All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 10 November 2012

Almeda Abazi ne romance me futbollistin turk me prejardhje shqiptare?

Bukuroshja shqiptare Almeda Abazi, qe tek ne njihet me shume si "Miss Globe 2008", eshte ven ne shenjester te mediave turke per nje romance te mundshme me ish-futbollistin e njohur turk Gohkan Sukur, qe ka prejardhje shqiptare.

Paparacet e gazetes turke "Hurriyet" kane kapur modelen ne shoqeri me futbollistin teksa ajo po qendronte ne ulesen e pare ne makinen e tij te tipit "Jeep" duke spekuluar thashethemet per nje relacion intim ne mes te te dyve.

Futbollisti turk eshte vellai me i ri i ish-futbollistit turk me fame Hakan Sukur, tash 41-vjecar dhe anetar i parlamentit turk. Ndersa eshte e njohur se prinderit e tyre Sheremet dhe Nermine kane emigruar shume vite me pare nga Kosova ne Turqi.

Se ka dicka terheqese mes Almedes dhe ish-futbollisteve, deshmon dhe fakti qe ajo eshte perfolur edhe me heret per nje flirt mes saj dhe ish-futbollistit me te njohur turk, Sergen Yalcin, i cili ishte pjesemarres ne spektaklin "Survivor", sikurse Almeda. /Albavipnews/

Dhe fiton “Kenga Magjike 2012” Alban Skenderaj

Nata finale e Festivalit ‘Kënga Magjike 2012’ në vitin e 14-të të tij,  ka nisur me këngën fituesi të një viti më parë “Më lër të fle”, kënduar nga Redon Makashi.

Të gjitha këngët që kaluan në gjysëm finale ishin të përgaditura që të fitojnë një cmim, sic ndodh zakonisht në këtë festival, megjithëse në nominime ishte plotësuar numri edhe me emra që fatkeqësisht nuk e preken finalen.

Ndërsa fituesi i këtij edicioni sic ishte parashikuar doli këngëtari Alban Skënderaj me këngën ‘Refuzoj’, i cili rrëmbeu edhe cmimin e publikut. Edhe këtë vit prezantimi ishte ideuar nga producenti Ardit Gjebrea që të kishte në krah dy vajza, të mira dhe seksi në prezantim, pak si tepër të llastuara. Ndersa kenga me popullore e ketij festivali "Ngjyra e kuqe" e kenduar nga Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri pasi ndezen si gjithmone publikun, fituan vetem cmimin e internetit si kenga me e klikuar.

Ishte menduar edhe një këngë të bukur të vjetër shqiptare në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
And wins "Song Magic 2012" Alban Skenderaj

Rihanna kopjon Dafinen...

Ndoshta e keni menduar se titulli eshte gabim, pasi jemi mesuar qe gjithnje VIP-at shqiptare te kopjojne ata te huaj. Me konkretisht, Daffy eshte akuzuar shpesh se kopjon stilin e kengetares amerikane Rihanna.

Por, ja qe kesaj radhe ndodh e kunderta, nese mund ta quajme keshtu, Rihanna ka "kopjuar" kengetaren tone, duke realizuar nje fotosesion te nxehte ne stilin dominatriks, njelloj sikur Dafina qe e beri nje muaj me pare.

Dafina dhe modelja Emina Cunmulaj, nje muaj me pare ngriten pluhur ne media me fotot e tyre te nxehta te realizuara nga Fadil Berisha. Ndersa, Rihanna ne nje stil te njejte, te mos themi edhe me te nxehte, ka pozuar se bashku me supermodelen angleze Kate Moss, ne nje fotosesion per "V Magazine". /Albavipnews/

Revista PANORAMA PLUS - 10 Nentor 2012

Revista PANORAMA PLUS, 10 Nentor 2012
  • Te Miss Albania, Aurela pa te brendshme si Angela, Genta e Adelina
  • Gazmend Paja: Duke studiuar per rolin, jam bere profesor seksi
  • Ardit Gjebrea: Ju rrefej pengjet e jetes sime
  • "Kenga Magjike", cmimi i pare mes Skenderajt e Aleksander Gjokes
  • Jehona Sopi "dorezohet", publikon fotot e para te vajzes
  • Ertemiona Mejdani, e perzgjedhura e Bozos per ne Kine
  • Amarda Toska: Ne prezantim ne vitin 2013, angazhimet e reja.
  • Almeda Abazi kapet mat me futbollistin milioner turk, ne fokus te mediave turke
  • Hygerta Sako, partnerja e Krenar Ahmetit ne "Miss Globe"
  • Prapakuintat e "Kenga Magjike"
  • Pas kthimit nga Amerika, Genta Ismajli tregon te brendshmet ne koncert
  • Rita Ora lavderohet edhe nga mediat serbe
  • Jozefina ne "klasik-black"

