All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 15 September 2012

Fidan Gashi, 420 mije euro per 2 minuta

Thuhet se është një nga shqiptarët më të njohur në Gjermani kur i referohet botës së modës.

Ky është modeli Fidan Gashi, i cili është me origjinë nga Kosova dhe ka një stil unik, modeli kosovar dashurinë tij për modelizmin tashmë po e ushtron edhe me menaxhimin e dyqaneve më të vecanta në Munchen e një në Barcelonë, ku pret së shpejti ta shtrijë biznesin e tij edhe në Paris.

Vetëm pak kohë më parë mësuam se ai kur ka qenë në një sfilatë të njohur mode në Paris, ka fituar në reklamën e tij për 2 minuta 420 mijë euro. Simpatia dhe garderoba e tij e shtrejtë ka bërë që të tërheq pas vetës femrat më të bukura dhe VIP në evropë.

Ndërsa tashmë personat që shihet pranë dyqaneve të tij janë ajka e Vipave , sidomos sportistë dhe artistë me emër të Gjermanisë dhe të Spanjës./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fidan Gashi, 420 thousand euro for 2 minutes

Is said to be one of the most famous Albanians in Germany when referring to the fashion world. This is the model Fidan Gashi, who is originally from Kosovo and has a unique style, his love Kosovar model for modelizmin already exercises with the management of specific stores in Munich and one in Barcelona, ​​which expects to expand soon his business in Paris.

Thursday, 13 September 2012

Fjolla Morina tashme me nje emer tjeter

 Këngëtares seksi, Fjolla Morina, e cila dikur merrte dashje pa dashje epitetin me ngjasimin e saj si aktorja e famshme botërore, Monika Beluçi, si duket, ky epitet i është vjetruar.

Fjolla tashmë ka marrë një tjetër emër, si vajza më e njohur e shoubizit të huaj, si Kim Kardashian. Vetëm pak ditë më parë këngëtarja ka realizuar një foto shumë ‘styling’ dhe ‘hot’ nga fotografi i njohur shqiptar, Veton Osmani, ndërsa shumë shpejt ajo do të sjellë një këngë të re. /Maksim Gjokaj/.Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fjolla Morina now with a different name

Sexy singer, Maja Morina, which once take deliberately epithet with her ​​likeness world famous actress, Monica Beluçi, it seems, this epithet is outdated.

Maja has already received another name, as the daughter of foreign shoubizit known as Kim Kardashian. Just a few days ago singer carried a picture of 'styling' and 'hot' files from known Albanian Veton Osmani, and very soon it will bring a new song. / Maxim Gjokaj / .Kosova Today /

I nxehti per Dafina Zeqirin nuk ka kaluar ende

Këngëtarja e hitit ‘Tonight’, Dafina Zeqiri, si duket, dëshiron që vera të mos largohet kurrë. Megjithëse në vendin tonë temperaturat janë ulur ndjeshëm, vajza atraktive ka kaq shumë vapë, saqë gati i hoqi të gjitha dhe këtë gjendje do t’ua tregojë edhe të tjerëve me këto dy foto, siç po i shihni edhe ju lexues.

Vajza e muzikës, pak ditë më parë, tregoi edhe një talent tjetër, atë për të luajtur në pllakat e D.J. /Maksim Gjokaj/.Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina Zeqiri heat has not yet passed

The singer of the hit 'Tonight', Dafina Zeqiri, it seems, wants to wine never leaves. Although in our country the temperatures are significantly reduced, attractive girl is so hot, that almost gave it all and this situation will show them to others with these two pictures as you see as you drive. Daughter of music, a few days ago, showed another talent, what to play DJ tablets / Maxim Gjokaj / .Kosova Today /

Rita Ora nuk ka kohe per dashuri

Superylli shqiptar me famë botërore, Rita Ora, duket se kërkon të dashur, pas deklaratave se ajo është aktualisht ‘single’ dhe e ‘vetmuar’.

Këngëtarja së fundmi u spekulua se është në lidhje me Rob Kardashian, por në një intervistë për revistën Rollacoaster, Rita ka këmbëngulur se ata janë vetëm miq të mirë.

Krijuesja e hitit “R.I.P” ka zbuluar se tani është pa të dashur në jetën e saj, por dyshon se mund të krijojë një marrëdhënie të suksesshme dashurie, për shkak të agjendës së ngjeshur.

“Jam aq e vetmuar. Unë thjesht dua të krijoj një lidhje dashurie... tani për tani, nuk do të ishte e drejt të jem në një lidhje. Unë nuk kam farë kohë për këto gjëra – nuk dua t’ia bëj një gjë të tillë dikujt që do të më dashuronte”, ka deklaruar Rita. /Telegrafi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita Ora no time for love

Kastriot Zhugolli: Rita Ora eshte magnetike

Kastriot Zhugolli është njëri nga fotografët e rinj që po arrin sukses, së fundmi fotografitë e tij kanë pushtuar portalet në internet dhe shumë faqe të tjera të rrjetit social Facebook.

Caku ishe pikërisht këngëtarja Kosovare me fame botërore Rita Ora, e cila vizitën e saj në Kosovë e shfrytëzoi për xhirimet e videoklipit te rij.

Ndonëse duke xhiruar, fotografi Kastriot Zhugolli arriti të sjell fotografi ekskluzive të shumta ku më afër Ritën e kishte në një mbrëmje speciale ku u prezantua ajo me disa këngë të saj në “Zonë Club”.

“Isha duke punuar si fotograf në koncertin e këngëtares Bleona Qereti, dhe papritur mora një telefonatë nga fotografi i njohur Veton Osmani, më tregoi që Rita është duke xhiruar, dhe shkova për ti bere fotografi asaj”- shprehet Kastrioti.

Ndërsa po ashtu thotë se ka pasur komplimente të shumta për sa i përket fotografive,  pasi që ka qenë shumë e vështirë të depërtosh nga afër tek këngëtarja Rita Ora./Florim A.Gashi/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kastriot Zhugolli: Rita Ora is magnetic!

Kastriot Zhugolli is one of the young photographers who are succeeding, his photographs have recently invaded internet portals and many other social network site Facebook.

Wednesday, 12 September 2012

Gjithmonë fiton muzika e Florit ne Ballkan

“Afër dhe larg”, kjo këngë shqiptare në Ballkan kryeson sipas vlerësimeve të “Balkanika Music Aëards”. Kjo këngë është krijim i Flori Mumajesit, e kënduar nga Elvana Gjata.

