All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 20 April 2013

Ditelindja "Fucking Bitch" e Fjolla Morines [VIDEO]

Shpat Kasapi shfaqet shume i ekzaltuar per dekoltene

Fjolla Morina feston ditelindjen dhe ekspozon gjoksin

Kengetarja e njohur kosovare, Fjolla Morina, ka festuar ditelindjen e saj te 27-te. Ne nje feste te organizuar nga miqte dhe familjare te kengetares, te ftuar kane qene shume te njohur te skenes, te cilet kengetarja i konsideron njerez te afert. Nga Maqedonia kishin udhetuar edhe kengetaret Big Mama dhe Shpat Kasapi, se bashku me redaktorin e televizionit Alsat-M, Jellmaz Dervishi, e shume miq te tjere te cilet ia kane bere festen edhe me te gezuar per faktin se i kane derguar nje torte shume erotike, njesoj sic e ka pasur edhe Big Mama ne ditelindjen e saj, nje femer me te brendshme.

"Genjeshtrat" e Vera Grabockes ne "X Factor" [VIDEO]

Vera Grabocka
Kamerat e “Klan Kosova” zbulojne detaje pikante nga “X Factor”

Vera Grabocka: Publikut duhet t’i themi genjeshtra

Programi i njohur i “showbizz-it “Prive” ne “Klan Kosova” ka transmetuar disa dite me pare nje kronike me prapaskenat e “X Factor Albania 2”, ndersa kane ndjekur me kamera momentet e provave dhe paskuintave te nates finale. Pas plot 6 muajsh transmetimi te ketij show ne “Tv Klan” dhe ne “Klan Kosova”, gazetaret e ketij programi kane menduar te sjellin nje realitet tjeter, ate te tensionit te punes jashte kamerave, duke zbuluar keshtu dhe anen e vertete ne momente pune te regjisores Vera Grabocka, moderatores Alketa Vejsiu dhe anetareve te jurise, Pandi Laco, Alban Skenderaj, Soni Malaj dhe Tuna Sejdiu. Duke e komentuar si nje show me shume emocione, stres e nervozizem qe kishte pushtuar stafin e “X Factor”, u transmetua dhe nje moment ku regjisorja Vera Grabocka i drejtohej Pandi Lacos gjate provave gjenerale se si duhet nxitur publiku per te duartrokitur. “Pandi, juria duhet te reagoje qe publiku te duartrokase fort. Edhe nese s’ju kane pelqyer konkurrentet do te themi genjeshtra, do genjejme njerezit sa me shume. S’ka gje, mjafton te kete sa me shume duartrokitje”, eshte shprehur ajo.

Adelina Tahiri pas eliminimit, sherr me produksionin maqedonas te "Dancing"...

Adelina Tahiri
Kengetarja, pas skualifikimit, deklaroi se spektakli eshte i montuar

Adelina Tahiri do perballet me drejtesine per akuzat ndaj produksionit te “DWS”

"Adelina Tahiri per komentet dhe spekulimet te cilat i ka dhene dhe ka deklaruar ne publik dhe ne media, ne lidhje me montimet te cilat mendon se jane bere ne garen e kercimit, do te duhet te pergjigjet perpara organeve te drejtesise", keshtu ka deklaruar per mediat maqedonase Stojan Vujicic, regjisori i “Dancing with the stars Macedonia” ne konferencen per shtyp te para dy diteve, ku me kete rast ka sqaruar edhe dilemat apo thashethemet te cilat kane pasur lidhje me garen e kercimit nen drejtimin e tij. Vetem pak dite pas eleminimit, kengetarja e njohur Tahiri ka komentuar ne media se spektakli i kercimit eshte nje show-program, i cili eshte i montuar, ndersa per keto deklarata, sic duket ajo do te duhet te perballet edhe me organet e Drejtesise, pasi, para se te behet pjese e gares, ajo ka nenshkruar nje kontrate sipas se ciles, personazheve pjesemarres ne gare nuk u lejehet te ndajne asnje lloj informacioni me publikun. Kengetarja Tahiri ende nuk ka komentuar deklaratat e regjisorit maqedonas ne lidhje me padite qe pergatiten ndaj saj.

Revista PANORAMA PLUS - 20 Prill 2013

Revista PANORAMA PLUS, 20 Prill 2013
  • Rike, te gjithe meshkujt e banores se re te "Big Brother". Nderkohe qe flitej se eshte e lidhur me nje italian, paparaci yne e ka kapur me Erion Zeqirajn. Lidhja pasionante me Dj-in italian. Klodi Cela: Si e njoh Riken, mund te quhet Monica Bellucci shqiptare
  • Flet Anisa, e dashura e Ilirit te "Big Brother": Ju rrefej anen e tij te panjohur!
  • Drejtori i "Portokalli", Erdit Asllani: Me mire drejtor te Berisha se te Jozefina, kam frike prej saj. Si drejtor dua te punoj me bionde
  • Adelina Tahiri perfundon ne gjyq me produksionin e "Dancing", pas akuzave publike
  • Motra e Shpendit: Ariana ishte e semure nga xhelozia, prandaj eshte ndare nga vellai im
  • Elona, pranje nje djali simpatik
  • Meti i BB: Sekreti tjeter i Viganit dhe Edberit eshte se kane shkuar shpesh me te njejtat femra

Revista BLUETOOTH - 20 Prill 2013

Revista BLUETOOTH, 20 Prill 2013
  • Big Brother; Zbulohet lidhja e Rikes me Noizy-n. Historia e dashurise me DJ-in e njohur italian, flirti me Erion Zeqirajn dhe miqesia me Klodian Celen e BB3. Prezervativi ne BB i nevojshem sa ilacet. Jani i Joanes vjen ne Tirane, fshihet nga gazetaret
  • Rita Ora, dashuria e re, shoku i ngushte i David Beckham. "Daily Mail" raporton lidhjen e re te kengetares shqiptare me agjentin e futbollit.
  • Nora nxjerr tangat ne skene
  • Amarda Toska shtatzene. Cifti i yjeve te showbiz-it, ne pritje per t'u bere prinder
  • Ingrit Gjoni thote: Inshallah! Xhiron klipin e ri, me protagonist djalin Parid
  • Fundjave te bukur nga Orinda Huta
  • Vesa Luma, dedikim Big Bastes
  • Silva Gunbardhi le takimin ne Athine

Friday, 19 April 2013

Starton festivali “Çelesi Muzikor 7”

Ka nisur për këtë vit edhe festivali i muzikës moderne dhe asaj popullore shqiptare në Prishtinë, “Çelësi Muzikor” në edicionin e shtatë të tij.

