All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 5 January 2013

Floriani i vogel, "tradhton" Encen per Leonoren [VIDEO]

Kengetari simpatik 12 vjecar, qe i thone "Floriani i vogel", pak kohe me pare u deklarua se kengen "Ngjyra e kuqe" ia kishte kushtuar kengetares se re Enca Haxhia.

Nuk e dime nese e kishte njemend, apo "ngjyra e kuqe" eshte shnderruar ne nje strategji e tij te persosur per te fituar zemrat e vajzave njepasnje, pasi tani duket sikur ka nderruar mendje dhe i eshte qepur pas bukuroshes Leonora Jakupi.

Ai se bashku me Leonoren, kane realizuar nje reklame televizive per kompanine e kafese "Devolli Princ" ku Floriani shfaqet si nje "princ i vogel" duke i kenduar Leonores. Duket sikur "ngjyra e kuqe" ketu i ngjan edhe Leonora Jakupit, e cila ne video nuk fsheh kenaqesine per kete fakt. /Albavipnews/



Nora e nise 2013-n me "Big Love" [VIDEO]

Nuk vonoi shume nga kenga e saj e fundit "Ne te dy" dhe Nora Istrefi ka promovuar kengen e saj te radhes "Big Love" gjate programeve festive, keshtu duke nisur menjehere vitin 2013 me nje hit te suksesshem.

Kenga eshte ne bashkepunim me Vig Poppen dhe po pelqehet shume nga fansat. Ata te dy e kane prezantuar kengen ne televizionin 21, ku Nora vecanerisht,  dukej e veshur superseksi, nje brune me kembe te gjata dhe taka te kuqe, e veshur me te zeze transparente qe zbulonin linjat e saja perfekte te trupit.

Kenga e cila eshte punuar nga Flori Mumajesi, se shpejti pritet te lancohet edhe si video, realizuar nga "Max Production".

Shpresojme qe vargjet e kesaj kenge te re te mos keqinterpretohen nga gazetaret e mediave roze. Nora shpesh perdore vargje nga kenget e saja ne statusin e saj ne Facebook dhe njera nga statuset e fundit, qe ishin vargje nga kenga "Ne te dy", u keqinterpretua nga gazetaret te cilet shkruan per nje luhatje ne lidhjen e kengetares me te fejuarin Robertin. Kjo beri Noren, me pas, qe te reagoi kunder gazetareve dhe shkrimeve te tilla te shpifura. /Albavipnews/



Revista PANORAMA PLUS - 5 Janar 2013

Revista PANORAMA PLUS, 5 Janar 2013
  • Blerim Destani, nderron vitet me dy te dashurat ne Dubai
  • Sisi Ujka: Nje femije, dhurata qe deshiroj nga Pirro per 2013. E dashura 27 vite me e re deklaron pasionin per kantautorin Cako: Falemnderit qe ekziston duke me dhuruar vetem lumturi
  • Zhaku vendos te hakmerret. Nxjerr te palarat e personazheve VIP ne autobiografine e saj
  • Personazhi: 12 muajt e Jonida Vokshit ne kalendarin sensual te 2013-s
  • Ciljeta Xhilaga: Pse e mbylla biznesin, ja planet e mia ne SHBA pas lindjes
  • Florian Beqiri, 12 vjec, kendon ne klube si te rriturit
  • Ulpiana Lama, e martuar prej 14 vitesh, demonstron puthje televizive me bashkeshortin per te fituar vemendje
  • Zana Krasniqi tre muaj shtatzene me biznesmenin nga Londra
  • Televizion; 2012-ta, ja VIP-at qe e quajten vit ters pas ndarjes nga bashkeshortet dhe te dashurit: Redon Makashi & Elda Koci, Samanta Karavella & Kreshnik Kasneci, Tuna Sejdiu & Rilind Reka, Dafina Zeqiri & Ledri Vula, Klevis Bega & Erleta Hoti, Rozana Radi & Mc Kresha