Por, keni menduar ndonjëherë se pse Flori Mumajesi fiton gjithmonë në këtë festival? Dikush thotë se është bashkëproducent i këtij evenimenti, e megjithatë muzika e tij, është shumë produktive.

Ndërsa Elvana në ‘Facebook-’un e saj kishte shkruar kështu: “Kënga ‘Afër dhe Larg’, si kënga më e mirë shqiptare për vitin 2011, Ndërsa Videoklipi "Afër dhe Larg" si më i miri në të gjithë Ballkanin! Faleminderit PRO VIDEO, Faleminderit THREDOOTS! Faleminderit publikut Shqiptar që votoi dhe besoi tek unë. JU DUA, ELVANA! /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Music always wins gold in the Balkans

Seven, duet me MC Kreshen

Quhet “Ayea” kënga më e re e këngëtarit simpatik 7 Saraqi, e cila si audio është hedhur në kanalin e muzikës në ‘Youtube’ dhe ka marrë shumë pëlqime nga fansat.

Ndërsa, kjo këngë vjen në bashkëpunim me reperin e njohur MC Kresha, që ka shkruar edhe tekstin, ndërsa muzika është realizuar nga Seveni, e Beat nga 2 Ton. Duke ditur se Seveni ndodhet në Amerikë, nuk dihet ende nëse kjo këngë e bukur do të ketë një videoklip./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Seven duet with MC Kreshën

Called "Ayea" singer's newest song charming 7 Saraqi, which audio is pumped into the music channel 'Youtube' and has received approvals from the fans. While this song comes in collaboration with the famous rapper MC Kresha, who wrote the text, and music is performed by Seveni, Beat 2 Tone.

Cana apo Shaqiri

Sot, në përballje do të vendosim djemtë e talentuar shqiptarë, të cilët dje fati i quajti kundërshtarë.

Është ky futbollisti shqiptar që shënoi golin të martën kundër Shqipërisë, ndërsa luante me skuadrën e Zvicrës, Xherdan Shaqiri, dhe futbollisti i famshëm shqiptar që luan me Shqipërisë, Lorik Cana.

 “E kemi ditur që do të ishte një lojë emocionuese për ne. Ishte një moment i mirë për Zvicrën kur shënova golin, por një moment i keq për Shqipërinë dhe për respekt nuk kam festuar, pasi familjen e kam nga Kosova”, tha futbollisti i Bajernit të Munihut, Xherdan Shaqiri.

E në fakt nuk e besojmë që dy djemtë shqiptarë, këtë herë kundërshtarë, por me gjak të njëjtë, tashmë e urrejnë njëri-tjetrin, siç ndodhi mbrëmë pas fitores së Zvicrës, që shumë njerëz pa menduar mirë ofendonin Xherdanin.

Elvana Gjata me nje urim shkollor

Si duket, ajo ka qenë një nxënëse e mirë kur ishte në shkollën 8-vjeçare dhe në shkollën e mesme. E kemi fjalën për Elvana Gjata, e cila këto ditë ka dhënë në portalin e saj Twitter një urim shumë simpatik, duke shkruar kështu “Ju uroj të gjithë nxënësve dhe mësuesve suksese në këtë vit të ri shkollor”.

Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare ka sjellë me këtë urim nostalgji për bankat e shkollës kur ishte e vogël, e ndërsa ish-mësuesit e saj do të gëzohen për këtë urim tashmë nga një ish-nxënëse e tyre, sot një artiste e njohur./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana Gjata with a school wish

Apparently, it has been a good student when he was 8-year school and high school. We're talking about Linkin Park, which these days has its portal Twitter a wish very charming, thus written, "I wish all students and teachers to succeed in this new school year."  


Bleona realizon foto “hot” ne Prishtine

 Jo vetëm pritja e mirë që iu bë këngëtares Bleona Qereti, por edhe një kujtim i bukur dhe shumë “hot” do t’i mbajë mend, pasi mësuam se këngëtarja ka realizuar disa foto shumë ‘hot’ dhe nudo artistike nën syrin e fotografit të njohur, dhe njëkohësisht mikut të saj Avni Selmani.

Fotot nuk janë publikuar ende, por që vërtet do të komentohen shumë. Si duket, Bleona e vërtetoi atë që gjatë konferencës në Prishtinë tha se ajo është artiste dhe nuk e ka problem të realizojë foto artistike nudo./Maksim Gjokaj/Kosova Sot/.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona conducts photo "hot" in Pristina

Not only good reception given to the singer PAF Qereti, but also a reminder of the beautiful and very "hot" will remember, when we learned that the singer has realized some photos too 'hot' and artistic nude under the eye of the photographer known, and at the same time her friend Avni Salman.

Photos have not been published yet, but that really would be interpreted. Apparently, PAF confirmed that during the conference in Pristina said t

Tuesday, 11 September 2012

Albe Hamiti, nje tjeter shqiptare ne kopertinen e Vogue...

Albe Hamiti nje tjeter shqiptare ne kopertinen e VOGUE

Albe Hamiti eshte nje shqiptare e re ne moshe, e cila jeton se bashku me familjen ne Gjermani ku dhe ka arritur sukses te madh si modele kohet e fundit. Ylli i agjensise Tune Models, ka nje pamje per tu admiruar.E gjate 170, floke te kuqe dhe sy blu me nje aftesi shnderrimi dhe pershtatjeje prej kameleoni, Albe ka arritur te jete nje prej modeleve me te kerkuara ne Gjermani e dale ngadale dhe jashte saj. Ajo ka punuar dhe eshte shfaqur ne editorialet e disa prej revistave me te njohura te modes si Hype, Pose, Noblian, Sleek, GQ, Woman, Grazia, L'Officiel, M, Harper's Bazaar, Flair, Velvet, Avenuel, Madame, Dolce dhe sigurisht ate cka mund te quhet dhe suksesi me i madh i Albe, dalja ne kopertinen e muajit shtator te revistes VOGUE ne Gjermani.

Rreth gjashte vjet me pare, Albe vendosi qe te linte pas jeten ne qytetin e vogel ku u rrit dhe te udhetonte drejt Mynihut per te kerkuar nje karriere ne art. Fillimisht punoi si bariste ne klubin MP1 ne Mynih ku dhe bente pjese ne nje numer artistik te titulluar "Discotheather" (Teater Diskoje) i cili arriti ta beje Albe, nje prej emrave me te njohur te jetes se nates ne qytet.

