All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 18 May 2013

Xhelozi mes Ilirit dhe Elones, secili e do Riken per vete...

Rike Roci
Shperthen xhelozia mes Ilirit dhe Elones, e duan te dy per vete Riken e “Big Brother”

Ngjarja qe ka terhequr me shume vemendjen gjate kesaj jave ne shtepine e “Big Brother”, ka qene krisja e miqesise mes Elones, Rikes dhe Ilirit. Nje nga miqesite me te forta te krijuara nga banoret, ka qene ajo mes Ilirit dhe Elones. Dy nga banoret me te forte dhe interesante gjate ketij edicioni, kane mbeshtetur vazhdimisht njeri-tjetrin dhe jo rralle kane perballuar situata te vetem kunder te gjitheve. Por situata ka ndryshuar. Me hyrjen ne shtepi te Rikes dhe krijimit te miqesise me Elonen, duket sikur i treti, Iliri, doli disi i tepert. Ai nuk nuk ngurruar te shprehe pakenaqesine e tij, per faktin sa dy vajzat e kane lene pak pas dore. Iliri, edhe pse nje natyre me humor dhe qe duket se i merr gjerat lehte, duket se e ka vuajtur kete situate, duke ndenjur disa net pa gjume. Javen e kaluar, Iliri dhe Rike u afruan shume. Iliri nuk ngurroi per asnje cast t’i shprehe Rikes qe e pelqen shume si femer, aq sa u duk se flirti mes te dyve mund te kishte zhvillime interesante.

Revista PANORAMA PLUS - 18 Maj 2013

Revista PANORAMA PLUS
Revista PANORAMA PLUS, 18 Maj 2013
  • Arian Cani, 45-vjetori hot. Politikane dhe artiste mes balerinash seksi topless
  • Flori Mumajesi e akuzon se nuk di te kendoje, reagon Gaxha: Ti je gei! Adriani: Nuk e kam ekzagjeruar me fjalen gei, se ia kam falur shume here ofendimet, nuk ballafaqohem me te se nuk ia vlen.
  • Ja cfare ben Joana pas daljes nga "Big Brother", fotot. Ervini i "BB4": Cfare me tha per Janin dhe Anaidin.
  • Kleoniki Delijorgji vjen me foto shume sensuale. Niki: Do doja te sfiloja per "Victoria's Secret"
  • Anjeza Shahini: Ndihem mire, fejesa eshte ne planet tona
  • Rikja fut ne sherr Ilirin me Elonen, plas xhelozia, e duan te dy per vete
  • Dalja e Joanes, ul adrenalinen e Anaidit. Shpendi i papozicionuar, nuk merret vesh ke pelqen dhe ke jo
  • Ermal Merdani: Finalistet sipas meje!
  • Kush e vesh Ilir Meten?

Revista BLUETOOTH - 18 Maj 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 18 Maj 2013
  • Sinan Hoxha, bllokon per 10 ore Qendren Tregtare. Rrezikohet hapja. 10 ore xhirime, 30 milion leke shpenzime dhe 100 figurante per video. Kengetari sjell se shpejti 4 klipe dhe nje album.
  • E nxehte si Aferdita Dreshaj (ne bikini). Modelja dhe kengetarja seksi josh me linjat ne plazh
  • Enxhi Kamenica pozon nudo. Fotot sensuale te modeles bukuroshe
  • "Cani & Friends"; Fotot e 'harbimit' per 45-vjetorin. Te ftuar ne feste, personalitete te jetes publike.
  • Nisida Knezi ne nje rrefim per memesine: "Eni dhe Jon, mrekullite e jetes sime"
  • Moderatori Alban Dudushi kerkon divorcin ne gjykate
  • Gruaja i lind vajze, ministri Bode ne salle
  • Zajmina 'merr peng te dashurin'
  • Te shijosh birren Peroni Nastro Azzuro ne Rezidencen e Ambasadorit te Italise
  • Percahen artistet, fushate per PS, PD dhe LSI

Video Festi Muzikor 2013: Nominimet!

ELVANA DHE FLORI, NE FOKUS TE VIDEOFESTIT

Videofesti muzikor 2013” ka shpallur nominimet edhe per kete vit, perderisa evenimenti edhe sivjet pritet te mbahet ne sallen 1 tetori ne Prishtine ashtu sikurse ishte mbajtur vitin e kaluar.

Ne nominime dominojne videoklipet e produksionit Max Production, gje qe mund te arsyetohet sepse ishte ky produksion qe vitin e kaluar ishte me aktivi sa i perket videoklipeve.

