All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 12 January 2013

Liberta Spahiu, si nje "Bond Girl"

Modelja dhe prezantuesja, Liberta Spahiu, ka realizuar nje fotoshoot me Fadil Berishen, derisa te dy ishin te pranishem ne plazhet e Dubait, gjate festave te fundvitit.

Fadili dhe ka postuar disa nga keto foto, duke ia uruar asaj ditelindjen dhe duke e quajtur ate nje vajze nga filmat e James Bond-it:

"Happy Birthday, Miss James Bond", ka komentuar fotografi shqiptar ne fotot e Libertes.

Ne novelat e Flemingut per agjentin fiktiv "James Bond", medoemos perfshihen nga nje apo me shume karaktere femra me bukuri joshese te njohura si "Bond Girls", te cilat ne nje menyre apo tjeter terheqin vemendjen apo krijojne lidhje me agjentin ne fjale. Mbahen mend sidomos imazhet terheqese ne bikini te aktoreve amerikane Ursula Andress dhe Halle Berry, e qe Liberta na i perkujton ne kete set fotografik ne plazh.

Vet Liberta, keto dite ka qene pjese e lajmeve roze, per nje lidhje te mundshme dashurie mes saj dhe "James Bond"-it shqiptar, Blerim Destanit, ne vilen e te cilit edhe ka qendruar ne Dubai. /Albavipnews/

Soni, e forte sikur "X-Men"

Soni ka befasuar te gjithe me fiziken e saj pas lindjes dhe shpesh, ne rrjetin e saj social, ka dhene udhezime per nenat e reja, se si duhet mbajtur linjat trupore.

Por, keto foto qe ajo postoi se fundmi, nuk i kishim pare ndonjehere.

Ajo na befasoi kur u shfaq ne palester duke ngritur pesha te renda sikur te ishte nje personazh me fuqi mbinatyrore nga filmi i njohur "X-Men".

Mesiguri, rralle mund te gjesh nena te ketilla, por ndoshta edhe nuk eshte e rastesishme qe Soni Malaj eshte bere pjese e "X Factor"-it shqiptar pasi ajo e ka ne vete nje "X" te madh.

Ne "X Factor" ajo shfaqet si nje princeshe e bukur dhe e brishte, por ja qe nganjehere bukuria mashtron. Kujdes! /Albavipnews/

Agnesa Vuthaj, si fitova besimin ne vetvete

Eshte e njohur thenia se "bukuria hap cdo dyer", por pervec bukurise, me aq rendesi eshte edhe aftesia intelektuale dhe vetebesimi.

Modelja dhe misi shqiptar, Agnesa Vuthaj, ka nje bukuri te konfirmuar, por ne fillim ajo nuk kishte vetebesim ne bukurine e saj. Por sic tregon ajo, gjerat ndryshuan kur bukuria e saj filloi te vleresohej:

"Para 10 vitesh, kur fitova kurora te njepasnjeshme te bukurise dhe vleresimi pozitiv i vazhdueshem i publikut me beri te besoj ne bukurine time", ka thene Agnesa ne nje interviste per suplementin "Bluetooth".

Ne nentor te vitit te kaluar, Agnesa shoqeroi ne Filipine perfaqesuesen e Kosoves ne "Miss Earth 2012". Ajo udheheq "Agnesa Vuthaj Association" qe edhe ka mundesuar perfaqesimin e Kosoves ne kete konkurs nderkombetar te bukurise.

Ne dhjetor mori nje propozim per martese nga nje ish-koleg i saj, identitetin e te cilit ajo nuk e zbuloi, ndersa se fundmi terhoqi vemendjen e mediave me nje sfilate te vecante me karakter humanitar, ku ajo u prezantua si nje modele tullace. /Albavipnews/

Revista PANORAMA PLUS - 12 Janar 2013

Revista PANORAMA PLUS, 12 Janar 2013
  • Mirjeta e "BB" zbulon intimitetet. Pas marteses, pret nje femije dhe merr dhurate makine BMW X5.
  • Laura Vorpsi: Perse me perzgjodhi Berisha si zedhenese e selise blu. Flet pedagogia e Drejtesise: Frika ime para kamerave kur lexoj deklaratat! Foto seksi m'i kane vjedhur. Nuk me intereson modelingu apo televizioni, ne ekran vetem per Partine Demokratike
  • Jonida Vokshi: Receta sekrete e lidhjes sime te gjate. Vokshi: Se shpejti do me shihni edhe si regjisore.
  • Franceska e "BB5" aksidentohet me makine, peson fraktura ne trup
  • Kastro Zizo: Une doktor i dashurise, tani mekataret me rrefehen mua. Kastro: Martesa me dashuri zgjate shume pak
  • VIP-at ne ski, Drenusha & Ledri ne Brezovice, Emina me te dashurin ne Montage Deer Valley
  • Diellza Kolgeci provokon ne dimer me bikini

