All articles are translated into english via Google. For english version of the article click on "Read More" link... Please note, "Thashetheme" is albanian word for gossip.

Saturday, 8 June 2013

Elhaida dhe Cocciante, pritje madheshtore ne Shkoder....

Shkoder, pritje e vecante per Elhaida Danin dhe Ricardo Cocciante

Kengetarja e talentuar shkodrane, Elhaida Dani, fituese e “Voice of Italy” dhe kantautori i njohur italian, Ricardo Cocciante, kane udhetuar sot drejt qytetit verior te Shkodres, vendlindjes se Danit, aty ku ajo u formua dhe u rrit si kengetare. Ne ceremonine e organizuar ne sheshin e pedonales perpara Bashkise, krahas nje numri te madh te qytetareve shkodrane, mesuesve dhe pedagogeve te shkolles se mesme artistike “Prenke Jakova” ku studiuoi Elhaida etj, e pranishme ishte edhe Kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli, si dhe kandidatet e tjere per deputete te Partise Demokratike per Qarkun e Shkodres.

Joana pas ndarjes nga Anaidi, perfundon ne spital...

Joana e “Big Brother”: Si perfundova ne spital nga stresi, Anaidi me shfaqi shenja pendese

Ashtu sic ka ndodhur edhe vitet e kaluara, kur ulet sipari i nje edicioni te “Big Brother”, hapet sipari i post “Big Brother”, nje larmi e madhe ngjarjesh qe na shoqeron deri diku rreth vjeshtes. Po historia e Joanes me Anaidin, deri kur mund te zgjase, apo sic tha vete ai, ne “Fan’s Club”, ajo tashme ka marre fund? Duket se jo. Te pakten keshtu na rrefen Joana ne nje bisede per gazeten tone. Ja cfare na tregon ajo:

Si e more lajmin qe Anaidi deklaroi qe nuk e kishte ndermend te vazhdonte lidhjen?
E degjova nga ekrani. Une e pashe sjelljen e tij nje nate me pare, natyrisht edhe ftohtesine e prinderve te tij kundrejt meje dhe mendova te mos shkoja ne “Fan’s Club”. Thashe t’ia bej me te lehta gjerat Anaidit, meqe nuk ka burreri te m’i thote gjerat ne sy.

Elhaida dhe Cocciante ne Shqiperi, vazhdojne pritjet dhe nderimet zyrtare... [VIDEO]

Fituesja e “The Voice of Italy” ne Shqiperi

Vazhdojne pritjet dhe nderimet zyrtare per Elhaida Danin dhe kantautorin Riccardo Cocciante.

Presidenti i Republikes Bujar Nishani i akordoi zerit te njohur te muzikes italiane titullin “Naim Frasheri” me motivacionin: Si nje artist mbareboteror, mik i shquar i Shqiperise, i cili ka kontribuar ne promovimin dhe lartesimin e talenteve dhe vlerave te tyre shpirterore"

"Zoti Cocciante, ju e shoqeruat Elhaiden tone te dashur ne majat e suksesit, te suksesit te kultures, te artit, te muzikes, te talentit. Por kultura, muzika e kengetareve italiane, midis te cileve edhe ju, ka nje vend te vecante midis shqiptareve dhe Shqiperise", tha presidenti Nishani.

Sonte finalja e Top Fest 10... [VIDEO]

Finalja e Top Fest 10

Ka mberritur ne finale Top Fest, festivali qe mbledh zerat shqiptare kudo qe jane. Te shtunen mbrema garimi perfundimtar dhe nje spektakel me shume surpriza, prezantuar nga Ledjon Lico dhe Marina e Luana Vjollca.

Ledjon Lico, prezantues: Fakti i te qenit ne edicionin e dhjete te Top Fest, edhe mua po te ma thoje 10 vite me pare nuk do ta kisha besuar kurre, aq me teper si prezantues. Une edicionin e pare e kam ndjekur edhe si publik, por edhe si pjese. Pole Position ishte i lidhur ne ate kohe me Top Fest dhe kam qene i lidhur ne nje fare menyre brenda, pastaj ne edicionin e dyte ne prapaskene dhe bashke me to cdo vit e cdo vit.

Revista PANORAMA PLUS - 8 Qershor 2013

Revista PANORAMA PLUS
Revista PANORAMA PLUS, 8 Qershor 2013
  • Video Festi muzikor, triumfon Flori. Elvana & Nora, pa te brendshme. Beqaret e tapetit te kuq nuk kane kuraje te prezantojne partneret. Tuna dhe suksesi i "zogut" te saj. 
  • Joana: Si perfundova ne spital nga stresi, Anaidi me shfaqi shenja xhelozie dhe pendese
  • Elones i thyhet zemra na Rike, krijohet hendeku mes dy vajzave te perfolura te "BB"
  • Merr fund martesa e Almes dhe Shkelqimit te "BB4". Shkelqimi: Kishim divergjenca, nuk mbajme inate dhe meri per hir te vajzes 8-muajshe
  • Ilir Beqiri: Ja pse nuk duhej te fitonte Anaidi. Rikthehem pergjithmone ne Shqiperi, planet pas "Big Brother", per karrieren dhe Anisen
  • Ariani dhe Joana rregullojne marredhenien
  • Ish-banoret drekojne per here te pare jashte shtepise
  • Shperthen Shpendi pas daljes nga BB, i fut duart Jonildes

