All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 25 May 2013

Toros: Rike eshte rome dhe shume e nxehte...

Toros: Rike, nje vajze e komunitetit rom, ja cfare di per te

Torosi i “BB4” eshte konsideruar gjithmone si udherrefyesi i personazheve te ketij “show”, pasi ata dalin nga loja e “Big Brother”. Si nje pasionant i spektakleve “reality”, ai i ndjek pasuesit e tij me perpikeri per te dhene gjithmone ne media mendimin personal per ate qe ia vlen te vecohet nga te tjeret. Ne kete rast eshte Rike Roci ne fokusin e tij, edhe per faktin se origjina e te dyve eshte nga Durresi, dhe pastaj jeta qe kane bere ne Itali. Por Toros kete here zbulon nje sekret te 26- vjecares te ardhur nga Italia, faktin qe Rike eshte nje vajze qe i perket komunitetit rom. Larg cdo paragjykimi dhe qendrimi negativist ndaj pakicave ne Shqiperi, Toros ne kete interviste mban anen e saj, per te treguar se nje vajze si Rike me pamjen dhe personalitetin e saj i ka tejkaluar te gjithe stereotipat duke u pelqyer nga shume njerez, pavaresisht ngjyres se saj te lekures.

Laura Vorpsi, pozon seksi si Angelina Jolie...

Zbulohen fotot e panjohura te Laura Vorpsit, pelqen armet e mesazhet per seksin

Mund te quhet edhe e bukura e bisha ne kete rast, nese u referohemi fotove qe shihni. “Bad girl Laura is in the town” eshte nderkohe dicitura e fotove agresive te zedheneses sensuale te Partise Demokratike, Laura Vorpsi. Pas publikimit te fotove te saj ne plazh, menjehere pasi ajo u emerua zedhenese e selise blu, ja ku dalin ne qarkullim te tjera foto ku Laura shfaq anen e saj te eger kesaj here, dhe “hard” ne menyren se si prezantohet per sa i perket edhe qendrimit te saj per seksin. Pervec pistoletes qe mban ne dore dhe ne brezin e pantallonave xhins ajo ka veshur nje bluze ne te cilen shkruhet “I want your sex, I want you” (e dua seksin tend, te dua ty), duke zbuluar nje vajze krejt ndryshe nga ajo qe jemi mesuar te shohim brenda kostumit serioz te politikes dhe larg tabuve per seksin.

Mirjeta e BB tradhton bashkeshortin, merr fund martesa...

Mirjeta Bajramaj
Dyshohet se Mirjeta e tradhtonte bashkeshortin

Mbas 9 muajsh merr fund martesa e Mirjetes se “Big Brother”

Me 19 gusht te vitit te kaluar, shkodranet asistuan ne nje nga dasmat me “glamour”. Mirjeta Bajramaj, e cila u be e njohur si konkurrente ne “Big Brother 4″, i dha fund beqarise duke u lidhur ne martese me Burim Fejzullahun, nje djale kosovar qe ishte dhe shefi i saj, aty ku Mirjeta punonte. “Me pune po eci perpara perdite e me mire, kam nje pune per t’u admiruar, paguhem mire dhe ne te njejten kohe udhetoj. Aty kam gjetur dhe te dashurin dhe kam pese muaj me te, eshte nje djale shume i edukuar, i dashur dhe person me zemer te mire e te madhe, me lumturon shpirterisht dhe fizikisht”, pat thene Mirjeta per gazeten tone, kur sapo ishte lidhur me Burimin. Me pas erdhi vendimi per t’u martuar, ata zgjodhen Shkodren, nje dasme qe Mirjeta e pat cilesuar si mbreterore, me 450 te ftuar dhe me nje fature te kripur, prej 15 mije paundesh. Por, pak dite me pare, mesuam nga miqte e ciftit se ata tashme jane ndare. Edhe kur pame profilet e tyre ne facebook, fotot si cift i kishin larguar qe te dy dhe nuk ishin pak, sidomos fotot e dasmes ishin pa fund te postuara aty, por qe tashme jane zhdukur. Mirjeta ne profilin e saj ka hequr statusin “e martuar”, duke e zevendesuar me “marredhenie e komplikuar”.


Pas plagiatures, Blero nuk e mban fjalen...

Blero nuk e mban fjalen, vazhdon te vjedhe muzike

Dikur kengetari Blero u ishte kundervene vajzave te programit “Thumb”, me fjalet se: “Nese me gjeni ndonje kenge te vjedhur, une atehere jap doreheqjen nga muzika’. Ka qene ky reagimi kur degjoi per vajzat te cilat, duke ia numeruar disa kenge, dilnin se Blero kishte huazuar shume prej muzikes se huaj.

Por, vetem 10 dite me pare, Blero ka sjelle nje kenge tjeter, kete here duke e krijuar per kengetaren qe ka ne menaxhim, Dhurata Ahmeti, me titull “Prekja jote”, por qe edhe vete kengetarja tregoi se kjo kenge eshte e huazuar dhe eshte versioni i kenges “Drums” te Alexunder Base.

Por kjo deklarate ka ardhur pasi kenga eshte lancuar dhe menjehere eshte bere dallimi mes saj dhe origjinales. Dhe me pas, vetem nje jave me vone, artistet kane thene se kenga eshte e njejte dhe kane dashur vete ta sjellin ne versionin shqip. Por Blero vazhdon ende me muziken, nuk e ka lene ate, megjithese fjalet ishin pak me ndryshe.

Rita Thaci nga Prishtina, fituese e "The Voice Kids 2013"... [VIDEO]

Rita fiton “The Voice Kids”

Rita, vajza 12-vjecare nga Kosova u shpall fituese e spektaklit "The Voice Kids", qe te premten ne mbremje solli shume emocion ne naten finale ne ekranin e Top Channel.

Pas nje mbremje te jashtezakonshme te mbushur me performanca nga me te vecantat, vajza nga Prishtina Rita Thaci u shpall fituese e edicionit te pare te ketij talent show.

"U ndjeva shume, shume e lumtur. Dukej se gjithe bota ishte e imja dhe gjithe ajo sakrifice, gjithe ai mund u shperblye ne fund. Ndjehem shume e emocionuar dhe shume e lumtur dhe nuk kam fjale per ta shprehur gjendjen time. Ishte endrra me e madhe qe te arrija deri ketu dhe i falenderoj te gjithe ata qe me kane mbeshtetur deri ketu", thote Rita.

Eliza Hoxha: Aksesoret pa te cilet nuk mund te jetoj dot...

Eliza Hoxha
photo: avni selmani
Eliza Hoxha: Nuk mund te jetoj pa...