Në natën e parë garuese janë prezantuar krijime shumë interesante, që janë pritur shumë mirë, mes shumë artistëve të rinj dhe me emër konkurojnë edhe Fatjeta Barbullushi, Sevi, Grupi Fama & Meti, Petro( X Factor), Meti, Stelina, Gentjan Ramosaj e shumë të tjerë.

Trasmetimi këtë vit ka qenë në cilësinë e pastër HD në kanalin muzikor më të ndjekur shqiptar Zico TV. Edhe këtë vit prezantuesi ka qenë Maksim Gjokaj, ndërsa Edona Memini ka qenë në rolin e drejtoreshës artistike. Nata e dytë garuese do të mbahet javën tjetër, ndërsa finalja është menduar një super show në mesin e muajit Maj./Maksimnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -

[[ translation by google:

Started festival "Musical Key 7"

Meti Bebartovci, simpatiku i kenges (Video)


Meti  Bebartovci sapo ka prezantuar këngën e tij më të re në festivalin “Celësi Muzikor 7”, një këngë e bukur dhe me plot ritëm që duket që në start që është pritur shumë mirë.

Këngëtari që jeton dhe punon në Zvicër, është me origjinë nga Prishtina, por ka udhëtuar mes shumë angazhimeve për të ardhur në Prishtinë me një këngë të bukur në edicionin e shtatë të këtij festivali.

Mësojmë gjithashtu se pas këtij festivali ku padiskutim do të rrëmbëje ndonjë cmim, do të sjellë edhe këngë të tjera të reja në prag të verës së nxehtë.

Më poshtë ju mund të ndiqni edhe videon e këngës më të re prezantuar në ÇM7 që titullohet “Dashurinë nuk mund ta paguaj”./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Bebartovci Matthey, handsome song

Labinot Bajrami, shqiptari i bukur i kerkuar ne Zvicer

Djaloshi që shihni në këtë foto shumë intersante është Labinot Bajrami, një nga modelët shqiptar më të kërkuar në Zvicër.

24 vjeçari mësojmë se ka lindur në Gjilan dhe në një moshë shumë të vogël, ende pa i pasur 5 vjec, ka emigruar së bashku me familjen në Zvicër, ku vazhdon të jetojë dhe punojë.

Simpatia dhe fiziku i shqiptarit pëlqehet cdo ditë e më shumë nga njërëzit që bëjnë modën në Zvicër.

Labinoti ka realizuar një set fotografik me një nga fotografët më të njohur të Zvicrës, Sandro Bross, foton që edhe jeni duek e parë shihni, dhe është fotografuar edhe nga fotografi shqiptar që jeton atje, Shkëlzen Konxheli.

Modeli simpatik ka marrë pjesë më parë në ‘Mister Rinora 4’ dhe në një sfilatë të njohur në Zvicër “Fashion Friends”, ku është pëlqyer shumë.

Labinotin shumë shpejt do ta shohim edhe në sfilatat e tjera ende më të njohura botërore./Maksim Gjokaj/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Labinot Bajrami beautiful Albanian wanted in Switzerland

The boy you see in this picture is very interesting Labinot Eid, one of the most sought Albanian model in Switzerland. 24-year-old learn that he was born in Gjilan and in a very small age, still without having 5 years, emigrated with his family to Switzerland, where he continues to live and work.

Thursday, 18 April 2013

Leonora Jakupi, vazhdon te jete imazh i "Princ"-it...

Vazhdon te jete nje fytyre reklamuese

Gjate nje viti kengetarja e njohur Leonora Jakupi ka qene imazh i kompanise se njohur “Devolli Princ kafe turke” per te reklamuar produktet e saj.

Kjo kontrate asaj i eshte zgjatur edhe per nje vit dhe keshtu qe tani Leonora do te jete perseri imazh i kesaj kompanie.

Kampanja e cila do te realizohet se shpejti nga “O Pozitive” do te paraqes nje performance te re te vet kengetares e cila me dominimin e ngjyres se kuqe gjate ketij viti ka impresionuar mjafte shume opinionin e gjere.

Fatjeta me kengen e Armendit ne ÇM7

Këngëtarja e njohur shkodrane, Fatjeta Barbullushi, për herë të parë ka konkurruar në festivalin “Çelësi Muzikor“, në edicionin e shtatë të tij.

Këngëtarja ka zgjedhur çiftin Armend Rexhepagiqi dhe Aida Baraku të këndojë një krijim të tyre për t’u paraqitur denjësisht në këtë event të muzikës.

Kënga mban titullin “Zotëria” dhe është e zhanrit rok-baladë dhe do të performojë në natën e parë garuese të premten mbrëma në ÇM7.

Fatjeta, e cila vepron dhe jeton në Zvicër, njihet për shumë hite, siç janë “Pashë dy sytë në ballë”, apo edhe dueti me Danin. /Maksim Gjokaj/.


Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fatjeta with Armend song in CM7

Eneda pas disa javeve behet nene

Këngëtarja dhe prezantuesja e shout humoristik “Portokalli”, Eneda Tarifa, si duket ditëve të fundit ka marrë një nur në shëndetin e saj.

Arsyen tashmë e dimë se ajo është shtatzënë dhe pas disa javësh do të sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, ku mësojmë se do të jetë një vajzë.

