All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Friday, 15 March 2013

Banoret e BB6 kunder shiut

Ashtu sikur bënin dikur fiset tribale, kështu është dashur të krijojnë një lloj atmosferë edhe protagonistët e reality-show “Big Brother” në mënyrë që shiu që të binte pa pushim gjatë ditës së 14 marsit të ndalej.

E në fakt nuk është se e ndalen, por ishte ky misioni i dërguar nga vëllai i madh për të krijuar edhe shumë batuta e të qeshura, në ditën e verës, e cila në Shqipëri festohet si një festë pagane dhe duhej zakonisht të kishte diell e jo shi.

Ndërsa Iliri këtë lojë e merr më shumë seriozisht se sa të tjerët që me valle dhe fjalë të bëjnë që të ikë shiu e të vijë dielli. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
BB6 residents rainwear

Forca e Ganes, Zoti dhe talenti

Ajo është një nga zërat më të mirë në muzikën shqiptare dhe sapo ka sjellë projektin e saj më të ri, një superbaladë dhe një video intersante.

Është fjala për këngëtaren Ganimete Abazi-Ganja, e cila e ftuar në “Pro Shqip” në Top Kosova Radio ka treguar se ia vlen të realizosh një duet të bukur me këngëtarin Kolë Oroshi “Forca e fatit” dhe shkruar nga Ilir Berani, nga muzikanti i cili është gjithmonë forca që ajo beson për një hit të ri.

Por Ganja ka treguar se forca e një këngëtareje të sukseshme është Zoti dhe talenti, ndërsa artistja ka tashmë gati edhe këngën më të re me titull “Shko”, një këngë shumë ritmike ku do ta lancojë së shpejti edhe me video./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Strength of Ghana, Mr. and talent

It is one of the best voices in Albanian music and just bring its new project, a superbaladë and an interesting video. It comes to Ganimete singer Abbas-Ganja, which invited "Pro English" Top Radio Kosovo has shown that it is worth to realize a beautiful duet with singer Kole Oroshi "Force of chance" and written by Illyria Berani, musician which is always force it believes to a new hit.

Bleona do te kendoje ne "White Party 2013"

Megjithëse shumë shkurt në një pjesë filmi, kënëgtarja shqiptare Bleona Qereti thuhej se e kaloi me sukses këtë provë kinematografike.

Por mësojmë se artistja do të ketë mundësi që të debutojë këngën e saj që ëndërron tregun amerikan në një event të njohur që do të mbahet nga 29 marsi e deri më 1 prill në Palm Springs, në Kaliforni.

Kjo ngjarje e madhe quhet “White Party 2013”. Duke ditur se është prezantimi i saj i parë më i plotë përsa i përket karrierës së saj për tregun e huaj, urojmë që të pritet shumë mirë, përkrah shumë emrave të njohur të muzikës. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona will sing at the "White Party 2013"

Although very briefly in a film, Albanian kënëgtarja PAF Qereti reportedly successfully passed this test film. But we learn that the artist will be able to debut her song dreaming the American market in an event known to be held from 29 March to 1 April in Palm Springs, California.

Thursday, 14 March 2013

Altina BB6: Iliri dhe Shpendi, djemte me simpatike

Gjakovarja, e cila nuk ishte mësuar kurrë të izolohet në një ambient të rrethuar 24 në 24 orë nga kamerat, Altina Kusari, vjen në një rrëfim të sajin, që me humorin që e karakterizon na quan  pak të bezdisur ne gazetarëve.

Në fakt, ajo e ka braktisur këtë realiti-shou me dëshirën e saj. Por, cila është arsyeja, a po ambientohet me realitetin dhe a po e ndjek më BB6, duke përdorur fjalën e saj të zakonshme ‘Effaaa’ na tregon në këtë intervistë për ‘Kosova Sot’.

*Altina të mungoi më duket shumë Gjakova?
Altina Kusari: Po

*Po çfarë nuk shkonte aty?
Altina Kusari: Edhe pse loja pati anën e bukur, vendimi im për dalje nga shtëpia ishte rrjedhojë e një presioni të vazhdueshëm, që më shkaktonte izolim nga bota e jashtme.

*Po penalizimet dhe kritikat nga produksioni të bënë keq, apo?
Altina Kusari: Sa u përket penalizimeve, besoj që është vetë natyra e programit dhe unë s’kam të drejtë ta gjykoj një eveniment aq gjigant dhe të përsosur, siç është BB.

*Cili apo cila nga banorët do të mungojë më shumë?
Altina Kusari: Më mungon Iliri, Shpeeeeeendi,  Elona, Xhimi, Eva, po i pres jashtë edhe do ta çmendim Kosovën.

Xherdan Shaqiri: Objektivi im, ta martoj nje nuse kosovare...

Xherdan Shaqiri
Xherdan Shaqiri, e do nje nuse kosovare

Xherdan Shaqiri ndihet si ne shtepi ne Munich. Atij i ka mbetur vetem ta gjeje nje nuse dhe te kompletohet. Futbollisti kosovar i ka lene paksa anash femrat, pasi qe eshte koncentruar totalisht tek ekipi i ri, Bayern Munich, pa e ndjekur me jeten e nates.

Edhe pse eshte ende i ri, 21 vjec, ai po mendon qysh tash per vendimin me te rendesishem te jetes. “Objektiv imi eshte qe ta martoj nje nuse kosovare qe jeton ne Zvicer. Por, eshte ende heret, te shohim se si do te rrjedhin gjerat”, deklaroi mesfushori kosovar ne nje interviste per magazinen zvicerane Blick.

Ardiana Rama, per te katerten here ne "Top Fest"...

Ardiana Rama
Ardiana Rama ne “Top Fest”

Kengetarja Ardiana Rama u eshte kthyer festivaleve dhe ajo tani eshte pjesemarrese ne “Top Fest 10”, festival ky i cili organizohen nga Top Channel dhe qe po mbahet keto dite ne Tirane. Ardiana ne kete festival eshte paraqitur me kengen “Tik Tak”, e kompozuar dhe orkestruar nga Florent Boshnjaku ndersa tekstin e ka bere Big Basta.

Ardiana ne kete festival po paraqitet per te katerten here dhe shpreson qe edhe kesaj here te korre suksese. “Jam shume e lumtur qe per te katerten here po marre pjese ne “Top Fest”. Tani po prezantohem me nje kenge mjafte te mire qe besoj se do te kem suksese sikurse viteve te meparshme”, ka thene ajo per “Zeri”. Ardiana uron qe te vazhdoj garen deri ne javet e fundit te “Top Fest”-it.