Xhemi Shehu: "I love my country", formati me i ri ne TCH...

Xhemi Shehu rikthehet me show humori si moderatore e nje gare mes VIP-ash

“I love my country”, formati me i ri ne TCH qe nxjerr zbuluar kulturen e VIP-ave shqiptare.

Eshte nje show suksesi, pasi ky format ne orarin prime time te te shtunave tashme transmetohet ne 30 vende te botes. Titullohet “ I love my country” dhe nga viti ne vit shtrin territorin e tij ne bote, ndersa pritet te realizohet kete sezon edhe ne Shqiperi. Pas shkrirjes se programit e ”E diell”, ku Xhemi Shehu ishte moderatore, si fillim me Adi Krasten dhe sezonin e kaluar me Alban Dudushin, flitet se do te prezantoje kete format te ri, qe “Top Channel” do ta sjelle ne kete sezon te ri televiziv.

Gerta Heta, rikthehet si moderatore e nje programi muzikor te vecante...

Gerta Heta: “Risite e programit tim, do t’ju mesojme sekretet se si behet nje kenge”

Pas dy vitesh martese ne dimrin e 2010, Gerta Heta rikthehet ne ekran, tashme me statusin e mamase. Luna, vajza e saj nga martesa me futbollistin kroat Matko Djarmati, ishte femija qe pati fatin te ishte deshmitare ne ceremonine e dasmes se tyre te dyte, qe organizuan ne Kroaci. Tashme qe jeta e saj ka ndryshuar, le te shohim sesa ka ndryshuar vete Gerta, ndersa do te shfaqet ne ekran me nje program muzikor te tipit dokumentar ne “AS”, ku do te shkele ne territore te panjohura muzikore.

Gerta Heta, riktheheni pas disa vitesh ne ekran si moderatore e nje programi te mirefillte muzikor me autoresine e kompozitorit Genti Lako. Cila do te jete risia per te terhequr vemendjen e publikut?
- Do jete nje emision me prezantime te thjeshta videoklipesh, apo gossip per kengetaret, por do shkojme me ne thellesi, duke u marre me historikun e zhanreve te ndryshme muzikore, duke e shnderruar kete cikel emisionesh ne nje gjysmedokumentar muzike.

Ulpiana Lama: Jeta ime mes Tiranes dhe Prishtines...

Ulpiana: Jeta ime mes Tiranes dhe Prishtines

E ndjejme qe ne momentet e pare te takimit qe po flisnim me nje femer te plotesuar. Minutat e regjistruara na u duken kohe shume e shkurter. Ndoshta eshte nder te paktet personazhe televizive qe eshte aq shume e “pasur” me dije. Eksperiencat e saj te meparshme na e rrefenin kete gje, por ne kontakt te drejtperdrejte faktet na folen ashiqare. Ulpiana Lama eshte mysafirja jone e fundjaves ne “Jeten” e Shekullit. Me te kemi biseduar per tema te forta e te buta, per jeten para dhe pas viteve 90’. Ne kete rrefim ish-zedhenesja e Qeverise se Kosoves na ka folur per veten, per shtepine e vjeter e te re, per gjysherit dhe prinderit, per kujtimet dhe te ardhmen. Me nje gjuhe te paster, Ulpiana tregon...

Se pari pergezime per "Pasdite ne Top Channel". U mesuam t'ju shohim si opinioniste ne “E Diell” dhe tani si moderatore ne Pasdite. Eshte ndryshim rolesh, po mesoheni?

Niada Saliasi: Njerezit njihen ne saje te veprave qe lene pas...

"Do te ishte e tepert per mua te merresha me xhelozi”

Niada Saliasi eshte nje nder aktoret e reja, por qe ka rene ne sy qe ne fillim. Madje, ajo u be e njohur dhe si nje nga femrat e show-t per shkak te pjesemarrjes se saj ne “Dancing With The Stars”. Ne nje rrefim per “Shekullin”, ajo na tregon per perditshmerine e saj, xhelozite, ushqimin dhe familjen.

Kohet e fundit eshte folur shume per ju, a mendoni se e keni arritur suksesin dhe se njerezit tashme kane cfare te thone per ju?
- Mendoj qe ne kete fushe qe une kam zgjedhur, njerezit duhet te flasin gjithmone. Ne momentin qe njerezit pushojne se foluri ka lindur problemi. Mendoj, gjithashtu qe ky profesion, po te beja nje krahasim do ta krahasoja me veren sa me i vjeter te jesh aq me shume vlera ke. Bera gjithe kete parathenie per te dal ne kete konkluzion: njerezit njihen ne saje te veprave qe lene pas.

Aktualisht jeni nje nder aktoret e reja qe keni rene se tepermi ne sy, madje edhe si nje nga vajzat e show-t, do te jeni pjese e show-t apo primar do te jete aktrimi?
-Une gjithmone zgjedh gjera qe i dua me te vertete, nese do te me propozohet nje show, i cili do te me pelqente do te merrja pjese, ne te kundert jo.

Diellza Kolgeci: Nuk lejoj te behem rob i fames...

Diellza Kolgeci: ”Nuk lejoj qe fama te drejtoje jeten time”

Filmi kosovar “Bjeshket e Nemuna”, do te rikthehet pas 16 vitesh dhe perseri protagonistja e tij, do te jete artistja Diellza Kolgeci. Ish Miss Kosova, do te vij kete here ne rolin e nje femre ne karriere dhe me te sigurt ne vete duke lene pas keshtu vajzen e vogel te para shume viteve. Ne nje interviste per suplementin “TH&TH” bukuroshja Diellza tregon per xhirimet e filmit me te ri, projektet e saj te ardhshme si ne jete ashtu edhe ne fushen profesionale.

Diellza ne 25 korrik kane nisur xhirimet per filmit tuaj me te fundit “Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna” si do te riktheheni pas 16 vjetesh?
-Pas gati 16 viteve sigurisht qe rikthimi im do te kete shume ndryshime. Rolido te jete me i nderlikuar pasi nuk jam me ajo adoleshentja e perkedhelur, tani jam nje femer me nje karriere ne New York. Nje femer e pjekur e qe ka kaluar shume gjera e qe nga ajo kohe eshte nje person tjeter por qe e kaluara e saj lidhet edhe me te sotmen.