Ndërsa Eneda vazhdon të shfaqet çdo fundjavë në ekranin e ‘Top Channel’ në shou, ku ajo moderon dhe kjo si duket nuk do ta pengojë deri në ditët e fundit para lindjes.

Ajo në fillimin e javës është parë në promovimin e revistës ‘OK’ në Tiranë, mes shumë VIP-ave të tjerë. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Eneda few weeks after becoming a mother

The singer and presenter of the show comedy "Orange", Eneda fee, apparently recent days has taken a graceful in her health. Reason already know that she is pregnant and after a few weeks will be brought to her first child, where we learn to be a girl.

Shpat Kasapit i rikthehet lumturia

Duket i lumtur pas historisë jo të mirë të ndarjes nga e dashura Afërdita Dreshaj.

Të paktën kështu të jep përshtypjen e parë kjo foto, por Shpati mundohet ta harrojë dhe ta kalojë të shkuarën.

Këngëtari simpatik po përgatitet për projekte të reja muzikore, ndërsa ka vazhduar aktivitetet muzikore të tij dhe duket se i është rikthyer biznesit, që e bën më së miri, muzikës. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
 Dragonforce happiness returns

Diellza Kolgeci, rikthehet me "Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2" [VIDEO]

Diellza Kolgeci
Sot premiera e filmit “Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna”

Pas 17 vitesh filmi “Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna” po kthehet perseri dhe modelja e njohur Diellza Kolgeci do te jete perseri me rolin kryesor te filmit.

Meqe “Top Channel” e ka blere filmin dhe ka bere post-produksionin e saj, ka te drejten apo ekskluzivitetin e saj, sot (18 prill) do te jap premieren e filmit qe do te shfaqet ne Tirane.

Sipas Diellzes ne kete premiere do te marrin pjese kritike te filmit,, politikan dhe artiste te ndryshem nga Shqiperia dhe mbare viset tjera. “Filmi “Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna” pas Tiranes do te shfaqet edhe ne Prishtine, me daten 09 maj, dhe pastaj do te pasoj shfaqja edhe ne New York, Slloveni dhe ne shume shtete te tjera te botes”, ka thene ajo per “Zeri”.

Wednesday, 17 April 2013

Meti i BB5 ia nis edhe kenges


Si duket, pas Arbër Zekës, një tjetër djalosh i dalë nga spektakli “Big Brother Albania 5” ka nisur të merret me muzikë.

Gazeta jonë zbulon se është pikërisht modeli Meti Alshiqi, i cili këto ditë do të shfaqet në festivalin “Çelësi Muzikor 7”, me këngën me titull “Falma”.

Ky është në bashkëpunim me grupin “Fama”. Kënga është shumë ritmike dhe pritet të kthehet në një hit veror.

Meti guxon që ta provojë edhe në muzikë, pasi deri tani e ka prekur fushën e modelizmit, futbollit, moderimit dhe i urojmë t’i ecën mirë edhe në muzikë, pse jo. /M. GJ./

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The Bb5 Matthey starts with the song

Apparently, after Zeke Arber, another guy out of the show "Big Brother 5" has begun to deal with music. Our paper reveals that the model is exactly Alshiqi Matthey, which these days will appear at "Key Music 7", with the song entitled "pardon". This is in collaboration with the group "Fame".

Big Mama rikthehet me foto

Këngëtarja Big Mama, pas disa peripecive jo të mira në jetën e saj, pas incidentit të ndodhur vitin e kaluar me humbjen e një miku të saj të mirë, si duket po e merr veten.

Ajo këto ditë është rikthyer me një set fotografik të realizuar në Maqedoni nga Ani Dimi, dhe ku artistja duket mjaft e lumtur. Besiana siç quhet në të vërtetë, ka premtuar edhe projekte të reja muzikore, pas një pauze që bëri. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Big Mama back with photos

Singer Big Mama, after several vicissitudes not good in her life, after the incident happened last year with the loss of a good friend to her, apparently reeling.

These days she is back with a camera set to be implemented in Macedonia by Ani Dimi, and where the artist seems quite happy. Besiana it is actually called, has promised new musical projects after a break he did. M. GJ.

Me te miret ne gjysmefinale te “Top Fest 10”

Sot do të startojë në Top Channel gjysmëfinalja e festivalit të muzikës moderne shqiptare “Top Fest 10”.

Këngëtarët më të mirë, me krijimet e tyre më të pëlqyera, do të përballen me një orkestër “live” dhe do të këndojnë edhe njëherë për t’u dëgjuar edhe vokali i tyre.

Gazeta jonë mëson se disa nga emrat e rinj dhe me karrierë muzikore janë përzgjedhur në këtë gjysmëfinale, mes tyre edhe Albërie Hadërgjonaj, Korab Shaqiri & Arbër Zeka, Orgesa Zaimi, Anjeza Branka & Muharrem Ahmeti, Bruno, Erik Lloshi, Vali Kuqi, Rezarta Smaja, Enca, Betarix, Samanta, B2N e disa të tjerë. M. GJ

Burim Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Best in the semis "Top Fest 10"

Today will start on Top Channel's semi modern Albanian music festival "Top Fest 10". Best singers, with their creations most popular, will face an orchestra "live" and will sing once again for their vocals heard.

Dafina llastohet per 24 vjetor

Ka festuar në një disko në Prishtinë ditëlindjen e saj të 24-t, këngëtarja atraktive Dafina Zeqiri.

Në fakt, ajo në këtë party të organizuar i ka ftuar vetëm miqtë e saj më të ngushtë, dhe nuk ka dashur të ketë gazetarë dhe media.

Por, gazeta jonë zbulon këtë foto, ku duket Dafina shumë e llastuar, ndërsa ngacmohet me mikun e saj moderatorin Labi.