Revista BLUETOOTH - 10 Nentor 2012

Revista BLUETOOTH, 10 nentor 2012
  • Floriana Garo behet drejtoreshe ne Akademine e Shkencave. "Miss Albania 2011": Shqiptarja s'ka shanse te fitoje ne "Miss World". Nga i erdhi propozimi per prezantimin e festivalit te RTSH...
  • Skandali ne skene, Rita Ores i del gjoksi
  • Misse Beqiraj cmend Suedine me fotot nudo
  • Suksesi ndjek Inis Gjonin
  • "Kenga Magjike", sot finalja. Big Bastes, akuza per kenge te vjedhur. Armina dhe Olta priten shume mire nga publiku. 
  • Juliana Pasha ne burg per humanizem. Per fat te mire jam kudo me bashkeshortin tim prane.
  • Rrefehen Miss-et e Veres: Te dashurit na perkrahin
  • "Miss Globe" ne vigjilje te finales. 43 bukuroshe te botes konkurrojne per titullin, ne Vlore. Prezantojne Krenar Ahmeti dhe Hygerta Sako
  • Pushoi shqiptaren nga puna? Lopez: Mendova se me njihnit me mire...

Friday, 9 November 2012

Fituesja e “X Factor Albania 1” ne Miss dhe Mister Albania

Ndërsa ka nisur të mbahet edhe këtë vit edicioni i dytë i ‘X Factor Albania”, nuk besoj se e keni harruar triumfuesin e të parit.

Kjo është vajza e bukur, Sheila Haxhijaj, e cila këto ditë është shfaqur me këngën e saj të parë të prodhuar nga promotorët e këtij evenimenti të madh botëror, në spektaklin “Miss dhe Mister Albania 2012”, e realizuar po nga zonja Grabocka.

Ne e zbuluam këtë foto ku Sheila ka ardhur vërtet si një këngëtare e madhe dhe urojmë që kënga dhe zëri i saj të pëlqehen shumë edhe në botë.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The winner of "X Factor Albania 1" Miss and Mister Albania

Meti i BB5 luan ne videon e kenges “Ngjyra e Kuqe”

Modeli nga Prishtina, i cili u bë i njohur falë edhe pjesëmarrjes së tij në realiti-shou BB5, tashmë si duket nuk ka hequr dorë nëpër video-klipet shqiptare, duke qenë protagonist.

Por, këtë herë do të jetë pjesë e një prej klipeve shumë interesante që pritet të vijë së shpejti në ekranet shqiptare. Bëhet fjalë për klipin e këngës shumë popullore “Ngjyra e Kuqe”, këngë kjo e cila këndohet nga dueti Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri.

Djaloshi simpatik ka pranuar të luajë një rol në këtë video, e cila do të ketë një temë shumë interesante.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meti of BB5 plays in the video of the song "Red Color"

Blerim Destani i origjinales

Ai shihet shpesh në mesin e femrave të bukura dhe kudo e shikon, qoftë në Tiranë apo Prishtinë, pasi ka thënë se i pëlqen të bëjë një jetë dinamike.

Po flasim për pëlqimet dhe jo të aktorit simpatik, Blerim Destani. Lumturohet shumë kur ka miq të mirë dhe, duke jetuar në Gjermani, atij i mungojnë shumë miqtë në vendet shqiptare dhe është shumë patriot.

Nuk i pëlqen shumë zhurma mediatike për gjëra të kota, por për tregime, qoftë për të apo për të tjerët me vlerë. Ndërsa, nëse keni menduar se Blerimi e kërkon vetë publicitetin, ju keni gabuar, pasi ai ka treguar se puna e bën që të jetë në vëmendje.

Është idhull i origjinales, e jo të kopjuarës, ndërsa ajo femër që ia merr zemrën duhet të jetë vetvetja dhe aktori thotë se i pëlqen origjinalja.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Blerim Destani origjinales

Thursday, 8 November 2012

Bleona Qereti gezohet per fitoren e Obames

Jo vetëm vip-at e huaj, por edhe disa shqiptarë si duket kanë qenë shumë të vëmendshëm më në fund për të ndjekur lajmet.

Arsyeja ka qenë votimet në Amerikë, kur  janë gëzuar shumë për fitoren e Barak Obamës. Aktorja Eliza Dushku, këngëtarja Argjentina Ramosaj.

Por në mënyrë të veçantë këngëtarja Bleona Qereti ka shkruar në rrjetin e saj social se nuk dyshonte se sërish do të fitonte presidenti Obama dhe për këtë është gëzuar shumë, e megjithatë nuk dihet nëse Bleona ka votuar, pasi ajo ka qenë e ftuar në një koncert në Paris me grupin e njohur ‘Gipsi King’. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona Qereti joy over Obama's victory

Not only foreign VIPs, but also some Albanians seem to have been very careful to follow the news finally. The reason has been voting in America, when they are very excited about the victory of Barack Obama. Actress Eliza Dushku, Argentine singer Ramosaj, but in particular PAF Qereti singer wrote on her social network no doubt that President Obama will win again and this is very excited, but it is not known whether PAF has voted, as she has been invited to a concert in Paris with the group known as 'Gypsum King'. M.Gj.