"Malli" i Rovena Stefes, rekord 16.3 milion shikime...

Malli i Rovena Stefes, Videoja me e klikuar Shqiptare ne YouTube mbi 16,3 milion shikime

Videoja me e klikuar Shqiptare ne Internet eshte e Rovena Stefes me kengen Malli ka treguar se eshte artiste e vertete dhe qe ka thyer shume tabu me kete paraqitje te mrekullueshme te saj.

Teksa dikujt mund ti duket i egzagjeruar ky numer, ne ju themi se eshte mese e vertete,pasi per nje arsye apo tjeter,kjo kenge ka marre, dhene dhe eshte shperndare ne rrjetet sociale spanjolle, arabe, turke e indiane. Si qysh tek? Pyesni te zonjen, por hallall i qofte! /vipat/



Bleona vazhdon turin shqiptar, koncert ne Tetove me 15 shtator...

Bleona ne takim me perfaqesuesit e Komunes se Tetoves
Rikthehet me tur te koncerteve ne Maqedoni, pop diva Bleona Qereti

Pasi ka perfunduar koncertet ne Shqiperi e Kosove duke promovuar keshtu albumin e saj ne gjuhen angleze dhe singellin e pare te albumit ”Pass out”, destinacion i pop dives Bleona Qereti mbetet Maqedonia e me sakte sheshi i Tetoves, me shume te ftuar special nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Shume kenge te albumit jane kompozuar nga producenti i famshem Timberland, ndersa te ftuar ne koncert ne sheshin e Tetoves do te jene edhe Dj Freestyle Steve, Timberland & Missy Elliott’s Official Dj, Brasco, Etno engjujt si dhe Hekuran Krasniqi. Koncerti do te mbahet me date 15 shtator e shtune nga ora 21, ndersa me date 12 e merkure ne oren 15 pas dite ne lokalet e komunes se Tetoves, kengetarja ka paralajmeruar edhe konferencen per shtyp te koncertit. Datat e koncerteve te tjera do te keni mundesi t’i ndiqni ne faqen zyrtare te kengetares bleonaqereti.com si dhe ne facebook & twitter @bleonamusic. /editorial/

Adelajda harron Bjordin, krijon lidhje te re...


Adelajda, pas Bjordit bashkejetese me nje gazetar

Ajo do mbetet pa dyshim nje nga personazhet me te famshem te “Big Brother Albania”. Adelajda, vajza nga provinca e Kavajes u kthye ne nje fenomen kur ishte ne shtepine e “Big Brother”. Shume e dashuruan per guximin qe tregoi me pjesemarrjen e saj ne kete loje, shume te tjera kane ndenjur nete pa gjume duke shijuar cdo moment te lidhjes qe ajo krijoi brenda ne shtepi me Bjordin, nje djalosh simpatik i cili jetonte jashte.

Elina Duni, se shpejti albumi i trete "Matane Malit"...

Elina Duni do te kendoje “Matane malit”

Diva e muzikes jazz, Elina Duni, gjate ketij muaji do te publikoje albumin e trete me radhe… i titulluar “Matane malit”, ky album eshte realizuar me labelin legjendar te muzikes jazz, “ECM”, ndersa do te hidhet ne treg me 21 shtator ne Zvicer dhe Gjermani, e me 8 tetor ne France e Shtete te Bashkuara te Amerikes.

Kete vjeshte, Elina, shqiptarja qe po mahnit artdashesit, do te zhvilloje turne ne Europe dhe SHBA, me muziken qe paraqet rikthim tek burimet e saj muzikore, nje kombinim mes kengeve popullore ballkanike dhe muzikes jazz. /koha jone/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elina Duni will sing "Beyond the Mountain"

Diva of jazz music, Elina Duni, this month will publish the third album ... titled "Beyond the Mountain", this album is performed with legendary labeli jazz music, "ECM", and will be placed on the market on 21 September in Switzerland and Germany, on 8 October in France and the United States of America.

This fall, Elina, Albanians are amazing fans, will conduct tours in Europe and the U.S., with music that represents the return to the sources of her music, a combination of Balkan folk songs and jazz music. / our time / ]]

Eliza Hoxha premton te reja ne muzike dhe me tej...

Eliza Hoxha: Se shpejti do te vi me te reja, ne muzike dhe me tej...

Eliza Hoxha eshte nje emer i mirenjohur ne skenen e muzikes shqiptare. Sa here qe ajo ngjitet ne skene dhuron emocione te veçanta, si me zerin ashtu edhe me imazhin e saj. Eshte nder ato kengetare qe megjithese ka nje profesion te saj, pasioni per muziken i gjithe edhe ne skene. Ne nje interviste per gazeten “Koha jone”, Eliza rrefen se si ka qene ky sezon veror per te dhe çfare do te sjelle per fansat e saj te shumte. Ndersa, sa i perket mashkullit te saj ideal, ajo me nenqeshje thote se nuk ka mashkull ideal, por ajo do te ndihej mire me njeri qe do te ndihej mire me veten e tij, ne menyre qe mos e pengonte ambicia dhe personaliteti i forte i kengetares. Per te mesuar me shume rreth kengetares Eliza Hoxha lexoni intervisten e dhene.

Tashme sezoni veror po mbyllet, si ishte ky sezon per ju?
-Stina e veres eshte nje nder sezonet me aktive per te gjithe kengetaret. Edhe per mua ka qene e tille, pra nje sezon aktiv dhe me shume te reja…


Alban Skenderaj: Kenaqesi qe kendova ne skenen e emrave boterore...

Alban Skenderaj ne SOPOT Festival ne Poloni, 24 Gusht 2012

Alban Skenderaj: Kenaqesi qe kendova ne skenen e emrave boterore

Padyshim, ai eshte nje nga kengetaret me te suksesshem shqiptare te kesaj dekade. Me kenge qe destinacionin e kane pasur vetem hite dhe me albume qe jane ne fonoteken e çdo adhuruesi muzike, Alban Skenderaj mban ne karriere edhe nje mori çmimesh qe kane deshmuar talentin, punen dhe perkushtimin e tij. Tregut muzikor kete vere i shtoi edhe nje tjeter krijim cilesor te tij, siç ishte kenga “Miremengjes”, ndersa ka qene prezent ne mjaft koncerte, festa dhe clube verore. Por jemi te bindur qe qershia mbi torte e ketij fund sezoni veror per te ka qene pjesemarrja ne Festivalin e Muzikes “Sopot Festival”, qe organizohet prej me se gjysme shekulli ne Poloni.

