All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 4 May 2013

Bleona i kthehet kenges shqipe

Bleona dhe Geti, adrenaline ne "Ferrari"

Krahas aventurave ne boten hollivudiane dhe lancimit te dy kengeve ne anglisht "Pass Out" dhe "Without You", Bleona duket se ka vendosur t'i rikthehet skenes shqiptare me nje projekt vendor.

Ka zgjedhur kesaj radhe te bashkepunoj me "ma t'mirin n'vend", reperin nga Kosova, Getoar Selimi nga labeli "Baba Stars", apo sic njihet edhe me emrin artistik GhettoGeasy.

"This is funnnnn...", ka shkruar Bleona ne rrjetin social duke postuar foto nga xhirimet e videokenges se re ne Tirane, ku te dy shihen te adrenalizuar brenda nje makine "Ferrari".

Bleona se shpejti do te lancoj zyrtarisht singellin e saj te trete ne anglisht me titullin "Take it like a man", ndersa mediat e huaja e kane vene ne qender te vemendjes si nje artiste qe duhet vezhguar.

Paraqitjet e saja ne tapetin e kuq, poashtu nuk do te mungojne, pasi agjenda e sjell ate se shpejti ne Festivalin e Filmit ne Kane te Frances. /Albavipnews/

Ah, Vildanja...kjo seksi diva!

Vildane Zeneli
Provokimi i Vildanes

Ajo ia del gjithmone te terheqe vemendje. E zhveshur ose jo, Vildane Zeneli duket perhere seksi...

Dhe pas disa fotove te njepasnjeshme, ka ku vjen provokimi i saj i radhes. Disa foto te realizuara nga Albert Marashi e sjellin me te nxehte se kurre modelen.

Fotot jane publikuar nga vete ajo ne "Twitter" dhe "Facebook", dhe komentet e fansave kane qene te shumta. Ne pjesen me te madhe te tyre Vildanja pritet qe te futet shume shpejt ne industrine e kenges, me nje bashkepunim te realizuar me Will.i.am. /Bluetooth/

Revista PANORAMA PLUS - 4 Maj 2013

Revista PANORAMA PLUS
Revista PANORAMA PLUS, 4 Maj 2013
  • Rudina Xhunga; Jeta e re ne Tirane me sportistin. Hapja e nje biznesi te perbashket dhe planet per martese.
  • Rikja rrefen historine e dashurise: S'jam e sigurte a do me prese, u futa ne "BB" pa i thene
  • Joana behet nostalgjike: Me Janin beja jete perrallore, nderroja perdite makinat!
  • Inva dhe Hetemi shpenzojne miliona per 1-vjetorin e vajzes, detajet dhe fotot e festes
  • Anaidi me Joanen cift? Kurre nuk mund te ndodhe. Flet Syrjeva Berberi, mikja e tij me e mire: Anaidi di kur dashuron dhe kur tradhton
  • Anaidi i bindur se se Joanen e do publiku, e krahason me Ermelen
  • Joana per Eldoren: Ajo i nderron meshkujt dhe na hiqet si e ndershme
  • Sekrete qe banoret rrefejne dhe te tjera qe hamendeson publiku jashte shtepise

Revista BLUETOOTH - 4 Maj 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 4 Maj 2013
  • Festa 48-oreshe e Nines, vajzes se Inves e Hetemit
  • Mendoni se e njihni Elvanen? Mendojeni serish! "Jam e rezervuar per njohje te reja". Ylli i muzikes shqiptare performoi dje pas tri vitesh per publikun e Tiranes
  • Rudina Xhunga, fotot e para te se bijes, Alana
  • Adelina Tahiri i futet "rendshem" palestres
  • Femrat VIP ne konventen e PD-se
  • Shpati anulon ditelindjen ne Tirane, semuret e ema
  • Rezarta Shkurta pret vajze: Na u plotesua deshira mua dhe Ermalit! Kengetarja pozon shtatzene, ne breg te detit me bashkeshortin
  • VIP-at njihen me Dahlia Noir. Parfumi me i ri nga "Givenchy"
  • Te rejat e BB6; Vigani dhe Edberi: Ta mbajme mire me ciftin Anaid-Joana; Rike: Babi me porositi te bej kujdes qe te mos lendoj te dashurin; Anaidi: Jani eshte djal xhentil; Elona: Anaidi do qe ta respektojme me zor Joanen; Rikja: Nuk fle me ty, Edberi: Je hipokrite!; Anaidi: Elona eshte paragjykyese; 

Friday, 3 May 2013

Tika Ivezaj, zhvishet dhe reklamon

Elegante dhe shumë seksi, pse jo një femër që josh edhe gjininë e njëjtë, kur është fjala për të shitur rrobat e banjës.