Revista BLUETOOTH - 12 Janar 2013

Revista BLUETOOTH, 12 Janar 2013
  • Pirro Cako: Me Inven tani jemi miq! "Pas divorcit pati nje periudhe traumatike, por me vone u pajtuam"
  • Rudina Magjistari: Ishte dashuri me shikim te pare. U njohem ne Facebook! Moderatorja rrefen lidhjen me kampionin e kick box-it, Xhavit Bajrami
  • Aksidentohet Franceska, ne makine me vellain e te dashurit
  • Laura Vorpsi zedhenesja (jo vetem) e bukur e PD: Jozefina Topalli, e preferuara ime. Argita Berisha, fisnike. "Jam e fejuar dhe shume e lumtur"
  • Silvana Brace: Rikthimi ne ekran nuk eshte ne doren time!
  • Modelet shqiptare qe konkurrojne "Victoria Secret"
  • "Te besh ekonomi" me Aurora Sulcen. Gazetarja e "News 24" tregon risite qe do te sjelle programi i ri
  • Sekreti i Sonit?! Palestra!
  • Corleone i zhgenjyer: Ne Kosove 99% pa karakter, me tradhtaret ne glob
  • Adelina Berisha ne vend te kengeve publikon vithet

Friday, 11 January 2013

“Big Love” i Nores, sukses edhe ne klip

Nuk kanë kaluar ende 4 ditë që kur është në treg klipi i këngës më të re të Nora Istrefit, ‘Big Love’, dhe ai po ecën shumë mirë.

Ka shumë komente dhe klikime, ndërsa Nora, në bashkëpunim me reperin Vig Popa, kanë gjetur në këtë fillimvit tregun ndoshta pak të zbrazët nga klipet dhe ka fituar shumë pikë.

Por, duhet të themi se klipi ka marrë shikime edhe falë këngëtares, e cila vjen shumë ‘hot”. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Big Love" Nora, video clip of the beginning

Have not yet passed 4 days when the market new song clips Nora Istrefi, 'Big Love', and he is doing very well. There are many comments and clicks, while Nora, in collaboration with rapper Vig Popa, have found to start this year maybe a little market to empty out clips and earn more points.

But to say that the clip has received views thanks to the singer, which comes very 'hot. "M. GJ.

Fjolla Morina rimiks kenges provokuese

Ka shkuar afër 600 mijë klikime kënga super e diskutuar  e këngëtares Fjolla Morina, me titull shumë provokues, “FB”.

Kjo falë edhe gjetjes së producentit Flori Mumajesi, por ne mësojmë se këngëtarja do të realizojë edhe këngë të tjera tek i njëjti producent, ndërsa merr çdo ditë komente dhe i kërkohet domethënia e këngës.

Por, kompania e ‘Three Dots”, ku merr pjesë tashmë edhe këngëtarja seksi, shpalli një konkurs për të gjithë ata që duan të marrin dhe të realizojnë rimiksin e kësaj kënge dhe shumë shpejt do të jetë gati.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fjolla Morina rimiks provocative song

Went close to 600 thousand clicks super song of the singer discussed Fjolla Morina, with the provocative title, "FB". Thanks to the finding the producer gold Mumajesi, but we learn that the singer will perform other songs to the same producer, and gets daily comments and asked the meaning of the song.

Thursday, 10 January 2013

Me e bukura e Universit vishet nga stilistja shqiptare

Vajza më e bukur e Universit, e cila në muajin e fundit të vitit 2012 e fitoi këtë kurorë të bukurisë, në “Miss Univers 2012”, Olivia Kulpo, ka realizuar disa foto nga Fadil Berisha.

Ndërsa, gazeta jonë mëson se pikërisht fustani që ka veshur ish-“Miss USA” është e stilistes së njohur kosovare, Vjollca Llapashtica. Stilistja e veçantë kosovare ka rënë në sy gjatë spektaklit ‘Miss Univers’, ku e kishte veshur përfaqësuesen e Kosovës, Diana Avdiu, ndërsa është thirrur për një takim në atë kohë me gruan e modës amerikane, Sharon Hill.

Kjo e fundit i ka kërkuar kreatores bashkëpunim, pasi është mahnitur nga puna e saj. Ndërsa po mbrëmë, kur ‘Miss Univers’ ia ka dorëzuar kurorën përcjellëses së parë të ‘Miss USA’, edhe kjo e dyta është veshur me një fustan të bukur të Llapashaticës.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The most beautiful dresses from designers Universe Albania

The most beautiful girl of the Universe, which in the last month of the year 2012 won the crown of beauty, "Miss Universe 2012", Olivia Kulpo, has carried out some photos from Fadil Berisha. While our paper teaches exactly that dress is wearing former "Miss USA" is stilistes recognized Kosovo, Vjollca Llapashtica.

Elvana Gjata si Rita Ora

E veshur me një fustan të kuq, i ngjitur pas trupit, më shumë veror sesa për ndonjë stinë tjetër, kështu është paraqitur para fansave të saj shqiptarë në Zvicër në ndërrimin e moteve këngëtarja Elvana Gjata.

Ndërsa kombinimi i saj me një kapelë në kokë nuk është komentuar shumë mirë nga ana e adhuruesve, ku ata e kanë kritikuar se ajo me këtë veshje po mundohet që të kopjojë yllin - Rita Ora.