Valbona Coba shtatzene, pret nje djale...

Valbona Coba: Shtatzene ne muajin e katert, pret nje djale

Valbona Coba do te behet nene. Lajmi i mire kete here vjen nga Los Angelos, vendi ku fotomodelja e famshme shqiptare jeton. Eshte ne muajin e katert te shtatzenise dhe do te sjelle ne jete nje djale. Eshte gati per te provuar emocionet dhe ndjesite e memesise, ashtu si edhe per te lumturuar bashkeshortin e saj Todd, duke i dhene nje pasardhes.

Historia

Dy vjet me pare, Valbona Coba, se bashku me bashkeshortin e saj irlandezo-anglez, Todd, zbriti ne Rinas per te celebruar historine e saj te dashurise ne nje dasme teresisht shqiptare. Ngjarje qe do te zinte faqet e shtypit dhe kronikat roze (duke sfumuar disi edhe nje tjeter dasme qe u realizua ne po te njejten dite, ate te kryetarit te Partise Socialiste, Edi Rama), e do te merrte vemendjen e gjithe kureshtareve. Me te drejte, ne fakt. Pasi personazhi i saj aspak i zakonte e bente te tille.

Krasta eshte Krasta, pertej fizionomise televizive te nje gazetari


Krasta eshte Krasta, pertej fizionomise televizive te nje gazetari

Sfida e spektaklit te ri. Marredhenia me Prishtinen dhe te ftuarit noprane. Jeta e vanitozit.

Kjo eshte intervista e pare qe une bej me gazetarin radioteleviziv Adi Krasta. U desh largimi i tij sensacional nga “TCH”, kalimi ne “Vizion Plus” dhe shfaqja e madhe “A” ne Pallatin e Kongreseve qe arsyetoi kembenguljen time. Me Krasten nuk jemi takuar asnjehere. Kemi shkembyer pyetje e pergjigje me ‘e-mail’ derisa intervista mori formen qe po publikojme me poshte, por qe ngjan me nje bisede ne kafeterine e tij te preferuar.

Fadil Berisha, njeriu qe coi Shqiperine ne moden boterore...


Njeriu qe coi Shqiperine ne moden boterore [VIDEO]

Ne programin “Poke” ne Top Channnel ishte i lidhur ne Skype nje prej personazheve shqiptare me te vleresuar ne bote, fotografi i mirenjohur Fadil Berisha. Me nenshtetesi amerikane, ai jeton ne Nju Jork dhe eshte fotografi zyrtar i Miss Universe dhe Miss USA, si dhe i markes prestigjoze “Rolex”.

Fadili udhetoi drejt Shteteve te Bashkuara ne moshen 13-vjecare. Punet e tij te para ishin te fotografonte koleksionet e reja te stilisteve, qe me pas beheshin pjese e vitrinave te dyqaneve. Me pas gjithcka erdhi ne ngritje dhe ai filloi te angazhohej si fotograf ne agjencite e njohura si Avon, Bloomingdale's, Macy's, Nordstrom's, e te tjera.

Monday, 10 September 2012

Te gjithe çmenden pas Rita Ores

Jo vetëm personat e thjeshtë, por edhe ata që hyjnë në botën e shou-bizit dhe janë të quajtur VIP kanë pasur dëshirë të kenë të paktën një foto me artisten shqiptare Rita Ora.

Madje, në internet dhe në portalin ‘Facebook’ qarkullonte çdo foto e çdo personi e realizuar me Rita Orën. Siç e shihni, edhe në këtë foto të gjithë duan të kenë një kujtim me këngëtaren e albumit më të shitur britanik “Ora”.

Ndërsa, ne pyesim se ku ishin futur disa nga këngëtarët e tjerë shqiptarë, ndërsa Rita Ora xhironte dhe ecte në mes të Prishtinës. E në fakt mirë që nuk dolën, pasi të gjithë njerëzit ishin çmendur pas Ritës. /Maksim Gjokaj./Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
All mad after Rita Ora
Not only ordinary people but also those who enter the world of show-BIZI and are called VIP had a desire to have at least one photo with Albanian singer Rita Ora. Indeed, the Internet and portal 'Facebook' rolled out every picture of every person realized Rita Hour. As you can see, in this picture all want to have a memory with the best-selling British album singer "time".

Mediet e huaja komentojne ardhjen e Rita Ores ne Prishtine

“Rita Ora në Kosovë për tubim politik”, ishte shkruar në një portal të huaj kur i referohet këngëtares Rita Ora, e cila gjatë fundjavës së kaluar ishte në Prishtinë për të xhiruar klipin e saj më të ri.

Si duket, sipas këtij shkrimi ata i referoheshin zërave se Rita do t’i bashkohet manifestimeve me rastin e 100-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, për të cilën këngëtarja ende nuk kishte një përgjigje të saktë, por edhe mund të ishte e pranishme.

Por, artistja, e cila mori të gjithë vëmendjen e duhur, bëri që edhe Ministria e Kulturës të realizojë urgjentisht një konferencë dhe takim me këngëtaren. Por, ministri Memli Krasniqi nuk e dinte se Rita Ora nuk e njihte atë si ish- këngëtar.

E megjithatë besoj se jo vetëm Qeveria, por edhe çdo person duhet ta përkrahë më tepër artisten me famë botërore, e cila çdo sekondë tregon origjinën e saj, Kosovën./Maksim Gjokaj./Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Foreign media comment on the arrival of Rita Hour in Pristina

Ulpiana Lama & Rudina Magjistari, mikesha dhe rivale...

Ulpiana Lama, zbulohen fotot me burrin kosovar dhe rivalen e ekranit

Publiku ishte mesuar ta shihte te dielave te sezonit te kaluar si opinioniste ne panelin e “E diell” ne “Top Channel”, rubrike qe moderohej nga Alban Dudushi. E nga kjo foto qe po botojme, mesojme se mes tyre ekziston me shume se nje marredhenie pune, perderisa Ulpiana se bashku me bashkeshortin e saj kosovar jane me Alban Dudushin duke u argetuar ne nje ambient shtepie. Nderkohe qe publiku e ka ndjekur si opinioniste me Dudushin, tani qe shfaqet si moderatore ne “Pasdite ne TCH”, si nje femer me stil, nxit kuriozitetin per te ditur per jeten e saj jashte ekranit. Shume pak e dine qe ajo eshte e martuar, martese qe e ka bere ne Kosove, pasi atje ka zhvilluar edhe karrieren e saj. Bashkeshorti eshte nga Prishtina dhe quhet Ardian Lama, te cilin mund ta shihni ne keto foto te tyre.

