All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 2 March 2013

Big Brother 6: Zbulohet talasemikja dhe i martuari...


Sekretet e tjera te banoreve te “BB6”, zbulohet i martuari dhe talasemikja

Eldora: Jam talasemike
Eldora eshte 27-vjecarja nga Tirana, e cila thuhet se fsheh sekretin “jam talasemike”. Eshte rritur ne Berat dhe prej disa vitesh jeton ne Tirane me familjen. Ajo ka mbaruar studimet per Gjermanisht dhe aktualisht po ndjek studimet e dyta, ne degen e Infermierise, e cila ka qene nje deshire e saj e hershme. Gjithashtu, prej disa kohesh punon ne nje agjenci udhetimi, duke pasur keshtu nje tjeter profesion ne CV-ne e saj.

Endrit Mertiri: Elena, shume me shume se vetem nje bjonde e bukur...

Endrit Mertiri
Flet i dashuri, fotografi Endrit Mertiri: Ju rrefej si e njoh une Elenen

Ra ne sy per pamjen e saj prej kokete dhe mendimet kontraverse. 19- vjecarja nga Tirana, Elena Lika, mund te jete e piketuara e djemve brenda shtepise se “BB6”, por ajo nxitoi te deklaronte lidhjen e saj me fotografin Endrit Mertiri. Nje rrefim per modelen qe synon televizionin, historine e tyre te dashurise dhe ca sekrete te tjera i zbulon Endriti, i cili tregon per lidhjen e tyre pasionante prej 1 viti e 3 muajsh.

Elena te ka deklaruar si te dashurin e saj, c’mund te zbulosh ti me shume?

Elena eshte nje nga te rejat me me kembe ne toke qe kam njohur, pra eshte realiste. E njeh mire veten e saj, me te mirat dhe te keqijat qe ka dhe per pasoje edhe dobesite i kthen ne arme per veten. Sikunder me pelqen shume fakti qe eshte kembengulese. Ajo nuk eshte biondja e bukur qe di vetem te grimohet, te vishet dhe te beje sfilate. Jo. Ajo eshte shume me shume se kaq. Te gjithe ata qe e njohin, e dine qe Elena, ndonese vetem 19 vjece, ka pjekurine e nje 26-vjecareje ne mendime.

Arbana mohon shtatzenine...

Arbana OsmaniArbana Osmani e mohon: Nuk jam shtatzene

Cdo muaj te vitit, per Arbana Osmanin qarkullon thashethemi se eshte shtatzene... Keshtu ka ndodhur edhe kete here.

Nje e perjavshme roze publikoi dje lajmin se moderatorja e dashur e ekranit te “Top Channel”-it eshte shtatzene.

E kontaktuar nga “Bluetooth” lidhur me vertetesine e ketij lajmi, Osmani e ka mohuar ne menyre kategorike, duke thene se eshte nje trillim dhe asgje me shume.

See more at: Balkanweb
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Arbana Osmani deny: I'm not pregnant

Every month of the year, Arbana Osman circulating rumor that she is pregnant ... This is what happened this time. A weekly pink published the news yesterday that the popular moderator of screen "Top Channel" is pregnant. Contacted by "Bluetooth" on the veracity of this story, Osmani has categorically denied, saying it is a fiction and nothing more. ]]

Shpend Zenuni, milioneri humanist qe sfidon veten ne "Big Brother"...

Shpend Zenuni
Flet miku i Shpendit, Zgjimi: Jam njeriu i vetem qe besoj se Shpendi do te ribashkohet me ish-gruan”

Shpendi, milioneri nga Kosova qe kycet ne “Big Brother”

Shpendi eshte njeri nga banoret, qe ka ardhur nga Prishtina per tu bere pjese e lojes ne spektaklin e “Big Brother”, duke sfiduar veten ne mesin e shume konkurrenteve. 30-vjecari me profesion biznesmen, si dhe menaxher i dy bizneseve dhe kompanive te medha ushqimore ne Kosove, eshte i divorcuar, ndersa nga martesa e pare ka nje vajze me emrin Liza.

Per te mesuar me shume rreth Shpendit, ne kemi realizuar nje bisede me mikun e tij, Zgjim Sojeva, i cili e pershkruan me se miri shokun, te cilin e njeh prej 14 vitesh.


Arbana Osmani, kritikohet imazhi i ekzagjeruar me Photoshop...

Arbana Osmani
Arbana Osmani kritikohet nga fansat: E ke ekzagjeruar me fotoshop!

Ka dale ne kopertinen e revistes “Anabel” te ketij muaji dhe ka shkaktuar shume polemika. Kjo per arsyen se prezantuesja e njohur e “Big Brother” dhe “1001 Pse”, Arbana Osmani, ne foton e kesaj kopertine duket shume ndryshe nga c’eshte ne realitet. Aq me teper qe revista doli pothuajse ne te njejten dite qe Arbana u shfaq per te prezantuar “Big Brother” dhe njerezit nuk e kishin te veshtire per te bere krahasimet. Ne rrjetet e ndryshme sociale, fansa te ndryshem te prezantueses thonin se nuk kishte nevoje ta ekzagjeronte kaq shume me fotoshop-in, pasi ne te vertete ne ate foto ajo eshte totalisht e tjetersuar, qe nga forma e fytyres, mollezat e deri te hollimi i komplet imazhit te saj. Tani ne nuk i kemi besuar asnje fotoje te Arbanes qe qarkullon ne internet, por kemi publikuar nje qe e ka shkrepur vete fotografi yne rreth dy muaj me pare. Natyrisht qe fotoja eshte krejtesisht e paprekur nga fotoshop-i. Po jua leme ju ne dore te gjykoni per ndryshimin mes ketyre dy imazheve qe i perkasin te njejtit person.

Marselino i BB6, 25 vjecari qe ka shitur seks me para

Marselino Hitollari
Marselino: Kam punuar si zhigolo!

Marselino: Ju njohim me 25-vjecarin qe ka shitur seksin me para

Marselini, 25- vjecari qe vjen nga Bari, fsheh sekretin: “Kam punuar zhigolo”. Marselini e ka origjinen nga Berati, por prej vitesh jeton familjarisht ne Bari. Kohet e fundit ka punuar si security, por ai nuk ka nje profesion te tijin te mirefillte, pasi e konsideron veten nje “gjithckaberes”, duke qene se nuk lodhet e nuk merzitet nga asnje lloj pune fizike. Prej nje viti eshte bere baba i nje djali, dhe gjate bisedave me banoret shprehet se familja eshte pjesa qe e ben te ndjehet me krenar per veten. “Big Brother-in” e sheh si mundesi qe te rikthehet ne Shqiperi dhe ta ndertoje jeten me familjen e tij te re ketu. Me hyrjen ne BB, u asocua emri i Marselinit me sekretin e personit “zhigolo” brenda shtepise se vezhguar.


Genta Ismajli ndjehet mire prane femijeve...