Me se shumti te nominuar eshte Elvana Gjata dhe bashkepunimi i saj me 2po2, me kater nominime me kengen “Beso”, por edhe Dafina Zeqiri eshte ne fokus duke qene e nominuar ne tri kategori me kengen “Bloodah”, perfshire edhe ate per videospotin me te mire.

45-vjetori i shfrenuar i Arian Canit [FOTO]

Arian Cani feston 45-vjetorin, puthje te cmendura me gruan

Nje feste komplet ndryshe nga ato qe jemi mesuar te shohim deri tani. I tille ka qene 45-vjetori i moderatorit te njohur Arian Cani, i cili mblodhi te shtunen qe lame pas, ne club "Mumja", miqte e tij me te mire. Jo vetem per te festuar kete pervjetor te tijin, por edhe per te shijuar 'live' performancen e Dj topless Katusha.

Te ftuar ne kete feste ishin personalitete te shumta te jetes publike, si: Sokol Olldashi, Ben Blushi, Blendi Fevziu, Aleksander Frangaj, Andi Bushati, Armand Shkullaku, Zamir Mane, Vera Grabocka, Ermal Mamaqi dhe Ami, Dr.Flori, Olta Gixhari, Suela Konjari me aktoret e Teatrit te Metropolit, Genc Fuga dhe Eni Jani, Floriana Garo etj…

Linda Halimi ne Atlanta, performance para 70 mije spektatoreve...

Linda Halimi
Linda ne “Auburn Fest 2013”

Kengetarja qe tashme po nderton karrieren e saj ne SHBA, gradualisht po rangohet ne grupin e kengetareve te suksesshem. Behet fjale per kengetaren Linda Halimi e cila sot (e shtune) do te performoje ne koncertin gjigant te organizuar ne perkujtim te James Brown dhe celebrimit te karrieres se yllit boteror te muzikes soul Gladys Knight ne festivalin “Auburn Fest 2013” qe do te mbahet ne Atlanta.

Linda eshte e vetmja kengetare qe do te kendoj kater kenge, nderkaq ne mesin e kengetareve do te jene edhe yjet e muzikes soul si Smokie Norful, Eric Bennet, Lyfe Jennings, Rahemm Devaughn etj. “Jam e lumtur qe do te performoj para nje audience te gjere, koncerti do te zhvillohet jashte stadiumit ku do te jene 70 mije spektatore”, ka thene ajo per “Zeri”. Linda shpreson qe suksesi i saj ne karrieren muzikore te vazhdoj edhe me tutje dhe per te ardhmen ajo planifikon edhe shume koncerte te tjera.

Bigu, me videokenge kushtuar dashurise...

Big Mama: Meshkujt shkojne e vijne

“Ku mbeti dashuria” quhet kenga e kengetares se mirenjohur Besjana Kasami, e njohur si Big Mama, e cila se shpejti do ta sjelle per adhuruesit e saj. Sipas Bigut kenga ne fjale trajton nje teme dashurie per ndarjet mes dy te dashuruarve qe ne shumicen e rasteve viktime mbetet gjinia femerore, dhe nepermjet kesaj kenge Bigu ka dashur qe te percoj nje mesazh te caktuar per te gjithe femrat.

“Kenga ka nje tekst te mrekullueshem, te realizuar nga Vigani i grupit ‘Kaos’, qe bene fjale per ndarjet ne mes cifteve dhe si gjithmone femra eshte ajo qe e vuan. Mirepo une kam dashur qe me kete kenge tu them te gjitha femrave qe mos vuani, mos u merzitni ‘mos t’ua ndine’ sepse po shkon njeri vjen tjetri”, ka thene Bigu per “Zeri”.

Friday, 17 May 2013

Blerim Destani, hedh ne treg xhinset e para shqiptare...

Blerim Destani, ne treg xhinset Red&Black

Do te jete marka Red&Black ajo e xhinseve shqiptare qe do te hidhen ne nje treg nderkombetar.

Kete foto vete aktori i njohur Blerim Destani e ka postuar ne Instagram, duke paralajmeruar keshtu se xhinset shqiptare jane gati per tregun boteror.

Ky koleksion mban firmen e Blerim Destanit dhe Fadil Berishes, te dy artiste shqiptare te njohur ne te gjithe boten. Nderkohe modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ka qene ajo qe ka reklamuar xhinset e para shqiptare.