Nese do te citonim nje nga sendet e domosdoshme femerore pa dyshim qe ne mendje na vjen canta, pa te cilen cdo femer do ta kishte te veshtire te dilte nga shtepia. Ne rastin e Elizes, aksesori "cante" merr nje rendesi te vecante! Sipas vendit dhe kuvendi! Keshtu, ne varesi te angazhimeve, pasioni per te eshte i papershkrueshem. Kengetarja njihet per nje paraqitje skenike dhe stil te vecante e te kuruar deri ne detajet me te vogla, te cilat pa dyshim jane jo vetem rezultat i suksesit artistik, por edhe i formimit profesional ne fushen e arkitektures, per te cilen investon pasionin dhe dashurine per punen.

Canta
Ka rendesi forma, ngjyra, madhesia, sipas sezoneve apo trendeve. Nese do te jete nje dite e ngarkuar me pune ne terren apo ne fakultet, canta eshte sportive dhe me nje madhesi te konsiderueshme per te bere te mundur qe gjithcka kam me vete, libra, dokumente dhe sende te tjera te jene lirshem aty brenda. Daljeve ne mbremje i kushtoj rendesi te vecante permes cantave elegante dhe te vogla. Aksesori "cante" eshte nje pasion, pa lejuar renien pre e markave. Mjafton te jene te bukura dhe ne varesi te funksionit qe do te perdoren.

Revista PANORAMA PLUS - 25 Maj 2013

Revista PANORAMA PLUS, 25 Maj 2013
  • Laura Vorpsi, zbulohen fotot e reja. Ana tjeter e Laura Vorpsit, pelqen armet dhe mesazhet per seksin.
  • Toros i "BB4": Rike, nje vajze e komunitetit rom, ja cfare di per te. Mendoj se nese Elona do deklaronte hapur se eshte lesbike, do fitonte "Big Brother"
  • Mirjeta e Big Brother ndahet nga bashkeshorti pas 9 muajsh martese
  • Sinan Hoxha, nuk i shpeton tundimit, heq rrudhat me botoks
  • Ermal Mamaqi, batutat gjate fushates se PD-se per veten dhe VIP-at
  • Angela Martini zhvishet nudo per 27-vjetor, fotot
  • Vigani: Finalistet sipas meje, besoj se fitues do te jete Anaidi
  • Jonilda operon hunden dhe nxjerr ne shesh gjoksin e bere
  • Genta Gjalpi shfaqet me shenja dhune ne fytyre
  • Aferdita Dreshaj dhe Ilir Shaqiri frekuentohen edhe 1 vit pas "Dancing"
  • Blero nuk e mban fjalen, vazhdon te vjedhe muzike

Revista BLUETOOTH - 25 Maj 2013

Revista BLUETOOTH, 25 Maj 2013
  • "Malagata"; Ronela: Macja e zeze me ka ndjekur gjithe jeten. Ju rrefej amanetin e tim eti; Elgit Doda: Surprizat nuk kane te sosur, se shpejti me nje kenge solo
  • Joana e "BB6": Jani me kerkoi te ktheheshim bashke. Mendimi im per banoret. Anaidi mashkulli qe dua perkrah meje. 
  • Dafina Zeqiri: Kam 23 vjet pa folur me babin; E verteta e fejeses me Dj Blunt. "Videofestin" kete vit do ta ndjek nga New York-u.
  • Aurela Hoxha, josh me linjat
  • Albano Bogdo semure, mungon ne "2XL" prej tri javesh
  • Vigani: Anaidi fitues, Rikja dhe Iliri s'meritojne finale. Ne facebook 4000 kerkesa e 1000 mesazhe brenda ores. S'e kam takuar te dashurin e Elenes, nese do, eshte i mireseardhur.
  • Falemnderit Elhaida!
  • Noizy xhiron klip me Bjordin
  • Perballja e pare mes Rovena Stefes dhe gocave te "Thumb"
  • "Bota jone ti!" - koncepti krijues pas fushates se AMC

Friday, 24 May 2013

Dafina kerkon famen ne Amerike, me njerez te panjohur...

Dafina Zeqiri
Eshte me se e qarte qe kengetarja Dafina Zeqiri po kerkon famen ne Amerike dhe eshte nje gje e kuptueshme dhe te gjithe ne do e deshironim qe ajo te kapte suksesin dhe te bente nje shperthim atje. Madje, keto dite Rezarta e levderoi si nje nga kengetaret me te mira te muzikes moderne shqiptare, qe mund te rivalizonte edhe Rita Oren, po te kishte njohjet e duhura.

Pikerisht ketu mendojme se qendron edhe problemi. Shohim shpesh foto qe ajo poston nga jeta ne Amerike, me kengetare apo producente te ndryshem. Por kur shikon profilet e tyre, te lene pershtypjen se jane emra jo shume te njohur ne industrine e muzikes dhe showbizit amerikan, me shume pak percjelles, nese mund te konsiderojme se edhe numri i fansave ne rrjetin social, eshte nje indikator i popullaritetit te personit publik ne fjale.

Ne na pelqen shume Duffy si kengetare, por kjo ndermarrje e saj per te shijuar suksesin ne SHBA, pa njohjet  dhe lidhjet e duhura, duket se do jete e kote. /Albavipnews/

Gold AG dhe Beatrix se shpejti me klip

Beatrix ne finalen e "Top Fest 10"

Kenga me titull "Sa vite", do jete bashkepunimi me i ri mes dy artisteve, Gold AG dhe Beatrix Ramosaj, qe se shpejti pritet te lancohet me videoklip. Mesojme se pjese e kenges do te jete edhe Astrit Stafaj me gitare.

Perndryshe, kengetarja e re dhe e bukur, Beatrix Ramosaj, ka treguar ne rrjetin e saj social se eshte teper e lumtur qe kenga e saj "Prekem ndadal" eshte kualifikuar per finalen e "Top Fest 10" qe mbahet me 8 Qershor ne Pallatin e Kongreseve. Ajo ka falenderuar fansat, bashkepunetoret dhe familjen qe e besuan ate te prek finalen.

Fakti qe kjo po ndodh ne vigjilje te ditelindjes se saj me 9 qershor, eshte edhe nje arsye me teper qe kengetarja t'i gezohet ketij lajmi. Interpretimi i saj ne "Top Fest" eshte pelqyer nga fansat dhe urojme Beatrix ta shijoj kete sukses. /Albavipnews/

Dj Harris e "mban" Riten me cokollata...

"Embelsohet" lidhja Rita Ora-Dj Harris

Lidhja midis Rita Ores, kengetares me fame nderkombetare te lindur ne Kosove dhe DJ Calvin Harris, duket se eshte duke u "embelsuar" gjithmone e me shume, sic treguan dhe fotografite e publikuara ne shtypin britanik.

22-vjecarja dhe DJ skocez u fotografuan diten e enjte pasi darkuan ne nje prej restoranteve me shik te Londres.