Genta Ismajli
Genta Ismajli, pjese e jurise se superspektaklit “Gjeniu i vogel 5”

Nis te henen ne ekranin e televizionit Klan, superspektakli me i ndjekur “Gjeniu i Vogel 5” edhe pse protagoniste jane femijet ne transmetim HD. Eshte edicioni i peste i ketij talent-shou, i cili do te sjelle zerat e mrekullueshem te 32 femijeve te perzgjedhur me shume kujdes nga produksioni. Nje nga anetaret e jurise eshte kengetarja e mirenjohur nga te gjithe, Genta Ismajli, e cila ne nje prononcim qe ka bere per mediat kosovare, nuk e ka fshehur lumturine qe i ka dhene ftesa e bere nga organizatoret e ketij talent-shou per femije. “Ne fakt kur e mora ftesen per te qene ne jurine e “Gjeniut te vogel”, nuk u mendova gjate, menjehere pranova te jem ne kete shou, sepse me pelqejne femijet dhe qendrimi me prane tyre, do te me beje te ndjehem mire”, ka thene ajo.


Kanita Suma, 9 vjecarja qe po sakrifikon cdo gje per "X Factor"

Kanita Suma
Kanita, nje rrefim per “shkollen” e re

Eshte konkurrentja me e vogel ne spektaklin muzikor X Factor Albania, por me e klikuara deri tani nga publiku. Kanita eshte vetem 9 vjec dhe pasioni i saj per muziken eshte aq i madh, sa per te qene pjese e X Factor ka vendosur te sakrifikoje shkollen ne Shkup, shoqerine dhe aktivitetet me moshataret, rehatine ne familje, etj.. E shtyre fillimisht nga motra dhe mesuesja e saj kujdestare per te qene pjese e ketij talent-shoe, Kanita tregon se as nuk e kishte imagjinuar ndonjehere se do te arrinte deri ne kete faze te gares, ku konkurrenca eshte bere shume e forte. Me nje ze perkedheles, paksa e ndrojtur, por e qarte cfare kerkon nga vetja dhe X Factor, per here te pare ne nje interviste te cilter bukuroshja e vogel rrefen rrugetimin e saj nga Shkupi drejt suksesit, nga audicionet ne fazen finale.

Revista PANORAMA PLUS - 2 Mars 2013

Revista PANORAMA PLUS, 2 Mars 2013
  • "Big Brother": Marselino, jeta e djalit qe shiste seksin me para. Zbulohen talasemikja, i martuari dhe sekrete tjera
  • Merr fund martesa e djalit te Fatos Nanos, kerkesa per divorc mberrin ne Gjykate
  • Ermali, ja me ke e ka zevendesuar Francesken, zbulohet e dashura e re
  • Albano: Femrat enderrojne super meshkuj, pastaj martohen me ne. Aktori i humorit tek "2XL", zbraz gjithe humorin dhe ironine e tij per veten, femrat, artistet dhe politikanet
  • "Big Brother"; Flet i dashuri, fotografi Endrit Mertiri: Ju rrefej si e njoh une Elenen; Shpendi, milioneri nga Kosova qe kycet ne "Big Brother"; Pasioni i Arsimit per te fotografuar femrat seksi, flet ish-e dashura
  • "Big Brother", sekretet tjera; Eldora: Jam talasemike; Iliri: Di 1000 tekste kengesh permendesh; Anaida: Ushtroj Taekwondo; Xhimi: Jam i martuar; Elena: Ne moshen 4 vjecare ka pire duhan per arsye shendetesore; Altina: Jam fanse e Real Madridit; Shpendi: Prej 11 vjetesh kujdesem per nje person me nevoja specifike; Joana: Kam 100 pale kepuce; 

Revista BLUETOOTH - 2 Mars 2013

Revista BLUETOOTH, 2 Mars 2013
  • "Big Brother"; Zbulohen sekretet per kater banoret. I dashuri: Televizioni genjeshter, Elena kishte mbathje; Bashkeshortja: Marselino zhigolo?! Ky eshte sekreti yne; Iliri deklaron: Seks me nje 61-vjecare
  • Djali i Jozefines, ne lidhje me nje modele. Zbulohet e dashura e Genar Topallit me Eva Muratin. Vajza prezantoi koncertin kunder dhunes, me 14 shkurt
  • Behen prinder: Valbona Coba, Sidrit Bejleri, Enxhi Nini
  • Kastro Zizo: Erleta e semure psikike, me gruan e pare i kam mire punet! "Me perzuri si nje qen rrugesh. Do martohem perseri!"
  • Arbana Osmani e mohon: Nuk jam shtatzene!
  • Vjen ne jete Ermeli, "shpresa" e Sidrit Bejlerit
  • Zbulohen sekretet e banoreve te Big Brother: Elona praktikon Taekwondo, Olta eshte vegjetariane, Elena vajza qe ka pire cigare 4 vjece, Altina e cmendur per Real Madridin

Friday, 1 March 2013

Arbri dhe Korabi me ‘Lorina” ne ‘Top Fest 10’

Tashmë ajo që flitej ditë më parë, që fituesi i BB5, Arbër Zeka, do të nisë muzikën, është më se e vërtetë.

Në fakt, vetë Arbri e ka konfirmuar për “Kosova Sot” se të martën që vjen do të jetë në ‘Top Fest’, me këngën e punuar nga Korab Shaqiri, e në fakt  kënga është e këtij të fundit, ndërsa djaloshi Zeka e bën një pjesë rep.

Kënga është e rrymës ‘Dance’ dhe mban titullin “Lorina”. Arbri thotë se ndihet i lumtur që edhe publiku në këtë festival e ka pritur shumë mirë këtë këngë./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Arber and Korab 'Lorina "in the' Top Fest 10 '

What already spoken days earlier, the winner of BB5, Arber Zeka, will start the music, it is more than true. In fact, self Arbri confirmed for "Kosova Sot" coming Tuesday will be 'Top Fest', the song made ​​of Korab Shaqiri, the song is actually the latter, while Zeka boy makes a rep.

Zajmina Vasjari, nje “sexy in black”

E dimë se bukuroshja e skenës shqiptare, Zajmina Vasjari, është duke punuar në videon e këngës më të re dhe pas një foto që doli u fol se ajo do të vijë si rebele, me pistoletë në dorë.

Por, këngëtarja seksi vazhdon të jetë e preferuara e shumë organizatorëve për ta pasur me perfomancat e saja nëpër organizimet e tyre.

Ja ku e shohim  këngëtaren në foto, në të cilën duket shumë hot, me këtë veshje “sexy in black”, në një koncert ku ajo ka qenë e ftuar. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina Vasjari, a "sexy in black"

We know that beauty Albanian scene Zajmina Vasjari, is working on new song video and post a picture that emerged was said that it will come as a rebel, a pistol in his hand. But the sexy singer continues to be the favorite of many organizers to have with her ​​performances throughout their organizations.

Here we see the singer in the image, which looks very hot, this garment "sexy in black", at a concert where it was called. M. GJ.

Truproja nga Prizreni qe i ruan VIP-at ne Zvicer

Quhet Anton Sokoli dhe ka 18 vjet që merret me sigurimin dhe ruajtjen e personazheve më të njohura internacionale që hyjnë dhe dalin nga Zvicra.

