All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 23 February 2013

Ingrid Gjoni: E vertete, kam bere nderhyrje ne gjoks...

Ingrit Gjoni zmadhon gjoksin

Qe ajo eshte nje prej kengetareve me seksi te skenes shqiptare, kete nuk ka njeri qe e ve ne diskutim. Linjat e saj provokuese kane terhequr gjithmone vemendje dhe fotot ne bregdet jane bere shpeshhere pjese e kopertinave roze. E ne linjen e ketij klasifikimi, Ingrit Gjoni, per t’ia shtuar dozat e sensualitetit trupit te saj, ka vendosur te operoje gjoksin, duke e rritur masen e tij me nje numer. Lajmi eshte bere publik ne faqen zyrtare te klinikes “Keit” ku kengetarja ka kryer nderhyrjen dhe me vone eshte pranuar nga vete ajo per suplementin “Bluetooth”. Ingriti eshte njohur gjithmone per ciltersine dhe sinqeritetin ne publik, ndaj dhe pyetjes sone mbi vertetesine e ketij lajmi i eshte pergjigjur me dashamiresi, ne ndryshim nga shume kolege te sajat ne muzike. “Eshte e vertete qe kam bere nderhyrje ne gjoks. Prej kohesh kisha deshire t’i rrisja permasat e gjoksit me nje numer, por frika se mos nuk do te mundja ta ushqeja me gji femijen tim, me mbante larg realizimit te kesaj deshire. Me lindjen e Paridit dhe me nderprerjen e qumeshtit te gjirit, fillova te mendoja per ta bere realitet kete deshire te kahershme.


Rezart Aga: Disa prej sekreteve shume te forta, nuk i dine as familjaret e tyre...

Rezart Aga
“BIG BROTHER”: “Sekretet e banoreve nuk i dine as familjaret e tyre”

Sonte starton edicioni i gjashte i reality show-t “Big Brother”. Ky eshte nje nga produksionet me te suksesshme televizive. Edhe pse ne vitin e tij te gjashte, “Big Brother” vazhdon te ngjalle nje kuriozitet te madh ne publik. Vete “Vellai i Madh”, pra autori i ketij spektakli na tregon ne kete interviste, detajet interesante dhe te rejat qe do te shohim. Ashtu sic eshte reklamuar edhe ne spotet e “Top Channel”-it dhe sic e kemi publikuar muaj me pare ekskluzivisht ne “Bluetooth”, banoret do te kene “me vete” nga nje sekret te pathene kurre me pare. Pjesen me te madhe te ketyre sekreteve ne do ta zbulojme qe sot ne mbremje gjate prezantimit te profilit per secilin. Por banoret nuk e dine kete...

Arbana Osmani: S'i di as une sekretet e banoreve...

Arbana OsmaniArbana Osmani: Misioni im kete vit me i veshtire, s’i di as une sekretet e banoreve

Nese ka dicka qe nuk ndryshon kurre ne “Big Brother”, ajo eshte Arbana Osmani. Moderatorja e suksesshme do te drejtoje per te gjashtin vit radhazi reality show-n me te ndjekur nga shqiptaret, “Big Brother Albania”. E pyetur nga “Bluetooth” se si e ka kaluar kete kohe te shkurter pushimi, pas perfundimit me sukses te edicionit te dyte te “1001 Pse”, Osmani eshte pergjigjur keshtu: “Pas perfundimit te ‘1001 Pse’, kam pasur shume pak kohe per te pushuar, por e kam shfrytezuar maksimalisht. Disa dite ne mal, Prishtine, nje jave ne Berlin per Festivalin e Filmit, aq sa me duket sikur nuk kam pushuar fare”, - rrefen moderatorja energjike. Me tej, biseda rrjedh vete dhe Arbana nis te tregoje per punen e saj ne kete edicion te gjashte te “Big”-ut: “Ndryshe nga vitet e kaluara, kete vit, me formulen e ndryshuar te ‘Big Brother’, ndryshon edhe fokusi dhe puna ime behet pak me delikate dhe e veshtire. Gjithsesi, kam preferuar qe edhe une te mos i di sekretet, por t’i zbuloj aty dalengadale, bashke me publikun, sepse une ‘Big Brother’ nuk dua vec ta prezantoj, por edhe ta jetoj me cdo emocion qe ky spektakel transmeton.

Revista PANORAMA PLUS - 23 Shkurt 2013

Revista PANORAMA PLUS, 23 Shkurt 2013
  • Big Brother; Sekrete e mistere per audiencen, por edhe per familjaret. Autori Rezart Aga rrefen surprizat e show-t qe nis sonte
  • Ciljeta: Partneri im eshte i lumtur qe bebja i ngjan atij
  • Paparazzi; Tuna kapet mat me te dashurin e ri, reperin kosovar Cozman
  • Personazh; Bleona blen 500 mije "fansa" egjiptiane ne facebook. Nga 60 mije, brenda nje dite behen 500 mije.
  • Franceska i thote Ermalit: Tani puthjet i kam me euro!
  • Sezoni i ri i "Portokalli", nje parodi politike ne prag te fushates. Regjisori Altin Basha rrefen risite, Eneda edhe pse shtatzene vijon prezantimin
  • Dudushi i ben "surprize" Alfred Pezes, i nxjerr kroniken ku shan Edi Ramen
  • Flet producenti Turjan Hyskaj, pas largimit te Mamaqit nga "Ap.2XL": Ermali nuk mund te prodhoje dot humor kur eshte i lodhur!
  • Transformimi befasues i Edit Harxhit

Revista BLUETOOTH - 23 Shkurt 2013

Revista BLUETOOTH, 23 Shkurt 2013
  • Arbana Osmani: Misioni im kete vit, me i veshtire. Nis sot "Big Brother", autori: "Sekretet e banoreve nuk i dine as familjaret e tyre"
  • Ermal Mamaqi: Ja se pse u largova nga "2XL"-ja. Kthehem ne muzike se shpejti, episodi i dyte i kenges "Ku ka si Tirona", do merremi me jugun.
  • Paparaci ndjek Ciljeten me te birin. Fotot e para te kengetares me djalin Fernando, ne publik.
  • Ingrid Gjoni zmadhon gjoksin
  • Endrit Mertiri perfundon ne "Vogue Italia"
  • Jonida refuzon prezantimin e "Portokallise" dhe jurine e "Gjeniut"
  • Flori Mumajesi: "Realiteti me frymezoi"
  • "Big Brother". Arjan Konomi edhe kete vit opinionist. Pjesemarresit qe ia dalin te ruajne sekretin, paguhen. Autori: Do te futen 16 banore. Moshat e konkurrenteve variojne nga 19-30 vjec
  • Kristela dhe Danja: Ftesat e konkurrenteve per kafe

Friday, 22 February 2013

Julian Deda: Vazhdojme punen, si te ishte Ermali me ne...