Kjo është top-modelja e famshme shqiptare, e cila ka vite që punon me emra të njohur të botës së modës amerikane, Tika Ivezaj.

Ajo do të vijë kështu siç e shihni në njërën nga fotot e setit, që ka realizuar duke pozuar për linjën e njohur të rrobave të plazhit “Caffe Swimwear”.

Ndoshta mund të quhet edhe një nga modelet e para, e cila reklamon në këtë prag të sezonit të verës. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tika Ivezaj, undress and advertises

Elegant and very sexy, why not a woman who appeals to the same genus, when it comes to selling bath robes. This is the famous top-model Albanian, which has years of working with well-known names in the world of American fashion, Tika Ivezaj.

Fadil Berisha sjell Sherri Hillin ne Tirane

Fotografi i njohur me famë botërore, Fadil Berisha, ka menduar që në gjysmën e parë të muajit qershor në Shqipëri të sjellë një spektakël gjigant të modës.

Ky projekt do të prezantojë koleksionet e stilistes së famshme Sherii Hill dhe do të mbahet në Tiranë nga data 1-15 qershor 2013, ku vajzat modele shqiptare do të vishen me krijimet e saja.

Si duket, kjo ishte një nga arsyet kryesore se pse fotografi i madh vizitoi ditë më parë Prishtinën, ndërsa në Tiranë ka qëndruar më shumë. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fadil Berisha in Tirana brings Sherri Hill

Photo known world famous Fadil Berisha, has meant that in the first half of June in Albania to bring a giant fashion show. This project will introduce the famous fashion designer collections Sherii Hill and will be held in Tirana from 1-15 June 2013, where Albanian girls models will wear her creations.

Fituesi i BB5, Rikja nje “Top Bombe”

Djaloshi, i cili triumfoi gjatë realiti-shout të vitit të kaluar në ‘Big Brother’, Arbër Zeka nuk është se e ndjek shumë këtë vit këtë edicion, por atij i ka bërë shumë përshtypje vajza seksi e futur dy javë më parë në këtë shtëpi si banore.

Është fjala për Rike Rocin, që si duket ia ka bërë edhe ‘like’ faqes zyrtare në FB së saj.

Ky ngacmim me një pëlqim ndaj saj, na ngacmoi edhe neve që të flisnim me djaloshin e këngës “Lorina”, ku ai ka treguar se megjithëse nuk e ndjek shumë, Rikja për të është një femër seksi dhe “Top Bombë”. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bb5 winner, Rikja a "Top Bomb"

The boy, who triumphed over realiti-shout last year in 'Big Brother', Arben Zeka not that many this year follows this season, but he has impressed girl sex introduced two weeks ago in this house as a resident. It comes Roci Rike, who seems to have made the 'like' the official FB page of her.

Thursday, 2 May 2013

Modelja Nora Asani, nje emer qe premton shume...

Nora Asani
photo: Ralf Eyertt
Gjithnje e me e suksesshme

Nora Asani eshte nje emer qe premton shume suksese ne te ardhmen, duke u radhitur keshtu ne mesin e shume modeleve tjera te njohura shqiptare. Pas perfaqesimit te Kosoves ne “Miss Earth”, qe u mbajt disa vjet me pare ne Filipine, sukseset e saj ne rrugetimin drejt modelimit u rriten edhe me shume.

Nora karrieren e saj prej modele po e ushtron gjithandej botes dhe ajo tani eshte bere pjese e kompanise se njohur boterore “Poko Pano” ku po prezanton koleksionin e ri me rroba banjoje.

“Tani se fundi kam bashkepunuar me kompanine e njohur ‘Poko Pano’, per linjen e re te bikinive per kete vere. Uroj qe gjate ketij viti te prezantoj edhe shume koleksione te kompanive te ndryshme boterore”, ka thene ajo per “Zeri”. Nora ka kohe qe jeton ne Los-Anxhelos te SHBA-ve dhe atje ushtron edhe profesionin e saj, ne fakt atje mundesia per te depertuar dhe per te arritur suksese, sipas saj, eshte me e mire.

Martohet Mirsa Kerceli...

