All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 11 May 2013

Adelina Tahiri, fotot erotike ne tualet

Adelina Tahiri
Zbulohen fotot erotike te kengetares Adelina Tahiri

Ajo eshte perpjekur gjithmone te shfaqet ne publik me imazhin e vajzes se mire, por ja qe jo gjithmone ajo qe ne shohim apo mendojme eshte e vertete. Disa foto erotike te Adelina Tahirit jane hedhur kete jave ne rrjet. Ne to, kengetarja maqedonase shfaqet tejet provokuese. E veshur me intimo, Adelina ka treguar me shume se c’duhet nga trupi i saj. E veshur me tanga dhe gati topless, si kurre me pare.

Keto jane imazhet me te reja te saj. Thuhet se fotot jane publikuar nga ish-i dashuri i kengetares dhe se ato jane realizuar ne shtepine e Adelines... Pasi beme nje investigim te vogel, edhe neve na rezultoi keshtu.

Fotot jane shkrepur ne tualetin dhe dhomen e kengetares. Vertet ajo na shfaqet ne te katerta fotot me portret, por arredimi i shtepise dhe pllakat e banjos e bejne te dallueshem ambientin. Adelina i ka fiksim fotot para pasqyres dhe shpeshhere ajo ka publikuar edhe ne “Facebook” foto ne tualet, vecse ne ndryshim nga keto te sotmet, ne to shfaqet e veshur. Nga ana tjeter, dhoma e saj eshte e pangaterrueshme. E lyer ne ngjyre te kuqe, me zemra ngado, veshtire se mund te ekzistoje nje tjeter e ngjashme.

Big Brother: Eliminohet Edberi! Surprize per Riken...

Zarfi i kuq, Surprize per Riken;

Arbana lidhet me shtepine e Big Brother dhe njofton banoret se ka ardhur momenti te hapet Zarfi i Kuq. Eldora hap zarfin dhe u tregon banoreve nje ekografi dhe nje test shtatezanie. Arbana pyet banoret se cfare mendojne ato se kujt mund ti perkase kjo shtatezani. Banoret nuk kane asnje ide se per ke mund te behet fjale. Rikja mendon se eshte ekografia e motres se Rikes por ne fakt eshte per shoqen e ngsuhte te saj Ilenian. Arbana e fton Riken dhe banoret e tjere te ndjekin nje klip ku Rikja rrefen per shoqen e saj dhe raportin e ngushte qe ka me te. Arbana e konfirmon qe eshte pikerisht Ilenia ajo qe pret nje femije. Rikja ndihet shume e lumtur per kete fakt. Ndersa eshte duke folur me Arbanen futet ne linje telefonike shoqja e saj Ilenia dhe flasin me njera-tjetren per disa momente. Rikja ndihet shume e lumtur per lajmin qe morri dhe shpreh mallin qe ajo ka per Ilenian. Rikja kthehet ne vendin e saj ku ishte ulur dhe ndihet shume e lumtur per kete surprize te bukur qe vellai i madh i beri.

Ciljeta, lufte kunder 400 profileve false ne Facebook...

Me ane te nje denoncimi, ajo kerkon mbylljen e 400 profileve ne facebook, te cilat shajne dhe prishin imazhin e saj.

Ciljeta, ne polici: Po me cenohet jeta private!

Kengetarja Ciljeta Xhilaga duket se pas sjelljes ne jete te djalit te saj, Fernando, dhe ndryshimit te statusit tashme si nene, eshte bere me e ndjeshme per imazhin e saj ne publik. Nderkohe qe po shijon muajt e pare me femijen e saj, ajo ka vendosur qe ta nise gjithcka me asgjesimin e profileve false ne facebook, ndersa ka depozituar tri dite me pare prane Policise se Tiranes nje kallezim penal per kete ceshtje. Burime nga Policia e Tiranes e konfirmuan kete lajm, (me sakte nga zedhenesja e policise se shtetit, Alma Katragjini), ka sqaruar se kengetarja, me ane te ketij kallezimi penal, ka kerkuar nje hetim per hakerat dhe administruesit e 400 profileve dhe fun page-ve false ne facebook, nderkohe qe ajo ka vetem nje profil personal, te cilin e administron vete.

Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, ne lidhje te fshehte dashurie...

Dafina Zeqiri
Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, pas ndarjeve, nisin nje histori te fshehte dashurie

Dafina Zeqiri, kengetarja seksi nga Kosova e cila sapo ka prezantuar kengen e saj te re “Bloodah”, duket se ndodhet ne nje moment te mire shpirteror. Pasi i dha fund lidhjes me Ledri Vulen, nje lidhje qe i dha nota artistike me nje duet e klip, tashme zbulojme lidhjen e saj te re me Dj. Blunt, nje nga artistet me te pelqyer ne Kosove. Reperi i njohur para nje muaji i dha po ashtu fund lidhjes katervjecare me stilisten e Stupcave, ndarje per te cilen foli ne gazeten “Panorama”. Duket se sinjalet e para te kesaj lidhjeje te re mes dy artisteve te njohur i ka dhene “Klan Kosova”, ne programin e njohur te showbizz-it “Prive”. Gazetaret e ketij programi, pasi kane nuhatur dicka te tille mes dy kengetareve, kane dashur te xhirojne ditelindjen e Dafines ne shtepine e saj pak jave me pare. Dafina kishte menduar te organizonte nje feste private ne shtepine e saj, ku i pranishem ishte pikerisht Dj. Blunt, dhe per kete arsye ajo nuk i lejoi kamerat e “Klan Kosova” te hynin ne shtepine e saj dhe te xhironin momente nga festa.


Zajmina: Bota e spektaklit, ka dy fytyra...

Zajmina VasjariZajmina Vasjari: Kesaj radhe do me shihni “hard” dhe “hot”

Do te shfaqet edhe “hard” edhe “hot” ne klipin e saj me te ri. Zajmina Vasjari flet per veten dhe jeten e saj jashte klipeve ne kete interviste per “Panorama Plus”. Si ndihet ne tregun e kengetareve, ne dashuri dhe ndryshimet qe do te beje ne jete pas moshes 30 vjec.

Zajmina, rikthehesh me nje klip ku perdoret artileria e rende e luftes ne imazhet e tij. Pse kjo ide?

Jam munduar ta pershtas me tekstin e kenges idene e videos. Kete e kam bere ne menyre qe te kene lidhje me njeri-tjetrin klipi me kengen, dhe te mos te ishin thjesht disa skena te bukura, por edhe me kuptim.