Ai është nga Prizreni me origjinë, ndërsa ne mësojmë se femra më simpatike që Antoni e ka ruajtur ka qenë bukuroshja Paris Hilton. Madje, ai e quan femër jo vetëm të bukur, por edhe me plot humor.

Antoni, duke e dashur shumë këtë profesion, pasi është shkolluar në Izrael, së bashku me shokun e tij. Edhe ky shqiptar, Gëzim Ajvazi, ka me licencë kompaninë e tij të sigurimeve, “Royal Security Guard”, po në Zvicër./Maksim Gjokaj/

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Prizren bodyguard who keeps VIPs in Switzerland

Called Anton Sokol and has 18 years of dealing with the security and protection of internationally recognized characters into and out of Switzerland. He is from Prizren origin, and we learn that the most charming women Anthony has maintained there was beauty Paris Hilton.

Thursday, 28 February 2013

Blendi i ‘BB6’ – ‘Peja te kushtezon’

Kanë nisur bisedat e para nga banorët e “Big Brother 6”  duke u hapur më shumë, madje mendohet se shumë shpejt vetë do t’i tregojnë sekretet e tyre.

Ndërsa gjatë mesnatës të së martës së kaluar personazhi, i cili është binjak me një tjetër, Andin, dhe që luajnë të dy me të njëjtin emër dhe nuk duhet vënë re kjo, ndërsa vetëm Blendi duhet të dalë në shesh, ka folur për qytetin e tij Pejën.

Blendi ka thënë se në qytetin e tij të lindjes nuk i pëlqen mentaliteti, dhe për këtë ai nuk mund të jetojë i lirë, ndërsa kushtëzohet në shumë gjëra. Deri tani në këtë garë nuk ka ndonjë zënkë, apo keqkuptim të madh mes banorëve.M.Gj.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Blendi 'BB6' - 'Peja conditions'

Have begun conversations money from the inhabitants of the "Big Brother 6" being more open, even thought that very soon people will tell their secrets. While past midnight Tuesday's character, which is another twin, Andy, and both play with the same name and have not noticed this, and only Blendi have emerged, has spoken for the city of his Pec.

Kaltrina dhe Violeta pro Barcelones

Kanë pritur të fitojnë, por në fakt janë ngushëlluar vetëm me një gol që skuadra e tyre, Barcelona, ka mundur ta shënojë kundër fituesve të Real Madridit.

Në fakt edhe kjo foto që e shihni e dy këngëtareve kosovare Violeta Kajtazi dhe  Kaltrina Selimi është realizuar në momentin që ishin mbledhur në Sheshin 21 për ta ndjekur këtë ndeshje të fortë.

Nuk janë të vetmet këto dy artiste që sa herë ka ndeshje të forta përkrahin skuadrën e tyre të zemrës dhe e tregojnë këtë edhe në rrjetet sociale, por edhe shumë VIP-a të tjerë nga Kosova shprehin admirimin e tyre ndaj futbollit./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kaltrina and Violeta pro Barcelona

Have expected to win, but in fact are only comforted with a goal for their team, Barcelona, has been able to score against the winners of Real Madrid. In fact, this picture you see two Kosovar singers Violeta Kajtazi and Kaltrina Selimi is realized at the time that had gathered in the square 21 to follow the match strong.

Rita shkelqen në ‘Javen e Modes’ në Paris

Aty ky moda e ka shtëpinë dhe është më ‘in’, këngëtarja Rita Ora ka shkëlqyer me dukjen e saj. 22-vjeçarja ka qenë e ftuar në ‘Javën e Modës’ në Paris dhe ka vërtetuar se ajo di të vishet bukur.

Mediet franceze flasin me admirim për shqiptaren, ndërsa Rita nuk ka qenë e ftuar vetëm për të ndjekur sfilatën, ajo edhe ka kënduar, ndërsa binte në sy edhe vështrimi i saj ndaj modeleve, pasi kur ajo këndonte bukuroshet reklamonin veshjet e tyre në pasarelë. M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rita shines in 'Fashion Week' in Paris

Where the fashion house and is 'in', singer Rita Ora has excellent appearance. 22-year-old has been invited to the 'Fashion Week' in Paris and has proven that she knows how to dress nicely.

French media talk admiration for shqiptaren, while Rita was not only invited to followed sfilatën, she also sang, and prevailed even her gaze to the models, as when she sang beauties advertise their outfits trestles. M.Gj.

Edita Sopjani, planet per rikthim te fuqishem ne skenen muzikore...

Pas pauzes, rikthehet fuqishem

Ka me se dy vjet qe kengetarja e njohur, Edita Sopjani, i ka munguar skenes muzikore. Mungesen ne skene ajo e arsyeton me perkushtimin ndaj studimeve, nderkaq tani do te beje rikthimin e saj duke sjell tri kenge te reja bashke me videoklipe.

Edita tash e tutje ka vendosur te jete me e perkushtuar ndaj kenges duke u munduar qe ne asnje moment te mos ndahet nga adhuruesit e saj.

Pas ketyre projekteve qe do te plasoj tani, ajo do te vazhdoj punen edhe per disa projekte te tjera te cilat do t’i sjelle ne treg kohe pas kohe. Nderkaq sa i perket jetes private, Edita pohon se ende nuk e ka gjetur princin e saj. Ne kete interviste dhene “Zerit” ajo do te shpalos me shume per punen dhe jeten e saj jashte kenges.

Vesa, rrefen planet per martese dhe klipin e ri..

Vesa Luma: Do te martohem me dasme

U be kohe qe kengetarja e njohur, Vesa Luma, eshte fejuar me kengetarin dhe kantautorin e njohur Big Basta, pra dashurine e tyre ata e kane kurorezuar edhe me fejese, mirepo edhe pse bashkejetojne, ata ende nuk jane te martuar.

Vesa martesen e saj do ta beje me nje ceremoni te madhe dasmore, por ende nuk e kane vendosur se kur do te jete kjo date. “Fejesa dhe bashkejetesa me Basten shume here eshte keqkuptuar ne opinion dhe shume prej tyre kane menduar se ne jemi martuar, mirepo e verteta eshte se edhe pse bashkejetojme nuk jemi te martuar. Ne kemi vendosur qe martesen ta bejme me dasme, por ende nuk e kemi vendosur daten e marteses”, ka thene ajo per “Zeri”.

Wednesday, 27 February 2013

Soni Malaj, edhe ne disko me djemte e saj

Nuk është vetëm Tuna ajo që i reklamon vajzat e saj konkurrente në talent-shoun ‘X Factor Albania 2”.

Edhe mentorja tjetër që vazhdon të punojë me djemtë në këtë spektakël, Soni Malaj, dëshiron t’i ketë me vete, qoftë edhe në një mbrëmje që ajo del.

E, në fakt, edhe në këto foto ajo shihet me ta, ndërsa kërcen dhe argëtohet në këtë disko të sapohapur në Tiranë.