Kurorezon lidhjen me Granitin

Kengetarja e mirenjohur, Mirsa Kerceli, tani i ka dhene fund beqarise se saj dhe ka disa dite qe ajo lidhi kuroren me Granitin, djaloshin me te cilin eshte ne lidhje tani e disa vjet. Mirsa ndjehet e lumtur qe ne krahe ka djaloshin e endrrave te saj.

“Tashme ‘thura’ kuroren me djaloshin e zemres sime, ky fakt me gezon mjaft shume dhe uroj qe kjo dashuri e jona te zgjase pergjithmone”, ka thene ajo per “Zerin”. Mirsa tani pas kurorezimit, do te vije me mjaft befasi per adhuruesit e saj te kenges. Ajo na ben te ditur se eshte ne pergatitje te projekteve te reja muzikore. “Jam duke pergatitur projekte te shumta, te cilat do t’i plasoje sapo te vjen momenti i duhur. Deri atehere le te mbesin befasi”, tha Mirsa Kerceli.

Elhaida trondit serisht italianet [VIDEO]

Eshte prezantuar edhe naten e se enjtes 'live" me nje kenge te fuqishme kengetarja nga Shkodra Elhaida Dani ne skenen e "The Voice of Italy".

Me zerin e saj ka mahnitur serisht jurine dhe spektatoret italiane, ndersa ka marre komplimente nga te gjithe. Me poshte ndiqni ne video interpretimin e saj.

Burimi Maksimnews



Miss Zvicra 2013: Anita skualifikohet, dy shqiptaret tjera vazhdojne garen...

Anita Mustafa
Anita Mustafa diskualifikohet nga gara “Miss Zvicra 2013”

Dorina Podrimja dhe Heidi Lushtaku jane dy shqiptaret e tjera qe do te vazhdojne te konkurrojne per kuroren e Mis Zvicres

Ne evenimentin e pare televiziv “Mis Zvicra 2013” ne Sat.1 te dielen eshte diskualifikuar nga gara kandidatja shqiptare me origjine nga Kosova, Anita Mustafa.

Per bukuroshen shqiptare nga Renens i Vaudit ishte nje vendim i papritur nga juria. Bashke me gjimnazisten shqiptare ishin te nominuara edhe kandidatja Letizia Rebozzi (17) dhe Ilena Fattori (21).

Anita eshte ende e re dhe nuk ka arritur te permbushe pritjet e jurise, eshte thene ne arsyetimin e jurise se spektaklit.

Juria e evenimentit “Mis Zvicra 2013” ne perberje Christa Rigozzi, Nadine Vinzens dhe Fiona Hefti duhet ta dergojne ne shtepi cdo jave nga nje konkurrente per “Mis Zvicra 2013”.

Deri ne finale per cdo jave do te organizohet nga nje spektakel televiziv ne kanalin Sat.1 te Zvicres.

Tuesday, 30 April 2013

Dorina e Taulant Xhakes e vazhdon garen

Kohë më parë ju kemi folur për bukuroshen nga Kosova, Dorina Podrimaj, e cila është e fejuara e futbollistit të njohur shqiptar në Zvicër, Taulant Xhaka.

Por, ajo vazhdon të jetë një konkurrente e fortë në spektaklin “Miss Zvicra 2013”, dhe është kualifikuar sërish, por është eliminuar një tjetër shqiptare, Anita Mustafa, me arsyetimin që është ende e re.

Përveç Dorinës, në garë është edhe një tjetër shqiptare, Heidi Lushtaku./ Maksim Gjokaj. / Kosova Sot /.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dorina Taulant Xhakës race continues

Some time ago you have spoken of the beautiful from Kosovo, Dorina Podrimaj, which is known footballer fiancée interests in Switzerland, Taulant Jaca.

Besa Kokedhima voton Edi Rames

Nuk do të jenë vetëm politikanët ata që do të shtyhen ndërmjet njëri-tjetrit për një karrige më shumë, e në vend të sigurt në zgjedhjet që do të vijnë në Shqipëri, por edhe artistët, apo figurat e njohura publike.

Sipas një hulumtimi që është bërë në një media në Tiranë, këngëtarja Besa Kokëdhima do t’ia besojë votën e saj kryesocialistit Edi Rama, por nuk do të jetë e vetme nga bota e muzikës.

Mësojmë se pro Edi Ramës do të jenë edhe këngëtaret Rezarta Shkurta dhe Orinda Huta, si dhe Kastro Zizo./Maksim Gjokaj./Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fode support Edi Rama Kokëdhima

There will be only politicians who will be driven between each other for over a chair, and in a safe place in the coming elections in Albania, but also artists, or known public figures.