Ne menyre te rastesishme, ne te njejtin restorant, gjate mbremjes darkuan edhe disa yje te tjere te "show-bizz" boteror, midi ste cileve Selena Gomez apo Eill Smith me te birin.

Megjithate, ndryshe nga "VIP"-at e tjere, Ora dhe Harris e vazhduan mbremjen e tyre ne menyre shume romantike.

Albulena Ukaj, kopjohet nga superylli bullgar Teodora...

Kengetarja bullgare huazon kengen e Albulenes

Superylli bullgar, bukuroshja e njohur si Teodora, duket se degjon shume kenge shqipe dhe madje edhe inspirohet prej tyre ne projektet e saj.

Telegrafi ka zbuluar se kengetarja e njohur bullgare ka huazuar kengen e kengetares nga Kosova, Albulena Ukaj.

Kenga ne shqip “Nuk Te Jap Afat”, e cila eshte publikuar me 10 mars te vitit 2012, eshte e ngjashme me kengen “Mina Mi Chasat” te cilen Teodora e ka publikuar me 22 maj.

Sidoqofte, ne pershkrimin e kenges se Teodoras ne YouTube shkruan se muzika dhe aranzhmani eshte bere nga Ardian Kastrati, dhe teksti eshte shkruar nga Yordan Botev.

Jellmaz Dervishi, beqar dhe i lumtur...

Jellmaz DervishiJellmaz Dervishi: "Jam beqar dhe i lumtur"

Shpesh e kemi pare ne ekranet televizive, por pak kemi ditur rreth tij.

Ne intervisten e realizuar me te, ai tregon me shume se si arriti te depertoje aty ku deshironte, rreth rutines se tij, statusit aktual qe ka dhe planeve per te ardhmen. Jellmaz Dervishi eshte intervistuari i radhes nga portali Tetova1.com!

Tetova1 - Prezantues, gazetar, kryeredaktor i shume emisioneve zbavitese, pse vendose te behesh pjese e botes te mediave?
Jellmaz D. - Ndodhi rastesisht, edhe pse kam te mbaruar fakultetin e Shkencave te Komunikimit, ne menyre shume spontane e fillova karrieren time ne televzion. Ndoshta me ndihmuan edhe kontaktet dhe miqesia me kengetaret dhe artiste te ndryshem dhe e gjithe kjo nisme, rezultoi me sukses.

Tetova1 - Me cilen note nga 1 deri ne 10 e vlereson ate cka transmetojne mediat ne Maqedoni?
Jellmaz D. - Derisa jam pjese e nje televizionit kombetar, natyrisht se nuk mund te jem dhe shume objketiv. Mund te them se ka gjera qe me pelqejne dhe ka nje progres ne produktet televizive ne vend. Ka shume faktor pse kemi dhe s’kemi produkte te mira, nga njera ane shikuesi e konsumon ate qe mediat servojne, por nga ana tjeter edhe televizioni dikton shije qe publiku e kerkon. Do kisha thene 7.

Eralda Hitaj dhe dashuria 6-vjecare me futbollistin e Tiranes...

Futbollisti i Tiranes, dashuria 6-vjecare e Eralda Hitaj

Ajo eshte nje nga personazhet e njohur te ekranit tashme. E suksesshme ne modelim, dhe me trofeun e “Miss Universe Albania”, Eralda Hitaj, imazh prej vitesh i nje kafeje ne vend, prezantuese e programit muzikor “Select” eshte kthyer ne nje nga ato fytyra qe te gjithe e duan dhe e preferojne.

Aktualisht paralel me studimet master per regji filmi dhe televizioni, Eralda eshte duke eksploruar per here te pare kinemane si aktore. Ajo eshte nje nga protagonistet e filmit te ri te regjisorit Besnik Bisha, qe po zhvillon xhirimet ne jug te vendit.

Elhaida Dani sukses i jashtezakonshem, shkon ne finale... [VIDEO]

Elhaida Dani kalon ne finalen e "The Voice of Italy"

Kengetarja shqiptare, qe po konkurron ne edicionin e The Voice of Italy, ka arritur nje sukses te jashtezakonshem, duke siguruar pjesemarrjen ne naten finale te ketij spektakli.

Pas jave e jave te tera lavderimesh, per 19-vjecaren e talentuar nga qyteti i Shkodres, tashme Elhaida i ka kaluar kufijte e te mahniturit me performancat e saj. Ne naten gjysmefinale, ajo u paraqit me “I believe i can fly”, ndersa votimi kesaj radhe ishte i ndare ne dy pjese.

Thursday, 23 May 2013

Shqiptarja Emmy, kontrate me H &M ne Suedi

Quhet Emine Gashi, ndërsa në Suedi, ku jeton, njihet si Emmy dhe është vetëm 17-vjeçare.

Gazeta Kosova Sot mëson se vajza, e cila ka lindur në Bujanoc, sapo i ka nënshkruar dy kontrata të mira me firmat e njohura, H&M dhe ‘Kappahl’në Suedi.

Bukuria dhe eleganca e shqiptares ka rënë në sy kur ajo ishte në shkollë.

Ajo studion në Suedi për “Fashion dhe Media” në shkollën e mesme dhe i është propozuar që të pozonte, duke u përzgjedhur për këto firma të njohura. M. GJ./Kosova Sot/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Albanian Emmy contract with H & M in Sweden

Called Emine Gashi, while in Sweden, where he lives, and is known as the Emmy just 17. Our newspaper learns that the daughter, who was born in Bujanovac, has just signed two contracts with firms best known, H & M and 'Kappahl'në Sweden.

Luzja e ‘Portokallise’ behet modele

Është tetë vjet më e vjetër se i dashuri i saj, dhe kjo nuk i pengon aspak, madje flitet se dashuria e tyre është në hapa të sigurt.

E kemi fjalën për aktoren më të dashur të ’Portokallisë’ e njohur me personazhin Luzja, por që në fakt ajo quhet Renada Caci.

Në këtë foto që shihni realizuar përkrah të dashurit të saj të ri, një prezantues dhe balerin i njohur në Shqipëri, Klinton Zeqiraj, aktorja duket sikur një modele, madje konkurron edhe të dashurin e saj, i cili është mësuar me ‘fotoshoting’. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:

Luzja of 'Portokallise' become models

It is eight years older than her boyfriend, and this does not prevent at all even rumors that their love is safe steps. We mean the most beloved actress 'Portokallise' Luzja familiar with the character, but in fact it is called Renada Caci.

Ermali e quan dele Genten

Këngëtari dhe aktori i humorit Ermal Mamaqi ka luajtur si zakonisht edhe në fotot që bën me kolegët e tija.

Në këtë rast, ai e ka quajtur dele edhe këngëtaren e njohur kosovare Genta Ismajli, duke bërë shaka, pasi ajo dhe vajza tjetër i janë afruar tufës së lules që ai mban në dorë dhe ai ka shënuar në rrjetin e tij social se “I keni parasysh ato delet”.