Ne e dimë se Elvana kohë më parë vinte në kokë kapelë, por kur ishte veshur me pantallona e jo me fustan. Por, po e kopjon apo jo stilin e Ritës, Elvana kjo është ajo që thuhet nëpër dhëmbë, ndërsa se ajo është pritur nga qindra dhe mijëra fansa në Zvicër, kjo është e sigurt. M.GJ.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Linkin Park as Rita Ora

Soni, mentore qe duhet si princeshe

Kur shqiptohet emri i secilit djalë, që vazhdon garën në spektaklin e talent-shou ‘X Factor Albania 2’, ajo rrëmbehet në krahë dhe fluturon.

Kjo është  cilësuar si mentorja më e ëmbël e ulur në panelin e jurisë, Soni Malaj. Si duket, këngëtarja jo vetëm  mëson dhe  këshillon kategorinë e djemve që ka në patronazh, por edhe hyn në emocionin e tyre, e ndërsa ata e konsiderojnë jo vetëm mentore, por edhe princeshë këngëtaren.

Djemtë e Sonit po priten shumë mirë jo vetëm nga zërat, por edhe nga paraqitja e tyre dhe mund të ndodhë që këtë herë fituesi të jetë një mashkull. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Soni, a mentor to be as princess

When the pronunciation of each boy, who continues to race in the spectacle of talent-show 'X Factor Albania 2', she snatched the wings and flies. This is described as sweet mentor sitting on the jury panel, Soni Malaj.

Wednesday, 9 January 2013

Me shume sekrete ne “Big Brother 6”

‘Reality show’ më i madh shqiptar po troket. Konkretisht në muajin e dytë të vitit do të startojë “Big Brother 6’, këtë herë me një format pak më ndryshe, kur i referohet lojës së banorëve që do të marrin pjesë.

Ata duhet të kenë një sekret që e di vetëm vëllai i madh, ndërsa ata duhet t’ia zbulojnë njëri-tjetrit këtë sekret për ta eliminuar më tej.

Edhe këtë herë interesimi ka qenë i madh nga të rinjtë nga Kosova, të cilët duan të bëhen si Arbër Zeka, i cili vitin e kaluar fitoi në këtë ‘reality-show’. Moderatore do të jetë sërish Arbana Osmani, e cila është rehatuar si duhet në këtë spektakël./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
More secrets in "Big Brother 6"

Fitues i BB5 kritikon Florin

 “Sa shumë që ka përparu Flori Mumajesi, tash po kompozon edhe këngë për sllavë. Urime Flori, besoj që je mjaft i kërkuar në trevat tona dhe të mjaftojnë lekët për një jetë luksoze... ?! E çuditshmeeee të punosh me dikë që të urren nga brendësia, vetëm këtë s’e kisha besu”.

Kështu kishte shkruar fituesi i edicionit të pestë të “Big Brother 5”, djaloshi nga Prishtina, Arbër Zeka, në ‘facebook’-un e tij, duke u kapur me producentin nga Tirana, Flori Mumajesi dhe duke iu referuar këngës së këngëtares së huaj, Alesia, me titull “Na ti mi vogori”.

Arbëri ka pak kohë që i është bashkuar labelit të producentit Genc Prelvukaj, i cili flitet se është edhe menaxheri i kësaj kompanie. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
BB5 winner criticizes Florin

Drenusha Latifi fluturon

Nuk ka kaluar një fundvit të mirë për sa i përket anës së saj sentimentale, pasi është ndarë nga i dashuri i saj.

Është fjala për bukuroshen këngëtare, Drenusha Latifi, por kjo nuk është ndalur aspak që të argëtohet dhe të jetë e lumtur në këtë fillimvit.

Madje duket edhe në këtë foto që ne e zbuluam, ku ajo fluturon nga gëzimi dhe dashuria që ka për të skijuar në Brezovicë, ku mësojmë që ka qenë me shoqërinë e saj më të mirë. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Latifi deer flies

Has not been a good year end in terms of its sentimental side, after being separated from her boyfriend. It comes to the beautiful singer, Hind Latifi, but that has not stopped at all to have fun and be happy to start this year. Even appear in the picture we found, that it flies joy and love to Brezovica skiing, where the learning that has been with her best. M. GJ.

Emina Cunmulaj, dhuratat luksoze nga i dashuri milioner

Emina, eshte nje vajze fatlume nga Malesia qe jo vetem se po shijon suksesin nderkombetar si modele ne SHBA, por dhe ka gjetur nje djal te zemres, qe ndodhi te jete milioner dhe me te cilin po ben nje jete glamuroze.

Kur te jesh e dashura e nje djali te tille, edhe dhuratat jane goxha te majme. Ne shtator te vitit te kaluar, sic edhe eshte shkruar, Emina mori si dhurate per ditelindje, nga i dashuri i saj, hiq me pak se nje veture Bentley qe kushton me se paku 250 mije dollare.

Dhe duket sikur modelja, ka rene ne dashuri me kete loder luksoze pasi shpesh poston foto ne rrjetin e saj social duke bere xhiron me kete veture shik.