Monday, 29 April 2013

Lora gati per rikthim

Lora, këngëtarja që sa herë shfaqet vazhdon të thuhet se është motra e Mihrie Brahës, po mendon që të rikthehet në muzikë.

Në fakt Lora sapo ka përfunduar xhirimet e videos më të re që do ta riktheje atë në treg pas një pauze. Kënga mban titullin “Ku ke ik”, të cilën video e ka realizuar produksioni i njohur “5 Stars” me regji të Esad Hoxhës.

Dhe ne ju sjellim edhe këtë foto marrë nga video që pritet të dalë së shpejti në treg, ndërsa kuptojmë se rikthimi nuk është bërë në bashkëpunim sic ishte thënë me motrën e saj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Lora ready for comeback

Lora, the singer who appears whenever continues to say that it is Brahes Mihrie sister, thinking back to the music. In fact, Laura has just finished filming the new videos that will restore it to the market after a break.

Arsimi, pas daljes nga BB punesohet

Historia e tij, e cila ishte keqinterpretuar për shkak se rrinin për dore me Oltën e sapodalë nga reality-shou ‘Big Brother 6’, si duket është sqaruar.

Djaloshi nga Prizreni, Arsim Berisha, ka thënë se ai tashmë e ka në krah një të dashur që e priste jashtë shtëpisë dhe se Oltën e ka mike.

Duket se tashmë e ka marrë veten dhe thotë se është punësuar në një organizatë që kujdeset për punësimin e njerëzve dhe i është shumë falënderues kësaj eksperience të madhe në ‘Big Brother’, ndërsa i kalon ditët më shumë në Shqipëri sesa në Kosovë. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Education, employment after release from WB

His story, which was misinterpreted because of Olten hand were fresh out of reality-show 'Big Brother 6', apparently explained. The boy from Prizren, Education Berisha, said he already has a loving side that waited outside the house and has friendly Olten.

Tuna prezanton djalin e saj

Të shtunën që lamë pas, këngëtarja Altuna Seldiu ka shijuar një ditë fundjave në Prishtinë, ku si duket kishte kohë pa ardhur.

Diellin e së shtunës, por edhe lumturinë që është rikthyer në Prishtinë, ajo e ka shfaqur në rrjetin e saj social ‘Twitter’, duke postuar edhe këtë foto që shihni.

Por, Tuna nuk ka qenë vetëm, ajo ka qenë me djalin e saj, ashtu e quan ajo, qenin e saj. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Who is the son of Tune?

On Saturday we left behind, Altuna Seldiu singer has enjoyed a weekend day in the city where it seems like no time had come.

Adriani, i famshem kur ben hit

Këngëtari, i cili gjatë këtij viti mund të themi se ka hyrë në zërat më të dëgjuar, falë këngës së tij me talentin adoleshent - Florianin. “Ngjyra e Kuqe” pritet të sjellë një duet tjetër.

Adrian Gaxha është duke u përgatitur për një këngë sërish me Florianin e vogël, për të qenë një ritëm i verës që po vjen.

Por, i pyetur se a është i famshëm deri tani, artisti nga Maqedonia ka thënë se është i famshëm vetëm atëherë kur kënga e tij bëhet një hit, nëse jo, fama shkon dhe harrohet së bashku me artistin. M.GJ

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Adrian, famous when making hit

The singer, who this year can say that it has entered into more voices heard, thanks to his singing talent teenager - Florian. "Color Red" is expected to bring another duet. Adrian Gaxha is preparing songs for a small Florian again, for being a pace that summer is coming.

Gent Zenelaj dhe pasioni i cmendur per motorret...

Gent Zenelaj
Gentian Zenelaj, pasioni i cmendur jashte "2XL"-se

Dihet tashme prej kohesh qe Gentian Zenelaj, aktori simpatik i shoe-t te humorit “Apartamenti 2XL” eshte nje ‘fans’ i zjarrte i motorreve. Eshte e rralle te te qelloje ta shohesh Gentin rrugeve te Tiranes pa motorrin e tij te dashur.

Here vetem, e here me Julin si pasagjer, Genti pjesen me te madhe te puneve qe ka gjate dites, i kryen me motorrin e tij. Duke njohur mire kete pasion te aktorit, organizatoret e maratones se motorreve ‘Vespa’ nga Tirana ne Shkoder e ftuan Gentin t’i bashkohej ketij aktiviteti ne statusin e te ftuarit VIP.