Emina eshte e para modele shqiptare qe ka arritur te dale ne kopertinat e revistave te njohura te modes si “Vogue” dhe “Marie Claire” dhe po e para qe ka sfiluar per pothuajse te gjithe stilistet me te njohur si D&G, Cavalli, Valentino, Vera Wang, Ferreti, Jean-Paul Gaultier, Alexander McQueen etj.

Zhvishet Blendi Fevziu...

Blendi FevziuNuk i ka rezistuar dot tundimit per te hapur nje profil ne Instagram as gazetari Blendi Fevziu, ku per tre dite ka vene nje numer te madh fotosh, pjesa me e madhe marre nga emisioni Opinion, apo nga aktivitete te ndryshme qe kane lidhje me profesionin e tij.

Megjithate, ajo foto qe ne na ka terhequr vemendjen eshte nje foto ne te cilin Blendin e shohim, ashtu sic nuk e kemi pare ndonjehere me pare: te zhveshur... Dmth, te zhveshur fare jo, por duke qene se gjithmone jemi mesuar ta shohim te veshur me kostum, edhe nje foto ku Blendi shfaqet me rrobabanjo, duket shume i zhveshur per syte tane... Pastaj se kur duket me bukur me rrobabanjo, apo me kostum, ate vendoseni ju vete... /revista paloma/

Vigani, provokuesi i BB6

Ja se pse e duan dhe e votojne shume vajzat djaloshin simpatik nga Gjakova ne BB6, Vigan Shehu!

Ai kohe me pare ka realizuar kete foto qe duken me shume private, se sa per tu pare nga te gjithe, e megjithate vajzat mund te kenaqin syte duke pare trupin e tij./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vigan, provocateurs of BB6

Here's why they want more girls vote and charming boy from Gjakova in BB6, Vigan Shehu!

He realized long ago that this picture seem more private than to be seen by all, and yet can satisfy girls eyes looking at his body. / Albavipnews /

Vesa: Ndihem me fat qe kam Gerin prane...

Vesa LumaMartesa se shpejti, me fustan te bardhe

Biondina e bukur nga Prishtina, sic e pershkruajne mediat ne Tirane, kengetaren Vesa Luma, ne nje rrefim per revisten "Paloma", ka dhene detaje interesante nga bashkejetesa, tashme 6 muajshe, me Big Basten apo Gerin.

Ajo cka eshte me e rendesishmja, Vesa tani eshte nje vajze super e lumtur ne jete, qe lehte mund t'i lexohet edhe ne sy. Cdo gje ka ndryshuar per te, ate moment qe ajo ka takuar Gerin, qe nuk eshte vetem nje djale qe ia ka rrembyer zemren, por edhe nje nder bashkepunetoret e saj me te afert.

"Vetem tani e kam kuptuar sesa jam lodhur pergjate ketyre 10 viteve karriere qe cdo gje e kam bere vete. Tani qe Geri eshte ne jeten time e kam kuptuar kete gje", ka thene Vesa per revisten "Paloma".

Geri, si krijues i kengeve, po ndihmon Vesen ne kompletimin e albumit te saj te dyte qe pritet te lancohet kete vit. Sa i perket marteses, Vesa thote se do te ndodhe se shpejti por nuk e kane menduar ende nese do te jete dasme e madhe apo nje ceremoni e vecante dhe familjare. Me e rendesishmja do te jete qe ajo te kete familjen prane, dhe te vishet me fustan te bardhe, sic e ka enderruar gjithmone. /Albavipnews/

Çifti qe reziston me finese

I shikon bashkë, por edhe të ndarë kur është fjala për koncerte, e megjithatë vazhdon të jetë çifti më rezistues i shou-bizit.

Për të gjithë ata që thonë se një çift ku të dy merren me muzikë, nuk mund të jetojë gjatë, është gabim.

Ky është shembulli më i mirë  Nora Istrefi dhe Robert Berisha, edhe në ceremoninë e 15-vjetorit në RTV21 ata kanë qenë bashkë dhe janë parë më të lumtur se kurrë, duke treguar me finesë se lidhja e tyre vazhdon për mrekulli. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Couple that resists subtlety

I look together, but separated when it comes to concerts, yet continues to be the most resistant pair of show-BIZI.

For all those who say that a couple where both deal with music, can not live in, is wrong. This is the best example of Norah Jones and Robert Berisha, also attended the 15th anniversary in RTV21 they have been seen together and are happier than ever, politely showing that their relationship continues to marvel. M.Gj.