Nuk dihet nëse ndërmjet miqve të saj ka qenë edhe djaloshi, që sipas disa zërave, ka pak kohë që ia ka marrë zemrën këngëtares, më ‘in’ të ditëve të fundit./M. GJ./

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Amazing llastohet annual 24

There is a disco celebrate her birthday Pristina 24th, Dafina attractive singer. In fact, she organized the party has just invited her friends close, and did not want to be journalists and media.

Tuesday, 16 April 2013

Neki Emra ne Washington DC

Lajmi i keq që do të zgjasë vetëm dy javë për të gjitha vajzat dhe jo vetëm që duan dhe e ndjekin këngëtarin me zërin e veçantë, Neki Emra.

Sepse ai ka udhëtuar për disa ditë pushimi dhe ja se çfarë shkruan nga vendi ku ndodhet: “Ju përshëndes të gjithëve nga Shtëpia e Bardhë, në mes të Washingon DC... Ju dua shumë të gjithëve”.

Si duket, këngëtari i ka dhënë disa ditë pushimi vetes dhe ka shkuar përtej oqeanit, për t’u rikthyer sërish në aktivitetet e tij të ngjeshura.M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Neki Names in Washington DC

The bad news that will take two weeks for all the girls and not only love and follow the singer with unique voice, Neki names. Because he has traveled to a few days off and he writes from his place: "I greet you all from the White House, between Washingon DC ... I love you all.

Meti reklamon pijen Jim Beam

Meti Alshiqi, vazhdon të jetë një model shumë i kërkuar për të qenë imazh.

Këtë herë zbulojmë se bukuroshi ka realizuar këtë foto mjaft të bukur nga Veton Osmani, ku me pije ne dorë reklamon dhe bëhet imazh i Jim Beam.

Burimi Maksimnews
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meti advertises drink Jim Beam

Meti Alshiqi, continues to be a model at a premium to be image. This time we find that Bukuroshi realized this very beautiful picture by Veton Osmani, where we drink advertises and hand made ​​image of Jim Beam. / Maksimnews /

Besa Kokedhima: Shpresoj te martohem se shpejti...

Besa Kokedhima
Politika ne syte e Beses

Besa Kokedhima, eshte pa diskutim nje nder emrat me te spikatur te skenes shqiptare. Ndaj dhe sa here lakohet emri i saj, behet zhurme. Sic ndodhi se fundmi, kur Besa u perfol si nje nga kandidatet e mundshme te Partise Socialiste ne zgjedhjet e 23 qershorit. Vete kengetarja e suksesshme thote per ne se nuk ka asnje te re te kesaj natyre, ama nga ana tjeter ajo pohon se do te loboje fort per koalicionin e opozites ne keto zgjedhje dhe se do te jete me e angazhuar se kurre gjate fushates elektorale. Ne intervisten e sotme, Besa flet edhe per projektet e reja, te cilat shume shpejt do te shohin driten e publikimit. Klipi ne bashkepunim me DJ-in e njohur rumun do te xhirohet shume shpejt, e paralelisht me te do te xhirohet edhe videoja e kenges ne bashkepunim me Mc Kreshen. Dy albume jane ne plan per t’u publikuar se afermi... Dhe po se afermi pritet te behet edhe martesa me Eldin, te cilen Besa duket se po e pret e lumtur. Ende eshte e paqarte per numrin e femijeve qe do te kete, por e sigurt eshte qe ajo do te jete nje nene model. Per te mesuar me shume rreth jetes dhe projekteve te yllit te skenes sone, ju ftojme te lexoni kete interviste mjaft interesante.

Ulpiana Lama, provon adrenalinen e shoferit...

Ulpiana Lama
Ulpiana Lama: Aksidentet e mia te perditshme

Kjo nuk eshte hera e pare qe takohem me Ulpiana Lamen. Ama eshte e para here qe takohem me te per te bere nje interviste. Jemi shkruar shpesh me njeri-tjetrin, por vetem disa dite me pare na u puqen oraret per t’u takuar. Nje kafe perballe Piramides u kthye ne studion e “Pasdites”, vecse kete here moderatori isha une. Po Ulpiana? Ulpiana ishte personazhi i se premtes, jeta e te cilit trajtohet ne detaje gjate programit. Folem gjate, per shume gjera. Ne ‘on’ dhe ‘off record’. Folem per televizionin, politiken, per jeten. Folem per nje oferte marramendese qe i kishte ardhur nga nje organizate nderkombetare muajin e fundit, te cilen Ulpiana ishte detyruar ta refuzonte... Po natyrisht, vemendjen kryesore ne kete interviste e mori angazhimi i saj aktual, qe mban emrin “Pasdite ne Top Channel”. “Krahasuar nga niveli emocional, sic tregojne studimet, edicioni i perditshem eshte i barabarte me nje aksident me makine. Pra une bej pese aksidente me makine, ne nje jave”, thote Ulpiana duke qeshur, qe ne pergjigjen e pare te kesaj interviste.


Meti Berbatovci thote dashurine nuk mund ta paguaj

Këngëtari i njohur kosovar, i cili ka vite që jeton në Zvicër, Meti Berbatovci do të jetë me një këngë të bukur pjesëmarrës këtë vit në festivalin më të madh në Kosovë, “Celësi Muzikor 7”.

Kënga e tij konkuruese e cila do të prezantohet në natën e parë garuese të këtij festivali mban titullin “Dashurinë nuk mund ta paguaj”, një këngë me tekst të këngëtares që ai e adhuron më së shumti Adelina Ismajli.

Por Meti ka vite që këndon dhe pritet mirë nëpër koncerte të shumta sidomos në Diasporë, ndërsa ka në repertorin e tij 21 këngë, dhe është duke u përgaditur për albumin e tij të tretë.

I pyetur se cilin cmim do të donte nga festivali ‘Celësi Muzikor 7”, Meti përgjigjet se do ti pëlqente cmimi i publikut. Pas festivalit këngëtari simpatik është duke menduar se kësaj këngë t’ia realizojë edhe një video intersante, ku do të jetë klipi i tij i katërt./Maksim Gjokaj/Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Meti Berbatovci says love can not pay

Teuta Baleci, shqiptarja qe po permbush endrren e saj per modelizem...

