franceskën e “Big Brother 5” dhe si duket vajza simpatike ka futur pas Ermalit në grancën e saj kantautorin e njohur sentimental.

Megjithatë këtë lajm nuk dihet se si do ta presë tashmë Ermali, i dashuri apo ishi i Franceskës, por ne urojmë që ajo të ketë takuar Stinën për ti hyrë botës së muzikës, megjithëse edhe tek ky i fundit nuk kemi shumë besim, sepse thuhet se femrat që hyjnë në studion e tij, si me magji dashurohen pas tij.M.GJ./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Stine related Franceskën BB5?

According a great fansi singer Stine, said that the artist is photographed Franceskën "Big Brother 5" and it seems pretty girl introduced after its ErMaLi grancën kantautorin sentimental known.

Bleona Qereti nxeh keq shkodranet

Nëse i bëjmë një sondazh gjinie që e ndoqën të enjtën në mbrëmje koncertin e këngëtares Bleona Qereti në Shkodër, natyrisht se përqindja më e madhe frymonte burrëri.

E kjo nuk kishtë si të ndodhte ndryshe, pasi Bleona është dukur shumë ‘hot’ në interpretimin e saj sic shihet
dhe në foto dhe i ka nxehur shumë keq shkodranët. Por rikthimi i këngëtares ka bërë që edhe mosha e thyer burrore shkodrane të dilte ta shihnin artistet.

Në këtë koncert në qytetin më të madhe verior të Shqipërisë Bleonën e shoqëronte përvec se grupi kosovar ‘Etnon”, edhe këngëtarët Aurela Gace dhe Hekuran Krasniqi. Mendohet se një kocent të tillë Bleona Qereti po e mendon ta realizojë edhe në Prishtinë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google
Bleona Qereti excite bad that benefit from

If we make a sex survey that followed Thursday evening concert of the singer PAF Qereti in Shkodër, of course, the largest percentage frymonte manhood. And it could not have happened otherwise, since PAF seemed very 'hot' in its interpretation as shown in the picture and has heated too bad that benefit from. But the return of the singer has broken age burrore shkodrane went to see artists.

Edita ia kthen Noizyt braktisjen me nje Diss

Këtë herë në rubrikën tonë “Facebooku i….” hodhëm sy te facebooku i vajzës modele, e cila u bë e njohur thuajse një vit më parë, Edita Abazi.

Ajo kishte postuar në profilin e saj një këngë të sapo kënduar në versionin audio nga vetë ajo, këngë kjo që mbante titullin ‘Papaki, Diss. N---Y.

Ne e kuptuam i referohet reperit Noizy, ai të cilin vajza e akuzon se e ka braktisur dhe e kishte lënë shtatzënë. Sapo është hedhur kënga në internet dhe ka marrë shumë komente, ndërsa nëse dëgjoni tekstit shihni një mllef shumë i keq kundër reperit të Shqipërisë.

Mësuam gjithashtu se kjo nuk do të jetë kënga e parë e Editës, por së shpejti do të sjellë edhe një këngë tjetër madje do të realizojë edhe videoklipin./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Edita turn Noizy drop with a Diss

Friday, 31 August 2012

Masakrim apo guxim veror i femrave te skenes

Nëse temperaturat këtë verë shkuan deri në 40 grade Celsius, ato ndikuan jo vetëm te njerëzit e thjeshtë, por edhe te vip-at, sidomos te femrat që deri diku nga dukja e tyre u nxehën deri në ekstrem.

Madje, vajzat e skenës na sollën lloj-lloj veshjesh dhe dukjesh, saqë dikush arriti që ta heqë edhe pjesën më të madhe të flokëve, të cilat për femrat në përgjithësi janë secila fije e çmuar, dhe të bëhen gjysmë tullace. Por, vajzat që shihni në foto, një pjesë e tyre nuk kaluan pa u komentuar nga të gjithë për dukjen e tyre.

Rikthimi dhe buja e madhe e koncerteve të Bleona Qeretit bën që ajo të pajiset edhe me veshje kundër deklaratës së saj të nxituar që e mohoi dikur në mediet e huaja gjuhën shqipe.

Ajo ishte armatosur, e megjithatë veshja e saj me shqiponjë ishte menduar për t’u mbuluar vetëm nga mesi e lart, e poshtë ishte në version jopatriotik, por “hot”.

Një tjetër artiste që i pëlqen çdo orë ndryshimet dhe i realizon se ka shumë guxim, nuk mund ta linim anash. Kjo është këngëtarja Dafina Zeqiri, e cila të paktën me këto kaçurrele të saj nuk është se u pëlqye shumë, ndërsa dominoi edhe këtë verë ngjyra e zezë dhe sytjenat e zeza.

Rita Ora me 8 shtator ne Prishtine

 Si duket ylli shqiptaro-britanik do ta përshpejtojë ardhjen e saj të parë pas famës në Kosovë. Mësuam se Rita Ora do të vijë të shtunën e 8 shtatorit në Prishtinë, për të xhiruar një pjesë të klipit të saj më të ri.

Me këtë këngë do tu tregojë botës edhe origjinën e saj dhe vendlindjen e saj të vërtetë. Ndërsa me të marrë vesh këtë fansat janë të entuziazmuar për ta pritur yllin e tyre në Kosovë.M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita Ora on 8 September in Pristina

Apparently Albanian-British star will accelerate the arrival of her first fame in Kosovo. We learned that Rita Ora will come on Saturday September 8th in Pristina, to shoot a part of her new clip. With this song is going to show the world its origin and its true homeland. While it agreed that fans are excited to welcome their star in Kosovo. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Gentian Zenelaj, emision kuzhine ne "Tring"

Gent Zenelaj, emision kuzhine ne “Tring”

Aktori i njohur i humorit Gent Zenelaj kete sezon te ri vjen me nje ndermarrje tjeter ne televizion, edhe pse ne thelb eshte serish humori. Nuk behet fjale per asnje largim te tij nga Vizion Plus, por Gentin tanime mund ta shihni ne “Tring Living” ne nje program mjaft simpatik. Ne jete gjerat duhen marre me humor, edhe recetat… Keshtu ndodh “Te Genti”, ku e rendesishme eshte te argetohesh, jo te besh pjata perfekte.

Nje program kuzhine krejt ndryshe nga te tjeret, Genti tregon nje tjeter ane te tijen. Ate do ta vizitojne cdo jave personazhe te ndryshme publike. Personazhet do zbulojne recetat e tyre te preferuara, qe do pergatiten me pas nga Genti. E ftuara e pare e Gentit ishte kengetarja Rosela Gjylbegu, e cila ne bashkepunim me Gentin (qe ishte shefi i kuzhines) pergatiten pjata mjaft te shijshme. Ne i urojme suksese Gentit, tanime si kuzhinier! /mapo/

Anjeza Maja, rikthehet ne ekran...