Në sondazhin e drejtpërdrejtë në “Facebook”, është Soni ajo që merr më shumë pëlqime për ëmbëlsinë e saj në juri, ndërsa mendohet se këtë vit, po një djalë i saj do të triumfojë në këtë garë. M.GJ.
Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Soni Malaj, even in disco with her ​​boys

Tuna is not just what it advertises her daughters competing in talent-reality show 'X Factor Albania 2 ". Another mentor who continues to work with the guys on this show, Soni Malaj, wants to be with you, even on an evening she goes.

Arsimi i BB6, ishte ndare nga kengetarja

Personazhi simpatik, i cili për herë të parë e përfaqëson qytetin e bukur të Prizrenit në “Big Brother”, Arsim Berisha, para se të hynte në këtë ‘reality-show’ ishte ndarë nga e dashura këngëtare, Elizabeta Krasniqi.

Por, shoqja e tij, modelja Gjelbrona Gashi, tregon për gazetën tonë se fotografi ka pasur shumë dëshirë që të hyjë në një garë siç është BB6, ndërsa ajo nuk ka dashur, pasi, sipas saj, nuk i takon të flasë për jetën personale konkurrentit nga Prizreni.

Ndërsa, nga vëllai i madh, Arsimi, është caktuar ta përzgjedhë një konkurrent, të cilin do ta dërgojë automatikisht në nominim të përhershëm. /Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:
BB6 Arsimi, was separated from the singer

Sympathetic character, which represents the first time the beautiful city of Prizren in "Big Brother", Berisha Education, before entering into this 'reality-show' was separated from singer girlfriend, Elizabeth says.

Elhaida Dani, zhgenjehet nga disa media shqiptare...

Elhaida Dani
Elhaida e zhgenjyer nga reagimi per pjesemarrjen e saj ne "The Voice Italia"

Javen e shkuar u publikua lajmi se kengetarja Elhaida Dani, fituesja e edicionit te fundit te "Top Fest", ishte konkurrente ne edicionin e pare te konkursit "The Voice", i cili sapo ka nisur ne Itali. Ky lajm u percoll nga mediat shqiptare, por jo ne menyre pozitive. Shkrimi dukej qe ishte disi tendencioz dhe ne te tregohej habi se si nje kengetare e afirmuar tashme, fituese e nje festivali te rendesishem si "Top Fest" e per me teper fituese e disa cmimeve jashte Shqiperise, kishte nevoje te testonte serish veten ne nje gare te tille per talente te reja. Ky shkrim nuk na ka bere pershtypje vetem neve, por edhe vete kengetares, e cila, e kontaktuar nga redaksia jone, nuk nguron te shprehe merzine dhe zhgenjimin nga lajmi qe ka lexuar: "Ne radhe te pare dua t'ju falenderoj per urimin dhe mbeshtetjen, sinqerisht kisha nevoje sepse mbeta pak keq kur pashe ate shkrim per mua, pasi mendoja se shqiptaret do lumturoheshin", - thote Elhaida, pasi merr urimin tone per pjesemarrjen e saj ne "The Voice".


Blendi Fevziu, 16 vjet ne "Opinion", pa asnje mungese...

Sistematikisht… Blendi Fevziu

Ne oren 22:30 duhet te jete ne studio me te ftuarit dhe asnje arsye ne bote nuk e justifikon mungesen. Ky eshte viti i 16-te qe s’mungon ne asnje takim me shikuesit. Natyrisht, per nje situate ekstreme ka gjithnje 2 apo 3 emisione te regjistruara, kryesisht dosje, qe perdoren vec ne raste emergjence. Qe prej vitit 1989 ka nisur te mbaje shenime per ngjarjet e dites, ne ate qe sot e quan nje ditar me shume politik, qe ka mberritur ne 850 faqe, e qe ndoshta vitin e ardhshem do vijne ne treg si nje liber me shume i tij. Ka ruajtur me fanatizem, pothuajse gjithcka nga femijeria, dhe jo vetem. Garderoben e ka shume te organizuar dhe s’humb kurre kohe per te gjetur dicka. Po aq te organizuar sic ka gjithcka ne ditet e mbremjet e tij, me takimet, drekat, mbledhjet, udhetimet, e gjithe pasionet e tjera…

Cili eshte mengjesi juaj rutine?

Fare i zakonshem. Ne ndryshim nga te tjeret besoj se eshte thjesht me i vonshem. D.m.th, une ngrihem rreth ores 09:30:10:00 dhe e kam te fiksuar takimin e pare thuajse gjithnje ne 11:00.

Tuesday, 26 February 2013

Tuna, stilistin e saj edhe badiguard

Këngëtarja Altuna Sejdiu, e cila çdo të diel mbrëma befason me dukjen e saj, ka vendosur si duket t’i provojë në një farë mënyre edhe bashkëpunëtorët e saj.

Por, ditë më parë, kur ajo ishte e ftuar në “Zonë e Lirë’, e kishte mohuar me një të qeshur se kishte diçka më tepër me stilistin e saj, Niko Komani.

Dhe tani ne shohim, sipas kësaj fotoje, që përveçse stilisti nga Tirana e këshillon të duket trendi, Tuna e merr atë edhe si badiguard ngado ku është, siç e shihni edhe këtu në këtë disko, që sapo është hapur në Tiranë, ku kanë qenë bashkë. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna, stylist its badiguard

Singer Altuna Sejdiu, which every Sunday night surprising its appearance, apparently set to try in some way its affiliates. But the day before, when she was invited to the "Free Zone ', was denied with a laugh that had something more with her ​​stylist, Niko Koman.

Bukuroshja Elena, ne BB6 do ta rrise gjoksin?

Është konkurrentja më e vogël e shtëpisë së famshme në Shqipëri, por që deri tani duket më simpatikja.

E nuk ka si të jetë ndryshe, pasi modelja e njohur pak a shumë e pasarelave në Tiranë, Elena Lika e bën rolin e një koteleje të bukur, ose pse jo një Françeska e dytë.

Por, sipas disa llogaritjeve tona, sekreti i saj mos është se ajo ka vendosur ta bëjë gjoksin operacion, për t’u kompletuar paksa në linjat e saj. Gjithsesi për ta zbuluar këtë duhet ta presim rrjedhën e këtij shou. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Beauty Elena, BB6 will increase breasts?

Is smaller competitors famous house in Albania, but so far looks more charming. E does not like to be different, as the model is known more or less the footbridges in Tirana, makes the role of a beautiful koteleje or why not a second Francesca.

But according to some of our calculations, her secret is that she has decided not to do breast surgery, to be completed slightly in its lines. However, in order to detect this should expect the course of this show. M. GJ.

Altina, lokalistja qe e braktisi Gjakoven per BB

Banorja e cila ka hyrë për ta sfiduar veten në Big Brother Albania 6, Altina, mësuam se e ka përfunduar shkollën e aktrimit me Enver Petrovcin.

Ndërsa nga mikja e saj më e ngushtë, gazeta Kosova Sot mëson se është e pamundur të besohet sesi konkurrentja nga Gjakova e ka lënë qytetin e saj për të marrë pjesë në këtë reality-shou, pasi ajo është tepër lokaliste, dhe nuk i ka pëlqyer kurrë të jetojë larg vendlindjes së saj.