Julian Deda: Pa Ermalin ndihemi bosh por “ The show must go on”

Julian Deda tashme ka gati 10 vjet ne skene, mes spektakleve ne televizion dhe roleve te herepashershme ne teater. Dy gjera te cilat ai nuk i ka ndare kurre ne karrieren e tij, sepse i bashkon i njejti pasion; deshira per aktrimin, per humorin dhe per skenen. Ne kete interviste ai vjen te rrefeje ndjesite e momentit, rolin ne komedine e zeze “Dorezimi” dhe ikjen e shokut dhe kolegu te tyre nga Ap 2XL, Ermal Mamaqit. Perse iku Ermali dhe si mendon Juli se do te ndikoje ikja e tij ne vazhdimesine e shout. “Fakti eshte qe ne kemi gati 10 vjet qe punojme bashke. Edhe pse kemi punuar disa here vetem, Ermali ka qene gjithmone pjese e jona. Sigurisht ndihesh pak sikur te ka ikur nje gjymtyre.


Argjentina serisht i beson Flori Mumajesit

Këngëtarja e hitit ‘Si Shiu’ Argjentina Ramosaj si duket suksesin e karrierës së saj e ka lënë në dorë të producentit Flori Mumajesi.

Sic e shihni edhe në këtë foto, ajo ka qenë në studion e kompozitorit për të realizuar një këngë të re. Por është kënga që kohë më parë këngëtarja thoshte se do ta sillte shumë shpejt, apo ndonjë këngë e re ku do ta prezantoj në festivalin ‘Top Fest’.

Kjo pritet të shihet, dhe mund të jetë edhe kjo e fundit, duke ditur se Flori është një nga muzikantët kryesor edhe këtë vit në këtë festival.M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Argentina again believes Flori Mumajesit

The singer of the hit 'As Rain' Argentina Ramosaj as seems her career success has left to producer gold Mumajesi. As you see in this picture, she has been studying the composer to perform a new song.

Elvana shpjegon "kasapin" ne klip

Videoja e Elvana Gjates, "Fake" ka ngacmuar reagime dhe debate te shumta ne media dhe forume, pikerisht per arsyen e paraqitjes agresive te kengetares, ku ajo sulmon koleget duke i quajtur "palaco".

Elvana perdore nje gjuhe qe nuk jemi mesuar ta shohim me pare dhe permes imazheve dhe simbolikave jep mesazhe qe po interpretohen ne menyra te ndryshme.

Keshtu, ne klip shfaqet dhe nje kasap qe pret mish me sopate, ndersa eshte interpretuar sikur kengetarja i jep mesazhe kolegeve, duke i konsideruar thjesht si "copa mishi".

Por, Elvana ka sqaruar se ne te vertete, kasaphaneja qe shfaqet ne klip ka te beje me masakren qe i behet vlerave muzikore:

Arbana Osmani, ne forme duke pritur BB6

Do të jetë një spektakël dhe një lojë krejt më ndryshe nga ajo që kemi parë deri më tani.

Kjo është ajo që thuhet, ndërsa nesër nis realiti-shou më i ndjekur shqiptar ,‘Big Brother Albania 6’, dhe ja ku është zonja e këtij shou, Arbana Osmani, që duket e lumtur duke pritur të fillojë e të thotë fjalën e parë të shtunën mbrëma - “Mirëmbrëma”.

Prezantuesja duket në formë dhe elegante, të paktën sipas kësaj fotoje, që na ofrohet para nisjes së këtij shou televiziv, që edhe këtë herë pritet të rrëmbejë çdo audiencë./Maksim Gjokaj./

Burimi Kosova Sot

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arbana Osmani, in the form of waiting BB6

It will be a spectacle and a completely different game from what we've seen so far. This is what is said, and tomorrow launches realiti-show followed Albanian 'Big Brother 6', and here is the lady of the show, Arbana Osmani, who seem happy waiting for the start of the first word Saturday night - "Good evening."

“Aragona Band” shkon urgjentisht ne “Top Fest”

Pesë djemtë simpatikë të grupit “Aragona Band” kanë provuar për herë të parë të shkelin në një festival modern, siç është ‘Top Fest” në Tiranë.

Ne mësuam nga Shpendi se, duke qenë debutimi i tyre i parë në Shqipëri, kanë konkurruar me një këngë që tingëllon shumë profesionalisht.

Kënga e mban titullin “Urgjent”, ndërsa nga publiku i pranishëm dhe në kanalin “Youtube” është pritur shumë mirë. Kjo këngë është kompozuar dhe orkestruar nga Florent Boshjaku, ndërsa teksti është krijuar nga Mithat Sadiku. M. GJ.

Burimi Kosova Sot


[[ translation by google:
"Aragona Band" goes immediately in "Top Fest"

Five charming boys of the group "Aragona Band" have proven for the first time to break in a modern festival as' Top Fest "in Tirana. We learned from the bird that, since their first debut in Albania, they compete with a song that sounds very professionally.

Diana Avdiu, le modelimin perkohesisht, per te studjuar regjine...

“Le” modelimin per regjine

Modelja e njohur, Diana Avdiu, aktualisht eshte e dhene pas studimeve dhe ajo per shkak te angazhimit ndaj mesimeve i ka nderprere te gjitha aktivitetet ne fushen e modes edhe pse Diana per nje kohe te shkurter arriti te korr mjaft shume suksese ne modelim.

Bukuroshja qe u kurorezua me tri cmime ne “Miss Universe 2012” pra tani i ka hyre nje profesioni tjeter. Diana eshte duke studiuar regjine e filmit ne Universitetin e Prishtines dhe sipas saj ky eshte nje profesion qe e ka dashur gjithmone.

Genta promovon neser klipin "E kam provuar"

genta ismajliBEFASITE E GENTES

Genta Ismajli ka realizuar videoklipin e saj te fundit “E kam provuar”. Por, kengetarja thote se nuk do t’i ndale befasite e radhes, pasi qe pritet edhe gjate veres te realizoje nje videoklip, sigurisht me “hot” per fansat e saj. Ajo thote se videoklipin e ri do ta promovoje ne Klan Kosova te shtunen.

Genta “E ka provuar”. Dashurine apo cka?

Jo, kjo eshte kenga e saj me e re, te cilen kengetarja e ka bere videoklip dhe qe pritet qe ta promovoje te shtunen ne emisionin “Prive” te Klan Kosoves.

Per kete ajo thote se eshte shume e lumtur perderisa paralajmeron se ky eshte vetem fillimi i krijimeve te saj per kete vit, pasi qe befasi te tjera nuk do te mungojne.

Thyhet faqja e Rovena Stefes

Një nga Fanpage që për disa vite ka mbledhur shumë adhurues të këngëve të këngëtares së njohur Rovena Stefa është thyer nga hakerët.

Në fakt nuk duhet ti besoni lajmeve dhe postimeve shumë dashakeqëse që i shihni dhe i lexoni në faqen e artistës së njohur, pasi disa hakerë e kanë marrë.

Ndërsa ne mesuam se shumë shpejt ata që e kanë thyer këtë faqe do të përballen para ligjit, të cilët prekin privatësinë dhe ofendojnë adhuruesit e shumtë të Rovena Stefës./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena Stefa's page hacked

One Fanpage who for several years has collected many worship songs known singer Rovena Stefa is broken by hackers. In fact, we should not believe the news and more malevolent mailing you see and read on the well-known artist, as some hackers have taken.