Soni gati per turneun e saj

Këngëtarja Soni Malaj ka mbetur ende në Shqipëri edhe pas përfundimit të spektaklit “X Factor Albania 2”, ku ishte mentore.

Por, Soni siç ka thënë edhe më parë ka plane, njëri prej të cilëve është remiksi i këngëve shqiptare edhe të huaja, për të nisur një koncert në shumë qytete të njohura mbarëshqiptare.

Këtu e shohim Sonin në studion e Ikenc Hykës, por edhe me njërin prej djemve të saj që e mësonte në ‘X Factor’, Petro Xhori që ndoshta edhe ai do të jetë pjesë e turneut të saj.

Urojmë që Soni në këtë koncert nuk e ka harruar edhe Prishtinën. M.GJ.

Aferdita pozon si Shkendija

Është set fotografik, apo ndonjë video e re. Është publicitet i birrës që ajo reklamoi vitin e kaluar, apo thjesht për qejfin e saj. Por vajza që shihni është shtrirë në bregdetin e Durrësit, kjo është Afërdita Dreshaj.

Afërdita një javë më parë ishte në Prishtinë, ku ka realizuar një këngë në studion e Bleros, e ndoshta është kjo arsyeja që ajo është duke realizuar videon në bregdetin shqiptar dhe siç shihet do të bëjë shumë nxehtë në këtë video.

Por disa pozo duket sikur po imiton Shkendije Mujaj./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Aferdita poses as Shkendia

It set camera, or a new video. The beer is publicity that it advertised last year, or just to please her. But girl you see is lying on the coast of Durres, it is Untitled.

Linda Halimi i kerkon femije Big D-se

Këngëtarja, e cila ka vendosur të jetojë këtë kohë në Amerikë së bashku me bashkëshortin e saj reperin Big D, ka një dëshirë që e do çdo grua.

Në rrjetin e saj Facebook ajo publikisht i ka kërkuar reperit të ketë një fëmijë tani me të, pasi ajo e shikon si një nevojë të momentit.

Besoj se edhe reperi, i cili e do shumë këngëtaren shqiptare do t’ia plotësojë këtë dëshirë. Linda na ka treguar se është duke u bërë gati për një album me këngë të reja.  M .GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Linda Halimi Big D requires children's

Singer, who has decided to live this time in America along with her ​​husband rapper Big D, there is a desire of every woman would. In its network Facebook has publicly requested that benchmark have a child now, as it looks like a need of the moment.

Thursday, 16 May 2013

Me ne fund Ronela me video (Video)

"Me ne fund erdhi", keshtu kishte shkruar edhe vete kengetarja ne pritje te gjate te videos se saj te pare.

Ronela Hajati ka sjelle kengen e saj te pare me video, e realizuar nga 'Max Production' dhe kenga mban titullin "Mala Gata", ne bashkepunim me Elgit Doden.

Kenga sapo ka ardhur dhe po degjohet shume./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
By the end of the video Ronela

"Finally came" so the singer himself had written in anticipation of the video during its first. Hayati Ronela brought her first song with video, made ​​by 'Max Production' and the title song "Mala Gata", in collaboration with Elgin Dode.

The song has just arrived and I heard many. / Albavipnews /

Shqiperia skualifikohet nga finalja e Eurosong-ut...

Shqiperia eliminohet nga Eurosongu

Kenga “Identitet” nga Adrian Lulgjuraj dhe Bledar Sejko nuk ka arritur qe te kualifikoje Shqiperine ne finalen e madhe te Eurovision Song Contest qe po mbahet ne Malmo te Suedise.

Nata e dyte gjysmefinale e Eurosongut u mbajt ne nje atmosfere te jashtezakonshme ne Malmo te Suedise, ku te pranishem ne impiant ishin edhe shume bashkeatdhetare tane te cilet i dhane perkrahje ekipit shqiptar.

Shqiperia ne kete mbremje performoi e 14-ta, ku Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj performuan kengen e zhanrit rock, “Identitet”.

Perkunder performances mjaft inspiruese te tyre, Adriani dhe Bledari nuk arriten qe te grumbullojne numrin e mjaftueshem te votave nga evropianet dhe juria per t’u kualifikuar ne finalen e madhe te se shtunes.