Altina ka hyrë me një qëllim, që të afirmohet edhe më tepër si një vajzë që e do aktrimin. /Maksim  Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Altina, sectional left Gjakova for BB

Residents who came to challenge myself in Big Brother 6, Altina, we learned that he has finished acting school with Enver Petrovci.

Leonida Marjakaj, zeri i embel i dasmave

Leonida Marjakaj
Një nga këngëtaret më të dashura për publikun shqiptar, të cilën të gjithë do të donin ta kishin në dasmën e tyre, falë zërit të saj.

Është kjo këngëtarja Leonida Marjakaj, e cila në rrëfimin e saj tregon se është me fat që ka një familje të bukur, dhe që motivohet cdo ditë nga dy fëmijët, Ilirjanën 9 vjeçare dhe Kevinin 7 vjeçar, dhe bashkëshortin e saj muzikantin Martin Marjakaj.

Në bisedën me ne artistja nuk harron të përmendë duke falenderuar ata që e dëgjojnë muzikën e saj dhe e ndjekin në cdo hap të karrierës së saj.

Këngëtarja e ëmbël që deri më tani ka një album në treg dhe duke krijuar këngë të reja, megjithëse jeton në Zvicër, ajo e shuan mallin duke vizituar shpesh herë vendlindjen. Për më tej ndiqni rrëfimin e artistës.

Përshëndetje Leonida, cfarë po bën gjatë kësaj kohe?
Leonida Marjakaj: Përshëndetje, gjatë kësaj kohe jam duke punuar disa këngë të reja si dhe jemi të angazhuar në disa mbrëmje.

Ledi dhe Ludo sjellin nje ‘Gangnam Style” shqiptare (Video)

“Ur Fuckin Style” kështu quhet kënga më e re që sapo ka ardhur me një super video e interpretuar dhe aktruar bukur nga këngëtarja seksi Ledi Vokshi dhe kërcimtari që këtë herë provon dhe këngën Ludovik Karrica.

Një këngë që shumë shpejt do të kthehet në një nga superhitet e këtij sezoni, pse jo një hit që do të luhet shumë nëpër diskot shqiptare.

Ledi vjen shumë provokuese, dhe kështu tregohet duke provokuar jo vetëm kolegun e saj, por edhe ne që e shohim videon e realizuar nga ‘Alexander”, e ndërsa është fryt i kompanisë “ThreeDoots”.

Edhe artisti prizrenas Karrica jo vetëm tregon talentin e tij si kërcimtar, por së bashku me Ledin duket se kanë sjellë  një këngë si “Gangnam Style” por këtë herë me autorë  shqiptarë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Lady and Ludo bring a 'Gagnam Style "Albanian

Monday, 25 February 2013

Nisja e BB6, audience maksimale ne Kosove

Një pritje dhe një audiencë shumë të madhe ka rrëmbyer edhe në Kosovë mbrëmja e parë e reality-shout “Big Brother Albania 6”.

Në fakt edhe regjia e natës së parë ishte krijuar që të gjithë të prisnin se çfarë do të ndodhte më pas, ndërsa rrjete sociale nisnin hulumtimet për sekretet e 16 banorëve, që hynë në shtëpinë më të vëzhguar në Shqipëri.

Personazhet nga Kosova ishin katër, ku po atë natë njërin prej tyre  e reklamonin shumë në një lokal kryesor në qendër të Prishtinës, duke kërkuar mbështetje për Shpendin 30-vjeçar, baba i një vajze 15-muajshe.

Ndërsa stilistja nga Kosova, Krenare Rugova, ishte kujdesur për fustanin e Arbanës./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Starting BB6, maximum audience in Kosovo

A reception and a very large audience kidnapped in Kosovo first evening of reality show "Big Brother 6".

In fact, the director of the first night it was established that all expected what would happen next, while social networks begin to research the secrets of the 16 people who went into the house to observe in Albania.

Sharje e rende e Florit per nje femer

“U lodh me komercializmin, ishte koha për një këngë me vlerë”. Ky ishte një nga shumë komentet e dëgjuesve të këngës dhe videos më të re të këngëtarit Flori Mumajesi me titull “Pa jetë’.

E në fakt kënga është bërë tashmë një refren i të gjithëve dhe postimi më madh në rrjetet sociale. Por, dëgjuesve të vëmendshëm nuk u ka ikur edhe sharja që nis vetëm me shkronjën e parë dhe më pas hiqet, që ka bërë Flori, një ofendim shumë i rëndë për një femër që ka dashur.

Vetë autori i këngës ka thënë se është një klip, që ka një ngjarje thuajse të vërtetë. M.GJ.

Burimi Kosova Sot

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Heavy lashing of gold for a female

"I was tired with commercialization, it was time for a song worth." This was one of the many listener comments and videos on new song singer gold Mumajesi titled "No '.

Leonida e motivuar nga femijet dhe bashkeshorti

Një nga këngëtaret më të kërkuara në diasporë dhe sidomos në dasmat shqiptare kudo është edhe Leonida Marjakaj.

Këngëtarja kosovare ka treguar për “Kosova Sot” se kurrë nuk do ta harrojë 28-Nëntorin e vitit të kaluar, ku me këngën ‘Oj Kosovë o nëna ime’ ka bërë që i gjithë publiku shqiptar që jeton në Marsej të Francës të qajë.

Por, nuk është vetëm këngëtare e zonja, por edhe një nënë. Ajo ka dy fëmijë dhe  gjithmonë shihet duke kënduar me bashkëshortin e saj, që është instrumentist. Për artisten, fëmijët dhe bashkëshorti i saj janë motivi i sukseseve të saj./Maksim Gjokaj/

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Leonida motivated by children and spouse

One of the most requested singers abroad and especially Albanian weddings anywhere is even Leonida Marjakaj. Kosovar singer has been shown to "Kosova Sot" that I will never forget the 28th November last year, where the song 'Oj Kosovo my mother' has made ​​the entire Albanian public living in Marseilles, France to cry. But it is not only the lady singer, but also a mother.

She has two children and always seen singing with her husband, who is instrumentalist. For the artist, the children and her husband are the motivation for its success. / Maxim Gjokaj /

Shkendija tani josh me "belly dancing" [VIDEO]

Ndoshta fotot para pasqyres me iPhone kane filluar te humbasin efektin e vet, pas sa e sa pozave, por kjo nuk do te thote qe Shkendija eshte ne mangesi te ideve te reja.

Ajo se fundmi ka prezantuar pasionin e saj te radhes, e qe eshte "belly dancing" apo kercimi oriental.

Ndonese, per fillim fansat jane te rezervuar ndaj stilit te ri te Shkendijes, disa madje duke e quajtur vulgare apo dhe jo shume profesionale, megjithate ky eshte vetem fillimi dhe shqiptarja ka demostruar me sukses se nuk i mungon "elasticiteti".