Nina e Inves dhe Hetemit, per pak dite mbush 1 vjec...

Inva Mula & Hetem Ramadani
Inva dhe Ethemi zgjedhin Tiranen per te festuar 1-vjetorin e Nines

Nje femije i vogel ne jeten e re ka qene si nje bekim per kete cift qe kane guxuar qe te dy te kerkojne lumturine ne mundesite e dyta. Dhe duket se Nina, e cila per pak dite mbush nje vjec, ka lumturuar pa fund sopranon e famshme, Inva Mula dhe bashkeshortin e saj, biznesmenin e njohur kosovar, Ethem Ramadani. Cifti e ka publikuar gjithandej ne media Ninen e vogel, ne ndryshim nga shume personazhe te tjere VIP, qe e kane pak me siklet kete pune. Madje cdo muaj te jetes se saj te saponisur, Inva dhe Ethemi i dhurojne te vogles aq trendafila sa dite jete ka, nderkohe qe 1-vjetorin kane vendosur t’ia festojne ne Tirane. Mbase kjo mund te jete njera nga festat qe ata kane menduar per vajzen e tyre.

Rrefehet Olta: Ardhja e binjakeve, nje lumturi e dyfishte...

Olta Ahmetaj
Olta: Kur degjova se jane binjake shtanga, Fabi qeshi

Balerina e njohur, Olta Ahmetaj, flet mbi shtatzenine e pare te cilen po e perjeton nga lidhja me Fabian Bashen, si e kane pritur lajmin dhe a i kane filluar pergatitjet per ardhjen ne jete te binjakeve, ky cift i njohur…

Si e pritet lajmin, ishte shtatzeni e planifikuar apo e rastesishme, cilat ishin fjalet e Fabit sapo degjoi lajmin?

Lajmin mezi e prisnim, sepse nuk ishte shtatzeni e rastesishme, ishte shume e deshiruar nga te dy. Dhe fale Zotit, deri tani na ka shkuar mbare.

Ju bashkejetoni, keni menduar per martese apo pasi te vijne ne jete femijet?

Xhimi BB6: Jam penduar per sekretin qe zgjodha...

Xhimi: Si i kam pare ciftet e shtepise, per mua Elona eshte lesbike

“Jam penduar per sekretin qe zgjodha, e veshtire te mos flasesh per familjen, kam humbur 5 kile”

Nuk e priste te dilte kaq shpejt nga shtepia e “Big Brother 6”, por serish nuk e quan veten humbes. Xhimi Laho, nje 45-vjecar jo si gjithe te tjeret, pohon se ka bere shume aventura ne jete, ndaj pjesemarrja ne kete “reality show” kishte si qellim te vetem parate.

Konkurrenti qe mbajti te fshehte sekretin e te martuarit, si me i madhi i banoreve ben nje analize te karaktereve te tyre, dhe cfare ka pare me shume nga nga intimitetet e cifteve te shtepise: Anaid-Joana, Elena-Vigan, Eldora-Shpendi apo dhe Rike-Edber.

Rezarta Shkurta, fotot e para ne publik si shtatzene...

Rezarta Shkurta
Rezarta Shkurta, fotot e para shtatzene

Keto qe ju sjellim jane fotot e para te shtatzenise se Rezarta Shkurtes. Kengetarja simpatike eshte fotografuar nga “Bluetooth” ne festen e 1-vjetorit te Paridit, djalit te kengetares Ingrit Gjoni...

E shoqeruar nga bashkeshorti Ermal Hoxha, Rezarta rrezatonte miresi pergjate gjithe mbremjes. Me buzeqeshjen ne buze, kengetarja takoi nje e nga nje te gjithe koleget e saj ne muzike, vecanerisht ato qe jane bere nena. Anjeza Branka, Ingriti e Ciljeta, ishin disa nga kengetaret me te cilat u pa me shume Shkurta. Me kolegen Xhilaga dhe te voglin e saj Fernando, Rezi realizoi edhe nje fotografi. Kengetarja sapo ka kaluar muajin e trete te shtatzenise dhe barku i dallohet fare pak, per pasoje edhe gjinia e bebes nuk eshte zbuluar ende. Ky femije vjen si frut i dashurise 7-vjecare mes saj dhe bashkeshortit, Ermal Hoxha. “Bluetooth” i uron Rezit shtatzeni te mbare.