Sherri Bleona vs Rudina...

Bleona zihet me Rudina Magjistarin

Nje tjeter ngjarje qe tashme i perket publikut e jo vetem Bleones dhe Rudines, eshte zenka qe kane pasur keto te dyja pak dite me pare. Pas mberritjes se Bleones ne Tirane, Rudina i kerkoi nje interviste dhe e lane takimin ne “Sheraton”, vendi ku Bleona po qendronte e ku dha edhe konferencen per shtyp. Rudina shkon ne takim rreth 45 minuta me vonese dhe Bleona nuk eshte me disponibel per te, sepse ka lene disa pune te tjera per te bere. Nderkohe qe Bleona e le Rudinen te prese duke u marre me takime te tjera, moderatorja e programit te pasdites ne TV “Klan” i kerkon disi e nervozuar qe te mbaronte se pari intervisten me te e me pas te vazhdonte me te tjeret. Por, Bleona i pergjigjet se ajo eshte vonuar dhe tani i duhet te merret me te tjera pune. Si duket, Rudina nuk e ka duruar kete fakt dhe eshte ngritur nga vendi, i ka rene ne shpatull Qeretit, duke i thene: “Keshtu eshte kur merresh me injorante!”

Altin Basha: "Portokalli" vjen me aktore dhe karaktere te reja...

Altin Basha: “Portokalli” sjell aktore dhe karaktere te reja

30 shtatori do te jete nata e pare e spektaklit “Portokalli” per kete sezon ne “Top Channel”, nderkohe qe nis keshtu maratona e humorit e te dielave, qe e ka kaluar deri tani shifren 200 te shfaqjeve. Te gjithe jane kureshtare te dine per surprizat e nates se pare te spektaklit, qe per te katertin sezon do te vazhdoje te prezantohet nga Eneda Tarifa dhe Salsano Rrapi. Per sa u perket ndryshimeve ne konceptin e spektaklit, regjisori Altin Basha tha per gazeten “Panorama” se: “Kete sezon do te sjellim nje “Portokalli” me disa ndryshime ne permbajtje dhe ne skenografi”. Per sa u perket aktoreve dhe karaktereve qe ata do te sjellin, Basha pohoi se ”jemi ende duke zhvilluar audicione per pranimin ne trupen e njohur te aktoreve te rinj qe mund te jene kater deri ne pese aktore”.

Leonard Bombaj rikthehet ne TV me nje serial per adoleshente...

Nard Bombaj rikthehet ne TV me nje sitcom per adoleshente

Me shume se nje vit me pare, emri i tij u lakua per nje skandal, qe kishte protagoniste nje adoleshente. Ndoshta ka sherbyer kjo histori per te me mos e larguar Bombajn nga kjo moshe, dhe per te sjelle anen e fshehte te tyre nepermjet nje sitcomi me shume seri, qe do te nise te transmetohet ne paketen “Tring” ne “Vizion Plus” ne fund te shtatorit. Protagoniste do te jene dhe adoleshentet e qendres se tij “Sirea Film”, ne kete shfaqje te re, pjese e se cilet do te jene dhe personazhe te njohur VIP. Projekti eshte konceptuar si nje serial i vertete filmi, ku per here te pare protagoniste jane adoleshentet shqiptare, qe nepermjet ketij subjekti do te sjellin realitete nga Shqiperia. Eshte menduar qe te vije si nje format me shume seri dhe me nje ide te qarte qe, nderkohe kur televizionet jane mbushur me patenta te huaja ne kete gjini, “Sirea Film” te sjelle nje targe shqiptare, origjinale, qe quhet “TR Junior Club” (“Fresk fare”) dhe ku vete adoleshentet parodizojne jeten e tyre. /panorama plus/

Adrian Gaxha: Pushimet bejne edhe pa femra...

Adrian Gaxha: Pushimet kalohen bukur edhe pa femra

Edhe pse me kohe kishte planifikuar te beje pushime me shoqerine e tij, me ne fund realizohet plani i kengetarit dhe se bashku me disa miq te tij per momentin po shijon rrezet e diellit ne Selanik te Greqise, duke e lene keshtu studion muzikore per pak dite. ”Gjithe veren nuk kam mundur te largohem nga studioja dhe te bej pushime, edhe pse shpresoja per nja 10 dite diku rreth plazhit, por edhe kete vit mezi ia arrita. Dhe ne ate vend qe jam une, nuk shkeputem dot. Po te jetoja ne ndonje vend ekzotik, te frekuentuar nga femrat, do t’i shfrytezoja pauzat, ndersa ketu thjesht shkoj ne ndonje pishine ne Shkup me miqte e mi. Por nuk qahem, sepse se shpejti do te bej promovimin e materialeve te reja ne vend dhe jashte”, thekson Adriani.

Zajmina josh edhe me vithe...

Mbas gjoksit, Zajmina kerkon te joshe edhe me vithet

Kete vit kemi pare shume pak imazhe te nxehta te Zajmines. Kengetarja kishte vendosur qe te mos publikoje asnje foto ne bikini gjate pushimeve qe ka bere ne Jug te vendit, me arsyetimin se eshte e zene me koncerte dhe nuk ka kohe te realizoje ndonje fotosesion dhe me preteks se deshiron te largohet nga keto gjera, me te cilat eshte identifikuar qe ne fillim. Keshtu, kengetarja seksi Zajmina Vasjari ka mundur t’u ike mediave roze, qe te jete sa me pak e pranishme me imazhe te nxehta, por nuk i ka rezistuar gjate tundimit. Pas gjoksit te madh, te cilin kemi pasur rastin ta shohim gjithmone ne shume performanca, kete radhe “premieren” e kane vithet, te cilat me shume kujdes eshte munduar qe t’i reklamoje. Zajmina tashme eshte kthyer perseri ne bionde dhe terheq vemendjen ngado qe shfaqet. /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
After chest, Zajmina wants to attract with her bum
This year we have seen very few images hot Zajmines. The singer had decided not to publish any photos in bikini during holidays has made ​​in the South of the country, on the grounds that it is busy with concerts and no time to realize any fotosesion and with the pretext that it wants to leave these things with been identified at the outset. So sexy singer Zajmina Vasjari has been able to escape the media pink, to be less present with hot images, but did not resist the temptation. After large breasts, which have always had the opportunity to see this performance on "premiere" of hip ratio, which painstakingly tried to advertise. Zajmina already gone back to blonde and draws attention wherever they appear. / panorama plus / ]]

Flaka Krelani sensuale ne bregdetin amerikan...