Ndoshta, disa leksione nga Blerta Gace e cila eshte e vetmja shqiptare profesionale ne "belly dancing", do te ndihmonin Shkendijen te avancoj ne paraqitjet e saja te radhes. /Albavipnews/


- - - - - - - - - - - - - - - -

Vesa Luma: Meshkujt shqiptare gabojne ne veshje...

Vesa Luma
photo: artan korenica
1 Minute me Vesa Lumen

Te pelqen stili i...?
- Rita Ores.

Seksi te nje mashkull per ty eshte...?
- Meshkujt me pelqejne me veshje me loose, me te rehatshme. Gjithashtu gjej seksi te meshkujt oren e dores.

Designeri yt i preferuar?
- Elie Saab.

Kombinimi yt i preferuar qe ua sugjeron lexueseve tona?
- Nje kombinim me casual qe une preferoj eshte fustan me geta ne ngjyre te erret, boots dhe xhakete lekure.

Etnon, kete vere lancojne albumin e tete...

Etnon
Etnon te lansoje albumin e tete

Hip-hop grupi shqiptar, Etnon, ka konfirmuar se gjate veres do te lansoje nje album te ri, te tetin ne karrieren e tyre.

Lajmin e ka konfirmuar Genc Prelvukaj me ane te Twitterit, ku ai ka paralajmeruar se grupi i njohur ndryshe edhe si “Etno Engjujt” po punon ne albumin e tete qe do te lansohet veres.

Etnon kohe me pare lansuan albumin e shtate, “7 Chapters” qe ishte pelqyer shume nga publiku per hitet “Disponim N’Shihe” dhe “On Fire”.

Source: Telegrafi
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Ethno launch the eighth album

Hip-hop Albanian groups, ethno, has confirmed that this summer will launch a new album, the eighth in their career. News has confirmed Genc Prelvukaj via Twitter, where he warned that the group known as "Ethno Angels" is working on the eighth album to be launched summer. Ethno long ago launched the seventh album, "Chapters 7" that was liked by the public hits the "mood N'Shihe" and "On Fire". ]]

Albana Osmani, portretizon ushtarin e perlotur te UCK-se

Albana dhe portreti i ushtarit te UCK-se, Xhafer Kadiri
Pasioni shumengjyresh i Albana Osmanit

Moderatorja e njohur dhe nje nga vajzat me simpatike te ekranit, Albana Osmani, keto kohe i eshte perkushtuar pasionit te saj, piktures. Prezantuesja e Top-Channel, e cila ka mbaruar studimet per pikture, shihet ne kete foto mes nje larmi bojerash dhe telajosh. Ajo madje ka bere edhe nje dhurate te bukur per pavaresine e Kosoves, portretin e nje ushtari te UCK-se, ku duke u kthyer pas ne kohe ka shkruar: “Ne 5-vjetorin e Kosoves, ndersa dhe une urova ne faqen me shume miq urimin tim, ndersa shikoja ne internet te thena e te pathena, ndalova ne portretin e ketij ushtari. Syte e tij te perlotur kushedi sesa ngjarje te dhimbshme kishin pare dhe kushedi sa here kishte uruar diten ne te cilen syte e tij do perloteshin nen ngjyren e flamurit, i cili do valevitej i lire. Sot harrova oret qe po kalonin dhe ndersa mbi telajo nisa te realizoj portretin e tij, me erdhen nder mend ata qe u strehuan ne pallatin tim aso kohe. Nje doktor qe rrinte i ulur, i heshtur, as nuk hante, as nuk pinte, per dite dhe qe gruaja e tij, nje zonje qe nuk mbante mend as emrin e saj, pas humbjes se dy vajzave te tyre gjate luftes”.

Gentian Hazizaj, si emigrant ne "Portokalli"

Gentian Hazizaj kthehet ne “Portokalli” si emigrant

Pasi e kemi pare te sjelle absurditetet e kohes se komunizmit ne “Portokalli”, Gentian Hazizaj do te vije ne kete sezon te ri te varietese me histori te tjera.

Kete sezon, aktori ka vendosur te na beje per te qeshur me absurditete te jetes se nje emigranti.

Por per t’i dhene sa me shume larmi roleve te tij, produksioni i “Portokallise” kerkon pjesemarrjen edhe te publikut, te atyre qe kane ndonje histori per te qeshur emigrantesh per te treguar. Per kete, produksioni kerkon qe te gjitha historite te dergohen ne adresen e emailit: portokalli@top-channel.tv.

Endrit Mertiri, fotografi i pare shqiptar ne "Vogue Italia"...

Endrit Mertiri perfundon ne “Vogue Italia”

Emrin e tij e lexojme shpesh poshte fotove te personazheve publike. Ai eshte fotografi i preferuar per drejtuesit e revistave shqiptare dhe eshte po kaq i dashur edhe per VIP-at tane. Te gjithe e dine qe ai eshte i talentuar kur vjen puna per foto fashion, sikunder dine gjithashtu qe Endrin e cmon shume edhe fotografi i mirenjohur Fadil Berisha. Por ama shume pak e dine qe nje prej fotove te tij, pjese e nje editoriali mode, eshte botuar ne edicionin italian te “Vogue”. Endrit Mertiri, i riu i talentuar mesohet te jete fotografi i pare shqiptar, fotoja e te cilit eshte publikuar ne “Vogue Italia”. Urojme shume qe karriera e Endrit te vazhdoje me te njejtat ritme dhe pse jo, nje dite ai te jete fotografi kryesor i “Vogue Italia”…

Geti shnderrohet ne "Scarface"...

Getoar Selimi Geti
Kush e frymezon Getoar Selimin?

Getoar Selimi ka vendosur te shnderrohet ne “Scarface”-in e Kosoves. Edhe me pare kemi pare postime te ngjashme te Getoar Selimit ku duket qarte ndikimi qe ka pasur personazhi i Toni Montanes ne jeten e vertete te reperit. Se fundmi Getoar Selimi ka postuar nje foto ne faqen e tij ne Twitter ku nepermjet photoshop-it ka shnderruar pamjen e tij ne ate te Toni Montanes. Madje vete reperi nga Kosova ka shtuar se kjo eshte fytyra e tij e vertete.

Source: Bluetooth
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Who inspires Getoar Selimi?

Getoar Selimi has decided to become "Scarface" in Kosovo. Even before we have seen similar posts Getoar Selim where clearly the impact that has had the character of Tony Montana in real life of the rapper. Lately Getoar Selimi has posted a picture on his Twitter page that through photoshop-it has transformed his appearance into that of Tony Montana. Even rapper from Kosovo himself, added that this is his real face. ]]

Ermal Merdani keshillon banoret e rinj: Krijoni lidhje dashurie...

Ermal Merdani: Banoreve te rinj u keshilloj te lidhen brenda shtepise

Ermal Merdani, djaloshi simpatik me titullin ‘Mister Albania’, qe u be i famshem me shume pas pjesemarrjes ne “Big Brother 5”, rrefen ne kete interviste per “Bluetooth” te rejat e jetes se tij.

Ermal, na trego pak per pjesemarrjen tende tek quiz show “Tjetri”. Si po te duket si eksperience?