Elhaida, gjysmefinaliste e "The Voice of Italy"... [VIDEO]

Elhaida Dani, gjysmefinalistja e pare e “The Voice of Italy”

Me nje interpretim te mrekullueshem, trondites, prekes te kenges "Adagio", Elhaida fiton e kalon ne gjysmefinale. “Sot vure motorin turbo” i thote anetari i jurise Pelù duke vleresuar fuqine e zerit te vajzes nga Shkodra. “Do te kesh thyer disa llampadare ne shtepite e italianeve” vlereson ndryshe zerin e Elhaides Rafaella Carrà.

Jepet verdikti: i pari ai i publikut, me pas Cocciante: ne zarfin me emrin e votuar nga publiku, emri i Elhaides. E duartrokitjet e zjarrta ne salle e syte e qeshur te kater anetareve te jurise shprehin me se miri se jane edhe ata te te njejtit mendim: Elhaida meriton te jete gjysmefinalistja e pare e "The Voice of Italy".

E te njejtin mendim shpreh, shqip e italisht populli i rrjeteve sociale ne internet. Per shumekend Elhaida eshte padyshim “The Voice” i ketij viti.


Madonna zgjedh Rita Oren, kontrate gjysem milioneshe...

Rita Ora, e zgjedhura e Madonnes

Buzeqeshja e Rita Ores vetem sa “zgjerohet” me shume. Kengetarja kosovare, e cila se fundi gjeti dashurine ne DJ-n Calvin Harris, eshte zgjedhur nga Madonna per te qene fytyre e linjes se saj te veshjeve, “Material Girl”.

Rita ka nenshkruar nje marreveshje plot gjysme milione funte dhe tashme ka xhiruar kampanjen per marken, te cilen mbreteresha e muzikes e lanson me vajzen e saj Lourdes.

“Lourdes ka qene fanse e Rites per nje kohe dhe ajo ka qene ne shume koncerte te saj. Ajo e ka bindur nenen e saj ta takoje ate. Ata u takuan ne Met Ball ne New York javen e kaluar dhe Madonna admiroi qendrimin e Rites andaj ia percolli idene”.

Yllka dhe Vedati, nje duet veror...

Yllka & Vedati i kendojne dashurise

Si duket bashkepunimet ndermjet kengetareve te estrades sone nuk kane te ndalur, kesaj radhe do te vijne Yllka Kuqi bashke me Vedat Ademin, te cilet brenda javes do te plasojne ne treg duetin e ri, i cili eshte produkt i “Three Dots”, me tekst te Kledi Bahitit.

Sipas Yllkes kjo ide e ketij bashkepunimi ka lindur kohe me pare, mirepo per shkak te angazhimeve ne projekte te tjera, kane qene te detyruar qe bashkepunim ta shtyjne per nje kohe te pacaktuar. Nderkaq Yllka dhe Vedati kane gjetur pikerisht stinen e pranveres per te sjelle kete projekt.

Zanfina, dy kenge per sezonin e veres...

Zanfina, ne Shqiperi keto dite
Zanfina jeten private e ruan me fanatizem

Kengetarja shume e bukur, Zanfina Ismaili, nuk ka te ndalur me krijimet e saj muzikore dhe pas kenges “Ku je”, te cilen e plasoi bashke me videoklip, ajo ka nisur punen per dy kenge te reja te cilat gjate ketij sezoni veror do t’i sjelle ne treg. Keto kenge do te kene edhe videoklipet, te cilat kengetarja do t’i sjelle me skena mjaft te nxehta.

“Kam nisur punen per krijime te reja, te cilat do te jene befasi per adhuruesit e mi”, ka thene ajo per “Zeri”. Krahas sukseseve ne karriere, me te cilat kengetarja ndjehet mjaft e kenaqur, si duket thashethemet ne opinion per jeten private nuk po e lene te qete, prandaj ne disa raste Zanfina irritohet nga te qenit personalitet publik. Dite me pare ajo eshte pare ne krah te nje djaloshi per te cilen eshte thene se eshte i dashuri i saj, mirepo ky ka qene nje keqkuptim, sepse ne fakt ai eshte djali i dajes se saj.

Eurosong: Votoni Shqiperine sonte!... [VIDEO]

Shqiperia konkuron sonte ne Eurosong

Sonte ne mbremje Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj interpretojne ne Eurosong kengen "Identitet", mete cilet vendi yne konkuron ne gjysmefinalen e dyte te festivalit te ketij viti, qe mbahet ne Suedi.