As we soon learned that those who have broken this site will face the law, which affect privacy and offend many fans Rovena Stefa. / Albavipnews /

Odeta Nishani, rrefen emocionet e takimit me De Niron...

Odeta Nishani: Emocionet e takimit me De Niron, nuk mendoja se do e takoja ndonjehere

Odeta Nishani ka qene personazhi i pare qe ka hapur sezonin e emisionit me te ri ne TV Klan, drejtuar nga Floriana Garo, “Jo vetem mode”. Zonja e Pare ka folur per gjithe eventet, qe nga koha kur i eshte dashur te perfaqesoje shqiptaret dhe Presidencen ne cdo aktivitet brenda dhe jashte Shqiperise. Madje ajo ka treguar me detaje per veshjet e veshura ne te gjitha ceremonite e rendesishme. Znj.Nishani ka prekur cdo detaj te jetes se saj, si marredheniet me femijet, pushimet dhe ndjesine e te qenit gruaja e njeriut me te rendesishem te vendit. Ajo ka treguar edhe hobet e saj, ku me te preferuarit jane rafting dhe skite. Odeta Nishani eshte ndalur edhe tek takimi i saj me aktorin De Niro, duke thene se ishte shume emocionuese te takoje nje aktor aq te madh qe e kishte pare vetem ne filma. “Ishte mbreselenes, nuk mendoja se do e takoja ndonjehere, pasi ne kemi pare vetem filmat e tij”, ka thene ajo duke shtuar se aktori i kishte premtuar ciftit presidencial se do ta vizitonte Shqiperine.

"Big Brother 6" nis te shtunden, ja surprizat...

Zbulohen surprizat e Big Brother dhe 16 konkurrentet

“Big Brother 6 ” ka nxitur kureshtjen e gjithe publikut kete vit, pasi sipas paralajmerimit te autoreve ky reality-shoe do te jete komplet ndryshe. “Nuk do t’i ngjaje aspak 5 edicioneve te kaluara”, – thote autori Rezart Aga, duke i lene surprizat befasuese per mbremjen e se shtunes.

Ai ka preferuar te na thote vetem disa copeza te asaj qe pritet te jete nje mbremje e madhe. Banoret qe do te hyjne kete vit, me se shumti jane ata qe kane ardhur nga jashte kufijve dhe mosha e tyre eshte me e larte se ajo qe kemi pare vitet e kaluara.

Banoret kete vit nuk do te “fshihen” me pas asaj qe jemi mesuar te shohim shpesh “ isha vetvetja”, pasi sivjet askush nuk duhet te jete vetvetja.


Thursday, 21 February 2013

Taulant Xhaka, kusht te dashures per martese


Futbollisti nga Kosova qe luan per Kombetaren e Zvicres, Taulant Xhaka, ka qene keto dite ne fokus te medieve te huaja ne lajmet “gossip”.

Ai eshte i fejuar me vajzen qe dje ishte ne fokus te lajmeve tona, Dorina Podrimja, e cila pretendon per kuroren e me te bukures ne “Miss Zvicra”.

Madje, futbollisti i njohur shqiptar i ka vene nje kusht inkurajues te dashures se tij, se nese e fiton kuroren do t’i propozoje ‘live’ ne spektakel martesen. M.GJ.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Taulant Jaca, a condition to marry girlfriend

Kosovo footballer who plays for the Swiss National Team, Taulant Jaca has been these days in foreign news media focus on "gossip". He is engaged to a girl who was the focus of our news yesterday, Dorina Podrimja, which claims to the crown of beauty "Miss Switzerland".

Ingrid Gjoni, reklamon duhanin


Kengetarja Ingrid Gjoni, tashme nena e Paridit te vogel, ditet e fundit ka qene ne mediet e shkruara me disa foto, ku tregohej shetitja e saj me vogelushin.

Por, ne kete foto qe po shihni si duket embelsia e te qenit nene nuk e ka ndihmuar shume qe ta largoje konsumimin e duhanit. Madje, ajo ne foto shihet duke reklamuar ate dhe marken qe ajo e pi.

Por, urojme ashtu si eshte ketu dhe  ajo te mos e konsumoje kur prane ka te birin, se do ta demtonte edhe shendetin e tij. M.GJ.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ingrid, advertises tobacco

Singer Ingrid, already small paridi mother has recently been in the print media with some pictures, showing her strolling with toddler. But in this picture you are seeing looks like the sweetness of motherhood did not help much to remove tobacco consumption


Furthermore, the one in the picture seen by advertising it and mark it drink. But wish as it is here and it does not consume when the son, that would damage his health. M.Gj.

Ledina Çelo, nostalgji para nente vjetesh


Kengetarja shqiptare Ledina Celo kohet e fundit i eshte perkushtuar shume familjes se saj, sidomos djalit Erlisit dhe ne shohim lumturine e nje nene te devotshme.

Ledina kete here ne rrjetin e saj social kishte postuar nje foto, ku duket super ne forme, por ajo eshte realizuar ne vitin 2004, e kete e tregon edhe komenti ne kete rrjet social.

Nuk e dime se pse Ledina ka shume nostalgji per kete foto te shume viteve me pare, por qe duket si nje princeshe, duke pare bukurine e saj para nje pasqyreje./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ledina Çelo, nostalgia before nine years

Albanian singer Ledina Çelo recently is very dedicated to her family, especially Erlisit son and we see the happiness of a pious mother. Ledina this time in her social network had posted a picture which looks super in shape, but it was conducted in 2004, shows the comment in this social network.

I do not know why Ledina has a lot of nostalgia for this picture many years ago, but it looks like a princess, seeing her beauty before a pasqyreje. / Maxim Gjokaj /

Wednesday, 20 February 2013

"Melodi" me e degjuara ne “Top Fest 10”


“Do na bashkoje nje melodi, qe degjonim ne te dy, i mbyll syte, s’dua te qaj, me shfaqet imazhi i saj”.

Ky eshte refreni i kenges me te degjuar deri tani ne edicionin e dhjete te “Top Fest”-it, kenge kjo e kenduar nga kengetari nga Shengjini i Lezhes, i njohur ne muzike si B2N.

Kenga ne baze te muzikes shihet qe eshte krijuar nga Stine, ku dhe kengetari ka disa vjet qe bashkepunon me te. Deri tani kesaj kenge duket se po i troket cmimi “Melodia me e mire”./Maksim Gjokaj/.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
"Melody" heard in "Top Fest 10"

"It will unite us a melody, hear us both, close my eyes, I do not want to cry, her image appears." This is the refrain of the song heard so far in the tenth edition of "Top Fest"-it, this song sung by singer Shëngjini Lezha, known in music as B2N.

Tuna fle zhveshur ne hotel


Nje nga kengetaret me atraktive shqiptare dhe shume e perfolur koheve te fundit, Altuna Sejdiu, ka pranuar pas shume viteve te jete ne programin e Arjan Canit.