Revista PANORAMA PLUS - 11 Maj 2013

Revista PANORAMA PLUS
Revista PANORAMA PLUS, 11 Maj 2013
  • Ciljeta: Po me cenohet jeta private! Kengetarja denoncon ne Polici. Ajo kerkon mbylljen e 400 profileve ne facebook, te cilat shajne dhe prishin imazhin e saj.
  • Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, pas ndarjeve, nisin nje histori te fshehte dashurie
  • Luan Rama kapet mat ne lokalet e nates me nje bionde
  • Big Brother; Zhvillime surprize, Iliri i shpreh dashurine Rikes, Joana afrohet me Edberin
  • 26-vjecari nga Vlora, i fiksuar pas Jorida Rrustemit, ngjarja perfundon ne Gjykate
  • Zajmina: Kesaj radhe do me shihni "hard" dhe "hot"
  • Big Brother; Sekreti i Eldores sensibilizon Shpendin: Nese fitoj, nje pjese e parave do te jene per ty; Shpendi: Anaidi po perdor dramen e dikujt per te fituar pike; Elona fillon te flas per jeten e saj; Reagon Ermela: Joanen s'do doja kurre ta kisha shoqe; Edberi dhe Elona duan te testojne se sa xheloze eshte Elona; Eldora: Joana ka frike te perballet me publikun jashte shtepise; Mungesa e ushqimit kalon ne krize Anaidin: Kam tri dite pa bere seks!; Anaidi kritikon Shpendin: Si mund te mos i kerkosh falje babait;

Revista BLUETOOTH - 11 Maj 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 11 Maj 2013
  • Miss Durresi: Lidhja ime me Noizy-n! Takohemi ne fshehtesi. Shume njerez jane xheloze per marredhenien tone. Daniela Pajaziti rrefen marredhenien me reperin: Ai eshte shume i kujdesshem dhe i embel
  • Zbulohen fotot erotike te Adelina Tahirit
  • Ambasadori amerikan, fans i Aurela Gaces. Fotot e Aleksander Arvizu ne pub, duke shijuar muziken shqiptare.
  • Ola Bruko, brenda dhe jashte studios se lajmeve
  • Miss-i Arnida Capi, kandidate ne Tirane, pas Ngjeles
  • Algen Nikolla: Ju rrefej dasmen e Valeria Marinit. Si i lashe jashte Cinzia Leonen dhe Bobo Vierin
  • Elvana Gjata "djeg" Tiranen
  • "Eurosong", feste e madhe per Lulgjurajn dhe Sejkon
  • Valbona Mema dhe Shpat Kasapi, turne ne Australi
  • Te rejat e "BB6": Elona-Rikes: Ti ndjen per Ilirin; Anaidi-Joanes: S'kam hyre ne "BB" per te gjetur te dashur; Joana: Rikja eshte lesbike. Genjen, s'ka punuar per nje firme te njohur; Elona rrefen per vuajtjet e saj; Iliri i shpreh ndenjat Rikes: Nuk rri dot pa ta ndjere aromen; Shpendi: Joana eshte zero.

Friday, 10 May 2013

Dafina, serish probleme me “Youtube”

Ajo është një këngëtare shumë atraktive dhe çfarëdo kënge dhe video që e bën merr shumë komente dhe ndiqet shumë.

Është fjala për Dafina Zeqirin, por në fakt kohët e fundit telashet me ndalimin e videove të saja në kanalin “Youtube” nuk kanë të sosur.

Po këtë herë kush ia ka hequr videon e sapohedhur “Bloodah” këngëtares më ‘in’ kosovare. Dimë që video e saj ishte hedhur nga kompania ‘OnAir’, por kush e hoqi nuk dihet ende. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Amazing, again problems with "Youtube"

It is a very attractive singer and song videos and whatever does get so many comments and prosecuted. It comes Dafina, but in fact recently troubles with its ban on video channel "Youtube" does not have to end. But this time, he has removed the video sapohedhur "Bloodah" singer on 'in' Kosovo.

Alketa Vejsiu, e dashuruar pas pemeve

Prezantuesja e “X Factor Albania”, si duket, është mahnitur nga një udhëtim që e ka bërë nga pjesa jugperëndimore e Shqipërisë.

Për këtë Alketa Vejsiu ka dashur që në rrjetin e saj në ‘Facebook’ të shprehej e lumtur për bukurinë dhe pasurinë me pemë dhe jo vetëm të këtij vendi, por edhe me keqardhje se pse ajo dhe shumë shqiptarë duhet të blejnë agrume dhe fruta të importit.

Nëse një ditë prezantuesja do t’i hyjë politikes, shumë mirë mund ta drejtojë Ministrinë e Bujqësisë në Shqipëri. M. GJ.

Flori: Adrian Gaxha nuk eshte kengetar

Vajzat e emisionit shumë të komentuar në kanalit “Youtube” - “Thumb”, Fatma dhe Elona, në një nga programet e fundit të tyre, kanë intervistuar Flori Mumajesin gjatë xhirimit të klipit të fundit me Genën.

Mes tjerash, kompozitori i njohur ka thënë se për të Adrian Gaxha është një fenomen i shou-bizit dhe ai nuk është këngëtar, pasi, sipas tij, të ishte ai këngëtar do të kishte pasur rastin të kishte punuar me të.

Ky reagim i Florit ka ardhur pas disa kohësh, kur, sipas këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”, kishte marrë një mesazh të keq nga kompozitori, për shkak të po kësaj kënge. M. GJ.

Surpriza e Veses, kenge anglisht me Jon Tarifen...

Vesa, bashkepunim surprize me Jon Tarifen

Jon Tarifa eshte nje nga kengetaret me "In" per momentin ne Hollande. Kenget e tij ne gjuhen angleze tashme jane ne top-listat muzikore te ketij vendi dhe mjaft te degjuara e te pelqyera ne Evrope. Tashme Joni do te vije ne nje bashkepunim mjaft interesant me kengetaren kosovare Vesa Luma. Vesa e ka bere publik kete lajm ne faqen e vet zyrtare ne Facebook. "Sapo perfundoi edhe kenga e parafundit e albumit, qe eshte shumeee vecante. Nje duet me artistin shqiptar shume te talentuar qe po na nderon me singlat e tij nr.1 ne Hollande e ne mbare Evropen. Eshte Jon Tarifa i cili eshte i ftuar im per kete superprojekt dhe i vetmi projekt i imi ne gjuhen angleze. Mezi po pres ta degjoni" - ka thene kengetarja.