Beatrix Ramosaj, se shpejti me nje surprize te madhe per fansat...

Beatrix Ramosaj
Paralajmeron kthim te fuqishem

Para pak kohesh kengetarja Beatrix Ramosaj paralajmeroi nje pauze te shkurter ne skenen muzikore. Mirepo kjo pauze si duket kengetares nuk do t’i zgjase shume per shkak se ajo po paralajmeron nje befasi te madhe per adhuruesit e saj.

“Pas nje pauze te shkurter kam vendosur te kthehem me nje surprize per publikun tim. Faktikisht jam duke u marre me nje projekt, por qe per momentin mbetet surprize dhe ju beje te ditur qe brenda shume pak koheve do te lansohet. Kete projekt e kam paralajmeruar edhe ne faqet e mia ne Facebook dhe Twitter” ka thene ajo per “Zeri”.

Rita, e kujdesshme ndaj prinderve!

Rita Ora
Megjithese se tepermi e angazhuar ne karrieren e saj profesionale, duke bere muzike neper koncerte dhe shpesh larg vendlindjes dhe familjes, Rita Ora shfrytezon cdo moment te mundshem per t'u lidhur me prinderit e saj te dashur, nepermjet rrjetit social.

Keshtu, me rastin e festes se nenes, edhe pse mijera kilometra larg ne kontinentin australian, Rita ka shfrytezuar instagramin per t'i derguar asaj urimet e perzemerta dhe per te shprehur dashurine e saj ndaj "nenes me te forte ne planet", sic e quan ajo.

Ndersa, para pak ditesh, si "vajze e babit" qe eshte, i ka uruar babait te saj ditelindjen me fjalet "Happy Birthday Baba!".

Sabri Fejzullahu nuk ndalet, paralajmeron album te nxehte...

Sabri Fejzullahu
Sabriu paralajmeron nje vere te nxehte

I shumekerkuari Sabri Fejzullahu nuk ka te ndalur me projektet e tij te njepasnjeshme, ai na ben te ditur se aktualisht eshte duke punuar ne albumin e tij te ri, i cili pritet te dale ne muajin qershor.

“Albumi do t’i permbaje 10 kenge, ku 6 prej tyre jane te perfunduara. Jam duke punuar mjaft shume ne kete album dhe besoj se do t’u sjelle nje vere te nxehte me kenget qe jemi duke i realizuar”, ka thene ai per “Zeri”.

Ne kete album Sabriu do te paraqitet edhe me nje duet te ri me kengetarin Mc Kresha me te cilin ka realizuar kengen “Edhe nje vere” e cila do t’i paraprije ketij albumi. Ne kete album Sabriu eshte duke punuar me Alban Fortunen, Virusin, Flori Mumajesin, Fatmir Mujen etj.. Sipas Sabriut albumi do te dale ne treg bashke me dy videoklipe te reja.

Wednesday, 13 March 2013

Ja, edhe Big Mama me ndryshe

Në suplementet e Tiranës u fol ditë më parë, duke u pasqyruar edhe me foto, natyrisht që me leje dhe dëshirën e këngëtares Big Mama, ku ajo shihej duke iu nënshtruar një liftingu për fytyrë dhe fryrjes së buzëve.

E, në fakt, ja ku jua sjellim në këtë foto Big Mamën më ndryshe, ku vihen në pah sidomos buzët e zmadhuara.

Kaq shumë duket më ndryshe, saqë disa e kishin komentuar këtë foto, duke pyetur nëse është vërtet këngëtarja Big Mama apo jo. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Here, Big Mama differently

In Tirana supplements was spoken days earlier, reflecting the picture, of course with the permission and desire of the singer Big Mama, where she was seen undergoing a lifting for the face and lips distension.

And in fact, here we bring you this picture Big Mame different, which highlight particularly exaggerated lips. So many seem different, that some had commented on this photo, asking if it's really singer Big Mama or not. M.Gj.

Zajmina si Tuna, me “Boy” ne kapele

Ju kujtohet javë më parë veshja dhe stili i këngëtares, Altuna Sejdiu, që kishte në kokë një kapele, ku shkruhej në të “Boy”.

E, tashmë jua sjellim një tjetër këngëtare seksi, siç e shihni, tashmë është Zajmina Vasjari, por me një kapele të tillë. E, megjithatë, kjo foto e këngëtares nga Tirana është komentuar shumë, sidomos për veshje, ndërsa është në krah të këngëtarit Ardian Bujupi, gjatë një koncerti të përbashkët.

Shpresojmë që vajzat ta mbajnë edhe në zemër “BoY”-n e tyre, përveç se në kapele. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina as Tuna, the "Boy" in caps

You remember a week ago and dress style singer, Altuna Sejdiu, having on his head a hat that read "Boy". The lock already bringing another sexy singer, as you see, is already LETRA Vasjari, but with such a hat.

And yet, this picture of the singer from Tirana was commented a lot, especially for clothing, and is next to singer Ardian Bujupi, during a joint concert. Hope to keep their daughters at heart "boy", except that in caps. M.Gj.

Rovena sjell videon e pare me veteproduksion

“Te Rovi”, një emër shumë popullor, pasi atë e duan shumë. Në fakt, e kemi fjalën për këngëtaren e njohur, Rovena Stefa, e cila e ka sjellë në orët e para të mëngjesit të së martës, videoklipin më të ri të këngës “Hajde ti”, në bashkëpunim me këngëtarin Elton Kadrijaj.

E veçantë e këtij projekti është se Rovena tashmë do ta ketë gjithmonë produksionin e vet, ku ka edhe siglën e saj në fillim të videos së re, dhe do t’i realizojë nga audio deri në video këngët e saj dhe të shumë artistëve të tjerë.

Kënga është ritmike, edhe videoja i ka marrë komentet e para shumë pozitive./Maksim Gjokaj/.


Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rovena brings the first video vetëproduksion

"Rovi", a very popular name, because it's love. In fact, we refer to well-known singer, Rovena Stefa, which brought in the early morning hours of Tuesday, the latest video clip of the song "Come on you", in collaboration with the singer Elton Kadrijaj.

Tuesday, 12 March 2013

Misi i Kosovës përzgjidhet nga Digitalb

E njohim si njërën nga vajzat më të bukura të Kosovës, por si duket ne nuk e vlerësuam ashtu siç duhet, pasi nuk e mban vetëm bukurinë.

Është kjo Arbnora Ademaj, e cila falë oratorisë dhe simpatisë së saj është përzgjedhur nga kompania mediatike Digitalb për ta prezantuar një program sportiv në kanalin ‘Super Sport Kosova’. Si duket, nga shumë vajza të bukura dhe të shkathëta është përzgjedhur bukuroshja nga Kosova.