Revista BLUETOOTH - 8 Qershor 2013

Revista BLUETOOTH
Revista BLUETOOTH, 8 Qershor 2013
  • Flori Mumajesi: Cmimi i pare si kengetar, me la pa fryme
  • Videofest: Femrat VIP zbulojne pjeset intime
  • Adrian Gaxha dhe perballja me Florin
  • Soni Malaj, martohet ne Tirane: Vajza gezonte per "dasmen" tone. Fustani qe kisha enderruar!
  • Ardit Gjebrea, feston 50-vjetorin ne Rome, dhurate vetes nje "BMW X5"
  • Liri Berisha, puthje e perqafime me Ciljeten e Irsa Demnerin
  • Zbulohet biznesi i ri i Alketa Vejsiut. Show girl-i sjell stilisten e princeshes Kate ne Shqiperi
  • Dj Blunt: Me Dafina Zeqirin me shume se miq, por jo te dashur
  • Renis Gjoka fiton "Netet e Klipit Shqiptar". Triumfon bashkepunimi me Edmond Tupen dhe "Cek Production". Videoklipi dhe kenga fituese, mesazh per femijet autike
  • Surprizat e "Geraldines". VIP-at qe nderuan "Geraldina Sposen"
  • Anaidi: Ishte fitore morale, s'me interesojne leket. Kjo eksperience me tregoi se mund te jem lider.
  • Joana ne spital, pas ndarjes nga Anaidi

Friday, 7 June 2013

Kaltrina Selimi shkelqen ne VFM, por nuk vleresohet

E veshur me një fustan të bardhë por këtë herë pa shoqërinë e bashkëshortit të saj, Dritonit, ajo është shfaqur në tapetin e kuq në ‘Videofestin Muzikor 2013”.

Këngëtarja Kaltrina Selimi ka qenë e nominuar disa herë në këtë event, por që fatkeqësisht organizatorët dhe ata që vendosin për cmimet sipas qefit nuk e kanë vlerësuar këngëtaren simpatike.

Por sa herë shfaqeshin sekondat nga klipi i saj, të gjithë në sallë duartrokisnin për Kaltrinën, madje ishte befasi që të paktën në ‘Best Style”, në vend që të vlerësohej ajo, cmimi fluturoi te Jehona Sopi, ku kënga e kësaj të fundit nuk kishte të bënte për një kategori të tillë.

Por ajo që duhet thënë është se Kaltrina ka shkëlqyer me praninë e saj në këtë Videofest./Maksim Gjokaj/

Burimi: TeksteShqip
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Selimi Kaltrina shines VFM but no awards

Wearing a white dress, but this time without the company of her husband, Driton, she appeared on the red carpet at the 'Big Brother Music 2013 ". Aegis Kaltrian singer has been nominated several times in this event, but unfortunately the organizers and those who set prices according to shroud këngëataren not have considered charming.

Jehona Sopi, e veshur me trëndafila

Këngëtarja Jehona Sopi i është rikthyer pranisë nëpër evente dhe nuk kishte si të mungonte ajo në “Videofestin Muzikor 2013’.

E veshur me një fustan me lule përkrah bashkëshortit të saj, ka kaluar nëpër tapetin e kuq, ndërsa në këtë event është vlerësuar për “Best Styling”, por nuk e dimë nëse organizatorët e VFM e kishin fjalën për veshjen e asaj mbrëmje, apo për atë që shihet në baladën e saj të bukur “Unë do ti laj këmishat e tua”.

Ndërsa fustani i saj i veshur në këtë event ishte punuar si gjithmonë nga Valdrin Sahiti, ku ky i fundit ishte edhe stilisti kryesor i kësaj mbrëmje, megjithëse femrat e tjera të show-bizit kishte nga ato që ishin veshur edhe më bukur dhe origjinale, ato nganjëherë nuk guxonin të flisnin për veshjen e tyre, përvec Elvanës e cila me zgjuarsi dhe kritikë duke dëgjuar vetëm emrin e stilistit tha se se fustanin e kishte qepur vetë./Maksim Gjokaj/

Burimi TeksteShqip
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Jehona Sopi, lined with roses

Wednesday, 5 June 2013

Flori, i kenaqur qe me ne fund triumfon si artist...

Flori: Me ne fund po fitoj si artist

Flori Mumajesi eshte i kenaqur qe me ne fund ai fiton nje cmim ne cilesine e artistit, dhe jo ate te producentit dhe kompozitorit.

Kengetari nga Shqiperia se fundi me shume njihet si kompozitor per kenget qe prodhon per te tjeret dhe te cilat fitojne cmime te shumta neper festivale dhe ceremoni, se sa per kenget qe ia ben vetes.

Por, realizimi i tij “Pa jete” triumfoi mbreme ne Videofestin muzikor, duke u shpallur videoklipi me i mire, per te cilen i kenaqur eshte shprehur edhe vete “artisti”.

“Pas kaq kohesh qe prodhoj muzike per te gjithe artistet, vleresohem edhe une kete here si ata, dhe jo si kompozitor/producent i vleresuar me nje cmim te pare ne 16 vite muzike dhe pune. Ajo qe me mbush shpirtin me motive jeni gjithmone ju. Ju do Flori”, ka shkruar ai ne profilin e tij ne Facebook.

Video Festi Muzikor 2013: Cmimet!

Triumfon Flori

Videoklipi i kenges “Pa jete” nen interpretimin e kengetarit nga Shqiperia, Flori Mumajesi, eshte fituese e edicionit te 10-te te Videofestit muzikor.

Organizimi kishte ndryshime nga herat e kaluara. Pas parakalimit ne tapetin e kuq, ku dalloheshin kengetaret tona me dukjen e tyre glamuroze, me pas ishte radha per ndarjen e cmimeve.

Salla “1 Tetori” ishte e mbushur nga fytyrat prominente, te cilat u argetuan ashtu sikurse te gjithe shqiptaret nga performanca te ndryshme dhe nga nje prezantim i shkelqyer i udhehequr nga Benet Kaqi.