Teuta Baleci
Teuta, mendon vetem per modelizem

Modelja e njohur shqiptare, Teuta Baleci, e cila jeton dhe vepron ne Belgjike, gradualisht po permbush endrren e saj ne fushen e modelizmit. Ajo deri me tani ka arritur te korre suksese ne shume evenimente brenda dhe jashte vendit. Ajo gjate kohes se fundit veprimtarine e saj po e ushtron kudo neper bote.Aktualisht Teuta po punon ne “Models on Stage Vof”, por pervec saj ajo eshte bere edhe pjese e “Model Mannequin 2013” ne Belgjike, ku krahas kesaj ajo ka fituar te drejten te jap mesim ne “Catwalk”. Teuta tani sapo ka realizuar nje set fotografish ne Paris te bera nga fotografi i njohur, Phil Tubbax. Mes tjerash Teuta synon qe te behet pjese edhe e shume shtepive tjera te modes neper vende te ndryshme te botes.

- Teuta tani si duket i jeni perkushtuar mjaft shume fushes se modes, na trego pak me shume rreth angazhimeve te fundit?
- Eshte e vertete qe cdohere e me shume po i perkushtohem fushes se modes. Meqenese jam fituesja e “Model Mannequin Belgjike 2012” kam fituar te drejten te jap mesim ‘Catwalk’ ketu ne Belgjike.

Vedat Ademi, tashme nje baba i perkushtuar...

Vedat Ademi
Vedat Ademi, nje baba rock

Kengetari Vedat Ademi eshte shfaqur ne rruget e Tiranes si nje baba i perkushtuar, ndersa eshte fotografuar kete jave duke shtyre karrocen e djalit te tij katermuajsh, JonArt. Ai eshte fotografuar ne zonen e ish-Bllokut me bashkeshorten, nder keto jane daljet e para te tij pas ardhjes ne jete te djalit te tyre ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ku asistoi dhe Vedati ne lindje. Kengetari kosovar i njoftoi vete fansat per kete ndryshim ne jeten e tij, duke pohuar se ndihej shume i lumtur qe eshte bere baba per here te pare.

“Faleminderit Zotit per kete dhurate dhe kete krijese te mrekullueshme!”, ka shkruar Vedati. Nderkohe qe ai vazhdon aktivitetin e tij muzikor, po pergatitet per nxjerrjen ne treg te albumit te tij me kenge te reja.

Aferdita, asnjehere e penduar per gjerat qe ka bere ne jete...

Aferdita Dreshaj: Meshkujt kane frike nga femrat e fuqishme, pushtetin e duan vetem ata

“Per momentin gjendem ne Nju Jork, kam koncerte ketu, pastaj do te iki ne Atlanta per nje pune modelingu, per te vazhduar ne Miami, ku kam agjencine time te modes qe me pret me mjaft angazhime. Dhe, embelsira vjen e fundit, ne Shqiperi per nje kenge, klip dhe kontrate te re! Shpeshhere arti ka pozicione jo te rehatshme, por keto jane gjerat qe duhen sakrifikuar per te qene nje person publik dhe qe te mos ndalosh”, tregon per impenjimet e saj momentale kengetarja dhe modelja e njohur, Aferdita Dreshaj. Ndonese flitet shume per jeten e saj private, ate nuk e bezdisin dhe nuk e merzisin. “Thashethemet nuk me merzisin, sepse nuk i quajne kot thashetheme. Urrej gjerat qe shkruhen qe nuk jane te thena nga une, shkruajne me emra te personave publike dhe pastaj lajmi merr dhene. Keto jane ato qe me merzisin me shume. Kur inatosem, kam deshire te ulem dhe te diskutoj per gjerat qe ndodhin apo me pengojne. Kjo eshte zgjidhja me e mire ne te tilla raste”, thekson Dreshaj, e cila me tej shton se nuk eshte penduar aspak per gjerat qe ka bere ne jete.


Kledi Kadiu kapet mat me nje balerine seksi...

foto: panorama plus
Kledi Kadiu ne Tirane, kapet nga paparaci me nje balerine seksi

Balerini i njohur shqiptar, Kledi Kadiu, i cili po zhvillon nje karriere te suksesshme ne Itali, erdhi rreth nje jave me pare ne Tirane, ne promovimin e nje televizioni te ri. Ai pati mundesine qe te takoje shume miq te tij kryesisht nga bota e artit, meqe te ftuarit ishin te shumte. Por ajo qe ka pikasur paparaci yne, eshte se Kledi ka ndenjur shume afer me nje vajze shume simpatike, e cila eshte balerine. Te pozicionuar ne nje qoshe, larg syve vezhgues, Kledi eshte shfaqur mjaft i afert me vajzen, e ka kapur disa here nga beli dhe i ka dhuruar puthje, nderkohe qe nuk ka dashur te jete vetem me te, por edhe ne prezence te njerezve te tjere. Nuk e dime nese kjo mund te jete e dashura e re e Kledit, nderkohe qe per jeten e tij private eshte folur shpesh, madje me se shumti ne mediat italiane, si nje nga balerinet me te preferuar atje. Gjithmone ne kete pjese Kledi ka rezultuar mjaft evaziv, duke mos dhene asnjehere shpjegime te qarta per situaten e tij afektive ne momente te caktuara te jetes.

Olta Gixhari, zbulon perjetimet e dhimbshme nen lekuren e nje 20-vjecareje...