Edhe Soni ben vete “make up”

Këngëtarja Soni Malaj, e cila vjen çdo të diel në ekranin e TV Klan në programin ‘X Factor’, ku dallohet për përkrahjen e saj të talenteve të reja, si duket i është rikthyer shumë edhe organizimeve të tjera në Tiranë.

Por, ajo kaq shumë e zënë është, saqë ka nisur që ‘make up’ ta bëj vetë, siç e shihni edhe në këtë foto, ndërsa ka qenë e ftuar në spektaklin “Miss dhe Mister Albania 2012”, mbajtur nga Vera Grabocka, gruaja që i dha një pozitë të veçantë rikthimit të këngëtares. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Soni makes people "make up"

Singer Soni Malaj, which comes every Sunday in Klan TV screen in the program 'X Factor', which is noted for its support new talent, is back apparently many other organizations in Tirana. But she is so busy, that has begun to 'make up' to do yourself, as you can see in this picture, and has been invited to the spectacle "Miss and Mister Albania 2012" held by Vera Grabocka, wife that gave a special position return of the singer. M.Gj.

Dafina si Eliza Dushku

Një lajm, i cili po qarkullon nëpër shumë portale shqiptare, sikur Dafina Zeqiri ka thënë se do të nisë tashmë aktrimin për t’u bërë e famshme si aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku, duket se nuk është ashtu siç e kemi lexuar.

Këngëtarja Zeqiri ka pyetur fansat e saj për t’i rekomanduar diçka dhe njëri prej tyre i ka thënë se ajo duhet të bëhet si Eliza Dushku.

Megjithatë, vajza e muzikës po qëndron në Amerikë, ku në planet e saj është edhe fama në vendin e madh amerikan, ku pse jo mund të lakohet një ditë si Eliza, por jo si aktore, por si këngëtare. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina like Eliza Dushku

A rumor that is circulating through the Albanian port, if Dafina Zeqiri said it will start acting now to become a famous actress Eliza Dushku Albanian origin, it appears that is not as we read.

Vesa e dashuruar pas zerit te Aurela Gaçes

Kjo foto që shihni është realizuar gjatë një spektakli të përvitshëm, që mbahet në diasporë dhe konkretisht këtë herë në Cyrih, “Miss dhe Mister Universi shqiptar”.

Besoj se i njihni se kush janë, është këngëtarja Vesa Luma, duke u mahnitur pas interpretimit të këngëtares Aurela Gaçe, që si duket Vesa e ka ndjekur edhe kur ishte e vogël artisten që ka provuar festivalin evropian.

Këtë gjë këtë vit tenton ta marrë edhe këngëtarja nga Prishtina, ku emri i saj po figuron në listën e disa këngëtareve nga Kosova që duan të arrijnë nga Festivali i RTVSH-së suksesin e Nora Nishliut.
M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dew lovers Aurela voice Gaçes

Zajmina, Stine dhe Xhensila jo ne “Kenga Magjike”?

Edhe pak ditë na ndajnë nga netët gjysmëfinale të festivalit “Kënga Magjike 2012’, ndërsa tashmë po qarkullon lista e artistëve,të cilët kanë kaluar në këto net.

Ndërsa në Pallatit e Kongreseve kanë nisur provat gjenerale për këtë event të muzikës, na bën përshtypje se pse tri këngët shumë të klikuara dhe të pëlqyera në internet nuk janë të listuara ku këndohen nga Zajmina Vasjari kënga ‘Do pi”, Stine “Ti je engjëll” dhe Xhensila Myrtezaj ‘Me ty jam’.

Ne jemi munduar të kontaktojmë me artistët në fjalë, por vetem motra e Zajmines na ka treguar se nuk eshte e mundur pasi Zajmina do te jete ne naten e dyte gjysem-finale.

Urojmë që të ketë qenë gabim i të shtypurit të listës, pasi këtij festivali do t’i mungojnë tre zëra dhe këngë intersante.
M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina, Stine and Xhensila not in the "Magic Song"?

Rita Ora tashme edhe reklamon

Tashmë çdo gjë është e nënshkruar mes këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, dhe kompanisë më të madhe të këpucëve italiane ‘Superga’.

Për atletet dhe këpucët që do të reklamohen nga kjo kompani për periudhën pranverë-verë 2013, këngëtarja me stilin e veçantë, Rita Ora, do të jetë imazhi i ri i saj.