Revista BLUETOOTH - 5 Janar 2013

Revista BLUETOOTH, 5 janar 2013
  • Odeta Nishani: 2012-ta, viti i ndryshimeve, tryeza e festave, pershesh me gjel deti
  • Rudina Magjistari, zbulohet lidhja me kampionin e kickbox-it, Xhavit Bajrami. E dekonspirojne koleget e "TV Klan": Ai e sjell dhe e merr nga puna!
  • Zana Krasniqi shtatzene?
  • Almeda Abazi dashuron kengen e Nores
  • Albana Osmani pozon me presidenten e "Top Media"-s
  • Jonida Vokshi, imazh i kalendarit te vitit 2013
  • Julka dhe Andi me te dashuruar se kurre
  • Dafina Zeqiri e provon me reggae
  • Jonida Maliqi ndryshon destinacion
  • Nora Istrefi publikon kengen e re
  • Rezarta Shkurta i hyn spiritualizmit
  • Viti i Ri, si e festuan VIP-at; Adi Krasta: Ishim tek gjysherit respektive; VIP-at bashke ne Dubai; Eliza Dushku, dy gezime ne nje dite; Aferdita Dreshaj "ne pune" si dixhej; Kengetaret festojne ne skene; Rita Ora mbyll vitin e suksesit ne Dubai; Vesa feston prane Amit; Kur feston mami Xhemi; Shume dhurata per Ledrin

Friday, 4 January 2013

Labi risjell hitin e TNT-se

Besoj se askush nuk e ka harruar hitin e grupit të famshëm TNT, “E mallkoj”. Ky grup si ekip tashmë nuk ekziston më, për shkak të solistit të grupit që e ka lënë muzikën.

Tashmë nga dita e dytë e këtij viti që sapo kemi hyrë kjo këngë ndoshta pak më ritmike, me një video të thjeshtë, vjen e kënduar nga këngëtari Labinot Tahiri-Labi.

Kënga është pritur shumë mirë, ndërsa është riorkestruar nga Shkumbin Nebihu, por në video jepet edhe një falënderim për Nexhat Maculën,(Grupin TNT). Video është realizuar nga produksioni ‘Pro Video’. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Labi hit recall TNT

I believe that no one has forgotten the hit celebrity group TNT, "curse". The group as a team not already exist, due to the soloist who has left the music group.

Thursday, 3 January 2013

Rita dhe Gena, me te miret e 2012-s

Nga një sondazh dhe anketë radiofonike që ka zgjatur rreth një muaj, dëgjuesit e radios më atraktive në vend, Top Kosova Radio, kanë votuar për këngëtarin dhe këngëtaren më të mirë të vitit që kaloi, 2012.

Mes shumë artistëve të preferuar ka fituar këngëtarja, e cila u zbulua si një fenomen i rrallë ,me origjine shqiptare, por që kaloi kufijtë, Rita Ora, duke lënë pas Tunën, Genta Ismajlin, Leonora Jakupin etj.

Ndërsa nga këngëtarët meshkuj më së shumti dëgjuesit kanë votuar për këngëtarin Gena, duke lënë pas Adrian Gaxhën, Flori Mumajesin etj. Pothuajse është traditë që Top Kosova Radio në fund të çdo viti të realizojë një sondazh të tillë.M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita and Gena, the best of the 2012-s

Kengetaret, asnje peng te madh ne 2012-n

Kaloi edhe një vit, ku artistët kanë qenë të organizuar në forma dhe mënyra të ndryshme, sidomos këngëtarët dhe me ta ne kemi biseduar për të kuptuar nëse në vitin që kaloi kanë pasur ndonjë peng që e kujtojnë dhe për arsye të ndryshme nuk e kanë realizuar.

Por, shprehja më e shpeshtë e tyre gjatë prononcimit për gazetën tonë ka qenë kjo: “Asnjë peng nuk më ka mbetur”.

Megjithëse këngëtarët e njohur shqiptarë të rinj dhe të vjetër në karrierën e tyre muzikore janë treguar paksa diplomatikë duke na kujtuar se pengje nuk kanë pasur, për shkak se albumet, këngët dhe videot kanë rezultuar të suksesshme, por e gjitha kjo falë fansave të tyre të shumtë. E dikush shkurt e dikush më gjatë flasin për këtë temë.