Diellza Kolgeci: "Dashuria e Bjeshkeve 2", ka dale me bukur se c'kam pritur... [VIDEO]

Diellza Kolgeci
“Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2” ne Prishtine

“Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2” i regjisorit Ekrem Kryeziu, pas premieres ne Tirane, u shfaq per here te pare edhe ne Prishtine.

Vajza rugovase e rritur ne Amerike, Diellza rikthehet keshtu pas 16 vjetesh, kesaj here me nje tjeter histori dashurie, tashme ne zhanrin aksion dhe romance. Ajo dashurohet me nje djale nga Shqiperia. Dy protagonistet interpretohen nga Diellza Kolgeci dhe Florian Agalliu.

Filmi vjen si bashkepunim i shtepise filmike “Labia” nga Kosova dhe “Top Channel”, bashkepunim ky i cili sipas Kryeziut plotesoi mangesite qe kishte ne pjesen e pare.

Elhaida Dani, nuk ndalet... [VIDEO]

Elhaida Dani triumfon serish

Elhaida Dani triumfon perseri ne garen e ashper te "The Voice of Italy". Kengetarja jone konkurroi mbremjen e kaluar me kengen "Nessun Dolore".

Dani,19-vjecarja nga Shkodra, e cila ben pjese ne grupin e te madhit Riccardo Cocciante-s, triumfoi serish, duke kaluar ne nje tjeter etape te ketij konkurrimi. Ajo 'mbijetoi' ne momentin e eliminimit, para te cileve u vune ne rrezik ajo bashke me tre koleget e saj.

Si gjithnje trajneret e vleresuan performacen e saj, por nuk munguan as kritikat qe ne kete faze te konkurrimit sa vijne edhe behen me te rendesishme.

Thursday, 9 May 2013

Bylbyli i Kosoves feston thjesht 80-vjetorin e saj

Hit-bërësja e një prej këngëve më të bukura shqiptare “Baresha”, Nexhmije Pagarusha, sapo ka mbushur 80 vjet të jetës së saj.

Mësojmë se ajo e ka festuar me një grup miqsh e artistësh në një prej restoranteve të saja të preferuara në Prishtinë.

Por, në shtëpinë e saj ku ajo banon ka pasur shumë miq dhe surpriza, si dhe buqeta të shumta me lule, ku e kujtojnë dhe e respektojnë bylbylin e këngës shqiptare të rinjtë dhe ata të moshuar.

Edhe 100 vjet të lumtur për ty zonjë e muzikës edhe nga stafi ynë! M.GJ.

Burimi Kosova Sot

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Kosovo nightingale simply celebrates its 80th anniversary

Vjosa Shehu, kenge me artistet belge

Besoj se ju kujtohet këngëtarja Vjosa Shehu, pas suksesit të këngës së parë, e cila arriti sukses në shumë radio e tv të huaja, tashmë ka sjellë sërish një këngë të re.

Vjosa për gazetën tonë ka thënë se ndihet e kënaqur që ka bashkëpunuar me dy artistë nga Belgjika, me Abdou nga ‘X Factor 2009’ dhe reperin e njohur Darrel.

Këngëtarja me origjinë kosovare ka kënduar me djemtë këngën e Michael Jackson me titull “Who is it”. Ndërsa Vjosa e ka në plan për të realizuar edhe këngë në gjuhën shqipe së shpejti. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vjosa Shehu, Belgian artists songs

Bledar Sejko: Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo...

Adrian Lulgjuraj & Bledar Sejko
photo: besa kokedhima
Bledar Sejko zbulon identitetin ne Suedi

Behet fjale per kengen “Identitet”, perfaqesuesja e Shqiperise ne Festivalin Europian te ketij viti. Bledar Sejko zbulon disa nga detajet e prezantimit ne Malmo, nga perpunimi i kenges ne studiot suedeze, deri te performanca live me 16 maj…

“Do te kemi surpriza ne performancen ne Malmo me 16 maj, por nuk po i zbuloj qe tani”, te pergjigjet Bledar Sejko kur e pyet se si do te paraqiten mbremjen e dyte te gjysmefinales se Eurosong-ut, qe kete vit mbahet ne Suedi. Mund te kete rezervuar nje nga ato shfaqjet qe te le pa fryme kur e sheh Sejkon te luaje kitaren e tij elektrike me dhembe, ashtu si gjate mbremjes kur kenga “Identitet” u shpall fituesja e Festivalit te fundvitit ne RTSH, apo dicka qe do ta eksperimentoje per here te pare ne token skandinave per publikun europian. Me dy rrokere si Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj mund te pritet gjithcka. Ndaj Sejko preferon t’i mbaje ca gjera te pathena, per t’i folur zeshem me kitaren e tij.

Wednesday, 8 May 2013

Grupi "Korn" me shqiponjen shqiptare ne turne rreth botes...

Grupi "Korn", logo flamurin shqiptar

"Korn" eshte nje nder grupet me te famshem te rrymes metal ne gjithe boten. Ai ka adhurues te shumte anembane globit, por jemi te sigurt qe pas ketij lajmi adhuruesit nuk do t'i mungojne as nga Shqiperia. Kjo per arsyen sepse ne turin me te ri boteror, grupi ka vendosur te perdore si logo te tijen shqiponjen dykrenare. Kjo gje behet per nder te te gjithe shqiptareve neper bote. Por do thoni ju se c'lidhje ka grupi "Korn" qe te nderoj shqiptaret kudo qe jane? Epo ja, nje lidhje ka, sepse kitaristi i grupit, James "Munky" Shaffer, eshte prej disa vitesh i martuar me nje vajze shqiptare, modelen Evis Xheneti, me te cilin ka edhe nje djale. Thuhet se eshte pikerisht Evis dhe dashuria e madhe qe James ka per te, qe e ka shtyre te marre nje vendim te tille, per t'i bere qejfin bashkeshortes se tij dhe gjithe bashkatdhetareve te saj. Por padyshim qe shqiponja jone do t'u kete pelqyer edhe anetareve te tjere te grupit, perderisa kane pranuar ta kene si logo te tyre. /revista paloma/

Evis Xheneti
Evis Xheneti me djalin dhe bashkeshortin James, anetar i grupit "Korn"

Nje duhanpirese seksi si Zajmina

Ka ndryshuar totalisht pamje, por duket si gjithmonë seksi. Kjo është këngëtarja Zajmina Vasjari, e cila ka realizuar foto të tjera, të cilat janë me siguri pjesë e videos më të re.