Edhe kohë më parë kombinimi i sportives me klasiken nga shqiptarja Rita Ora ka rënë në sy, dhe tashmë sërish jo për zërin e saj, por për veshjen e saj dhe këtë kontratë ku do t’ sigurojë artistes shumë të ardhura dhe emri i saj është ‘in’ kudo.
M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita Ora already advertises

Tuesday, 6 November 2012

Kjo mami Ledina, sa seksi!

Këngëtarja Ledina Çelo ka qenë e pranishme si e ftuar speciale midis shumë artistëve në një mbrëmje të quajtur “Miss dhe Mister Universi shqiptar”.

Ajo ka kënduar në këtë spektakël, që u mbajt pak ditë më parë në Cyrih, ku është dukur siç po e shihni tepër në formë dhe shumë seksi, ndërsa gjoksi i saj për pak sa nuk i ka dalë jashtë. Kjo është mami seksi, këngëtarja Ledina Çelo.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
This Ledina Mom, how sexy!

Ledina Çelo singer was present as special guest among many artists in an evening called "Miss and Mister Albania Universe".

She has sung in the show, which was held a few days ago in Zurich, where it seemed as you can see more in shape and more sex, and her breasts almost did not come out. This is Mom sex, Ledina singer Çelo.M. GJ.

Hiti i Adrianit dhe Florianit, edhe ne shesh te Prishtines

Me aktorët e humorit “Stupcat” për të kënduar Himnin e Flamurit të hënën e 5 nëntorit, në sheshin ‘Nënë Tereza’, në Prishtinë, ishin bashkuar edhe Adrian Gaxha dhe Florian Beqiri, me hitin e tyre ‘Ngjyra e Kuqe’.

Si duket kjo këngë vërtet është bërë shumë hit edhe në Kosovë, ndërsa djemtë kanë qenë të përzgjedhurit e organizatorëve të kompanisë mobile, që e zhvilloi ky aktivitet.

Dueti sapo e ka realizuar videoklipin e kësaj kënge të bukur dhe pritet të debutojmë në fund të kësaj javë në ditët finale të festivalit “Kënga Magjike 2012”.M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adrian hit and Florian, the square of Pristina

With stakeholders humor "Stupcat" to sing Hymn Flag Monday November 5, in the square 'Mother Teresa in Pristina, were joined Adrian Gaxha and Florian Beqiri, with their hit' Color Red '.

Më 8, 9 e 10 nentor, Festivali “Kenga Magjike 2012”

Tashmë janë bërë të qartë emrat e artistëve dhe këngët e tyre, të cilat do të provojnë edhe një herë konkurrimin në sallën e Pallatit të Kongreseve në Tiranë, në Festivalin “Kënga Magjike 2012”.

Të enjten dhe të premten netët garuese në gjysmëfinale dhe më pas, të shtunën, më 10 nëntor, do të jetë nata e çmimeve dhe finalja. Mësuam se për këtë natë finale nuk kishte bileta për publik të thjeshtë, por vetëm për stafin, miqtë e artistëve dhe personazhe të famshme.

Deri tani, siç kemi thënë, favorit është balada e Alban Skënderajt “Refuzoj”, megjithëse sipas shikimeve është kënga ‘Ngjyra e Kuqe’ e Adrianit dhe Florianit më e dëgjuara. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
On 8, 9 and 10 November, the festival "Song Magic 2012"

Already made ​​clear the names of the artists and their songs, which will prove once again competing in the hall of the Palace of Congresses in Tirana Festival "Magic Song 2012". On Thursday and Friday nights competing in the semifinals and then, on Saturday, November 10, will be night and the final price.

Monday, 5 November 2012

Adrian Hila dominon ne "Kenga Magjike 2012"

Kompozitori i njohur i shume hiteve shqiptare nga Tirana, Adrian Hila, kete vit dominon festivalin "Kenga Magjike" me gjithsejt tete kompozime. Dhe vlen te permendet fakti se te gjitha kompozimet e tij kane kaluar ne gjysmefinale.

Pas Adit vjen Darko Dimitrov me 5 kompozime, pastaj Elgit Doda dhe Alban Skenderaj me nga 4 kompozime. Stine kishte tri kompozime dhe vetem njera kaloi ne gjysmefinale, ndersa ai vet mbeti jashte gares.

Sa i perket teksteve, Big Basta dominon dukshem me 7 sosh. Alban Skenderaj i dyti me 5 tekste ndersa ne vendin e trete, Stine dhe Rozana Radi me nga 3 tekste.

Ne aranzhim, prape dominon Adrian Hila por kete radhe ndan vendin e pare me Darko Dimitrovin e Maqedonise, me gjithsejt 8 aranzhmane. Pas tyre vijne, Elgit Doda me 6 aranzhmane dhe Gent Myftaraj me 5 sosh.