Anjeza Maja, emisioni i mengjesit ne “A1 Report”

Anjeza Maja rikthehet ne ekran. Ky eshte lajmi me i ri qe vjen ne kete prag fillimi te sezoneve te reja televizive. Kete here duket se Tv “A1 Report” ka bere nje zgjedhje te zgjuar duke perfshire ne emisionin “Rreze Dielli” te mengjesit nje imazh si Anjeza. Lajmi eshte zbuluar nga nje foto ne Facebook, ku vajza simpatike shfaqet ne nje foto me drejtuesit e televizionit.

Mesa duket Anjeza ka vendosur te lere prezantimet ne sheshe prane TV Klan dhe t’i futet nje projekti me thelbesor sic eshte nje emision mengjesi, i cili shkon ne shtepite e njerezve cdo dite. Ka zera se ajo do te kete edhe nje tjeter projekt ne kete televizion, por qe per momentin po mbahet sekret. Mengjeset duket se kane marre me shume rendesi per producentet, po te kujtojme se ne AS emisioni i mengjesit i eshte besuar gazetarit Endri Xhafo, Enkel Demi prezantoi per dy vite mengjesin ne ABC News e keshtu me radhe. /vipat/

Enkel Demi "braktise" Televizionin Klan...

Enkel Demi nis “Shih” ne TVSH

Eshte identifikuar perhere si imazh i rendesishem ne televizionin Klan. Enkel Demi, nje emer i rendesishem ne gazetarine shqiptare, duket se me ne fund do te “braktise” lidhjen e tij te ngushte me kete televizion. Ai eshte i njohur si prezantues ne edicionet e lajmeve, por edhe si show-men dhe prezantues. Ne fakt, ende ikja e tij nga Klani duket e pabesueshme per shume njerez qe jane mesuar ta shohin prej vitesh aty, por lajmi eshte i vertete.

TVSH-ja mesohet se do te jete stacioni tjeter ku Enkeli ka nje sere projektesh. I pari eshte ai qe do te nise shume shpejt. Talk-show “Shih” do te nise me 10 shtator dhe do te transmetohet cdo te hene ne oren 9 te mbremjes. “Shih” ne fakt duket si nje autoironi e gazetarit, nese do te mund ta quajme keshtu, ne kete larmi te madhe produksionesh televizive. “Shih” eshte konceptuar si shou-t e famshem amerikan, ku argetimi eshte nje pjese e rendesishme e tij.

Endri Xhafo iken nga "Top Channel"...

Endri Xhafo nis mengjesin ne “Albania Screen”

Gazetari i njohur Endri Xhafo ka vendosur te ike nga “Top-Channel” per te moderuar emisionin e mengjesit ne “Albania Screen”. Endri ka qene nje nga levizjet me te komentuara mediatikisht, ndoshta sepse flitet se shuma me te cilen ai shkoi ne AS eshte mjaft e larte.

Madje nje gje te tille e ka pohuar edhe vete ai. Largimi nga TCh nuk erdhi si rrjedhoje e asnje pakenaqesie, por vetem sepse hapesira dhe kushtet qe i ofruan ne “AS” plotesonin pritshmerite e tij. “Cfare duan njerezit ne mengjes”, do te jete pyetja se ciles Endri do mundohet t’i jape nje pergjigje nepermjet rubrikave ne emisionin e tij te mengjesit. /mapo/

Jonida Shehu, imazhi i ri i "Ora News"...

Jonida Shehu, imazhi i ri i “Ora News”

Jonida Shehu ka hequr dorë nga emisioni i saj “Dritëhije” dhe si spikerja e edicionit qendror informativ në Albania Screen. Për disa sezone me radhë Jonida prezantoi emisionin “Dritëhije”, në të cilin trajtoheshin tema të aktualitetit. Këtë sezon të ri një nga vajzat më të simpatike të edicioneve informative në televizion, por jo vetëm, do të nisë projektin më të ri tek Ora News.

Nga sa kemi mundur të mësojmë, bëhet fjalë për një emision i cili do të transmetohet tri herë në javë. Jonida aty nuk do të jetë vetëm në rolin e moderatores, por edhe si autore e këtij produksioni. Gjithashtu, ka zëra që thonë se vajzës simpatike të ekranit i është ofruar edhe posti i drejtoreshës së programacionit, por ky lajm mbetet ende i pakonfirmuar.

Thursday, 30 August 2012

Valton Krasniqi shkon “larg” në Monako

Pas këngës ‘Mister Superfly’, këngëtari Valton Krasniqi tregon për gazetën tonë se ka gati videoklipin e radhës, që do të vijë në tregun muzikor shqiptar së shpejti.

Kënga do të mbajë titullin ‘Larg’, ndërsa Valtoni ka pasur kohë këtë vit që, përveç angazhimeve, të bëjë edhe pushim. Këngëtari i cili ka provuar të jetë i suksesshëm edhe në kanalet muzikore të huaja, tashmë tregon se  klipi i radhës thuhet se do të jetë bashkëpunim me një produksion zviceran dhe pamjet janë xhiruar në qytetin ekstravagant dhe vende luksoze në Monako dhe Monte Karlo.

Videoklipi pritet të lansohet nga mesi i shtatorit ku do të promovohet në fillim në kanalin e tij zyrtar në ‘Youtube’ dhe në ‘Itunes’ dhe më pas nëpër mediet shqiptare./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Valton Krasniqi goes "away" in Monaco

After the song 'Mister Superfly', the singer Valton Krasniqi tells our newspaper there about the next video clip, which will come to market soon Albanian music. Will hold the title song 'Away', while Valton had time this year, in addition to commitments, to do the rest.

E perbashketa e Blerimit dhe Robertit

 Të dy janë personazhe që i do shou-bizi dhe pëlqehen shumë nga femrat, ndërsa njëri është publikisht i lidhur me një këngëtare të njohur.

Siç po i shihni në foto, fjala është për muzikantin simpatik Robert Berisha dhe aktorin bukurosh Blerim Destani, të cilët zbuluam se ata kanë një të përbashkët: të fotografojnë veten para pasqyrës. Blerimi siç duket ka qenë në fitnes, ndërsa Roberti para pasqyrës në shtëpi.

Por djemtë e njohur shihet që janë ndikuar nga femrat e bukura përreth, të cilat gati çdo ditë postojnë nga një foto duke parë veten në pasqyrë. Megjithatë, si thoni vajza, bukur duken djemtë para pasqyrës!/Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Common Blerim and Robert

Motrat Istrefi si motrat Kardashian

Ditët e fundit për shkak se Era, motra e vogël e familjes Istrefi lansoi në audio një këngë në gjuhën angleze, ato u komentuan shumë.

Nora, Nita dhe Era Istrefi tashmë duken në këtë foto se konkurrojnë bindshëm tri motrat të famshme amerikane Kardashian, pasi vijnë me bikini dhe shumë seksi.