Pjesemarrja ime tek “Tjetri” eshte nje mundesi e mire qe me eshte dhene dhe nje trampoline shume e mire per me tej. Shpresoj te jete nje eksperience e gjate, pasi do me ndihmoje ne permbushjen e objektivave qe une kam. Tashme “Tjetri” eshte bere nje nga emisionet me popullore dhe me argetuese dhe jam i lumtur qe jam pjese e tij, pasi nuk me identifikojne me si Ermali i “Big Brother”, por si Bonusi tek “Tjetri”.

"Malagata", klipi i pare i Ronela Hajatit

Ronela Hajati dhe Elgit Doda vijne me “Malagata”

Te gjithe ata qe e kane degjuar, thone se ai do te jete hiti i kesaj vere. Pas disa bashkepunimeve shume te suksesshme me njeri-tjetrin, ku si me te spikaturin permendim hitin “Neles”, Ronela Hajati dhe Elgit Doda bashkohen serish per nje kenge qe pritet t’ju lere pa fryme.

E reja ne kete bashkepunim eshte se Elgiti nuk do te jete vetem krijues i kenges, por edhe interpretues ne te.

“Malagata” eshte titulli i kenges qe pritet te shenoje keshtu edhe klipin e pare ne karrieren e kengetares Ronela Hajati, e cila ia ka dale te kete sukses dhe koncerte edhe pa nje te tille (klip) ne gjithe keto vite. Dyshja Hajati-Doda po shnderrohet ne nje rrezik per tregun, sepse te gjitha kenget e realizuar deri tani nga keta dy emra kane rezultuar suksese…

Xheraldina Berisha, sakrificat per te mbijetuar ne tregun muzikor...

Xheraldina Berisha, sakrificat e kengetares per t’ia dale e vetme

Pas pjesemarrjes neper talent-show ne Tirane, kengetarja kosovare vendosi qe pas nje kohe te lancoje veten edhe si kengetare profesioniste per shkak te talentit dhe vokalit te saj. Xheraldina Berisha u be edhe me e njohur fale bashkepunimit me Arkimed Lushajn (Stresin), kenge kjo qe u promovua ne nje edicion te “Top Festit”, ku dhe u vleresua me cmim. Pas ketij bashkepunimi, Xheraldina vazhdon te kendoje live ende neper pube ne Kosove. Nga burime te sigurta mesojme se ajo sakrifikon shume per te mbijetuar ne Prishtine, pasi pagesat per kengetaret qe kultivojne performancat live eshte shume e ulet, saqe nuk te del te paguaje as edhe qirane e apartamentit. Madje deri ne kete moment nuk kemi pare as edhe nje videoklip te kengetares e cila, pervec vokalit, ka edhe pamje te bukur e te nje femre terheqese. Per kete gje asaj i duhet nje investim te cilin nuk e ka, madje ka vendosur qe me cdo kusht te vazhdoje te punoje ne kete drejtim duke kenduar live e duke u munduar te qendroje larg sponsoreve dhe biznesmeneve, me bindjen se nje dite do ia dale edhe pa ta.

Nje lezbike ne Big Brother 6?

Megjithese autori i spektaklit "Big Brother", Rezart Aga, ne nje interviste per media ka thene se ne edicionin e sivjetshem nuk do te kete konkurrente gay, revista "Paloma" ka bere te ditur se disa informacione qe kane rreshqitur jashte, flasin pikerisht per nje vajze lezbike qe do jete konkurrente kete vit brenda shtepise.

Ashtu sic ishte paralajmeruar, ne naten e pare, nuk u zbuluan te gjitha sekretet e banoreve te shtepise, ndersa vajza lezbike duket se do te jete sekreti me i madh i ketij edicioni, per te cilin nuk dine as familjaret e saj.

Madje, per ta mbajtur fshehte kete sekret, vajza do te tentoj te krijoj lidhje me nje mashkull brenda. /Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
A lesbian in Big Brother 6

Although the author of the show "Big Brother", Rezart Aga, in a media interview said that this year's edition will not have a gay competitor, magazine "Paloma" has announced that some information have slipped out, speak preciselya about lesbian girl who will be competing this year in the house. As it was announced, in the first night was not revealed all the secrets of the inhabitants of the house, while lesbian girls seem to be the biggest secret of this edition, for which not even know her family. Furthermore, in order to keep secret this secret, the girl will try to create a connection with a man inside. / Albavipnews / ]]

Sunday, 24 February 2013

Revista PALOMA - 23 Shkurt 2013

Revista PALOMA, 23 Shkurt 2013
  • Ingrid Gjoni zmadhon gjoksin
  • Ne shtepine e Big Brother do te futet nje lesbike
  • Ciljeta Xhilaga: Ju prezantoj djalin tim!
  • Rozana Radi krijon parfumin me emrin e saj
  • Dren Abazi: Te dashuren e dua seksi dhe te mencur!
  • Anjeza Branka: Eshte bukur t'i kesh meshkujt ne dore!
  • Acarohet Luana: Nuk i kam fryre buzet!
  • Elhaida e zhgenjyer nga reagimi per pjesemarrjen e saj ne "The Voice Italia"
  • Nga Niko Komani: Bjonde apo Brune? Fjolla Morina, Aferdita Dreshaj, Genta Ismajli, Tuna, Dafina Zeqiri, Arbana Osmani, Rozana Radi, Jonida Maliqi, Luana Vjollca, Rezarta Shkurta
  • 1 Minute me Vesa Lumen
  • Sexy & Single; Anjeza Maja: Nese doni karriere, atehere qendroni singell
  • IN & OUT: Ingrid Gjoni, Elvana Gjata, Aferdita Dreshaj (IN); Tom Hanks, Shtatzenia e Miriamit, Soni Malaj (OUT)

Franceska, tani jep puthje me para

Franceska Jace
Franceska i thote Ermalit: Tani puthjet i kam me euro

Te ftuar ne programin “Top Show”, dy ish-protagonistet e “Big Brother 5”, Ermal Merdani dhe Franceska Jace, ndezen edhe nje here kuriozitetin e publikut. Tashme mediat e kane bere me dije ndarjen e tyre, pas nje lidhjeje gjate muajve te programit dhe vetem pak javeve pasi ai mbaroi. Por ne intervista, ata asnjehere nuk kane dhene arsye konkrete se perse lidhja e tyre mori fund, gje qe nuk e thane edhe gjate “Top Show”-t. Por ajo qe te binte ne sy ishte se Franceska mbase ka mbetur pak me e lenduar nga kjo ndarje, sic ndodh gjithmone ne cifte ku femrat zakonisht e vuajne me shume. Madje ajo nuk ngurroi ne nje moment qe te pohoje se Ermalit i pelqejne flirtet e shpeshta me femrat. Nderkohe vete Ermali ka pohuar se mbas ndarjes me Francesken ka pasur lidhje te tjera, ndersa kjo e fundit edhe pse eshte perfolur per ndonje lidhje, vete nuk ka pohuar asgje.


Klinton Zeqiraj, foto "hot" me nje femer te panjohur...