Flori Mumajesi mungon plotesisht nga ky edicion, ndersa tre emra te njohur, Stine, Xhensila dhe Zajmina, nuk arriten te kualifikohen ne gjysmefinale, pasi mungojne ne listen e publikuar te gjysmefinalisteve. /Albavipnews/

Kenga Magjike 2012: Emrat ne Gjysemfinale...

Kete te diele qe shkoi, ka perfunduar maratona e prezantimit te kengeve pjesemarrese te edicionit te 14-te te festivalit "Kenga Magjike". Kete vit, si dhe viteve tjera, spektakli sjell emra te njohur te estrades si Alban Skenderaj, Adrian Gaxha, Juliana Pasha, Rezarta Shkurta, Rozana Radi, Vedat Ademi, Eliza Hoxha, Aleksander Gjokaj etj. te cilet, natyrisht te gjithe presin te dalin nga festivali me ndonje cmim, qe do te zinte nje vend ne biografite e tyre, ne pjesen e te arriturave muzikore.

Alban Skenderaj, megjithese per here te pare, eshte perfolur si nje nga kandidatet kryesore te fitoj kete edicion. Ndersa, "Ngjyra e Kuqe" e Adrian Gaxhes dukshem ka triumfuar ne internet sa i perket shikueshmerise.

Grupi ‘Fama” me nje video te re

Pas këngës me video ‘Shën Valentini’ djemtë e grupit ‘Fama’ kanë diçka tjetër për të sjellë për fansat e tyre.

Ata këtë të diel që sapo kaloi kanë sjellë në tregun shqiptar klipin me titull ‘Vampire’,  një baladë e bukur kjo me orkestrim nga Kushtrim Hajrullahu, dhe është realizuar nga produksioni “Fokus Production”, ku natyrisht kërkojnë suksesin si në videon e parë.

Anëtarët e këtij grupi kanë thënë për gazetën tonë se këtë vit do të sjellin edhe një album të ri, ku do të ketë 20 këngë, ndërsa janë shumë të angazhuar kudo në mbrëmje të shumta qoftë në Kosovë, në Shqipëri dhe në Diasporë, ku performojnë gjithmonë “live’. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The 'Fame "with a new video

Big Basta edhe ne ‘Facebook’ flet per Vesen

Tashmë e kanë konfirmuar edhe me një fejesë se janë bashkë. E kemi fjalën për çiftin Big Basta dhe Vesa Luma, të cilët i sheh bashkë kudo.

Ndërsa reperi tiranas edhe në rrjetin social ‘Facebook’  shkruan se nuk duhet ta fiksojnë më, është fjala për vajzat, pasi ai ka tashmë të dashur.

Nuk dihet se për kë e ka gjuajtur këtë kunj, por tashmë artistët e kanë bërë të modës që shqetësimin dhe çdo gjë të tyre ta shprehin nëpërmjet rrjeteve sociale. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Big Basta in 'Facebook' speaks of vices

Have already confirmed by an engagement together. We mean the couple Big Basta and Vesa Luma, who sees along anywhere. While rapper tiranas in social network 'Facebook' writes that we should not fix it comes to girls, as he has already had.

It is unknown who fired the peg, but now artists have made fashion their concerns and everything to express through social networks. M.Gj.

Genta Ismajli thote “E kam provuar”

Për një person që e ke dashur gjithmonë, në zemër do të ketë gjithmonë një vend të zbrazët, megjithëse nuk është me ty.

Ky do të jetë pak a shumë mesazhi i një balade të bukur dashurie, e cila do të vijë nën zërin e këngëtares Genta Ismajli, ku ne zbuluam se titulli i këngës do të jetë “E kam provuar”.

Muzika dhe teksti i kësaj këngë janë krijuar nga mjeshtri Arsim Bunjaku, ndërsa aranzhmani nga Virusi dhe kënga do të vijë së shpejti nën interpretimin e Genta Ismajlit. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Genta Ismaili says, "I tried"

For a person that you have always loved, the heart will always be an empty place, although it is not with you. This will be more or less the message of a beautiful saga of love, which will come under the sound of the singer Genta Ismaili, where we discovered that the title of the song would be "I tried."

Music and lyrics of this song are created by master Bunjaku Education, and the arrangement of the virus and the song will soon come under the interpretation of Genta Ismajl. M.Gj.

Jonida Vokshi: Ja pse hoqa dore nga "VIP Shpija"

Jonida VokshiEmri i bukuroshes Jonida Vokshi u perfol ne fillim si vajza qe do te moderonte spektaklin "VIP Shpija", por me pas, gjerat ndryshuan dhe vendin e saj e zuri Albana Osmani, e cila sapo kishte mbaruar me "Poke".