Në fillim u reklamua motra Nita, që e shoqëronte këngëtaren e njohur Nora Istrefi, tashmë ashtu siç ishte parashikuar në skenë doli edhe motra tjetër, Era. Ndërsa në këtë foto na tregojnë se lidhja e tyre si motra shkon për mrekulli./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Istrefi Sisters Kardashian sisters

Last days because the wind, little sister of the family Istrefi audio launched in a song in English, they commented. Nora, Nita and wind already Istrefi look at this picture that compete convincingly three American famous Kardashian sisters, after coming up with bikini and more sex.

Rita Ora tashme idhull edhe per artistet e huaj

 Këngëtarja, e cila është bërë tashmë idhull i shumë të rinjve, sidomos në Britani, shqiptarja Rita Ora, vazhdon të ftojë rreth saj simpatizantë të ndryshëm.

Por, ajo nuk pëlqehet dhe adhurohet vetëm nga njerëzit e thjeshtë, por edhe nga VIP-at. Siç e shihni në këtë foto, duket edhe djaloshi karizmatik, Harry Styles, i grupit të njohur irlandezo-britanik “One Direction”, madje Rita me buzëqeshjen e saj del në foto me këngëtarin që e duan shumë të rinjtë britanikë.

Shihet që artistja shqiptare se pa dyshim është bërë idhull edhe për VIP-at në Britani./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita Ora already idol for foreign artists

The singer, who has become the idol of many young people, especially in Britain, Albanians Rita Ora, continues to invite about its various supporters. But she liked and admired not only by the common people, but also by VIPs.

Bleona: Njerezit 3 ore ne kembe per koncertin tim...

Bleona Qereti: Njerezit 3 ore ne kembe per koncertin tim ne Vlore

Pas perfundimit te koncertit te pare te turit te saj neper Shqiperi, kengetarja Bleona Qereti duket mjaft entuziaste per rezultatet e arritura. Ne nje interviste per A1 Report, ajo rrefen emocionet e rikthimit ne skenat shqiptare, dashamiresine e publikut, obligimin qe ajo kishte ndaj tyre nepermjet ketyre koncerteve. Gjithashtu ajo flet edhe per jeten e saj ne Amerike, martesen me Ganiun si dhe anen tjeter te personazheve te famshem te huaj te cilet i shohim cdo dite ne tapetin e kuq. Bleona shprehet mjaft optimiste per etapat e tjera te koncerteve te saj, te cilat do te jene ne Shkoder dhe ne Elbasan e per t’u permbyllur me pas ne Tirane.

Si ia doli Bleona per te arritur deri tek ky album i jashtezakonshem, me nje kosto mjaft te larte ashtu sic e meriton nje i tille i mirefillte?

Wednesday, 29 August 2012

Etnon, Presioni dhe Dj Blunt bashkojne repin shqiptar...


Etnon dhe Presioni bashkojne reperet ne “Chronicle”

Hip hop grupi, Etno Engjujt, qe sot quhet Etnon, se bashku me reperin e TBA, Presionin dhe DJ Blunt, kane lansuar videoklipin e kenges “Chronicle” (Etnon - Chronicles).

“Chronicle” eshte kenge e albumit “7 Chapters” te lansuar kete vere nga Etnon. Sic verehet nga titulli, kenga eshte kronike mbi fillimet e repit shqiptar.

Aurela Gace: U bera nene, por ende jam ajo "Origjinale"...


Aurela Gace: U bera nene, por une nuk ndryshoj!

Kengetarja e ‘Origjinale’, Aurela Gace shprehet se te berit nene nuk do te thote qe ajo te ndryshoje stilin e saj ne art.

Gace thekson se nuk e kupton dot pse disa presin qe ajo me nderrimin e statusit te ndryshoje.

“Mos prisni te ndryshoj. Jam bere nene, dhe eshte gjeja me e bukur qe mund te me ndodhte, mua, e cdo femre. Te jesh nene eshte MREKULLIA vete. Por, nuk e kuptoj, pse presin nga une te ndryshoj e te behem dicka qe nuk jam?”, shkruan Aurela ne rrjetin social, Facebook.

Aferdita Dreshaj ka frike nga fansat e ditur

Në fakt, kur flitet për të, më shumë i shkon për shtati fjala modele e bukur se sa një këngëtare, megjithëse ajo vazhdon t’i mbajë të dyja sferat.

Kjo është Afërdita Dreshaj, e cila tregon se edhe ajo ka gjëra që nuk i do dhe ka gjëra që i pëlqen. E dashura e këngëtarit Shpat Kasapi ka treguar se nganjëherë ka frikë shumë nga dituria e shumë gjërave personale nga fansat e saj. Asaj nuk i pëlqen të jetë xheloze, megjithëse duket e tillë, dhe do të donte gjithmonë të ishte vetvetja, dhe të shtirej siç ndodh me njerëzit e tjerë.

Pëlqen të pozojë, të reklamojë, të këndojë siç edhe e kemi parë. Ka provuar shumëçka. Ndërsa bukuroshja ka treguar se nuk do t’i pëlqente kurrë të tradhtohej, ose ta tradhtonte sidomos njeriu i zemrës, Shpati./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Afredita Dreshaj afraid of knowledgeable fans

In fact, when it comes to more befitting word beautiful models than a singer, although she continues to keep the two spheres. This is Venus Dreshaj, which shows that she has things he dislikes and likes things. Dragonforce singer girlfriend has shown that fears sometimes too much knowledge belongings from her fans. She does not like to be jealous, though it seems so, and always wanted to be himself, and pretend it happens to other people.

Genci i ‘Etnon’ befasohet nga turma e madhe ne Vlore

Një nga grupet më të suksesshme shqiptare të repit ‘Etnon’ kanë qenë i ftuar special i turneut të këngëtares Bleona Qereti.

Dhe, ashtu siç kemi thënë, koncerti i parë ishte fundjavën e kaluar në Vlorë, e Genc Prelvukaj kaq shumë ishte befasuar nga pritja e publikut, sa këtë e kishte shprehur në portalin e tij në Facebook, duke shkruar konkretisht kështu: “Për herë të parë ngjitem në skenë e nuk shoh fundin e njerëzve. Thanks Vlora!”.

Ndërsa ‘Etnon’ këtë verë solli edhe albumin më të ri, ku gati të gjitha këngët janë bërë hite të kësaj vere./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Genci of 'ethno' surprised by huge crowds in Vlora

One of the most successful Albanian rap 'ethno' have been special guest singer tour PAF Qereti. And, as we have said, the first concert was last weekend in Vlora Genc Prelvukaj so was surprised by the reception of the public, as this was expressed in his portal on Facebook, writing specifically as follows: "For the first time first go up on stage and do not see the end of people. Thanks Vlora! ".

Rita Ora po ben histori ne top listen britaneze...


Rita Ora eshte e vetmja artiste ne historine e toplistes zyrtare britaneze "Official Charts" qe merr cmimin "Number 1 Single" per te treten here me radhe brenda nje viti. Ndersa, embelsira si duket do te vjen kete te diele, kur albumi debutues i Rita Ores me emrin "ORA" pritet poashtu te ze vendin e pare. Bravo Rita!