Por, Tuna ka qene e pergatitur edhe per pyetje te tipit se me cfare rrobash fle kur ajo eshte ne hotel ne Tirane. Dhe, si duket, e ka dhene nje pergjigje ashtu sic e ka dashur edhe moderatori.

Ajo ka thene se fle zhveshur. Ndersa, kengetarja e cila koheve te fundit eshte shume e pranishme ne Tirane, ka thene se i pelqen te jete aktive ne rrjetet sociale te saj dhe eshte ajo qe i menaxhon ato ne cdo moment. M.GJ.

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna sleep naked in hotel in Tirana

One of the most attractive singers Albanian and very controversial recently, Altuna Sejdiu, admitted after many years of life in Arjan Cani program. But Tuna has been prepared for the questions with what type of clothing when it is in sleep hotel in Tirana.

And, it seems, has given an answer as she loved the moderator. She said that sleep naked. Meanwhile, the singer who has recently been very present in Tirana, said he likes to be active in her social networks and is what manages them at any moment. M.Gj.

Shqiptarja qe e pretendon kuroren ne ‘Miss Zvicra’


Quhet Dorina Podrimja dhe eshte 21 vjece dhe mesojme qe eshte perzgjedhur per te qene ne finale ne spektaklin e bukurise, “Miss Zvicra 2013”, qe do te mbahet me 8 qershor.

Per Dorinen na tregon vajza e xhaxhait te saj, e cila thote se eshte hera e pare qe merr pjese, ndersa ka shume shanse, pasi eshte mjaft e bukur.

Ajo ka lindur ne Ollten te Zvicres, por eshte me origjine nga Gjakova. Vajzen e bukur shqiptare e kane perzgjedhur, pasi e kane pare ne disa reklama atje.

Pervec Dorines jane edhe dy vajza te tjera shqiptare ne kete konkurs bukurie, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanians claim the crown of 'Miss Switzerland'

Called Dorina Podrimja and is 21 years old and learning that has been selected to be the final spectacle of beauty, "Miss Switzerland 2013", to be held on June 8. Dorinën shows us her uncle's daughter, which says it is the first time participating, and there are more chances, because it is quite nice. She was born in Switzerland Olltën, but is originally from Gjakova.

Ja vajza kacurrele per te cilen Xhelilaj u kacafyt me gazetaret turk

Nik Xhelilaj
Nik Xhelilaj i dashuruar me kolegen e serialit, mediat turke i zbulojne identitetin

Turqia pervec pasurise, popullaritetit e fames, Nik Xhelilajt i solli edhe dashurine. Aktori i njohur shqiptar tashme eshte i fokusuar shume ne tregun turk, saqe ka harruar projektet shqiptare. Ka kohe qe ate nuk e kemi pare ne Tirane ose ndoshta ka ardhur ne menyre private, duke mos dashur te ekspozohet ne publik. Jave me pare, Xhelilaj ishte ne qender te vemendjes ne mediat turke per shkak te zbulimit te se dashures se tij, teksa paparacet e kishin fotografuar duke qendruar ne nje pub se bashku me nje femer, e cila ne ato caste dukej e panjohur edhe per gazetaret turq. Niku, pasi i ofendoi ata dhe u hodhi uje, vazhdoi rrugen duke mos dashur ta beje shume te madh rastin e duke mos i kushtuar shume vemendje. Po ne fakt cila ishte bukuroshja e cila i ka qendruar ne krah djaloshit shqiptar? Cila ishte vajza kacurrele per te cilen Xhelilaj u kacafyt edhe me gazetaret dhe duket se i ka vjedhur zemren bukuroshit shqiptar?


Xherdan Shaqiri ne hall, prinderit duan nuse shqiptare...

Xherdan Shaqiri: I kam prinderit fanatike, duan nuse shqiptare

Ai eshte duke jetuar endrren e tij te paimagjinuar ndonjehere, gati si ne film. Qe nga klubi futbollistik i Bazelit e deri te Bayerni i Mynihut, Xherdan Shaqiri dita-dites behet akoma me i famshem. Per momentin ai shihet si nje nga meshkujt me seksi ne Zvicer e Gjermani, edhe pse gjatesia e tij nuk mund te konsiderohet si ajo e nje seks- simboli, por te pakten ka forma te mira trupore. Perkunder profesionit qe ushtron, 21-vjecari nuk e ka gjetur ende shpirtin binjak dhe vazhdon te ngelet beqar. “Veshtire te gjej kohe dhe te ulem ne ndonje restorant, te drekoj me familjen apo te kem kohe per nje person qe te ma doje zemra, sepse jetes private duhet t’i kushtohet shume rendesi, vecanerisht mashkulli duhet te kujdeset 100% per femren qe e dashuron. Per momentin ate kohe nuk e kam ne dispozicion”, eshte shprehur futbollisti i njohur Shaqiri ne nje interviste dhene per mediat zvicerane.


Tuesday, 19 February 2013

Valton Krasniqi merr leksione ne kickbox

Valton Krasniqi me kickbox mban trupin ne forme

Fotot e fundit nga kengetari Valton Krasniqi kane te bejne me format trupore te cilave ai u jep shume rendesi. Ai ka vendosur qe se bashku me disa kickbokser te njohur ne Bazel te Zvicres, me sakte me vellezerit Mergim dhe Fadon Vukshinaj, te ushtroje disa sporte luftarake. Keshtu, per nje kohe te shkurter pritet te sjelle trupin ne forme. Valtoni eshte duke pergatitur edhe disa kenge te reja ne bashkepunim me kengetare shqiptare, ndersa mesojme se ne studion e tij ne Zvicer eshte duke punuar projekte muzikore per disa kengetare shume te njohura bullgare, si Andrea, Gergana, Galena, te cilat pasi kane degjuar kenget e tij kane pelqyer vijat melodike.

Silva mohon falsifikimin e klikimeve...

Fillon dyshimi per falsifikim te klikimeve, Silva Gunbardhi: Jane 100% te pastra

Suksesi i Silves ngjalli shume reagime te shqiptaret per shkak te numrit te madh te klikimeve qe fitoi ajo me kengen “Te ka lali shpirt” ne bashkepunim me reperin Dafi dhe Mandin. Sic duket, jane dashur vite e vite qe Silva te riktheje suksesin e saj ne muzike pas kenges “Plaku, plaka”, qe ishte nje hit i para shume vitesh. Per dyshimin e numrit te larte te klikimeve, kengetarja tregon: “Youtube i kontrollon klikimet perpara publikimit, jap fjalen time qe keto klikime jane 100% te pastra. Edhe “Gangam style” nuk ishte ne gjuhe angleze, por u be hit, andaj nuk e di se si disa nuk i gezohen ketij suksesi. Jam pjese e nje kontrate dhe paguhem per klikimet e kengeve. Nese do te ishin klikimet e shtuara, atehere kjo nuk do te ndodhte sepse jane lehtesisht te dallueshme vjedhjet. Youtube mund t’i kete mbajtur klikimet per t’i kontrolluar sic ben gjithmone dhe me pas i ka publikuar.


Flori perdor Elvanen kunder kengetareve

Nuk e ka sjellë vetëm një, por 5 këngë të reja këngëtarja Elvana Gjata në ditët e fundit.