Ne ju sjellim edhe këtë foto, në të cilën Arbnorja shihet në provat e para të këtij programi sportive./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kosovo Misi selected from Digitalb

We know him as one of the most beautiful girls in Kosovo, but it seems we do not properly evaluated, because it just keeps beauty. Is this Arbnora Ademaj, which thanks to the oratory and her sympathy was selected by media company Digitalb to introduce a sports program on channel 'Super Sport Kosovo'.

Anaidi i BB6, ne nje sondazh, me i votuari

Sa vjen dhe bëhet më interesant loja e banorëve të BB6, po ashtu edhe audienca që i ndjek është më kureshtare, madje tashmë nga ata i kanë krijuar të preferuarit e tyre.

Në një sondazh të zhvilluar në Fanpage të opinionistit të “Fun Club Big Brother”, Olti Curri, pasi është hedhur një pyetje se cili, apo cila është më i/e preferuar në shtëpinë më të vëzhguar të shqiptarëve, kanë vërshuar përgjigje të shumta, ku pjesa më e madhe e tyre e kanë votuar si më të preferuarin e tyre Anaidin, gazetarin dhe djaloshin e zbulimeve të sekreteve./Maksim Gjokaj/.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Anaidi BB6, the voting poll

Appears and becomes more interesting game BB6 residents, as well as the audience that follows is most curious, and even now they have created their favorites.

In a survey conducted in Fanpage opinionistit "Fun Club Big Brother", Laver Curri, after throwing a question of who, or what is / home preferred to observe the Albanians, have flooded multiple answers, where most of them have voted as their favorite Anaidin, journalist and boy secrets discoveries. / Maxim Gjokaj /.

Ami: Ikja e Ermalit nga "2XL" nuk ishte per mua surprize...

Amarda Toska
Pak jave me pare u be e ditur se Ermali, protagonist ne komedi shoun "Apartamenti 2XL", ka lene spektaklin per t'u marre me muzike, por qe nuk u fol shume per ate se si Ami e perjetoi kete ngjarje.

E pyetur ne lidhje me kete nga revista "Paloma", Ami eshte shprehur si vijon:

"Vendime te rendesishme te ketij lloji, une dhe Ermali i marrim duke biseduar se bashku, keshtu qe per mua s'kishte ndonje surprize ne kete mes. Sa per kohen e lire, me duhet te them se ne fakt Ermali nuk hoqi dore nga "2XL"-ja per te bere pushim, se kjo gje nuk eshte ne karakterin e tij, perkundrazi, e beri per te pasur me shume kohe per biznesin e ri qe ka celur: studioja e regjistrimit."

Ndersa e pyetur nese Ami e ka menduar ndonjehere te merret dhe vet me muzike, ajo e ka mohuar nje mundesi te tille duke u arsyetuar se nuk eshte e dhene pas kesaj fushe, derisa eshte e perqendruar me shume rreth biznesit te saj. /Albavipnews/

Keshilla e Elvanes per te lexuar

Këngëtarja e projektit të fundit të këngëve me shumicë, të cilat janë pritur mirë, Elvana Gjata, nuk është se harron të lexojë dhe të informohet.

Madje ajo në Twitter i ka këshilluar fansat e saj se çfarë mund të lexojë, ku konkretisht ka cituar kështu:

“Mendoj që është shumë e nevojshme për të gjithë ju ta lexoni këtë artikull mbresëlënës”, dhe i referohet një materiali shumë interesant shkruar nga babai i shoqes së saj Besës, Koço Kokëdhima, i cili flet për një perlë të bukur të Shqipërisë së Jugut, e mes tjerash thuhet se, “Himara ka qenë, është dhe do të mbetet thjesht një tokë shqiptare”.M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tips of Elvanes to read

The singer last project Wholesale songs, which have been well received, Linkin Park, not forgetting to read and be informed. She even Twitter has advised her fans what they can read, where specifically quoted:

 "I think it is very necessary for all of you to read this article impressive", and refers to a very interesting material written by father her friend Besa, Koco Kokëdhima, which shows a beautiful gem of southern Albania, among other things said, "Himara has been, is and will remain merely an Albanian land." M. GJ.

Neki Emra sjell serish nje video-balade


Miq, Vip-a, por edhe shumë fansa sidomos të gjinisë femërore kanë qenë të ftuar në promovimin e videoklipit të dytë të këngëtarit Neki Emra.

Edhe këtë herë, siç kemi thënë javë më parë, Nekiu ka preferuar të vijë me një baladë të bukur me titull “Me heshtje mos më dëno”, me muzikë dhe orkestrim të Florent Boshnjakut dhe me tekst të Albatros Rexhajt, ndërsa videoja është realizuar nga produksioni “Pinkmoon Creative”.

Kënga ka marrë komentet e para pozitive, ndërsa gjatë promovimit këngëtari ka interpretuar edhe shumë këngë nga repertori i tij të shtunën e kaluar në ‘Sheshin 21”. M.GJ.


Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Neki names brings back a video-saga

Friends, Vip-a, but also many fans especially females have been invited to promote the singer's second video clip Neki names. Even this time, as we said weeks ago, Nekiu preferred to come with a beautiful ballad titled "Condemn me not silence," with music and instrumentation Florent Bosnian and Albatros Rexhaj text, while the video is performed by production the "Creative Pinkmoon".

Anaidi dhe Joana te dashuruar

Joana dhe Anaidi kane dale ne oborr. Ajo i eshte ulur ne preher dhe jane duke biseduar dhe bere shaka. Joana duket e gezuar, madje i thote Anadit se banoret e tjere se si i shohin.

Ajo shprehet e bindur qe neser ata te dy do te jene tema e diskutimit qe ne mengjes. Te dy qeshin per kete fakt.

Ajo e pyet Anaidin se cfare i intereson atij me se shumti dhe ai i pergjigjet qe i intereson jeta e saj brenda shtepise se Big Brother. Joana vazhdon i tregon Anaidit qe ka folur me nje person qe ajo e ka shume xhan dhe tashme ndihet shume me e lehtesuar.

Burimi: Top Channel
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Anaidi and Joana lovers

Sheila Haxhiraj, pelqen meshkujt e veshur 'alla Jay Z'...

Sheila Haxhiraj1 Minute me Sheila Haxhiraj

Fenomeni Sheila ka shperthyer qe vitin e kaluar. Juria e X Factor Albania dhe publiku e vleresuan si fituesen e X Factor. Sheila kete periudhe ka luajtur filma, por regjistron kenget e radhes dhe pergjigjet me dore ne zemer ne lidhje me pyetjet e modes...