Ne proven e se shtunes, interpretimi i djemve shqiptare ka qene mbreselenes aq sa edhe producentet e Eurosong te cilet prej vitesh e kane ndjekur kengen shqiptare ne Festivalin Europian te muzikes do te tregoheshin entuziaste pasi Shqiperia kete here ndryshe nga vitet e shkurara shkon me nje kenge rock.

Wednesday, 15 May 2013

Noli Pajaziti sjell nje tjeter hit (Video)

“Ty të pëlqej” kështu titullohet kënga më e rë e këngëtarit simpatik dhe me zë të vecantë Noli Pajaziti.

Këngën e ka realizuar Artan Hasani, ndërsa video është xhiruar nga produksioni kosovar “Urban Graphics” dhe ka një subjekt të bukur dhe interesant.

Noli ndihet i lumtur dhe falenderon të gjithë ata që e kanë pëlqeyr këtë këngë, e cila është kënga e katërt për të.

Së shpejti kjo video do të trasmetohet nëpër të gjitha televizionet e Kosovës dhe jo vetëm. Ndërsa poshtë mund të shihni këtë këngë dhe video të bukur nga Noli Pajaziti./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Noli Pajaziti brings another hit

Monday, 13 May 2013

Shkendija, shperblen shqiptaret me "porno" falas [VIDEO]

Erotike me folklor

Vajza qe deri me tani ka bere namin me te pasmet e saj ne facebook, tani po promovon veten me video dhe foto te tipit pornografik qe u dedikohen shikuesve +18 dhe ate ne oret e vona.

Fjala, pra, eshte per kengetaren e "nxehte", Shkendije Mujaj, e cila vazhdon te josh meshkujt me paraqitje provokative ne rrjetin e saj social ne Facebook.

Ne nje video me titullin "Belly Dance" e percjellur me tinguj folklorik, Shkendija, shume seksi, luan belin tamam si nje vajze profesionale qe shet erotike permes internetit, madje aq e shkathet sa operon videokameren e saj me gishtin e madh te kembes. Paramendoni, se cfare mund te bej ajo me dy gishta te kembes. Komplimente! /Albavipnews/



Reperi shqiptar ne “Bollywood Awards India” (Video)

Në botën e artit njihet si Big Boy Nitti, por në fakt quhet Arianit Dobraj dhe është reperi i parë shqiptar që e shohim të nominuar me këngën e fundit në “Bollywood Awards India”.

Kënga mban titullin “Wafa” dhe është në duet me këngëtarin e njohur të huaj Shakeb Rashid.

Reperi është nga Kosova po ka vite që jeton në Belgjikë, ndërsa ka shumë këngë dhe bashkëpunime me këngëtarin e njohur amerikan Zeg-z, si dhe me shumë artistë të tjerë internacionalë.

Arianiti është martuar me një modele të njohur shqiptare në diasporë, ndërsa së shpejti pritet të sjellë hite të tjera edhe në gjuhën shqipe, ndërsa urojmë që të fitojë në Indi kënga e tij./Maksim Gjokaj/.



Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanian rapper "India Bollywood Awards"

Fatjeta dhe Grupi Fama triumfojne ne ÇM7

Një mbrëmje Gala është ajo që do të vijë në ekranin muzikor më të ndjekur shqiptar në ZICO TV në HD, gjatë mbrëmjes të së mërkurës në orën 21 me 15 maj.

E kemi fjalën për natën finale të festivalit ‘Celësi Muzikor 7’, festival në të cilin triumfuan këngëtarja Fatjeta Barbullushi me këngën “Zotëri” dhe Buraku dhe grupi Fama me Meti Alshiqin me këngën “Falma.

Por edhe të tjerë artistë me emër dhe të rinj triumfuan në këtë edicion të shtatë të ÇM.

Të ftuar specialë ishin edhe këngëtarët Lori, Fahrush Azemi, Revolt Klan, dhe Nazmie Selimi. Prezantuesit e këtij festivali ishim Maksim Gjokaj dhe Sasa, të cilët sollën një moderim jo të zakonshëm.Më poshtë ju sjellim të gjitha cmimet e kësaj nate.

Sharje te renda nga Adriani te Flori

Pas prononcimit të kompozitorit Flori Mumajesi në programin “Thumb”, drejtuar Adrian Gaxhës, ku ai tha se nuk është këngëtar ky i fundit, vjen reagimi i radhës.

Këtë herë gazeta jonë donte të merrte një prononcim nga këngëtari Gaxha, por ai tha se nuk ia vlen të flet për atë…, që i referohej Florit.