Revista PALOMA - 27 Prill 2013

Revista PALOMA
Revista PALOMA, 27 Prill 2013
  • Big Brother: Joana shtatzene?
  • Ingrid Gjoni shpenzon miliona per ditelindjen e djalit dhe martesen e saj
  • Ciljeta: Do te martohem kur djali te behet 1 vjec
  • Xhimi: Une meritoja finalen! Kozeta: Djali me tha "Olta do t'ia ngule thiken pas shpine babait!"
  • Ish-banoret femra te "Big Brother": Vajzat e ketij edicioni dine vetem te zhvishen!; Mimoza BB2, Genta BB5, Franceska, Gerta BB5, Ina BB1, 
  • Albi dhe Klaudia: Dasma jone kete vere, mes klasikes dhe modernes
  • Zhaku le Shqiperine: Do iki pergjithmone ne Gjermani!
  • Menaxheri braktis gruan per Miss Kosoven, Diana Avdiun?
  • Miriam Cani, nje emision per karrieren dhe Shqiperine ne median gjermane
  • Lorik Cana: Nuk di asgje per marreveshjen mes Kosoves dhe Serbise

Anjeza Shahini, punesohet ne Ministri...

Anjeza Shahini
Anjeza Shahini, specialiste ne MTKRS

Kengetarja e mirenjohur Anjeza Shahini, pritet te nise ne fillim te muajit maj nje pune te re.

Perfaqesuesja e pare e Shqiperise ne Eurovizion, eshte emeruar ne dikasterin e Ministrise se Kultures, Rinise dhe Sporteve, vetem pak dite me pare.

Ajo do te jete specialiste ne Drejtorine e Librit, pozicion ky i fituar nga Anjeza pas nje konkursi qe ky institucion kishte zhvilluar.

“Bluetooth” i uron suksese Anjezes ne punen e re dhe shpresojme qe te kete po aq sukses sa ne skene.

Sunday, 28 April 2013

Sa i beson hoxhes, Zanfina?

Zanfina Ismajli
Nje hoxhe i parashikon martese Zanfina Ismajlit

Nje program ne Kosove i ka bere nje surprize kengetares Zanfina Ismajli, pasi kane pyetur nje hoxhe se si do te shkoje jeta e saj. Hoxha ka daklaruar se ajo eshte nje artiste qe e do shume rinia, eshte shume e guximshme, por ne familje ka probleme, sepse ka shume magji qe jane te hershme. Gjithashtu hoxha ka thene se familja e saj, e ndihmuar edhe nga motra, Adelina, do te kene se shpejti nje biznes. Parashikimi tjeter eshte se Zanfina do te marre nje propozim per martese. Pasi e ka degjuar hoxhen, Zanfina ka thene se nuk ia ka qelluar asgjeje, pasi ajo nuk eshte e guximshme, familja e saj nuk e ka ndermend qe te hape biznes dhe se nuk duket as ne horizont ndonje plan per martese. Tani, nuk di hoxha apo nuk do te deklarohet Zanfina, kjo mbetet per t’u pare.

Diana Avdiu vishet me te bardha

Vajza që shihni është më e bukura e Kosovës, Diana Avdiu. Misi vazhdon të jetë më e kërkuara e agjencive të modës jo vetëm shqiptare, por edhe jashtë trevave shqiptare.

Ky fustan i nusërisë flitet se është i një kreatori të huaj, e ndërsa ka zgjedhur bukuroshen shqiptare për të qenë imazh. Kush e di se kur mund ta shohim bukuroshen që ta veshë vërtet një fustan të tillë? M.GJ.
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Diana wears white Avdi

The girl you see is the fairest of Kosovo, Diana Avdi. Misi continues to be required of agencies not only fashion Albanian Albanian territories and abroad.

This dress closet is talk that a foreign creator, the Albanian and chose to be a beautiful blonde image. Who knows when we can see really beautiful blonde to wear such a dress? M.GJ


‘PINKMOON’ me video super-cilësore

Një nga produksionet më të mira shqiptare me qendër në Kosovë, por që bashkëpunon me të gjithë artistët kudo që janë, është “PinkMoon”.

Ata sapo kanë sjellë një super-video në treg dy ditë më parë, atë të bashkëpunimit mes Alban Skënderajt dhe Capital T.

Berat Hasani, drejtues i këtij produksioni, ka treguar për “Kosova Sot” se ka afro 47 video që janë në treg dhe artistët, të cilët bashkëpunojnë me ata, janë më se të kënaqur dhe duan cilësinë siç ofron ky produksion, që ka 2 vjet e gjysmë që është në treg.