Me poshte lexoni artikullin nga faqja "Official Charts" te perkthyer ne shqip nga google me poshte, si dhe nje video interviste me Rita Oren.


Rita Ora on track for debut Number 1 album

With three Number 1 singles to her name already this year, Rita Ora now looks set to better this hat trick by adding a Number 1 debut album to her musical CV on Sunday, according to today's Official Albums Chart Update.

The London-based star’s full-length debut, ORA, features Number 1 singles Hot Right Now (with DJ Fresh), R.I.P featuring Tinie Tempah, and her most recent chart topper How We Do (Party). Rita drafted in a selection of top flight producers on the album including Will.I.Am, Kanye West and Drake, Stargate, among others.

Dafina Zeqiri fanse e Rita Ores

Këngëtarja Dafina Zeqiri, aktualisht një ndër personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar, nuk e ka fshehur asnjëherë simpatinë e saj ndaj senzacionit britanik, Rita Ora.

Nëpërmjet  profilit të saj zyrtar në rrjetin social në Twitter, Dafina ka përgëzuar Ritën për albumin e saj të parë.Si duket fansja e pare qe do ta bleje albumin e Rita Ores nga Kosova do te jete kengetarja Zeqiri./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina Zeqiri fan of Rita Ores

Dafina Zeqiri singer, currently one of the most talked about Albanian showbizit has never concealed its sympathy to the British sensationalism, Rita Ora.

Through her ​​official profile on the social network Twitter, Dafina congratulated Rita for her album parë.Si appear first fans will buy the album Rita Ores from Kosovo will be Zeqiri singer. / Albavipnews /

Festina e "X Factor", duet me nje norvegjez...


FESTINA MEJZINI, DUET ME NJE NORVEGJEZ

Gjithnje e vecante dhe shume origjinale. Konsiderohet e suksesshme, ngase arriti te hyje ne peseshen e "X-Factor", edhe pse nuk e fitoi cmimin kryesor. Madje edhe kur u eliminua, u tregua shume e qete. Reagoi ne ate menyre, sepse me siguri e kishte te qarte se ka fituar zemrat e publikut! Sa here qe kendonte, publikun "e ndizte". Tashme ndodhet ne Norvegji, ku nga atje do te kthehet se bashku me nje kenge...

Festina Mejzini, vajza nga Gjakova qe arriti te futet ne peseshen e "X-Factor", tashme ndodhet ne Norvegji me ftese te nje kengetari norvegjez per te punuar nje kenge. Se cili eshte emri i kengetarit, Festina ka preferuar qe te jete befasi per admiruesit qe ajo ka fituar, derisa performonte ne skenen e madhe te "X-Factor".

Elda Koci harron Redon Makashin, behet gati per martese...

Harron Redon Makashin, Elda Koci behet gati per martese

“Miq, sapo m’u propozua dita e marteses. Po e ndaj me ju kete gezim!”. Keshtu ka shkruar ne profilin e vet te facebok Elda Koci, gazetarja qe njihet si ish-e dashura, e kengetarit te njohur, Redon Makashi, me te cilin eshte ndare, pak muaj me pare. Lidhjes se tyre disavjecare i erdhi fundi pak kohe me pare, por asnjeri prej tyre nuk deshiroi te fliste, te pakten publikisht, mbi arsyet qe i cuan ne kete vendim. U pa ,qe biondines nuk i pelqeu shume fakti, qe emri i saj po lakohej lart e poshte neper media e te pakten deri me tani, ajo ia ka dale mbane ,ta mbaje te fshehte lidhjen e re dashurore, qe eshte shfaqur ne sfond. Mesohet se Elda aktualisht ndodhet me pushime ne jug te vendit, me te dashurin e saj te ri dhe disa persona te afert, nderkohe qe sic e shihni edhe nga deklarata e saj, ai ia paska propozuar per martese. Urime Elda! /standard/

Teuta Selimi, permbyll sezonin veror me nje kenge te re...

Teuta SelimiPas sezonit te suksesshem, vjen kenga e re

Kengetarja e njohur Teuta Selimi sapo ka perfunduar sezonin veror me mjafte suksese. Ndonese ajo tani ne keto dite do ta lansoj kengen me te re te titulluar “Kush don le te feston”, me tekst dhe kompozim te Ilir Beranit, ndersa aranzhmanin e ka bere Ardian Kastrati.

Teuta nuk dyshon ne kete singel ngase ka punuar mjafte shume ne te, dhe eshte nje kenge ritmike qe mund ta pelqejne te gjithe. “Tani perfundova sezonin e veres per te cilin jam mjafte e kenaqur sepse po e permbyll nje sezon me mjafte suksese. Kam pasur mjafte angazhime si brenda ashtu edhe jashte vendit dhe kjo me gezon mjafte shume.

Argjentina Ramosaj, nje duet me...

Me cilin do te vije ne duet Argjentina Ramosaj?

Duket se pasi kaloi nje vere shume te bukur ne shoqerine e miqve te saj, Argjentina Ramosaj tashme ka vendosur t’i rikthehet projekteve te reja muzikore. E pame Argjentinen te pushonte sa ne det e sa ne mal, e sigurisht qe i duheshin momente te tilla qe ajo te rimerrte veten pas ndarjes me te fejuarin e saj.

Duket se buzeqeshja, (nje arme shume e forte e saj) eshte rikthyer ne portretin aq te embel te kengetares. Ashtu si ka bere edhe ne ditet ne vijim, kur ka postuar fotot per te njoftuar fansat se si i ka qene kjo vere per te, Argjentina perseri nepermjet “Facebookut” ka njoftuar te gjithe se do te sjelle shume shpejt projekte te reja.

“Se shpejti me projekte te reja, nder to edhe nje duet shume i bukur perqafime”, – ka shkruar ajo ne nje nga postimet e saj me te fundit perbri fotos qe po ju publikojme. E teksa te gjithe jemi kurioze se cili apo cila, do te jete personi qe do te beje duet kengetarja me zerin e saj aq melankolik, urojme qe te jete nje kenge e gezueshme, sic eshte edhe portreti, perbri te cilit Argjentina beri edhe njoftimin per te gjithe fansat e saj. /yllka selita/koha jone/

Rihanna i rremben te dashurin Rites?

photo: just jared
Rihanna i rremben te dashurin Rites?

Pasi Rita Ora per nje kohe te shkurter ka arritur te fitoje famen, te cilen Rihanna e kishte dikur, kjo e fundit ka vendosur t'i hakmerret ne nje menyre te pazakonte, duke u lidhur me te dashurin e supozuar te Rites, Rob Kardashian. Ajo ka kaluar nje nate te cmendur me Robin ne klubin e nates "Playboy" ne Hollivud. Dhe perderisa mediat shkruajne se miqesia e tyre eshte shnderruar ne dashuri, Rihanna dhe Rob ende nuk e kane komentuar kete. Mediat shkruajne se Robi ka qene ne romance me Rita Oren, por se jane ndare, edhe pse kane mbetur ne miqesi te mire, ku shpesh ne "Twitter" postojne edhe foto te perbashketa. Romancat e Rihanna-s kane qene tejet te bujshme, ndersa se si do te jete kjo romance e re nuk e dime, por thuhet se ata tani per tani po argetohen mjaft me njeri-tjetrin. /zeri, koha jone/

Anjeza Shahini, vajza qe ha kosin shume!...