Olta Gixhari: “Emocion i vecante te jesh vajza qe provon dashurine e pamundur”

Nje vajze e vrare, vrases ne kerkim, dhe nje hetues qe kerkon te zbardhe kete kronike te zeze te Tiranes se vitit 2000. Te verteten e hidhur, e cila merr spunto nga realiteti, e sjell ne serialin triller te TVSH-se me titull “Millenium” skenaristi dhe regjisori Besnik Bisha, duke bere bashke qe nga aktoret Ndricim Xhepa, Enea Zhegu e Spiro Duni, e deri te me te rinjte: Olta Gixhari, Amos Zaharia, Eralda Hitaj, Klea Huta etj. I bazuar ne nje ngjarje te vitit 1999 ne Tirane, filmi mbeshtjell 20 vite Shqiperi, po aq sa mosha e Olta Gixharit ne film, e cila vjen ne rolin e Lorit. Ajo zbulon perjetimet e dhimbshme nen lekuren e nje 20-vjecareje, e cila perjeton emocionet e dashurise se pamundur dhe gracken e rrethanave jo te zakonshme.

Performanca e Bleones ne "White Party", e prezantojne si Lady Gaga e re [VIDEO]

BleonaBleona i kerkon martese promotorit Jeffrey Sanker?

Bleona zgjodhi te debutoj ne SHBA para komunitetit gay me tri kenge nga repertoari i saj anglisht. Derisa kishim pare mjaft foto nga kjo party e jashtezakonshme ne Palm Springs te Kalifornise, ku Bleona pozoi para meshkujve te bukur gjysem lakuriq por jo dhe te "rrezikshem", tash kemi mundesine te shohim kete performance edhe ne video. E veshur fillimisht si nje "bishe" qe shnderrohet ne nje diva seksi, Bleona ka ndezur atmosferen para mijerave shikueseve gay qe mbajten syte tek ajo dhe hiret e saj, gjate tere performances.

Ne fund, Bleona i eshte falenderuar promotorit kryesor Jeffrey Sanker per ftesen e bere, dhe ne kulmin e eksitimit, i ka kerkuar atij publikisht qe ta martoj ate. Besojme, qe kjo ka qene vetem nje lajke falenderuese ndaj nje promotori te fuqishem, e kengetares shqiptare qe kerkon suksesin ne SHBA, pasi e dime mire qe ajo eshte vecse e involvuar ne nje martese te lumtur me Ganiun. Apo jo, Bleona? /Albavipnews/



Monday, 15 April 2013

Revista PALOMA - 13 Prill 2013

Revista PALOMA, 13 Prill 2013
  • Aferdita Dreshaj: Ju rrefej per ditet e mia te lumtura si singell! Nje mashkull qe degjon te tjeret s'ben per mua!
  • Marselino: I lumtur qe dola nga BB. Per te qene zhigolo, duhet pergaditje e madhe intelektuale!
  • Surpriza per Edberin, e dashura konkurrente ne BB
  • Elona e Big Brother lesbike?
  • Muharrem Ahmeti: Zyrtaret e larte cmenden per muziken time! Do te bej dasmen me madheshtore ne Shqiperi!
  • Rike Roci, konkurrentja me e re e "Big Brother", supermodelja me origjine shqiptare 
  • Elhaida Dani ben te famshme Jessie J...
  • Marsela eliminohet nga "The Voice of Italia"
  • Angela Martini e dashuruar ne miliarderin 22-vjecar
  • Flori Mumajesi kete here zgjedh Genen
  • Alba Caroshi (e Ekspres Bingo): Mashkulli ideal? Gjeje tek ai qe ke ne krah!
  • Nga Niko Komani: 5+1 Fashion Designers te rinj...

Rikja e BB: Jam myslimane dhe e lexoj Kuranin...

Rike Roci
Rikja tregon per veten: “Jam myslimane dhe e lexoj Kuranin”; Anaidi i ben nje loje Rikes

Ndersa djemte jane duke folur, atje shkon Rikja dhe Eldora, te cilat futen menjehere ne bisede me djemte, ku Rikja i pyet se per cfare ishin duke folur pak me pare. Edberi i tregon se ishin duke folur per te dhe djemte perfitojne ta pyesin lidhur me disa dyshime qe kane per te lidhur me gjuhen dhe jeten e saj ne Itali. Djemte dyshojne se ajo ka aq shume vjet qendrimi ne Itali pasi e kuptojne nga menyra se si e flet gjuhen italiane dhe gjithashtu i duket sikur shtiret gjate kohes qe bisedon me ta ne gjuhen shqipe e ben sikur nuk i gjen dot fjalet. “Une shqip flas vetem me mamin e babin”, i shpjegon Rikja, duke thene se eshte mese normale qe te kete mangesi ne gjuhen shqipe, e keshtu bisedojne per disa minuta me njeri-tjetrin.

Flori dhe Gena i kendojne nje vajze

Janë bashkuar këtë herë të dy bashkë producenti i njohur, Flori Mumajesi dhe një nga këngëtarët më “in”, Gena.

Ata këto ditë sjellin videoklipin e duetit të tyre, që tashmë ka përfunduar dhe është duke u montuar. Gazeta jonë mëson se kënga bën fjalë për dy djem, që dashurohen me një vajzë dhe i luten që kjo vajzë t’i presë.

Videoklipi do të vijë shumë shpejt dhe kënga është punuar nga Flori. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gena gold and sing a girl

This time joined together two famous producer, gold Mumajesi singers and one of the most "in", Gena. These days they bring their duo video clip that has already been completed and is being mounted.

Our newspaper learns that the song is about two boys who fell in love with a girl and pray that this girl cut. The video clip will come soon and the song is worked by gold. M.Gj.

Nora Istrefi provokon shqiptaret ne diaspore

Këngëtarja Nora Istrefi ka qenë e ftuar në një nga diskot e njohura për shqiptarët në diasporë ,në Suedi.

Sic e shihni edhe në këtë foto të publikuar , ajo duket e veshur mjaft provokuese, ku i duken edhe tangot e veshura dhe të ngritura lart.

Burimi Maksimnews
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Istrefi provokes Albanians in the diaspora

Singer Nora Istrefi has been invited to one of the discos known to Albanians in the diaspora, in Sweden.

As you see in this picture released, it looks quite provocative dressed, where tango look worn and raised up.

E motra: Shpendi ka perkrahjen e babait, por per takimin vendos babai...