Edhe këtë herë është fotografi nga Tirana Juxhin Kurti, personi që ia ka realizuar këtë foto, ku këngëtarja duket një “Bombë’ e vërtetë.

Megjithëse cigarja puro në dorën e saj, ndoshta ia humb pak bukurinë vajzës së skenës, e megjithatë, urojmë që këtë duhan ajo e përdor vetëm artistikisht. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
A sexy smoker as Zajmina

View has totally changed, but always looks like sex. This is the singer Zajmina Vasjari, which has achieved more images, which are probably part of the new videos. And this time it files from Tirana Eugene Kurti, a person who has realized this picture, where the singer seems a 'Bomb' true.

Ryva Kajtazi, mbetet pa celular, i grabitet vetura...

Ryva Kajtazi
Vidhet Ryva Kajtazi

Kengetarja kosovare Ryva Kajtazi eshte bere pre e nje episodi aspak te kendshem. Pak dite me pare asaj i eshte thyer dhe grabitur makina ne nje nga lagjet e Prishtines.

Vjedhja ka ndodhur ne oret e para te dites, nderkohe qe Ryva kishte dale nga makina dhe brenda kishte lene edhe canten, bashke me celularin.

Grabitesit pasi kane thyer xhamin, kane marre gjithcka kishte brenda ne makine dhe jane larguar.

Pasi eshte kthyer ne makinen e saj dhe ka pare cfare ka ndodhur, kengetarja eshte ndjere shume keq, megjithate ne fund e ka kaluar gjithcka duke ngushelluar veten se te pakten demet kane qene vetem materiale dhe asgje fizike. /revista paloma/

Nora Muçaj në videon e re, me Ermalin e BB5

“Natë e gjatë”, kështu do të quhet kënga më e re e këngëtares dhe aktores kosovare Nora Muçaj.

Ajo sapo ka xhiruar në rrugët e Tiranës edhe videoklipin e kësaj kënge nga produksioni kosovar “M Production”.

Mësojmë se në video do të jetë edhe një tjetër personazh i njohur nga bota e spektakleve dhe ish- banori i ‘Big Brother 5’, Ermal Merdani, por si aktor në video.

Foton që e shihni është realizuar ditë më parë gjatë xhirimit të videos në Tiranë. Ndërsa, Nora, kohët e fundit, është shumë e angazhuar në tregun muzikor. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Nora Mucaj in a new video with the meda Bb5

Tuna dhe Cozman, gati per duet

Duetet nuk po ndalen në këtë sezon në mes artistëve shqiptarë. Gazeta jonë mëson se edhe këngëtarja e hitit ‘I Asaj’, Altuna Sejdiu, është duke bashkëpunuar me reperin Cozman për të sjellë një duet.

Kënga është duke u punuar nga Zzap &Chriss, ndërsa mendohet të jetë një këngë shumë verore, me plot ritëm.

Por, kënga po punohet dhe mund të jetë gati atëherë kur vërtet vera vjen, dhe padyshim se mund të ketë një video. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Tuna and Cozman, ready for the duet

Duet not stop in this season between Albanian artists. Our newspaper learns that singer's hit 'I She', Altuna Sejdiu, is collaborating with rapper Cozman to bring duet.

Aferdita Dreshaj, ndjehet mire ne Prishtine

Aferdita me kenge te re

"E dua Prishtinen", ka deklaruar ne rrjetin social kengetarja dhe modelja shqiptare Aferdita Dreshaj e cila sa here vie nga Amerika ne trojet shqiptare, nuk le pa vizituar edhe kryeqytetin e Kosoves, ku ajo dhe ka shume miqe te saj.

Prezenca e saj ne kafiterite me me ze te kryeqytetit ka terhequr paparace te ndryshem mediatik dhe nje njeren nga fotot e publikuara, ajo shihet duke u argetuar me shoqen e saj Florentina Islami, perndryshe e fejuara e Getit.

Ndersa kohen e qendrimit ne Kosove, Aferdita do e shfrytezoj poashtu per regjistrimin e nje kenge te re. /Albavipnews/

Kukesi nderon Sabri Fejzullahun

Sabri Fejzullahu
Kukesi u jep titull Ferrit dhe Sabri Fejzullahit

Ne mbledhjen e Keshillit te Qarkut Kukes, zhvilluar diten e djeshme, unanimisht u miratua dhenia e titullit te nderit “personalitet i shquar ne fushen e kultures” dy personaliteteve te njohura nga Kosova, akademikut Rexhep Ferri dhe kengetarit Sabri Fejzullahu.

Keshilli i qarkut unanimisht ka votuar per ketu dy personalitetet te artit per te qene nderi i qarkut, cka nderohet edhe vete Kukesi, e krejt prefektura Kukes.


Sabri Fejzullahu i takon gjenerates se vjeter te kengetareve i cili ka arritur qe edhe ne kohen e re te ze vendin e vet ne muziken argetuese te Kosoves, por edhe me gjere. Ka fituar 18 "Okarina te Arta" ne "Akordet e Kosoves", ka incizuar mese 800 kenge, ka marre pjese ne shume festivale dhe ka fituar shperblime, brenda dhe jashte vendit. Ka bashkepunuar gjithmone me kompozitoret me te mire te vendit.

Lori, nje album me kenge dasmash...

Vjen me kenge dasmash

Edhe pse vazhdon te jete mjaft e pranishme neper dasma, me zerin dhe performancen e saj, kengetarja Loreta Kacka-Lori ende nuk di se kur dhe kush do te kendoje ne dasmen e saj, ngase ende nuk e ka gjetur djaloshin e saj. Ajo vazhdon te jete mjaft e perkushtuar ndaj karrieres dhe tani paralajmeron surpriza te radhes te cilat do t’i shpalose me plasimin e projekteve te reja per kete sezon vere.

Ajo po pergatit nje album te ri, qe permban kenge te vjetra qytetare, te cilat eshte duke i riperpunuar Florent Boshnjaku. “Kenget qe do t’i permbaje albumi im i ri, do te jene te zhanrit popullor, ne fakt jane kenge te vjetra qytetare por te riorkestruara nga Florenti. Kenget jane te dedikuara per ahengje te ndryshme gazmore”, ka thene ajo per “Zeri”.

Nexhmije Pagarusha, feston 80-vjetorin...

Nexhmije Pagarusha
foto: shenoll zehri
Urime ditelindjen Nexhmije Pagarusha!