Anjeza Shahini: “Paratë nga muzika në Shqipëri? Nuk mjaftojnë as për të ndërruar veshjen”


  • Së shpejti, një bashkëpunim me artistin gjerman Martin Kilger.
  • Ai ka realizuar një këngë në gjermanisht për një vajzë shqiptare dhe pjesën e vajzës e ka kënduar në shqip Anjeza

Kanë kaluar vite që kur Anjeza fitoi “Ethet” dhe u shpall ndër 10 finalistet e Eurovizionit, duke e çuar Shqipërinë në vendin e 6. Tashmë, Anjeza është “rritur”, jo vetëm në moshë. Në këtë intervistë për lexuesit e SH.F. ajo thotë që sapo ka përfunduar bashkëpunimin me një artist gjerman, Martin Kilger, i cili ka realizuar një këngë në gjermanisht për një vajzë shqiptare. Do të jetë pikërisht pjesa e vajzës shqiptare që do të këndohet shqip nga Anjeza. Ajo shoqërohet edhe nga një video dhe së shpejti do të trasmetohet edhe në TV-të tona. Anjeza na zbulon pushimet me miqtë, dëshirat dhe projektet për të ardhmen.

Mirjeta e BB4, nusja seksi qe ne dasme "harroi" traditen...

Mirjeta e BB4 ne dasme "harron" traditen [VIDEO]

Jemi mesuar qe albumi fotografik i ciftit gjate dites se dasmes te tregoje nusen me nje pamje te paster dhe te pafajshme. Mirepo, Mirjeta... banore e reality show "Big Brother", megjithese organizoi edhe nje dasme me tradite shqiptare, kete tradite e theu krejtesisht. Fotot e albumit te dasmes e tregojne ate nje nuse seksi me fustan te zi te shkurter dhe me zinxhirin hapur duke puthur te shoqin. Mirjeta ne kete foto gjysme erotike ka thyer jo vetem traditen, por ka hapur trendin e nuseve seksi dhe transgresive. Po keshtu Mirjeta ka organizuar edhe nje "Pool party", feste te cmendur ne pishine. /bluetooth/

Dasma e Mirjeta - Trailer by Studio Tori & Cimi

- - - - - - - - - - - - - - - -

Ledion Lico, zgjedh New York-un per pushime...

Ledion Lico zgjedh New York-un

Prezantuesi simpatik i ‘ Top Channel’ ka vendosur te udhetoje larg per pushimet e kesaj vere. Eshte nisur drejt Amerikes dhe ka ndaluar ne New York. Planin per kete udhetim ai e ka bere bashke me koleget e tij te punes, Eno Popin dhe Elona Duron. Te tre prezantuesit po relaksohen ne keto dite te fundit te gushtit per te marre energjite qe i duhen ne shtator, ku te tre do t’i rikthehen punes ne ‘ Top Media’. Elona do t’u kthehet emisioneve te saj ne radio, ndersa dy djemte rifillojne sezonin e ri te dy produksioneve te rendesishme “The Voice of Albania” dhe “100 Milione”. Ne i keshillojme qe te perfitojne per te fjetur deri vone keto dite, sepse shpejt rifillon edhe emisioni i tyre i perbashket “Wake Up”, qe i ‘ detyron’ te zgjohen heret cdo mengjes. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ledion Lico choose New York
Charming presenter of 'Top Channel' has decided to travel far for this summer vacation. Headed to America and stopped in New York. Plan for this trip he made with his work colleagues, Eno Popi and John Duron. The three presenters being relaxed in these last days of August to get the energy it needs in September, where the three will return to work on 'New Media'. Elona will turn its radio emission, while the two boys new season resume both important productions "The Voice of Albania" and "100 Million". We advise you to take advantage of sleeping up late these days because soon resume their joint show "Wake Up", which 'forces' to wake up early every morning. / bluetooth / ]]

Seldi behet tullac

Seldi behet tullac

Kengetari i suksesshem Seldi Qalliu, pervecse i njohur dhe i talentuar, eshte edhe djale bukurosh. Ne morine e diskutimeve qe jane folur e jane shkruar per te, asnjehere nuk eshte vene ne dyshim pamja e tij e kendshme. Seldi vishet thjesht, por me stil. Keto dite ai ka bere nje ndryshim goxha te dukshem te pamjes se tij. Ndoshta nga vapa e madhe, apo thjesht per te provuar dicka te re, djaloshi simpatik eshte bere tullac. Nga komentet ne “Facebook”, duket se ky look i ri, u ka pelqyer shume fansave te Seldit. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Seldi become bald

Seldi Qalliu successful singer, but known and talented, handsome guy. In the multitude of discussions that are spoken of are written to, never questioned his pleasant appearance. Seldi dresses simply but with style. These days it has become a pretty obvious change his appearance. Perhaps by great heat, or simply to try something new, charming boy was bald. From the comments on "Facebook", it seems that this new look, they liked SELDI fans. / bluetooth / ]]

Tuesday, 28 August 2012

Ermal Fejzullahu mbush 25 vjet...

Ermal Fejzullahu feston 25- VJETORIN

Edhe ne u cuditem kur morem vesh moshen e Ermalit, sepse e mendonim me te madh. Jo se kengetari duket me i madh fizikisht, ( megjithese keto kilet e teperta qe ka marre, ndikojne disi), por me shume per ate qe Ermali ka arritur te realizoje ne nje moshe kaq te re. Ai eshte babai i dy femijeve dhe nje kengetar i suksesshem. Djali nga Prishtina po kalon nje vere impenjative, duke kenduar ne shume qytete te Kosoves e Shqiperise, dhe vazhdon te jete po aq i dashur dhe i kerkuar nga publiku. Ne i urojme edhe 100 vite te lumtura! /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ermal Fejzullahu celebrates 25th birthday

Even we were amazed when we learned ermali age because of greater thought. Not that the singer looks great physically (although those excess pounds that has received somewhat affect), but more about what Ermali has come to realize in an age so young. He is the father of two children and a successful singer. The boy from Prishtina is running a summer demanding, singing in many towns in Kosovo and Albania, and continues to be just as loved and wanted by the public. We wish the 100 years of happiness! / bluetooth / ]]