Ndersa, javen e kaluar ne pervjetor, ajo mori si dhurate nje pale vathesh nga diamanti. Cfare me shume do te deshironte nje vajze! /Albavipnews/

Tuesday, 8 January 2013

Adelina Berisha ne vend te kenges, sjell me shume vithe

Ka kohe qe kengetarja simpatike Adelina Berisha, nuk ka sjellur dicka te re per tregun muzikor shqiptar. Ama, nuk mund te thuhet se nuk ka qene e pranishme ne media. Posacerisht, me fotot e saja seksi dhe atraktive.

Dhe, ja ku kemi nje foto te fundit qe kengetarja e sjell permes rrjetit te saj social. Ne vend te kenges, ajo reklamon me shume vithet e saj, me nje foto hot nga sezoni veror, ne keto dite te ftohta dimri.

Vajza qe studjon menaxhimin, shihet shpesh neper diskot e qytetit ndersa u fol se bojkotoi programet festive televizive per shkak te, sic tha ajo, shume parregullsive.

Megjithate, fansat me ne fund duhet te gezohen sepse perpos vitheve seksi qe ajo me endje shpesh i reklamon, Adelina se fundmi eshte duke punuar edhe ne dy kenge te reja, nje me Don Arbasin dhe tjetren me djelmoshat e popullarizuar, Zzap & Chriss. /Albavipnews/

Blerim Destani kumbar i karrieres se Dafina Rexhepit

photo: shenoll zehri
Dafina Rexhepi eshte nje kengetare e re 20 vjecare, qe jeton ne Gjermani dhe qe mori famen ne tregun shqiptar me dy kenget e saja "Delicious" dhe "Ti mi then kufijte". Eshte nje vajze mjaft e talentuar qe synon me cdo kusht te perfundoj arsimin e larte ne kanto. Ka nje album pas vetes dhe se fundmi lancoi edhe videoklipin e saj me te ri "Tash".

E vecante ne paraqitje te saj, zakonisht nen perkujdesjen e stilistes Flutura Dedinja, nuk eksperimenton me dukje te egzagjeruara, sidomos kur vjen tek floket e mrekullueshem, qe i ka forte gjan, ndersa kujdeset qe ne skene te duket sa me profesionale.

Por si u be qe kjo vajze e lindur dhe rritur ne Gjermani, te marre hapin e pare te rendesishem t'i futet skenes muzikore shqiptare, tregon vet ajo:

"Ka qene pikerisht Blerim Destani ai qe me bindi te beja dicka per popullin tim dhe me motivoi qe te arrija ketu ku jam", ka treguar Dafina per revisten "Paloma", ndersa ka falenderuar Genc Prelvukajn qe e ka perkrahur rreth gjithckaje qe ajo kishte nevoje per industrine e muzikes.

Mesohet se Dafina eshte duke punuar ne nje projekt gjigant me muzicientet ne Gjermani, qe do behet publike ne muajt qe vijojne. /Albavipnews/

Ne emer te Ledi Vokshit, ofendojne Dafinen [VIDEO]

Nje lajm qe po terheq vemendjen, vjen sot ne mediat shqiptare, ku thuhet se Ledi Vokshi tallet me Dafina Zeqirin per gjuhen e pakuptueshme qe ajo perdori, si e ftuar tek "Apartamenti 2XL".

Ndoshta interesimi eshte i kuptueshem, pasi behet fjale per dy personazhe VIP te njohur ne estraden shqiptare dhe sherre te tilla lexuesit i konsumojne me kenaqesi.

Por, a nuk jemi deshmitar per te saten here qe rrjetet sociale ne emer te nje personazhi VIP, nuk do te thote se jane te verteta, por dikush tjeter, nje fans apo ndonje entuziast, qe ka hapur faqen ne emer te tjeter kujt dhe ben pazare me llafe qe vijne nga veshtrimi i tij personal dhe nuk jane medoemos reflektim i mendimit te personazhit VIP qe ata personifikojne.

"Apartamenti 2XL po shof retransmetimin me Dafinen. Tani o po bon si pordha e modhe ose nuk din me fol??? Spo kuptoj??", eshte shkrimi ofendues, qe thuhet se eshte bere nga kengetarja Ledi Vokshi.

Mesiguri, duhet pritur te mesojme nese vet lajmi eshte kot apo veshtrimi i Ledit eshte i atille, pasi te degjojme ndonje reagim nga vet kengetarja, derisa faqja e saj zyrtare (www.facebook.com/lediofficial) nuk punon per momentin.

Sido qe te jete, e shikuam videon dhe nuk pam asgje te pakuptueshme. /Albavipnews/



Bleona, vajza e mamit ele babit

Edhe pse mjaft e angazhuar ne karrieren e saj muzikore, kengetarja Bleona Qereti, nuk i harron me te afermit e zemres se saj, ne kete rast prinderit, me te cilet se bashku ka kaluar naten festive te ndrrimit te viteve.

Mesiguri, edhe Ganiu eshte aty diku, por si gjithnje, ne fotot e Bleones ai eshte i padukshem. Ndonese me heret ka shprehur nje deshire te tille, Bleona me Ganiun ende nuk kane asnje femije se bashku.

Bleona i ka uruar te gjithe "zemrave" te saj Vitin e Ri, permes rrjetit te saj social, ku eshte falenderuar per perkrahjen qe i behet asaj dhe muzikes qe ben.