Megjithëse këngët sikur dolën në Ditën e të Dashuruarve, ajo për t’u ambientuar me festën e pavarësisë së Kosovës thoshte se kishte të bënte edhe me këtë përvjetor.

Por, zëri i këngëtares duket sikur është përdorur nga Flori Mumajesi për t’i sharë këngëtarët, kur ky i fundit ka pasur shumë zënka të shprehura në rrjetet sociale kundër këngëtareve të tjerë. Video ‘Fake” për vetëm disa ditë është parë shumë në kanalin ‘YouTube’./M. GJ./
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Flori uses Elvanen against singers

Brought not one, but 5 new songs Linkin Park singer in recent days. Although songs like came on the Day of Lovers, it is to be familiar with the holiday of independence meant that had to do with this anniversary.

Nusja i shkruan kenge Bleros

“Fiksimi im”, quhet kënga më e re e këngëtarit Blero, që është lansuar të shtunën e kaluar me një videoklip.

Mësuam se kënga është shkruar nga nusja e tij, Teuta, madje i ka qëndruar aty edhe gjatë regjistrimit të videos, duke u kujdesur për bashkëshortin e saj.

Deri tani kjo këngë ka marrë pëlqime, por jo edhe aq sa duhet, ndoshta është fillimi i saj, por teksti, mbi të gjitha, po pëlqehet shumë./M. GJ./
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Teuta writes songs Bleros

"My fixation", called Blero singer's new song, which was launched last Saturday with a video clip. We learned that the song was written by his wife, Teuta, even stayed there during video recording, taking care of her husband.

So far this song has received consents, but not enough, perhaps its inception, but the text, above all, I liked a lot. / M. GJ. /

Noizy: Fitoj shume, po jetoj endrren time...

Noizy deklaron pasurine: Fitoj shume nga muzika, nuk ka pushtetar qe te me afrohet

Rigels Rajku, i njohur si Noizy ne muzike, pervec deklarates per 1000 femra ne jeten e tij, ka folur dhe per parate qe fiton nga muzika, te marten ne “A show” te Adi Krastes ne “Vizion Plus”. Reperi, i cili ishte ftuar nga moderatori i njohur per te rrefyer me shume detaje nga jeta e tij si kengetar, qe ne nje periudhe te shkurter u be i famshem, foli per jeten e tij qe nga femijeria ne Londer, vajzen 6-vjecare nga lidhja e tij me nje vajze me te madhe ne moshe, dhe per fitimet qe merr nga kenget qe krijon vete dhe koncertet e shumta ne Shqiperi e diaspore. “Une krijoj dy-tri kenge ne dite dhe jam aq shume i kerkuar per koncerte, aq sa per sa u perket fitimeve te mia momentale nuk mund te me afrohet asnje person i rendesishem apo pushtetar ketu”, tha Noizy. Ish-boksieri i “streefight” ne Londer, tani nje 26-vjecar me fame, nuk e fshehu qe po kalon momentet me te mira te tij ne muzike.

Eliza Dushku, "me e mira" ne tapetin e kuq

Eliza Dushku nuk fiton, por shkelqen ne tepihun e kuq

Aktorja me origjine shqiptare, Eliza Dushku, ka ditur si te marre hak ndaj organizatoreve te ceremonise Streamy Awards ne Hollywood – kur nuk fiton cmim, atehere kujdesu qe te dukesh me se miri.

Daily Mail raporton se 32-vjecarja ishte e nominuar per paraqitjen me te mire si mysafire ne serialin online, “Leap Year”, mirepo nuk e fitoi kete cmim, i cili i takoi Ken Jeong.

Sidoqofte, Eliza eshte perkujdesur qe te jete e pranishmja me dukjen me te mire ne eveniment.

Ajo ka shkelqyer gjate parakalimit ne tepihun e kuq, e veshur me nje fustan te shkurte, me qafe te larte dhe me material kashmiri.

Source: Telegrafi
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Eliza Dushku doesn't win, but shines on the red carpet

Albanian origin actress, Eliza Dushku, knew how to get revenge on the organizers of the ceremony Streamy Awards in Hollywood - when it wins the prize, then take care to look best.

Zana Ramadani, del lakuriq ne mbrojte te drejtave te gruas

Shqiptarja Zana, me gjoks lakuriq mbron te drejtat e gruas

Zana Ramadani ,shqiptarja bashkethemeluse e "Femen-Germany" eshte edhe kryetare e forumit te te rinjve te CDU-se ne Wilnsdorf

„Femen“, organizata feministe nga Ukraina, ka “dege” te saj edhe ne Gjermani. Bashkethemeluese e “Femen-Germany" eshte Zana Ramadani, shqiptare nga Maqedonia, e rritur ne Gjermani.

Te gjithe e dime se per cfare jane te njohura vajzat nga “Femen”: Ato luftojne diskriminimin e femres ne ate menyre qe lakuriqesohen publikisht. Te zhveshura deri ne brez, militantet e “Femen” i gjen ne shume aktivitete ku duhet kundershtuar shfrytezimin e femres, ku ato luftojne kunder prostitucionit ose perceptimit te femres si mall.

Miss Zvicra 2013 me tri shqiptare ne gare...

Tri shqiptare, kandidate per Mis Zvicra 2013

Ndersa 6 nga gjithsej 18 kandidatet e bera te njohura jane nga vendet e Ballkanit si Kosova, Kroacia dhe Serbia

Pas nje pauze qe pati vitin e kaluar evenimenti “Mis Zvicra” pritet qe kete vit te organizohet serish. Dhe, qe tash duket se ky organizim do te kete nje fryme Ballkani. 6 nga gjithsej 18 kandidatet e bera te njohura jane nga vendet e Ballkanit si Kosova, Kroacia dhe Serbia. Prej tyre, gjysma ose 3 jane shqiptare nga Kosova. Dorina Podrimja, Anita Mustafa dhe Heidi Lushtaku jane tri shqiptaret qe do te konkurrojne per kuroren e mis Zvicres. Dy te parat jane te lindura e te rritura ne Zvicer ndersa e trea ka ardhur ne Zvicer ne klasen e pare te fillores.

Kush eshte djali qe shoqeron Mariza Ikonomin...

Mariza Ikonomi vjen nga Franca dhe fotografohet ne shoqerine e nje djali

Mariza Ikonomi, kengetarja e cila keto kohe po tenton te depertoje ne biznesin e muzikes ne France, eshte kthyer per disa dite ne Tirane per pushime dimerore. Gjate argetimit te saj ne nje nga club-et e njohura ne Tirane, Mariza eshte fotografuar ne shoqerine e nje djali me te cilin ka kercyer dhe qendruar prane gjithe kohes. Tashme ajo ka publikuar edhe klipin e pare te realizuar me nje produksion francez. Ky eshte projekti i pare ne gjuhen frenge per kengetaren, e cila aktualisht jeton ne Nice te Frances, ku ndjek studimet dhe synon nje karriere nderkombetare. ”15 ans” titullohej kenga dhe klipi i pare i Marizes, qe ka rezultuar i pelqyer pas publikimit ne Youtube. Nderkohe ne France Marizen si kengetare e kane cilesuar “Nje pop/rock diva e Ballkanit nisur nga vokali i saj melankolik”. Nuk dihet ende per planet e metejshme te kengetares, e cila ndonese jeton ne France, nuk ka munguar ne skenen shqiptare, sic ishte perfomanca ne Festivalin e fundvitit ne RTSH.