E megjithatë kolegët e tij nuk është se janë mërzitur, pasi janë mësuar për humorin e tij të hollë.M.GJ.

Nora Istrefi, nje kenge, nje klip

"Gangsta" Nora, serish me video

Duket sikur biznesi i muzikes po i ecen mire kengetares Nora Istrefi pasi nuk lodhet me te publikoj vetem kenge, por menjehere i shoqeron ato me klipe te kushtueshme.

Fotot qe ka publikuar keto dite ne rrjetin e saj social, tregojne pamje nga xhirimet e klipit te saj te radhes, ku ajo ka inkuadruar edhe disa nga shoqet e veta te ngushta.

Presim te shohim se sa here do te nderrohet brenda klipit, pasi ne klipin e saj te fundit, ajo ka nderruar garderoben me shume se pese here. Kesaj radhe, per realizimin e klipit, Nora eshte rikthyer tek kompania e saj e preferuar "Entermedia".

Se fundmi, Nora ka joshur me disa foto shume "hot" te realizuara nga fotografi Arton Humolli, per revisten "iMedica". /Albavipnews/

Wednesday, 22 May 2013

Rita Ora, vajza qe guxon...

Rita OraNgjyen floket "blu"

Nje vajze qe guxon te kercej me parashute nga nje lartesi prej rreth 4000 metrash, natyrisht qe guxon edhe te eksperimentoj me floket e saj. Sic po shihni, Rita ka ngjyer floket me ngjyre te kaltert, dhe duket shume e lumtur per kete fakt. Mbrapa i qendron stilisti i saj qe mesiguri ndan "fajin" per kete eksperiment te guximshem.

Ne lajmet e fundit, Rita eshte perfolur per nje histori dashurie me skocezin Calvin Harris, qe ajo aspak nuk e mban te fshehte. Ndersa, eshte duke punuar me intenzitet per albumin e saj te dyte, qe do te lancohet ne Amerike. Madje, duke marre edhe lekcione kercimi per nje prezantim sa me te mire ne turin e saj te radhes.

Suksesi nderkombetar i kengetares shqiptare eshte percjellur me krenari nga bashkekombasit e saj dhe si nje personalitet i shquar qe po kontribuon ne promovimin e kauzes shqiptare, rishtazi eshte prezantuar ne librin "100 Shqiptaret e Britanise", nje botim i gazetes "Albanian" ne Londer. /Albavipnews/

Vildane Zeneli reagon ndaj shkrimeve te sajuara...

Vildane Zeneli
Vildane Zeneli: "Dikush e krijoi ate histori"

Nje lajm i botuar ne nje nga mediet e Tiranes, fliste sikur, modelja shqiptare e famshme ne Amerike, Vildane Zeneli, i kishte shkruar nje personi te besuar ne inbox, duke share dhe ofenduar modelet e tjera te njohura.

Gazeta jone kontaktoi me te dhe ajo tha se vajzat, d.m.th., Aferdita Dreshaj, Emine Cunmulaj, Angela Martinin as nuk i njeh dhe sipas saj, ai shkrim eshte i sajuar dhe jo i shkruar nga ajo.

Sipas lajmit, Vildanja shante dhe ofendonte shume keq bukuroshet e njohura ne boten e modes dhe njekohesisht permendte edhe fotografin e famshem Fadil Berisha. /M.GJ./

Read more at: Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vildane Zeneli: "Someone created the story"
A news published in the media in Tirana, talked like, Albanian model famous in America, Vildane Zeneli, had written a trusted person in mailboxes, swearing and insulting other popular models. Our newspaper contacted with the girls and she said, Aferdita Dreshaj, Emine Cunmulaj Angela Martin she did not know and according to her, that message is fabricated and not done by her. According to the news, Vildane cursed and insulted badly the known beautys in the fashion world and also mentioned the famous photographer Fadil Berisha. / M.Gj. /]]

Diellza Kolgeci, seks pa tabu ne filmin shqiptar... [VIDEO]

Skena nudo e Diellza Kolgecit ne “Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2”

Diellza Kolgeci eshte nje prej femrave me joshese te ekranit dhe modes ne hapesiren shqiptare. Bukuroshja nga Prishtina eshte kthyer ne ekranin e madh te kinemase pas 17 vitesh ne serine e dyte te filmit, “Dashuria e Bjeshkeve te Nemuna 2”. Diellza luan “Diellzen” nje vajze shqiptare, te njejtin rol ajo e ka luajtur edhe 17 vjet me pare. Ne faqen e Panorames ne Facebook, na kane derguar kete video, ku Diellza shfaqet ne nje skene mjaft te nxehte. Filmi eshte shfaqur ne kinema, ndersa pritet te shfaqet edhe ne vende si, New York apo Slloveni.



BBC e lavderon kengen rok te Shqiperise

Sipas një shkrimi që është botuar në BBC dhe që është një analizë e festivalit evropian të këngës që sapo përfundoi, thuhet mes tjerash se Greqia shkoi me këngën e tyre, në të cilën flitej se alkooli është ‘pa para’ dhe njerëzit që e votuan atë ndoshta ishin të dehur.

Por, për Shqipërinë dhe këngën ‘Identitet’ flitet se ishte e vetmja këngë e hairit e rrymës rok në Eurovizion, ndërsa këngët të cilat u kualifikuan nuk kishin ndonjë domethënie, apo për të qenë të pranueshme në veshin e evropianëve. M. GJ.

 Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
BBC rock song praises Albania

Çiljeta ua nis koncerteve si nene

Këngëtarja Çiljeta Xhilaga tashmë ka pushuar mjaft, pas lindjes së djalit të saj, Fernados.

Ajo tashmë i ka nisur koncertet, jo duke qenë thjesht e pranishme siç ka bërë këto kohë në ambiente të ndryshme në Tiranë, por ka udhëtuar për të kënduar vetë në Gjermani.

Ajo fundjavën e kaluar e ka marrë avionin dhe ka qenë e ftuar në një koncert për shqiptarët në Hanover të Gjermanisë, së bashku me këngëtarin nga Kosova, Labinot Tahiri, ku janë pritur shumë mirë.M. GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Çiljeta concerts as he departed mother

The singer has now ceased Çiljeta Xhilaga enough, after the birth of her son, Fernados.  


Vigani, pas daljes nga BB6 takohet me familjen

Djaloshi, i cili i mblidhte nganjëherë për të kënduar të gjithë banorët e tjerë, kur ishte në BB6, Vigan Shehu, sapo e ka humbur të drejtën për të shkuar në finale dhe pse jo për të ftuar çmimin e parë.

Vigani menjëherë sapo ka lënë shtëpinë e ‘Big Brother’ është takuar me familjen e tij, që e prisnin jashtë me të vëllanë këngëtarin Valonin dhe nënën e tij, dhe duket sikur janë përmalluar për modelin e tyre.