Më pas Adriani e ka venë pak minuta më vonë një status ku nuk e shënon emrin e Florit, por e quan edhe gay, duke i kujtuar se vetë ka nisur qysh në moshën 5-vjeçare të këndojë, atëherë kur kompozitori tiranas nuk kishte lindur.

Për arsye etike ne nuk mund t’i citojmë ashtu siç shkruhej në rrjetin social të këngëtarit të hitit “Ngjyra e kuqe”. M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Severe scolding from Hadrian Gold

Iliri, si fitues i BB6

Një nga realiti-shou më i ndjekur shqiptar “Big Brother Albania 6” është thuajse drejt fundit.

Ndërsa për dikë kanë mbetur brenda konkurrentët më të fortë, e për dikë tjetër ata më të mirët kanë dalë jashtë shtëpisë.

Ndërsa gazeta jonë u mundua të kontaktojë me të gjithë banorët, të cilët e përjetuan këtë garë dhe qëndruan të izoluar nga bota e jashtme për shumë javë në këtë shtëpi të famshme.

Disa prej tyre nuk donin të flisnin apo të jepnin të paktën një emër banori, që është brenda si konkurrent më i fortë që e shohin fitues, e kishte nga ata që rrëfyen për ne, mendimet e të cilëve ne jua sjellim më poshtë.

Dhe, konkretisht  janë femrat ato, të cilat nga një bashkëjetesë në ‘Big Brother’ tashmë jashtë saj kanë të preferuarin  e tyre që e shohin fitues.

Jonilda Asllanaj-BB6: “Dëshira ime është të fitojë Iliri, që është më i miri dhe sinqerisht i uroj një fitore të madhe”.

Sunday, 12 May 2013

Fadil Berisha, mik i "hollivudit"

Shkemben puthje me Sharon Stone

Fotografi shqiptar me fame boterore, Fadil Berisha, ka deshmuar shume here se ne rrethin e ngushte te miqve te tij ka shume personalitete te njohura te hollivudit.

Dhe, ja ne nje foto te fundit, qe ai ka postuar ne rrjetin social, shfaqet me aktoren, producenten dhe modelen (ende) seksi Sharon Stone, qe sapo ka mbushur 55 vjec, e cila me se miri mbahet mend me rolin e saj provokativ ne filmin "Basic Instinct" (1992).

Jane takuar se fundmi per nje "photoshoot" per kopertinen e magazines "New You" ku nuk dyshojme se Fadili do e bej aktoren amerikane te duket me te bukur dhe me te re se kurre me pare.

Por, edhe aktorja nuk i mbetet borxh Fadilit pasi i dhuron atij puthje dhe perqafime te ngrohta. Ndersa, pyesim se cfare po mendonte Fadili, 15 vite me i ri, ne keto momente? Mesiguri dicka ne linjat "Ah, sikur te ishim takuar me heret!". /Albavipnews/

Dhurata, sjell nje kenge te kopjuar?

Blero kapet mat, "me pele per dore"

Nje kenge shume verore qe shpejt mund te behet hit eshte videokenga me titull "Prekja jote", qe sapo ka lancuar keto dite kengetarja simpatike Dhurata Ahmetaj.

Kenga eshte gatuar ne studion e Bleros ndersa klipi eshte realizuar nga produksioni ASHA.

Dhurata ne kete klip paraqitet shume hot, madje me nje look te ri te flokeve kaqurrele qe fansat e kane pelqyer shume.

Por, kjo nuk eshte e tera ne lidhje me kete lajm, pasi tashme eshte raportuar se kenga ka ngjashmeri te madhe me kengen "Drums" te Alexunder Base. Duket sikur edhe Blero ketu ka bere nje "prekje" te notave muzikore qe gjasojne me kengen ne fjale. Ju ftojme te ndiqni dy videot me poshte. /Albavipnews/

Angela Martini: Te gjithe meshkujt po ma lypin...

Angela Martini
Vajza qe di se c'ka do...

Modelja hot Angela Martini, eshte nje nder ato vajzat e bukura dhe te reja qe ka pasur fatin ti futet botes se shoubizit shume heret, duke njohur dhe takuar personalitete te rendesishem VIP neper evente dhe ndeja te ndryshme boterore.