Arsyet pse kjo ndodhi, nuk u moren vesh ate kohe, por ja qe tani, Jonida vete, ka treguar ne nje interviste per "Bluetooth" arsyet pse ajo nderroi mendje.

Jonida, qe e njohim me shume si imazh te DigitAlb-it, ka studjuar 4 vite regji teatri, ndersa asaj i erdhi nje oferte qe ajo nuk mund ta refuzonte.

Behet fjale per projektin "Klani i te divorcuarave" me regji te Inis Gjonit, ku Jonides i eshte ofruar te luaj krahas Romir Zalles, Adriana Tolkes dhe Orsi Vagjelit. Ajo tregon se nuk kishte mundesi t'i perballonte te dyjat, ndersa puna ne teater duket te kishte pasur me shume prioritet per te, derisa ka ne plan qe ne te ardhmen te sjell edhe nje projekt te vetin teatror. /Albavipnews/

ALBA FLASH NEWS: 5 Nentor 2012

Per cka po shkruhet dhe per cka po flitet kete jave
  • Per shkak uraganit "Sandy", Rita Ora detyrohet te shtyj dy koncerte, ate ne New York dhe Filadelfi, ndersa behet e ditur se do kthehet prape me 17 dhjetor.
  • Ministri i Kultures, Memli Krasniqi, eshte shprehur krenar qe ka qene pjese e klipit "Shine Ya Light", ndersa disa e kritikojne se nuk ka bere shume qe te levdohet.
  • Eliza Dushku publikon 25 gjerat qe njerezit nuk dine per te
  • Zanfina ne nje interviste per "Paloma": E adhuroj trupin tim, s'kam asnje defekt"
  • Rob Kardashian publikon dy foto me Rita Oren ku ata shihen te afeksionuar ndaj njeri-tjetrit
  • Gjyste Vulaj publikon fotot e saj, 6-muajshe shtatzene
  • Shkendije Mujaj ne nje interviste per "Tung": Jam me seksi se Kim Kardashian!

Emina Cunmulaj, jeta me miliarderin Sam Nazarian...

Modelja elegante qe mburret me prejardhjen e saj shqiptare, Emina Cunmulaj, keto dite ka vizituar Tiranen, ku ishte e ftuara e nderit ne spektaklin e bukurise "Miss & Mister Albania". Ajo ne Shqiperi erdhi gati pas dy viteve mungese, pasi me shpesh viziton vendin e origjines, ne Malesi te Malit te Zi.

Ka te hapur agjensine e saj te modelimit me emrin "Emina Models" dhe shpreson te gjej Eminen e dyte shqiptare.

Prezenca e saj nuk i iku vemendjes se mediave vendore te cilat donin te dinin dicka me shume ne lidhje me jeten e saj private. Keshtu, ajo eshte pyetur nga "Bluetooth" nese eshte e vertete ajo qe flitet, se eshte e lidhur me nje miliarder.

"O Zot! Pyetje vertete e lezetshme... Jam e lidhur me nje djale qe i perket zemres sime. Eshte nje biznesmen... Eshte pronar i disa hoteleve.", eshte pergjigjur Emina, te ciles pyetja iu duk e lezetshme qe na le te kuptojme se marredheniet me kete djal po shkojne shume mire.

Sunday, 4 November 2012

Valton Krasniqi ne romance dashurie me Afrona Dika

Kengetari Valton Krasniqi, i cili nuk preferon te flas shume per jeten e tij private, duket se ka "leshuar pe" dhe ka vendosur te behet pjese e lajmeve te kesaj jave me nje rrefim per romancen e tij me banoren me te re te "VIP Shpija", aktoren dhe modelen Afrona Dika.

"Po eshte e vertete qe ka nje lidhje me te. Por, per sa i perket pyetjes, me mire do ta quaja jo histori, por romance dashurie", eshte pergjigjur Valtoni per suplementin "Panorama Plus", i pyetur nese eshte histori dashurie apo vetem flirt i tij me modelen.

Ka rrefyer me tej se si ai takohet me te neper baret e Zvicres, atehere kur ka mundesi, pasi Afrona eshte nje modele e cila jeton mes Miamit dhe Zvicres, per shkak te angazhimeve te shumta qe ka.

Sonte koncert i madh ne Gjeneve...

Emra te medhenj jane mbledhur sonte ne Gjeneve, ne Manifestimin Qendror te Diaspores Shqiptare nen moton "100 Vjet Shtet", me nje koncert akademik, popullor dhe artistik.

Do te jete nje manifestim madheshtor, nje gershetim i artit dhe muzikes, shoqeruar nga Orkestra Simfonike e Teatrit dhe Operes Tirane, me pjesemarrjen e solisteve me fame nderkombetare si Ermonela Jaho, Inva Mula, Irini Qirjako, Saimir Pirgu, nen dirigjentin, e maestro Zhani Ciko.