Flaka Krelani tregon sensualitetin ne bregdetin amerikan

Me siguri ka filluar t’ju mungojne kenget rock, te cilat i sillte cdo vit kengetarja e njohur kosovare Flaka Krelani! Tani ajo gjendet ne Shtetet e Bashkuara, se bashku me disa miq ne kuader te nje projekti me te cilin po punon per te fituar financiarisht, per shkak se prej muzikes, te cilen e kultivon prej vitesh, ajo fiton shume pak. Atje ajo nuk ben kenge, por punon ne disa projekte Nderkohe i eshte dhene rasti te shijoje edhe bregdetin amerikan, se bashku me mikeshat e saja, duke dashur te tregoje edhe sensualitetin e saj. Keshtu ajo ka postuar disa foto te reja ne Facebook, sa per te shuar kureshtjen dhe per te treguar se Amerika mund t’i ndryshoje njerezit, nderkohe qe per disa eshte enderr e paprekshme! Kenga e fundit, e realizuar para disa kohesh, eshte ne duet me Mc Kreshen dhe Rina Avdylin, kenge qe u prit shume mire nga publiku. Urojme qe pas kthimit nga Amerika, Flaka te filloje perseri te merret me muzike… /panorama plus/

Adem Berka, modeli shqiptar qe po c'mend boshnjaket...

Adem Berka, modeli shqiptar qe po cmend mediat boshnjake

Sapo i ka mbushur 20 vjec, eshte me prejardhje shqiptare dhe jeton ne qytetin Teshanj ne Bosnje-Hercegovine. Por tashme eshte personazhi i preferuar i mediave te vendit. Adem Berka eshte emri me i ri i modes ne shtetin boshnjak, nje djalosh shume i pashem, fotot e te cilit kane zene vend gati ne cdo media te vendit, duke e pershkruar keshtu si mashkullin e endrrave te cdo femre. Ademi, si djale i ri ka emigruar me familjen e tij ne Bosnje-Hercegovine, vend ku familja e tij merret me biznes, ndersa pasi ka perfunduar shkollen e mesme, ai do t’i perkushtohet edhe me shume shkollimit, si dhe modelizmit si nje hobi.  /panorama plus/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adam Berke, Albanian model is maddening Bosnian media


Rita Ora, mbresa te mira nga Kosova... [VIDEO]

Rita Ora dhe Ministri i Kultures, Memli Krasniqi
Rita, mbresa te mira nga Kosova

Kengetarja shqiptare me fame boterore, Rita Ora, ka njoftuar se ka perfunduar xhirimet e klipit te saj ne Kosove. Ajo ka thene se po ndihet mire qe eshte ne Kosove se bashku me bashkepunetoret e saj per klipin, ku femijet dhe te tjeret e kane bere te duket shume me mire.

“Jam kenaqur, nuk di si te tregoj qe jam gezuar qe videoklipi eshte perfunduar. Me falni qe nuk di shqip, fatkeqesisht, por do te provoj. Faleminderit qe keni ardhur dhe shpresoj qe t’iu pelqeje kur te dale”.

“Kam vendosur ta bej klipin ne Prishtine, sepse jam lindur ne Prishtine, kam familjen ketu dhe gjithmone kam dashur te shoh bukurite qe ka Kosova”, ka deklaruar Rita.

Rozana Radi zbulon pasionin e saj per gatimin...

Rozi Radi zbulon anen e vajzes familjare, ne “AS” me program kuzhine”

Ashtu si te gjithe personazhet VIP te televizionit ne bote, qe deshirojne te shfaqen me nje profil ndryshe ne ekran, edhe kengetarja Rozana Radi provon te shfaqet ndryshe. Jemi mesuar ta shohim ne skene duke kenduar, por kesaj here do te mund ta shihni ne nje studio televizive, ndersa rrethohet nga ene kuzhine dhe ushqime per gatime. Rozana Radi do te drejtoje nje program te ri kuzhine, qe ka per autore motren e saj, Andeta Radi, ku do te zbuloje dhe nje ane te saj te fshehte, qe eshte pasioni per gatimin. Nga miq te saj te afert kemi mesuar se ajo di te gatuaje shume mire, por prape le te shohim se cilat do te jene recetat speciale qe ajo do sugjeroje dhe do te realizoje ne ekranin e “AS”. Ende nuk eshte caktuar nje date e fillimit te programit, nderkohe qe eshte hapur audicioni per te gjithe te pasionuarit pas kuzhines, dhe qe mendojne se mund te jene shefa te zote. Ky eshte nje projekt televiziv i perjavshem, qe do ta lidhe me shume Rozanen me Tiranen, nderkohe qe per sa u perket planeve per muzike, ajo po pergatitet per te konkurruar ne “Kenga Magjike 2012”, ku si gjithmone konkurron me kenge e perfomance te zgjedhur. /panorama plus/

Moderatori i njohur Enkel Demi provon DJ-in...

Enkel Demi s’le gje pa provuar, tani edhe DJ

Jeta e nates ne kryeqytet hap siparin ne “Vila Mercedes” ne ish- Living Room Terrace, ku gazetari dhe moderatori i njohur, Enkel Demi, ka shfaqur anen e tij te panjohur me pare, ndersa ka luajtur muzike per te pranishmit duke provuar per here te pare DJ-in. Ne nje ambient special qe “Vila Mercedes” e kishte kuruar posacerisht per kete mbremje, Demi ka luajtur nje program muzikor te zgjedhur. Enkel Demi eshte i pari personazh i njohur i ekranit qe provon te beje DJ ne “Vila Mercedes”, nderkohe qe do te pasohet cdo jave nga personazhe te tjere te njohur. Me nje eksperience ne radion “Club Fm”, Keli e ka ndier veten krejtesisht te familjarizuar ne pultin e DJ-it. Kjo pervoje e tij argetuese perkon me fillimin e sezonit te ri televiziv, ku ai kete here le “Klanin”, per t’u shfaqur ne TVSH me programin “Shih”. Paralelisht me “Abc News”, ai shfaqet pasditeve ne “Club Fm” me programin “Makine me dy timone”, se bashku me Eduart Ogen, nderkohe qe me projektet e tij ai ka treguar se mund te provoje gjithcka ne ekran pa problem. /panorama plus/

Sunday, 9 September 2012

Elda Shabani (Madona Shqiptare): Cdo pune e kryej me sukses...