Robert Belushi, ndjek famen e te atit...

Rob Belushi ne gjurmet e te atit

Ne audicionet per zgjedhjen e aktoreve per filmat e Hollivudit, producentet i kane kthyer syte tek Rob Belushi.

Aktori 32-vjecar vjen nga familja shqiptare me te njejtin emer. Ai eshte djali i Jim dhe nipi i John Belushi dhe ne 10 vitet e fundit aspiron te beje karriere ne boten e kinemase.

Deri tani Rob Belushi ka interpretuar ne shfaqje televizive, si tek ajo ku interpreton dhe i ati “According to Jim” dhe “The Defenders”, ndersa aktualisht po merr pjese ne nje reality te transmetuar ne televizionet amerikane. Ai e cileson mbiemrin e tij te famshem si “nje thike me dy presa”.

“Mendoj se njerezit jane shume te interesuar te shohin se cfare mund te ofroj une. Gjithashtu, mendoj se ata kane pritshmerite e tyre se ne cfare niveli do te jem, pasi une nuk jam as xhaxhai im dhe as babai im”, thote Rob Belushi.

X Factor Albania 2: "Soul Sister" le konkurrimin, Albani ne veshtiresi

“X-Factor 2”, Albani ne veshtiresi per zgjedhjet e grupeve

5 vjetori i Pavaresise se Kosoves, pervec festimeve ne kryeqytetin shqiptar, ne Tirane, u finalizua te dielen ne mbremje me superspektaklin “X Factor Albania”, ne televizionin Klan nen prezantimin e Alketa Vejsiut. Deshmi e festivitetit, ishte celja e konkurrimit nga grupi “KSAL”, te cilet ashtu sic tha edhe mentori i tyre Alban Skenderaj, jane pikerisht ajo qe te gjithe shqiptaret duan qe te arrijne nje dite, pasi djemte jane nga Kosova dhe nga Shqiperia. Pershendetja e konkurrenteve e vecanerisht ajo e Egzones, e cila i dedikoi nje urim me kenge feste vendit te saj, kenge qe emocionoi jo vetem publikun ne salle, por me siguri te gjithe shqiptaret kudo ne bote. Per t'u bashkuar ne superhitin “Hero”, qe u interpretua nga te 9 finalistet e kesaj nate, ne nje performance te kuruar si gjithmone mjeshterisht nga Vera Grabocka. Dhe ne fakt, nje kujdes i vecante tregohet per secilen kenge ne kete superprodhim televiziv. “X Factor Albania”, vijon sfiden ne kerkimin e yllit te ri te muzikes shqiptare, mes 8 konkurrenteve qe vijojne tashme garen, ne kete edicion te dyte te evenimentit te madh muzikor, ne nje transmetim HD ne televizionin Klan.

Monday, 18 February 2013

E braktisen Tiranen per Prishtinen

Rruga e Kombit si duket i ka shkurtuar kaq shumë orët e lodhshme të dikurshme, saqë Prishtina dhe Tirana sikur janë më afër edhe nga koha dhe të gjithë lëvizin brenda ditës.

Nuk janë vetëm njerëzit jopublikë që lëvizim, por shohim që edhe VIP-at një të shtunë në drekë mund të jenë prezentë në një shfaqe në Tiranë e në mbrëmje janë në Prishtinë.

Por, nga ata që kanë vendosur të jetojnë shumë kohë, madje të marrin një banesë për të zhvilluar aktivitetin e tyre direkt në Prishtinë, duke e braktisur Tiranën, apo vendlindjen e tyre e të jetuarit në Shqipëri, janë tre artistë të njohur. Ne kemi kontaktuar me këngëtarët dhe njëri ende nuk e ka një banesë të tijën në Prishtinë e dy këngëtaret e tjera po. Po çfarë i ka shtyrë këngëtarët që të jetojnë në Prishtinë?

Rovena Stefa: E dua Kosovën njësoj si tokën ku kam lindur. Edhe Kosova është Shqipëri. Ndihem shumë mirë dhe njëjtë sikur të jem në Shqipëri.

Emocionet dhe lotet e artisteve para 5 vjetesh

Të ftohtët e 17 shkurtit të 2008-s për të gjithë shqiptarët e sidomos për ata që jetonin në Kosovë nuk është ndier, pasi gëzimi për shpalljen e shtetit më të ri ka bërë që e diela para pesë vjetëve të jetë dita më e paharruar për ta.

Por, edhe personazhet publike tregojmë me emocion se ku ishin dhe si e pritën shpalljen e pavarësisë së Kosovës. Ja sesi e kujtojnë ata atë ditë:

Leonora Jakupi: Kam qenë në atë datë në një manifestim në Drenicë, në Skenderaj e më pas po dëgjonin në makinë me nënën dhe familjen time deklaratën e shpalljes së pavarësisë direkt nga Parlamenti. Kemi qarë të gjithë që ishim aty, më shumë nëna. Përjetim emocionues shumë.

Gena: Po më kujtohet, kam qenë në një mbrëmje duke kënduar dhe si gjithmonë shpallja e pavarësisë festohet në maksimum nga të gjithë, ashtu dhe nga unë.

Te vishesh me ngjyrat e flamurit te Kosoves

Të gjitha femrat VIP-a, sidomos ato që merren me muzikë, e kanë veshur të paktën një herë një fustan kuq e zi, e dikush disa herë. Por, ne u interesuam në këtë 5-vjetor t’i pyesim femrat e njohura se a kanë veshur ndonjëherë një fustan ku tregohet flamuri i Kosovës.

Këngëtarja Bleona Qereti, vitin e kaluar në turin e saj tregoi veten patriote edhe me një veshje ku tregohej ngjyra e kaltër dhe yjet, e cila u komentua shumë.

Ndërsa, miset e Kosovës që e kanë përfaqësuar vendin tonë në kompeticione të ndryshme botërore, e kanë veshur një fustan të tillë, siç ishte rasti i Arbnora Ademajt më 2009. Ndërsa, vitin që kaloi ‘Miss’ Diaspora, Loreta Abdyli, e mori pikërisht çmimin “Miss Pavarësia”, ku e përfaqësoi Kosovën në “Miss Globe”.

Por nga këngëtaret tona dikush do të donte ta vishte një fustan me ngjyrat e flamurit të Kosovës, nëse do t’u jepej rasti, e dikush tjetër nuk është mësuar shumë me një flamur të tillë.

Rovena Stefa: Nuk kam veshur ndonjëherë një fustan me flamurin e Kosovës, pasi nuk kam pasur ndonjë ide që lidhet me të, ndonjë tekst apo video.

Artistet shqiptare me dy flamuj

Kosova tashmë ka pesë vjet që e ka simbolin e vet, edhe kur i referohet flamurit të një shteti.