Ajo eshte legjende e gjalle, nje yll i vertete qe nuk do te shuhet kurre, nje diell i vertete i muzikes shqiptare nder vite. Edhe pse larg muzikes, Nexhmije Pagarusha po e feston me e gjalle se kurre ditelindjen e saj te 80-te.

Nje emer i jashtezakonshem do te lindej me 7 maj te vitit 1933, nje vajze nga e cila pritej shume, me nje ze te ralle qe mahniste te gjithe pa dallim.

Sot (7.5.13), ne ditelindjen e saj te 80-te, legjenda shqiptare e muzikes, Nexhmie Pagarusha, ka perkujtuar edhe nje here karrieren e saj dhe dashurine qe ka nga publiku shqiptar, e qe nuk i ka munguar kurre.

“Ndihem shume e lumtur, qe po gjendem ne mesin tuaj me gjithe kete dashuri qe po me rrethon. Karrieren e kam perfunduar pak heret, por eshte kjo dite ajo qe ma perkujton dashurine qe kam nga publiku, nga njerezit, nga te gjithe shqiptaret”.

Ermonela Jaho, cmim nga Opera Awards

"Suor Angelica"
Ermonela Jaho: “Suor Angelica”, cmim nga Opera Awards

Triptiku pucinian ku interpreton sopranoja Ermonela Jaho, u vleresua si DVD-ja me e mire operistike per vitin 2013 ne “The International Opera Awards”. Kur u shfaq ne Royal Opera ne Londer, kritika u shpreh me superlativa per rolin e Jahos si suor Angelica

Pjesen me te madhe te vitit Ermonela Jaho e kalon me valixhe ne duar, duke rendur nga njeri shtet ne tjetrin, nga njera skene ne tjetren, hoteleve, avioneve, duke veshur e zhveshur lekuret e personazheve, duke u shnderruar nga nje kurtizane me tuberkuloz, ne nje geisha, ne nje te dashur tragjike…

Tuesday, 7 May 2013

Berisha: Bleona, nje heroine e suksesit artistik shqiptar...

"Votoni Bleonen!"

Se Bleona i ka te gjitha fansat zemra kete e kishim ditur, por nuk e kishim ditur se ajo ka dhe nje "zemer" te vecante me emrin dr. Berisha:

“Doktor ti je zemra e kombit tone. Une e ndjeva per detyre te dal dhe te flas per ndryshimet reale qe ka bere PD dhe Dr. Berisha”, ka shkruar Bleona në ‘Twitter’

Por dhe doktori (apo dikush ne emer te tij) nuk i mbeti borxh duke i shkruar mbrapa:

"Bleona, nje heroine e suksesit artistik shqiptar. Pas triumfit amerikan, ajo kthehet ne Shqiperi per ne, per PD", dhe me tutje "Ne tuiter ndjek vetem tre njerez: @jozitopalli qe perfaqeson politiken, @bleonamusic qe perfaqeson artin, @thetweetofgod qe perfaqeson fene".

Dhe sa i perket kesaj fotoje qe ajo ka postuar ne rrjetin e saj social, mendoni se me mire do i shkonte Bleones roli i deputetes apo zedheneses se PD-se. Ooops, mos te na degjoj Laura Vorpsi! /Albavipnews/

Elena, shoqeri me vellane e Viganit

Nuk e humbi dashurinë që e la jashtë, por si duket do ta mbajë edhe lidhjen me shokun që e gjeti brenda.

Është fjala për modelen e BB6, e cila tashmë ka dalë nga kjo lojë dhe po flitet se ajo do që Viganin që e takoi në këtë reality-shou ta ketë shok.

Sipas disa hulumtimeve tona, Elena ka kërkuar që nga Facebooku i saj të bëhet mik me vëllanë e Viganit, me këngëtarin Valon Shehu, si dhe Elvisin, shokun e djaloshit nga Gjakova.

Por, sa do të vazhdojë kjo shoqëri pritet të shihet kur të dalë edhe Vigani jashtë shtëpisë. M. GJ.


Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elena, brother of the giant corporation

No love lost and left out, but apparently will keep the connection with the roommate who found inside. It comes to the BB6 model, which has already come out of this game and there is talk that she wants to Vigan met in this reality-show his friend.

Bleona me Getoarin sjellin ‘Ferrarin’

Këngëtarja shqiptare, e cila deri tani ka sjellë disa krijime muzikore në tregun e huaj, Bleona Qereti, nuk i është larguar muzikës shqiptare.

Mësuam se këtë herë është bashkuar me reperin e njohur Getoar Selimi për të sjellë një këngë në duet me titull “Ferrari”.

Sipas disa fotove që edhe vetë artistët kishin reklamuar nëpër rrjetet sociale, ata duket se përveçqë do të sjellin një këngë interesante, janë dhe u argëtuar shumë duke e xhiruar videon, e cila pritet të jetë në treg së shpejti. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona to bring Getoarin 'Ferrari'

Albanian singer, which until now has brought some musical creations in the overseas market, Qereti PAF, is not removed Albanian music. We learned that this time has teamed up with rapper known Getoar Aegis to bring a song in duet titled "Ferrari".

Zajmina, luftetare si Rihana

Siç kemi thënë edhe pak ditë më parë, këngëtarja seksi Zajmina Vasjari sapo ka xhiruar klipin e këngës më të re.

Në fakt Zajmina e hipur mbi një artileri të rëndë, të kujton këngën “Hard” të Rihanës & Young Jeezy, e cila ka vite që është në tregun e huaj dhe ka një skenë të njëjtë.

Vetëm se Zajmina ka përdorur rrobat seksi të bardha e Rihana është më ushtarake e veshur, por “hot”.

Derisa të vijë dhe video e plotë, presim nëse ka të tjera skena si video e këngëtares nga Barbadosi, megjithëse këtu faji i kopjimit është i produksionit, por Zajmina besoj se versionin e Rihanës e ka parë qindra herë. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Zajmina, fighters like Rihanna

Elvana Gjata “Boom” kenge ne 2013-n

Si duket këngëtarja Elvana Gjata do të jetë ajo që do të dëgjohet më së shumti gjatë vitit 2013. Pasi menjëherë pas vitit të ri, ajo solli shumë këngë në tregun muzikor shqiptar dhe nuk ka të ndalur.

Elvana pas duetit me 2PO2 me këngën “Beso”, sjell një tjetër këngë me reperin e njohur MC Kresha me titull “1990”.