Grupi “Marigona” iu rikthye skenes duke perfomuar nje prej kengeve te reja, teksa performance te zjarrte bene edhe Adrian Gaxha dhe Floriani qe kenduan hitin e tyre “Ngjyra e Kuqe” bashke me kengen e re “Kjo Zemer”.

Tuesday, 4 June 2013

Dafina i thote ‘jo’ Videofestit

Flitet se këngëtarja Dafina Zeqiri është në Amerikë dhe i ka thënë “jo” pjesëmarrjes në Videofestin Muzikor 2013.

Nuk dihet arsyeja por le të themi se është shumë larg dhe nuk vjen dot, apo cfarë ka ndodhur, megjithëse ajo është e nominuar dhe vitin e kaluar ishte mbretëresha e këtij eventi.

Nga disa burime të tjera mësojmë se edhe një tjetër këngëtare e famshme shqiptare nuk do të jetë sonte në VFM, kjo është Genta Ismajli.

Ndërsa po ashtu flitet se këtë vit do të shkojë cmimi kryesor te një artist/e nga Kosova, por edhe Flori Mumajesi do të ketë cmime të shumta./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Dafina says 'no' Videofestit

Hevzi Kumanova, kengetari me i kerkuar i Diaspores

Zërin dhe praninë e tij e dëgjon dhe e shikon kudo, pasi ai është këngëtari më i kërkuar në mbrëmjet e Diasporës.

Është fjala për këngëtarin simpatik dhe me zë të vecantë Hevzi Kumanova, i cili në rrëfimin e tij për ne tregon se po bashkëjeton me muzikën ka 12 vjet dhe ndjehet shumë mirë kur përkrahet nga shumë njerëz të cilët e duan muzikën që ai bën.

Hevziu ka lindur në Kumanovë, por ka 6 vite që jeton në Genevë të Zvicrës, ndërsa deri më tani ka një album me këngë të bukura ndërsa është duke punuar tre këngë të reja që pritet të vijnë gjatë këtij viti për ty kthyer në hite të muzikës shqiptare, ku këto këngë janë të punuara nga muzikantët Xheni dhe Artan Kastrati.

Këngëtari 28 vjecar jo vetëm në Diasporë është më i kërkuari, por ai gjatë pushimeve kthehet në vendlindje ku është i ftuar nëpër dasmat dhe gëzimet familjare. Hevziu tregon bashkëpunon me të gjithë muzikantët dhe përshtatet me ta, por gjithmonë e shoqëron tastieristi (sintashi) i tij Eroll Ganiu.

Ne donim të dinim se me cilën prej artisteve femra do të donte të kishte një duet, por morën si përgjigje që artisti ka menduar, por ende nuk ka një emër.

Reperi MERKS nga Anglia vjen te Rovena Stefa

Ai është nga Tropoja, por ka vite që jeton dhe bën rep në Angli. Kishte dëgjuar për kompaninë “Te Rovi” nga këngëtarja Rovena Stefa dhe ka kontaktuar për të realizuar videoklipin e këngës së tij më të re pikërisht në Prishtinë.

Kënga mban titullin “S’po ma nin’dhe reperi njihet me emrin e muzikës MERKS, ndërsa video që është xhiruar në disa pjesë të Kosovës nga produksioni i artistes do të jetë së shpejti në televizionet shqiptare. Ne ju sjellim një foto nga xhirimet e videos.

Ky është klipi i dytë që vjen nga produksioni filmik i Rovena Stefës, pas atij “Hajde ti” kënduar nga vetë këngëtarja dhe këngëtari i ri Elton./Maksim Gjokaj/

Fjolla dhe Besiana, mikeshat seksi

Një nga mikeshat e saja më të mira që nuk ka munguar në promovimin e videos më të re “Ku mbeti dashuria” të Big Mamës, ka qenë edhe këngëtarja Fjolla Morina.

Madje e  veshur tepër seksi ajo jo vetëm ia ka uruar këtë rikthem të bukur Besianës, por edhe e ka zbukuruar këtë festë ku të dyja janë dukur mjaft seksi.

Kënga më e re e sapo lancuar e Big Mamës është pritur shumë mirë, ndërsa Fjolla shumë shpejt pritet të sjellë dicka të re gjithmonë nën firmën e Flori Mumajesit./Maksim Gjokaj/

- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Fjolla and Besiana, sexy girlfriends

One of her friends her best to not miss videos promoting the new "Where is the love" of the Big Mame, was the singer Maja Morina. Even more sexy wearing it not only congratulated the Besiana rikthem beautiful, but also has decorated this holiday where both are showing enough sexy.

Soni Malaj, martohet edhe ne Tirane

Ajo si duket ka qenë ylli i mbrëmjes organizuar nga “Geraldina Sposa” në Tiranë, mbrëmjen e së hënës në një nga ambientet më të bukura të kryeqytetit shqiptar.

Po flasim për këngëtaren Soni Malaj, e cila është veshur me fustanin e nusërisë gjatë kësaj sfilate dhe papritur është ngjitur edhe bashkëshorti i saj i veshur me kostumin e dhëndërrit Mirko, ndërsa një përfaques i bashkisë së Tiranës ka shënuar këtë datë si kurorëzim të ciftit simpatik.

Kështu nga sot Soni dhe Mirko edhe ligjërisht janë të martuar në Tiranë.

Trashëgimi edhe jetë të gjatë për ciftit, e kurorëzuar në një atmosferë të tillë, ndërsa ne ju sjellim edhe këtë foto të mbrëmjes ku shihet cifti më i lumtur se kurrë dhe natyrisht plot emocione./Maksim Gjokaj/

Shqiptarja Breanne Benson, ne maje te listes se p***stareve me te mira ne bote...