Spektakli do te jete nen moderimin e te ftuarit special Adi Krasta dhe do te mbledh personalitete te njohura te kombit si: Vace Zela, Mirush Kabashi, Nexhmije Pagarusha, Cun Lajci, Yllka Mujo etj.

Kengetare nga te gjitha trevat shqiptare si Shkurte Fejza, Kastriot Tusha, Sabri Fejzullahu, Enkeleda Arifi, Ilir Shaqiri, Shyhrete Behluli, Selami Kolonja, Sinan Vllasaliu etj. do te sjellin tingujt e muzikes popullore te shoqeruar nga ansambli kengeve dhe valleve popullore shqiptare.

Manifestimi poashtu sjell shume emra te muzikes moderne dhe argetuese si Genta Ismajli, Tuna, Capital T, Etno Engjujt, Soni Malaj, Elita 5, Eugent Bushpepa, Poni, Sinan Hoxha, Seldi, etj.

Ky spektakel madheshtor, sjell vemendjen artistike dhe kulturore shqiptare, me pjesemarrjen e jashtezakonshme te emrave me te njohur. /Albavipnews/

Me shume info tek: www.100vjetshtet.org

Revista PALOMA - 3 Nentor 2012

Revista PALOMA, 3 Nentor 2012
  • Inis Gjoni: Me mire e divorcuar, sesa ne nje martese te palumtur
  • Zhaku publikon kenge me pulle te kuqe "Cenzura": "Mos lejoni t'ju marrin per budallenj dhe dele!"
  • Aktori Erand Sojli jashte "Portokallise": Diten qe do te jem i lumtur, nuk do me shikoni me ne skene!
  • Ardian Bujupi do te perfaqesoj Shqiperine ne Eurovision?
  • Zbulohen prezantuesit e festivalit te fundvitit: Floriana Garo dhe Enkel Demi
  • Vajzat e ekranit zgjedhin te behen seksi ne Halloween
  • Genti Hazizi, aktori i "Portokalli"-se dhe moderator i emisionit "Kape Kohen": Me bashkeshorten me njohu nje valixhe ne udhekryq!
  • In Love; Dorela Hysi dhe Sardi Shehu, te bukur e te dashuruar. Dorela: Jam xheloze 24 ore ne 24! Sardi: I bie murit me koke, kur mendoj martesen!
  • Gjyste Vulaj, gjashte muajshe shtatzene, ne forme perfekte

Rita Ora fiton cmim ne "Mobo Awards"

Duket se ky do te jete viti i Rita Ores, e cila si nje uragan, me nje agjende te sterngjeshur, po shkel vende e kontinente, duke promovuar muziken e vet, e cila ka filluar edhe te shperblehet.

Ne mbremjen e djeshme, Rita ka fituar nje cmim te rendesishem qe do t'i shtohet listes se saj te trofeve. Behet fjale per cmimin "Best New Comer" ne festivalin muzikor "MOBO Awards" qe u mbajt ne Liverpul, ku poashtu ishte e nominuar edhe ne tri kategori tjera: Best Video, Best Female dhe Best Album.

Rita eshte shprehur tejet e lumtur me cmimin dhe e ngazelluar ka ndare ndjenjat duke e perqafuar motren e saj Elena e cila e shoqeron kengetaren kudo qe ajo shkon.

Ajo eshte e nominuar edhe ne evente te tjera te rendesishme muzikore qe do vijne kete muaj ku priten ende trofe per t'u fituar. Ndersa sonte, do te performoj ne X Factorin anglez. /Albavipnews/

Arta Bobroshi flet per incidentit me “te pasmet ne fushe”

Thuhet se ajo është aktorja e parë shqiptare që ka shkelur në tapetin e kuq të festivalit të Filmit në Kanë, është kjo Arta Dobroshi ka qenë në Tiranë në një program televiziv ku ka rrëfyer dashurinë e saj të madhe pas aktrimit.

Por Arta ka treguar edhe për incidentin me foton që bëri xhiron e botës, ku të pasmet e saj u duken tepër gjatë parakalimit po në Festivalin e Filmit në Kanë, dhe sipas saj faji ka qenë i erës, dhe nuk është fundi i botës, këto janë gjëra që ndodhin, por aktorja ka treguar se nuk e ka bërë me dashje sic është thënë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arta Bobroshi talks about the incident with the "rear area"

Said that it is the first Albanian actress who has stepped on the red carpet at Cannes Film Festival, is this Arta Dobroshi was in Tirana in a television program where large confessing her love after acting.

But Maggie has also been shown that photo incident made ​​the rounds of the world, where her rear look too long overtaking Cannes Film Festival, and as it was the fault of the wind, and not the end of the world, these are things that happen, but the actress has shown that it has deliberately as is thënë./Albavipnews/

Ardian Bujupi , “Jo” ne Festivalin e RTVSH-se

Pak ditë më parë nëpër shumë portale shqiptare qarkullonte  lajmi se këngëtari Ardian Bujupi do të konkurrojë në festivalin e madh në RTVSH, në garë për Eurosong.