"Jam duke punuar ne disa projekte te jashtezakonshme muzikore dhe mezi pres t'i ndaj me ju! Ju dua te gjitheve!", ka shkruar Bleona kohe me pare ne faqen e saj ne Facebook.

Bleona eshte duke punuar intenzivisht ne albumin e saj anglisht, ndersa singelli i saj "Pass Out" ne bashkepunim me Timbaland te cilen e promovoi ne Shqiperi ka filluar te pelqehet edhe ne SHBA. /Albavipnews/

Sabri Fejzullahu gjithmone sjell hite

Nuk janë vetëm këngëtarët në moshë të re, të cilët janë të dashuruar shumë pas teknologjisë së internetit, që kërkohen dhe dëgjohen.

Në një hulumtim që ne bëmë në kanalin matës YouTube, edhe këngëtari i dekadave Sabri Fejzullahu vazhdon të jetë shumë i pëlqyer dhe me qindra-mijëra klikime në internet.

Në programet festive të Vitit të Ri, këngëtari i qindra hiteve shqiptare ka sjellë edhe dy hite të tjera, të cilat janë të preferuar dhe klikuar nga i madh e i vogël.

E kemi fjalën për këngët “Në dritaren tënde”, me muzikë dhe orkestrim të Virusit, dhe kënga “Moj dashni”, me muzikë dhe orkestrim nga Alban Fortuna.

Të dyja këto këngë për momentin shumë “in” kanë tekste të bukura, shkruar nga Fatmir Muja, ndërkaq Sabriu u ka dhënë jetë atyre me interpretim prej mjeshtri.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Sabri Fejzullahu always brings hits

Çiljeta, pas lindjes, shpërngulet në Florida

Thuhet se shtatzënia i ka sjellë më shumë nur këngëtares Çiljeta Xhilaga, e cila edhe pak javë do ta sjellë në jetë fëmijën e saj të parë.

Por, mësojmë se pas lindjes së djalit ajo do të shpërngulet me bashkëshortin e saj dhe fëmijën në Florida, në SHBA, për të jetuar atje. Por, këngëtarja nuk do ta harrojë skenën shqiptare.

Ajo ka treguar se do t’i rikthehet skenës gjatë verës me një videoklip, këtë herë si mama këngëtare seksi.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Çiljeta after birth, moved to Florida

Said that pregnancy has brought more grace the singer Çiljeta Xhilaga, which even a few weeks will bring to life her first child. But, we learn that after the birth of a son she moved with her husband and child in Florida, USA, to live there.

Monday, 7 January 2013

Kengetarja bullgare Galena, vjedh kengen e Nores

Hiti i fundit "Pak li" i kengetares se njohur bullgare, Galena, eshte kopjim i kenges se Nora Istrefit me titull "E Di".

Nora ka lancuar videoklipin e kenges "E Di" ne tetor te vitit 2006 dhe eshte pjese e albumit te saj "Opium", me muzike te Artan Kastratit dhe tekst te Bekes.

Nuk dime nese eshte vjedhur apo eshte shitur, por kenga eshte riaranzhuar dhe publikuar ne dhjetor te vitit 2012 nga kengetarja bullgare, ndersa ka arritur popullaritet ne Youtube, duke arritur tani afer shifres prej 1 milion klikimeve. Duket sikur videoja eshte duke u promovuar nga kompania shqiptare OnAirMusic e cila ka filluar te operoje edhe ne Bullgari.

Ndryshe, Nora sapo ka lancuar videoklipin e saj me te ri "Big Love" ne bashkepunim me Vig Poppen e KAOS-it. Kenga eshte e realizuar nga Flori Mumajesi dhe eshte promovuar gjate programeve festive te Vitit te Ri. Eshte pelqyer nga fansat ndersa tani vjen edhe si videoklip. /Albavipnews/

Nora Istrefi - "E Di" (2006)


Galena - "Pak li" (2012)


Shpati don duet me Tunen

Nuk ka munguar edhe këtë vit këngëtari nga Shkupi, Shpat Kasapi, në një nga programet më atraktive  të RTV21, ku sipas formatit ai ka fituar së bashku me Tunën në konkursin ku ata kanë shërbyer si kamerierë në Prishtinë për një orë.

Dhe, sipas kësaj loje komike, ata kanë fituar të drejtën të bëjnë një duet dhe të realizojnë një video falas. Si duket, Shpatit i ka pëlqyer që të kishte një duet me Tunën pse jo, por Altuna nuk ka dhënë ende pëlqimin e saj. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Shpati duet with Tune

There has also been this year, the singer from Skopje, Shpat Kasapi, in one most attractive programs RTV21, where the format he has gained along with Tune in the competition where they have served as waiters in Pristina for an hour. And, in this funny game, they have earned the right to do a duet and make a video for free. It seems Shpati liked having a duet with Tune why not, but Altuna has not yet given her consent. M.Gj.

Liberta Spahiu ne krahet e Blerim Destanit

Nuk dihet saktë se pse ajo ndodhet me aktorin e njohur shqiptar, madje ka fjetur në vilën e tij në Dubai.

Është fjala për modelen dhe moderatoren kosovare Liberta Spahiu, e cila sipas një gazetë në Shqipëri,  është e dashura më e re e djaloshit lozonjar, i cili jo rrallëherë është gjetur në foto me disa nga femrat më të njohura VIP.