Shqiptaret me te miret dhe ne p***

E vertete qe Shqiperia vetem nje p***stare ka, ama ate qe e kemi e kemi tamam!

Sipas revistes se njohur amerikane "Complex", shqiptarja Breanne Benson (emri artistik), eshte e tetembedhjeta ne listen e njeqind p***stareve me te mira ne bote!

Breanne ne karrieren e saj dhjete vjecare p***grafike ka bashkepunuar me studiot me te njohura te industrise p*** si "Digital Playground", "Hustler Video", "Brazzers" etj.

Filmi i saj me i fundit titullohet "Grand Theft Auto: XXX Parody". Normale qe e kemi pare! Shume film i bukur! Breanne interpreton shume mire. E ka qa! /elbino/revista albaniac/

Indrit Mesiti, si lindi kenga "Cicat"...[AUDIO]

Indrit Mesiti
Indrit Mesiti: Si lindi ‘himni’ i sutjenave

Indrit Mesiti, i njohur ndryshe si lideri i grupit “Qelbanix”, ka provokuar keto dite gjithe perdoruesit e rrjeteve sociale me kengen e tij me te re, nen titullin “Cicat”, e cila ka arritur brenda nje jave afro 70 mije klikime ne Youtube. “Mendoj se shume vajza marrin nje formim klishe qe ne femijeri, ku puthjet ne cift konsiderohen si hyjnore dhe se ato masin sasine e dashurise, ndersa seksi konsiderohet me banal dhe ka te beje me te perfituarit ftohtesisht nga trupi i tjetrit. Une mendoj qe nuk ka asnje ndarje te tille per te shprehur fizikisht afeksionin per nje person qe te pelqen, dhe pikerisht kenga “Cicat” shpreh frustrimin e sinqerte te nje djali qe nuk e ka kete klishe ne mendje”, - thote kantautori kur e pyesim mbi fabulen e kenges. Teksti i kenges, megjithese me permbajtje vulgare, eshte kthyer ne nje himn per “Facebook”-un, ku shprehja ‘hiqi sutjenat’ eshte me e perdorura e momentit… Ne kete interviste per “Bluetooth”, Mesiti rrefen se si lindi kenga dhe arsyeton mungesen e tij te gjate ne skenat muzikore…

Monday, 3 June 2013

Elhaida shqiptareve: "Keep Calm", nuk do merrem me politike...

Elhaida Dani "qeteson" shqiptaret: Nuk do merrem me politike

Shqiptarja Elhaida Dani pas triumfit ne “The Voice of Italy” nuk ka dhene asnje interviste per mediat shqiptare pasi ndalohet nga produksioni i Rai-t.

Por kengetarja ka zgjedhur Facebook te falenderoje shqiptaret per besimin tek ajo madje shprehet e kenaqur qe ka marre urime nga persona qe nuk e mendonte kurre se do e telefononin.

“Faleminderit! Faleminderit me zemer per cdo urim dhe mbeshtetje nga fillimi e deri tani... Po kaloj disa momente shume te bukura. Kam marre urime nga njerez qe nuk mendoja ndonjehere me te cilet do Kisha mundesine te komunikoja. Ashtu sic falenderova Italine te enjten qe besoi ne mua, ashtu falenderova dhe Shqiperine time ne shqip ''Faleminderit''. Faleminderit dhe nje here dhe me falni shume qe nuk kam arritur te kthej pergjigje te gjitheve. Nje perqafim te sinqerte Elhaida”, shkruan Dani ne rrjetin social Facebook.

Ana Kabashi, triumfon ne Bullgari... [VIDEO]

Ana Kabashi triumfon ne festivalin ‘’New Music’’ ne Bullgari

Kengetarja shqiptare Ana Kabashi me ftese nga shteti Bullgar ishte prezente ne festivalin tradicional ‘’New Music’’ ne Bullgari.

Me gjithsej 100 kengetare te rinj pjesemarres, Ana triumfon bindshem, duke arritur te fitoj cmimin e pare.

Paraqitja ne festival ishte me interpretime live, ku Ana prezanton shtetin e Kosoves ne dy netet e festivalit ‘’New Music’’ .

Ana naten e pare e filloi me nje kenge ne gjuhen shqipe nga Elvana Gjata ‘’Me ty’’ dhe naten e dyte vazhdon me kengen nga Beyonce ‘’Sweet Dreams’’.

Vali Corleone pergaditet per nje videoklip

Djaloshi nga Gjilani i njohur me emrin Vali Corleone, nuk e ka lënë nisjen e muzikës vetëm me një këngë.

Ne mësojme se i ashtëquajturi Princi do të realizojë jo vetëm këngë që tashmë e ka gati në audio, por do të udhëtojë në ditët e para të qershorit për në bregdetin e Ulqinit për të realizuar një video nga produksioni kosovar ‘Urban Graphics”, ku natyrisht do të ketë muzikë house, ndërsa teksti do të jetë i shkurtër e në stilin e tij, duke përdorur edhe disa nga shprehjet e tij unike.

Urojmë ti ecë mirë kjo këngë, duke ditur se djaloshi ka fituar ende simpati të madhe nga shumë fansa që duan të dijnë për jetën e tij të jashtëzakonshme, ndërsa vetë Vali në FB e tij kishte shkruar se duhet të presin fansat një cunam të madh që po vjen, duke iu referuar këngës së tij më të re./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Vali Corleone prepared for a clip

Sheila, shume hot ne klipin e saj te pare...