Por sa po mësohen më këtë flamur VIP-at dhe a kanë ata vetëm një flamur kuqezi apo edhe flamurin e Kosovës.

Dikush thotë se flamuri kombëtar është i pazëvendësueshëm, e dikush tjetër thotë që po mësohen edhe me flamurin tonë. Për më tej, artistët janë rrëfyer për gazetën tonë.

Gena: Po i kam të 2 flamujt, madje m’i kanë dhuruar fansat nëpër koncerte dhe për këtë arsye i mbaj, sepse kanë vlerë të dyfishtë për mua.... Një, sepse është flamuri i vendit tim dhe jam krenar për të dhe tjetra sepse janë dhuratë nga fansat e mi që dhe kjo ka vlerë të veçantë për mua.

Dafina Rexhepi, porten e zemres per momentin te mbyllur

Dafina Rexhepi
Dafina Rexhepi: Plani qe kam per te fituar para

Nuk i mungon guximi, as ambicia dhe as bukuria. Shumekush do t’i perdorte keto si arme per te arritur gjithcka ne karriere, ndersa Dafina Rexhepi i eshte dhene fort kenges per te arritur aty ku do. Lidhjen me skenen e ka te forte, pasi emocionet i ka larguar qe nga femijeria. Si nje zoteruese e mire e skenes, ajo ia di hilet, di se si te injektoje tek publiku adrenaline dhe gjithmone e ka realizuar. Sharmi, linjat e trupit i kane ngjitur epitetin ‘seksi’, por ne ndryshim nga shume kengetare te tjera, s’eshte pikerisht ky celesi i suksesit te Dafines.

Dafina, fituat fame me hitin “Delicious” ne bashkepunim me reperin Mc Kresha. Brenda pak kohesh, jeni shnderruar ne ikonat e reja te muzikes moderne shqiptare; cfare keni bere gjate gjithe kesaj kohe?

Xhensila Myrtezaj, ngre adrenalinen te fansat...

Xhensila provokon edhe e veshur

Eshte nje nga kengetaret me vokalin me te embel qe ka skena shqiptare. Per nje kohe shume te shkurter ajo rrembeu zemrat e publikut me kengen dhe stilin magjepses, duke mos permendur edhe cmime te cilat i ka fituar neper kompeticione muzikore. Xhensila Myrtezaj eshte emri qe kohet e fundit ngjall shume interes. Ndonese ne shume raste eshte shfaqur me sensuale dhe e zhveshur per shkak se e kerkon koha, kengetarja e re di te duket bukur edhe kur vishet. Ne fotosesionin e fundit te realizuar, Xhensilen e shohim te veshur deri ne fyt, por megjithate edhe ky look dhe veshje e saj provokon ne nje fare menyre dhe ngre adrenalinen te fansat.

Ermal Merdani ben realitet pasionin per politiken...

Merr postin e kryetarit te Forumit Rinor Demokristian te Partise se Nard Ndokes.

Ermali i “BB” i hyn politikes

Duke u nisur edhe nga profili i tij i studimeve te larta, duket se Ermal Merdani, nje nga lojtaret me aktive te “Big Brother 5”, ka bere tashme realitet pasionin e tij per politiken, duke u emeruar kryetar i Forumit Rinor te Partise Demokristiane, FRPDK-se. Keshtu, se bashku me kryetarin e Partise Demokristiane, Nard Ndoka, Ermali ka nisur takimet me te rinjte ne Shqiperi e Kosove, tashme qe po ndihen edhe ethet e fushates politike te zgjedhjeve te qershorit. Duket se kjo ka qene oferta me e mire qe i eshte bere keto kohe, nderkohe qe Ermali po shfaqet ne ekran ne formatin “Tjetri” te Edi Manushit ne “Top Channel”. “Une studioj per Shkenca Politike dhe realisht politikeberja me terheq shume. Ne fakt, jam marre me politike, e kam qene dhe nenkryetar i nje forumi civil, qe tani eshte bere politik. Kam pasur oferta po ashtu per te qene pjese e partive politike, gjithmone ne strukturat rinore te ketyre partive”, pohon Ermali.


Sonila Meco, kontradikta me drejtorin e ri te lajmeve...

Sonila Meco probleme me drejtorin e ri te lajmeve, zhduket nga ekrani

Kjo qe shihni ne foto eshte Sonila Meco ne shoqerine e bashkeshortit te saj, Drinit dhe te Drini Zeqos, kolegut te saj te lajmeve ne ABC News. Paparaci yne i realizoi keto foto pak dite me pare ne nje nga lokalet e kryeqytetit dhe ne po jua sjellim, meqe ju keni disa jave qe nuk e keni pare ne ekran. Ne fillim menduam se mund te kishte ikur me pushime dimri ose mund te ishte semure, por kur e pame qe ishte ne Tirane dhe ne shendet te plote, kerkuam me shume informacion se pse eshte zhdukur nga ekrani folesja e njohur.


A ishte me te vertete Aferdita Dreshaj ne krah te Di Caprios?

Mediat e huaja japin lajme kontradiktore ne lidhje me identitetin e biondes.

Aferdita Dreshaj? A ishte me te vertete ajo ne krah te Di Caprios?

Fotot e shumeperfolura te javes se kaluar, ndersa aktori i njohur hollivudian, Leonardo di Caprio, u fotografua me modelen dhe kengetaren e njohur shqiptare, Aferdita Dreshaj, u pergenjeshtruan nga disa media duke thene se behej fjale per kolegen e tij, Margot Robbie. Vetem disa ore pas perhapjes se lajmit, mediat amerikane dhe britanike kane njoftuar se ne fotot te cilat shkaktuan buje te madhe tek opinioni amerikan dhe patjeter ai shqiptar, aktori amerikan ne fakt nuk ishte me Dreshajn, por me aktoren Robbie. Ata te dy kane qene pjese e filmit “The Wolf of Wall Street” (Ujku i Wall Street-it) dhe prej aty ka filluar dashuria mes tyre. Po pavaresisht ketij pergenjeshtrimi, Aferdita Dreshaj ka vijuar te kembengule, duke dhene edhe shpjegime. Ne nje interviste ekskluzive me Labin e “RTV21″ rreth lidhjes me Leonardo di Caprio, ajo eshte shprehur se ne foto eshte ajo dhe kete gje e kane vertetuar gazetaret e “Daily Mail”, pasi ne fillim dyshohej se prane tij mund te ishte modelja e “Victoria’s Secret”, po ashtu nje bionde shume seksi qe quhet Erin Heatherton. Aferdita ka treguar se Leonardon e ka njohur ne New York perpara 4-5 viteve dhe madje ka qene me Shpatin kur jane prezantuar.

Rrefehet Alban Dudushi: Pelqej pertacine!

Alban Dudushi, nje rrefim jashte kishes

Kisha ku ai rrefehet jane njerezit e tij me te afert. Jo per te gjitha, sigurisht. Sepse ka ca sekrete qe nuk ndahen me kedo. Ama ka dhe ca te tjera qemund te rrefehen per te gjithe ata qe e shohin dhe e degjojne me endje ne emisionin e tij te pernatshem ne Top Channel. Dhe kur eshte puna per te shuar ca kuriozitete, Alban Dudushi di ta beje shume mire. Lexoni kete interviste te tijen dhe, do te na jepni te drejte

Cili eshte mengjesi yt rutine?