Ndërsa Vigani ka thënë në “Fan Club” se për Elenën nuk ka pasur qëllime seksuale, por thjesht e pëlqente që të rrinte me të.M.GJ.

 Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vigani, after leaving the family meets BB6

Noizy dhe Goldi gati “Ça i bonet vetes”

Janë bashkuar dy reperët e njohur shqiptarë për të sjellë një hit.

Noizy dhe ‘Gold Ag’ sapo kanë kënduar një këngë në duet me titull “Ça i bonet vetes’ dhe kënga në versionin audio  është e punuar nga një artist i huaj me emrin Kajmir, ndërsa një pjesë të tekstit e ka shkruar Goldi dhe pjesën tjetër Noizy.

Mësojmë se djemtë janë duke menduar që shumë shpejt këtë këngë ta sjellin edhe me video dhe mendohet se kënga është një diss kundër  labelit tjetër ‘Babastars’. M.GJ.

Burimi Kosova Sot
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Noizy and Goldi ready "Bonet himself ca"

Both benchmarks are united Albanian known for bringing a hit. Noizy and 'Gold Ag' have just sung a duet song titled "The Cha Bonet self 'and the song in the audio version is made by a foreign artist named Kajmir, while a part of the text was written and the rest Goldi Noizy.

Tuesday, 21 May 2013

Edhe Zajmina e ka ushtrine, por jo me Ibrahim Rugoven...

Zaimina 'merr peng te dashurin'

Mos u cudisni, pasi kjo eshte fabula qe ka vendosur te trajtoje ne klipin e saj te ri, kengetarja superseksi Zaimina Vasjari.

Nga sa mesuam, historia qe trajtohet ne klip eshte e ketille: Zaimina eshte e lodhur nga sjelljet mashkullore te te dashurit, tradhtite e tij, dhe per kete arsye dergon nje grup ushtaresh per ta marre peng.

Nje ide interesante, duke marre parasysh faktin qe shumica e klipeve te promovuara gjate veres kane ne fokus plazhin, detin. Zaimina vjen shume provokuese ne kete klip, i cili pritet te shfaqet shume shpejt ne televizionin muzikor "BBF".

Arian Cani, ne siklet me gazetarin nga Kosova...[VIDEO]

‘Viktima’ Arian Cani

Moderatori i njohur i emisionit “Zone e Lire”, Arian Cani, i cili shpeshhere ve ne veshtiresi personalitete te njohura te skenes shqipe, eshte bere viktime e autorit te emisionit Vikendi ne RTK, Blerim Peci.

I njohur per veprimet e tij komike, Peci fillimisht e ka lene te prese disa minuta protagonistin qe do t’i bente interviste, me pas e ka prezantuar ate me levdata te medha dhe porsa Cani e ka hapur gojen te flase, ai e ka perfunduar intervisten.

“Arsyeja perse intervista ishte e shkurte, eshte fakti se Arian Cani disa here refuzoi qe te jape interviste me arsyetimin se nuk ka kohe... Na vjen keq Arian, tjera here me i kujdesshem ndaj kolegeve nga Kosova!”, shkruhet krahas videos te publikuar ne YouTube.


Monday, 20 May 2013

Alban Dudushi, kerkon divorcin ne gjykate...

Alban Dudushi kerkon divorcin

Moderatori i njohur i "Top Channel", Alban Dudushi, prej vitesh i ka nderprere marredheniet me ish-bashkeshorten e tij, Nigda Dako. Lajmi per ndarjen e tyre, nuk kaloi pa bere buje mediatike. Po ashtu edhe lidhja e tij me redaktoren e emisionit "Top Show", Bieta Sulo. Kohet e fundit, lajmet per jeten e moderatorit te "Top Channel" kane munguar. Por jo per shume gjate, pasi nga Gjykata e Tiranes vjen lajmi i radhes. Vetem pak dite me pare, moderatori Dudushi dhe ish-bashkeshortja e tij Dako, kane vendosur t'i drejtohen gjykates me kerkese per zgjidhje martese. Fakti qe te dy jane padites, nenkupton qarte se jane te nje mendjeje per divorcin dhe jane marre vesh per te gjitha detyrimet qe rrjedhin nga martesa.


Dafina dhe Dj Blunt, fejohen se shpejti?

Dafina Zeqiri & Dj Blunt
Dafina Zeqiri dhe Dj Blunt, fejohen ne qershor

Keto dite u perfol se kengetarja Dafina Zeqiri eshte ne lidhje me reperin, Dj Blunt dhe keto thashetheme po dalin te jene te verteta.

Ndonese kengetarja duket se po bene te pamunduren per ta fshehur nje gje te tille, megjithate, lajmin se ajo eshte ne lidhje me Blunt e kane konfirmuar edhe te aferm te kengetares.

Nje i aferm i Dafines, ka konfirmuar per Indeksonline se ajo eshte ne lidhje me Blunt madje, ai ka treguar se ata kane plan te fejohen.

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin ne Eurovision, por nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj: Dhame maksimumin, nuk mjaftoi per ne finale

Ekipi shqiptar i Eurovizionit dha maksimumin qe meritonte gjithe kombi yne. Energjia, pasioni dhe gjithe emocioni i dhene ne ato 3 minuta qe dolen nga ne, nuk ishin te mjaftueshme per t'u kualifikuar ne naten finale". Ky ka qene statusi i postuar ne rrjetin social "Facebook", nga njeri prej kengetareve qe perfaqesoi Shqiperine ne Festivalin Europian te Kenges, qe fatkeqesisht na la kete vit jashte finales. "Nuk dua t'u futem detajeve se pse ndodhi kjo gje, - shton Lulgjuraj, - por eshte nje ceshtje qe s'na takon ne artisteve. Por ju siguroj, jemi shume krenare me suportin qe na keni dhene. Ne emrin tim dhe te gjithe ekipit, dua t'ju falenderoj. Po ashtu dua te falenderoj shume koleget dhe miqte tane, qe pa rezerva na dhane kuraje, para, gjate dhe pas performances, ne krye me Elton Deden", - shprehet ai. Me tej, ai falenderon ne gjuhen angleze per komentet e mira qe iu bene kenges, duke u shprehur se fatkeqesisht, kjo kenge (Identitet) nuk beri histori ne Eurovizion. Sa i takon pjesemarrjes se ketij viti, Rona Nishliu, kengetarja nga Mitrovica qe vitin e kaluar zuri vendin e peste ne kete konkurs europian, ka deklaruar se "ne mesin e kengeve qe arriten te futeshin ne finale, padyshim qe kishte vend edhe per Shqiperine", duke dhene keshtu mbeshtetjen e saj per djemte.

Alketa Vejsiu, zgjedh Edi Ramen...