Te pelqen stili i...
- Me pelqen stili i Rihannes.

Seksi tek nje mashkull per ty eshte...
- Kombinim i pamjes vizive, perfshire te gjitha keto aspekte, si permasat trupore, qendrimi dhe nje stil ne te veshur alla Jay Z.

Stilisti yt i preferuar...
- Miranda Dupi, Niko Komani (qesh), te preferuarit e mi ne Shqiperi.

Ja makina e re fringo e Mayes, prej 60 mije eurosh...

Maya Alickaj
photo: bluetooth
Makina e re e Mayes

Gjate javes se shkuar “Bluetooth” publikoi lajmin se kengetares se njohur Maya, i kishte bere dhurate i fejuari nje makine “Range Rover” me vlere 60 mije euro.

Ndersa sot po publikojme fotot e Mayes me makinen e re fringo, e cila i shkon shume kengetares.

Paparaci i suplementit e ka kapur Mayen ne nje prej restoranteve me te njohura ne zonen e liqenit, ndersa parkonte makinen.

Maya eshte nje nga kengetaret me te paguara te skenes shqiptare, me nje numer te madh koncertesh ne diaspore.

Antonela Cekixhi, konkurrentja ne "X Factor" qe nuk mposhtet lehte...

Antonela CekixhiAntonela Cekixhi: Ne kete faze te gares, secili pretendon te jete fitues

Antonela Cekixhi eshte nje nder 6 konkurrentet ende ne gare per te fituar talentshoun e madh “X-Factor”. Ajo eshte 17 vjec dhe studion ne vitin e dyte ne gjimnazin “Ismail Qemali”.

Me nje thjeshtesi qe e karakterizon, Antonela flet ne nje interviste per gazeten “Koha Jone”, per pjesemarrjen ne kete superspektakel, duke treguar se ajo ka konkurruar edhe ne edicionin e kaluar ku mundi te shkonte deri ne fazen e vilave te jurise. Por kembengulja e saj dhe pasioni per muziken bene qe ajo te vinte serish kete vit edhe me e pergatitur per ate qe do te bente duke i kushtuar edhe me shume kohe vetes dhe muzikes Megjithese nuk e mohon faktin se do t’i pelqente qe te ishte fituesja, “ne kete faze te gares qe jemi tani, secili prej nesh do te deshironte qe te ishte fituesi”, shprehet ajo.

Jeta Faqolli: Jam singell dhe e lumtur, por me mungon seksi i rregullt...

Jeta Faqolli: Kur je singell, te mungon seksi i rregullt

Kengetarja Jeta Faqolli eshte singell, e lumtur dhe pa pendesa. Ose pothuajse pa pendesa. Sepse jeta ne cift nuk i ofron ndonje gje te jashtezakonshme, pervec faktit qe kur je ne nje lidhje ke nje jete te rregullt seksuale.

Hera e fundit kur te ka pelqyer nje mashkull?
- Hera e fundit? Para disa muajsh.

Hera e pare kur te ka pelqyer nje mashkull?
- Pelqimi i pare ndaj nje mashkulli me ka ndodhur kur kam qene 13 vjec.

Kur ka ndodhur puthja e pare?
- Puthjen e pare e kam dhene ne moshen 18-vjecare.

Kur je puthur per here te fundit?
- Nuk ka shume kohe. Para disa ditesh.

Fizikisht cfare pelqeni menjehere te nje mashkull?
- Une jam si meshkujt, pelqej te pasmet (qesh).

Jonilda "eliminohet" per te rritur gjoksin me operacion...

Jonilda e zmadhon gjoksin 'live' ne BB6

Nuk eshte e para e as do te jete e fundit, por ndoshta me guximtarja qe te kryeje nje operacion drejtperdrejt ne nje spektakel.

Eshte fjala per nje vajze 25-vjecare, e cila eshte nga Puka, por qe jeton ne Parma te Italise, e tashme fale pjesemarrjes se saj ne ‘Big Brother 6’ eshte bere e famshme.

Kjo eshte Jonilda, e cila me nje kuraje shume te madhe dhe plot vetebesim ka pranuar qe te realizoje kete nderhyrje, duke e zmadhuar gjoksin nga 2 ne 4, dhe kete drejtperdrejt ne nje realiti-shou. Ndersa, banoret e tjere e dine se ajo eshte larguar nga kjo loje, ashtu sic dolen Altina dhe eliminimi i Olsenit. / M.GJ. /

Big Brother Albania 6: Eliminimet e para! [VIDEO]

Eliminimet e para ne “Big Brother”

Ka nisur loja me te gjitha efektet e saj ne “Big Brother”. Te shtunen mbrema u eliminua nga publiku personi i pare i ketij edicioni: Olseni.

”Nuk e prisja qe do te dilja sot. Thjesht dija qe isha i nominuar, por besoja se mund te rrija edhe disa kohe ne shtepi. Eksperienca ishte e shkelqyera dhe ndihem shume mire qe e perjetova ate. Persa i perket lojes sime, do te beja te njejten gje qe bera, edhe nese do te kthehesha perseri neser nga fillimi. Nuk do te ndryshoja absolutisht asgje. Persa i perket banoreve ne shtepi, me shume u lidha me Anaidin, qe eshte shume i shkathet dhe e kuptoj mire si e ben lojen”, deklaroi Olseni pas daljes nga shtepia me e famshme ne Shqiperi.

Aferdita harron Shpatin, ben jete nate te "c'mendur"...

Aferdita Dreshaj
Aferdita e harron Shpatin, ben jete nate "crazy"

Deri tani ne lidhje me ndarjen e tyre ka folur shume shkurt kengetari Shpat Kasapi. Madje, ai ditet e fundit ka treguar se ka qene ai qe e ka marre kete vendim dhe jo, sic flitej, nena e tij. Por, Aferdita vetem nepermjet rrjeteve sociale ka pohuar dicka te tille, ndersa si duket nuk i eshte bere shume vone nga kjo ndarje, pasi ajo sic shihet edhe ne kete foto e ka harruar Shpatin dhe ben jete nate te cmendur, pasi ajo kishte shkruar ne ‘Facebookun’ e saj keshtu: “Do kemi nje nate crazy!! I cant wait to dance with my beatys!!’. Ndersa Aferdita kete nate te cmendur e ka kaluar me dy shqiptare te tjera te famshme, sic jane Tika Ivezaj dhe Gona Lulgjuraj. / M.GJ. /

X Factor Albania 2: Aldo mposht grupin "KSAL"