Sheila HaxhirajSheila publikon klipin e pare dhe shfaq anen e saj agresive

Fituesja e pare e “X Factor Albania” 1, Sheila Haxhiraj, sapo ka publikuar klipin e saj te pare “Vec fillimi”[VIDEO], ku shfaqet pa kacurrelat e zeza qe e identifikojne, nderkohe qe ka realizuar nje set te vecante fotografish, ku shfaqet agresive. Duket se kengetarja e re ka lene menjane profilin e vajzes delikate, ashtu sic u prezantua ne “X Factor”, pasi ndihet me mire si femer e eger, e veshur me lekure te zeze, geta rrjete dhe shpesh duke tymosur cigare. Para disa muajsh, ajo realizoi nje set tjeter fotografish ku shfaqej me puro ne dore. Nuk eshte rastesi kjo prirje e saj per t’u shfaqur e guximshme, pasi 18-vjecarja e ka pohuar qe rryma muzikore qe ajo preferon eshte pikerisht R&B. Pasi fitoi kupen e “X Factor”, Sheila deklaroi se ishte duke punuar per daljen e saj te pare, qe eshte pikerisht ky klip, nje kenge e kompozuar nga muzikanti i ri Mario, i njohur si Big Boss.

Mania e Bleones per t'u shfaqur para njerezve me fame...

Bleona kesaj here tenton t’i afrohet Di Caprios

Gjithmone e me shume kengetarja Bleona Qereti, e cila po punon ne albumin e saj ne SHBA, tenton t’u afrohet qofte edhe per nje foto yjeve boterore, ne kete rast Leonardo Di Caprios. Bleona, e cila eshte e pranishme edhe ne Europe, eshte fotografuar ne nje moment qe tentonte t’i afrohej aktorit hollivudian, i cili se fundi u perfol per fotot ne plazh me Aferdita Dreshajn. Bleona ka qendruar ne Kane, ku ka marre pjese ne mbremjen gala “Amfar”, e cila organizohet per bamiresi, me qellim mbledhjen e fondeve per sherimin e semundjes se AIDS-it.

Mirjeta e BB4: Ja pse perfundoi martesa...

Mirjeta e “BB4” flet pas ndarjes: Pse perfundoi martesa ime pas 9 muajsh

Nje martese qe zgjati vetem 9 muaj ajo e Mirjeta Bajramajt, ish-konkurrentes se “BB4”, e cila kishte ardhur nga Londra. Pas disa tentativave per t’u rikthyer pergjithmone ne Shqiperi, arsyeja pse ajo kishte marre pjese ne nje reality show te tille, Mirjeta vendosi te rikthehej serish ne Londer, ku dhe krijoi lidhjen e saj me djalin nga Kosova, Burim Fejzullahu. Lidhja e tyre u finalizua shume shpejt me nje ceremoni madheshtore martese, qe Mirjeta preferoi ta organizonte ne Shkoder, ndersa kishte ftuar edhe miqte e saj te te gjitha edicioneve te “BB”. “Panorama Plus” botoi te shtunen e kaluar lajmin e ndarjes se saj nga bashkeshorti, nje martese qe zgjati vetem nente muaj.

Jonilda pas nderhyrjeve estetike, josh ambasadorin amerikan...

Jonilda pasi ben gjoksin dhe hunden, takohet me ambasadorin Arvizu

Ambasadori amerikan, Aleksander Arvizu, ka qene i zgjedhuri i Jonildes se “Big Brother” per te bere nje fotografi me te dhe per te treguar me mire hiret pas dy nderhyrjeve estetike. 25-vjecarja e “Big Brother 6”, e cila beri nje kompromis me veten e produksionin e “BB” per te bere nderhyrje estetike ne gjoks gjate diteve qe ishte ne loje, duket se po i shijon mire ditet ne Tirane, edhe pse nga “BB” u eliminua shpejt. Pas gjoksit, ajo beri nderhyrje edhe ne hunde qe, sic duket edhe ne foto, ka ende shenjat e traumes se pas operacionit. Jonilda nga Puka eshte fotografuar here pas here ne club-et e nates ne Tirane, ndersa argetohet me shoqerine. Ajo po e eksploron tani Tiranen, pasi prej 10 vjetesh ajo jeton e punon ne Parma te Italise, ku ushtron prej shume kohesh profesionin e laborantes dentare. Ajo hyri ne “BB” duke u prezantuar si nje vajze shume e hapur dhe qe jeton momentin.

Elsa Lila, ne jurine e X-Factor?

Elsa Lila
Keto jane thashethemet qe qarkullojne per kengetaren e njohur Elsa Lila.

Sipas burimeve jo zyrtare kemi mesuar se Elsa Lila eshte ne bisedime e siper per te qene pjese e jurise kryesore ne sezonin e ri te X-Factor.

Marreveshja ende nuk eshte finalizuar, por ne kemi mesuar se kengetarja ka qene ne Tirane ku ka biseduar me producenten Grabocka dhe nese Elsa do te pranoje, atehere ajo do te jete me afer publikut shqiptar, madje duke punuar dhe duke dhene eksperiencen e saj kengetareve te rinj.

Elsa Lila prej disa vitesh i mungon skenave te muzikes, sidomos pasi u be nena e nje vajze. Jeta e saj se fundmi duket komplet e shkeputur nga muzika dhe arti.

Urojme qe ky lajm per kengetaren e njohur te jete i vertete dhe Elsa te kthehet tek publiku i saj.

Aferdita Dreshaj: Aventurat e mia ne Turqi...