Alketa Vejsiu: Edi Rama idhulli im, dua te jete kryeminister

Surprize ne diten e dyte te Konventes Zgjedhore te Partise Socialiste ka qene edhe fjala e prezantueses se njohur Alketa Vejsiu. Sic deklaroi qe ne nisje te fjales se saj ishte aty si nje qytetare qe pa hezitim mbeshteste Edi Ramen dhe shpresonte qe ai, idhulli i adoleshences se saj te ishte kryeministri i ri i Shqiperise, pas zgjedhjeve te 23 qershorit.

“Nuk jam socialiste, por nje gje eshte e sigurt se do votoj per Shqiperine e Edi Rames, jam e bindur qe ne Shqiperine e rilindur, te majte e te djathte do kene mundesi te gdhihen e te ngrysen te lire, pa patur frike se do jene me Edin apo kunder tij. Shpresoj qe ai te jete kryeministri yne i ri”, tha Vejsiu.

Eneda prezanton vajzen e sapo lindur, Arian

"Aria sapo erdhi në jetë, është një thesar"... Ka qenë kjo fjalia që shoqëronte postimin e fotos së parë të Eneda Tarifës me të bijën, të porsalindur.

Ylli i skenave muzikore duket të jetë shumë e lumtur përkrah të voglës, Aria, e cila erdhi si bekim për familjen e këngëtares këtë të hënë.

Këngëtarja dhe prezantuesja e suksesshme mungoi dje në skenën e "Portokalli", pasi siç tha kolegu i saj, Salsano Rrapi 'e kemi çuar të bëhet mami'. Dhe nuk vonoi shumë që Aria të vinte.

Eneda dhe Erjoni, bashkëshorti i saj e kishin zgjedhur emrin e vajzës disa javë përpara se ajo të lindte.

Natyrisht që as Erjoni nuk mund të rrinte pa e shprehur gëzimin e të bërit baba dhe disa orë më vonë postoi në Facebook këtë status: "Aria lindi e shëndetshme dhe bukuroshe.

Anjeza dhe diplomati anglez, planet per fejese...

Anjeza Shahini
‘Ndihem mire me te dashurin, fejesa eshte ne planet tona’

Edhe pse kengetarja Anjeza Shahini nuk ka pranuar te jape detaje per lidhjen e saj dyvjecare me diplomatin anglez, ajo eshte mjaftuar me nje pohim te sigurt: “Po, jam me dike qe e dua”. “Panorama Plus” zbuloi e para lidhjen e saj dyvjecare me diplomatin anglez Pol, i cili aktualisht jeton ne Londer. Me pas u botuan fotot e tyre te para, duke shuar kuriozitetin e fansave te Anjezes, per te mesuar se ku ishte i dashuri i saj, nje i huaj qe nuk merret me artin. Ai ka qene nje fans i kengetares ndersa ajo kendonte “live” ne Tirane, dhe per kete arsye ishte ai qe shfaqi interes i pari per Anjezen. Pas ketij lajmi, Anjeza tashme ka vendosur te jape nje interviste televizive ne programin “Drejtperdrejt” ne TVSH, ku ka rrefyer detaje nga karriera e saj, duke u ndalur shume pak dhe ne lidhjen e perfolur. Pyetjes se moderatores se programit, Hygerta Sako, se si ishte e verteta e lidhjes, Anjeza iu pergjigj: “Po, jam ne nje lidhje dhe ndihem mire me te dashurin tim. Ndonjehere na kane bere dhe te fejuar, por dua te sqaroj se deri tani jemi thjesht ne nje lidhje, por fejesa eshte ne planet tona. Dhe, kur te ndodhe, do i qeras te gjithe me llokume”, tha ajo duke qeshur.

Ciljeta ne PD, e kercenuar karrierisht nga Greta Koci?

Ciljeta: Si ndihem ne PD perballe Greta Kocit dhe deshira per femije te tjere

Para dy vitesh, ato konkurronin edhe me ngjyren e flokeve ne PD, duke u shfaqur me ngjyren e kuqe ne ambientet e selise blu. Ciljeta Xhilaga eshte anetare ne Keshillin e PD-se, kurse Greta Koci, pervec emerimit si zv. kryetare e Forumit Rinor te kesaj partie, punes ne nje Ministri dhe kandidimit ne listen e deputeteve te PD-se per Tiranen, duket se e ka sfumuar pranine e Ciljetes ne radhet e PD-se. Ndaj, Adi Krasta, ne programin e tij “A Show” ne “Vizion Plus” te marten, ne kete situate parazgjedhore ka ngacmuar Ciljeten pikerisht ne lidhje me konkurrencen e tij me kengetaren tjeter Greta Koci, duke e pyetur se nese ndihet e aneksuar tashme nga shefi i PD-se, Sali Berisha. Ne intervisten e tij me shume batuta dhe ngacmime, Adi i eshte drejtuar Ciljetes si fillim per perfshirjen e saj ne politike: “Dua te te pyes per situaten politike ne Shqiperi, nuk mund te rrije ti pa u angazhuar fare ne politike, apo ne nje moment te caktuar te jetes t’u duk ‘seksi’ si logjike?” Kesaj pyetjeje Ciljeta iu pergjigj se: “Une jam rritur qe e vogel me ate fryme se vij nga nje familje e persekutuar, ku te dy gjysherit kane bere nga 25 vite burg”.

Duffy ne Amerike, krijon miqesi te reja...

Dafina, kete here duet me Kofi Black

Fundjaven e kaluar, kengetarja Dafina Zeqiri ka udhetuar drejt Amerikes pasi ka qene e ftuar ne nje koncert ne New York. Atje ajo ka gjetur edhe kengetarin e ri dhe te talentuar qe jeton ne kete vend, Seven Saraci dhe, sic shihet edhe ne keto foto te postuara ne rrjetin social te djaloshit, ata e kane kaluar shume mire.

Madje, Dafina ka bere miq te rinj, kengetarin e njohur nga New Yorku me ngjyre Black, pervec kengetarit simpatik Saraci i cili synon te arrije fame ne kontinentin e larget. Ndersa “Panorama Plus” meson se Dafina do te bashkepunoje serish me Sevenin ne koncerte te tjera dhe pse jo ndonje duet se bashku, pasi pritja ka qene shume e mire ne kete koncert nga te pranishmit. Ajo ka kenduar nje duet edhe me kengetarin e njohur amerikan Kofi Black, personi qe shihni ne foto, si dhe me kitaristin e njohur shqiptar qe jeton ne Amerike, Faton Macula.

Agnesa Vuthaj: Cfare mendoj per meshkujt shqiptare?...