Aldo Bardhi X Factor Albania 2
Aldo, triumfon mbi grupin "KSAL"

Vokale te konsoliduar, paraqitje perfekte, juri profesioniste, nje spektakel mbreselenes nen drejtimin profesional te Alketa Vejsiut dhe magjine e Vera Grabockes, ka qene mbremja e te dieles se super-spektaklit “X Factor Albania”. Ashtu si cdo te diel edhe kete jave, kengetaret e rinj kane sjelle interpretime te fuqishme te hiteve boterore, ndersa jane shoqeruar si cdohere nga performanca vizive ne skene, ndihmuar nga fjala e fundit e teknologjise ledwall, duke na dhene frymen e spektakleve boterore. Por nata e kesaj te diele, ka dhuruar emocione te medha, pasi mblodhi ne nje interpretim te vetem ne nje kenge kolektive konkurrentet e mbetur ende ne gare, “I Got a feeling” apo edhe dueti mbreselenes i Alketa Vejsiut me Alban Skenderaj, qe ngriti peshe publikun, jo vetem ata qe e ndjekin me shume entuziazem ne salle, por duke percjelle nje emocion te vecante edhe te telespektatoret qe e ndjekin nga ekranet e tyre.


Monday, 11 March 2013

Manjola Nallbani: Ju tregoj sekretin e te qenit ne super forme...

Kengetarja e suksesshme ndan me lexuesit sekretin e te qenit ne super forme

Manjola Nallbani: Ne komunikimin me vajzat s’kam tabu

Te thuash e kujdesshme eshte pak. Cdo detaj eshte i mireorganizuar. Axhenda e ngjeshur shpaloset gjate dites natyrshem, por ajo ia del t’i beje te gjitha. Te kujdeset per bashkeshortin dhe vajzat, njeren prej te cilave e ka jashte vendit dhe i mungon shume, te shkoje ne akademi ku jep mesim prej disa vitesh, te kujdeset per veten e saj, te shkoje ne studio per te regjistruar materiale te reja...Absolutisht gjithcka. Mirepo ndonese nuk ka bere pauza te gjata ne muzike, Manjola thote se primare per te mbetet familja. Ne vijim te kesaj logjike, gjithkush do ta admironte nje nene si Manjola Nallbani, por edhe nje profesioniste te vertete ne fushen e saj. Ne kete rrefim, kengetarja e adhuruar nga shume breza jep gjykimet e saj mbi muziken, tregon marredhenien me vajzat, si dhe zbulon shume detaje te panjohura me pare mbi jeten e saj.

Genta rrefen emocionet e te qenit ne jurine e "Gjeniut te Vogel"

Genta Ismajli
Genta Ismajli: Kush lind artist, nuk stepet para nje eliminimi

Eshte nje emer shume i njohur i kenges shqiptare, por tashme do ta shohim ne nje rol tjeter, ate te anetares se jurise ne spektaklin “Gjeniu i Vogel 5”, kjo eshte Genta Ismajli.

Ne nje interviste te dhene per suplementin “Koha Tjeter”, Genta tregon emocionet e shumta si dhe veshtiresite qe ka te qenit anetar jurie, aq me teper kur behet fjale per femije te vegjel, qe per Genten jane shume te dashur. Mes te tjerash, tregon se edhe pse do te jete e angazhuar si anetare jurie, nuk do te rreshte se punuari per te sjelle gjate stines se veres, kenge dhe hite te reja.

Olti Curri, vazhdon te jete opinionist i "BB Fan Club"

Olti Curri
Olti Curri: Ankohen per mua ata qe nuk dine te bejne “Big Brother”

Olti Curri do te vazhdoje te jete edhe kete vit opinionist i “Big Brother Fan Club”, sikunder Albana Osmani do te vije serish ne rolin e prezantueses se ketij formati. Ne kete interviste te shkurter per “Bluetooth”, Olti tregon te rejat e ketij edicioni…

A do te ndryshoje Olti kete vit ashtu sic ka ndryshuar dhe vete formati?
Olti eshte i ndryshem ne situata te ndryshme, qofshin keto personale apo profesionale. ‘Ndryshoj duke i qendruar besnik parimeve te mia, karakterit dhe personazhit tim... Nuk ndryshoj rrenjesisht sepse shpesh nuk ia vlen’.

Si do te jete “Fan Club”-i kete vit?
“Big Brother Fan Club” kete vit do te jete nje spektakel per te gjithe ata qe pelqejne nje televizion aktiv, me debate, dhe e shikojne panelin si nje tavoline miqsh ku do te donin te ishin edhe vete...

Kledi Bahiti, sjell klipin kushtuar vellait

Kledi Bahiti
Kledi Bahiti, nje dedikim per te vellane

Te gjithe e njohim ate si autor te shume prej kengeve me te suksesshme te momentit, fitues te shume cmimeve prestigjioze (vitin e kaluar rrembeu dhe trofeun e cmimit te pare ne ‘Top Fest 9’), por se fundmi kemi njohur edhe nje ane tjeter te artistit. Ai vjen si kantautor, ne nje kenge dedikuar vellait. Edhe kete here, ThreeDots, ProVideo dhe Olti Curri sjellin nje kenge tejet emocionuese dhe nje klip prekes, me xhirime nga jeta e vertete e kompozitorit. Edhe pse Kledi ia ka dedikuar kete kenge vellait, te gjithe mund ta gjejne mjaft mire veten aty… “Te gjithe e kemi nje pike te dobet… Pika ime e dobet jeni ju, mami, babi e sidomos ti jeta ime. Kur linde ti, Zoti me bekoi dhe me beri me nje VELLA, me nje SHOK, me nje MIK, me GJITHCKA kam dashur dhe DUA. Ndjenja ime per ta eshte kaq e forte, sa zor se mund te shprehet me fjale…


Shkurte Fejza anulon aktivitetet muzikore, mban zi per te atin...

Shkurte Fejza
Shkurte Fejza anulon aktivitetet deri ne prill

Kengetarja e njohur Shkurte Fejza, ka anuluar te gjitha aktivitetet muzikore, pas i ati i saj nderroi jete ne shkurt te ketij viti.

Fejza ka falenderuar organizatoret e koncerteve dhe aktiviteteve te saj muzikore per mirekuptim lidhur me anulimin e tyre prej dates 24 shkurt deri deri ne muajin prill. Nepermjet rrjeteve sociale ajo ka treguar mirenjohjen e saj per kete gje, sepse e di qe u ka sjelle komplikime por kane treguar ndjeshmeri te madhe me gjendjen e saj.