Orgesa Zaimi, ne muajin e shtate tregon barkun

Orgesa Zaimi ne muajin e shtate tregon barkun

Nuk ka pozuar per ndonje reviste mode sic ndodh zakonisht me personazhet publike te cilat jane shtatzene. Por Orgesa Zaimi ka dashur qe shtatzenine e saj ta ndjekin hap pas hapi edhe fansat e saj. Aktualisht ne muajin e shtate te shtatzenise kengetarja, e cila vazhdon te angazhohet me projekte muzikore, ka postuar nje foto ne profilin e saj ne “Facebook” ku duket qarte se kengetarja eshte ne muajt e fundit te shtatzenise ne pritjen e embel te femijes se saj te pare. Orgesa Zaimi eshte martuar me gazetarin Mentor Beqa dhe per ciftin ky do te jete femija e pare qe vjen ne jete. /bluetooth/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Orges Zaimi in the seventh month shows belly
Has not posed for any magazine mode as is usually the case with public characters that are pregnant. But Orges Zaimi wanted her pregnancy to follow step by step its fans. Currently in the seventh month of pregnancy singer, who continues to engage with musical projects, has posted a picture on her profile on "Facebook" where it is clear that the singer is in the last months of pregnancy in her baby's sweet reception first. Orges Zaimi is married to journalist Mentor Beqa and the couple will be the first child comes to life. / bluetooth / ]]

Bleona Qereti, kjo ikona 4 milione dollareshe...


Bleona, ikona 4 milione dollareshe

Nje preventiv marramendes: 3 milione dollare per albumin, 500 mije per videon dhe nje tour qe s'dihet sa do te kushtoje

Pas nje mungese 2- vjecare, kengetarja Bleona Qereti eshte kthyer dje (24.08) ne token meme, ne vendin qe e beri te famshme. Nen shoqerine e prinderve dhe qenit te saj Xhon, kengetarja eshte ulur dje ne aeroportin “Nene Tereza” me nje avion privat “Citation Xls”. Nderkohe, Bleona pergjate gjithe kohes eshte shoqeruar edhe nga kamerat amerikane, per shkak se me rikthimin e saj ne Amerike, televizionet atje do te transmetojne nje dokumentar per tour-in, me backstage. Kengetarja eshte pritur ndersa ka dale nga hyrja VIP, nga kater bodyguarde dhe nga dy makina luksoze.

Ulpiana Lama, merr drejtimin e emisionit "Pasdite ne TCH"...

Ulpiana Lama fytyra e re e “Pasdite ne Top Channel”

Eshte vendosur tashme. Ulpiana Lama, do te jete fytyra e re e “Pasdite ne Top Channel”. Lajmi, qe qarkullonte prej nje jave ne qarqet mediatike si nje thashethem, eshte konfirmuar se fundmi per “Bluetooth” nga vete Ulpiana. “Po, une marr drejtimin dhe Dori Dako autoresine e programit. Ndjej qe ka nje sinergji te forte mes meje dhe autores, cka besoj do na beje t’ia dalim faqebardhe kesaj sfide televizive.

Nuk e kam takuar ende pjesen tjeter te stafit, ndaj per momentin vetem kaq mund te them”,- eshte shprehur gazetarja e njohur per suplementin e se shtunes. “Pasdite ne Top Channel”, prej vitesh sjell risi ne prezantim dhe permbajtje. Programi qe nisi me prezantimin e shkelqyer te Arbana Osmanit, ka pasur ne keto vite ndryshime autoresh dhe drejtuesish sic ishte Genta Popa, e cila pati jetegjatesine me te madhe ne kete post, apo edhe Lira Burgija, e cila drejtoi emisionin gjate sezonit te fundit.

Se shpejti ne ekran, filmi i Ciljetes dhe Bjordit...


Se shpejti ne ekran, filmi i Ciljetes dhe Bjordit

Ka kaluar gati nje vit qe kur media roze komentoi sipermarrjen e re te kengetares Ciljeta Xhilaga dhe te ish-banorit te “Big Brother”, Bjordi Mezini. Te perzgjedhur nga regjisori i ri Jetmir Pjeternikaj, ata udhetuan drejt Italise per te xhiruar skenat e filmit “Floorless”. Filmi flet per disa njerez qe mbeten te mbyllur ne ashensorin e supermarketit dhe aty perjetojne ankth, konflikt e dikush mbetet i vrare.

Ermal Mamaqi: Aborti i Amit na erdhi papritur...

Ermal Mamaqi: Aborti i Amit na erdhi papritur. Mezi presim te behemi prinder

Nje bisede e shkurter me nje nga artistet me te dashur te skenes shqiptare. Humor, kenge, e pasione te tjera qe s’kane fare lidhje me dy te parat. Ermal Mamaqi, tregon dashurine qe ka per peshkimin, arsyen pse urren gjuetine me arme, miqesine e vjeter me Dashnor Dikon, frymezimin qe merr prej tij, pushimet e cunguara, pasionin per motoret, qe lindi si nje nevoje per t’i shpetuar trafikut te Tiranes dhe planet qe ka ne muzike, ku per fat te keq, shoku i tij Nori nuk ka nder mend te rikthehet, sepse perpara biznesit nuk mund te vere nje kenge ‘house’…

Menaxheri i vertete i Ardian Bujupit ne Kosove

Kur një këngëtar është i mirë dhe që vjen nga një sukses internacional, siç është Ardian Bujupi, të gjithë duan të bashkëpunojnë me të, apo ta menaxhojnë. Në fakt, ditë më parë dolën disa lajme sikur Ardian Bujupi kur është në Kosovë menaxhohet nga ata, disa persona, të cilët donin të përfitonin në emrin e artistit.

Por, menaxheri i vetëm dhe i vërtetë i këngëtarit për Kosovë, Shqipëri, apo vende të tjera shqiptare është Egzon Krasniqi (djali i dajës së Ardianit), personi që shihni edhe në këtë foto së bashku me të.

Prandaj, vetë Egzoni na tregon se të tjerët të ashtuquajtur mund të ju gënjejnë, kur flasin në emër të Ardianit. Bujupi këtë verë është pritur në çdo vend dhe koncert ku ka qenë shumë mirë, ndërsa ka pak ditë që është nisur për ta vazhduar punën dhe karrierën e tij muzikore atje ku e nisi në Gjermani./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ardian Bujupi real manager in Kosovo

Shkurte Fejza me 2 kenge shqiptare ne koncertin ballkanik

Më 1 shtator, këngëtarja e madhe e muzikës popullore, Shkurte Fejza, do t’i këndojë 2 këngë të bukura shqiptare në kanalin e njohur turk, TRT.

Mësuam nga vajza e saj, këngëtarja Gresa Behluli, se Shkurta është artistja e vetme shqiptare e përzgjedhur nga organizatorët në këtë koncert, ku do të jetë me një orkestër simfonike nga Turqia dhe ku do të marrin pjesë këngëtarët më të njohur nga Ballkani, kurse artistja e njohur do të jetë përfaqësuese nga Kosova.

Këngët që Shkurta do të këndojë në këtë eveniment ballkanik do të jenë këngë të vjetra shqiptare./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shkurte Fejza 2 Albanian song in concert Balkan

On 1 September, the great singer of popular music, Shkurte Fejza , will sing 2 songs Albanian beautiful Turkish known channel, TRT.