Agnesa Vuthaj: Kosova ka djem te bukur, Shqiperia “gentleman”

Eshte cilesuar nga mediat si Miss-i me i bukur, me inteligjente dhe me e komentuar nder vite. E gjithe kjo e ka nje “sekret”. Sukseset profesionale, origjinaliteti dhe pasioni per punen… jane disa nga pikat e forta te personalitetit te Agnesa Vuthajt, qe duket se jane reflektuar dhe e kane bere ate me te dashur per publikun shqiptar. E njohur me se shumti si “Miss Kosova 2003” dhe me pas si “Miss Albania 2005", ne Shqiperi Agnesa do te mbahet mend gjate edhe per pjesemarrjen ne spektaklin “Dancing with the stars”. Nuk e ka nderprere asnjehere marredhenien me te bukuren, sot madje ajo e ka mision me vete lidhjen me te, duke organizuar çdo vit spektakle bukurie nen firmen e saj. Por, sa e ka ndihmuar Agnesen kurora e Miss-it per te çare ne jete, a ka dhe cilet jane avantazhet dhe disavantazhet e te qenurit e bukur? Eshte ndjere ndonjehere e paragjykuar, si e ka shfrytezuar bukurine e saj, jeta private, opinioni i saj per te bukuren ne teresi dhe meshkujt shqiptare… te gjitha keto bukuroshja nga Kosova na i zbulon me poshte ne nje bisede te sinqerte.

Sunday, 19 May 2013

Revista PALOMA - 18 Maj 2013

Revista PALOMA
Revista PALOMA, 18 Maj 2013
  • Adela Xhamani: Ndihem e qete dhe e lumtur!
  • Elton Deda: Kengetaret tona te marrin shembull nga Hoxha
  • Joana pas daljes nga Big Brother
  • Edberi: Jashte shtepise vajzat duan te kene kontakt me mua! Dua vetem Arbeniten!
  • Kengetarja serbe ne Eurovizion fyen Sejkon dhe Lulgjuraj
  • Ermal Mamaqi: Verioret me kane sulmuar pa te drejte!
  • Cubi Metka: Jam aktore ne skene dhe ne jete!
  • Madona zgjedh Rita Oren
  • Ne ditelindjen e Vesa Lumes
  • U2 vijne ne Tirane?
  • Adelina Tahiri, imazh i kompanise me te madhe maqedonase
  • Martohet Adrola Dushi
  • Adrian Gaxha sulmon Flori Mumajesin
  • Kristo: Kam deshtuar shpesh ne dashuri
  • Nga Niko Komani: Si duhen te vishen femijet ne 2013-n

Vigani e donte Elenen, por jo per seks...?!

BB, Vigani per Elenen: Nuk kisha qellime seksuale

Vigani, i larguari i fundit nga shtepia e Big Brother, tregoi ne studion e emisionit ‘Fan Club’ eksperiencen e tij ne shtepine me te famshme ne Shqiperi.

21-vjecari nga Kosova shpjegoi marredhenien e tij me Elenen, duke saktesuar se kurre nuk ka pasur qellime seksuale ndaj saj: “I kam thene fjale qe i kam ndjere sepse ne ate shtepi te gjithe kane nevoje per dike tjeter, por jeta vazhdon dhe loja vazhdon. Elena me ka munguar pasi doli, por nuk kam dashur ta jap veten. Me pelqente Elena dhe doja te rrija me te, por nuk kam pasur qellime seksuale.”

Vigani nenvizoi se qetesia e tij beri qe te rrinte kaq gjate ne shtepine e Big Brother: “Mendoja se do dilja me heret, por kjo do te thote qe kam treguar pozitivitet ne shtepi. Une nuk doja te krijoja debate ose te provokoja. Une jam shume i qete dhe nuk doja te dilja nga vetja ime.”

2Po2: “Ose mega-duet, ose hiç”

Do të harronim ndonjë këngë dhe sidomos duet, nëse do t’i numëronim ato kur bëhet fjalë për reperin e suksesshëm shqiptar ‘2Po2’.

Ai sapo ka sjellë në treg një tjetër duet me titull “Prej rrugës” në bashkëpunim me talentin e ri Bruno.

Besnik Canolli, siç është emri i tij i vërtetë, në një intervistë ekskluzive ka rrëfyer për gazetën tonë jo vetëm magjinë e dueteve, por edhe dëshirën në shumëçka për t’u rikthyer në vendlindjen e tij. Shkurt dhe saktë reperi ‘2Po2’ tregon për ne.

*Dhe ky vit duket se do të jetë i ‘2po2’?
‘2Po2’: ‘I 2Po2’ edhe të tjerëve bashkë, veç të ma lënë edhe mua pjesën time të tortës.

*Cila do të jetë kënga e radhës, vetëm apo duet?
‘2Po2’: Kënga e radhës do jetë solo shumë shpejt, madje s’po e lemë hekurin me u ftohë, po e rrahim sa është i nxehtë.

*Keni gjetur një gjuhë të përbashkët me porducentin Flori Mumajesi, më duket se jeni këngëtari më shok i tij?
‘2Po2’: Nuk e di nëse jam këngëtari më shok i tij, por ai është producenti më shok i imi, kjo është e sigurt.
*Edhe këtë vit shikohen se duetet janë ne trend, ti u beson atyre apo edhe vetëm ke më shumë sukses?

Bleona Qereti shofere e Getoar Selimit (Video)

Menduam se edhe ajo do te kendonte ne kengen me te re e sapo dale me nje video nga Ting 3NT, por ne fakt ajo aty ben vetem shoferen e Getit.

E kemi fjalen per kengetaren Bleona Qereti, e cila ne video duket si nje shofere qe shetit reperin e ndersa ai kendon./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Bleona Qereti drivers of Selim Getoar

We thought that she would sing the new song with a newly emerged video from Ting 3, but in fact it only makes it shoferen the Getty.

The keyword for the singer have Qereti PAF, which in the video looks like a rapper walks of society that while he sings. / Albavipnews /

Ronela pa tabu, puth vertet ne video

“Video me dhunë, tradhti dhe vrasje!”, ishte një nga komentet jo të mira, duke iu referuar videoklipit të parë të këngëtares atraktive nga Shqipëria, Ronela Hajati.

“Mala Gata” quhet kënga dhe ka një video që duket për pak minuta si një film, ndërsa këngëtarja puth me të vërtetë në këtë video, gjë që këngëtaret e tjera më parë nuk e bënin ose nuk e futnin këtë pjesë në video për ta parë të gjithë.

Por, kënga po pritet shumë mirë dhe po komentohet shumë dhe, si duket, vetë Ronela ka dashur të vijë kështu me kaq komente, pasi ishte video e saj e parë. M. GJ.

Kete here Mihrie Braha, rreshqet ne veshje

Të gjitha koleget e saja ishin munduar që të vishnin fustanin më të mirë dhe ti kushtonin rëndësi një balloje që kishte menduar RTV21 në 15 vjetorin e krijimit.