Jave me pare, kengetares iu nda "Mirenjohje" nga Unioni i Shkrimtareve dhe Kritikeve Shqipetar per kontribut kombetar ne fushen e artit, me cmimin PAVARESIA.

Elvana sjell verzionin femeror te kenges se Florit "Pa jete"...

Elvana Gjata, me lajme te reja

Duket si parulla qe kane pasur dikur shitesit e gazetes “Tomorri”, por ne fakt Elvana Gjata ka vertet me shume se nje projekt per te prezantuar. Pas publikimit te kenges “Fake”, te cilen ka pasur edhe nga ata qe s’e kane pelqyer, - sic rrallehere ndodh me kenget e saj, – Gjata do te sjelle shume shpejt edhe versionin remix te kesaj kenge, ne bashkepunim me Kaos dhe labelin P.I.N.T, pjese e te cilit jane MC Kresha dhe Lyrical Son, qe eshte njeheresh edhe autor i tekstit te kenges. Ky ne fakt nuk ka qene i vetmi material muzikor i publikuar prej kengetares se suksesshme, sepse ajo ka nxjerre edhe nje ‘Acoustic Live Season’ qe permbante ne vete 5 kenge, shume te pelqyera nga masa. Por pavaresisht gjithe ketij boom-i ne prodhimtari, Elvana nuk ndalet. Nje tjeter projekt do te vije shume shpejt prej saj. Ndonese nuk i takon 100% asaj si kenge, Elvana pritet te sjelle versionin femeror te kenges “Pa Jete”, e cila u prezantua dy jave me pare nga kantautori Flori Mumajesi.


Bleona ne skene me Carmen Electra etj...

Bleona Qereti
Bleona do te performoj ne "White Party 2013"

Kengetarja shqiptare Bleona Qereti, e cila po e zhvillon karrieren e saj ne Amerike prej disa vitesh do te performoje ne festen vjetore te festivalit muzikor “White Party 2013”.

Bleona do te performoje perkrah emrave te njohur te muzikes amerikane si Carmen Electra, Ana Matronic dhe Alexis Jordan.

Ky event do te mbahet nga 29 marsi deri me 1 prill ne Palm Springs, ne Kaliforni, ku mes shume emrave te njohur do te jete pjese dhe kegetarja shqiptare. Lista e pjesemarresve u publikua nga vete producenti Jeffrey Sanker diten e djeshme.

Se fundmi Bleona u komentua per rolin e saj ne serialin “True Justice”, ku protagonist kryesor eshte aktori i famshem amerikan i filmave aksion Steven Saegal. Bleona luan rolin e nje fallxhoreje ne kete film, ku shfrytezon rastin per te folur dhe shqip.

Sunday, 10 March 2013

Laura Vorpsi, vajza qe din t'i pershtatet ambientit...

Laura Vorpsi shfaqet e dashur si pedagoge dhe e ngurte si zedhenese

Ajo u perfshi javen e kaluar ne nje diskutim te madh, pasi kryetari i opozites, Edi Rama, i ftuar ne emisionin “Opinion” te Blendi Fevziut, rrefeu se si pak kohe me pare kishte takuar Lauren ne Aeroportin e Milanos dhe ajo i kishte shprehur simpatine e saj, madje kishte kerkuar te bente edhe foto. Rama tha se ndien keqardhje per nje vajze si ajo, qe eshte e detyruar te lexoje deklaratat e tmerrshme qe dalin nga zyrat e PD-se. Por per Lauren kjo eshte nje pune dhe ajo vijon ta beje akoma, teksa njerezit qe komentojne per te duken tashme si te ndare ne dy kampe. Disa e akuzojne si sherbetore te Berishes e te tjere mendojne se ajo eshte thjesht nje e punesuar qe lexon disa deklarata dhe nuk eshte e thene qe me permbajtjen e tyre te jete edhe ajo dakord.

Miku i ngushte, Emiliano: Joana nuk eshte tipi i Anaidit...

Flet miku i ngushte, Emiliano: Me nje vajze shkodrane prishi lidhjen, se ajo filloi te merret me politike

Anaidi ka pasur tri lidhje serioze me vajza me pozite, me Joanen po ben loje

Anaid Kaloti, 27-vjecari nga Tirana, eshte i pari banor i “Big Brother 6” qe ka krijuar nje lidhje brenda shtepise me Joanen. Nderkohe i cilesuar si nje nga tipat me impulsive te lojes, ai ne dhomen e rrefimit ka pohuar se femrat qe ka pasur ne krah jashte shtepise kane qene te vecanta. Pertej pamjes sportive dhe capkene, qendron nje djale i zgjuar qe studion Gazetari. Po cila eshte jeta qe ai ka bere para se te hynte ne kete loje? Shoku i tij me i ngushte, kengetari Emiliano i grupit “Pa kufij”, tregon per tri lidhjet e tij te rendesishme ne jete, dhe si e sheh ai historine e re me Joanen.

Rudina Xhunga, prezanton vajzen per here te pare ne festen e grave...

Rudina Xhunga prezanton per here te pare Alanen ne Twitter

Pas nje muaji leje, gazetarja dhe moderatorja e emisionit “Shqip” ne “Top Channel”, i eshte rikthyer punes, per te nisur serish te henen ne mbremje emisionin live. E meqe jane ditet e para qe largohet per disa ore nga Alana, vajza e saj, Rudina po gjen pak kohe edhe per te prezantuar miqte e “Twitter”-it me te voglen. Kjo foto qe eshte postuar dje prej saj, eshte takimi i pare i babi Dritanit me te bijen kur ajo sapo erdhi ne jete. Bashke me fotografine, eshte edhe komenti i saj: “Ba, duhen shume burra si ti, qe 8 Marsi te jete festa e grave. Ti je festa ime, e mamit tim dhe mamit tend. Te dua ba!”, si te ishin keto fjalet e bukuroshes se saj te vogel. “Me duket gjithe kohes sikur eshte nje bebe duke qare”,- thote Rudina per keto dite te para te rikthimit ne pune, ndersa mendjen domosdo e ka ende nga e bija, ne shtepi.

"Millenium", seriali i ri shqiptar me vajza seksi

“Millenium”, filmi i bazuar ne histori reale tragjike

Olta, Eralda dhe Klea, vajzat seksi protagoniste ne nje serial me vrasje

Titullohet “Millenium” filmi serial i ri shqiptar qe pritet te nise xhirimet me date 18 mars ne Tirane. Filmi me skenar dhe regji te Besnik Bishes eshte mbeshtetur ne nje histori te vertete, te ndodhur para disa vitesh ne kryeqytetin shqiptar, ku mbeti e vrare nje studente. Ndoshta ka sherbyer kjo histori per te krijuar intrigen e ketij filmi televiziv, ku do te mund te gjejne veten jo vetem shqiptaret, por dhe publiku i huaj.