Berati është i lumtur që artistët më të mirë shqiptarë i besojnë “PinkMoon Creative”, ndërsa ndihet mirë kur edhe puna e tyre më e re po pëlqehet edhe në versionin video, ajo e Albanit dhe Capital T.

Elena mohon seksin me Viganin, Endriti e pret jashte me lule...

Elena: Me Viganin s’kam patur marredhenie seksuale

“Ndjehem shume me mire. Lexova disa tituj gazetash dhe tani jam gati per te kthyer disa pergjigje qe duhet t’i kisha kthyer dje”. Keshtu e nisi fjalen e saj ne Fan Club, Elena, e eliminuara e kesaj jave nga vajza qe la shtepine mbremjen e se shtunes.

E para ku u ndal vajza 18-vjecare ishte afrimiteti i saj me Viganin. Ajo tha se gjithcka eshte keqkuptuar jashte dhe mohoi se ka patur marredhenies seksuale me te. “Nuk kam kryer marredhenie seksuale me Viganin por kemi fjetur vetem gjume. Nuk me kushtezon lidhja ime me Endritin, por nuk e pranoj dicka qe nuk eshte e vertete”, tha ajo.

Rezarta përgatitet te kete femije

Kjo është këngëtarja Rezarta Shkurta, e cila si duket është duke u përgatitur për të qenë një nënë e mirë.

Ajo ka në krah djalin e Çiljetës, Fernandon, dhe duke bërë shaka ajo i ka dërguar mamasë së djalit një porosi se tashmë djali i saj po shoqërohet me vajza.

Edhe Rezarta Shkurta, sipas disa zërave, planifikon të bëhet mama dhe natyrisht se shihet se e  pret me shumë dashuri. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Rezarta prepared to have children

This is the singer Rezarta short, which is apparently being prepared to be a good mother. It has the side Çiljetës son, Fernando, and making jokes she sent a message to the boy's mother that her son is already associated with girls.

Big Brother: Elena eliminohet, surprizat vazhdojne...

“Big Brother”, Elena del nga gara

Motoja e ketij edicioni te “Big Brother” se asgje nuk eshte ashtu sic duket eshte marre seriozisht nga Elena, e cila gjate spektaklit te se shtunes mbrema ka refuzuar marredhenien e saj me Viganin, megjithese “Vellai i Madh” ka shfaqur per ta, por edhe per publikun nje klip me momente te tyre intime.

”Deri tani, vetem 7-8 here kemi fjetur gjithsej. Edhe nje moment kur u duk se u puthem, as ajo nuk eshte e vertete, pasi u puthem ne faqe. Nuk ka ndodhur absolutisht asgje me Viganin”, deklaroi Elena.

Pasi flet me Janin, Joana ngushellohet duke bere seks me Anaidin [VIDEO]

Joana & Anaidi
Pasi flet me Janin, Joana e feston duke bere seks me Anaidin, publikohen videot

Ajo qe po ndodh mes Joanes dhe te dashurit qe ka jashte, Janit, eshte dicka qe askush nuk po arrin ta kuptoje. Kur hyri ne shtepine e “Big Brother”, Joana deklaroi se ka nje lidhje gjashtevjecare. Me pas, ajo vendosi qe ta lere dhe te lidhet me Ilirin. Jani as deshi t’ia dije per vendimin e Joanes, por i solli asaj nje valixhe me rroba. Ky fakt beri qe Joanes t’i rikthehet dashuria per Janin, nderkohe qe ky i fundit u entuziazmua aq shume, sa vendosi te komunikoje ne telefon me te gjate nates live te spektaklit te se shtunes. Perseri Joana i deklaroi se e mendon shume dhe do flasin gjate kur te dale qe andej. Por nje nate me pas, ajo e feston me Anaidin rikthimin e Janit, i cili i dha vetem keshillen qe te kujdeset per veten. Dhe ajo u kujdes ashtu sic di, ne krevat me Anaidin.

Elvana, Flori & Soni, ku mbeti miqesia?

Elvana, Flori, Soni, dikur ata ishin tre...

Dikur ata ishin te pandare... Ishin treshja me e perfolur ne Tirane. Flori, Soni dhe Elvana, tre emra te suksesshem ne muzike.

Dicka ndodhi dhe miqesia e tyre u prish. Arsyen e kesaj miqesie te krisur askush nuk e ka mesuar ende edhe sot qe flasim. Flori dhe Soni vazhduan te ishin miq edhe pas ndarjes.