Deri tani brenda 5 muajve të 2013-s, ajo ka sjellë 8 këngë, çfarë do të ndodhë edhe 7 muajt e tjerë! I bie që Elvana të ketë fjetur edhe në studio, duke punuar këngë të reja. M.GJ.
Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Elvana Gjata "Boom" song in 2013

Kengetaret e bukura qe joshen nga politika...

Kur mikrofoni te cel rrugen e politikes

Shfrytezojne zerin, pamjen e jashtme dhe popullaritetin si trampoline per tu hedhur ne politike apo e shohin ate si nje element ekstra per te rritur famen. Gjithnje e me shume kengetaret kane nisur te angazhohen dhe te marrin pjese ne aktivitete te ndryshme politike, duke e nisur fillimisht si kengetare ne mitingje partiake.

Eshte ky trendi i ri i kengetareve ne mbare boten qe po preferohet edhe nga artistet ne vendin tone, kryesisht kengetaret femra.

Rosela Gjylbegu, kengetarja me disa vite eksperience mbi supe, prej disa vitesh eshte punonjese e administrates ne kryesine e Kuvendit te Shqiperise. Paralelisht me kenget dhe nxjerrjen e albumeve ne tregun muzikor, Rosela shihet shpesh edhe ne aktivitetet e Partise Demokratike.

Po vjen nata finale e ÇM7

Shumë shpejt në ekranin e televizionit më të madh muzikor në Kosovë, Zico TV ne HD do të vijë nata finale e festivalit “Celësi Muzikor 7”.

Shumë të ftuar special por mbi të gjithë plot cmime për këngët më të mira.

Tashmë janë shpallur edhe nominimet ku mund ti lexoni më poshtë.

NOMINIMET
Best NEË ARTIST
Stelina - Gjejeni, tregoni
Petro - Përse
Salo - Ti

Bukuroshja Heidi Lushtaku, ne ballinen e "Dentastic"...

Heidi Lushtaku
Heidi Lushtaku ne kopertinen e magazines “Dentastic”

Bukuroshja nga pjesa frankofone e Zvicres per here te pare eshte shfaqur ne ballinen e revistes se famshme zvicerane per dhembe “Dentastic”

Heidi Lushtaku, shqiptarja me origjine nga Kosova e cila po vazhdon garen per kuroren „Miss Zvicra 2013“, per nje periudhe te shkurter ka vazhduar me suksese te njepasnjeshme edhe ne boten e modelizmit.


Jo rastesisht eshte perzgjedhur Hedi te jete ne kopertinat e nje magazine te ketille me tirazh te madh dhe me ndikim ne Zvicer. 22-vjecarja pervec modelizimit po vazhdon shkollimin ne Zvicer edhe si asistente e mjekut te dhembeve.

Monday, 6 May 2013

Rajmond Prenaj sjell “Vendi im” (Video)

Këngëtari i njohur shqiptar Rajmond Prenaj ka sjellë këto ditë një video fantastike dhe një këngë shumë të bukur.

Kënga mban titullin “Vendi im” dhe është punuar nga Genc Prelvukaj, ndërsa video është xhiruar nga produksioni “Max Productions”.

Kënga i kushtohet vendlindjes dhe është pritur shumë mirë nga të gjithë duke marrë komentet e para shumë pozitive./Albavipnews/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Hetemi dhe Inva, feste superluksoze per 1-vjetorin e vajzes...

Hetemi dhe Inva, miliona per 1-vjetorin e vajzes se tyre

Nje superfeste madheshtore ka organizuar cifti Inva Mula e Hetem Ramadani per 1-vjetorin e lindjes se vajzes se tyre Nina, emer qe e mori nga nena e Inves, po ashtu artiste. Miqte e ciftit kane preferuar qe kete pervjetor te pare te ardhjes ne jete te vajzes se tyre ta festojne ne Shqiperi, pikerisht ne bregdetin e Durresit, ne hotel “Bleart”. Kane qene rreth 300 te ftuar ne darken qe nisi pasditen e se henes dhe qe ka vazhduar deri ne mesditen e dites tjeter. Cifti i njohur ka menduar ta organizoje kete pritje si rrallehere, duke u rezervuar te gjithe te ftuarve dhoma ne hotelin ku u vendos te organizohej ceremonia, qe te kishin mundesi te flinin naten e festes dhe te zgjoheshin po aty per te shkembyer te tjera urime nen rrezet e diellit dhe prane detit diten tjeter.


Zajmina dhe Ingridi me klipe ushtarake...

Zajmina dhe Ingridi perplasen ne ide, te dyja rikthehen me klipe ushtarake

E para qe ka publikuar klipin e saj te ri me elemente ushtarake eshte Ingrid Gjoni, e cila i ka bere keshtu nje dhurate djalit te saj Parid per 1-vjetorin e lindjes, duke e bere imazh kryesor ne klipin e saj. Ingrid ka lancuar keshtu kengen me titull “Inshallah”, duke u rikthyer pas nje viti, nje periudhe e mjaftueshme pauze pasi u be nene. Kenga me ritme orientale vjen me nje fabul te vecante, ndersa Ingridi pret kthimin e burrit ushtar, ndaj dhe dominojne elementet ushtarake ne disa nga skenat e videoklipit, qe jane realizuar ne Durres. Nga ana tjeter, edhe kengetarja Zajmina Vasjari ka njoftuar publikimin se shpejti te klipit te saj te ri, po ashtu me mjete dhe veshje ushtrie. Zajmina ka publikuar disa foto nga xhirimet e klipit, ku shihet qe ajo e con dhe me ne agresivitet idene e ngjashme me Ingridin, pasi perdor artilerine e rende te luftes ne xhirimet e tij, qe pritet te publikohet se shpejti. Zajmina ka postuar disa fotografi nga xhirimet ne faqen e saj ne Facebook, ku pozon mbi nje tank, me rroba banje dhe e armatosur. Nuk dihet nese dy kengetaret kane qene ne dijeni te fabules se klipeve te njera-tjetres, te cilat i kane lancuar si kthesa te rendesishme ne karriere, pas nje periudhe mungese ne tregun muzikor.

Zanfina prezanton te dashurin e ri?

Zanfina IsmajliE lumtur dhe e dashuruar

Deri vone shume hermetike sa i perket jetes private, kengetarja Zanfina Ismajli, koheve te fundit ka lene neper rrjete sociale mesazhe qe zakonisht i atribuohen vajzava te dashuruara, si: "Ti je problemi, por edhe sherimi im!".