Zgjimi rreth ores tete e gjysme, nje gote leng, nje sanduic dhe leximi i shtypit.

Cili do te ishte mengjesi yt ideal?

Floriana Garo, jo vetem e bukur, por edhe e afte...

Floriana Garo
Floriana Garo: Si i kam sfiduar paragjykimet

Floriana Garo, misi me buzeqeshjen rrezellitese dhe prezantuesja e motit ne ABC news do te vije kete te shtune krejt ndryshe. “Jo vetem mode” eshte emisioni qe do ta sjelle ne nje sipermarrje te re Florianen, dicka qe ajo e ka dashur vertet shume dhe qe mezi ka pritur te kete nje format te tille. Ne kete interviste ajo na zbulon dicka me shume rreth emisionit te vet, dites se te dashuruarve dhe paragjykimeve qe e kane ndjekur ne rrugen e saj ne televizion.

Si do te nise “Jo vetem mode”?

Se pari, dua te them se “Jo vetem mode” eshte nje patente italiane. Ne shume prej materialeve do te na vijne gati prej andej dhe do t’i bejme gati dhe pershtatim per formatin tone shqip. Gjithashtu, do te kemi shume materiale nga Hollivudi dhe vec ketyre do kemi dhe nje rubrike shqiptare. Nuk do te kete te ftuar ne studio, por do te operojme me profile te ftuarish qe do te jene te xhiruar jashte studios se emisionit. Pak a shume kjo do te jete tabloja e emisionit qe do te nise te shtunen ne Tv Klan.


Elvis Pupa kritikon kengetaret shqiptare

Elvis Pupa, kengetaret shqiptare pa identitet

Elvis Pupa nuk ka ndenjur pa shprehur nje opinion te vetin per kengetaret shqiptare gjate ketij qendrimi ne Shqiperi. Madje kete mendim ai e ka ndare me miqte e tij ne rrjetin social Facebook, ku ka shkruar: “Gati te gjitha kengetaret shqiptare kane bere kirurgji plastike. Hunden e thyejne me te njejtin cekic, buzet dhe gjoksin i fryjne njelloj (2.5 amper), mollezat i mprehin ne te njejten forme, vetullat rruhen dhe me pas behen tatu, floket i shtojne me floke kinezesh te vdekur dhe si rrjedhoje ngjajne aq shume me njera-tjetren, sa mund te them se kemi vetem dy kengetare shqiptare: BIONDJA dhe BRUNIA”. Ky ka qene komenti i aktorit per kengetaret, te cilat, sipas tij, jane njelloj dhe pa identitet jo vetem ne art po dhe ne pamje.

Aferdita dhe Shpati, nje lidhje ne ftohje?

Shpati dhe Aferdita larg njeri-tjetrit per Shen Valentin

Aferdita Dreshaj tashme eshte nje nga modelet shqiptare me e lakuar ne gjithe boten. Fale Leonardo di Caprios dhe fotove qe dolen javen e kaluar ne gjithe sitet e huaja, bukuroshja shqiptare tani po shijon nje sukses nderkombetar. Edhe pse e verteta ende nuk dihet, pasi shume thone qe bukuroshja e kapur mat me Leon eshte partnerja e tij ne filmin e fundit, Margot, por Aferdita e ka konfirmuar se lajmi eshte i vertete. Nderkohe, ajo tani eshte ne Turqi, duke pozuar per nje reviste te njohur atje, ndersa Shpati do te jete me koncerte. I pyetur nese do ta festoje festen e te dashuruarve me te fejuaren e tij Aferdita, kengetari eshte shprehur se jo, pasi te dy jane larg te zene me pune. Nderkohe, pas fotove komprometuese te Aferdites me Di Caprion, nuk dihet nese lidhja mes te dyve do te vazhdoje apo do te kaloje edhe ky moment jo shume i favorshem per nje lidhje dashurie.

Ermela Mezuraj rrefehet: Si me shkaterroi Big Brother...

Ermela Mezuraj
Rrefehet Ermela: Bigu me ka shkaterruar, 2 vjet me humbje kujtese

Fituesja tregon per marredheniet me leket, ku thote se pasi fitoi ate cmim te enderruar nuk eshte ndjere aspak e lumtur, por shpesh edhe bosh

Ajo eshte e vetmja femer qe ka fituar deri tani nje edicion te Big Brother. Ermela Mezuraj, biondja simpatike dhe me nje karizem te vecante vec lekeve duket se nuk arriti dot te realizonte asnje nga pritmsherite e saj. Deshira dhe pasioni i saj ishte per televizionin, por gjate rruges ne keto vite nuk i doli perpara asnje porte jeshile per t’u futur brenda. Madje edhe per pune te tjera nuk i ka ecur shume. Se fundmi ajo ka qene e ftuar ne emisionin “Kasketa”, te Kastro Zizos, ku ka treguar gjera mjaft interesante dhe te pathena me pare. Ajo se pari ka treguar jeten e saj aktualisht, ku jeton ne nje apartament ne Tirane. Pohon se eshte vetem, pasi eshte ndare nga ish-i dashuri i saj.


Mihrije Braha, nje "Swarovski" per Shen Valentin

Mihrije Braha & Naim Abazi
Cfare dhurate mori per Shen Valentin, Mihrie Braha ?

Dita e Shen Valentinit eshte nje feste mjaft e dashur per kengetaren Mihrie Braha, e cila ne cdo vit per kete feste merr nga nje dhurate te cmuar nga bashkeshorti i saj Naim Abazi. Kohe me pare ajo kishe marre nje veture, nderkaq dje ajo mori nje komplet “Swarovski”, te cilin Naimi ia kishte pergatitur bashke me nje surprize ne oret e mbremjes.

“Naimi gjithnje me befason per festa te tilla, ne fakt Shen Valentini eshte me i vecuar sepse ka te beje me dashurine dhe i kushtohet pikerisht te dashuruarve.


Yllka Kuqi, album te ri ne Festen e Pavaresise

Yllka Kuqi
Sjell albumin per pesevjetorin e Pavaresise

Pas plasimit te kenges “Vendit tim”, e cila u mireprit mjafte shume ne publik kengetarja Yllka Kuqi nuk eshte ndalur se punuari ne albumin e saj me te ri, te cilin sapo e ka plasuar ne treg. Kengetarja ka zgjedhur periudhen e kremtimit te pese vjetorit te pavaresise se Kosoves per ta promovuar kete album, i cili sipas saj eshte pergatitur me mjafte perkushtim.

Albumi titullohet “Dhe te dua” dhe te drejten e editimit e kane produksionet “ETC” dhe “Eurolindi”. Yllka edhe kengen “Vendit tim” e kishte plasuar ne festen e 100 vjetorit te Pavaresise se Shqiperise, ndonese edhe vet kenga i dedikohej dashurise ndaj memedheut.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online