Aurela Gaçe: “Asnjë peng nuk më ka ngelur. I kam realizuar të gjitha ato që ia kisha vënë qëllim vetes. Nga ana profesionale arrita  të  “promovoja albumin e ri që kisha 2 vjet që punoja, nxora në treg video të reja, këngë të reja. Realizova koncert recital në Tiranë, ku çdo gjë ishte “live”. Pata mundësinë të isha në USA, Itali e Vlorë për festën e Pavarësisë dhe  të merrja një emocion të papërshkrueshëm. Nga ana humane, këtë vit ndiej se jam njeri shumë i lumtur dhe e plotësuar si femër. Jam nënë e një vajze 1-vjeçare dhe kjo është lumturia dhe arritja më e madhe e jetës.”

Wednesday, 2 January 2013

Angela zevendeson Riten ne plazhet e Dubait

Imazhet e Rita Ores neper plazhet e Dubait, ende jane te fresketa dhe po vazhdojne te komentohen neper media.

Ndersa, tani qe ajo eshte kthyer ne Londer, vendin e saj e zuri bukuroshja tjeter shqiptare, Angela Martini.

Keshtu ka njoftuar modelja me fotot qe ajo ka postuar ne rrjetin e saj social, ku shihet si nje princeshe e 1001 neteve duke "ladruar" ne token arabe me vetura te shtrenjta sportive si Lamborghini. Vajza ka stil, nuk ka dyshim!

Sipas rrefimit te vellaut te saj per mediat shqiptare, Angela eshte kerkuar nga tri familje mbreterore, por qe ajo i ka refuzuar ato, pasi si duket preferon te qendroj ne shoqeri te nje princi te saj misterioz. /Albavipnews/

Skandali i Tunes ne "X Factor" me "vibrator"

Kengetarja Tuna, e cila cilesohet si nje vajze mjaft e talentuar ne fushen e muzikes, eshte poashtu nje personalitet qe mban vemendjen e fansave dhe mediave ne fokus, me skandale dhe batuta te njepasnjeshme.

Viti 2012 mesiguri qe do te mbahet mend per videon e saj provokative "I asaj" por edhe rrjeti i saj social qe eshte shnderruar ne nje kend i te papriturave dhe postimeve bizare dhe jo te balancuara mire per mentalitetin sot, por qe megjithate shpesh shihen si mjaft interesante dhe argetuese.

Tuna, si gjyqtare ne "X Factor", nuk e ka leshuar mundesine, per te krijuar paksa turbullira edhe ne kete shou shume te popullarizuar, qofte me (zh)veshje seksi, qofte me batuta te natyres seksuale:

"Falimnderit gjithe miqeve qe mua po me shkruajne ne keto momente ne telefon, sepse e kam me vete ketu ne karrige dhe po komplementojne per te gjithe konkurrentet sonte. Mundesisht, mos e beni kete tani sepse e kam vene telefonin ne vibrim dhe ne vend shume te papershtatshem (qesh)... falemnderit shume!", ka qene batuta e mbremjes nga mentorja Altuna gjate performances se Egzones ne "X Factor". /Albavipnews/

Per me shume ndiqni videon me poshte:


Fenomeni Rita Ora


Të gjithë e quajnë fenomen dhe yll këngëtaren Rita Ora.

Kështu ka nisur edhe ideja jonë në bisedën me disa nga artistët më të njohur shqiptarë, ku për gazetën tonë kanë treguar dikush me disa fjalë e dikush nga krenaria që u dhuroi të gjithë shqiptarëve me suksesin e saj kjo artistë shqiptare me famë botërore, kanë shumë fjalë për të thënë për të.

Edhe ata vetë si artistë shqiptarë do të donin një ditë të kishin famën e saj, por konkretisht  çfarë mendojnë këngëtarët tanë për Rita Orën?

Genta Ismajli:  “Gëzohem për suksesin e saj, si të gjithë shqiptarët. Edhe unë mendoj njëjtë me ta.”

Ermal Fejzullahu: “Për Rita Orën çfarë të them, isha dje duke e analizuar në një performancë të “X Factor” të UK, dhe për mua ajo është një yll i lindur dhe po na e n’drit fytyrën kudo që shkon dhe kështu ne i urojmë edhe shumë më shumë sukses.