Ndersa tani vjen me disa foto me konkrete ku ajo ndjehet shume "happy" sipas dicitures se kesaj fotoje, ku ajo shihet ne krahet e nje mashkulli qe i "kendon" asaj ninullen.

Fansat pyesin nese ky eshte i dashuri i saj i ri, derisa miqte qe e rrethojne e pershkruajne ate si thellesisht te dashuruar.

Edhe pak dite, Zanfina feston ditelindjen dhe i urojme qe kjo lumturi dhe dashuri e saj te kete jetegjatesi. /Albavipnews/

Rita Ora ne "Fast & Furious 6", neser premiera [VIDEO]

Te marten me 7 Maj, premiera

Filmi hollivudian "Fast & Furious 6", perplot me skena aksion, ne te cilin ben pjese edhe kengetarja shqiptare, Rita Ora, te nesermen, me 7 maj, do kete premieren e saj ne Londer, ndersa do lancohet ne kinema nga data 17 maj.

Rita Ora shfaqet si vajza qe nis garen automobilistike mes dy karaktereve kryesore te filmit, Vin Diesel dhe Michelle Rodriguez, ndersa keto dite eshte publikuar kjo pjese e filmit qe ju ftojme ta ndiqni me poshte.

Rita edhe njehere deshmon talentin e saj teatral pasi kjo nuk eshte hera e pare qe ajo angazhohet ne nje rol kinematografik.

Filmi me regji te Justin Lin, pritet te lancohet ne Amerike me 24 maj, ndersa kete vere fillojne xhirimet e pjeses se shtate. Vlen te permendet se ne kete film, nje nder rolet kryesore luan edhe Paul Walker, qe raportohet te kete prejardhje shqiptare, sipas "Imdb". /albavipnews/



Greta Koci, fotot e para si drejtoreshe ne Ministri...

Greta Koci
Greta Koci, ne versionin zyrtar

Lajmi qe Greta Koci ka filluar pune ne nje Ministri, duket se i ka cuditur jo pak fansat e saj. Te mesuar per ta pare ne skena koncertesh dhe festivalesh, se si u duket qe tani ajo do te kycet ne nje zyre shteterore. E natyrisht qe, krahas ndryshimit te axhendes, Greta eshte kujdesur per te ndryshuar edhe veshjen e saj. Paparaci yne e fotografoi teksa dilte nga dera e Ministrise dhe, sic e shikoni, ajo ka nje veshje zyrtare te ngjashme me ato qe perdor ne aktivitetet e PD-se.

Read more at: Panorama Plus
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Greta Koci, the official version

The news that Greta Koci has begun work on a minister, appears to have no little surprise her fans. Learn to see the scene of concerts and festivals, how it looks now will be included in a state office. And of course, along with the change agenda, Greta is well cared for changing her clothes. Our paparazzi photographed while out of the door of the Ministry and, as you can see, she has a dress similar to those used in DP activities. ]]

Floriana Garo dhe Ilda Gega ne skena te nxehta lezbike...

Floriana Garo dhe Ilda Gega, puthje franceze

Floriana tashme prezanton, krahas motit, edhe programin “Jo vetem mode”, ndersa Ilda Gega ka qene pjesemarrese ne “Big Brother 1″, ku u perjashtua nga gara per thyerje disipline.

Kane te perbashket faktin se jane qe te dyja vajza te bukura dhe kane jetuar te dyja ne Amerike. Mbase Amerika mund t’i kete njohur dhe ne jeten e nates se Tiranes, ku Floriana shihej shpesh ne shoqerine e Ildes. Madje ishin aq te aferta, sa i dhuronin njera-tjetres edhe puthje si kjo qe shihni ne foto.

Elena Lika, humb ne peshe nga stresi ne BB?

Elena Lika
Elena e “BB6” rikthehet tek i dashuri, por s’do prishe miqesine me Viganin

19-vjecarja nga Tirana, Elena Lika, u be qendra e diskutimeve te javeve te fundit ne “Big Brother 6”, per afrimin me modelin nga Kosova, Vigan Shehu, nderkohe qe kur hyri ne loje, ishte prezantuar si vajza qe kishte te dashur jashte. Por miqesia dhe pastaj largimi i tyre, komentet e banoreve brenda shtepise, dhe natyrisht diskutimet jashte per ndarjen e shtratit ne shtepi, u cilesuan si gabim nga ana e saj, pa marre parasysh faktin qe ka nje moshe relativisht te re, krahasuar me banoret e tjere ne loje. E keshtu, Elena la shtepine te shtunen e kaluar, pas shume pyetjeve qe iu bene se nuk kishte qene aspak e drejte qe ajo kishte krijuar intimitet brenda shtepise, ndersa e konsideruan renie me kembet e saj brenda, pasi nuk u qendronte besnike fjaleve qe thoshte ne lidhje me ate cfare kishte perjetuar me Viganin, dhe cfare emri i vendoste gjithe kesaj. Gjithsesi, ajo tashme qe ka dale nga loja i sheh gjerat me ndryshe, ndaj dhe ua ka hapur zemren mikeshave te saj duke u shfaqur e merzitur pas kesaj eksperience, pasi “gjerat,- sic shprehet ajo,- jane shume ndryshe brenda shtepise me ate cfare shihet nga ekrani”. Elena ka pohuar se i eshte rikthyer lidhjes me fotografin Endrit Mertiri, me te cilin kishte gati 1 vit e tre muaj e lidhur para se te hynte ne “BB”. Ne fakt, rikthimi i tyre pritej, pasi ajo ne loje u shfaq e penduar dhe e perlotur disa here per te dashurin jashte, pas asaj cfare ndodhi me Viganin. Per sa i perket ketij te fundit, Elena ka pohuar se me djalin nga Kosova nuk do e lidhe asgje jashte me, por ama nuk mund te beje sikur nuk njihen ne vendet ku mund te hasen. Nderkohe qe ajo ka pasur ankthin se si do ta prisnin prinderit dhe motra, te cilet u shprehen kunder intimitetit te saj me Viganin ne media. Sipas Elenes, ata e kane pritur me pozitivitet dhe e kane mbeshtetur pas kesaj eksperience televizive per t’i hyre jetes normale me qetesi. Ne po botojme keto foto te fundit te saj, ndersa eshte duke ecur ne zonen e ish-bllokut, e ku shfaqet edhe me e dobesuar, pasi ka humbur peshe nga stresi qe ka perjetuar ne loje.