Learned from her daughter, singer Gresa Behluli, Short is the only Albanian artist selected by the organizers of the concert, which will be a symphony orchestra from Turkey where he will attend most famous singers from the Balkans, and the artist known to be representative of Kosovo. Short songs to sing at this event will be old songs Balkan Albanian. / Maxim Gjokaj / Kosova Sot /

Edita Sopjani, pas diplomimit, premton kenge te reja...

Edita, pas diplomimit, premton kenge te reja

Pasi u ka dhene fund me sukses studimeve dhe pasi kaloi nje vere te pasur me mbremje dhe koncerte, Edita Sopjani eshte e gatshme te fokusohet ne krijimet e reja muzikore.

Ka tashme nje vit qe Edita, nuk ka lansuar ndonje kenge te re, te cilen gje, gjate nje prononcimi per Telegrafin, ajo e arsyeton me faktin se ka qene e perkushtuar per te perfunduar fakultetin.

Por, tash pasi ka diplomuar ne degen e Komunikimit Masiv – drejtimi gazetari, Edita eshte gati te shpertheje serish.

“Gati nje vit nuk kam punuar kenge te re. Kete vit kam qene me shume e zene rreth fakultetit sepse kam dashur qe te diplomoj ne afat dhe fatmiresisht e kam arritur kete - tash jam e diplomuar ne Komunikim Masiv – Gazetari”, thote Edita per Telegrafin.

Kengetarja ka treguar se gjate mbremjeve dhe koncerteve verore eshte pritur shume mire nga publiku.

Monday, 27 August 2012

Aragona Band gati hitin e radhes “Ajo”

Pas suksesit të “Vajzës anonime” dhe “Tepër jemi dashtë”, djemtë simpatikë të grupit Aragona Band janë në pritje të klipit dhe këngës më të re.

Mësuam nga Shpendi, anëtari i grupit, se kënga mban titullin “Ajo” dhe është një këngë e bukur ritmike, ndërsa videoklipi është xhiruar nga produksioni “Pinkmoon Creativ”.

Muzika e këngës është realizuar nga “Kico n Torch”, ndërsa teksti është i shkruar nga i njëjti autor i këngës ‘Vajza Anonime’, nga Mithat Sadiku. Videoklipi i kësaj kënge do të lançohet shumë shpejt, dhe pa diskutim se nën interpretimin e Aragonës do të jetë një hit i radhës, ndërkaq kureshtja e dëgjuesve është në pritje./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aragona Band almost hit the next "It"

After the success of "anonymous girl" and "Too many are willing," charming boys Aragona group Band are pending and new song clip. Learned from the bird, a member of the group, the song titled "She" and is a beautiful rhythmic song, and the video clip is shoot production "Creative Pinkmoon".

Bleona Qereti rikthehet me patriote se kurre

Thuhet se koncerti i saj në Vlorë ka zgjatur afro 3 orë, ndërsa Bleona Qereti ka veshur disa stivime, ku tregohen simbolet e flamurit tonë kombëtar dhe në një veshje ku tregohet edhe flamuri i Kosovës, siç e shihni edhe në foto.

Këngëtarja që me ardhjen e saj të premten e kaluar mori gjithë vëmendjen e mundshme të medieve, sidomos gazetave, meriton që të jetë ‘in’. Ndërsa flitet se ajo është rikthyer me avion privat, dhe me bodiguardë, sikur të mos ishte shumë e sigurt në vendlindjen e saj.

Koncertin e parë e ka mbajtur te Rruga e Plazhit në Vlorë, ku ajo së bashku me të ftuarit specialë është pritur mjaft mirë dhe kanë qenë shumë të pranishëm. Por, Bleona, me veshjen që është paraqitur, ka treguar se është rikthyer më patriote se kurrë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona Qereti back more patriotic than ever

Xhavit Novolani (JaWii), disenjatori i pare i çantave

Është pak e vështirë që një mashkull sot mund ta krijojë aksesorin e shumëpërdorur kohët e fundit, siç është çanta.

Por, kjo punë bëhet me shumë dashuri dhe talent nga disenjatori i parë shqiptar i çantave në Kosovë, Xhavit Novolani, i njohur në biznesin e tij me firmën JaWii.

Por, e veçanta e Xhavitit është se ai ka krijuar jo vetëm çanta fantastike për femra, por edhe për meshkuj, që siç e shihni edhe në këtë foto, ku reklamohet nga modeli i njohur kosovar, Bujar Ajvazi.

Ndërsa mësojmë se ka filluar interesimi për brendin JaWii Bangs edhe nga Amerika, Gjermania, Suedi, Mali i Zi e vende të tjera. Gëzohemi kur dëgjojmë se një artist shqiptar krijon çanta kaq cilësore dhe aq më tepër kur një disenjator mendon edhe për gjininë e fortë./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Xhavit Novolani (JaWii), the first designer bags

Luar Arani: Kenga me dha famen, shkolla me jep drite...


Luar Arani: “Kenga me dha fame, shkolla me jep drite”

Luar Arani po kthehet ne tregun muzikor.. .Po kur?! Luar, vazhdon studimet e larta ne Gjermani, por asnjehere se ka lene pas kengen. Kenga per te eshte shtysa e madhe ne cdo drejtim te jetes. Ajo here pas here vjen para publikut me kenge te reja, duke surprizuar rinine. Ditet e fundit ate e sheh ne plazhet jugore te Shqiperise ku jo vetem pushon po pergatitet dhe per klipe te reja surprize. Ajo ne kete rrugetim te bukur nuk harron kengen e saj te pare, nje duet me kantautorin Flor Mumajesi, kenge e cila i dha fame te menjehershme. Por kur flet se kush e zbuloi si talent ajo permend pa u menduar, nenen e saj.

Projekti sekret i Nik Xhelilajt, qe do e shnderroje ne milioner...


Nik Xhelilaj, oferta qe do e shnderroje ne milioner

Aktori nis jete te re si aktor telenovelash ne Turqi

Ne kete mode telenovelash turke qe ka pushtuar ekranet shqiptare, tashme shikuesit do te kene nje arsye me shume per t’i ndjekur ato, pasi mes protagonisteve te perzgjedhur, do te shfaqet dhe aktori i njohur 29-vjecar, shqiptari Nik Xhelilaj. Skeptik per zgjedhjet e tij ne jete, sidomos ato profesionale, kete here nuk e ka menduar gjate kete oferte qe i ka ardhur nga Turqia, per te qene aktor kryesor ne serialin televiziv “Kayip Sehir Dizisi”, qe ka nisur te transmetohet ne Turqi e disa televizione europiane, por qe ne Shqiperi do te nise transmetimin ne muajin shtator. Zbulohet keshtu projekti sekret i Nik Xhelilajt, i cili pasi prezantoi festivalin e ’50-te ne RTSH, u largua nga Shqiperia pa dhene asnje detaj per vendndodhjen e tij, apo projektet e tij te reja si aktor. Dhe e gjithe kjo eshte nje surprize jo vetem per adhuruesit e Nik Xhelilajt, por edhe per shikuesin europian, qe e ka pare portretin e tij ne disa filma artistike me tema te forta shqiptare, me te cilat ka fituar shume cmime.