Por, në netët e ndërrimit të moteve në shtëpinë e aktorit ka qenë e ftuar edhe një vajzë tjetër e bukur e quajtur dikur si ish-e dashura e tij, Anxhela Martini, si dhe fotografi i njohur shqiptar Fadil Berisha. Deri tani nuk ka asnjë prononcim nga ana e të ashtuquajturit  çift i ri. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Liberta Spahiu Blerim Destani wings

We do not know precisely why she is famous Albanian actor, and even slept in his villa in Dubai. It comes to model and Kosovo KTV Liberta Spahiu, which according to a newspaper in Bangladesh, is the newest girlfriend playful boy, who not infrequently found in the picture with some of the most popular women VIP.

But on nights change moteve in the actor's home was also invited another girl beautiful once called his ex-girlfriend, Angela Martini, and Albanian renowned photographer Fadil Berisha. So far there is no statement by the so-called young couple. M.Gj.

Rita, nje imitatore e mire! [VIDEO]

Kengetarja Rita Ora, ne nje interviste per "Adidas", ka rrefyer se si ajo pelqen veshjet sportive te kesaj firme dhe shume gjera tjera.

Ajo don te mbahet mend si nje vajze qe nuk mund te ndalej se qeshuri dhe nuk ndalonte duke bere muzike te shkelqyeshme.

Londra ka influencuar muziken e saj qe te jete e hapur ndaj shume gjerave, nje qytet me nje kulture te perzier qe e beri ate t'i pranoj me lehte gjerat. Ishte me fat qe familja e saj beri nje gje te tille duke u transferuar ne Londer ku ajo kishte mundesi dhe shanse te mira, dicka qe ndoshta nuk do i kishte ne Kosove.

Muzika e Rites eshte perplot me inspirime te ndryshme dhe nuk mund te thuhet se i takon ndonje zhanri te caktuar. Stili i saj eshte i rastit, me shume jete dhe influencuar nga shume gjera.

Rita eshte origjinale, e lire dhe ka konfidence te bej gjerat qe ajo do. Pak dite me pare e shikuam derisa po kercente me parashute ne Dubai.

Bukuroshe sikur qe eshte, pa komplekse fare, per shaka ka imituar bindshem nje fytyre majmuni qe na beri te argetohemi pamase! Edhe nje arsye me shume, pse e duam Rita Oren! /Albavipnews/

Per me shume ndiqni videon me poshte:


ALBA FLASH NEWS: 7 Janar 2013

C'ka po shkruhet dhe c'ka po flitet kete jave:
  • Diellza Kolgeci, vjen me nje kalendar te vecante per vitin 2013 te realizuar ne formatin bardh e zi.
  • Zana Krasniqi raportohet te jete 3 muajshe shtatzene me nje biznesmen nga Londra.
  • Nora paralajmeron, se shpejti videoja e re "Big Love" ne bashkepunim me Vig Poppen, ndersa kenga eshte promovuar ne programet festive per Vitin e Ri
  • Bertan Asllani, shkruajne mediat, do te paraqitet me nje rol ne serialin e famshem turk "Sulltani i Madherishem"? Keto shkrime bazohen ne fotot qe kengetari beri me personazhet kryesore te ketij seriali turk. Mirepo, Bertani ka mohuar keto thashetheme se do jete pjese e serialit turk, duke thene se jane vetem foto dhe kaq.
  • Tuna ne lidhje me reperin e Babastars, Cozman? Sipas Telegrafit, fqinjet e kengetares kane pare reperin disa here duke dalur nga banesa e saj.

Sunday, 6 January 2013

Luran Ahmeti, "i keqi" i serialeve turke

Ndryshe nga Bertan Asllani, per te cilin lajmi se do i futet serialeve turke doli i rrejshem, 38 vjecari Luran Ahmeti eshte nje aktor shqiptar qe eshte i vertete dhe mjaft i njohur ne serialet turke.

Krijoi fame me filmat "Elveda Rumeli" dhe "Balkan Dugunu" ndersa se fundmi shfaqet ne nje rol kryesor ne filmin "Guzel Gunler Gorecegiz". Por, jo vetem ne filmat turk, Lurani poashtu luan personazhin e nje vrasesi ne filmin hollivudian "Taken 2" krahas aktorit Liam Neeson.

Sic ka shpjeguar ne nje interviste per te perditshmen informative "Koha", Lurani zgjedhe vetem rolet negative sa i perket televizionit, dhe ne lidhje me kete ai e ka nje filozofi te vecante.

Rozi i hakmerret Noizy-t, del ne foto me Stresin

Jane te njohur si rivale te perbetuar te skenes muzikore shqiptare, Rozana & Rezarta dhe Noizy & Stresi. Rivaliteti nuk ka te bej aq shume me muziken qe bejne, sa me jeten e tyre private.

Ne tetor te vitit te kaluar, Noizy beri nje hapje solemne te pasticerise se tij me emrin "Rigelsi" ku ftoi dhe shume VIP-a te estrades, ne mesin e te cileve edhe kengetaren Rezarta Shkurta. Jo se vetem ishte e pranishme, por Noizy dhe doli ne foto me kengetaren ku shiheshin se bashku te afert me njeri tjetrin. Ate kohe, Noizy u quajt tradhtar i Rozanes, me gjestin qe beri.