Kengetaret, shpenzime per te qene “in”

Nuk janë vetëm femrat ato që duhet të duken bukur në një video, por edhe meshkujt, apo qoftë edhe në një ditë të zakonshme dhe të lirë të tyre, jo vetëm gjinia e bukur është meraklie e të veshurit.

E për tu dukur bukur dhe ’in’ dhe duke qenë se je në syrin kritikues të njerëzve të tjerë të thjeshtë, artisti mundohet të vishet bukur dhe të duket mirë në një video.

Këtë vit që iku sollën shumë klipe, sa i kushtuan ata rëndësi, apo a i fituan ato para që shpenzuan na rrëfejnë vetë këngëtarët e njohur shqiptar.

Aurela Gaçe: “Oh, sigurisht shpenzova shumë në albumin tim të ri, në klipet pasuese sigurisht, dhe të gjitha këto kanë shumë kosto.  Nuk i kam bërë llogaritë  a i fitova menjëherë çfarë shpenzova, por  diçka është e ditur, kur punon shumë , edhe rezultatin  e sheh.”

Rovena Stefa: “Do të gënjeja nëse do të thosha se nuk shpenzova, nganjëherë më shumë se sa duhet kur i referohem harxhimeve, pasi unë si këngëtare i kushtoj shumë rëndësi dukjes, për të ardhur pranë fansave më bukur dhe gjithmonë e më mirë.

Monday, 31 December 2012

Mesazh urimet e Rones per Vitin e Ri...

Kengetarja e "Suus"-it, qe coi Shqiperine ne majat e Eurovizionit, Rona Nishliu, ka lene mesazh urimin e saj origjinal te fundvitit, ne facebook-un e saj, ne dy gjuhe, shqip dhe anglisht.

"Te dashur njerez, Ju shkruaj ne oret e fundit te ketij viti qe se shpejti do ta leme pas! 2012 shume i bukur per mua, ne te gjitha rrafshet, ne saje te dashurise e mbeshtetjes qe me keni dhene dhe mundesise qe ma dha Zoti, per te cuar enderren time tutje. Padiskutim, sonte me kujtohen shume momente, te cilat do ti mbaj gjate ne kujtesen time! Me zemer dhe shpirt, falenderoj te gjithe ata te cilet me kane qendruar prane ne ditet plote diell por dhe plot shi. Familjen, juve, miqet, bashkepunetoret, i falenderoj duke ju deshiruar shendet, paqe, harmoni, mirekuptim dhe dashuri, meqe te tjerat, pas te lartepermendurave, mbeten shume lehte te realizueshme! Qofshi te permbushur, mos ndaloni se enderruari dhe besoni ne enderrat tuaja. Per te pastrehet, te uriturit, per te vegjelit pa familje e kulm mbi koke, edhe sonte, si cdo nate tjeter, vazhdoj te lutem, mireqenje o Zot. Le te jemi aty per njeri tjetrin, per me te dashurit dhe ata ne nevoje! Me perulje dhe plot dashni – Rona", eshte mesazhi i kengetares ne rrjetin e saj social.

Nuk ka dyshim, viti 2012 do te mbahet mend nga performanca e shkelqyer e Rones ne Eurovizion dhe suksesi i saj qe beri historine. Tejet e vetedijshme qe iu dha nje mundesi e rralle per te realizuar endrren e saj te Eurovizionit, ajo ka falenderuar Zotin dhe gjithe bashkepunetoret qe punuan se bashku me te, pastaj miqte dhe familjen, ndersa si humaniste qe eshte, nuk i ka harruar urimet edhe per njerezit ne nevoje. /Albavipnews/

Aventurat e Albana Osmanit ne Londer, per fundvit

Moderatorja e njohur e Top Channel-it, Albana Osmani, ka preferuar kete fundvit te kaloj pushimet ne metropolen e ishullit britanik, ne Londer.

Londra eshte destinacion i saj i shpeshte pasi ajo ketu ka familjaret e ngushte. Jo se vetem eshte takuar e c'mallur me nipat e mbesat, motrat e vellezerit, ajo poashtu ka shfrytezuar kete kohe per te vizituar monumente dhe vende me interes duke shetitur neper vetura luksoze, e qe ajo i dokumentoi duke postuar fotot ne rrjetin e saj social.