Geri, nuk eshte vetvetja as si kengetare...

Gerta Matohiti GERIGeri e “Big Brother” nuk eshte vetvetja as si kengetare

Donte te behej e famshme dhe u fut ne “Big Brother”. Kur doli qe aty, e kuptoi se ne kete format eshte njeri qe fiton ca leke dhe te tjeret harrohen sapo te filloje vera. Edhe pse ne e ngaterruam me ca histori dashurish, prape nuk ia dolem t’i benim nje promo te mire. Keshtu qe e zgjidhi vete, u be kengetare! Sapo ka nxjerrre kengen e saj te pare te shoqeruar me klip (Geri - As Po, As Jo), ku pervecse na tregon se disponon disa fustane, ashtu sic beri edhe ne shtepine e “Big Brother”, nuk morem vesh asgje tjeter. Nje kenge me shume e recituar se e kenduar, na beri te mendojme se edhe marifetet kompjuterike qe rregullojne zerin, shpeshhere nuk bejne pune. Pra, me nje fjale edhe ne muzike Geri nuk eshte vetvetja. Po sikur ta provosh me nje rol filmi, Geri? /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Geri of "Big Brother" is not herself either as a singer
Wanted to become famous and put in the "Big Brother". When he came there, he realized that this format is one that earns some money and others just forgotten to start the summer. Although we ngatërruam with some history dashurish, still not managed to make a good promo. So he settled himself, he became a singer! Once nxjerrrë her first song associated with the clip, where except tells us that disposes of some dresses, as did the house of "Big Brother", we have heard nothing. One more song and reciting and singing, made ​​us think that computer tricks governing voice, often do not work. So, in short Geri music is not itself. But if I try with a movie role, Gary? / panorama plus / ]]

Arbesa Sinanaj, nje tjeter shqiptare shkelqen ne 'X Factor'

Tinejxherja shqiptare e cila jeton në Gjermani, Arbesa Sinanaj, ka arritur të përlot jurinë e emisionit gjerman të talentëve “X-Factor”, me performancën e saj të jashtëzakonshme.

Arbesa është pranuar që të vazhdojë më tej spektaklin, me shpresën se mund të arrijë në finalen e madhe.

16 vjeçarja arriti të përlot me zërin e saj anëtaren e jurisë, Sandra Nasic, teksa me mbresa ka mbetur edhe vokalisti i grupit Scooter. Anëtare e jurisë në X-Factor gjerman është edhe këngëtarja e njohur Sarah Conor./Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arbesa Sinanaj, another Albanian shines on 'X Factor'

Albanian teenager who lives in Germany, Arbesa Sinanaj, has managed to tears jury German talent show "X-Factor", with its exceptional performance.Arbesa admitted to proceed further spectacle, with the hope that we may arrive at the grand finale.

Rosela Gjylbegu, ende ne kerkim te "formules se lumturise"...


Kureshtaret ne “Pafundesine” e Rosela Gjylbegut

Nese do te kerkonim nje fjale te pershtatshme per te etiketuar performancat e saj, idealja do te ishte: “rreqethese”. I ka kenduar dashurise plot ndjenje, ka shperfaqur nje vokal te jashtezakonshem dhe pjekuri artistike.

Dikur nje vajze e vogel, qe zbulonte pasionin per kengen ne spektaklin “Ethet e se premtes mbrema”, sot nje zyrtare ne Kuvendin e Shqiperise, qe nuk ka lene aspak ne plan te dyte dashurine e madhe per muziken.

Bleona kthehet me qenin e saj, po bashkeshorti ku eshte?

Pas një mungese 2- vjeçare, këngëtarja Bleona Qereti është kthyer dje në tokën mëmë, në vendin që e bëri të famshme. Nën shoqërinë e prindërve dhe qenit të saj Xhon, këngëtarja është ulur dje në aeroportin “Nënë Tereza” me një avion privat “Citation Xls”.

Ndërkohë, Bleona përgjatë gjithë kohës është shoqëruar edhe nga kamerat amerikane, për shkak se me rikthimin e saj në Amerikë, televizionet atje do të transmetojnë një dokumentar për tour-in, me backstage. Këngëtarja është pritur ndërsa ka dalë nga hyrja VIP, nga katër bodyguardë dhe nga dy makina luksoze.

Siç dihet, arsyeja e ardhjes së Bleonës në Shqipëri është promovimi i albumit të parë në Amerikë. Siç besojmë keni parë në reklama, pjesë e tour-it do të jenë edhe dy DJ zyrtarë të Timbaland, Dj Free Style dhe Brasco, të cilët do të mbërrijnë nesër në Tiranë për koncertin e Vlorës.

Sunday, 26 August 2012

Luar klip ne plazh, harron rrobat e banjos


Luar klip ne plazh, harron rrobat e banjes

E rikthyer nga studimet jashte dhe e lancuar nga FLori Mumajesi ne nje duet me te, Luar sjell nje klip te ri. Nga hera e fundit qe e pame ne klip (Luar - Remember), ndryshimet jane te dukshme per sa u perket kileve te teperta qe ka marre sapo ka lene memedheun, mirepo nuk kishte se si klipin e veres te mos e bente ne plazh. Keshtu qe e zgjidhi problemin, ne breg te detit me fustan deri ne fund te kembeve, duke bere not me fustan deri ne fund te kembeve, pra me nje fjale e mbuluar nga koka te kembet! Por prape ne e kuptuam. Je shendoshur Luar, do na duhet te presim ca me sa duket, derisa te realizosh klipin e duhur me bikini. /panorama plus/

Maya, tashme nje "Marilyn Monroe" shqiptare...

Maya, tashme nje Marilyn Monroe ala shqiptare

Meqe e mblodhem mendjen dhe e gjetem Madonen shqiptare qe natyrisht eshte Bleona, tani rame rehat se gjetem me ne fund edhe Marilyn Monrone “Made in Albania”. Ajo eshte kengetarja labe Maya! Ne kengen e saj me te fundit te shoqeruar edhe me klip, “Maya - E nise”, Maya e nis dhe e bitis e katandisur si Marilyn Monroe, duke na treguar edhe pak nga kofshet e saj mbreselenese. Urime per guximin vlonjate e dashur, por ne me shume te pelqejme ne versionin folk. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Maya, now a Marilyn Monroe alla Albanian
Since the collected minds and found Albanian Madonna is Bleona course, now fell comfortable that we found in the end even Marilyn Monronë "Made in Albania". It is labe singer Maya! In her latest song accompanied by the clip, "start", Maya starts and bitis reduced as Marilyn Monroe, showing us a bit of her thighs impressive. Congratulations dear vlonjate courage, but more pleasing folk version. / panorama plus / ]]

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online