Aferdita ne klipin e kengetarit turk
Jam single, nuk kerkoj dashuri

Aferdita Dreshaj tashme eshte nje nga vajzat shqiptare me te kerkuara e te komentuara ngado. Keto kohe ka qene shume prezente ne Tirane. I pelqen te rrije ne Tirane dhe ndihet si ne shtepine e saj. Kurioziteti per bukuroshen Dreshaj eshte i pashmangshem, pas lajmit per ndarjen e saj nga Shpat Kasapi. Nje lidhje e gjate, e bukur dhe e konsoliduar qe mori fund krejt papritur. Shkak u bene fotot e botuara ne tabloidet e huaja, ku Aferdita shfaqej krah Leonardo di Caprios, edhe pse kete gje asnjeri nga te dy nuk e ka pranuar. Sipas Shpatit, lidhja kishte disa kohe qe nuk funksiononte, ndersa Aferdita nuk do te flase per kete pjese. Mjaftohet te thote se ndihet e lumtur, ka nje jete plot aktivitete dhe angazhime, por per Shpatin nuk do t’ia cekesh fare. Ka ndryshuar ne kete pike, sepse dikur fliste pa problem ne media per lidhjen me Shpatin, tani asgje, heshtje. Keshtu ka zgjedhur, edhe pse me te ka shume per te folur. Eshte teper e kerkuar ne Turqi, shume shpejt do te jete ne klipin e nje kengetari turk, ka bere nje kenge qe flet per jeten e saj tani dhe ka ne plan te lidhe 2 kontrata shume te rendesishme modelingu.

Anaidi: Me Joanen e kam mbyllur, kam nje "mikeshe speciale" jashte...

Anaid Kaloti
Big Brother uli siparin e edicionit te gjashte te tij mbremjen e se shtunes, ku mes kater finalisteve, Shpendi, Elona, Ilir dhe Anaidi u shpall fitues ky i fundit. Kater finalistet ishin ne qender te vemendjes per te sqaruar rrugen e tyre deri ne finale mes zenkave, thashethemeve dhe afrimiteteve mes njeri-tjetrit.

Anaid: Me Joanen e kam mbyllur. Kam nje “mikeshe speciale” jashte. Fituesi i Big Brother foli per rrugetimin dhe strategjine e ndjekur prej tij. Anaidi: Une se kam shprehur asnjehere aty brenda qe jam me i miri. Cdo gje e kam bere hap pas hapi ne ate shtepi. Nuk kam menduar per lidhje apo dashuri aty brenda, por vetem per nje paraqitje te fuqishme aty brenda.

Sunday, 2 June 2013

Papush Sadiku kendon ne “Miss Diaspora”

Mes shumë artistëve të cilët do të këndojnë në eventin e madh të bukurisë shqiptare “Miss Diaspora” mësojmë se do të jetë me një këngë të rij të re e të bukur edhe këngëtari simpatik Papush Sadiku.

Kënga mban titullin “A më len pak” dhe do ta prezantojë për herë të parë në këtë spektakël, i cili do të mbahet në mbrëmjen e 8 qershorit në diskon e madhe “Golden Time” në Neuss të Gjermanisë, organizuar nga Enver Idrizi.

Kështu të gjithë fansat e Papushit do të kenë mundësinë që të jenë në këtë natë edhe për këngëtarin e tyre të preferuar./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Papush Sadiku sings in "Miss Diaspora"

Among the many artists who will perform at the big event of the Albanian beauty "Miss Diaspora" learn to be a new song reformatories the beautiful and charming singer Papusha Sadiq.

The song is entitled "A few more leaves" and will present for the first time in this show, which will be held on the evening of June 8 big disco "Golden Time" in Neuss, Germany, organized by Enver Idris. So all Papushi fans will have the opportunity to be on this night for their favorite singer. / Albavipnews /

Tiri Gjoci, rockeri i "Zemerthyer": Si u bera i njohur per nje dite...

Tiri, rockeri i “Zemerthyer”: Famen qe s’e mora dot per 6 vjet, e fitova per nje dite

Rockeri 19-vjecar, Tiri Gjoci, qe kendon se bashku me Dr. Florin ne klipin me te perfolur te javes “Zemerthyer”, tregon per emocionet e fames se menjehershme. I zgjedhuri i Dr. Florit dhe Ermal Mamaqit per kete rebelim artistik ndaj politikes, ai tregon se si u be i njohur per nje dite, edhe pse kendonte prej gjashte vitesh me grupin e tij “Bon, bon Band”.

Je nje artist i ri dhe ke marre fame te menjehershme pas debutimit ne klipin “Zemerthyer” se bashku me Dr. Florin. Si u gjende ti ne kete projekt?
Mund te konsiderohem artist i ri relativisht, pasi kam me teper se 6 vjet qe merrem me muzike si solist i “Bon Bon Band”, i formuar qe ne vitin 2007. Me Dr. Florin jemi njohur ne Festivalin e 51-te ne RTSH, dhe para disa javesh me kontaktoi per kengen “Zemerthyer”.

VJ tund skenen me "Big Fat Bass"... [VIDEO]

Vjollca VJ Abdullahu
VJ e “kalle” me kengen e re

Kengetarja tashme e njohur e skenes sone, Vjollca Abdullahu - VJ, pas disa kengeve te publikuara, ka sjelle projektin e saj me te fundit, te titulluar “Big Fat Bass”.

Kenga e re ndryshon shume nga stili i kengeve te saja te mehershme, por edhe nga stili i kengeve qe deri me sot jane punuar ne tregun tone nga e gjithe estrada.

Ajo shprehet se Kosoves i duhet nje ndryshim ne industri sa i perket stilit dhe zhanreve te muzikes, per kete arsye, sic thote ajo, “kete kenge vendosem ta bejme me ndryshe me producentet Zzap & Chriss, pra zhanrin House-Electro, me tekst nga VJ”.

Miriam Cani behet brune per 28 vjetor...