”Shpendi dhe babai? Takimin e vendos babai”

Ndersa transmetimi i “Big Brother” po i afrohet fundit te muajit te tij te dyte, Shpendi eshte shnderruar ne nje prej personazheve me te perfolur dhe protagoniste brenda shtepise me te famshme ne Shqiperi.

Per te folur per te gjithe ecurine e deritanishme te Shpendit, e ftuar ne studion e “Big Brother Fan Club”, diten e diele, ishte e motra e tij e ardhur nga Kosova, Kaltrina Zenuni.

Ashtu sic mund te parashikohej, biseda e udhehequr nga Albana Osmani dhe opinionisti Olti Curri, u fokusua tek sekreti i zbuluar i Shpendit, ai qe per me shume se nje vit tashme, ka nderprere komunikimet me babain e tij.

Olta: Shoqerohem dhe flej me meshkuj si shoke...

Olta: Me Ilirin s’kam asgje. Viganin e kam puthur

Ashtu sikunder eshte bere tradite, banorja qe la shtepine e Big Brother kete jave, ishte e ftuar ne studion e Fan Club ku tregoi se si e perjetoi aventuren e saj brenda shtepise se vezhguar 24 ne 24 ore.

Olta, vajza nga Burreli qe jeton prej vitesh ne Angli foli per marredhenien e saj me Ilirin. Ajo tha se nuk ka asgje mes tyre dhe se ato qe i bashkonin ishin thjesht shakate.

“Me Ilirin kuptohesha. Ato qe kane thene gazetat m’i ka thene edhe vete Iliri mua aty brenda. Ishin vetem shakate ne mesin tone. Mbase ciltersia ime keqkuptohet jashte sikur eshte dicka me teper se c’eshte ne te vertete. Une shoqerohem me meshkuj si shoke dhe me Ilirin kam fjetur ne te njejtin krevat ashtu sic kam fjetur edhe me Elonen”, tha Olta.

Big Brother: Hyn Rikja, largohet Olta [VIDEO]

Rike Roci
Banore e re ne “Big Brother”

Nje surprize e vecante ka qene pjese e spektaklit te shtunen mbrema. Nje konkurrente e re i eshte shtuar banoreve me te famshem ne Shqiperi brenda shtepise se “Big Brother”. Ajo quhet Rike dhe ka gezuar me hyrjen e saj sidomos meshkujt e shtepise.

Nderkaq, me shumice votash nga publiku, Olta ka qene konkurrentja qe eshte detyruar te largohet nga shtepia. Ajo eshte shprehur se banoret nuk e kane kuptuar mire ate.

”Te them te verteten, mbase ishte problem menyren se si shprehesha. Thoja nje fjale e nuk i pelqente asnjerit, me sulmonin. Thonin Olta nuk e shprehu mire apo nuk dinte ta shpjegonte. Nuk e di. Mbase me ka penalizuar fakti qe njerez te tjere shpreheshin me lehte, ndersa une nuk e kisha shume te thjeshte komunikimin”, tha e eliminuara e javes.

Sunday, 14 April 2013

Plas sherri mes Noizy-t dhe Eni Kocit...

Merr fund miqesia e Noizy-t me Eni Kocin, sharje dhe fyerje ne publik

Rigels Jaku, i njohur si Noizy, dhe kengetarja Eni Koci duket se kane mbyllur bashkepunimin e tyre, ndersa ishin identifikuar si nje cift i kendshem, qe u shkonte te shfaqeshin ne duet se bashku ne klipet e tyre. Nje e-mail privat qe nena e Enit, Aferdita, i ka derguar Noizy-t ne posten e tij elektronike, ka zbardhur kete prishje bashkepunimi mes tyre. Noizy e ka publikuar ne faqen e tij zyrtare ne facebook e mail-in ku nena e Enit, qe eshte njekohesisht menaxherja e saj, i ka derguar ne lidhje me heqjen nga Youtube te dy kengeve ne duet te Noizy-t me Enin. Fjala eshte per klipet “Je gjithcka” dhe “So Hot”, qe jane fshire nga Youtube dhe per kete fakt eshte akuzuar Noizy. Ne e mail-in qe Aferdita i shkruan reperit, thuhet se klipet jane te Enit, ndersa Noizy ka qene i ftuari i saj, ndaj per kete arsye nuk ka asnje te drejte autoriale mbi ato dy klipe. Sipas burimeve tona, duket se kane qene disa mosmarreveshje mes dy kengetareve qe kane cuar ne prishjen e ketij bashkepunimi, qe u duk se ishte nderprere ne klipet e tyre te reja qe kane qene me bashkepunetore te tjere. Ndoshta dhe mund te kete nje pajtim mes tyre, nderkohe qe vitet e fundit ata kane shkembyer ide dhe kane qene miq e aleate te mire ne muzike.


Aurela Gace, nusja e pare tullace ne Shqiperi?

Aurela ndryshon mendim per martesen: Dua te jem nusja e pare tullace ne Shqiperi

Ata jane nje cift tashme i njohur per faktin se pas imazhit te saj, menaxher eshte Skerdi, dhe ndaj jane te suksesshem ne fundjavat e zhurmshme ne “Crazy Calvin” ne Tirane, ku Aurela Gace kendon. Pas zbulimit te sekretit te saj personal, se me Skerdin kishte nje lidhje te forte edhe per faktin se ajo nuk i kerkon te martohet packa se kane nje vajze bashke, Aurela shfaqet me nje mendim te ri. Pasi ka bere nje qethje zero te flokut, asaj i ka lindur nje deshire ekstravagante, duke e ndare me fansat ne facebook, ndersa shkruan: “I kam thene pronarit te ‘Geraldina Sposa’, Mand Pezes, a ke bere ndonjehere nuse tullace? Jo, me tha. Epo, po m’u mbush mendja te bej dasme, ti i thashe do kesh rastin te veshesh nje nuse tullace. Tashme jam tullace, e per t’u bere nuse, ende po mendohem”, shprehet Aurela.