Ndërsa, gazeta "Kosova Sot" kontaktoi me menaxherin e artistit dhe ai na tregoi se nuk është e vërtetë, ndërsa mësuam se Ardiani për momentin është në Amerikë dhe në fund të vitit, gjatë festave, do të jetë në shumë mbrëmje shqiptare, në Kërçovë dhe në Gjilan e Prizren. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ardian Bujupi, "No" RTVSH Festival

A few days ago in the Albanian port circulated the news that singer Ardian Bujupi will compete in the biggest festival in RTVSH, the contest for Eurosong. While our newspaper contacted artist manager and he told us that is not true, and we learned that Ardiani is currently in America

Rresheni dhe Durresi fitojne ne “Miss dhe Mister Albania 2012”

Megjithëse në një transmetim jo direkt në një kanal televiziv, por është mbajtur në Tiranë, spektakli i bukurisë shqiptare, ku përfshihen në një garë edhe femrat edhe djemtë “Miss dhe Mister Albania 2012”.

Pas dy vjetësh mungese, regjisorja Vera Grabocka ka risjellë këtë spektakël, ku më e bukura u shpall vajza nga veriu i Shqipërisë, nga qyteti i Rrëshenit, Adrola Dushi, 1. 79 cm, ndërsa mashkulli më i bukur shqiptar tashmë nga ky spektakël u shpall djali dy metra i gjatë, nga Durrësi, Geraldo Biba.

Në këtë konkurs bukurie kishte edhe nga Kosova, si Agonis Vishaj nga Deçani, Shtjefen Marku nga Gjakova, Berat Behrami nga Drenica, Fitore Berisha nga Istogu, dhe Leonora Novobërdaliu nga Prishtina. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rreshen and Durres earn "Miss and Mister Albania 2012"

Kim Kardashian apo Nora Istrefi?

Femra më e bukur e Amerikës në natën e ‘Halloweenit’ u quajt nga mediet e huaja “një bombë”.

Fjala është për Kim Kardashianin, por edhe këngëtarja seksi, Nora Istrefi, nuk i la gjë mangut Kardashianit në Natën e Shtrigave, pasi thuajse ishin veshur me kostum të njëjtë dhe të dyja nxirrnin të pah trupin e tyre seksi.

Edhe këtë herë prania e tyre la anash të dashurit e tyre, nga maska e Kimit humbi pothuajse prania e Uestit, ashtu siç humbi edhe prania e të dashurit të Norës, Robertit. E megjithatë edhe këtë vit dy vajzat e shou-bizit, njëra amerikan e tjera shqiptare, tërhoqën shumë vëmendjen e të gjithëve.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kim Kardashian or Nora Istrefi?

Gena: Suksesin ta jep Zoti


Gena, pa gjumë të mjaftueshëm, por i kthjellët shumë në një bisedë të këndshme, i ftuar çdo natë, por edhe në dy vende gjatë një date, këngëtar rrëfen në Top Kosova Radio angazhimet e shumta, por edhe për videoklipin e ri.

Ka vetëm pak ditë që videoklipi më i ri me titull ‘Më ke vrarë’, që është në qarkullim, një baladë e shkruar dhe me muzikë nga vetë Gena, ka marrë shumë shikime.

Këngëtari ka treguar se videoklipi është realizuar në një ishull të Greqisë që ka gjithmonë erë dhe ka qenë e vështirë të gjenden vendet më të bukura, pasi atje ka shumë të tilla.

Ndërsa vajza në klipin e ri, këngëtari na ka treguar se ka qenë një kalimtare rasti, e huaj, por që e ka realizuar shumë mirë pjesën e saj, e për këtë ajo është paguar.

I shoqëruar në studion tonë me Lorenën, me nusen e tij, këngëtari tregon se në punë mundohet që të japë maksimumin e tij, dhe ky është suksesi i të pasurit gjithmonë publik të shumtë, pasi Gena, siç tha, këndon vetëm ‘live’, dhe dëshiron që këngët e tij të mbeten gjatë. Ndërsa për arsye të klikimeve false, Gena thotë se ai këngëtar që e bën këtë, gënjen veten, duhet që audienca ta votojë, nëse jo, këngëtari atëherë nuk ka sukses.

Më tej Gena ka treguar se ka në mendje një duet me një këngëtare të njohur shqiptare që vjen para vitit të ri, ndërsa ka në treg dy albume të reja, një me këngë të vjetra qytetare dhe një me këngë folk. Por, për të gjithë këtë sukses kujt i thotë faleminderit ai?

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online