Miriam Cani
Miriam Cani feston 28-vjetorin ne versionin brune

Jemi mesuar ta shohim bionde, dhe ndaj kengetarja e njohur, Miriam Cani, ka menduar te na ofroje nje version ndryshe te pamjes se saj, ate te brunes. Artistja ka realizuar nje set fotografish, disa prej te cilave bardhe e zi, ku shfaqet me look te ndryshuar. Ajo e ka postuar foton me pamjen e re per fansat, ne profilin e saj zyrtar ne “Facebook, ku ka marre urime te shumta per ditelindjen e saj te 28-te. Kengetarja, e cila bashkejeton me Alban Skenderajn, ka pak kohe qe ka perfunduar edicionin e dyte si mentore ne “The Voice of Albania”. Fill pas mbylljes se spektaklit, ajo publikoi klipin “Ti s’e di perse”, nje balade e realizuar ne breg te nje deti te trazuar. Nderkohe qe ne lidhje me jeten e saj private, ajo dhe Albani ende nuk kane folur per nje ceremoni martese, edhe pse ndjesine e fustanit te bardhe ajo e provoi fale Lili Ismajlit, e cila e kishte perzgjedhur si imazh te fustaneve te nuserise.

Ledion Lico: "Top Fest" eshte gjithmone i njejti dhe gjithmone ndryshe...

Ledion Lico
Ledion Lico: “Top Fest 10” i njejti, por edhe ndryshe

Do te jete kumbari i finalisteve te “Top Fest 10”, ne naten jubile qe do te mbahet me 8 qershor ne “Pallatin e Kongreseve”. Per te tashme prezantimi eshte nje sport qe di ta beje mire, ndaj emocionet ne kete rast ua kalon kengetareve qe lakmojne kupen. Moderatori i “Top Channel”, Ledion Lico, flet per te preferuarit e tij ne kete gare muzikore, ndersa zbulon me shume per veten ne nje reflektim shpirteror ngacmuar nga titujt e kengeve te ketij festivali.

Je moderatori i finales se “Top Fest 10”, qe do te mbahet me 8 qershor. Cfare do te sjelle ndryshe ky edicion jubilar?
Do te jete njesoj dhe ndryshe. Nga pikepamja teknologjike, “Top Channel” ne “Top Fest” ka sjelle gjithmone fryme qe eshte ndjekur nga evente te tjera te rendesishme, brenda dhe jashte vendit. Edhe kete vit do te punohet per kete. Ndryshe nga cdo festival tjeter konkurrues ne trojet shqiptare, “Top Fest” eshte tamam nje feste e muzikes, ku publiku i Pallatit te Kongreseve shijon me plot kuptimin e fjales kenget qe jane kthyer ne lajtmotivin e diteve te tyre dhe tonat. Une do te bej detyren, kaq!

Miss Diaspora vjen me 8 qershor

Kanë nisur ka kohë përgaditjet për eventin më të madh në Diasporë, për spektaklin e bukurisë shqiptare “Miss Diaspora 2013”.

Ky event do të mbahet në diskon më të madhe shqiptare në “Golden Time Club” nën organizimin e personalitetit Enver Idrizi.

Mësojmë se nata finale për të shpallur vajzën më të bukur të Diasporës do të jetë më 8 qershor, dhe do të ketë shumë personalite nga bota e Artit, Kulturës dhe jo vetëm.

Ndërsa në këtë event të bukurisë të gjithë të ftuarit do të shoqërohen me zërin e ëmbël të këngëtarit më ‘in’ shqiptar Gena, dhe nën humorin e bukur të të mëdhenjve “Stupcat”.

Vajzat do të fotografohen nga mjeshtri i fotografisë shqiptare Avni Selmani, ndërsa fituesja dhe shoqëruesja e parë në këtë garë bukurie do të marrin pjesë në ‘Miss America” dhe “Miss Gjermani”.

Moderatorët e këtij eventi do të jenë Sasa Honda dhe Maksim Gjokaj, ndërsa do të ketë shumë supriza, lojra, prandaj të gjithë të shtunën e 8 qershorit i drejtohen diskos më të madhe shqiptare në Neuss të Gjermanisë./Albavipnews/
- - - - - - - - - - - - - - - -
[[ translation by google:
Miss Diaspora coming June 8

Granit Xhaka dhe Gjira, jete nate ne Prishtine

Futbollisti i njohur shqiptar i cili luan në rradhët e kombëtares zvicerane, Granit Xhaka ka vizituar këto ditë Kosovën, ku ka pasur kohë pak të dalë edhe të frekuentojë jetën e natës në Prishtinë.

Dëshmitarët e gazetës sonë tregojnë se ai ka qenë në një nga klubet më të njohura në Prishtinë në “ Maroon” në shoqërinë e këngëtares Gjira Kajtazi ku janë argëtuar.

Nuk është hera e parë që futbollisti simpatik shihet pranë këngëtares aktraktive, e cila dhe ajo kishte ardhur në Prishtinë këto ditë për një këngë të re.

Madje disa zëra tregojnë se egziston edhe një simpati në mes tyre, ndërsa disa të tjerë thonë se Gjira është mesi i takimit të Xhakës dhe këngëtares Argjentina Ramosaj.

Por kur të kemi ne fakte më të sakta për këtë info të dytë do tju tregojmë të parët.

Aferdita Dreshaj, ngre serisht pluhur per Di Caprion

Aferdita Dreshaj
Deri tani versioni i saktë i biondinës e cila ishte apo jo në ballkonin e vilës private me aktorin e famshëm Leodardo Di Caprion, nuk dihet.

Por bukuroshja Afërdita Dreshaj e cila në atë kohë mori gjithë vëmëndjen e duhur, sikur ia kishte qejfi të thoshte po ashtu sic në fakt bëri, megjithëse kishte lloj-lloj hamëndjesh.