Sunday, 5 May 2013

Big Brother: Zbulohen te gjitha sekretet, Joana ne eliminim fals... [VIDEO]

BB6, zbulohen te gjithe sekretet e banoreve

Nje mbremje me emocione ne spektaklin e se shtunes ne Big Brother. Jane zbuluar te gjithe sekretet e banoreve qe jane ende konkurrente, por dhe te banoreve qe kane dale nga shtepia.

Banoret te cilet kane zbuluar sekretet nuk duhet t’i tregojne pasi rrezikojne te humbasin shumen e parave qe kane fituar.

Dy konkurrentet nga Kosova, Vigani dhe Edberi, te cilet kishin sekretin qe ishin nje konkurrent i vetem, gje qe i conte ne nominim te dy, nga kjo jave ato do te jene dy konkurrente te pavarur.

Revista PALOMA - 4 Maj 2013

Revista PALOMA
Revista PALOMA, 4 Maj 2013
  • Angela Martini: Te gjithe meshkujt kerkojne te dalin me mua!
  • Elena Lika: Te flesh me dike ne "Big Brother" nuk eshte njesoj si te flesh jashte
  • Ditelindja "dasme" e vajzes se Inva Mules
  • Endri Xhafo, sherr me drejtuesit e "AS", nderpret emisionin ne mes te sezonit
  • Dajana: Grate ankohen se po i ndaj nga burrat! Ermali: Fanset kerkojne te bejne femije me mua!
  • Simone Pigliacello: Femra qe kam dashur me shume ne jete ka qene shqiptare!
  • Vildane, Tika, Emina pushtojne reklamat e huaja
  • Bombe ne familjen e kengetarit Ylli Limani
  • Nik Xhelilaj, pjese e nje tjeter telenovele turke
  • Alkena "i propozon martese" Pandeli Majkos
  • Vidhet Ryva Kajtazi
  • Grupi "Korn", logo flamurin shqiptar

Garë duetesh edhe këtë sezon

Si duket, moda e dueteve nuk do të ndalet, madje kanë nisur që edhe këtë fillim-sezoni të jenë në tregun shqiptar.

Po flasim për bashkëpunimet mes dy artistëve, të cilët ishin shumë në trend dhe rezultuan tepër të suksesshëm edhe gjatë verës së 2012-s.

Nuk ka nisur ende vera, megjithëse temperaturat e nxehta kanë trokitur,  por duetet kanë lindur dhe pritet të vijnë të tjera.

Nga momenti që doli kënga “Beso” kënduar nga Elvana Gjata në bashkëpunim me reperin ‘2PO2’ u  kthye në një hit. Jo vetëm kënga si audio, por edhe video tashmë ka fituar sigurinë që besoj se do të jetë edhe e dëgjuara e verës që po vjen, ndërsa këngët e shumta që Elvana nxori javë më parë, kjo i vulosi apo i la në hije.

Gili dhe Astriti sjellin nje super kenge

Nje video mjaft e bukur, por edhe nje kenge ne nje duet fantastik.

Kjo eshte kenga me e re me titull "Shpejt festove", e cila ka ardhur me nje video shume interesante kenduar nga dy artiste te njohur sic eshte Gili dhe Astrit Mulaj.

Kenga si fillim eshte pritur shume mire, dhe duke qene edhe me e postuara ne rrjetet sociale. Sic kemi thene kenga eshte krijuar me muzike dhe tekst nga Ilir Berani dhe orkestrim te Florent Boshnjakut.

Burimi Maksimnews
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Gili and bring a super song Astriti

Adelina Ismajli, i do fansat me shume se politiken... [VIDEO]

Adelina Ismajli: Nuk jam tip per politike, do me fusnin ne burg menjehere

E veshur me te zeza, ndoshta nje nga ngjyrat e saj me te perdorura te garderobes, kengetarja Adelina Ismajli ka ardhur ne Prishtine per te kenduar ne 23-vjetorin e themelimit te LDK-se.

Adelina ka kenduar dy kenge, kengen hit te saj kushtuar presidentit historik me titull “Ushtrine time do ta bej me Ibrahim Rugoven” dhe nje tjeter kenge nga repertori i saj me titull “Skenderbe”. Kengetarja ka dashur te kendoje edhe nje kenge te trete, por sic duket nuk eshte lejuar, pasi edhe kengetarja tjeter e ftuar ne kete ceremoni, Edona Llalloshi, ka kenduar po dy kenge, aq sa ishte programuar.

Jehona Sopi: Gjerat personale dua te jene vetem te miat...

Jehona SopiNje “Pasdite” me Jehona Sopin

Jehona Sopi ishte e ftuara e radhes ne emisionin “Pasdite ne Top Channel”. Kengetarja kosovare theksoi se aktualisht i eshte perkushtuar 100% familjes dhe vecanerisht vajzes se saj te vogel e nuk ka kohe per asgje tjeter.

“Po mundohem te shijoj kete periudhe ne maksimum. Nuk eshte femije i zhurmshem dhe me kenaq.”

“Kam pasur nje shtatzeni shume te veshtire, sidomos ne 4 muajt e pare, por ne fund ia vlejti. Emri i vajzes, Aria, vjen nga ariet qe i pelqej shume. Eshte emer latin dhe gjithashtu keshtu e kishte emrin hoteli i muajit tim te mjaltit”, deklaroi Jehona.

Rudina dhe Xhaviti, hapin biznes te perbashket ne Tirane...

Rudina Magjistari & Xhavit Bajrami
Rudina dhe Xhaviti ne ditelindjen e Nines se Inva Mules
Kampioni i kik-boksit, Xhavit Bajrami dhe prezantuesja e njohur po hapin biznes ne Tirane, nderkohe qe planifikojne martesen

Rudina, jeta e re ne Tirane me sportistin kosovar

Moderatorja Rudina Magjistari dhe kampioni kosovar i kick-boksit, Xhavit Bajrami, tashme po bejne plane serioze per jeten, ndersa shihen gjithmone e me shume bashke keto kohe ne Tirane. Rudina e nisi vitin 2013, me nje rrefim te rendesishem personal per veten, historine e dashurise ne lidhjen dyvjecare me kampionin e kick-boksit, Xhavit Bajrami me origjine nga Kosova, por qe ben karriere ne Zvicer. Moderatorja e “Tv Klan” vendosi ta rrefente vete historine e saj ne emosionin “Zone e Lire” te Arian Canit, duke e pershkruar si nje njohje qe nisi nga nje mesazh i ardhur ne facebook, dhe qe pas takimit u konsiderua nga te dy “dashuri me shikim te pare”.


Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online