Dhe, natyrisht nje modele e re seksi si ajo nuk ka mundur te kaloj pa u verejtur nga meshkujt e pranishem. Ne pyetjen nga revista "Complex" nese ka ndodhur qe ne keto ndeja ti afrohet ndonje mashkull i famshem, Angela eshte pergjigjur:

"Te gjithe. Por, tjeter eshte puna si ia del ne krye me ta. Nuk do te thote qe cdonjeri qe ka deshire te dale me ty, duhet dhe te dalesh me ta. Ka shume thashetheme ne lidhje me kete, por mendoj vetem 10% jane te verteta. Shumica e meshkujve me te cilet jam e lidhur jane vetem miqe te mire".

Angela se fundmi ka dalur ne kopertinen e revistes se njohur "Maxim" me nje set fotografik supersensual te realizuar nga fotografi shqiptar Fadil Berisha. /Albavipnews/

Adrian Lulgjuraj: Rona na la nje pergjegjesi shume te madhe ne edicionin e kaluar...

Adrian Lulgjuraj
photo: dennis stachel
Adrian Lulgjuraj: “Cfare presim nga Eurosong dhe cilet jane konkurrentet qe na frikesojne”

Me nje vetebesim te forte, por edhe modest, Ardian Lulgjuraj rrefen emocionet para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, ne naten e dyte gjysmefinale me 16 maj, ne Malmo te Suedise. Se bashku me Bledar Sejkon do te kendojne “live” versionin final te kenges “Identitet”, te realizuar ne studiot “Kingside” ne Suedi. Artisti nga Mali i Zi ka ndaluar per disa ore ne Tirane para nisjes ne Malmo dhe zbulon pritshmerite e kesaj gare.

Adrian, si po ndihesh para ngjitjes ne skenen e Festivalit Europian, qe shume kengetare e kane enderr?

Tani qe ka filluar numerimi i oreve mbrapsht deri ne ngjitjen tone ne skenen e Eurosongut, ne naten e dyte gjysmefinale, me 16 maj, ne Malmo te Suedise, vertet ndihemi te emocionuar. Por eshte nje emocion i bukur, ndaj shpresoj qe ta perjetojme sa me mire, t’ia kalojme bukur e te korrim suksesin qe ta meritoje gjithe Shqiperia.

Noizy, lidhja pasionante me Miss Durresin...

Daniela Pajaziti & Noizy
photo: armand sallabanda
Miss Durresi: Ju tregoj lidhjen time me Noizy-n

Daniela Pajaziti, 17-vjecarja durrsake e shpallur “Miss Durresi”, ne harkun e nje viti ka pasur fatin te jete nje prej vajzave me te perfolura ne boten e miss-eve dhe showbiz-it shqiptar. E kemi pare si modele neper sfilata ne Shqiperi, Kosove, Fashion Week Milano ne dhjetor etj. Ndersa sot ajo eshte nje nga 20 pretendentet per kuroren e “Miss Albania 2013”, qe do mbahet se shpejti ne ‘Tv Klan’. Ne nje rrefim te sinqerte per “Bluetooth”, bukuroshja e Durresit, vjen per te shpjeguar ate cka thuhet per lidhjen e saj dhe te Noizy-t. Te pathenat dhe te vertetat e kesaj marredhenieje komplekse, por njekohesisht dhe te vecante.

Je perfolur shume per jeten private. Mendon se kjo e demton karrieren tende apo e favorizon?

S’me pelqen qe jeta ime private te jete e perfolur aq shume sa te me pengoje. Ne fillimet e mia eshte trilluar shume mbi mundesine e lidhjeve te mia, te cilat kane rezultuar te jene thashetheme te pakonfirmuara nga une. Une jam njeriu me i hapur, pranoj te komunikoj cdo gje me publikun tim, mbi cdo gje qe vlen per t’u treguar.

Edberi dhe Joana jashte lojes se "Big Brother" [VIDEO]

Dy eliminime ne Big Brother

Jo nje, por dy banore jane larguar nga shtepia e Big Brother kete fundjave. Pas nje vendimi surprize nga Vellai i Madh dhe me shumice votash nga publiku, Edberi dhe Joana kane humbur shansin per te fituar cmimin e madh vetem 3 jave perpara finales.

“Isha 70% ajo cka jam jashte dhe 30% kam qene duke bere lojen. Kam provokuar ne situata te ndryshme dhe kjo ishte strategjia ime. E prisja daljen time sepse isha ne nominim me Anaidin dhe une e kam konsideruar ate si konkurrent te forte ne shtepi.

Me Anaidin jemi ne nje lidhje qe besoj se do te vazhdoje edhe jashte shtepise. Cdo gje aty brenda nuk ishte per spektakel, por ishte e vertete”, u shpreh Joana.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online