Këtë herë vajza modele ka udhëtuar për në Turqi ku së bashku me një staf nga Kosova, me make up artistë dhe fotografin Veton Osmani kanë realizuar disa foto për firmën e njohur turke “Tarik Ediz’.

Por Afërdita këtu thuhet se sa herë shkon pritet mirë, ndërsa në mediat turke ka treguar se mund ta vizitojë vendin e tyre së bashku me të dashurin e saj Leonardo Di Caprion, duke risjellë në kujtesë edhe njëherë atë pikëpyetjen e madhe nëse biondina ishte ajo apo jo në ballkonin e cuditshëm të aktorit.

Tuna dhe Cozman semuren nga i njejti virus

“Kur je ti e sëmurë jam dhe unë” kështu ka shkruar në rrjetin social reperi Cozman, i cili i referohej një fotoje të këngëtares Altuna Sejdiu e shtrirë në një krevat në spital, dhe ku flitet se është e dashuruara e tij.

Nuk  e dimë se nga se është sëmurë, por si duket jo vetëm ajo, por edhe reperi ishte sëmurë pasi edhe ai ka publikuar një foto duke marrë infuzion.

Flitet se Tuna ka kohë që është duke u ndjerë mirë në krahët e djaloshit simpatik, ndërsa ata shumë shpejt do të sjellin një duet së bashku, duet i cili po realizohet në një studio të njohur në Prishtinë.

Noizy nuk e fsheh me te dashuren...

Fotot e para te ciftit ne pishina, pas 1 viti lidhje.

E dashura e Noizit ben 18 vjec

Ka qene me i perfoluri ne lidhjet e tij me femrat, por se fundi me sa duket ka arritur te gjeje femren qe e ben te ndihet mire. Deri tani e ka mbajtur te fshehte lidhjen me “Miss Durresin” Daniela Pajaziti, por ka pritur diten qe ajo te beje 18 vjec, mosha e duhur per te dale hapur ne publik. Ata kane preferuar te festojne ne intimitet te plote ne pishina, ku kane realizuar dhe keto foto provokuese qe shihni. Fotot i ka hedhur ne profilin e saj ne facebook vetem per pak minuta, dhe me pas i ka hequr, pasi me sa duket, eshte penduar. Gjithsesi, e para qe foli per lidhjen e saj me Noizy-n ishte ajo qe pohoi se me te po jetonte nje lidhje pasiononte dhe se ai eshte shume i vecante. Nder te tjera, ajo prezantoi nje tjeter Noizy, si djale te embel dhe qe dinte te falte shume dashuri. Duket se te dy ata i kane pasion fotot, pasi dhe historia e tyre e dashurise lindi ndersa po realizonin disa foto artistike, dhe fotografi Armand Sallabanda kishte zgjedhur Danielen si modelen qe do te shoqeronte Noizy-n. Lidhja e tyre ka nisur para me shume se nje viti, dhe ata kane pohuar se: “Shume njerez shfaqen skeptike per vazhdimesine e kesaj lidhjeje, por ne ndihemi vertet shume mire”.

Revista PALOMA - 1 Qershor 2013

Revista PALOMA
Revista PALOMA, 1 Qershor 2013
  • Elhaida Dani: Tek "Amici" me skualifikuan qe ne audicionin e pare!
  • Eldora Koci: Djali me te cilin frekuentohesha nuk me priti pas "Big Brother"
  • Indrit Mesiti beri buje me kengen erotike "Cicat": Doja te thyeja tabute seksuale!
  • Arnida Capi: Mos e ngaterroni politiken me seksin, pushtetin e parane!
  • Dr.Flori: Tani do flas pas 23 qershorit
  • Berisha dorezohet, vendos te shkoje te "Apartamenti 2XL"
  • Besart Kallaku: Te gjithe shqiptaret jane katunare..."
  • 15-vjecari i cmendur pas Rikes: Nuk me hyn ne sy asnje femer tjeter!
  • Medita turke cmenden per Aferdita Dreshajn. E prezantojne si e dashura e Leonardo Di Caprios
  • UEFA pergenjeshtron Shaqirin: Nuk e penguam qe te mbante flamurin shqiptar

Anaidi: Fitoren ia dedikoj babait...

Anaidi fiton `Big Brother 6`

Anaidi eshte fituesi i ketij edicioni te 'Big Brother Albania'. Ne nje nate finale spektakolare, me plot emocione, te papritura dhe me surpriza nga me te paimagjinueshmet kulmoi edhe aventura 100 ditore e ketij reality show, qe mbajti me miliona shqiptare te mberthyer cdo te shtune pas ekranit.

"Fitoren ia dedikoj babait tim, personit qe ka patur nje hije dyshimi ne aftesite e mia", tha menjehere pas fitores Anaidi.

Anaidi fitoi pervec cmimit te madh prej 10 milione lekesh te reja, edhe nje makine Peugeot, si dhe vleren prej 450 mije lekesh te reja per ruajtjen e sekretit te tij dhe gjetjen e tre sekreteve te banoreve te tjere.

Gossip definition

Gossip is idle talk or rumor about the personal or private affairs of others. It is one of the oldest and most common means of sharing facts, views and slander. This term is used pejoratively by its reputation for the introduction of errors and variations into the information transmitted, and it also describes idle chat, a rumor of personal, or trivial nature.

The term is sometimes used to specifically refer to the spreading of dirt and misinformation, as (for example) through excited discussion of scandals. Some newspapers carry "gossip columns" which detail the social and personal lives of celebrities or of élite members of certain communities.

TV&Showbiz | Mail Online