Kastro ne gjueti per grua te re?

Kastro Zizo, “mat” ne pub me nje brune

Ka dy ndarje me bashkeshortet (partnere) ne te kaluaren e tij, megjithese eshte ende i ri. Por ky fakt nuk e pengon me sa duket aspak Kastron qe te mos i mohoje vetes zbavitjet e nje djali te ri, qe duket sikur e kaluara nuk i ka lene ndonje plage. Por plage mund te mos i kete lene, por femije po ama! Kastro sot eshte babai i nje djali nga martesa e tij e pare dhe i nje vajze nga bashkejetesa me prezantuesen Erleta Hoti. Javen e kaluar, ne nje interviste, Kastro u shpreh se Erleta eshte psikopate, duke krijuar idene se ndarja mes tyre nuk ka qene aspak qytetare dhe e paqte, nderkohe qe thuhet se Erleta eshte hidheruar shume nga ky prononcim i babait te femijes. Por Kastros me sa duket nuk i behet shume vone. Ai eshte argetuar fundjaven e kaluar ne nje pub te Tiranes me nje brune shume simpatike, me te cilen kane shkembyer edhe perqafime. Te presim cfare ka per te na thene “Kasketa” per kete rast.

Artela Bektashi: Ja pse u ndame

Ajo është një modele, e cila për momentin jeton në Gjermani, por që ka qenë shumë e vështirë të flasë në lidhje me ish-të dashurin e saj, i cili për momentin është bërë personazh falë pjesëmarrjes së tij në BB6. Është fjala për Anaidin.

Quhet Artela Bektashi dhe me insistimin tonë në rrëfimin e saj na tregon se cila ishte arsyeja që i dha fund lidhjes shumëvjeçare me djaloshin e BB6.

*Artela, po e ndjek ‘Big Brother 6’?
Artela Bekteshi: Po, e ndjek nga pak, për arsye që unë nuk ndodhem në Shqipëri dhe nëpërmjet internetit më shumë, por dhe lexoj në faqen zyrtare të BB6.

*Të ka përmendur Anaidi, ju keni qenë e dashura e tij?
Artela Bekteshi: Po, e kam lexuar këtë lajm dhe plus jam njoftuar nga shumë miq që na njohin për këtë fakt... Po, unë kam qenë e dashura e Anaidit shumë kohë më parë.

Kaltrina Selimi: Deshira e madhe per t’u bere nene

Pa diskutim se ajo mund të quhet një nga këngëtaret më të ëmbla të skenës shqiptare. Është vështirë të gjesh edhe një koleg të sajin që të thotë një fjalë sado të keqe për të.

E kemi fjalën për personazhin  e intervistës sonë, këngëtaren e hitit të momentit ‘Nuk ta fali”, Kaltrina Selimi. Madje, siç na thotë ajo në rrëfimin e saj, as nuk di se çfarë do të thotë xhelozi ndaj artistëve të tjerë.

Kaltrina shpjegon se klipi doli bardhë e zi për faktin se i dha më shumë emocion, ndërsa me sinqeritetin e saj që e karakterizon ajo tregon se si i humbi ajo dëshira për të bërë një dasmë të madhe, por gëzohet me të veçantën e asaj ceremonisë së vogël, që u mbajt në Londër me Dritonin, tashmë bashkëshortin e saj. Për më shumë flet kjo intervistë.

“Kosova Sot”: T’ju thërrasim Kaltrina Selimi, apo tashmë duhet edhe mbiemri i bashkëshortit?
Kaltrina Selimi: Sigurisht që tash përveç mbiemrit tim, më është shtuar edhe ai i bashkëshortit,  mirëpo ende nuk i kam rregulluar dokumentet për marrjen e mbiemrit të dytë.

Zbulohet gruaja e Xhimit?

A mund te jete kjo gruaja e Xhimit?

Nga fotot duken tamam si nje cift bashkeshortesh qe kane vite bashke.

Ky qe shikoni eshte Xhimi, banori me i rritur ne moshe te “Big Brother 6”, 44 vjec. Sapo mesuam qe njeri nga banoret fshihte sekretin e marteses, dyshimet tona shkuan pikerisht te Xhimi.

Keto dyshime shtohen edhe me shume, pasi siguruam keto foto te Xhimit ku ka pozuar me te njejten grua. Mbetet per t’u konfirmuar gjithsesi nese eshte me te vertete ajo.

E motra, Alda, nuk beson se Elena do t'a tradhtoj Endritin...

Alda & Elena
Flet motra: Asnje nga meshkujt ne shtepi nuk eshte ne shijet e Elenes

Eshte me e vogla e shtepise se “Big Brother 6” dhe eshte komentuar per faktin se kamerat e kane fokusuar te kete dale e zhveshur. Disa fansa e kane justifikuar me faktin qe eshte modele. Por per 18-vjecaren nga Tirana, e cila ka pohuar se mikja e saj me e mire eshte vetvetja flet motra e saj me e madhe, Alda Lika. Ajo tregon per marredhenien e Elenes me parate, preferencat per djemte dhe strategjine qe ajo ka zgjedhur per lojen.

Si po te duket Elena ne lojen e “BB 6”, mendon se po shfaq me te miren e saj?
Nuk me duket se ajo po jep maksimumin e saj pasi te qenet larg njerezve te saj te dashur dhe familjes po e ben te ule cilesine e lojes se saj dhe mendoj se kjo gje po e penalizon.

Revista PALOMA - 9 Mars 2013

Revista PALOMA, 9 Mars 2013
  • Ami: Mendimi im per largimin e Ermalit nga "2XL". Marrja me bamiresi na fal kenaqesi!
  • Big Brother; Liljana, bashkeshortja e Marselinos: "Nuk me intereson e shkuara e tij... E ka te ndaluar te lidhet brenda shtepise!"
  • Elena, perdoruese duhani qe 4 vjece
  • Bora Zemani, shoqja e ngushte e Joanes: Sekretet e Joanes...
  • Shpat Kasapi: Pse u ndava me Aferditen! Aferdita: Me mire qe e verteta doli ne shesh...
  • Alkena Dervishaj per 8 mars u ben thirrje grave: Mjaft luajtet rolin e mushkave!
  • Publikohet seriali i Bleones me Steven Seagal
  • Afrimiteti me Anaidin shqeteson Joanen per lidhjen e saj jashte
  • Vazhdon lufta Kastro - Erleta
  • Kledi Kadiu: Kam nisur nje histori, por nuk e di nese eshte dashuri!
  • Vesa Luma sulmon kengetaret: Boll u bete gazi i botes!