Patjeter, nuk ka mundur t'i shmanget epsheve femerore te shopping-ut, garderobe e bizhuteri, ndersa ne shporten e saj verejtem mes tjerash edhe nje liber interesant qe ajo kishte blere per ta lexuar, "Why men love bitches", nje guide per femrat si te permiresojne raportin me meshkujt.

Duket sikur Albana eshte goditur nga nje vale dashurie dhe eshte e preokupuar me avancimin e marredhenieve me partnerin mashkull, pasi lexon libra me tematike te tille, duke i shtuar faktin qe me heret kishte futur ne dore edhe librin e famshem erotik "Fifty Shades of Grey" te perkthyer ne shqip nga Manushaqe Bako me titull "Pesedhjete Hijet e Greit".

Diellza Kolgeci, realizon nje kalendar per Vitin e Ri

Vajza e shume profesioneve, Diellza Kolgeci, e cila para pak kohe u shfaq si tullace ne nje sfilate, kete vit ka realizuar nje fotoshoot te vecante per kalendarin 2013 qe do te jete nje dhurate per fansat dhe miqte e saj.

"Kalendari per here te pare eshte bere bardh e zi dhe per kete jam inspiruar nga nje foto e prinderve te mi. Eshte nje kalendar klasik, ku cdo foto ka nje pjese te shkruar qe mbart nje mesazh.", ka thene Diellza per revisten "Paloma".

Diellza ka pak muaj qe ka perfunduar xhirimet e filmit "Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2", ku ajo luan rolin kryesor, e qe pritet te lancohet ne mars te vitit 2013. Ajo e pelqen aktrimin por nuk mendon se do e preferonte si profesion te pare. Karakterit te saj i pershtatet me se miri profesioni si juriste, qe e ve ne sfide dhe sic thote ajo, gjerat qe e vene ne sfide ajo i ben me se miri.

34 vjecare por ende me nje seksi look "vrastar", Diellza eshte nje menaxhere e perpikte e kohes dhe hapesires ku vepron, por qe nuk ka preferuar te zbuloj asgje ne lidhje me dashurine, pas lidhjes se fundit me nje basketbollist. /Albavipnews/

ALBA FLASH NEWS: 31 Dhjetor 2012

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave
  • Rita Ora fiton cmimin "Best Newcomer" ne kuader te cmimeve vjetore "Bizzare Awards" qe ndahen nga tabloidi anglez "The Sun"
  • Ermal Fejzullahu rikthehet me klipin e ri "Digje Sonte" punuar nga produksioni "Focus Production"
  • Blero dhe Adrian Gaxha paralajmerojne nje bashkepunim se bashku
  • Edona Llalloshi ne pergaditje te nje klipi te ri qe do realizohet nga EMF Creative
  • Lori pergenjeshtron lajmin se ka pasur sherr me kengetaren Adelina Tahiri, te cilen ajo e konsideron shoqe te mire.
  • Miriam Cani reagon ndaj kritikave negative te shqiptareve per artistet shqiptare dhe boteror
  • Rita Ora me gjithe familjen ne Dubai per festat e fundvitit. Mesohet se do te performoj ne njeren nga resortet luksoze te Dubait ne naten e Vitit te Ri.

Sunday, 30 December 2012

Revista PALOMA - 29 Dhjetor 2012

Revista PALOMA, 29 Dhjetor 2012
  • Per festa me Olta Gixhari: Une, zoteruesja e "Pemes se arte"
  • Mekatarja Ciljeta
  • Ne pritje te 2013-s me: Monika Stafa, Arjon Muca, Besa Kokedhima, Olti Curri, Monika Lubonja, Simone.
  • Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj: Pretendojme te sjellim Eurovizionin ne Tirane. S'na ka ikur mendja  qe te vjedhim kenge serbe.
  • Arbana Osmani, nje kuzhiniere me pese yje!
  • Diellza Kolgeci: Meshkujt qe me ndjekin jane me te lumturit!
  • Miriam Cani: Shqiptaret jane te mbushur me negativitet, dine vetem te shajne!
  • Emina Cunmulaj kalon Krishtlindjet ne Bahamas
  • Redon Makashi formon grupin me femijet e ushtarakeve
  • Adelina Tahiri per Vit te ri, dhurate nje iPhone 5
  • Tuna, princesha rebele
  • Albana Osmani ne Londer per festat e fundvitit