Alberie Hadergjonaj, veshtiresite e te qenit nene dhe femer ne karriere...

Alberie Hadergjonaj
Alberie Hadergjonaj: Dashuria te mban gjalle, martesa te jep siguri

Ka qelluar gjithmone ne shenje dhe kenget e saj nder vite jane bere hite. Edhe ky rast nuk ben perjashtim.

“Asnjehere”, keshtu titullohet balada me e fundit e kengetares Alberie Hadergjonaj, pjesemarrese ne Festivalin e TF. E vleresuar nder vite me cmime dhe trofe te ndryshme, Alberie Hadergjonaj eshte nje nga ato kengetare, qe di pse, kur dhe si te beje art, prandaj edhe fansat e shumte ne numer nuk e kane braktisur kurre.

Perkundrazi fama e saj behet cdo dite e me e madhe. Eshte e lumtur me jeten qe ben dhe kjo verehet qarte qe ne momentin kur nis e flet per familjen. Me nje karriere e familje shembullore, Hadergjonaj tregon se, qe keto te dyja te mirefunksionojne duhet mund, perkushtim dhe pasion e sic duket keto cilesi asaj nuk i mungojne.

Ne nje interviste per “Koha Tjeter” kengetarja e talentuar flet per fillimet e saj ne muzike, sukseset qe e bene te jete kjo qe eshte sot, familjen, raportin me te bijen, martesen dhe publikun.

Dorina Garuci: Me mungon publiku shqiptar...

Dorina Garuci: Me mungon gjithcka nga Shqiperia, vecanerisht publiku

Dorina Garuci eshte nje nder kengetaret e reja ne moshe, por me 12 vite karriere ne skenat shqiptare.

Ajo eshte ngjitur ne skene ne nje moshe shume te vogel per here te pare dhe me pas duke u bere pjesemarrese ne festivale femijesh, apo edhe si konkurrente ne skenen e “Gjeniut te vogel”, ne edicionin e saj te pare.

Sot ajo eshte studente ne Konservatorin e Vjenes duke i munguar per gati dy vjet skenes dhe ekraneve shqiptare. Per te mesuar me shume rreth kengetares se re dhe rreth karrieres se saj, lexoni intervisten e plote te dhene per suplementin “Koha Tjeter”.

Greta Koci, drejtoreshe ne Ministrine e Brendshme...

Greta Koci
Greta Koci emerohet drejtoreshe ne Ministrine e Brendshme

Qe me marrjen e postit te nenkryetares se Forumit Rinor te Partise Demokratike, Greta Koci u angazhua seriozisht per te dhene me te miren e saj ne skenen politike. Dhe ne fakt, nese do t’u referohemi anetaresimeve te reja ne forumin rinor pas angazhimit te saj ne strukturat drejtuese, shifrat jane vertet mbreselenese.

Greta u perkushtua shume dhe ndermori nje tur te gjate takimesh neper te gjitha qytetet e Shqiperise, ku njohu nga afer te gjithe te rinjte demokrate. Per hir te angazhimit politik ajo hoqi dore edhe nga jeta artistike dhe nuk mungoi ne asnje aktivitet te Partise Demokratike, madje ne nje pjese te tyre, truri drejtues ishte pikerisht ajo. Por, asnje nga keto cfare ju thame me siper nuk perben lajm. Ajo qe ne kemi zbuluar eshte emerimi i kengetares se dashur si drejtoreshe e Marreveshjeve ne Ministrine e Brendshme... Mesohet se qe ne ditet e para te punes Greta ka nenshkruar nje marreveshje shume te rendesishme per institucionin ku punon.

Irsa Demneri, per here te pare ne publik si nene...

Irsa Demneri
Irsa Demneri, ish-misi, shfaqet per here te pare pasi eshte bere nene

Ish-miss Shqiperia, Irsa Demneri, eshte fotografuar pak dite me pare ne ambientin e “Juvenilja” ne Tirane, me vajzen e saj gati pesemuajshe, ndersa e shetiste me karroce. Irsa fillimisht ka qene vetem dhe me pas ne lokal i jane bashkuar familjaret e saj, qe kane zgjedhur te shijojne kafen nen rrezet e diellit te pranveres. Kjo eshte hera e pare qe Irsa 22-vjecare fotografohet pas sjelljes ne jete te femijes se saj te pare, duke na dhene mundesine per te pare dhe linjat e saj, qe me sa duket kane ndryshuar me pak kilograme me shume. Gjithsesi, eshte ende heret dhe natyrisht si te gjithe vajzat e tjera te ekranit, edhe ajo do te rifitoje format qe kishte para lindjes. Irsa kaloi nje shtatzeni te qete, madje dhe ne udhetime, pasi paparaci yne mundi ta fotografoje ne muajin e shtate, ndersa bente pushime ne plazhet e Jugut.

Xhensila, dy gezime ne nje dite...

Xhensila Myrtezaj & Bes Kallaku
“Jam e bekuar me Besin”

Xhensila Myrtezaj feston 20-vjetorin dhe 2-vjetorin e fejeses

Kengetarja Xhensila Myrtezaj ka pasur dy gezime ne nje dite kete jave, pasi ka festuar 20-vjetorin e saj dhe dyvjetorin e fejeses me aktorin e humorit te “Portokalli”-se, Besart Kallaku. Kengetarja pohoi se kishte rene ne gjume te thelle mbremjen e se merkures, kur ne oren 12:00 te se enjtes Besi i ben nje surprize per ditelindjen e saj. Ai trokiti ne shtepine e saj, se bashku me familjaret e tij dhe disa miq duke e lene Xhensilen me goje hapur, pasi i kishte pergatitur kete feste me tullumbace e kapelet qe kishin vendosur ne koke me kete rast, ne te cilat shkruhej “Happy birthday!”. Atmosfera u plotesua me nje video mesazh, nje torte te madhe dhe 20 trendafila per 20-vjetorin e saj.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online