Elda Shabani: “Lodhjen nuk e njoh pasi puna me mban gjalle”

Elda Shabani, e njohur per publikun shqiptar me pseudonimin “Madonna shqiptare”, eshte kengetare, aktore, drejtuese e spektakleve ne tv shqiptare, fituese e cmimit te pare ne Festivalin “Kenga e dasmes”, ku fitoi diskun e arte me kengen “Luni luni me sevda”. Kete Disk te Arte pati nderin t’ia dorezoje ambasadori turk ne Shqiperi. Pas nje kohe te gjate mungese ne Shqiperi, publiku shqiptar i beri nje pritje fenomenale ne kete koncert. E bukur, e fresket, engjellore, pamja e saj mund te themi se, sfidon vajzat e moshes 20 -vjecare. Ajo vazhdon t’i rezistoje forte konkurrences te bukurosheve shqiptare. Ajo ka nje karriere shume te suksesshme ne Shqiperi duke filluar nga mosha 17 vjece e deri tani. Madona eshte duke pergatitur nje album te ri ne Zvicer, ku akoma nuk i eshte gjetur titulli i albumit. Gjithcka do te jete teper serioze si ne CD dhe videoklipet e saj, pra Madona i thote stop ekstravagances dhe mbetet tek e bukura e thjeshte.


Vesa e feston dashurine me birre

Thuhet se dashuria e tyre është ende e freskët për t’u kurorëzuar në ndonjë lidhje më serioze, apo martesë.

Ndërsa, si duket, kjo dashuri e madhe e këngëtares kosovare, Vesa Luma, për reperin tiranas, Big Basta, ka bërë që artistja të mos sjell këtë verë ndonjë hit në stilin e saj.

Por, nëse i hidhni sy kësaj fotografie, duket që Vesa me një birrë me “krikëll”, siç do të thoshte i dashuri i saj, po feston dashurinë e saj dhe duket mjaft e lumtur./MaksiGjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vesa celebrates the love of beer

Say that their love is still fresh to be crowned in a serious relation or marriage. While it seems that this great love of Kosovar singer Vesa Luma, rapper tiranas, Big Basta has not artist brings this summer a hit in its style.  


Rita Ora rremben çdo vemendje

 Derisa këngëtarja shqiptare e ardhur nga Amerika, Bleona Qereti, këndonte në sheshin “Nënë Tereza’, në të njëjtën orë një tjetër shqiptare super e famshme, Rita Ora, kishte hipur me plot stil në majë të monumentit të pavarësisë, “NEWBORN”.

Dhe si duket e kishte rrëmbyer një vëmendje më të madhe të shumë të rinjve që shihnin yllin tek xhironte një pjesë të videoklipit më të ri, ndërsa ne siguruam këtë foto ekskluzive nga fotografi Kastrio Zhugolli.

Po atë natë, ajo ka qenë në një nga klubet e njohura në zonën industriale dhe aty është ndodhur edhe Bleona Qereti. Si duket ka nisur dueli i të kënduarit, por Rita edhe këtu e ka rrëmbyer vëmendjen më të madhe.

Mos vallë Bleona ia ka qëlluar me një datë të keqe, duke ditur se ylli Rita Ora rrëmben çdo vëmendje, aq më tepër në Kosovën e saj./MaksiGjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita Ora catches any attention

While Albanian singer coming from America, PAF Qereti, sang in the "Mother Teresa ', at the same time another Albanian super popular, Rita Ora, was riding with a lot of style to the top of the monument of independence," NEWBORN ", and apparently had abducted a greater attention of many young people who saw the star to shoot a video clip on new, and we got this exclusive photo from files Kastriot Zhugolli.

Dafina Zeqiri behet D.J.

Në një nga klubet më të reja që është hapur në qendër të Prishtinës mësuam se të mërkurën e kaluar do të performojë edhe Dafina Zeqiri.

Ne nxituam dhe shkuam, por si duket performanca apo prania e saj ishte vetëm gjoja si D.J., e jo për të kënduar, megjithëse ne ishim atje për të dëgjuar se si këndon. S’e kishim menduar kurrë që këngëtarja e hitit ‘Tonight’, mund të bënte D.J.

Organizatorët e kishin gjetur mirë këtë mënyrë për të thithur sa më shumë publik, ndërsa ne urojmë që Dafinës të mos i pëlqejë shumë ky rol, por t’ia thotë këngës./MaksiGjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina Zeqiri become D.J.

In one of the new clubs that opened in the center of Pristina learned that last Wednesday will perform Dafina Zeqiri. We hurried and went, but it appears that performance or its presence was only supposed to DJ, not to sing, even though we were there to hear how it sings. 


Donjeta, kosovarja ne klipin e Rita Ores

E kemi parë nëpër reklama të ndryshme nëpër Kosovë dhe mund të themi se është një nga vajzat më fotogjenike shqiptare.

Kjo është Donjeta Krasniqi, vajza e cila mësuam se është përzgjedhur për të qenë protagonistë në videon më të re të këngëtares Rita Ora që ka ardhur në Prishtinë për ta xhiruar një pjesë të saj.

Nuk dihet ende se nëse do të ketë të tjera vajza në videon më të re të Ritës, ndërsa Donjeta është edhe e dashura e një prej fotografëve më të mirë shqiptar , Veton Osmanit./MaksiGjokaj/Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Donjeta, Kosovars clip Rita Hour

We have seen various advertisements throughout Kosovo and can say that it is one of the most photogenic girls Albanian. This is Donjeta Krasniqi, the girl learned that was selected to be the protagonists in video youngest singer Rita Ora who has come to Pristina to shoot a part of it.

Not yet known if there will be other girls in the video new rites, while Donjeta is also the girlfriend of one of the best photographers Albanian Veton Osmani. / MaksiGjokaj / Kosova Sot /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online