Por, ja qe erdhi dhe koha per Rozanen te hakmerret. Gjate festave te fundvitit, duket se ajo ka qene afer rivalit te Noizy-t, Stresit, me te cilin ajo ka shkrepur disa foto, poashtu ku shihen shume afer njeri tjetrit. Kete radhe fansat e quajten Rozin, tradhtare, por ajo nuk i mori akuzat shtruar dhe reagoi ne rrjetin e saj social, duke i dhene pergjigje njerit nga akuzuesit:

"Une i kam kolege te dy. Preferencat muzikore pastaj jane dicka tjeter. Si mendon ti? Une bej muzike dhe miq. Nuk kam armiq. Te pershendes", eshte sqaruar Rozi, per "tradhtine" e perfolur te saj, kundrejt Noizy-t. /Albavipnews/

Revista PALOMA - 5 Janar 2013

Revista PALOMA, 5 Janar 2013
  • Alberie Hadergjonaj: "Mos me terboni me! Keni harruar qe jam mami!", "Vajzat me perkedhelin shume"
  • Ofendime mes mamase se Adelina Ismajlit dhe Leonora Jakupit
  • Pas Nik Xhelilajt, Bertan Asllani pjese e telenovelave turke?
  • Franceska dhe Ermali mohojne lajmin: Nuk ka as puthje dhe as lidhje!
  • Ja na erdhi Viti i Ri, VIP-at tane ne arrati...: Rita Ora, Angela Martini, Bleona Qereti, Nora Istrefi, Flaka Krelani, Dren Abazi, Ami dhe Vesa, Valbona Mema, Maya Alickaj, Elton Deda, Eneda Tarifa, Kamela Islamaj, Eugent Bushpepa, Marsela Cibukaj.
  • Marsela Cibukaj: "Jetoj ne vitin e dashurise dhe vendin e cudise..."
  • Rozana Radi tradhton Noizyn per Stresin
  • Oriela Nebijaj: "Po te mos isha e lumtur singell, do te kerkoja te dashur!"
  • Dafina Rexhepi: Pa Blerim Destanin, nuk do kisha bere asgje!

Bertani rikthehet te shqiptaret permes "Sulltanit" shqiptar

Kengetari Bertan Asllani, gati sa u harrua ne tregun shqiptar, pasi ka nje kohe qe eshte perqendruar ne ndjekje te karrieres muzikore ne tregun turk.

Por, keto dite eshte rikthyer me disa foto spektakulare nga sheshxhirimet e serialit me te famshem turk "Sulejmani i Madherishem" (Muhteşem Yüzyıl) qe shikohet jashtezakonisht shume ne televizionet shqiptare. Ndoshta, edhe duke ditur kete fakt, Bertani nuk e ka lene ti ike kjo mundesi per ta sjell veten ne vemendje te mediave shqiptare, hiq me pak se duke bere foto me personazhet kryesore te serialit, Halit Ergenc (Sulltani) dhe Meryem Uzerli (Hyrrem).

Efekti si duket u arrit, pasi mediat filluan thashethemet per nje angazhim kinematografik te Bertanit ne serialin turk, por qe ai i mohoi me vone me nje postim te tij ne Facebook:

"Hah thashetheme plot! Eshte bo keq edhe foto me postu ne FB. Nuk do jem pjese e asnje seriali turk, une vetem kam bere foto, kaq! Nuk ka dicka me shume", ka sqaruar Bertani.

Nuk duhet harruar se aktori turk, Halit Ergenc, para nje kohe ka deklaruar se ka gjak shqiptari nga gjysherit e gjysherve qe kishin ardhur ne Turqi nga trojet shqiptare, nje arsye me shume per Bertanin qe te pozon se bashku me nje "Sulltan" shqiptar. /Albavipnews/

Rita, si nje shqiponje ne qiellin e Dubait [VIDEO]

Pse e duam Riten? E duam per shume gjera dhe njera nga ato eshte se ka nje shpirt lozonjar. Beri shume aventura ne qytetin e Dubait, dhe shume prej sosh percolli tek ne nepermjet fotove qe postoi ne rrjetin e saj social.

Dhe, nuk leshoi mundesine jetesore qe te "zhytet" nen qiellin e kaltert te ketij qyteti ekzotik, duke u leshuar si nje shqiponje me krahet e hapura, ne nje eksperience qe nuk kishte provuar asnjehere me pare.

"Eshte gjeja me e mire qe kam bere gjate gjithe jetes", ka thene Rita menjehere pas zbritjes ne toke, gjersa kishte adrenalinen ende ne kulm.

Videoja e Rites duke kercyer me parashute nga nje lartesi prej rreth 4000 metrash eshte postuar ne Youtube dhe pamjet spektakulare te ketij "skydive"-i jane mbreselenese. Se bashku me Riten ka kercyer edhe e motra e saj Elena, ndersa ne toke i ka pritur vellai i vogel Doni, me kamere ne dore.