Ai ishte kompozitori i albumit te saj te fundit, por tani asgje. Sakaq, Elvana dhe Soni shfaqeshin si mikesha te ngushta, por qe pas ardhjes se Sonit ne Tirane, ato nuk jane pare asnjehere nen shoqerine e njera-tjetres.

Adrian Gaxha, zbulon piken e tij te dobet...

Adriani dhe Simba
Adrijan Gaxha: Muzika, femrat dhe Simba, pikat e mia te dobeta

Pas suksesit te jashtezakonshem me kengen “Ngjyra kuqe”, Adrijan Gaxha duket se do te godase perseri ne shijet e publikut. Nje tjeter kenge po kaq e fuqishme ne tekst, muzike dhe videoklip, ky eshte premtimi qe i ben dashamiresve te muzikes kengetari maqedonas, i cili nuk zhgenjen kurre. “Behet fjale per nje kenge vertete te bukur dhe kjo kenge do te jete si nje vazhdim i “Ngjyra e kuqe” ne videoklip dhe ne bashkepunim me Florjanin e vogel. Shpresojme te shkoje gjithcka mire dhe mezi pres ta lancoj”, shpehet Adrijani i emocionuar per surprizen me te re profesionale.

Ndersa kur vjen puna per te folur mbi jeten private, kete here ai shfaqet i rezervuar. Pse? Ka ndodhur dicka mes tij dhe Luanes? Nuk jane me bashke? Jane zene, por mund te bashkohen perseri sic edhe ndodh shpesh me ata te dy? Asgje nuk mund te themi me siguri te plote, por fakt eshte qe Gaxha nuk deshiron qe te permendet emri i saj.

Adelina Tahiri: "Dancing" ne Maqedoni, joprofesional....

Adelina Tahiri
Adelina Tahiri: Ne garen e kercimit, juria favorizonte balerinet e shkolles se tyre

Pas akuzave qe regjisori i gares se kercimit ne Maqedoni, beri ndaj kengetares se njohur, Adelina Tahiri, kjo e fundit ka vendosur te rrefehet: “Vasil Zafircev eshte favoriti im. Me te vertete jam e magjepsur nga ai dhe i uroj gjitha te mirat ne garen ne vazhdim”, eshte shprehur Adelina. Kengetarja e njohur, e cila garen e kercimit e ka lene vetem pak jave me pare per shkak te votave te pakta nga publiku, ka qene shume e revoltuar per shkak te trajtimit qe i eshte bere ne gare dhe ka theksuar se kjo gare eshte e montuar, pasi tashme fituesi i gares dihet zyrtarisht. “Te ne gjerat gjithmone kalojne ne afera dhe skandale, dhe ja, edhe kjo doli ashtu. Me te vertete jam shume e revoltuar nga joprofesionaliteti nga ana e jurise dhe drejtuesve te gares. Kjo gare eshte e montuar dhe, para se te perfundoje, dihet fituesi”, thekson Adelina, e cila ka thene se juria nuk e ka vleresuar ate si duhet.


Ingrid Gjoni, feston 1-vjetorin e djalit...

Ingrid Gjoni
Ingrid Gjoni, feste per 1 vjetorin e djalit, Paridit

Me siguri Paridi kur te rritet do ta vleresoje si nje nga kujtimet me te bukura ditelindjen e tij te pare te organizuar nga prinderit e tij, Ingridi dhe Genti. Ne nje nga lokalet e Linzes, kengetarja Gjoni ka mbledhur shume miq dhe te aferm, duke organizuar nje feste te madhe, aq sa shume miq te saj e kane shijuar sikur te ishte nje dasme. Atmosferen e kane nxehur me shume koleget e saj, kryesisht kengetare te muzikes popullore, te cilet kane performuar me radhe. Te ftuar ishin Valbona Mema, Valbona Halili, Ervin Bushati, Gena, Sinan Hoxha, Seldi Qalliu, Rezarta Shkurta, Ciljeta Xhilaga, Aurela Gace, Anjeza Branka, vellezerit korcare etj. Natyrisht ne qender te festes ishte protagonisti i saj, Paridi qe mbushi 1 vjec, te veshur me kostum kombetar, nderkohe qe ne hapje te festes eshte transmetuar nje klip me momentet me te bukura qe nga ardhja ne jete e te voglit. Ne i urojme, edhe 100 vite te lumtura Paridit!

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online