Top ndarjet dhe lidhjet e 2012-es

Mund të quhet viti 2012 si një prej atyre viteve më të zhurmshëm për sa i përket lidhjeve, por me theks të veçantë ndarjeve në mes çifteve të shou-bizit shqiptar.

Madje flitet që këtë vit femrat kanë qenë ato që ose kanë deklaruar qoftë edhe me një foto, ose kanë ditur të lëvizin më mirë gurët që pavarësisht që nuk jetuan gjatë, ato të paktën mbeten në treg me lajme.

Por të mos harrojmë që disa çifte të reja, apo edhe të para një viti riforcuar lidhjen e tyre duke u kurorëzuar edhe me ndonjë fejesë.

Pas Krenarit, Dafina ik edhe nga Ledri

Mund të quhet çifti jo vetëm më simpatik i vitit, por edhe më i lakuari i vitit, madje ka ende nga ata fansa të tyre që besojnë se ata të dy janë ende bashkë. Lidhja e tyre nuk u shpëtoi dot mediave, e ndërsa ndarja e çiftit të këngëtareve Dafina Zeqiri dhe ish reperit Ledri Vulaj shokoi shumë adhurues, e ndërsa u bë “Top” lajmi rozë.

Por Dafina po në fillim të vitit kishte përjetuar një tjetër ndarje atë me Krenar Çoçaj, ndarje kjo që u hulumtua aq shumë në mediat rozë, saqë iu numëruan edhe valixhet e këngëtares pas braktisjes. Por si duket dashuria për Ledrin nuk zgjati aq sa ishte ajo me Krenarin, ndërsa ende kjo ish lidhje mes reperit dhe këngëtares flitet, ku në këtë rast ishte Dafina ajo që u lakua më shumë.
     

Lori, nuk ka kohe per martese

Është e vështirë ta takosh biondinën e estradës shqiptare që ka shumë vite që është ambientuar shumë në Prishtinë ku ka zgjedhur të jetojë.

Por, në këtë fundviti mes shumë angazhimeve, këngëtarja Lori me shumë kënaqësi ka gjetur kohë që të shijojë një kafe me ne dhe gazetës sonë t’i flasë për çdo që ajo veçon nga ky vit që po ikën, 2012.

Këngëtarja Loreta Kaçka-Lori ka rrëfyer në këtë intervistë për angazhimet e saja të shumta dhe një prurje të madhe të këngëve dhe videoklipeve. Por, a ka Lori ndonjë peng dhe cila është data më e veçantë e 2012-s, apo mos ka pasur ndonjë propozim për martesë? Gjatë leximit të kësaj intervistë do të mësoni më tepër.

“Kosova Sot”: Për Lorin 2012 ishte?
Loreta Kaçka: Ishte viti i mbushur me punë, me suksese dhe me 4 video të reja dhe disa këngë audio për programet festive.

Elvana uron me video dhe poster Vitin e Ri (Video)

Këngëtarja e shumë hiteve shqiptare ka dashur që edhe këtë vit të uroj me një video Vitin e Ri 2013.

Elvana Gjata falenderon në këtë video të gjithë fansat e saj, por ju kujton se në sheshin kryesor të Tiranës ajo ka vendosur një poster gjigand ku janë fotot e të gjithëve atyre që e duan atë, një pjesë e mirë e fansave të saj.

Në fund këngëtarja ka dhënë një urim duke folur në emrin e një Shqipërie të madhe./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana wishes with video and poster New Year

Albanian singer of hits wanted to wish this year with a video of the New Year 2013. Elvana Gjata thanks to this video to all her fans, but reminds you that in the main square of Tirana, it has set up a giant poster where are the pictures of all those who love him, a good portion of her fans. In the end the singer has given a wish by speaking in the name of a greater Albania. / Albavipnews /

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online