Nje eksperience e tille ne Dubai, kushton diku rreth 350 euro, dhe natyrisht eshte nje cmim qe tani Rita mund ta perballoj me lehtesi. /Albavipnews/



Dafina nuk e imiton Rihanen

Këngëtarja më atraktive shqiptare, Dafina Zeqiri, në një prononcim për mediet në Shqipëri, ka treguar se pse i thonë kot se ajo e kopjon Rihanën.

Dafina ka treguar se nuk është vetëm Rihana që i pëlqen, ka shumë këngëtarë të tjerë botërorë. Ndërsa, Dafinës i vjen shumë keq që e kanë quajtur foton e saj, duke treguar gishtin e mesit, që po e kopjon edhe këtu Rinanën dhe ajo ka thënë konkretisht kështu: “Pse, vetëm Rihana ka gisht të mesit?” .

Dafina Zeqiri po planifikon që këtë vit të futet edhe në tregun e huaj me muzikën e saj, ndërsa është gati për videoklipin e ri. M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina imitates not Rihanen

Albanian attractive singer Dafina Zeqiri, in a statement to the media in Albania, has shown that although they say nothing that she copy Rihanën. Dafina has shown that not only Rihanna likes, there are many other world singers.

While Laurel is very sorry to have called her picture, showing the middle finger, which are copies here Rinanën and she specifically said: "Why, just Rihana middle finger?" Dafina Zeqiri planning this year to enter the overseas market with her ​​music, and is ready for a new video clip.M. GJ.

Tuna ne Prishtine me stilistin tiranas

 Këngëtarja e hitit të vitit 2012, “I asaj”, Altuna Sejdiu, është parë këto ditë në Prishtinë.

Tuna nuk dihet se çfarë është duke bluar me stilistin e saj të preferuar nga Tirana, Niko Komani, por sipas këtyre fotove ajo ka qenë në këto ditë të ftohta në Prishtinë. Për çfarë nuk dihet ende, ndoshta edhe për ndonjë video të radhës.

Këngëtarja, e cila vitin e kaluar solli videon më të përfolur shqiptare, gjatë fundvitit solli disa foto ku Niko ia prekte asaj prapanicën, ndërsa ditë më parë këngëtarja është lakuar se është në lidhje me një pjesëtar të ‘Babastars’.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna are bluan something her stylist

The singer of the 2012 hit, "what", Altuna Sejdiu, is seen these days in Pristina. Tuna do not know what is grinding her favorite stylist from Tirana, Niko Koman, but in these pictures it has been in these cold days in Pristina. What is not yet known, perhaps for an upcoming video.

The singer, who last year brought the most talked about video of Albania, in the end brought some pictures where Niko had touched her ass, and the day before the singer is curved it is about a member of 'Babastars'.
M. GJ.

Nora Istrefi veshur si Lea Mishel

Në rubrikën tonë “Vip vs Vip” do të ballafaqojmë dy femra të njohura të shou-bizit, njëra shqiptare dhe tjetra amerikane,  pasi veshja e tyre është e njëjtë.

Këngëtarja Nora Istrefi vjen me këtë fustan të stilizuar nga Valdrin Sahiti, por që kohë më parë një fustan të tillë e kishte veshur edhe këngëtarja dhe aktorja amerikane, Lea Mishel.

Kaq shumë i paska pëlqyer si duket stilistit kosovar saqë e ka bërë ‘copy-paste’ atë për ta veshur Nora Istrefin. Nuk e di nëse Nora ka pasur më parë informacione për këtë VIP të huaj, nëse jo tashmë mund të marrë pasi është veshur me një kopje të saj.
M. GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Istrefi dressed as Lea Michele

In our column "vs Vip" to face the two women known to show-BIZI, one Albanian and one American, as their dress is the same. Singer Nora Istrefi comes with this stylish dress by Valdrin Sahiti, but that first time such a dress, wearing American singer and actress Lea Michele.

Genta, Ermali, Nora, Kaltrina dhe Dafina me hitet e fillim-vitit

Nuk ka kaluar ende java e parë e vitit të ri 2013 dhe disa këngë të këngëtarëve shqiptarë janë kthyer në hite.

Flasim për këngët e atyre artistëve që i kishin lënë t’i promovonin në programet festive të fundvitit dhe nisjes së një viti të ri.

Dikush kishte menduar që të sillte njëkohësisht edhe klip, apo dikush tjetër po e realizon videon e këngës që mori më shumë pëlqime nga audienca.

Ne hulumtuam edhe konkurrencën e tyre në kanalin e videove ‘Youtube’, apo edhe në profile të ndryshme të fansave dhe vumë re që disa këngë ishim bërë tashmë jo vetëm hite, por edhe shumë të klikuara në internet.

Kujtojmë që ishim ne të parët si gazetë që sollëm lajmin se këngëtarja Genta Ismajli po realizon një baladë të bukur dhe kënga erdhi, u dëgjua dhe vetëm për pak ditë i ka kaluar 200 mijë klikime, si dhe është bërë refren i shumë njerëzve nëpër rrjetet sociale. ‘E kam provuar’ quhet kënga e realizuar me muzikë dhe tekst të Arsim Bunjakut, ndërsa pritet që kjo këngë të vijë edhe me një video.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online