Klinton Zeqiraj, zbulohen fotot e nxehta te balerinit me nje femer te panjohur

Jane imazhe te nxehta dhe private, te cilat i kemi zbuluar keto dite. Behet fjale per balerinin e ri, Klinton Zeqiraj, ku duket qarte nga fotot se keto imazhe jane te realizuara ne ambiente private. Klintoni, i shoqeruar me nje femer te panjohur, kane realizuar keto foto te cilat tashme behen publike. Klintoni eshte bere i njohur ne ekran pas pjesemarrjeve ne disa emisione, duke drejtuar edhe programe per te rinj, si dhe festivale per femije.

Source: Panorama Plus
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Clinton Zeqiraj, revealed hot photos of the dancer with an unknown female
Hot images and private, that we find these days. It is about the new balerinin Clinton Zeqiraj, where it is clear from the photos that these images are conducted in private settings. Clinton, accompanied by an unknown female, performed these photos which have already become public. Clinton has become famous on the screen after participation in some programs, run programs for youth and children's festivals. ]]

Edona Llalloshi: Nuk ua ve veshin fjaleve te keqija

Pas lindjes së Doas, vajzës së saj, ajo kohën e menaxhon më ndryshe. Këngëtarja ka kaluar një vit që ka fituar një tjetër titull fisnik atë të nënës.

Edona Llalloshi ka rrëfyer për gazetën ‘Kosova Sot’ se është e lumtur që ka pranuar të këndojë një këngë të krijuar nga të rinjtë. Ndërsa nuk ka pasur ndonjë surprizë shumë të madhe për Festën e të dashuruarve.

Thjesht e kanë kaluar në një darkë familjarë në një restorant të qetë në Prishtinë. Por, çfarë ka dhënë ajo si personazh publik në këtë përvjetor të pestë të shtetit të Kosovës? E mësoni gjatë leximit të intervistës.

“Kosova Sot”: Kishe frikë të këndosh një këngë të krijuar nga të rinjtë?

Edona Llalloshi: Jo aspak, ku ta kem fatin të kem një këngë të mirë. Të rinjtë kohëve të fundit po bëjnë këngë shumë të mira, kënga ime e fundit  ‘Le t"folin’ është punuar nga ‘Rock sity’.

Modeli shqiptar qe i sfidon maqedonasit

Quhet Fatlum Aziri dhe është një nga modelistët më të kërkuar në Maqedoni. Ai është shqiptar nga Kumanova, por që hijeshia e tij po i tremb dhe po i sfidon modelët maqedonas.

Fatlumi është 23 vjeç, ndërsa gazeta jonë mëson se ai është i vetmi shqiptar që po konkurron për “Mister Maqedonia” dhe më pas edhe në ‘Mister Albania’.

Është i vetmi shqiptar që nuk ka frikë të konkurrojë fort të huajt, ndërsa e sheh në faqet e para të revistave dhe gazetave maqedonase dhe jo vetëm në to./Maksim  Gjokaj/

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanian model that defies the Macedonians

Çiljeta, pas lindjes, pergatitet per muzike

Çiljeta Xhilaga shihet skajshmërisht e lumtur që pak ditë më parë është bërë nënë, duke sjellë në jetë Fernandon dhe tani, duke mos u besuar besëtytnive, e tregon fytyrën e bukur të engjëllit të saj.

Por, mësojmë se Çiljeta nuk do ta bëjë shumë kohë vetëm rolin e nënës, ngase ka thënë se shumë shpejt do të nisë projektet e reja muzikore. M. GJ.
Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Çiljeta after birth, preparing for music

Çiljeta Xhilaga seen extremely happy that a few days ago has become a mother, bringing to life Fernando and now, do not believe in superstitions, beautiful face shows her angel.

But we know Çiljeta will not do more time just the role of the mother, because it has said it will soon launch new musical projects.
M. GJ.

Ish i dashuri i Argjentines martohet ne korrik

Nuk kaloi shumë kohë dhe djaloshi që dikur ishte i fejuari i këngëtares Argjentina Ramosaj e ka harruar këtë të fundit dhe ka gjetur një tjetër vajzë, e cila është nga Prizreni.

Është fjala për Valon Hotin dhe “Kosova Sot” mëson se ai është shumë i lumtur me lidhjen e re, madje në muajin e nxehtë të verës që vjen do të martohet, konkretisht më 25 korrik 2013.

Valoni e ka gjetur shpirtin binjak, ndërsa deri tani, të paktën siç pohon, Argjentina ende nuk e ka dikë në krahë. /Maksim Gjokaj/

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Former Argentine boyfriend wed in July

It was not long and the boy was once Argentina Ramosaj singer husband has forgotten the past and found another girl, who is from Prizren. It comes to Valon Hotin and "Kosova Sot" learns that he is very happy with the new link, even in the hot summer comes to marry, namely on 25 July 2013.

Tamara Todevska: Bertani dhe une jemi bashke, nuk e fshehim me...

Flet e dashura e Bertan Asllanit, Tamara: Ju tregoj sakrificat ne lidhjen tone

”Bertani dhe une jemi perseri bashke dhe nuk e fshehim me nga publiku. Dashuria e sinqerte arriti te munde paragjykimet te cilat i kishim ne fillim. Dashuria e mundi edhe religjionin”, keshtu ka theksuar pop kengetarja Tamara Todevska, ne nje rrefim per mediat maqedonase per lidhjen e saj me kantautorin Bertan Asllani, me te cilin ka nje lidhje prej dy vitesh. ”Si dhurate per te Diten e te dashuruave une kam realizuar edhe nje fotosesion, me te cilin jam munduar te nxjerr sensualitetin tim. Une me stilistin tim me shume kujdes i kam zgjedhur veshjet dhe trendet e modes, isha shperthyese nga dashuria ne fotosesion.


Ciljeta: Fernando me le pa gjume, por perseri jam e lumtur...

Ciljeta: “Partneri im eshte i lumtur qe bebja i ngjan atij”

Ka pak me shume se dy jave qe eshte bere nene dhe kjo eksperience e re po e lumturon pa mase. Ciljeta Xhilaga ka qene cdo moment te shtatzenise se saj prane mediave dhe fansave, duke e ndare pritjen e embel me te gjithe ne, por edhe tani qe bebja ka ardhur ne jete, ajo vijon me te njejten zemergjeresi te na rrefeje se si po e perjeton ndjesine e te berit nene. “Jam realisht shume e lumtur teksa mbaj ne dore djalin tim Fernandon. Zoti ma ka sjelle per te me lumturuar. Pastaj eshte jo vetem i shendetshem, por dhe shume i bukur”, – rrefen Ciljeta. E pyetur se kujt i ngjan, asaj apo Tomasit, ajo tregon: “Eshte interesant fakti se sa here e mbaj une ne krah, duket si une, dhe kur e mban Tomasi, duket si ai. Por besoj se kjo nuk eshte pamja e tij perfundimtare, pasi vetem ne dy jave e shoh se si ndryshon per dite. Por ajo qe e them me siguri, eshte qe sado te ndryshoje, ai ka tipare shume te bukura”.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online