Ne zbuluam këtë foto ku Mihria Braha është dukur e lumtur, por jo e veshur komode dhe kundrejt zonjave të tjera të skenës duke nisur nga Shkurte Fejza e deri te më e vogla Dhurata Ahmetaj, i kishin kushtuar shumë rëndësi veshjes.

Mihria dukej sikur po shkonte në një kafe me miqtë e saj, ndërsa bashkëshorti i saj të paktën ishte veshur pak më mirë.

Nuk dihet se pse Mihria që shquhet për dukje dhe krahasohet me ato femrat që e ka ndalur kohën jo vetëm në trup, por edhe duke ecur me modën, i ka rrëshqitur kjo gjë në veshje./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
This time Mihrie Braha, slips into gear

All her colleagues were trying to wear the best dress and paying attention to a RTV21 dancers who had thought the 15 year anniversary. We found this picture where Mihria Braha seemed happy, but not comfortable wearing and against other ladies scene Chris starting up the smallest Gifts Ahmetaj, had given much importance dress.

Kompania “On Air” le me gishta ne goje kengetaret

Dhe telashet nuk kanë të sosur për artistët që menduan se puna e tyre të paktën po shpërblehet nga ana e kompanisë që i administron këngët e tyre duke i hedhur videot në kanalin e Youtube.

Nuk e dimë se si i kanë punët kompanitë e tjera, por mësojmë nga shumë këngëtarë të cilët nuk kanë dëshirë të flasin se po kanë probleme dhe ka disa muaj që nuk marrin asnjë cent nga kompania “On Air”.

Madje shumë prejt tyre janë duke mos i besuar kësaj kompanie dhe duan të largohen prej saj, për t’iu adresuar ndonjë kompanie më të sigurt, dhe që i del zot atyre./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
The company "On Air" leaves with fingers in mouth singers

And the troubles keep coming for artists who felt that their work was rewarded at least by the company that administers their songs throwing videos on Youtube channel.

Kleoniki, 16-vjecarja qe synon boten e modes...

Kleoniki Delijorgji
Niki: Do doja te sfiloja per “Victoria’s Secret”

Kleoniki Delijorgji vjen me foto shume sensuale

Miss-i i vitit me dy kurora dhe eshte vetem 16 vjece. Kleoniki Delijorgji, e perzgjedhura e vitit 2012 si “Miss Shqiperia” e “Miss Globe”, rrefen jeten e nje vajze qe i jep rendesi kohes, dashurise dhe ambicies per karriere ne mode e per te prekur sfilatat e “Victoria’s Secret”. Ne kete interviste zbulon sekretet e harmonise shpirterore dhe prioriteteve qe ka ne jete jo si nje vajze thjesht e bukur.

Niki, sapo ke realizuar nje set sensual fotografish, duke u rikthyer ne vemendjen e publikut pas dy kurorave te bukurise “Miss Shqiperia” e Miss Globe” vitin e kaluar. Aspiron tashme boten e modes?

Po, dhe fotot qe kam realizuar me agjencine “Bindi Model” jane bere per nje reviste dhe normalisht per book-un tim si modele.

Je ende nje miss ne fuqi, si po e shijon kete vit te vecante per ty dhe cfare ofertash ke marre deri tani ne fushen e modes?

Gold AG dhe Nora Mucaj i japin fund lidhjes...

Gold Ag ndahet nga Nora

Nuk ka ecur ashtu sic eshte menduar lidhja e tyre, nderkohe qe puna, bashkepunimet dhe koncertet po i shkojne si mos me mire. Fjala eshte per reperin e njohur kosovar, Gold Ag dhe kengetaren e aktoren Nora Mucaj, te cilet kane qene ne nje lidhje me njeri-tjetrin, por qe vetem pak dite me pare kjo lidhje eshte prishur. Nuk mund te themi se arsyeja eshte largesia, pasi reperi me emrin e vertete Arian, udhetonte shume ne diaspore ku jo vetem kishte mundesi te kendonte, por edhe te rrinte me teper me te dashuren e tij qe jetonte atje. Por shpesh ndodhte per arsye muzike edhe per te takuar te dashurin e saj, Nora vinte ne Prishtine. Ditet e fundit, Nora eshte pare ne krahet e Ermal Merdanit, djaloshit te “BB5”, por kete here vetem per videon e saj me te re qe e ka realizuar ne Tirane, dhe qe misterin e ka kerkuar vete ajo, ndersa Goldi eshte pare ne bashkepunim me nje kengetare te re, Zana Kuci. Sic duket, edhe ne kete rast ajo thenia se veshtire qe dy kengetare te jetojne gjate se bashku, rezulton se eshte e vertete.

Ermal Merdani: Kete vit, e mendoj nje femer si fituese te Big Brother-it...

Ermal Merdani
Ermal Merdani: Finalistet sipas meje

Tashme i ka hyre politikes dhe po perjeton ethet parazgjedhore te 23 qershorit. E, si nje finalist i “BB5”, Ermali ne pozicionin e opinionistit te kesaj loje qe e ka provuar dhe vete, komenton per lojen e banoreve te “BB6” ciftet e krijuara ne shtepi dhe cilet jane finalistet sipas tij

Loja e “BB6″ ka hyre ne nje faze te nxehte, ti si po i sheh lojtaret nga jashte?
Eshte normale qe tani loja ka hyre ne nje faze te nxehte, sepse kane mbetur dhe tri jave nga finalja. Secili tani po kalkulon te gjitha veprimet qe ka bere gjate ketyre javeve dhe po fillon te luftoje fort, dikush mire, dikush me strategji te piste. Pra, eshte loje e, si e tille, te gjitha priten.

Loja e kujt te duket vertet e forte brenda ne shtepi dhe cili prej banoreve shtiret?
Te gjithe me duken te shtirur ne loje, per vete faktin qe kane hyre me sekrete. Ky fakt do te thote qe ata jane pergatitur qe nga jashte per ate cfare do te bejne ne shtepi, duke e rregulluar dhe me situatat qe do krijohen aty brenda.

Big Brother: Vigani eliminohet... [VIDEO]

“Big Brother”, Vigani le shtepine

Vigani nuk do te kete me mundesine qe te fitoje cmimin e madh prej 100 milione lekesh dhe mundesine per t’u shnderruar ne fituesin e edicionit te gjashte te “Big Brother”, pasi me votat e publikut, ai u detyrua te braktiste shtepine me te famshme ne Shqiperi ne spektaklin e madh te se shtunes.

Ne nje prej serive me emocionuese, Vigani humbi ne perballjen me tre banore te tjere te nominuar, Anaidi, Rikja dhe Eldora, te cilet vazhdojne endrren e tyre drejt suksesit perfundimtar.

Nderkohe, te nominuarit per javen e ardhshme, kur do te zhvillohet edhe gjysmefinalja e madhe e ketij edicionit te gjashte te “Big Brother” jane Elona, Iliri, Shpendi, Anaidi dhe Rikja.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online