Revista PANORAMA PLUS - 9 Mars 2013

Revista PANORAMA PLUS, 9 Mars 2013
  • Shpati: Aferditen e ndava une. Nuk ka shanse per ribashkim! Cifti ndahet pas 6 vitesh fejese. Dyshohet se shkaku i ndarjes u bene fotot e Aferdites me Leonardo Di Caprion, te publikuara pak jave me pare ne mediat boterore dhe shqiptare. Aferdita: Do te flas ne kohen e duhur per ndarjen!
  • Zbulohet lidhja e djalit te Fatos Nanos me 24 vjecaren, pas kerkeses per divorc
  • Big Brother; Flet Franko, vellai i Marselinos: Nuk eshte turp te punosh si zhigolo. Une di jo 1, por 11 sekrete te tij
  • Paparazzi; Kastro Zizo kapet mat ne pub duke u perkedhelur me nje brune
  • Flet motra: Asnje nga meshkujt ne shtepi nuk eshte ne shijet e Elenes
  • A mund te jete kjo gruaja e Xhimit?
  • Anaidi ka pasur tri lidhje serioze me vajza me pozite, me Joanen po ben loje. Flet miku i ngushte, Emiliano: Me nje vajze shkodrane prishi lidhjen, se ajo filloi te merret me politike

I vellai, Franko: Ja sekretet e Marselinos...

Flet Franko, vellai i Marselinos: Une di jo 1, por 11 sekrete te tij

“Te punosh zhigolo nuk eshte turp”

Zhigoloja brenda shtepise se “Big Brother 6” eshte personi qe ka ngacmuar me shume kuriozitetin e publikut per ta zbuluar se te cili prej tyre fshihet ky sekret. I perfoluri i vetem deri tani ka qene Marselino, 25-vjecari i ardhur nga Bari, i martuar dhe me nje djale. Nxitoi te behet protagonist ne kete loje para kamerave duke i pasur kundra banoret, nderkohe qe per jeten e tij, pasionet e fshehura dhe marredheniet me femrat, tregon vellai i tij 18-vjecar, Franko. Ai rrefen per martesen e tij fiktive ne Itali me modelen italiane, bashkeshorten me te cilen ka nje djale dhe cfare di ai per sekretin e te shkuares se tij si zhigolo.

Revista BLUETOOTH - 9 Mars 2013

Revista BLUETOOTH, 9 Mars 2013
  • Big Brother; Sekretet: Xhimi i martuar; Shpendi nuk flet me babane; Jonilda, vajza qe do te beje operacion plastik brenda shtepise; Nena e modeles: Konflikti me Elenen perpara se te futej ne "BB6", i thashe te vishej; Nis te dielen "Fan Club"-i, Albana Osmani serish prezantuese. Olti Curri: Ankohen per mua, ata qe nuk dine te bejne "Big Brother"
  • Merr fund lidhja: Shpati dhe Aferdita ndahen me telefon!
  • I dashuri shqiptar "vret" Bleona Qeretin
  • Manjola Nallbani: Ne komunikimin me vajzat nuk kam tabu. Kengetarja se suksesshme ndan me lexuesit sekretin e te qenit ne super forme
  • Kledi Bahiti, nje dedikim per te vellane
  • Pellumb Piperos, i vjedhin targat
  • Nje feste surprize per Leonora Jakupin
  • Makina e re e Mayes
  • Elvana Gjata, me lajme te reja

Aida, ish-gruaja e Frederik Ndocit, shtatzene...

Aida Dyrrah
Aida, ish-gruaja e Frederik Ndocit ne pritje te nje vajze

Ka vendosur te mos e mbaje sekret shtatzenine e saj te pare, pas me shume se dy vitesh lidhje me te dashurin israelit. Kengetarja nga Durresi qe prej vitesh jeton ne Amerike, ka postuar ne profilin e saj ne facebook foton e saj te pare shtatzene, ku i duket barku mjaftueshem, edhe pse nuk preferon te jape detaje se ne cilin muaj eshte. “Nuk mund ta pershkruaj kete mrekulli qe une ndiej te rritet brenda meje. Di vetem t’ju them qe jane momentet dhe ndjenja me e bukur per mua qe kam perjetuar dhe qe kam shume kohe qe e kam pritur”, shprehet ajo. Aida, e cila perfaqesoi Shqiperine ne “Eurosong 2007”, ne nje duet me ish-bashkeshortin Frederik Ndoci, veren e kaluar deklaroi lidhjen dyvjecare me te dashurin Eyal, nje djale nga Israeli me te cilin eshte njohur para me shume se dy vitesh ne SHBA. Ajo vendosi ta sjelle ne Shqiperi te dashurin ne vere, ku e njohu me Shqiperine dhe te afermit e saj. Per lajmin e bebes ajo shprehet se: ”Per here te pare jeta ime tanime ka marre kuptim, qe deri tani nuk e kam njohur. Po t’i kisha ne dore te 7 mrekullite e botes, do t’ia jepja pa me te voglin hezitim. Nuk ka minute qe nuk e mendoj se si do reagoje ne momentin e pare qe do e kem ne krahet e mia foshnjen time, mrekulli e derguar nga Zoti. Ajo shprehet se lajmi i ardhjes se bebes ka lumturuar si partnerin po keshtu edhe dy familjet, te cilet mezi po e presin.

Bleona ne skena "hot" me aktorin Darren Shahlavi

Bleona Qereti
Bleona shfaqet ne skena te nxehta te filmi me Steven Segal

Ambiciet e saj per te qene sa me e pranishme ne ekranin amerikan, ajo me cdo kusht mundohet t’i beje realitet. Keshtu, kengetarja Bleona Qereti tashme ne ekranin amerikan shfaqet edhe si aktore. Profili i hapur ne rrjetin e famshem amerikan IMBD dhe prezantimi i saj si aktore nuk paska qene i rastesishem, pasi aty kengetarja Qereti eshte prezantuar me rolin e Lunes, ne serialin e aktorit dhe producentit te njohur Steven Segal, te cilin ne mediat shqiptare Bleona e ka prezantuar si mik te saj. Ne kete serial Bleona shfaqet ne rolin e Lunes, nje vajze provokative e cila josh njerin nga aktoret kryesore te filmit, duke u shfaqur keshtu edhe ne disa skena te nxehta, por duke i anashkaluar marredheniet intime.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online